siguria kibernetike - Amfora

Miratimi i Komisionit për Dezinformimin, “cenon lirinë e medias nën petkun e hetimeve për dezinformimin”
Konferenca e Kryetarëve miratoi të enjten me votat e shumicës ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin sipas një kërkese të bërë nga grupi parlamentar socialist.

Opozita mbajti qëndrim të kundërt dhe u shpreh kundër këtij komisioni, çka bëri që vendimi të miratohet vetëm me votat e përfaqësuesve socialistë. Ky hap ka ngritur alarmin tek organizatat e medias, të cilat e shohin me dyshim këtë komision, si një kërcënim për të kufizuar lirinë e medias në vend.

Me anë të një deklarate për shtyp, Këshilli Shqiptar i Medias (KSHM) u shpreh se Komisioni nuk e ka aspak të qartë dhe të fokusuar objektin e hetimit të vet, çka lë hapësirë për abuzime në dëm të lirë së medias.

“Është e pakuptueshme sesi Parlamenti shqiptar që nuk ka bërë asnjë hap, e nuk ka treguar asnjë vullnet për të përmirësuar situatën e informimit mediatik, del i shqetësuar për të kundërtën, atë të dizinformimit”, argumentoi Këshilli Shqiptar i Medias.

Për KSHM-në ky është një komision që ende pa u ngritur ka përcaktuar kohëzgjatjen e punës së tij, 1 vit, në lidhje me një subjekt që nuk e njeh akoma dhe lë shumë dyshime që objektivi i punës së tij do të jetë kontrolli i mediave gjatë kësaj periudhe dhe jo i dizinformimit sipas Këshillit.

Në deklartë KSHM-ja theksoi se ky komision po ngrihet jo për të hetuar diçka që “ka ndodhur”, por për të hetuar diçka që “do të ndodhë” përgjatë një viti që nga momenti i krijimit, çka krijon dyshime të forta që mund të përdoret për të cenuar lirinë e medias, nën petkun e hetimeve për dezinformimin.

“Shqipëria ka probleme shumë më të mëdha që cenojnë lirinë e medias, e që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, si për shembull lidhjet okulte të politikanëve, partive e qeveritarëve me pronarët e medias…”, u shpreh KSHM-ja.

“…mungesa e transparencës së fondeve shtetërore që shkojnë drejt mediave, mos aplikimi i ligjit për të drejtën për informim, etj. Dezinformimi, për nga rëndësia që ka në publikun shqiptar mund të zgjidhet pasi të zgjidhen këto probleme madhore”, shtoi deklarata.

Komisioni u ngrit pas kërkesës së deputetëve socialistë, Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Damian Gjiknuri, Klevis Xhoxhi dhe Petro Koçi.

Përmes tij synohet të adresohen problematikat që kanë të bëjnë me përmbajtje të shpërndara në platforma sociale të karakterit dezinformues, kryesisht nga ndërhyrjet e huaja apo financimet e huaja. Gjithashtu do të propozohen edhe ndryshime ligjore për këto problematika.

Por sipas Këshillit Shqiptar të Medias, që përfaqëson një pjesë të mediave në internet vendase, çfarëdo aksioni në fushën e medias kërkon një qasje jo partiake dhe jo politike.

“Çfarëdo aksioni në fushën e medias kërkon një paanshmëri, që qartësisht ekipi i këtij komisioni që ka votuar paketën famëkeqe antishpifje, e që ishte gati ta votonte për së dyti, nuk e gëzon”, vuri në dukje deklarata e KSHM-së.

Ajo i kërkoi Parlamentit që të mos e miratojë ngritjen e komisionit dhe evidentoi se dezinformimi në Shqipëri shfaqet kryesisht në formën e propagandës, e cila vjen në masën dërrmuese nga qeveria, Bashkia e Tiranës si edhe nga partitë politike, çka e bën të pamundur që ky Komision sipas KSHM-së të hetojë ndershmërisht vetveten, partinë e vet, apo qeverinë e vet.

Këtë jave në Shqipëri u rikthyen drejtuesit e Organizatës “Reporterët pa Kufij”, që u mblodhën me gazetarët vendas për të analizuar vështirësitë e punës së reporterëve, lirinë e medias dhe të drejtën e informimit. Konferenca theksoi rëndësinë e pavarësisë së gazetarëve dhe përdorimin efikas të së drejtës për informim në forcimin e demokracisë.

The post Miratimi i Komisionit për Dezinformimin, “cenon lirinë e medias nën petkun e hetimeve për dezinformimin” first appeared on Amfora.

Reporterët pa Kufij rikthehen në Shqipëri për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit
Organizata “Reporterët pa Kufij” dhe gazetarët shqiptarë u mblodhën të mërkurën në Tiranë për të diskutuar për lirinë e medias dhe raportin me të drejtën për të informuar publikun.

Presioni politik, raporti i pronarëve të mediave kryesore me interesat e biznesit dhe politikën, së bashku me transparencën për pronësinë dhe censurën ndaj gazetarëve ishin kryefjala e takimit që vijoi me dyer të mbylluar për të analizuar situatën e Shqipërisë.

Në tryezën e diskutimit me gazetarët shqiptarë, përfaqësuesi i Organizatës “Reporterët pa Kufij” (RSF), Antoine Bernard, theksoi se vendi ynë nuk ka asnjë përmirësim domethënës për lirinë e shtypit që prej vitit 2022, kur ekspertët e RSF-së ishin në Tiranë.

“Shqipëria mbetet e fundit në Ballkanin Perëndimor, në raportin botëror të Reporterëve pa Kufij për lirinë e shtypit, e renditur e 96-ta, nga 180 vende në vitin 2023”, theksoi Antoine Bernard.

“Media në opinionin tonë mbetet e pambrojtur nga politika dhe presioni ekonomik, si edhe siguria e gazetarëve është në rrezik”, shtoi Bernard.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tregoi se kërcënimet, frikësimet e përsëritura dhe dhuna ndaj gazetarëve nuk duhet të ekzistojnë në një vend demokratik.

“Në Raportin e Progresit të vitit 2023 për Shqipërinë, ne theksuam disa shqetësime, ndërthurjet midis interesave të mediave, biznesit, politikës, e cila është një situatë e papërshtatshme”, tregoi Gonzato.

“Po ashtu përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, i cili dëmton cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë”, shtoi Gonzato para gazetarëve dhe ekspertëve të medias.

Sipas rekomandimeve të BE-së për Shqipërinë është kërkuar të përmirësohen kushtet e tregut të punës për gazetarët dhe punonjësit e tjerë të mediave, të cilat përbëjnë një çështje thelbësore për tregun mediatik vendas.

Gjatë diskutimit u theksuan edhe ngjarjet që e kanë shënjuar vitin 2023, që nga intimidimi i gazetarëve investigativë, ndërhyrje në pavarësinë e linjës editoriale nga pronarët e medias dhe biznese private me interesa ekonomike, sekuestrimi i paligjshëm i pajisjeve të punës, deri në sulme fizike ndaj gazetarëve dhe vrasja e rojes së sigurisë në Televizionin “Top Channel”.

Në tryezën e rrumbullakët u bënë bashkë Organizata Reporterët pa Kufij, Forumi për Informacion dhe Demokraci, në bashkëpunim me Këshillin Shqiptar të Medias, të cilët diskutuan edhe për rregullime ligjore që forcojnë demokracinë dhe përpjekjet për liri të shtypit dhe të drejtën e informimit në Shqipëri.

RFS së bashku me organizatat mediatike do të dalin me rekomandime konkrete pas konferencës. Ata shpjeguan se ka pasur përmirësime të pakta për klimën mediatike në vend dhe theksuan se 11 media shqiptare i janë bashkuar Nismës “JTI” (“Journalism Trust Initiative”), krahas 1 mijë e 400 media të tjera nga 85 shtete, një përparim cilësor sipas tyre për vetërregullimin e mediave vendase.

“Të gjitha këto, në këto kohë sfiduese për demokracitë dhe mediat, kur shohim sulmin rus mbi Ukrainën dhe përpjekjet për ta çrrënjosur gazetarinë brenda Rusisë, ne kuptojmë se pse Shqipëria është një vend strategjik për të drejtën e informimit në Europë”, përfundoi Antoine Bernard.

The post Reporterët pa Kufij rikthehen në Shqipëri për lirinë e medias dhe të drejtën e informimit  first appeared on Amfora.

Sulme digjitale të koordinuara, media “Citizens Channel” po përballet me fshirjen e përmbajtjeve
Që prej datës 2 prill media “Citizens Channel” po përballet me fshirjen e përmbajtjeve në faqen e saj në “Facebook”, një sulm digjital i cili është transferuar edhe tek faqja e tyre në internet.

Situata e krijuar ka cenuar punën e kësaj medieje që funksionon në internet dhe po i përball ata me një situatë që gati i ka “paralizuar” kanalet e tyre kryesore për komunikimin me audiencën digjitale.

“Faqja e Citizens Channel në Facebook ka rënë pre e një fushate raportimesh. 10 postimet e fundit janë fshirë nga platforma me arsyetimin se kanë përmbajtje ‘spam’, që tenton të marrë ‘like’ dhe ‘share’ në mënyrë të parregullt”, njoftoi “Citizens Channel”.

“Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt” e regjistroi ngjarjen si sulm ndaj mediave dhe organizatave mediatike, duke e vlerësuar si një përpjekje që synon të censurojë gazetarinë kritike dhe duke rrezikuar marrëdhënien e kësaj medieje me audiencën e saj.

“Kjo fushatë duket se është një përpjekje e koordinuar për të minimizuar zërin e tyre, veçanërisht pasi publikuan një artikull kritik për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e lejeve për qiellgërvishtëset nga Bashkia e Tiranës”, shpjegoi “Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt”, i njohur si “Safe Journalists”.

“Pas publikimit të këtij lajmi një ushtri digjitale filloi të sulmonte artikujt e tyre, që datojnë që nga viti 2021, me raportime që synonin të mbyllnin faqen e tyre në Facebook”, shtoi Rrjeti.

Kjo media jofitimprurëse është përballur edhe në të kaluarën me sulme digjitale në faqen e internetit, por këtë herë sulmi është shtrirë edhe në faqen e saj në “Facebook”.

Sulmet digjitale ndaj gazetarëve dhe mediave janë një fenomen që po përhapet për të censuruar punën e thelluar të reporterëve. Më herët vjedhja e identitetit të gazetarit Armand Bajrami dhe përdorimi i tij në mënyrë të paligjshme shënoi një precedent të ri në sulmet digjitale ndaj punonjësve të medias.

Ndërsa eksperienca e agjencive ligjzbatuese në zbardhjet e pakta të sulmeve fizike ndaj gazetarëve, dëshmon për një sfidë edhe më të madhe në zbardhjen e atyre me natyrë digjitale.

“Së fundi, përdorimi i platformave digjitale për të orkestruar fushata të tilla nxjerr në pah dobësitë dhe sfidat me të cilat përballen mediat në epokën digjitale, ku përmbajtja mund të shtypet me shpejtësi dhe në mënyrë efektive përmes fushatave të koordinuara në internet”, theksoi në deklaratë “Safe Journalists”.

The post Sulme digjitale të koordinuara, media “Citizens Channel” po përballet me fshirjen e përmbajtjeve first appeared on Amfora.