Shpallje e gjendjes së emergjencës, protesta e radhës në Durrës
Në Durrës u zhvillua protesta e radhës në reagim ndaj përmbytjeve që prej disa ditësh kanë prekur zona të ndryshme të qytetit. Protestuesit kërkuan shpalljen e gjendjes së emergjencës, thellimin e hetimeve dhe marrjen e masave të menjëhershme institucionale për përballimin e situatës.