Kur vota humbet kuptimin, Shqipëria përballet me demokraci pa pjesëmarrës

Zgjedhjet e pjesshme për 5 bashki sollën një tjetër fitore të thellë për partinë në pushtet, por me pjesëmarrje minimale të qytetarëve. Ky fenomen nuk është rastësor dhe ai reflekton humbjen e besimit te klasa politike, dobësimin e opozitës, si edhe konsolidimin e një pushteti që po bëhet gjithnjë e më autoritar. Shqipëria po përballet me një krizë përfaqësimi, ku fitorja elektorale nuk shoqërohet më me legjitimitet demokratik.

Shqipëria e suksesshme “online”, por mbi 100 vite larg BE-së në mjedis dhe infrastrukturë

Studimi i Institutit të Vjenës tregon se Shqipëria po i afrohet Bashkimit Evropian kryesisht në digjitalizim, me vetëm 9 vite diferencë nga mesatarja e BE-së. Por vendi mbetet shumë prapa në arsim, mjedis, infrastrukturë dhe qeverisje, ku diferencat shkojnë deri në mbi 100 vite. Ndërsa në kuadrin rajonal vendet e Ballkanit Perëndimor shfaqin ritme të pabarabarta progresi.

Inteligjenca Artificiale në shërbim të mashtrimit, rriten rastet e dezinformimit shëndetësor   

Artikuj të manipuluar që citonin aktorin Agron Llakaj duke promovuar një produkt dobësimi kanë nxitur reagime për abuzime me inteligjencën artificiale. Fotot e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale përdorën imazhin e tij për qëllime mashtruese, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se raste të tilla përbëjnë një formë të re dezinformimi që rrezikon besimin publik dhe shëndetin e qytetarëve.

BE: Shqipëria me progres të dukshëm, por liria e medias mbetet plagë e hapur

Në Samitin e Zgjerimit të BE-së në Bruksel, Komisioni Evropian prezantoi “Paketën e Zgjerimit 2025”, duke vlerësuar progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit. Lidhur me Shqipërinë raporti evidentoi sfida serioze për lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe funksionimin e shoqërisë civile. Pavarësisht progresit të kufizuar në disa fusha, BE thekson se rruga e Shqipërisë drejt integrimit mbetet e qëndrueshme.

Thirrje për Video-Editor

Qendra Amfora shpall thirrjen për angazhimin e një eksperti për realizimin e videove, në rolin e Video-editorit/Montazhierit multimedial, për të mbështetur prodhimin e përmbajtjeve vizuale dhe projekteve mediatike. Roli kërkon ofrimin e shërbimit “part-time” dhe përfshin xhirim-montazh videosh, krijim grafikash dhe përmbajtjesh kreative për rrjetet sociale. Aplikoni deri më 5 tetor 2025.

Organizatat e medias kritikojnë Kodin e ri Penal: Rrezikohet liria e shprehjes

Organizatat e Shoqërisë Civile e kundërshtuan draftin e Kodit të ri Penal, duke paralajmëruar se nenet mbi shpifjen, fyerjen dhe ndikimin në drejtësi cenojnë lirinë e medias dhe krijojnë rrezik për ndëshkime arbitrare ndaj gazetarëve. Sipas tyre, formulimet janë të paqarta, dënimet të tepruara dhe rrezikojnë të përdoren politikisht për të frenuar raportimin kritik.

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

Shqipëria vijon të përjetojë humbje të thellë të kapitalit njerëzor si pasojë e emigrimit të profesionistëve të rinj dhe të arsimuar. “Largimi i trurit” ndikohet nga mungesa e perspektivës profesionale, liria e kufizuar akademike dhe dështimi i institucioneve për të zbatuar politikat ekzistuese. Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar në integrimin në programet kërkimore të BE-së, Shqipëria vijon të mbetet në fund të listës për pjesëmarrje dhe përfitime reale.