muze arkeologjik - Amfora

Muzeu Arkeologjik Durrës, “thesari i Adriatikut”
Përgjatë 3000 viteve Durrësi ka qenë pika lidhëse e tregtisë që zhvillohej në pellgun e Mesdheut dhe Adriatikun Lindor, duke u quajtur nga autorët antik edhe si “Taverna e Adriatikut”.

Sot qyteti ka muzeun arkeologjik më të madh në Shqipëri. Muzeu i vjetër u hap në mars të vitit 1951, duke ekspozuar objektet e zbuluara në nëntokën e zonës së Durrësit. Godina e muzeut të ri u hap në vitin 2002 dhe sot ka një pavijon të vizitueshëm, ku paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës.

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit krahasuar me një vit më parë, muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve nga brenda dhe jashtë vendit.

“Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kemi afro 40 përqind më shumë vizitorë, të huaj kryesisht por edhe vizitorë vendas. Ne jemi në bashkëpunim të plotë edhe me agjencitë ‘tour operation’, që sjellin turistë nga e gjithë bota. Kryesisht risia e këtij viti është se kemi pasur vizitorë edhe nga vende që nuk kanë qenë shumë të referueshëm për Shqipërinë”, tha për ne Albert Koni, përgjegjës i muzeut dhe amfiteatrit të Durrësit.

Objektet prej guri dhe hekuri sjellin gjurmë të prehistorisë, duke vijuar me periudhën arkaike, ndërsa ato prej qeramike që datojnë nga shekulli IV Përpara Erës Sonë, shfaqin zhvillimin kulturor dhe ekonomik të qytetit, përgjatë periudhës helenistike. Ndërsa monedhat e prera në Dyrrahun antik dëshmojnë zhvillimin e qytetit përgjatë periudhës romake.

“Të gjitha objektet që janë ekspozuar në muze janë gjetur në Durrës dhe përreth Durrësit. Janë mbi 2000 objekte, një pjesë e madhe prej tyre janë me vlera unikale që mund të vizitohen vetëm në Muzeun e Durrësit”, u shpreh arkeologu Bledar Bica, ciceron i Muzeut Arkeologjik Durrës.

Muzeu gjendet në “Shëtitoren Taulantia”, pranë “Vollgës” dhe në sezonin turistik, nga 1 maji deri në 15 tetor, është i hapur çdo ditë (e hënë – e dielë), nga ora 09:00-19:00. Përgjatë dimrit muzeu qëndron i hapur në orarin 09:00-16:00, nga e marta në të dielë (e hëna është pushim).

RRETH AUTORËVE:

Geri Emiri

Diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ka punuar në disa media online dhe televizion. Ai është themelues dhe editor online i blogut jofitimprurës “Amfora.al”, të profilizuar në raportimin mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.

Sami Curri

Sami Curri është diplomuar për Gazetari dhe Komunikim në Universitetin e Tiranës. Ai ka punuar në disa media online dhe në televizion. Ai është themelues dhe editor i portalit “bulqizaime.al”, i profilizuar në raportimin mbi qarkun e Dibrës. Aktualisht punon edhe si gazetar i lirë.

The post Muzeu Arkeologjik Durrës, “thesari i Adriatikut” first appeared on Amfora.

Muzeu Arkeologjik Durrës, nuk duhet lënë pa u vizituar këtë verë!!!
VIDEO-PROMOVUESE/

Për të gjithë ju që zgjidhni t’i kaloni pushimet në bregdetin e Adriatikut dhe mbrëmjet në shëtitoren e “Vollgës”, nuk duhet të humbni mundësinë të vizitoni një larmishmëri objektesh arkeologjike që përbëjnë thesarin e nëntokës shqiptare.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit, i cili u hap në vitin 1951 dhe godina e re u inagurua në vitin 2002, sot gëzon një infrastrukturë bashkëkohore, ku janë të ekspozuara rreth 2000 objekte.

Në brendësi të tij ka një pavijon të prehistorisë dhe të antikitetit, si dhe pavijonin post-bizantin. Në hyrje të krahut të majtë, ekspozohen objektet e periudhës ilire dhe antike greke, në tre fazat e saj, në atë të parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme, deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë.

Adresa është lehtësisht e gjetshme, “Shëtitorja Taulantja”, Durrës. Orari në kuadër të sezonit turistik veror, është 09:00-19:30, nga e hëna në të dielë.

Mos humbisni rastin të shihni objektet e rralla që do ju shëtisin midis shekujve…

The post Muzeu Arkeologjik Durrës, nuk duhet lënë pa u vizituar këtë verë!!! first appeared on Amfora.