Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

Raporti për vitin 2025 mbi lirinë e medias në Shqipëri evidenton një mjedis mediatik të ndikuar nga presioni politik, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe pasiguria në kushtet e punës. Studimi thekson gjithashtu vështirësi në aksesin në informacion, raste të vetëcensurës dhe përqendrim të pronësisë së mediave që ndikon pluralizmin dhe pavarësinë editoriale.