proteste - Amfora

Nga veriu në jug, protesta kundër “investimeve strategjike” mbërrin para Parlamentit
Banorë nga Rrjolli, Durrësi, Gjorica, Zall-Gjocaj, Pogradeci, Kurdaria dhe Ballshi protestuan pasditen e 30 marsit para Parlamentit Shqiptar, duke kundërshtuar projektet që, sipas tyre, synojnë t’u marrin pronat dhe territorin në favor të investitorëve privatë.

“Ligji për shpronësimin për interes publik dhe ky ligj i tmerrshëm ka ca nene që shpronëson privatin për t’ia dhënë privatit, që shpronëson dhe nuk të jep mundësinë që ta marrësh prapë pronën tënde. Vetëm të japin ca lekë dhe të thonë ik largohu”.

Kështu u shpreh arkitektja dhe urbanistja Entela Koja, e cila foli për rastin e projektit TID Durrës. Sipas saj, mënyra se si po zbatohen politikat e zhvillimit në raste të tilla po e kthen ligjin në një instrument që favorizon interesat private, ndërsa qytetarët mbeten pa mbrojtje reale.

“Projektet bëhen në mungesë transparence, në një grabitje ditën me diell, me letër dhe me firmë”, u shpreh Koja.

Në rastin e TID Durrës, banorët dhe aktivistët kanë kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet prona, duke ngritur pikëpyetje për përfitimet që, sipas tyre, kanë synim që tu jepen investitorëve strategjikë. Ata thonë se procesi është zhvilluar pa transparencë të plotë, pa dëgjuar komunitetin dhe pa garantuar të drejtën e banorëve mbi tokën dhe territorin që preket nga projekti.

Në të njëjtën linjë, kundërshtimi i banorëve në Rrjoll të Lezhës lidhet me faktin se ndërhyrjet në territor do tu marrin pronat dhe do të ndryshojnë përdorimin e tokës për resorte. Sipas tyre, projektet po shtyhen përpara pa konsultim real me komunitetin dhe pa marrë parasysh pasojat afatgjata në jetesën lokale dhe në mjedis.

Koja tha gjithashtu se një nga shqetësimet më të mëdha mbetet mungesa e reagimit nga institucionet, përfshirë pushtetin vendor, edhe kur qytetarët raportojnë shkelje dhe problematika konkrete.

“Kur ne shkojmë dhe i relatojmë të gjitha gabimet, të gjitha problemet, çuditërisht shteti shqiptar është i shurdhët, njësitë e qeverisjes vendore janë të shurdhëta”, tha ajo,

Protesta e të hënës  u paraqit si një moment bashkimi mes komuniteteve që deri tani kanë reaguar të ndarë për raste të ndryshme. Bashkimi i banorëve nga veriu në jug tregon se çështja e pronës nuk shihet më si një problem lokal, por si një konflikt më i gjerë me pasoja politike dhe shoqërore.

Organizatorët thanë se banorë nga zona të ndryshme, nga Borshi deri në Mat, po përballen me të njëjtin model ndërhyrjeje mbi tokën dhe territorin. Në Gurras, sipas tyre, toka që më herët i është ndarë komunitetit po i kalon një investitori, ndërsa në Çërravë kundërshtohet marrja e kullotës për ta kthyer në park fotovoltaik.

Ata thanë se këto nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një qasjeje që po i ekspozon komunitetet ndaj humbjes së pronës, burimeve dhe kontrollit mbi territorin ku jetojnë. Për këtë arsye, protesta u artikulua si një reagim i përbashkët kundër asaj që pjesëmarrësit e konsiderojnë grabitje të pronave në interes të oligarkëve dhe investitorëve të mëdhenj.

“Kur dikush proteston për pronën e vet protesta është e atij që proteston, por kur kundër cenimit të pronës dhe përkatësisë mbi tokën dhe territorin i bashkohen me qindra, protesta ka marrë përmasa politike”, tha një tjetër banorë.

Për banorët e Rrjollit, kjo përplasje nuk lidhet vetëm me pronën, por me një ndjenjë më të gjerë pasigurie dhe padrejtësie. Në protestë foli edhe Luciana Koka Shullani, e cila e lidhi çështjen e pronës me vështirësitë e tjera që, sipas saj, po rëndojnë mbi jetën e qytetarëve.

“Çdo hallkë e jetës tonë është bërë ferr nga spitalet, shëndetësia, arsimi, drejtësia, çdo gjë. Tani po shtrijnë dorën edhe tek pronat paketë pas pakete, ligj pas ligji në kurriz të popullit”, tha ajo,

Pjesëmarrësit kërkuan ndalimin e projekteve që, sipas tyre, zhvillohen pa transparencë dhe pa pëlqimin e komuniteteve, si dhe më shumë mbrojtje për të drejtën e pronës. Ata paralajmëruan se mobilizimi do të vazhdojë, ndërsa përplasjet për tokën dhe territorin po bashkojnë gjithnjë e më shumë zona në një kauzë të përbashkët.

The post Nga veriu në jug, protesta kundër “investimeve strategjike” mbërrin para Parlamentit  first appeared on Amfora.

Rrjolli kundër resortit: Banorët në betejë për tokat e trashëguara
Mes kodrave shkëmbore dhe lagunave bregdetare të Rrjollit, një zonë e pasur natyrore në veri të vendit, kanë nisur ndërhyrjet e para për ndërtimin e një resorti turistik. Në këtë terren, që banorët thonë se e kanë trashëguar prej brezash, prej ditësh po zhvillohen protesta kundër projektit.

“Ne jemi banorë të këtij fshati prej brezash. Këtu kanë lindur gjyshërit, stërgjyshërit dhe prindërit tanë. Këto toka janë të trashëguara dhe nuk mund të na i marrë askush”, tha Altin Pjeshka, banor i Rrjollit për Median Amfora.

Banorët thonë se tokat në këtë zonë janë trashëguar nga familjet e tyre prej dekadash dhe se shumë prej tyre kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë. Sipas tyre, ndërhyrjet për ndërtimin e resortit kanë nisur ndërsa proceset gjyqësore për këto prona janë ende të hapura.

“Kjo është toka e gjyshit dhe stërgjyshit tim. Kur ata nuk e kanë shitur, nuk kemi pse ta shesim ne. Duam t’ua lëmë fëmijëve tanë, jo ta humbasim kështu”, thotë Gëzim Pjeshka, një tjetër banor i zonës.

Makineritë e firmës sipërmarrëse në terren për hapjen e rrugës drejt kantierit të resortit. Foto: Media Amfora

Fshati Rrjoll ndodhet në njësinë administrative Velipojë, pjesë e Bashkisë Shkodër, rreth 40 kilometra nga Shkodra dhe afro 15 kilometra nga Shëngjini. Territori bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Velipojë – Bunë, mes Lagunës së Vilunit dhe Monumentit Natyror të Ranës së Hedhun.

Në këtë hapësirë parashikohet ndërtimi i resortit turistik “Blue Borgo”, një investim prej rreth 280 milionë eurosh, që do të shtrihet në mbi 140 hektarë tokë bregdetare dhe do të përfshijë hotele, vila dhe ndërtesa akomoduese.

Banorët e kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se resorti po ndërtohet mbi tokat e tyre të trashëguara dhe se çështja e pronësisë është ende në procese gjyqësore.

Disa prej familjeve thonë se kanë dokumente që vërtetojnë pronësinë mbi tokat ku parashikohet ndërtimi, ndërsa kërkojnë që institucionet të verifikojnë procesin dhe të ndalojnë punimet deri në një vendim përfundimtar.

“Ne nuk jemi kundër zhvillimit, sepse edhe ne duam të zhvillohemi, por duam që të na jepet e drejta jonë. Jemi në gjykatë për të parë kush është pronari i vërtetë”, tha Luciana Kokaj Shullani, banore e zonës.

Konflikti mes banorëve dhe projektit turistik nisi të përshkallëzohej në momentin kur në zonën e Baks – Rrjollit hynë makineritë për përgatitjen e kantierit të resortit. Banorët reaguan duke u mbledhur në terren duke protestuar se toka ku parashikohet ndërtimi është pronë e familjeve të tyre dhe se çështjet e pronësisë nuk janë zgjidhur ende në gjykatë. Që prej asaj kohe, protestat janë kthyer në të përditshme, ndërsa banorët kërkojnë pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimtar.

Banorët thonë se protestat do të vazhdojnë derisa të ketë një përgjigje të qartë nga institucionet.

“Jemi disa dhjetëra familje këtu dhe nuk do të tërhiqemi. Kjo është toka e fëmijëve tanë dhe do t’i dalim zot deri në fund”, thotë një tjetër banor i Rrjollit.

Në këtë zonë jetojnë pesë fise, që përfshijnë rreth qindra banorë, përfaqësues të së cilëve thonë se tokat i kanë trashëguar nga të parët e tyre dhe i konsiderojnë pronë prej brezash.

“Jemi pesë fise, rreth 80 familje. Kjo është pasuria e gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë dhe duam t’ua lëmë fëmijëve tanë, jo ta humbasim”, tha Gëzim Pjeshka, banor i Rrjollit.

Forca të policisë pranë zonës ku po zhvillohen protestat e banorëve.  Foto: Media Amfora

Sipas tabelës informuese të vendosur pranë kantierit, në këtë zonë parashikohet ndërtimi i resortit turistik “Blue Borgo”, një investim i kompanisë “ABA Blue Borgo”, pjesë e grupit Gener 2. Projekti është planifikuar të shtrihet në mbi 140 hektarë tokë bregdetare në zonën e Baks-Rrjollit, në njësinë administrative Velipojë, Bashkia Shkodër. Kompleksi parashikon ndërtimin e hoteleve, vilave turistike dhe strukturave akomoduese, ndërsa investimi llogaritet në rreth 280 milionë euro dhe pritet të realizohet brenda disa viteve.

Shumë prej familjeve të zonës jetojnë prej vitesh në emigrim, por thonë se tokën e kanë mbajtur si pasurinë më të rëndësishme të familjes.

“Jetojmë jashtë shtetit dhe kemi ardhur për të drejtat e tokës tonë. Tokat janë të gjyshërve dhe stërgjyshërve tanë. Ne e kemi ndarë mendjen për mos i lëshuar këto vende se kemi të drejtën tonë”, tha një tjetër banor e Rrjollit.

Disa prej banorëve akuzojnë personat që kanë përfituar dokumentet e pronësisë se kanë vepruar në mënyrë të paligjshme dhe thonë se ata janë pronarët e vërtetë të tokës.

“Ne kemi shkuar në Prokurorinë e Shkodrës për të kërkuar saktësimin se kush është i ligjshëm dhe kush është i paligjshëm. Ne e ndiejmë veten që jemi të ligjshëm”, tha një nga banorët e zonës.

Një tjetër banore pohoi se dokumentet e pronësisë janë falsifikuar.

“Ka ardhur Fatmir Shpeza dhe ka falsifikuar letrat dhe këtë pronë e ka bërë të vetën, në bazë të një testamenti që pretendon se është firmosur në vitin 1956”, tha Luciana Koka Shullani.

Në rrëfimet e tyre, banorët përmendin edhe personat që, sipas tyre, kanë marrë pronat dhe i kanë kaluar më pas te kompania që po zhvillon projektin.
“…dhe direkt automatikisht e shiti tek kompania e Bashkim Mulës…”, tha një nga banorët e zonës.

Protestat nisën në fillim të shkurtit, pasi banorët panë makineritë që hynë në zonë për hapjen e rrugës drejt kantierit të resortit. Fillimisht u mblodhën disa familje, por ditë pas dite numri i protestuesve u rrit, ndërsa banorët u organizuan për të qëndruar çdo ditë në terren. Ata thonë se janë drejtuar edhe pranë institucioneve, duke kërkuar verifikimin e dokumenteve të pronësisë dhe pezullimin e punimeve deri në një vendim përfundimtar. Prej disa ditësh, protestat vijojnë çdo ditë në zonë, ndërsa familjet thonë se nuk do të tërhiqen nga toka që e konsiderojnë të trashëguar.

Prej disa ditësh protestat janë shoqëruar me tensione, ndërsa banorët thonë se janë shoqëruar në komisariat pothuajse çdo ditë gjatë kundërshtimit të punimeve.

Gjatë ditëve të protestës, disa prej banorëve thonë se janë shoqëruar nga policia në komisariat, ndërsa kërkonin ndalimin e punimeve në zonë. Ata pretendojnë se ndërhyrjet kanë ndodhur herët në mëngjes, ndërsa protestat vijonin pranë terrenit ku parashikohet ndërtimi.

“Vijnë që në 6 të mëngjesit, na marrin, na fusin nëpër furgona dhe na lënë deri në 12 të natës në Shkodër. Çfarë kemi bërë ne? Jemi në tokën tonë”, tha Gëzim Pjeshka, banor i Rrjollit.

Pamje nga zona e Baks-Rrjollit, Velipojë. Foto: Media Amfora

Ndërsa protestat e banorëve vijojnë si në terren, ashtu edhe përpara institucioneve, në zonë punimet për hapjen e rrugës vazhdojnë. Makineritë e firmës sipërmarrëse janë ende në terren, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë shoqëron çdo ditë tensionet mes projektit dhe banorëve.

Banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga toka që e konsiderojnë të trashëguar dhe se protestat do të vazhdojnë deri në një zgjidhje përfundimtare të çështjes së pronësisë.
“Jemi disa dhjetëra familje këtu dhe nuk do të tërhiqemi. Kjo është toka e fëmijëve tanë dhe do t’i dalim zot deri në fund”, tha një banor i Rrjollit.

The post Rrjolli kundër resortit: Banorët në betejë për tokat e trashëguara first appeared on Amfora.

Organizatat e medias reagojnë pas dhunës ndaj gazetarit në Vlorë
Më 4 shkurt, gjatë pasqyrimit të një proteste të punonjësve të shërbimeve publike, një incident me sulm verbal dhe fizik u regjistrua ndaj gazetarit të Syri TV, Gentian Këllçiu, teksa ushtronte detyrën në një ambient publik, rast për të cilin reaguan shoqatat në mbrojtje të punonjësve të medias.

“Ky akt përbën një shkelje të rëndë të lirisë së medias dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë së gazetarëve në terren”, thuhet në reagimin e Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), bërë publik mbrëmjen e të mërkurës.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Shoqata e Gazetarëve të Vlorës, e cila ka dënuar aktin dhe ka ngritur shqetësimin për sigurinë e gazetarëve gjatë ushtrimit të detyrës.

“Pavarësisht përpjekjeve përmes akteve të dhunës për të ndaluar trajtimin dhe transmetimin e çështjeve të caktuara, ajo që mbetet e patjetërsueshme është se për gazetarin prevalon interesi i qytetarëve, veçanërisht i atyre shtresave që kanë nevojë për zërin e medias”, shkruhej në reagimin e shoqatës së gazetarëve të qytetit bregetar, shpërndarë në rrjetet sociale.

Ngjarja ndodhi gjatë raportimit nga terreni të një proteste të punonjësve të shërbimeve publike, ku gazetari po kryente detyrën informuese në një hapësirë të hapur për publikun.
Sulmi u krye nga një individ i pranishëm në vendngjarje dhe u shoqërua me fyerje, kërcënime dhe dhunë fizike, ndërsa rasti është referuar pranë organeve ligjzbatuese.

Shoqatat e gazetarëve i kanë bërë thirrje institucioneve ligjzbatuese që rasti të trajtohet me seriozitet maksimal dhe autorët të mbajnë përgjegjësi sipas ligjit.

“I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese dhe Prokurorisë që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal, të hetojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të garantojnë ndëshkimin e autorit”, thuhet në deklaratën e AGSH.

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës ka dënuar aktin e dhunës dhe ka shprehur shqetësim për reagimin e munguar institucional ndaj rasteve të intimidimit të gazetarëve në terren.

“Dënojmë jo vetëm individin që ka kryer aktin e dhunimit, por edhe reagimin e cunguar institucional ndaj kësaj ngjarjeje”, vijoi deklarata.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Vlorës, e cila njoftoi se rasti është referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore dhe se autori i dyshuar është proceduar penalishtë.

“Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale ‘Goditja për shkak të detyrës’ dhe ‘Dëmtime të tjera me dashje’, në ngarkim të  autorit të dyshuar shtetasit me inicalet  A. H., 33 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Vlorës.

Ky nuk është rasti i parë i përfshirjes së gazetarëve në incidente gjatë ushtrimit të detyrës, duke rikthyer vëmendjen te siguria e tyre në terren.

The post Organizatat e medias reagojnë pas dhunës ndaj gazetarit në Vlorë  first appeared on Amfora.

Peticion kundër “TID Durrës”, qytetarët ngrihen për trashëgiminë dhe pronën
Në Durrës, qytetarët nisën të enjten nënshkrimin e një peticioni kundër projektit “TID Durrës”, duke kërkuar që zbatimi i tij të ndalet deri në zhvillimin e një procesi transparent konsultimi publik, pasi sipas tyre rrezikon trashëgiminë dhe pronën në qendrën historike të qytetit.

“Banorët e lagjeve 1, 2 dhe 3 të Durrësit kundërshtojnë zbatimin e këtij projekti, sepse cenon zonën historike dhe pronat tona”, u shpreh në nisje të protestës një prej përfaqësueseve të komunitetit përpara Bashkisë së qytetit bregdetar.

Ata shprehën kundërshtimin ndaj mënyrës së përgatitjes dhe zbatimit të projektit “TID Durrës”, i cili sipas tyre po zhvillohet pa transparencë, pa konsultim publik dhe në kundërshtim me ligjin.

“Nuk kishim asnjë informacion se çfarë do të ndodhte, as konsultime. Thjesht një ditë mësuam se do të na merret shtëpia dhe prona për një projekt për lulishte-dhe këtë nuk mund ta pranojmë”, u shpreh një tjetër banor.

Protesta e 30 tetorit vjen pas shqetësimeve të shtuara të banorëve për projektin “TID Durrës”, një nismë e përbashkët e Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), që synon transformimin e qendrës historike të qytetit. Sipas banorëve, prapa premtimeve për “rivetëzimin” e zonës fshihet rreziku për prishje banesash, shpronësime dhe humbjen e karakterit historik të lagjeve pranë kalasë.

Ata thanë se nuk janë informuar për përmbajtjen e projektit dhe se nuk është zhvilluar asnjë proces konsultimi publik me komunitetin e prekur. Për shumë familje që jetojnë prej dekadash në këtë pjesë të Durrësit, nisma shihet si një “zhvendosje e detyruar” në emër të një projekti që, sipas tyre, po përgatitet pa transparencë.

Përballë hyrjes së Bashkisë ishte vendosur një stendë me mbishkrimin e madh “Ndihmo.. Firmos peticionin!”.  Mbi të ishin vendosur fletët ku qytetarët nisën të firmosnin për kundërshtimin ndaj projektit. Ndërsa një hartë e vogël e zonës së prekur nga ‘TID Durrës’ tregonte rrugicat dhe shtëpitë që, sipas banorëve, rrezikohen nga ndërhyrjet. Në posterin e stendës lexohej: “Për 74+100 familje të shpërnguara nga TID Durrës” -një kujtesë vizuale për pasojat që komuniteti sheh në projektin që synon të zbatohet.

Në pedicionin e shpallur qytetarët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të projektit “TID Durrës” dhe hapjen e një procesi të hapur konsultimi publik me banorët e zonës. Në peticion, ata paralajmërojnë se projekti rrezikon trashëgiminë kulturore dhe karakterin historik të zonës së mbrojtur rreth Kalasë së Durrësit, cenon të drejtën e pronës dhe preket drejtpërdrejt jeta e komunitetit që jeton aty prej dekadash.

Gjatë protestës së organizuar nga banorët kundër projektit TID në Durrës. Foto: Media Amfora

Sipas peticionit, projekti “TID Durrës” shihet nga banorët si një ndërhyrje që rrezikon trashëgiminë kulturore dhe karakterin historik të zonës së mbrojtur përreth Kalasë së Durrësit, një nga hapësirat më të ndjeshme të qytetit antik. Ata paralajmërojnë se ndërhyrjet e planifikuara mund të ndryshojnë përgjithmonë fizionominë e zonës muzeale dhe të zbehim kujtesën historike që Durrësi ruan në muret e tij mijëravjeçare.

Një tjetër shqetësim i ngritur në dokument është cenimi i të drejtës së pronës, pasi zbatimi i projektit prek banesa ekzistuese dhe mënyrën e jetesës së qindra familjeve që identifikohen me këtë lagje historike. Ata kujtuan  se legjislacioni shqiptar e detyron përfshirjen e pronarëve dhe ekspertëve lokalë në çdo plan të tillë zhvillimi.

“Çdo ndërhyrje duhet të kryhet me respekt për ligjin, trashëgiminë dhe të drejtën e qytetarëve për t’u dëgjuar”,  thuhet në peticionin qytetar.

Projekti “TID Durrës” synon rikualifikimin urban të qendrës historike të qytetit dhe kthimin e saj në një destinacion turistik dhe tregtar. Sipas planeve të paraqitura publikisht, projekti parashikon ndërhyrje në zonën pranë Kalasë, me hapësira pedonale, lulishte dhe struktura të reja për biznese e vizitorë.

Por për banorët, pas këtij vizioni “modernizues” fshihet një rrezik real për prishje banesash, shpronësime dhe humbje të identitetit historik të lagjeve të vjetra. Ata theksojnë se projekti është hartuar pa konsultime dhe pa respektuar jetën e komuniteteve që prej dekadash jetojnë në atë pjesë të qytetit.

Kundërshtimet ndaj “TID Durrës” nuk janë të sotme banorët kanë organizuar disa protesta gjatë muajve të fundit, si para zyrave të (AADF) në Tiranë, ashtu edhe në Durrës, duke denoncuar atë që e quajnë “projekt për pastrimin social të qendrës historike”.

Përpara bashkisë, atmosfera ishte e qetë, por e ngarkuar me mesazhe të forta. Pankartat e vendosura në duart e banorëve e përkthenin në fjalë të thjeshta shqetësimin e tyre: “Kryetare Emirjana Sako -ndalo shpronësimet!”, “Bashkia Durrës, turp për vendimin tuaj!”, apo “AADF = korrupsion, stop TID Durrës!”.

Të tjerë mbanin postera dorëshkruar, ku lexohej “Shtëpitë janë selia jonë- jo për t’u shkatërruar” dhe “Sathem në shtëpinë time”, mesazhe që flisnin për frikën e humbjes së banesës, por edhe për lidhjen e fortë që komuniteti ka me këtë hapësirë historike.

Në stendën pranë tyre, banorët u bënin thirrje qytetarëve të tjerë që t’u bashkoheshin: “Ndihmo… firmos peticionin!”- një apel solidariteti përtej lagjeve dhe interesave personale, që e kthen kauzën në çështje publike për mbrojtjen e trashëgimisë dhe të drejtës për pronë.

Peticioni, që pritet të mbledhë firmat e qindra banorëve të zonës, shënon hapin më të fundit të komunitetit për të kërkuar transparencë dhe zë në vendimmarrjet që prekin trashëgiminë dhe identitetin historik të Durrësit.

The post Peticion kundër “TID Durrës”, qytetarët ngrihen për trashëgiminë dhe pronën first appeared on Amfora.

Helmimi i fëmijëve me salmonelë në kopsht, prindërit protestojnë në Gramsh
Të hënën numri i fëmijëve të prekur me salmonelë në qytetin e Gramshit shkoi në 14, ndërsa rastet e para u shfaqën që në fillim të javës, ku 3 fëmijë të kopshtit numër 1 shfaqën simptomat e para të helmimit.

Analizat laboratorike të kryera tek tre fëmijët e parë nxorrën prekjen nga salmonela, ndërsa gjatë fundjavës numri i rasteve u rrit. Gjatë paradites së të hënës një grup banorësh të Gramshit dhe prindërit e fëmijëve të prekur nga salmonela protesuan përpara bashkisë.

Bardha Nergjoni, gazetare nga Elbasani që ka ndjekur ngjarjen, shpjegoi se prindërit e mbledhur në shenjë proteste kërkuan që të zbardhet menjëherë e vërteta e helmimit të fëmijëve të tyre dhe të shtohen masat e kontrolleve në ushqimin e kopshteve.

“Prindërit kërkuan hetim të rastit, siguri për ushqimin e fëmijëve në kopsht nga ana e kompanisë dhe dezinfektime të herëpashershme, nuk ndjejnë më siguri për fëmijët kur të rikthehen në kopsht”, tha Nergjoni për Median Amfora.

Megjithëse kopshti ku u shfaq sëmundja infektive ka rreth 70 fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç, një numër i pakët prindërish u bashkuan në protestë. Kjo sipas gazetares Nergjoni ka ndodhur pasi një pjesë e prindërve janë ndjerë të intimiduar dhe kanë shmangur pjesëmarrjen.

“Prindërit që ishin prezentë bënë me dije se shumë prindër të tjerë nuk ishin prezentë, pasi kërcënohen në forma të ndryshme dhe në kushtet kur janë ndjerë të intimiduar, nuk kanë qenë prezentë”, shtoi Nergjoni.

I pyetur për rastin, kryetari i bashkisë së Gramshit, ka pohuar se ushqimi që konsumojnë fëmijët në kopshte dhe çerdhe ka qenë i kontrolluar.

“Kryebashkiaku Besjan Ajazi theksoi se ushqimi është i kontrolluar dhe se nuk pranohet pa analizat që i nënshtohen produktet nga autoritet e ushqimit”, shtoi gazetarja Nergjoni.

Policia e Elbasanit njoftoi të dielën se e referoi çështjen në prokurori për një vlerësim të thelluar të rrethanava të saj.

“Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore, si edhe janë marrë mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike”, shpjegoi Policia e Elbasanit në njoftimin për shtyp.

Sipas policisë është bërë edhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti.

Dyshimet e para mbi helmimin e fëmijëve lidhen me produktin e filetos së punës, që dyshohet se kanë qenë të kontaminuara. Fëmijët kanë konsumuar më 19 maj supë pule në kopsht dhe kanë nisur të shfaqin simptonat e helmimit.

Pasi kanë qendruar tre ditë me mjekim në kushte shtëpie fëmijët u dërguan në spitalin e Gramshit për ndihmë të specializuar, ku pas kryerjes së analizave u konstatua prekja nga salmonela.

Kopshti furnizohej me ushqime nga kompania “Nelsa SHPK”, e cila e ka qendrën në Tiranë. Edhe në magazinat e kësaj kompanie mësohet se janë bërë bllokime të mallrave ushqimore, ndërsa vetë ajo reagoi duke thënë se me bashkinë kishte një kontratë për furnizimin me ushqime të kopshtit dhe të gjitha produktet ishin të analizuara sipas kontratës.

The post Helmimi i fëmijëve me salmonelë në kopsht, prindërit protestojnë në Gramsh  first appeared on Amfora.

Sjelljet agresive të zyrtarëve të PD-së ndaj gazetarëve, organizatat kërkojnë përgjegjësi
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) dhe ​​Rrjeti “SafeJournalists”, kanë dolën me deklarata për shtyp dhe dënuan sjelljet “e papranueshme dhe agresive” të disa zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike ndaj gazetarëve të disa prej televizoneve në vend, që po raportonin nga protesta e organizuar nga opozita në Tiranë mbrëmjen e 16 majit.

AGSH menjëherë pas ngjarjes theksoi se sjellja e drejtuesve të strukturave të PD-së përbën akt shqetësues që bie ndesh me lirinë e shtypit.

“Në mënyrë të veçantë, sjellja e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, i cili u përfshi në sulme verbale ndaj gazetarëve, përbën një akt shqetësues që bie ndesh me standardet minimale të respektit për lirinë e shtypit dhe punën e gazetarëve në terren”, thuhej në deklaratën e AGSH.

Deputetët demokratë Edi Paloka dhe Klevis Balliu, shoqëruar nga mbështetës të PD-së shfaqen duke debatuar verbalisht dhe gati në përplasje fizike me gazetarët dhe operatorët e televizioneve në Tiranë. Gazetarja e “Euro News”, Sara Demushi dhe të tjerë u përballën direkt me këto sulme.

Deputetët opozitarë refuzuan që të japin komente për humbjen e zgjedhjeve, duke i thënë gazetarëve se bënin pyetje të përgatitura nga qeveria. Pjesë e sulmeve në protestë ranë edhe gazetarja e Report TV, Danjela Maloku dhe gazetarët e Top Channel, e të TV Klan.

Gazetarët në vend po përballen me një klimë jo miqësore dhe vetëm më 11 maj në të gjithë vendin u raportuan sulme fizike, kërcënime dhe intimidime ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias. Policia njoftoi procedimin penal vetëm në një rast, ndërsa agresorët në një pjesë ishin anëtarë të krimit të organizuar.

Organizatat në mbrojtje të gazetarëve kujtuan se fatkeqësisht nuk është hera e parë që përfaqësues të forcave politike përpiqen të intimidojnë gazetarët përmes fyerjeve, sulmeve apo diskreditimeve publike.

Për Unionin e Gazetarëve Shqiptarë tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve është e gabuar nga politikanët.

“Tendenca për të politizuar pyetjet apo këmbënguljen e gazetarëve për shkak të pyetjeve të tyre, është e gabuar dhe na kthen në fillimet e pluralizmit politik shqiptar dhe në mendësitë e kulturës së munguar të diversitetit demokratik”, shkruhej në deklaratën e UGSH-së.

UGSH shtoi se dënon episodet, agresionin verbal dhe stigmatizimet që deputetët dhe drejtuesit e veçantë të opozitës dëshmuan në aktivitetin e tyre politik.

Gjithashtu gazetarë të tjerë u penguan drejtpërdrejt gjatë raportimit të tyre, si në rastet e, Arestina Skënderi dhe Anesti Barjamemaj (A2 CNN), Esido Barkaj (Vizion Plus TV), Besar Bajraktaraj (Klan TV), si edhe ekipet e tyre, duke detyruar një pjesë të tyre që të largoheshin për arsye sigurie.

Rrjeti “SafeJournalists” shpjegoi se këto raste përbëjnë sulme të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve që kryejnë detyrën profesionale për të informuar publikun.

“Kur politikanë të nivelit të lartë ofendojnë dhe poshtërojnë publikisht gazetarët, shpesh me gjuhë të ngarkuar gjinore dhe patronizuese, ata normalizojnë armiqësinë dhe krijojnë kushte të pasigurta pune, veçanërisht për gazetaret gra”, shpjegoi deklarata.

Ndërsa deklarata e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë theksoi se gazetarët nuk janë palë në konfliktet politike dhe nuk mund të trajtohen si kundërshtarë për shkak të pyetjeve që bëjnë apo raportimeve që japin.

“Kjo sjellje e përsëritur e zyrtarëve të partive politike, përfshirë edhe opozitën sidomos gjatë 24 orëve të fundit, dëshmon një mungesë të thellë respekti për rolin e medias në një shoqëri demokratike”, shtoi deklarata.

Për Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, opozita duhet të të reflektojë në respekt të medias.

“Kërkojmë prej opozitës dhe përfaqësuesve të saj, të pranishëm në këtë ndodhi, të reflektojnë në respekt të medias, rolit të gazetarisë dhe pavarësisë së gazetarëve në përgjithësi”, shtoi deklarata.

The post Sjelljet agresive të zyrtarëve të PD-së ndaj gazetarëve, organizatat kërkojnë përgjegjësi first appeared on Amfora.

Aktivizmi në Shqipëri midis sfidave dhe arritjeve, si po e përmirëson shoqërinë
Lorena Prifti banon në fshatin
Hastrukas të Fierit. Për të shkuar në qytet automjeti duhet të përshkojë 25 km
mbi asfalt. Banorët e 6 fshatrave lidheshin me Fierin përmes linjës së vetme të
transportit.

“Kjo jo vetëm që izolonte zonën, por
sillte edhe pasoja për breza me radhë. Në qytetin e Fierit ka shumë shkolla
profesionale, por që të rinjtë detyroheshin të mos shkonin për shkak të
mungesës së transportit”, kujton Lorena, në atë kohë ende gjimnaziste.

Në vitin 2015 ajo kontaktoi Qendrën
Epoka e Re, një Organizatë Jo-Qeveritare dhe së bashku në 2 vite zhvilluan
takime në Këshillin Bashkiak. Prej vitesh banorët ja përcillnin si kërkesë çdo
kandidati në zgjedhjet e radhës, por pa rezultat.

Lorena, në atë kohë vetëm 17 vjeçe arriti
të bind bashkinë Fier që të detyronte personin që kishte licensën, që të
shtonte oraret e transportit dhe të ulte çmimin. Lorena u kthye kështu në
aktiviste apo veprimtare, duke adresuar dhe kërkuar zgjidhjen e problemit të
transportit.

“Sidomos në zonat rurale, aktivizmi i
të rinjve dhe qytetarëve është i domosdoshëm. Kjo për shkak se të rinjtë duhet
të kuptojnë rolin dhe fuqinë e tyre në vendimmarrje”, tregon sot Lorena. Që
prej vitit 2017 adresimi i problemit prej saj i dha frymëmarrje 6 fshatrave që
ishin ngjeshur prej vitesh në 1 furgon, me vetëm 1 orar.

Klaudio Hysenin e ka shoqëruar
megafoni dhe fleta e peticionit që në adoleshencë. “Aktivizmi është çfarëdolloj
gjëje që lëviz. Nëse do e shohim nga koncepti social, quhet ‘lëvizje
shoqërore’. Nëse do e shohësh nga ana juridike, janë format e të drejtave,
tubimi, peticioni, format demokratike që ndërmerren për të zgjidhur çështje të
ndryshme”, përkufizon 33 vjeçari nga Durrësi.

Aktivizmi gjyqësor dhe
mediatik

Në qytetin bregdetar të Durrësit kurora e gjelbër gjendet
në kodrën mbi qendrën e banuar. Në një parcelë në trajtë pylli, nisi rënia e
pemëve dhe puna për ngritjen e 4 pallateve, me nga 5 kate secili. Banorët e
lagjes përreth kërkuan në gjykatë shfuqizimi ne lejes së ndërtimit, me argumentet se toka ishe e pa qëndrueshme,
po priteshin pemët dhe rrezikohej arkeologjia. Pak kohë pasi Gjykata e Apelit i
hapi dritën jeshile projektit, në grupin e Whats Up-it të banorëve, u shkruajt
mesazhi, ‘erdhën punëtorët’!

“Të gjithë banorët dolën aty, duke debatuar, deri sa pezulluan punimet dhe prerja e pemëve. Kjo mund të bëhej vetëm në një periudhë x dhe u detyruam ta nxirrnim në media që të reagonin institucionet, megjithëse nuk reaguan fare”, tregon Jola Hysaj, shtëpia e së cilës është në këmbët e pallateve që po ndërtohen.

“Aktivizmi
mediatik” është një kategori e gjerë aktivizmi, që përdor median dhe
teknologjitë e komunikimit për lëvizjet shoqërore dhe politike. Ai lidhet me
publikimin e lajmeve në faqet e internetit, krijimin e videe, audiove dhe formave
të tjera të publikimeve mediatike.

“Secili nga ne ka
detyrat e veta, kemi ngritur një industri tonën, është “institucioni i
Kodër-Vilës”. Dikush merret me pjesën e sizmiologjisë, tjetri merret me
gjeologjinë, dikush me IKMT-në, me median, filmimet, etj.”, shpjegon Jola, me
profesion lektore e gjuhës angleze.

Kjo është një
betejë që do edhe financim. Secili nga banorët paguan në mënyrë të përpjesëtuar
kuotën e tij. Janë pajtuar dy avokate për ndjekjen e çështjes në gjykatë. Pjesa
më e vështirë për aktivizmin qytetar është ngritja e një barrikade të fortë
ndaj presioneve të jashtme.

“Presioni ka qenë i jashtëzakonshëm. Njërit nëpërmjet punës, dikujt përmes taksave, pasi po flasim për një grupim banorësh që kanë të bëjnë me institucionet dhe në rast se dikujt i pret anën financiare, i ‘ke marrë jetën’. Edhe pse ka ndodhur kjo në 2-3 raste, ne jemi munduar t’i gjejmë punë”, tregon Hysaj.

“Është ndërlidhja e qytetarit aktiv me
interesat personale dhe mos përgjegjësia personale, që ka bërë të mos ketë zë.
Politika në Shqipëri e ka atrofizuar, e ka tharë aktivizmin”, analizon me kujdes
Kaludio Hyseni.

Por stepja nga këto faktorë nis të bie kur banorët organizohen në grupe të mëdha. Projekti i pallateve në Kodër-Vilë prek rreth 200 familje të zonës. “Pasi ne bëmë këtë lloj organizimi, shumë qytetarë të tjerë nisën të na thonë hajdeni edhe për hallet tona. Kam edhe unë pronën këtu thotë dikush, po si t’ia bëjmë, si të veprojmë”, tregon Hysaj duke qeshur.

Aktivizmi ekonomik

15 kilometra larg Tiranës gjendet fshati Mënik. Me
ardhjen e demokracisë shumë nga banorët u zhvendosën nga Mënik-Kodër, për të ndërtuar
banesa në fshatin e ri, Mënik-Fushë. Lidhja me tokën bujqësore është shpesh
motivi i të jetuarit në fshat. Vit pas viti rruga për në Mënik-Kodër
degradonte, deri sa rrezikoi të humbiste gjurmën.

Altin Hysa klasën e tetë e përfundoi në fshat. Pak vite
pas studimeve të larta në Turqi, e gjeti veten në sektorin e veshjeve, duke
administruar sot një zinxhir dyqanesh në Shqipëri dhe Kosovë. Rruga prej 2 km
nga Mënik-Fushë, deri në kodër, ishte kthyer në të pa kalueshme nga automjetet.
Zhytur në baltën e dimrit, i mbeti gjatë në mendje Altinit.

“Në këmbë mbante rreth 50 minuta dhe fshati ka rreth 250
familje, me afro 1000 banorë”, shpjegon ai. Në fshat u rikthye këtë verë, së
bashku me një projekt që e riktheu rrugën në gjendje të kalueshme.

“Banorët bënë festë!”, tregon Altini duke qeshur, teksa
duket i kënaqur që riktheu shpresën për banorët e Mënikut. Ai nuk është
mjaftuar vetëm në bamirësi, por e ka parë si një lloj aktivizmi, duke kontribuar
aty ndër vite. “Sikur çdo biznesmen të investonte në fshatin nga ka
prejardhjen, janë pak para për biznesin, por që ndryshon shumë gjëra për
fshatin”, përfundon bisedën.

Aktivizmi mjedisor

Me shtimin e dendësisë urbane në fillim të viteve’ 90,
mbetjet u kthyen në një problem që mori zgjidhje përmes grumbullimit në një
fushë të hapur në veri të Durrësit. Asgjësimi përmes djegies ishte kthyer në
normalitet, teksa helmonte ajrin që thithnin i madh e i vogël. Në vitin 2013
hapi dyert kampusi i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, vetëm 2 km larg fushës
së mbeturinave.

“Ky tym me erë të pakëndshme dhe
asfiksuese, vinte nga djegia e plastikës, metaleve, kafshëve të ngordhura, ilaçeve
apo baterive”, kujton Mariglen Qorri. Për 4 vite studioi në auditorë me dritare
të mbyllura, për t’i shpëtuar gazrave që lëshonin mbeturinat që digjeshin pa ndërprerje.

“Ne e diskutonim me kolegët dhe do të
linim punën sepse nuk mund të rrezikosh shëndetin”, tregon Dorina Asllanaj,
lektore pranë Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike.

Një grup prej 2-3 studentësh u futën
auditor më auditor, për të njoftuar një protestë studentore kundër ndotjes. “Shumica
e studentëve shpreheshin, kot të reagojmë pasi asnjë nuk do na dëgjoj dhe asgjë
nuk do ndryshoj”, kujton Marigleni. Më 2 nëntor 2018, për rreth një orë qindra
studentë, me pankarta në duar, “Duam dije, jo vdekje”, protestuan për
vendgrumbullimin që është kthyer në një bombë mjedisore, pranë kërthizës së zonës
të banuar të Porto-Romanos.

Protesta e studentëve përpara kampusit të universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, duke kërkuar ndalimin e djegies së mbeturinave në vendgrumbullimin e Porto-Romanos. 2 nëntor 2018. Foto Geri Emiri

“Kërkesa e parë ishte ndalimi i
djegies së mbeturinave. Kishte vite që ndodhte dhe u ndalua për 2 ditë. Shumë
kolegë më thoshin, kot lodhesh se Shqipëri hesapi, ata e dinë që digjen dhe e
bëjnë vetë. Por në fakt ndodhi”, tregon duke qeshur Dorina Asllanaj, që së
bashku me pak pedagogë ju bashkuan protestës.

Aktivizmi mjedisor i referohet bashkimit të grupeve të
ndryshme të individëve dhe organizatave, që punojnë së bashku në fushat
sociale, shkencore dhe politike, me qëllim adresimin e shqetësimeve mjedisore.

“Mendoj se gjithmonë duhet pjesa
ligjore, pasi më duket se kur mbetet vetëm tek protestat, nuk shkon deri në
fund çështja, që të marrë një zgjidhje ligjore”, shpegon Dorina Asllanaj,
avokate e studentëve dhe banorëve, në procesin gjyqësor që kanë nisur me mbështetjen
e “Klinikës së Ligjit Durrës”, ndaj bashkisë së qytetit, si përgjegjëse për
fushën e mbeturinave.

Në Shqipëri aktivizmi ka filluar të marrë vëmendjen e
duhur përmes një date të dedikuar, 22 tetor, krahas akteve të panumërta të jetës
së përditshme. Çdo vit në Sheshin Skënderbej mblidhen aktivistë dhe Organizata
Jo-qeveritare nga i gjithë vendi, në  “Ditën
Kombëtare të Aktivizmit” që synon të ofrojë përvojën dhe njohuritë e
organizatave lokale të shoqërisë civile, për të sjellë ndryshime në komunitet. Aktiviteti
organizohet nga “Co-PLAN – Instituti për
Zhvillimin e Habitatit”, në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve me
Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Panairi në Ditën Kombëtare të Aktivizmit, 22 tetor 2019. Foto Geri Emiri

Aktivizmi i mbështetur përmes grandeve

Përgjatë shtratit
të Lumit Mat dhe Rrugës së Kombit, shtrihet Miloti. Së bashku me fshatrat ai
numëron rreth 17 mijë banorë. Të rinjtë aty pothuajse nuk kanë asnjë mundësi
për tu angazhuar në kohën e lirë. Prej vitesh as që flitej më për ambiente
sportive dhe sociale.

Rivelino Ismalaj banon në Milot. 33
vjeçari që ka mbaruar studimet për drejtësi vendosi të angazhonte të rinjtë e
qytetit dhe banorët, për të adresuar tek pushteti vendor mungesën e terreneve
sportive. Me mbështetjen e
Organizatës Jo-qeveritare, “Lëviz Albania”, përmes një granti, ai zhvilloi
takime dhe propozime konkrete në gjashtë muaj, përgjatë vitit 2018.

“Nuk di të them nëse
u arrit një zgjidhje, pasi ambientet nuk janë ndërtuar, por planifikim dhe premtime
na kanë bërë, plus edhe verifikime në terren, se ku mund të ndërtohet fusha dhe
këndi sportiv”, tregon Rivelino.

33 vjeçari
shprehet se do e vijojë aktivizmin e tij, duke kërkuar që projekti të përfshihet
në buxhetin e vitit 2020. Banorët e Milotit nën shembullin e tij kanë nisur të
organizohen edhe për probleme të tjera, duke u nisur nga iniciativat
individuale.

“Në një qytet si Miloti,
mendoj se është shumë i rëndësishëm aktivizmi, pasi në qytetet e vogla nuk
operojnë shumë organizata dhe projekte të tjera, prandaj ju takon banorëve të
ngrenë problematikat e tyre”, shprehet Rivelino.

Aktivizmi
i vetë-financuar

Klaudio Hyseni lidh biçikletën në Sheshin Liria. Drejton
trupin dhe vjen drejt nesh i vetëkënaqur. Së bashku me disa djem e vajza që përdorin
biçikletën, në vitin 2015 krijuan një grupim, pagëzuar me emrin “Bicycle Durrës”.
Pas kërkesave zyrtare, peticioneve, përballjeve publike dhe protestave, sot kanë
ndikuar që bashkia Durrës të vendosë vend parkime për biçikletat në mbarë
qytetin.

Vend lidhjet (“parkimet”) e biçikletave të vendosura nga bashkia Durrës, pas kërkesave të vazhdueshme të aktivistëve të “Bicycle Durrës”. Foto Geri Emiri

Aktivizmi lidhet me përpjekjet për të promovuar, penguar
apo ndërhyrë në reformat sociale, politike, ekonomike ose mjedisore, me qëllimin
për të sjellë ndryshime në shoqëri. Ai mund të nis nga çdo qytetar, për
probleme nga më utilitaret, duke u grupuar dhe krijuar lëvizje që sjellin ndryshime
në jetën e mijëra njerëzve.

Nismat e ndërmarra në kuadër të aktivizmit qytetar në
Shqipëri shpesh organizohen mbi bazën e financimit përmes grandeve nga
Organizatat Jo-Qeveritare. Por pasja e një financimi të sigurt nuk është kusht
për aktivizmin, teksa ai mund të realizohet mbi baza vullnetare dhe të vetë-financohet
nga organizatorët e lëvizjes.

“Bicycle Durrës” i ka të ndara
detyrat e organizatorëve sipas profesionit përkatës. Ata kontribuojnë duke e
vetë-financuar lëvizjen që lobon për infrastrukturë biçikletash në qytet. Për Klaudion
aktivizmi, “Është gjaku i të gjithë shoqërisë, ndryshe kthehet në një shoqëri
të rrezikshme”. Mendohet pak dhe shton, “Aktivizmi është zëri që përçohet tek
institucionet për përcjelljen e zërit të qytetarëve. Përmes tij demokracia ka
ardhur deri në këtë nivel”.

Aktivizmi i
komunitetit

Në trupin e “drurit të Danit”, majë një kodre
që dominon fshatrat e Fushë-Bulqizës, është lidhur një pllakë mermeri. Një
kontratë e firmosur në vitin 2015 brenda zyrave të ministrisë së Mjedisit dhe
bashkimit të disa kompanive për të shfrytëzuar masivin pyjor “Sheshe Bulqizë”,
çoi në konflikt banorët me kompanitë private.

Pllaka e mermertë i dedikohet rezistencës së
banorëve dhe dëshmon lidhjen me malin, ku marrin drutë e zjarrit, grumbullojnë
ushqim për bagëtitë, mbledhin çaj dhe mbi të gjitha pemët parandalojnë ortekët
e borës në dimër.

Në tre vite rreth 3000 banorë e adresuan
problemin e tyre përmes protestave, takimeve, ankesave,
peticioneve, medias dhe rrjeteve sociale. Në verën e vitit 2018, për të
mbrojtur pyllin e fundit të paprekur në Bulqizë, në rresht të parë u vendosën
gratë e 3 fshatrave.

“U mboldhëm të
gjitha gratë e fshatit dhe vendosëm ta rujm ne malin. U nisëm n’mal të gjitha.
Kemi ec 5 orë dhe kemi nejt gjithë natën roje”, tregon Nadire Dedja, teksa i
dridhet buza. Ajo banon në fshatin “Kodra e Danit”.

“Por e veçanta
ishte që u përfshi edhe një grup personash me ndikim në media, sport, juristë,
që ishin me origjinë nga zona dhe që dhanë një kontribut shumë të rëndësishëm”,
shpjegon Sami Curri, me profesion gazetar.

Pas më shumë se katër vitesh përplasje të banorëve me kompaninë që kishte
marrë koncesionin, protestave, shoqërimeve në polici, ministria e Turizmit dhe
Mjedisit e pezulloi koncesionin. “Në po të njëjtën zonë ka pasur disa projekte
për ndërtim HEC-esh. Banorët bllokuan disa herë mbledhjet në Këshillin Bashkiak
të Bulqizës, që të mos lejoheshin projekte të tilla”, shpjegon aktivisti 24
vjeçar, Sami Curri.

Aktivizmi për trashëgiminë
kulturore dhe përmes internetit

Ndërtimi i një sheshi
të ri publik nga bashkia Durrës, me një “velë” prej betoni, solli erëra të
forta dhe dallgë në opinionin publik të qytetit të qetë buzë Adriatikut. Projekti
me vlerë 6 milion dollarë trazoi stomakun e shumë qytetarëve, para syve të të
cilëve po dëmtoheshin zbulime arkeologjike që datojnë se paku nga periudha
romake.

“Aktiv për Durrësin”,
një lëvizje kryesisht me të rinj të qytetit nisi organizimin e protestave që
synonin ndalimin e punimeve dhe marrjen në mbrojtje të arkeologjisë. Ata kanë
sot një faqe në rrjetin social Facebook, por
në adresë tjetër nuk i gjen!

Qytetarët dhe aktivistët e “Aktiv për Durrësin”, duke protestuar për herë të parë pas dëmtimit të zbulimeve arkeologjike në Sheshin Veliera. 12 shkurt 2017. Foto Geri Emiri

*Luther Blissett e
takojmë jo larg “Velierës”. Në një lokal buzë detit. Ditë e diel dhe fëmijët gëlojnë
në verandën e lokalit. Mban një bluzë me kapuç. Pa ja përtuar, nis të tregojë
se për të, “Aktivizmi është palestër për shoqërinë,
palestër për individin dhe për një gamë shumë më të gjerë kauzash. Këto lloj
formash ndihmojnë gjithmonë e më tepër në mbajtjen e një shoqërie sa më
pluraliste”.

Lëvizja pati shtrirje virtuale, duke
raportuar me foto dhe video zhvillimet rreth projektit. Përmes internetit u nënshkrua
një peticion që kërkonte ndalimin e punimeve. Fuqia e “Aktivizmit të internetit” erdhi me protestat
e Pranverës
Arabe, në vitin 2010. Teknologjia e rrjeteve
sociale u përdor nga aktivistët qytetarë për të anashkaluar mediat e
kontrolluara nga shteti dhe për të komunikuar drejtpërdrejtë me pjesën tjetër të
shoqërisë.

Luther Blissett është
rreth të tridhjetave dhe shpjegon se, “Në shkollën 9
vjeçare fëmijët fillojnë të mësojnë vlerat, në gjimnaz nisin t’i praktikojnë
dhe kur vjen momenti i universitetit, duhet t’i shfaqin këto lloj vlerash. Janë
çështje që duhen ushqyer përgjatë jetëgjatësisë së njeriut”.

Në faqen në rrjetin Facebook të grupimit,raportohet edhe për shqetësime të tjera
të qytetit, duke u kthyer në një forum diskutimi. Po ashtu ngjason me një
dritare denoncuese për shqetësimet që prekin qytetarët.

“Ky është një drejtim që e zgjedhin disa njerëz, përfitimi më i madh i këtij anonimiteti nuk është fakti i mburojës, por më e rëndësishme është të mos qenurit në krye të një lidershipi, të një figure, por mbi të gjitha të krijuarit të një vaske të madhe ku hidhen kritika dhe vlon opinoni i ndryshëm”, janë fjalët e fundit të Luther Blissett, përpara se të shkrihet me turmën e njerëzve në Shëtitoren Taulantia.

SHËNIME:

* Ky shkrim synon njohjen me peizazhin e aktivizmit në Shqipëri, përmes shembujve konkretë, që paraqesin sfidat e arritjet për përmirësimin e shoqërisë shqiptare dhe organeve qeverisëse. Shkrimi u përgatit me mbështetjen e “Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit”, në kuadër të “Ditës Kombëtare e Aktivizmit” (22 tetor 2019).

* Luther Blissett është një emër me përdorim të shumëfishtë, një “yll popi i hapur”, i adoptuar në mënyrë informale nga qindra artistë dhe aktivistë në të gjithë Evropën dhe Amerikën, që nga viti 1994. Me këtë pseudonim u identifikua një nga organizatorët e grupimit “Aktiv për Durrësin”, për të ruajtur anonimatin.

* Fotografia në krye të shkrimit: Protestë e “Bicycle Durrës” përpara bashkisë Durrës, me kërkesën për ndërtimin e pistave të biçikletave. 15 shtator 2019. Foto Geri Emiri

The post Aktivizmi në Shqipëri midis sfidave dhe arritjeve, si po e përmirëson shoqërinë first appeared on Amfora.