Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera”

Pesë vjet pas fillimit të punimeve, projekti kontrovers “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërsa kostot kanë kapërcyer në 9 milionë euro. Dëmtimi i gjetjeve arkeologjike dhe imazhit të qytetit vijon t’i zemërojë qytetarët, ndërsa shoqëria civile kërkon rihapjen e hetimeve për zyrtarët e përfshirë. Një autovinç me krah të gjatë rreth 30 metra është shfaqur … Continued

Ekskavatorët e ‘Velierës’ shkatërrojnë muret e konakut të Princ Vidit

Rifillimi i punimeve për ndërtimin e projekti ‘Veliera’ në Durrës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një shekull më parë si konak për Princ Vidin. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Mjetet e rënda u rishfaqën gjatë fundjavës dhe gërmimet e ekskavatorit kthyen në një pirg gurësh, … Continued

Dëmtimi i rrugës antike nga punimet e HEC-it, u fshi me një të rënë lapsi

Ekspertiza e një topografi, bazuar mbi fotografi të dhëna nga kompania koncesionare nën akuzë për dëmtimin e një segmenti kalldrëmi që sipas arkeologëve i përket një degëzimi të rrugës Egnatia, i mjaftoi Prokurorisë së Pogradecit për të pushuar hetimet, ndërkohë që institucionet e trashëgimisë kulturore bënë një sy qorr.    *Autor: Geri Emiri | BIRN | Tiranë Me 14 tetor … Continued

Neglizhenca shkatërron një tjetër zbulim arkeologjik në Durrës

Tre furra qeramike që besohet se i përkasin antikitetit të vonë u zbuluan në shtator 2017 ngjitur me Muzeun Arkeologjik në Durrës, por dy prej tyre u shkatërruan nga shirat në nëntor, ndërkohë që institucionet shtetërore dhe kompania private ia lënë përgjegjësinë njëra-tjetrës.   *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Shirat në fund të muajit nëntor 2017 mbuluan me ujë … Continued

Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Projekti i bashkisë së Durrësit për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve rrezikojnë me zhdukje pjesën e mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake-dhe sipas arkeologëve një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar. *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Në fillim të … Continued

Zbulimet arkeologjike tek “Veliera”, kafe dhe parkim makinash!!!

Që prej muajit shkurt 2017, kur dolën në dritë zbulimet arkeologjike tek sheshi përpara portit të Durrësit, një kalvar dëmtimesh, protestash dhe procesesh gjyqësore e kanë shoqëruar ndërtimin e sheshit. “Veliera”, një investim mbi 6 milion dollar i bashkisë Durrës, dha shumë para për strukturën prej betoni dhe disa thërrime për gërmimet e sondazhet arkeologjike. … Continued

Thyhet me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane në Durrës

VËZHGIM/ Pasditen e sotme, në vijim të projektit “Veliera” në qytetin e Durrësit, është thyer me kazëm muri ngjitur me Torrën Veneciane. Struktura arkeologjike është thyer nga punonjësit e firmës private që po zbaton projektin e Bashkisë Durrës. Përgjatë kohës që këto veprime po ndodhnin, me një komunikim telefonik “Amfora.al” vuri në dijeni drejtorin e … Continued