Mikel Nushi - Amfora

Lagjja Varosh dhe banesa e Familjes Nushi në Durrës
Konteksti historik

Për rreth dy shekuj e gjysmë pas pushtimit osman, Durrësi qëndroi i strukur dhe i përgjumur brenda mureve bizantine dhe turke. Ai nuk ishte një qytet si dikur, por një qendër e vogël banimi me vetëm disa qindra banorë, jeta e të cilëve zvarritej në lagjen e vetme “Kala”. Pjesa e mbetur jashtw mureve nuk preferohej për banim, kryesisht për arsye sigurie, por edhe sepse nuk kishte kërkesa për të jetuar në Durrës. Kështu që e vetmja popullsi që jetonte në Durrës ishte strehuar brenda mureve të kalasë.

Rreth fundit të viteve 1700 duket se Durrësi filloi të zgjohej dhe të shkëputej nga muret e larta rrethuese që e kishin “zënë në kurth” për shumë kohë. Banorët në Durrës filluan të ndërtonin banesat e tyre jasht mureve rrethuese.  Me sa duket kushtet e përgjithshme të sigurisë ishin përmirësuar, sulmet nga deti ishin diçka e së kaluarës dhe Durrësi ishte disi tërheqës tashmë. Mund të mendojmë se rritja natyrale e popullsisë shtoi kërkesën për tokë të ndërtueshme. Por nuk ishin vetëm banorët vendas që filluan të ndërtonin në veri të mureve turke, por shumë familje të ardhura nga kudo. Duke menduar për kushtet e këqija higjienike, për mungesën e ujit të pijshëm, për problemet që sillte këneta, së cilës banorët po i afroheshin me zgjerimin e qytezës, ata duhet të kenë patur arsye të forta për t’u vendosur aty.

Durrësi kishte një avantazh të jashtëzakonshëm, skelën, e cila ishte më e rëndësishmja në Ultësirën Perëndimore shqiptare. Prodhimet natyrore të Shqipërisë së Mesme dhe më gjerë, të destinuara për eksport dilnin prej Skelës së Durrësit. Për një varg kompleks faktorësh të lidhur mes tyre dhe të shtrirë përtej hapwsirës së Perandorisë Osmane (si Revolucioni Industrial, kërkesa në rritje për mallra bazike, përmirësimi i kushteve të jetesës, rritja e popullsisë evropiane etj., por edhe krijimi i një klase borgjeze qytetare në Shqipërinë osmane dhe këkesat e saj për mallra të përpunuara, konsolidimi i sistemit të çifligjeve dhe rritja e konkurrencës private), shkëmbimi i mallrave filloi të zgjerohej. Kështu që Durrësi filloi të ishte tërheqës për shërbimet tregtare dhe kjo ishte arsyeja kryesore që shumë tregtarë kapërcyen së bashku me familjet e tyre problemet natyrore e shoqërore dhe vendosën qw të jetonin në Durrës.

Konteksti urbanistik

Lagjja e re që po lindte u quajt “Lagjja e jashtme”, në raport me bërthamën brenda mureve rrethuese ose “varosh” (turqisht do të thotë “periferike” – “e jashtme”). Kjo lagje e re ishte edhe përfaqësuese e një klase të re shoqërore në formim e sipër dhe që rezultoi e shëndetshme për qytetin. Një pjesë e mirë e familjeve të shpërngulura e të vendosura në Durrës ishin nga dyert e mëdha qytetare të Beratit. Shtresëzimi i ri shoqëror do të ishte një vektor pozitiv. Territori që dikur kishte funksion bujqësor, tashmë po kthehej në një truall të ndërtueshëm. Raporti njeri-mjedis filloi të ndryshonte ndjeshëm në kurriz të natyrës. Rregullat e zhvillimit të ri urban duket se ishin të vulosura, jo nga autoritetet osmane, por nga trashëgimia. Vijat e para drejtuese të tesutit të ri urban që po thurej ishin tre apo katër rrugë që dilnin prej “Portës së Madhe” (sot Bashkia) dhe që orientoheshin me gjasë drejt portave të rrethimit bizantin, asokohe jashtw funksionit, por që ishin trashëguar si pika orientimi apo drejt bregut të detit në lindje, si edhe pikave të tjera në veri të qytezës.

Kartolinë e Durrësit e vitit 1914. Në qendër sipër, dallohet porta e banesës së Familjes Nushi

Plan i Durrësit në vitin 1861, nga Heuzey dhe Daumet. Me shigjetë të kuqe tregohet vendi ku më vonë do të ndërtohej banesa

Po t’i referohemi hartës së realizuar nga arkeologët francezë Heuzey dhe Daumet në vitin 1861, duket qartazi kjo dukuri. Arkeologët francezë na kanë mundësuar luksin e dokumentimit perfekt të një fenomeni urbanistik në zhvillim e sipër. Aty duken rrugët që dalin prej “Portës së Madhe”, buzë së cilave kishte filluar ndërtimi i shtëpive. Terreni midis këtyre damarëve të rinj ishte ende i paplotësuar me ndërtime në 1861-in. Ndërtimet ishin grupuar kryesisht në zonën afër mureve turke, aty nga kishte filluar batica urbane, ndërsa më në veri dukeshin ende parcelat e rrethuara, me karakter bujqësor. Duket sikur materiali gjenetik i Durrësit qytet ishte ruajtur në lagjen “Kala” dhe filloi të nxirrte filiza të rinj sapo “klima” filloi të përmirësohej. Pikërisht në këtë hapwsirë u ndërtua banesa të cilën do të trajtojmë, si përfaqësuese e një dukurie urbane, por edhe si treguese e ndryshimeve të reja shoqërore që po përjetonte Durrësi i fundit të viteve 1800, ndryshime të cilat u reflektuan në konceptimin arkitektonik të banesave.

Pak histori

Për vitin e ndërtimin të banesës nuk kemi të dhëna të sakta. Në rilevimet e vitit 1861 banesa në fjalë nuk duket, trualli është bosh, pra duhet të jetë ndërtuar më vonë. Dihet që ajo është ndërtuar në fundin e shekullit XIX, nga një tregtar i kamur i quajtur Konstandin Mima, mbase me origjinë të hershme sefardike. Ai së bashku me dy vëllezërit e tij ndërtuan tre banesa të mëdhaja ngjitur me njëra-tjetrën. Përballë banesave të tyre, në krahun tjetër të rrugës, nga perëndimi, ata kishin një territor të rrethuar me mure, me funksion bujqësor dhe blegtoral (mbanin bagëtinë), tregues ky që banorët qytetas ende nuk ishin shkëputur nga ekonomia natyrore, por edhe dëshmi e një faze tranzitore të lagjes “Varosh”. Nga gojëdhënat njoftohemi se ndërtuesi ishte një farë “Usta Marku” (pra mjeshtër) i shkolluar në Itali apo në Francë.

Në vitin 1901 për shkak të problemeve financiare Konstandin Mima ja shet shtëpinë një tjetër tregtari të quajtur Jani Nushi, me të cilin kishin lidhje familjare (bashkëshortet ishin kushërira të para), i ardhur nga Kalaja e Beratit dhe i arsimuar në Shkollën Tregtare të Konstandinopolit (Stambollit), i cili duket të ketë kryer disa punime përmybllëse të ndërtesës. Në vitin 1914, pas sulmeve të rebelëve dhe vorbullës së Kryengritjes Fshatare të Shqipërisë së Mesme, Familja Nushi largohet për në Korfuz për arsye sigurie, duke ja lënë për ruajtje shtëpinë një kujdestari. Në vitin 1916 ushtria austro-hungareze shtiu në dorë banesën dhe e shndërroi në një bazë ushtarake me karakter spitalor. Familja Nushi u rikthye pas fuftës, në vitin 1919, duke e gjetur shtëpinë të bastisur. Familja banoi aty në mënyrë të pandërprerë deri në vitin 2000, kur banesa për shkak të amortizimit, fatkeqësisht u braktis përgjithmonë.

Një nga shënimet e lëna nga trupat austro-hungareze në muret e shtëpisë të zbuluara së fundmi nën shtresat e shumta të gëlqeres. Përkthim kortezie nga çekishtja i Marcela Deliallisit: Jan Cervinka Kopicak, Çeki, lindur 1883, në Podebrady

Arkitektura

Banesa zhvillohet në dy kate dhe një papafingo të shfrytëzueshme. Në pjesën e përmbrapme zhvillohet një oborr dhe në pjesën e pasme një kopsht. Secili kat është i organizuar në një sallon tepër të madh, e të gjatë, i cili përshkon ndërtesën si një aks lindje-perëndim dhe nga gjashtë dhoma dhe një tualet.

Kati përdhe

Siç është dëshmuar në disa raste nga provat arkeologjike, ndërtuesit kanë shfrytëzuar muraturat antike të mbijetuara mbi sipërfaqe si themele apo edhe si kufinj parcelash për pronat e tyre të reja. Planimetria e banesës dhe orientimi i saj lindje-perëndim janë shumë të ngjashme me atë të një bazilike me tre navata, mbase një frymëzim nga ndonjë rrënojë ose thjesht një rastësi.

Porta kryesore e banesave ka patur gjithmonë një vëmendje të veçantë dhe ngarkesë simbolike. Në banesën në fjalë porta është trajtuar estetikisht duke imponuar qëndrueshmëri e madhështi. Jo më kot ndërtuesi ka shfrytëzuar edhe centimetrin e fundit për të arritur lartësinë maksimale të saj. Dhe duket që së bashku me proporcionin dhe kornizën e dyfishtë ia ka arritur qëllimit për të ndërtuar një “derë të madhe”. Në pamje të parë kjo portë të lë shijen e një stili bizantin. Oborri është i shtruar me pllaka mermeri, identike në material, ngjyrë dhe përmasa me ato të termave romake të shekullit I të Erës Sonë, të ricikluara si material ndërtimor. Do të ndalemi për një moment tek avllia e oborrit, e cila ka dy faza ndërtimore. Gjatë trazirave të vitit 1914 keqbërësit qëlluan me pushkë dhe thyen xhamat e dritareve të katit të sipërm, kështu

Familja Nushi u detyrua të merrte masa, duke ngritur avllinë në lartësi. Në të dyja faqet e brendshme anësore të avllisë, ndodhen dy kamare, shenja konvencionale që dëshmojnë se muratura e avllisë i përket pronës nga ana e kamareve. Kjo me siguri aplikohej për të shmangur mosmarrëveshje të mundshme midis kufitarëve, duke qenë se muret e trasha zinin një sipërfaqe të konsiderueshme. Ky është një tjetër fakt interesant i harruar tashmë, mbi mënyrën e të menduarit dhe të ndërtuarit. Kati përdhe përbëhet nga një sallon i madh përshkues i të gjithë planimetrisë dhe që të nxjerr tek kopshti i pasëm. Ky sallon quhej “hajat” edhe pse nuk ishte mirëfilltazi një i tillë, dhe ishte e shtruar me pllaka të mëdhaja prej mermeri gri, me shumë gjasë antike dhe të ricikluara dhe me pllaka qeramike. Në fund të këtij “hajati” dilej për në “bahçen e madhe”, duke zbritur disa këmbë shkallë, bazamakët e së cilës duken elemente arkitektonike të ripërdorura. Ky kopsht kishte një pus, i cili me anë të një sistemi ujëmbledhës ushqehej edhe nga ujërat e shiut që vinin nga çatia. Me sa duket uji i pijshëm ekonomizohej në Durrësin e fundit të 1800-ës. Shkallët kryesore që ngjiteshin për në katin e sipërm janë në të djathtë të portës hyrëse. Rampa e shkallëve ka formë të kombinuar, harkore dhe të drejtë. Ajo është trajtuar me një tambur tepër të rrallë druri dhe me parmakë të punuar.

Kati i parë

Sapo ngjitesh në katin e sipërm gjendesh në një sallon gjigand me gjatësi gati 16 metra dhe gjerësi gati 4 metra. Ky ambient duket se ishte ideuar gjithashtu për të treguar fuqinë ekonomike të poseduesit. Edhe pse pronarët i përkisnin besimit ortodoks dhe orientimi i tyre kulturor ishte nga bota greke dhe italiane, ata nuk mund t’i shpëtonin turqizmave, e kjo vërehet në shumë emërtime elementësh, si për shembull “divanhane” (vendi i divaneve), emër me të cilin emërtohej ky sallon gjigand.

Detaje nga tavani i “divanhanes”. Foto: Mikel Nushi

Nga kjo kuptojmë se funksioni i tij ishte jo vetëm shpërndarës, por edhe një sallon pritje. Në secilin krah të sallonit zhvillohen nga tre dhoma të mëdhaja dhe një tualet në njërën anë. Në të djathtë të shkallëve, gjendet dhoma e pritjes, “oda e madhe”. Funksionin e saj origjinal e kuptojmë lehtësisht nga afërsia me shkallën, nga përmasat (është dhoma më e madhe e banesës) dhe nga dekori i veçantë i aplikuar aty. Muret e kësaj dhome janë pikturuar me afreske. Dhoma e parë në të majtë të sallonit kishte tavanin më të veçantë të banesës, me një modul tetëkëndësh.

Detaje nga tavani me modul tetëkëndësh. Foto: Mikel Nushi

Kati i dytë (papafingo)

Kati i sipërm i banesës ishte një papafingo e shfrytëzueshme. Ajo arrihej përmes shkallëve që ndodheshin në ambientin e gatimit. Planimetria pothuajse katrore e shtëpisë detyronte që hapësira e shfrytëzueshme e papafingos të kishte planimetrinë në formë kryqi grek, pra me brinjë të barabarta. Papafingo emërtohej “mafil”, ndërsa dera hyrëse për në papafingo, në majë të shkallëve, emërtohej “katraf”, një term ky i çuditshëm. Një shpjegim të mundshëm mund ta gjejmë në fondin e gjuhës arabe, shumë terma të së cilës u huazuan nga osmanët, e më pas zunë vend në fjalorin e gjuhës shqipe. Një term i tillë do të thotë “vjelje”, “grumbullim”, e kjo përkon me faktin se papafingo përdorej edhe për depozitimin e ushqimeve.

Detaje nga tavani i “divanhanes”. Foto: Mikel Nushi

Disa kuriozitete mbi teknologjinë dhe materialin ndërtimor

Një pjesë e materialeve ndërtimore të banesës duhet të jetë e importuar. Gjurma që kemi për këtë është vulosja e “pareteve” (mureve) të drunjta të papafingos, ku dallohet “TRIESTE”, por pa mundur të vjelim më shumë informacion. Një tjetër tregues mbi importimin e materialeve janë dorezat prej bronzi të dyerve, doreza identike me ato të dyerve të pallatit perandorak Dollmabahçe, në Stamboll.

Nuk e dimë nëse tullat janë prodhuar në vendin tonë apo janë të importuara. Tjegullat janë të tipit të thjeshtë, të lugëta dhe në pjesën e sipërme kanë të përvijuar me gisht, para pjekjes, një formë të ngjashme me germën “S”. Por edhe në këtë rast nuk kemi informacion as për origjinën e tyre dhe as për shpjegimin e simbolikës mbi to.

Konstruksioni i tarracës mbi oborr përbëhet nga shina dekovili mbi të cilat janë mbështetur qemere të shtrira prej tulle dhe mbi to janë shtruar pllaka qeramike silikate. Kjo teknikë e ndërtimit të soletave ishte shumë e përhapur në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Shpikja e udhës së hekurt i kishte bërë një favor të madh inxhinierisë së ndërtimit.

Pllakat e oborrit. Foto: Mikel Nushi

Një detaj tjetër interesant, një teknologji e harruar tashmë, është mënyra se si janë fiksuar menteshat e hekurta të grilave në korrnizat prej guri, në katin përdhe. Ato janë fiksuar në vrimën e korrnizës me plumb të shkrirë e të derdhur në vend. Kjo ishte një mënyrë e sigurtë dhe tepër rezistente. Një teknologji tjetër e harruar që vlen të përmendet është izolomi i xhamave të dritareve me stuko. Sipas gojëdhënës, rreth vitit 1919 filloi elektrifikimi i banesave civile në Durrës. Kësaj kohe duhet t’i përkasi sistemi elektrik i banesës, i cili është aplikuar mbi mure dhe jo brenda tyre.

Planimetria e katit të parë. Punoi: Mikel Nushi

Në katin e sipërm, nga ana e brendshme e mureve, dallohen shufra metalike. Këto janë tiranta metalike të vendosura pas tërmetit të madh të dhjetorit 1926. Me sa duket, banesa edhe pse e re, kishte pësuar dëmtime. Tërmeti kishte goditur pikën e dobët të banesës, që ishte mungesa e lidhjes midis murit perimetral dhe mureve të brendshëm. Lëkundjet e fuqishme sizmike dhe pesha e madhe e çatisë kishin aktivizuar forcat horizontale, duke provokuar hapjen e mureve perimetrale në drejtimin e jashtëm. Me anë të kësaj teknike cikli jetësor i ndërtesës në Durrësin e tërmeteve u zgjat ndjeshëm.

Dekoret

Do të ndalemi në dy prej elementëve më të veçantë dekorativë të shtëpisë. Elementi i parë është tavani me kornizë tetëkëndëshe. Duke parë kontekstin historik e kulturor të ndërtimit të banesës, figura tetëkëndore justifikohet lehtë, pasi ky modul aplikohej gjerësisht në tavanet e periudhës osmane në Shqipëri. Por ndryshe nga rasti tipik, ku pjesa e brendshme e tetëkëndëshit dekorohej me një rrjetë kuadratike listelash, në rastin tonë listelat janë vendosur në trajtë rrezore, një rast tepër i rrallë, mbase unik. Ndoshta ndërtuesi apo porositësi kanë dashur ta zbatojnë këte perlë në dhomën me afreske, por përmasat drejtkëndore të dhomës së pritjes do të rrëzonin raportet e mrekullueshme të dizajnit të këtij tavani vërtet të rrallë. E veçanta tjetër qëndron në faktin se rozeta qendrore, edhe kjo tetëkëndore, është dekoruar me një rreth të plotë. Rrethi dhe rrezet të bëjnë të mendosh për simbolikën e diellit dhe rrezet e tij. Siç duket po përjetohej një thyerje në traditë, një fazë tranzitore.

Fragmente nga motivet e afreskut me dallëndyshe. Foto: Mikel Nushi

Elementi i dytë është dallëndyshja. Përveçse në dhomën e pritjes, dallëndyshet i gjejmë edhe në fasadën kryesore, përmbi harkun e portës së taracës. Aty ndodhej një kompozim interesant, sot shumë pak i dallueshëm. Në qendër ishte një kokë luani, element i ricikluar, me gjasë një gargoil, objekt i marë në dorëzim nga autoritetet arkeologjike në periudhën e diktaturës. Në dy anët e luanit ishin të pikturuara dy dallandyshe, simetrike, secila me nga një pusullë në sqep, në të djathtën dallohet edhe sot “1901”, në të majtën dallohen shumë zbehtë disa rreshta në greqisht, por pa mundur të kuptojmë përmbajtjen.

Përfundime

Edhe pse e njëjta banesë, nga faza e përdorimit nga Familja Mima (para vitit 1901) në fazën e përdorimit nga Familja Nushi (pas 1901), vërejmë tendencën për shkëputje nga mënyra gjysmë rurale e jetesës në qytet. Territori me karakter blegtoral e bujqësor që Familja Mima kishte karshi shtëpisë, nuk ishte më i nevojshëm. Ekonomia po shkëputej nga vartësia prej burimeve direkte natyrore dhe po rritej nevoja për shërbime. Kopshtet urbane po tkurreshin ndjeshëm.

Ndërtimi i një banese vërtetë të madhe, në përmasa dhe dekore, tregon qartë për ekzistencën e një klase borgjeze në Durrësin e fundit të 1800-ës, që kishte guxuar të jetonte përtej mureve rrethuese. Kjo shtresë orientohej kryesisht drejt tregtisë dhe arsimimit në perëndim. Kontakti me perëndimin ndikoi dukshëm në mënyrën e jetesës, sidomos në popullsinë ortodokse që kishte një autonomi kulturore nga bota osmane. Kishte filluar të kuptohej se jetesa si në Evropë, ku familja ndan në mënyrë të barabartë dhe integrale hapwsirat e banimit, ishte më njerëzore dhe qytetare sesa organizimi hierarkik i ambienteve. Banesa nuk njihte më zonifikime gjinore dhe moshore. Selamllëku dhe haremi nuk ekzistonin më. Shtëpitë tashmë ishin larg stilit osman me çardak e hajat dhe ngjasonin me stilet e aplikuara në Itali, Austri dhe vende tw tjera. Druri nuk ishte më gjerësisht i pranishëm nëpër fasada. Pikturat murale me perspektiva nga Stambolli dhe me lule imagjinare e gjeometrike nuk kishin më vend. Afresket me dallëndyshe janë vërtet të veçanta, mbase unike dhe bëjnë kuptim në një banesë ortodoksësh, si inerci e traditave të hershme dekorative kristiane. Pranvera dukej se po afronte, dallëndyshet e tregonin.

The post Lagjja Varosh dhe banesa e Familjes Nushi në Durrës first appeared on Amfora.

4 shekuj kundrejt 4 viteve: Përkujtojmë pushtimin fashist, por jo osman
Studimi i historisë ka rëndësi për të kuptuar evoluimin e shoqërisë njerëzore dhe mekanizmat e ndryshëm që e çojnë atë në një vektor të caktuar. Në historinë e çdo populli ekzistojnë ngjarje me rëndësi të veçanta, të cilat, për nga vlera që përfaqësojnë, kthehen në data-simbole. Këto data historike nuk kanë rëndësi vetëm si ngjarje mekanike të shkëputura, por marrin valencë në momentin kur ato shihen si pjesë e një rruge të gjatë në periudhën përkatëse. Gjithashtu, këto data shërbejnë edhe si treguese për vendosjen e kufijve konvencionalë mes periudhave historike.

Përveçse në librat e historisë, në vendin tonë disa nga këto data simbolike përkujtohen me ceremoni shtetërore në nivel lokal ose kombëtar, si për shembull, “Dita e pushtimit nga Italia” në prag të Luftës së Dytë Botërore, “Dita e Çlirimit” nga pushtuesi nazist, “Dita e Pavarësisë” nga Perandoria Osmane dhe të ngjashme. Por disa ngjarje të tjera historike me rëndësi madhore, të cilat e kanë ndryshuar thellësisht organizimin politik, shoqëror, ekonomik dhe fetar të popullit shqiptar, lihen në harresë, mbase jo rastësisht.

Në historinë e popullit shqiptar, një nga aksidentet më të mëdha historike ka qenë pushtimi i vendit nga turqit osmanë dhe qëndrimi për një kohë jashtëzakonisht të gjatë në moçalin e tyre. Kjo ngjarje asnjëherë nuk përkujtohet nga organet e protokollit apo të kulturës, nga kurrëfarë institucioni. Edhe “festa e shenjtë” e pavarësisë festohet si një moment i shkëputur, pak përmendet se nga kush u pavarësuam. Edhe pse pushtimi osman nuk ndodhi brenda një dite, mund të caktohet për konvencion një datë, si për shembull rënia përfundimtare e një prej qyteteve kryesore. Ndërkohë, në Durrës çdo vit përkujtohet me të drejtë, me ceremoni zyrtare, pushtimi italian i 7 prillit 1939.

Nga Stambolli te Roma: Dy pushtime, por me pasoja të ndryshme

Duke i analizuar shkurtimisht këto dy ngjarje historike, pushtimi osman ishte i dhunshëm për nga mënyra sesi erdhi. Ai ndryshoi rrjedhën natyrale të deriatëhershme të zhvillimeve shoqërore në vendin tonë. Luftërat e zhvilluara për pushtim zgjatën në kohë sepse popullata vendase rezistoi fuqishëm. Shqiptarët e atëhershëm rezistuan gjatë, sepse shihnin që nuk kishin kurrëfarë ngjashmërie me këto hordhi shkatërrimtare aziatike.

Kështu që pushtuesi depërtoi me vështirësi dhe në një hark kohor prej më se një shekulli, duke mbyllur kësisoj një epokë të gjatë gjestesh heroike të popullit shqiptar – Të cilat në kushtet e humbësit, nuk kishin si të merrnin jehonë të shtuar, ashtu siç ndodh në rast fitoreje, por që nxorrën heronj të përmasave kombëtare dhe ndërkombëtare, si Gjergj Kastrioti dhe të tjerë, çka shpjegohet me intensitetin e luftërave. Sipas kronikave të shumta, masakrat e turqve ndaj shqiptarëve, ushtarë apo civilë, ishin të tmerrshme.

Dëmet e mëdha në jetë njerëzish ishin të pallogaritshme. Pushtimi ndër të tjera, stimuloi një emigrim masiv të shqiptarëve, duke humbur kështu një pjesë të rëndësishme të kapitalit njerëzor në vend. Organizimi i pavarur politik i shqiptarëve, që ishte arritja e tyre më e madhe gjatë mesjetës mori fund. Pasojë tjetër e pushtimit dhe vendosjes së regjimit të huaj ishte sistemi pronësor, i cili u riformatua me pronarë të rinj të huaj, duke zhveshur pronarët e natyrshëm vendas. Zhvillimet shoqërore, ekonomike dhe politike morën një kthesë drastike dhe rrodhën në një drejtim tjetër. Këtë fat të dhunshëm e pësoi edhe sfera fetare dhe kulturore. Filloi të depërtonte, herë për leverdishmëri, e herë me forcë, feja e re për arbërorët, ajo islame.

Kështu populli shqiptar humbi unitetin fetar të krishterë pas 1500 vitesh, duke krijuar një hendek artificial, shpesh nxitës paragjykimesh, që fatkeqësisht për inerci vazhdon edhe sot. Vendi u shkëput nga trungu i popujve evropianë në të cilët bënte pjesë natyrshëm. Edhe kulturalisht ndodhën ndryshime nga influenca osmano-arabe, nga gjuha te veshja, nga arti te kulinaria, arkitektura, urbanistika dhe të tjera.

Pushtimi italian ndodhi pas një “sulmi blic” të ushtrisë italiane. Me këtë ngjarje humbi përkohësisht pavarësia e shtetit të ri modern shqiptar. Përplasja mes pushtuesve dhe vendasve nuk ishte aq e fortë sa pretendon historiografia komuniste sepse pushtuesit dhe vendasit nuk ndjenin ndryshime të thella kulturore, ndryshe nga çfarë ndodhi me turmat barbare turke. Kjo shpjegon edhe depërtimin e lehtë nëpër Shqipëri brenda pak ditësh të ushtrisë italiane. Çetat e para lindën vetëm pas më shumë se dy vitesh nga pushtimi, nga fundi i vitit 1941.

Duke qenë një sulm i shpejtë dhe një pushtim vetëm katërvjeçar, lufta antifashiste nuk nxorri heronj të përmasave të mëdha, siç ndodhi në epokën e Gjergj Kastriotit. Pushtuesit fashistë u përshtatën me kontekstin lokal, duke ruajtur në përgjithësi sistemin e mëparshëm administrativ. Fashistët nuk kryen gjenocid ndaj popullit shqiptar, sikundër kryen turqit. Ata nuk i zhveshën shqiptarët nga titujt e pronësisë, nuk ndërhynë për të ndryshuar besimet fetare, nuk shkaktuan emigrim masiv të civilëve, por vetëm të disa subjekteve politike dhe pushtimi zgjati 4 vjet. Natyrisht, të gjitha këto nuk justifikojnë në asnjë mënyrë pushtimin dhe nuk zhvlerësojnë aspak luftën heroike të mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave të angazhuar në luftë.

Pushtimi fashist i 7 prillit 1939. Foto nga burimet e hapura

Duke krahasuar pushtimin turk me atë italian, mund të thuhet me siguri të plotë se pasojat e tyre nuk janë aspak të ngjashme. Lufta antiosmane për depërtim zgjati gati një shekull dhe regjimi pesë shekuj, ndërsa fashistët depërtuan për pak ditë dhe pushtimi zgjati katër vjet. Popullsia i rezistoi fuqishëm osmanëve, ndërsa në rastin e fashistëve rezistenca ishte më e ftohtë.

Arbërit dhe osmanët nuk kishin aspak ngjashmëri në asnjë aspekt, ndërsa me italianët na lidhnin marrëdhënie të vjetra të shtresëzuara prej kohësh dhe fakti i të qenit evropianë. Lufta antiosmane nxorri heronj të përmasave të jashtëzakonshme dhe ndërkombëtare, ndërsa lufta antifashiste nxorri vetëm heronj lokalë. Por pushtimi fashist pasoi me krijimin e kushteve të përshtatshme për vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, një aksident tjetër fatkeq me përmasa të patregueshme për vendin tonë.

Në këtë kuptim, të dy pushtimet janë, padiskutim, të dënueshme sepse shkaktuan humbjen e pavarësisë territoriale të vendit dhe pasoja të tjera njerëzore. Por pasojat dhe dëmet e pushtimit turk janë të thella dhe ndjehen ende sot. Kështu që, krahas përkujtimit të rezistencës antifashiste të 7 prillit 1939, duhet të kujtohet me nderim lufta antiosmane e popullit shqiptar, një luftë jo vetëm kundër një pushtuesi, por kundër shkëputjes nga qytetërimi evropian.

Edhe pse Durrësi në atë kohë ishte i qeverisur nga Republika e Venecias, një datë simbolike është 17 gushti i vitit 1501, kur turqit pushtuan qytetin dhe e mbajtën deri më 26 nëntor 1912, plot 411 vite, duke e zvetënuar në mënyrë të pashembullt dhe të pakthyeshme. Ashtu siç nderohen heronjtë e qëndresës antifashiste pranë “Torrës veneciane” çdo 7 prill, cilido që është shqiptar duhet të ndiejë detyrimin të nderojë edhe heronjtë e luftërave antiosmane.

Natyrisht, kjo thirrje vështirë se do të bjerë në veshët e shurdhër të drejtuesve të administratës kulturore lokale, e aq më pak kombëtare, as për organizimin e një ceremonie të përvitshme dhe as për ndërtimin e një monumenti përkujtimor. Kjo harresë nuk justifikohet aspak me faktin se pushtimi fashist është një ngjarje më e freskët historike dhe e ngulitur në kujtesën e njerëzve që ende jetojnë dhe e përdorur shëmtuar nga komunizmi, i cili duke qenë fitues kishte nevojë për hiperbolizime.

17 gushti i vitit 1501 është një ditë kur barbaria fitoi mbi qytetin. Ai 17 gusht është një ditë kur Durrësi i bibliotekave, katedraleve, universitetit, arkitekturës së shkëlqyer monumentale, urbanistikës së rregullt, artit, filozofëve, aristokracisë vendase, shkëputet nga civilizimi evropian dhe bie në një humnerë të errët, ku qëndroi për 411 vite.  Mjerisht, kur historia harrohet, herët apo vonë ajo do të përsëritet. E kam fjalën për errësirën kulturore…

The post 4 shekuj kundrejt 4 viteve: Përkujtojmë pushtimin fashist, por jo osman first appeared on Amfora.

“Ushtari italian që pikturoi nonën”, perla e harruar e Colluras
Lorenzo Collura ishte ishte një piktor italian që lindi në vitin 1920 në Grotte, Siçili dhe nga aty u transferua në Torino, ku mori formimin artistik. Më pas ai u përfshi në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore në frontin italo-grek dhe përjetoi një odise nëpër Greqi dhe Shqipëri.

Gjatë qëndrimit në Greqi pati fatin të njihte nga afër antikitetin helen dhe artin bizantin. Pas tërheqjes së ushtrisë italiane nga ky front, ai përfundoi në Shkodër, ku qëndroi për disa vite, e më pas në Durrës.

Në Shqipëri ai u përdor nga regjimi i sapo instaluar komunist, si specialist në organizime kulturore. Pas riatdhesimit të tij në vitin 1947 u vendos në Palermo, ku mori pjesë në ekspozita të shumta artistike të nivelit rajonal dhe kombëtar.

Collura drejtoi për 2 dekada Galerinë e Artit Modern në Palermo, të cilën e rijetëzoi me shumë përpjekje.

Ai la gjurmë të thella si një personalitet shumëdimensional, organizator kulturor, publicist, studiues dhe kritik arti, deri sa ndërroi jetë në vitin 1989. Sot në vendlindje po ngrihet një muze në nderim të tij.

*Foto e Lorenzo Colluras. Burimi: Familja

Gjatë qëndrimit të Colluras në Shkodër dhe Durrës, ambienti qytetar i këtyre dy djepeve të qytetërimit ishte një terren fertil për të zhvilluar art sepse ai nuk zhvillohet dokudo, përndryshe nuk do të jepte fryte. “Piktori-ushtar” la në këto 2 qytete tablo të ndryshme, peizazhe, piktura religjioze si dhe portrete.

Gjatë qëndrimit në Shkodër dhe në Durrës, Collura vendosi lidhje me artistë e qytetarë artdashës, por edhe me disa familje. Një nga këto ishte edhe Famija Nushi në Durrës, e njohur për kontributin e saj të vazhdueshëm në jetën kulturore të qytetit.

Shumë anëtarë të Familjes Nushi ishin të apasioniar dhe të talentuar të pikturonin. Shtëpia e vjetër e familjes tonë ishte plot me piktura vaji e akuareli dhe vepra arti kryesisht të autorëve impresionistë italianë.

Nuk i dimë me saktësi rrethanat e kontakteve fillestare, por nga tradita familjare kemi mësuar se ai u bë mik i familjes. Në kohën e qëndrimit të tij në Durrës në vitet ’46-’47, ishte vetëm 26-27 vjeç.

Në familjen tonë ai kujtohet si, “ushtari italian që pikturoi nonën”. Përveç kësaj atmosfere dashamirëse ndaj artit, Collura zbuloi një personazh tërheqës dhe frymëzues. Ishte Eleni Nushi (1873­-1960), nëna e djemve me të cilët ai u miqësua, së cilës ai i realizoi një portret brilant.

Subjekti: Eleni Nushi

Autori: Lorenzo Collura

Viti: 1946

Teknika: Vaj mbi pëlhurë

Përmasat: 51 x 39 cm

*Foto e portretit po publikohet për herë të parë

Subjekti i portretit, Eleni Nushi, në kohën e realizimit të pikturës, pra në vitin 1946 ishte në moshën 73 vjeçare. Ajo që të bie në sy menjëherë është drita dhe gjallëria e jetës në fytyrën e kësaj zonje të moshuar, me flokë të tërhequr e të lidhura nga pas, si për të shtuar edhe më shumë shkëlqimin e një bukurie natyrale e të pa sforcuar.

Busti është pakëz i kthyer nga e djathta, element i cili i jep akoma më shumë gjallëri, mbase për të balancuar thjeshtësinë kompozicionale. Shikimi i zonjës dëfton dinjitet, një jetë të gjatë të jetuar intensivisht dhe shëndetshëm.

Portreti është realizuar me teknikën e vajit mbi pëlhurë dhe ka përmasa 51 x 39 cm.
Në pjesën e poshtme autori ka shënuar, “L.Collura 46”, pra Lorenzo Collura, viti 1946

Kjo pikturë emeton fisnikëri, dritë dhe një kthjelltësi të jashtëzakonshme! Artisti i ka përjetuar këto cilësi të karakterit të kësaj zonje të moshuar dhe i ka pasqyruar me një mjeshtëri të rrallë. Eleni shquhej për inteligjencën e saj të veçantë, sa që në vegjëli, ati i saj Leonidha Kolea, e merrte në kuvendet e burrave ku ajo përfshihej në dhënien e mendimeve të zgjuara.

Familja Kolea ishte një prej familjeve ortodokse më të ngritura kulturalisht të Beratit dhe me influencë në zhvillimet politike e shoqërore të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, me personalitete të tilla si Dhimitër Kolea, Sotir Kolea dhe të tjerë.

Veshja edhe pse nuk ka ngarkesa dekorative të le të kuptosh se personazhi i përket një epoke të hershme. Ngjyra jeshile, dominante në tablo, mbase nuk është rastësi. Përveç se një ngjyrë qetësuese, qetësi që autori e ndjente në ajrin mikpritës, por edhe përfaqësuese e jetës, bollëkut dhe dashurisë së pakushtëzuar, cilësi të frymëzuara nga kjo nënë e moshuar, mund të lidhet edhe me ngjyrat ushtarake, mbase një mënyrë e autorit për t’u kujtuar si i tillë.

Durrësi i vitit 1941. Foto: Dr. Pierluigi Zamperin

Megjithëse është thjesht një portret, pa ndonjë kompozim të komplikuar, harmonia e ngjyrave të ngjall një forcë të madhe tërheqëse. Kjo pikturë është një dritare që të ngjall kureshtje dhe të mban lidhur, sikur të duash të flasësh me personazhin!

Prandaj duhet t’i jemi mirënjohës këtij artisti të talentuar italian që rrezatoi deri në Durrës, duke lënë këtu trashëgim gjurmë të krijimtarisë së tij.

The post “Ushtari italian që pikturoi nonën”, perla e harruar e Colluras first appeared on Amfora.

Lamtumirë i dashur arkeolog!
Me bindje të thellë shprehem se nga sot qyteti do të jetë më pak qytet dhe më shumë provincë, Durrësi do të jetë më pak Durrës dhe arkeologjia më pak arkeologji!

Të humbësh përgjithmonë një intelektual të kalibrit të rëndë si profesor doktor Fatos Tartari, është si të humbësh një bibliotekë të rritur me durim prej shumë vitesh. Ne sapo humbëm një kapital njerëzor të pakthyeshëm. Do të duhet shumë kohë që Durrësi të krijojë një mentor të tillë, e deri atëherë zbrazëtia do të jetë e ndjeshme.

Do ta kujtoj gjithmonë me simpati dhe mirënjohje profesor Fatosin, për admirimin deri në fanatizëm të Durrësit tonë, të qytetarisë dhe të trashëgimisë kulturore.

Do të ngelet thellë në kujtesën time si një njeri energjik, tepër mendjekthjellët e gjithmonë i frymëzuar për të rrëfyer gjithçka dinte për Durrësin antik. Ai ishte përherë aktiv dhe i përditësuar me çdo zhvillim arkeologjik në qytet.

Rrallë kam parë një njeri të tillë që përlotej kur i tregoja fotografi të objekteve të shkëlqyeshme arkeologjike të thyera nga varfëria mendore e ndërtuesve të “Velierës”, e shprehej se më mirë mos t’i kishte parë.

Sa herë e takoja më shprehte revoltën e tij për mjedisin agresiv ndaj trashëgimisë kulturore dhe shpesh thoshte se, “Durrësi ka marë fund” dhe po, vërtetë ashtu po duket.

Profesor Fatosi kishte një elokuencë dhe siguri të admirueshme, por nga ana tjetër ishte i veshur me një modesti tipike prej qytetari. Ai nuk rreshti së foluri për ikonën e arkeologjisë durrsake, Vangjel Toçin, të cilin e admironte për arritjet profesionale, duke mos u ndjerë aspak i konkurruar, por duke i dhënë atë që meritonte. E kam parë vërtet të lumtur ditën që rrugicës pranë Amfiteatrit Romak të Durrësit iu vu emri “Vangjel Toçi”.

Profesorin sa herë që e takoja e shikoja me një libër të ri në duar edhe pse ishte në moshë të madhe. Do të doja sinqerisht që një figurë e tillë intelektuale si profesor Fatosi të ishte një busull dhe model për brezat e rinj.

Sot që e humbëm po kuptojmë vërtet se çfarë kemi patur mes nesh. Do të kisha dashur të kisha kaluar më shumë kohë me të.

Vërtet do të na mungosh profesor Fatos Tartari!

The post Lamtumirë i dashur arkeolog! first appeared on Amfora.

Një tjetër thesar i pazbuluar, gati sa amfiteatri i Durrësit: Fotot ajrore ngjallin dyshimin
Një parcelë toke jo larg nga amfiteatri romak i Durrësit krijon idenë se fsheh një tjetër strukturë arkeologjike të rëndësishme. Analizimi i fotove ajrore të vitit 1918 dëshmon mundësinë e një monumenti me përmasat e amfiteatrit që mund të fshihet poshtë një blloku ndërtesash përbri Bulevardit Epidamn, por ku ende nuk janë realizuar kërkime arkeologjike.

Kur osmanët e pushtuan Durrësin në vitin 1501, shënuan në kronikat e tyre se pushtuan një Konstandinopojë të dytë. Ata e përshkruanin Durrësin si një qytet me ndërtesa antike dhe me mure të forta e të larta.

Kjo të bën të mendosh për madhështitë arkitektonike që kishte Durrësi deri në atë kohë. Ai ishte për shumë shekuj një qytet i një rëndësie të veçantë për një kompleks arsyesh.

Nga burimet historike, por edhe nga provat arkeologjike, dëshmohet qartë se që nga periudha romake, kur filluan investime të mëdhaja urbane, e deri në mesjetën e vonë, në prag të pushtimit osman, Durrësi ishte i pasur me ndërtesa publike madhështore, si edhe ndërtesa fetare e rezidenciale.

Ciceroni, i cili ka jetuar për disa kohë në Dyrrahun e shekullit I Para Erës Sonë, shprehej se ky qytet ishte një “admirabilis urbs” (qytet i admirueshëm), për shkak të tempujve, monumenteve dhe statujave.

Shpërfytyrimi i një prej qendrave të Mesdheut

Fill pas pushtimit osman, Durrësi u braktis masivisht nga banorët e tij, duke u rrudhur në një qytezë apo fshat, i cili në termat e sotëm hapësinorë shtrihej nga “Torra veneciane” deri tek godina e bashkisë, aty ku duket edhe sot një pjesë e murit fortifikues të ngritur prej pushtuesve.

Hapësira urbane e qytetit bizantin e mbetur jashtë këtij muri nuk përdorej më, duke u lënë të rrënohej, apo duke shërbyer shpesh si burim materialesh ndërtimore. Ndërsa në pjesën e mbetur jetesa vazhdoi. Qyteza filloi të marrë pamjen e një qendre të banuar tipike mesjetare lindore, me planimetri organike, e jo të rregullt.

Zakonisht ndodh që në hapësirat e banuara që ka vazhdimësi jetese për një kohë të gjatë, të cilat janë fryt i shtresëzimeve të periudhave të ndryshme. Në historinë e urbanistikës njihen plot raste të tilla, ku rrënojat antike kanë mbijetuar në epokat pasardhëse, falë ripërdorimit për nevoja jetësore, duke ruajtur formën e tyre. Ky është pjesërisht edhe rasti i Durrësit, në  hapësirën urbane të periudhës osmane.

Në rastin e tij, kur kalimi nga njëra epokë në tjetrën ishte traumatike dhe kur orientimi kulturor ndryshoi rrënjësisht brenda pak kohësh, është e vështirë të gjenden toponime të trashëguara nga periudha e mëparshme, të cilat do të na ndriçonin mbi ekzistencën e monumenteve antike e mesjetare.

Por nga ana tjetër, qyteti ruajti disa elementë nga strukturat e mëparshme urbane, duke na lënë disa dritare të ngushta për të hedhur shikimin në të kaluarën e tij.

Gjurmët e së shkuarës fiksuar në celuloid

Sot me vështirësi mund të gjejmë të dhëna gjeometrikisht të sakta për urbanistikën e të gjithë Durrësit osman, por kemi mundësinë të studiojmë disa fotografi ajrore, të realizuara për qëllime ushtarake gjatë Luftës së Parë Botërore. Ato hedhin dritë mbi urbanistikën e periudhës së fundit osmane në Durrës, para ndryshimeve rrënjësore urbanistike të vitit 1927 e tutje.

Në një foto ajrore të realizuar nga marina italiane në vitin 1918, duken kufijtë e qytetit brenda mureve bizantine e osmane, si edhe zgjerimi i tij me lagjen e jashtme (Varosh), që filloi në fundin e shekullin XVIII dhe në fillim të shekullit XIX.

Fotografi ajore e Durrësit në vitin 1918. Burimi: Arkivi i Marinës Italiane

Duke qenë se periudha osmane për Durrësin dhe jo vetëm, ishte një periudhë e lëvizjeve të ngadalta, e progresit thuajse të padukshëm, sidomos në shekujt e parë të pushtimit, mendojmë se planimetria e periudhës së fundit osmane ruan tipare themelore të të gjitha katërqind viteve të pushtimit.

Ajo që vihet re lehtësisht në planin e qytetit është një rrugë kryesore e cila lidhte “Portën e Detit” (sot nuk ruhet) pranë skelës, me “Portën e Madhe” (sot nuk ruhet), ku fillonte edhe Lagja Varosh.

Kjo rrugë ishte sinusoidale me tre kurba të mëdha. Përgjatë saj kishte disa ndërtesa të rëndësishme, me funksione të ndryshme, siç ishin Pallati Qeveritar (sot nuk ruhet), Pallati i Drejtësisë (sot nuk ruhet), një hotel (Hotel Royal, sot nuk ruhet), një xhami (Xhamia e Kaje Hanëmit, sot nuk ruhet), një hamam (hamami që ruhet edhe sot) dhe ambiente të ndryshme shërbimi.

Në të dyja anët e rrugës kryesore zhvilloheshin sipërfaqet e zëna nga banesat, si edhe pranë tyre Xhamia Fatih, Kisha Ortodokse e Shën Spiridhonit (sot nuk ruhet) dhe Kisha Katolike e Shën Luçias.

E gjithë kjo sipërfaqe banimi nuk ka një kuptim të dukshëm të rregullimit urban, përveç disa ndërtesave e rrugicave që dalin pingul nga rruga kryesore. Është fatkeqësi që kemi humbur kaq shumë nga trashëgimia jonë, por edhe një apel për të ndryshuar kurs për ato pak që kanë mbetur.

Po të vëzhgohet me kujdes në vendin ku gati 50 vjet më vonë do të zbulohej amfiteatri i harruar romak, kuptojmë se zhvillimi planimetrik i banesave ka një kuptim logjik, i cili përkon me perimetrin e amfiteatrit.

Kjo nënkupton se banorët e Durrësit në periudhën osmane edhe pse nuk e njihnin ekzistencën e tërësisë së tij, kanë shfrytëzuar strukturat e amfiteatrit si themele për ngrehinat e tyre të reja.

Ky fenomen dihet që ka ndodhur në periudhën osmane pasi Marin Barleti në shekullin XVI dëshmon se në Durrës, “ndodhet një arenë ose amfiteatër, i ndërtuar me zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme”. Këto janë fakte tashmë të ditura, por po të shikohet me syrin kritik, plani i qytetit mund të rezervojë të papritura.

Hija e një momumenti madhështor të fshehur në themelet e banesave

Referuar fotos së vitit 1918, në anën lindore të rrugës kryesore, më në jug të grupit të shtëpive mbi amfiteatër, ndodhet një grumbull tjetër shtëpish, të organizuara në logjikën e një perimetri rrethor mes tyre.

Ky është një fakt i lexueshëm përmes fotove ajrore, ashtu si në rastin e amfiteatrit. Ky organizim planimetrik shtëpish në trajtë gati rrethore, ka një diametër rreth 100  deri në 120 metra.

Njolla e verdhë në të majtë tregon shtëpitë e ndërtuara mbi amfiteatrin romak, duke ruajtur formën e tij. Ndërsa njolla në të djathtë tregon organizimin e shtëpive po në një formë rrethore me origjinë të panjohur.  Burimi: Arkivi i Marinës Italiane. Përpunimi: Mikel Nushi

Por jo të gjitha banesat janë të orientuara drejt qendrës së këtij rrethi, disa prej tyre janë të vendosura në mënyrë paralele mes tyre, duke formuar një shkallëzim, por gjithësesi e ruajnë formën e perimetrit mes së gjithave.

Krahasimisht me këtë edhe në rastin e banesave mbi perimetrin e amfiteatrit, dallohet një fenomen i ngjashëm. Për arsye nga më të ndryshmet, ndërtuesit nuk kanë ndjekur saktësisht muraturat e amfitearit. Sot anomalia në fjalë e rrjetit urban nuk duket më për shkak të transformimeve të shekullit XX.

Mundësia për një tjetër monument madhështor

Kjo sipërfaqe toke që sot mban mbi të dhjetra ndërtesa, ka pasur trajtën e një rrethi dhe ngre shumë pikëpyetje nëse nëntoka e saj fsheh një tjetër thesar arkeologjik në nivelet e amfiteatrit romak. Megjithatë ende nuk ka asnjë provë arkeologjike për këtë hapësirë pranë Bulevardit Epidamn.

Por dyshimet mbeten të arsyeshme sepse rasti është jashtëzakonisht i ngjashëm me zbulimin e amfiteatrit romak dhe përkon me rrjedhën logjike të zhvillimit urban mbi strukturat arkeologjike të qytetit.

E gjitha kjo na lejon të hamendësojmë mbi trashëgiminë e ndonjë elementi të strukturës urbane para osmane. Gjithmonë duke iu referuar rastit të amfiteatrit, i cili sipas dëshmisë së Barletit dukej mirë dhe kuptueshëm në shekullin XVI.

Nëse heqim një paralele të ngjashme edhe për këtë rast, ajo mund të ketë patur elementë të dukshëm mbi sipërfaqe në një kohë të përafërt me atë të ndërtimit të shtëpive të para mbi amfiteatër, e që shfrytëzuan strukturën e tij për lehtësi dhe ekonomi ndërtimi.

Kjo mund të ketë ndodhur në vitet e para pas rrënimit nga pushtimi, kur qyteza e Durrësit shfaqi shenjat e para të rindërtimit dhe kur burimet e kufizuara financiare nuk lejonin ndërhyrje të konsiderueshme urbanistike, por kryesisht përshtatje.

Ripërdorimi ndodh zakonisht në periudha relativisht të varfëra, siç ishte ajo e shekujve të parë të regjimit osman. Në rast se shtëpitë e kohës osmane janë ndërtuar mbi një strukturë pararendëse, ajo duhet të ketë qenë vërtet e rëndësishme dhe me një madhësi të konsiderueshme.

Duke mos pasur asnjë burim tjetër përveç ngjashmërisë me amfiteatrin, nuk mundet të flasim as për periudhën dhe as për funksionin e këtij monumenti të mundshëm. Kështu që mund të hamendësojmë vetëm duke iu referuar formës dhe përmasave të para nga plani ajror.

Po të shikohet edhe më me vëmendje, organizimi planimetrik i shtëpive duket se ka jo plotësisht formën e një rrethi, por atë të një elipsi me përmasa afërsisht 100 x 120 metra.

Forma e supozuar rrethore (ose elipsoidale), zgjatimi i diametrit të madh të së cilës përkon në jug, saktësisht me portën hyrëse në qytet (sot nën pallatin “Fly”) dhe në veri përkon me Portën e Madhe. Ndërsa zgjatimi i diametrit të vogël përkon me një rrugicë të ruajtur edhe sot. Burimi: Arkivi i Marinës Italiane. Përpunimi: Mikel Nushi

Diametri i madh i këtij elipsi po të zgjatohet nga ana jugore e qytetit përkon me portat e murit romak (i cili sot ndodhet poshtë pallatit të njohur si “Fly”) dhe ku mendohet të jetë një nga pikat hyrëse në atë periudhë.

Gjithashtu pak metra nga portat romake ndodhej një kullë drejtkëndore mesjetare, pjesë e fortifikimit të qytetit, që funksiononte edhe si portë hyrëse në qytet (Porta e Detit). Pra diametri i madh orientohet drejt një pike historikisht nevralgjike.

Ndërsa po të zgjatojmë aksin në drejtim të veriut do t’i afrohemi shumë një pike tjetër nevralgjike, Portës së Madhe. Edhe kjo ishte një kullë drejtkëndore që funksiononte edhe si portë hyrëse.

Më tej zgjatimi i  diametrit të vogël të elipsit përputhet me një rrugicë, e cila edhe sot e ruan atë orientim. Të gjithë këto elementë mund të përbëjnë edhe vetëm një rastësi, për sa kohë ende nuk kemi prova arkeologjike, por indiciet e formës së saj nxisin për kërkimin e një strukture arkeologjike të mundshme, me rëndësi për kohën.

Mundet që këto pika nevralgjike të kenë mbijetuar në periudha të gjata kohore me qenë se Durrësi është një qytet i ngritur mbi vetveten. Ndoshta kemi të bëjmë me një shesh publik ose pas ndryshimit të funksionit të këtij sheshi, me ndërtimin e shtëpive mbi të, rruga që lidhte dy pikat nevralgjike u spostua për të formuar rrugën sinusoidale osmane.

Duke qenë se linja e murit rrethues bizantin të Shekullit VI e përfshin brenda tij dhe i kalon tangencialisht, ashtu si me amfiteatrin, ndoshta kjo na çon në një periudhë edhe më të hershme se vetë rrethimi. Ose ky ndërtim i mundshëm i është përshtatur këtij rrethimi.

Mbiendosja e dy grupeve të shtëpive në ortofoton e sotme. Në të majtë dallohet kufiri tashmë i njohur i amfiteatrit, ndërsa tek hapësira tjetër në të djathtë, nga grumbulli i shtëpive në trajtë rrethi sot duken fare pak gjurmë. Burimi: ASIG Geoportal. Përpunimi: Mikel Nushi

Të gjitha mundësitë janë të hapura, deri sa arkeologjia të thotë fjalën e saj, megjithëse fatkeqësisht gërmimet arkeologjike janë një dukuri jo intensive në Durrës. Rastet e monumenteve dhe organizimeve planimetrike rrethore ose pothuajse rrethore të këtyre përmasave, njihen në historinë e arkitekturës në periudha të ndryshme.

Ato shfaqen në trajtën e shesheve publike, amfiteatrove, portikëve, kolonadave, mauzoleumeve, pjesërisht teatrove dhe strukturave të tjera të rëndësishme publike.

Duke iu referuar burimeve historike dhe elementëve arkitektonik të zbuluar kudo në Durrës, mund të themi se Durrësi ka pasur një periudhë të gjatë shkëlqimi në arkitekturë dhe ndërtimtari.

Është e vështirë të besohet se amfiteatri, forumi rrethor (bizantin), termat romake, dhe katedralja (nën prefekturën e sotme) janë të vetmet monumente publike të Durrësit antik e mesjetar. Ka ende shumë për të zbuluar!

Mendojmë se ekziston mundësia që me rastin e identifikuar pranë Bulevardit Epidamn të kemi rënë në gjurmët e një strukture të panjohur deri më sot. Ndërtimi i shtëpive të vendosura në trajtë gati rrethore mund të jetë një tjetër monument i Durrësit që pret të zbulohet, por shkenca e arkeologjisë është e vetmja mundësi që e vërteton ose e hedh poshtë këtë dyshim.

Kjo përmbajtje është përgjegjësi e autorit të cituar në shkrim dhe jo e redaksisë sonë. Artikulli është publikuar në kategorinë “Blog”, një hapësirë mendimi e pavarur nga redaksia e Medias Amfora. Ne synojmë të nxisim profesionistët, dashamirësit e trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm, të kontribuojnë me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës, duke krijuar vlerë në informimin e publikut.  Krijoni profilin tuaj dhe postoni artikuj në faqen e Medias Amfora. Për më shumë ndiqni videon udhëzuese duke klikuar KËTU. Për çdo sugjerim, kritikë apo ankesë mbi këtë përmbajtje, ju lutemi na shkruani në emailin: ankesa@amfora.al

Foto në krye: Njolla e verdhë në të majtë tregon shtëpitë e ndërtuara mbi amfiteatrin romak, duke ruajtur formën e tij. Ndërsa njolla në të djathtë tregon organizimin e shtëpive po në një formë rrethore me origjinë të panjohur. Burimi: Arkivi i Marinës Italiane. Përpunimi: Mikel Nushi

The post Një tjetër thesar i pazbuluar, gati sa amfiteatri i Durrësit: Fotot ajrore ngjallin dyshimin first appeared on Amfora.