Ina Cici
Ka kryer studimet për "Master i Shkencave" në Arkitekturë, pranë Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU) të Universitetit Politeknik të Tiranës. Është themeluese e studios së arkitekturës dhe urbanistikës "Ic Architecture Atelier", nëpërmjet të cilës ushtron praktikën profesionale në projektim, hapësira publike dhe restaurim. Aktualisht është e fokusuar edhe në trashëgiminë arkitekturore dhe identitetin urban, duke bashkuar në punën e saj pasionin për historinë, arkeologjinë dhe artin.