Politika jonë e privatësisë dhe rregulla të tjera:

Përditësimi i fundit: 24 qershor 2020

Misioni ynë është të kërkojmë të vërtetën dhe t’i ndihmojmë njerëzit të kuptojnë zhvillimet që ndodhin përreth tyre. Ne dëshirojmë që ju të kuptoni se si i trajtojmë të dhënat tuaja dhe gjithashtu duam që ju të dini të drejtat dhe zgjedhjet tuaja.

Media Amfora është e përkushtuar në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj që aksesojnë adresën tonë online (www.amfora.al). Në përputhje të plotë me ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar), me nr. 9887, datë 10.03.2008, ne bëjmë përpjekje maksimale për ruajtjen e privatësisë së përdoruesve tanë dhe të çdo të dhëne që mbërrin nga ata, përmes sistemeve mbrojtëse “serverin” tonë.

Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën e menaxhimit të të dhënave tuaja nga media Amfora.

Informacioni i mbledhur:

Ne nuk përdorim *“cookies” (me vetëdije) që ndihmojnë në personalizimin e përdorimit të faqes sonë nga ana juaj.

Faqja jonë www.amfora.al përdor “Google Analytics”, një shërbim analizimi të faqes që mundësohet nga “Google, Inc. (‘Google’)”. “Google Analytics” përdor “cookies” që na ndihmojnë ne të kuptojmë se sa përdorues e vizitojnë faqen tonë.

Informacioni i mbledhur nga ky “cookie” rreth përdorimit tuaj të faqes sonë (përfshirë adresën e “IP”) i transmetohet dhe ruhet nga “Google” në server në Shtetet e Bashkuara. “Google” do e përdorë këtë informacion me qëllim gjenerimin e analizave rreth përdorimit të faqes sonë, duke hartuar për ne raporte mbi aktivitetin e faqes, përdorimin e internetit, si dhe shërbime të tjera lidhur me faqen tonë.

“Google” mund t’i transferojë këto të dhëna tek palët e treta të cilat i kërkojnë në zbatim të ligjit, ose palëve të treta që e procesojnë informacionin në emër të “Google”. “Google” nuk do e lidh adresën tuaj të “IP” me asnjë të dhënë tjetër që “Google” zotëron.

Ju mund të refuzoni përdorimin e këtij “cookies” duke bërë përzgjedhjen e nevojshme në “browser”-in tuaj, por kini parasysh që nëse ju e refuzoni nuk do të jetë e mundur që të përdorni versionin e plotë të faqes. Duke përdorur këtë faqe ju bini dakord për procesimin e të dhënave tuaja nga “Google” sipas mënyrës dhe për qëllimet e përmendura më lart.

Të dhënat e mbledhura nga raportimet dhe komentet tuaja:

Nëse ju komentoni në faqen tonë do ju kërkohet paraprakisht të shënoni emrin, mbiemrin, emailin dhe “website” nëse keni. Këto të dhëna kërkohen me qëllim zbatimin e Kodit Etik, standardeve gazetareske, shmangien e “fake news” dhe komenteve të robotizuara apo “fake”.

Të dhënat tuaja do të konsultohen vetëm nga redaktori përgjegjës për komentet në “web”, i cili pasi t’i vlerësojë në raport me Kodin Etik, Kushtet e Përdorimit dhe Politikat e Privatësisë, por edhe filtrat redaksional, merr vendimin nëse komenti është i përshtatshëm të publikohet.

Ky proces realizohet në vlerësim të fjalës së lirë, tolerancës, respektit dhe mos cënimit të tjetrit, duke pasur si synim vetëm interesin publik dhe në asnjë rast qëllime censure. Të dhënat tuaja do të trajtohen në përputhje të plotë me ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar), me nr. 9887, datë 10.03.2008.

Theksojmë se kjo një kërkesë opsionale, të cilën përdoruesi mundet vullnetarisht ta japë si informacion për të vijuar më tej me aplikimin, për qëllimin për të cilën ajo kërkohet (p. sh.: postimin e komentit, raportimin e një ngjarje apo marrjen e “newsletter”).
Në këtë kuadër media “Amfora” dëshiron të sjell në vëmendjen e çdo përdoruesi se është ai që konfirmon plotësimin dhe vërtetësinë e informacionit të dhënë dhe deklaron gjithashtu se ka plotësuar në mënyrë korrekte dhe të vërtetë të tërë informacionin e kërkuar.

Gjithashtu, me plotësimin e aplikimit “online”, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë nga ana e medias “Amfora”, vetëm për qëllimin për të cilin përdoruesi ka deklaruar vullnetarisht të dhënat e tij personale.
Në çdo moment pasi përdoruesi të ketë dhënë vullnetarisht informacionin e kërkuar në këto fusha specifike, këtij të fundit i lind e drejta që nëpërmjet një kërkese pranë medias “Amfora” të aksesojë këto të dhëna, si Edhe të kërkojë korrigjimin e tyre.

Fëmijët nën 14 vjeç:

Shërbimet e medias “Amfora” janë të destinuara për një audiencë të përgjithshme dhe nuk u drejtohen fëmijëve nën moshën 13 vjeç.

Ne nuk do të mbledhin në mënyrë të vetëdijshme asnjë informacion mbi fëmijë nën 14 vjeç. Nëse jeni prind ose kujdestar dhe besoni se ne kemi mbledhur informacione nga fëmija juaj në atë mënyrë që nuk lejohet me ligj, na kontaktoni në adresën elektronike, info@amfora.al Ne do t’i heqim të dhënat në masën që kërkohet nga ligjet në fuqi.

Të tjera:

-Ne i publikojmë këto linqet e krijimeve tona në mirëbesim, por nuk mund të mbahemi përgjegjës për përmbajtjen e tyre jashtë adresës www.amfora.al. Ne ju rekomandojmë që të lexoni paraprakisht politikat e privatësisë të çdo faqeje që vizitoni.

-Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi menaxhimin e të dhënave tuaja personale ose pyetje të tjera që lidhen me këtë politikë, ju lutem kontaktoni në adresën elektronike, info@amfora.al, si edhe nëse keni ankesa na kontaktoni në adresën elektronike, ankesa@amfora.al

-Në faqen tonë mund të jenë vendosur “link”-e të faqeve të tjera të internetit të cilat nuk përfshihen në këtë politikë.

-Kjo politikë është e vlefshme nga 30 qershori 2020 dhe mund të ndryshojë bazuar në ndryshimet në legjislacion, praktika më të mira të identifikuara ose përmirësimin e faqes.

*“Cookie” është një njësi e vogël informacioni i cili i dërgohet “hard-drive” të kompjuterit tuaj nga serveri i faqes në mënyrë që faqja që vizitoni të mbajë mend se cilët jeni ju. Ky informacion mund të përfshijë informacion në lidhje me përdorimin tuaj të mëparshëm të faqes, informacion rreth kompjuterit tuaj, si adresa “IP” e kompjuterit tuaj dhe lloji i programit të lundrimit në internet (“browser”), të dhëna demografike, si edhe nëse ju e keni vizituar faqen duke përdorur “linqe” të vendosura në faqe të treta.