Opinion - Amfora

Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare
Shoqëria shqiptare u skandalizua në korrik të vitit 2025, kur në media u publikua lajmi se një magazinë ushqimore në Vorë falsifikonte datat e skadencës të një sërë produktesh, duke përfshirë ushqime, kroasantë, fruta etj., për t’i shitur më pas në pikat e shumicës e të pakicës. Kjo lloj praktike tregtare, përveçse e papërgjegjshme dhe në cenim të sigurisë së konsumatorit e publikut shqiptar, përbën vepër penale, duke shkelur nenin 288 të Kodit Penal, si dhe ligjin nr. 9683 “Për ushqimin”.

Në fakt, është lajm i mirë që pronarët e kësaj magazine përfunduan prapa hekurave dhe u përballën me akuza si “shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “fshehja e të ardhurave”, “mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “punësimi i paligjshëm” dhe “importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, por ndryshimi strukturor i nevojshëm për parandalimin e ngjarjeve të tilla ende mungon. Problemet strukturore në raport me sigurinë ushqimore shtrihen në tre plane: në planin kulturor, shoqëror dhe atë institucional ose politik. Në këtë artikull do t’i shtjelloj arsyet e rrethanat e këtyre problemeve strukturore, së bashku me recetat për zgjidhjen e tyre.

Së pari, në Shqipëri mungon ende kultura e përgjegjshmërisë në konsum e tregtim, apo edhe ajo e ndërgjegjësimit për sigurinë ushqimore dhe rreziqet që i kanosen kësaj të fundit. Rastet e pikave të vogla të shitjes që shesin produkte mjaft të lira, por pa data skadence, janë të shumta e të shpeshta në qytete të mëdha të vendit si Tirana, Durrësi e Vlora. Në një pjesë të mirë të rasteve, konsumatorët as nuk e kanë ditur që produktet kanë qenë të skaduara, sepse as nuk i kanë parë datat e skadencës.

Ky fenomen shoqëror bazohet te tradita shqiptare “e besës”, ku njohja personale me pronarin e pikës së shumicës barazohet me siguri absolute ushqimore nga ana e konsumatorit, duke anashkaluar nevojën për kontroll të datës së skadencës dhe vlerave ushqimore të produkteve.  Zgjidhja është më e thjeshtë e thënë sesa e bërë: nevojitet një “revolucion arsimor” në raport me ndërgjegjësimin për sigurinë ushqimore. Siguria ushqimore duhet të jetë lëndë e veçantë, e detyrueshme për çdo fëmijë shqiptar në shkollë fillore e të mesme. Gjithashtu, duhen iniciativa të koordinuara nga pushteti ekzekutiv, dhe veçanërisht nga Ministria e Bujqësisë, për ndërgjegjësimin e prodhuesve, magazinave, pikave të shitjes dhe konsumatorëve mbi rëndësinë e sigurisë ushqimore.

Së dyti, “fabrika shoqërore” shqiptare ka probleme të thella në raport me zbatimin e ligjit dhe perceptimin e të mirës publike – të dyja parakushte të çdo shoqërie të shëndetshme. Si pasojë, ndodhemi në një situatë ku tregtarë të papërgjegjshëm e kriminelë shesin produkte të skaduara me vetëdije, sepse për ta, e për një pjesë jo të vogël të shoqërisë shqiptare, trashja e normave të fitimit dhe interesi vetjak tejkalojnë për nga rëndësia zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e shoqërisë dhe interesin publik. Një shembull tipik i kësaj teze, e fatkeqësisht jo i izoluar, është zbulimi në Prill 2025 nga Autoriteti I Kontrollit Ushqimor (AKU) i mishit me salmonelë, që sipas autoriteteve ishte shitur në 154 biznese.

Zgjidhja për rritjen e ndjeshmërisë në raport me sigurinë ushqimore është e ngjashme me zgjidhjen në planin kulturor, duke ditur që shoqëria dhe kultura ndërthuren në veprimtari e kontekst. Ndryshimi i vetëm është që zgjidhja me impakt në mbarë shoqërinë duhet të përfshijë të gjitha hallkat e saj, duke përfshirë shoqërinë civile, sipërmarrjet private dhe institucionet e arsimit të lartë. Prandaj, zgjidhja do të duhej të niste nga një plan kombëtar për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë mbi rëndësinë e interesit publik mbi atë privat. Ky plan kombëtar duhet të përfshijë veprimtari e iniciativa me detyri për institucionet e sipërmarrjes private dhe arsimit të lartë, dhe me objekt sigurinë ushqimore e jo vetëm. Edhe pse kjo recetë e politikës publike mund të duket klishe, është pikënisje e nevojshme për t’i “ndërruar mendjen” këtij kombi që nuk diti kurrë të mendojë më larg se pragu i vet.

Së treti, si një demokraci e paplotë, Shqipëria ka probleme të theksuara me zbatimin e ligjit, cilësinë e qeverisjes dhe funksionimin e institucioneve. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, në një studim të fundit, e vlerësoi qeverisjen e Shqipërisë si 64 vite larg standardit të Bashkimit Europian. Kjo largësi reflektohet edhe te siguria ushqimore, e cila lë për të dëshiruar dhe që sigurisht kërkon reagim institucional. Ky reagim institucional duhet të përfshijë forcimin e kuadrit ligjor ndaj krimeve ushqimore dhe rritjen e efikasitetit e pastërtisë rregullatore.Në kuadër të kësaj të fundit, duhet thënë se AKU perceptohet nga qytetarët dhe bizneset si një institucion i korruptuar, çka çoi në vendimin e Kryeministrit për pezullimin e aktivitetit të saj. Gjasat që ky institucion të mbyllet janë të larta, por sigurisht kjo “zgjidhje” nuk mund të jetë alternativa afatgjatë për rritjen e sigurisë ushqimore në Shqipëri.

Zgjidhja afatgjatë duhet të përfshijë një reformim të qenësishëm të AKU-së, duke proceduar penalisht punonjësit e korruptuar, duke ndalur praktikat abuzive të punësimit “militantesk” e “dashnoror”, duke ngritur agjenci të reja që do të balancojnë e asistojnë punën e AKU-së, si dhe duke rritur numrin e agjentëve dhe punonjësve për të shtuar aksionet kundër abuzimeve dhe shkeljeve në fushën e sigurisë ushqimore.  Zgjidhja ndaj korrupsionit të agjencive rregullatore nuk mund të jetë shkrirja por reformimi rrënjësor i tyre. Prova në terren e kësaj teze shihet te rasti i fundit i konfiskimit nga Sllovenia i specave shqiptare dhe thirrjeve të autoriteteve sllovene per konsumatorët atje që të mos blihen speca nga Shqipëria. Pavarësisht problematikave, gjasat janë që, nëse AKU nuk do të ishte pezulluar, specat jashtë standardeve do të ishin ndaluar në Shqipëri para nisjes për eksport.

Standardi “Farm to Fork” i sigurisë ushqimore të BE-së, i cili synon sigurinë ushqimore të çdo produkti gjatë gjithë ciklit të prodhimit, duhet të jetë pikësynimi i politikëbërësve shqiptarë për sa i përket sigurisë ushqimore. Arritja e këtij standardi kërkon ndryshim katërcipëror të shoqërisë, kulturës dhe institucioneve shqiptare.Ky ndryshim kërkon vullnet shoqëror e politik mbi të gjitha. Për momentin, pyetjes: “Sa larg BE-së jemi (duke iu referuar Shqipërisë) vallë?”, i përgjigjem me: “Larg. Shumë larg…”

The post Mungesa e sigurisë ushqimore si etaloni i dështimit të shoqërisë shqiptare first appeared on Amfora.

Një muzë lirie me emrin Spaç
Spaçi është një fshat i vogël në verilindje të Rrëshenit, shumë pak kilometra nga qyteza e Repsit. Ai shtrihet në këmbët e një mali 1991 metra të lartë, që në zonë njihet si Mali i Munellës. Aq e thepisur është zona sa në disa raste rrëpirat janë deri në 300 metra të thella. Gjatë periudhës që shkon nga tetori në maj, temperaturat janë shumë të ulta dhe dimri tepër i ashpër.

Zona edhe pse e banuar gjithmonë nuk ka gëzuar rrjet infrastrukturor modern, veçse pas vitit 2007, kur edhe nisi ndërtimi i Rrugës së Kombit. Përpara viteve ‘90 ndërlidhja me zonat urbane ishte tepër e vështirë dhe banorëve të zonës, kur nuk zotëronin automobil, i duheshin ditë të tëra ecje në këmbë për të arritur qytetet si Shkodra dhe Lezha.

Fshati ndodhet në një territor si ai i Mirditës, që ka qenë i famshëm për minierat e bakrit, të paktën që nga koha e romakëve. Gjatë viteve 1930 qeveria e Zogut arriti të identifikonte potencialin minerar të zonës, por për shkak të zhvillimeve politike dhe ushtarake ajo nuk arriti ta konkretizonte seriozisht ndërtimin e ndonjë miniere. Ishte vetëm në vitin 1951 që në Spaç gjeologët rus zbuluan me siguri shkencore depozitat e bakrit dhe të piritit. Matjet dhe studimet u zhvilluan deri në vitin 1960, ndërsa në vitin 1968 miniera e hapur u kthye në kamp riedukimi, famëkeqi “Reparti numër 303”. Mes viteve 1951-1968 ai njihej si “Kampi nr. 2”.

Formalisht ai që njihet si Burgu i Spaçit ishte teorikisht një kamp riedukimi. Por emërtesa nuk duhet të krijojë keqkuptime. Kamp riedukimi apo Kamp Pune quheshin nga nazistët edhe Auschwitz, Buchenwald dhe Dachau. Madje në hyrje të Auschwitz ndodhej një parrullë ku lexohej “Puna të bën të lirë” (gjermanisht “Arbeit macht frei”). Ato ishin në fakt kampe ku kultivohej dhuna dhe vdekja.

Miniera krejt primitive, ku mungonte çdo lloj sigurie apo kushti minimal i punës, gërmohej çdo ditë në vitin 1968 nga 633 të dënuar. Nga këto, 566 ishin të dënuar politik, pra ata që nuk  mendonin njësoj si Byroja Politike e kohës. Në maj të vitit 1981 në Repartin e Riedukimit nr. 303 punonin 1023 të dënuar politik – që pothuajse ishin dyfishuar në 13 vite.

Në fund të viteve ‘80 të dënuarit kishin arritur të gërmonin (pa e ditur!) 12 kilometra tunele në brendësi të malit. Në fillim të viteve 1970 ata arrinin të nxirrnin rreth 1000 ton bakër dhe mesatarisht rreth 6200 ton koncentrate çdo vit. Dhjetë vite më vonë, në 1981-in, falë punës së të burgosurve politikë, prodhimi i bakrit u rrit në 200 mijë ton në vit, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë e vendit dhe në mirëqenien e regjimit.

Sipas një studimi të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nga viti 1968 deri në vitin 1990, rreth 2000 të dënuar dhe të ridënuar punuan në kampin e Spaçit. Nga shfrytëzimi i punës së tyre gjatë atyre viteve janë prodhuar 2.82 milionë ton bakër dhe 1.3 milionë ton pirit.

Kushtet e punës dhe ato të ekzistencës ishin çnjerëzore. Për shembull, ajo që bie në sy sot është mungesa e kangjellave nëpër dritare. Krijohej iluzioni i lirisë. Krijohej pritshmëria se mund ta kapje qiellin me një të hapur të dritares. Por ky ishte vetëm një iluzion. Rrëpirat e shumta, rrethimi i dyfishtë me telat me gjemba, temperaturat nën zero, 38 policët dhe 4 togat ushtarake (rreth 300 ushtarë të armatosur gjer në fyt) që ruanin 30 pikat e vrojtimit (karakollë) që ndodheshin brenda dhe rreth repartit, e bënin të pamundur çdo lloj aventure drejtë lirisë së vërtetë. Ata njerëz regjimi i donte nëntokë, të varrosur për së gjalli.

Ata kishin lejen të vizitoheshin vetëm 2 herë në muaj nga familjarët e tyre, por ky “privilegj” nuk gëzohej kurrë i plotë, pasi zona ishte aq e paaksesueshme sa që familjarët e kishin shumë të vështirë realizimin qoftë edhe të një vizite të vetme një herë në disa muaj. Në repart ndodhej një banjo për rreth 60 të dënuar. Zgjimi i tyre bëhej në orën 05:30 dhe mëngjesi ofrohej në orën 06:00. Kjo do të thoshte se 60 të dënuar nëse nuk donin të humbisnin mëngjesin, kishin 30 minuta kohë për të përdorur të gjithë të njëjtën banjo. Pra 30 sekonda për secilin.

Kushtet e vështira të punës, uria, izolimi dhe dhuna e ushtruar, detyruan të burgosurit të rebeloheshin të dielën e 20 majit 1973. Të burgosurit morën kontrollin e kampit për rreth 52 orë dhe arritën të ngrinin flamurin e Shqipërisë pa yllin komunist. Legjendat urbane (të paverifikuara) thonë se ishte pikërisht gjatë këtij rebelimi dy ditor ku lindi parrulla, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”!.

Reparti i Riedukimit numër 303 nuk është vetëm simbol i komunizmit, por edhe simbol i antikomunizmit. Ai është simboli i anti-tiranisë. Shenja e dukshme e një aspirate të padukshme: Lirisë. Ajo duhej të ishte prej kohësh një muze jo vetëm i asaj që komunizmi ishte, por edhe i asaj që vetë populli ishte. Dhe ndërkohë në Shqipëri ka lindur debati mbi rikonstruksionin. Një diskutim që mban larg thelbin e vërtetë të muzeut: Luftën për liri. Të heshtur apo të zëshme. Luftën individuale apo atë të përbashkët.

Jo më kot emrin e tyre muzetë e kanë të marrë nga muzat greke. Ato ishin hyjneshat e frymëzimit dhe si të tilla duhej të frymëzonin popullin e thjeshtë drejt dijes dhe të vërtetave të mëdha, përmes objekteve apo historive nga e kaluara. Këtë të paktën kishte në mendje Papa Klementi XII, kur hapi në vitin 1734 të parin muze modern në Evropë, “Muzetë Kapitolin”.

Debati i vërtetë sipas nesh ka lidhje me pyetjen themelore: A do të frymëzojë Spaçi sot dhe nesër luftën tonë për liri nëse zhvishet nga ajo çka ishte për tu bërë ajo që ne jemi sot?! A do të kujtohet më vuajtja e atyre mijëra të burgosurve nëse në mure nuk ndjehet lagështia, nëse aty ka shumë drita, ajër i kondicionuar dhe mure të patinuara? Rrudhat në fytyrën e godinave janë vetë historia e tyre.

The post Një muzë lirie me emrin Spaç first appeared on Amfora.

Fundi i një epoke të artë: Shuarja e zërave të lirisë
Në ndërtesat pompoze të stilit neo-klasik të Washington D.C., në dy ndërtesa valëvitej flamuri shqiptar dhe mbrohej interesi i tij, në ambasadën tonë atje dhe në studion e Zërit të Amerikës, ku ndër shumë gjuhë dallohej tabela, “Mirëserdhët!”.

Përmes transmetimit në mbi 40 gjuhë të ndryshme të botës, Zëri i Amerikës arrinte më shumë se 275 milionë njerëz çdo javë përmes platformave të saj, përfshirë radion, televizionin dhe mediat digjitale.

Por kjo “antentë” e fuqishme e përcjelles së vlerave të demokracisë dhe simotrat e saj, u godit rëndë në errësirën e 14 marsit, duke e kthyer në një të premte të zezë për të gjithë punonjësit me kohë të plotë në Zërin e Amerikës dhe Zyrën për Transmetimin e Kubës, e cila drejton Radio dhe Televizionin Martí.

Urdhëri ekzekutiv të premten mbrëma i presidentit amerikan Donald Trump, për agjencinë mëmë, e quajtur Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM), preku më shumë se 1000 punonjës dhe i kërkoi asaj që të eleminojë të gjitha aktivitetet që nuk kërkohen me ligj.

Një situatë kaotike, ku mijëra punonjës të USAGM janë ende të paqartë për fatin e tyre. Përveç kësaj, ajo ka shkëputur të gjitha kontratat për transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë, përfshirë Radio Evropa e Lirë/Radio Liberty, Radio Azia e Lirë dhe Rrjetet e Transmetimeve të Lindjes së Mesme.

Deri më tani zyrtarisht përmes urdhërit ekzekutiv të parë një pjesë e punonjësve janë “lënë në pushim të paguar”, deri në një njoftim të dytë. Por ata duket se do të kenë të njëjtin fat me kolegët e USAID-it, që pezulloi përfundimisht programet e saj. Mbyllja aty u zbut përmes denoncimit të administratës së re për projekte që nuk ishin në përputhje me qëllimet e SHBA-së, por procesi që u kthye në qesharak nuk përmendi anën tjetër të medaljes, me mijëra projekte që kanë forcuar demokracitë në mbarë botën dhe pozitën e SHBA-së.

Si në çdo veprimtari ka vend për përmirësim, ku mund të zbulohen edhe abuzime apo mashtrime në kurriz të amerikanëve, por kurrësesi që përgjegjësia të jetë kolektive, duke mos e zgjidhur problemin, por thjesht duke u fshehur pas tij me një të rënë të lapsit.

Zëri i Amerikës (VOA) është kritikuar për rolin e tij përgjatë mandatit të parë të Presidentit Amerikan Donald Trump dhe për raportimin mbi pandeminë e COVID-19, po megjithatë moto e saj, “Një shtyp i lirë ka rëndësi”, e kishte shpëtuar nga çdo ide e çmendur për ta kufizuar në raportim.

Gjatë vizitës në studion e Zërit të Amerikës në Washington D.C., gazetarët veteranë që pritën grupin tonë të vizitorëve si pjesë e programit “International Visitor Leadership Program (IVLP)”, tregonin se si ruanin në çdo rast pavarësinë e tyre editoriale megjithëse financoheshin nga buxheti federal.

Kujdesi për detajet ishte mbresëlënës, në çdo rast ata merrnin masa që të financonin udhëtimet e tyre të punës, të ruanin reputacionin e gazetarëve, etikën, aq sa kur ftoheshin të raportonin duke udhëtuar me presidentin e SHBA-së në “Air Force One”, këmbëngulnin që të paguanin një kuotë, me qëllim që të mos shfrytëzonin asetet presidenciale, për të cilin do të raportonin në mënyrë të balancuar.

Prandaj VOA kishte arritur ndër dekada të siguronte mbështetjen e të dyja palëve, republikanëve dhe demokratëve, duke shkuar gjithmonë tek faktet dhe e vërteta. Parime dhe norma që zbatoheshin me rigorozitet edhe nga agjencitë e tjera të USAGM.

“Traditat amerikane dhe etika amerikane kërkojnë që ne të jemi të vërtetë, por arsyeja më e rëndësishme është se e vërteta është propaganda më e mirë dhe gënjeshtra është më e keqja”, janë fjalët e gazetarit Edward R. Murrow, kur drejtonte Agjencinë e Informacionit të Shteteve të Bashkuara në vitet 1961-1964.

Logot e USAGM dhe e agjencive të saj për informimin global. Foto: Geri Emiri, studio e VOA-s, Washington D.C.

Por më të shqetësuar kanë qenë gjithmonë drejtuesit kinez, që kritikonin raportimin etik dhe të pavarur të “Radio Free Asia”. Ndërsa autokratët në Rusi dhe aleatët e tyre, kanë shprehur gjithmonë zemërimin për raportimin e Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty, aq sa gazetarët e rrjetit janë burgosur ose ndaluar në Rusi, në Krimenë e kontrolluar prej, në Bjellorusi dhe Azerbajxhan.

Por pezullimi dhe dukshëm më vonë mbyllja e këtyre shërbimeve, nuk mund të bëhet duke u fshehur pas “abuzimeve dhe keqpërdorimit të parave të taksapaguesve “, të cilët nuk u shprehën në asnjë protestë, reagim apo peticion kundër këtyre agjencive shtetërore amerikane.

Nëse dalim nga portofoli i gjerë i Agjencisë Amerikane për Media Globale dhe mbetemi tek rasti i “Zërit të Amerikës”, patjetër që ky ishte një simbol i fjalës së lirë dhe mbrojtjes së interesit të kombit shqiptar përgjatë historisë.

Zëri i Amerikës nisi transmetimin në gjuhën shqipe një vit pas krijimit të tij. Plot 82 vite më parë, më 13 maj të vitit 1943, nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, Zëri i Amerikës foli për herë të parë në shqip.

Ndërsa bota po përjetonte mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, folësi i emisionit të parë të Zërit të Amerikës, William Hale, e hapi programin me fjalët që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.

Misioni i VOA-s që të përcillte informacione nga vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte, vijoi edhe përballë ashpërsisë së regjimit komunist shqiptar. Ai ishte pranë nesh në ngjarjet më të rëndësishme, si ardhja e pluralizmit politik apo Lufta e Kosovës, duke raportuar me profesionalizëm tiranitë kundër shqiptarëve.

Në një situatë ku polarizimi politik në vendin tonë ka arritur kulmin, mikrofoni i VOA-s shpesh ishte e vetmja dorë e zgjatur pas zhvillimeve të shoqërisë civile, konferencave për të drejtat e njeriut, duke raportuar atë që media tradicionale në vend as nuk e ka në agjendë, fuqizimin e vlerave të demokracisë.

Nga Shkodra në Tiranë, e më tej në Gjirokastër, korrespondentët e VOA-s mbanin ende pishtarin e gazetarisë lokale profesionale. Në një kohë kur gazetaria lokale është në gramat e fundit të raportimit cilësor, VOA transmetonte ngjarje në rajonin verior e jugor të vendit, duke mbajtur përgjegjës abuzuesit e pushtetit dhe censuruesit e demokracisë.

Ndoshta për Washingtonin përtej oqeanit duket banal raportimi që kam pasur nderin të përcjell tek VOA, për ndërrimin e matësve të ujit në Tiranë dhe për kanalizimet e “ujërave të zeza” (përdorura) në Durrës, por që ishin shumë më shumë se kaq.

Në thelb ato lidheshin me korrupsionin kapilar të niveleve të larta të politikës, biznesit dhe krimit të organizuar. Aktorë që jo vetëm po minojnë demokracinë tonë, por më shumë se kaq, po abuzojnë me financat kombëtare dhe ndërkombëtare, përmes kredive, huave dhe që shkelin hapur të drejtat e njeriut.

Zëri i Amerikës ka raportuar për zhvillimet më të rëndësishme botërore. Foto: Geri Emiri, Washington D.C.

“Ditari i Zërit të Amerikës”, ishte një zakon për shqiptarët kudo në botë, që ndiqnin shqipfolësit në studiot qendrore dhe kronikat e korrespondentëve që në orën 18:00 (me orën tonë), përcillnin informacionet në interesin publik të SHBA-së dhe shqiptarëve.

“Zëri i Amerikës, një fener shprese dhe të vërtete për qindra miliona anembanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale”, komentoi ish-drejtori për Euroazinë në Zërin e Amerikës, gazetari shqiptaro-amerikan Elez Biberaj, përmes një postimin në rrjetin social “Facebook”.

“Vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do të shkaktojë dëm të thellë në imazhin e SHBA-së, interesat e saj globale dhe promovimin e vlerave demokratike – dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë”, shtoi Biberaj.

Demokracia amerikane e frymëzuar nga Greqia dhe Roma e lashtë nuk mund të funksionojë kurrësesi pa lajmësit e saj. Nëse agjencitë e saj botërore, me fokus në Evropën Lindore, Azinë dhe Afrikën, do të reshtin së pushuari, zëri i “perandorisë” nuk do të arrijë më të përcillet në kohë dhe i pacenuar.

“Zëri i Amerikës do të paraqesë politikat e Shteteve të Bashkuara në mënyrë të qartë dhe efektive, si dhe do të paraqesë diskutime dhe opinione të përgjegjshme për këto politika”, ishte shënimi i shkruar në murin e studios qendrore të VOA-s, një deklaratë transparente dhe që e poziciononte atë si një prej elementeve të fuqisë amerikane.

Madhështia e SHBA-së ngrihej edhe mbi kolonat e VOA-s dhe të gjitha agjencive të USAGM-së, prandaj nëse Amerika do të jetë përsëri “e Madhe”, ajo nuk duhet të shuaj burimet e fuqisë së saj të butë.

The post Fundi i një epoke të artë: Shuarja e zërave të lirisë  first appeared on Amfora.

Durrësi përkujton “babain e arkeologjisë”, në 100 vjetorin e lindjes së Vangjel Toçit
Qytetarët e Durrësit përkujtuan një javë më parë në ditën e lindjes personalitetin e shquar të kulturës në Durrës, Vangjel Toçin, që ja kushtoi jetën kontributit për arkeologjinë e qytetit bregdetar.

Më 12 tetor, në ditën e lindjes duket se institucionet hodhën një sy ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të arkeologut Vangjel Toçi. Bashkia e Durrësit e nderoi atë me titullin “Qytetar Nderi”, duke ja dorëzuar titullin të birit të tij, Plarentit.

Vangjel Toçi e nisi kontributin për qytetin duke themeluar bibliotekën në vitin 1945, ku dhuroi 1000 libra dhe e drejtoi me sukses këtë institucion. Në vitin 1951 ai ngriti muzeun e parë arkeologjik të Durrësit dhe e drejtoi atë paralel me zbulimin e monumenteve madhështore të qytetit.

Në vitin 1966 ai zbuloi Amfiteatrin e Durrësit, një monument unikal në hapësirën shqiptare. Arkeologu Toçi ka udhëhequr të gjitha gërmimet arkeologjike në Durrës nga viti 1947, deri në vitin 1982.

Gjatë ceremonisë së nderimit të arkeologut Vangjel Toçi, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” Foto: Amfora.al

Kontributi i tij për muzetë ka qenë i gjithanshëm, duke ngritur edhe Muzeun e Luftës, Muzeun Etnografik dhe Galerinë e Arteve në Durrës, si edhe muzetë historik në Kavajë e Shijak. Të pranishmit ndoqën dokumentarin kushtuar jetës së Vangjel Toçit, përgatitur nga gazetari, Gëzim Kabashi dhe telekronisti, Astrit Tahiri.

Në aktivitetin e moderuar nga gazetari Bashkim Hoxha, arkeologu Afrim Hoti prezantoi librin që i kushtohet figurës së Vangjel Toçit, libër i cili do të mund të lexohet edhe në mënyrë elektronike në faqen web të Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Arkeologu Vangjel Toçi u lind më 11 tetor 1920 në qytetin e Elbasanit dhe ndërroi jetë më 29 janar të vitit 1999, në Durrës, në moshën 79 vjeçare. Vangjel Toçi mban firmën mbi zbulimet më madhështore të Durrësit, ndër to zbulimi i Amfiteatrit 1900-vjeçar, mozaikut të njohur me emrin “Bukuroshja e Durrësit”, termat (banjat) e periudhës romake në themelet e Teatrit Aleksandër Moisiu, mozaikun me kalë deti, si edhe zbulime të tjera.

Ai njihet edhe si “nuni i shqiptarëve”! Zbulimi prej tij i mbi 300 emrave ilirë në shtyllëzat funerale provoi praninë e elementit ilir në Durrës, emra me të cilët i janë vendosur mijëra shqiptarëve.

Në ceremoninë e organizuar në Teatrin “Aleksandër Moisiu” mori pjesë kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, ministrja e kulturës, Elva Margariti, drejtori i Qendrës Muzeore të Durrësit Alban Ramohitaj, si edhe shumë personalitete të njohura të qytetit.

*Foto në krye: Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, duke dorëzuar titullin “Qytetar Nderi” për arkeologun Vangjel Toçi, të birit, Plarentit. Foto: Amfora.al

The post Durrësi përkujton “babain e arkeologjisë”, në 100 vjetorin e lindjes së Vangjel Toçit first appeared on Amfora.

Etja për thesar ka kthyer përmbys zonat arkeologjike, arrestimi i trafikantëve në Durrës sinjal pozitiv
BLOG/

Policia e Durrësit arrestoi 3 trafikantë të objekteve arkeologjike dhe konfiskoi një amforë dhe basoreliev, të cilësuara nga arkeologët se përfaqësojnë vlera të veçanta. “Piratët e thesareve” ndër vite kanë dëmtuar parqet dhe zonat arkeologjike në kërkim të sendeve me vlerë, teksa shumica e rasteve mbeten pa autor.

Mëngjesin e së martës Policia e Durrësit njoftoi se arrestoi 3 persona qe tentuan të trafikonin 2 objekte të periudhës së antikitetit. Objektet e identifikuara si “vepra arti” sipas arkeologëve datojnë se paku 2600 vite më parë.

Operacioni policor i koduar “Antikat” përfundoi me arrestimin e 49 vjeçarit me iniciale A. V., banues në Fier, i cili drejtonte automjetin ku u gjetën veprat e artit, 37 vjeçari me iniciale A. V. dhe 48 vjeçari me iniciale R. Z., të dy banues në Tiranë.

Trafikantët e veprave të artit shpesh janë pjesë e grupeve të strukturuara të atyre që njihen si “gërmuesit klandestin” apo “kërkuesit e thesareve”. Pas 50 vjetësh arkeologët shqiptarë dhe ata gjermanë gërmuan në prill të vitit 2018 për të nxjerrë në dritë pjesë të rrënojave të qytetit antik të Zgërdheshit (Krujë), i pagëzuar që më 1854 si “Albanopolis”, qyteti që u dha njërin prej emrave shqiptarëve.

“Amfora.al” mësoi se pak ditë më pas banorët e zonës dhe punonjësit e pushtetit vendor kishin njoftuar policinë për shkak se ishin parë dhe konstatuar gërmime arkeologjike klandestine. “Piratët” u rikthyen sapo nuhatën zbulimet e reja që u ekspozuan në media. Më herët gropat e tyre kishin gërryer dyshemenë e kishës në kodër.

49 vjeçari i arrestuar sot në Durrës jetonte në Fier sipas policisë dhe siguronte veprat e artit, ndërsa dy personat e tjerë gjenin klientët për shitjen e tyre. Operacioni erdhi pas 3 javësh hetime dhe veprat sipas njoftimit për mediat do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila. Policia e Durrësit u shpreh se materialet do t’i kalojnë prokurorisë së qytetit, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.

Amfora e konfiskuar sot nga policia në Durrës. Foto: Policia e Durrësit.

Arkeologët në Durrës interpretuan se objekti prej qeramike është një “Amforë korintike e tipit A”, e cila i përket shekujve VI-V para Erës Sonë. Mendohet se ajo ka shërbyer për transportin e verës ose të vajit të ullirit në rrugë detare.

Specialistët e trashëgimisë kulturore u dukën entuziastë teksa u shprehën në kushtet e anonimatit se në fondin arkeologjik të Durrësit nuk ka asnjë ekzemplar të tillë që të jetë i plotë, por vetëm fragmente, teksa apeluan që gjetjet e konfiskuara në Durrës të dorëzohen dhe ekspozohen në muzeun arkeologjik të qytetit.

Për objektin e dytë, arkeologët u shprehën pa dashur të citohen se ngjason me një stelë varri dhe se ajo duket të jetë gdhendur mbi një gur gëlqeror që mund të jetë punuar nga mjeshtrat lokal dhe duke analizuar thellësinë e basorelievit mendohet se ajo është e periudhës helenistike, ngjashëm me moshën e amforës së zbuluar. Ajo paraqet një skenë ku shfaqet një njeri dhe përbri tij një kokë luani.

Basorelievi i konfiskuar sot nga policia në Durrës. Foto: Policia e Durrësit.

Klandestinët në kërkim të thesareve kanë kthyer përmbys zonat arkeologjike

Në muajin shkurt të vitit 2017 policia në Fier prangosi dy persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë. Ata u akuzuan për gërmime të paligjshme në Parkun Arkeologjik të Apolonisë dhe sipas raportimeve në media të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin u dyshuan se për një periudhë të gjatë kohe kanë gërmuar dhe kanë nxjerrë rreth 230 objekte arkeologjike, si bronz, hekur dhe qeramikë.

Policia e Fierit saktësoi se personat e arrestuar këto objekte i grumbullonin në banesa dhe më pas kishin qëllim trafikimin e tyre. Njoftimi në atë kohë raportoi se në banesën e njërit prej të arrestuarve u sekuestrua një pajisje detektor (kërkues metali) për gjurmim të antikuarëve.

Teksa rasti i Apolonisë ka të bëjë me gërmime pirate të mirë organizuara që janë pranë fshatrave, as qyteti antik i Orikut, që ndodhet brenda Bazës Ushtarake Detare të Pashalimanit (Vlorë) nuk i ka shpëtuar klandestinëve.

Në Nekropolin e Sadovinës arkeologët e Drejtorisë së Kulturës Vlorë në bashkëpunim me arkeologët e Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, gjatë muajit korrik 2015 kryen punime gërmim-shpëtimi në rreth 15 varre të dëmtuara nga gërmimet klandestine, ku kishin mbetur pas objekte zbukurimi prej ari, qelqi dhe sende të ngjashme me vlerë.

Varri i hapur nga klandestinët në Nekropolin e Sadovinës (Orikun) në vitin 2015 dhe i dokumentuar më pas nga arkeologët. Foto: Ministria e Kulturës.

“Varri i Çifutit” në Amantia në vitin 2013 u kthye përmbys nga piratët. Gurët e mëdhenj në formë drejtkëndëshi ishin shkallmuar nga etja për sende me vlerë, duke detyruar arkeologët e specialistët e monumenteve që në vitin 2019 së bashku me ekipet e huaja t’i rikthenin në vend përmes përdorimit të strukturave me vinç.

Nga analizimi i rasteve që janë raportuar zyrtarisht tek ish-Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, rezulton se shumica e gërmimeve klandestine kanë si subjekt varret, pasi shpesh të afërmit ritet e varrimit i shoqëronin me vendosjen pranë trupit të sendeve dhe objekteve me vlerë.

“Amfora.al” nga një vëzhgim [që do të ndiqet në publikime të ardhshme] ka konstatuar se në ambiente shërbimi, si hotele, restorante apo banesa, gjenden të ekspozuara objekte arkeologjike kryesisht amfora të cilat janë gjetur rastësisht apo janë blerë në tregun e zi.

Thashethemet e thesareve trazuan edhe qytetin e qetë të Bulqizës, zonë me potencial të lartë arkeologjik por e harruar nga institucionet e kulturës. Banorët e Valikardhës në Bulqizë denoncuan gërmimet me eskavatorë në një kodër ku besohet se ndodhen rrënojat e qytetit mesjetar të Geties. Policia tha se po hetonte ngjarjen, por ende nuk ka identifikuar thesar kërkuesit që ishin shfaqur aty me eskavatorë.

Zhytësit profesionistë kanë raportuar se anije të specializuara me pajisje për zhytje dhe vinça kanë rrezikuar arkeologjinë nënujore në Durrës dhe Vlorë, duke grabitur objektet prej qeramike apo ato të çmuara, nga anijet e mbytura që nisin që nga periudha ilire.

Mjafton të kërkosh në internet, në faqe ku shiten objekte të ndryshme mund të gjesh “qypa”, që emërtuar rëndom përfaqësojnë amfora që do i kishte zili çdo muze i botës apo përmes kërkimit në platforma të shitjeve “online”, si “Ebay”, mund të gjesh monedha të prera në Durrësin antik.

Ministria e Kulturës, Policia e Shtetit dhe prokuroritë ndryshe nga rasti i sotëm në Durrës, përgjithësisht për gërmimet klandestine si ato të përmendura më lart nuk kanë arritur të vendosin përpara drejtësisë autorët, duke i lënë dorë të lirë piratëve që bredhin nga njëri park arkeologjik në tjetrin dhe kryejnë arrestime që nuk kalojnë më shumë se 1 rast në vit.

SHËNIM: Foto në krye paraqet ekipin e specialistëve shqiptarë dhe të huaj që sistemuan në vitin 2019 “Varrin e Çifutit” në Amantia (Vlorë), pas shkatërrimit nga kërkuesit e thesareve në vitin 2013. Foto: Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë.

The post Etja për thesar ka kthyer përmbys zonat arkeologjike, arrestimi i trafikantëve në Durrës sinjal pozitiv first appeared on Amfora.

Kombi shqiptar humbi eruditin Moikom Zeqo, njeriu i letrave dhe pasionanti i arkeologjisë
Eruditi Moikom
Zeqo u shuajt në moshën 71 vjeçare mëngjesin e kësaj të hëne për tu përjetësuar
në panteonin e studiuesve më të shquar të kombit Shqiptar.

Prej kohësh i
kalonte javët midis apartamentit në kryeqytet dhe pavijonit të spitalit, ku trajtohej
për leuceminë akute, që po ja pakësonte ditët. I kredhur midis librave, nuk
reshti së publikuari poezi dhe publicistikë.

“Fata Morgana”,
ishte metafora me të cilën e titulloi librin e fundit. Kufizimin gjatë COVID-19
e shfrytëzoi për të hedhur në rreshta dorëshkrimet e poezive vetjake të viteve’
73 dhe ‘93.

Moikom Zeqo u lind
në Durrës më 3 qershor të vitit 1949. Me mbarimin e studimeve të larta në degën
e Gjuhë-Letërsisë fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”.
Shpejt pasionin për poezitë e ndërthuri me atë për arkeologjinë.

Në vitin 1979 ju
bashkua për 8 vite Muzeut Arkeologjik të Durrësit,  duke vijuar më tej si specialist në sektorin e
artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Zeqo ishte ndër të parët që realizuan zhytje me qëllime njohëse të arkeologjisë nënujore në Shqipëri, pak të njohur deri në atë kohë. Ndër vite ai ngriti zërin për dëmtimin e arkeologjisë në Shqipëri, e sidomos asaj në Durrës.

Në prill të vitit
2018 Moikom Zeqo dhe arkeologu Fatos Tartari u
shprehën për projektin e Bashkisë së Durrësit për ndërtimin e një nënkalimi
me platformë betoni dhe planin për ngritjen e pallatit të Drejtësisë në
lulishten e Mauzoleumit të Dëshmorëve, që rrezikonin me zhdukje pjesën e
mbijetuar deri më sot të lagjes antike romake dhe sipas arkeologëve rrezikohej
të zhdukej një epokë historike të shkëlqimit të qytetit bregdetar.

Përveç rezervave për
zhvillimin urbanistik të gabuar të qytetit të Durrësit, Zeqo zbuloi hapur
rriskun e lartë të dëmtimit të arkeologjisë nga ky projekt publik, i cili u
anulua më pas megjithëse Bashkia Durrës kishte prokuruar paratë për fazën e parë
të investimit.

Eruditi Zeqo është edhe autor i 100 librave në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja, si anglisht, spanjisht, gjermanisht etj. Në kohën e lirë ai i përkushtohej edhe pikturës e po aq kritikës së artit.

Në vitet e para të
pluralizmit politik ai u emërua kryetar i Komitetit të Kulturës dhe ju dha
portofoli i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Po në vitin 1991 u
zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe shërbeu deri në vitin 1996, duke
spikatur si një deputet me profil intelektual.

Pas shkëputjes nga
politika ai u zgjodh drejtor në Muzeun Historik Kombëtar. Zeqo vlerësohet sot si
një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare. Veprat e tij
dallohen për një stil lakonik, të ngjeshur dhe eruditë dhe mbahet si pionier i
post modernizmit në letrat shqipe.

Për kontributin e
tij për kombin ai u dekorua me Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj
Kastrioti Skënderbeu”. Për shkak të kufizimeve nga pandemia e COVID-19
Zeqo nuk do mundet të përcillet me të gjitha nderimet e merituara drejt banesës
së fundit.

Foto në krye: Moikom Zeqo në prill të vitit 2018, duke folur
gjatë një interviste për rrezikimin e arkeologjisë në Durrës. Foto: Geri Emiri,
Amfora.al

The post Kombi shqiptar humbi eruditin Moikom Zeqo, njeriu i letrave dhe pasionanti i arkeologjisë first appeared on Amfora.

Qeveria i vë kazmën trashëgimisë kulturore, shemb Teatrin Kombëtar dhe vlerat europiane
“Ditë e
trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Europë”, kështu nisi
postimi i organizatës për tashëgiminë kulturore, “Europa Nostra” paraditen e 17
majit. Në orët e para të mëngjesit qindra forca policie të maskuara nxorrën me
forcë aktorët dhe aktivistët që qëndronin në ambientet e Teatrit Kombëtar.

Operacioni u
pasua nga ndërhyrja e fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në
Bashkinë Tiranë që shembën godinaën e ndarë në Teatrin Kombëtar dhe Teatrin
Eksperimental.

Organizata
Europa Nostra përfshiu në mars të këtij viti Teatrin Kombëtar në listën e 7
ndërtesave më të rrezikuara në Europë, duke e cilësuar atë si, “Shembull i jashtëzakonshëm
i arkitekturës moderne italiane të viteve 1930, i cili është një nga qendrat më
të spikatura kulturore në vend”. Kjo përzgjedhje i dha shpresë aktivistëve për
të siguruar financime për restaurimin e godinës.

Godina e Teatrit Kombëtar të premten, më 15 maj 2020. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al

Këshilli
Bashkiak i Tiranës vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar pasi qeveria i kaloi
pronësinë e godinës.

Qeveria shqiptare
dhe e Bashkia Tiranës u treguan arrogante dhe shmangën dialogun që ishte këshilluar
shumë nga organizmat ndërkombëtarë. 2 ditë më parë komisionerja e BE-së për
Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë, Mariya Gabriel, kritikoi vendimin
e Bashkisë së Tiranës për të shembur Teatrin Kombëtar dhe kërkoi dialog mes
palëve.

Ndërtesa e
teatrit përfundoi në vitin 1939 dhe ishte e vetmja godinë futuriste e
inxhinierit dhe arkitektit italian, Giulio Berté, që u porosit nga Mbretëria
Shqiptare në bazë të marrëveshjes për planin rregullues të qendrës së
Tiranës. Fillimisht aty nisën aktivitete kulturore, artistike, sportive, duke u
përdorur edhe si kinema. Në vitin 1945 u bë edhe ndryshimi i fundit, duke u
shndërruar në Teatër Popullor dhe më pas në Kombëtar.

Në skenën e teatrit
u ngjitën për herë të parë aktorët që spikatën, si: Mihal Popi, Gjon
Karma, Liza Vorfi dhe të tjerë, duke ju bashkuar më vonë edhe aktorë si: Sandër
Prosi, Sulejman Pitarka, Besa Imami, Violeta Manushi dhe aktorë të
tjerë.

Beteja për mbrojtjen
e godinës së Teatrit Kombëtar nisi në shkurt të vitit 2018, kur qeveria Rama
njoftoi një projekt për ndërtimin e një teatri të ri përmes
Partneritetit-Publik-Privat (PPP), që përmes një ligji special do të lejonte
kompaninë “Fusha” sh.p.k të ndërtonte pa para godinën e teatrit, duke shfrytëzuar
në këmbim një pjesë të pronës publike për të ngritur 6 kulla.

Kontrata dështoi
dy vjet më vonë pas rezistencës së aktivistëve, të cilët e denoncuan atë si një
shembull i klientelizmit politik dhe si një sulm ndaj trashëgimisë kulturore të
vendit. Në muajin shkurt të këtij viti Bashkia Tiranë që ashtu si qeveria
deklaronte se nuk kishte para për të ndërtuar një tetër të ri, papritur njoftoi
se bisedimet me kontraktorin privat dështuan dhe se projekti do të zbatohej me
paratë e taksapaguesve.

Pas këtij
vendimi qeveria dhe bashkia vijuan revanshin që përfundoi ditën e sotme me
shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Qytetarë të shumtë megjithë kufizimeve
në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së COVID-19 protestuan dhe u përballën
me policinë përgjatë ditës së sotme kundër shembjes së godinës.

Reagimet pas
prishjes së godinave kanë qenë të shumta brenda dhe jashtë vendit, nga përfaqësues
të të gjitha fushave. Presidenti i vendit, Ilir Meta, e cilësoi si një akt
mafioz dhe duke i krahasuar pamjet me “kazmat” që shembën kishat dhe xhamitë në
vitin e mbrapshtë 1967.

Kreu i opozitës,
Luzlim Basha, e cilësoi si të papranueshme dhunën e ushtruar ndaj artistëve dhe
gazetarëve nga policia. “Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të
lirohen menjëherë!”, tha Basha.

Qytetarët dhe artistët protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar teksa përballen me Policinë Bashkiake dhe atë të Rendit. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN

Qeveria Rama më
herët përmes projektit kontrovers “Veliera” u përball me protestat e qytetarëve që kërkuan të
mos dëmtoheshin zbulimet arkoelogjike, që nisnin që nga periudha qytetare-ilire
dhe përfundonin me themelet e godinës madhështore të Princ Vidit, njohur si
konaku.

Pavarësisht padisë
gjyqësore dhe përballjes me kërkesat e qytetarëve, më 15 mars 2019 Bashkia Durrës
i
vuri kazmën zbulimeve arkeologjike, duke i rrafshuar pothuajse të gjitha
mbetjet arkeologjike. Në Durrës projektet publike vijojnë të rrezikojnë mbetjet
arkeologjike, teksa kujdesi për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e trashëgimisë
kulturore duket të mos jetë në agjendën e qeverisë.

*Foto në krye: Mbetjet e godinës së prishur të Teatrit Kombëtar, mesditën e 17 majit 2020. Burimi: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit/ Facebook.

The post Qeveria i vë kazmën trashëgimisë kulturore, shemb Teatrin Kombëtar dhe vlerat europiane first appeared on Amfora.

Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje gjatë situatës së COVID-19
Prej 2 muajsh qeveria shqiptare ka
ndërmarrë një sërë masash për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Institucionet
shtetërore janë përshtatur duke punuar nga shtëpia një pjesë e punonjësve dhe Vendimet
e Këshillave Bashkiak janë marrë “online” dhe jashtë vëmendjes së qytetarëve.

Një grupim organizatash dhe
aktivistësh të shoqërisë civile kanë dalë në një qendrim ku kërkojnë më shumë
transparencë. “Me shqetësim dhe përqasje konstruktive, ne konstatojmë se
situata e pandemisë ka krijuar një shkëputje të marrëdhënies dhe raportit midis
institucioneve të qeverisjes vendore dhe qytetarëve”, evidentohet në deklaratë.

Deklarata e përbashkët parashtron
se organizatat e shoqërisë civile, grupet informale dhe individët konstatojnë
se pavarësisht krizës, drejtuesit e institucioneve të qeverisjes vendore, në
përmbushje të kompetencave të tyre, duhet të krijojnë kushtet e nevojshme për
të funksionuar me transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, edhe si
domosdoshmëri e respektimit të kuadrit ligjor në fuqi që garanton pjesëmarrjen
e publikut në proceset vendimmarrëse të qeverisjes vendore.

Në përfundim të deklaratës së përbashkët
të 26 organizatave, grupimeve informale dhe individëve të angazhuar në shoqërinë
civile, i bëhet thirrje autoriteteve të qeverisjes vendore për 6 pika:

Të garantojnë procese transaperente vendimmarëse;

Të garantojë përfshirjen qytetare në proceset vendimmarëse;

Të garantojnë transparencë në procesin e menaxhimit të krizës Covid19 në nivel vendor;

Të garantojnë aksesin dhe përfshirjen e qytetarëve në diskutimet mbi buxhetet vendore;

Të ndjekin me përparësi ligjin “Për të Drejtën e Informimit”;

Të garantojnë aksesin efektiv të qytetarëve dhe aktorëve të shoqërisë civile në proceset e debatimit të çështjeve dhe marrjes së vendimeve nga Këshillat Bashkiakë.

Organizatat, grupimet informale dhe individët që nënshkruan
deklaratën janë si më poshtë:

Qendra Konsumatori Shqiptar (Durrës);                                             ABC Tirana Club
(Tiranë);

“Levizja per Zhvillimin e Turizmit” (Ksamil):                                                 Grupi
ATA (Kamëz);

”Nisma e Luleve” (Sarandë);                                                               Agritra
Vizion (Dibër);

Qëndresa Qytetare (Tiranë);                                                               Qendra
STEPS (Tiranë);

Together Foundation (Tiranë);                                                            Livia
Kreko (Durrës);

Për ju nëna dhe fëmijë (Kukës);                                                          Qendra
Agenda (Tiranë);

Instituti per Studimet Publike & Ligjore (Tiranë);                              Xhenis Kryekurti
(Tiranë)

Neë Bridges (Berat);                                                               Europartners
Development

Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome (Elbasan);                                        Grupimi
TAMAM Albania (Vorë);

Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore (Tiranë)                                 Raxhi Rakipi
(Elbasan);

Klubi Social Rinor (Shkodër)                                                             Behar
Dema (Maqellarë);

Qendra Durrësi Aktiv (Durrës);                                                          Partnerë për
Fëmijë (Kukës)

Citizens Channel (Tiranë)                                                                   Grupimi
Bicycle (Durrës)

*Foto në krye, protesta kundër importit të mbetjeve. Burimi: Geri Emiri/ Amfora.al

The post Organizatat e shoqërisë civile kërkojnë përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje gjatë situatës së COVID-19 first appeared on Amfora.

“Aretesi i Durrësit”, filozofi që nuk është njohur më parë
Nga *Dorian Hatibi

Qyteti i Durrësit përgjatë historisë është shquar për arkitekturën e spikatur, artin, portin dhe veprat e mëdha inxhinierike, por pak jemi njohur me filozofët e qytetit. “Aretesi i Durrësit” ishte një filozof dhe astronom që mendohet se jetoi në periudhën e antikitetit dhe sipas burimeve historike të zbuluara së fundmi qëndronte pëkrah kolosëve të filozofisë, si Aristoteli dhe Herakliti.

Në vitin 238 të Erës Sonë (e.s.) një autor latin me emrin Censorinus ka shkruar një vepër të
titulluar De Die Natali. Në këtë
përmbledhje ai i referohet edhe një personazhi që ai e quan Aretes Dyrrachinus (Aretesi i Durrësit).
Deri më sot nuk kemi asnjë referim tjetër në lidhje me Aretesin dhe çdo
informacion në lidhje me të na vjen nga Censorinusi. Por ndoshta kaq na mjafton
për të vizatuar siluetën e këtij mjeshtri të antikitetit.

Më tej në veprën e tij Censorinus
është orvatur të bëj një përmbledhje të dijes së deri atëhershme dhe historisë
së njerëzimit duke pasur si pikë referimi atë që greket, duke filluar me
Esiodin, e quanin Magnus Annus  (Viti i Madh), ndërsa romakët si Ovidi  e quanin Aurea
Aetas (Viti i Artë). Ky ishte një konceptim filozofik që e shihte jetën dhe
historinë si një cikël i cili përsëritet vazhdimisht, ku një “periudhë e artë”
pasohet nga një “periudhë e argjendtë”, pra më pak e shkëlqyeshme.

Aretes gëzonte një reputacion shumë pozitiv ndër inteletualët e kohës,
përderisa citohet në mesin e figurave të tilla si Aristarku i Samos, Aristotelit
dhe Heraklitit. Ai ka qënë një
kronograf, pra një historian i cili e mbështeste punën e tij historiografike
mbi idenë filofozofike greke të Magnus Annus.

Pikë së pari pavarësisht se ne nuk e dimë periudhën e saktë kur Aretesi ka
jetuar, mund të deduktojmë nga disa të dhëna të tërthorta që jep vetë
Censurino. Për shembull ai shprehet se vepra e tij është një “ripunim” i
veprave të humbura tashmë të historianëve dhe filozofëve Marcus Terentius Varro (116 Para Erës Sonë [p.e.s] – 27 p.e.s) dhe Gaius Suetonius Tranquillus (69 e.s –
122 e.s). Pra nga këtu mund të mendojmë se edhe Aretesi ka qenë pjesë e veprave
të ndryshme historike dhe filozofike të paktën që nga shekulli I p.e.s.

Diçka tjetër mund të na thotë edhe vetë emri Aretes, qartësisht me origjinë
helene dhe mbiemri Dyrrachinus, qartësisht romak. Nga këtu mund të dalim në përfundimin
se bëhet fjalë për një personazh që ka jetuar pasi Roma nisi sundimin mbi
qytetin e Dyrrahut por kur ky ishte ende nën influencën e fortë kulturore
helene.

Kështu mund të ngushtojmë periudhën e ekzistencës së tij në qytet nga
gjysma e dytë e shekullit II p.e.s deri aty nga fillimi i gjysmës së parë të
shekullit I p.e.s, pra midis viteve 150 p.e.s. – 50 p.e.s. Diçka më tepër dhe më
të sigurtë ne dimë në lidhje me veprën dhe mendimin e tij, i cili na përcillet
nga Censurino më me detaje.

Aretesi kishte arritur në përfundimin se bota kalon nëpër cikle të
rregullta ndriçimi dhe degradimi apo shkatërrimi (cataclysmos), të cilat ndodhin çdo 5552 vite.  Ky vit (ose “Viti më i Madh”, siç e quante
Aristoteli) niste kur dielli, hëna dhe të gjitha planetet përfundonin kursin e
tyre dhe riktheheshin në pikën e origjinës. Dimri i atij viti ishte tmerrësisht
i ftohtë dhe i gjatë, ndërsa vera jashtëzakonisht e nxehtë dhe e zjarrtë.  Aretesi pra ishte edhe një njohës shumë i mirë
i astronomisë.

Me siguri ai ka qenë autor i ndonjë vepre të njohur për kohën, e cila
fatkeqesisht nuk ka arritur të vij deri në ditët tona. Vepër e cila me sa
kuptohet duhet të ketë mbijetuar deri në kohën e Censorinos, pra deri në mesin
e shekullit të III. Tërmeti i dhunshëm i vitit 345 të Erës Sonë, i cili me
siguri shkatërroi bibliotekën e qytetit, dyndja e popujve dhe plaçkitjet që
pasuan i dhanë goditjen tjetër. Dyrrahu i rraskapitur mes gjëmash natyrore e rrokopujash
politike për pak e harroi filozofin e vet, i cili për nga referimi i qendronte në
krah më të medhenjëve të kohës së tij.

*Dorian Hatibi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Për më shumë se një dekadë ka ushtruar kompetencën e tij në fushën e çështjeve sociale, duke shërbyer për disa vite edhe si lektor i Psikologjisë Kulturore dhe Sociologjisë, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. Aktualisht është fokusuar në zbardhjen e identitetit kulturor dhe social të qytetit të Durrësit përgjatë historisë.

*Foto në krye, filozofi Sokrat. Burimi: Pixabay.

The post “Aretesi i Durrësit”, filozofi që nuk është njohur më parë first appeared on Amfora.

Parqet arkeologjike, shesh fushate elektorale dhe përshesh investimesh
KOMENT/

Shqipëria nga skaji verior në atë jugor ka një larmishmëri gjetjesh arkeologjike, që krijojnë një mozaik të kronologjisë të qytetërimeve të ngritura ndër shekuj në trojet tona.

Në qytetin e Fierit që prej vitit 2005, Apollonia funksionon si Park Arkeologjik Kombëtar. Apollonia u themelua si qytet në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit, nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti.

Rëndësi kjo që e ktheu në shënjestër të prag-fushatës elektorale të këtij viti, ku muajin e kaluar kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zgjodhi këtë park për të diskutuar në lidhje me platformën e LSI-së për zhvillimin e turizmit.

“Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme dhe ende në fillimet e veta të shfrytëzimit…por kryesisht është keqshfrytëzuar”, u shpreh Meta lirshëm për ministrinë që drejtohet nga socialistët. Por slogani “Një shans përmes turizmit” duket shumë ironik për këtë sektor. Shansin kjo parti që prej 8 vitesh ka kaluar nga kalicioni me të djathtët në atë me të majtët, mund t’ia kishte dhënë prej kohësh turizmit.

Ilir Meta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Datë 19 mars 2017/ Foto: Ora News

Mund ta kundërshtonte shkatërrimin e “Pompeit shqiptar” për ndërtimin e një kompleksi pallatesh në Durrës. Po ashtu për hir të turizmit ministria e Mjedisit mund t’i ndërpriste lidhjet që shkarkojnë ujëra të zeza në det, që u raportuan gushtin e kaluar nga Ishull.com

Por ndryshe nga kujdesi i LSI-së që mos t’i largohej kontekstit të turizmit dhe arkeologjisë, kryesocialisti Rama e përdori këtë muaj Parkun e Apollonisë si arenë e komunikimit me të rinjtë besnik të kësaj force politike. Por togfjalëshi që dominonte ishte, qeveri besimi, qeveri teknike dhe nuk dëgjohej gjëkundi mbrojtja e arkeologjisë, zhvillimi i turizmit apo ndonjë fjalë tjetër e huaj për investimet e qeverisë.

Edi Rama në Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Datë 7 prill 2017/ Foto: ERTV (Edi Rama TV)

Kryetari i Departamentit të Artit edhe Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi, reagoi për këtë ngjarje duke u shprehur ishte një shkelje e ligjit, pasi organizimi i çdo lloj aktiviteti që nuk ka në fokus vlera kulturore të lidhura drejtperdrejt apo indirekt me promovimin e trashgimisë kulturore apo të vetë sitit ku aktiviteti ndodh, është i ndaluar. Por edhe takimi për shpalosjen e programit të LSI-së për turizmin, duket se ka rënë në të njëjtën shkelje.

Meta e Rama mund t’i shpëtojnë skenës së krimit, rrethuar me shirita nga prokuroria e Durrësit në sheshin “Veliera”, por jo tokës së pasur të Apollonisë. Në fillim të muajit shkurt, dy vëllezër banorë të fshatit Radostimë në Fier, që ndodhet rrëzë kodrave të Apollonisë, u arrestuan nga policia që u gjeti 264 artefakte.

Nekropoli i Apollonisë na ishte shndërruar në “Park vjedhjesh” dhe megjithëse ka përgjegjës për ruajtjen e parkut, gjuetia e thesareve kryhej sikur po shponin blindat e “Velierës” në mes të ditës.

Por teksa u duk se politika ju shqep Apollonisë, një ngjarje me rëndësi për parkun, si rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe peizazhit në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, investim i Bashkimit Europian, u ul në nivelin e akuzave politike.

Kryeministri ndryshe nga muaji i kaluar, ku thumbonte aleatin e tij për vijimin e koalicionit, dje u shfaq duke u marrë me protestën e opozitës, në një ngjarje që mendohej se nuk na kishte lidhje me politikën.

Edi Rama në Parkun Arkeologjik të Apollonisë. Datë 24 prill 2017/ Foto: Ministria e Kulturës

Por zaptimi i një tempulli të kulturës, si Parku i Apollonisë, tregon varfërinë e investimeve për arkeologjinë në vend. Mund të ishte zgjedhur Parku Arkeologjik i Bylisit, ku ilirët kanë lënë gjurmët e tyre, por këtu nuk ka rrugë të mirë për të shkuar. Mund të ishte zgjedhur kalaja që mendohet si më e madhja e Ballkanit, ajo e Grezhdanit në Dibër, por ajo është harruar në tokat e fshatit.

Por mund të ishin zgjdhur edhe kodrat e Spitallës në Durrës, por atje gërmimet arkeologjike kanë dekada që nuk duken, periudha prehistorike, arkaike e në vijim është lënë të flejë e qetë, me shpresën se vilat luksoze të bregdetit të Kallmit, do të ngjiten edhe në kodër.

Por kryeministri njëkohësisht është edhe kreu i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe kur firmos për vijimin e “Rilindjes Urbane”, duhet të shoh zonifikimin arkeologjik të qytetit të Durrësit, se nuk ja kanë për borxh romakët, osmanët e kushedi se kush që t’i ngulin blindat e betonit pas shpine në kohë paqeje. Muajt e fundit janë firmosur një sërë projektesh publike dhe private, zona për të cilat ka punime shkencore që vërtetojnë praninë e objekteve të lashta, mozaikëve dhe ndërtimeve luksoze romake.

E teksa trashëgimia kulturore do të kthehet në kartë zgjedhore, post-zgjedhjet do të vulosin fatin e nëntokës së Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, pasi e sotmja nuk është tjetër vetëm se qetësia përpara stuhisë.

The post Parqet arkeologjike, shesh fushate elektorale dhe përshesh investimesh first appeared on Amfora.