mozaiku I pallatit te sportit - Amfora

Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë
Arena e amfiteatrit të Durrësit mikpriti qytetarët e saj, ndryshe nga shekuj më parë, jo për t’u argëtuar me dyluftimet e gladiatorëve, por për të reflektuar dhe për të njohur rëndësinë e kësaj vepre madhështore dhe zbulimeve të ngjashme të nëntokës së Durrësit.

Arkeologu Fatos Tartari, që i kaluar dekadat e fundit duke zbuluar objekte arkeologjike në qytet dhe publikuar studime e punime shkencore, tregoi mbi vlerat e monumenteve dhe rëndësinë e ruajtjes së tyre.

Qytetarë, të rinj e të reja, me kërshëri dëgjonin nga shkallaret e amfiteatrit, duke ndërhyrë për ta orientuar bisedën rreth çështjeve që i interesonin.

Arkeologu Tartari foli mbi interesin që shfaqën turistët e huaj për zbulimet e mëdha që nxorri në dritë nëntoka e Durrësit. Megjithëse përpara viteve’ 90-të kishim një Shqipëri me kufinj të mbyllur, vizitorët e huaj nuk ishin të pakët. Gjithashtu shpjegohen në një rrjedhë kronologjike zbuluesit e parë të mozaikut “Bukuroshja e Durrësit”, si edhe të objekteve të tjera me vlera unikale.

Por interesi i ekspertëve të planifikimit të territorit dhe jo vetëm, e orientoi bashkëbisedimin edhe drejt vlerës së objekteve që dolën në dritë nga zbatimi i projektit “Veliera”, si edhe masave që duhen marrë për mbrojtjen e nëntokës së qytetit.

Qyteti i Durrësit përbëhej nga 3 unaza, 3 rrethime me mure të larta dhe të fortifikuar, të cilat arkeologu Tartari i shpjegon se ku shtriheshin.

Interesi i bashkëbiseduesve u përqendrua edhe tek punimet e mjeshtrave të mozaikëve të teknikës bardhë e zi dhe me ngjyra, mozaik të cilët sot gjenden të mbuluar në nëntokën e qytetit, me qëllim ruajtjen e tyre.

Madhështia e Amfiteatrit përbëhet nga shumë “copëza” objektesh të ndërtuara me mjeshtëri  dhe që shpjegohen me imtësi në një tur që u zhvillua në të gjitha ambientet e amfiteatrit.

Organizimi i këtij forumi diskutimi u bë në muajin prill, ku u shënua edhe Dita ndërkombëtare e monumenteve të kulturës dhe siteve arkeologjike, por edhe në një periudhë që me zbatimin e projekteve si “Veliera”, shfaqi një sfidë për ruajtjen e zbulimeve arkeologjike. Organizatore ishte organizata jofitimprurëse “Reflect and Act Organization” (RAO).

Me mbështetjen e Drejtorisë së Kulturës Kombëtare Durrës, e cila vuri në dispozicion ambientet e amfiteatrit të qytetit, në kuadër të bashkëpunimit me të rinjtë dhe studentët.

Amfora.al ishte partner mediatik në këtë aktivitet, duke u kujdesur për komunikimin dhe duke e dokumentuar këtë ngjarje në formë audiovizive, si një bashkëbisedim i munguar prej dekadash në qytet, i cili rrit ndërgjegjësimin për vlerat e monumenteve dhe vjen si një përpjekje për ta parë realitetin në sy dhe treguar situatën që po kalon sot qyteti.

The post Forum qytetarësh në Dyrrah, mbi vlerat e monumenteve, arritjet dhe sfidat e arkeologjisë first appeared on Amfora.

Gërmimet gjatë natës rrezikojnë arkeologjinë dhe mozaikun, në një nga projektet e bashkisë Durrës
HULUMTIM/

Në qytetin e Durrësit, prej muajsh ka nisur zbatimi i projektit për “Ndërtimin e shkollës 9-vjeçare Marie Kaçulini”. Një lajm i mirë ky për banorët e qytetit, gjendur përballë një objekti që prej vitesh ishte amortizuar.

Vendndodhja e shkollës është në Zonën Arkeologjike B, që lejon ndërtimet e reja. Prej muajit janar të këtij viti, nisi prishja e objektit ekzistues, për të ndërtuar brenda 8 muajve godinën e re.

Ashtu si tek nisja e projektit “Veliera”, edhe ky projekt i bashkisë Durrës, nuk kishte kaluar më parë në shqyrtim nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve.

Prishja e objektit vijoi për rreth 4 muaj, megjithëse nuk kishte leje nga institucionet e kluturës. Punimet në këtë shesh përveç zbulimeve të reja që mund të nxjerrin në dritë, duhet të ruajnë një nga xhevahiret e arkeologjisë shqiptare. Në perimetrin rrethues të shkollës, gjendet mozaiku që i përket shekujve III-IV pas Krishtit, i zbuluar në vitin 1968, nga arkeologu Vangjel Toçi.

Por në mbledhjen e datës 22 maj, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, vendosi vijimin e punimeve në gjurmën e objektit të mëparshëm ekzistues dhe për zonën tjetër të vijojë sondazhi arkeologjik. Mbikëqyrja e këtyre punime i ngarkohet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës  (DRKK) dhe Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA).

Punime jo transparente gjatë natës

Në sipërfaqen ku ngrihej objekti ekzistues, punimet nisnin në orët e para të mbrëmjes, për të vijuar deri në mëngjes. Eskavatori gërmonte në errësirë të plotë, në një shesh tërësisht të pandriçuar dhe pa praninë e arkeologëve.

Megjithëse në përgjgijet e institucioneve përgjegjëse, nuk na bëhet me dije se në këtë sipërfaqe janë kryer sondazhe (gërmime) arkeologjike, për vërtetim të pranisë apo jo të objekteve arkeologjike, punimet nga firma private kanë vijuar përgjatë natës.

Nga monitorimi i Amfora.al përgjatë netëve 28 maj – 1 qershor, nuk janë parë të jenë të pranishëm arkeologët në orët e vona të natës, për monitorimin e këtyre gërmimeve. Sasia e madhe e tullave dhe inerteve të objektit të vjetër është hedhur mbi sipërfaqen e gërmuar, duke mos lënë përgjatë ditës as mundësinë për evidentimin sipërfaqësor për praninë e objekteve arkeologjike.

Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës

“Largimi i inerteve nga prishja e objektit ekzistues dhe dherave të dala nga gërmimi është objekt i marrëveshjeve mes investititorit dhe sipërmarrësit… ky nuk është objekt i monitorimit të DRKK Durrës”, shkruhet në përgjigjen e sjellë për Amfora.al

Por objekt i monitorimit të DRKK-së sipas lejes së Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, është monitorimi i punimeve, së bashku me Agjencinë e Shërbimit Arkeologjik. Gërmimi dhe lëvizja e tyre përgjatë orëve të natës, ligjërisht është jashtë orarit zyrtar të punës së arkeologëve dhe rrjedhimisht një veprimtari e tillë sjell lënien pa kontroll të gërmimeve që mund të nxjerrin në dritë objekte arkeologjike dhe është detyrim ligjor që arkeologët të monitorojnë eskavatorin kur gërmon në shtresat nëntokësore.

Agjencia e Shërbimit Arkeologjik – Instituti i Monumenteve të Kulturës – Këshilli Kombëtar i Restaurimeve; trekëndësh i përgjumur

Prej muajsh Amfora.al ka mbajtur në monitorim këtë shesh ndërtimi dhe paralelisht ka vënë në dijeni institucionet e kulturës. Më me përparësi ishin punimet përgjatë natës, por ASHA ktheu një përgjigje tërësisht jashtë asaj ç’ka dikton Ligji për të Drejtën e Informimit, duke na vënë në dispozicion vetëm vendimin e KKA-së.

Në perimetrin e këtij kantieri ndërtimi gjendet “Mozaiku pranë Pallatit të Sportit”, që është shpallur Monument Kulture, kategoria I, në vitin 1973.

Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk ktheu një përgjigje mbi rastin. Por pjesë e këtij institucioni është edhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, që nuk ka dhënë asnjë vendim apo leje për zhvillimin e këtij projekti, duke e cunguar dokumentacionin ligjor që bashkia Durrës duhej të dispononte.

Bashkia Durrës

Ky institucion na bën me dije se objekti do të ketë tre kate dhe nuk jep asnjë përgjigje nëse institucioni në projekt ka parashikuar ndonjë fond apo mënyrë për konservimin apo kthimin në të vizitueshëm, të “Mozaikut pranë pallatit të sportit”, megjithëse vlera e projektit është e konsiderueshme, rreth 860 milion lekë (të vjetra).

Projekti parashikon një ndërtim në zonën ku ndodhet mozaiku, që sipas pamjeve satelitore ka qenë pa ndërtime në shkollën ekzistuese, ndërsa sipas projektit që bashkia Durrës na vendos në dispozicion, do të ndërtohet një fushë basketbolli.

Por bashkia Durrës megjithëse nuk aplikoi përpara nisjes së projektit për leje pranë institucioneve të kulturës, penalizohet edhe nga neni 38, në ligjin “Për trashëgiminë kulturore”, ku shkruhet se:

“Çdo vendim i marrë nga këshillat e rregullimit të territoreve për ndërhyrje ose ndërtim në zonat e shpallura monument kulture ose në zonën e mbrojtur pranë një monumenti kulture, pavarësisht nga pronësia, është i pavlefshëm”.

Cila është vlera e mozaikut që rrezikohet?

Ishte viti 1968, kur “babai” i arkeologjisë në Durrës, Vangjel Toçi, nxorri në dritë këtë mozaik. Në Ditën Ndёrkombёtare të Monumenteve tё Kulturёs dhe Siteve Arkeologjike, që u shënua më 18 prill, për nder të arkeologut Toçi, rrugës pranë amfiteatrit të qytetit ju vendos emri i tij. Në stendën e ngritur nga bashkia dhe DRKK Durrës, pasqyroheshin disa nga fotot e mozaikut.

Bashkëpunëtori i tij, arkeologu Fatos Tartari, ka publikuar një punim shkencor, të vënë në dispozicion për Amfora.al dhe ku shkruhet:

“Planimetria e ndërtesës ku u konstatuan këta mozaikë, të dikton mendimin se ndodhemi përpara ndonjë bazilike, me një sallë të madhe në mes, të shtruar me një shtresë llaçi, të niveluar me copra tjegullash, që kanë shërbyer si bazament për shtrimin e saj me pllaka mermeri.

Në dy anët gjatësore të kësaj salle qëndrore, kemi dy korridore (anijata) të shtruara me mozaikë shumëngjyrësh paksa të çrregullt, në një kompozicion dekorativ. Korridorit verior i bashkëngjiten dy absida gjysmë rrethore.

Në qendër të absides së zbuluar, si motiv qëndror është gjethja e madhe e akanathit, që zhvillohet në të dy krahët simetrikisht me spirale të stilit arabesk, që mbyllen në qendër me një frut të ngjyrave të kuqe, tulle okër etj. Absida me korridorin pranë, bashkohen si vazhdim, nëpërmjet një shiriti të gjerë, ku gërshetohen tri radhë rombesh, motiv që përdoret edhe sot në kostumet dhe qylymat tona popullore.

Tek ky korridor përdoret motivi meandrik, ndërsa korridori tjetër stilizon motivin me luspa peshku. Të rëndësishme këtu janë edhe dy tapete; njëri i punuar me motivin e thurjes së kashtës dhe tjetri me motive katrore, që përmbajnë edhe mbishkrime, që janë dëmtuar me kalimin e kohës dhe si rrjedhojë edhe të palexueshme gjer më sot.

Arkeologu, Prof. dr. Fatos Tartari

Nuancat e ngjyrave në këto dysheme janë të shumta, aty gjejmë pothuajse gjithë spektrin e ngjyrave, që nga e bardha, okra, e kuqja tulle, jeshile të ndryshme, e deri tek e kaltërta. Në këto sipërfaqe ndeshim një fazë tjetër të punimit të mozaikut, në të cilin guri natyral gërshetohet me gurin e përgatitur me xham të ngjyrosur, tulla etj.

Të kësaj periudhe janë edhe dy mozaikët që u gjetën në gërmimin e pjesshëm të amfiteatrit të Durrësit.

The post Gërmimet gjatë natës rrezikojnë arkeologjinë dhe mozaikun, në një nga projektet e bashkisë Durrës first appeared on Amfora.