mozaik - Amfora
Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit
“Kodra e Gjergjit”
Vendi ku është gjetur mozaiku njihet nga banorët e qytetit me toponimin “Gjergji”. Për një rastësi të çuditshme, nga ato që vetëm historia di t’i dhurojë, zona në fakt është shumë e lidhur me emrin “Gjergj”.
Që në mesjetë, më saktësisht në vitin 1266 aty duhet të ketë pasur një kishë dedikuar shenjtorit me të njejtin emër, e cila në një letër të Papa Klementit IV, del si “Sancti Georgii Dyrracchii”.
Më pas, në fillim të shekullit XX mbi këtë kodër u ngrit një kishëz e re, dedikuar përsëri Shën Gjergjit dhe më tutje në vitin 1967 përfundoi ndërtimi i një shkolle të mesme, e cila mbante emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Këto struktura në njëfarë mënyrë përcaktuan edhe toponiminë, pra emrin e kodrës, e cila për arkeologët njihej si “Kodra me kuotë 59”, për shkak lartësisë që ka nga deti, pikërisht 59 metra.
Mbi këtë kodër është ruajtur një pjesë e murit fortifikues që perandori Anastas ndërtoi aty nga fundi i shekullit V dhe fillimi i shekullit VI, pjesë të të cilit ne arrijmë t’i dallojmë ende sot.
Një horizont i ri
Gjithësesi në jug të fortifikimit, aty ku po ndërtohet ndërtesa e re e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, së fundmi u zbuluan rastësisht gjatë punimeve gjurmët e një mozaiku që mendohet se i përket periudhës së antikitetit.
Më herët zona ka qenë cilësuar si “zonë arkeologjike me dendësi të ulët”. Në të shkuarën aty janë gjetur disa objekte arkeologjike të periudhave të ndryshme, si rrënojat e një furre të shekullit III Para Erës Sonë, rrënojat e një shtëpie që daton në shekujt V-VI të Erës Sonë dhe më në perëndim, një muri tarracimi (i shek. IV Para Erës Sonë) dhe kolona graniti (shek. V-VI të Erës Sonë).
Përveç këtyre, është gjetur shumë pak material tjetër, duke i bërë arkeologët të mendojnë se zona ka qenë shumë pak e banuar gjatë epokave të ndryshme historike. Ajo është menduar gjithmonë si një zonë e përshtatshme për veprimtari artizanale, varrezë, ndonjë vendbanim i izoluar ose sidoqoftë si një zonë e parëndësishme në urbanistikën e përgjithshme të Dyrrachiumit.
Por zbulimi i ri arkeologjik që dëshmon për ekzistencën e një mozaiku aq cilësor, kompleks dhe të madh, hap një horizont të ri në lidhje me të gjithë zonën.
Mozaiku
Nëse siç sugjerojnë vëzhgimet e para, mozaiku i zbuluar më 13 tetor 2023 i përket një vile të periudhës romake, ndërtuar në fundin e shekullin I apo fillimin e shekullit II të Erës Sonë, atëherë na duhet ta rimendojmë funksionin e zonës në një perspektivë te re, akoma më të rëndësishme.
Mozaiku që dyshohet të ketë një sipërfaqe “rreth 30 metra katrorë” sipas njoftimit zyrtar të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, na bën të mendojmë për praninë e një vile romake në pronësinë e ndonjë patrici të rëndësishëm të kohës. Kushdo që ka ndërtuar aty, me atë cilësi, madhësi dhe perspektivë, duhet t’i ketë përkatur një klase të lartë fisnikësh.
Një pjesë e mozaikut të zbuluar. Foto: Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
Pozicioni sundues mbi Gjirin e Durrësit dhe pranë portit, nga ku mund të kontrolloheshin më mirë anijet dhe ngarkesat e tyre, e bënin zonën tërheqëse për elitën tregtare.
Simbolika
Motivet simbolike me të cilat është kompozuar mozaiku mund të na japin disa të dhëna të tërthorta, por të rëndësishme në lidhje me vilën në fjalë. Bëhet fjalë për simbole floreale dhe për një thurje hekzagonësh, pa figura të tjera mitologjike apo antropomorfike.
Duke qenë natyraliste dhe abstrakte, këto lloj mozaikësh nuk i përkisnin klasave të ulta të aristokracisë, pasi bëhej fjalë për koncepte filozofike dhe teologjike shumë komplekse, të cilat i përkisnin pothuajse gjithmon grupeve elitare.
Hekzagoni për shembull ishte një simbol që përfaqësonte bashkimin e tokësores (materiales) me qielloren (shpirtëroren) në një figurë të vetme.
Ai ishte simbol i të gjithë universit dhe ndërthurja në një mozaik të vetëm nënkuptonte harmoninë e kozmosit. Tipike kjo për shembull e filozofisë stoike, shumë e përhapur në Perandorinë Romake gjatë shekullit I-III.
Pikëpyetjet e zbulimit arkeologjik
Është ende shumë herët për të dhënë përfundime në lidhje me mozikun e gjetur së fundmi. Do të duhen ende shumë vite punë për ta vendosur në kontekst, studiuar, datuar dhe interpretuar.
Kështu që çdo përfundim sot për sot duket i nxituar dhe i guximshëm. Edhe vetë ekzistenca e një vile nuk është e sigurtë përtej çdo dyshimi. Deri më tani interpretimet zyrtare nga autoritetet përgjegjëse janë për 2 versione, herë për një rezidencë dhe herë për një vilë.
Këto janë dy koncepte shumë të ndryshme në botën antike, pasi vetëm vila kishte disa tipologji të cilat duhen specifikuar (psh. “villa rustica”, “villa urbana”, etj).
Rrethimi me shirit të kuq tregon gjurmën e zbulimit arkeologjik. Foto: Media Amfora
Gjithashtu edhe datimi i mozaikut duhet “kalibruar”, pasi mungesa e figurave antropomorfike apo mitologjike mund ta shtyjnë datimin edhe më vonë se sa ai fillestar. Ashtu siç duhet sqaruar edhe konteksti më i gjerë i ngrehinës në këtë hapësirë.
Sidoqoftë është e qartë se jemi përpara një zbulimi shumë të rëndësishëm, i cili hap horizonte të reja për historiografinë, arkeologjinë dhe urbanistikën e Dyrrachiumit.
Rindërtimi i gjimnazit po realizohet në kuadër të programit “EU4Schools” (“Bashkimi Evropian për Shkollat”), finacuar nga BE-ja dhe që po zbatohet nga UNDP dhe ky është rasti i dytë pas zbulimit të strukturave arkeologjike gjatë rindërtimit të Shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”.
The post Zbulimi i një mozaiku mund të ndryshojë historinë e zonës përtej amfiteatrit të Durrësit first appeared on Amfora.
Reflektim mbi memorien kolektive për të rriturit dhe fëmijët, përmes monumenteve e zbavitjes
Të rriturit dhe fëmijët u bashkuan mëngjesin e së dielës në një tur kulturor që synonte informimin për monumentet e tashëgimisë kulturore dhe njohjen e historisë së familjeve që transformuan qytetin. Ata rikthyen një prej argëtimeve që i përket memories kolektive, “lojën me petëza”, mbi imazhet e 3 prej mozaikëve të zbuluar në qytet.
Banorët e Durrësit dhe vizitorët mëngjesin e kësaj të diele ndoqën një tur kulturor të ndërthurur me njohjen e historisë dhe zbavitjes përmes “lojës me petëza”.
Aktiviteti nisi në Muzeun Arkeologjik Kombëtar Durrës, me vizitën në objektet e ekspozuara dhe duke u njohur me funksionin e tyre, duke vijuar më tej me vizitën në Amfiteatrin Romak, përmes bashkëpunimit të Qendrës Muzeore Durrës.
“Tradita ka qenë për ndeshjen e gladiatorëve, ku organizoheshin dyluftimet midis tyre apo me kafshët e egra”, shpjegoi Udhërrëfyesja e Amfiteatrit, Ina Ajazi. Ajo shtoi se monumenti i periudhës romake nuk është zbuluar i plotë dhe pritet që të ndërmerren hapa të rinj në këtë drejtim.
Pjesëmarrësit që vinin nga qyteti i Durrësit dhe Tiranës u njohën më tej me historikun e qytetit nga antikiteti deri në periudhën moderne, kur ai nisi të merrte peizazhin urban që Bulevardi Epidamn ka sot.
“Në vitet’ 30 qytetarët e Durrësit nisën të tregtonin me Italinë, si familja Dovana dhe të tjerë, që dërguan edhe fëmijët që të arsimoheshin atje”, shpjegoi për të pranishmit Dorina Xheraj-Subashi, lektore për muzeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.
“Edhe paratë e këtyre familjeve nuk u kursyen kur bëhej fjalë për ndërtimin e e qytetit”, shtoi ajo, duke lexuar për të pranishmit një listë me familjet e rëndësishme tregtare që ngritën ndërtesat përbri Bulevardit Epidamn.
Të pranishmit u ndalën pranë Banesës së Familjes Tedeschini (Tedeskini), për të mësuar mbi nismën “Qyteti që Rrëfen”, që po realizohet nga Grupimi Informal “Busulla e Trashëgimisë” dhe synon të mbledhë rrëfenjat e pinjollëve të familjeve që ndikuan në historinë e qytetit të Durrësit.
Një grup të rinjsh të apasionuar pas trashëgimisë kulturore dhe historisë së Durrësit, në bashkëpunim me ekipin e Medias Amfora, po dokumentojnë historitë përmes mbështetjes nga Leviz Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.
Turi i organizuar si pjesë e nismës “Qyteti që Rrëfen” angazhoi të rriturit dhe fëmijët, të cilët zhvilluan lojën e “Qilimit Lëvizës”. Ata formuan imazhet e 3 mozaikëve të zbuluar: Bukuroshes së Durrësit, Orfeut dhe Mozaikut të Meandrit (me Kryq të Thyer). Të rriturit kujtuan fëmijërinë e tyre duke luajtur me fëmijët me petëza mbi “Qilimat Lëvizës” (movable carpet – © MuZEH Lab), një lojë që është pjesë e memories kolektive.
Foto në krye: Një vajzë duke luajtur me petëza mbi imazhin e Mozaikut të Meandrit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora.
The post Reflektim mbi memorien kolektive për të rriturit dhe fëmijët, përmes monumenteve e zbavitjes first appeared on Amfora.
Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit
Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës
*Struktura
arkeologjike dolën në dritë gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës
(UKD) pranë prefekturës së qytetit, më 5 shkurt. Strukturat e evidentuara nga
arkeologët janë identifikuar si të palëvizshme nga vendi.
Sipas arkeologes Brikena Shkodra-Rrugia, zbulimi i
strukturave në 3 metra thellësi dhe nga materiali i pranishëm në to, datojnë
përafërsisht në periudhën e Antikitetit të Vonë, rreth shekullit të V të Erës
Sonë. Zbulimi që arkeologët e shohin me shumë interes për njohjen e kontekstit
historik të zonës ka ekspozuar edhe një dysheme të shtruar me mermer, por që
është dëmtuar gjatë periudhës së përdorimit, me gjasë nga një goditje e fortë.
“Paraprakisht është konstatuar prania e një muri që
ngjason me një nishe, e cila përdorej për ekspozim skulpturash në një monument
publik ose vendosje sarkofagësh në një monument religjioz, megjithatë jemi ende
herët për ta përcaktuar”, shpjegoi për Portën Vendore arkeologia Brikena
Shkodra-Rrugia, nga Instituti i Arkeologjisë.
Struktura murale e zbuluar, që mendohet të jetë nishe e shekullit V të Erës Sonë. Foto: Geri Emiri
Strukturat arkeologjike u pikasën rastësisht gjatë gërmimeve të UKD-së. “Ne u njoftuam nga ujësjellësi për zbulimin dhe menjëherë u pezulluan punimet. Njoftuam Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe një ditë më pas ata sollën 2 arkeologë që dokumentuan zbulimin për ta përcjellë për vlerësim”, shpjegoi për Portën Vendore, Alban Ramohitaj, drejtor i Qendrës Muzeore Durrës.
Gropa e hapur gjatë punimeve të Ujësjellës Kanalizimeve Durrës dhe ku u zbuluan strukturat arkeologjike të shekullit V të Erës Sonë. Foto: Geri Emiri
Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë pritet të vlerësojë
rastin dhe mënyrën se si do trajtohet zbulimi, nëse do të vijohet me gërmim
arkeologjik për të dokumentuar plotësisht strukturat e zbuluara dhe mënyrën se
si do të konservohen ato.
Vitet e fundit tre investime me vlerë mbi 50 milionë
euro kanë prekur të gjithë territorin e Bashkisë Durrës, duke hapur kanale në
rrethinat e qytetit dhe në zonat urbane me risk të lartë arkeologjik.
Zyrtarisht për punimet e ndërtimit të rrjetit të ri të ujësjellësit dhe
kanalizimeve janë nënshkruar kontrata monitorimi arkeologjik, por më herët
Porta Vendore në një hulumtim njëvjeçar në disa raste ka konstatuar
mungesën e arkeologëve që duhej të mbikëqyrnin punimet.
Në kuadër të këtij hulumtimi më herët arkeologu
Neritan Ceka e vendosi theksin tek rëndësia e monitorimit nga arkeologët të
terrenit ku kryhen punimet nëntokësore. “Ajo që po ndodh në Durrës, ku punimet
e infrastrukturës prekin shtresat arkeologjike në mungesë të monitorimit nga
arkeologët, është ajo që ndodhi edhe në Pazarin e Gjirokastrës”, krahasoi
Ceka.
Arkeologët e qytetit të Durrësit shprehen entuziastë
për zbulimin e bërë rastësisht gjatë punimeve të ujësjellësit dhe shprehen se
është me rëndësi të realizohet dokumentimi i plotë i tij, me qëllim njohjen e
kontekstit të ndërtimit dhe funksionit të strukturave.
Zona është e njohur për praninë e monumenteve të
antikitetit. Pranë hyrjes së bibliotekës së qytetit, në thellësinë 3 metër
gjendet një mozaik antik. “Në krejt sipërfaqen janë përdorur kubikët e
vegjël dyngjyrësh bardhë e zi, prej guri gëlqeror”, shkruan arkeologu
Fatos Tartari, në librin e tij “Përmbledhje artikujsh e studimesh”, botuar në
vitin 2008.
Arkeologët kanë zbuluar në të shkuarën gjurmë të
monumenteve të kultit në zonë. Sipas tyre, mendohet se në zonën ku doli zbulimi
arkeologjik gjatë punës së ujësjellësit, të jenë ngritur më herët një katedrale
katolike dhe një ortodokse. Katedralja katolike mendohet se i përket
Antikitetit të Vonë, rreth shekullit V dhe ajo është rindërtuar në mesjetë,
rreth shekullit X. Arkeologët dyshojnë se zbulimi i ri arkeologjik mund të
lidhet me pjesë të këtyre monumenteve të kultit.
*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga
autori më datë 13 shkurt në median Portavendore.al dhe po ripublikohet
këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të Portës Vendore.
The post Zbulim i ri arkeologjik në Durrës, gjatë punimeve të ujësjellësit first appeared on Amfora.
Rindërtohet “Mozaiku me Hipokamp” në Durrës
“Mozaikut me Hipokamp” është rindërtuar në pavijonin e Muzeut Arkeologjik Durrës, pranë monumenteve më të rëndësishme të zbuluara ndër vite, në 1/4 e sipërfaqes së tij reale. Restauratorët Qazim Kërtusha​ dhe ​Ivo Moja, në vitin 2018 rindërtuan një pjesë të mozaikut që ka sipërfaqe rreth 50 metër katror dhe aktualisht gjendet nëntokë, në lagjen numër 5 të qytetit të Durrësit.
Mozaiku u zbulua në vitin 1947 nga arkeologu Vangjel Toçi dhe pas konservimit të tij, ai ka qëndruar për shumë vite i mbuluar me rërë. Në fund të viteve’ 80, mozaiku u rihap nga arkeologu Moikom Zeqo, i cili ka kryer dokumentimin dhe mbulimin e tij.
Në vitin 2016 Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës njoftoi se mozaiku u mor në mbrojtje, me qëllim që të shpallej monument kulture pasi rrezikohet nga ujërat nëntokësore dhe nevojitet një investim për përmirësimin e gjendjes së tij.
Mozaiku me motive marine i përket shekullit I Para Erës Sonë dhe sot ende nuk janë marrë masa konkrete për hapjen e tij, verifikimin e gjendjes dhe ndërhyrjes për drenazhimin e ujërave nëntokësore që sipas ekspertëve janë me trysni të lartë në Durrës dhe mund të kenë dëmtuar një pjesë të mozaikut.
The post Rindërtohet “Mozaiku me Hipokamp” në Durrës first appeared on Amfora.
Mozaiku i Tiranës, “thesari” arkeologjik i kryeqytetit
Në kryeqytetin e Shqipërisë mund të gjesh mozaikë dhe objekte arkeologjike me vlera të jashtëzakonshme, të tillë si mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”, që gjendet i ekspozuar në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar, por Tirana ka edhe një mozaik të zbuluar në territorin e saj.
Gjatë punimeve për ndërtimin e një godine banimi në bllokun “Partizani”, në vitin 1972, u hasën rrënojat e një ndërtese antike. Me të filluar gërmimet, arkeologët nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Historisë, zbuluan se ambientet ishin të shtruara me mozaik, ku u konstatua edhe prania e ambienteve të një kishe të kultit kristian.
Pamje e monumentit nga jashtë. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al
Pjesët e mureve, fragmentet e tullave, pjesë enësh qeramike, mozaiku, sipas informacionit në faqen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, e datuan vendbanimin në shek. I pas Erës Sonë, e cila mendohet të ketë qenë banesë e tipit rural (“vila rustica”), me një sipërfaqe rreth 250 metër katror.
Në shek. III të Erës Sonë, vendbanimi mendohet se u zëvendësua nga një kompleks godinash, të ndara në dy pjesë, atë për banim (“pars urbana”) dhe në pjesën prodhuese të vilës (“pars rusticae”), të cilat po ashtu kishin funksion bujqësor.
Në vitin 313 pas Erës Sonë, me Ediktin e Milanos, Kostandini I (306-337), njohu lirinë e kultit kristian dhe i hoqi paganizmit të drejtën e të qenit besim zyrtar shtetëror. Deri në marrjen e këtij vendimi nga qendra e Perandorisë Romake, “besimi kristian konsiderohej i paligjshëm dhe për pasojë mbledhjet e komunitetit kristian zhvilloheshin në banesa private, të njohura ndryshe si ‘domus ecclesiae’”, shkruhet në tabelën e informacionit, paraqitur në hyrje të monumentit.
Dyshemeja e shtruar me mozaik. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al
Rrënojat ku gjendet “Mozaiku i Tiranës”, renditen në tipologjinë e kishës paleokristiane njënefshe. Në fillimet e veta objektet e kultit kristian shfrytëzuan arkitekturën paraardhëse romake, duke përshatur ndërtimet e veçanta, në ambiente të kultit kristian.
Të tre ambientet janë të shtruara me mozaik, ku dominojnë motivet gjeometrike e floreale, si gërsheti i stilizuar, tipike këto në fillimin e artit paleokristian, si vazhdimësi logjike e atij romak. Në mozaikun e narteksit motivet paleokristiane janë më evidente, ku kemi simbolet e peshqve, gjetheve të urthit, gërshetit dysh, për dhe vetë simbolin e kryqit.
Si të gjitha kishat e kësaj periudhe edhe këtu kemi një riorganizim të ambienteve të brendshme. Brendësia ka tashmë një aks gjatësor dinamik, pikërisht si rezultat i hyrjes përballë altarit, që theksohet nga ritmi i arkadave.
Dyshemeja e shtruar me mozaik. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al
Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u mor në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK) në vitin 1973. Gjatë viteve 2003-2004, punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme.
Në ambientet e “Mozaikut të Tiranës” është vendosur edhe administrata e “Sektorit të Tiranës”, në varësi të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës, që merret me përkujdesjen dhe monitorimin e monumenteve të kulturës në territorin e Qarkut Tiranë.
Mozaiku u rihap për publikun në janar 2010. Vendndodhja e tij është pranë “Sheshit Zogu i Zi” dhe vetëm pak minuta larg nga aty, përbri rrugës “Sandër Prosi”. Hyrja në mozaik është falas dhe mund të vizitohet nga dita e hënë në të premte, nga ora 08:00-16:00.
Rrënojat e ndarjes së ambienteve të vilës romake, në pjesën e pasme.. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al
The post Mozaiku i Tiranës, “thesari” arkeologjik i kryeqytetit first appeared on Amfora.
Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit
*Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës
Në fillim të viteve ’80, arkeologu Fatos Tartari gërmoi pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës dhe zbuloi mozaikë dhe një afresk të ruajtur si pjesë e një banese luksoze romake. Tartari kujton se gjetjet u konservuan dhe u mbuluan sërish, ndërkohë që mbi to gjendet sot një nga rrugët kryesore të qytetit dhe disa lulishte.
Prej asaj kohe, zona me gjetje arkeologjike u rrethua nga pallate shumëkatëshe që varrosën në themelet e tyre një pjesë të lagjes romake të Durrësit, ndërsa pjesa tjetër nën lulishtet rreth Mauzoleumit mbeti e paprekur.
Megjithatë, edhe kjo pasuri e shpëtuar kërcënohet sot nga dy projekte infrastrukturore të miratuara nga bashkia e Durrësit.
Prej vitit 2016, Bashkia e Durrësit ka planifikuar ndërtimin e një tuneli nëntokësor me vlerë rreth 950 milionë lekë mbi mbetjet arkeologjike. Po ashtu, në lulishtet pranë Mauzoleumit parashikohet ndërtimi i një godine të re për Gjykatën dhe Prokurorinë e Durrësit, me vlerë  të përafërt 1.6 milionë euro.
Të dyja projektet kundërshtohen ashpër nga arkeologët, të cilët thonë se rrezikojnë me zhdukje pjesët e pacënuara të lagjes romake, që mbart rëndësi të veçantë për historinë e qytetit të Durrësit.
“Janë të gjitha banesa luksoze, pra kjo tregon se është lagjia e senatorëve romakë. Aty janë të gjitha veprat e artit, ka një galeri në natyrë po të zbulohen, ka mozaikë dhe afreske,” tha për BIRN arkeologu Fatos Tartari.
“Kjo përfaqëson shkëlqimin e Durrësit dhe nëse i hiqet Durrësit kjo epokë, atëherë ky qytet merr fund,” shtoi ai.
Prej vitit 1961, nëntoka e Durrësit është shpallur muze dhe mbrohet me një ligj të veçantë si rrjedhojë e VKM nr. 172, datë 2 qershor 1961 ‘Për nëntokën e Durrësit’”. Megjithatë, statusi i mbrojtjes ligjore është injoruar në vazhdimësi nga autoritetet, të cilët u kanë dhënë prioritet projekteve të ndërtimit mbi vlerat arkeologjike të qytetit.
Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se bashkia e Durrësit i ka avancuar planet e veta infrastrukturore në mungesë të një sondazhi arkeologjik, përmes buxhetimit të projektit dhe kontraktimit të një studioje për hartimin e projektit dhe Vlerësimin Paraprak të Ndikimit në Mjedis.
VNM-ja është hartuar nga studioja Gjeokonsult & CO sh.p.k, e cila paraqet një situatë kontradiktore sa i përket vlerave arkeologjike dhe historike të zonës.
“Zona ku ndodhet objekti dallohet për objekte të veçanta arkitekturore e historike si dhe gjetje arkeologjike,” thuhet në VNM.
“Sipas studimit gjeologjik, karakteristikat gjeomorfologjike dhe arkitektonike janë të zakonshme, e deri sot nuk përfaqësojnë ndonjë objekt të veçantë për t’u marrë në mbrojtje ligjore,” shkruhet në fjalinë pasardhëse.
Të kontaktuar nga BIRN, Bashkia e Durrësit dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, ASHA  u përgjigjën se kishin planifikuar realizimin e një sondazhi arkeologjik para fillimit të punimeve. Por plani i ndërtimit ka ecur shumë herë më shpejt sesa sondazhi për dokumentimin e vlerave arkeologjike dhe historike të zonës.
Në mungesë të sondazhit, bashkia e Durrësit ka alokuar rreth 199 milionë lekë nga buxheti i saj për lotet e para të punës. Ndërkohë, një vendim i Këshillit Bashkiak i vitit 2015 është miratuar që lulishtet te Mauzoleumi të kthehen në shesh ndërtimi për “Pallatin e Drejtësisë”.
Beton mbi arkeologjinë
Lagjja romake e zbuluar tek ish-Lulishtja 1 Maji, sot aty janë ndërtuar 3 pallate dhe një sipërfaqe e vogël është ruajtur
Nuk është hera e parë që Bashkia e Durrësit projekton punë publike, të cilat kundërshtohen për shkak se cënojnë vlerat arkeologjike të qytetit. Projekti Veliera, një strukturë betoni mbi një shesh publik me vlerë 6 milion euro  është pezulluar që prej fillimit të vitit që shkoi, pas protestave dhe padive të shoqërisë civile.
Bashkia Durrës, e cila fitoi çështjen në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë  u detyrua më herët të ndryshonte projektin për të konservuar disa prej gjetjeve arkeologjike, por ky korrektim nuk i kënaqi pritshmëritë e shoqërisë civile. Ndërkohë, leje ndërtimi të dhëna në zona me pasuri arkeologjike ndër vite, kanë shkaktuar sipas specialistëve dëme të pakthyeshme për historinë e qytetit.
Ngjashëm, projekti i Bashkisë së Durrësit për një tunel që fut nëntokë disa segmente të rrugëve kryesore të qytetit dhe ai për ndërtimin e një “Pallati Drejtësie” në të njëjtën zonë, janë sipas arkeologëve një “krim i ri” mbi historinë e qytetit.
Arkeologu Moikom Zeqo, i cili njësoj si Tartari e nisi karrierën e tij me eksplorimin e nëntokës së Durrësit i tha BIRN se zona ku janë planifikuar ndërtimet është e “dorës së parë” për historinë e qytetit.
“Ky projekt është i gabuar, sepse aty gjendet lagjia romake dhe kjo u vërtetua në mënyrë absolute tek lagjja romake që u zbulua tek ish-Lulishtja 1 Maji. Ajo lagje nuk ka qenë e veçuar. Në bazë të sistemit urbanistik hipodamik, rrugët vijojnë edhe në këtë drejtim dhe e gjithë ajo hapësirë, nga zona e ish-Lulishtes 1 Maji e deri tek Mauzoleumi i Dëshmorëve është një zonë e pasur arkeologjike,” tha Zeqo për BIRN.
Zeqo shprehet i bindur se ndërtimi i tunelit aty do të prishë shtresa të mëdha kulturore të qytetit të antik.
“Do të thotë që një pjesë shumë të rëndësishme të qytetit të Durrësit ta varrosësh dhe ta betonosh,” shton ai.
Tartari dhe Zeqo nuk janë të vetmit që ngulmojnë për ruajtjen e lagjes romake. Prej tre vitesh, arkeologë shqiptarë dhe francezë po zhvillojnë aty projektin e quajtur “Topografia e Epidamn-Dyrrahut”, i cili në verën e vitit 2017 identifikoi strukturat e një terme (banjo) të periudhës romake në lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve.
Arkeologu Eduart Shehi, i cili drejton projektin kërkimor shqiptaro-francez i tha BIRN se kjo zonë dallon nga zbulimet arkeologjike të mëparshme.
“Ne kemi gërmuar në pjesën e lulishtes, që është territor tërësisht i ri [nga zbulimet arkeologjike të mëparshme], por ndoshta pjesë e së njëjtës ndërtese,” tha Shehi.
Projektet e reja të ndërtimit shihen me shqetësim edhe nga operatorët turistikë, të cilët e konsiderojnë arkeologjinë si një ndër arsyet kryesore për tërheqjen e turistëve. Rigels Lenja, guidë turistike në Europën Juglindore i tha BIRN se ndërtimet e reja e bëjnë vendin më pak tërheqës.
“Arsyeja kryesore përse Durrësi është në një plan të dytë apo të tretë për t’u vizituar, është se nuk ka një vend ku turistin mund ta dërgosh dhe ta kuptojë historinë e qytetit që nga embrioni e deri në ditët e sotme”, u shpreh Lenja.
“Një turist nuk mund të qëndrojë më shumë se dy orë sot në Durrës,” shtoi ai me keqardje.
Projekti, në zonën A dhe B
Renderi i nënkalimit, sheshit publik dhe Pallatit të Drejtësisë- BURIMI- Bashkia Durrës
Bashkia e Durrësit ka planifikuar që tuneli nëntokësor do të ketë një gjatësi deri në 1.2 kilometra dhe synon të lidhë zonën e Muzeumit të Dëshmorëve me bregdetin e Currilave. Projekti fillon pranë Sheshit Pranvera dhe do të ketë një nënkalim, një dishezë të zbuluar me bordura prej betoni. Nënkalimi vijon deri tek sheshi përpara Mauzoleumit të Dëshmorëve dhe ka dy rampa që zgjaten në të majtë dhe të djathtë, përgjatë rrugës “Aleksandër Goga”.
Në fund të sheshit pritet po ashtu të ngrihet një godinë, e cila është planifikuar të shërbejë si strehë e re për Gjykatën dhe Prokurorinë e Durrësit.
Në një përgjigje me shkrim për BIRN, bashkia e cilësoi kalimin nëntokësor të nevojshëm për lehtësimin e lëvizjes në të dyja kahet e qytetit, ndërsa shtoi se është duke gjetur mundësitë për financim me qeverisjen qendrore, Bashkimin Europian dhe donatorë të huaj.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë i tha BIRN se Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar vënien në dispozicion të sheshit për pallatin e Drejtësisë që në vitin 2015, ndërsa shtoi se ky projekt është parashikuar të financohet nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.
“Parashikimi për ndërtimin e një Gjykate të re dhe ndërtimi i godinës për Prokurorinë ka ardhur për arsye të kushteve dhe hapësirave të sallave për zhvillimin e gjyqeve, të cilat janë të papërshtatshme,” shkruan ministria e Drejtësisë. Kjo godinë parashikohet të zërë një hapësirë prej 2500 metrash katrorë.
E pyetur për vlerat arkeologjike në gjurmët e ndërtimit të projektuar, bashkia e Durrësit u përgjigj fillimisht se ky vlerësim i përket një faze të mëvonshme.
“Përsa i takon çështjes së problematikës arkeologjike, referuar dhe legjislacionit në fuqi, marrëdhënia me institucionet përkatëse arkeologjike dhe çdo lloj marrëveshje apo bashkëpunimi do të bëhet në një moment të mëvonshëm,” u përgjigj bashkia.
Por studioja e kontraktuar nga bashkia për Vlerësimin Paraprak të Ndikimit në Mjedis, Gjeokonsult & Co i tha BIRN se projektet e studiuara prej saj bien në zonën arkeologjike B.
“Zona ku bëhet ‘studim, projektim, zbatimi i sheshit publik dhe godina shërbimi institucionale pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve Durrës’ është në zonën B. Përgjigjen mund ta merrni pranë bashkisë Durrës,” u përgjigj Gjeokonsult &Co.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik nën varësinë e Ministrisë së Kulturës, e cila ka vendosur realizimin e një koncepti për sondazhe arkeologjike në zonën e projektit ka një qëndrim të ndryshëm. E pyetur nga BIRN se në cilën zonë shtrihet gjurma e këtij projekti, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik u përgjigj: “ ky projekt shtrihet pjesërisht në zonën “B” dhe “A” të qytetit të Durrësit”.
Agjencia e Shërbimit Arkeologjik bëri me dije se bashkia e Durrësit ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me shoqërinë e licensuar AD-Star sh.p.k për kryerjen e sondazheve arkeologjike në zonë që prej 26 tetorit 2017.
Në një përgjigje të dytë për BIRN, Bashkia e Durrësit konfirmoi marrëveshjen me studion e licensuar dhe sipas saj, ka filluar sondazhet arkeologjike në zonë. E kontaktuar nga BIRN, AD-Star tha se nuk kishte filluar ende nga puna.
Shkatërrimi i Durrësit
Artan Kacani, lektor i planifikimit të territorit | Foto nga : Geri Emiri
E ndërsa arkeologët i bien këmbanave të alarmit për të shpëtuar vlerat arkeologjike të zonës, banorët e Durrësit janë të paqartë dhe të painformuar. Ndonëse bashkia pretendon se ka kryer dëgjesa me publikun edhe për këtë investim gjatë hartimit të buxhetit për vitin e kaluar, qytetarët që banojnë në krah të rrugës ku do ndërtohet tuneli, i thanë BIRN se nuk ishin pyetur dhe as nuk e dinin se çfarë parashikonte projekti.
Indrit Rexhepi, administrator i një kafeneje në këtë zonë  i tha BIRN se nuk ishte informuar dhe nuk e dinte nëse duhej të lironte hapësirën përpara kafenesë së tij. Të tjerë pronarë kafenesh në rrugë ngritën supet në padijeni për projektin.
Lartësia e sheshit të ri, që pritet të ngrihet paralel me katin e parë të dy blloqeve të pallateve në të dyja anët e rrugës pritet me shqetësim nga banorët.
“Vangjushi e ka bërë Durrësin beton të gjallë… E mira është të vendosin stola që të ulemi ne pensionistët”, shprehet Suzana Karagjozi, banore e katit të parë në një prej pallateve të zonës.
Artan Kacani, lektor për planifikimin e territorit, i cili analizoi renderat e  pjesshëm të projektit që BIRN mori nga bashkia Durrës tha se sheshi i planifikuar është një platformë e madhe blloku prej betoni, që ngrihet mbi tunelin e nëndheshëm me 8 metra lartësi.
“Kjo hapësirë nuk është menduar as për funksion parkimi, as për ndonjë funksion tjetër. Mbi të gjitha do t’i bëjë një hije të dy pallateve që janë të përpara viteve’ 90 dhe do të margjinalizojë ato pak sheshe që janë,” argumentoi Kacani për BIRN.
Planifikuesi i territorit ka gjithashtu dyshime nëse kjo ndërhyrje do të lehtësojë trafikun në këtë zonë.  “Në aspektin e lëvizshmërisë së automjeteve nuk ndryshon asnjë lloj gjëje sepse forma mbetet po ajo. Ndërsa në aspektin e lëvizjes së këmbësorëve, fragmentohet tërësisht,” shtoi Kacani.
Kacani dhe dy arkeologët me të cilët BIRN bisedoi thanë se projektet e reja duhet të zhvillohen në “Durrësin e dytë”- zona e ish-Kënetës dhe jo më në qendrën e vjetër të qytetit.
“Mendoj se investimet e radhës duhet të spostohen tërësisht. Nuk e di përse vitet e fundit është rikthyer ky lloj perversiteti për t’ju rikthyer qendrës dhe me investime në parcela, as në blloqe jo, duke i neglizhuar tërësisht pjesët historike. Është e pakuptimtë,” tha Kacani.
Zeqo e mbështet idenë e Kacanit, ndërkohë që thotë se është i nevojshëm një moratorium që ndalon ndërtimet e reja në zonën me pasuri arkeologjike.
Ndërsa Tartari thotë me trishtim se dëmi i shkaktuar ndër vite është aq i madh, sa qyteti nuk ka më një pikë referimi.
“Durrësi ka dalë nga përmbajtja e tij. Durrësi përfaqëson qendrën më të shëmtuar në botë, që nuk ka një pikë referimi, që nuk ka një qendër historike. Qytetërimi mesdhetar ka një fizionomi, nuk ka ndërtime prej betoni, ndërtime 20 katëshe,” përfundoi ai.
*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 5 mars 2018 në median Reporter.al dhe po ripublikohet këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të BIRN Albania.
The post Dy projekte publike kërcënojnë me betonim lagjen romake të Durrësit first appeared on Amfora.