Tubi i ujësjellësit po e degradon monumentin antik në Durrës

Prej 27 vitesh një tub për furnizimin me ujë të pijshëm përshkon përmes Forumin Rrethor në Durrës, një monument i shekujve V-VI të Erës Sonë. Tubi plastik ka rrjedhje të shumta përgjatë tij, të cilat po degradojnë strukturat arkeologjike, ndërsa Ujësjellësi i Durrësit mbetet në pritje të projekteve dhe kredieve të huaja, për ta riparuar dhe zhvendosur në një zonë tjetër.

Tërmeti shemb dhe dëmton Kalatë në Durrës, Krujë dhe Prezë

Tërmeti që goditi mëngjesin e së martës Shqipërinë përveç pasojave në njerëz dhe banesa, solli edhe dëmtimin e monumenteve të kulturës. Në orët e para të mëngjesit u shemb një pjesë e Kullës C, të Kalasë së Durrësit. Mbetjet e murit u shkëputën në trajtë blloku dhe sollën vetëm dëme materiale, duke dëmtuar një automjet … Continued