permbytje - Amfora

Protestë në Durrës pas përmbytjeve
Një protestë qytetare u zhvillua në Durrës, në kryqëzimin e Burgut, në lagjen Ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet e fundit, ku qytetarët u mblodhën për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pasojat e përmbytjeve dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale.

“Kam katër ditë që jam përmbytur dhe akoma e kam uji brenda. Askush ska ardhur të na shoh që akoma jemi në ujë”. Kështu u shpreh gjatë protestës së organizuar pasditen e së enjtes në Durrës, Fqiri Tafai banor i ish- Kënetës.

“Dëme ka sa të duash, por këtu sdo ta di kush. Nuk ëshhtë hera e parë që përmbytemi”, u shpreh Gjon Gjeleshi, një tjetër banor banesa e së cilit u përfshi nga vërshimi i ujit më 6 Janar.

Gjatë protestës u mbajtën pankarta dhe u dëgjuan thirrje për llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet vendore, ndërsa përmbytjet u cilësuan nga protestuesit si pasojë jo e reshjeve, por  e problemeve të vazhdueshme në menaxhimin urban dhe infrastrukturor.

Qytetarë që protestojnë. Foto: Media Amfora

Qindra banorë të kësaj zone u mblodhën në kryqëzimin e Burgut, ndërsa me ta u bashkuan dhe deputetë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Me thirrjet: “Nuk na përmbyti shiu, por korrupsioni” protestuesit që u shtuan në numër parakaluan drejt institucionit të Bashkisë Durrës. Për disa minuta rruga u mbajt e bllokuar. Protestuesit qëndruan më pas përpara godinës së bashkisë duke tentuar që të futen brenda saj, por u ndalën nga punonjës të Policisë Bashkiake. Banorët paralajmëruan se do ti vijojnë protestat e tyre.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, autoritetet nuk kanë reaguar lidhur me kërkesat e qytetarëve.

The post Protestë në Durrës pas përmbytjeve first appeared on Amfora.

Përmbytja nga shiu i gjeti të papërgatitura institucionet shtetërore
*Gjatë dy viteve të fundit katër institucione publike, mes të cilave edhe Biblioteka Kombëtare, u përmbytën kur uji depërtoi në bodrume duke shkaktuar miliona lekë dëme, ndërsa reshjet nxorën në sipërfaqe mungesën e  masave parandaluese.

Autor: Geri Emiri | BIRN | Tiranë

Në dhjetor 2017, Ministria e Kulturës në Tiranë shpenzoi rreth 1.3 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve për një blerje të veçantë. U blenë tharëse të lagështirës dhe tharëse flokësh, letra thithëse që zakonisht përdoren në kuzhinë, adezivë, qese, dosje dhe rafte metalike.

Shpenzimi ishte për një urgjencë të pazakontë. Më 1 dhjetor, uji depërtoi në bodrumin e Ministrisë së Kulturës, në ndërtesën e ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” në pjesën lindore në Tiranës, duke lagur 40 kuti me dokumente që ishin magazinuar aty.

Përmbytja e Ministrisë së Kulturës ishte një nga disa raste në dy vitet e fundit kur arkiva të rëndësishme publike, përfshirë Bibliotekën Kombëtare, u përmbytën nga uji.

Përmes një serie kërkesash për të drejtë informimi, BIRN analizoi pasojat e përmbytjeve në dy periudha të veçanta, dhjetori 2017 dhe qershori 2018, përmbytje që shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, por zbuluan gjithashtu dobësi në infrastrukturën publike, ndërsa ngritën pikëpyetje nëse investimi i qeverisë në sheshin Skënderbej ka ndikuar apo jo në nivelin e ujërave nëntokësore në ndërtesat publike përreth.

Të dhënat e siguruara nga BIRN zbulojnë se përveç dëmeve financiare, përmbytjet ekspozuan edhe mungesën e masave parandaluese edhe në institucione me rëndësi të veçantë.

BIRN zbuloi gjithashtu se Instituti i Ndërtimit, institucioni i specializuar për analiza të këtyre situatave, është thirrur për të shqyrtuar shkaqet e mundshme të përmbytjes në Bibliotekën Kombëtare, por nuk është ftuar të bëjë të njëjtën gjë për rastet e përmbytjes tek bashkia e Tiranës apo te Ministria e Kulturës.

Ekspertë ngritën shqetësimin se mungesa e analizës së shkaqeve rrezikon përsëritjen e përmbytjeve në institucione që kanë rëndësi të veçantë si për kulturën kombëtare, ashtu edhe për jetën e përditshme të qytetarëve, përveç kostove financiare mbi taksapaguesit.

Përmbytje në mes të verës

Librat e prekur nga vërshimi i ujit në Bibliotekën Kombëtare nxjerrë për të tharë.

Më 22 qershor 2018, për rreth 10 orë, zjarrfikësit u stacionuan pranë Bashkisë Tiranë. Jo për të shuar flakët, por për të nxjerrë ujin që përmbyti bodrumin ku gjendeshin materiale, që sipas përllogaritjeve të institucionit, dëmi kap vlerën rreth 6 milionë lekë.

Teksa qytetarët e Tiranës përjetonin ditë të nxehta qershori, papritur në rrugët e Tiranës vërshuan përrenj të vegjël me ujë, si pasojë e reshjeve të shiut që nisën me intensitet të lartë. Në Buletinin mbi Rreziqet Natyrore, përgatitur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, megjithëse nuk parashikoheshin përmbytje, evidentohej se në Tiranë do të kishte shi me intensitet “mesatar” dhe mot me “shtrëngata”.

Në orën 14:55 minuta, Shërbimi Zjarrfikës mori njoftimin se janë përmbytur bodrumet e “Bashkisë së Madhe”. Njëra pas tjetrës u nisën automjetet zjarrfikëse për nxjerrjen e ujit nga bodrumet e bashkisë Tiranë, në një operacion që sipas përllogaritjeve mbi“komunikatat ditore” të datës 22 qershor, zgjati rreth 10 orë.

Pavarësisht përmbytjes së shumicës së rrugëve të Tiranës, në raportin e Shërbimit Zjarrfikës konstatohet se 3 raste përgjatë ditës lidhur me ndërhyrjen për nxjerrjen e ujit janë në bodrumet e bashkisë dhe vetëm 1 rast ka qenë në një pallat përbri Rrugës së Elbasanit.

“Përmbytjet natyrore janë të paparashikueshme, por për reshjet atmosferike ka monitorime dhjetëra vjeçare në vendin tonë, të cilat pasqyrojnë kohën në vite, muajin dhe ditët, për çdo qytet të vendit,” shprehet gjeologu Adem Hyseni.

“Duhet parë sa njihen e vihen në zbatim këto të dhëna gjatë hartimit të projekteve komunale konkrete, për të llogaritur diametrin e tubave të shkarkimit, seksionet e kanaleve kulluese etj.”, shton ai.

Përmbytja solli dëmtimin e murit ndarës në dhomën ku është vendosur kaldaja, duke vijuar me dëmtimin e sistemit të ventilimit, kondicionimit, pajisje që gjendeshin në ambientet e magazinës (printera, telefona, elektromotor, medaljone etj.), si edhe pajisje (trapanë, aparat saldimi, korrëse bari etj.), që përdoreshin nga punonjësit e shërbimeve mbështetëse, evidenton bashkia në përgjigjen zyrtare për BIRN. Vlera e dëmeve sipas saj është rreth 6 milionë lekë.

Në “fletët e njoftimit” të Shërbimit Zjarrfikës, si shkak i mundshëm i ngjarjes evidentohet përmbytja nga ujërat e shiut. Në mungesë të kushteve për parandalimin e përmbytjeve, duket se është shfaqur nevoja që, sipas raportit, një mjet i shërbimit zjarrfikës të shkojë dhe të qëndrojë në gatishmëri në rast se bodrumi do të mbushej përsëri me ujë.

“Stuhia e rrëmbyeshme la pasoja në disa akse rrugore! Skuadrat janë në terren për të bërë evadimet! Ju lutem kujdes në trafik deri sa të jenë pastruar të gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do të rimbillen!”, shkruante në llogarinë e tij në“Instagram” kreu i bashkisë, Erion Veliaj, pa përmendur përmbytjen e rrugëve apo të vetë institucionit që drejton.

Për të shmangur raste të ngjashme, bashkia përgjigjet se po punon për përfundimin e drenazhimit dhe sistemimin e trotuarit rreth Xhamisë Et’hem Beu, vendosjen e kapakëve hermetikë në dritaret e ajrimit, rritjen e bordurës, krijimin e një ujëmbledhësi në katin nëntokë me pompë zhytëse për tërheqjen e ujit dhe vendosjen e sensorëve për prezencën e ujit, elementë që mungonin deri në përmbytjen e qershorit 2018.

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka lëshuar urdhrin me numër 25000 (27.06.2018) për “Ngritjen e grupit të konstatimit dhe verifikimit të dëmeve” dhe më pas është hartuar, e vendosur në dispozicion një raport përfundimtar.

BIRN për 7 muaj kërkoi të merrte zyrtarisht nga bashkia këto 2 dokumente publike, por bashkia refuzoi t’i jepte. Bashkia nuk i dha dokumentet edhe pasi u urdhërua nga Komisioneri për të Drejtë Informimi.

Ndërsa Bashkia Tiranë u përmbyt më 22 qershor, uji dëmtoi 12 mijë libra në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare, institucionit më të rëndësishëm kulturor në vend. Raporti teknik i përgatitur nga Instituti i Ndërtimit, ia hodhi fajin për përmbytjen shkaqeve natyrore konkretisht rritja e nivelit të ujërave nëntokësore për shkak të intensitetit të reshjeve në vitet 2017 dhe 2018.

“Arsye kryesore që ka ndodhur evadimi [mbledhja] i ujërave në ambientet e bodrumeve, është vjetërsia e objektit, dëmtimet që ka pasur objekti në dyshemenë e tij dhe mosmarrja e masave mbrojtëse që në projektimin e tij”, shkruhet në raportin e publikuar nga Instituti i Ndërtimit.

Në të treja rastet, autoritetet thonë se kanë arritur të rikuperojnë pa shumë dëme dokumentet e dëmtuara si dhe librat.

Në përmbytjen e dhjetorit 2017 në bodrumet e Ministrisë së Kulturës, u dëmtuan 40 kuti me dokumente që i përkisnin arkivit të ministrisë. Në një përgjigje me shkrim, Ministria i tha BIRN se dokumentacioni i dëmtuar u arrit të rikuperohej me sukses.

“Është kryer me sukses procesi i rikuperimit në një masë të madhe të dokumenteve të dëmtuara (pjesa më e dëmtuar prej tyre, afro 15 kuti u transferua në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, për tu trajtuar në mënyrë më të specializuar)”, shkruhet në përgjigje.

Po kështu, Biblioteka Kombëtare bëri të ditur se të gjitha librat e lagur janë në proces rikuperimi.

Biblioteka Kombëtare deklaron se dëmi financiar në njësi bibliotekare është me vlerë zero. “Të gjitha njësitë bibliotekare janë tharë plotësisht dhe tashmë janë përfshirë në procesin e restaurimit dhe të trajtimit specifik të tyre, sipas standardeve të bibliotekonomisë”, shkruhet më tej në përgjigjen e këtij institucioni për BRIN.

Mungojnë masat parandaluese

Punime gjatë rinovimit të sheshit Skënderbej në Tiranë

Instituti i Ndërtimit në analizimin e shkaqeve të përmbytjes së Bibliotekës Kombëtare vuti në dukje se ndërtesë tepër e vogël për funksionin që ka dhe se ndërtimi i saj në vitet ’70 është kryer pa studime të nevojshme hidrologjike ndërsa amortizimi i dyshemesë së bodrumeve ka ndikuar në depërtimin e ujit.

Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Instituti bëri të ditur se ai nuk është thirrur për të bërë një vlerësim të situatës në tre rastet e tjera të përmbytjes, përfshirë Bashkinë Tiranë dhe Ministrinë e Kulturës. Mungesa e analizës për këto raste ngre shqetësimin se shkaqet e përmbytjes nuk po analizohen siç duhet, duke rrezikuar edhe përsëritjen e saj.

Prof. As. Dr. Adem Hyseni, gjeolog në pension dhe ish-profesor në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, i tha BIRN se analizimi i situatës aktuale është parakusht për të shmangur përmbytjet në të ardhmen.

“Pushteti vendor apo edhe vetë institucionet e rrezikuara nga fenomene të tilla, duhet të evitojnë defektet [teknike apo në projektim] dhe ndaj situatave konkrete, të marrin masat përkatëse për të paraprirë dhe rritur shkallën e sigurisë nga përmbytjet e reshjeve atmosferike”, tha ai.

BIRN mësoi gjithashtu se masat parandaluese për mbrojtjen e dokumenteve shtetërore apo atyre me rëndësi kombëtare, nga raportimet ishin pothuajse inekzistente.

“Papërgjegjshmëria për t’iu paraprirë në kohë këtyre ngjarjeve, punët pa cilësi në ndërtim, mosfunksionimi i kanaleve mbrojtës në qytetet fund kodrash apo neglizhenca e kontrollit dhe mirëmbajtjes së argjinaturave në qytetet veriore”, parashtrohen nga profesor Adem Hyseni si disa prej faktorëve që rëndojnë përmbytjet në vend.

Çarja në 45 gradë e mureve që kanë lidhje me murin “interkarpet’, i cili kryen mbrojtjen ndaj ujërave sipërfaqësorë e nëntokësorë, mungesa e hidroizolimit dhe rritja e nivelit të ujërave nëntokësore si pasojë e shirave të dendur, sollën sipas raportit depërtimin e ujit në ambientet që gjenden 4.5 metra nën nivelin e rrugës.

Për njohësin e nëntokës shqiptare, Adem Hysenin, përveç koeficentëve standarde të përllogaritjes së masave për parandalimin e përmbytjeve, në terrene fushore si Tirana, duhen marrë parasysh edhe koeficente rezervë nga vlera maksimale në përzgjedhjen e diametrave të tubave, ndërtimin e kanaleve kulluese etj.

Në kushtet kur Instituti i Ndërtimit thekson se ambientet e Bibliotekës Kombëtare janë jashtë standardeve, biblioteka pas përfundimit të situatës së emergjencës, ka ndërmarrë masat e para paraprake, me zhvendosjen një pjese të njësive bibliotekare të sistemuara në Sallën P 300, duke ngritur nivelin e librave në raft në 60 cm nga dyshemeja dhe me anë të fondit 2 milion lekë  po zbaton projektin e përgatitur nga instituti.

BIRN e pyeti zyrtarisht Institutin e Ndërtimit nëse ka realizuar inspektim apo hartuar raport për përmbytjen apo gjendjen e godinës së Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Tiranë, por u konfirmua se një punë e tillë nuk ishte realizuar.

*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 6 korrik 2019 në median Reporter.al dhe po ripublikohet këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të BIRN Albania.

The post Përmbytja nga shiu i gjeti të papërgatitura institucionet shtetërore first appeared on Amfora.