“Politika ende bastion i burrave”: Gratë e angazhuara përballen me sfida të shumëfishta në Shqipëri
Përmirësimet ligjore për një përfaqësim të barabartë gjinor në zgjedhje, ende nuk ja kanë bërë jetën profesionale më të lehtë vajzave dhe grave që janë pjesë e politikës në vendin tonë, qoftë atyre në nivel qëndror, por dhe atyre në nivel vendor. Ndonëse shoqëria civile po punon për të siguruar mbështetje të qëndrueshme ndaj vajzave dhe grave në politikë, vetë ato përballen me sfida shumë herë më të mëdha krahasuar me ato të djemve dhe burrave. Për ekspertët e fushës për të siguruar përfaqësim të barabartë në politikë, ka ende shumë për të bërë në një shoqëri që ka norma kulturore të rrënjosura jo mbështetëse ndaj grave dhe vajzave.