Thirrje për gazetar/e – Bëhu pjesë e ekipit të Amforës
Qendra Amfora shpall thirrjen për punësimin e një gazetar/eje për krijim multimedial. Roli përfshin raportim në terren dhe në redaksi, shkrim artikujsh/reportazhesh dhe krijim përmbajtjesh multimediale (foto/video), duke përfshirë editimin (montazhin) e materialeve të realizuara me celular apo kamera profesionale. Kërkojmë një profesionist/e të motivuar për të mbuluar tema me interes publik. Aplikoni deri më 30 prill, ora 23:59.
Qendra Amfora kërkon të punësojë një gazetar/e për krijim multimedial për t’iu bashkuar ekipit të saj. Kërkojmë një profesionist/e të motivuar për të prodhuar përmbajtje të sakta dhe me interes publik, duke mbuluar tema që lidhen me sigurinë, ekonominë, aktualitetin politik, si dhe çështje sociale dhe kulturore.
Pozicioni përfshin punë në terren dhe në redaksi, duke kontribuar në identifikimin dhe zhvillimin e historive, shkrimin e artikujve dhe reportazheve, si dhe krijimin e përmbajtjeve multimediale (foto dhe video), duke përfshirë editimin (montazhin) e materialeve të realizuara me celular apo kamera profesionale, në përputhje me kërkesat e mediave digjitale dhe standardet e sigurisë në raportim.
Pozicioni i punës:
- Gazetar/e për krijim multimedial;
- Kontratë pune 1 vjeçare;
- Me kohë të plotë pune (“full-time”);
- Periudhë prove: 3 muaj (e paguar);
- Forma: Fizikisht;
- Vendi i Punës: Selia e Qendrës Amfora, Rruga «Aleksandër Goga», Ndërtesa nr. 99, Kati 2, Durrës
Adresa në hartë: Kliko këtu.
7. Paga: Sipas referencave të tregut. Detaje mbi të mund të ndahen pas fazës së aplikimit ose përmes kontaktit direkt në fazën para aplikimit – Referojuni kontakteve zyrtare më poshtë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë në gazetari, komunikim, shkenca sociale ose përvojë ekuivalente
- Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe
- Mendim kritik dhe ndjeshmëri ndaj çështjeve publike
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Aftësi digjitale: njohuri në përdorimin e mjeteve si Google Docs, Microsoft Word, Canva, si dhe aplikacione për editim video si CapCut ose Adobe Premiere Pro
- Njohuri bazë në prodhimin multimedial (video) janë të preferueshme
- Angazhim ndaj etikës dhe standardeve etike në raportim
Përgjegjësitë kryesore:
Zhvillimi i përmbajtjes: Identifikimi dhe zhvillimi i historive me interes publik mbi çështje të sigurisë, ekonomisë, aktualitetit politik, si dhe tema sociale dhe kulturore, përmes artikujve dhe reportazheve, me fokus në gazetarinë hulumtuese.
Prodhimi multimedial dhe terreni: Krijimi i përmbajtjeve multimediale (foto dhe video), duke përfshirë editimin (montazhin) e materialeve të realizuara me celular apo kamera profesionale, si dhe raportim në terren dhe publikim në platformat digjitale.
Standardet dhe bashkëpunimi: Ndihma apo shkrimi i projekteve, aplikimeve për mbështetje nga donatorë të ndryshëm. Verifikimi i fakteve, bashkëpunimi me ekipin editorial dhe respektimi i standardeve profesionale, etike dhe të sigurisë në raportim.
Si të aplikoj?
Dërgojeni aplikimin tuaj në adresën e emailit: qendraamfora@gmail.com dhe ngarkoni aty:
- CV (Curriculum Vitae);
- Letër interesi – e personalizuar, ku shpjegon motivimin për pozicionin dhe përputhjen me misionin e Qendrës;
- Emrat dhe kontaktet e dy referencave profesionale.
Afati:
30 prill 2025, ora 23:59.
Për çdo pyetje kontaktoni në:
Email: qendraamfora@gmail.com
Celular: +355 69 69 30 500
Fizikisht: Selia e Qendrës Amfora – Orari nga e hëna në të premte: 08:30 – 16:30 dhe të shtunën: 08:30 – 13:30.
Njihuni me ftesën e plotë për këtë pozicion pune dhe me kushtet duke klikuar këtu.
*Për kandidatët e përzgjedhur për intervistë: Me email do të njoftohen vetëm ata që kalojnë në këtë fazë.