Midis heshtjes dhe klikimit: Teknologjia nuk po i ndihmon viktimat e dhunës gjinore në Shqipëri
Pavarësisht shtimit të institucioneve që trajtojnë rastet e dhunës në familje dhe krijimit të aplikacioneve ndërgjegjësuese që përdorin teknologjitë më të fundit, gratë dhe vajzat viktima të dhunës me bazë gjinore në Shqipëri vazhdojnë të mos gjejnë hapësirat e duhura për raportimin përmes internetit.