Trashëgimia e Trafikuar - Amfora

Trafikimi i 10 pikturave, një i arrestuar në Portin e Durrësit dhe 2 në kërkim
Policia e Durrësit ndaloi në port një 37 vjeçar që kishte fshehur në një furgon mallrash 10 piktura që dyshohet po trafikoheshin me qëllim fitimin.

Kasem Qatos nga Elbasani gjatë kontrollit të imtësishëm ju gjetën në furgon 10 piktuat që sipas policisë mendohet se kapnin vlerën 25.000 euro, për të cilat ai nuk dispononte asnjë dokument apo certifikata nga autorët.

Përveç mungesës së dokumenteve që mund të vërtetonin origjinën e tyre apo pronësinë, burri nuk i kishte deklaruar në autoritetet doganore, duke u arrestuar menjëherë nga policia.

Gjithashtu u shpallën në kërkim një 25 vjeçar, me inicialet, Q. H., banues në Fier dhe një 53 vjeçar me inicialet G. N., banues në Durrës, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në trafikimin e pikturave.

Pikturat e gjetura të fshehura në furgon. Foto kortezie nga Policia e Shtetit

Policia i referoi materialet në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme për dyshimin e konsumimit të veprës penale, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Media Amfora ka raportuar për trafikimin e veprave të artit, një veprimtari ilegale që ka nxitur grabitjen e punimeve në pikturë të kolosëve të pikturës shqiptare dhe të artefakteve arkeologjike. Megjithë punën e vakët të autoriteteve, në disa raste ata kanë dështuar të ndalojnë trafikantët e mirëfilltë, duke i ngatërruar me shitës të veprave jo autentike.

The post Trafikimi i 10 pikturave, një i arrestuar në Portin e Durrësit dhe 2 në kërkim first appeared on Amfora.

Detektorë dhe gropa: Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike
Qyteti ilir i Amantias është dëshmi e pasur e historisë së bregdetit tonë Jonian. E ngritur që në shekullin V Para Erës Sonë, ai që sot njihet si Parku Arkeologjik i Amantias përbën një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

Pozicionuar në një kodër piktoreske në Labëri, midis një natyre të paqtë, parku nuk vizitohet vetëm nga vendasit e të huaj, por edhe nga ata që njihen si “kërkuesit e thesareve”. Një aktivitet që shpesh bën bashkë njerëz të pasionuar pas historisë dhe rrëfimeve për objekte prej ari.

“Ka gërmime për ar shpesh sepse natën dëgjojmë zhurma makinash, lëvizje të shumta dhe në mëngjes shohin gropa të hapura rreth varreve”, tha një prej banorëve të paktë në fshatin Plloçë në kushtet e anonimatit sepse ndihej i kërcënuar nëse identifikohej.

Fshati ka mbetur në mes të Parkut të Amantias dhe një grusht banorësh janë detyruar të struken përballë gërmuesve ilegalë, që sipas informacioneve disponojnë pasisje dedektimi për objektet qëe gjenden nëntokë, e po ashtu mjete dhe infrastrukturë që shpesh tejkalon atë të agjensive ligjzbatuese.

“Vazhdimisht ka qenë kjo lloj problematike ndër vite. Unë kam 8 vite si drejtor i kësaj drejtorie dhe 4-5 raste të gërmimeve klandesite që janë konstatuar në parkun e Amantias janë referuar në instancat përkatëse”, konfirmoi drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Vlorë, Orgest Feimi.

Gërmim ilegal i një varri në Parkun Arkeologjik të Amantias. Foto: Media Amfora

Kërkuesit, gërmuesit apo piratët e thesareve janë krejtësisht të paligjshëm në hapësirat e trashëgimisë kulturore, të mbrojtura me ligje të posaçme jo vetëm si monumente kulture, por edhe si parqe arkeologjike.

Një pjesë e ngjarjeve evidentohen nga autoritetet dhe prej vitit 2015 Amfora numëroi përmes përgjigjeve zyrtare 3 raste gërmimi ilegal në Parkun Arkeologjik të Amantias, 1 rast në Parkun Arkeologjik të Orikut – ndërsa në vitin 2002 dhe më pas në vitin 2012 u grabitën parqet arkeologjike të Finiqit dhe Bylisit.

Gërmimet për ar po rrënojnë trashëgiminë

“Varri i Çifutit” në Amantia gjendet midis një terreni të vështirë, thellë në park dhe megjithatë u shkallmua në vitin 2013 nga kërkuesit e thesareve. Gurët e mëdhenj në formë drejtkëndëshi ishin kthyer përmbys dhe vetëm në vitin 2019 u ringrit nga specialistët vendas të monumenteve dhe kolegët e tyre të huaj.

Varret janë të preferuarit e kërkuesve të arit sepse përmes pajisjeve detektojnë objekte, që njihen si “inventari” në gjuhën teknike dhe ka raste që përmbajnë bizhuteri apo objekte të tjera prej ari dhe materiale të çmuara.

Punonjësit e parqeve dhe banorët përballen me “zbulime të reja arkeologjike” apo me dëmtimin e atyre ekzistuese sepse kërkuesit gërmojnë me mjete të shumta edhe në disa metra për të marrë prej aty objektet e mundshme prej ari.

“Ata janë dy punonjës mirëmbajtje dhe një specialist që bëjnë mirëmbatjen e parkut dhe shitjen e biletave dhe ata vazhdimishtë kontrollojnë gjendjen e parkut. Ata kanë konstatuar kur ka pas gërmime klandestine dhe ne kemi bërë dokumentacionin përkatës”, shpjegoi drejtuesi i DRTK Vlorë.

Restaurimi i “Varrit të Çifutit” në vitin 2019. Foto: Facebook – Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë

Në varrezën antike të Amantias ndodhen një numër i madh varresh me arkitekturë monumentale, gjë e cila tregon jo vetëm praninë e një elite të pasur në këtë qytet antik, por edhe zhvillimin që e karakterizonte qytetin në shekujt IV-II Para Erës Sonë.

Në vitin 2015 edhe nekropoli i qytetit antik Parkut Arkeologjik të Orikut ra pre e gërmimeve klandestine, me qëllim plaçkitjen e sendeve me vlerë brenda varreve. Në Nekropolin e Sadovinës arkeologët gjetën rreth 15 varre të dëmtuara, që mendohet se i përkasin periudhës midis shekujve III-II Para Erës Sonë.

Ironikisht parku qëndron brenda territorit të Bazës Detare të Pashalimanit, por prania e ushtarakëve në tokë dhe në det nuk duket se i pengoi kërkuesit e thesareve që të plaçkisnin 15 varre.

“Ata shkojnë dhe e prishin atë varr apo atë monument. Sepse shikon një varr që mund të ketë të hequr një pllakë dhe konstatohet se e kanë dëmtuar si varr sepse gërmimi i një varri ka një procedurë si gërmim arkeologjik, ndërsa personat shikojnë interesin e vet…”, shpjegoi drejtuesi i DRTK Vlorë.

Hyrja në Parkun Arkeologjik të Orikut kalon përmes Bazës Detare të Pashalimanit. Foto: Media Amfora

Në një terren më të butë, as Parkun Arkeologjik i Apolonisë në Fier, nuk i shpëtoi gërmimeve klandestine dhe grabitjeve ndër vite. Më 11 shkurt të vitit 2017 policia zhvilloi një operacion të koduar “Apolonia” dhe arrestoi grabitësit e qindra objekteve arkeologjike.

Policia e Shtetit njoftoi atëherë për mediat se ndaloi përgjegjësin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, duke proceduar penalisht drejtorin, së bashku me një punonjës.

Sipas policisë ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohore kishin kryer gërmime në park, duke nxjerrë rreth 230 objekte të formave dhe materialeve të ndryshme.

“U sekuestruan në cilësinë e provës materiale objekte arkeologjike si bronz, hekur dhe qeramikë”, njoftoi Policia e Shtetit në atë kohë.

“Gjithashtu në banesën e njërit prej prej të dyshuarve u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmimin e antikuareve”, shtonte më tej deklarata.

Por këto operacione policore janë që të rralla, sa duket se nuk kanë ndikuar në stepjen e kërkuesve ilegal të arit. 8 kilometra në veri të Sarandës, as Parku Arkeologjik i Finiqit nuk i ka shpëtuar vjedhjeve, pasi dy objekte të rralla janë grabitur nga ky park që prej vitit 2002.

Teatri antik në Parkun Arkeologjik të Finiqit. Foto: Media Amfora

Objekti arkeologjik ishte një statujë vajze që i përkiste shekullit VI-IV Para Erës Sonë dhe tjetri ishte objekti, “Afërdita pa kokë”, i së njëjtës periudhë. Ndërsa 100 km midis maleve nga aty, Parku Arkeologjik i Bylisit po ashtu ka rënë pre e grabitjes, aq sa në vitin 2012 u morën disa pjesë prej strukturave arkeologjike.

“Më 8 maj të vitit 2012 në zonën e parkut, në banesën e Terencianit është konstatuar vjedhja e dy kupolave prej bronzi, që shërbenin për mbatjen e menteshave të portës së kësaj banese”, shpjegohet më tej në katalogun për objektet e humbura, përgatitur nga Ish-Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

Midis natyrës, terreni favorizon “piratët”

Vjedhjet dhe gërmimet në parqet arkeologjike të vendit lidhen me mungesën e sigurisë, si në territorin e përgjithshëm, ashtu edhe rreth objekteve më të rëndësishme.

Parku Arkeologjik i Apolonisë ka një sipërfaqe prej rreth 140 hektarësh dhe i Finiqit shtrihet në 35 hektarë. Ndërsa Parku Arkeologjik i Amantias ka një sipërfaqe që vetëm brenda kufijve të tij shtrihet në rreth 13 hektarë dhe zgjerohet më tej në mbi 200 hektarë. Në këtë park sipas drejtorit, Orges Feimi, nuk ka as monitorim me kamera dhe as roje.

“Një sistem monitorimi me kamera me roje mungon dhe do të ishte i domosdoshëm”, tha ai.

Pavarësisht se e vlerësoi se është i pamundur rrethimi i të gjithë territorit, sipas Feimit të paktën duhet të ketë monitorim për pjesët me gjetjet më të rëndësishme të Amantias.

“Të paktën pjesët kryesore nëse do të kishte një monitorim me kamera, me roje do ishte më mirë, si për shembull, pjesa e stadiumit, e portës me hark, e varreve monumentale, e varrit të Çifutit dhe pjesa e Qafës së Pazarit”, tha Feimi.

“Varri i Çifutit” në Parkun Arkeologjik të Amantias. Foto: Media Amfora

DRTK Vlorë ka në administrim edhe parqet arkeologjike të Finiqit dhe Orikut, por Amantia është veçanërisht e rrezikuar nga gërmimet klandestine.

“Në Amantia ka raste sepse mendoj që është shumë pak e zbuluar. Vetëm 20% është e zbuluar nga ajo çfarë ka vërtetë në Amantia, ndaj edhe perceptohet ndoshta që ka shanse për gjetje nga gërmuesit klandesitë”, shtoi ai.

130 kilometra nga këtu, në Gjirokastër, Parku Arkeologjik i Antigonesë po ashtu nuk ka as roje dhe as monitorim me kamera. Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Gjirokastër, parku ka vetëm rrënoja muresh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh.

“Aktualisht nuk ka një ruajtje me shoqëri të specializuar, por monitorohet vetë nga strukturat e institucionit. Kamerat e sigurisë nuk janë prezente, pasi sipërfaqja është shumë e madhe dhe gjithashtu mungon energjia elektrike për ndërtimin e infrastrukturës së monitorimit me kamera”, shpjegoi DRTK Gjirokatsër, në një përgjigje zyrtare për Amforën.

Parku Arkeologjik i Antigonesë. Foto: Media Amfora

Pozicioni ku ndodhen, kryesisht larg zonave të banuara dhe rrugëve automobilistike e bën edhe më të nevojshme monitorimin me kamera të parqeve arkeologjike, veçanërisht të pjesëve me gjetjet më të rëndësishme arkeologjike.

Një tjetër qendër e madhe e qytetërimit ilir, Parku Arkeologjik i Bylisit është grabitur në një prej monumenteve që është më i veçuar nga të tjerët.

“Banesa e Terencianit ndodhet në një pozicion paksa të veçuar nga monumentet e tjera që mund të shkohet nga jugu dhe lindja, pa kaluar nga itinerari kryesor i lëvizjes”, shpjegohet në “Katalogun e Objekteve të Humbura 1990-2016”.

“Pragu i banesës me kupolat në fjalë, është zbuluar në vitin 2008”, shpjegohet më tej në katalog.

Vendi ynë ka parqe arkeologjike mjaft të rëndësishme për historinë kombëtare dhe atë botërore, si ai i Butrintit, Apolonisë, Bylisit, Antigonesë, Amantias, Finiqit dhe Orikut, por mungesa e mbrojtjes së plotë po rrezikon grabitjen e objekteve me vlerë prej tyre.

The post Detektorë dhe gropa: Kërkuesit e thesareve po rrënojnë parqet arkeologjike first appeared on Amfora.

Arti i grabitur, nga galeritë u zhdukën pikturat më unike dhe të kushtueshme
“Grabitet ‘Vangjush Mio'”!, ky ishte titulli në mediat shqiptare korrikun e nxehtë të vitit 2012, që tronditi të madh e të vogël jo vetëm në qytetin e Korçës, por në të gjithë vendin.

Piktori korçar ka 68 vite që ka ndërruar jetë, por vepra e tij u la trashëgimi për vendin dhe kontribuoi në vetvete për zhvillimin e artit modern shqiptar, deri në ndërtimin e një identiteti artistik kombëtar.

“Ka qenë mëngjes dhe mbaj mend që nga media mësova se galeria e qytetit ishte vjedhur”, kujtoi për Amforën, piktori nga Korça, Lamberto Bimbli.

“U trondita pa masë dhe ende më shkakton emocione negative kjo ngjarje, pasi vjedhja e veprave në një galeri është humbje për çdo piktor, pavarësisht faktit nëse është prekur apo jo krijmtaria e tij”, shtoi me trishtim artisti.

Nga grabitja u morën 51 vepra në pikturë, që ruheshin në institucionin publik, Galeria e Arteve Figurative “Guri Madhi” në Korçë dhe 13 vite pas ngjarjes asnjë prej veprave nuk është gjetur nga agjencitë ligjzbatuese.

Disa prej veprave i përkasin pionierit të artit të peizazhit në Shqipëri, Vangjush Mio dhe si të mos mjaftoheshin me kaq, ata “morën me vete Mion”, autoportreti i tij i vitit 1917 u zhduk pa gjurmë.

Këto piktura përveçse janë pjesë e trashëgimisë kombëtare, kanë vlera të larta në tregun e veprave të artit. Nëse i referohemi pikturës së tij, të titulluar “Vjeshtë”, ajo u ofrua në vitin 2021 në një ankand televiziv me çmimin fillestar 12.000 euro – një referencë kjo që tregon se veprat e tij dhe të piktorëve shqiptare kanë arritur në shifra të larta.

“Të humbasësh një pikturë është humbje e madhe sepse së bashku me veprën ke humbur edhe ndjesitë, emocionet gjatë realizimit të saj, ndaj sigurisht që ne rrethi i artistëve, jemi prekur shumë atëherë”, rrëfeu piktori Lamberto Bimbli.

Por Mio ka humbur ndër vite pa gjurmë edhe nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, ku rezultojnë të zhdukura 98 vepra, ndërsa në Korçë janë grabitur 51 vepra, në Berat 7 dhe në Lezhë 3 vepra, me një total prej 159 veprash të zhdukura, që me referencat e tregut kushtojnë disa miliona euro.

Shkulja e “zemrës” së artit pamor shqiptar!

Galeria Kombëtare e Arteve (GKA) është institucioni më i rëndësishëm i arteve pamore në vendin tonë dhe që gjendet në zemër të kryeqytetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Për më tepër përbri Ministrisë së Brendshme, nën hunën e Policisë së Shtetit ndër dekada rezultojnë të jenë zhdukur gati 100 piktura unike dhe me vlerë të lartë në treg.

Artisti i ngjyrave dhe i emocioneve të peizazhit, Pashk Përvathi, ishte më i sigurt për veprat e tij kur ato gjendeshin në Galerinë e Lezhës, që megjithëse larg syrit të shtetit, humbi shumë më pak vepra se GKA-ja, ku zyrtarisht nuk janë regjistruar grabitje, por vetëm “zhdukje” të veprave.

“Në vitin 1987 Galeria e Lezhës i ka kaluar një vepër timen Galerisë Kombëtare të Arteve me inventar dhe unë jam në djeni të të gjithë procesit të atëhershëm, të letërkëmbimit mes dy institucioneve”, kujtoi Përvathi.

Por sipas tij vepra nuk figuron më në Galerinë Kombëtare të Arteve, duke u zhdukur pa gjurmë si dhjetëra të tjera. Por duket se rrethi është aq i vogël, sa më të madh e kanë hapin informacionet jo zyrtare se sa ato zyrtare.

“Ajo vepër sot nuk figuron në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe vitin që kaloi kam mësuar nga gojë koleksionistësh se ajo është në koleksionin e një të pasuri në Shqipëri, që e ka marrë nga pseudokoleksionistët shqiptar”, shtoi piktori.

Sipas tij humbja e një vepre shkakton një dhimbje të madhe për krijuesin e saj.

“Në rastin tim unë nuk e di se kush është ky njeriu i pasur në Shqipëri që ka veprën time, do të doja shumë që ta dija, të paktën ta dija se ku ‘fle’ vepra ime”, shtoi Përvathi.

Piktura “Motra Tone”, e artistit Kolë Idromeno gjendet në Galerinë Kombëtare të Arteve. Foto: GKA – “Facebook”

Ngjashëm si pas një krimi ku nuk gjendet kufoma, e ku familja kërkon të paktën trupin, artistët nuk kanë më asnjë shpresë për zbulimin e autorëve të këtyre krimeve ndaj trashëgimisë kombëtare, por të paktën duan të mësojnë se ku kanë përfunduar veprat e tyre.

Agjencitë ligjzbatuese megjithëse nuk kanë lëvizur as gjishtin përballë këtyre grabitjeve, nuk do ta kenë të lehtë në të ardhmen identifikimin e tyre sepse shumica nuk kanë as imazhe fotografike, shoqëruar kjo me faktin se nuk ka as rekorde për vitet se kur saktësisht ato janë zhdukur përgjatë këtyre dekadave.

Në “Katalogun e Objekteve të Humbura 1990-2016”, publikuar nga Ish-Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore, rezulton se për 24 vepra të zhdukura nga GKA-ja ruhen imazhe fotografike, ndërsa për 74 nuk ka as imazhe.

Mes tyre janë veprat e artistëve, Vangjush Mio, Hasan Nallbani, Mustafa Arapi, Kujtim Buza, Gjovalin Ndoja, Sadik e Buron Kaceli, Sali Shijaku dhe të tjerë. Këto vepra që mungojnë në arkivën e “Fondit shqiptar të arteve pamore”, janë deklaruar të humbura – dhe jo të grabitura – nga Galeria Kombëtare e Arteve.

Por si të mos mjaftonte kjo, nga galeria është zhdukur edhe një vepër në skulpturë, një bust në bronz, i titulluar “Enver Hoxha” dhe e punuar nga skulptori Odhise Paskali.

Zbrazëtia në shpirtin e piktorëve

Grabitja e pikturave në Galerinë e Arteve Figurative “Guri Madhi” në Korçë, vijon të jetë e pazbardhur nga autoritetet, njësoj si disa raste të ngjashme që Amfora i identifikoi në Lezhë dhe në Berat.

Dritan Shëllira, një tjetër piktor në qytetin e Korçës, tregoi se ka një indinjatë mes artistëve për grabitjen e galerisë së qytetit dhe se u përjetua si një skandal që tronditi komunitetin e tyre.

“E kam vuajtur këtë ngjarje, si banor i qytetit, si artist, sepse zgjohesh një mëngjes dhe mëson se është vjedhur galeria dhe ende pasi kanë kaluar kaq shumë vite nuk ka më asnjë lajm se ku kanë përfunduar veprat apo kush i vodhi, kjo është dhimbje e dyfishtë”, tha Shëllira për Amforën.

Nga aty u morën disa nga pikturat e Vangjush Mios, të blera ndër vite nga shteti shqiptar, si ajo “Vjeshtë me kalimtarë”, ku paraqitej një peizazh vjeshte dhe një autoportret i rrallë i tij, ku paraqiste karakterin midis vizatitmit të dritëhijeve të ngrohta.

Ekspozita “Mio, bashkëkohësit dhe artistët e rinj”, në ambientet e Galerisë së Artit Pogradec. Foto: Ylli Bala, GKA – “Facebook”

Galeritë e vendit janë zbrazur në të gjithë territorin dhe në galeritë e arteve në Berat dhe në Lezhë janë vjedhur në vite të ndryshme vepra të piktorëve të njohur.

Në trazirat e marsit 1997 Berati ishte ndër qytetet që u prek më së shumti, ku institucionet ligjzbatuese ranë dhe u deshën muaj të tërë që rendi të vihej në vend. Në këtë situatë më 30 mars u grabit ajo që sot njihet si Galeria e arteve “Edward Lear”, duke marrë prej aty 7 vepra.

Ato i përkisnin piktorëve shqiptarë, si vepra e Hasan Nallbanit, e titulluar “Kooperativisti”, vepra e Edi Hilës, “Kolltuku”, vepra e Qani Civejës “Natyrë e qetë”, vepra e Arben Golemit, “Kisha e Mesopotamit”, vepra e Sotir Capos, “Shën Mëhilli”, vepra e Adrian Devollit, “Dritarja” dhe vepra e Muslim Mulliqit, “Berati”.

Për asnjë prej shtatë veprave të vjedhura nuk ka dëshmi me foto, por disponohen vetëm të dhënat e pikturave, autorët dhe titujt e tyre. Humbja e pikturave në këtë mënyrë, për mjeshtrin e peizazhit shqiptar, Pashk Përvathi, është humbje për kulturën shqiptare sepse janë krijuar në një kohë që nuk mund të kthehet më.

“E gjitha kjo që ka ndodhur është dëm që i është shkaktuar kulturës shqiptare. Është e paimagjinueshme që ta mendosh sot, këtë lloj humbje që i shkaktohet artit sepse janë vlera që nuk bëhen, pasi janë krijuar në një kohë dhe nuk mund të krijohen në një kohë tjetër, të dytë”, rrëfeu Përvathi për Median Amfora.

“Janë vepra që kanë fiksuar një kohë të kaluar, të shkuar, me gjithë fenomenet e saj, atë lloj arti që është krijuar në atë kohë dhe ato nuk janë më, kjo është humbja. Ato nuk mund të zëvendësohen sot. Është një humbje që nuk përsëritet, nuk rehabilitohet”, shtoi ai.

Ndërsa rasti i vjedhjes në Galerinë e Lezhës bëhet edhe më i rëndë, pasi kjo galeri është vjedhur dy herë.

3 vepra, piktura në vaj të autorëve Nikolin Ivanaj, “Nga Komani”, Kolë Mirakaj, “Lule Mali” dhe Serxho Petrela, “Vjeshtë”, janë pikturat e raportuara të vjedhura nga ky institucion në vitet 1998 dhe 1999.

Shqiptarëve i mungojnë veprat e realizuara nga autorët më në zë të arteve pamore shqiptare, duke humbur një pjesë të identitetit artistik të fiksuar në pikturë.

“Mendoj që kjo është papërgjegjëshmëria e shtetit. E them me bindje që shteti për galeritë e arteve as nuk ka dashur që të dijë që prej vitit 1990”, përfundoi piktori Pashk Përvathi.

The post Arti i grabitur, nga galeritë u zhdukën pikturat më unike dhe të kushtueshme first appeared on Amfora.

“Plumba mbi muze”: Mbi 1000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë
Muzeu Etnografik i Elbasanit gjendet në qendër të qytetit, pranë bazilikës paleokristiane të zbukuruar me mozaik. “Banesa e Sejdinëve”, një ndërtim karakteristik me çardak, ju dhurua shtetit dhe që prej vitit 1986 aty u vendosën pasuritë kulturore të qytetit, duke nisur nga objektet arkeologjike të Periudhës Qytetare Ilire, deri tek veshjet tradicionale, qilimat e punuar dhe veglat e punës.

Pozicioni pranë “zemrës së qytetit” dhe rëndësia për nga pasuritë që ruan, nuk e shpëtuan muzeun nga 2 grabitje, e fundit e regjistruar në vitin 2011.

“Muzeu Etnografik i Elbasanit është vjedhur dy herë. Një herë gjatë rrëmujërave dhe një herë më pas”, kujtoi ish-drejtori, Kreshnik Belegu.

“Kishim mbyllur ditën zyrtare të punës dhe erdhën e na njoftuan se kur roja kishte shkuar në shërbim, kishte konstatuar vjedhjen. Menjëherë bëmë denoncimet përkatëse”, shtoi ai për ngjarjen e regjistruar në vitin 2011.

Zyrtarisht në Muzeun Etnografik të Elbasanit rezultojnë 53 objekte të vjedhura në vitin 2011. Por gjithashtu të tjerë muze në nivel kombëtar dhe lokal kanë rënë pre e grabitjeve këto 34 vite, duke humbur një pjesë të pakthyeshme të identitetit kombëtar.

Amfora lexoi përshkrimet e objekteve të grabitura, duke nisur nga artefaktet e Periudhës Qytetare Ilire, deri në Antikitetin e Vonë. Imazhe në terrakotë (baltë e pjekur), urna (për hirin e djegur të të vdekurve), relieve, stela varri, objekte prej qelqi, bronzi dhe ari, ishin disa prej artefakteve të zhdukura nga muzetë e vendit.

Përmes “Katalogut të Objekteve të Humbura 1990-2016”, ne numëruam 1026 objekte të vjedhura në muzetë e vendit, për një pjesë të së cilave disponohen fotografi, ndërsa për të tjerat gjenden vetëm përshkrimet teknike.

Grafikë për objektet e grabitura në muzetë e vendit. Përpunoi: Media Amfora

Në total të paktën 19 muze janë vjedhur në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Apoloni (Fier), Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Gramsh, Shkodër, Peshkopi, Pogradec, Mallakastër, Përmet, Lushnjë, Librazhd, Ersekë, Mat, Tepelenë, Fier dhe Lezhë.

Vjedhjet nisën menjëherë pas ndryshimit të sistemit politik në vend, duke kulmuar në vitet 1992, 1993, 1997 dhe 2011. Ndërsa shumica e tyre rezultojnë ende të pazbardhura dhe hetimet janë mbyllur pa rezultate.

Plumba dhe grabitje

Muzeu Historik i Ersekës është surprizues për nga sasia e objekteve arkeologjike, etnografike dhe historike që ruan në brendësi të tij, të ndara në dy kate. Në hyrje të tij dallon një pitos – për ruajtjen e ushqimit në antikitet – që përshkohet përmes nga vrimat gati rrethore.

“Janë bërë kur u sulmua muzeu me armë”, rrëfeu Adriana Dine-Komini, kuratorja e muzeut.

“Plumba mbi muze (11 mars 1997)”, është shënuar më tej një një prej ekspozitorëve. Fjala “mësues” është shpuar nga një breshëri automatiku që ka mbetur ashtu që prej vitit të mbrapshtë, kur u sulmua edhe muzeu.

Gjurmët e plumbave mbi pitosin në Muzeun Historik Ersekë. Foto: Media Amfora

Në mesnatën midis datave 13 dhe 14 mars 1997 burra të armatosur mësyen në Muzeun Arkeologjik Durrës, një prej më të pasurve me artefakte në Shqipëri dhe arritën të marrin prej aty artefaktet që nisnin nga Periudha Qytetare Ilire.

Zyrtarë të kohës dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore që të mund të komentonin ngjarjen që nuk u zbardh kurrë në Durrës, nuk ishin të arritshëm për koment. Dëshmi kanë mbetur nga arkeologu i ndjerë Fatos Tartari, në një intervistë në vitin 2017, për “Gazetën Shqiptare”, shpjegoi se grabitësit kishin marrë objektet ndër më të rëndësishme në muze.

“Ata vodhën vetëm objekte të Periudhës Ilire. Aty kishte vazo që shkonin deri në 50 mijë dollarë copa, por nuk i morën”, tregonte i ndjeri Tartari.

“Nuk morën asgjë përveç objekteve të Periudhës Ilire. Morën një qelq mozaik, që ishte i Periudhës Ilire, që është shumë i rrallë”, shpjegoi ai në atë kohë.

Amfora mësoi se 20 vite pas ngjarjes, Prokuroria e Durrësit dështoi ta zbardhte dhe përfundimisht në vitin 2017 vendosi pushimin e procedimit penal për veprën, “Vjedhja me armë” sepse ajo është parashkruar.

“…parashikon një maksimum dënimi 20 vjet, ndërkohë që nga kryerja e veprës penale e deri më sot kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe ende nuk është bërë i mundur zbulimi i autorit të veprës penale…”, arsyetoi prokurori Ndriçim Troplini.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka rënë pre e grabitjes edhe në vitin 1991 dhe në total nga të dyja vjedhjet janë marrë 57 artefakte, nga të cilat për 52 disponohen edhe fotografi, ndërsa për 5 objekte disponohet vetëm informacioni teknik.

Për vjedhjen e mëparshme, në vitin 1991, Prokuroria e Durrësit bëri me dije se nuk kishte të dhëna në regjistrin e procedimeve penale të kësaj kohe, një situatë që u konstatua edhe në qarqe të tjera, duke ekspozuar edhe mungesën e dokumentimit të këtyre vjedhjeve nga agjencitë ligjzbatuese.

Muzeu Arkeologjik Durrës përpara rikonstruksionit. Foto: Media Amfora

40 kilometra nga aty, e pazbardhur vijon të jetë edhe vjedhja Muzeut Arkeologjik Tiranë, që ruan artefakte nga i gjithë territori i vendit.

Megjithëse gjendet midis shesheve Italia dhe Nënë Tereza, në verën e 4 qershorit të vitit 1991, nga aty u grabitën 77 objekte pasuri të kombit shqiptar dhe që kishin dalë në dritë nga ekspeditat e shumta arkeologjike.

Mes objekteve të vjedhura ishte një vepër në bronz, që paraqiste një të ri, e zbuluar në Vlorë dhe që i përkiste shekullit VI Para Erës Sonë. Po ashtu u mor një reliev që paraqiste një grua me veshje ilire, e shekullit II Para Erës Sonë.

Prokuroria e Tiranës bëri me dije se e pezulloi çështjen sepse nuk i zbuloi dot autorët dhe ja ktheu pas Policisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ekspozitorë të zbrazur

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës mban rekordin me 310 objekte të vjedhura në vitet 1991-1993, numri më i madh i regjistruar gjatë grabitjes së një muzeu në vend. Pas tij renditet Muzeu Historik Mat, me 195 të grabitura dhe të tjerët ku numërohen nën 100 objekte sipas rasteve.

Gjurmët e plumbave në Muzeun Historik Ersekë. Foto: Media Amfora

Kreshnik Belegu nisi të shërbente si drejtues i trashëgimisë kulturore në Elbasan në vitin 1994, deri sa doli në pension, në qershor 2019. Për të masat e ulëta të sigurisë në ato vite favorizuan grabitjet e muzeve, të cilat zyrtarisht janë rralluar gjithnjë e më shumë.

“Ka pasur vetëm një roje që shërbente gjatë natës, as që bëhej fjalë për sistem sigurie, as rrethim nuk ka pasur muzeu në ato vite”, kujtoi Belegu.

Ndër objektet e grabitura në ngjarjen e vitit 2011 ishin objekte që shërbenin për dekorim, stoli, materiale prej argjendi, hekuri dhe të tjera artefake të kohës së pavarësisë.

Muzeu Etnografik i Elbasanit gjendet në qendër të qytetit. Foto: Media Amfora

Zyrtarisht referuar “Katalogut të Objekteve të Humbura 1990-2016”, ky muze raportohet të jetë vjedhur vetëm në vitin 2011, por duket se kjo nuk është një ngjarje e izoluar.

“Edhe në vitin 1997 hynë në muze, vodhën edhe atëherë. Morën qilima, sixhade”, rrëfeu Belegu.

“Kemi porositur më pas në Krujë, për shembull qilima, që të kishim disa objekte që na mungonin me karakteristikat e qytetit”, shtoi ai.

Megjithatë ngjarja e vitit 2011 nuk gjendet as në rekordet e Prokurorisë së Elbasanit. “…nuk rezulton të jetë regjistruar një ngjarje e tillë”, shkruante përgjigja zyrtare.

“Nuk kam mësuar më pas asgjë se çfarë është bërë me hetimet për rastet e vjedhjeve. Për rastin e vjedhjes në 1997 nuk e di nëse është bërë denoncim, pasi ne njoftuam ish-drejtuesit e bashkisë së kohës, pasi institucionet kishin rënë, ndërsa për rastin e dytë na kanë thirrur për dëshmi”, përfundoi Belegu.

Përkrenare në Muzeun Historik Peshkopi. Foto: Media Amfora

Disa prej muzeve rezultojnë të vjedhur disa herë, si muzetë historik të Shkodrës, Ersekës, Matit, Muzeu Etnografik në Gjirokastër dhe Muzeu Arkeologjik Durrës.

Amfora zbuloi më herët se autoritetet e kulturës, të policisë dhe të prokurorisë kanë dështuar të kenë rezultate për një marrëveshje që do t’i kordinonte për zbulimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. E njëjta qasje mbetet edhe për një marrëveshje me SHBA-në, ku autoritetet shqiptare nuk i kanë çuar përpara kërkimet për identifikimin dhe kthimin në atdhe të artefakteve të grabitura.

The post “Plumba mbi muze”: Mbi 1000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë first appeared on Amfora.

Trafikimi dhe grabitjet: Marrëveshjet për trashëgiminë brenda dhe jashtë Shqipërisë në vendnumëro
Klientët që zgjedhin të shijojnë kopshtin e kuruar me kujdes me motive tradicionale të “Odës së Hasan Beut” në Tepelenë, pa kuptuar kalojnë edhe çaste pranë objekteve mijëravjeçare që përfunduan aty aksidentalisht – por që as ekspertët e trashëgimisë në Gjirokastër dhe Tiranë nuk arrinin t’i kuptonin.

Rruga Levan-Tepelenë kalon aty pranë, në fshatin Toç – Por që si çdo histori e ngjashme në Shqipëri u realizua me copa, duke kaluar edhe në tranzicionin e dy qeverive nga viti 2009 – me nisjen e punimeve, deri në vitin 2013 – me nisjen e fazës së dytë të punimeve.

Punimet përpara Shkollës së Mesme “Ormën Selami”, në fshatin Qesarat u ndalën me zhurmë të madhe nga banorët. Kompania hasi në rezistencë sepse po i kërkohej llogari përse po shkatërronin objektet që dolën nga nëntoka.

“Gjetjet e para u shfaqën përpara shkollës dhe pranë lapidarit, dolën poshtë betonit, kishte tjegulla, qeramikë, vegla pune”, kujtoi Bujar Basha, banor i fshatit Qesarat.

“Zgjerimi i rrugës nxorri dhe disa pjesë mozaiku, i kemi parë të gjithë nga kurioziteti”, shtoi ai – gjetje që rezultuan të tilla edhe sipas raporteve shkencore që Amfora lexoi.

Bujar Basha duke treguar gjurmën e rrugës që u betonizua. Foto: Media Amfora

Ngjarja shtroi një tjetër rrugë – atë të institucioneve të infrastrukturës, kulturës dhe të agjencive ligjzbatuese, që dështuan ta parandalonin ngjarjen, por edhe më pas, duke mos mundur t’i mbronin gjetjet brenda dhe jashtë kantierit të ndërtimit.

Në këto vite ende nuk kishte një kordinim institucional përmes marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit midis autoriteteve, por Amfora zbuloi se megjithëse sot Ministria e Kulturës – Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, janë bërë bashkë për të kordinuar punën për, “Ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, ajo ka mbetur në sirtaret e institucioneve.

Po ashtu një tjetër Memorandum Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për materialet arkeologjike dhe ato etnografike, ka mbetur vetëm në letër dhe autoritetet shqiptare nuk kanë bërë hapa përpara.

Filli i shkëputur

Segmenti rrugor nga fshati Damës deri në Tepelenë, shtrihet në 32 km dhe kushtoi 48 milion euro – Pa TVSH – por dështoi të kujdesej për zonat me potencial arkeologjik.

Rezistenca e banorëve detyroi një seri institucionesh të kulturës dhe Policinë e Shtetit që të ndërprisnin punën e kompanisë, deri sa në shtator të vitit 2017 përmes dokumenteve të kopsitura dhe për të mos rritur kostot, rruga vijoi në të njëjtën gjurmë.

“Një pjesë e mbuluan, një pjesë e hoqën dhe ne për këtë gjë kemi protestuar, por pas një muaji erdhën dhe u hodh asfalti në rrugë”, kujtoi i revoltuar Bujar Basha.

“Njerëzit po interesohen për fshatin tonë”, dëgjohet një tjetër banor që rri pingul mbi gjurmën e gjetjeve arkeologjike të betonizuara.

“Ka që ndalojnë dhe pyesin për mozaikun e gjetur, por ç’ti tregojmë?! Gjynah i madh të gjesh mozaik dhe ta mbulosh”, rrëfeu Baftjar Hysa, një banor tjetër i Qesaratit.

Strukturat arkeologjike që u zbuluan dhe u betonizuan në fshatin Qesarat. Fotot: Raporti i sondazheve arkeologjike

Fshati është një vendbanim antik, ku në vitin 1963 është zbuluar një thesar dhe i famshmi “Erosi i Qesaratit”. Në raportin arkeologjik që Amfora lexoi, rezulton se në kohën e punimeve sondazhi arkeologjik zbuloi tesera mozaiku qelqi në ngjyrë jeshile, blu, të njëjta me ato të “Bazilikës së Elbasanit”, që i përkasin Periudhës së Antikitetit të Vonë.

Si të mos mjaftonte përplasja me banorët për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike, në vitin 2016 Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës referoi materialet në prokurori, pasi në ambientet e jashtme të lokalit “Oda e Hasanbeut”, u pikas një objekt i dyshuar arkeologjik.

Stela e varrit ka mbetur në ruajtje nga “Oda e Hasan Beut” në Tepelenë. Foto: Media Amfora

Prokuroria kërkoi ekspertizë fillimisht nga Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër dhe më pas nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, të cilët nuk e percaktuan dot nëse objektet ishin pjesë e trashëgimise kulturore. Deri sa Instituti i Arkeologjisë, zbuloi se, “Janë fragmente arkitekturore, pjesë të një objekti arkeologjik”.

Ngjarja përveç dëshmimit të institucioneve të kulturës për t’i identifikuar në kohë objektet, tregoi edhe se ato përmes mosveprimit të tyre për pak dërguan pas hekurave pronarin e lokalit, ku gjetjet kishin përfunduar sipas hetimit në mënyrë rastësore dhe të dokumentuara zyrtarisht.

“Ai i mori këto objekte në lokal dhe ka njoftuar Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik dhe Drejtorinë Rajonale të Monumenteve Gjirokastër, Sektori Tepelenë. Ata i panë dhe përpiluan një proces verbal, ku ja lanë në ruajtje këto objekte”, konstatoi prokurori Arian Muçaj në vitin 2017.

Pronari i lokalit nuk ishte i arrtishëm për një koment, por punonjësit treguan se kanë mbetur ashtu siç u lanë nga punëtorët pasi dolën gjatë gërmimeve. Një stelë varri dhe një gur gëlqeror vijojnë të mbeten aty, megjithëse prokuroria e pushtoi hetimin për veprën penale “Shkatërrimi i veprave të kulturës” dhe institucionet e kulturës duhej t’i tërhiqnin nga aty.

Basorelievi në stelën e varrit të zbuluar. Foto: Media Amfora

Objektet e trashëgimisië të lëna rrugëve nuk janë një rast i izoluar. Për objekte të ndryshme të shpërndara në Durrës dhe dukshëm të periudhës së antikitetit, megjithëse u referuan nga Amfora tek autoritetet e kulturës, asgjë nuk ndodhi për marrjen dhe ruajtjen e tyre.

Që prej 15 nëntorit të vitit 2022, Ministria e Kulturës – Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Përgjithshme, përmes një “Marrëveshje Bashkëpunimi”, kanë ndarë detyrat dhe kanë vendosur të kordinohen për “Ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”.

“Sa i përket efekteve të memorandumeve të bashkëpunimit, si kjo mes Ministrisë së Brendshme, Kulturës dhe Prokurorisë, këto marrëveshje kanë fuqinë e ligjit për palët që i nënshkruajnë ato”, shpjegoi nga ana ligjore, avokatja dhe pedagogia, Suela Mëneri.

Amfora zbuloi se kur ka kaluar gati gjysma e afatit të mbarimit të marrëveshjes 5 vjeçare, nuk ka rezultate konkrete që lidhen jo vetëm me ruajtjen, por edhe me gjurmimin, identifikimin dhe vlerësimin e pasurive kulturore të gabitura.

“Nuk ka stuktura të posaçme, këto vepra ndiqen nga seksioni i përgjithshëm”, shpjegoi zyrtarisht Porkuroria e Përgjithshme, në një përgjigje zyrtare.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit në aksionet e fundit ka dështuar dhe sipas gjetjeve të Amforës, operacionet policore për ndalimin e trafikantëve të veprave të artit po rezultojnë flluska me pasoja për tregtarët dhe anëtarët e komunitetit rom.

Marrëveshjet nuk i rritën rezultatet

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) ka publikuar në vitin 2018 një studim për objektet e vjedhura në Shqipëri në periudhën 1990-2016, titulluar, “Katalogu i objekteve kulturore të zhdukura 1990-2016”, ku rezulton se vetëm në fondet e institucioneve publike, inventaret kanë zbuluar se mungojnë 2249 objekte.

Në thelb të marrëveshjes ndërinstitucionale është kordinimi, monitorimi dhe bashkëpunimi në gjurmimin, kapjen, sekuestrimim dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të grabitura ose të trafikuara.

Prokuroria e Përgjithshme rezulton se nuk ka as ekspertizën dhe as statistika për veprat e artit dhe objektet e trashëgimisë materiale që janë grabitur në vendin tonë.

“Nuk kemi statistikë për numrin e veprave të artit të grabitura”, shpjegoi zyrtarisht ajo. “Nuk kemi statistikë për numrin e veprave të artit të zbuluara në Shqipëri”, shtoi Prokuroria e Përgjithshme, duke pohuar se nuk kishte të dhëna as për operacione të tilla, të ndërmarra nga vendi ynë me partnerët ndërkombëtarë.

“Për atë bazë ligjore që është në fillim të memorandumit, palët nëse nuk plotësohen detyrimet mund të bëjnë përgjegjëse njëra-tjetrën për mos përmbushje të detyrimeve që nënshkruhen në objektin e marrëveshjes dhe në kushtet e marrëveshjes”, shpjegoi avokatja, Suela Mëneri.

“Sa i përket efekteve të memorandumeve të bashkëpunimit, si kjo mes Ministrisë së Brendshme, Kulturës dhe Prokurorisë, këto marrëveshje kanë fuqinë e ligjit për palët që i nënshkruajnë ato”, shtoi ajo.

Përtej Atlantikut, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Kulturore, Matthew Lussenhop, nënshkroi në emër të Shteteve të Bashkuara më 23 gusht të vitit 2021, një Memorandum Bashkëpunimi me ministren e kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti.

Bashkëpunimi lidhej me objektet arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë, duke vendosur kufizimin e importit të tyre sipas një kategorizimi dhe lejimin vetëm të atyre që shoqërohen me dokumentacionin përkatës zyrtar.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikes do t’i ofrojnë Republikës së Shqipërise kthimin e çdo objekti ose materiali në Listën e Përcaktuar të konfiskuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, zotohej SHBA-ja.

Nga ana tjetër – institucionet shqiptare nuk raportuan të kenë bërë hapa përpara për zbatimin e kësaj marrëveshje dhe të detyrimeve të saj.

Megjithatë autoritetet fqinje janë treguar syhapur për të gjetur në vendin tonë pasuritë kulturore të grabitura në vendin e tyre. Maqedonia e Veriut shtyu përpara hartimin e kornizës ligjore për të marrë ikonat e grabitura në kishat e tyre dhe të zbuluara në Shqipëri.

“Numri i objekteve të zbuluara në Shqipëri, që janë rikthyer në vendin e origjinës, është 20 ikona, në zbatim të ligjit nr. 13/2023, ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës”, shpjegoi zyrtarisht IKRTK-ja.

Ikona e Shën Ilias, e Kishës së Shën Athanasit në Strugë, u dorëzua nga kryeministri Edi Rama tek homologu Dimitar Kovaçevski, më 14 nëntor 2022. “Screenshot” nga video e ERTV

Ndërsa numri i veprave të artit, artefakteve arkeologjike, të grabitura në Shqipëri dhe që janë rikthyer në vendin tonë, pasi janë gjetur në shtetet e tjera, numërohen me gishtat e njërës dorë.

“Numri i objekteve pasuri kulturore që janë rikthyer në vendin tonë, pasi kanë rezultuar të gjetura në vendet e tjera, është 5”, shpjegoi Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK).

Po kaq minimal është edhe numri i objekteve që pritet të kthehen në vendin tonë – ndërsa vetëm nga inventarizimi i objekteve shtetërore janë grabitur 2249 objekte.

“Jemi në proces për rikthimin e 2 objekteve arkeologjike të gjetura në Greqi”, përfundoi IKRTK-ja.

The post Trafikimi dhe grabitjet: Marrëveshjet për trashëgiminë brenda dhe jashtë Shqipërisë në vendnumëro first appeared on Amfora.

Operacione flluskë, tregtarët e sendeve të përdorura ngatërrohen për trafikantë arti
Atmosfera e vitit të ri 2024 në lagjen periferike të Fierit, që njihet si Fshati Drizë, u prish nga hapat e shpejtë të policëve të maskuar që zbarkuan në banesën e Shpëtim Kalemit, duke marrë prej andej 51 vjeçarin dhe dhjetëra “vepra arti”.

Ato që dyshoheshin si objekte me vlera historike dhe kulturore, ishin në banesën pranë shinave ku kalon linja hekurudhore Fier-Ballsh. Përveç lagjes së harruar të komunitetit rom në Fier, policia u ndal edhe në banesën e Pandeli Petanit, burri i dytë i dyshuar si trafikant i veprave të artit.

Në një konferencë pompoze për shtyp, drejtuesi i Policisë së Fierit, Lorenc Panganika dhe prokurori Elvis Alliaj, njoftuan se kishin sekuestruar 107 vepra arti të dyshuara si të trafikuara nga Greqia, me vlerë rreth 1.5 milionë euro.

“…ndër të cilat ikona dhe piktura të autorëve grekë dhe rumunë, shpata dhe sende të tjera që dyshohet se i përkasin periudhës së antikitetit, një kokë mermeri e dyshuar e shekullit të dytë para lindjes së Krishtit…”, deklaruan ata përpara gazetarëve.

Por këto operacione të policisë duket se po kthehen në flluska sapuni. Shumica e banorëve të fshatit Drizë në Fier janë shitës në atë që njihet si “tregu rom” në qytet dhe janë kthyer në burim për blerësit e apasionuar pas “sendeve të vjetra”.

“Këtu bëhen rreth 750 familje, janë 3500 banorë. I gjithë komuniteti jonë është marrë me tregti ndër vite. Marrin sende të përdorura nga greku i shesin në Shqipëri dhe nxjerrin kotheren e bukës, si gjithë të tjerët”, shpjegoi situatën kryetari i fshatit Drizë, Panajot Alushi.

Panajot Alushi, kryetari i fshatit Drizë. Foto: Media Amfora

“Është gjynah që ta mbajnë brenda se dhe jetimët kush do i rrisi tani. Bashkëshortja është pa bukë në shtëpi. Ai ishte i vetmi që siguronte të ardhura në shtëpi”, shtoi burri për ndalimin e Shpëtim Kalemit.

Amfora zbuloi se edhe në një tjetër operacion po kaq të bujshëm, policia dështoi të ndalonte trafikantët e vërtetë të veprave të artit, duke ekspozuar mungesën e ekspertizës hetimore në njohjen e autenticitetit të tyre.

Për Suzana Varvarica-Kukën, skulptore dhe studiuese e artit, në vendin tonë ka mungesa të theksuara të ekspertëve të artit, të cilët mund të ofrojnë edhe vlerësime të thelluara.

“Mendoj se janë me numrin e gishtave të dorës, por që profesion të parë kanë studimet mbi artin dhe restaurimin, e jo si ekspert të lirë në fushat e trashëgimisë kulturore. Kanë njohje, por jo certifikimin e duhur”, shpjegoi ajo për Median Amfora.

Mungesa e njohjes dështoi operacionet policore

Një ekip i Forcës së Posaçme Operacionale të policisë u lëshua me shpejtësi në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë dhe i hoqën nga duart dy burrave 13 statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme.

“Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10.000 deri në 20.000 euro”, njoftoi Policia e Durrësit për mediat në momentin e ndalimit.

Video përmbledhëse e analizës

Policia zbuloi se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës. Sipas tyre 53 vjeçari Pëllumb Leka nga Fieri, kishte përfituar nga fakti se ishte i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si roje dhe herë si ndihmës, duke i siguruar objektet në qytetet e Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës, duke i trafikuar më pas me 56 vjeçarin Emanuel Çaço, nga Lushnja.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaroi në një përgjigje zyrtare se, “Pas vlerësimit të informacionit të përcjellë nga institucionet e varësisë së MEKI-t, në asnjë nga stafet e këtyre institucioneve nuk rezulton të ishte shtetasi me inicialet P.L.”.

Amfora zbuloi më tej se ndaj dy burrave Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar pushimin e hetimit për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kërkesë e cila ishte pranuar nga gjykata, duke e dënuar më 12 korrik Pëllumb Lekën me shërbim prove, për gjetjen e një përforëcuesi grushti, e konsideruar si mbajtje pa leje e armëve të ftohta dhe duke liruar nga akuzat Emanuel Çaçon.

“Hetimet kanë vazhduar dhe është administruar akti i ekspertimit vlerësues me ekspertë të fushës, që ka përcaktuar se objektet e sekuestruara dhe të dyshuara si vepra arti, nuk klasifikohen në tërësinë e pasurive kulturore”, arsyetoi vendimi i marrë nga gjyqtari Rexhep Bekteshi.

Ato as nuk rezultuan të vjedhura diku, por për oficerët e policisë identifikimi dhe vlerësimi paraprak i këtyre rasteve kërkon njohuri të thelluara.

“Mbaj mend që në vitin 2010-2011 kemi pasur raste të sekuestrimit të disa ikonave, tek disa të rinj që kemi ndaluar”, kujtoi për Amforën një oficer policie në pension.

Objektet e gjetura gjatë operacionit “Vlera” të Policisë së Fierit. Foto: Media Amfora

“Nuk kishim asnjë informacion as unë, as ndonjë nga oficerët e tjerë të komisariatit, se çfarë periudhe i përkisnin ikonat, vlerat që mund të kishin, nuk kuptonim dot gjë nëse ishin origjinale apo kopje të tyre”, shtoi ish-oficeri nga Berati, duke mos dashur të identifikohet për shkak të marrëdhënieve me kolegët.

“Mbaj mend që drejtori ju drejtua Ministrisë së Kulturës në atë kohë dhe ata autorizuan një specialist nga muezu që erdhi bëri verifikimet e ikonave sepse e njihte fushën”, shtoi burri.

Targetimi i “Tregut të Romëve”

Në hetimin e operacionit “Ikonat”, prokurori i Durrësit, Gëzim Veizi, gjatë marrjes në pyetje të Pëllumb Lekës evidentoi se objektet i kishte blerë tek tregu i romëve për shumën 30.000 lekë dhe se më 29 mars përmes ndërmjetësimit të Emanuel Çaços do i shiste për 80.000 lekë – shifra krejt të kundërta nga sa pretendonte policia, sipas së cilës do të shiteshin për 10.000 deri në 20.000 euro.

Në qytetin e Fierit është i njohur “Tregu i Romëve për Rrobat e Përdorura”, ku anëtarët e komunitetit shesin kryesisht veshje dhe orendi të përdorura. Por edhe pse një aktivitet i ligjshëm dhe i mundimshëm për ta, kohët e fundit po përballen me akuza që targetojnë mallrat që pretendohet të jenë zhdoganuar përmes Greqisë.

Shpëtim Kalemi kishte blerë një furgon mallrash përmes një kredie dhe po tentonte ta shlyente deri në momentin e arrestimit. Por në rrugët e fshatit Drizë dallojnë me dhjetëra furgonë të përbaltur, një pjesë me targa shqiptare dhe një pjesë me targa greke.

Shumë banorë të fshatit Drizë janë tregtarë që i marrin mallrat vetë në Greqi. Foto: Media Amfora

Ardian Isaj nxiton të na fusi në oborrin e banesës dhe ende pa mbaruar fjalinë hap dyert e një veture të përmbytur nga veshjet e përdorura.

“Janë rroba të vjetra që i marrim në Greqi, i kalojmë nga greku dhe thuhet që i kalojmë kontrabandë, nuk është e vërtetë kjo”, theksoi Isaj me tone të larta.

Tregtarë të tjerë njëzëri akuzuan policinë se kishte vepruar në mënyrë të padrejtë, duke u nxituar për këtë ngjarje që sipas tyre nuk ka lidhje me trafikin e veprave të artit, por me mallra të përdorura dhe të blera në Greqi.

“Ne po mundohemi që të nxjerrim bukën, mos të ngelemi pa bukë, të ushqejmë familjet tona”, tregoi Isaj pranë veturës së tij të tejmbushur me veshje të përdorura.

Kryetari i fshatit Drizë, Panajot Alushi, e ndërpreu duke treguar përmes një video komunikimi direkt me një tregtar grek, pamjet të dyqaneve në Greqi të stërmbushura me objekte, orendi shtëpiake, piktura dhe me punime artistike.

“Këto i merrte nëpër tregje që bëheshin dy herë në javë në Manastiraqi [zonë pranë qendrës antike të Athinës], të shtunën, e të dielën. Plus dhe në dyqanet që janë të licensuara në Greqi, i merrte atje dhe i shiste”, shpjegoi Alushi.

Banorët e fshatit Drizë në bisedë video me tregtarët grek. Foto: Media Amfora

Ata i referohen vetëm një prej dy të ndaluarve, Shpëtim Kalemit, ndërsa Prokuroria e Fierit shpjegoi zyrtarisht se, “Deri në këtë moment është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit SH.K dhe P.P, janë autor të veprës penale në fjalë”. Ata dyshohen ndër të tjera për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe të kulturës” dhe vijojnë të jenë të ndaluar.

“Bëhet zhdoganimi në doganë, skaneri, bëjnë pagesën me fatura, me të tëra dhe i shesin këtu nëpër tregjet që janë në Fier me nga 3-4 mijë, 5 mijë lekë maksimumi”, shpjegoi kryetari i fshatit për rastin e Kalemit dhe të tregtarëve të tjerë.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bëri me dije se në 5 vitet e fundit nuk është ndaluar asnjë subjekt apo person që transportonte vepra arti, përveç një rasti që trafikonte objekte të trashëgimisë kulturore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka në strukturën e saj një drejtori të specializuar për kontrollin e veprave të artit dhe objekteve të trashëgimisë kulturore. Kjo drejtori në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit doganor në Pikat e Kalimit të Kufirit në lidhje me këtë fushë”, shpjegoi zyrtarisht autoriteti doganor.

Duke sqaruar më tej se nuk disponon asnjë databazë për obejktet e deklaruara të vjedhura dhe sipas saj këtë e menaxhon vetëm Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) – një tjetër autoritet që ka dështuar në misionin e tij në luftën kundër trafikimit të veprave të artit.

Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë ekspertë për veprat e artit në strukturën e saj dhe sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kur policia sekuestron objekte të dyshuara si vepra arti, është prokuroria ajo që kërkon të realizohet ekspertiza.

“Praktika nga ana e MEKI-t kryhet në zbatim të vendimit të ekspertimit që përcillet nga Prokuroria, e cila ngarkon institucione të specializuara në fushën e trashëgimisë kulturore të kryejnë vendimin e ekspertimit, ku me Urdhër të Ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore ngrihet grupi i punës me specialistë të institucioneve që merren me tipologjinë e objekteve të sekuestruara sikurse parashikuar edhe në vendim”, sqaroi MEKI.

Për Suzana Varvarica-Kukën, skulptore dhe studiuese e artit, në Shqipëri ka mungesë edhe të një tregu të certifikuar për tregtimin e veprave të artit.

“Tregu i artit në vendin tonë nuk ekziston, atë e drejtojnë vetë artistët në studiot e tyre, duke iu shitur vepra arti amatorëve apo koleksionistëve. Apo duke u lidhur me galeri të vogla jashtë vendit. Këtu mungojnë shtëpitë e ankandeve dhe menaxherët e artit”, përfundoi Varvarica.

The post Operacione flluskë, tregtarët e sendeve të përdorura ngatërrohen për trafikantë arti first appeared on Amfora.

Vjedhje sistematike, kishat u zbrazën nga veprat e artit dhe objektet historike
Në të zbardhur të 8 nëntorit të vitit 2016, telefoni nisi të binte pa ndërprerë në banesën e Atë Kristaq Subashit në Berat. Kleriku u përmend me vështirësi në 4 të mëngjesit dhe më i përhumbur se kurrë, fill pasi dëgjoi për disa herë i tronditur se brava në Kishën e Shën Spiridhonit ishte gjetur e thyer.

Me të zbardhur e mërkura e 9 nëntorit u bë e qartë se nuk ishte një vjedhje që synonte vetëm grabitjen e parave të dhuruara nga besimtarët, por e përqendruar edhe objektet e çmuara. “Kryevepra” e kishës së Lagjes Goricë, Epitafi, që datonte rreth 200-300 vite më parë ishte zhdukur pa nam e pa nishan.

“Ai ishte në një vend të posaçëm, në një kornizë të modifikuar bukur, që të ishte në çdo kohë i ekspozuar dhe ata e kishin shqyer brutalisht atë dhe e kishin marrë”, kujtoi Atë Kristaq Subashi për Median Amfora.

“Epitafi i Kishës së Shën Spiridhonit ishte një nga objektet më me vlerë të trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe pasuri kulturore. Mendohet që mund të ishte 250 deri në 300 vjeçar. Mënyra e të ndërtuarit dhe e të kompozuarit e bënin të veçantë atë”, shtoi ai.

Kisha që ishte “ende e re” në mesin e monumenteve të kulturës, nuk arriti “të mbrohej nga shteti”, fill pasi mori statusin e kategorisë së parë më 17 prill 2015. Megjithatë ky nuk është një rast i izoluar në dekadat e fundit, pasi shumë kisha ortodokse dhe objekte kulti kanë rënë pre e grabitjeve që nuk synonin vetëm marrjen e parave të dhuruara nga besimtarët, por të veprave të artit.

Portiku i hyrjës në Kishën e Shën Spiridhonit në Lagjen Goricë të Beratit. Foto: Media Amfora

Media Amfora analizoi të dhënat e autoriteteve të kulturës dhe zbuloi se numri i kishave të grabitura është më i lartë se rekordet zyrtare dhe zbulueshmëria e tyre është në anën tjetër të kurbës, duke mbetur e ulët.

Midis viteve 2000-2017 numërohen së paku 16 raste të vjedhjeve në kishat ortodokse në vend, të cilat janë njëkohësisht pjesë e trashëgimisë kulturore dhe grabitjet kanë qenë të përqendruara në marrjen e veprave të artit.

Nga këto 16 raste rezulton se vetëm 19% e tyre janë zbuluar pjesërisht, ndërsa në 81% të rasteve artefaktet dhe autorët nuk janë gjetur ende, duke zhgënjyer besimtarët dhe komunitetet fetare.

Ndërsa bilanci i objekteve të grabitura është më i gjerë se kaq, duke numëruar të paktën 23 ikona, 5 elementë dekorativë, 8 objekte, 2 kambana dhe 3 ikonostasë të grabitur në vetëm 17 vite në Shqipëri sipas të dhënave që Amfora përpunoi nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Vjedhjet e shpeshta rrënuan kishat bizantine

Lugina e Drinos në Gjirokastër përfaqëson një kryqëzim të historisë së pasur arkeologjike, historike dhe objekteve të kultit. E pasur me kisha monumentale dhe me së paku 5 manastire përgjatë saj, ajo spikat edhe për vendbanimet antike, bizantine dhe mesjetare.

Ende pa rënë sistemi komunist që përgjonte çdo rrëzë të Shqipërisë, banorët e fshatit Labovë e Poshtme në Gjirokastër, mbetën të shtangur kur mësuan se ishte zhdukur një prej objekteve më simbolike të kishës së fshatit, prej nga i cili mori edhe vetë emrin, “Kisha e Labovës së Kryqit”.

Referuar të dhënave që Amfora lexoi për këtë objekt, “Kryqi i Kishës së Shën Mërisë së Labovës”, është i punuar në argjend dhe datohet në vitin 559 të Erës Sonë. Motivi floreal i pikturuar në të simbolizon “Pemën e jetës”, që sipas interpretimit të krishterë simbolizon mirëqenien origjinale të parajsës.

Objekti i çmuar rezulton i vjedhur në vitin 1989 dhe ishte në ngarkim të Institutit të Monumenteve të Kulturës. Vjedha e përndoqi këtë kishë dhe në vitin 2008 një operacion kriminal nxorri nga aty 18 ikona, që përbënin ikonostasin.

Në përshkrimet e objekteve të vjedhura, që Amfora gjeti në “Katalogun e objekteve të humbura 1990-2016”, rezulton se ikonat e punuara në dru ishin vepra të ikonografit Joan Athanasi dhe datoheshin në vitin 1770.

“Ishte një periudhë shumë e errët për monumentet, në vitet 1990-1998, ku ka qenë një periudhë shumë e vështirë për vendin tonë sepse dolëm nga një sistem dhe u futëm në një sistem tjetër, ku kishte nevoja shumë të mëdha”, analizoi arkitekti dhe restauratori Pirro Thomo.

“Nuk u tregua një kujdes i duhur për monumentet dhe u pa se dolën shumë hajdutë të kishave dhe të veprave të artit sidomos gjatë vitit 1997. Në këtë vit morën ç’mundën sepse mendonin se me këto vjedhje do të pasuroheshin dhe e kanë bërë se shtyheshin nga mendimet për të fituar”, analizoi Thomo fazat e para të grabitjeve të objekteve të kultit.

Arkitekti Pirro Thomo, duke folur pranë Kullës C gjatë restaurimit në Durrës. Foto: Media Amfora

Nga analiza e Amforës rezulton se qarqet më të prekura vit pas viti nga vjedhjet e veprave të artit janë Gjirokastra, Korça, Berati dhe Fieri. Megjithatë grabitjet në kishat e vendit kanë qenë të dy tipologjive, ato të vlerave monetare ose të pajisjeve teknike dhe të veprave të artit.

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) listoi 10 vjedhje të cilat kanë pasur në fokus veprat e artit nga kishat e vendit. Ndërsa nga raportimet e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe të medias, rezultojnë edhe 6 raste të tjera, në total 16 vjedhje.

Megjithatë ky numër është më i lartë sepse të njëjtat kishat janë grabitur disa herë ndër vite. Vetëm në vitin 2008 Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë raportoi se pak para Krishtlindjeve u regjistruan thyerje me dhunë në Kishën e Shenjtë të Kryeëngjëjve, në Varosh të Gjirokastrës, në atë të Fjetjes së Hyjlindëses në Derviçan dhe në Kishën e Kryeëngjëllit të Kallogoranxisë.

Sipas raportimit në të njëjtën periudhë u vodhën nga Kisha Shën Athanasi në Bularat 18 ikona të vjetra, në ditët e Theofanisë u vodhën gjithashtu 10 ikona nga Kisha e Lindjes së Hyjlindëses në Labovën e Kryqit dhe 5 ikona në Kishën Shën Athanasi të Kakodikiut, në Delvinë.

Ndërsa në ditët e Krishtlindjeve u vodh i gjithë ikonostasi në restaurim i manastirit të Shën Dhimitrit, në Qeparo dhe disa pjesë nga ikonostasi i Kishës së Shën Nikollës në Dhrovian, i cili po sipas Kishës Ortodokse u shkatërrua krejtësisht.

“Kam parë në Kishën e Shën Mërisë së Drianos në Zervat, ku sa mbaroi restaurimi nga ana arkitekturore, piktura murale me ikonostasin, 2-3 vjet pas restaurimit thyen derën dhe morën ikona dhe pjesë të ikonostastit”, kujtoi Pirro Thomo për Median Amfora.

Arkitekti që ka kontribuar në studimin dhe restaurimin e shumë prej kishave të vendit kujtoi me keqardhje rastin e një kishe në një fshat të largët të Leskovikut, e cila kishte një ikonostas të veçantë sipas tij dhe që ishte grabitur i gjithi.

“Po kështu ka edhe vjedhje të tjera, si Kisha e Shën Mërisë në Leusë në Përmet, ku pasi mbaruam restaurimin pamë se kishin vjedhur pjesë nga ikonostasi, që ka qenë vërtetë një vepër arti”, rrëfeu Thomo.

Ngjarjet që kujtoi ai kanë ndodhur në Gjirokastër në vitin 2011 dhe në Përmet në vitin 2009. Ndërsa grabitja e fundit në Kishën e Shën Kollit në Mesopotam të Sarandës u shënua në vitin 2010 dhe grabitësit kishin shkulur nga aty 4 ikona.

Ikonostasi i shkatërruar pas vjedhjeve në Kishën e Shën Kollit në Mesopotam, Sarandë. Foto: Media Amfora

“Rasti më i fundit i Kishës së Shën Kollit në Mesopotam, ku pas restaurimit më njoftuan, më çuan edhe fotografi ku një derë në anën jugore e kishin thyer për të hyrë brenda për të marrë lekët sepse atje brenda nuk ka më ikona”,  tregoi Thomo i keqardhur.

Amfora pyeti përfaqësinë fetare të komunitetit mysliman, bektashi, ortodoks, të cilët nuk u përgjigjën për koment, ndërsa ai katolik shpjegoi se nuk kishte regjistruar raste të tilla.

Vjedhjet në rritje, zbulueshmëria në zbritje

Kishat që listohen monumente kulture në vendin tonë dhe inventari brenda tyre administrohet nga vetë komunitetet fetare, që kanë në ngarkim objektet pasuri kulturore dhe ato raportojnë tek autoritetet shtetërore për gjendjen dhe për nevojat e tyre.

Mungesa e fondeve për shërbimin e rojeve të sigurisë përmes subjekteve private dhe mungesa e sistemit të alarmit, monitorimit me kamera në kishat dhe në manastiret e vendit ka krijuar ndër vite terrenin e përshtatshëm për grabitjen e tyre.

Kisha e Shën Kollit gjendet në një kodër në Vanaj të Fierit, së bashku me varrezat e fshatit. Foto: Media Amfora

Atë Kristaq Subashi dhe klerikë të tjerë kanë mbetur me sytë nga dera, me shpresën se një ditë objektet e grabitura do të kthehen në vendin e tyre, të cilën e dëshirojnë shumë edhe besimtarët e krishterë në vendin tonë.

Epitafi simbolizon vetë Zotin Jezu Krisht, të shtrirë në varr dhe rreth e qark ka gratë vajtuese, apostujt dhe tregon momentin që zbret nga kryqi, përjetimet dhe pësimet nga Zoti deri në ditën e premte, ku kisha e nxjerr Epitafin jashtë saj me solemnitet dhe vijnë besimtarët që të përjetojnë falje dhe atë që Zoti e përjetoi për njerëzimin.

“Në shumë breza për shumë vite, për një periudhë të gjatë Epitafi i vjedhur është përdorur si një element shumë i rëndësishëm në adhurimin e komunitetit ortodoks dhe merr vlera akoma më të mëdha nga shenjtëria dhe hiri që ai ka marrë nga lutjet e besimtarëve”, shpjegoi i prekur Atë Kristaq Subashi pas vjedhjes në Kishën e Shën Spiridhonit në Berat në vitin 2016.

Shqipëria ka të ngritur një autoritet publik, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK), po ashtu është pjesë e konventave ndërkombëtare për trafikimin e veprave të artit, por megjithatë nuk rezultojnë rekode të gjetjeve dhe të kthimit në atdhe të veprave të grabitura.

“Të gjitha denoncimet e administruara pranë IKRTK deklarohen si objekte të humbura/vjedhura në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore (RKPK) dhe deklarohen nga ana e Policisë së Shtetit në institucione ndërkombëtare si Interpol”, shpjegoi në një përgjigje zyrtare IKRTK.

“Në IKRTK nuk administrohet asnjë notë verbale për objekte kulti të vjedhura që rezulojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, shtoi përgjigja.

Për ekspertët duhet punuar për katalogimin, dokumentimin dhe digjitalizimin e të gjitha objekteve të luajtshme që janë pasuri kulturore kombëtare, me qëllim pasjen e informacionit në kohë reale në rast se ato grabiten dhe synohet trafikimi jashtë vendit.

“Po të jetë informacioni i plotë me foto, i çohet edhe Interpolit në mënyrë që të gjurmohet edhe në vendet e tjera përveç Shqipërisë sepse vjedhësit zakonisht kanë tendencën që t’i nxjerrin jashtë në mënyrë të parregullt”, analizoi Pirro Thomo.

“Tek monumentet e rëndësishme ku ka roje, duhet të vihen edhe kamerat sepse në shumë kisha që janë restauruar ne kemi bërë edhe instalimet elektrike, kemi vendour edhe ndriçim jashtë, pra ka mundësi që të ketë imazhe”, shtoi Thomo.

IKRTK shpjegoi se janë zbuluar 3 raste vjedhjesh nga 16 të listuara zyrtarisht, të gjitha brenda Shqipërisë. Nga 18 ikonat e vjedhura në Kishën e Labovës së Kryqit, 10 prej tyre u zbuluan në një operacion policie në Tiranë në vitin 2022, ku u zbuluan mbi 4000 objekte të dyshuara si pasuri kulturore.

Gjithashtu u zbulua dera e vjedhur e Kishës së Shën Kollit në Vanaj të Fierit dhe disa pjesë nga ikonostasi që i përket Kishës së Shën Thanasit në Karavasta. Ato ishin transformuar pas vjedhjes, duke i kthyer në dollape dhe duke vështirësuar identifikimin e tyre pas kamuflimit si mobilje.

Majtas, pjesë nga ikonostasi i Kishës së Shën Thanasit në Karavasta. Djathtas, porta e hyrjes kryesore në Kishën e Shën Kollit në Vanaj, të transformuara në “mobilje” pas grabitjes. Fotot: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Megjithëse dyshimet janë që vjedhjet në shumë raste kanalizohen në rrjete të strukturuara të trafikut të veprave të artit, grabitësit janë edhe përdorues ose shitës të lëndëve narkotike. Në gusht të vitit 2021 Policia e Durrësit njoftoi sekuestrimin e një ikone që mendohej se i përkiste periudhës bizantine, e cila ishte vjedhur nga një kishë dhe arrestoi poseduesin e saj.

45 vjeçari me iniciale Ç. P., që banonte në Kavajë, dyshohej se do e shiste ikonën kundrejt parave, ndërsa gjatë kontrollit policia i gjeti edhe 12 kilogramë e 150 gramë lëndë narkotike “Cannabis Sativa”, për të cilën ai ishte dënuar edhe në të kaluarën.

Media Amfora pyeti për rastet prokuroritë dhe gjykatat në Gjirokastër, Korçë, Berat dhe Sarandë, të cilat përgjithësisht për shumicën e rasteve të identifikuara nga burimet zyrtare për grabitjet e kishave, u shprehën se nuk arrinin t’i identifikonin këto çështje në sistemin e regjistrimit të rasteve nga prokuroria apo gjykata.

Kisha Shën Gjergji në Libofshë të Fierit, ku në vitin 2011 u grabit kambana dhe pjesë të ikonostasit. Foto: Media Amfora

Gjykata e Gjirokastrës konfirmoi se nuk kishte mbërritur asnjë çështje për grabitjen e ikonës së Shën Mërisë në Kishën e Sopikut në vitin 2000 dhe as për 18 ikonat që u grabitën në Kishën e Labovës së Kryqit në vitin 2008, që u zbuluan më pas pjesërisht në Tiranë.

Për grabitjet në Kishën e Ungjillizimit në Kozarë të Beratit në vitin 2003 dhe për vjedhjen e epitafit 300 vjeçar në Kishën së Shën Spiridhonit në vitin 2016, Prokuroria e Beratit u përgjigj zyrtarisht se i kishte pezulluar çështjet deri në zbulimin e autorit.

“Fashikujt e këtyre procedimeve i kanë kaluar Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për hetime të mëtejshme”, u përgjigj prokuroria për Median Amfora.

Megjithëse Kisha e Shën Spiridhonit në Lagjen Goricë ruhej nga një kompani private, siguria dështoi duke humbur një prej thesareve të Beratit.

“Për zbardhjen e kësaj çështje nuk është bërë mjaftueshëm sepse ne dhamë disa indicie dhe prokuroria duhej të kishte ecur më shumë në këtë drejtim. Është puna e tyre, nuk duam që të ndërhyjmë por ne bëmë gjithçka, por varet edhe nga dëshira e tyre që e kishin në dorë për ta hetuar”, tregoi i trishtuar Atë Kristaq Subashi.

“Besimtarët pyesin kur ka një gjetje, kur shohin ngjarje të tilla, thonë çfarë u bë me Epitafin tonë?! A ka ndonjë zhvillim?! Komuniteti gjithmonë është i interesuar sepse është në kujtesën e tyre ai Epitaf”, përfundoi Atë Kristaq Subashi.

The post Vjedhje sistematike, kishat u zbrazën nga veprat e artit dhe objektet historike first appeared on Amfora.

Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë, “i paralizuar” nga mungesa e akteve nënligjore
Një Vendim i Këshillit të Ministrave në vitin 1995 mundësoi krijimin e  Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, që e nisi rrugëtimin si një projekt i Bankës Botërore, me qëllim dokumentimin e të gjitha pasurive kulturore të Shqipërisë.

Pas miratimit të ligjit të ri në vitin 2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”, ky institucion i kulturës u transformua në Institutin Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK).

Misioni i tij lidhet me regjistrimin e trashëgimisë kulturore në pronësi private dhe shtetërore, si edhe mundësimin e lëvizjes së tyre në mënyrë zyrtare. Megjithëse është qëllimi bazë i Institutit, ai nuk ka mundur ende të krijojë një panoramë të plotë të pasurive kulturore në gati 30 vite.

“Nuk ka statistika zyrtare se sa mund të jetë totali i pasurive kulturore që ekzistojnë”, u përgjigj zyrtarisht Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK). “Regjistrimi i pasurive kulturore është një punë që vijon që nga viti 1995”, shtoi përgjigja.

“Në rast se kjo vonesë është e pajustifikuar dhe nuk reflekton arsye objektive, mbështetur në parashikimet e Ligjit Nr. 27/2018, ‘Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë’, mund të themi se ka një mospërmbushje të detyrave të përcaktuara në këtë ligj…”, analizoi Eriselda Ndreca, juriste pranë Komitetit Shqiptar të Heksinkit.

Pasuritë kulturore në udhëkryqin e ligjit!

Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore (IKRTK) që është në varësinë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndër disa detyra më të rëndësishmet lidhen me regjistrimin e pasurive kulturore, përditësimin e regjistrit dhe përgatitjen e dokumentacionit për lëvizjen e objekteve kulturore të luajtshme.

“…IKRTK-ja ka për kompetencë të regjistrojë dhe të dokumentojë të gjitha pasuritë kulturore, materiale dhe jomateriale, si edhe pasuritë e peizazhit në pronësi publike e private në territorin e Republikës së Shqipërisë”, citoi përcaktimet ligjore juristja Ndreca.

Objekte në Muzeun Ikonografik Onufri, Berat. Foto: Media Amfora

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) gjeti në shtator të vitit 2022 se nuk janë regjistruar të gjitha objektet që kanë klasifikimin “monument kulture”, krejt e kundërta nga sa përcakton ligji.

Sipas raportit të vitit 2022, “procesi i inventarizimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore materiale të paluajtshme nuk ka filluar ende, pavarësisht ekzistencës së Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, kartelave të monumenteve të kulturës dhe detyrimeve që rrjedhin nga dispozitat e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Mungesa e regjistrimit jo vetëm për një pjesë të objekteve kulturore të luajtshme, ka krijuar shqetësime edhe për ato të paluajtshme.

“Pronësia shtetërore ka pësuar dëme gjatë metamorfozës së ndryshimeve me shumë godina shtetërore, si ish-Komiteti Qendror apo Shkolla e Partisë, etj.”, shpjegoi piktori Artan Shabani.

“Kujtoj se repartet ushtarake, shkollat, ish-ndërmarjet e mëdha, kanë qenë me vepra arti dhe me monumente, sot ato nuk kanë asnjë gjurmë nga regjistri historik”, shtoi Shabani.

Vonesa në përfundimin e fazës kryesore të këtij procesi nga IKRTK-ja cenon ruajtjen e identitetit kombëtar dhe në raste fatkeqësish natyrore si tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk krijon një bazë të dhënash teknike për rimëkëmbjen dhe restaurimin e tyre në rast dëmtimi.

“Procesi i regjistrimit të pasurive kulturore është i një rëndësie të veçantë për disa arsye, duke përfshirë ruajtjen e infrastrukturës dhe formës së tyre, mbrojtjen ligjore dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe dëshmive historike…”, analizoi Eriselda Ndreca, juriste pranë Komitetit Shqiptar të Heksinkit.

Kategorizimi i pasurive kulturore është i gjerë, duke nisur nga veprat e artit, deri në dorëshkrimet e trashëguar, qofshin pasuri në pronësi shtetërore apo private.

“Duhet bërë një klasifikim i qartë se çfarë është pasuri kulturore dhe çfarë nuk konsiderohet e tillë. Në pasuri kulturore hyjnë edhe librat, volumet me vlera kombëtare, letra të shkrimtarëve, shtëpitë muzeale të Sali Shijakut apo Ismail Kadarsë…”, shpjegoi Artan Shabani, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Një tjetër diemsion i pasurive publike janë peizazhet që janë trashëguar historikisht dhe kanë nevojë të regjistrohen dhe të mbrohen, por IKRTK-ja nuk ja ka dalë që të regjistrojë në 10 vitet e fundit asnjë “pasuri të peizazhit”.

“Nuk kemi asnjë proçedurë regjistrimi për pasuri të peizazhit në 10 vitet e fundit”, shpjegoi zyrtarisht për Median Amfora, Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Pazari i Gjirokastrës. Foto: Media Amfora

Sipas ekspertëve në ligj përcaktohen qartë kriteret mbi të cilat pasuritë kategorizohen si pasuri peizazhi, por jo çdo qytetar mund të identifikojë një pasuri të tillë dhe në mungesë të regjistrimit si pasuri kombëtare mund të sjelli dëmtime të tyre.

“Peizazhi në të shumtën e rasteve është shkatërruar jo aksidentalisht, por për qëllime totalisht spekulative që lidhen me ndërtimet dhe me histerinë e një lloj zhvillimi pa kufi”, shpjegoi Artan Shabani.

Pasuri pa nam e nishan!

Në Shqipëri herë pas here autoritetet kanë ndaluar trafikantë të veprave të artit, një pjesë e të cilave dyshohet se janë vjedhur në parqet arkeologjike apo në objektet e kultit, duke dëshmuar rriskun e lartë për mungesën e çdo të dhëne nëse rast se këto objekte grabiten.

IKRTK nuk ka mundur që të përfundojë procesin e regjistrimit të pasurive kulturore që ruhen në muzetë e vendit dhe galeritë, tek personat privatë apo në institucionet e specializuara. Megjithëse ky autoritet ka për mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e “Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore”, në formë elektronike dhe të shkruar, i cili përfshin të gjitha pasuritë kulturore, materiale dhe jo materiale.

“Nuk mundet të llogarisim se sa është në total numri i pasurive kulturore që ruhen në rrjetin e muzeve, në galeritë e artit, nga personat privatë, nga institucionet e specializuara vendore e kombëtare dhe nga bashkësisë fetare”, shpjegoi zyrtarisht Instituti.

Ndërsa një raport i siguruar nga Amfora tregon se ky institucion deri në prill të vitit 2021 për pasuritë në varësi të institucioneve shtetërore kishte regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore 23.596 objekte, nga totali prej 100.000 objektesh.

“Nuk jam në dijeni për regjistrimin në shkallë kombëtare, por në rastin e (GKA) janë regjistruar të gjitha veprat e fondit dhe po ashtu ato që mungojnë gjatë periudhës para dhe gjatë viteve’ 90, ekziston lista përkatëse për secilën vepër, të cilat nuk janë kthyer nga institucionet publike”, shpjegoi Artan Shabani për rastin e Galerisë Kombëtare të Arteve, (GKA).

Pavarësisht regjistrimeve në nivel vendor apo sipas isntitucioneve të caktuara, Instituti duhet të jetë përmbledhësi i të gjitha pasurive kulturore në vend.

“Mungesa e regjistrimit të pasurive në vetvete, e konsideruar si mospërmbushje e ligjit, dikton të njëjtën qasje edhe për mungesën e një numri të saktë të pasurive kulturore”, analizoi juristja Ndreca.

Situata e krijuar, me të dhëna që shpërndahen sipas institucioneve lokale, në bazë të vullnetit të tyre, ka krijuar risk për ruajtjen e kujtesës kombëtare dhe cenon të dhënat e plota për objektet e artit apo të trashëgimisë kulturore, në rast se ato dëmtohen apo grabiten.

“Mos hedhja e të gjitha të dhënave që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore materiale të paluajtshme në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore përbën risk konkret për trashëgiminë e kujtesës kombëtare të këtyre pasurive të paluajtshme…”, gjeti Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në vitin 2022.

“Mos nisja nga ana e IKRTK e procesit të inventarizimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore materiale të paluajtshme, përveçse është në kundërshtim me ligjin, nuk siguron transparencë për institucionet e tjera të përfshira në të gjitha hallkat e sistemit kombëtar të kujdesit ndaj trashëgimisë kulturore”, shtoi raporti i KLSH-së.

Instituti ka publikuar një studim për objektet e vjedhura në Shqipëri në periudhën 1990-2016, titulluar, “Katalogu i objekteve kulturore të zhdukura 1990-2016”, publikuar në vitin 2018, por ndjekja e këtyre rasteve sipas IKRTK-së kërkon miratimin e akteve nënligjore.

Sipas institucionit mungesa e krijimit të paketës ligjore mbështetëse është bërë shkak për bllokimin në luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore të vendit tonë.

Gjithashtu “Katalogu Kombëtar i Pasurive Kulturore” duhej të ishte një sistem informatik i përdorshëm nga publiku dhe specialistët e fushës, por sipas Institutit ai është ende në pritje të miratimit të akteve nënligjore që të vihet në funksion.

“Ligji dhe aktet nënligjore janë në pritje prej disa vitesh, nëse nuk gaboj që nga viti 2017, Katalogu Kombëtar i Pasurive Kulturore duhet të jetë i aksesueshëm nga çdo bashki, ent kulturor dhe privat, ajo është pasuria jonë kombëtare dhe si e tillë duhet mbrojtur nga të gjithë”, analizoi Artan Shabani.

Manastiri i Mesopotamit në Finiq, Sarandë, Monument Kulture. Foto: Media Amfora

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi Institutit që deri në qershorin e vitit 2023 të niste procesin e përditësimit të Regjistrimit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

“IKRTK, në bashkëpunim me institucionet e tjera të specializuara dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, të nisin procesin e përditësimit të Regjistrit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në veçanti, sa i takon monumenteve të kulturës”, rekomandoi pa sukses KLSH-ja.

Nga ana tjetër Instituti duhet të pajisi me licensë të gjithë personat dhe subjektet që eksportojnë objekte të trashëgimisë kulturore, por ai është ende në pritje të akteve nënligjore për të lëshuar licensat e eksportit të pasurive kombëtare kulturore dhe nuk ka ende një Regjistër Kombëtar të Licensave të Eksportit.

Gjithashtu Instituti nuk ka ende zyra rajonale dhe zyra të eksportit të pasurive kulturore të luajtshme, duke mbetur peng i mungesës së akteve nënligjore.

Në 10 vitet e fundit Instituti ka regjistruar 39.4462 pasuri kulturore të disa tipologjive, si në arte pamore, etnografi, arkeologji, arkiterkurë dhe trashëgimi kulturore jomatariale, në pronëri shtetërore, të individëve privatë dhe të institucioneve fetare.

Po, ende rreth 30 vite nga krijimi i këtij institucioni me mision krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore, në formë elektronike dhe të shkruar, nuk ka statistika zyrtare se sa mund të jetë totali i pasurive kulturore që ekzistojnë në vendin tonë.

The post Instituti i Regjistrimit të Trashëgimisë, “i paralizuar” nga mungesa e akteve nënligjore first appeared on Amfora.

Trafikonin objekte arti, një nga të arrestuarit ishte punonjës parqesh arkeologjike
Policia e Durrësit arrestoi dy burra që po trafikonin 13 objekte arkeologjike dhe statuja, një prej të cilëve ishte i punësuar kohë pas kohe pranë parqeve arkeologjike, duke grabitur objekte arkeologjike nga 3 qarqe të vendit.

“Shtetasi Pëllumb Leka duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin tjetër, i trafikonin me qëllim përfitimin”, shpjegoi policia.

Sipas njoftimit për mediat 53 vjeçari Pëllumb Leka ishte banues në Fier ndërsa 56 vjeçari Emanuel Çaço, ishte banues në Lushnjë. Policia zbuloi se një pjesë të objekteve arkeologjike ata ja shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10  mijë deri në 20 mijë euro.

Gjatë operacionit të koduar “Ikonat” skuadra e operacioneve e Policisë së Durrësit i ndaloi ata në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë dhe i gjetën brenda automjetit 13 objekte arkeologjike në formë statujash dhe koka statujash prej mermeri, si edhe të tjera në miniaturë prej bronxi, ngjashëm me objektet e periudhës së antikitetit.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale ‘Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës'”, njoftoi Policia e Durrësit mesditën e së premtes.

Fieri është kthyer në një “minierë” për trafikantët e veprave të artit. Në korrik të vitit 2020 policia e qytetit arrestoi një 49 vjeçar që jetonte në Fier dhe sipas policisë siguronte objektet arkeologjike për dy persona të tjerë që gjenin klientët për shitjen e tyre për shuma që varionin nga 18 mijë deri në 25 mijë euro.

Ndërsa më herët, në shkurt të vitit 2017 policia në Fier prangosi dy persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë. Ata u akuzuan për gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe sipas raportimeve në media ara dyshoheshin se për një periudhë të gjatë kishin nxjerrë nga nëntoka rreth 230 objekte arkeologjike, si bronz, hekur dhe qeramikë.

The post Trafikonin objekte arti, një nga të arrestuarit ishte punonjës parqesh arkeologjike first appeared on Amfora.