të Organizatës Europa Nostra - Amfora

Monumenti antik “Muret e Portës” propozohet në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra
Në dhjetor të vitit 2021 kompania koncensionare që po ndërton një port mallrash dhe hidrokarburesh në Porto-Romano Durrës, rrafshi 25 metra nga muri antik që gjendej në zonë, mbi të cilin ngrihej dikur porta hyrëse e kuruar me qemer.

Ajo që ka mbetur tashmë është pjesa tjetër e murit fortifikues që dikur ishte 60 metra linear, si edhe një kullë katërkëndëshe, pjesë e trashëgimisë së mbrojtur të Shqipërisë. Teksa ajo u betonizua përqark dhe rrezikohet nga lëvizja e mjeteve të rënda, aktivistët dhe organizatat joqeveritare kanë ndërmarrë hapa për sensibilizimin e komunitetit në vend dhe në Evropë.

Monumentit i Kulturës i Kategorisë së Parë, “Muret e Portës”, u rrafshua pjesërisht dhe u rrethua nga kompania “Porti MBM”, e cila përmes një koncensioni të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, pothuajse ka përfunduar punimet për ndërtimin e një porti hidrokarburesh, që më vonë u kthye edhe në port mallrash.

Teksa institucionet e kulturës dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit kanë zgjedhur të heshtin përballë situatës, nisma e shoqërisë civile synon ndërgjegjësimin për marrjen në mbrojtje të monumentit dhe ndërhyrjen për restaurimin dhe krijimin e aksesit në të.

“Duke marrë parasysh mos reagimin nga ana e institucioneve, u mendua si alternativë e mundshme nominimi i këtij monumenti në programin ‘7 Most Endangered’ (7 më të rrezikuarat)” në Evropë”, tha Heldi Kodra, anëtar i grupimit të të rinjve në Organizatën Europa Nostra.

Programi i përvitshëm i Organizatës Joqeveritare “Europa Nostra”, përzgjedh 7 objekte të trashëgimisë kulturore në Evropë që përballen me rreziqe nga dëmtimi si pasojë e anashkalimit, neglizhencës apo faktorëve të tjerë.

“Bashkëpunimi me Qendrën Amfora për ta propozuar këtë monument si të rrezikuar tek Europa Nostra, synon zhvillimin e një fushate për mbrojtjen e monumentit”, tha i riu Kodra.

Qendra Amfora në bashkëpunim me organizatat partnere, të përfaqësuara nga Heldi Kodra, depozituan këtë të shtunë propozimin në “Europa Nostra”, e cila pas marrjes së nominimeve do të shpalli në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit të këtij viti, listën paraprake të siteve të përzgjedhura.

“Ky aplikim mori edhe mbështetjen e disa aktivistëve, ekspertëve dhe anëtarëve të angazhuar të shoqërisë civile, si Qendra Art Kontakt, Grupimi Informal Skena e Pavarur Kulturore dhe organizata GO2 Albania”, shtoi Kodra.

Pjesë të rëndësishme të këtij monumenti antik janë dëmtuar totalisht nga punimet e kryera pa monitorim arkeologjik, ndërsa e gjithë pjesa e mbetur e monumentit është kthyer prej kohësh në parkim dhe shesh magazinimi për portin e ri të mallrave dhe hidrokarbureve.

Nominimi i monumentit në listën e më të rrezikuarve në Evropë, përmes Organizatës Evropa Nostra, synon të shpëtojë pjesën e mbetur të monumentit dhe krijimin e një plani menaxhimi që lidhet me krijimin e një perimetri mbrojtës, vendosjen e sinjalistikës, krijimin e një rruge për vizitimin e monumentit, restaurimin dhe deri në rindërtimin e pjesës së rrafshuar.

“Ky propozim vjen pasi u vlerësua se para dhe pas shkatërrimit të pjesshëm të monumentit, të gjitha institucionet e shtetit shqiptar nuk kanë marrë veprime për zbatimin e ligjit me qëllim mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”, konstatoi drejtori ekzekutiv i Qendrës Amfora, Geri Emiri.

“Emergjenca është fokusuar tek marrja në mbrojtje e pjesës së mbetur të monumentit, një mur antik dhe një kullë me karakter fortifikues, të cilat kanë nevojë për një bashkëpunim ndërkombëtar përballë heshjtes së institucioneve shqiptare”, shtoi Emiri.

Megjithëse Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ai është bllokuar brenda portit. Foto: Media Amfora

Monumenti i Kulturës që njihet si “Muret e Portës”, mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë, që përkon me periudhën e sundimit të Perandorit Anastas. Përveçse me status të kategorisë së parë, më 3 qershor 2016, Ministria e Kulturës lëshoi urdhrin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës”. Por kjo nuk e pengoi kompaninë koncesionare “Porti MBM–Multi Buoy Mooring”, që të rrafshonte një pjesë të monumentit antik.

Europa Nostra është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1963 në Paris dhe njihet si rrjeti më i gjerë i trashëgimisë kulturore në Evropë. Ajo mbulon mbi 40 vende evropiane me synim mbrojtjen, promovimin dhe advokimin për vlerat e trashëgimisë kulturore.

Ajo mban lidhje të ngushta bashkëpunimi dhe ndërveprimi me Komisionin Evropian, Këshillin e Evropës, UNESCO-n dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Monumenti i kulturës “Ura e Zogut” u nominua dhe më pas u pranua që të përfshihej në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin e kaluar. Megjithatë institucionet shqiptare nuk janë treguar shumë bashkëpunuese me të, pasi Teatri Kombëtar që ishte nominuar në vitin 2020 u shemb dhunshëm nga qeveria.

The post Monumenti antik “Muret e Portës” propozohet në listën e 7 më të rrezikuarve të Europa Nostra first appeared on Amfora.