monumnetet e kultures - Amfora

Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë
Autor: Geri Emiri | Porta Vendore | Durrës

*Disa nga familjet durrsake kanë hapur dyert e shtëpive të tyre, duke i ofruar oborret arkeologëve, të cilët po zbulojnë detaje mjaft të rëndësishme mbi antikitetin e vonë të qytetit. Dashamirësia e durrsakëve mbi arkeologjinë dhe zbulimet e reja shkon deri aty sa ata pranojnë të japin pjesë nga oborret e shtëpive të tyrte, për ti kthyer në një atraksion për turistët.

Ditë e premte. Në lagjen 11 të qytetit nuk
duket këmbë njeriu nën diellin përvëlues të orës 12. Duke ecur nën tabelën
“Rruga Mustafa Varoshi”, arkitekti Mikel Nushi prin midis disa tavolinave të
një bari, nga ku na shoqërojnë disa vëzhgime pensionistësh.

Rruga “Mustafa Varoshi”, në lagjen 11, Durrës. Që prej vitit 2016 arkeologia Brikena Shkodra-Rrugia ka realizuar disa zbulime arkeologjike në këtë zonë. Foto: Geri Emiri

Befas merr majtas dhe pasi shkund derën e
ndryshkur, mbajmë këmbët gozhdë! Ja hodhëm për pak. Nxitimi për t’i ikur vapës
mund të na kishte hedhur 17 shekuj pas në kohë. Jemi me fat! Arkeologët e rinj
që po përfundojnë studimet për arkeologji në Universitetin e Tiranës dhe punëtorët
kanë pastruar me delikatesë zbulimet arkeologjike të dala, pasi hoqën me kujdes
shtresat e dheut.

3 pllaka prej balte duken të plota, vendosur me kujdes pranë
njëra-tjetrës, me përmasa 60 cm. Dallohet një mur që ndan dy ambiente dhe ruan
mbetje të llaçit hidroizolues. Prania e ujit aty në të kaluarën është aq e
padiskutueshme sa edhe fakti se zbulimet i përkasin të paktën shekullit IV të
Erës Sonë. Një kanal ndërtuar me tulla tregon për kalimin e ujit shekuj më pas,
pasi ambienti u ripërdor. Gjurmë trarësh dëshmojnë se rreth shekullit VII aty
është ngritur një çati, me sa duket për banim.

Gërmimi që dëshmon për zhvillimin e qytetit në periudhën e
antikitetit të vonë, po realizohet në oborrin e familjes durrsake Spiru.
Gentiani, trashëgimtar i familjes, shprehet se në fillim ishte skeptik për
lejimin e gërmimit, me frikën se nëse do të zbulohej diçka, do të pengonte
zhvillimin e pronës. Një stepje që e ka çdo familje në qytet, por pa arsye, për
sa kohë që çdo ndërtim i ri sipas ligjit e kërkon kontrollin arkeologjik të
nëntokës. “Por duke e menduar pastaj me qetësi, thash të jepja edhe unë
kontributin tim qytetar, në promovimin e vlerave të arkeologjisë që ka qyteti i
Durrësit”, shpjegon qetësisht Gentian Spiru për Portën Vendore. Ai vijon
traditën e familjeve durrsake, ku më herët babai i tij, në vitin 2004
kontribuoi së bashku me familje të tjera për rikonstruksionin e fasadave të
godinave përgjatë bulevardit të qytetit.

Ambient i shtruar me pllaka prej balte, 60 cm. Në të djathtë kalon një mur që ndan dy ambientet, veshur me llaç hidroizolues. Foto: Geri Emiri

Ora po kalon dhe arkeologët që e nisin
ditën sapo agon dielli, e ndalojnë punën në orën 2 të drekës. Arkitekti i ri
Mikel Nushi, pasi ka ndaluar për ne skicimin e zbulimeve, na prin përsëri.
Gjarpëron midis rrugicave të lagjes ku është rritur. Përballë shtëpisë së
familjes Nushi, dykatëshe, me arkitekturë të spikatur për fillim vitet 1900,
gjendet banesa e familjes Mima. Dikur një pjesë e mirë e lagjes ka qenë në
pronësi të anëtarëve të kësaj familje.

Arkitekti Mikel Nushi, gjatë skicimit të zbulimeve arkeologjike. Foto: Geri Emiri

Pasi kapërcejmë mbi disa parafango
veturash që kanë zënë derën, futemi në oborr. Dera e banesës njëkatëshe është
hapur dhe në korridorin e ngushtë janë vendosur stivë qeset ku gjendet pasuria
e qytetit. Copëza qeramike, materiale prej metali, monedha, zbukurime, mbetje
njerëzore, presin të transportohen më vonë në muze. Me afrimin e dimrit nis
studimi i tyre në zyrat e ngushta të muzeut. Pasi përshëndesim zonjën e
shtëpisë, ecim në një bahçe mbjellë me domate dhe speca.

Materiali arkeologjik i zbuluar në pronën e familjes Mima, i dokumentuar dhe i vendosur në qese, për tu transportuar më pas në Muzeun Arkeologjik Durrës. Foto: Geri Emiri

Deri më tani nuk duket asnjë hapësirë
gërmimi. Ankthi shtohet se mos jemi vonë dhe gjithçka ka mbaruar me qeset e
stivosura në banesë. Rruga ngushtohet ca. Një vendstrehim i viteve’ 70-80 të
merr vëmendjen dhe ca litarë të trashë që të ngjeshen në gjoks vendosin kufirin
te thana!

Me të ulur shikimin 4 metra nën nivelin e rrugës, shfaqet një
strukturë e pa hasur më parë në qytetin e Durrësit. Ne shohim strukturën, e
stafi i gërmimit na sheh ne. Heshtje për disa sekonda. Arkeologia Brikena
Shkodra-Rrugia sheh përtej strukturës me harqe të zbuluar rishtas. Ajo është
“arkitektja” e këtyre zbulimeve që vijnë si një projekt i Institutit të
Arkeologjisë.

Uji!!! Jo për të pirë. As uji që ndërmarrja e ujësjellësit mburret
se do e sjellë 24 orë në qytet. Dikush ja paska dalë shumë herë më mirë 1700
vjet më parë, duke e shpërndarë atë në qytet. Por mbi tokë! Atmosferën
magjepsëse e thyejnë burrat që po punojnë poshtë dhe kërkojnë të mos i zgjasësh
shumë këmbët buzë gropës së hapur, se nuk kanë kusur të durojnë guriçkat që i
bien mbi kurriz.

Një nga harqet e zbuluara, mbi të cilët kalonte një kanal uji. Në profil të shtresës së dheut, dallon fundi i një amfore. Foto: Geri Emiri

Pa humbur kohë, arkeologia Shkodra-Rrugia
ndan me ne lajmin se për herë të parë në Durrës, madje në Shqipëri është gjetur
një strukturë me harqe, që mendohet se ka shpërndarë ujë në qytet. Deri më sot
njihej ujësjellësi që vinte nga fshati Rromanat, mbi një strukturë me harqe që
e sillte ujin deri në muret e qytetit, për tu shpërndarë më pas me tuba
nëntokësor prej plumbi. I dokumentuar është edhe një ujësjellës që vinte nga
kodrat e qytetit, në veri-perëndim.

Por uji po zbulon një lagje të
panjohur më parë! Që prej vitit 2016, Brikena diskuton me familjet durrsake që
të ofrojnë oborret e tyre për gërmime arkeologjike, që pas dokumentimit të
gjetjeve, mbulohen përsëri me kujdes. Përballë zbulimit të radhës të arkeologes
Brikena Shkodra-Rrugia, gjendet shtëpia në oborrin e së cilës u zbulua mozaiku
më i vjetër në Shqipëri, që i përket shekullit IV Para Erës Sonë. Pagëzuar me
emrin “Bukuroshja e Durrësit”, mozaiku u zbulua në vitin 1916 nga arkeologu
austriak Camillo
Praschniker.

Akullin e çau familja Dakoli.
Luli, një zonjë rreth të 60-ve ra dakord e para dhe gërmimi nxori në dritë
ambientin e një terme (banjë publike), hipokaustit (sistemi i ngrohjes së ujit) të saj dhe
dyshemeja e një pishine e dërguan larg hamendësimin, tek një monument i madh
publik, investim perandorak.

Arkeologia Brikena Shkodra-Rrugia, në vitin 2018, gjatë zbulimit të ambientit me pishinë, në pronën e familjes Dakoli. Foto: Geri Emiri

Muret që mbanin ujin ishin 1.2 metra të
gjerë dhe deri më sot nuk njihej burimi i furnizimit me ujë të termës publike.
Zbulimi i fundit hedh dritë nëse struktura me harqe prej tullash, me një kanal
uji që kalonte mbi të, furnizonte me ujë termën publike dhe pishinën. Edhe pak
e dolëm në bulevardin e qytetit! Nën themelet e ish-kinemasë “Iliria”,
rreth viteve 2000 u zbulua një statujë mahnitëse, që sot të uron mirë se
ardhjen në hyrje të Muzeut Arkeologjik Durrës.

Ambienti me pishinë, zbuluar në vitin 2018 nga arkeologia Brikena Shkodra-Rrugia, në pronën e familjes Dakoli. Foto: Geri Emiri

Skulptura u
identifikua si Gea, që bënte pjesë në kultin e krijimit të njeriut. Edhe
ambienti aty ka gjurmë të një terme. Mbi të u ndërtua një monument i një
funksioni tjetër, godinë banimi disakatëshe, e së fundmi pranë termës së
zbuluar në vitin 2016, përfundoi ndërtimi i një tjetër godine disakatëshe,
themelet e së cilës do kenë konkurruar fort me strukturat arkeologjike. Drejtoria
e Kulturës në Durrës, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik dhe Instituti i
Monumenteve të Kulturës, janë informuar zyrtarisht nga media Amfora.al,
por askush nuk luajti as gishtin e vogël për ndërtimin e paligjshëm në zonën
Arkeologjike A.

Një pjatë! Ruhet gjysma e saj. “Kostandin Anastas Mima
Dyrrachion”. Shkruar në greqisht, tipike për familjet e besimit ortodoks në
kohën e Perandorisë Osmane. Ndoshta i përket gjysmës së dytë të viteve 1800.
Pak rëndësi ka, krenaria e familjes Mima është në kulmin e saj. Bën mirë që nën
hijen e pemëtoreve të dëgjosh zonjën teksa flet për historikun e familjes
aristokrate.

Gjatë pastrimit të materialit prej qeramike, nxjerrë nga gërmimi arkeologjik. Foto: Geri Emiri

Duket sikur nëntoka e qytetit dhe
arkeologia Brikena Shkodra-Rrugia po i respekton për besimin e dhënë familjet e
Durrësit. Ato prej 4 vitesh kanë çelur banesat e tyre për të njohur qytetin
kryesisht në antikitetin e vonë. Sikur të mos i kishin grabitur për të ndërtuar
objekte të reja, do kishim më shumë se dy harqet për transportimin e ujit të
zbuluara në bahçen e familjes Mima.

Arkeologia Brikena Shkodra-Rrugia për zbulimin e parë në vitin
2016, në lagjen pranë dy monumenteve të rëndësishme, si termat publike pas
teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe Forumit Bizantin, ka kërkuar nga Instituti i
Monumenteve të Kulturës ta shpallë monument kulture strukturën e lidhur me
termën e antikitetit të vonë. Kanë hartuar edhe një projekt për ekspozimin dhe
ruajtjen e këtij monumenti të rëndësishëm për kryeqendrën e Provincës së Epirit
të Ri, por deri më tani kjo kërkesë nuk është marrë në konsideratë, me
argumentin se është nëntokë e sipas detyrimit ligjor kërkon mirëmbajtje po të
shpallet monument. Projekti për ta kthyer në të vizitueshme kërkon 30.000 euro
dhe shteti nuk ka ndërmend të merret. Brikena gjithashtu ka kërkuar sponsor
nëpër biznese private, por asgjë deri më tani.

Studentë arkeologjike dhe ndihmës duke punuar në gërmimin në pronën e familjes Spiru. Foto: Geri Emiri

Familja Dakoli pranon të japë tokën e saj,
për ta kthyer në një pikë arkeologjike publike për qytetin, që prej disa
dhjetëvjeçarësh nuk po ofron asnjë monument të ri për të vizituar. Por
dashamirësia e familjeve durrsake dhe profesionalizmi i arkeologëve duket se
janë shumë hapa përpara punës së zinxhirit të institucioneve që varen nga
Ministria e Kulturës.

*SHËNIM: Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 15 tetor 2019 në median Portavendore.al dhe
po ripublikohet këtu në përputhje me “politikat e ripublikimit” të Portës
Vendore.

The post Qytetarët dhe arkeologët zbulojnë Durrësin e antikitetit të vonë first appeared on Amfora.