Shqiperi - Amfora

Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor
“Peshkaqen i fondeve mjedisore”, që dyshohet se “kanalizon fondet e mbrojtjes së natyrës në shpenzime luksi, dreka të shtrenjta dhe qëndrime në hotele elitare”, shkruhej në artikullin e publikuar më 18 maj nga portali “TVA News”, i cili kishte në qendër drejtorin ekzekutiv të organizatës Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Aleksandër Trajçe.

Me titullin “Për llogari të kujt po i vë zjarrët Aleksandër Trajçe?”, artikulli u shpërnda më pas edhe nga portali “JOQ Albania”, duke gjeneruar reagime dhe debat në rrjetet sociale. Në komentet e publikut shfaqeshin si mbështetje për aktivistin mjedisor, ashtu edhe akuza dhe gjuhë denigruese ndaj tij.

Ndërsa në mediat në internet dhe rrjete sociale publikoheshin akuza dhe insinuata ndaj Aleksandër Trajçes, në terren kishte nisur të zhvillohej një konflikt i hapur për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës në Vlorë. Organizata mjedisore PPNEA denoncoi publikisht punimet në zonë, duke i cilësuar ato të paligjshme për shkak të mungesës së transparencës dhe dokumentacionit publik mbi projektin, ndërsa ngriti shqetësime për dëmtimin e habitateve natyrore, kufizimin e aksesit të qytetarëve dhe raste agresiviteti ndaj aktivistëve dhe gazetarëve gjatë dokumentimit në terren.

Sipas organizatës, publikime të tilla synojnë të largojnë vëmendjen nga konflikti real që po zhvillohet në terren dhe nga denoncimet për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.

“Të gjitha këto zhurmime janë sepse ata e dinë që janë në ilegalitet, e dinë që janë duke bërë gjithçka kundër çdo lloj norme, procesi dhe zbatimi të ligjit. Fillojnë merren me sulme të tilla që të minojnë përpjekjet dhe të shfokusojnë vëmendjen e njerëzve, që të mos merren me problemin, por të merren me individë apo aktorë,” tha Aleksandër Trajçe.

Ai shtoi se organizata nuk dëshiron t’u japë më shumë vëmendje publikimeve të tilla, pasi sipas tij ato janë pjesë e një përpjekjeje për delegjitimimin e zërave kritikë ndaj zhvillimeve që ai i konsideron të paligjshme në zonat e mbrojtura.

Sipas Aleksandër Trajçes, organizata është përballur edhe më herët me forma presioni dhe sulmesh në internet gjatë konflikteve mjedisore, por sipas tij, situata së fundmi është bërë më agresive.

“Në të kaluarën kemi pasur edhe faqe në rrjete sociale që janë hapur thjesht me qëllimin për të na sulmuar dhe më pas janë mbyllur. Çdo lloj zhurmimi tjetër është i qëllimshëm, sepse ata e dinë që janë në gabim dhe po përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të mbuluar faktin që janë në gabim,” tha ai për Median Amfora.

Trajçe shtoi se fokusi i organizatës mbetet te mbrojtja e natyrës, zbatimi i ligjit dhe interesi publik, ndërsa debatet që largojnë vëmendjen nga problematikat në terren i konsideron pjesë të një përpjekjeje për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet mjedisore.

Publikime të tilla nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një narrative që përsëritet sa herë organizatat mjedisore apo individë përfshihen në konflikte për mbrojtjen e zonave natyrore apo mjedisit. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Zall-Gjoçaj, një zonë ku prej vitesh aktivistë dhe banorë kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe ekosistemin përreth.

Zall-Gjoçaj dhe “kundërpërgjigjja” në internet

Rasti i Zall-Gjoçajt është një nga shembujt më të qartë të mënyrës se si konfliktet mjedisore në Shqipëri shoqërohen paralelisht edhe me narrativa linçuese dhe tentativa për diskreditimin e personave që reagojnë dhe kundërshtojnë publikisht këto projekte.

Aktivistët që kundërshtuan ndërtimin e hidrocentraleve në zonë raportuan se në shkurt 2026 ishin hapur faqe anonime në “Facebook” dhe “Instagram”, ku publikoheshin video të montuara dhe materiale që, sipas tyre, kishin si qëllim diskreditimin publik të aktivistëve dhe krijimin e presionit psikologjik për të hequr dorë nga kauza e tyre.

“Është më se e vërtetë që sa herë ka nisma në mbrojtje të mjedisit ka kundërpërgjigje edhe në internet”, tha aktivisti Dhimitër Koleci.

Sipas tij, gjatë konfliktit në Zall-Gjoçaj u hapën faqe anonime me emrin e zonës, të cilat publikonin materiale kundër aktivistëve, ndërsa përmbajtjet në rrjetet sociale shoqëroheshin me video të montuara, shpërndarje fotosh dhe sulme personale ndaj tyre.

“Veç ‘luftës’ psikologjike, jemi përballur me këtë fushatë dezinformuese në rrjetet sociale, pasi asgjë nuk ishte reale, por e qëllimshme”, u shpreh ai për Median Amfora.

Prej vitesh, aktivistët e Zall-Gjoçajt janë përfshirë në beteja ligjore dhe publike kundër ndërtimit të hidrocentraleve në zonë, duke ndjekur procese gjyqësore dhe denoncime publike për ndikimin e projekteve në mjedis. Gjatë kësaj periudhe, përveç proceseve gjyqësore dhe padive për “prishje imazhi” nga kompania e hidrocentraleve, aktivistët lokalë janë përballur edhe me intensifikimin e dezinformimit sa herë që konflikti në terren përshkallëzohej.

“I jam drejtuar edhe strukturave të krimit kibernetik, por jo çdo gjë mund të ndiqet me mundësitë që ka komuniteti lokal”, tha Dhimitër Koleci. Sipas tij, një prej faqeve anonime të hapura gjatë konfliktit vazhdon të jetë ende aktive.

Pas rasteve të Zall-Gjoçajt dhe Pishë Poro-Nartës, një tjetër konflikt ku banorët raportojnë presion dhe sulme në internet është ai i Rrjollit, ku kundërshtimi ndaj projekteve turistike është shoqëruar edhe me profile false dhe përmbajtje denigruese në rrjetet sociale.

Rrjolli dhe profilet false në “TikTok”

Një tjetër konflikt i hapur mjedisor që është shoqëruar me tensione në terren është ai i Rrjollit, një zonë bregdetare në Njësinë Administrative Velipojë, ku banorët prej muajsh kundërshtojnë projektet turistike dhe zhvillojnë protesta e procese ligjore për mbrojtjen e tokave që i konsiderojnë të trashëguara nga të parët. Paralelisht me betejën për pronat, banorët thonë se janë përballur edhe me një fushatë shpifjesh dhe presioni në internet, ku nuk kanë munguar etiketimet si “gjobëvënës” dhe gjuha denigruese përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.

Sipas banorëve të zonës, gjatë konfliktit janë hapur profile false në rrjetin social “TikTok” që publikojnë përmbajtje që kanë nxitur tensione dhe reagime fyese në internet.

“Deri dhe ‘gjobëvënës’ na kanë etiketuar sa herë që publikojmë reagimet tona apo media raporton protestat në terren. Këto bëhen nga adresa të rreme që dukshëm janë hapur së fundmi,” tha Luciana Koka-Shullani, banore e Rrjollit.

Fotot e publikuara nga banorët tregojnë profile anonime që shpërndajnë video dhe përmbajtje fyese ndaj personave të përfshirë në protestat kundër projekteve turistike në zonë. Në shumë prej rasteve, përmbajtjet nuk fokusohen te debati mbi projektet apo konfliktin për tokën, por te sulmet personale, etiketimet dhe denigrimi publik i banorëve që kundërshtojnë zhvillimet në territor.

Konflikti i Tragjasit është një tjetër shembull i mënyrës se si në mes të përplasjeve për burimet natyrore dhe projektet turistike shfaqen edhe faqe anonime në rrjetet sociale, të cilat prezantohen si burime zyrtare informacioni dhe ndërhyjnë drejtpërdrejt në debatin publik rreth projektit.

Tragjasi dhe faqet anonime në mbështetje të projektit të ujësjellësit

Në Tragjas, ku prej muajsh banorët kundërshtojnë projektin e ujësjellësit që parashikon marrjen e ujit nga burimi Izvor për furnizimin e zonave turistike në bregdetin e Himarës, konflikti në terren është shoqëruar paralelisht me një fushatë intensive në rrjetet sociale.

Një prej faqeve më aktive është ajo me emrin “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” në “Instagram”, e cila nisi aktivitetin në shkurt 2025, në periudhën kur konflikti për projektin u përshkallëzua publikisht. Në postimet e saj publikohen vazhdimisht video, materiale dhe përmbajtje propagandistike në mbështetje të projektit, ndërsa në shumë raste kundërshtarët e projektit paraqiten si pengues të zhvillimit apo persona që po manipulojnë komunitetin lokal.

Faqja nuk identifikon publikisht administratorët e saj dhe nuk paraqitet si kanal zyrtar institucional, ndërsa përmbajtjet e publikuara shoqërohen edhe me reklama të sponsorizuara në rrjetet sociale për të rritur shpërndarjen e postimeve.

Në vend që debati të fokusohej te ndikimi i projektit mbi burimet ujore dhe shqetësimet e ngritura nga banorët, përmbajtjet e publikuara në këto faqe shpesh zhvendosnin vëmendjen te sulmet ndaj protestuesve dhe vënia në dyshim e motiveve të tyre.

Nga veriu në jug të vendit, konfliktet mjedisore në Shqipëri mbeten të hapura dhe të shoqëruara me tensione të forta publike. Pavarësisht dallimeve mes rasteve, një element duket se përsëritet në secilin prej tyre: paralelisht me konfliktin në terren zhvillohet edhe një fushatë dezinformimi dhe presioni në internet, ku aktivistët, organizatat mjedisore dhe komunitetet lokale përballen me narrativa diskredituese, profile false, gjuhë denigruese dhe tentativa për të zhvendosur debatin nga çështjet mjedisore te delegjitimimi i personave që i kundërshtojnë këto projekte.

The post Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor first appeared on Amfora.

Policia kufizon komunikatat, organizatat e medias ngrenë shqetësime për lirinë e informimit
Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën ndryshimin e mënyrës së komunikimit me median dhe publikun, duke kufizuar komunikatat e përditshme të drejtorive vendore duke kaluar në një model të ri informimi me konferenca mujore, statistika periodike dhe reagime për ngjarje me impakt të lartë, vendim që solli reagime nga organizatat e medias, të cilat paralajmëruan se kufizimi i informacionit zyrtar cenon transparencën dhe lirinë e informimit.

“Policia e Shtetit do të zbatojë një formë të re komunikimi, më të përgjegjshme, më të strukturuar dhe në përputhje me modelet më të mira evropiane”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, gjatë një deklarate për mediat mbi mënyrën e re të komunikimit të institucionit me publikun dhe gazetarët.

Kreu i Policisë argumentoi se ndryshimi vjen pas shqetësimeve të qytetarëve për ndikimin që, sipas tij, krijon publikimi i vazhdueshëm i lajmeve kriminale dhe mënyra se si përcillen ngjarjet në kronikën e zezë.

“Ne besojmë se qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për më shumë informacion, por për informacion të saktë, të verifikuar dhe të përgjegjshëm, për informacion të matur që të mos ndikojë te perceptimi negativ dhe te kriminalizimi i shoqërisë”, deklaroi Hita.

Sipas modelit të ri të komunikimit, të gjitha të dhënat statistikore mujore dhe vjetore mbi kriminalitetin do të publikohen në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa drejtuesit vendorë do të zhvillojnë konferenca mujore për rezultatet dhe problematikat në qarqe. Për ngjarjet me impakt të lartë publik apo operacionet e rëndësishme policore, informacioni do të jepet përmes kanaleve zyrtare dhe deklarimeve nga vendngjarja.

Pas vendimit reaguan organizatat e medias, të cilat shprehën shqetësim se reduktimi i komunikimeve të përditshme rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në informacion me interes publik dhe të rrisë centralizimin e komunikimit institucional.

“Kufizimi i informacionit apo centralizimi i tepruar i komunikimit institucional mund të krijojë vështirësi për raportimin e pavarur dhe për të drejtën e qytetarëve për t’u informuar”, shkroi Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) në një reagim në rrjetet sociale.

Organizata theksoi se në një shoqëri demokratike janë redaksitë dhe mediat ato që vendosin në mënyrë të pavarur mbi trajtimin editorial të zhvillimeve dhe kërkoi që çdo model i ri komunikimi të ndërtohet në dialog me komunitetin e gazetarëve.

“Ne besojmë se bashkëpunimi korrekt dhe transparent mes institucioneve dhe medias është thelbësor për forcimin e besimit publik”, deklaroi AGSH.

Më kritik reagoi , Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) , i cili e cilësoi vendimin si kufizues për informimin publik dhe ngriti shqetësim për pasojat që mund të sjellë në raportimin e kronikës.

“Urdhëri ndalues i publikimit të komunikatave ditore të drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit është një vendim çensurues për informimin dhe dijeninë publike”, shkruhet në deklaratën e UGSH.

Sipas unionit, përqendrimi i informacionit zyrtar në nivel qendror redukton mundësinë e raportimit në kohë dhe krijon burokraci informuese për gazetarët e terrenit.

“UGSH shprehet kundër këtij vendimi dhe sugjeron që, pa humbur kohë, të negociohen masa rregulluese pa cenuar lirinë për informim”, deklaroi organizata, duke kërkuar konsultim me komunitetin e reporterëve dhe organizatat e medias për praktikën e re të komunikimit.

The post Policia kufizon komunikatat, organizatat e medias ngrenë shqetësime për lirinë e informimit  first appeared on Amfora.

Ngjyra si strukturë, heshtja si formë: “Reflections” e Arben Golemit në Berat
Ekspozita “Reflections” e artistit Arben Golemi është hapur më 10 prill në Galerinë “Edward Lear” në Berat, duke sjellë për publikun një seri pikturash abstrakte në përmasa të mëdha që eksplorojnë natyrën dhe kujtesën përmes ngjyrës dhe teksturës.

Hapësirat e galerisë janë mbushur me vepra të artistit, ku dominojnë kompozime me teksturë të theksuar dhe një gamë e pasur ngjyrash tokësore, blu dhe të kuqe. Një pjesë e punëve janë realizuar gjatë vitit të fundit, duke dëshmuar një vijimësi kërkimi mbi materialin dhe formën, si dhe një qasje të qëndrueshme ndaj abstraksionit.

Veprat krijojnë një përvojë vizuale intensive, ku elementë që evokojnë peizazhe natyrore apo struktura gjeologjike transformohen në kompozime të hapura për interpretim. Përmes shtresëzimit të ngjyrës dhe ritmit të penelatave, artisti ndërton një raport mes natyrës si forcë fizike dhe si hapësirë reflektimi të brendshëm.

Pjesë nga ekspozita “Reflections”. Foto: Media Amfora

Ekspozita lidhet konceptualisht me projektin ndërkombëtar të artit “Mother Nature”, një iniciativë e promovuar nga Leyla Aliyeva, që synon të nxisë ndërgjegjësimin mbi marrëdhënien e njeriut me mjedisin përmes artit. Në këtë kuadër, veprat e paraqitura në Berat nuk ofrojnë një përfaqësim të drejtpërdrejtë të natyrës, por një interpretim abstrakt të energjive dhe transformimeve të saj.

Arben Golemi, i lindur në Berat dhe që jeton e punon në Tiranë, është një nga emrat e njohur të pikturës abstrakte shqiptare. Ai ka ndërtuar një stil që ndërthur ndjeshmërinë arkitektonike me ekspresionin e ngjyrës, duke u ndikuar edhe nga trashëgimia historike e qytetit të tij. Gjatë karrierës së tij ka realizuar mbi 40 ekspozita personale në Shqipëri, Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë hapësira si OKB në New York dhe Gjenevë, si dhe Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Vepra të ekspozuara në ekspozitë. Foto: Media Amfora

Drejtori i galerisë Arben Jaupaj bëri me dije se ekspozita është pritur me interes nga vizitorët gjatë ditëve të para të hapjes, duke tërhequr një publik të larmishëm. “Çdo ditë të ekspozimit ekspozita ka pasur vizitorë”, u shpreh Jaupaj për Median Amfora.

Ekspozita “Reflections” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 25 prill, duke ofruar një mundësi për të përjetuar natyrën përmes një gjuhe vizuale që ndërthur materien me reflektimin.

The post Ngjyra si strukturë, heshtja si formë: “Reflections” e Arben Golemit në Berat first appeared on Amfora.

Gjurmë të krishterimit dhe hebraizmit në Bazilikën e Onhezmit
Në qendër të Sarandës, në një nivel më të ulët se rruga aktuale, ndodhen rrënojat e Bazilikës paleokristiane të Onhezmit, një kompleks që daton në shekujt V-VI pas Krishtit. E ndërtuar me përmasa rreth 24.10 metra gjatësi dhe 20.80 metra gjerësi, bazilika është e organizuar në tre pjesë të brendshme të ndara me kolona dhe me një absidë në qendër, ndërsa dyshemeja e saj është e dekoruar me mozaikë me motive gjeometrike dhe figurative. Në krahun perëndimor ndodhet edhe një sinagogë, ku mozaikë me menorah në dysheme përfaqësojnë simbolet fetare hebraike dhe dëshmojnë praninë e një komuniteti hebre në qytetin e hershëm të Onhezmit.

Struktura e mureve dhe ndarjet e brendshme të bazilikës, që dëshmojnë organizimin e saj arkitektonik. Foto: Media Amfora

Kompleksi paraqet disa faza zhvillimi të mozaikëve, nga tipologjia romake deri te dekorimet gjeometrike dhe figurative, ku përfshihen elemente si peshq dhe zogj. Në pjesën hyrëse ndodhet narteksi, ndërsa struktura e saj përfaqëson një organizim të zhvilluar arkitektonik për kohën. Rrënojat u zbuluan gjatë gërmimeve për ndërtimin e Pallatit të Kulturës në Sarandë, në një thellësi mbi një metër, duke nxjerrë në dritë struktura që lidhen me zhvillimin e qytetit brenda hapësirës së kalasë mesjetare. Sipas të dhënave, një pjesë e strukturave dhe mozaikëve vijon të mbetet e mbuluar ose e ndërprerë nga ndërhyrjet e mëvonshme në zonë.

Pamje e sitit arkeologjik me elementë interpretues, që tregojnë mënyrën e prezantimit të trashëgimisë për vizitorët.  Foto: Media Amfora

Mozaikët janë ndërtuar me gurë të vegjël, rreth 1 cm, të vendosur mbi një shtresë llaçi harasan, të përbërë nga gëlqere, pluhur tjegulle dhe rërë e imët. Në disa pjesë të sitit ruhen fragmente që tregojnë për shtresa më të hershme ndërtimi, duke dëshmuar për faza të ndryshme zhvillimi ndër vite. Kompleksi përfshin gjithashtu oborrin dhe ambiente ndihmëse, ndërsa një pjesë e rrënojave vijon të shtrihet nën nivelin e rrugës aktuale, duke reflektuar shtresëzimin historik të qytetit dhe ndërthurjen e tij me zhvillimet e mëvonshme urbane.

Pamje nga siti arkeologjik me elementë interpretues, që pasqyrojnë prezantimin e trashëgimisë për vizitorët. Foto: Media Amfora

Në plan të parë shtrihen rrënojat e Bazilikës së Onhezmit, ndërsa në sfond ngrihen ndërtesat moderne të qytetit, duke krijuar një kontrast të fortë mes historisë dhe zhvillimit të sotëm. Në këtë hapësirë, bazilika vijon të qëndrojë si një dëshmi e rëndësishme e identitetit historik të Sarandës, duke ruajtur gjurmët e një qyteti që ka ekzistuar dhe evoluar ndër shekuj.

Pamje e përgjithshme e rrënojave të bazilikës, që shfaq shtrirjen e kompleksit në hapësirën urbane. Foto: Media Amfora

Mes ritmit të shpejtë të zhvillimit urban, Bazilika e Onhezmit qëndron si një nga dëshmitë më të rralla të historisë së Sarandës, duke ruajtur në heshtje gjurmët e një qyteti që ka jetuar shekuj më parë. E vendosur në të njëjtën hapësirë me qytetin e sotëm, ajo rikthen vëmendjen te vlerat e trashëgimisë kulturore dhe rëndësia e ruajtjes së tyre për brezat që vijnë.

The post Gjurmë të krishterimit dhe hebraizmit në Bazilikën e Onhezmit first appeared on Amfora.

“Raketat e dezinformimit” shënjestrojnë kampin e muxhahedinëve në Manzë
Operacioni ushtarak i SHBA-Izrael në Iran u pasua në mediat shqipfolëse nga një valë raportimesh sipas së cilave Irani po planifikon një goditje ushtarake ndaj kampit të Muxhahedinëve Iranianë (MEK) në Manzë të Durrësit.

Përmes titujve si, “Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK”, dhjetëra artikuj janë shpërndarë masivisht në rrjet, duke ju referuar dhe cituar në mënyrë të paqartë si burime informacioni “mediat e huaja”.

Janë më dhjetëra artikuj, video dhe postime nga Shqipëria në Kosovë, përfshirë edhe media, që paralajmërojnë skenarë lufte në territorin shqiptar, duke nxitur një gjendje të pashmangshme paniku tek publiku, si edhe duke ngritur pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Artikujt ndjellës përfshinin tituj si, “Mediat e huaja: Irani mund të sulmojë bazën e Muxhahedinëve në Shqipëri” dhe “Mediat e huaja: Irani mund të sulmojë bazën e Muxhahedinëve në Shqipëri”.

Armin Khameh, ekspert për median dhe komunikimin, i larguar nga Irani drejt Londrës për t’i shpëtuar regjimit të Ali Khamenei, pohoi për Median Amfora se këto pretendime nuk kanë bazë reale. Sipas tij, nuk ekziston asnjë raport i besueshëm apo i verifikuar në mënyrë të pavarur që të vërtetojë se Irani po planifikon një sulm ndaj bazës së MEK në Shqipëri.

“Deri më tani, pretendimet që qarkullojnë në mediat shqiptare duket se mbështeten kryesisht në burime sekondare ose në media me orientim politik, dhe jo në raportime ndërkombëtare të konsoliduara apo deklarata zyrtare”, shpjegoi ai.

Ky pretendim, që u përhap me shpejtësi në mediat shqipfolëse dhe rrjetet sociale, e ka zanafillën tek “Caliber“, një platformë informative në Azerbajxhan. Kjo media nuk konsiderohet një burim i besueshëm informacioni, pasi shpesh shërben si kanal për pasqyrimin e perspektivës zyrtare të qeverisë së Azerbajxhanit, duke lënë hapësirë për dyshime mbi objektivitetin e saj.

Megjithatë, ky lajm u mor i mirëqenë dhe u shndërrua në viral përmes metodës “copy-paste” (kopjo-ngjit), duke u publikuar në dhjetëra media online pa asnjë verifikim paraprak.

Ajo që bie në sy në të gjitha këto shkrime është mungesa e plotë e burimeve të besueshme. Ato mjaftohen duke iu referuar në mënyrë të paqartë “mediave të huaja” ose kanaleve anonime në Telegram, të njohura më herët si nën menaxhimin e hakerave iranianë, duke anashkaluar raportimet zyrtare të institucioneve të sigurisë apo shtypit ndërkombëtar që gëzon besueshmëri.

“Në terma strategjikë, MEK nuk renditet ndër prioritetet kryesore të sigurisë së qeverisë iraniane. Nga perspektiva e Teheranit, aktorë të tillë mund të monitorohen dhe kontrollohen, pa u përfshirë në një eskalim të rrezikshëm jashtë vendit”, argumentoi Armin Khameh, ekspert për median dhe komunikimin.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, i cili e vendos këtë valë dezinformimi në kornizën e një strategjie më të gjerë të Teheranit. Sipas tij, institucionet inteligjente dhe strukturat antiterror të Policisë së Shtetit kanë faktuar tashmë ekzistencën e celulave dhe individëve në Shqipëri, të cilët paguhen prej vitesh nga shërbimet iraniane për të mbjellë panik dhe terror përmes dezinformimit.

“Kjo është pjesë e një lufte hibride që zhvillohet prej kohësh,” shpjegoi Karamuço, duke shtuar se falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe amerikanë, veprimtaritë aktive të këtyre grupeve janë parandaluar.

Sipas ekspertit edhe raportimet e fundit kanë të njëjtën prapavijë, “Një media anonime, një portal anonim në Azerbajxhan që nxjerr një lajm të tillë, hipotetik, por fillimisht ky lajm u përçua në media nga persona të tjerë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme bëjnë të njëjtën punë”.

Duke analizuar situatën aktuale, eksperti i komunikimit, Armin Khameh, nënvizoi se aktualisht nuk ka prova të forta që vërtetojnë një kërcënim si ai që pasqyrohet në media. Ai shtoi se, “Këto pretendime duhet të trajtohen me kujdes derisa të konfirmohen nga burime zyrtare apo raportime ndërkombëtare të besueshme, pasi nuk përkojnë me informacionin publikisht të disponueshëm.”

Eksperti Ervin Karamuço shpjegoi se ndonëse teorikisht një goditje mund të imagjinohet, realizimi i saj është në limite teknike. Ai theksoi se sulmi me dronë është thuajse i pamundur, pasi mjetet fluturuese do të interceptoheshin menjëherë nga Flota e 6-të Amerikane në Mesdhe ose nga sistemet e fuqishme mbrojtëse të Turqisë.

“Problemi është te raketat supersonike, që janë deri në 2500 km distancë të drejtuara dhe që mund të godasin objektiva, por ne distancën e kemi diku tek 2500-3000 km, prandaj po them që jemi në limite. Problemi qëndron se siç janë këto sinjalizimet e fundit, disa prej këtyre raketave nuk janë hedhur nga Irani, ku ne kemi limite distance, por janë hedhur nga Libani. Dhe së fundmi këtë e ka kuptuar edhe vetë Izraeli, i cili sot ka futur trupat tokësore për të shkatërruar njëherë e mirë çdo lloj grupimi të Hezbollahut, i cili posedon nga këto raketa”, sqaroni Karamuço.

“Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit” (MEK) është një organizatë opozitare iraniane që prej vitit 2013 është vendosur në Shqipëri, pas një marrëveshjeje humanitare për zhvendosjen e anëtarëve të saj nga Iraku. Anëtarët e saj jetojnë në një kamp në zonën e Manzës, pranë Durrësit dhe konsiderohen kundërshtarë të qeverisë së Iranit, duke vepruar politikisht kundër regjimit aktual në Teheran.

Duke shkuar përtej anës teknike, eksperti Karamuço argumentoi se Irani nuk e ka pasur asnjëherë objektiv ushtarak Shqipërinë, pasi opozita e MEK-ut aktualisht nuk konsiderohet rrezik primar politik për regjimin e Teheranit. Sipas tij deklaratat alarmante janë thjesht “fake news”, pasi objektivat realë ushtarakë të Iranit mbeten bazat amerikane dhe ato të vendeve të Gjirit. Më tej ai theksoi se strukturat e shtetit shqiptar mbeten në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me aleatët.

“Di që janë ndërmarrë takime nga ana e Presidentit me krerët e mbrojtjes dhe kemi kontaktuar me vendet e NATO-s, sidomos me Turqinë. Vigjilenca është pjesë e aleancës sonë, ku gjithë këtë unazë të sigurisë në rajonin tonë e kanë më së shumti SHBA-ja dhe Turqia”.

Deri më sot Irani është akuzuar për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, kur në vitin 2022 qeveria shqiptare deklaroi se Republika Islamike e Iranit ishte përgjegjëse për një sulm të madh kibernetik që goditi shërbimet shtetërore “online”, përfshirë portalin e-Albania. Si pasojë, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e tij nga Tirana.

Për ekspertin e komunikimit, Armin Khameh, prioriteti kryesor i qeverisë iraniane mbetet parandalimi i kryengritjeve popullore brenda vendit. Sipas tij, stabiliteti i brendshëm dhe siguria në rajonet kufitare, si ato kurde dhe baluçe, kanë përparësi absolute mbi përballjen me grupet opozitare në Evropë.

Khameh shtoi se ndonëse Irani ka treguar gatishmëri për operacione ndaj disidentëve jashtë vendit, një sulm i hapur në territorin shqiptar është i parealizueshëm.

“Një sulm i drejtpërdrejtë në Shqipëri do të kishte kosto të jashtëzakonshme diplomatike dhe strategjike, duke përfshirë përballjen direkte me një shtet anëtar të NATO-s. Një veprim i tillë do të ishte një eskalim madhor që nuk përputhet me llogaritjet e zakonshme të kostos dhe përfitimit të Iranit, përveçse në rastin e një zhvillimi krejtësisht të papritur”, argumentoi Khameh.

Në këto rrethana pretendimet e shpërndara nga dhjetëra media në internet mbi një sulm të mundshëm iranian në Shqipëri rezultojnë të jenë një alarm i pabazuar dhe produkt i dezinformimit të ricikluar.

The post “Raketat e dezinformimit” shënjestrojnë kampin e muxhahedinëve në Manzë first appeared on Amfora.

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE
Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), bëri të ditur me anë të një deklarate për shtyp të shtunën se Raporti i Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmon se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale për disbursimin e fondeve, përparimi në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar në praktikë.

“Vlerësimi i Komisionit konkludon se vendi ka përmbushur parakushtet e përgjithshme për stabilitetin makroekonomik dhe menaxhimin fiskal, por kapitulli mbi të drejtat themelore, veçanërisht lirinë e medias dhe të shprehjes, mbetet ndër fushat më të dobëta të reformës”, shkruhet në deklaratën e SCiDEV, që monitoron lirinë e medias dhe politikat publike në Shqipëri.

Sipas seksionit që lidhet me ‘Përmirësimin e lirisë së shprehjes, në përputhje me standardet evropiane’, Komisioni Evropian vlerësoi tre masa reforme-dhe vetëm një prej tyre është arritur plotësisht.

“Dy elementet kryesore, që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe transparencën e pronësisë së medias, nuk u përmbushën,” thuhet në deklaratën e SCiDEV, e cila shton se ‘kjo disbalancë thekson hendekun e vazhdueshëm mes përputhjes ligjore formale dhe zbatimit praktik’.

Megjithëse është miratuar një protokoll institucional për sigurinë e gazetarëve dhe janë nxjerrë udhëzime nga organet e hetimit, theksohet se këto masa nuk kanë sjellë ndryshim real në terren, pasi ato nuk shoqërohen me përgjegjësi konkrete, zbatim të qartë dhe monitorim efektiv.

“Angazhimi i vazhdueshëm i SCiDEV me institucionet ligjzbatuese për sigurinë e gazetarëve tregon se progresi është i mundur kur institucionet veprojnë në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me median dhe shoqërinë civile”, shkruhet në deklaratë.

Megjithatë, këto masa u vlerësuan si formale dhe jo funksionale. Sipas Komisionit Evropian, autoritetet dështuan të sigurojnë prova për trajnime sistematike të policisë dhe prokurorëve, mbledhje të rregullt të të dhënave apo koordinim efektiv mes institucioneve.  Po kështu thuhet se nuk janë caktuar pika fokale në gjykata dhe nuk ka dëshmi se prokuroritë kanë zbatuar udhëzimet e reja për të garantuar përgjegjshmëri për sulmet ndaj gazetarëve.

“Për pasojë, progresi ligjor nuk është shoqëruar me kapacitet institucional real, dhe masa është vlerësuar si ‘e papërmbushur’, me një afat të ri deri në qershor 2026”, shtohet më tej.

SCiDEV dhe Rrjeti i Gazetarëve ‘SafeJournalists’ kanë theksuar vazhdimisht se angazhimet për sigurinë e gazetarëve duhet të institucionalizohen dhe të mos mbeten masa të rastësishme, pa zbatim të qëndrueshëm në praktikë.

“Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e organeve ligjzbatuese dhe të drejtësisë dhe të krijojë një mekanizëm të shpejtë reagimi, të koordinuar mes prokurorisë, policisë, Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, shoqatave të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera përkatëse”, thuhet më tej.  Vetëm përmes reagimeve të shpejta dhe të qëndrueshme mund të kthehen masat deklarative në mbrojtje efektive të gazetarëve.

Komisioni Evropian e ka vlerësuar si të përmbushur vetëm pjesërisht përafrimin me Aktin e Shërbimeve Digjitale, por ky hap shihet si teknik dhe pa ndikim real në përmirësimin e lirisë së shprehjes online.

Ky proces i mbyllur rrezikon të minojë besimin publik dhe bie ndesh me praktikat standarde të konsultimit demokratik.

SCiDEV ka theksuar në analizën e saj se përafrimi me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) duhet të shërbejë realisht për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve online, dhe jo të mbetet një proces formal që riprodhon boshllëqet ekzistuese të qeverisjes. Organizata vlerëson se zbatimi i DSA mund të jetë një mundësi për rregullim demokratik të hapësirës digjitale, por vetëm nëse shoqërohet me një proces gjithëpërfshirës dhe zbatim efektiv. Pa një plan të qartë zbatimi, reformat digjitale rrezikojnë të mbeten vetëm në letër.

Hapi i reformës për transparencën e pronësisë së medias, një nga prioritetet afatgjata të BE-së për garantimin e pluralizmit, u vlerësua sërish si ‘i papërmbushur’.

Edhe pse vendimi i fundit i një viti më parë vendosi detyrime të reja për deklarimin e pronësisë nga transmetuesit audiovizivë dhe kërkoi që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të publikojë të dhënat dy herë në vit, masa- sipas vlerësimit të Komisionit Evropian- nuk arriti të sigurojë transparencë të plotë të pronësisë përfituesve realë, deklarim ndërsektorial apo prova për zbatim të rregullt.

Sipas deklaratës Komisioni konkludoi se rregullorja përmirësoi dushmërinë, por jo transparencën reale, duke i dhënë Shqipërisë një afat deri në dhjetor 2026 për përmbushjen e plotë.

Monitorimi më i fundit që SCiDEV ka publikuar në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN Albania), ka treguar kompleksitetin në rritje të mbikëqyrjes së medias në epokën digjitale.

“Vlerësimi i Komisionit se rregullat e transparencës mbeten të paplota përforcon gjetjet e SCiDEV, të cilat theksojnë nevojën për standarde të qarta, deklarim proaktiv të pronësisë, konfliktit të interesave dhe financave, si dhe për pavarësi më të fortë të institucioneve rregullatore”, theksoi deklarata.

Gjetjet e Komisionit Evropian tregojnë një tendencë të përputhjes formale pa transformim thelbësor në zbatimin e masave për lirinë e shprehjes të parashikuara në Agjendën Kombëtare të Reformave të Planit të Rritjes. Shqipëria vazhdon të miratojë ligje dhe protokolle, por zbatimi mbetet pas.

“Vetë Komisioni Evropian e ka riformuluar qartë se ‘nevojiten reforma të mëtejshme të rëndësishme’ sa i përket pavarësisë dhe pluralizmit të medias dhe lirisë së shprehjes”, thekson SCiDEV.

Sipas organizatës që monitoron lirinë e medias dhe politikat publike në vendin tonë, reformat nuk mund të jenë të suksesshme pa vullnet politik real dhe institucione funksionale që garantojnë zbatim dhe llogaridhënie.

“Vlerësimi i Komisionit Evropian i tetorit 2025, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, thekson një paradoks të vazhdueshëm: ndërsa disiplina makroekonomike e Shqipërisë i ka siguruar financim nga BE-ja, performanca demokratike dhe ajo e lirisë së medias mbetet e dobët”, vë në dukje SCiDEV.

Afatet e reja të vendosura nga BE deri në vitin 2026 e vendosin Shqipërinë përballë testit të rezultateve reale, jo të reformave formale.

The post Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE first appeared on Amfora.

Inflacioni gjinor prek Shqipërinë
Projektligji që vjen në kuadër të anëtarësimit në BE

Projektligji i ri i qeverisë shqiptare për barazinë gjinore ka qenë i shoqëruar nga kritika që në momentin e publikimit të draft-projektit të parë. Në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, qeveria shqiptare po ndërmerr hapa për unifikimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Kjo përfshin një gamë të gjerë temash të debatit publik, si financat e shtetit, lufta ndaj korrupsionit, krimit e pastrimit të parave, ndërtimet e planimetria urbane, si edhe çështje sociale, duke përfshirë sistemin e mbrojtjes ndaj shtresave vulnerabël të shoqërisë apo të drejtave të njeriut. E deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por problemet nisin në momentin kur në emër të rrymave të caktuara ideologjike, goditet “common-sense” i njerëzve dhe e vërteta natyrore.

Ku bazohet e ku e ka fillesën ideologjia gjinore?

Vitet e fundit, dishepuj të lëvizjes LGBTQ në Perëndim kanë shtyrë tre ide, që edhe pse të pranueshme në pamje të parë, përbëjnë në fakt absurd logjik. Këto teza përfshijnë:

Idenë se gjinia është një konstrukt social, e rrjedhimisht mund të shpiket apo të lidhet me gjininë e seksit tjetër;

Idenë se seksi dhe gjinia janë dy koncepte të ndara, e të palidhura me njëra-tjetrën;

Idenë se gjinia është e natyrës “fluide” dhe mund të përcaktohet si spektër midis mashkullores e femërores sipas së cilës një individ mund të jetë biologjikisht femër, por të ketë tipare mashkullore. Nga kjo ide del edhe ideja false e “identitetit gjinor”.

Përpara se të merrem me përgënjeshtrimin e këtyre tezave, do më duhet të jap një histori të shkurtër në raport me prejardhjen e ideologjisë gjinore. Edhe pse Fridrih Niçe (“Friedrich Nietzsche”) nuk ka folur specifikisht për konceptin e identitetit gjinor apo “transgjinorizmit”, kornizat premisore të ideologjisë gjinore u vunë nga filozofi i famshëm gjerman, i cili me tezën e tij të “Vdekjes së Zotit”, asgjësoi të vërtetën objektive që vjen nga Krijuesi dhe e zëvendësoi atë me të “vërtetën” subjektive të njeriut. Sipas Niçes, individi do mund ta përcaktonte vetë si ndihej dhe si identifikohej, një tezë që vërtetohet më së miri në lëvizjen moderne gjinore, e cila është e bindjes se individi mund të identifikohet si gjinia tjetër, si kafshë apo edhe si objekt. Dhe gjuha në projektligjin në Kuvend është e qartë, ku gjinia përcaktohet si koncept që “ka kuptim gjithëpërfshirës në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore”. Gjithashtu projektligji kujdeset që termit “gjini” t’i asociojë edhe nocionin e shpikur të “identitetit gjinor”. Në draft-projektligj, koncepti fiktiv i “identitetit gjinor” përmendet si, “Çdo trajtim më pak i favorshëm i një personi për shkak të gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit, në krahasim me trajtimin që i bëhet, i është bërë ose do t’i bëhej një personi të gjinisë tjetër, në një situatë të njëjtë ose të ngjashme, përbën diskriminim të drejtpërdrejtë për shkak të gjinisë dhe ndalohet. Ky ndalim përfshin edhe diskriminimin ndërsektorial dhe të gjitha format e tjera të diskriminimit”. Pra, në përputhje me parimin e së vërtetës subjektive të Niçes, projektligji njeh “identitetin gjinor” si shembëlltyrën e ndjesisë dhe të vërtetës subjektive. Sigurisht që Niçja nuk është i vetmi kontributor në formëzimin e lëvizjes gjinore moderne. Vetë termi “identitet gjinor” u hodh për herë të parë nga psikologu Robert J. Stoller në vitin 1964, e që më pas u popullarizua nga famëkeqi John Money. E quaj “famëkeq” Money-n duke ditur që eksperimenti i tij me djalin 8 muajsh David Reimer i shkatërroi jetën një familjeje. Money i mbushi mendjen familjes së Reimer që djali t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për ta kthyer atë në femër, një vendim që i shkatërroi jetën David-it, i cili kreu vetëvrasje në vitin 2002 për shkak të konfuzionit që ideologjia gjinore i kishte shkaktuar. Ideologjia gjinore vijoi rrugëtimin e saj nëpërmjet të ashtuquajturit “kujdes për afirmimin gjinor” dhe “operacionet e ndërrimit të gjinisë” të ndaluara me ligj nga shumica e shteteve të SHBA-ve.

Gjinia dhe seksi përshkruajnë të njëjtën gjë

Për t’u kthyer tek tezat e aktivistëve transgjinorë, vlen të thuhet se ka një gjysmë të vërtete tek ideja e gjinisë si “konstrukt social”. Në të vërtetë, gjinia është konstrukt social, por është krijuar për të shpjeguar realitetin e binarës së seksit. Pra, për të diferencuar midis femrës minorene e femrës adulte, u krijuan termat vajzë e grua dhe për të diferencuar midis mashkullit minoren e atij adult, u krijuan termat djalë e burrë. Pra, edhe pse nomenklaturat e klasifikimit gjinor, pra terma si “burrë” apo “grua”, janë konstrukte sociale siç është çdo fjalë që shërben për përshkrimin e një objekti apo qenieje, gjinia nuk ka kuptim pa seksin sepse gjinia përshkruan seksin. Dhe andaj shoqëria asocion vajzën e gruan me femrën, e burrin e djalin me mashkullin. Kjo sepse seksi dhe gjinia janë ngushtësisht të lidhura me njëra-tjetrën. Nga ana tjetër, ideja që një individ është i lindur i seksit mashkull, por pretendon se është vajzë/grua është absurd.

Aktivistët gjinorë abuzojnë edhe me mashkullorinë e feminitetin, që sipas tyre vërteton ekzistencën e gjinisë si spektër. Është e vërtetë që ka meshkuj me tipare më femërore, siç ka edhe femra me tipare më mashkullore, por kjo nuk i bën ata pjesë e gjinisë tjetër. Pra, fakti që një djalë është i shkurtër dhe i pëlqen të shkruajë e artikulojë, karakteristika të asociuara zakonisht me gjininë femërore, nuk do të thotë që djali nuk është djalë/mashkull. Siç një vajzë e gjatë që i pëlqen të ngrejë pesha, mbetet sërish femër/grua pavarësisht karakteristikave më mashkullore të saj.

Vlen gjithashtu të thuhet se transgjinorizmi është në fakt një lëvizje politike e shpikur për të fshehur konditën mjekësore që qëndron pas idesë se një individ, ai/ajo, ka lindur në “gjinine e gabuar”. Kjo konditë quhet “disfori gjinore”, që nga institucioni prestigjioz “Mayo Clinic” konsiderohet një sëmundje mendore, ku “identiteti gjinor i individit bie ndesh me seksin e lindur të atij individi”. Edhe përkufizimi i Mayo Clinic përgënjeshtron dogmat transgjinore sipas së cilave seksi dhe gjinia janë dy gjëra të ndryshme, ku në përkufizim nënkuptohet një kontradiktë midis gjinisë së preferuar dhe seksit të lindur, pra duke konfirmuar që seksi në të cilin një njeri lind vjen me gjininë që e përshkruan atë seks. Kur gjinia e lindur nuk përputhet me gjininë e zgjedhur, kemi qartësisht të bëjmë me një anomali.

Projektligji nuk ripërcakton vetëm termin “gjini”, por ripërcakton edhe binaren e seksit duke shtuar kategorinë “interseks”. Kjo kuptohet, bëhet me qëllim për të thërrmuar idenë se seksi është binar, duke reflektuar fodullëk në raport me sa e rrallë është lindja e një individi si “interseks”. Për shembull, në SHBA, 1.7% e popullatës ka ndonjë prej variacioneve të interseksit, ku më të përhapura janë hibridizimi apo miksimi në një individ i pjesëve seksuale të mashkullit e femrës. Kategoria “interseks” në fakt provon që seksi është binar dhe se organi gjenital përcakton seksin e dikujt. Rastet e rralla ku një individ ka organe gjenitale të të dyja kategorive seksuale janë përjashtimet dhe jo rregulli, e për këto përjashtime sigurisht që nuk do duhej të krijohej një kategori e re. Siç ekziston një konditë e quajtur “polidaktili”, ku individi lindet me 6 gishta në dorë. Pavarësisht se ka raste të rralla të individëve që lindin me 6 gishta në dorë apo edhe individë që lindin me më pak se 5 gishta në dorë, asnjë shtet racional nuk u mëson fëmijëve të vet në shkollë se numri i gishtave në dorë është “spektër”, pra nga 1-6. U mëson se njeriu ka 5 gishta në dorë, sepse shumica dërrmuese e njerëzve kanë 5 gishta në dorë. E njëjta vijë logjike vlen edhe për dokrrën e gjinisë si spektër e si unikorn.

Pse e kundërshtoj idenë e ripërkufizimit të gjinisë?

Nëse ke mbërritur deri në këtë pikë të këtij shkrimi, mund të shtrosh pyetjen: “Si e dëmton shoqërinë shqiptare ripërcaktimi i seksit/gjinisë?”. Ka disa shqetësime që unë do doja t’i sillja në vëmendjen e lexuesit. Së pari, gjinia është binare dhe të mashtrosh në emër të komfortit emocional e dëmton thellësisht një shoqëri. Fabrikat e shëndetshme sociale bazohen tek e vërteta, e cila është objektive, e perceptueshme nga të gjitha shqisat dhe e bazuar në natyrë e biologji. Shoqëritë e gënjeshtërta degradojnë në konfuzion e imoralitet.

Së dyti, mund të ketë një ndikim në rënien e popullsisë së Shqipërisë. Kjo sepse kur u mëson fëmijëve të vënë në pikëpyetje gjininë e tyre, i shtyn drejt pëlqimit ndaj gjinisë së njëjtë, një zgjedhje legjitime në një shoqëri të lirë, por që sigurisht ka pasoja në një shoqëri që po plaket e shpopullohet si asnjë shoqëri tjetër në Evropë.

Së treti, siguria e vajzave dhe grave shqiptare do të vihet në dyshim duke parë përvojat e vendeve si SHBA-ja. Një prej debateve më të zëshme të Presidencialeve Amerikane të 2024-ës, ishte aksesi që disa meshkuj biologjikë me identifikim si vajzë/grua kishin tek dhomat e zhveshjes së vajzave. Ky fenomen kulmoi me fitoren e kampionatit universitar të notit nga “trans-gruaja” (mashkull biologjik) Lia Thomas, i cili kishte marrë hormone për kthim në vajzë, por që sigurisht ruante fuqinë fizike të një mashkulli, e cila i dha një supremaci në raport me vajzat që garonin. Kjo grabitje e trofeve të vajzave nga atletët transgjinorë është pasojë e drejtpërdrejtë e diferencave biologjike midis burrave dhe grave, që gjithashtu shpjegon edhe arsyen se pse vajzat në Universitetin e Pensilvanisë nuk ndiheshin rehat me një mashkull biologjik si Lia, që ndante dhomat e zhveshjes me vajzat duke u hequr si vajzë. Një raportim nga Kombet e Bashkuara tregon se rreth 900 trofe të sporteve të vajzave janë “fituar” nga meshkuj me identifikim gjinor grua dhe me leje speciale nga radikalët “woke”. Paradoksalisht, feministet radikale që pretendojnë të jenë mbështetëse të të drejtave të grave, kanë kyçur gojën për grabitjen e trofeve të vajzave nga meshkuj që identifikohen si vajza, që në fakt të tregon për mish-mashin ideologjik në të cilin ndodhet e majta moderne.

Së katërti, mbetet të thuhet që ky fenomen do ta përçajë shoqërinë shqiptare aq sa nuk thuhet. Përçarjet do të jenë në rrallë të parë të natyrës semantike, që në Perëndim është manifestuar me idenë qesharake të “përemrave të parapëlqyer”, ku burra e gra të rritur kanë humbur punën se kanë refuzuar të përdorin “ajo” për një mashkull që identifikohet si grua dhe e anasjellta. Shumë shpejt shqiptarëve do t’u jepen leksione nga ideologët gjinorë në lidhje me përdorimin e përemrave të “duhur” për mbi 70 gjinitë që këta ideologë njohin. Deri më tani, kur kemi të bëjmë akoma me projektligj e jo me ligj në Fletoren Zyrtare, debatet janë të zjarrta, andaj parafytyroni polarizimin social kur ky projektligj të kthehet në ligj. Gjasat që kjo e fundit të ndodhë janë të mëdha. Shqipëria sot vuan nga shpopullimi, korrupsioni, niveli “razoterra” i arsimit, varfëria e papunësia dhe këto probleme duhen adresuar me vullnet politik e publik. Shpërqendrimi me jo-probleme si zgjerimi i përkufizimit të gjinisë në emër të një koncepti “parafabrikat” të të drejtave të njeriut, nuk i bën mirë Shqipërisë e shqiptarëve.

Së fundmi, futja e këtyre dispozitave pa konsultim me grupet e interesit është e paprecedentë. Është raportuar në media se drafti fillestar i projektligjit nuk përfshinte ripërcaktimin e gjinisë dhe seksit, por ka qenë “Aleanca LGBT” e cila ka kërkuar përfshirjen e dispozitës në projektligj, e rrjedhimisht duke provokuar një debat të paqenë, e të panevojshëm në shoqërinë shqiptare. Pra një organizatë ka akses të drejtpërdrejtë tek ligjvënia duke propozuar ide të kundërshtuara nga shumica dërrmuese e shqiptarëve, siç konfirmohet dhe në një sondazh të fundit të Televizionit “News 24” tregon se 81% e shqiptarëve refuzojnë ripërcaktimin e gjinisë e seksit jashtë binares burrë-grua.

Për arsyet e sipërpërmendura, kundërshtoj fuqimisht projektligjin e ri për “barazinë gjinore”, bashkë me dispozitën qesharake dhe anti-biologjike të përcaktimit të gjinisë e seksit, si çdo gjë tjetër përveçse binarit mashkull-femër. Shoqëria shqiptare duhet të ngrihet për të mbrojtur të vërtetën dhe bazat e shoqërisë së ndershme e të pastër.

The post Inflacioni gjinor prek Shqipërinë first appeared on Amfora.

Eurodeputetët rrisin presionin ndaj Shqipërisë: Nuk ka integrim pa respektuar natyrën
Rezoluta më e fundit e Parlamentit Evropian lidhur me procesin e intergrimit të Ballkanit Perëndimor u shpreh përsëri se masat për mbrojtjen e mjedisit dhe të biodiversitetit në Shqipëri janë thelbësore për integrimin e plotë në BE.

Në qëndrimet e eurodeputetëve u përcoll fryma se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur trashëgiminë natyrore dhe duke ju përmbajtur konventave ndërkombëtare të “Aarhus” dhe “Espoo”, që kërkojnë përfshirjen e qytetarëve në vendimarrjen mjedisore.

Drejtuesi ekzekutiv i organizatës mjedisore evropiane, “EuroNatur”, Gabriel Schwaderer, u shpreh se është koha që qeveria shqiptare të tregojë sa seriozisht e ka marrë anëtarësimin në BE, duke marrë parasysh kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne mbështesim fuqimisht mesazhin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë. Qeveria duhet të tregojë seriozitet lidhur me anëtarësimin në BE, duke ndaluar projektet që shkelin ligjet e mbrojtjes dhe që dobësojnë ruajtjen e zonave të mbrojtura”, u shpreh Schwaderer.

Deri më tani Parlamenti Evropian megjithëse ka përshëndetur vendimin për shpalljen e Lumit Vjosa si Park Kombëtar, i ka bërë thirrje të vazhdueshme qeverisë shqiptare që të tërheqi ligjet dhe projektet kontroverse që rrezikojnë mjedisin.

Kritikat dhe kundërshtimet kryesore të organizatave mjedisore vendase kanë qenë të përqendruara në ndryshimet ligjore që prekin zonat e mbrojtura dhe në projektet që sipas tyre po cenojnë rëndë mjedisin, si ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë.

Ky projekt kontrovers është kundërshtuar nga aktivistët dhe është referuar në Gjykatën e Lartë. Ndërsa rastësisht në regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtë informimi publikuar nga SPAK, u zbulua se në përgjigje të një kërkese për një qytetar, kontrata kontroverse e Aeroportit të Vlorës është nën hetim dhe aktualisht gjendet në fazën paraprake – projekt që pritet t’i kushtojë taksapaguesve rreth 138 milionë euro.

Në përmbledhjen e Rezolutës së Parlamentit Evropian konstatohen shqetësimet lidhur me ndryshimet e fundit në Ligjin për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, që sipas tyre i hap rrugën infrastrukturave të mëdha turistike në zona të ndjeshme ekologjike.

“Deputetët e PE bënë thirrje që këto ndryshime ligjore të tërhiqen menjëherë në mënyrë që të sigurohet një përputhje me standardet mjesdisore të BE-së”, shkruhet në një përmbledhje të rezolutës të publikuar nga organizata “EuroNatur”.

Organizata theksoi se në një seri raportesh të Parlamentit të BE-së mbi Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, eurodeputetët bëjnë thirrje për veprime urgjente për të transpozuar dhe zbatuar legjislacionin kyç të BE-së për natyrën.

“Teksa negociatat intensifikohen, progresi në mbrojtjen e mjedisit duhet të vendoset në qendër të reformave të këtyre vendeve,” u shpreh Viktor Berishaj, oficer i politikave në organizatën mjedisore gjermane “EuroNatur”.

The post Eurodeputetët rrisin presionin ndaj Shqipërisë: Nuk ka integrim pa respektuar natyrën first appeared on Amfora.

Turizmi i munguar në Durrës: Si po zbehet pasuria mijëravjeçare
Nga viti në vit, Shqipëria po shënon rritje të ndjeshme të vizitorëve të huaj. Nën këtë zhvillim pozitiv, pjesën më të madhe e përbën turizmi bregdetar, falë bukurive natyrore të Adriatikut e Jonit dhe rritjes së infrastrukturës hoteliere.

Por për një destinacion që synon të bëhet konkurrues në tregun ndërkombëtar, vetëm deti nuk mjafton. Turizmi bregdetar, i ndikuar edhe nga sezonaliteti, nuk mund të jetë i vetmi atraksion që ofron vendi ynë. Për të siguruar një përvojë më të pasur, për të tërhequr turistë të huaj gjatë gjithë vitit dhe për të krijuar një arsye reale për rikthimin e tyre, Shqipëria ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të mirëmenaxhuar të turizmit kulturor.

Ky lloj turizmi, që bazohet në trashëgiminë historike dhe arkeologjike të vendit, përbën një aset të jashtëzakonshëm që nuk është shfrytëzuar ende në potencialin e tij të plotë. Turistët kërkojnë më shumë: Përjetime autentike, njohje me kulturën vendase dhe mbi të gjitha, histori.

Në këtë pikë, Durrësi ka një avantazh unik – një qytet me histori mijëravjeçare, që nga periudha ilire, romake, bizantine, osmane, e deri në kohët moderne. Megjithatë, përkundër kësaj pasurie të jashtëzakonshme, oferta kulturore që u ofrohet vizitorëve sot në Durrës mbetet zhgënjyese dhe larg standardeve minimale të turizmit kulturor.

Monumente të mëdha, përvoja minimale

Aktualisht vizitorët mund të eksplorojnë lirshëm disa segmente të mureve antike të fortifikimeve të antitetit të vonë dhe mesjetar, kryesisht në linjën jugperëndimore të qytetit. Një shëtitje pranë tyre zgjat jo më shumë se 10 minuta edhe pse monumentet përfaqësojnë një rëndësi historike të madhe, mungesa e informacionit shpjegues dhe mungesa e guidave e bën përvojën të thatë dhe të pakuptimtë për shumicën e vizitorëve.

Fillimi i shëtitjes zakonisht bëhet nga “Torra Veneciane”, e restauruar së fundmi me një investim të konsiderueshëm, por që për fat të keq nuk ofron pothuajse asgjë përveç një hapësire bosh, me disa riprodhime digjitale monumentesh që pretendohet se janë zbuluar në Durrës, por që nuk kanë asnjë lidhje reale me qytetin apo me trashëgiminë e tij.

Më tej, një nga pikat më të rëndësishme arkeologjike të vendit është Amfiteatri i Durrësit, ndër shembujt më të mëdhenj të periudhës romake në Ballkan. Por edhe këtu përvoja mbetet e fragmentuar dhe sipërfaqësore. Pas prerjes së biletës, vizitori futet në një hapësirë të madhe, pa shpjegime, pa sinjalistikë të brendshme, pa tabela të detajuara dhe më e rëndësishmja, pa një guidë nga ana e Qendrës Muzeore Durrës (QMD), që të ndihmojë të kuptosh madhështinë dhe funksionin e dikurshëm të këtij objekti. Kjo vizitë e vetmuar zakonisht zgjat jo më shumë se 20 minuta.

Pas amfiteatrit, vizitori mund të drejtohet ose nga Forumi Bizantin ose nga Hamami i Periudhës Osmane. Hamami, i cili është restauruar gjithashtu, përbëhet nga 2-3 dhoma që mund të vizitohen shpejt e shpejt, por edhe këtu mungojnë informacionet për kohën e ndërtimit, funksionin, strukturën apo historinë. Ndërkohë, forumi i Antikitetit të Vonë, një shesh i hapur me një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetërimin e lashtë, mund të shihet vetëm nga trotuari. Një tabelë informative e shkurtër është e vetmja përpjekje për të ofruar ndonjë kontekst për vizitorin. Territori është lënë në mëshirë të fatit, ku e vetmja ndërhyrje e realizuar nga QMD-ja është ndonjë korrje bari herë pas here, por jo aq sa mos të të lejë përshtypjen e një are për të kullotur bagëtitë.

Jo shumë larg prej andej, gjenden Termat Publike Romake, të cilat ndodhen nën ndërtesën e Teatrit “Aleksandër Moisiu”. Fatkeqësisht, ndërsa ky i fundit është në proces rikonstruksioni, strukturat antike janë të ekspozuara ndaj dëmtimeve, pasi janë mbuluar nga skela ndërtimi dhe shfrytëzohen për qëllime të papërshtatshme, personale, nga punëtorët. Kjo tregon një mungesë të plotë të menaxhimit profesional të trashëgimisë kulturore.

Pa muze, pa orientim, pa vizion

Një nga problemet më alarmante është se qyteti i Durrësit aktualisht, nuk ka asnjë muze të hapur dhe në funksion. Kjo mungesë krijon një boshllëk të madh informativ dhe edukativ, duke mos u ofruar vizitorëve një hapësirë ku të njihen në mënyrë të plotë me historinë e qytetit dhe të rajonit.

Muzeu Arkeologjik Durrës është mbyllur për rikonstruksion prej vitesh, pa një datë të qartë rihapjeje, ndërsa Qendra Muzeore Durrës, institucioni përgjegjës për administrimin e trashëgimisë, si rrjedhojë e këtyre politikave për kulturënduket se është kthyer në pasiv dhe i distancuar nga realiteti në terren. Nën këtë frymë të autoriteteve të kulturës edhe Qendra Muzeore Durrës duket të ketë në fokus raportimet mujore mbi biletat e shitura (rezultat ky jo nga aktiviteti i tyre, por si pasojë e punës së operatorëve turistikë), jo përmirësimi i përvojës së vizitorëve apo mbrojtja aktive e monumenteve.

Në fakt, janë operatorët turistikë dhe guidat private që me përpjekje individuale, mundohen të mbajnë të gjallë interesin për Durrësin, ndërsa institucionet publike duket sikur kanë hequr dorë nga kjo betejë.

Një thirrje për veprim

Në total, një vizitor mund të përfundojë të gjithë itinerarin kulturor të qytetit për më pak se 30 minuta, kohë e pamjaftueshme edhe për ta bindur të ndalet më së paku për një drekë në qytet. Në një kohë kur shumë vende investojnë fuqishëm për të kthyer trashëgiminë në aset ekonomik dhe identitar, turizmi kulturor në Durrës ndodhet në një gjendje të papranueshme.

Turizmi kulturor nuk është një luks, por një nevojë për çdo vend që aspiron të ndërtojë një imazh serioz në sytë e botës. Durrësi e ka potencialin për të qenë një nga qytetet më të rëndësishëm kulturor në Mesdhe. Por ky potencial nuk mjafton, duhet vullnet, investim dhe mbi të gjitha, vizion. Elemente këto që qartësisht i mungojnë institucionit që duhej t’i plotësonte në formën e duhur, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe në rastin e Durrësit, institucioneve të saj të varësisë.

The post Turizmi i munguar në Durrës: Si po zbehet pasuria mijëravjeçare first appeared on Amfora.

“Çyryk e zdromsa” nga e gjithë Shqipëria, bashkohuni!
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhet e 11 majit. Nuk e ekzagjërojmë aspak kur themi se kjo është mundësia e fundit për të bërë Shqipërinë.

Çfarë më frikson më shumë?! Nuk është 11 maji, por 18 maji. Po sikur të zgjohemi një javë pas zgjedhjeve dhe të kuptojme që asgjë nuk ka ndryshuar?! Po sikur Rama të jetë përsëri forcë e parë?! Po sikur ai që na konsideron çyryk të përcaktojë ende fatet tona?! Po sikur ai që na përgojon nderin, që na fton fëmijët në degjenerim, që na ka vjedhur, dhunuar dhe shkatërruar, të jetë ende aty?!

I imagjinoni edhe katër vite të tjera me korrupsionin dhe arrogancën në stratosferë?! Me “toll-e për të shkuar në Kukës, Shkodër, Himarë dhe nga Durrësi në Tiranë?! I imagjinoni dot 250.000 shqiptarë të tjerë që largohen nga Shqipëria? Vangys Dagazin ende drejtues politik në qarkun tonë?! Parkimet me pagesë, rrugët e pashtruara, sekserët poshtë Bashkisë “me mbyll” ndonjë punë, e “me kap” ndonjë lek?! I imagjinoni dot ende 5D-të që ju vjedhin edhe frymën nga mushkëritë apo drejtorët e droguar që ju bëjnë numra nëpër zyra?!

Unë jo! Nuk ka rëndësi çfarë na ka premtuar Rama këto muaj. Nuk ka rëndësi nëse ka premtuar një Dibër si Zvicrën. Ai premtoi një Durrës si Dubai, që nuk u bë kurrë! Nuk ka rëndësi nëse ka premtuar pasaporta BE-je. Ai premtoi ujë 24 orë dhe nuk u bë kurrë. Nuk ka rëndësi që ka premtuar një Shqipëri pa këneta dhe buf. Ai është vetë kënetë dhe buf!

Merrni pra zemër. Mos i lexoni sondazhet. Ndryshimi është prapa derës. Fryma se Rama do të fitojë është një ndjesi e rrënjosur nga propaganda e sondazheve analisto-kratike. Rama është po aq i brishtë sa nervat e tij. Ai sot më shumë se kurrë rrezikon shumicën prej 71 mandatesh. Fitorja e parë do të jetë pikërisht kufizimi i pushtetit të tij tiranik. Krisja që pushteti i tij do të marrë më 11 maj do të lejojë rrezen e parë të dritës të futet në shpellën tonë. Ndaj bashkohuni!

Dilni votoni. Nuk ka rëndësi për kë. Dilni votoni për kë të doni. Tregojini atij se nuk mund të na trajtojë si “‘çyryk e si zdromsa”. Tregojini atij se ne, që ai na konsideron “çyryk e zdromsa”, jemi stoli mbi të cilat ai mban këmbët e pushtetit të tij. Boll duruat poshërimet, shkatërrimet, dhunën. Boll duruat arrogancën dhe egoizmin. Boll ju mori nëpër këmbë. Boll ju vodhi dhe ju vrau. Bashkohuni!

Mos i harroni shtëpitë e prishura! Mos i harroni paratë e zhvatura! Nënat e rrahura! Fermerët e tallur! Malësorët e ofenduar! Mos i harroni tavolinat e zbrazura nga emigracioni! Mos i harroni jetët e humbura nga depresioni! Mos i harroni zgërdhirjet e tyre me lotët tuaj! Mos i harroni padrejtësitë në vendin e punës, gjobat e padrejta, zvarritjen nëpër zyra! Mos i harroni shuplakat ndaj gazetarëve! Mos e harroni Shqipërinë e dhunuar! Bashkohuni!

Shqipëria mund të bëhet vetëm nëse ne “çyrykët e zdromsat” nuk harrojmë, votojmë dhe guxojmë…bashkë!

The post “Çyryk e zdromsa” nga e gjithë Shqipëria, bashkohuni! first appeared on Amfora.