Sazan - Amfora

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”
Kur punonjës të policisë private të maskuar nisën të tërhiqnin zvarrë në Zvërnec protestuesin Eduart Subashi më 30 maj, pak kush mund ta parashikonte se ato pamje do të shndërroheshin në pikënisjen e një lëvizjeje që 45 ditë më vonë vijon të mbledhi qindra protestues çdo mbrëmje në qendër të Tiranës.

Ai që lindi si një reagim kundër një projekti turistik në një zonë të mbrojtur nuk mbeti vetëm tek Zvërneci. Me kalimin e ditëve, protesta nisi të marrë formë të re duke sjellë në qendër të debatit mbrojtjen e mjedisit, transparencën në vendimmarrje, administrimin e pasurive publike dhe mënyrën e qeverisjes. Protestuesit e pagëzuan atë si “Revolucioni i Flamingove”, duke marrë emrin e shpendit simbol të lagunës së Nartës, habitati i të cilit konsiderohet i rrezikuar nga projekti për ndërtimin e strukturave akomoduese turistike në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Megjithëse projekti për Zvërnecin u lidh gjerësisht në rrjetet sociale me Jared Kushner dhe Ivanka Trump – dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump – deklaratat e tyre publike dhe dokumentet tregojnë se interesin e kanë për projektin në ishullin e Sazanit dhe jo drejtpërdrejtë në Zvërnec. Ndërkohë, investimi në Zvërnec po zhvillohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e lidhur me një rrjet kompanish shqiptare të angazhuara në blerjen e pronave dhe negociatat me banorët.

Qeveria shqiptare e ka mbështetur projektin si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit elitar pavarësisht kundërshtimeve nga banorët, organizatat mjedisore dhe ekspertët. Nga ana tjetër dokumentet e një hetimi të Prokurorisë të Posaçme (SPAK) ngrenë dyshime se një pjesë e pronave në gjurmën e projektit u siguruan përmes një skeme të dyshuar falsifikimi dokumentesh pronësie, tjetërsimi dhe transaksionesh me vlerë mbi 200 milionë euro, të cilat po hetohen edhe në funksion të dyshimeve për pastrim parash dhe të lidhura kryesisht me biznesmenin Artur Shehu.

Dhuna që ndezi një lëvizje

Paraditja e 30 majit mblodhi në Zvërnec të Vlorës banorë, aktivistë dhe mbrojtës të mjedisit, të cilët kundërshtuan rrethimin me tela të një pjese të zonës në kuadër të projektit të parashikuar për shërbime turistike. Protestuesit argumentuan se rrethimi kufizonte aksesin në tokat e tyre dhe një hapësirë me vlera të veçanta natyrore. Në qendër të shqetësimeve u vendos edhe flamingoja, shpendi që prej vitesh identifikohet me lagunën e Nartës dhe që më vonë do t’i jepte emrin vetë protestës.

Përplasja mes protestuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë “Major Security” shënoi kthesën e parë të lëvizjes, fill pasi ata u dhunuan brutalisht nga rojet private, që i tërhoqën zvarrë dhe i hodhën sprai me piper. Pamjet ku një banori i Zvërnecit dhe me qëndrim në Greqi, Eduart Subashi u tërhoq zvarrë, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, u transmetuan nga mediat shqiptare dhe u pasqyruan edhe në ato ndërkombëtare, duke nxitur reagime të gjera publike. Ngjarja solli edhe reagime institucionale dhe Policia e Shtetit pezulloi drejtorin e Policisë së Vlorës, ndërsa dy punonjës të “Major Security” u arrestuan dhe po gjykohen për veprimet e tyre. Megjithëse vetë efektivët e Policisë së Shtetit megjithëse ishin prezentë ditën e protestës nuk ndërhynë për të ndaluar rojet private që të dhunonin protestuesit.

Në ditët më pas, protesta doli përtej kufijve të Zvërnecit. Aktivistët e zhvendosën protestën në Tiranë, duke e kthyer atë në një marshim të përditshëm. Çdo mbrëmje, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë, ku një mikrofon dhe një foni e thjeshtë është bërë zëri i protestës.

Gjatë protestave qytetare. Foto: Media Amfora

Zhvendosja e protestës në Tiranë solli edhe reagimin e parë të kryeministrit Edi Rama. Duke iu përgjigjur protestuesve, ai mbrojti projektin në Zvërnec dhe argumentoi se debati nuk lidhej me cenimin e zonës së mbrojtur, por me zgjedhjen e modelit të zhvillimit turistik që duhet të ndjeki Shqipëria. Rama u shpreh se investime të tilla janë të domosdoshme për rritjen e cilësisë së turizmit, ndërsa pyetjeve mbi mënyrën se si ishte përzgjedhur projekti dhe procedurat e ndjekura nuk iu përgjigj.

“Kryeministria” si qendra e gravitetit

Në fillim të qershorit protesta nisi të merrte një formë të re, që vendosi një aks të lëvizjes së protestuesve midis sheshit përpara Kryeministrisë dhe shesheve qendrore të kryeqytetit. Ajo u zgjerua në debatin publik dhe nuk mbeti më e lidhur vetëm me kundërshtimin e një projekti turistik apo me mbrojtjen e një zone të vetme natyrore. Aktivistët, studentët, pedagogët, artistët, prindërit dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme ndajnë në shesh historitë, shqetësimet dhe arsyet pse janë bërë pjesë e protestës. Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë që marrin pjesë në një protestë publike.

Me kalimin e ditëve, pjesëmarrja u zgjerua edhe në qytetet e tjera të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Berat. Krahas aktivistëve të angazhuar prej vitesh në mbrojtjen e mjedisit, protestës iu bashkuan gjithnjë e më shumë të rinj, familje me fëmijë dhe qytetarë që nuk ishin identifikuar më parë me protesta apo organizime publike. Prania e tyre i dha lëvizjes një profil më të gjerë shoqëror, ndërsa marshimet e përditshme u kthyen në një hapësirë ku diskutohen jo vetëm çështjet e mjedisit, por edhe mënyra e qeverisjes, transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje.

Nga dita në ditë protesta zgjatej në orar, duke nisur nga ora 18:00 dhe duke u mbyllur në mesnatë, me një pjesëmarrje masive prej mbi 7 orësh në rrugët e kryeqytetit.  Kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec u shoqërua me thirrje për rishikimin e politikave që lidhen me investimet strategjike, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe administrimin e pasurive publike. Kjo shënoi edhe momentin kur protesta nisi të perceptohej jo më si një reagim lokal, por si një lëvizje qytetare me kauza më të gjera.

Në sheshin para Kryeministrisë spikateshin masivisht të rinjtë e “Gjeneratës Z”, të cilët vijojnë çdo natë pas protestës aty një marshim masiv në rrugët e Tiranës, duke u tërhequr vetëm pasi afrohet mesnata dhe rikthehen në shesh ditën tjetër.

Projektimi i flamingove në murin e Kryeministrisë. Foto: Media Amfora

Nga rrugët e Tiranës zhvillimet për Zvërnecin përfunduan deri në Bruksel dhe u reflektuan edhe në raportin vjetor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ku eurodeputetët shprehën shqetësim për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, kërkuan rishikimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe bënë thirrje për një moratorium mbi lejet dhe punimet e reja deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit me standardet evropiane të mbrojtjes së natyrës. Ky interes institucional u shoqërua edhe me praninë në terren të një grupi eurodeputetësh, të cilët morën pjesë në protestën në Tiranë dhe vizituan më pas Zvërnecin për t’u njohur nga afër me situatën dhe pasojat e ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur.

Një protestë, shumë zëra

Me kalimin e javëve, “Revolucioni i Flamingove” pushoi së qeni vetëm protesta e qytetarëve që kundërshtojnë ndërhyrjet në Zvërnec. Çdo mbrëmje, në Sheshin “Skënderbej”, zërat që marrin mikrofonin përfaqësojnë gjithnjë e më shumë kauza nga qytete të ndryshme të vendit, të bashkuara nga shqetësime të përbashkëta për mënyrën se si menaxhohen territori, pasuritë publike dhe proceset e vendimmarrjes.

Mes tyre spikat çdo natë Luçiana Kokaj, që fillimisht ishte zëri zyrtar i protestës që e hapte dhe bënte thirrjet mbi kërkesat e protestuesve. Ajo është nga fshati Rrjoll në Velipojë dhe prej vitesh ka emigruar në Itali. Luçiana u rikthye në Shqipëri për të kërkuar të drejtat mbi tokat që sipas saj familja i ka trashëguar ndër breza dhe që preken nga projekti i resortit turistik “Blue Borgo”. Ajo ka lënë angazhimet personale në Italit dhe pothuajse çdo mbrëmje merr fjalën në protestë, duke e lidhur kauzën e Rrjollit me kërkesat e qytetarëve për më shumë transparencë në tërësi, mbrojtjen e pronës dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje.

Luçiana Kokaj duke folur gjatë protestës. Foto: Media Amfora

Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Durrësit që prej muajsh kundërshtojnë projektin TID Durrës. Një nga zërat më të dëgjuar është arkitektja Entela Koja-Spahivogli, përfaqësuese e banorëve, e cila është bërë një nga figurat më të pranishme në tubimet e përditshme. Në fjalimet e saj, ajo ngre shqetësimet e komunitetit për mungesën e transparencës rreth projektit dhe ndikimin që ai mund të ketë mbi qytetin, duke e sjellë kauzën e Durrësit si pjesë e mozaikut të kërkesave të lëvizjes popullore.

Me kalimin e ditëve, marshimi i përditshëm vazhdon të mbledhi qytetarë dhe aktivistë që vijnë me kauza të ndryshme, nga mbrojtja e zonave të mbrojtura, te çështjet e pronësisë, zhvillimit urban dhe transparencës në vendimmarrje. Kjo e ka kthyer “Revolucionin e Flamingove” në një hapësirë ku bashkëjetojnë kërkesa të ndryshme qytetare, të lidhura nga një ide e përbashkët, mbrojtja e interesit publik dhe kërkesa për një proces vendimmarrjeje më të hapur.

Protestë me një imazh kreativ

Marshimi drejt Kryeministrisë është kthyer në një ritual të përditshëm, ndërsa mënyra se si zhvillohet e dallon nga protestat e zakonshme në Shqipëri për nga organizimi kreativ dhe dhjetëra qytetarë e turistë që bashkohen me valën e marshimit gjatë rrugës.

Çdo mbrëmje, pjesëmarrësit mbajnë pankarta të punuara me dorë, vizatime, karikatura dhe instalacione artistike që ndryshojnë pothuajse çdo ditë, duke e transformuar protestën në një hapësirë ku arti dhe mesazhi ecin paralelisht. Një “qilim” prej kartonash shërben si një atelje provizore për fëmijët që mbërrijnë me prindërit dhe pikturojnë aty me orë të tëra.

Flamingoja rozë, shpendi që i dha emrin lëvizjes, është bërë simboli më i njohur i saj. Ajo shfaqet në pankarta, vizatime, maska dhe objekte të krijuara nga vetë protestuesit, duke përfaqësuar jo vetëm mbrojtjen e Lagunës së Nartës, por edhe idenë se natyra dhe hapësirat publike janë një e mirë e përbashkët.

Ndryshe nga protestat tradicionale, ku fjalën e kanë zakonisht drejtuesit politikë apo organizatorët, në “Revolucionin e Flamingove” mikrofoni mbetet i hapur. Çdo mbrëmje, pjesëmarrës të profesioneve dhe moshave të ndryshme marrin fjalën për të ndarë historitë, shqetësimet dhe arsyet pse zgjedhin të jenë pjesë e protestës. Në këtë mënyrë, ajo është shndërruar edhe në një hapësirë dialogu mes tyre.

Një tjetër element dallues është pjesëmarrja e familjeve. Prindër që mbajnë fëmijët për dore apo në karroca, të rinj, studentë dhe pensionistë marshojnë krah njëri-tjetrit, duke krijuar një panoramë që rrallë është parë në protestat e viteve të fundit. Për shumë prej tyre, prania e fëmijëve është një mënyrë për të treguar se kërkesat e tyre lidhen edhe me të ardhmen e brezave që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Posterat gjatë protestave. Foto: Media Amfora

Humori është bërë po ashtu pjesë e identitetit të protestës. Përmes ironisë, krijimeve artistike dhe pankartave kreative, protestuesit përcjellin mesazhet e tyre në një formë që shpesh tërheq vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, duke i dhënë protestës një gjuhë komunikimi të ndryshme nga ajo e protestave tradicionale.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë kanë përdorur vazhdimisht rrjetet sociale për të publikuar deklarata, foto dhe materiale të tjera lidhur me protestën. Në një pjesë të këtyre publikimeve, protestuesit janë portretizuar në mënyrë kritike, ndërsa mesazhet e shpërndara synojnë të kundërshtojnë pretendimet e tyre dhe të delegjitimojnë lëvizjen përmes targetimit të figurave të caktuara që marrin pjesë në të.

Nga jehona përtej bulevardit tek përballja me policinë

Ndërsa marshimet e përditshme vijonin në Tiranë, protesta nisi të gjejë jehonë edhe përtej kryeqytetit. Krahas tubimeve të përnatshme, organizatorët thirrën protesta me pjesëmarrje kombëtare, ndërsa qytetarë dhe aktivistë organizuan protesta mbështetëse edhe në kryeqytetet kryesore nga Evropa në Mbretërinë e Bashkuar dhe më tej në SHBA.

Instalacionet me flamingo. Foto: Media Amfora

Një nga momentet me pjesëmarrjen më të lartë ishte protesta e ditës së 20-të, kur në Tiranë mbërritën shqiptarë nga diaspora për t’iu bashkuar marshimit. Teksa ata që jetojnë jashtë vendit po vijojnë me organizimin e protestave simbolike dhe me përhapjen e mesazheve që e kanë çuar jehonën e lëvizjes edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

Krahas marshimeve të përditshme në mbrëmje, protestuesit organizuan edhe protesta para Kuvendit në ditët kur zhvilloheshin seancat parlamentare, me synimin për t’i çuar kërkesat e tyre drejtpërdrejt përballë institucioneve vendimmarrëse. Pikërisht në dy prej këtyre protestave u shënuan përplasjet më të forta me Policinë e Shtetit, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan dhe u arrestuan.

Përplasja më e madhe ndodhi pas protestës së 2 korrikut, kur Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 19 protestuesve dhe procedimin penal të 12 të tjerëve, duke i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të policisë, dëmtim të një automjeti policor dhe sulm ndaj deputetëve. Më katër korrik Gjykata e Tiranës liroi nga qelia të 19 të arrestuarit, ndërsa për një pjesë të tyre caktoi masa më të lehta sigurie.

Arrestimet dhe pretendimet për ushtrim dhune ndaj protestuesve nxitën reagimin e 24 organizatave të shoqërisë civile, të cilat kërkuan një hetim të pavarur, të paanshëm dhe efektiv për çdo pretendim të besueshëm për keqtrajtim, si edhe garantimin e së drejtës për mbrojtje dhe tubim paqësor. Organizatat i bënë thirrje institucioneve që të dokumentojnë çdo rast të dyshuar dhe të shmangin deklarimet që mund të paragjykojnë hetimet.

Pavarësisht përplasjeve, arrestimeve dhe debateve që i shoqëruan, protesta nuk u ndërpre. Marshimet e përditshme vijuan edhe në ditët pasuese, ndërsa organizatorët këmbëngulën se lëvizja do të mbetet paqësore dhe e hapur për këdo që dëshiron t’i bashkohet.

Protestuesit me flamuj kuq e zi përpara bustit të Skënderbeut. Foto: Media Amfora

Në mbrëmjen e ditës së 44-ët të protestës, një nga temat që u përsërit në fjalimet e qytetarëve ishte vazhdimësia e lëvizjes. Pas diskutimeve në rrjetet sociale se protestat mund të ndërpriteshin gjatë muajit gusht për të rinisur në shtator, protestuesit e hodhën poshtë publikisht këtë mundësi.

Njëri pas tjetrit, qytetarët që morën fjalën përpara Kryeministrisë përsëritën të njëjtin mesazh: “Protesta nuk do të ndalet” dhe më tej se, “Ky shesh është fundi i qeverisë”, ishte një nga thirrjet e tjera që u dëgjua mes protestuesve.

Protesta “e padukshme” paralele

Përtej raportimeve të qindra mediave profesionale, televizioneve, gazetave, agjencive ndërkombëtare të lajmeve dhe platformave të verifikimit të fakteve që dokumentuan zhvillimet në terren, protesta për Zvërnecin u shoqërua nga një fushatë paralele dezinformimi në rrjetet sociale. Ndryshe nga raportimet e bazuara në ngjarjet e protestës, kjo fushatë nuk synonte të informonte mbi atë që ndodhte në shesh, por të ndërtonte një version alternativ të protestës si anti-perëindimore dhe të destinuar për audiencat jashtë Shqipërisë.

Foto ilustruese nga postimet e kanaleve iraniane

Analizat e Amforës treguan se në platforma si “X” u përhapën narrativa të fabrikuara që e shkëputën protestën nga konteksti i saj real. Kundërshtimi ndaj projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit u zëvendësua me pretendime se protesta lidhej me vendosjen e kolonëve izraelitë në Shqipëri, ndërsa në raste të tjera u paraqit si pjesë e investimeve me interes të drejtpërdrejtë të Familjes Trump. Këto narrativa nuk mbështeteshin në fakte apo dokumente të verifikuara, por në riciklimin e teorive konspirative dhe interpretimeve të pabazuara.

Objektivi i këtyre narrativave nuk ishte publiku shqiptar, i cili kishte mundësi të ndiqte zhvillimet përmes mediave vendase dhe pranisë së protestës në terren, por përdoruesit ndërkombëtarë të rrjeteve sociale. Në përmbajtjet e analizuara spikatën veçanërisht narrativa me tone antisemite dhe antiperëndimore, të përhapura nga kanalet e ekosistemeve të propagandës iraniane dhe ruse.

Përmes pretendimeve të pabazuara për një plan të supozuar të vendosjes së kolonëve izraelitë në Shqipëri dhe interpretimit të projektit si pjesë e një agjende të fshehtë perëndimore, këto llogari synuan ta zhvendosnin debatin nga kundërshtimi ndaj zhvillimit të projektit turistik në një narrativë gjeopolitike. Këto mesazhe nuk u mbështetën në fakte të verifikueshme, por ricikluan teori konspirative dhe narrativa të njohura dezinformuese, të përdorura shpesh nga rrjete që promovojnë mesazhe në përputhje me interesat propagandistike ruse dhe iraniane për të ushqyer mosbesimin ndaj institucioneve demokratike dhe aleancave perëndimore.

The post Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”  first appeared on Amfora.

Sazani, ishulli që flet përmes natyrës
Përballë hyrjes së Gjirit të Vlorës, Sazani është ishulli më i madh i bregdetit shqiptar dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. I vendosur rreth 9 milje detare nga Porti i Vlorës, ai ka shërbyer ndër dekada si pikë me rëndësi strategjike falë pozicionit të tij mes ngushticës së Otrantos dhe brigjeve shqiptare. Sot, ishulli përfaqëson një nga destinacionet më të veçanta të turizmit natyror në vend.

Porti i Ishullit të Sazanit. Foto: Media Amfora

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.

Pamje e Gjirit të Shën Nikollës. Foto: Media Amfora

Për dekada me radhë, Sazani funksion si bazë ushtarake dhe hyrja në ishull ishte e ndaluar për publikun për shumë vite. Edhe sot ruhen bunkerë, tunele, magazina dhe ndërtesa që dëshmojnë periudhën kur ishulli kishte një rol strategjik në mbrojtjen bregdetare të Shqipërisë. Historia e ishullit dhe transformimi i tij kanë bërë që të trajtohet si postblloku turistik i Vlorës.

Objekte të  bazës ushtarake në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Vegjetacioni mesdhetar në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Prej vitit 2015, Ishulli i Sazanit është i hapur për vizitorët përmes tureve ditore me anije dhe gomone nga Vlora. Edhe pse ishulli mbetet zonë ushtarake, turistët mund ta vizitojnë duke ndjekur itineraret e përcaktuara, ndërsa në disa sektorë ruhen ende tabela që sinjalizojnë monitorimin me kamera dhe kufizime të caktuara për aksesin. Në ishull nuk ka bare, restorante apo markete, ndaj vizitorët duhet të marrin me vete ujë dhe ushqime përpara nisjes.

Vizitorë gjatë turit në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Krahas peizazhit dhe historisë, Sazani njihet edhe për pasurinë e florës dhe faunës, të ruajtur falë izolimit të tij për dekada. Studimet kanë evidentuar vlera të rëndësishme të biodiversitetit, por edhe nevojën për mbrojtjen e ekosistemit nga ndërhyrjet që mund të cenojnë ekuilibrin natyror. Ruajtja e kësaj pasurie mbetet një nga sfidat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të ishullit.

Në brendësi të Sazanit. Foto: Media Amfora

Sot, Sazani mbetet një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë, ku peizazhi, biodiversiteti dhe gjurmët e së kaluarës bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Natyra vazhdon të jetë dëshmitarja më e mirë e historisë së ishullit, duke i dhënë Sazanit një identitet që vijon të tërheqë vizitorë dhe studiues.

The post Sazani, ishulli që flet përmes natyrës first appeared on Amfora.

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin
Ndërsa protestat kundër projektit në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë po zhvillohen prej një jave, në internet po ndërtohet një realitet paralel, i mbështetur në video të nxjerra jashtë kontekstit, narrativa për “kolonizimin” e Shqipërisë dhe imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale.

“Protesta kundër resortit të Kushner-it, Trump-it dhe partnerëve të tyre sionistë. Situata në Shqipëri po del jashtë kontrollit”, publikoi një video llogaria në Instagram “lantidiplomatico”  dhe që numëron 116 mijë ndjekës. Ajo i përket “L’AntiDiplomatico”, një media në internet me bazë në Itali.

Postimi përdori pamje nga protestat e opozitës, ku goditet ndërtesa e Kryeministrisë me molotovë dhe fishekzjarrë, duke krijuar një ide të pavërtetë për shkallën e reagimit të protestuesve për çështjen e Zvërnecit, të cilët nuk kanë sulmuar deri më tani ndërtesat qeveritare.

Publikimet e kësaj platforme kritikojnë shpesh politikën e jashtme amerikane, NATO-n, politikat e BE-së, si edhe publikon shpesh këndvështrime ruse, kineze dhe të vendeve që e kundërshtojnë perëndimin. Ajo po ashtu mbulon gjerësisht Palestinën dhe kritikon qeverinë izraelite.

Profile të ngjashme publikuan gjerësisht pamjet jashtë kontekstit të protestës së opozitës shqiptare, duke paraqitur një protestë tjetër nga ajo në bulevard, ku nuk sulmohen autoritetet, institucionet dhe nuk ka asnjë moment dhune nga ana e protestuesve.

“Lajm i fundit: Protestuesit shqiptarë sulmojnë shtëpinë e Hoxhës mes reagimeve kundër projektit të tokës së familjes Trump”, është një tjetër video e shpërndarë nga “viralstrange”. Aty paraqitej vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, kur u sulmua gjatë një protestë të organizuar nga opozita në muajin shkurt dhe u ripërdor jashtë kontekstit të portestave për Zvërnecin.

Faqja e internetit që e posdeon, “Viral Strange”, prezantohet si një platformë digjitale që publikon përmbajtje virale, lajme të pazakonta, histori njerëzore dhe tema që gjenerojnë interes të madh në rrjetet sociale.

Megjithëse përmbajtja e faqes është në anglisht, nga verifikimet e Amforës rezulton se ajo administrohet nga shtetas shqiptarë dhe irakenë (sipas deklarimit të tyre), duke mos munguar kështu njohja e kontekstit të vendit, por një video e nxjerrë qëllimisht nga konteksti me qëllim gjenerimin e shikueshmërisë së lartë.

Ky është një nga mekanizmat më të zakonshëm të dezinformimit gjatë protestave, jo domosdoshmërisht krijimi i një ngjarjeje të rreme, por zhvendosja e një ngjarjeje reale nga koha dhe konteksti i saj origjinal. Në këtë rast, një episod i lidhur me protesta të mëparshme paraqitet si pjesë e mobilizimit kundër projektit të Zvërnecit, duke krijuar përshtypjen e një proteste më të dhunshme dhe më konfliktuale se sa ajo në terren.

Protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në kryeqytet janë karakterizuar nga një nivel i ulët tensioni dhe mungesë incidentsh të rëndësishme dhe nga raportimet në terren të Medias Amfora në Tiranë dhe Durrës, nuk rezulton asnjë episod dhune. Protestat kanë pasur grumbullime qytetarësh, fjalime publike dhe marshime, pa incidente të raportuara, e as që lidhet me sulme ndaj institucioneve, përplasje me policinë apo dëmtime të pronës private.

Episodi i vetëm i tensionit i raportuar gjatë protestave u regjistrua më 3 qershor, kur një grup protestuesish kaloi gardhin metalik të vendosur nga policia në bulevard, një masë sigurie që sipas policisë u mor për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael dhe kufizimit të aksesit në zonën pranë Kryeministrisë.

Ndërsa protesta është fokusuar në Tiranë dhe është përhapur në qytete të tjera të vendit, versioni i saj digjital po rishkruhet nga fotografi, video dhe narrativa që shpesh nuk kanë lidhje me ngjarjet që pretendojnë se përshkruajnë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha kontinentet përmes mediave ndërkombëtare, atyre në internet, faqeve komunitare dhe blogerëve.

Fotot majtas nga protesta në Tiranë dhe fotot djathtas megjithëse paraqiten si autentike nuk kanë lidhje me protestën. Burimi: “Firstpost”

“Firstpost” është një media digjitale indiane që vetëm në Instagram numëron 3 milionë ndjekës dhe bën pjesë në grupin mediatik “Network18”, i cili kontrollohet nga konglomerati indian “Reliance Industries”, i biznesmenit Mukesh Ambani. Teksa raporton pamje të protestës në Tiranë, ajo përdor të ndërthuruara foto që nuk kanë lidhje me protestën dhe që shfaqin protesta pro-palestineze nga ngjarje të tjetra ndërkombëtare dhe pa shpjeguar se janë ilustruese.

Irani, “mbrojtësi” i demokracisë shqiptare

“Iran Military” numëron vetëm në një prej profileve të saj në “Facebook” 1.1 milionë ndjekës dhe që prej vitit 2009 ajo paraqitet si media e pavarur për lajme dhe analiza ushtarake mbi Iranin, që në fakt janë postime propagandistike. Në faqe e dublikuar e saj postoi të shtunën foton e një vajzë me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin “Albania is not for sale”. Pasi shkruajti se Shqipëria nuk është për tu shitur, ajo mori 2200 pëlqime, 224 komente dhe 55 ndarje, duke ofruar një postim emocional.

Një tjetër postim në “Instagram”, në një faqe që përmes Inteligjencës Artificiale krijon video me lojën e preferuar të fëmijëve, “Lego”, shpjegoi konfliktin e krijuar në Shqipëri për projektin e Zvërnecit, duke portretizuar presidentin amerikan, familjen e tij dhe paraqiti një ushtar me flamur iranian në uniformën që mbante veshur, teksa valëviste flamurin e Shqipërisë si një mbrojtës i saj.

Profili “persiaboihemmat” shpjegoi rastin e Zvërnecit në një format kreativ, të fokusuar tek audiencat e reja dhe ngjashëm si të gjitha postimet që forcojnë propagandën e regjimit në Iran, paraqet perëndimin dhe kryesisht presidentin Trump në një kënd spekulativ.

Foto nga postimet e kanaleve iraniane

Ndërsa profili “militarykrafte”, paraqiti një postim tjetër të ngjashëm me video me “Lego” dhe shënoi: “1.4 miliardë dollarë. Një ishull ushtarak i braktisur. Tunele nëntokësore për të cilat askush nuk flet. Dhe një kamp 3 orë më poshtë rrugës që bota e harroi”.

“E quajnë investim. Ne e quajmë kasafortë”, shtoi postimi, teksa rikujtoi edhe vendndodhjen e kampit të opozitës iraniane MEK, në Manëz,  pak orë larg Zvërnecit.

Në vend të argumenteve që lidhen drejtpërdrejt me biodiversitetin, habitatet e mbrojtura apo ndikimin mjedisor të projektit, një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes ndërtohet mbi mesazhe ideologjike dhe gjeopolitike.

Në postime të ndryshme përsëriten slogane si: “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është në shitje”), referenca ndaj investimeve izraelite në rajon, si edhe pretendime se Shqipëria po shndërrohet në një hapësirë nën ndikimin e interesave të huaja, kyresisht të Izraelit.

Kjo qasje bëhet e dukshme edhe në mënyrën se si ndërtohen materialet vizuale. Fotografitë, simbolet shtetërore, flamujt, liderët politikë dhe tabelat e montuara grafikisht përdoren së bashku për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes projektit në Zvërnec dhe një narrative më të gjerë për humbjen e sovranitetit kombëtar. Në këtë mënyrë, debati zhvendoset nga pyetja nëse projekti duhet apo jo të ndërtohet, drejt pretendimeve se pas tij qëndron një proces i organizuar i zgjerimit të ndikimit izraelit në Shqipëri.

Narrativa se Shqipëria nuk është në shitje përmes fotove të krijuara me Inteligjencën Artificiale dhe që e kthejnë gardhin e tokës së rrethuar fillimisht në Zvërnec si në një përplasje midis dy ushtrive armike, ka depërtuar edhe në grupet komunitare me mbi 300 mijë anëtarë, siç është rasti i postimit në grupin në Facebook të quajtur “Norman Finkelstein” dhe ku postohen kryesisht përmbajtje kundra Izraelit.

Investimi Trump-Kushner, “kurban” i prapaskenave shqiptare në Zvërnec

Përhapja e lajmit për protestën ishte e rrufeshme anëembanë botës edhe për përfshirjen e emrave që lidhen direkt me familjen presidenciale amerikane, duke tërhequr pas vetes po aq dezinformim sa edhe kureshtje ndërkombëtare.

Përtej raportimeve profesionale që tregojnë pozicionimin e palëve, një pjesë e publikimeve në mediat në internet dhe të blogerëve vendosin në një linjë projektin e Zvërnecit me të Sazanit, së bashku me supozime për vendosjen e kolonëve izraelitë në këtë pjesë të Shqipërisë, që sipas fakteve rezultojnë të ndryshme.

Postimet në gjuhën angleze, italiane, greke dhe spanjolle, nga vëzhgimi i Amforës rezulton se dominojnë një pjesë të mirë të postimeve me karakter dezinformues, që së pari nisën duke krijuar një marrëdhënie të rreme midis Jared Kushner dhe garancisë se ai do të sillte vendosjen e kolonëve izraelitë në zonën e Zvërnecit.

Në Instagram profili, “menoume_energoi_”, së bashku me një rrjet tjetër me të paktën 5 faqe shpërndau në greqisht dhe anglisht përmbajtje ku pretendohej se investimi i Jared Kushner-it në Shqipëri lidhet me interesat e Izraelit dhe vendeve arabe në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit. Postimet sugjeronin gjithashtu se qeveria shqiptare po e përdor këtë projekt për të siguruar mbështetje më të madhe nga vendet perëndimore.

E njëjta faqe vijoi ta përdorte rastin si një kambanë alarmi për një investim në turizëm në Greqi nga kompania zhvilluese “IDM Kalamata”, e lidhur me grupin izraelit “IDM Capital”. Duke hequr paralele nga 2 realitete të ndryshme, më tej faqja tjetër që ndan postime të përbashkëta me të, “partizan_greece”, ndau video nga protestat dhe përplasjet në kantierin e ndërtimit të projektit turistik në Rrjoll, duke ofruar një pamje larg realitetit të protestave në Zvërnec. E njëjta video është shpërndarë gjerësisht megjithëse nuk ishte nga Zvërneci dhe në një tjetër profil numëron 2.7 milionë shikime.

Narrativat e shpërndara gjerësisht në internet ditët e fundit po shkojnë përtej lidhjes Krushner – Izrael, në një pozicionim më të drejtpërdrejtë të vetë çiftit Ivanka Trump – Kushner, përballë protestave të gjera në Shqipëri – protesta të cilat më shumë se ata si investitorë targetojnë praktikat jo transparente dhe korruptive të qeverisë sqhiptare, duke kërkuar anulimin e projekteve në Zvërnec specifikisht, si dëmtues të potencialit natyror të zonës.

Vetë Ivanka Trump u shfaq në një intervistë për podkasterin e sipërmarrësit David Senra, duke e përshkruar projektin që po zhvillon së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, duke ju referuar si një ishull në Mesdhe, që korrespondon me Sazanin dhe jo drejtpërdrejtë me gadishullin e Zvërnecit.

“Po punoj për një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigande. Bëhet fjalë për një ishull privat prej 14 mijë hektarësh në zemër të Mesdheut”, shpjegoi Trump duke u fokusuar tek “ishulli”.

“Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes”, shtoi ajo, por pa shpjeguar plane specifike ndërtimi.

Për projektin e përqendruar në Ishullin e Sazanit qeveria shqiptare i dha statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC”, në fund të vitit 2024. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, investimi i planifikuar parashikon zhvillimin e një kompleksi turistik në një pjesë të ishullit dhe arrin në 1.4 miliardë euro.

Nga ana tjetër në investimin e shumë debatur këto ditë në Nartë po investon kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ligjërisht e ndryshme nga ajo e Sazanit dhe me lidhje që shkojnë tek një rrjet kompanish lokale, të përfshira në blerje pronash dhe negociata me banorët, ku emri i biznesmenit Musa Kastrati – djali i biznesmenit Shefqet Kastrati – është identifikuar me rol aktiv në takime dhe negociata për projektin. Ndërsa struktura e pronësisë së kompanive të përfshira në projektin e Zvërencit nuk e bën të qartë se kush janë përfituesit përfundimtarë të tij.

Media Amfora iu drejtua me kërkesa për koment subjekteve “Sazan Operations Holding LLC”, “Zvërnec South Adriatic Development”, “The Trump Organization, Affinity Partners” dhe përfaqësuesve të lidhur me Jared Kushner, duke kërkuar sqarime mbi rolin dhe interesat e tyre në këtë investim – Por deri në momentin e publikimit të kësaj analize, asnjë prej palëve të kontaktuara nuk ktheu përgjigje.

The post Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin first appeared on Amfora.

Organizatat mjedisore kundër projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec
41 organizata mjedisore nga 28 vende i janë drejtuar të premten me një letër zyrtare Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Mjedisit Sofjan Jaupaj, duke kërkuar pezullimin e çdo nisme ndërtimi në Ishullin e Sazanit për shkak të rrezikut ndaj llojeve të mbrojtura dhe trashëgimisë natyrore e kulturore të zonës.

“Zhvillimi i propozuar në Ishullin e Sazanit përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për habitate të mbrojtura dhe specie të rrezikuara, si dhe bie në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë”, thuhet në letrën e organizatave.

Projekti është miratuar si “investim strategjik me procedurë të veçantë” dhe parashikon ndërhyrje ndërtimore në rreth 45 hektarë të ishullit. Ai është projektuar nga një kompani e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump dhe përfshin ndërtimin e infrastrukturës mbështetëse, përfshirë rrugë, sisteme kanalizimi dhe rritje të trafikut detar në një zonë ekologjikisht të ndjeshme.

“Ndërhyrje të tilla sjellin ndotje, zhurmë dhe ndriçim artificial, duke rrezikuar habitatet kritike, përfshirë shpellat bregdetare që janë thelbësore për mbijetesën e fokës së Mesdheut”, thuhet më tej në letër.

Reagimi i organizatave vjen në të njëjtën periudhë kur investitorët e lidhur me projektin kanë vizituar Shqipërinë. Sipas raportimeve mediatike, ditët e fundit Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë qëndruar në Vlorë, ku janë zhvilluar takime të lidhura me planet e investimit turistik në Ishullin e Sazanit dhe zonat përreth.

Sazani rrethohet nga Parku Kombëtar Detar Karaburun – Sazan dhe gëzon statusin e Zonës Veçanërisht të Mbrojtur me Rëndësi për Mesdheun, ndërsa zona është pjesë e një Zone Kyçe për Biodiversitetin dhe Zone të Rëndësishme për Shpendët. Sipas të dhënave shkencore, aty strehohen dhjetëra specie të mbrojtura, përfshirë livadhet nënujore të Posidonias, të rëndësishme për ekosistemin dhe klimën.

Organizatat theksojnë se projekti dhe mënyra e miratimit të tij bien drejtpërdrejt në kundërshtim me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimi Evropian, veçanërisht pas hapjes së negociatave për Kapitullin 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Sipas tyre, Qëndrimi i Përbashkët i Bashkimit Evropian për këtë kapitull kërkon që Shqipëria të përafrohet plotësisht me rregullat europiane për mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit (acquis i BE-së), si dhe të sigurojë vendimmarrje transparente dhe gjithëpërfshirëse. biodiversitetit, vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe qeverisjen transparente, duke kërkuar gjithashtu shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të miratuara me ndryshimet e fundit në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përfundimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike.

The post Organizatat mjedisore kundër projekteve turistike në Sazan dhe Zvërnec  first appeared on Amfora.

Ishulli i Sazanit, postblloku turistik i Vlorës
SHËNIME
UDHËTIMI/

Qytetin e Vlorës e ka shoqëruar historikisht pamja me detin Jon që shtrihet përpara, duke u bashkuar me ujërat e Adriatikut dhe një gjuhëz tokësore në horizont, Gadishulli i Karaburunit, që duket sikur i është shkëputur një copë, për të formuar Ishullin e Sazanit.

Me tu shkëputur nga kalata, anija i nënshtrohet rrymave të
dy deteve që mbushin Mesdheun, Adriatiku dhe Joni, që bashkohen duke u
ngushtuar midis Gadishullit të
Karaburunit në Shqipëri dhe
Otrantos në Itali, me një gjerësi prej 71 kilometrash.

Nga porti në port! Porti i vogël i Sazanit u ndërtua gjatë pushtimit të italianëve pas Luftës së Parë Botërore dhe u zgjerua nga rusët në vitet 1960, duke e kthyer në port ushtarak. Pas një ore udhëtim me anije, këmbët prekin tokë, të rrethuar nga uji.

Pamja nga ishulli e hyrjes së portit. Foto: Geri Emiri

Dikur në Ishullin e Sazanit maksimumi mund të ëndërroje të
shkelje, teksa e sodisje nga Vlora. Një trup ushtarësh të lodhur nga vapa, pa
bluze, me një varkë të vogël ankoruar në port, vërdallisen në godinat ushtarake
të shngjyrosura ca nga kripa e detit dhe ca nga vitet. Pas një grumbulli
hekurishtet që ngjasojnë me pjesë anijesh, qëndron një fuoristradë e markës Shevrolet
(Chevrolet). Ajo është përshtatur si cisternë uji dhe duket sikur bazën dikur e
zotëronin amerikanët.

Zor se mund ta shkruaje këtë 27 vite më parë, deri sa ushtarët
e Ushtrisë Popullore Shqiptare së bashku me familjarët e vendosur në ishull
“fituan lirinë”, të largoheshin nga ai. Në korrik të 2015-ës buja se ishulli që
ishte i hapur vetëm për ushtrinë do të hapej edhe për qytetarët, mori detet
deri sa arriti në tokë. Përveç një firme të hedhur në letër nga ministrja e
mbrojtjes në Tiranë, nuk duket të ketë ndryshuar gjë në ishull.

Nga anijet turistike që ankorohen me radhë në portin e vogël,
nisin të dëgjohen copëza fjalish në italisht. Ata e kanë lakmuar shumë
ishullin! Gjatë Luftës së Parë Botërore e pushtuan dhe megjithëse Lufta e
Vlorës i detyroi të lëshonin qytetin në vitin 1920, Sazanit nuk ju ndanë deri
sa erdhën gjermanët në vitin 1943. Me ardhjen e demokracisë e “veseve të saj”,
u rikthyen kundër trafiqeve të jashtëligjshme dhe në vitin 2009 u larguan duke
ja lënë ushtrisë shqiptare dominimin e ishullit.

Vizitor në rrugën kryesore të ishullit.  Foto: Geri Emiri

Ilir Sallaku ka ikur më herët. Me origjinë nga Sauku, si
duket erdhi për të bërë ushtrinë në’ 94-ën dhe një vit më pas iku i lumtur,
duke e shënuar me bojë të kuqe mbi muret e gurta, ngjashëm me kullat e zonës së
Veriut. Tironcit duket se ja kanë ndjerë mungesën familjes. 1 vit arriti të
duronte edhe Lefteri nga Yzberishti, që ka shënuar emrin aty pranë.

Shënimet mbi mure nga ushtarët që shërbyen në ishull.  Foto: Geri Emiri

Në kulmin e lulëzimit, ishulli numëronte rreth 10 mijë
banorë. Ushtarak dhe familjarë të tyre. Jetonin mirë. Pasi erdhën rusët nisën të
pinin edhe ca më shumë. Kishin shkolla, kinema, pallate, aq sa dukej si një
qytezë e rrethuar nga deti.

Asfalti i lënë trashëgim nga e kaluara herë zhduket e herë
shfaqet. Tabela orientuese apo ndonjë ciceron që pret turistët në ishull nuk
duket gjëkundi. Por kjo nuk përbën problem kur mendon se je në një ishull që është
rrethuar me fortifikime ushtarake, godina banimi, që flasin me heshtjen brenda
mureve të tyre! Mbi kodër, diku dallon një radar e pak më tutje disa poligone.

Pallatet e ishullit.  Foto: Geri Emiri

Por natyra të fton të mendosh jashtë uniformës ushtarake. Gati
në mes të ishullit formohet Gryka e Xhehenemit. Një gji i vogël, i hapur dhe
shumë i thellë. Ndërsa në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është
ndërtuar edhe porti i vogël. Plazhi i vetëm, pagëzuar me statusin e Admiralit,
gjendet ca më poshtë se gjiri.

Në sipërfaqen 5.7 kilometër katror gjenden gjallesa tokësore
e detare të larmishme, si edhe bimësia që mbulon ishullin.  Ai numëron 7
specie amfibësh, nga të cilët 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15
specie zvarranikësh, nga të cilët 13 janë të rrallë.

Nga lart, midis pishave, majë kodrave ose në llogoret e
hapura, dallon bregun shkëmbor që nga pastërtia e ujit që e lag ngjason me
ishujt oqeanik. Në vitin 2010 u shpall Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan, i
vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Në hapësirën detare përreth, nën ujë gjenden
relikte të shumta anijesh antike dhe të dy luftërave botërore, që dëshmon se
zona i ka zotëruar detet herët. Qyteti antik i Orikut, mbi kodrën përballë
Sazanit, pranë bazës ushtarake të Pasha Limanit, mendohet se u themelua në
mesin e shekullit të VI Para Erës Sonë.

Porti i Sazanit.  Foto: Geri Emiri

Kapiteni shkund fort sirenën! Si duket dielli i orës 12 e ka acaruar edhe më shumë. Me flokët deri tek supet, mjekrosh, rreth të gjashtëdhjetave, pranë kiçit ka lidhur biçikletën që e shoqëron sa në tokë aq edhe në det. Një zakon që e has edhe tek kapitenët e vjetër në Durrës.

Turistët nxitimthi braktisin godinat e periudhës së socializmit dhe njëri pas tjetrit kërcejnë në anije, ca në hije e ca të tjerë shtrirë në kuverdë për të marrë rreze. Në portin e Vlorës ose plazhin e Radhimës, gjen çdo ditë anije turistike që të dërgojnë në ishullin e Sazanit dhe Gadishullin e Karaburunit, ku gjenden plazhe të kristaltë, shpella detare si ajo e Haxhi Aliut, rrënoja kishash të vjetra dhe po patët fat mund të shihni dhinë e zezë të Karaburunit, tipike për zonën, si edhe Llogaranë e Dukatin. Ishulli i Sazanit mund të vizitohet edhe me mjete lundruese private, nga muaji maj deri në tetor.

The post Ishulli i Sazanit, postblloku turistik i Vlorës first appeared on Amfora.