Arsenali pranë varrezave masive në Zubin-Potok, hetohet lidhja e armëve me krimet e luftës
Arsenali i sekuestruar në Zubin-Potok përfshin dhjetëra armë, mijëra fishekë dhe mjete shpërthyese, të gjetura pranë zonave ku janë zbuluar tri varreza të dyshuara masive. Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të përcaktuar origjinën, përdorimin dhe lidhjen e mundshme me krimet e luftës që po hetohen në Kosovë.