Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera”

Pesë vjet pas fillimit të punimeve, projekti kontrovers “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërsa kostot kanë kapërcyer në 9 milionë euro. Dëmtimi i gjetjeve arkeologjike dhe imazhit të qytetit vijon t’i zemërojë qytetarët, ndërsa shoqëria civile kërkon rihapjen e hetimeve për zyrtarët e përfshirë. Një autovinç me krah të gjatë rreth 30 metra është shfaqur … Continued

Transformimi i shesheve publike në Durrës lë të pakënaqur qytetarët

Surja Veshi prej gati 10 vitesh nuk del më në qendër të qytetit të Durrësit. “Kur dola në pension çdo ditë takohesha me shokë e miq nën hijet e pemëve të lulishtes përballë prefekturës”, thotë Surjai, i cili ka shumë vërejtje për rikonstruksionin e sheshit “Liria”, në qendër të qytetit. “Në verë nuk dal në … Continued

Pas advokimit qytetar dhe mediatik, Bashkia Durrës rikthen ndriçimin publik në zonën e stadiumit

Aktivistja Livia Kreko, banore e zonës, përgjatë vitit 2020 ndërmori fushatën “Qytete të sigurta për gratë dhe vajzat”, që u mbështet nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC. Pas dorëzimit të një peticionit dhe shfaqjes të një serie video-dokumentarësh në muajin dhjetor të vitit 2020, Bashkia Durrës ndërhyri në … Continued

Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit

Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës *Struktura arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës (UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi. Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë përafërsisht në … Continued

‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit

*Bashkia harxhoi miliona euro nëpërmjet programit të Rilindjes Urbane për t’i dhënë një imazh të ri dy shesheve kryesore të Durrësit, por kritikët ankohen se projektet nuk respektuan trashëgiminë historike dhe memorien kolektive të qytetit bregdetar. Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka … Continued

Punimet për kanalizimet dhe ujësjellësin e Durrësit rrezikojnë arkeologjinë

Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës Në qytetin e Durrësit prej vitesh vijon zbatimi i projektit për ndërtimin e rrjetit të ri të furnizimit me ujë dhe rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotur, duke ndërtuar linjat kryesore. Së fundmi, Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) ka nisur pastrimin e kolektorit që mbledh ujërat e ndotura nga lagjet kryesore të … Continued

Apeli i hap rrugë ndërtimit të “Velierës” në zonën arkeologjike “A”

Gjykata Administrative e Apelit vendosi në dhomën e këshillimi t’i hapi rrugën ndërtimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës, që kishte ndaluar kryerjen e punimeve ndërtimore në zonën arkeologjike “A”. Autor: Geri Emiri | BIRN | Tiranë Punimet për ndërtimin e Velierës. Foto: Geri Emiri. Gjykata Administrative e Apelit vendosi të … Continued

Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit

Projekti i bashkisë së Durrësit për ndërtimin e një nënkalimi me platformë betoni dhe plani për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve rrezikojnë me zhdukje pjesën e mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake-dhe sipas arkeologëve një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar. *Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës Në fillim të … Continued

Palmat tek “Veliera” dëmtojnë arkeologjinë dhe shkelin vendimet e gjykatave

HULUMTIM/ Prej rreth 6 muajsh vijojnë me intensitet të lartë deri në orët e mbrëmjes, punimet për ndërtimin e sheshit të ri të qytetit të Durrësit, pagëzuar me emrin “Veliera”. Pas daljes në dritë të strukturave murale, këmbëngulja e qytetarëve të Durrësit detyroi frimën që po zbaton punimet, që mos t’i dëmtonte plotësisht gjetjet arkeologjike. … Continued


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home3/nwmcvqij/public_html/wp-includes/functions.php on line 5109