Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar - Amfora

A e përjetuat mungesën e ujit këtë verë?!
Vera e këtij viti solli temperatura rekord nxehtësie dhe periudha të gjata thatësire, duke e bërë edhe më të vështirë mungesën e furnizimit me ujë për mijëra familje në të gjithë vendin.

Në shumë lagje furnizimi me ujë të pijshëm u mundësua vetëm për pak orë në ditë, ndërsa në disa zona mungoi për ditë të tëra. Për të kuptuar më mirë sesa e përhapur dhe e rëndë ka qenë kjo situatë, ne kemi nevojë për të mësuar historitë dhe dëshmitë tuaja.

Ndani përvojën tuaj përmes pyetësorit të Medias Amfora, duke mbetur anonim dhe mbështesni raportimin tonë duke u përgjigjur deri më datë 20 gusht 2025, ora 23:59.

The post A e përjetuat mungesën e ujit këtë verë?!  first appeared on Amfora.

Na tregoni për dhunën, jepini zë historive të grave dhe vajzave
Dhuna me bazë gjinore është e përhapur në vendin tonë dhe kryesisht viktimat janë gratë ose vajzat, që bien pre e saj brenda dhe jashtë familjes. Media Amfora kërkon të mësojë më shumë mbi këtë fenomen përmes të dhënave të përgjithshme.

Nëse jeni një viktimë e dhunës apo i afërm, jepini zë këtyre historive duke ruajtuar 100% anonimatin, ne duam të mësojmë në tërësi për eksperiencën tuaj, me qëllim njohjen e karakteristikave të saj.

Gjithashtu ne duam të kuptojmë nëse viktimat apo të afërmit e kësaj dhune kanë përdorur aplikacione për raportimin e saj. Na ndihmoni duke u bërë pjesë e artikullit tonë përmes plotësimit të pyetësorit të mëposhtëm, që ruan tërësisht anonimatin tuaj.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

The post Na tregoni për dhunën, jepini zë historive të grave dhe vajzave  first appeared on Amfora.

Na tregoni për urat në vendlindjen tuaj
Urat nuk përbëjnë vetëm vepra arti në inxhinierinë rrugore, por njëkohësisht janë pjesë e jetesës së përditshme,në qytetin apo në fshatin në të cilin jeni lindur dhe ku mund të ketë pasur një apo disa ura që lehtësonin kalimin e lumit.

Në Shqipëri shumë prej urave trashëgohen që nga periudha e mesjetës dhe kanë mbërritur në ditët e sotme të ruajtura në gjendje të mirë në një pjesë të tyre dhe të tjera kanë nevojë për restaurim.

Por sado e re apo e vjetër që të jetë një urë, ajo shërben edhe si një mjet komunikimi, duke lehtësuar jo vetëm kalimin, por edhe tregtinë, arsimimin dhe vetë zhvillimin e jetës urbane apo rurale. Ne duam të mësojmë për kujtimet tuaja që mund të jenë pjesë e së kaluarës apo edhe e së tashmes, duke rrëfyer për urat në zonën ku banoni.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe në “X”: @AlAmfora.

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 25 2024, ora 23:59.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

The post Na tregoni për urat në vendlindjen tuaj first appeared on Amfora.

Komuniteti shkodran kundërshton ngjyrën e re të “Kinema Millennium”, bashkia nuk bën hapa pas
Në Bulevardin Skënderbeu në Shkodër, ish-“Kinema Millennium” tërheq më shumë se kurrë vëmendjen e kalimtarëve, pasi bashkia e qytetit e bojatisi ndryshe nga çfarë kishin parë historikisht shkodranët në fasadën e ndërtesës ikonike.

Ndër dekada në kinemanë e ndërtuar në vitin 1956 dominonin ngjyrat kafe, gri dhe e bardha, si një kombinim i stilit klasik të vetë ndërtesës, që u projektua nga arkitekti Besim Daja. Bashkia Shkodër vendosi rikonstruksionin e saj në fund të vitit 2023, duke i dhënë një pamje e cila ka ngritur në këmbë komunitetin shkodran, që kërkon rikthimin e ndërtesës në identitet, që njihet historikisht si “Kinema Republika”.

Kritika përqendrohet tek lyerja e të gjithë ndërtesës me një stil uniformë, ku dominon ngjyra gati në rozë pastel, nga e cila nuk kontrastohen më kolonat, kapitelet dhe volumet e tjera dekorative të ndërtesës.

Media Amfora pyeti opinionin publik lidhur me këtë rikonstruksion. Nga 109 persona që u përgjigjën, shumica prej të cilëve banonin në qytet, u shprehën kundër bojës së re të fasadës. Nga pyetësori rezultoi se 72.5% pëlqenin më shumë ngjyrën e vjetër dhe 27.5% pëlqenin më shumë ngjyrën e re.

Teksa duket se disuktimi ka marrë karakter shijesh artistike dhe ngjyrash, Bashkia Shkodër ka anashkaluar ruajtjen e memories kolektive, duke e transformuar pamjen e ndërtesës 68 vjeçare. Bashkia u përgjigj zyrtarisht në formë opinioni, pa dhënë detaje financiare për ndërhyrjen dhe pa dhënë shpjegime përse ishte zgjedhur kjo ngjyrë.

“Me marrjen në dorëzim të këtij objekti, në kushtet e dëmtimit për arsye të mospërmbushjes së detyrimeve përkatëse, Bashkia Shkodër ka ndërmarë masat praktike të nevojshme, me qëllim përmbushjen e kushteve më të mira për përdorimin dhe gëzimin publik të saj”, u përgjigj bashkia.

Përgjigjet për pyetjen nëse duhet që Bashkia Shkodër ta rishikojë lyerjen

Shumica e të anketuarve që ju përgjigjën pyetësorit dhe ishin banues në Shkodër, treguan se e frekuentonin kinemanë dhe u shprehën në 82% të tyre se Bashkia Shkodër duhet ta rishikojë lyerjen dhe t’i rikthejë ngjyrat origjinale ndërtesës.

Transformimi i monumentit zhgënjeu komunitetin

Përgjatë përiudhës së komunizmit ajo quhej “Kinema Republika” dhe sipas informacioneve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, u ndërtua në periudhën e marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë dhe Bashkimin Sovjetik në atë kohë.

Ajo përfaqëson një ndërtim me vlera arkitektonike-artistike të fillimit të shekullit XX dhe është ndërtuar me muraturë guri, duke u dekoruar me kapitele dhe kolona. Ndërhyrja e fundit e bashkisë u përqendrua tek lyerja e fasadës, lirimi i sheshit përpara saj dhe punime të tjera.

Nga përgjigjet e audiencës për Median Amfora, përmes pyetësorit të publikuar më herët, ngjyrën e zgjedhur për të lyer ndërtesën 55% e përcaktuan si “shumë të papërshtatshme”, 24% e vlerësuan si “të papërshtatshme”, ndërsa për 10% ishte “normale”, për 7% ishte “shumë e përshtatshme” dhe për 4% ishte “e përshtatshme”.

“Mendoj se duhet përdorur edhe ngjyra e bardhë për kolonat, që të dhurojë një pamje më klasike”, komentoi një qytetar në pyetësorin e publikuar në seksionin “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar“, në Median Amfora.

Ngjyrat që kishte Ish-Kinema Millennium. Foto: Wikimapia.org

Në komunitetin shkodran dhe në mediat sociale pas ndërhyrjes u përhap një valë diskutimesh për ngjyrën e re të ndërtesës, duke u fokusuar tek transformimi i pamjes së monumentit të kulturës, që vijonte të shërbente si kinema.

Bashkia Shkodër “i mbajti sekret” detajet e projektit, ndryshe nga sa parashikon Ligji për të Drejtën e Informimit, duke mos u përgjigjur për afatet e punimeve, nëse po i zbatonte vetë punimet apo përmes një kompanie dhe as për vlerën e kësaj ndërhyrje.

“Ky është një proces i vazhdueshëm, për të cilin Bashkia Shkodër po ndërmerr hapat e nevojshëm sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, me qëllim rikthimin në identitet të këtij objekti, të cilat do të bëhen publike me finalizimin e tyre”, u përgjigj Bashkia Shkodër për Median Amfora.

Bashkia nuk shtoi informacione nëse kishte zhvilluar një dëgjesë publike për këtë investim dhe nëse kishte marrë lejet e nevojshme sipas legjislacionit për monumentet e kulturës. “Kinema Republika në Shkodër” është Monument Kulture i Kategorisë së Dytë që prej 26 dhjetorit 2006.

“Kinema Republika” pas lyerjes. Foto: Media Amfora

Gjatë komunizmit ajo quhej “Kinema Republika”, por pas rikonstruksionit total nga një subjekt privat në vitin 2001, ajo u mor në përdorim prej tij dhe e ndryshoi emrin në “Kinema Millennium”.

“Kinema ‘Republika’ në Shkodër që në vitin 2000 është poseduar nga shoqëria ‘I.D.A’ sh.a, bazuar në kontratën e qirasë të lidhur mes kësaj shoqërie dhe Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit”, shpjegoi Bashkia Shkodër në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Nga 109 persona që u përgjigjën, për 85% prej tyre ngjyra e re nuk është në harmoni me zonën.

Përgjigjet për pyetjen “A është ngjyra e re në harmoni me zonën?”

“Duhet të zgjedhin ngjyra në harmoni me zonën dhe objektin. Duhen ngjyra që vendosin në dukje punimet e imta që ka vetë objekti”, komentoi një prej qytetarëve që ju përgjigj pyetësorit të Medias Amfora.

Megjithatë Bashkia Shkodër nuk shpehu zyrtarisht asnjë reflektim për ndërhyrje që do të përmirësonin pamjen e objektit, hapësirat e të cilit i liroi midis debateve gjatë kohës që administrohej nga subjekti privat.

The post Komuniteti shkodran kundërshton ngjyrën e re të “Kinema Millennium”, bashkia nuk bën hapa pas first appeared on Amfora.

Çfarë mendoni për lyerjen e “Kinemasë Millennium” në Shkodër?!
Në komunitetin shkodran dhe në mediat sociale vijon diskutimi për ngjyrën e re të ish-Kinema Millennium, e cila nga 8 nëntori 2023 ka kaluar në administrimin e bashkisë, pas më shumë se njëzet viteve të administrimit nga privati.

Hapi i parë i Bashkisë Shkodër ishte rikonstruksioni i pamjes së jashtme, duke liruar hapësirën nga tavolinat e karriget, tendat dhe që kulmoi me bojatisjen e jashtme. Pikërisht tek ngjyra që ka transformuar imazhin historik të ndërtesës, që tashmë vjen në rozë, është përqendruar edhe debati midis atyre që e kritikojnë dhe që e pëlqejnë.

Ajo që përgjatë komunizmit quhej “Kinema Republika”, në vitin 2001 u rikonstruktua dhe funksionoi përmes një subjekti privat si “Kinema Millennium”. Pas ndryshimit të ngjyrës klasike të saj, gri dhe kafe, ne duam të mësojmë nëse ngjyra e re e kinemasë ka krijuar pakënaqësi apo vlerësohet si një ndërhyrje që e transformon për mirë objektin.

Ngjyrat që kishte Ish-Kinema Millennium. Foto: wikimapia.org

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe në “X”: @AlAmfora.

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 5 mars 2024, ora 23:59.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

The post Çfarë mendoni për lyerjen e “Kinemasë Millennium” në Shkodër?!  first appeared on Amfora.

Si e vlerësoni cilësinë e plazheve ku pushuat këtë vit?
Në Shqipëri statistikat dhe deklaratat e qeverisë raportojnë se numri i turistëve po vjen gjithmonë e më shumë në rritje dhe sipas të dhënave të INSTAT-it, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Shqipëri hynë gati 5.2 milion shtetas të huaj ose 30.6 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2022.

“Numri i lartë” i turistëve gjatë periudhës së verës sjell dyndje në ultësirën perëndimore të Shqipërisë, përqendruar në plazhet e Shkodrës dhe Lezhës në veri, të Durrësit në rajonin qendror dhe në Vlorë në jugun e vendit, duke vijuar më tej përgjatë bregdetit jonian, deri në Sarandë.

Cilësia e ujit të plazheve dhe dendësia e rërës apo bregdeti i bukur shkëmbor është pjesë e ofertës turistike që vetë Shqipëria ofron, por nga ana tjetër bashkitë kanë përgjegjësinë për shërbimin në plazhet publike dhe subjektet private në hapësirat e marra me qira.

Ne duam të mësojmë nëse cilësia e rërës, ujit, shërbimi në plazhet publike dhe private, ka lënë mbresa tek ju apo nëse ju ka krijuar pakënaqësi në raport me standardet që ju kërkoni.

Për t’u bërë pjesë e raportimit tonë, gjithë sa duhet të bëni është të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm ose të na kontaktoni përmes adresës sonë të emailit: amfora.al@gmail.com, si edhe përmes rrjeteve tona sociale, në Facebook dhe Instagram: @Amfora.al dhe “X” (ish-Twitter): @AlAmfora

Përgjigjet tuaja i presim deri më datë 30 shtator 2023, ora 23:59.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

The post Si e vlerësoni cilësinë e plazheve ku pushuat këtë vit? first appeared on Amfora.

Platforma e 17 vjeçarit shqiptar për ndotjen mjedisore bashkon 2000 anëtarë nga e gjithë bota
17-vjeçari Samuel Gjonaj jeton dhe studion në një shkollë ndërkombëtare në Tiranë. Megjithëse Shqipëria ka në popullsi të vogël, dëshirat e tij nuk me shtirje globale i ka nisur nga këtu.

Ai dhe familja e tij ka ndarë shumë vite midis Shqipërisë dhe Anglisë, aty ku edhe ka lindur.

“Kam 6 vite që jam kthyer në Shqipëri, kur u ktheva isha 12 vjeç. Aktualisht po ndjek vitin e fundit të gjimnazit edhe vazhdoj të nis iniciativa që mund të ndihmojnë komunitetin tim brenda dhe jashtë shkollës”, rrëfeu Samul Gjonaj për Median Amfora.

Samueli është mjaft i pasionuar pas teknologjisë dhe ka zgjedhur ta përdor atë në funksion të mjedisit, e të mbrojtjes së tij.

Ai ka krijuar dhe drejton platformën që ka sot 2089 anëtarë nga 121 vende, 12 ambasadorë dhe që po njeh rritje nga dita në ditë.

“‘Clean Global’ është një platformë ku njerëzit munden të raportojnë për vende të ndotura. Kjo bëhet përmes faqes së internetit cleanglobal.link ku mund të raportohet zonën e ndotur duke shkruajtur detajet e vendndodhjes”.

Ai rrëfeu se qëllimi i platformës nuk është vetëm raportimi, por edhe pastrimi i zonës.

“Pas raportimit këto zona [raste] drejtohen tek anëtarët e ‘Clean Global’ që jetojnë afër dhe kanë mundësi të pastrojnë. Nëpërmjet kësaj nisme krijohet një lidhje midis vullnetarëve të interesuar dhe zonave të ndikuara”, shtoi ai.

Duke jetuar në Shqipëri 17 vjeçari shprehet se është ndeshur shpesh me problemin e ndotjes, por ideja për krijimin e platformës i ka lindur pas pandemisë së COVID-19, që sipas tij e ka përkeqësuar situatën.

“Pas pandemisë ky problem u përkeqësua duke përfshirë maskat dhe dorezat. Për këtë arsye u frymëzova për të krijuar ‘Clean Global’, për të ndihmuar çështjen e ndotjes jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën”, u shpreh 17 vjeçari.

Foto kortezie nga Samuel Gjonaj

Ai tha se shpreson të vazhdojë ta zhvillojë më shumë këtë iniciativë, duke u anëtarësuar më shumë anëtarë dhe duke e bërë më efikase.

“Organizata sapo ka kaluar 2000 anëtarë për të cilën jam shumë i lumtur dhe shpresoj të vazhdojë të rritet”, shtoi ai.

Gjonaj shpjegoi se për Shqipërinë pjesa më e madhe e raportimeve vijnë për zonat publike të Tiranës dhe të Durrësit. Sipas tij raportimet dhe ndërhyrjet janë të shumta.

“Meqenëse Shqipëria ka shumë më tepër anëtarë sesa të themi një vend vetëm me disa anëtarë, ne mund t’i drejtojmë këto zona tek anëtarët që janë në të njëjtin qytet, pasi ka një larmi më të gjerë në vendndodhjet e anëtarëve”, rrëfeu Gjonaj.

“Për vendet e tjera që kanë vetëm pak anëtarë, kontaktohet çdo anëtar që jeton në atë shtet, por duke qenë se Shqipëria ka më shumë anëtarë dhe është një shtet më i vogël, mund të jemi më specifik”, shtoi ai.

17 vjeçari nuk ndalet kur është fjala për teknologjinë, ai është kapiteni i ekipit kombëtar të robotikës në vend, në të cilin sipas tij çdo vit Shqipëria merr pjesë në një konkurs global të quajtur “FIRST Global Challenge”, ku marrin pjesë mbi 180 shtete.

“Përveç ndërtimit të një roboti për të konkurruar, roli im si kapiten kërkon gjithashtu që unë të mbikëqyr anëtarët, mediat sociale dhe të komunikoj me organizata të tjera”, tha ai.

Në konkursin e vitit 2022 në Gjenevë (Zvicër) 17 vjeçari tha se e përdori këtë mundësi për të promovuar “Clean Global” dhe për të ftuar anëtarë të interesuar nga vende të ndryshme.

“Kjo ishte e suksesshme dhe falë saj organizata tani ka anëtarë që përfaqësojnë mbi 120 shtete”, tha ai.

17 vjeçari është pranuar në Universitetin e Harvardit, në programin “Pre-College”, një mundësi për studentët e gjimnazit që të kalojnë dy javë duke mësuar lëndë të reja.

“Megjithëse është e vështirë të pranohesh, përfundova duke shkuar atje dhe studiova për ‘Matematikë dhe Drejtësi Sociale’. Në atë klasë mësova për çështje të rëndësishme sociale dhe se si mund ta përdorim matematikën për t’i zgjidhur ato, diçka që më frymëzoi për të marrë iniciativën e platformës”, rrëfeu i riu.

17 vjeçari është shumë i kënaqur me arritjet dhe synon t’i shtojë ato në të ardhmen. Kohët e fundit ai ka ftuar anëtarë të rinj përmes komuniteteve të internetit të dedikuara për mjedisin.

Gjonaj tha se është në kërkim të programuesve të rinj që të bashkohen me ekipin e tij për tu zhvilluar më tej.

“Besoj se ky do të ishte një hap i mirë për ta bërë ‘Clean Global’ një platformë më efikase. Shpresoj që duke vazhduar zhvillimin e kësaj nisme më shumë komunitete do të shpëtohen nga çështja e ndotjes”, përfundoi i riu.

The post Platforma e 17 vjeçarit shqiptar për ndotjen mjedisore bashkon 2000 anëtarë nga e gjithë bota first appeared on Amfora.

Objektet arkeologjike dergjen rrugëve, autoritetet larg mbledhjes së tyre
Pjesa e një kolone prej mermeri të bardhë me damarë në ngjyrë gri, ruhet ende në gjysmën e gjatësisë së saj, së bashku me elementin metalik që siguronte lidhjen me bazën apo kapitelin dhe është lënë përbri rrugës “Miqësia”, pranë zonës së Spitallës në Durrës.

“Ky element arkitektonik me shumë gjasë vjen nga antikiteti dhe ishte i hedhur në skarpatën e një rruge, e cila ishte në fazë rikonstruksioni”, komentoi arkitekti Mikel Nushi, që i raportoi rastet në Median Amfora.

Jo larg nga aty, në Rrugën “Shkodra” ai konstatoi një tjetër objekt arkeologjik në formë sferike. Një gjyle prej guri, që shërbente si pjesë e mjeteve të luftimit mendohet se i përket periudhës së mesjetës. Në të dyja rastet ato ishin shumë pranë rrugës, midis saj dhe ambienteve private të parrethuara.

Media Amfora mësoi në terren nga persona që kishin dijeni dhe folën në kushtet e anonimatit, se kolona prej mermeri kishte dale në dritë gjatë kohës që në këtë zonë punohej për shtrimin e një rruge dytësore, ndërsa gjylja ishte zbuluar gjatë punës për ndërtimin e një banese, në shtresat e dherave të Ish-Kënetës.

Një dëshmi kjo e krimeve arkeologjike të ndodhura në qytetin e Durrësit, ku kompanitë e ndërtimit pasi shkatërronin gjetjet arkeologjike për të mos vonuar procesin e ngritjes së godinave, i dërgonin dherat në periferi së bashku me objektet e shkatërruara me eskavator.

Kolonë prej mermeri, e dyshuar si objekt arkeologjik i periudhës së antikitetit, përbri Rrugës “Miqësia”, Durrës. Foto: Geri Emiri/Media Amfora

Për arkitektin Mikel Nushi kur objektet arkeologjike përfundojnë në rrugë tregojnë raportin e keq që ka administrata përgjegjëse dhe qytetarët me trashëgiminë kulturore.

“Fakti që ky objekt antik gjendej pranë një rruge me fluks të konsiderueshëm lëvizje dhe që askush nuk është interesuar për të, dëshmon për raportin e keq që kanë banorët, por edhe administrata përgjegjëse me trashëgiminë”, shtoi Nushi.

Media Amfora ju drejtua zyrtarisht Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë (DRTK), e cila në përgjigjen e parë nuk kishte arritur t’i identifikonte gjetjet në terren, deri në dërgimin e koordinatave gjeografike nga Amfora.

“Në lidhje me gjetjet rastësore në Spitallë, ju bëjmë me dije se nga ana e specialistit të DRTK Tiranë është bërë akt-konstatimi dhe nga informacioni i mbledhur në terren rezulton se të dy objektet nuk janë ‘in situ'[në vendin origjinal], por të vendosura në mënyrë artificiale nga vetë banorët”, u shpreh DRTK Tiranë.

“Sipas ligjit nr. 27/2018 Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë, informacioni do të përcillet në IKTK”, shpjegoi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë.

Gjyle prej guri, e dyshuar si objekt arkeologjik i periudhës së mesjetës, përbri Rrugës “Shkodra”, Durrës. Foto: Geri Emiri/Media Amfora

Ajo shtoi se vendndodhja e objekteve arkeologjike është përtej zonifikimit arkeologjik të qytetit të Durrësit dhe se gjetje të tilla nuk ishin hasur kohët e fundit nga ana e saj.

Për arkitektin Mikel Nushi objektet arkeologjike kanë rëndësinë e tyre dhe nuk meritojnë të flaken në rrugë “në mënyrë të shëmtuar” sipas tij.

“Ato duhej të ishin nën kujdesin e specialistëve pranë ambienteve të posaçme të ruajtjes dhe studimit. Çdo objekt, sado i pavlefshëm në dukje, për studiuesit mund të jetë një dritare e çmueshme për të shikuar në të shkuarën dhe për të na e treguar”, rrëfeu Nushi.

DRTK Tiranë nuk komentoi procedurat e ndjekura për gjetjet rastësore nga ata që ajo i identifikoi si “banorë që i kanë vendosur aty”.

Sipas Ligjit për “Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” nëse një person gjen një objekt të dyshuar si arkeologjik duhet që brenda 3 ditëve të njoftojë insitucionet e vetëqeverisjes vendore dhe drejtoritë e trashëgimisë kulturore.

Për Nushin ka ardhur koha që edhe qytetarët të përmisojnë raportet me historinë, e cila do të frenonte përdhosjen e trashëgimisë dhe të rriste nivelin e tyre kulturor.

“Mendoj se njerëzit e zakonshëm duhet të përmirësojnë raportet me historinë e vendit tonë, ta perceptojnë madje si ‘kuriozitete zbavitëse’. Kjo do të frenonte përdhosjen konstante të trashëgimisë dhe nga ana tjetër do të rriste nivelin e përgjithshëm kulturor”, përfundoi Nushi.

The post Objektet arkeologjike dergjen rrugëve, autoritetet larg mbledhjes së tyre first appeared on Amfora.

Tekstet shkollore dhe pasaktësitë
Trajtimi i periudhave të caktuara historike, i fakteve apo figurave të rëndësishme politike përbëjnë kryeqendrën e diskutimit për tekstet shkollore në vendin tonë. Diskutimi midis mësuesve, prindërve dhe nxënësve që janë bërë pjesë shqetësimit më të gjerë për cilësinë dhe përmbajtjen e teksteve të historisë është zgjeruar edhe për lëndët e tjera të arsimit parauniversitar.

Pushtimi osman, fashist apo nazist, trajtohet në tekstet shkollore të ciklit 9 vjeçar dhe në gjimnaz, duke ofruar një version të tyre. Ndërkohë periudha e komunizmit si dhe trajtimi i figurës së Enver Hoxhës në tekstet e historisë vazhdon gjithashtu të jetë një temë e nxehtë debati mes historianëve dhe politikanëve.

Për të mësuar më shumë për shqetësimet rreth teksteve të arsimit parauniversitar, ndiqni diskutimin me mësuesen e historisë në ciklin 9-vjeçar, Vitore Marku dhe nxënësen e Gjimnazit Gjergj Kastrioti në Durrës, Alesia Shuli.

Për më shumë rreth këtij fenomeni lexoni edhe artikullin “Pasaktësi dhe standarde të dyfishta: Tekstet shkollore të historisë ngjallin shqetësime”.

The post Tekstet shkollore dhe pasaktësitë first appeared on Amfora.

Pasaktësi dhe standarde të dyfishta: Tekstet shkollore të historisë ngjallin shqetësime
Suela Koçibellinj, nënë e dy fëmijëve që mësojnë në ciklin e arsimit 9-vjeçar në Tiranë, ndjek me rigorozitet çdo ditë përgatitjen mësimore të fëmijëve. Ajo thotë se lexon me kujdes çdo rresht të shkruar në librat e fëmijëve dhe është shqetësuar shpesh kur ka hasur gabime.

“Kam hasur gabime në librin e gjuhës shqipe dhe në librin e historisë”, tha ajo.

Suela nuk është e vetme në këtë përvojë me tekstet mësimore të fëmijëve.

Rreth 30 nxënës, mësues dhe prindër të kontaktuar nga Media Amfora përmes një pyetësori “online” ndanë të njëjtin shqetësim, duke konfirmuar se kishin hasur gabime jo vetëm në librat e historisë por edhe në lëndë të tjera, shqetësim që konfirmohet edhe nga ekspertët e arsimit në vend.

Sipas Ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, tekstet për përdorim nga nxënësit në shkollat e vendit mund të jenë deri në 3 versione për çdo lëndë, sipas (vitit) klasës përkatëse.

Për ekspertët, ky është një model evropian dhe përgjithësisht tekstet e lëndëve shkencore janë huazuar nga Britania e Madhe, por kritikat kryesore lidhen me përshtatjen sipas klasave, qartësinë e përmbajtjes dhe kapacitetin e të nxënit nga fëmijët, në raport me moshën e tyre.

“Problemi është tek hartimi i programit, shkalla e vështirësisë, përputhja me dijet që duhet të marrë një nxënës i një grupmoshe të caktuar”, tha pedagogu dhe eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Figurat politike në tekstet e historisë

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Shqipëri ka 1141 shkolla 9-vjeçare dhe 451 shkolla të mesme, pa përfshirë shkollat profesionale në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Këtë vit arsimor në sistemin parauniversitar po mësojnë 416.057 nxënës, nga të cilët 366.004 që ndjekin arsimin publik dhe 50.053 që ndjekin arsimin privat. Tekstet që ata lexojnë janë të ndryshme, në varësi të zgjedhjeve që kanë bërë mësuesit.

Përmes platformës së Raportimit të Qytetarëve të Angazhuar, Media Amfora mblodhi dëshmi dhe fotografi të teksteve të historisë, që dëshmonin për vite të pasakta dhe përdorimin e termave të papërshtatshëm.

Gjithashtu, rreth 70% e mësuesve që morën pjesë thanë se kishin hasur të paktën një herë një version të historisë të ndryshëm nga shpjegimi i tyre.

Kostandin Luçi është mësues në ciklin e arsimit 9-vjeçar në Elbasan dhe solli me foto një tekst të lëndës së historisë, që rezultoi se paraqiste gabim vitin e udhëtimit të Bartolomeo Diazit rreth “Kepit të Shpresës së Mirë” (në Afrikën e Jugut), që i hapi rrugën më vonë zbulimit të Indisë nga Vasko de Gama.

“…tek foto e nisur, data e zbulimit është në vitin 1488 dhe jo 1485. Një shembull, pasi shembujt janë të shumtë,” tha Luçi.

Fragmenti nga teksti për vitin e udhëtimit të Bartolomeo Diazit, sjellë nga mësuesi Kostandin Luçi. Ilustrimi: Media Amfora

Alesia Shuli, maturante nga qyteti i Durrësit thotë se në disa raste në botime të ndryshme për të njëjtën ngjarje ka hasur informacione kontradiktore.

“Ka pasur raste që në librat e historisë të ketë gabime dhe jemi këshilluar me prindërit dhe mësuesit për t’i rregulluar,” tha ajo për Amforën.

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, tha se në tekstet e historisë mungojnë shumë tema që duheshin për të përmirësuar informacionet e nxënësve rreth atdheut.

“Lënda e historisë duhet të pajisë nxënësit me ndjenjën e krenarisë kombëtare, të formimit të identitetit kombëtar e me radhë, por mungojnë shumë tema që duhet të ishin”, tha Mehmeti.

Mësuesit e përgjigjur përmes pyetësorëve dhe intervistave dëshmuan se megjithëse përpiqen që të zgjedhin tekstet më të mira, ende ka probleme për qasjen e informacioneve që ato kanë në raport me faktet historike.

“Qëndrimi që mbajnë autorët është i ndryshëm nga ai zyrtari, i Akademisë së Shkencave”, rrëfeu Enriketa Zeqo, mësuese historie prej shumë vitesh në qytetin e Beratit.

“Pra ka dy standarde në lidhje me figurat politike, historike si edhe ngjarjet shumë të rëndësishme të historisë. Ndryshe është historia zyrtare, ndryshe ajo në tekst”, shtoi Zeqo.

Ministria e Arsimit dhe Sportit në përgjigjen zyrtare për Amforën tregoi se tekstet shkollore në përgjithësi, përfshirë ato të historisë, janë hartuar dhe vlerësuar mbi bazën e “Standardeve për Tekstet Shkollore”, që janë miratuar nga ajo në vitin 2015.

Standardet sipas saj mbështeten në përcaktimet dhe në orientimet e paketës së re kurrikulare të arsimit parauniversitar dhe përpara se të miratohen tekstet shkollore vlerësohen nga “Komisioni i Vlerësimit të Teksteve Shkollore”.

“Tre alternativat fituese janë ato që marrin më shumë pikë në përfundim të procedurave të vlerësimit nga vlerësuesit. Tekstet shkollore kalojnë një vit prove në shkolla”, shpjegoi ministria.

“Pasi merren vërejtjet nga mësuesit, u jepen botuesve, të cilët janë të detyruar të reflektojnë çdo vërejtje e sugjerim dhe i paraqesin tekstet shkollore të përmirësuara”, shtoi përgjigja e ministrisë.

Por mësuesit dëshmuan se edhe pse kanë gjithë vitin në dispozicion që në bibliotekën e shkollës të shfletojnë tekstet nga çdo shtëpi botuese, për të kuptuar diferencat midis tyre, se cili mund të jetë më i kuptueshëm për nxënësit, ky proces kryesisht nuk realizohet në mënyrë profesionale.

“Mësuesit e përzgjedhin tekstin brenda ditës, disa edhe për faktin se janë ambientuar me tekstin e ‘x’ shtëpie botuese, janë në vazhdimësi, e shumë arsye të tjera, përfshirë këtu në disa raste edhe ndërhyrjet. Nuk dominojnë, por raste ka,” shpjegoi mësuesja nga Berati, Enriketa Zeqo.

Mësuesit, prindërit dhe nxënësit pohuan se disa periudha të historisë kanë nevojë për trajtim më të plotë. Shumica e të pyeturve për kategorinë nxënës përzgjodhën “periudhën e komunizmit” me 37.5%, shumica e të pyeturve për kategorinë mësues u përgjigjën për “periudhën e pas vitit 1990”, me 38.5%.

“Ka një vakum të thellë të njohjes së të rinjve me periudhën e diktaturës,” komentoi eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Të njëjtën qasje me mësuesit për periudhën që do trajtuar më plotësisht kishin edhe prindërit, që kryesisht përzgjodhën “periudhën e pas vitit 1990”, me 55.6%.

Po ashtu në përgjigjet për Amforën të gjithë evidentuan nevojën për trajtimin më të plotë të figurave që lidhen me periudhën e Rilindjes Kombëtare, të mbretërisë, komunizmit, të pas vitit 1990 dhe për vetë figurën e Skënderbeut.

“Në program për vitet 1920-1924, mes të tjerash shpjegon arsyet që shkaktuan acarimin e jetës politike në Shqipëri, të cilat kulmuan me Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, gjykon mbi arsyet e dështimit të Lëvizjes së Qershorit të vitit 1924”, evidentoi Mehmeti.

“Përmbysja e një qeverie me armë quhet grusht shteti. Çfarë kuptmi ka Lëvizja e Qershorit, për më tepër që qeveria e Nolit nuk u njoh prej asnjë shteti, përvreç Rusisë sovjetike, qeverinë e së cilës nuk e njihte asnjë vend evropian, si një qeveri të ardhur me dhunë dhe me forcën e armëve”, shtoi ai për shpjegimet e paplota në tekstet e historisë.

Megjithatë Ministria e Arsimit në përgjigjen e saj u shpreh se nuk kishte pasur ankesa për tekste të caktuara të lëndës së historisë.

Trajtimi i periudhave historike, si ajo e pushtimit osman ka qenë një temë e nxehtë në debatin publik në vend dhe bashkëpunimi me autoritetet turke për përmbajtjen e teksteve shkollore ka ngjallur shqetësime.

Më herët Këshilli i Ministrave të Shqipërisë dhe qeveria turke nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e arsimit, që përfshin ndër të tjera shkëmbimin e përvojave midis dy vendeve për përmirësimin e materialeve arsimore, një kërkesë e hershme kjo e qeverisë së Turqisë, sidomos për trajtimin e pushtimit osman në tekstet shkollore.

Ministria e Arsimit sqaroi se kjo marrëveshje parashikon rritjen e  bashkëpunimit  midis institucioneve të të dyja vendeve në fushën e arsimit, mbi bazën e barazisë dhe respektit reciprok, por pa dhënë detaje konkrete për mënyrën se si po realizohet ajo.

“Marrëveshja është ratifikuar nga pala turke më datë 6 maj 2022. Nga kjo datë kjo marrëveshje po zbatohet nga dy vendet sipas detyrave të përcaktuara në të”, shpjegoi shkurtimisht Ministria e Arsimit.

Nga historia tek shkenca, tekstet shkollore ngjallin pakënaqësi

Suela Koçibellinj rrëfeu se si kontrollon me kujdes edhe përmbajtjen e lëndëve shkencore të fëmijëve të saj në ciklin 9-vjeçar, pasi më herët ka hasur gabime në tekstin e matematikës.

“Ato mikesha që kam unë, fëmijët deri në moshën 14 vjeçare e di që mundohen që t’i kontrollojnë librat, sigurisht që janë edhe persona të mirëshkolluar vetë”, rrëfeu Suela për sfidën me të cilën po përballen prindërit shqiptarë.

66.7% e prindërve të pyetur konfirmuan për Amforën se kanë pasur raste kur kur një periudhë historike apo figura të caktuara në tekstet shkollore të fëmijëve janë bërë objekt diskutimi në familje.

Ndërsa vetë nxënësit pohuan se problemet hasen në tekstet e të dyja cikleve, 9-veçar dhe të mesëm.

“Ajo që përbën problem është në tekstet e matematikës, që është përkthyer keq dhe nxënësit nuk arrijnë t’i kuptojnë për t’i zgjidhur”, rrëfeu maturantja nga Durrësi, Alesia Shuli.

“Në gjuhë-letërsi ka gabime të tilla si gërma apo dy fjalë të ngjitura bashkë, lidhëzat dhe përdorimi i fjalëve të huaja që mund të përshtateshin edhe me gjuhën shqipe”, shtoi gjimnazistja.

Alesia Shuli, duke folur për Amforën

“Ajo që më kujtohet është shembulli që në librin e klasës së katërt të letërsisë është një pjesë ku përmendet fakti që i thonë fjalitë që mos qaj se nuk qajnë djemtë”, kujtoi Suela Koçibellinj.

“…për time bijë kjo ishte paksa problem, pyeste përse nuk duhet të qajnë djemtë mami sepse janë njerëz. Pra, janë disa lloj klishesh që përmenden në libra…”, shtoi Suela për përjetimin e vajzës së saj.

Përveç pasaktësive në lëndët shkencore apo stereotipeve që paraqiten në lëndë të tjera, njohësit e arsimit vlerësojnë se konceptet që paraqiten duhet të jenë në raport të drejtë me moshën e fëmijëve që i lexojnë dhe mësojnë ato.

“Gjejmë raste që nxënësi në moshë shumë të hershme duhet të mësojë për dializën, ç’ka ai nuk e percepton dot”, përfundoi komentin e tij eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti.

Ministria e Arsimit u përgjigj se në nëntor të vitit 2021 bazuar mbi disa shkresa dhe urdhëra ka realizuar procesin e rishikimit të teksteve shkollore në arsimin parauniversitar, me qëllim pajisjen e nxënësve me tekste shkollore më cilësore.

“Pjesë e këtij procesi kanë qenë dhe të gjitha tekstet e historisë për klasat 4-12, gjithsej 27 tekste shkollore”, shtoi Ministria e Arsimit dhe Sportit.

The post Pasaktësi dhe standarde të dyfishta: Tekstet shkollore të historisë ngjallin shqetësime first appeared on Amfora.