amfiteatri i Durrësit - Amfora

Nga rindërtimi te TID Durrës, vendimi i qeverisë mund të ndryshojë zbatimin e projektit të kundërshtuar nga banorët
Këshilli i Ministrave shfuqizoi më 30 korrik vendimin e vitit 2020 që shpallte një pjesë të Durrësit “zonë të re për zhvillim” dhe caktonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese, duke krijuar një situatë të re për disa prej banesave që më vonë u përfshinë edhe në projektin TID Durrës.

“Shfuqizimin e vendimit nr. 442, datë 3.6.2020, të Këshillit të Ministrave, ‘Për shpalljen e zonës së re për zhvillim, në Njësinë Administrative Durrës, Bashkia Durrës, dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese’”, përcakton VKM nr. 621, e 30 korrikut 2026.

Dokumentet tregojnë se akti i shfuqizuar nuk ishte vendimi që miratonte TID Durrës. Ai lidhej me procesin e rindërtimit, ndërsa në vitin 2021 Këshilli Bashkiak Durrës miratoi Planin e Detyruar Vendor (PDYV) për Zonën 5, shprehimisht “në funksion të procesit të rindërtimit”. Ndërhyrjet e parashikuara në këtë zonë kishin shkaktuar debat mes banorëve.

TID është një plan ndërhyrjeje urbane që përfshin zonën historike pranë Amfiteatrit të Durrësit dhe synon transformimin e saj përmes rindërtimit dhe zhvillimit urban. Prej muajsh projekti kundërshtohet nga një grup banorësh, të cilët kanë ngritur pretendime për pasaktësi, mungesë transparence dhe prishje të panevojshme të banesave. Në maj ata i kërkuan Bashkisë Durrës rishikimin e projektit, ndalimin e proceseve që lidhen me prishjen e banesave dhe bizneseve, si dhe informacion mbi fazën e zbatimit të TID-it.

Entela Spahivogli, arkitekte-urbaniste dhe përfaqësuese e banorëve të prekur nga TID-i, e interpretoi vendimin e fundit si një zhvillim të rëndësishëm, por bëri dallimin mes tij dhe anulimit të projektit.

“Ky akt nuk e shfuqizon drejtpërdrejt projektin TID Durrës. Megjithatë, ai prek territorin dhe disa objekte (mbi 20) që ndodhen brenda këtij territori, për prishje sipas projektit TID Durrës”, shkroi Spahivogli.

Sipas saj, këto objekte nuk mund të trajtohen më sipas skenarit fillestar mbi të cilin është ndërtuar projekti. Spahivogli argumentoi se situata krijon një bazë të re për pezullimin dhe rishikimin e TID-it, ndërsa vetë VKM-ja e 30 korrikut nuk parashikon pezullimin apo shfuqizimin e projektit.

Urbanisti dhe planifikuesi urban Artan Kacani e cilësoi zhvillimin si fitore të banorëve.

“Zona 5 e Rindërtimit në lagjen Kala është shfuqizuar nga AKPT. Kjo është një fitore e banorëve që prej muajsh po luftojnë për shtëpitë, pronën dhe të drejtën për të mos u dëbuar nga lagjja e tyre”, shkroi Kacani, duke kërkuar publikimin e arsyeve të shfuqizimit dhe verifikimin e bazës mbi të cilën ishin planifikuar më parë shembjet.

Një interpretim më të drejtpërdrejtë në raport me TID-in bëri anëtari i Këshillit Bashkiak Durrës, Ardian Muka.

“Me shfuqizimin e VKM në lidhje me projektin TID në zonën e parkut arkeologjik në Durrës, qeveria shqiptare u tërhoq nga një projekt abuziv dhe pa transparencë”, shkroi Muka.

Por tërheqja e qeverisë nga TID-i nuk përcaktohet në vendimin e 30 korrikut. Një interpretim i ngjashëm u përcoll nga media të ndryshme, ku shfuqizimi i VKM-së u lidh drejtpërdrejt me tërheqjen nga projekti. Dokumentet tregojnë se vendimi i shfuqizuar lidhej me Zonën e Re për Zhvillim dhe procesin e rindërtimit, ndërsa VKM-ja e re nuk përmban një dispozitë që anulon TID Durrës.

Për banorët që prej muajsh kundërshtojnë projektin dhe prishjen e banesave, vendimi është pritur si një zhvillim pozitiv. Kundërshtimi i tyre nuk është fokusuar vetëm te shpronësimet, por edhe te vetë prishjet dhe mënyra e zbatimit të projektit në zonën historike.

Banorët gjatë një prej protestave kundër projektit TID në Durrës. Foto: Media Amfora

Bashkia Durrës, ndërkohë, nuk ka dhënë një sqarim publik për ndikimin që vendimi i fundit mund të ketë mbi projektin TID dhe ka vijuar komunikimin institucional me promovimin e aktiviteteve lokale. Edhe në muajin maj, kur banorët protestuan dhe depozituan një kërkesë zyrtare për informacion mbi projektin, Bashkia nuk pati reagim publik për protestën dhe takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e tyre.

Vetë VKM-ja e 30 korrikut e rendit Bashkinë Durrës mes institucioneve të ngarkuara me zbatimin e vendimit.

Dokumentet krijojnë kështu një kronologji të qartë, në vitin 2020 u shpall Zona e Re për Zhvillim; në vitin 2021 Bashkia miratoi PDYV-në e Zonës 5 në funksion të rindërtimit, ndërsa më 30 korrik 2026 qeveria shfuqizoi aktin fillestar që kishte shpallur këtë zonë.

Për TID Durrës, megjithatë, nuk ka një akt anulimi. Ndryshimi prek, sipas Spahivoglit, mbi 20 objekte dhe hap diskutimin mbi mënyrën se si institucionet do të procedojnë me pjesën e projektit që mbivendoset me këtë territor.

“TID Durrës duhet të pezullohet dhe të rishikohet mbi realitetin e ri juridik dhe urbanistik”, përfundoi Spahivogli.

Vendimi i 30 korrikut nuk përcakton se çfarë do të ndodhë më tej me TID Durrës, por shfuqizimi i aktit që qëndronte në fillesat e Zonës 5 krijon një situatë të re për objektet ku ndërhyrjet mbivendosen. Në mungesë të një sqarimi nga Bashkia Durrës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, mbetet e paqartë se si ky ndryshim do të reflektohet në vijimin e projektit dhe në fatin e banesave të prekura, për të cilat banorët vazhdojnë betejat ligjore dhe protestat pa u ndalur.

The post Nga rindërtimi te TID Durrës, vendimi i qeverisë mund të ndryshojë zbatimin e projektit të kundërshtuar nga banorët first appeared on Amfora.

Amfiteatri i Durrësit, informacionet e reja dhe rindërtimi 3D hedhin dritë mbi strukturën antike
Ditën e djeshme pranë ambienteve të Institutit të Arkeologjisë në Tiranë u paraqitën për herë të parë rezultatet e një kërkimi shumëvjeçar mbi Amfiteatrin e Durrësit. Studimi është realizuar nën drejtimin e Prof. Dr. Eduard Shehit, Prof. Dr. Henner von Hesberg dhe me ekspertizën e Dr. Domenik Lengyel dhe të Prof. Dr. Catherine Toulouse. Kërkimet synonin rikrijimin e aspekteve volumetrike, njohjen e funksioneve të amfiteatrit, strukturën e tij dhe të ambientit rrethues.

Por çfarë përfaqëson Amfitetari i Dyrrachiumit? Kur dhe si u ndërtua ai? Kush e financoi dhe për çfarë shërbente ekzaktësisht? Këtyre pyetjeve shkencat e historisë, arkeologjisë, gjeologjisë dhe inxhinerisë po i përgjigjen gjithmonë e më shumë përmes teknikave moderne, siç është rindërtimi i aspekteve volumetrike dhe të të gjithë strutkurës përmes formatit virtual “3D”.

Amfiteatri

Ende sot nuk e njohim datën e saktë të fillimit dhe të përfundimit të punimeve për ndërtimin e monumentit, por ajo që dimë nga mbishkrimet është se ai u ndёrtua në kohën e perandorit Adrian, mes viteve 117-138 të Erës Sonë, nga një patric lokal.

Gjithashtu nuk përjashtohet aspak mundësia që një ndërtim i tillë të ketë nisur gjatë fundit të sundimit të perandorit Trajan, rreth viteve 110-117, dhe më pas të ketë përfunduar në kohën e sundimit të perandorit Adrian.

Vepra të tilla madhore nuk mund të realizoheshin as brenda disa viteve dhe as brenda një dekade. Aq më tepër që financimi për ndërtimin e strukturës ishte 100% lokal, pra nga vetë qyteti i Dyrrachiumit.

Sipas një teorie shumë interesante, romakët shpesh herë nuk i ndërtonin amfiteatrot nga hiçi por përshtasnin si të tilla teatrot të stilit grek, që tashmë gjendeshin në zonë. Sot nuk kemi prova për të pohuar se një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Dyrrachium, por kjo gjithsesi është e mundur.

Kur u zbulua fillimisht nga arkeologët në shekull e kaluar, u mendua se struktura ishte “mbi 150 metra e gjatë“, por studimet e thelluara të realizuara së fundmi e ridimensionuan hapësirën në 119 metra gjatësi, 97 metra gjerësi dhe rreth 20 metra lartësi. Gjithashtu dikur mendohej se ai mund të mbante 15.000-20.000 spektatorё, por sot është e qartë se edhe kjo shifër duhet ridimensionuar në zbritje.

Nga këndvështrimi i kohës ai ndodhej jashtë, në periferi të qytetit, qendra e të cilit gjendej disa qindra metra më në verilindje. Në fakt hipotezat më të mundshme japin murin fortifikues të antikitetit klasik në veri të amfiteatrit, në zbritje nga kodra me lartësi 58 metra dhe që lidhej me qytetin përmes galerisë (koridorit) veriore.

Ai kishte pamjen e njё ndërtimi gjigant, i denjё pёr madhёshtinё e qytetit romak të kohës. Një veçanti tjetër ishte fakti se si rallë herë për kohën, amfiteatri i Dyrrachiumit ishte i mbёshtetur nё kodrën jugperëndimorë të qytetit. Shumё gurё të përdorur në ndërtimin e tij ishin marrё nga gadishulli i Karaburunit.

Momente nga prezantimi i gjetjeve në Institutin e Arkeologjisë. Foto: Media Amfora

Amfiteatri dukej lehtësisht nga deti dhe madje ishte pamja e parë që vizitorët kishin kur futeshin në Dyrrachium. Ai sundonte të gjithë peizazhin rreth e rrotull, duke dhënë idenë e rëndësisë që kishte qyteti për kohën. Qark tij ndodheshin vepra arti si skulptura, shatërvane apo relieve të cilat tregonin histori të ndryshme për vizitorët që nuk e njihnin Dyrrachiumin. Ai ishte me shumë mundësi i mbuluar me tenda, për të mbrojtur spektatorët nga elementet atmosferikë, si vapa, dielli, shiu dhe era.

Funksioni

Ndryshe nga imagjinata kolektive moderne, amfiteatrot e kohës romake nuk ishin hapësira vetëm për ndeshjen e gladiatorëve. Ato kishin një seri funksionesh të tjera publike që kishin rëndësi të jashtëzakonshme në jetën qytetare, shumë më të madhe së ndeshja e gladiatorëve.

Së pari ato ishin vendgrumbullime për ushtrimin e demokracisë. Kishte për shembull raste kur kërkohej mendimi i qytetarëve në lidhje me vendimet e rëndësishme apo raste të tjera kur atyre duhej t’i komunikohej një vendim i rëndësishëm i parisë së qytetit. Në këto raste, por dhe në të tjera grumbullimi i popullit bëhej në amfiteatër.

Së dyti kjo strukturë shërbente edhe si një vend për festivalet e ndryshme të kalendarit romak, si për shembull “saturnalet” apo “lupercalia”. Dihet se romakët gjatë vitit zhvillonin minimumi 44 festivale, të cilave i shtoheshin edhe dhjetra të tjera lokale, pa llogaritur celebrimet perandorake. Pra në këto kushte, pothuajse çdo javë e vitit diellor ishte e mbushur me aktivitete në Amfiteatër. Në disa nga këto festivale rituali kërkonte edhe ndeshjen e përgjakshme të gladiatorëve.

Së treti në amfiteatër zhvilloheshin ndëshkime publike si në rastin e martirizimit të të krishterëve apo të atyre të cilët konsideroheshin rebel, kriminel apo të jashtëligjshëm.

Së katërti struktura shërbente edhe si vend për celebrimet e fitoreve ushtarake apo për celebrime të tjera.

Ceremonitë, festivalet dhe lojërat vazhdonin shpesh për ditë apo edhe për javë të tëra dhe zakonisht përfundonin me dhunë të shfrenuar midis fraksioneve të ndryshme, ashtu siç rëndomtë ndodh në kohët moderne me tifozeritë kundërshtare. Ndoshta edhe për këtë arsye ai ishte ndërtuar në periferi, pra për të izoluar rrëmujat dhe zënkat që ndodhnin.

Amfiteari kishte edhe një funksion gjysmë të fshehur, i cili kishte të bënte me shtresëzmin social. Në fakt unazat e tij funksiononin si tregues i përkatësisë në shoqërinë e kohës. Sa më i lartë ishte rangu, aq më afër arenës ndodhej ulësja. Renditja e spektatorëve bëhej sipas kësaj radhe, në shkallët e poshtme uleshin patricët dhe zyrtarët më të rëndësishëm të qytetit. Më lart tregtarët, zejtarët dhe më pas qytetarët romak. Në shkallët më të larta, pra më larg arenës, uleshin gratë, fëmijët dhe në fund skllevërit.

Braktisja

Amfiteatri mes viteve 138-345, pra për më shumë se 200 vite ishte struktura më e rëndësishme e Dyrrachiumit. Sidoqoftë tre faktor madhor ndikuan fillimisht në rënien e prestigjit dhe më pas në braktisjen e tij përfundimtare.

Faktori i parë dhe më i rëndësishëm ishte ngritja e krishterimit, i cili pas vitit 313 po bëhej gjithmonë e më shumë përcaktues në jetën publike të perandorisë. Ceremonitë pagane, dhuna e shfrenuar dhe degradimi moral i popullatës nga festat ishin të papërputhshme me natyrën e fesë së re, e cila shihte tek dëlirësia morale, paqja dhe monoteizimi, çelësin jo vetëm për shpëtimin e shpirtit personal, por edhe të shoqërisë në tërsi. Kështu amfiteatri u kthye në një ‘instrument djallëzor’ i cili duhej konvertuar, braktisur ose idealisht shkatërruar.

Faktori i dytë ka qenë me siguri situata politike dhe ekonomike e perandorisë në përgjithësi dhe e Dyrrachiumit në veçanti, gjatë shekullit IV të Erës Sonë. Kriza ekonomike që kishte pushtuar Romën mes viteve 235-275, nisja e dyndjeve barbare dhe Lufta Civile mes viteve 306-324, e bënë të pamundur financimin jo vetëm për festivalet dhe ceremonitë, por edhe mirëmbajtjen dhe riparimin e vetë strukturës. Kështu amfitetari nisi të degradojë dalëngadalë.

Rindërtimi i Amfiteatrit të Durrësit përmes formatit virtual “3D”. Foto: “Screenshot” nga video

Goditja e fundit iu dha atij gjatё tёrmetit tё vitit 345. Me lëkundjet sizmike, që është përllogaritur të ketë qenë e magnitudës 6.6 ballë në shkallën Rihter, amfiteatri humbi jo vetëm stabilitetin strukturor, por edhe spektatorët. Në fakt ka shumë mundësi që Dyrrachiumi mes viteve 345-361 të ketë qenë i pabanuar ose shumë pak i banuar.

Gjatë shekujve të mëpasëm, paqëndrueshmëria politike dhe ushtarake e antikitetit të vonë dhe e mesjetës së hershme solli braktisjen e plotë të strukturës. Vangjel Toçi mendonte se dherat e hequra për hapjen e themeleve të murit të Anastasit janë zhvendosur në arenën dhe në galeritë e amfiteatrit, duke nisur kështu mbulimin e tij aty nga fillimi i shekullit VI. Gjatё viteve kaotike tё mesjetёs së hershme ajo u kthye fillimisht nё furrё pjekjeje tё gёlqeres dhe më pas në varrezё.

Brenda Amfiteatrit të krishterët ndërtuan edhe disa kishëza në nder të martirëve të parë të cilët u sakrifikuan në arenën e tij. Struktura pavarësisht funksioneve të cilat ndryshonin sipas nevojave të kohës, mbeti e zbuluar dhe e dukshme për syrin e çdo vizitori dhe qytetari.

Dëshmia më e vonë në këtë drejtim është ajo e Marin Barletit, aty nga fundi i shekulllit XV dhe fillimi i shekullit XVI, kur shkruan se, “Veç kёsaj, atje ndodhet njё arenё ose amfiteatёr, i ndёrtuar me zgjuarsi e me mjeshtёri tё admirueshme.”

Gjetja e disa monedhave osmane në gërmimet moderne na sugjeron se Amfiteatri duhet të jetë mbuluar përfundimisht në fillimin e shekullit XVI, përmes një procesi të tarracimit që kishin nisur osmanët, saktësisht në vitin 1532 (shih ditaret e M. Sanudo).

Kur në vitin 1670 udhëtari i famshëm Evlija Çelebiu erdhi në Durrës, ai nuk raportoi nga këtu asnjë gjurmë të amfiteatrit. Pra ka shumë mundësi që tashmë ai të ishte mbuluar plotësisht dhe të ishte i padukshëm për syrin e qytetarëve dhe të vizitorëve.

Amfiteatri sot

Gërmimet e para për rizbulimin e amfiteatrit kanë nisur nën drejtimin e babait të arkeologjisë durrsake, Vangjel Toçi, në maj të vitit 1966. Ato nisën fillimisht në shtëpinë e Familjes Simaku dhe vazhdojnë ende sot e kësaj dite.

Sot monumenti ka të dukshëm, mbi dhe nëntokë, vetëm 1/3 e tij. Pjesa tjetër është ende e pazbuluar ose ka humbur përgjithmonë. Grupe të ndryshme arkeologësh nga Italia dhe Gjermania kanë realizuar, në bashkëpunim me arkeologët durrsak si Lida Miraj dhe Afrim Hoti, disa gërmime shumë të rëndësishme gjatë 30 viteve të fundit.

Shehi, von Hesberg, Lengyel dhe Toulouse, përmes projektit “Amfiteatri i Durrësit” kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm në zbardhjen e historisë së tij, duke hequr në mënyrë të konsiderueshme shumë nga mjegulla që e rrethon atë.

Sidoqoftë mbetet ende shumë për t’u bërë nga autoritetet lokale dhe ato qendrore. Shkenca e vetme nuk është e mjaftueshme për të realizuar zbardhjen, ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e monumenteve të tilla me rëndësi rrënjësore.Amfitetari i Durrësit është me siguri struktura më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në Durrës. As veprat moderne si stadiumi “Niko Dovana” apo pallati i sportit “Ramazan Njala“, nuk i afrohen kompleksitetit të veprës romake. Ajo ishte fjala e fundit e teknologjisë së kohës, me kosto të cilat do të ishin krejt të pamundura edhe sot e kësaj dite për qytetin.

The post Amfiteatri i Durrësit, informacionet e reja dhe rindërtimi 3D hedhin dritë mbi strukturën antike first appeared on Amfora.

Bashkëbisedim për familjet e vjetra, këtë të martë në Amfiteatrin e Durrësit
Këtë të martë në orën 18:00 në kuadër të nismës “Qyteti që rrëfen”, që synon të mbledhi rrëfenjat e pinjollëve të familjeve që ndikuan në historinë e qytetit të Durrësit, do të organizohet një bashkëbisedim midis trashëgimtarëve të familjeve, ekspertëve të trashëgimisë kulturore dhe publikut të gjerë.

Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” që ka ndërmarrë nismën “Qyteti që rrëfen” organizon këtë të martë në Amfiteatrin e Durrësit një takim që nis në orën 18:00, për të diskutuar me familjet që ndikuan në historinë e qytetit të Durrësit.

Takimi do të nisi me rrëfimin e Redi Myshketës, përfaqësues i një prej familjeve me ndikim dhe kontribut prej dekadash në zhvillimin e qytetit, Familja Myshketa.

Duke vijuar më tej me Dorina Xheraj-Subashin, eksperte e trashëgimisë kulturore që do të shpjegojë për raportin e memories kolektive të familjeve të vjetra me të rinjtë.

Ndërsa Artan Kacani, planifikues territori dhe studiues i historisë urbane të Durrësit, do të shpjegojë për shpërndarjen e familjeve në territorin e qytetit.

Takimi i hapur për publikun do të organizohet në kuadër të “Javës së Demokracisë Vendore 2022“, për të ndarë informacione dhe qasje mbi procesin e dokumentimit të historive të familjeve të vjetra dhe ndikimit që ato kanë pasur në qytetin e Durrësit.

Në kuadër të nismës “Qyteti që Rrëfen”, një grup të rinjsh të apasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe historisë së Durrësit, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, do të dokumentojnë historitë përmes mbështetjes nga Lëviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Foto në krye: Posteri i aktivitetit.

The post Bashkëbisedim për familjet e vjetra, këtë të martë në Amfiteatrin e Durrësit first appeared on Amfora.

Kinemaja verore ndez Amfiteatrin e Durrësit
Në qytetin e
Durrësit çdo ditë të mërkure qytetarët mund të ndjekin kinemanë verore të
ngritur në arenën e amfiteatrit antik.

Pasardhësit e romakëve, Instituti Italian i Kulturës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës dhe bashkinë e qytetit, sjellin për herë të parë “Cine Club”.

Filma të
kinematografisë italiane, realizime të viteve të fundit dhe jo vetëm, shlodhin
publikun durrsak netëve të nxehta të verës.

Turistë duke vizituar amfiteatrin antik, përgjatë shfaqjes së një filmi. Foto: Geri Emiri

“Interesi nga e mërkura në të mërkurë ka ardhur në rritje. Ne synojmë që ta vazhdojmë edhe vitet e tjera, duke shfaqur edhe dokumentarë, në bashkëpunim edhe me partnerë të tjerë”, tha për Amfora.al, Alban Ramohitaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

Hyrja është e lirë për banorët e qytetit dhe pushuesit që kanë zgjedhur Durrësin. Shfaqja e filmave ka nisur më 10 korrik dhe do të vazhdojë deri më datë 4 shtator, ditën e mërkurë të çdo jave, në orën 20:30.

Qytetarë duke ndjekur një film të shfaqur në arenën e amfiteatrit. Foto: Geri Emiri

The post Kinemaja verore ndez Amfiteatrin e Durrësit first appeared on Amfora.

Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë
Arena e amfiteatrit të Durrësit mikpriti qytetarët e saj, ndryshe nga shekuj më parë, jo për t’u argëtuar me dyluftimet e gladiatorëve, por për të reflektuar dhe për të njohur rëndësinë e kësaj vepre madhështore dhe zbulimeve të ngjashme të nëntokës së Durrësit.

Arkeologu Fatos Tartari, që i kaluar dekadat e fundit duke zbuluar objekte arkeologjike në qytet dhe publikuar studime e punime shkencore, tregoi mbi vlerat e monumenteve dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre.

Qytetarë, të rinj e të reja, me kërshëri dëgjonin nga shkallaret e amfiteatrit, duke ndërhyrë për ta orientuar bisedën rreth çështjeve që i interesonin.

Arkeologu Tartari foli mbi interesin që shfaqën turistët e huaj për zbulimet e mëdha që nxorri në dritë nëntoka e Durrësit. Megjithëse përpara viteve’ 90-të kishim një Shqipëri me kufinj të mbyllur, vizitorët e huaj nuk ishin të pakët. Gjithashtu shpjegohen në një rrjedhë kronologjike zbuluesit e parë të mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”, si edhe të objekteve të tjera me vlera unikale.

Por interesi i ekspertëve të planifikimit të territorit dhe jo vetëm, e orientoi bashkëbisedimin edhe drejt vlerës së objekteve që dolën në dritë nga zbatimi i projektit “Veliera”, si edhe masave që duhen marrë për mbrojtjen e nëntokës së qytetit.

Qyteti i Durrësit përbëhej nga 3 unaza, 3 rrethime me mure të larta dhe të fortifikuar, të cilat arkeologu Tartari i shpjegon se ku shtriheshin.

Interesi i bashkëbiseduesve u përqendrua edhe tek punimet e mjeshtrave të mozaikëve të teknikës bardhë e zi dhe me ngjyra, mozaik të cilët sot gjenden të mbuluar në nëntokën e qytetit, me qëllim ruajtjen e tyre.

Madhështia e Amfiteatrit përbëhet nga shumë “copëza” objektesh të ndërtuara me mjeshtëri  dhe që shpjegohen me imtësi në një tur që u zhvillua në të gjitha ambientet e amfiteatrit.

Organizimi i këtij forumi diskutimi u bë në muajin prill, ku u shënua edhe Dita ndërkombëtare e monumenteve të kulturës dhe siteve arkeologjike, por edhe në një periudhë që me zbatimin e projekteve si “Veliera”, shfaqi një sfidë për ruajtjen e zbulimeve arkeologjike. Organizatore ishte organizata jofitimprurëse “Reflect and Act Organization” (RAO).

Me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Durrës, e cila vuri në dispozicion ambientet e amfiteatrit të qytetit, në kuadër të bashkëpunimit me të rinjtë dhe studentët.

Amfora.al ishte partner mediatik në këtë aktivitet, duke u kujdesur për komunikimin dhe duke e dokumentuar këtë ngjarje në formë audiovizive, si një bashkëbisedim i munguar prej dekadash në qytet, i cili rrit ndërgjegjësimin për vlerat e monumenteve dhe vjen si një përpjekje për ta parë realitetin në sy dhe treguar situatën që po kalon sot qyteti.

The post Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë first appeared on Amfora.

Durrësi nderon “babain” e arkeologjisë së tij. Bashkëpunëtorët kujtojnë punën e Vangjel Toçit
Dita Ndёrkombёtare e Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, që u shënua më 18 prill, këtë vit la gjurmë në një prej rrugëve të qytetit të Durrësit.

Këshilli Bashkiak pak muaj më parë vendosi që rrugën nga bulevardi “Epidamn”, drejt amfiteatrit romak, t’i vendos emrin e arkeologut te shquar të nëntokës së Durrësit, Vangjel Toçi.

Pikërisht në monumentin e zbuluar dekada më parë nga Toçi, në arenën e amfiteatrit, përfaqësuesit e institucioneve të kulturës dhe pushtetit vendor, kujtuan kontributin e çmuar të arkeologut dhe zbuluan pllakatën e rrugës me emrin e tij. Një ekspozitë e vendosur në amfiteatër shpalosi punën e kryer nga arkeologu Toçi ndër vite.

Por 18 prilli riktheu në memorien e shumë durrsakëve, arkeologëve dhe dashamirësve të kulturës, punën e palodhur të Toçit dhe ekipit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, që me fanatizëm nxorrën nga nëntoka thesare, si mozaiku i quajtur “Bukuroshja e Durrësit”, termat romake pas teatrit “Aleksandër Moisiu”, e shumë zbulime të tjera.

Arkeologu dhe bashkëpunëtori i tij, Fatos Tartari, rendit në intervistën e mësipërme audiovizive, tre arritje të mëdha të arkeologut Vangjel Toçi;

Zbulimi i amfiteatrit romak;

Vërtetimi i iliricitetit të Durrësit antik, përmes emrave të vendosur në gurët e varreve, si Teuta, Agron etj.

Krijimin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit, ku u depozituan dhe ekspozuan gjetjet arkeologjike me vlera të çmuara, nxjerrë në dritë në pjesë të ndryshme të qytetit.

The post Durrësi nderon “babain” e arkeologjisë së tij. Bashkëpunëtorët kujtojnë punën e Vangjel Toçit first appeared on Amfora.