turizëm - Amfora

Qendra e Shirokës me kalldrëm të dëmtuar katër vjet pas përfundimit të rikualifikimit
Pllakat dekorative të thyera dhe kalldrëmi i dëmtuar po vështirësojnë lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve në qendër të Shirokës, një prej pikave më të frekuentuara përgjatë brigjeve të Liqenit të Shkodrës.

“Bashkia Shkodër ka konstatuar dëmtimin e kalldrëmit në qendrën e Shirokës”, tha bashkia.

Ndonëse sheshi i Shirokës u rikualifikua pak vite më parë, kalldrëmi në qendër të zonës turistike ka nisur të shfaqë dëmtime. Periudha e garancisë së punimeve ka përfunduar, ndërsa bashkia i lidh dëmtimet me punimet infrastrukturore që po zhvillohen në zonë.

“Shkaku kryesor i dëmtimit është kalimi i mjeteve të tonazhit të lartë për realizimin e punimeve në aksin rrugor Shirokë-Zogaj”, sqaroi Bashkia Shkodër në përgjigjen zyrtare për Amforën.

Sipas bashkisë, ndërhyrja për rikthimin e kalldrëmit në gjendjen e mëparshme nuk do të kryhet menjëherë. Institucioni argumentoi se riparimi është planifikuar pas përfundimit të punimeve në aksin rrugor Shirokë–Zogaj, për të shmangur dëmtime të tjera nga qarkullimi i mjeteve të rënda.

“Riparimi i kalldrëmit të dëmtuar është një nga prioritetet e Bashkisë Shkodër, i cili pritet të vlerësohet pas mbylljes së punimeve të aksit rrugor Shirokë-Zogaj”, tha institucioni.

Investimi për rikualifikimin urban të sheshit të Shirokës u realizua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në emër të Qeverisë Shqiptare. Kontrata me Bashkinë Shkodër u lidh në maj të vitit 2018, me një vlerë prej rreth 410 milionë lekësh me TVSH, ndërsa punimet nisën në gusht të po atij viti dhe përfunduan me marrjen në dorëzim përfundimtar më 27 shtator 2022.

Ky investim ishte pjesë e projektit “Rikualifikimi i bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës”, i cili synonte të përmirësonte infrastrukturën publike dhe ta kthente Shirokën në një destinacion turistik. Megjithatë, vetëm disa vite pas përfundimit të punimeve, kalldrëmi në qendër të zonës ka nisur të shfaqë dëmtime.

Dëmtimet në kalldrëmin e qendrës së Shirokës. Foto: Media Amfora

Projekti përfshiu rikonstruksionin e rreth 20 mijë metrave katrorë hapësirë publike, restaurimin e fasadave, ndërtimin e çative të reja, krijimin e parkimit publik, shtrimin e sheshit me pllaka mozaiku, ndriçimin publik, rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, si edhe gjelbërimin e zonës.

Sipas dokumentacionit të projektit, ndërhyrja ishte konceptuar për të ruajtur identitetin historik, urban dhe natyror të Shirokës, ndërsa gjendja aktuale e kalldrëmit ngre pikëpyetje për mirëmbajtjen e këtij investimi pas përfundimit të punimeve.

Pllakat dekorative janë të thyera ose të zhvendosura, ndërsa kalldrëmi në pjesë të ndryshme të sheshit ka pësuar dëmtime që e bëjnë lëvizjen më të vështirë si për automjetet, ashtu edhe për këmbësorët. Në disa raste, drejtuesit e mjeteve shmangin gropat duke iu afruar zonës së këmbësorëve.

Shiroka, së bashku me Zogajn, është ndër destinacionet më të frekuentuara në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Gjatë sezonit veror zona vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj, ndërsa mirëmbajtja e infrastrukturës publike mbetet një element i rëndësishëm për funksionimin e saj si destinacion turistik.

The post Qendra e Shirokës me kalldrëm të dëmtuar katër vjet pas përfundimit të rikualifikimit first appeared on Amfora.

Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir
Në një bar-restorant të vogël, në pjesën shkëmbore të skajit fundor të fshatit Manastir, Gëzim Hoxha u shërben drekën turistëve të parë të këtij sezoni. Nga tarraca e biznesit familjar, pamja hapet drejt Plazhit të Pasqyrave, Kanalit të Korfuzit dhe kodrës ku ngrihet Manastiri i Shën Gjergjit, në një prej segmenteve më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Për më shumë se dy dekada, familja jetoi mes emigracionit në Greqi dhe fshatit Manastir, duke punuar atje për t’i investuar kursimet në biznesin e vogël që sot u siguron të ardhurat kryesore. Pasi Gëzimi u shërben me dashamirësi vizitorëve të huaj që shijojnë të qetë mikpritjen dhe pamjen mbresëlënëse, ai shfaq tensionin dhe pikëpyetjet që e mundojnë mbi të ardhmen e vetë fshatit.

“Kam jetuar 22 vite në Greqi dhe të gjitha paratë që kam fituar atje i kam investuar këtu. Kam ngritur një restorant të vogël me pesë tavolina dhe prej tij ushqehemi, unë, djali dhe gruaja ime”, tregoi 70-vjeçari, teksa duart i dridheshin nën tabakanë e madhe me të cilën i shërbeu një çifti të huaj.

Qetësia e banorëve të Manastirit është tronditur pasi u shfaq një “hartë e kuqe”, e cila nisi të shpërndahej në formë klandestine në zyrën e Kadastrës së Sarandës. Ëndrrat e banorëve që kanë tashmë në dorë një certifikatë legalizimi janë barazuar me ato që ende nuk e disponojnë një të tillë, pasi një projekt i “turizmit elitar” ka bllokuar tashmë të ardhmen e fshatit.

“Nuk kam hyrë në pronën e askujt me forcë. Kam ardhur këtu në vitin 2009, si shumë të tjerë në fshat”, shpjegoi Gëzim Hoxha përballë projektit që synon të krijojë një “fshat brenda fshatit”.

Klikoni KËTU dhe ndiqni video-kronikën e artikullit.

I quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, ai u paraqit nga kompania “Premium Finance Invest” sh.p.k. në vitin 2025 dhe menjëherë më pas, nisi të qarkullonte një hartë nën dorë si një “status quo” për ndalimin e legalizimeve apo ndërtimeve të reja nga banorët.

“Ne nuk jemi të huaj, jemi shqiptarë dhe duam të drejtën tonë. Shkojmë te Kadastra dhe na japin ca harta të kuqe. Mua hipotekën ma ka dhënë shteti. Ku del ai tjetri sot si pronar? Del me 300 hektarë, me gjysmën e jugut, kush është ky?!”, shpjegoi me shqetësim Arsen Vaja mbi konfliktin midis pronarëve pretendues si trashëgimtarë dhe atyre që e kanë legalizuar pronën.

Investimet e kompanisë nga Saranda në Durrës ilustrojnë konfliktet midis investitorëve dhe pronarëve të tokave në projektet masive në turizëm, teksa në një projekt për të cilin mori “Statusin e Investitorit Strategjik” në zonën e Gjirit të Lalzit, kompania dështoi herën e parë për ta finalizuar dhe kërkoi më shumë kohë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë me pronarët e truallit.

“Harta e kuqe” vendos në pikëpyetje ekzistencën e fshatit Manastir

Me rënien e komunizmit, një fshat i ri u krijua përpara Ksamilit, duke u pagëzuar me emrin “Manastir”, teksa u ngrit nën kodrën e Manastirit të Shën Gjergjit dhe mbi Plazhin e Pasqyrave.

Fshati Manastir në të majtë kufizohet me Detin Jon dhe nga e djathta nga rruga Sarandë-Ksamil, përbri Liqenit të Butrintit. Foto: Media Amfora

Banorët shfrytëzuan një ish-repart ushtarak dhe hapësira të tjera për të ngritur fillimisht banesa për të jetuar dhe vit pas viti i përshtatën në struktura akomoduese për turizmin sezonal përgjatë verës.

“Gratë këtu jetojnë me verën. Në prill e maj kthehen nga Greqia dhe punojnë deri në tetor”, shpjegoi Gonxhe Paza, duke theksuar se turizmi po e mban gjallë fshatin.

Pa humbur kohë, ajo nxori nga xhepi një certifikatë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Aty dallohet viti 2018, kur familjes Paza iu legalizua objekti i ndërtuar aty dhe që vërteton pronësinë e familjes mbi truallin e fshatit Manastir.

“Kam prishur shtëpinë dhe kam bërë dhoma e banjo për turistët. Me këtë jetojmë. Fëmijët më kanë ikur se nuk kanë punë këtu”, shtoi Paza për Median Amfora, duke treguar për udhëkryqin midis shpresës së turizmit dhe rrezikut për t’iu rrafshuar banesa.

“Këtu janë bërë 70% e fshatit me dokumente dhe duam që edhe ata 30% që s’i kanë t’i marrin dhe të rregullohet edhe fshati, se ne jemi sipas ligjit”, shpjegoi i revoltuar Kosta Zervoji, një tjetër banor.

Banorët e fshatit Manastir duke diskutuar. Foto: Media Amfora

Veprimet për të legalizuar ndërtesat apo për të investuar janë ndërprerë informalisht nga zyra e Kadastrës, pasi një projekt që synon ndërtimin e një resorti në zonë nisi të ngjizet përmes lejeve që kanë nisur të miratohen nga qeveria shqiptare.

Kompania “Premium Finance Invest” aplikoi me projektin e titulluar, “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I” në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) më 27 janar 2025.

Kjo pasi e kishte fituar “Statusin e Investitorit Strategjik” për një tjetër projekt në Durrës, katër vite më parë dhe që duket se gati ka dështuar, ndërsa për projektin në Sarandë KKTU miratoi brenda 23 ditësh “Lejen e Zhvillimit”, e cila përcakton kushtet urbanistike të zhvillimit të pronës dhe i paraprin marrjes së lejes së ndërtimit.

Pas më shumë se një viti, leja u zbardh vetëm në fillim të muajit qershor, duke ofruar më shumë të dhëna teknike për projektin që pritet të zbatohet në dy faza. Fillimisht, ai do të fokusohet tek ndërtimi i 46 vilave private, ndërsa në fazën e dytë projekti përfshin një hotel me vila mbështetëse dhe shërbime bar-restoranti.

Planvendosja e projektit shtrihet në një pjesë të mirë të fshatit që numëron mbi 150 ndërtesa dhe kërkon që në të dyja fazat, të rrafshojë objekte ekzistuese, të cilat sipas banorëve posedojnë edhe certifikata legalizimi, që sipas tyre u ofruan nga shteti pa u përmendur se prona ka një pronar joshtetëror, pra privatë të tjerë që e pretendojnë atë.

Nga krahasimi i planvendosjes së projektit të resortit turistik me ortofotot dhe hartat satelitore duket se zhvillimi i planifikuar mbivendoset me një pjesë të fshatit ekzistues Manastir, duke kërkuar shembjen e pashmangshme të objekteve në të dyja anët e fshatit. Gjurma e vilave dhe rrugëve të reja duket se prek zona ku sot ndodhen banesa dhe biznese familjare, duke ngritur pikëpyetje nëse projekti mund të realizohet pa i prekur ndërtimet legalizuara ndër vite.

Pamje e projektit “The Mirrors”. Foto: Studio e arkitekturës “Kengo Kuma & Associates”

Në lejen e zbardhur të zhvillimit, rezulton se projekti do të zhvillohet në pronën e Iliriana Demirajt (Çoçoli). Ajo është trashëgimtare e familjes Çoçoli, e cila trashëgon parcela tokash që nga Ksamili dhe që lidhen me ndarjet historike të tokës gjatë periudhës së mbretërisë së Zogut. Vetë Çoçoli nuk ishte e arritshme për një koment mbi çështjen e pronësisë, ku do të zhvillohet projekti që ka gjetur të papërgatitur banorët e fshatit Manastir.

“Unë kam ardhur këtu në vitin 2009, kam hedhur objektin në ish-repartin ushtarak, nuk u futa në vendin ku dikush kishte pronën dhe nuk u futa me forcë”, shpjegoi Gëzim Hoxha.

Dhjetëra banorë të Manastirit në shkurt të këtij viti, protestuan edhe para Kadastrës së Sarandës, duke kërkuar transparencë për projektin, por pa mundur të qartësohen për fatin e pronave të tyre, pasi ndër vite ndoqën procedura legalizimi, regjistrimi dhe pajisjeje me dokumentacion pronësie pranë institucioneve shtetërore.

Në një përgjigje zyrtare për Amforën, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Sarandë shpjegoi se në arkivat e institucionit rezultojnë aplikime të banorëve të zonës së Manastirit (Pasqyra) që prej vitit 2006, ndërsa pjesë e dokumentacionit janë edhe kërkesa të depozituara në vitin 2017.

Foto nga harta e shtrirjes së projektit dhe e pamjes së vilave, të zbardhura në vendimin e KKTU-së për projektin

Sipas ASHK-së, aplikimet e tjera janë trajtuar pranë zonës kadastrale 2297 Ksamil dhe nuk disponoheshin të dhëna të tjera, teksa 7 aplikimet e identifikuara ishin ende në fazën fillestare të vlerësimit. Ndërsa harta që banorët pretendojnë se u është dhënë nën dorë nga zyra e Kadastrës, me zonën e vijëzuar me të kuqe si pjesë e projektit, duket se nuk përbën një dokument zyrtar.

Të vendosur mes Plazhit të Pasqyrave, Gjirit të Manastirit dhe Shpellës së Pëllumbave, banorët e këtij fshati e ndërtuan jetën e tyre mbi turizmin familjar dhe kursimet e emigracionit, në një territor që me kalimin e viteve u kthye në një nga asetet më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

“Në vitin 2012-2013 kemi marrë legalizimin. Kemi paguar tokën, kemi marrë dokumentet dhe më pas edhe hipotekën. Deri në vitin 2020 nuk kemi pasur probleme”, shpjegoi Bedri Hysi.

“Tani na ka dalë një pronar i ri dhe pjesa më e madhe e fshatit është futur në vijën e kuqe. Unë jam brenda vijës së kuqe”, shtoi banori i fshatit.

Sipas tyre, pavarësisht kërkesave dhe ankesave drejtuar institucioneve, ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mbi statusin e pronave dhe arsyen e përfshirjes së tyre në territorin e shënuar në hartë, ndonëse objektet e tyre janë legalizuar.

Për banorët e Manastirit, shqetësimi lidhet me zhvillimin e këtij resorti të ri turistik në zonën ku për më shumë se dy dekada ata ndërtuan jetën dhe bizneset me bindjen se shteti ua kishte njohur të drejtat mbi pronat që ngritën. Ndërsa për të njëjtin territor është miratuar një projekt turistik me vila, hotel me pesë yje dhe struktura rezidenciale, shumë prej banorëve thanë se po përballen me pasiguri mbi të ardhmen e objekteve që kanë legalizuar, regjistruar dhe dokumentuar ndër vite.

“Ne jemi sipas ligjit. Kemi paguar tokën, kemi marrë legalizimet dhe dokumentet. Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse të drejtën tonë”, tha Arsen Vaja.

Harta me vija të kuqe që tregon “pezullimin” e legalizimeve të fshatit. Foto: Media Amfora

Sipas avokatit Elton Laska, legalizimi dhe regjistrimi i një pasurie nuk janë procedura formale pa pasoja juridike, por përkundrazi ato krijojnë të drejta dhe pritshmëri të ligjshme për qytetarët, të cilët investojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre mbi bazën e këtyre akteve administrative.

“Legalizimi nuk është një favor i shtetit, por një akt administrativ që prodhon të drejta të plota për pronarin. Pasi një pronë është njohur dhe regjistruar ligjërisht, çdo kufizim ndaj saj duhet të bazohet në ligj, të jetë proporcional dhe të ndjekë një procedurë të rregullt ligjore”, shpjegoi Laska.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te zhvillimi ekonomik apo turistik në vetvete, por te mënyra se si ai ndërhyn mbi të drejtat ekzistuese të pronës.

“Nëse shteti ndryshon rregullat e lojës pasi ka njohur më parë të drejta pronësie, krijohet pasiguri për qytetarët dhe investitorët”, vlerësoi ai.

Projekte të shndritshme që zbehen nga konfliktet e pronësisë

Projekti i “Plazhit të Pasqyrave” në fshatin Manastir mban firmën e një prej studiove më prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore në botë, “Kengo Kuma & Associates”. E themeluar nga arkitekti japonez Kengo Kuma, i njohur tashmë për publikun shqiptar si autor i projektit aty pranë për ndërtimin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Studioja është e njohur për projekte ikonike që ndërthurin arkitekturën me peizazhin natyror dhe për ndërhyrje me ndikim të ulët vizual, si Stadiumi Kombëtar i Japonisë për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në projektin në fshatin Manastir, ajo ka si partner lokal studion “EV Engineering” sh.p.k.

I pagëzuar si “The Mirrors” (Pasqyrat), projekti është ndarë në dy faza me intensitet të ndryshëm ndërtimi. Faza e parë, nga ana e kodrës së Manastirit, shtrihet në një sipërfaqe prej 92 mijë metrash katrorë dhe parashikon një gjurmë ndërtimi prej 5535 metrash katrorë dhe ndërtesa me një, deri në dy kate, pa struktura nëntokësore.

Por situata ndryshon ndjeshëm në fazën e dytë, që shtrihet në anën tjetër të fshatit, në krahun e “Shpellës së Pëllumbave”, ku përqendrohet pjesa më intensive e projektit. Në një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë parashikohen 23 mijë metra katrorë volum ndërtimi, në një gjurmë ndërtimi prej 10 mijë metrash katrorë. Ndërtesat parashikohen deri në tre kate mbi tokë dhe struktura nëntokësore që arrijnë deri në gjashtë kate. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit rritet në 38.5 për qind, mbi gjashtë herë më i lartë se në fazën e parë.

Kompania që parashikon të zbatojë projektin, “Premium Finance Invest”, u krijua në vitin 2016 me kapital gjerman, si një institucion financiar jobankar. E zotëruar nga kompania me kapital austriak “SIG Holding GmbH”, ajo lidhet me kazinotë e Tiranës dhe me ish-“APEX-AL”, me pronar kryesor përfitues Bledar Sinanin, i cili mban nënshtetësi gjermane.

Për të marrë një qëndrim mbi pretendimet e ngritura nga banorët, Amfora iu drejtua me një kërkesë për koment kompanisë “Premium Finance Invest”, por ajo nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Plazhi i Pasqyrave, Shpella e Pëllumbave dhe Gjiri i Manastirit qëndrojnë përballë Korfuzit dhe janë kthyer në destiancione të lakmuara që po rrethohen nga resoret. Foto: Media Amfora

Për historianin dhe ish-restauratorin Halil Shabani, debati nuk lidhet vetëm me të drejtat e pronësisë së banorëve të Manastirit, por ajo që po ndodh në zonën e Ksamilit dhe përgjatë bregdetit jugor është pjesë e një transformimi më të gjerë që po prek disa prej territoreve më të rëndësishme turistike dhe natyrore të vendit.

“Po shikojmë që të gjitha pikat më të bukura të turizmit, më dominantet, po bien në duart e atyre që ne i quajmë oligarkë. Po marrin të gjithë ajkën e bregdetit”, tha Shabani për Median Amfora.

Ndërsa Sofokli Thoma, aktivist mjedisor në Sarandë, tha se ajo që po ndodh në Manastir nuk mund të shihet e shkëputur nga transformimi më i gjerë i gjithë vijës bregdetare të jugut.

“Këtu, nga Kanali i Çukës deri në Ksamil, ka gërmime nga çekiçët. Nuk e kuptoj se çfarë duan të bëjnë. Edhe ndërtimet në Butrint, ku zona e mbrojtur ishte 150 hektarë, e ulën. Zonën e mbrojtur në Vlorë e bëjnë 800 hektarë. Pse e bëjnë?! Sepse e dinë për ndërtimet”, shpjegoi ai.

Në anën tjetër të kodrës së Manastirit të Shën Gjergjit, po zhvillohet projekti “Manastiri Resort”, në atë që njihet si “Gjiri i Manastirit”. Amfora zbuloi se ky projekt shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi respektimin e detyrimeve që burojnë nga statusi i Parkut Kombëtar të Butrintit si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Projektet e Manastirit u bënë të mundura pas miratimit më 22 shkurt 2024 të Ligjit numër 21/2024, i cili ndryshoi zonifikimin “Për Zonat e Mbrojtura”. Ndryshimet zbutën kufizimet e mëparshme dhe krijuan bazën ligjore për lejimin e zhvillimeve turistike, përfshirë strukturat akomoduese edhe në territore të mbrojtura ose pranë tyre. Situata e re solli avancimin e projekteve turistike në zonën e Butrintit dhe të Ksamilit, pasi u kufizua kufiri i zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Fshati Manastir dhe përtej tij projekti në përfundim, “Manastiri Resort”. Foto: Media Amfora

Më larg nga aty, në një tjetër pjesë të lakmuar të bregdetit shqiptar, “Premium Finance Invest” sh.p.k. u shpall “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë” në korrik të vitit 2021 për projektin “Cape of Rodon Faza 1”.

Investimi me vlerë mbi 51.3 milionë euro pranë Gjirit të Lalzit synonte të ngrinte në zonën ende të pazhvilluar të Kepit të Rodonit, një hotel me katër yje me 250 dhoma, 30 vila, një kantinë vere dhe një park ujor, duke përfituar statusin për një periudhë trevjeçare dhe masa mbështetëse të parashikuara nga ligji, përfshirë të drejtën për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës së plazhit përballë kompleksit për një afat deri në 30 vite.

Megjithatë, pavarësisht statusit të investitorit strategjik, projekti nuk arriti të zbatohej brenda afatit të parashikuar. Në korrik të vitit 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi t’ia zgjasë statusin edhe për dy vite, por me një kusht thelbësor: Ajo duhej të dorëzonte dokumentacionin e plotë që provonte marrëveshjet me pronarët privatë ose kalimin e pronësisë për të gjitha parcelat e prekura nga investimi. Por ende tre vite pas marrjes së statusit, projekti vijon të mbetet i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve të pronësisë, duke mos arritur të kalojë në fazën e zbatimit sipas planifikimit fillestar.

Amfora lexoi se në Zonën Kadastrale 3365, ku do të zhvillohet projekti, për një pjesë të mirë të parcelave ndryshe nga konflikti i legalizimeve në Manastir, pretenduesit trashëgimtar të tokave, përfshirë Kishën Françeskane të Shqipërisë, përballen me mbivendosjet e “Ligjit 7501” për ndarjen e tokës bujqësore që pretendojnë të njëjtat parcela, ndërsa nga leximi i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite janë zbuluar regjistrime dhe përfitime të mijërave metrave katrorë më shumë nga sa i takonte ndarjes së tokës bujqësore. Ndërsa vetë prokuroria ka zbuluar falsifikime masive për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes AMTP-ve të tokave bujqësore, që në fakt nuk ishin të tilla dhe kishin si pronarë shtetin ose trashëgimtarë të hershëm.

The post Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir first appeared on Amfora.

Revolta e Kakomesë u paketua në “X” si protestë kundër Familjes Trump
Banorët e Nivicës u rikthyen furishëm pas 21 vitesh në tokën ku pretendojnë se e kanë në pronësi dhe ku në 12 shkurtin e vitit 2005 mbi 350 banorë u ngujuan përballë forcave speciale të policisë së kohës. Kësaj here derën e gjetën të hequr pasi vetë kompania e largoi nga aty 2 ditë më parë.

Policia private që e ruante prej 2 dekadash ja kishte mbathur dhe as policia e shtetit nuk dukej gjëkundi. Të lodhur nga pritja e vendimeve të gjykatave shqiptare, ata shembën muret, rrethimin dhe rrokullisën në greminë kontejnerët e rojeve që nuk lejonin hyrjen e lirë në këtë aset kombëtar.

Me të njëjtin skenar dezinformues si në Zvërnec – Me rrokullisjen e kontejnerëve nisi të rrokullisej edhe një narrativë e rreme e përqendruar në rrjetin social “X” (i quajtur më parë Twitter), që raportonte se protesta ishte kundër familjes presidenciale amerikane – një qasje që nuk u konstatua e tillë në rrjetet e tjera sociale, si “Facebook”, “Instagram dhe ngjashëm.

Profile individësh, faqe komuniteti, media, gazetarë dhe politikanë të huaj i dhanë superxhiro videove që paraqisnin revoltën e niviciotëve, duke arritur audienca në disa milionë shikime që po shkonin në drejtimin e gabuar të protestës në jug të Shqipërisë.

Në rrjetin social X brenda pak orësh protesta shumë shpejt pushoi së qeni një histori shqiptare, ajo u kthye në një tregim oligarkie botërore, me fokus tek Donald Trump, Jared Kushner, e më tej tek Izraeli, kolonizimi ekonomik dhe madje edhe rivalitetet globale mes Perëndimit dhe kundërshtarëve të tij.

Videot e protestës që Amfora analizoi vetëm në rrjetin social “X”, nisën të qarkullonin në anglisht, spanjisht, portugalisht, greqisht, turqisht, maqedonisht dhe rusisht. Ndërsa pamjet mbeteshin të njëjta, kuptimi i tyre ndryshonte nga një komunitet në tjetrin. Për disa profile, shqiptarët po luftonin kundër familjes Trump. Për të tjera, kundër oligarkëve. Për komunitete të tjera, Kakomeja u bë simbol i rezistencës kundër kolonizimit ekonomik ose kundër ndikimit izraelit.

Nyja e narrativës: Shqipëria i kthen shpinën Jared Kushnerit dhe Ivanka Trumpit

Në terrenin shqiptar debati lidhej me aksesin në plazh, kundërshtimet ndaj zhvillimit turistik dhe konfliktin e gjatë për pronësinë e tokës, ndërsa në videot me pamje të banorëve të revoltuar vetë Kakomja filloi të zhdukej nga qendra e historisë dhe të zhvendosej në një aks tjetër.

Gjiri i Kakomesë në Sarandë përpara shembjes së rrethimit. Foto: Media Amfora

Një nga postimet që ndihmoi më shumë në ndërkombëtarizimin e protestës ishte ai i llogarisë “Anonymous TV”. Aty u publikua video me “lajmin e fundit” që shpjegonte se shqiptarët kishin rrëzuar barrierat në Kakome sepse plazhet i përkasin njerëzve dhe jo oligarkëve. Më tej, reagimi në Kakome paraqitej si një vijim i protestave për “projektin Kushner-Trump” dhe shoqërohej me sloganin “Albania is not for sale” (Shqipëria nuk është në shitje).

Në pak rreshta në ripostimet e videos që arriti 3.1 milionë shikime konflikti lokal për Kakomenë u transformua në 3 narrativa globale: Populli kundër oligarkëve, Shqipëria kundër shitjes dhe shqiptarët kundër familjes Trump. Asnjë nga këto elemente nuk shpjegonte historinë e konfliktit në zonë, por përkundrazi krijonte një histori të re, më të thjeshtë dhe më të kuptueshme për audiencat ndërkombëtare.

Postimi u rishpërnda nga profile të tjera me qindra mijëra ndjekës. Shumë prej tyre përdorën pothuajse të njëjtin tekst, duke ndryshuar vetëm gjuhën ose theksin ideologjik. “Anonymous TV” funksionon më shumë si një kanal aktivist dhe amplifikues narrativash globale, që zakonisht pozicionohet kundër figurave, qeverive apo politikave që perceptohen si pjesë e establishmentit perëndimor, veçanërisht kur lidhen me luftërat, Izraelin ose Donald Trump.

Në ripostimin e kësaj videoje, komentatori politik kanadez Mark Slapinski, që në “X” numëron 145 mijë ndjekës, shkroi se Shqipëria ka mbaruar së bëri shaka dhe se, “Ata po e marrin pas vendin e tyre nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump”. Konflikti reduktohet prej tij nga Kakomeja në një përballje simbolike mes shqiptarëve dhe familjes Trump.

E njëjta qasje shfaqet tek profili në gjuhën spanjolle, “La Catrina Norteña”, me 391 mijë ndjekës, i cili publikoi se, “Shqipëria po i kthen shpinën Jared Kushner dhe Ivanka Trump-it”. Për një audiencë amerikano-latine, Trump është shumë më i njohur sesa Kakomja dhe ata vijuan me përshkrimin e videos që e ngarkuan në profilin e tyre duke shkruar, “Protestuesit rrëzuan barrierat në plazhin e Kakomesë për të treguar se plazhet shqiptare u përkasin qytetarëve dhe jo investitorëve të huaj si familja Trump”.

Foto ilustruese nga narrativat dezinformuese në rrjetin social “X”

Kjo është një nga karakteristikat kryesore të deformimit të narrativave me qëllim dezinformimin, duke mos i ndryshuar faktet bazë të ngjarjes, por duke ndryshuar personazhin kryesor të historisë. Nga një konflikt lokal në rivierën shqiptare, ngjarja u shndërrua në postimet në “X” si të ishte një episod i luftës politike amerikane.

Në viralitetin e rishpërndarjes së videos nga “Anonymous TV” ishte edhe Helmut Brandstätter, një eurodeputet austriak i grupit liberal “Renew Europe”, i njohur për qëndrimet e tij pro-Bashkimit Evropian, mbështetjen për Ukrainën, sanksionet ndaj Rusisë dhe politikën transatlantike të BE-së.

Narrativa e amplifikuar nga ekosisteme anti-perëndimore dhe rusishtfolëse

Një pjesë e profileve që amplifikuan dezinformimin eskluzivisht në platformën “X” për protestën e Kakomesë, janë të njohura për publikimin e përmbajtjeve kritike ndaj NATO-s, Bashkimit Evropian, politikës së jashtme amerikane dhe Izraelit.

Mes tyre spikat “Sonja van den Ende”, që prezantohet si gazetare e pavarur dhe komentatore gjeopolitike. Ajo ka raportuar për vite nga Siria, Donbasi dhe Rusia, duke publikuar në media alternative dhe platforma që shpesh promovojnë këndvështrime kundër NATO-s, politikave perëndimore. Sipas një analize nga “Reporterët pa Kufij”, ajo është përshkruar si promotore e narrativave pro-ruse dhe teorive konspirative.

Emri i Sonja van den Ende shfaqet gjithashtu mes autorëve të “Global Fact-Checking Network”, një platformë që sipas “Reporterët pa Kufij” është ngritur nga struktura të lidhura me Kremlinin për të promovuar narrativat zyrtare ruse nën petkun e verifikimit të fakteve.

Megjithëse një ngjarje larg Holandës, ajo e ndau videon nga kanali “Anonymous TV”, duke e përshkruar si, “Shqiptarët hoqën barrierat në plazhin e Kakomesë në jug të Shqipërisë, duke deklaruar se plazhet e vendit u përkasin popullit, jo oligarkëve”.

Mes postimeve të shpërndara u identifikuan edhe ato në gjuhën ruse. “@VictorKvert2008”,  i cili numëron 70 mijë ndjekës dhe publikon kryesisht përmbajtje mbi luftën në Ukrainë dhe zhvillimet ushtarake në Rusi, e postoi videon nga faqja e tij me përshkrimin: “Shqiptarët hoqën barrierat në plazhin e Kakomesë në jug të Shqipërisë, duke thënë se plazhet e vendit i përkasin popullit, jo oligarkëve, ndërsa rritet kundërshtimi ndaj projektit kontrovers të resortit Kushner-Trump”.

Një tjetër profil rusishtfolës modest për numrin e ndjekësve, e ironizonte situatën duke cituar librin e presidentit amerikan Donald Trump, “Arti i marrëveshjes”. “Edhe një ‘fitore’ tjetër e madhe e Trump-it. Ja ku po shohim në veprim ‘artin’ e tij të marrëveshjeve”, shkruhej mbi videon e rishpërndarë.

Një tjetër shembull është “Análise Geopolítica”, një platformë braziliane e fokusuar te BRICS  – Blloku ekonomik kundër dominimit perëndimor dhe ku bëjnë pjesë Rusia, Kina, India, Brazili, Afrika e Jugut dhe së fundmi edhe Irani, pra bota multipolare dhe marrëdhëniet e Jugut Global.

Ajo e ndau videon nga faqja e saj në gjuhën portugeze, duke marrë rreth gjysmë milioni shikime dhe e interpretoi protestën si të lidhur me investimin e Kushner dhe revoltën popullore kundër tij dhe imazhit të familjes presidenciale amerikane.

“Shqiptarët arrijnë të thyejnë barrierat në plazhin e Kakomesë dhe të hedhin poshtë kodrës objektet që do të përdoren për të ndërtuar vendpushimin e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, në ishullin e Sazanit, duke deklaruar se Shqipëria nuk është në shitje për të huajt”, shpjegonte postimi.

Paralelisht me narrativën anti-Trump, një tjetër element dominues ishte përdorimi i termit “oligark”. Fraza se “plazhet i përkasin njerëzve dhe jo oligarkëve”, u përsërit nga “Anonymous TV”, Conflict Radar, MundoEConflicto dhe shumë profile të tjera. Megjithatë në pothuajse asnjë rast nuk shpjegohej se kush ishin oligarkët, cilat kompani përfaqësonin apo çfarë lidhjeje konkrete kishin me konfliktin.

Termi u përdor si një etiketë emocionale, duke krijuar një histori universale ku qytetarët përballen me elitën ekonomike. Teksa më tej transformimi më i fortë ndodhi te profilet që zakonisht publikojnë mbi Palestinën, Izraelin dhe Lindjen e Mesme.

“Daniel Mayakovski”, një komentator hispanofon me mbi 200 mijë ndjekës, pasi e mori videon nga një media lokale shqiptare dhe e postoi në kanalin e tij, e përshkroi protestën si kundërshtim ndaj “sionistit Jared Kushner”. Në këtë formulim, Kushner nuk paraqitet si investitor, por si figurë e konfliktit izraelito-palestinez – megjithëse ai nuk është i lidhur me projektin e Kakomesë.

“Në Shqipëri, populli sulmoi plazhin e Kakomesë, në protesta kundër sionistit Jared Kushner dhe vajzës së Trump, të cilët planifikojnë të ndërtojnë një vendpushim luksoz, duke shkatërruar kabinat dhe barrierat e ndërtimit”, shkroi profili duke e nxjerrë totalisht nga konteksti protestën nga Saranda tek projekti i Kushner në Vlorë.

E njëjta qasje shfaqet te “MiddleEast Live”, një profil me foton e flamurit të Iranit dhe që publikon pothuajse ekskluzivisht për Gazën, Izraelin, Iranin dhe konfliktet e Lindjes së Mesme. Kur e ngarkoi dhe e shpërndau videon e Kakomesë, profili shkroi se, “Sot, shqiptarët shkatërruan barrikadat në plazhin e Kakomesë. Protestuesit i bënë të ditur dhëndrit të Trump, Jared Kushner, se projekti i tij i resortit luksoz në ishullin e Sazanit nuk do të ndodhë” – një narrativë që nuk u artikulua në protestën reale në kodrën e Gjirit të Kakomesë.

Postimet virale që u analizuan nuk përmendnin se konflikti për Kakomenë nuk fillon dhe as nuk lidhet me Jared Kushner, e as me familjen Trump. Dokumentet publike tregojnë se projekti turistik në Kakome daton që në vitin 2004, kur shteti shqiptar miratoi zhvillimin e zonës dhe nënshkroi marrëveshje me kompaninë Riviera për përdorimin e truallit për 99 vite. Projekti fillimisht ishte planifikuar në bashkëpunim me kompaninë franceze të resorteve luksoze Club “Club Med” dhe u përball me kundërshtime që në fazat e para të tij

Konflikti për pronësinë vazhdoi për vite me radhë në institucionet shtetërore dhe në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Sipas qëndrimeve të publikuara nga kompania “Riviera Kakome”, pretendimet e Bashkësisë së Fshatit Nivicë për pronësinë mbi zonën janë shqyrtuar në disa procese gjyqësore dhe janë rrëzuar nga gjykatat shqiptare. Ndërsa banorët e kontestojnë projektin si të planifikuar që të zhvillohet mbi tokat e tyre dhe me dokumente të falsifikuara.

Ndërsa në rrjetin “X” Kakomja nuk u bë virale si një konflikt i gjatë shqiptar, por si simbol i luftërave ideologjike globale që po zhvillohen shumë larg rivierës shqiptare dhe protesta reale u nxorr totalisht nga konteksti në funksion të narrativave dezinformuese.

The post Revolta e Kakomesë u paketua në “X” si protestë kundër Familjes Trump first appeared on Amfora.

Shembja e objekteve për projektin turistik ndez debatin për Librarinë Rozafa
Shembja e dy objekteve më 15 qershor nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër ka nxitur debat publik, pasi mes tyre ishte edhe Libraria Rozafa, ndërsa në këtë zonë parashikohet të zbatohet një projekt i ri për zhvillimin e turizmit.

“Ai dyqan ka kenë aty prej dhjetëra vitesh, me leje të rregullt dhe ka shërby si nji pikë e bukur e kulturës dhe e librit. Nuk ka asnji arsye me u qujtë e shemtume apo me u largu sikur të ishte nji problem për qytetin”, shkroi aktivisti shkodran Mirsad Basha.

Në reagimin e tij, Basha e konsideron shembjen e librarisë si një vendim që cenon një pikë të njohur të jetës kulturore të qytetit dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po merren vendimet për transformimin e hapësirave publike në qendër të Shkodrës.

“Ky biznes ka kenë me leje dhe familjes nuk iu dha asnji zgjidhje reale për transferim para se me e shkatrru. Vendimi u mor pa u interesu për dëmin ekonomik dhe psikologjik që po shkaktohej”, shkroi ai në faqen “Shkodra Asht Dashni” në Facebook.

Sipas aktivistit, përtej humbjes së një pike referimi për qytetin, ndërhyrja ka sjellë pasoja edhe për familjen që ushtronte aktivitetin në këtë hapësirë.

Postimi i tij u shoqërua me 51 komente deri në momentin e analizimit nga Media Amfora. Një lexim i reagimeve tregon se pjesa më e madhe e qytetarëve nuk e shohin debatin të lidhur me statusin juridik të objektit apo projektin e ri turistik, por me vlerën simbolike që Libraria Rozafa kishte për qytetin.

“Se din Benet Beci, që aty ne që kemi 30 e sipër kemi ble librat e klasës së parë? Dhe që kjo librari bënte pjesë në memorien kolektive?”, shkroi Iden Temali.

“Nuk po lajnë asnji vend pa shkatrru. Madje po shkatrrojnë dhe vende që janë pika referimi dhe ‘shpi’ djejshe”, komentoi Neada Senaj.

E hapur në fillim të viteve 2000 si një biznes i vogël familjar, Libraria Rozafa funksiononte në një godinë me përmasa relativisht të vogla, me fasadë xhami dhe rafte të mbushura me libra. Për më shumë se dy dekada, ajo u bë një pikë e njohur për qytetarët, veçanërisht për nxënësit dhe familjet që blinin aty tekstet shkollore dhe botime të ndryshme.

Nga analiza e komenteve vihet re se shumë prej reagimeve lidhen me kujtesën personale dhe kolektive të qytetit. Për qytetarët që kanë reaguar, libraria nuk përfaqësonte thjesht një aktivitet tregtar, por një vend të lidhur me historinë e tyre personale dhe me identitetin urban të Shkodrës.

Hapësira ku ndodhej Libraria Rozafa pas ndërhyrjes së Bashkisë Shkodër. Foto: Media Amfora

Libraria Rozafa ndodhej në një nga zonat më të frekuentuara të qendrës së qytetit, pranë Sheshit Demokracia, duke shërbyer prej vitesh si pikë referimi për banorët dhe vizitorët. Sipas pretendimeve të ngritura në reagimet publike, aktiviteti operonte prej dekadash dhe dispononte dokumentacion ligjor që datonte prej vitit 2002.

Megjithatë, pati edhe qytetarë që mbështetën ndërhyrjen e Bashkisë, duke argumentuar se hapësira publike duhet të riorganizohet dhe se zhvillimi urban kërkon ndryshime të tilla.

“Shumë mirë ka ba që e kanë prishe, pavarësisht se ka kenë librari, si kioskë dukej. Librarinë tash e bajnë prap”, komentoi Yli Shkodra.

Reagimet nuk mbetën vetëm në rrjetet sociale lokale, por kaluan edhe kufijtë e Shkodrës, ku u pasqyruan nga gazetarë, aktivistë dhe figura publike, të cilët shpërndanë foto dhe video nga momenti i shembjes së objektit, duke kritikuar vendimin dhe mënyrën se si u realizua ndërhyrja. Ndërsa debati po zhvillohej në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, e paraqiti ndërhyrjen si pjesë të një projekti zhvillimor për qytetin.

“Vijon lirimi i hapësirave që do t’i hapin rrugë një prej projekteve më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në Shkodër”, shkroi Beci në rrjetet sociale.

Sipas tij, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër ka ndërhyrë në dy objekte në zonën ku do të ndërtohet Qendra e re e Integruar e Informacionit Turistik, e cila synon të ofrojë informacion, orientim dhe shërbime turistike sipas standardeve bashkëkohore.

Në një njoftim të publikuar nga Bashkia Shkodër, ndërhyrja u paraqit si pjesë e procesit të lirimit të hapësirave për ndërtimin e kësaj qendre, e cila sipas institucionit do të ndikojë në zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e shërbimeve për vizitorët.

Verifikimi i dokumenteve të publikuara në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër tregon se institucioni ka planifikuar ndër vite investime në shërbimet dhe zyrat e informacionit turistik. Megjithatë, në momentin e verifikimit nga Media Amfora nuk rezultonte i publikuar një projekt i detajuar për Qendrën e Integruar të Informacionit Turistik, me informacion mbi vlerën e investimit, planvendosjen, afatet e zbatimit apo procesin e konsultimit publik.

Përtej debatit mbi një objekt të vetëm, reagimet e ditëve të fundit kanë rikthyer diskutimin mbi mënyrën se si po transformohet qendra e Shkodrës dhe rolin që duhet të kenë qytetarët në vendimmarrje për hapësirat me rëndësi publike.

Debati për Librarinë Rozafa i shtohet diskutimeve të viteve të fundit mbi transformimin urban të Shkodrës. Më herët, polemika të ngjashme kanë shoqëruar edhe projektet e zhvillimit në qendër të qytetit, përfshirë diskutimet rreth ndërtimit të një kulle shumëkatëshe pranë zonës së njohur si Kafja e Madhe. Në qendër të debatit mbetet pyetja se si mund të balancohet zhvillimi urban me ruajtjen e identitetit, kujtesës dhe vendeve që banorët i konsiderojnë pjesë të historisë së qytetit.

The post Shembja e objekteve për projektin turistik ndez debatin për Librarinë Rozafa first appeared on Amfora.

Organizatat mjedisore kundërshtojnë Ramën për Zvërnecin: Vendimi i ka paraprirë studimeve mjedisore
76 organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile kundërshtuan deklaratën e Kryeministrit Edi Rama për projektin turistik në Zvërnec, duke argumentuar se vendimmarrja ka avancuar përpara përfundimit të studimeve mjedisore. Në një reagim të përbashkët organiztat hedhin poshtë një sërë argumentesh të paraqitura nga Rama, duke ngritur shqetësime për procedurat e ndjekura, mbrojtjen e zonës dhe transparencën e procesit.

“Vlerësimi Mjedisor duhet të kryhet kur projekti është ende ide dhe kur të gjitha alternativat janë të hapura, përfshirë zhvendosjen ose mosrealizimin e tij. Ajo duhet të tregojë nëse projekti mund të lejohet, jo të plotësojë dosjen e një vendimi politikisht të marrë”, shkruhet në reagimin e organizatave për mediat të publikuar të martën.

Organizatat kundërshtojnë gjithashtu argumentin e Kryeministrit se leja e zhvillimit nuk përbën miratim të projektit. Sipas tyre, edhe pse nuk është leje ndërtimi, ajo përcakton në parim destinacionin dhe parametrat kryesorë të zhvillimit, duke e bërë procesin e mëvonshëm të vlerësimit mjedisor më pak vendimtar.

“Leja zhvillimore nuk është vërtet leje ndërtimi por nuk është as akt neutral. Ajo pranon në parim destinacionin, shtrirjen dhe parametrat themelorë të projektit. Kur pas saj jepet edhe leja e rrethimit, krijohet fakt i kryer dhe Vlerësimi Mjedisor rrezikon të shndërrohet nga instrument vendimmarrjeje në justifikim të vendimit”, shkrun organizata.

Reagimi vjen pasi Kryeministri Edi Rama mbrojti të dielën projektin në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku argumentoi se investimi po ndjek procedurat ligjore të parashikuara dhe se pretendimet për cenimin e statusit të mbrojtur të zonës janë të pavërteta.

“Pretendimi se statusi i mbrojtur i zonës është hequr për t’i hapur rrugë investimit është një nga gënjeshtrat më të mëdha të përhapura kundër këtij investimi”, shkroi Rama.

Projekti turistik i propozuar në Zvërnec është kundërshtuar nga organizata mjedisore dhe të shoqërisë civile, të cilat argumentojnë se vendimmarrja për zhvillimin e zonës ka avancuar përpara përfundimit të studimeve mjedisore dhe procesit të konsultimit publik.

Debati mbi projektin është përqendruar te procedurat e ndjekura për miratimin e tij, ndikimi i mundshëm në zonat e mbrojtur dhe ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024 për zonat e mbrojtura. Projekti në Zvërnec është kthyer në një nga debatet më të forta mjedisore të muajve të fundit, duke nxitur protesta publike dhe reagime të vazhdueshme nga organizata që kundërshtojnë zhvillimin e planifikuar në zonën e mbrojtur.

Një tjetër pikë përplasjeje lidhet me ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, të miratuara në vitin 2024. Rama argumentoi se zona “Pishë Poro-Nartë” nuk e ka ndryshuar kategorinë e saj si “Peizazh i Mbrojtur” dhe se statusi i mbrojtjes ka mbetur i pandryshuar.

“Zona ‘Pishë Poro-Nartë’ nuk e ka ndryshuar asnjëherë kategorinë e saj si ‘Peizazh i Mbrojtur’ që prej vitit 2004 dhe vazhdon të mbetet e klasifikuar si Kategoria V sipas IUCN”, shkroi Rama.

Organizatat mjedisore kundërshtojnë këtë interpretim, duke argumentuar se edhe pse emërtimi i zonës ka mbetur i njëjtë, ndryshimet ligjore kanë zgjeruar aktivitetet e lejueshme brenda saj dhe kanë dobësuar mbrojtjen e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht.

“Fakti është që në vitin 2024 u zgjeruan aktivitetet e lejueshme, u përfshi ‘turizmi i ekselencës’, u hoq nënzonimi dhe u dobësua mbrojtja e pjesëve më të ndjeshme ekologjikisht. Pra, etiketa mbeti, por rregullat ndryshuan”, reaguan organizatat.

Organizatat kundërshtuan gjithashtu argumentin e Ramës se konfliktet e pronësisë nuk ndikojnë në zhvillimin e projektit, duke argumentuar se proceset gjyqësore dhe pretendimet mbi titujt e pronësisë krijojnë pasiguri juridike për çdo investim të kësaj shkalle.

“Një investitor serioz, nëse ka të tillë siç pretendon Kryeministri, kërkon siguri juridike për titullin. Një shtet serioz nuk e trajton konfliktin e pronësisë si një pengesë që mund të anashkalohet”, shkruhet në reagim.

Organizatat ngritën gjithashtu pikëpyetje mbi transparencën e procesit, duke argumentuar se nuk janë bërë publike studimet dhe dokumentet mbi të cilat është mbështetur vendimmarrja për projektin.

“Jemi dëshmitar që përveç deklaratave politike, nuk ka asnjë faqe studim fizibiliteti, të dhëna, shifra etj., që si rregull shoqërojnë projekt-idenë të zhvillimeve nga më të voglat te më të mëdhatë”, vijoi reagimi i organizatave.

Kundërshtimi i organizatave ndaj projektit në Zvërnec vjen në një kohë kur ato kanë kërkuar vazhdimisht rishikimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura. Më herët, një pjesë e tyre kanë bojkotuar edhe proceset e konsultimit publik, duke argumentuar se ndryshimet ligjore dobësojnë mbrojtjen e zonave natyrore dhe nuk marrin parasysh shqetësimet e ekspertëve të mjedisit.

Pavarësisht qëndrimit të qeverisë, projekti mbetet në qendër të një debati të gjerë publik, duke nxitur protesta të organizatave mjedisore, aktivistëve dhe qytetarëve që kundërshtojnë zhvillimin e planifikuar në zonën e mbrojtur.

The post Organizatat mjedisore kundërshtojnë Ramën për Zvërnecin: Vendimi i ka paraprirë studimeve mjedisore first appeared on Amfora.

Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror
Në fillim të muajit qershor, në ujërat termale të Bënjës, që ndodhen pranë Kanionit të Langaricës në Përmet, një prej atraksioneve natyrore më të vizituara në jug të vendit, është vënë re një fenomen që ka nxitur diskutime mes vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë të zonës. Fillimisht janë ngritur shqetësime për rënie të nivelit të ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa më pas “Vaska e Lëkurës”, më e madhja në kompleksin e llixhave, ka mbetur pa ujë.

“Në periudhën e fundit ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime të dukshme në disa prej vaskave, veçanërisht në ‘Vaskën e Lëkurës’, e cila është boshatisur përkohësisht”, tha një prej guidave turistike të zonës, duke kërkuar të mos identifikohet me emër.

Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë. Burimet termale që dalin nga nëntoka formojnë disa vaska natyrore me temperatura që variojnë sipas burimit, ndërsa prej dekadash zona frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj për banjat termale, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente të mbrojtura si Ura e Katiut, një urë osmane e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, dhe Kanioni i Langaricës, i shpallur Monument Natyre për vlerat e tij gjeologjike, ekologjike dhe peizazhore.

Ujërat termale të Bënjës, ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, njihen tradicionalisht për përdorimin e tyre në trajtime relaksuese dhe për probleme të ndryshme të lëkurës, muskujve dhe kyçeve, çka ka bërë që llixhat të mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara turistike dhe kurative në Shqipëri. Megjithatë, javët e fundit zona është vënë në qendër të debatit publik për shkak të uljes së raportuar të nivelit të ujit në disa prej vaskave, përdorimit të betonit në ndërhyrjet e reja dhe shqetësimeve mbi ndikimin që këto ndërhyrje mund të kenë në karakterin natyror të zonës.

Nga burim termal në burim debatesh

Prej disa javësh, në rrjetet sociale dhe mediat në internet janë shtuar diskutimet dhe pretendimet lidhur me ndryshime të vërejtura në ujërat termale të Bënjës. Fotografi, video dhe komente të publikuara nga vizitorë dhe banorë të zonës kanë ngritur pikëpyetje mbi nivelin e ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa debatet janë intensifikuar pas publikimit të imazheve që tregonin “Vaskën e Lëkurës” të boshatisur.

Mungesa e ujit ka ngjallur shqetësim mes një pjese të vizitorëve që e frekuentojnë prej vitesh zonën, sipas guidave turistike që operojnë në Bënjë.

“Turistët që e kanë vizituar më parë Bënjën kanë bërë pyetje dhe kanë shprehur kureshtje për ndryshimet që kanë vënë re. Shqetësimi i tyre kryesor është nëse këto ndryshime janë të përkohshme dhe nëse do të ruhet përvoja autentike që ata kërkojnë kur vizitojnë Bënjën”, tha guida turistike për Median Amfora.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe debatit që është zhvilluar ditët e fundit në rrjetet sociale, Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM) tha se deri më tani nuk ka të dhëna që të lejojnë nxjerrjen e përfundimeve mbi shkaqet e situatës.

“Deri në këtë moment nuk disponojmë një vlerësim teknik përfundimtar që të mund të konfirmojë lidhjen e ndryshimeve të raportuara me ndonjë ndërhyrje apo aktivitet të caktuar”, tha ADZM Gjirokastër në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Ndërsa vëmendja e vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë është përqendruar te ndryshimet e vërejtura në ujërat termale, të mërkurën faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook, e cila publikon rregullisht informacione dhe zhvillime që lidhen me qytetin, njoftoi se “Vaska e Lëkurës” do të qëndrojë e mbyllur.

” Vaska e Lëkurës, në llixhat e Bënjës do qendrojë e mbyllur pasi inxhinerët hidroteknikë e kanë boshatisur nga uji e po ndërhyjnë për të studiuar fazën e dytë të burimeve të cilët në varësi të stinës ndryshojnë dhe prurjet e ujërave”, shkruhet në njoftimin e publikuar të mërkurën.

Njoftimi e intensifikoi edhe më tej debatin që prej javësh po zhvillohet rreth gjendjes së ujërave termale në Bënjë. Deri të enjten, postimi kishte gjeneruar 133 komente, ku një pjesë e përdoruesve lidhnin ndryshimet e vërejtura në nivelin e ujit me ndërhyrjet e kryera në vaska, veçanërisht me zgjerimin e “Vaskës së Lëkurës”, duke pretenduar se po përsëritej një shqetësim që ishte ngritur publikisht muaj më parë.

Debati mbi ujërat termale po zhvillohet në një kohë kur në Bënjë po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që synon transformimin e zonës përmes ndërhyrjeve në llixha, përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe rritjes së kapaciteteve pritëse për vizitorët.

Sipas dokumenteve të prokurimit, kontrata për zbatimin e projektit u tenderua në tetor të vitit 2024 me një fond limit prej rreth 209.7 milionë lekësh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e parashikuar e punimeve është 16 muaj. Aktualisht, ndërhyrjet në terren vijojnë ende.

Projekti parashikon ndërhyrje të integruara në zonën e Bënjës me synimin për ta kthyer atë në një destinacion turistik të strukturuar dhe me kapacitete më të mëdha pritëse. Ndërhyrjet kanë përfshirë zgjerimin dhe sistemimin e vaskave termale, riorganizimin e hapësirave për vizitorët, krijimin e infrastrukturës mbështetëse dhe përmirësimin e aksesit në zonë, e cila vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Për të mësuar më shumë mbi situatën e krijuar në Bënjë dhe ndërhyrjet që po kryhen në zonë, Media Amfora iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Përmetit. Institucioni vendor sqaroi se projekti nuk administrohet prej tij dhe referoi çdo kërkesë për informacion te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si institucioni përgjegjës për investimin.

” .. ju bëjmë me dije me se ky është një investim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për çdo informacion lidhur me këtë investim ju lutem drejtohuni Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)”, shkroi Bashkia Përmet në përgjigjen e saj.

FSHZH, institucioni që po zbaton projektin, nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi një kërkese për koment të Medias Amfora, ku u pyet mbi situatën e krijuar në llixhat e Bënjës, statusin e punimeve dhe ndryshimet e raportuara në ujërat termale të zonës.

Debati për ndikimin e ndërhyrjeve në llixhat e Bënjës nuk është i ri. Në komentet e postimit të “Bashkësia Përmet”, qindra banorë, ish-banorë dhe vizitorë pretenduan se shqetësimet për prurjet e ujit ishin ngritur muaj më parë, duke lidhur ndryshimet e vërejtura me zgjerimin dhe transformimin e vaskave termale.

“Këtë e kam lajmëruar që në 3 shkurt por kush ka sy dhe veshë? Ky fenomen dihet, për më tepër theksohet në verë kur dhe sasia e ujit që vjen nga nëntoka është më e ulët”, shkroi Dritan Laçi, një prej komentuesve me origjinë nga Përmeti, në postimin që njoftonte mbylljen e përkohshme të vaskës.

Një pjesë e komentuesve pretenduan se rënia e prurjeve dhe pasojat e zgjerimit të vaskave ishin paralajmëruar prej muajsh, veçanërisht në prag të sezonit veror kur burimet natyrore përballen me prurje më të ulëta.

Guidat turistike që operojnë në zonë vlerësojnë nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e fluksit në rritje të vizitorëve, por theksojnë se ndërhyrjet duhet të kryhen me kujdes për të mos cenuar elementin kryesor që e ka bërë Bënjën një prej destinacioneve më të njohura natyrore në vend.

“Është shumë e rëndësishme që çdo ndërhyrje të mbështetet në studime serioze dhe të mos cenojë vetë burimin natyror që e bën këtë vend unik”, tha guida turistike e zonës.

Specialistët e ADZM Gjirokastër pranojnë se ndryshimet në prurjet e ujërave termale mund të ndikohen nga faktorë të shumtë natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike dhe luhatjet sezonale të burimeve nëntokësore.

“Regjimi hidrologjik i burimeve natyrore ndikohet nga një sërë faktorësh natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike, reshjet, periudhat e thatësirës, luhatjet sezonale të prurjeve nëntokësore dhe karakteristikat hidro-gjeologjike të sistemit”, tha institucioni.

Çështja ka nxitur reagime edhe në politikën lokale, ku përfaqësues të opozitës kanë kërkuar verifikimin e ndërhyrjeve që po kryhen në zonën e llixhave të Bënjës.

“Thirrje publike Prokurorisë që t’i hetojë sa më shpejt dhe të pezullojë të gjitha punimet në llixhat e Bënjës”, shkroi Arson Lipe, kryetari i Partisë Demokratike në Përmet, të mërkurën në një postim në rrjetet e tij sociale.

Vaska e Lëkurës në muajin maj 2026, kur niveli i ujit kishte nisur të binte ndjeshëm. Foto: Dritan Laçi

Fotot dhe videot e publikuara ditët e fundit kanë nxjerrë në pah praninë e algave në disa pjesë të vaskave termale, si pasojë e uljes së nivelit të ujit, një element që ka ngjallur diskutime të tjera mes vizitorëve dhe komentuesve në rrjetet sociale.

“Sa i përket pranisë së algave, zhvillimi i tyre është një fenomen natyror që mund të ndikohet nga temperatura e ujit, ekspozimi ndaj dritës, prania e lëndëve ushqyese dhe kushtet hidrologjike të momentit”, tha ADZM Gjirokastër.

Megjithatë, institucioni theksoi se deri më tani nuk ka një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar që të lejojë përcaktimin nëse prania e algave lidhet me ndryshime në ekosistem apo me faktorë të tjerë që ndikojnë në zonë.

“Prania e algave, në vetvete, nuk përbën domosdoshmërisht tregues të degradimit të ekosistemit apo të një ndikimi të drejtpërdrejtë nga aktivitete njerëzore, pa një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar”, tha institucioni.

Zhvillim turistik apo humbje e autenticitetit?

Megjithatë, debati rreth ujërave termale është vetëm një pjesë e diskutimit që ka shoqëruar investimin në Bënjë. Që në fazën e zbatimit të projektit, ndërhyrjet në zonë kanë nxitur diskutime mes banorëve, aktivistëve dhe specialistëve të mjedisit, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e tyre në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të jugut të vendit.

Në muajin prill Media Amfora raportoi se punimet e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po shtriheshin pranë Kanionit të Langaricës, një monument natyre dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës-Dangëlli. Në terren u konstatuan ndërhyrje me beton, zgjerim i vaskave ekzistuese dhe krijimi i infrastrukturës së re turistike, zhvillime që ngjallën reagime mbi mënyrën se si po transformohej një zonë e njohur për karakterin e saj natyror.

Reagimet e publikut në rrjetet sociale tregojnë se shqetësimi nuk lidhet vetëm me nivelin e ujit në vaska. Në qindra komente të publikuara pas njoftimit për mbylljen e përkohshme të “Vaskës së Lëkurës”, komentuesit kritikuan mënyrën se si po transformohet zona, duke argumentuar se ndërhyrjet po largohen nga karakteri natyror që e bëri Bënjën një prej destinacioneve më të njohura të turizmit natyror në Shqipëri.

Në pjesën më të madhe të tyre, komentuesit shprehin shqetësimin se zgjerimi i vaskave, përdorimi i betonit dhe transformimi i peizazhit po ndryshojnë karakterin e një zone që për dekada është identifikuar me burimet termale, Kanionin e Langaricës dhe autenticitetin e saj natyror.

Pjesë nga Kanioni i Langaricës pranë Bënjës, zona ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”. Foto: Media Amfora

Edhe guidat turistike që punojnë prej vitesh në zonë vlerësojnë se investimi mund të sjellë përfitime për ekonominë lokale, duke përmirësuar eksperiencën e vizitorëve, zgjatur kohën e qëndrimit të tyre në zonë dhe krijuar më shumë mundësi për hotelet, restorantet, bujtinat, guidat turistike dhe bizneset e tjera që lidhen me turizmin. Megjithatë, sipas tyre, suksesi i investimit nuk do të matet vetëm me infrastrukturën e re apo numrin e vizitorëve, por edhe me aftësinë për të ruajtur karakterin natyror dhe autenticitetin që e kanë bërë Bënjën të njohur.

“Nëse humbet autenticiteti i vendit dhe Bënja perceptohet si tepër e transformuar, ekziston rreziku që të humbasë një pjesë tërheqëse të identitetit të saj”, përfundoi guida turistike.

Debatet mbi ndërhyrjet në hapësirat me vlera natyrore dhe kulturore në Përmet nuk janë të reja. Në muajin janar një tjetër investim publik, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale për Luginën e Vjosës pranë Gurit të Përmetit, nxiti kundërshtime nga banorë dhe specialistë, të cilët ngritën shqetësime mbi ndikimin e projektit në peizazhin dhe identitetin e qytetit.

The post Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror first appeared on Amfora.

Pak vite pas ndërhyrjes, dëmtohet kalldrëmi drejt Kalasë së Beratit
Rruga hyrëse me kalldrëm drejt lagjjes “Kala” në Berat paraqet dëmtime në disa segmente disa vite pas ndërhyrjes, ndërsa bashkia e qytetit bëri të ditur se problemet janë konstatuar gjatë vitit 2026 dhe ndërhyrjet për riparimet kanë nisur në muajin prill dhe vijojnë aktualisht.

“Dëmtimet e konstatuara në këtë aks lidhen kryesisht me uljen e bazamentit të rrugës, kushtet atmosferike dhe fluksin e automjeteve”, bëri me dije në përgjigjen e saj Bashkia Berat për Median Amfora.

Në terren vërehen segmente të kalldrëmit me zhvendosje të gurëve, çarje dhe hapësira ku shtresa poshtë sipërfaqes është ekspozuar, ndërsa në disa pjesë janë kryer ndërhyrje për riparimin e tyre. Këto dëmtime shfaqen në zona të ndryshme përgjatë rrugës, duke krijuar një sipërfaqe jo të njëtrajtshme për kalimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

“Riparimet kanë nisur në muajin prill 2026 dhe janë në vijim nga strukturat përkatëse”, sqaroi Bashkia Berat. Ky aks shtrihet nga vendi i njohur si Porta e Pashait drejt hyrjes së kalasë.

Rruga me kalldrëm shërben si një nga hyrjet kryesore drejt Kalasë së Beratit, një zonë e mbrojtur si pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO. Ky aks është i rëndësishëm jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për vizitorët vendas dhe të huaj që frekuentojnë qytetin gjatë gjithë vitit, në kuadër të turizmit historik dhe kulturor.

Kalaja e Beratit përfaqëson një nga destinacionet më të njohura turistike në vend, duke tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh, ndërsa rruga hyrëse drejt saj përbën një element kyç në aksesin dhe përvojën e tyre në këtë zonë historike.

Kalldrëmi i dëmtuar në rrugën drejt lagjjes “Kala” në Berat. Foto: Media Amfora

Rruga me kalldrëm është rehabilituar në vitin 2018, në kuadër të një projekti të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim nga Banka Botërore. Vlera e investimit ka qenë 148 milionë lekë me TVSH, ndërsa punimet janë zhvilluar nga muaji mars deri në tetor të atij viti.

Ndërhyrja ka përfshirë zëvendësimin e kalldrëmit ekzistues si dhe vendosjen e rrjeteve të ujërave të bardha dhe të zeza, në një zonë me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore për qytetin.

Ndonëse bëhet fjalë për një investim relativisht të ri, kalldrëmi në këtë rrugë nuk duket të ketë qëndrueshmërinë që tradicionalisht kanë pasur rrugët me kalldrëm në qytetin historik, të cilat në shumë raste i kanë rezistuar kohës për dekada. Dëmtimet e shfaqura në disa segmente të kësaj rruge kanë ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e ndërhyrjes së realizuar, ndërsa sipas bashkisë ato lidhen me uljen e bazamentit, kushtet atmosferike dhe fluksin e automjeteve.

Rëndësia e këtij aksi lidhet drejtpërdrejt me funksionin e tij si rrugë hyrëse në një nga zonat më të vizituara të qytetit muze, ku ndërthuren vlerat historike, arkitekturore dhe turistike.

Ndërkohë, sipas autoriteteve vendore, ndërhyrjet për riparimin e dëmtimeve të konstatuara janë në proces dhe synojnë rikthimin e funksionalitetit të plotë të rrugës.

The post Pak vite pas ndërhyrjes, dëmtohet kalldrëmi drejt Kalasë së Beratit first appeared on Amfora.

Bizneset turistike kundër detyrimit për impiante ujërash
Në Durrës, bizneset turistike përmes Shoqatës “ATA-HORECA” zhvilluan këtë fund marsi një takim me drejtuesit e bashkisë për problematikat e sezonit të ri turistik, pas të cilit nisën një peticion kundër detyrimit për impiante individuale të trajtimit të ujërave, që e konsiderojnë një masë të pajustifikuar për subjektet e lidhura me rrjetin publik.

“Ky detyrim është i padrejtë, teknikisht i panevojshëm dhe ekonomikisht i pajustifikueshëm, si dhe nuk adreson burimet reale të ndotjes së ujërave larës”, thuhet në peticionin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit “ATA-HORECA”, sektori Durrës.

Në peticion theksohet se bizneset turistike kundërshtojnë drejtpërdrejt këtë detyrim, duke argumentuar se ai nuk bën dallim mes subjekteve që janë burim ndotjeje dhe atyre që janë të lidhura me rrjetin publik të kanalizimeve.

“Subjektet e lidhura me kanalizimet publike nuk janë burim ndotjeje”, thuhet në peticion.

Anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Turizmit “ATA-HORECA”, sektori Durrës, zhvilluan së fundmi një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako, ku ngritën shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026, përfshirë edhe detyrimin për impiante individuale të trajtimit të ujërave të ndotura, të cilin e cilësojnë si të padrejtë dhe me kosto të lartë.

Me synimin për një turizëm më të shtrirë në kohë dhe përgatitjen për sezonin veror, subjektet turistike të Durrësit kanë nisur marrjen e masave, ndërsa theksojnë se kjo problematikë, sipas tyre, rëndon aktivitetin dhe rrit kostot e biznesit.

Në peticion theksohet gjithashtu se nuk ekzistojnë prova që subjektet e lidhura me rrjetin publik të jenë burim ndotjeje për ujërat larës.

“Nuk ekziston asnjë raport zyrtar që të tregojë se subjektet e lidhura me kanalizimet publike kanë shkaktuar ndotje të ujërave larës”, shpjegohet në peticion.

Sipas shoqatës, burimet reale të ndotjes lidhen me faktorë të tjerë që nuk adresohen nga kjo masë.

“Burimet reale të ndotjes janë shkarkimet e paligjshme, ujërat sipërfaqësore dhe mungesa e investimeve në impiantet qendrore të trajtimit”, nxjerr në pah peticion.

Akti normativ në fuqi parashikon që subjektet që prodhojnë ujëra të ndotura, përfshirë strukturat turistike, duhet të sigurojnë trajtimin e tyre përmes impianteve individuale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ujërave, veçanërisht në zonat bregdetare.

Në peticionin që ka nisur të mbledhë firma, për të cilin janë vënë në dijeni Bashkia Durrës dhe Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, kërkohet rishikimi i aktit normativ, duke përcaktuar qartë përjashtimin nga detyrimi për impiante individuale për subjektet e lidhura me rrjetin publik dhe orientimin e masave drejt ndotësve realë.

Durrësi, një nga destinacionet kryesore turistike të vendit me një vijë të gjatë bregdetare, vijon të përballet me problematika të ndotjes së ujërave, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Zona bregdetare mbetet e ekspozuar ndaj ndotjes si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det, një problematikë e përsëritur ndër vite që vijon të ndikojë në cilësinë e ujërave larës dhe në imazhin turistik të qytetit.

Kanal i hapur me ujëra të ndotura që derdhen në bregdetin e Durrësit. Foto: Media Amfora

Por, sipas bizneseve pas dy vitesh zbatim të aktit normativ, masat mund të vlerësohen objektivisht, duke argumentuar se nuk ka evidenca që impiantet individuale kanë përmirësuar cilësinë e ujërave larës, ndërsa problemet kryesore të ndotjes mbeten të paadresuara.

“Nuk ka evidenca që impiantet individuale kanë përmirësuar cilësinë e ujërave larës”, thuhet në peticion, ku kërkohet rishikimi i kësaj politike.

Në këtë kontekst, bizneset turistike kërkojnë rishikimin e aktit normativ dhe përjashtimin nga detyrimi për impiante individuale për subjektet e lidhura me rrjetin publik, duke theksuar se masat duhet të orientohen drejt ndotësve realë dhe përmirësimit të sistemit publik të trajtimit të ujërave.

The post Bizneset turistike kundër detyrimit për impiante ujërash  first appeared on Amfora.

Rrjolli kundër resortit: Banorët në betejë për tokat e trashëguara
Mes kodrave shkëmbore dhe lagunave bregdetare të Rrjollit, një zonë e pasur natyrore në veri të vendit, kanë nisur ndërhyrjet e para për ndërtimin e një resorti turistik. Në këtë terren, që banorët thonë se e kanë trashëguar prej brezash, prej ditësh po zhvillohen protesta kundër projektit.

“Ne jemi banorë të këtij fshati prej brezash. Këtu kanë lindur gjyshërit, stërgjyshërit dhe prindërit tanë. Këto toka janë të trashëguara dhe nuk mund të na i marrë askush”, tha Altin Pjeshka, banor i Rrjollit për Median Amfora.

Banorët thonë se tokat në këtë zonë janë trashëguar nga familjet e tyre prej dekadash dhe se shumë prej tyre kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë. Sipas tyre, ndërhyrjet për ndërtimin e resortit kanë nisur ndërsa proceset gjyqësore për këto prona janë ende të hapura.

“Kjo është toka e gjyshit dhe stërgjyshit tim. Kur ata nuk e kanë shitur, nuk kemi pse ta shesim ne. Duam t’ua lëmë fëmijëve tanë, jo ta humbasim kështu”, thotë Gëzim Pjeshka, një tjetër banor i zonës.

Makineritë e firmës sipërmarrëse në terren për hapjen e rrugës drejt kantierit të resortit. Foto: Media Amfora

Fshati Rrjoll ndodhet në njësinë administrative Velipojë, pjesë e Bashkisë Shkodër, rreth 40 kilometra nga Shkodra dhe afro 15 kilometra nga Shëngjini. Territori bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Velipojë – Bunë, mes Lagunës së Vilunit dhe Monumentit Natyror të Ranës së Hedhun.

Në këtë hapësirë parashikohet ndërtimi i resortit turistik “Blue Borgo”, një investim prej rreth 280 milionë eurosh, që do të shtrihet në mbi 140 hektarë tokë bregdetare dhe do të përfshijë hotele, vila dhe ndërtesa akomoduese.

Banorët e kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se resorti po ndërtohet mbi tokat e tyre të trashëguara dhe se çështja e pronësisë është ende në procese gjyqësore.

Disa prej familjeve thonë se kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë mbi tokat ku parashikohet ndërtimi, ndërsa kërkojnë që institucionet të verifikojnë procesin dhe të ndalojnë punimet deri në një vendim përfundimtar.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, sepse edhe ne duam të zhvillohemi, por duam që të na jepet e drejta jonë. Jemi në gjykatë për të parë kush është pronari i vërtetë”, tha Luciana Koka Shullani, banore e zonës.

Konflikti mes banorëve dhe projektit turistik nisi të përshkallëzohej në momentin kur në zonën e Baks – Rrjollit hynë makineritë për përgatitjen e kantierit të resortit. Banorët reaguan duke u mbledhur në terren duke protestuar se toka ku parashikohet ndërtimi është pronë e familjeve të tyre dhe se çështjet e pronësisë nuk janë zgjidhur ende në gjykatë. Që prej asaj kohe, protestat janë kthyer në të përditshme, ndërsa banorët kërkojnë pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimtar.

Banorët thonë se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë një përgjigje të qartë nga institucionet.

“Jemi disa dhjetëra familje këtu dhe nuk do të tërhiqemi. Kjo është toka e fëmijëve tanë dhe do t’i dalim zot deri në fund”, thotë një tjetër banor i Rrjollit.

Në këtë zonë jetojnë pesë fise, që përfshijnë rreth qindra banorë, përfaqësues të së cilëve thonë se tokat i kanë trashëguar nga të parët e tyre dhe i konsiderojnë pronë prej brezash.

“Jemi pesë fise, rreth 80 familje. Kjo është pasuria e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë dhe duam t’ua lëmë fëmijëve tanë, jo ta humbasim”, tha Gëzim Pjeshka, banor i Rrjollit.

Forca të policisë pranë zonës ku po zhvillohen protestat e banorëve.  Foto: Media Amfora

Sipas tabelës informuese të vendosur pranë kantierit, në këtë zonë parashikohet ndërtimi i resortit turistik “Blue Borgo”, një investim i kompanisë “ABA Blue Borgo”, pjesë e grupit Gener 2. Projekti është planifikuar të shtrihet në mbi 140 hektarë tokë bregdetare në zonën e Baks-Rrjollit, në njësinë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër. Kompleksi parashikon ndërtimin e hoteleve, vilave turistike dhe strukturave akomoduese, ndërsa investimi llogaritet në rreth 280 milionë euro dhe pritet të realizohet brenda disa viteve.

Shumë prej familjeve të zonës jetojnë prej vitesh në emigrim, por thonë se tokën e kanë mbajtur si pasurinë më të rëndësishme të familjes.

“Jetojmë jashtë shtetit dhe kemi ardhur për të drejtat e tokës tonë. Tokat janë të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Ne e kemi ndarë mendjen për mos i lëshuar këto vende se kemi të drejtën tonë”, tha një tjetër banor e Rrjollit.

Disa prej banorëve akuzojnë personat që kanë përfituar dokumentet e pronësisë se kanë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe thonë se ata janë pronarët e vërtetë të tokës.

“Ne kemi shkuar në Prokurorinë e Shkodrës për të kërkuar saktësimin se kush është i ligjshëm dhe kush është i paligjshëm. Ne e ndiejmë veten që jemi të ligjshëm”, tha një nga banorët e zonës.

Një tjetër banore pohoi se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar.

“Ka ardhur Fatmir Shpeza dhe ka falsifikuar letrat dhe këtë pronë e ka bërë të vetën, në bazë të një testamenti që pretendon se është firmosur në vitin 1956”, tha Luciana Koka Shullani.

Në rrëfimet e tyre, banorët përmendin edhe personat që, sipas tyre, kanë marrë pronat dhe i kanë kaluar më pas te kompania që po zhvillon projektin.
“…dhe direkt automatikisht e shiti tek kompania e Bashkim Mulës…”, tha një nga banorët e zonës.

Protestat nisën në fillim të shkurtit, pasi banorët panë makineritë që hynë në zonë për hapjen e rrugës drejt kantierit të resortit. Fillimisht u mblodhën disa familje, por ditë pas dite numri i protestuesve u rrit, ndërsa banorët u organizuan për të qëndruar çdo ditë në terren. Ata thonë se janë drejtuar edhe pranë institucioneve, duke kërkuar verifikimin e dokumenteve të pronësisë dhe pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimtar. Prej disa ditësh, protestat vijojnë çdo ditë në zonë, ndërsa familjet thonë se nuk do të tërhiqen nga toka që e konsiderojnë të trashëguar.

Prej disa ditësh protestat janë shoqëruar me tensione, ndërsa banorët thonë se janë shoqëruar në komisariat pothuajse çdo ditë gjatë kundërshtimit të punimeve.

Gjatë ditëve të protestës, disa prej banorëve thonë se janë shoqëruar nga policia në komisariat, ndërsa kërkonin ndalimin e punimeve në zonë. Ata pretendojnë se ndërhyrjet kanë ndodhur herët në mëngjes, ndërsa protestat vijonin pranë terrenit ku parashikohet ndërtimi.

“Vijnë që në 6 të mëngjesit, na marrin, na fusin nëpër furgona dhe na lënë deri në 12 të natës në Shkodër. Çfarë kemi bërë ne? Jemi në tokën tonë”, tha Gëzim Pjeshka, banor i Rrjollit.

Pamje nga zona e Baks-Rrjollit, Velipojë. Foto: Media Amfora

Ndërsa protestat e banorëve vijojnë si në terren, ashtu edhe përpara institucioneve, në zonë punimet për hapjen e rrugës vazhdojnë. Makineritë e firmës sipërmarrëse janë ende në terren, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë shoqëron çdo ditë tensionet mes projektit dhe banorëve.

Banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga toka që e konsiderojnë të trashëguar dhe se protestat do të vazhdojnë deri në një zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronësisë.
“Jemi disa dhjetëra familje këtu dhe nuk do të tërhiqemi. Kjo është toka e fëmijëve tanë dhe do t’i dalim zot deri në fund”, tha një banor i Rrjollit.

The post Rrjolli kundër resortit: Banorët në betejë për tokat e trashëguara first appeared on Amfora.

Vlora në kolaps për ujë: 2026 rrezikon ta gjejë qytetin pa zgjidhje
Mungesa e ujit ka prekur të gjithë rrjetin urban, duke lënë mijëra banorë pa furnizim dhe duke detyruar familjet të mbështeten te rezervat private ose burimet publike.

“Vlora është në kolaps, sepse i gjithë qyteti është pa ujë dhe njerëzit po i drejtohen burimeve”, tha për Amforën qytetari Konstandin Xhaho. Ai pohoi se për situatën u informua vetëm pasi i mbaroi uji në depozitën private dhe më pas përmes mediave. “E kuptova që kishte një problem serioz kur mbaroi uji i depozitës, sepse në Vlorë jemi mësuar me mungesën e ujit, ndërsa më pas e mora vesh nga mediat”, tha ai.

Situata ka nxitur pakënaqësi të gjerë dhe protesta, me qytetarët që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe informacion të qartë nga institucionet përgjegjëse.

Nga ana tjetër, drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Ermal Murati, deklaroi se ndërprerja lidhet me një defekt serioz teknik në rrjet.
“Është dëmtuar tubi kryesor i transmetimit DN 1000 mm, një tub presioni të lartë që furnizon qytetin”,  tha ai për Median Amfora. DN i referohet diametrit nominal të tubacionit dhe në këtë rast bëhet fjalë për një tub me diametër rreth një metër, i cili shërben si linja kryesore e furnizimit me ujë për Vlorën.

Tubacioni i dëmtuar është linja kryesore që furnizon depot e ujit dhe gjithë rrjetin urban të Vlorës, ndërsa sipas ujësjellësit është pjesë e një investimi të realizuar gjatë viteve 2009 – 2021.
“Prej rreth 72 orësh ekipet janë në terren për të riparuar defektin dhe besojmë se furnizimi me ujë do të rikthehet gjatë ditës së nesërme”,  shtoi Murati.

Megjithatë, qytetarët shprehin mosbesim se situata do të zgjidhet në një afat të shkurtër.
“Nuk ka asnjë garanci që kjo situatë do të marrë fund, madje kam frikë se viti 2026 do ta gjejë Vlorën ende pa ujë”,  tha Xhaho.

Edhe pse bashkia po përpiqet të furnizojë disa zona me autobote, masa mbetet e pamjaftueshme, pasi shumë zona, veçanërisht ato bregdetare, nuk kanë depozita për ruajtjen e ujit. Si pasojë, pa furnizim kanë mbetur jo vetëm familjet, por edhe institucione me rëndësi të veçantë, si spitalet dhe kopshtet.

Situata rëndohet edhe nga rikthimi i emigrantëve për festat e fundvitit, në një kohë kur Vlora ka qenë e rezervuar për pushime, duke rritur ndjeshëm kërkesën për ujë dhe presionin mbi një sistem tashmë të dëmtuar. Amfora ka analizuar më herët efektet e mungesës së ujit në zonat turistike, ku kriza ka sjellë dëme ekonomike, protesta dhe zhgënjim për sektorin turistik, duke treguar se problemet strukturore me furnizimin me ujë nuk janë të reja për bregdetin shqiptar.

Ndërsa autoritetet premtojnë rikthimin e furnizimit, kriza e ditëve të fundit në Vlorë rikthen edhe një herë nevojën për zgjidhje afatgjata dhe menaxhim të qëndrueshëm të një shërbimi jetik për qytetin dhe zonat turistike përreth.

The post Vlora në kolaps për ujë: 2026 rrezikon ta gjejë qytetin pa zgjidhje first appeared on Amfora.