Buxheti 2026: Shpenzime të fryra dhe shtet më i madh

Buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të lartë të shpenzimeve publike dhe një rol më të zgjeruar të shtetit në ekonomi, i nxitur nga PPP-të dhe investimet publike, por ngre pikëpyetje serioze mbi qëndrueshmërinë fiskale, produktivitetin dhe ndikimin në sektorin privat.

Herakliti dhe jeta si ndryshim

Sa herë e kemi dëgjuar togfjalëshin “Hapësirë rehatie”? Sa herë kemi tentuar të bëjmë një ndryshim por kemi pasur frikë? Për Heraklitin jeta nuk është një poezi e qetë, por një lumë që rrjedh mes shkëmbinjsh, që përplas dhe shuan, që merr dhe jep, por që kurrë nuk ndalon. Dhe njeriu, nëse e kupton këtë, bëhet pjesë e një harmonie më të madhe se vetvetja i një harmonie që s’është paqe, por drejtësi; që s’është pushim, por ritëm; që s’është rregull i vendosur njëherë e mirë, por urtësi që e gjen rrugën në mes të ndryshimit me ndihmën e ‘Logos’-it.

Dita kur shpëtuam alfabetin – por mund ta humbasim gjuhën

Gjuha jonë po e humb pak nga pak pastërtinë dhe tiparin e vet. Jo nga dhuna e urdhri, por nga zakoni i përditshëm dhe nxitja shoqërore. Fjalë të huaja, sidomos ato angleze, po zënë ngadalë vendin e fjalëve tona në të folur, në të shkruar e në jetën e përditshme. Kështu, rreziku i sotëm ndaj gjuhës nuk vjen nga ndikimi i huaj, por nga mospërfillja jonë.

Nën çatinë e Tedeskinëve, aty ku historia nuk pushon së jetuari

Në banesën më të vjetër të Durrësit, çdo copëz e saj ende ruan gjurmët e historisë. Aty ku dikur u ngrit Konsullata Austriake, farmacia e parë që shpërndante ilaçe falas dhe stacioni i parë meteorologjik i qytetit bregdetar, historia nuk ka mbaruar – ajo ka zgjedhur të jetojë.

Organizatat për lirinë e medias në mbështetje të aktivistes Flutura Kusari

Flutura Kusari, aktiviste për lirinë e medias në Kosovë, ka nisur një betejë ligjore kundër Mentor Llugaliut, mbështetës i Vetëvendosjes, për ngacmime dhe fyerje online që kanë zgjatur 3 vjet. Organizatat ndërkombëtare e mbështetën aktivisten, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë të rastit.