komunizem - Amfora

Radio-televizorët shqiptarë dhe varësia e fshehur nga industria e huaj
Përgjatë periudhave të ndryshme politike, zhvillimi industrial socialist në Shqipëri nuk u ndërtua thjesht mbi burimet e brendshme, por edhe përmes mbështetjes financiare dhe teknologjike të fuqive lindore komuniste, kryesisht ndihmave të BRSS-së, shteteve satelite komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore, si dhe më vonë Kinës komuniste deri në vitin 1979.

Po ashtu, pati edhe kontakte të kufizuara me disa vende perëndimore, kryesisht Gjermaninë Perëndimore, Francën dhe Italinë, shpesh në mënyrë jo publike.

Këto ndihma lehtësuan krijimin e fabrikave dhe zhvillimin e industrisë në Shqipërinë komuniste, por shpesh kufizonin pavarësinë teknologjike dhe ekonomike të vendit, duke e lidhur ngushtë zhvillimin industrial me interesat e shteteve të huaja.

Në këtë kuadër, pamja e Shqipërisë si një vend plotësisht i aftë për të prodhuar gjithçka në mënyrë autonome ishte më shumë një ndërtim propagandistik sesa një realitet i pakundërshtueshëm.

Një nga shembujt më të përmendur është Uzina e Radio-Televizorëve në Durrës, e njohur si URT-ja e Durrësit. Uzina ndodhej në lagjen nr. 15, në rrugën “Abdyl Ypi” të qytetit të Durrësit, aty ku sot ndodhet godina e Qendrës së Formimit Profesional Durrës.

E themeluar fillimisht si pjesë e Uzina Elektro-Mekanike në vitin 1963, gjatë fillimit të marrëdhënieve shqiptaro-kineze, URT-ja u nda si njësi më vete në vitet 1973–1974. Kjo uzinë luajti një rol të rëndësishëm në prodhimin e pajisjeve elektronike për tregun vendas.

Dy vite pas fillimit të aktivitetit, nisi montimi i radiove dhe televizorëve, ndërsa më 1969 u vendos në funksion linja për televizorët bardhë e zi. Më vonë, në URT u zhvilluan disa linja prodhimi me teknologji më të avancuar, si ato të përpunimit të qarqeve të stampuara, prodhimit të kasetave për radio, si edhe një sërë detalesh metalike dhe plastike.

Prodhimi i dhjetëra tipeve të radiove, televizorëve, magnetofonëve, stabilizatorëve dhe aparateve të tjera elektronike kontribuoi në plotësimin e një pjese të nevojave të përditshme të vendit.

Megjithatë, përtej këtij zhvillimi industrial, realiteti i prodhimit të pajisjeve elektronike ishte më kompleks nga sa paraqitej nga propaganda.

Një pjesë e madhe e prodhimit nuk ishte rezultat i një industrie plotësisht të pavarur, por bazohej kryesisht në importin e komponentëve dhe montimin e tyre në vend.

Për shembull, materialet për montimin e televizorëve dhe radiove siguroheshin kryesisht nga Kina, ndërsa përpjekjet për të prodhuar televizorë me ngjyra në vitet ’80 u mbështetën në modele të huaja, si ato të kompanisë gjermano-perëndimore Blaupunkt.

Kjo tregon se, edhe pse uzinat shqiptare pretendonin pavarësi teknologjike, prodhimi mbeti i varur nga teknologjia dhe dizajni i jashtëm, veçanërisht gjatë stanjacionit ekonomik të viteve ’80.

Një faktor i rëndësishëm në zhvillimin fillestar të URT-së së Durrësit ishte pjesëmarrja e Vladimir Mehmet Shehut, djali i Mehmet Shehut, i njohur si një nga pionierët e parë të kësaj uzine.

Figura e tij u përdor shpesh nga propaganda për të përforcuar idenë e një pavarësie teknologjike që nuk ekzistonte plotësisht.

Pasi filloi punën në URT në vitin 1969, ai mblodhi rreth vetes specialistë të fushës së inxhinierisë elektronike, duke krijuar një mjedis profesional dhe duke kontribuar në përgatitjen e kuadrove të rinj. Megjithatë, edhe në këtë periudhë, pjesa më e madhe e materialeve dhe teknologjisë vinte nga importi, çka e bënte prodhimin të varur nga jashtë.

Propaganda e kohës – përmes revistave, gazetave dhe kronikave filmike – e paraqiste këtë zhvillim si dëshmi të suksesit teknologjik dhe ekonomik të vendit, duke përdorur terma si “teknologji e përparuar”, “kapacitete prodhuese të shkëlqyera” dhe “plotësim i nevojave të popullit”.

Uzina përshkruhej si një hapësirë moderne, ku çdo gjë prodhohej me cilësi të lartë dhe ku Shqipëria shfaqej si shembull i vetë-mjaftueshmërisë industriale.

Në realitet, situata ishte shumë më komplekse. Qytetarët shpesh përballeshin me mungesë produktesh, lista të gjata pritjeje dhe cilësi të paqëndrueshme. Shumë familje nuk mund të përballonin as një radio apo televizor bardhë e zi, e jo më pajisje me ngjyra. Ndërkohë, në tregjet perëndimore, televizorët me ngjyra ishin prezantuar që në vitin 1954, ndërsa në Shqipëri ato mbetën të kufizuara dhe kryesisht në përdorim nga elita politike.

Për më tepër, mungesa e konkurrencës, izolimi ekonomik gjatë viteve ’80 dhe kontrolli i rreptë shtetëror e bënin të pamundur krahasimin e produkteve shqiptare me standardet ndërkombëtare. Kjo e ktheu propagandën e suksesit industrial në një imazh të deformuar të realitetit.

Qëllimi ishte forcimi i idesë së një Shqipërie të pavarur dhe moderne, ndërkohë që prodhimi mbeti i varur nga importet dhe ekspertiza e huaj.

Në përfundim, historia e industrisë elektronike në Shqipëri nuk mund të cilësohet as si një histori dështimi të plotë, as si një histori suksesi të pakontestueshëm. Ajo përfaqëson një kapitull kompleks të zhvillimit industrial, që ngre pyetje thelbësore: A ishte realisht Shqipëria e aftë të prodhonte pajisje elektronike “Made in Albania” në kuptimin e plotë të fjalës?

A reflektonte kjo industri një pavarësi të vërtetë teknologjike, apo shërbente kryesisht si instrument propagandistik? Dhe deri në çfarë mase ishte prodhimi i varur nga teknologjia dhe komponentët e importuar?

Në këtë mënyrë, krijohet një hendek i qartë midis imazhit të ndërtuar nga propaganda dhe realitetit të përditshëm, një hendek që ka ndikuar në perceptimin kolektiv dhe në kujtesën historike pas viteve ’90.

Nostalgjia për prodhimet “Made in Albania” dhe për figurat e kohës mbetet e pranishme, por analizat tregojnë se sukseset ishin të kufizuara dhe të mbështetura në burime të jashtme.

Miti i “prodhimit të pavarur teknologjik” në Shqipërinë komuniste duhet trajtuar me sy kritik. Ai është më shumë një produkt i propagandës dhe nostalgjisë selektive sesa një pasqyrim i realitetit teknik dhe ekonomik. Industria elektronike shqiptare ishte një përpjekje e kufizuar, e ndërthurur me mbështetje të huaj dhe adaptim të teknologjive të gatshme.

Vetëm duke marrë parasysh këtë kompleksitet mund të kuptojmë më mirë të kaluarën dhe të shmangim idealizimin e një realiteti që nuk ka ekzistuar në praktikë.

The post Radio-televizorët shqiptarë dhe varësia e fshehur nga industria e huaj first appeared on Amfora.

“Qyteti që Rrëfen”: Familja Tedeschini
Nga dera e Familjes Tedeschini (Tedeskini) dolën personalitete të shquara që lanë gjurmë në fushën e mjekësisë, jetën politike dhe shoqërore. Njihuni me kontributin e saj në qytetin e Durrësit, duke lexuar historikun e përmbledhur në publikimin më lart.

The post “Qyteti që Rrëfen”: Familja Tedeschini first appeared on Amfora.

Vizitë në “muzeun” e Spaçit!
REPORTAZH/

Teksa udhëtonim në rrugën e kombit, papritur shfaqet një tabelë ku shkruhej “Rreps”. Pa i bërë naze, furgoni ndjek shigjetën, duke lënë rrugën 1 miliard euroshe dhe duke marrë një kthesë të fortë.

Ishim nisur për në burgun e Spaçit, në një vizitë studimore të organizuar nga  Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC).  Aq shumë është folur për harresën e burgut të Spaçit, saqë në mendje më kishin mbetur vetëm premtimet e ministrave të kulturës, se ky vend do të kthehej në muze. Për të mos u dukur i painformuar, nuk pyeta asnjë anëtar të grupit, nëse “rilindja” e kishte sistemuar mirë muzeun e burgut të Spaçit.

Rruga sa vinte e shtyhej në thellësi të maleve dhe poshtë saj rridhte një përrua, që nuk i kishte shpëtuar një dige që priste me padurim të përfitonte prej tij. Përveç tabelës që shkruante “Gurth Spaç” dhe “Kodër Spaç”, asnjë element tjetër i standardeve rrugore nuk dukej gjëkundi. Ishte edhe tabela që njoftonte shërbimin telefonik në zonë, që edhe sikur të ekzistonte, nuk do të kishte valë. Rruga ishte një test për aftësitë e shoferit dhe do t’a kishin zili vetëm pilotët e garave “Rally 4×4”.

Askush nuk shfaqej në këtë vend të harruar të Mirditës, 150 km larg Tiranës dhe pranë rrugës së kombit. Megjithatë, prej dy muajsh ata të cilët janë kthyer në kryefjalën e qeverisë dhe makthin e pasurive natyrore të Shqipërisë së vogël, kishin shkelur edhe këtu. Një firmë e kapitalizmit të pas’ 90-ës, kishte marrë në shfrytëzim prej dy muajsh një gurore aty pranë.

Pasi motorri i furgonit ishte “djersitur” dhe lodhur mjaftueshëm, përpara shfaqen një sërë godinash. Pak e vështirë për t’a kuptuar se për çfarë kishin shërbyer në të shkuarën. Nga hiçi shfaqet një burrë rreth të 50-ve. Quhej Gjet Gjoni. Me gjasë ai ishte ciceroni i muzeut. Dukej se respekti për këtë vend ishte aq i madh, saqë shteti për të mos i prishur identitetin, e kishte lënë gjithçka të paprekur. Zgjidhje interesante, por larg asaj që mund të përfaqësonte një muze. “Jam banori i vetëm i fshatit Spaç dhe megjithëse nuk më paguan askush, kam vendosur t’a ruaj këtë që ka mbetur këtu”, tregon Gjeta qetësisht.

Gjet Gjoni duke treguar rreth kompleksit të burgjeve

Në këtë realitet të zhytur mes maleve, shteti nuk kishte mbërritur ende, por ishte i fundit i “moikanëve” të Spaçit, ai që po mundohej të shpëtonte çfarë kishte mbetur. Isha me fat që nuk kisha pyetur rreth muzeut të Spaçit! Ndërtesat dhe shtyllat me elemente hekuri, ishin “prekur” në mënyrë të pakujdesshme. Ndoshta ministria në mungesë të specialistëve nga Tirana, kishte pajtuar banorë të zonës për t’i dërguar disa prej “dëshmive” materiale të Spaçit, në Muzeun Kombëtar, apo tek bunkeri pranë ministrisë së Brendshme, a diku tjetër.

“Gjithçka është dëmtuar për t’u shitur për skrap” tregon Gjeta. Megjithatë prej tetë vitesh ky vend i ka kaluar në administrim ministrisë së Kulturës dhe me vendim të qeverisë, konsiderohet si qendër muzeale e kategorisë së dytë.

Burgu i Spaçit është përfshirë në listën e burgjeve më të tmerrshëm në botë. Ai ​​ishte një kamp pune i njohur, i ndërtuar në vitin 1968 nga qeveria komuniste e Shqipërisë. Të dënuarit nxirnin nga miniera bakër dhe pirit. “Ishe i detyruar që të nxirrje në ditë katër ton mineral, përndryshe nëse nuk i ktheheshe punës pas tetë orësh, të izolonin në birucë për një muaj”,  thotë Agim Akcani. Ishte 21 vjeç kur gjatë ushtrmit të profesionit të veterinerit, në vitin 1975, u dënua me 22 vite burg për helmimin e 98 lopëve, në Baldushk të Lushnjes.

Pas lirimit të tij në vitin 1989, ishte hera e parë që kthehej në këtë ferr të sajuar nga dora e njeriut. Për ta orientuar, Gjeta tregon me gisht mbi një kodër. “Aty lart ka qenë busti i diktatorit Enver Hoxha, që përshëndeste me dorë nga rruga”. Pak më poshtë, në “muzeun” e ngritur me fjalë boshe nga ata që duhet  të jenë gardianë të respektimit të të drejtave themelore të njeriut, qëndronte një pllakatë. Nuk ishte tabelë informuese e “muzeut” mbi atë që ishte vendosur aty dikur, por një dedikim mbi atë që ka ngjarë në Spaçin famëkeq e të harruar.

Vendi ku ngrihej busti i diktatorit Enver Hoxha

“Kjo ndërtesa në hyrje shërbente për t’u strehuar familjarët dhe vetë trupa policore e burgut të Spaçit”. Ndërtesa ngrihej mbi atë pjesë toke që quhej “zona e lirë”. Një portë hekuri dhe një vend-roje, ishin ato që e ndanin me “zonën e ndaluar” të burgut (kampit).

Agimit nuk i kujtohet kjo pjesë, pasi për atë kjo zonë ishte “molla e ndaluar”. Mungesa e një tabele, skice ose fotografie, ishte ajo që do ta orientonte atë edhe ne. Por këto do të ishin një luks, duke parë trupin prej betoni të ndërtesës në “zonën e lirë”, që lëngonte nga shkulja që i ishte bërë damarëve të saj prej hekuri.

Më tej Agimi na tregon zyrat e komandës. Aty ishte vendosur një tabelë ku shkruhej “Zonë muze” dhe poshtë një numër celulari.

Këtu kuptova se kjo zonë ishte një muze paksa i veçantë, ku ministria e Kulturës ka vendosur vetëm një tabelë informuese, ndoshta për të mos dëmtuar objektet. “Këtë tabelë e kam vendosur unë për të informuar vizitorët”, më kthen në realitet i fundit i “moikanëve” të Spaçit. Më tej vëmendja përqendrohet mbi një grumbull rrobash “thatanike”.  “I kam nxjerrë gjatë gërmimeve këtu dhe ishin të atyre që punonin në minierë”, tregon Gjeta. Kishte rroba mjaftueshëm për t’u ekspozuar sa në Tiranë, aq edhe në Spaç. Po fundja ç’ju duhet brezit të ri të mësojë mbi të shkuarën, kur shumë mirë mund ta ripërjetojë në një formë më të moderuar!

Uniformat e zbuluara

“Aty ishin birucat ku të sillnin për sjellje të keqe ose kur nuk plotësoje normën në punë”, tregon me gisht Agimi. Ishte vetëm një grumbull rrënojash. Neglizhenca ose dashakeqësia ishte kujdesur mirë që t’ia mbyllnin gojën njëherë e përgjithmonë, “kutisë” së vetmisë dhe britmave. Fundja zhdukja e provave të krimit nuk sjell akuza.

Mbi ndërtesa duken parrulla të ndryshme, ku fjalitë probagandistike dukeshin qartë që nuk ishin kursyer. Por as shteti nuk ishte kursyer për t’i lënë edhe më shumë të degradonin. Një parrullë e çuditshme ishte shkruar diku, “Hidhni mbeturinat në kosh”. Dikush duket se ka dashur të bëjë pak humor në vitet e tranzicionit. Po të shihte syri një kosh të vetëm, instiktivisht do të bërtisje nga gëzimi, “e gjeta!”, ashtu siç na tregoi Agimi se bërtisnin të burgosurit kur gjenin një kokërr fasule në menzë.

Në tetor të 2015-ës, Fondi Botëror i Monumenteve, e renditi burgun e Spaçit ndër 50 objektet që rrezikojnë të shkatërrohen dhe bëri apel që të merren sa më parë masat për mbrojtjen e tij. Por edhe ky apel nuk e prishi aspak indiferencën e shtetit shqiptar, që këtë vit mbush 26-vjeçe.

“Këtu ishte salla e televizorit, ku shihnim ndonjë ndeshje sporti”, tregon Agimi, “Na e sollën në përiudhën pas vetëvrasjes? së Mehmet Shehut. Aty lart ishte menza”. Salla, ose më mirë stalla, kishte mbetur, por menza ishte shuar nga “ekspertët” e vjedhjes së skrapit nën hundën e shtetit.

“Atje në fund ishte dyqani, ku mund të blije ndonjë gjë me lekët që të dërgonte familja”. Të shtynte të afroheshe vetëm mbishkrimi në një pllakë mermeri. Ishte dedikim nga të rinjtë e mijëvjeçarit të ri, mbi atë që ka ndodhur në Spaç. Të rinjë që sponsorizojnë për të kujtuar atë që ka ndodhur dhe shteti që sponsorizon për ta harruar atë që ka ndodhur.

“Turizmi” në këtë burg që duhet të ishte qendër moderne e kujtesës së vuajtjeve kolektive, është njësoj me ujin në shkretëtirë. Spaçi nuk mund të vizitohet ditën me diell, se natën jo e jo.

Hyrja e një prej galerive të minierës së Spaçit

Gatishmërisë së zëvendësambasadores gjermane për krijimin e një muzeu në burgun e Spaçit, nuk ju përgjigj askush me zell. Madje as ambasadori amerikan, Donald Lu, që u trondit nga ajo që pa në Spaç, nuk arriti t’i shkrinte ftohtësinë politikanëve të pas 90’-ës, për të ruajtur dëshmitë e së shkuarës. Përsëri gabova! Jo vetëm për muzeun, por edhe për politikanët e pas viteve’ 90, që në radhët e tyre kanë një pjesë të mirë të projektuesve të dënimeve përgjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Më në fund muzeun e Spaçit e gjeta! Jo në Shqipëri, por në universin e pacensuruar të internetit. www.spacimuseum.org, është shansi i vetëm për të kuptuar atë që ka ndodhur këtu, edhe këtë herë jo me sponsorizimin e ministrisë së Harresës (Kulturës), por të një organizate jofitimprurëse.

The post Vizitë në “muzeun” e Spaçit! first appeared on Amfora.