Vlora - Amfora

Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria”
“Muze hebraik në godinën historike të Labërisë?”, hapej një video e  31 gushtit nga “Jeta Osh Qef”, duke shtuar në një tekst të gjatë se, “Sipas të dhënave historike të referuara, objekti lidhet me aktivitetin e Klubit patriotik ‘Labëria’, i themeluar nё Vlorë në vitin 1908”.

Videoja e lidhte kështu ndërtesën e muzeut që do t’i kushtohet hebrenjve në Vlorë, me veprimtarinë e Klubit Patriotik “Labëria” dhe pyeste nëse historia e saj do të ruhej pas transformimit në muze.

Por ndërtesa e Muzeut Hebraik nuk ndodhet në godinën e Klubit “Labëria” – që ka qenë vendosur në Muzeun aktual Etnografik të Vlorës. Dokumentet e projektit, aktet e Këshillit Bashkiak Vlorë dhe sqarimet e institucioneve tregojnë se janë dy ndërtesa të regjistruara veçmas dhe me funksione të ndryshme.

Në dokumentet publike quhet “Banesa pranë Klubit Labëria”, ndërsa në postimet në rrjetet sociale u paraqit si godina ku ishte themeluar vetë klubi, që arriti të krijonte një ortek reagimesh kundër vetë projektit të muzeut, aq sa u organizua edhe një protestë qytetare.

Narrativat i shkrinë dy ndërtesat në një

Skënder Spahiu, drejtor i muzeve lokale në Vlorë, shpjegoi për Amforën se Muzeu Hebraik po ngrihet në një banesë qytetare të viteve 1850, të veçuar nga Muzeu Etnografik. Sipas tij, vendndodhja e kantierit tregon se punimet zhvillohen në godinën fqinje dhe jo në muzeun ekzistues.

“Godina ndodhet rreth 10 metra në lindje të Muzeut Etnografik, në anë të rrugës automobilistike”, tha Spahiu.

Ky dallim ishte diskutuar përpara miratimit të projektit për ndërtimin e muzeut. Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës në 13 mars 2024, përfaqësuesi i Drejtorisë së Urbanistikës, Klaudio Mehmeti, ka shpjeguar se Muzeu Etnografik identifikohej me skedën numër 158, ndërsa ndërhyrja lejohej në banesën ngjitur, me skedën me numër 162.

Në procesverbal shënohet se “vetë Klubi Labëria nuk do të preket”. Edhe këshilltari Ervis Moçka ka deklaruar në atë mbledhje se prona e Muzeut Etnografik nuk përfshihej në projekt.

Projekti parashikon një kat nëntokësor në godinën e Muzeut Hebraik dhe përforcimin e themeleve të Muzeut Etnografik gjatë punimeve. Masat lidhen me mbrojtjen e monumentit fqinj, por dokumentet nuk parashikojnë ndryshimin e funksionit të tij apo kthimin në Muze Hebraik.

Dokumentacioni i projekt-zbatimit e identifikon vendin ku po ndërtohet Muzeu Hebraik si “Banesa pranë Klubit Labëria”. Raporti konstruktiv e përshkruan atë dhe Muzeun Etnografik si dy objekte të ndara me një fugë konstruktive.

Arkitekti Elis Baba publikoi në profilin e tij në Facebook një analizë, nga e cila kuptohet që ndërhyrja e re zhvillohet pranë Muzeut Etnografik, ish-Klubit “Labëria”. Megjithëse ngriti shqetësime për ndikimin pamor të projektit, ai e trajton muzeun e ri dhe monumentin historik si dy objekte të ndryshme.

Në faqen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Muzeu Hebraik paraqitet si projekt në vazhdim, me angazhim financiar prej 6.5 milionë dollarësh. Sipas fondacionit, ai do të tregojë historinë e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve dhe do të jetë pjesë e rijetësimit të qendrës historike të Vlorës.

Projekti arkitekturor u hartua nga studioja izraelite “Kimmel-Eshkolot Architects”, të cilën AADF e shpalli fituese të konkursit ndërkombëtar në vitin 2021.

“Islami Sot” vetëidentifikohet si media dhe shkruante më 25 gusht se, “Veç Muzeut Hebraik në Vlorë, një tjetër i këtij lloji është në plan për t’u ndërtuar dhe në Tiranë nga Fondacion Shqiptar-Amerikan AADF”.

Por pretendimi se AADF po ndërton dy muze hebraikë, një në Vlorë dhe një tjetër në Tiranë, nuk mbështetet nga informacionet zyrtare të publikuara deri më tani. AADF paraqet si projekt të vetin Muzeun Hebraik Shqiptar në Vlorë, për të cilin ka angazhuar 6.5 milionë dollarë, ndërsa nuk rezulton në portofolin e tij një muze i dytë hebraik në Tiranë.

Në vitin 2022, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ngritjen e një qendre hebraike në kryeqytet, ndërsa në prill 2026 Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit njoftoi marrëveshjen me Fondacionin Kulturor Besa, për krijimin e “Muzeut Besa” në Tiranë, i cili do të dokumentojë historitë e shqiptarëve që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga protesta te narrativa e “çifutizimit” të Vlorës

“Prishet Muzeu ku punoi Babai i Kombit dhe ndërtohet një muze për çifutët”, shkruante më 10 gusht Gëzim Zilja në një postim në Facebook. Postimi i ish-kryetarit të Bashkisë së Vlorës në vitet 1996-1997 e paraqiste Muzeun Hebraik si zëvendësues të Muzeut Etnografik, megjithëse punimet zhvilloheshin në godinën fqinje. Deri më 8 shtator, publikimi mori disa reagime nga ndjekësit e tij, me 386 pëlqime, 134 komente dhe 44 shpërndarje.

Postimi  u ribotua si shkrim më 12 gusht nga Gazeta Telegraf dhe u publikua nga media në internet, “Fjala e Lirë” me të njëjtin titull. Një ditë më pas, Shoqata “Labëria – Nderi i Kombit” kërkoi nga institucionet sqarime për projektin dhe për të ardhmen e godinës së ish-Klubit “Labëria”.

Më 31 gusht, Zilja e përsëriti pretendimin në një postim të titulluar, “Edi Rama ligjëron çifutizimin e Vlorës”. Projekti nuk paraqitej më vetëm si zëvendësim i një godine, por si pjesë e një ndryshimi më të gjerë të qytetit.

Në postim, kryeministrit Edi Rama i atribuohej fjalia se muzeu do të ndërtohej “në ambientet e ish-kubit patriotik ‘Labëria’”. Formulimi gjendej në një raportim të Euronews Albania, por ishte pjesë e tekstit të medias dhe jo e deklaratës së cituar të Ramës. Kryeministri kishte thënë se muzeu po ndërtohej “në lagjen e dikurshme të hebrenjve, afër sheshit kryesor të Vlorës”.

Pretendimet për godinën u shoqëruan nga një valë postimesh që sugjeronin se izraelitët po merrnin hapësirat e shqiptarëve dhe specifikisht si të lidhura me Vlorën. Më 11 gusht, llogaria “Histori Studentore” publikoi një grafikë me mbishkrimet “Vlorë, 2035”, “Tiranë, 2035” dhe “Shkodër, 2035”. Në fotografinë për Vlorën shfaqeshin “burra hebrenj ortodoksë”.

“Kjo nuk është shaka o njerëz!”, shkruhej në përshkrim. Postimi kishte rreth 1 mijë e 300 pëlqime dhe 223 komente deri më 8 shtator. Të tjera postime të ngjashme nxitën idenë e një targetimi të Vlorës prej izraelitëve.

Ajo që nisi si reagim në rrjetet sociale u pasua me thirrje për t’u bashkuar kundër projektit. Më 4 shtator, u publikua njoftimi për thirrjen e një proteste nga Eriselda Balliu dhe bashkëshorti i saj Baki Goxhaj, që u nda edhe nga kanale të tjera.

Në një video të ndarë para protestës, 4 qytetarë në moshë, “në emër të një grupi qytetar vlonjat”, bënë thirrjen, “Muze hebraik JO! Muzeu ‘Labëria’ PO!”. Postimi kërkonte anulimin e ndërtimit të muzeut para “Klubi Patriotik ‘Labëria’”, duke theksuar kundërshtimin absolut – Megjithëse një pjesë e postimeve i kishin ngatërruar 2 ndërtesat e ndryshme nga njëra-tjetra në një të vetme.

Një ditë më pas, një grupim qytetarësh protestuan pranë kantierit sipas raportimeve të medias lokale. Protestuesit kërkuan që Muzeu Hebraik të ndërtohej në një zonë tjetër. Historia kaloi nga rrjetet sociale në mediat në internet dhe mbërriti deri te protesta në Vlorë. Në debatin e krijuar ndërhyri edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili reagoi duke bërë dallimin mes dy godinave.

“Godina historike ku, në vitin 1908, u themelua Klubi Patriotik ‘Labëria’, nuk do të kthehet në muze hebraik […] Muzeu Hebraik po realizohet në një tjetër godinë, monument kulture, e regjistruar si ‘Banesa pranë Klubit Labëria’”, tha Gonxhja në fjalën e tij.

Deklarata e Gonxhes u deformua nga “Gazeta Impakt”, që u hap me titullin, “Edi Rama nxjerr Blendi Gonxhen që të shtyjë vlonjatët që protestojnë muzeumin izraelit”.

Në artikull më tej nuk paraqitej asnjë fakt që dëshmonte se kryeministri Rama e kishte “nxjerrë” apo urdhëruar ministrin Gonxhja për të ndikuar te protestuesit, por përkundrazi, kryesisht riprodhoi sqarimin e Gonxhes se Muzeu Hebraik Shqiptar po ndërtohet në godinën pranë Muzeut Etnografik dhe jo në godinën historike ku u ngrit Klubi Patriotik “Labëria”.

Klubi Atdhetar “Labëria” u themelua në Vlorë në vitin 1908, me Ismail Qemalin president nderi, dhe mbështeti përhapjen e gjuhës e të shkollave shqipe përpara shpalljes së Pavarësisë.

Një fjalë e deformuar nga projekti zyrtar, ajo “pranë”, ndihmoi në ndryshimin e narrativës dhe  dy godina të veçanta u paraqitën si një e vetme, duke nxitur një protestë në Vlorë dhe u zgjerua në pretendime për “çifutizimin” e qytetit, pa të dhëna reale për vendosjen e izraelitëve apo marrjen e hapësirave të caktuara.

The post Protesta kundër Muzeut Hebraik në Vlorë u maskua pas “Klubit Labëria” first appeared on Amfora.

Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Dajlanit në Vlorë, teksa ai po lëvizte me një motor.

40 vjeçari Mehmeti prej më shumë se dy dekadash ushtronte profesionin e gazetarit, duke raportuar kryesisht për zhvillimet në Qarkun e Vlorës dhe ishte i njohur gjerësisht në të gjithë vendin për historitë që sillte në ekran,

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, aksidenti ndodhi rreth orës 21:40, në një sipërfaqe bregdetare jashtë zonës rrugore, ku dyshohet se motomjeti me katër rrota (ATV) që drejtonte Mehmeti doli nga kontrolli dhe u përmbys.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar, i cili pësoi dëmtime të lehta, ndrësa rrethanat e aksidentit po hetohen nga prokuroria.

Për mijëra teleshikues dhe lexues, Enrik Mehmeti ishte fytyra e raportimeve nga Vlora për televizionin “News 24”. Për më shumë se njëzet vjet ai ndoqi nga afër ngjarjet që shënuan jetën e qytetit dhe të qarkut, duke raportuar me shpejtësi nga vendngjarja për ngjarjet kriminale, zhvillimet sociale dhe historitë njerëzore – që ishin pjesë e përditshmërisë së tij profesionale.

Karrierën e ndërtoi në terren për vite me radhë si korrespondent i “News 24”, ndërsa bashkëpunoi edhe me BalkanWeb, Gazetën Shqiptare dhe media lokale në Vlorë.

Përtej raportimit, Mehmeti ishte i përfshirë edhe në jetën e komunitetit të gazetarëve. Ai drejtonte degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun e Vlorës dhe ishte nismëtar i çmimeve “Petro Marko”, një përpjekje për të vlerësuar gazetarinë lokale dhe punën e reporterëve në këtë qark.

Në reagimin e tij, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e kujtoi si një gazetar energjik, të angazhuar në kauza qytetare dhe sociale, një koleg që e shihte gazetarinë jo vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi ndaj komunitetit.

“Si gazetar pasionant Enriku ishte mik dhe bashkëpunëtor me dhjetra intelektualë, artistë dhe sportistë të qytetit dhe zonave të tjera të vendit”, shkroi Unioni në “Facebook”.

Po ashtu Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e vlerësoi për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin informoi publikun për vite me radhë.

“Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut”, u shpreh Asosacioni në një deklaratë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u përhap me shpejtësi në redaksitë e mediave shqiptare dhe në rrjetet sociale, duke sjellë mesazhe ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë që e kishin njohur përmes punës së tij.

Enrik Mehmeti u largua në kulmin e pjekurisë profesionale. Ai la pas bashkëshorten, dy fëmijët e vegjël, familjen, miqtë dhe një boshllëk në gazetarinë e Vlorës, qytetit që e raportoi çdo ditë dhe të cilit i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale.

The post Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti first appeared on Amfora.

Sazani, ishulli që flet përmes natyrës
Përballë hyrjes së Gjirit të Vlorës, Sazani është ishulli më i madh i bregdetit shqiptar dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. I vendosur rreth 9 milje detare nga Porti i Vlorës, ai ka shërbyer ndër dekada si pikë me rëndësi strategjike falë pozicionit të tij mes ngushticës së Otrantos dhe brigjeve shqiptare. Sot, ishulli përfaqëson një nga destinacionet më të veçanta të turizmit natyror në vend.

Porti i Ishullit të Sazanit. Foto: Media Amfora

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.

Pamje e Gjirit të Shën Nikollës. Foto: Media Amfora

Për dekada me radhë, Sazani funksion si bazë ushtarake dhe hyrja në ishull ishte e ndaluar për publikun për shumë vite. Edhe sot ruhen bunkerë, tunele, magazina dhe ndërtesa që dëshmojnë periudhën kur ishulli kishte një rol strategjik në mbrojtjen bregdetare të Shqipërisë. Historia e ishullit dhe transformimi i tij kanë bërë që të trajtohet si postblloku turistik i Vlorës.

Objekte të  bazës ushtarake në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Vegjetacioni mesdhetar në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Prej vitit 2015, Ishulli i Sazanit është i hapur për vizitorët përmes tureve ditore me anije dhe gomone nga Vlora. Edhe pse ishulli mbetet zonë ushtarake, turistët mund ta vizitojnë duke ndjekur itineraret e përcaktuara, ndërsa në disa sektorë ruhen ende tabela që sinjalizojnë monitorimin me kamera dhe kufizime të caktuara për aksesin. Në ishull nuk ka bare, restorante apo markete, ndaj vizitorët duhet të marrin me vete ujë dhe ushqime përpara nisjes.

Vizitorë gjatë turit në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora

Krahas peizazhit dhe historisë, Sazani njihet edhe për pasurinë e florës dhe faunës, të ruajtur falë izolimit të tij për dekada. Studimet kanë evidentuar vlera të rëndësishme të biodiversitetit, por edhe nevojën për mbrojtjen e ekosistemit nga ndërhyrjet që mund të cenojnë ekuilibrin natyror. Ruajtja e kësaj pasurie mbetet një nga sfidat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të ishullit.

Në brendësi të Sazanit. Foto: Media Amfora

Sot, Sazani mbetet një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë, ku peizazhi, biodiversiteti dhe gjurmët e së kaluarës bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Natyra vazhdon të jetë dëshmitarja më e mirë e historisë së ishullit, duke i dhënë Sazanit një identitet që vijon të tërheqë vizitorë dhe studiues.

The post Sazani, ishulli që flet përmes natyrës first appeared on Amfora.

Vjosë-Narta hyn në raportin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë
Parlamenti Evropian miratoi më 17 qershor në Strasburg raportin vjetor për Shqipërinë, dokumentin që vlerëson ecurinë e vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat që mbeten përpara integrimit.

“Eurodeputetët mirëpresin progresin e shpejtë të Shqipërisë në vitet e fundit dhe u bëjnë thirrje autoriteteve të sigurojnë zbatimin e plotë të legjislacionit të miratuar”, shkruhet në njoftimin për shtyp të Parlamentit Evropian pas votimit të raportit për Shqipërinë.

Pavarësisht progresit, Parlamenti Evropian vlerëson se Shqipëria vijon të përballet me sfida si tejkalimi i polarizimit politik, përmirësimi i kulturës politike, forcimi i shtetit të së drejtës dhe konsolidimi i reformave kundër korrupsionit.

Në dokument, eurodeputetët theksojnë se ritmi i procesit të anëtarësimit do të varet nga cilësia e reformave që do të ndërmarrë Shqipëria në vitet e ardhshme.

“Cilësia e reformave të vendit do të përcaktojë afatin e anëtarësimit të tij”, shkruhet në njoftim.

Përtej mesazheve mbi integrimin evropian, organizatat mjedisore që ndoqën nga afër procesin në Strasburg e përqendruan vëmendjen te një amendament i përfshirë në raport, i cili lidhet me zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Sipas një njoftimi të publikuar nga “BirdLife Europe” një rrjet organizatash për mbrojtjen e natyrës në Evropë, rezoluta e miratuar nga Parlamenti Evropian shpreh shqetësim për zhvillimet në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë dhe kërkon rishikimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

“Rezoluta kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura të Shqipërisë”, shkroi organizata “BirdLife Europe” në një njoftim për shtyp të mërkurën.

Në të njëjtin njoftim thuhet se rezoluta kërkon gjithashtu një moratorium të menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit me standardet europiane të mbrojtjes së natyrës.

“Ajo kërkon gjithashtu një moratorium të menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të shfuqizohen dhe të garantohet përputhja e plotë me standardet europiane të mbrojtjes së natyrës”, shkroi organizata.

Organizata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), partnere e “BirdLife Europe” e cilësoi votimin si një mbështetje për kërkesat e organizatave që kundërshtojnë ndërhyrjet në Vjosë-Nartë.

“Thirrja e Parlamentit Evropian për një moratorium të menjëhershëm është pikërisht ajo që nevojitet në përpjekjen tonë për të mbrojtur Vjosë-Nartën. Ajo u jep autoriteteve shqiptare kohën dhe qartësinë për t’u përafruar me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës dhe për të shmangur gabime të pakthyeshme,” deklaroi Joni Vorpsi, drejtues i Politikave dhe Avokimit në PPNEA.

Pse po protestohet?

Vjosë-Narta është një nga zonat e mbrojtura më të rëndësishme në Shqipëri, e njohur për lagunën, dunat ranore dhe habitatet që strehojnë qindra lloje shpendësh e speciesh të mbrojtura. Javët e fundit, zona është kthyer në qendër të debatit publik për shkak të planeve për zhvillime turistike dhe ndryshimeve të miratuara në ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Pjesëmarrës në protestë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë. Foto: Media Amfora

Kundërshtimi i këtyre zhvillimeve ka nxitur protesta në Tiranë dhe reagime të vazhdueshme nga organizatat mjedisore, të cilat kërkojnë ruajtjen e statusit mbrojtës të zonës dhe respektimin e standardeve europiane të mbrojtjes së natyrës.

Vjosë-Narta është pjesë e sistemit të fundit deltore të paprekur në Mesdhe. Ajo strehon më shumë se 200 lloje shpendësh dhe mbi 70 specie të rrezikuara, ndërsa ndodhet në një nga korridoret më të rëndësishme migratore të Europës.

Vjosë-Narta është kthyer në simbol të debatit mbi zhvillimin turistik dhe mbrojtjen e natyrës, një diskutim që është zgjeruar përtej kësaj zone dhe prek të ardhmen e zonave të mbrojtura në të gjithë vendin.

Sipas “BirdLife Europe” dhe PPNEA, debati nuk lidhet vetëm me një projekt të vetëm në Vjosë-Nartë, por edhe me ndryshimet e miratuara në ligjin për Zonat e Mbrojtura gjatë vitit 2024.

Debati për Vjosë-Nartën është zhvilluar paralelisht me kundërshtimet e organizatave mjedisore ndaj ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura. Ato kanë kërkuar rishikimin e ligjit, duke argumentuar se dispozitat e reja mund të lejojnë zhvillime turistike brenda territoreve të mbrojtura dhe të dobësojnë mekanizmat e kontrollit mjedisor.

Nga ana tjetër, institucionet shtetërore kanë mbrojtur ndryshimet ligjore dhe projektet e zhvillimit, duke argumentuar se investimet mund të bashkëjetojnë me mbrojtjen e mjedisit përmes procedurave të parashikuara nga ligji dhe standardeve të vlerësimit mjedisor.

The post Vjosë-Narta hyn në raportin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë first appeared on Amfora.

“Gaza e dytë në Zvërnec”, si po ndërtohet një teori konspirative për Izraelin në Shqipëri
Pretendimet se në Zvërnec po ndërtohet një “Gaza e dytë” apo se Shqipëria po përgatitet të presë kolonë izraelitë kanë fituar terren në rrjetet sociale gjatë javëve të fundit, duke u shoqëruar me mijëra shpërndarje, komente dhe reagime publike. Narrativa është lidhur me projektin turistik që parashikohet të zhvillohet në zonë, por edhe me një sërë interpretimesh historike që qarkullojnë prej vitesh në qarqe konspirative. Nga një propozim privat i vitit 1945 deri te postimet virale të ditëve të fundit, do të analizojmë dokumentet historike, origjinën e këtyre pretendimeve dhe mënyrën se si ato po ndikojnë debatin publik rreth një prej projekteve më të diskutueshme në bregdetin shqiptar.

Konteksti historik

Kur Partia Nacionalsocialiste e Adolf Hitler-it u ngjit në pushtet në vitin 1933, hebrenjtë e dinin se jeta dhe e ardhmja e tyre nuk ishte e sigurt në Gjermani apo në vendet me ndikim të fortë gjerman. Raul Hilberg tek libri i tij “The Destruction of the European Jews”, publikuar nga Yale University Press, del në përfundimin se mes viteve ‘33 – ‘39, më shumë se 500 mijë hebrenj u larguan nga Gjermania dhe Evropa Qëndrore për në vende të tjera. Më shumë se 30% e tyre u shpëtua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rreth 15% nga Britania e Madhe. Gjithësesi më shumë se 250 mijë hebrenj të tjerë, mes viteve ‘33-’39, endeshin nga një shtet në një shtet tjetër, pa një vendodhje të sigurt. Aq problematike u bë situata, sa që presidenti i SHBA-së, Franklin Roosevelt, thirri në korrik të vitit 1938 në Evian-les-Bains të Francës, një Konferencë të madhe, ku morën pjesë 32 shtete. Edhe pse u fut në histori si “Konferenca e Evianit”, ajo nuk ndikoi pothuajse fare në zgjidhjen e problemit. Me shumë se çerek milioni hebrenj endeshin në Evropë.

Dështimi i Konferencës së Evianit bëri që lider të veçantë t’i kërkonin në mënyre gjysmë zyrtare qeverive të ndryshme evropiane pranimin e hebrenjve si refugjatë. Në këtë kontekst në janar të vitit 1939, Winston Churchill i kërkoi Ahmet Zogut që të strehonte një pjesë të hebrenjve edhe në Shqipëri. Kjo nuk ishte një lëvizje e izoluar. Mes viteve 1934-1936 disa përfaqësues të emigrantëve hebrenj nga Komiteti Qëndror i Emigrantëve të Gjermanisë në Londër, i kishin kërkuar në formë gjysmë zyrtare konusllatës tonë në Vjenë mundësinë e një zhvendosje në Shqipëri. Por ndryshe nga çfarë kërkon propaganda dezinformuese iraniane sot, Shqipëria asokohe ishte vetëm njëra nga dhjetëra vendet që ju kërkua një gjë e tillë. Për shembull, kërkesa të tilla ju bënë edhe Argjentinës, Kanadasë, Australisë, Zelandës së Re, Ugandës, Panamasë dhe vendeve të tjera.

Fatkeqësisht evakuimi i hebrenjve nuk u realizua në kohë dhe shumica dërrmuese e 250 mijë hebrenjve që endeshin në Evropën Qendrore prej vitit 1933, u kapën dhe u mbyllën në kampet e tmerrshme të përqendrimit bashkë me 5.5 milionë hebrenj të tjerë nga Franca, Italia, Polonia, Ballkani dhe vende të tjera. Në fund të Luftës së Dytë Botërore nga 10 milionë hebrenj që banonin në Evropë përpara luftës, kishin mbetur gjallë vetëm 3.5 – 4 milion hebrenj. Shumë prej këtyre kishin humbur shtëpitë, pasurinë, të afërmit, shëndetin dhe tashmë ishin kthyer në një problem shumë të madh për qeveritë evropiane që po tentonin të ringrinin kontinentin e shpartalluar nga lufta.

Në këtë kontekst, një gazetar me emrin Leo Elton, i cili kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1935, i dërgon në vitin 1945 Judah Magnes, në atë kohë president i Universitetit Hebraik, një raport të titulluar, “Impressions of a Visit to Albania with some observations upon the opportunities open to Jewish settlers in that country” (“Përshtypje nga një vizitë në Shqipëri, me disa vëzhgime mbi mundësitë që u ofrohen kolonëve hebrenj në këtë vend”). Në këtë raport Elton i propozon Universitetit Hebraik që emigrantët e pas Luftës së Dytë Botërore me origjinë hebreje të vendosheshin në Shqipëri. Propozimi nuk u mor kurrë në konsideratë dhe madje ai as nuk u dorëzua apo u protokollua tek britanikët. Elton-it madje nuk ju kthye përgjigje as nga universiteti. Dokumenti i tij nuk u shqyrtua kurrë nga asnjë qeveri izraelite apo nga ndonjë komision hebre. As qeverisë shqiptare nuk ju kërkua kurrë në asnjë formë që të pranonte pas vitit 1945 emigrantë hebrenj të mbijetuar nga Lufta II Botërore. Nuk kemi asnjë letër apo përmendje tjetër nga qeveritë shqiptare, britanike apo të Lidhjes së Kombeve për propozimin e Elton-it. Asnjë referencë diplomatike nuk tregon se Shqipëria apo Britania e shqyrtoi idenë, ndryshe për shembull nga Uganda, ku ka vendime formale të Kongresit, dokumente dhe të ngjashme. Pra propozimi ishte thjeshtë një iniciativë (hipotezë) romantike private e një gazetari, i cili me sa duket ishte dashuruar me Shqipërinë dhe kërkonte ta kthente atë në një atdhe të dytë.

Narrativa e rreme për kolonët izraelitë

Por kaq mjaftoi që në Shqipëri Irani dhe disa qarqe turke, që janë armiqësore me Izraelin, të ndërtonin pas vitit 2016 një narrativë sipas së cilës hebrenjtë do të silleshin në Shqipëri masivisht dhe se dalëngadalë do të zhduknin shqiptarët për t’i marrë atyre tokën dhe burimet natyrore. Faqet dhe individët që ndajnë këtë propagandë janë të pozicionuar herëshëm pro narrativave iraniane dhe sipas verifikimeve të Medias Amfora janë të lidhura me to. Kjo sigurisht shoqërohet me narrativën se hebrenjtë janë vrasës fëmijësh, përdhosës të besimit kristian dhe mysliman. Disa nga këto burime citojnë njëfarë John Kiriakou, të cilin e prezantojnë si një ish-agjent të CIA-s. Ai paraqitet në një intervistë qartazi të keqkuptuar, ku pohon se, “Izraelitët po blejnë prona në Shqipëri dhe Greqi, në rast se gjërat përkeqësohen në Izrael”. Pre e kësaj propagande iraniane kanë rënë edhe faktor politik lokal në disa qarqe të vendit.

Narrativa është mbështetur menjëherë edhe nga qarqet filoruse në Shqipëri, që korrenspondojnë me grupe të caktuara konspiracionistësh anti-amerikan dhe anti-izraelit. Një syresh i famshëm prej tyre, tregohet i shqetësuar në një video duke pohuar se, “Do na e marrin atedheun ngadalë-ngadalë”. Ai lë të kuptohet se, “ata maskarenjtë nga Lindja e Mesme” (pra izraelitët!) së shpejti do të marrin fushat e Devollit, Myzeqesë, e të tjera dhe se shqiptarët do t’i mbajnë si shërbëtorë. Merret pra si i sigurt lajmi që hebrenjtë po vijnë në Shqipëri. E gjitha kjo e shoqëruar me mijëra “Pëlqime”, “Ndarje” dhe “Komente” nga audienca të rëna pre e kësaj retorike, përfshirë ata me qëllime të pastra politike dhe ekonomike. Në disa faqe në “Facebook” dhe në “Instagram”, me 150 mijë ndjekës disa prej tyre, i bëhët madje thirrje diasporës që të ndalojë këtë “Gaza të dytë”.

Përmes kësaj narrative synohen sigurisht disa objektiva. Së pari, duke qenë se publikisht investimi është lidhur në mënyrë indirekte me familjen Trump, kërkohet të ngrihet një narrativë anti-amerikane sipas të cilës amerikanët në Shqipëri nuk interesohen shumë për vendin tonë dhe për shqiptarët, por për punët e tyre. Familja Trump paraqitet si një bashkëpunëtore e Ramës dhe si pasojë po aq e korruptuar sa ai. Pra nëse dikush e urren Ramën nuk mund të mos urrejë edhe amerikanët dhe Trump-in.

Së dyti narrativa ka si objektiv krijimin e një fryme anti-semite, por kësaj here duke përdorur nacionalizmin shqiptar. Izraeli paraqitet si shteti që vret fëmijët e palestinezëve dhe i merr atyre tokat, e po vjen të vrasi fëmijët dhe të na marri tokat tona.

Së treti krijimi i një fryme pro-iraniane duke demonizuar dhe stigmatizuar amerikanët e izraelitët dhe sigurisht goditja e aleatëve të tyre të MEK-ut në Shqipëri. Nën frymën e, “miku i armikut tim është armiku im”, propaganda e Iranit kërkon që të paraqesi edhe MEK-un si një bashkëpunëtor në vrasjen dhe grabitjen hipotetike që do të ndodhi në të ardhmen e afërt.

Narrativa që paraqet hebrenjtë si një kërcënim për shqiptarët synon të gjejë terren edhe në një qytet si Vlora, historia e të cilit dëshmon të kundërtën. Prania hebraike në qytet daton prej shekujsh dhe ka lënë gjurmë të dukshme në trashëgiminë lokale, nga toponimia e deri te banesat historike që ruhen ende sot. Në fillim të shekullit XVI, komuniteti hebraik përbënte një pjesë të rëndësishme të popullsisë së Vlorës, ndërsa qyteti kishte sinagogën e vet dhe një lagje që edhe sot njihet si “Rruga e Hebrenjve”. Hebrenjtë u integruan në jetën ekonomike dhe shoqërore të qytetit, duke ndërtuar një model bashkëjetese që mbijetoi për shekuj dhe u dëshmua edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur shumë prej tyre gjetën strehë dhe mbrojtje nga familjet shqiptare. Për këtë arsye, pretendimet që i paraqesin sot hebrenjtë si një rrezik për identitetin apo territorin shqiptar bien ndesh jo vetëm me faktet aktuale, por edhe me vetë historinë e Vlorës.

Sidoqoftë, përtej propagandës nuk qëndron asgjë e vërtetë. Asnjë grup kolonësh izraelitë nuk do të vijë në Shqipëri. Ai që po ndërtohet në Zvërnec është një resort turistik që publikisht nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me interesa izraelite në rajon dhe as synon të kthehet në një rezidencë speciale për ta. Në këtë kontekst, postimet e kombinuara në mediat sociale me qasje të tillë, përveçse ushqejnë dhe fuqizojnë narrativa të aktorëve të huaj që synojnë të paraqesin Shqipërinë si territor të paqëndrueshëm, e largojnë debatin nga çështjet thelbësore. Në vend që vëmendja të përqendrohet te respektimi i të drejtës së pronës së banorëve të zonës dhe te mbrojtja e pasurisë natyrore të garantuar me ligj, diskutimi zhvendoset drejt pretendimeve të pabazuara dhe teorive konspirative.

The post “Gaza e dytë në Zvërnec”, si po ndërtohet një teori konspirative për Izraelin në Shqipëri first appeared on Amfora.

Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Në Tragjas të Vlorës, gjatë muajve të fundit ndërtimi i një ujësjellësi që synon devijimin e ujit nga burimi natyror i Izvorit drejt zonave turistike të investimeve strategjike ka prodhuar rezistencë të hapur të banorëve, të cilët kundërshtojnë një projekt të mbështetur nga institucionet si zhvillim, por që sipas tyre rrezikon furnizimin jetik me ujë dhe ndryshon në mënyrë të pakthyeshme raportin mes komunitetit dhe burimeve të tij natyrore.

“Kur një projekt për shfrytëzimin e burimeve ujore kundërshtohet nga komuniteti, kjo tregon se procedurat ligjore kanë dështuar. Në raste të tilla mungon konsultimi publik, mungon transparenca dhe vendimmarrja bëhet në mënyrë arbitrare, pa u marrë parasysh ndikimi real mbi komunitetin dhe mjedisin”, tha Niko Dumani, ambientalist, për Median Amfora.

Problemi i ujësjellësve në jug të vendit nuk lidhet me mungesën e projekteve, por me mënyrën se si burimet natyrore po përdoren për të përballuar zgjerimin e shpejtë të zonave turistike, shpesh pa një planifikim të balancuar mes nevojave të komuniteteve ekzistuese dhe kërkesave të resorteve dhe investimeve të reja.

“Uji i Tragjasit nuk është vetëm për fshatin, por për gjithë zonën, për të pirë, për bujqësinë dhe për gjelbërimin. Marrja e tij për projekte turistike rrezikon furnizimin jetik të komunitetit dhe shkatërron një ekuilibër që ka ekzistuar prej brezash”, tha Hodo Kabello, ish-banor i Tragjasit, për Median Amfora.

Uji si burim jete për komunitetin

Në hyrje të fshatit, përgjatë aksit rrugor Vlorë – Orikum, një tabelë e mbetur nga protestat e nisura në fund të shkurtit dhe të intensifikuara gjatë marsit 2025 mban ende të shkruar mesazhin “Sot jemi një, për Tragjasin tonë”, duke e bërë të dukshme rezistencën e një komuniteti që e ka shndërruar kundërshtimin në qëndrim të përditshëm. Pamjet e shtëpive, rrugëve dhe hapësirave përreth burimit tregojnë një territor të banuar dhe funksional, ku uji lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme dhe jo me një projekt në letër. Fshati ndodhet rreth 20 kilometra në jug të qytetit të Vlorës, një afërsi që e ka vendosur në vijën e parë të presionit për shfrytëzimin e burimeve natyrore në funksion të zhvillimit turistik.

Në fillim të vitit 2025, në zonë u dëgjua për herë të parë se po përgatitej ndërtimi i një ujësjellësi, një lajm që fillimisht u përhap mes banorëve përmes informacionit informal dhe u bë konkret kur në terren u panë mjetet e rënda. Shfaqja e tyre nxiti reagimin e banorëve, të cilët shprehën frikën se projekti do të sillte marrjen e ujit nga burimet natyrore të zonës dhe rrezikimin e furnizimit të tyre jetik.

Në lidhje me ndërtimin e ujësjellësit në zonë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK) pranon se bëhet fjalë për një projekt që ka në fokus zonat bregdetare dhe zonat që lidhen me investimet strategjike. “Projekti i furnizimit me ujë të zonave bregdetare dhe zonave të investimit strategjik Draleos–Drimadhë–Dhërmi është një investim që bëhet nga Buxheti i Shtetit nëpërmjet AKUK”, tha institucioni në një përgjigje për median Amfora. Sipas AKUK, vlera e këtij investimi është rreth 943 milionë lekë, ndërsa zbatimi i tij ka nisur në muajin shkurt 2025.

Për banorët e Tragjasit, shfaqja e projektit dhe nisja e punimeve nuk u perceptuan si zhvillim, por si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj burimit kryesor të jetesës së zonës. Frika nga marrja e ujit të Izvorit u shndërrua shpejt në reagim kolektiv, me mbledhje, peticione dhe kundërshtim të hapur në terren, ndërsa shumë prej banorëve theksojnë se nuk janë konsultuar dhe nuk janë informuar për pasojat që projekti mund të ketë mbi furnizimin e tyre me ujë, bujqësinë dhe ekuilibrin natyror të zonës.

“Sot po përballemi me një problem serioz, sepse po kërkohet që uji i Tragjasit të merret për t’u çuar drejt zonave turistike në jug. Kjo ka ngritur të gjithë fshatin në këmbë, sepse nuk ka asnjë kuptim që t’i hiqet uji një komuniteti për t’ia dhënë interesave që synojnë përfitim ekonomik”, tha Hodo Kabello, ish-banor i Tragjasit, për Median Amfora.

Në lidhje me përfituesit e projektit, AKUK sqaron se investimi synon të furnizojë me ujë zonat turistike bregdetare. “Përfituesit e realizimit të këtij investimi do të jenë fshatrat Palasë, Gjilekë, Kondraq dhe Dhërmi si dhe gjithë zonën turistike bregdetare”, tha institucioni në përgjigjen për median Amfora.

Për banorët e Tragjasit, një pjesë e të cilëve janë kthyer nga emigrimi për të vazhduar jetën në vendin e tyre, uji nuk është vetëm burim natyror, por kusht bazë për të qëndruar, për të punuar tokën dhe për të parë një perspektivë në zonë. Ata e lidhin drejtpërdrejt marrjen e ujit me rrezikun e braktisjes së fshatit dhe humbjen e çdo shprese për zhvillim lokal.

“Kam jetuar dhe punuar për shumë vite në emigrim dhe u ktheva për të ndërtuar jetën këtu. Këto burime uji kanë mbajtur gjithmonë fshatin gjallë, për bujqësinë, për bagëtinë dhe për jetesën. Nëse na merret uji, këtu nuk ka më asnjë mundësi për të qëndruar”, tha Emiljano Daupi, banor i Tragjasit, për Median Amfora.

Fjala e banorëve e zhvendos debatin nga një çështje infrastrukturore në një problem ekzistence, ku uji nuk përfaqëson thjesht një burim natyror, por bazën e jetesës, të qëndrimit në zonë dhe të çdo perspektive zhvillimi lokal.

“Uji i Izvorit ka qenë gjithmonë jeta e këtij fshati. Me këtë ujë janë vaditur tokat, janë mbajtur familjet dhe është ruajtur gjelbërimi. Nëse na hiqet ky burim, na hiqet arsyeja për të jetuar këtu”, tha Perlat Baco, një tjetër banor i Tragjasit.

Burimi i Izvorit përfaqëson një sistem natyror ujor me rëndësi të veçantë për zonën e Tragjasit dhe më gjerë, jo vetëm si pikë furnizimi me ujë, por si pjesë e një ekuilibri ekologjik të ndërtuar ndër vite. Uji që del nga Izvori ushqen tokat bujqësore përreth, gjelbërimin natyror dhe rrjedhjen që përshkon territorin deri në dalje në det, duke krijuar një peizazh funksional dhe të gjallë. Prania e vazhdueshme e ujit ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e fshatit, në përdorimin e tokës dhe në ruajtjen e klimës lokale, elementë që e bëjnë burimin të konsiderohet si potencial natyror, ekonomik dhe turistik, e jo thjesht si rezervë teknike për t’u devijuar.

Qëndrimi i AKUK shpjegon arsyen pse uji i Izvorit konsiderohet si zgjidhje për mungesën e burimeve ujore në zonat turistike bregdetare. “Zona Palasë – Dhërmi është zonë e varfër me burime ujore”, sqaroi institucioni, duke theksuar se aktualisht ekzistojnë dy sisteme ujësjellësi ku në total përfitohen maksimalisht 30 litra në sekondë prurje, e cila në periudhën e thatë të verës reduktohet deri në 5 litra në sekondë. “Kjo sasi është e pamjaftueshme për të furnizuar zonën me zhvillim shumë të avancuar turistik”, shtoi AKUK.

Banorët e Tragjasit kundërshtojnë projektin jo vetëm për shkak të destinacionit të ujit, por sepse marrja e tij nga burimi i Izvorit prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të fshatit. Sipas tyre, çdo ndërhyrje në prurje rrezikon të ulë ndjeshëm sasinë e ujit që përdoret aktualisht. Frika kryesore lidhet me faktin se, në një zonë ku furnizimi me ujë është i pasigurt dhe shpesh i zëvendësuar me puse, marrja e ujit nga burimi kryesor mund ta bëjë të pamundur jetesën dhe të shtyjë banorët drejt largimit.

“Këto burime shumë vite më parë kanë qenë trefishi i asaj që shohim sot. Pas viteve ’90 prurjet kanë ardhur në rënie dhe sot uji nuk është më si dikur. Askush nuk është në gjendje të parashikojë dëmin që mund të shkaktojë marrja e ujit nga ky burim”, tha Emiljano Daupi.

Shqetësimi për rënien e prurjeve nuk mbetet vetëm në perceptimin afatgjatë të banorëve, por shoqërohet edhe me përpjekje konkrete për të matur sasinë e ujit që rrjedh aktualisht nga burimi.

“Ne kemi bërë vetë matje të ujit dhe prurja sot nuk shkon më shumë se 700 litra në sekondë. Ndërkohë në dokumente paraqiten shifra shumë më të larta. Nëse merret kjo sasi uji, Tragjasi dhe zonat përreth mbeten pa ujë”, tha Perlat Baco.

Por, sipas AKUK, ujësjellësi është projektuar me një perspektivë zhvillimi 25-vjeçare dhe parashikohet të furnizojë rreth 50 mijë banorë dhe se Izvori ka prurje të mëdha që mjaftojnë jo vetëm për furnizimin me ujë të fshatit Tragjas dhe zonës bregdetare të Radhimës, por edhe për përdorim në bujqësi nga banorët e zonës, ndërsa aktualisht një pjesë e konsiderueshme e këtyre ujërave nuk përdoret dhe derdhet në det.

Sipas banorëve projekti i ujësjellësit është ndërtuar për të devijuar ujin e Izvorit drejt zonave turistike bregdetare, pa pasur si prioritet nevojat e komunitetit lokal. “Ky ujësjellës nuk bëhet për Tragjasin, por për të çuar ujin në Palasë dhe Dhërmi, për resortet dhe zhvillimin turistik atje”, tha Perlat Baco.

Ky perceptim i banorëve lidhet edhe me mënyrën se si projekti është avancuar, pasi ata thonë se nuk janë përfshirë në asnjë proces konsultimi dhe janë vënë përpara një vendimmarrjeje të marrë pa pjesëmarrjen e tyre.

“Banorët nuk janë pyetur dhe janë vënë përpara faktit të kryer, ndërkohë që ligji kërkon konsultim publik dhe marrjen e mendimit të komunitetit përpara se të miratohet një projekt i tillë”, tha Niko Dumani, ambientalist në Vlorë.

Përtej pasojave sociale, kundërshtimi i projektit lidhet edhe me ndikimin që marrja e ujit nga burimi i Izvorit mund të ketë mbi mjedisin dhe ekuilibrin natyror të zonës një dimension që sipas ekspertëve nuk është trajtuar në mënyrë të plotë.

“Burimi i Izvorit nuk është thjesht një rezervë teknike uji, por pjesë e një sistemi natyror që ndikon në klimën lokale, në peizazhin dhe në funksionimin ekologjik të gjithë zonës. Çdo ndërhyrje që ul prurjet rrezikon të ndryshojë këtë ekuilibër, të dëmtojë gjelbërimin, tokat bujqësore dhe rrjedhjen natyrore të ujit”, shtoi Dumani.

Sipas banorëve, Izvori nuk është vetëm burim uji, por një pasuri natyrore që ka krijuar ndër vite peizazhin, gjelbërimin dhe klimën e zonës, duke e bërë fshatin funksional dhe të jetueshëm, ndaj çdo ndërhyrje në rrjedhën e tij rrezikon të dëmtojë këtë ekosistem të ndërtuar nga vetë natyra.

“Nëse merret uji, kjo zonë rrezikon të degradojë dhe të humbasë ekuilibrin natyror që ka pasur ndër vite”, tha Emiljano Daupi.

Ndërsa synohet që uji i Izvorit të devijohet për të furnizuar zonat e investimeve strategjike, banorët theksojnë se furnizimi me ujë në Tragjas nuk garantohet nga sistemi publik, por sigurohet kryesisht përmes puseve individuale të hapura nga vetë familjet. “Fshati nuk furnizohet normalisht me ujë. Shumica e familjeve janë detyruar të hapin puse për të siguruar ujin për jetesë dhe bujqësi”, tha Perlat Baco.

Në lidhje me ndikimin në mjedis, AKUK sqaron se në lejen e përdorimit të burimit ujor është përcaktuar një prurje ekologjike prej 186 litrash në sekondë, e cila, sipas institucionit, do të mbetet gjithmonë në rrjedhje të lirë lumore për t’i shërbyer ekosistemit dhe për të shmangur shqetësimet mjedisore.

Ndërsa kundërshtojnë marrjen e ujit nga burimi i Izvorit, banorët theksojnë se nuk janë kundër zhvillimit, por kërkojnë që zgjidhjet të mos cenojnë burimin jetik të komunitetit. “Ne nuk kemi thënë që uji të mos shkojë fare, por të merret vetëm ajo pjesë që nuk përdoret nga fshati dhe të mos preket burimi këtu lart”, tha Perlat Baco.

Bimësia e dendur dhe gjallëria ujore në burimin e Izvorit, Tragjas – Vlorë. Foto. Media Amfora

Këtë qëndrim e mbështet edhe ambientalisti Niko Dumani, sipas të cilit komuniteti ka ofruar alternativa më të qëndrueshme. “Banorët kanë dhënë zgjidhje racionale, duke kërkuar që të shfrytëzohet vetëm teprica e ujit dhe të respektohet ekuilibri mjedisor, por këto alternativa nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet”, tha Dumani.

Zhvillimi turistik përballë konfliktit me burimet natyrore

Në kushtet kur banorët kundërshtojnë projektin dhe shprehen të vendosur për ta mbrojtur burimin e Izvorit me çdo pasojë, ambientalistët theksojnë se janë shkelur parimet bazë të konsultimit publik dhe të mbrojtjes së burimeve natyrore, pushteti vendor pozicionohet jashtë procesit vendimmarrës, duke ia atribuar përgjegjësinë institucioneve qendrore.

Në përgjigjet zyrtare për median Amfora, Bashkia e Vlorës dhe Bashkia e Himarës sqarojnë se projekti i ujësjellësit nuk është në kompetencë të tyre dhe se nuk janë autoritete miratuese apo zbatuese të tij. Sipas tyre, vendimmarrja për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe realizimin e investimit i takon institucioneve qendrore, ndërsa roli i tyre kufizohet në administrimin vendor të territorit.

Kjo mënyrë pozicionimi e lë konfliktin mes banorëve dhe projektit pa një adresë të qartë përgjegjësie në nivel lokal, duke thelluar ndjesinë e përjashtimit të komunitetit nga procesi vendimmarrës.

Kundërshtimi i banorëve të Tragjasit nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një serie konfliktesh që po shoqërojnë shfrytëzimin e burimeve ujore në jug të vendit. Vitet e fundit, përplasje të ngjashme janë shfaqur edhe në zona të tjera, ku komunitetet lokale janë përballur me projekte ujësjellësish dhe ndërhyrje në burime natyrore, të cilat janë perceptuar si kërcënim për jetesën, mjedisin dhe të ardhmen e territoreve të tyre.

Këtë paralelizëm e thekson edhe ambientalisti Niko Dumani, duke iu referuar një rasti tjetër të kundërshtuar nga komuniteti. “Edhe në rastin e Shushicës kemi parë të njëjtën situatë, ku burimet ujore janë shfrytëzuar për interesa të veçanta pa konsultim real me banorët. Sa herë që kemi kundërshtim të fortë nga komuniteti, kjo tregon se procedurat ligjore dhe mjedisore kanë dështuar dhe se vendimmarrja është shkëputur nga territori”, përfundoi Dumani.

The post Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore  first appeared on Amfora.