Dhunë - Amfora

Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare
Më 28 korrik të këtij viti, në Sheshin ‘Pranvera’ në Durrës, një lojë dominoje mes dy pensionistësh përfundoi me plagosjen me thikë të një 70-vjeçari nga bashkëmoshatari i tij – një shenjë alarmi se dhuna nuk kursen më as moshën e tretë. Ky episod nuk është i izoluar – nga adoleshentët deri tek pensionistët, mbi 80 raste plagosjesh të raportuara këtë vit pasqyrojnë një shoqëri ku dhuna po fiton terren dhe po shndërrohet gjithnjë e më shumë në mjet komunikimi.

“Situata na tregon se format e dhunshme të ndërveprimit nuk janë më të kufizuara në një grupmoshë të caktuar, por tashmë janë bërë një fenomen që prek të gjithë kategoritë shoqërore”, shpjegoi Migena Bakiaj, psikologe klinike. “Në terma të psikologjisë sociale, mund të thuhet se po shohim rritje të agresivitetit reaktiv dhe instrumental, ku individi përdor dhunën si mjet për të shkarkuar emocionet ose për të arritur kontroll mbi situatën”, shtoi ajo.

Nga analiza e rasteve që Media Amfora kreu, rezulton se çdo muaj në Shqipëri ndodhin mesatarisht 13-14 plagosje me mjete të forta, thika apo armë zjarri. Këto nuk janë më episode të veçuara, por një zinxhir ngjarjesh që përshkojnë qytetet e vendit dhe tregojnë një prani të përhershme të dhunës në realitetin urban e shoqëror.

Ngjarja më dramatike e verës ndodhi në Sarandë më 17 korrik pranë stadiumit të qytetit, ku dy të rinj 24 dhe 32 vjeç mbetën të plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri, duke tronditur sezonin turistik të këtij viti.

Ky episod, ashtu si shumë të tjerë të ndodhura gjatë 2025-ës, tregojnë se dhuna po ushqehet nga shkaqe më të thella sociale e psikologjike, të cilat sipas ekspertëve lidhen ngushtë me mënyrën se si individët përballen me presionet dhe konfliktet.

“Dhuna është normalizuar përmes ekspozimit të vazhdueshëm në media, rrjete sociale e përditshmëri, duke e bërë më të pranueshme si mënyrë reagimi. Në të njëjtën kohë, mungesa e aftësive për menaxhimin e konflikteve, rënia e autoritetit tradicional dhe dobësimi i kohezionit social kanë hequr mekanizmat mbrojtës që dikur parandalonin përplasjet”, shpjegoi psikologia.

Sipas saj nga ana tjetër papunësia, pasiguria ekonomike dhe mungesa e mbështetjes komunitare po rrisin frustrimin që shpesh shndërrohet në agresivitet.

Plagosja e 70-vjeçarit gjatë një loje dominoje në qytetin bregdetar është dëshmi se dhuna ka depërtuar deri edhe tek pensionistët, duke rrëzuar idenë e të moshuarve si figura të qeta e të paprekura nga konfliktet – gjë e cila sipas ekspertëve lidhet me rënien e autoritetit tradicional.

“Më parë të moshuarit kishin role të orientuara tek këshillimi, autoriteti i fituar prej eksperiencës dhe shiheshin si figura respekti e paqeje, sot kjo hierarki është zbehur, duke e bërë edhe këtë grup të përfshirë në konflikte”, shtoi Bakiaj.

Në mars të këtij viti, në Durrës, një konflikt i vogël mes disa qytetarësh degjeneroi në dhunë, duke lënë të plagosur një person nga përdorimi i një mjeti të fortë.

“Ulja e kohezionit social – lidhjet komunitare të dobësuara nuk funksionojnë më si ‘valvul sigurie’ për të parandaluar përplasjet”, shpjegoi Bakiaj.

Sipas ekspertes rritja e nivelit të vulnerabilitetit të çdo grupmoshe ndaj problemeve psiko-emocionale është shumë e lartë edhe pse konstatohet se ka gjithnjë e më shumë rritje të shifrave të individëve që i drejtohen shërbimeve mjekësore për shkak të përjetimit të gjendjeve të ankthit, depresionit e të tjera çrregullimeve. Por, ende pas shumë ngjarjeve të ndodhura fshihen raste kur individët e përfshirë kanë pasur probleme të patrajtuara të shëndetit mendor.

“Shpesh konstatohet se individët mund të vetëtrajtohen ose të mos trajtohen në kohë duke bërë që problemet neuropsikiatrike të rëndohen deri në masën që dëmtojnë ekuilibrat e shëndetshëm të ndërveprimit”, shpjegoi Bakiaj.

Më 9 gusht, një 27-vjeçar u paraqit i plagosur me armë zjarri në këmbë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pas një konflikti të çastit ndodhur në zonën e Treshit. Ngjarje të tilla, të ndodhura kryesisht në orët e vona të natës, pasqyrojnë shpërthime të papërpunuara që lidhen shpesh me presione psiko-emocionale dhe varësi nga substancat narkotike.

“Një tjetër problem që sjell rritje të dhunës e agresivitetit është dhe varësia nga substancat, të cilat sjellin reagime të pakontrolluara dhe shpesh prodhojnë ngjarje të rënda dhune”, tha Bakiaj.

Ngjarjet e këtij viti tregojnë një shtrirje të gjerë të dhunës: Nga Shkodra në veri, tek Tirana dhe Durrësi në qendër, deri në Sarandë në jug. Plagosjet me mjete të forta, thika apo armë zjarri nuk janë më përjashtime të rralla, por një realitet i pranishëm gati në të gjithë qytetet e vendit.

“Kjo është një shenjë alarmi për shoqërinë, pasi tregon dobësimin e mekanizmave mbrojtës socialë dhe rritjen e tolerancës ndaj dhunës si mjet komunikimi”, tha psikologia.

Ndonëse shoqëria po përballet me një revolucion në aspektin e teknologjisë së informacionit që ka sjellë anë pozitive, sipas ekspertëve kjo ka pasoja të dukshme. Ekspozimi intensiv ndaj një sasie të madhe dhe të larmishme informacioni, që nga moshat e vogla, ul aftësitë sociale të komunikimit dhe mund të çojë në një shkëputje nga realiteti.

“Ky ekspozim intensiv që në moshat e vogla ul nivelin e aftësive sociale të komunikimit dhe mund të çojë në një tjetërsim ndaj realitetit”, shpjegoi ekspertja.

Në Shkodër, më 31 korrik të këtij viti, dy vëllezër të rinj plagosën me thikë dhe sende të forta një 42-vjeçar pas një sherri në lagjen ‘Tre Heronjtë’, një ngjarje që tregon se dhuna po bëhet zgjedhje gjithnjë e më e zakonshme duke përfshirë të gjitha grupmoshat.

Jo më larg se 8 shtatori, në lagjen nr. 15, në zonën e Spitallës, në Durrës, dy të rinj 22 dhe 23 vjeç plagosën me thikë dhe sende të forta dy persona (47 dhe 46 vjeç). Ky rast tregon qartë atë që paralajmëron ekspertja:

‘Kur aftësitë e dialogut dhe ndërmjetësimit nuk funksionojnë, individët shkojnë drejt zgjidhjeve të dhunshme si formë e shpejtë për të “imponuar” veten. Në mungesë të tyre, individi reagon në formën më të thjeshtë dhe primitive që ai njeh”, citoi ajo.

Rritja e shifrave të dhunës gjatë këtij viti në vendin tonë tregon për një krizë në kulturën e komunikimit, ku toleranca, respekti dhe aftësitë sociale për zgjidhjen e konflikteve janë dobësuar ndjeshëm.

Konfliktet fizike që përfundojnë deri në përdorimin e armëve të shpërndara në qytete të ndryshme, nga Saranda në Shkodër e Durrës, nuk mund të kuptohen të shkëputura nga sfondi i tyre. Ekspertët theksojnë se faktorët ekonomikë dhe socialë, të ndërthurur me shkaqe të tjera, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në shpërthimin e këtyre ngjarjeve.

“Varfëria dhe papunësia krijojnë frustrim, pakënaqësi dhe mungesë shprese, të cilat shpesh shndërrohen në agresivitet”, theksoi Bakiaj. Në të njëjtën kohë, mungesa e hapësirave komunitare dhe aktiviteteve sociale kufizon mundësitë për ndërveprime pozitive dhe e lë individin më të ekspozuar ndaj izolimit dhe sjelljeve devijante.

“Përveç aspekteve individuale, që lidhen me kushtet ekonomike dhe aftësitë që individi ka për të rritur kapacitetet e tij, dhuna është e lidhur ngushtë edhe me kushtet strukturore që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve”, theksoi ajo.

Më 12 gusht të këtij viti, në kryeqytet, një konflikt për parkim në rrugën ‘Jakov Xoxa’ përfundoi me plagosjen me thikë të një 31-vjeçari nga komshiu i tij 46-vjeçar. Ky rast tregon se edhe marrëdhëniet e fqinjësisë, që dikur funksiononin si një filtër sigurie, sot shpërthejnë në dhunë.  Sipas ekseprtëve kjo lidhet me faktin se në kushtet e një shoqërie e cila prej shume vitesh është e hapur ndaj ndryshimeve dhe dinamikave që ndodhin në nivel global, kohezioni social është dobësuar ndjeshëm.

“Në të kaluarën, lidhjet familjare, fqinjësore dhe komunitare funksiononin si një rrjet mbrojtës që e parandalonte përshkallëzimin e konflikteve. Sot, individualizimi, migracioni, dinamika e shpejtë e jetës urbane dhe konkurrenca sociale kanë zbehur këto mekanizma solidariteti”, theksoi Bakiaj.

Aktualisht individi shpesh ndihet i vetëm në përballjen me problemet, pa një filtër të ndërhyrjes së komunitetit apo të autoritetit moral që dikur e kanalizonte konfliktin drejt dialogut. Sipas ekspertes kur mungon ky “kapital social”, rritet probabiliteti që tensionet të shpërthejnë në mënyrë të dhunshme.

Ngjarja e 31 gushtit në Korçë, ku një debat banal në një lokal u transformua në plagosje me thikë ndaj tre personave, është shembulli se kur lidhjet sociale dhe besimi në komunitet dobësohen, tensionet që dikur shuheshin si debate mes të njohurish po përshkallëzohen në dhunë fizike me përmasa të mëdha.

“Nga pikëpamja psikologjike, kohezioni social është i lidhur ngushtë me ndjenjën e përkatësisë, respektit reciprok dhe besimit tek tjetri. Sa herë që këto dobësohen, rritet edhe pasiguria, izolimi dhe agresiviteti”, shpjegoi Bakiaj.

Numri i lartë i ngjarjeve të dhunshme të shpërndara në qytete të ndryshme tregon se fenomeni nuk është episodik dhe kërkon masa konkrete në nivel lokal e komunitar për t’u frenuar. Psikologia thekson se parandalimi i dhunës nuk mund të arrihet pa hapësira komunitare për të rinjtë, edukim për aftësitë e jetës dhe shërbime psikosociale më të forta.

“Parandalimi i dhunës kërkon hapësira komunitare dhe programe sociale për të rinjtë, edukim për aftësitë e jetës, rritje të shërbimeve psikosociale në nivel bashkie, ndërmjetësim në komunitet dhe fushata ndërgjegjësuese për rikthimin e vlerave të respektit e solidaritetit”, përfundoi ajo.

Rastet e shumta të konflikteve me pasoja të rënda tregojnë se shoqëria shqiptare po përballet me sfida serioze, ndaj vetëm duke forcuar komunitetet, duke investuar në edukim mund të ndërtohet një realitet më i sigurt.

The post Dhuna fizike, gjuha e re e shoqërisë shqiptare first appeared on Amfora.

Na tregoni për dhunën, jepini zë historive të grave dhe vajzave
Dhuna me bazë gjinore është e përhapur në vendin tonë dhe kryesisht viktimat janë gratë ose vajzat, që bien pre e saj brenda dhe jashtë familjes. Media Amfora kërkon të mësojë më shumë mbi këtë fenomen përmes të dhënave të përgjithshme.

Nëse jeni një viktimë e dhunës apo i afërm, jepini zë këtyre historive duke ruajtuar 100% anonimatin, ne duam të mësojmë në tërësi për eksperiencën tuaj, me qëllim njohjen e karakteristikave të saj.

Gjithashtu ne duam të kuptojmë nëse viktimat apo të afërmit e kësaj dhune kanë përdorur aplikacione për raportimin e saj. Na ndihmoni duke u bërë pjesë e artikullit tonë përmes plotësimit të pyetësorit të mëposhtëm, që ruan tërësisht anonimatin tuaj.

Ky pyetësor është mbyllur pas përfundimit të afatit kohor për të mbledhur përgjigjet nga audienca jonë. Për të lexuar artikullin e publikuar për këtë temë klikoni këtu. Për më shumë mund të ndiqni edhe kategorinë Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar.

The post Na tregoni për dhunën, jepini zë historive të grave dhe vajzave  first appeared on Amfora.

Bëje botën portokalli!
“Zëri i Kulturës” / Episodi 11

Podcast-et “Zëri i Kulturës” mund t’i ndiqni në platformat SoundCloud, MixCloud, Google Podcasts dhe Youtube, në kanalet: Amfora.al, si edhe në platformat Spotify dhe Apple Podcasts, me emërtimin Zëri i Kulturës.

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Durrës u dhanë mesazhe ndërgjegjësuese përmes një ekspozite arti, me në qendër luftën dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

15 artistë të qytetit u bënë bashkë në ekspozitën e çelur më 1 dhjetor në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia”. Veprat e ekspozuara, me në qendër vajzat dhe gratë i përkasin artistëve: Alketa Tragaj Myshketa, Elio Bajramaj, Aseli Kryemadhi, Bledar Kurti, Bajram Sallaku, Marjana Goxhabelliu, Arben Kristani, Shpresa Milaq Bajko, Dorina Sula, David Kryemadhi, Florian Bregu, Jonil Çelo, Franc Priska dhe Antonin Gjeluci.

Piktura e artistit Franc Priska. Foto: Media Amfora

Piktura e artistes Marjana Anabela Goxhabelliu. Foto: Media Amfora

Ngjyra portokalli e përdorur gjatë fushatës simbolizon një të ardhme më të ndritshme dhe pa dhunë. Në Durrës aktivistet e të drejtave të njeriut evidentuan shtimin e rasteve të dhunës gjatë pandemisë së COVID-19, ndërsa të dhënat për kërkesat për urdhër mbrojtje, të depozituara në Gjykatën e Rrethit Durrës dëshmojnë rritje të shifrave të dhunës në familje gjatë viteve të fundit.

Piktura e artistëve David Kryemadhi, Florian Bregu.

Pikturat e artistes Shpresa Milaqi. Foto: Media Amfora

Ekspozita u mundësua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Durrës dhe Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të fushatës vjetore ndërkombëtare që nis më 25 Nëntor, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 Dhjetor, Dita e të Drejtave të Njeriut.

Për më shumë dëgjoni podcast-in e zhvilluar me nënkryetaren e prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Znj. Clarisse Pásztory dhe me një pjesë të artistëve pjesëmarrës në ekspozitë.

Autor: Geri Emiri
Producente Podcast-esh: Livia Kreko

Ky podcast u zhvillua me mbështetjen e projektit “Media for All”, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar

The post Bëje botën portokalli! first appeared on Amfora.