veliera - Amfora

Në Durrësin e përmbytur, aty ku uji hyri në jetën e përditshme
Reshjet intensive të fillimjanarit, të shoqëruara me terren të ngopur nga uji dhe problematika të përsëritura në sistemin e kullimit dhe shkarkimit, sollën përmbytje të përhapura në Durrës dhe zonat përreth. Në shumë pjesë të qytetit, rrjeti i kanalizimeve nuk arriti të përballojë volumin e reshjeve, duke bërë që uji të përhapet në banesa, biznese, rrugë dhe institucione publike, duke ndërprerë jetën e përditshme në pothuajse të gjithë territorin urban.

Zona të banuara të përfshira nga përmbytjet në qytetin e Durrësit. Foto: Media Amfora

Oborre të mbushura me ujë, rrugë të pakalueshme dhe ambiente të përmbytura tregojnë për përmasën e situatës. Përmbytjet nuk prekën vetëm hapësirat private, por edhe institucione shtetërore dhe investime publike me vlerë miliona euro, përfshirë Velierën. Në zonën e Currilave u raportuan rrëshqitje dhe shembje të tokës, duke rikthyer vëmendjen te problematikat e qëndrueshmërisë së terrenit në një zonë të ekspozuar prej vitesh ndaj erozionit dhe ndërhyrjeve urbane.

Sipërfaqe toke bujqësore të përmbytura në zonat përreth Durrësit. Foto: Media Amfora

Sipas të dhënave zyrtare, 848 banorë janë evakuuar, janë kryer 1 453 akte konstatimi dhe janë verifikuar 4 067 banesa. Në terren vijojnë punën 508 specialistë, të angazhuar në vlerësimin e dëmeve që ende nuk janë plotësisht të evidentuara. Këto shifra përkthehen në qindra familje të detyruara të largohen përkohësisht nga banesat e tyre, si dhe në dëme të konsiderueshme në prona private dhe biznese.

Situata paraqitet e rënduar edhe në zonat rurale përreth qytetit. Në Sukth dhe Katund të Ri janë raportuar rreth 2 800 hektarë tokë të përmbytura, ndërsa dalja nga shtrati e Lumi Erzen ka ndikuar drejtpërdrejt në përhapjen e ujit në këto zona.

Brenda territorit urban të Durrësit, funksionimi i hidrovorit ka qenë një nga elementët kyç në përpjekjet për menaxhimin e ujërave. Megjithatë, sasia e reshjeve dhe ngarkesa mbi infrastrukturën ekzistuese kanë vënë në pah kufizimet e kapaciteteve aktuale, pavarësisht investimeve të kryera vitet e fundit. Në këtë kuadër, është ndërtuar edhe një hidrovor i ri, si pjesë e një projekti më të gjerë për sistemimin e ujërave të shiut në zonën Porto – Romano – Kënetë, një projekt i financuar me fonde publike dhe i zbatuar nga Bashkia Durrës, me një vlerë rreth 19 milionë euro.

Rrugë urbane të përmbytura, me qarkullim të vështirësuar për banorët. Foto: Media Amfora

Ndërkohë që autoritetet raportojnë shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet e prekura, banorë në zonat e përmbytura i kanë thënë Amforës se nuk kanë marrë asnjë ndihmë. Mungesa e mbështetjes konkrete dhe pasiguria për ditët në vijim kanë nxitur reagime publike, me protesta të zhvilluara gjatë këtyre ditëve nga banorë që kërkojnë zgjidhje dhe përgjegjësi për situatën e krijuar.

Monitorimi i situatës në terren nga strukturat përkatëse gjatë përmbytjeve. Foto: Media Amfora

Ndërkohë, çështja e përmbytjeve është referuar në Prokurori, ku pritet të hetohen përgjegjësitë lidhur me situatën e krijuar dhe pasojat e saj. Ngjarja ka marrë edhe një dimension tragjik, pasi gjatë këtyre ditëve humbi jetën një punëtor i shërbimit të kanalizimeve, i angazhuar në kryerjen e detyrës gjatë përballimit të situatës së shkaktuar nga përmbytjet. Grupet e punës vijojnë verifikimet në terren, por për shumë familje e biznese të prekura, dëmet janë kolosale edhe rikthimi në normalitet mbetet ende i largët.

The post  Në Durrësin e përmbytur, aty ku uji hyri në jetën e përditshme  first appeared on Amfora.

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin
Kryeministri Edi Rama publikoi të premten pamje nga projekti “Veliera” në qytetin bregdetar, duke e cilësuar si një “vepër të bukur urbane” dhe “shembëlltyrë tërheqëse të Durrësit Turistik 2030”.

“Mirëmëngjes dhe me mendimin e kohës së madhe të çuar dëm nga gjithëfarë të varfërish nga mendtë e kokës, që nuk lanë dy gurë bashkë për ta penguar këtë vepër të bukur urbane të arkitektit të mirënjohur Marco Casamonti, e cila tanimë është në detajet e fundit teknike, si një shembëlltyrë tërheqëse e Durrësit Turistik 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama paraditen e 31 tetorit në një postim në rrjetet e tij sociale.

Por pas fasadës së “mendimit të kohës së madhe”, projekti Veliera ka rezultuar ndër më të kushtueshmit për qytetin bregdetar.

Megjithatë, projekti ka tejkaluar çdo afat dhe pritshmëri, pasi zvarritjet kanë zgjatur për vite me radhë dhe kostot janë rritur ndjeshëm.

Ironikisht, në përmbytjet e fundit që goditën Durrësin në shtator të këtij viti, nënkalimi i “Velierës” u përmbyt, duke vënë në pikëpyetje funksionalitetin e investimit që ka kushtuar rreth 10 milionë euro.

Amfora ka dokumentuar se për realizimin e këtij projekti janë zhvilluar mbi pesë tendera dhe janë shpenzuar rreth 10 milionë euro fonde publike-një vlerë që e ka bërë Durrësin ta paguajë dyfish këtë projekt të kundërshtuar nga qytetarët.

Në vitet e para të ndërtimit, projekti shkaktoi protesta dhe reagime të forta publike, pasi gjatë punimeve u dëmtuan shtresat arkeologjike pranë Kullës Veneciane, një zonë e mbrojtur me vlera historike të larta.

Arkeologë dhe banorë paralajmëruan se “Veliera” do të fshinte një pjesë të trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër në Shqipëri.  Kundër ndërtimit të “Velierës” u mblodhën qindra firma nga qytetarë, aktivistë dhe arkeologë, të cilët kërkonin mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pranë Kullës Veneciane dhe ndalimin e betonizimit në një zonë me vlera historike të jashtëzakonshme.

Protestat qytetare kundër projektit “Veliera” në shkurt të vitit 2017. Foto: Media Amfora

Sot, ndërsa kryeministri e sheh si simbol të turizmit modern, për durrsakët “Veliera” mbetet një simbol i përplasjes mes betoni dhe historisë.

The post Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin first appeared on Amfora.

Nga “Veliera te Pameba”, eksplozivët shënjestrojnë mjediset pranë Vangjush Dakos
Policia e Durrësit njoftoi mbrëmjen e së shtunës se në mjediset e një ndërtese të private ishte gjetur një sasi lënde shpërthyese, që mendohet të jetë montuar në mënyrë artizanale.

“…në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse…”, sqaroi Policia e Durrësit për median.

Ndërtesa që dikur shërbente si “Hotel Pameba” gjendet në lagjen numër 1 të qytetit, pranë amfiteatrit të periudhës romake dhe sipas burimeve të konfirmuara të Medias Amfora është në pronësi të familjarëve të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Megjithëse ndërtesa i ka dyert e mbyllura prej vitesh për klientët, aty shihej të shkonte shpesh ish-kryebashkiaku Dako, familjarë të tij dhe bashkëpunëtorë të politikës dhe biznesit, për takime që qëndronin gjithnjë larg syrit të publikut.

“Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaroi Policia e Durrësit në deklaratën e saj.

Më herët në muajin maj edhe pranë ndërtesës ku banon Dako, në shkallët e Sheshit “Veliera”, që është edhe një nga zonat më të frekuentuara në Durrës, policia gjeti dhe çaktivizoi një minë me celular, por pa sqaruar asnjëherë nëse ngjarjet kishin si objektiv përcjelljen e mesazheve kriminale ndaj tij apo personave të tjerë.

Vetë ish-kryebashkiaku Dako nuk reagoi për këto ngjarje pas një kërkese për koment të drejtuar nga Media Amfora, duke shpjeguar me shkrim se nuk donte të prononcohej për këtë temë.

The post Nga “Veliera te Pameba”, eksplozivët shënjestrojnë mjediset pranë Vangjush Dakos first appeared on Amfora.

Përmbytje tragjike në Durrës, një i vdekur nga kontakti me rrymën elektrike në rrugë
Reshjet e dendura të shiut rikthyen përmbytjet mëngjesin e së enjtes në Durrës, duke shkaktuar kaos në rrugë dhe tragjikisht humbjen e jetës së një 43-vjeçari që ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia e Durrësit në njoftimin zyrtar bëri me dije se “rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6 shtetasi me inicalet B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.”  Policia tha se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes, ndërkohë që viktima, baba i tre fëmijëve ka qenë duke ecur në rrugë dhe ka tentuar që të mbahet në një shtyllë tensioni, e cila i mori jetën.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë e rëndë në Durrës. Një 15-vjeçar humbi jetën më 17 qershor të vitit 2015 në të njëjtën mënyrë. Adoleshenti ishte duke shkuar në banesën e tij, në lagjen 16 të qytetit dhe humbi jetën pasi ra në kontakt me një rrymë të energjisë elektrike në rrugën e mbushur me ujë.

Raportimet e banorëve mëngjesin e 11 shtatorit treguan përmbytje edhe në rrugën e Portit dhe tek Veliera, një nga investimet më të kushtueshme në qytet, për realizimin e së cilës janë shpenzuar rreth 10 milionë euro. Pamjet e dërguara nga qytetarë aktivë pranë Medias Amfora tregojnë mjete që kalojnë mes ujit që mbuloi një pjesë të konsiderueshme të rrugëve. Katër automjete kanë ngelur të bllokuara në rrugën e Velierës, ndërsa drejtuesit e tyre janë detyruar që ti braktisin, pasi janë përfshirë nga uji.

Si pasojë e përmbytjeve të 11 shtatorit edhe këmbësorët u gjendën në vështirësi, duke e pasur të pamundur kalimin nga njëra anë e rrugës në tjetrën në disa zona të qytetit. Përmbytjet sollën orë kaosi në Durrës, me bllokime rrugësh, trafik të rënduar dhe aksidente me dëme materiale. Një prej tyre ndodhi rreth orës 08:15 në lagjen nr.18, në zonën e njohur si ‘Dyli’, ku u përplasën mes tyre tre automjete.

Përmbytjet mbeten një dukuri shqetësuese në Durrës, që përsëriten sa herë ka reshje intensive shiu, ndërkohë që po marrin jetë njerëzish dhe nuk po shpëtojnë as investimet e reja në infrastrukturë.

The post Përmbytje tragjike në Durrës, një i vdekur nga kontakti me rrymën elektrike në rrugë first appeared on Amfora.

Fushata e Sakos lë në mjegull mbarimin e Sheshit Veliera
Punimet e për ndërtimin e “Sheshit Veliera” që simbolizohet nga një velë me konstruksion metalik mbi një platformë prej betoni vijojnë me ritme të ulëta që prej vitit 2016.

Megjithëse për projektin e nisur gjashtë vite më parë ditët e fundit kanë mbërritur pjesë të tjera për konstuksionin, ende nuk ka një datë konkrete për përfundimin e tij.

Për projektin e Bashkisë Durrës që deri më tani janë alokuar fondet me vlerë 863.986.115 lek, kryebashiakia e Durrësit që garon për një mandat të ri përmendi përsëri teknikalitete që e delegojnë vonesën përtej Adriatikut.

“Veliera është në procesin e fundit të montimit të rifiniturave finale. Janë materialet prezente në kantier dhe presim që të fillojë puna për ndërtimin, besoj 1 mujore ose edhe më shpejt”, shpjegoi Sako.

“Ka specifika sepse të gjitha grupet e montimit do të vijnë nga jashtë Shqipërisë sepse është një punë specifike që nuk mund të bëhet dot nga grupe profesioniste këtu. Do ta monitorojmë që të përfundojë sa më parë sepse është një kantier që është tejzgjatur”, ju përgjigj Sako më tej pyetjes së Amforës.

Ajo ishte pjesëmarrëse në “Përballjen e Ofertave Politike”, organizuar nga Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile (CSDC) Durrës dhe një rrjet organizatash. Gjithashtu më herët në një përgjigje të vitit 2021, Bashkia Durrës “fajësoi” për zvarritjen e punimeve proceset gjyqësore dhe “forcat madhore”.

“Dy forcat madhore, tërmeti dhe pandemia globale e COVID-19. Struktura metalike do të prodhohej dhe zingohej në një nga zonat më të prekura në Itali, në zonën e Lombardisë”, u përgjigj bashkia në atë kohë për zgjatjen e afateve.

Foto e sheshit në ndërtim në nëntor 2021. Foto: Media Amfora

Fillimisht projekti nisi me premtimin se do të kushtonte 541.835.448 lek, të cilat u morën nga buxheti i shtetit. Shpejt u kuptua se fondi i parashikuar për projektin nuk ishte i mjaftueshëm dhe bashkia alokoi 3 herë para nga të ardhurat e saj, me vlerë totale 322.150.667 lek.

Në fund të nëntorit 2016 punimet për ndërtimin e Velierës në sheshin me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë nisën me shpejtësi, pa marrë parasysh se një pjesë e projektit prekte zonën arkeologjike të rriskut A, ku nuk lejohen ndërhyrjet nëntokësore dhe që në hapat e para solli shkatërrimin e gjetjeve arkeologjike.

Emiriana Sako shpjegoi ndër të tjera se parashikimi për procesin e rindërtimit ishte që të përfundojë brenda vitit 2024, ndërsa për premtimin e kahershëm të kryeministrit Rama, “Eko Parkut” në Porto-Romano, Sako tregoi se po bëhen procedurat që bashkia ta marri në dorëzim brenda një muaji nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve.

The post Fushata e Sakos lë në mjegull mbarimin e Sheshit Veliera first appeared on Amfora.

Veliera, binaja e lënë në mes dhe që “gllabëroi” fondet publike
Turistët që dikur orientoheshin lehtë përmes sheshit përpara Portit të Durrësit tani përshkojnë kryq e tërthorë strukturën metalike që është përhapur në një shesh që kombinon pllakat e mermerta me një nënkalim automjetesh.

Punimet kanë ndaluar prej kohësh midis ngrehinës prej metali, pa mundur të plotësojnë kupolën metalike që do të përfundonte strukturën që i ngjason anijes me vela.

Cilësia e punimeve të rrugëve lidhëse të saj për automjetet kishte krijuar prej kohësh gropa, deri në rikonstruksionin rishtazi kryesisht në rrugën përbri Torrës Veneciane.

Media Amfora mësoi nga Bashkia Durrës se për projektin e nisur gjashtë vite më parë deri më tani janë alokuar fondet me vlerë 863.986.115 lek. Fillimisht projekti nisi me premtimin se do të kushtonte 541.835.448 lek, të cilat u morën nga buxheti i shtetit.

Shpejt u kuptua se buxheti i shtetit i parashikuar për projektin nuk ishte i mjaftueshëm dhe bashkia alokoi 3 herë fonde nga të ardhurat e saj, me vlerë totale 322.150.667 lek.

541.835.448 lek – Faza I / Burimi: Buxheti i Shtetit

142.436.880 lek – Faza II / Burimi: Buxheti i Bashkisë Durrës

77.736.443 lek – Faza III / Burimi: Buxheti i Bashkisë Durrës

101.977.344 lek – Shtesë kontrate / Burimi: Buxheti i Bashkisë Durrës

Në përgjigjen zyrtare Bashkia Durrës hoqi përgjegjësinë, duke u referuar tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Agjencia e Prokurimit Publik për afatin e përfundimit të punimeve. Gjithashtu ajo nuk komentoi nëse kishte ndryshime të materialeve që do të përdoreshin nga koncepti i parë që ishte miratuar dhe për kompanitë e nënkontraktuara.

Megjithatë në një përgjigje të vitit 2021 Bashkia Durrës fajësoi për zvarritjen e punimeve proceset gjyqësore dhe “forcat madhore”.

“Dy forcat madhore, tërmeti dhe pandemia globale e COVID-19. Struktura metalike do të prodhohej dhe zingohej në një nga zonat më të prekura në Itali, në zonën e Lombardisë”, u përgjigj bashkia në atë kohë për zgjatjen e afateve.

Punimet për ndërtimin e sheshit prej betoni dhe me strukturën metalike u realizuan nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, që zbatuan projektin e hartuar nga arkitekti italian, Marko Kazamonti.

Punimet kanë vijuar me ritëm të ulët ndër vite. Foto: Nëntor 2021, Media Amfora

Në fund të nëntorit 2016 punimet për ndërtimin e Velierës në sheshin me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë nisën me shpejtësi, pa marrë parasysh se një pjesë e projektit prekte zonën arkeologjike të rriskut A, ku nuk lejohen ndërhyrjet nëntokësore.

Gërmimet filluan pa një marrëveshje për monitorimin arkeologjik dhe shkaktuan konfuzion kur sondat dhe eskavatorët hasën në struktura muresh dhe mbetjesh të artilerisë me topa.

Gati të gjitha strukturat arkeologjike që u zbuluan u shkatërruan dhe u betonizuan, duke lënë vetëm pak prej tyre nën disa shtresa xhami. Sot ato janë mbuluar nga vegjetacioni dhe bulëzat e ujit nuk lejojnë shikimin e tyre nga vizitorët.

“Në lidhje me mirëmbajtjen e strukturave arkeologjike të mbuluara me xham në objektin ‘Veliera’ kryhet nga Muzeu Arkeologjik Durrës”, shpjegoi Bashkia Durrës për Amforën, megjithëse kjo kompetencë nuk i përket muzeut dhe është jashtë fushës së tij të veprimit.

The post Veliera, binaja e lënë në mes dhe që “gllabëroi” fondet publike first appeared on Amfora.

Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera”
Pesë vjet pas fillimit të punimeve, projekti kontrovers “Veliera” ende nuk ka përfunduar, ndërsa kostot kanë kapërcyer në 9 milionë euro. Dëmtimi i gjetjeve arkeologjike dhe imazhit të qytetit vijon t’i zemërojë qytetarët, ndërsa shoqëria civile kërkon rihapjen e hetimeve për zyrtarët e përfshirë.

Një autovinç me krah të gjatë rreth 30 metra është shfaqur prej dy javësh mbi ngrehinën masive metalike në hyrje të Portit të Durrësit, ku zvarriten prej pesë vitesh punimet për projektin e njohur si “Veliera”.

Para se vinçi të mbërrinte në kantier, mbi platformën e madhe prej betoni punonin të vetmuar 2-3 montatorë.

Bashkia e Durrësit e nisi punën për zbatimin e projektit të hartuar nga arkitekti italian, Marko Kazamonti në nëntor 2016, përkundër protestave të shoqërisë civile, një beteje të gjatë ligjore dhe shqetësimeve për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore.

Por pesë vjet më vonë, kantieri është ende i hapur, punimet nuk dihet se kur do të përfundojnë, ndërsa kostot pothuajse janë dyfishuar dhe po kapin vlerën e 9 milionë eurove për një projekt që vazhdon të ngjallë kundërshti nga shumica e banorëve të Durrësit.

“Binaja e ndërtuar në lartësi ka bllokuar plotësisht pamjen e godinave dhe hyrjen e portit, ndërsa forma e saj nuk justifikohet për asnjë arsye”, tha inxhinieri Agim Koçi për Median Amfora.

“Unë kam bindjen se pavarësisht nga kostot, në të ardhmen ky ndërtim i panevojshëm do të prishet dhe do t’ia lëshojë vendin një investimi të dobishëm,” shtoi ai.  Inxhinier Koçi nuk është i vetëm në kritikat për ‘Velierën”.

Nga 92 qytetarë të anketuar përmes një pyetësori nga Media Amfora, 81 persona e vlerësuan negativisht projektin e Velierës për qytetin e Durrësit, ndërsa vetëm 11 persona e vlerësuan atë pozitivisht.

Gati gjysma e qytetarëve të anketuar mendojnë se projekti dëmtoi trashëgiminë arkeologjike, ndërsa qytetarë të tjerë ankohen për dëmtim të imazhit, shtim të betonit si dhe kostot e shtrenjta të projektit.

Zvarritja e punimeve është një tjetër shqetësim i qytetarëve të Durrësit, ndërsa bashkia nuk ka ende një afat për përfundimin e tyre. E pyetur nga Media Amfora, Bashkia e Durrësit fajësoi proceset gjyqësore dhe ‘forcat madhore’ për zvarritjen e punës.

“Dy forcat madhore, tërmeti dhe pandemia globale e COVID-19. Struktura metalike do të prodhohej dhe zingohej në një nga zonat më të prekura në Itali, në zonën e Lombardisë”, u përgjigj bashkia për zgjatjen e afateve.

Foto e sheshit në ndërtim, nëntor 2021. Foto Media Amfora.

Ndërsa studio e arkitekturës “Archea Associati”, e arkitektit Marko Kazamonti nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Fondet i merr era

Në fund të nëntorit 2016, punimet për ndërtimin e Velierës në sheshin me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë nisën vrullshëm, pa marrë parasysh se një pjesë e projektit prekte zonën arkeologjike të rriskut A, ku nuk lejohen ndërhyrjet nëntokësore.

Gërmimet nisën pa një marrëveshje për monitorimin arkeologjik dhe shkaktuan konfuzion kur sondat dhe eskavatorët hasën në struktura muresh dhe mbetje të artilerisë me topa.

Arkeologët i datuan më pas gjetjet që nga periudha qytetare ilire dhe deri tek gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit. Pjesa dërrmuese e zbulimeve arkeologjike u shkatërruan ose u betonizuan, ndërsa presioni i shoqërisë civile e detyroi bashkinë të bënte ndryshime në projekt.

Shkatërrimi i disa prej zbulimeve arkeologjike konsiderohet një kosto e rëndë për qytetin e Durrësit, por jo e vetmja.

Ri nisja e punimeve në mars 2019 shkatërroi strukturat arkeologjike, që më pas u betonuan. Foto Media Amfora

Të dhënat e siguruara nga Media Amfora tregojnë gjithashtu se kostot e projektit u shtuan rrugës përmes prokurimeve të reja apo shtesës së kontratave dhe deri më tani pritet t’u kushtojnë taksapaguesve 1.1 miliardë lekë ose 9 milionë euro.

Projekti i njohur tashmë si “Veliera” u financua fillimisht në mars 2016 nëpërmjet vendimit të Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane të qeverisë “Rama”, me një fond prej 541.8 milionë lekësh [rreth 4.5 milionë euro].

Kontrata u fitua nga bashkimi i kompanive “Everest” dhe “Fusha”, të cilat filluan të kryenin punimet.

Por fondi i mësipërm nuk do të mjaftonte për mbylljen e fazës së parë të punimeve, ndërsa Bashkia e Durrësit firmosi edhe një shtesë kontrate me vlerë 101.9 milionë lekë nga buxheti i saj.

Faza e dytë dhe e tretë e punimeve u financuan gjithashtu nga buxheti i Bashkisë së Durrësit dhe u kushtuan taksapaguesve edhe 220 milionë lekë të tjera shtesë.

Por në tetor të këtij viti, Bashkia e Durrësit hapi një tender për fazën e katërt të punimeve në Agjencinë e Prokurimit Publik – me një kosto të parashikuar prej 248.1 milionë lekësh të tjera [gati 2 milionë euro shtesë].

E pyetur për kostot e projektit, Bashkia e Durrësit la të kuptohej se ndryshimet kishin ndodhur për "shkak të gërmimeve arkeologjike". Ajo renditi gjithashtu një listë me punime nëntokësore, që sollën sipas saj zëvendësimin e dy palankolave me dy pilota në strukturat mbajtëse të projektit.

Beteja për vlerat arkeologjike

Deri në momentin që nisën punimet, sheshi para portit ndahej nga kryqëzimi rrugor në katër pjesë të gjelbëruara, që bashkonin rrugët “Egnatia” dhe “Taulantia”, ndërsa bulevardi me emrin “Epidamn” - që nis pranë bashkisë, i drejtohej hyrjes kryesore të portit më të madh të vendit.

Në pak muaj, gjithçka në këtë territor ndryshoi dhe vendin e pemëve dhe të barit e zuri betoni. Torra mesjetare sot ndien peshën vizive të “Velierës” dhe ka marrë pamjen e një guri shahu, njëlloj si dhe ish-hotel “Vollga” apo muret e kalasë.

Prej vitesh në një betejë ligjore me bashkinë e qytetit dhe me vetë ndërtuesit, përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë depozituar përsëri një tjetër kërkesë që synon prishjen e plotë të ngrehinës “Veliera”. Ditët e fundit, ata arritën të bindnin Gjykatën e Apelit Durrës për rifillimin e hetimeve mbi zbatimin e projektit.

Qytetarët organizuan disa protesta kundër projektit. Foto 26 shkurt 2017/ Media Amfora

Teuta Kalakula, sekretare e grupimit “Për mbrojtjen e vlerave arkeologjike të Durrësit”, tha se kanë kërkuar rikthimin e zonës së punimeve në gjendjen e parë.

"Ne besojmë se vlerat e trashëgimisë arkeologjike antike dhe mesjetare duhet t’u rikthehen qytetarëve", tha Kalakula për Median Amfora.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë depozituar përsëri një tjetër kërkesë që synon prishjen e plotë të ngrehinës “Veliera” edhe pse ngritja përfundimtare e saj duket ende larg.

"Kjo masë betoni është një vepër pa frut që asgjësoi një kulturë 3000 vjeçare, e gjitha në zonën ligjërisht të mbrojtur arkeologjike A", tha për Median Amfora Sazan Guri, përfaqësues në gjykatë i shoqërisë civile.

"Ne kërkojmë rihetimin e çështjes në Gjykatën e Apelit dhe presim një vendim që urdhëron prishjen e kësaj 'monstre', që u ndërtua me kosto marramendëse," shtoi Guri, duke theksuar se kërkesa e shoqërisë civile do të mbrohej në gjykatë nga tre arkeologë në rolin e ekspertëve.

Njëri prej ekspertëve është arkeologu veteran i Durrësit, Fatos Tartari, i cili tha se ishte i gatshëm të dëshmonte në gjykatë për dëmet që iu shkaktuan arkeologjisë nga realizimi i këtij projekti.

Duke folur edhe për projektet e tjerë në sheshet e qytetit antik, Tartari tha se tashmë Durrësi i ka humbur pikat e tij të referimit.

Arkeologu Fatos Tartari. Foto Media Amfora

"Sheshi i gjelbëruar dhe funksional para portit u zëvendësua me një 'përbindësh'", tha Tartari.

Përballë njëri-tjetrit, në pozicione krejtësisht të ndryshme lidhur me të ardhmen e projektit "Veliera", palët do të përballen për të gjashtën herë në gjykatë.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Foto e sheshit në ndërtim, nëntor 2021. Foto: Media Amfora.

The post Durrësi po e paguan dyfish projektin e padëshiruar “Veliera” first appeared on Amfora.

‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit
*Bashkia harxhoi miliona euro nëpërmjet programit të Rilindjes Urbane për t’i dhënë një imazh të ri dy shesheve kryesore të Durrësit, por kritikët ankohen se projektet nuk respektuan trashëgiminë historike dhe memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës

Ora shënon 12 e paradites dhe rrezet e diellit
shkëlqejnë në sheshin “Liria” të shtruar me pllaka prej mermeri, një hapësirë
publike drejtkëndore që kufizohet nga një anë nga teatri “Aleksandër Moisiu”
dhe në anën tjetër nga bashkia e qytetit të Durrësit.

“Tani që është diell këtu nuk ulesh dot sepse është
shumë nxehtë, shumë vapë, betoni nxjerr avull,” ankohet Griselda Kape, një
gjimnaziste që sapo ka mbaruar një aktivitet ndërgjegjësues për uljen e ndotjes
nga shkarkimi i gazrave të makinave. “Në dimër, sidomos pas shirave duhet të
kesh shumë kujdes se rrëshqet,” shtoi ajo.

Rritja e nivelit duke ndërtuar një platformë të
madhe prej betoni, ndërtimi i shatërvanëve të rinj, gjelbërimi me palma,
bllokimi i qarkullimit të automjeteve dhe një instilacion prej inoksi, i dhanë
në vitin 2014 një imazh të ri sheshit “Liria’ në qendër të Durrësit.

Ndërkohë, në fund të rrugës Tregtare që lidh sheshin
‘Liria’ me hyrjen e portit, një tjetër shesh është në proces transformimi
rrënjësor nëpërmjet projektit ‘Veliera’ – një nënkalim me një velë të madhe
prej betoni.

Përdorimi masiv i betonit në dy sheshet e reja të
qytetit bregdetar nuk ka gjetur mirëkuptimin e qytetarëve të Durrësit, ndërkohë
që ndërhyrja pa kriter në shtresat arkeologjike të qytetit antik ka gjeneruar
kontestime dhe protesta nga arkeologët dhe shoqëria civile .

Kritika ndaj projekteve të Rilindjes Urbane kanë
ardhur edhe nga urbanistët, të cilët shqetësohen se ridimensionimi i rrugëve
nuk ka vendosur harmonitë e duhura midis hapësirave të këmbësorëve dhe lëvizjes
së automjeteve – përfshirë mjetet e transportit publik.

Bashkia e Durrësit ka qenë një nga përfituesit më të
mëdhenj të programit të Rilindjes Urbane të financuar nga qeveria nëpërmjet
Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Nga viti 2014 deri në vitin 2017, kjo bashki
ka marrë më shumë se 22.4 milionë euro nëpërmjet 29 projekteve .

Në vitin 2008, bashkia e Durrësit ideoi projektin
për rivitalizimin e sheshit ‘Liria’ dhe hapi një konkurs ndërkombëtar, duke
ftuar studiot arkitekturore të sillnin propozimet e tyre. 36 studiot
konkurruese paraqitën përpara një jurie ndërkombëtare të ngritur nga bashkia
projektet e tyre, ku u përzgjodhën për në fazën finale 5 prej tyre, ndërkohë
fitues u shpall projekti i studios italiane “Michele Cro” – i vetmi projekt që
nuk e integronte në sheshin e rij shatërvanin e ndërtuar nga arkitekt Kristo
Sotiri.

Projekti “Veliera” pranë portit të Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Shatërvani 80 vjeçar që konsiderohej si pjesë e
memories kolektive dhe “busulla” e takimeve midis qytetarëve, nisi një valë
protestash që kërkonin integrimin e tij me projektin. Këshilli Kombëtar i
Restaurimeve i kërkoi bashkisë në atë kohë rishikimin e projektit për qendrën e
qytetit, duke përfshirë në të edhe shatërvanin e ndërtuar në vitin 1928. Për
mos largimin e shatërvanit u mblodhën rreth 5000 firma qytetarësh; megjithatë,
projekti nuk pësoi modifikime.

Në studimin prej 300 faqesh për transformimin e
sheshit, që BIRN disponon, rezulton se projekti fitues parashikonte tre faza,
nga të cilat deri më tani janë realizuar dy dhe e treta, lidhur me “Zonën
Arkeologjike”, që përbën fazën tretë, nuk duket se ka marrë dritë jeshile.
Forumi Bizantin, si një lidhje me vijimin e sheshit, parashikohej që të kthehej
në një park arkeologjik të vogël në natyrë dhe tre lulishte të vogla aty
rrotull pritej që të gjelbëroheshin.

Faza e parë e projektit përfundoi në vitin 2011 dhe
sipas një përgjigjeje të bashkisë Durrës, ajo kushtoi rreth 100 milionë lekë.
Punimet u kryen nga kompania “Gjikuria”. Në këtë fazë projekti solli ndërtimin
e shkallareve që lidhen me xhaminë e qytetit si dhe galerinë e arteve.
Konflikti bashki e majtë dhe qeveri e djathtë gjeneroi akuza për mosdhënie
financimi dhe u paraqit si arsye për ndërprerjen e punimeve.

Ndërsa faza e dytë e projektit u realizua në vitin
2014 nga kompania “Everest” dhe ka kushtuar 155 milionë lekë, financim i
mundësuar në kuadër të “Rilindjes Urbane” nga Komiteti i Zhvillimit të
Rajoneve. Bashkia nga buxheti i saj financoi një instalacion artistik prej
inoksi që iu shtua sheshit me vlerë 14 milion lekë.

Sheshi që deri më tani ka kapur një faturë prej 2.2
milionë eurosh. Sipas Drejtorisë së Shërbimeve në bashkinë Durrës, “ka mbaruar
zbatimin e tij sipas projekteve të tenderuara”.

Megjithatë, përballë hyrjes së ndërtesës së bashkisë Durrës, një rrethim paralajmëron për punime të reja dhe një trekëndësh metalik ngrihet mbi pusin e zbuluar gjatë punimeve për ndërtimin e sheshit të ri. Ai i përket periudhës osmane dhe haset në dokumentet që datojnë që nga viti 1570. Sipërfaqja prej xhami që mbulon pusin është thërrmuar në brendësi dhe me sa duket rrezikon të thyhet. Bimësia ka bërë të vetën dhe pusi tani më shumë duket si një gropë, se sa një zbulim arkeologjik.

Gjetjet arkeologjike të mbuluara me xham në projektin e betonizuar të Velierës. Foto: Geri Emiri.

Projekti i ri “Veliera”, ngjashëm me sheshin Liria
solli ndërtimin e një platforme gjigante prej betoni. Punimet për ndërtimin e
sheshit “Veliera” filluan në shkurt 2017. Projekti me vlerë 4.6 milionë euro,
fituar nga kompanitë “Fusha dhe Everest”, vijon të jetë pjesërisht kantier
ndërtimi, duke pritur montimin e tendës prej betoni, që do të krijojë imazhin e
velës.

“Pjesa ku kalojnë makinat poshtë më duket e
lezetshme, por kushdo që do të vinte këtu, do të mbante mend atë pjesën që ka
qenë e shtruar me guralecë, përbri Torrës Veneciane, ndërsa tani ajo është bërë
komplet beton dhe ka mbetur vetëm Torra si antike në mes,” ankohet  Sonja
Bejko, një banore e qytetit bregdetar.

Ngjashëm me projektin e rivitalizimit të sheshit
‘Liria’ edhe projekti ‘Veliera’ është kontrovers dhe ka prodhuar reagime të
forta në komunitet për shkak të ndërhyrjes në shtresat arkeologjike.
Niveli  i reagimit publik për ndërtimin e Velierës ishte në një shkallë më
të lartë se për shatërvanin e Kristo Sotirit në sheshin ‘Liria.’ Bashkia u
padit në gjykatë dhe në përpjekje për të shpëtuar projektin, ajo pranoi që ta
modifikonte për të ruajtur strukturat arkeologjike dhe për t’i ekspozuar me
xham.

BIRN zbuloi se rifillimi i punimeve në mars të këtij
viti, pas vendimit të gjykatës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë
shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një
shekull më parë si konak për Princ Vidin. Vetëm një pjesë e vogël e ndërtesës
ka mbetur e ekspozuar nën disa rrathë xhami, mbushur me bulëza uji. Një fat të
ngjashëm patën edhe zbulimet që i përkasin periudhës romake.

Lidhur me vonesat e zbatimit të projektit, Drejtoria
e Shërbimeve në bashkinë Durrës sqaroi se ato kanë ardhur si pasojë e proceseve
gjyqësore që kanë sfiduar zbatimin e projektit.

“Me mbylljen e tyre po vijon dhe mbyllja e
zbatimit,” tha bashkia. “Gjetjet arkeologjike janë ruajtur sipas një projekti
të miratuar nga Ministria e Kulturës,” shoi ajo.

Përveç kontestimeve për shkak të materialeve të
përdorura dhe shembjes së shatërvanit, rivitalizimi i sheshit ‘Liria’ solli dhe
ngushtimin e rrugëve automobilistike që e përshkojnë në dy anët dhe rriti
hapësirën në formë pedonale. Sheshi Veliera gjithashtu ngushtoi rrugën që lidh
Bulevardin Epidamn me shëtitoren Taulantia, duke synuar krijimin e hapësirave
dedikuar këmbësorëve.

Megjithatë, ngritja në lartësi e këtyre investimeve
publike dhe ngushtimi i hapësirës së automjeteve në mënyrë të ndjeshme kundrejt
këmbësorëve, duket se nuk po shkon në harmoni me planifikimin urban, pasi
transformimi i të dyja shesheve solli eliminimin e hapësirave dedikuar ndalimit
të autobusëve dhe shërbimit taksi.

“Pra të parkosh, ndalosh, shkëmbehesh me kryqëzime
rrugore apo të arrish aksesin e shpejtë me stacione të transportit urban. Të
gjitha këto veti, infrastruktura urbane e projektit Veliera nuk i përmbush,”
shpjegoi për BIRN Artan Kacani, lektor për planifikimin e territorit.

“Arkitektët që
nga antikiteti na mësojnë se vendtakimet, agorat, apo edhe teatrot ishin të
lugëta. Kjo për të përfshirë sa më shumë pjesëmarrës. Mund të përmbledhim se
Veliera në format konike, të mysët, mund të klasifikohet si një vepër
monumentale dhe e largët për këmbësorët, në mos përjashtuese
për disa kategori,” përfundoi ai.

Punime të reja në sheshin “Liria” të Durrësit. Foto: Geri Emiri.

*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 26 shtator 2019 në median Reporter.al dhe po ripublikohet këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të BIRN Albania.

The post ‘Rilindja Urbane’ betonizoi memorien kolektive të Durrësit first appeared on Amfora.

Pas rifillimit të “Velierës”, rrafshohet shumica e zbulimeve arkeologjike
Rifillimi i punimeve për ndërtimin e projektit ‘Veliera’ në Durrës javët e fundit, ka lënë pas vetëm një pjesë të mureve të zbuluara, pasi pjesa tjetër u shemb me mjete të rënda, për shkak se vijimi i projektit parashikonte ndërtimin e njërës prej këmbëve të “Velës” mbi to.

Në mungesë të monitorimit arkeologjik në ditët e para, punimet e Bashkisë Durrës sollën shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor edhe si konak për Princ Vidin, megjithëse është parashikuar që projekti që po vijon t’i integrojë duke i ruajtur zbulimet arkeologjike.

Muret përmbanin gurë monumental, pjesë altari dhe kapitele që ishin marrë nga pjesë të ndryshme të qytetit, gjatë ndërtimit të themeleve dhe datojnë të paktën që në periudhën romake.

Hapësira ku gjendeshin muret e zbuluara në vitin 2017

Më 23 shkurt Gjykata Administrative e Apelit vendosi në dhomë këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes. Prokuroria Durrës po ashtu nuk gjeti vepër penale gjatë zbatimit të projektit që dëmtoi objektet arkeologjike dhe shkeli Ligjin për Trashëgiminë Kulturore dhe Rregulloren e Administrimit të Zonës Arkeologjike A dhe B në Durrës, që nuk lejon ndërhyrjet nëntokë dhe kërkon monitorimin e arkeologëve.

Projekti i shumë debatuar solli një valë protestash nga qytetarët, që kërkuan ndalimin e vijimit të projektit mbi zbulimet arkeologjike dhe një pjesë e ekspertëve të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë e kundërshtuan projektin me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë dhe një kosto prej më shumë se 4 milionë euro.

Ditën e sotme Gjykata Administrative e Apelit pushoi shqyrtimin e gjykimit të çështjes administrative me nr.8 vendimi, të datës 31.01.2018, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Durrës, duke përmbyllur kështu vendimet e gjykatave që i hapën rrugën rifillimit të punimeve.

The post Pas rifillimit të “Velierës”, rrafshohet shumica e zbulimeve arkeologjike first appeared on Amfora.

Ekskavatorët e ‘Velierës’ shkatërrojnë muret e konakut të Princ Vidit
Rifillimi i punimeve për ndërtimin e projekti ‘Veliera’ në Durrës u krye pa monitorim arkeologjik, duke sjellë shkatërrimin e pjesshëm të ndërtesës së periudhës osmane, që u përdor një shekull më parë si konak për Princ Vidin.

Autor: Geri Emiri | BIRN | Durrës

Mjetet e rënda u rishfaqën gjatë fundjavës dhe gërmimet e ekskavatorit kthyen në një pirg gurësh, një pjesë të mureve të bastionit fortifikues të shek. XVII dhe ngrehinës së periudhës osmane, që u ripërdor më shumë se një shekull më parë si konaku i Princ Vidit – i cili për 6 muaj në vitin 1914 u ngrit në fron si mbret i shqiptarëve.

Thyerja e mureve të bastionit nxori në dritë objekte të reja arkeologjike, si kapitele, një bazament altari dhe objekte monumentale prej mermeri, një pjesë e të cilave datojnë sipas arkeologëve që në periudhën romake.

Rifillimi i punimeve për të ashtuquajturin projekti ‘Veliera’ – një mamuth betoni në hyrje të qytetit bregdetar, i shtrirë mbi një zonë arkeologjike të kategorisë “A” me shtresëzime që shkojnë deri në antikitetin e vonë, erdhi pas një vendimi të Gjykatës Administrative të Apelit.

Sipas ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe rregullores së administrimit të zonës arkeologjike A dhe B, punimet që kryhen në qytetin e Durrësit duhen monitoruar nga arkeologët – nëpërmjet një marrëveshje trepalëshe që lidhet midis investitorit, kompanisë zbatuese të punimeve dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Megjithatë, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pas rifillimit të punimeve me bekimin e gjykatës, një marrëveshje e tillë nuk ekziston. Ndërkohë, Drejtoria Kulturës Kombëtare Durrës vetëm të hënën ka nxjerrë një urdhër për mbikëqyrjen e punës së kompanisë kontraktore “Everest’ Sh.a.

“Ditën e djeshme kemi nxjerrë një urdhër për monitorimin e punimeve që po kryhen. Megjithatë edhe në ditët e kaluara, punimet janë monitoruar nga arkeologët,” tha për BIRN Alban Ramohitaj, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës.

Lidhur me shembjen e një pjese të mureve, Ramohitaj u shpreh se këto janë “detaje teknike” dhe nuk mund t’i konstatojë, duke lënë të kuptohet se nuk do të nisë verifikim për konstatimin e dëmtimeve, sipas detyrimeve ligjore të DRKK-së.

Një zëdhënës i bashkisë Durrës i tha BIRN se punimet që po kryhen këto ditë janë në zbatim të projektit të ndryshuar të ‘Velierës’, i cili i ruan zbulimet arkeologjike dhe se ato vijnë pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila nga ana e saj nuk specifikon asgjë për mënyrën se si do të veprohet me gjetjet arkeologjike.

Ndërkohë, administratori i kompanisë ‘Everest’, Sokol Çupi i tha BIRN nëpërmjet telefonit se kompania nuk kishte marrëveshje me autoritetet për monitorim arkeologjik të punimeve, ndërkohë që pranoi se një pjesë e mureve ishin dëmtuar.

“Ajo pjesa që është prishur, është e detyrueshme për shkak të konstruksionit,” tha Çupi. “Nuk bëhet ndërtimi pa atë ndërhyrje,” shtoi ai.

Beteja ligjore

Punimet e reja për “Velierën” në Durrës shkatërruan një pjesë të “Bastionit Otoman”. Foto:Geri Emiri/BIRN

Projekti ‘Veliera’ është një investim i bashkisë së Durrësit, i mbështetur nga qeveria shqiptare, për të ndërtuar një shesh të ri përballë kullës veneciane dhe hyrjes së portit të Durrësit, me sipërfaqe 12 mijë metra katrorë dhe një kosto prej më shumë se 4 milionë euro.

E projektuar nga arkitekti italian Marco Casamonti, projekti përfshin ndërtimin e një mbikalimi këmbësorësh prej betoni që lidh sheshin përpara hyrjes së portit me rrugën ‘Tregtare’.  Sheshi i përftuar nga mbikalimi prej 12 mijë metrash katrorë do të mbulohet nga një tendë e madhe guri me sipërfaqe 60 me 40 metra, e mbështetur mbi katër pika dhe sipërfaqe 2 mijë metra katrorë.

Gërmimet për zbatimin e projektit nxorrën në dritë objekte arkeologjike që datojnë që nga periudha qytetare ilire dhe gjurmët e një bastioni osman, ku më vonë u ngrit konaku i Princ Vidit. Dy muaj pas nisjes së projektit në fillim të vitit 2017, Bashkia e Durrësit nënshkroi një kontratë për monitorimin e punimeve nga Instituti i Arkeologjisë dhe Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik, ndërkohë që shumica e punimeve nëntokësore kishin përfunduar.

Zbulimet arkeologjike nga gërmimet e projektit ‘Veliera’ ngritën dilema mbi të ardhmen e mbikalimit prej betoni – me bashkinë që nga njëra anë kërkonte vazhdimin e ndërtimin duke e modifikuar projektin dhe shoqërinë civile, e cila protestonte për braktisjen e ndërtimeve dhe ruajtjen në tërësi të rrënojave arkeologjike të zbuluara.

Ky debat ishte në mënyrë të veçantë i ndjeshëm për qytetin e Durrësit, trashëgimia arkeologjike e të cilit është dëmtuar rëndë nga ndërtimet pa kriter dhe në kundërshtim të ligjit gjatë dy dekadave të fundit. Pasi nuk u gjet një gjuhë e përbashkët, konflikti midis shoqërisë civile dhe bashkisë u transferua në gjykatë.

Në shkurt 2018, Gjykata Administrative Durrës vendosi ndalimin e punimeve në zonën arkeologjike “A”, duke i shpallur rrënojat brenda këtij territori si të ‘pacënueshme”. Gjykata rrëzoi  nga ana tjetër padinë e shoqërisë civile për bllokim tërësor të projektit, me argumentin se paditësi “nuk u mbështet në një koncept të qartë rreth asaj se çfarë përbën projekt”. Gjykata shpalli moskompetencë për disa pika të padisë, përfshirë akuzat për “falsifikim dokumentesh” dhe moszbatim të vendimit të gjykatës.

Ky vendim nuk kënaqi asnjë nga palët. Bashkia e Durrësit pretendonte se tashmë i kishte marrë masat për të ruajtur objektet arkeologjike përmes një projekti të ndryshuar. Ajo njoftoi se do ta apelonte vendimin e Gjykatës Administrative Durrës.  Apelim vendimi bëri edhe Menvgroup – organizata e shoqërisë civile që bëri padinë, duke pretenduar se pezullimi i punimeve në zonën “A” ishte i pamjaftueshëm.

Një vit më vonë më 23 shkurt, Gjykata Administrative e Apelit vendosi në dhomë këshillimi t’i hapë rrugën përfundimit të projektit “Veliera”, duke pushuar gjykimin e çështjes dhe duke prishur vendimin e Gjykatës Administrative Durrës.

Dispozitivi i vendimit të Apelit lë të kuptohet se ndryshe nga gjykata e Shkallës së Parë, ajo ka lejuar edhe ndërtimin në zonën arkeologjike “A”, gjë që u kontestua fort prej aktivistëve të shoqërisë civile.

Zbulimet e reja

Kornizë altari varri me mbishkrime romake zbuluar gjatë prishjes së “Bastionit Otoman” për ndërtimin e “Velierës” Durrës. Foto: Geri Emiri/BIRN

Pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, mjetet e rënda dhe punëtorët e kompanisë ‘Everest’ u rikthyen gjatë fundjavës në kantierin e lënë përgjysmë pranë portit të Durrësit për të rifilluar punimet.

Këto punime rifilluan pa një marrëveshje për monitorimin e punimeve nga arkeologët midis bashkisë Durrës, kompanisë ‘Everest’ dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

Sipas arkeologut Fatos Tartari, monitorimi arkeologjik i punimeve që po kryhen si pjesë së ndërtimit të projektit ‘Veliera’ është shumë i rëndësishëm.

“Dikur pa monitorimin e arkeologëve nuk bëhej asnjë gërmim në Durrës, ndërsa sot specialistët as nuk pyeten dhe as nuk i merret mendimi fare,” tha ai.

Në raportin e hartuar nga Instituti i Arkeologjisë dhe DRKK Durrës, në lidhje me zbulimet e evidentuara gjatë gërmimeve të projektit shkruhet se në këtë zonë ruhen gjurmë të fortifikimeve të periudhave të ndryshme kohore, të përbëra nga disa struktura, si: bastioni juglindor, torra veneciane, si dhe të tjera pjesë të fortifikimeve.

Punimet me mjete të rënda të kompanisë zbatuese gjatë fundjavës, kanë nxjerrë në dritë disa objekte të reja arkeologjike, të panjohura më parë në raportet e hartuara për projektin ‘Veliera.’

Nga konsultimi që BIRN bëri me arkeologë në Durrës, rezulton se nga vëzhgimi paraprak bëhet fjalë për një kapitel dhe një kornizë altari, që mund të ketë qenë pjesë e një varri, ku janë përdorur edhe dimensione floreale. Mbishkrimet romake nisin me formulën DMS (Dis Manibus Sacrum), që është përdorur deri në shek. III të Erës Sonë.

Sipas shpjegimit të specialistëve, kjo tregon ripërdorimin e objekteve të marra nga pjesë të ndryshme të qytetit, që i takojnë shekujve të ndryshëm dhe janë përdorur për ndërtimin e mureve të bastionit.

Projekti i ri i ‘Velierës’

Pjesë altari varri me mbishkrime romake zbuluar gjatë prishjes së “Bastionit Otoman” për ndërtimin e “Velierës” Durrës. Foto:Geri Emiri/BIRN

Pas zbulimeve arkeologjike të evidentuara gjatë gërmimeve për ndërtimin e projektit ‘Veliera”, bashkia Durrës paraqiti në institucionet e kulturës një projekt të ndryshuar, si kusht për vijimin e punimeve.

Projekti i ndryshuar parashikon ndërtimin mbi zbulimet arkeologjike, duke krijuar disa dritare prej xhami për të vëzhguar rrënojat e fortifikimeve dhe një hyrje të posaçme vetëm për specialistët e monumenteve.

Miratimi i këtij projekti ka kaluar në sitën e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë dhe Këshillin Kombëtar të Restaurimeve, por megjithatë ai nuk parashikon ruajtjen e të gjithë fortifikimeve të zbuluara.

“Sipas projektit të ndryshuar duket se do të ruhet vetëm frëngjia nga ana lindore dhe ajo jo e plotë, duke dhënë efektin e kundërt, uljen e interesit për monumentin e përgjysmuar. Kështu publiku humbet kontaktin me monumentin dhe mundësinë e njohjes nga afër me vlerat e tij,” shpjegoi për BIRN një arkitekt durrsak, i cili kërkoi të mos identifikohet me emër.

“Zbulimet arkeologjike mund të ruheshin ndryshe, duke e lënë të dukshme të gjithë strukturën arkeologjike dhe kthinat mund të ishin kthyer në një hapësirë multifunksionale,” shtoi ai.

Projekti i ri i ‘Velierës’ hedh poshtë edhe disa prej rekomandimeve që Instituti i Arkeologjisë dhe DRKK Durrës kishin paraqitur më herët në raportin e përgatitur mbi gërmimet e bëra, për ruajtjen dhe ekspozimin e strukturave të zbuluara në sheshin e ri. Arkeologët në raport gjithashtu kanë sugjeruar edhe shpalljen monument kulture të këtyre zbulimeve arkeologjike.

*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 12 mars 2019 në median Reporter.al dhe po ripublikohet këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të BIRN Albania.

The post Ekskavatorët e ‘Velierës’ shkatërrojnë muret e konakut të Princ Vidit first appeared on Amfora.