gazetari - Amfora

Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Dajlanit në Vlorë, teksa ai po lëvizte me një motor.

40 vjeçari Mehmeti prej më shumë se dy dekadash ushtronte profesionin e gazetarit, duke raportuar kryesisht për zhvillimet në Qarkun e Vlorës dhe ishte i njohur gjerësisht në të gjithë vendin për historitë që sillte në ekran,

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, aksidenti ndodhi rreth orës 21:40, në një sipërfaqe bregdetare jashtë zonës rrugore, ku dyshohet se motomjeti me katër rrota (ATV) që drejtonte Mehmeti doli nga kontrolli dhe u përmbys.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar, i cili pësoi dëmtime të lehta, ndrësa rrethanat e aksidentit po hetohen nga prokuroria.

Për mijëra teleshikues dhe lexues, Enrik Mehmeti ishte fytyra e raportimeve nga Vlora për televizionin “News 24”. Për më shumë se njëzet vjet ai ndoqi nga afër ngjarjet që shënuan jetën e qytetit dhe të qarkut, duke raportuar me shpejtësi nga vendngjarja për ngjarjet kriminale, zhvillimet sociale dhe historitë njerëzore – që ishin pjesë e përditshmërisë së tij profesionale.

Karrierën e ndërtoi në terren për vite me radhë si korrespondent i “News 24”, ndërsa bashkëpunoi edhe me BalkanWeb, Gazetën Shqiptare dhe media lokale në Vlorë.

Përtej raportimit, Mehmeti ishte i përfshirë edhe në jetën e komunitetit të gazetarëve. Ai drejtonte degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun e Vlorës dhe ishte nismëtar i çmimeve “Petro Marko”, një përpjekje për të vlerësuar gazetarinë lokale dhe punën e reporterëve në këtë qark.

Në reagimin e tij, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e kujtoi si një gazetar energjik, të angazhuar në kauza qytetare dhe sociale, një koleg që e shihte gazetarinë jo vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi ndaj komunitetit.

“Si gazetar pasionant Enriku ishte mik dhe bashkëpunëtor me dhjetra intelektualë, artistë dhe sportistë të qytetit dhe zonave të tjera të vendit”, shkroi Unioni në “Facebook”.

Po ashtu Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e vlerësoi për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin informoi publikun për vite me radhë.

“Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut”, u shpreh Asosacioni në një deklaratë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u përhap me shpejtësi në redaksitë e mediave shqiptare dhe në rrjetet sociale, duke sjellë mesazhe ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë që e kishin njohur përmes punës së tij.

Enrik Mehmeti u largua në kulmin e pjekurisë profesionale. Ai la pas bashkëshorten, dy fëmijët e vegjël, familjen, miqtë dhe një boshllëk në gazetarinë e Vlorës, qytetit që e raportoi çdo ditë dhe të cilit i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale.

The post Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti first appeared on Amfora.

Gjuha seksiste si tymnajë, narrativat sensacionale devijojnë ngjarjet e drejtësisë
Rasti i bërë publik më 23 mars, ku një qytetare në kontakt me një anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë denoncoi komunikime të papërshtatshme me përmbajtje seksuale, ngriti pikëpyetje serioze mbi etikën dhe sjelljen e një funksionari të lartë të drejtësisë. Por, kjo çështje u shoqërua me një debat mbi “turpin” dhe gjuhën seksiste, duke lënë në hije përgjegjësinë dhe llogaridhënien.

“Anëtari i KLP, Olger Eminaj i kërkon ankueses që t’i blejë viagra në Itali si dhe lodra seksuale”, shkroi ndër të tjera portali Prapaskena më 23 mars, duke u ndjekur nga qindra lajme të ngjashme.

Mënyra si është trajtuar ngjarja në hapësirën digjitale lidhet ngushtë me logjikën e funksionimit të lajmit sot, ku elementët që tërheqin vëmendjen shpesh marrin përparësi ndaj përgjegjësive institucionale. Në praktikë, sipas ekspertëve kjo lidhet shumë me mënyrën si funksionon sot cikli i lajmit dhe konkurrenca për vëmendje.

“Redaksitë punojnë nën presionin e klikimeve dhe shpërndarjes në platformat në internet, ku elementët që shkaktojnë reagim emocional si gjuha vulgare, detajet intime apo fragmentet “shokuese” marrin më shumë shikieshmëri”, u shpreh Ina Allkanjari, eksperte e medias.

Në analizën se si trajtohen raste të tilla, sociologët e vendosin fokusin tek mënyra si ndërthuren dinamika mediatike, kulturore dhe institucionale, duke shpjeguar pse debati publik shpesh largohet nga thelbi i çështjes.Sipas tyre shoqëria shqiptare mbetet relativisht konservatore në raport me moralin publik dhe seksualitetin.

“Kjo bën që shkeljet “morale” të perceptohen si më të rënda, reagimi bëhet më shumë ndaj “turpit publik” sesa ndaj shkeljes së standardeve institucionale”, u shpreh Dr. Mirjam Reçi sociologe,  për Median Amfora.

Rasti ku u përfshi anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)  nisi me denoncimin e një qytetareje nga Tirana, e cila pretendon se, pas një episodi dhune nga ish-partneri dhe një procesi të ndërlikuar në sistemin e drejtësisë, u përfshi në një situatë edhe më problematike. Teksa kërkonte përgjigje nga institucionet, ajo hyri në komunikim me anëtarin e KLP dhe gjatë komunikimit bisedatat nga për shkak të profesionit kaluan në personale. Sipas materialeve të bëra publike, ky komunikim kaloi nga rrjetet sociale në platforma private dhe përfshiu përmbajtje seksuale dhe të papërshtatshme nga ana e zyrtarit, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi kufijtë e ushtrimit të detyrës dhe etikën e funksionit publik. Pikërisht në këtë pikë, një çështje që lidhej drejtpërdrejt me përgjegjësinë institucionale, mori trajtë tjetër në hapësirën publike.

Debati publik dhe moralizimi

Reagimi në hapësirën publike ishte i menjëhershëm. Me qindra postime në rrjete sociale dhe mediat në internet shpërndanë pjesë nga komunikimet mes tyre, duke e zhvendosur diskutimin në hapësirën digjitale.

Vëmendja u përqendrua kryesisht te përmbajtja e mesazheve dhe gjuha e përdorur, ndërsa debati publik u orientua drejt interpretimit të tyre, duke lënë në plan të dytë çështjet që lidhen me rolin institucional, kufijtë e funksionit dhe përgjegjësinë e zyrtarëve publikë.

Ky fokus te përmbajtja dhe reagimi emocional në hapësirën publike ndikon drejtpërdrejt edhe në mënyrën si ndërtohet debati dhe si perceptohet çështja nga publiku, duke e thjeshtuar atë në terma moralë.

“Publiku e përkthen situatën në: ‘sjellje të papërshtatshme’ dhe ‘sa turp’ dhe asnjëherë në ‘a ka shkelur detyrën’,  ‘a janë shkelur procedurat-ligjet’’, tha Mirjam Reçi.

Debate të fokusuara tek gjuha seksiste, përfshinë më pas edhe vetë kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila u gjykua publikisht përmes komentesh me ngarkesë seksiste lidhur me veshjen e saj gjatë një takimi në nivel ndërkombëtar.  Më 25 mars, ish-deputeti Myslim Murrizi publikoi në rrjetet sociale një foto nga një takim zyrtar i kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato. Postimi u shoqërua me komente mbi veshjen e zyrtares, duke e lidhur atë me rastin e anëtarit të KLP-së, dhe duke e zhvendosur diskutimin nga çështjet institucionale drejt gjykimeve mbi paraqitjen fizike.

“.. Olger Eminaj nuk u ndje fare në siklet dje në mbledhjen e KLP se ka menduar që në fund të fundit në KLP dhe në çdo hallkë të kësaj drejtesie njëlloj jemi, por dikush e shfaq me sms e dikush me veshje …”, shkroi Myslim Murrizi në një postim në rrjetet e tij sociale, i cili u publikua më pas nga media.

Sensacionalizmi dhe zhvendosja e fokusit

Në të njëjtën linjë, dominimi i detajeve sensacionale ndikon edhe në mënyrën si zhvendoset presioni publik, duke e larguar atë nga kërkesa për transparencë dhe llogaridhënie institucionale.

“Po, kur debati dominohet nga gjuha e përdorur apo nga detajet intime, publiku fillon të diskutojë kryesisht moralin individual të personit, dhe jo rolin e tij institucional apo përgjegjësitë që burojnë nga funksioni që mban”, u shpreh Ina Allkanjari për Median Amfora.

Vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi pas rastit të anëtarit përmes një deklarate zyrtare, ku bëri me dije se e kishte ndjekur çështjen me shqetësim dhe se ankesa e qytetares ishte përcjellë për trajtim pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Në të njëjtën kohë, institucioni sqaroi se çdo çështje me natyrë disiplinore ndaj anëtarëve të tij i përket kompetencës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke theksuar se rasti është në proces verifikimi dhe do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Ky reagim institucional, i kufizuar në sqarime procedurale, u zhvillua paralelisht me një debat publik që mori një drejtim tjetër në hapësirën mediatike dhe sociale.

Kjo sipas ekspertëve ndikon edhe në mënyrën si strukturohet perceptimi publik dhe në çfarë kërkohet nga institucionet. Sipas sociologes ky lloj reagimi në hapësirën publike nuk është i shkëputur nga konteksti më i gjerë shoqëror, ku mënyra si perceptohet përgjegjësia lidhet ngushtë me pritshmëritë ndaj institucioneve.

“Në një mjedis ku besimi tek institucionet është i ulët, qytetarët nuk presin realisht përgjegjësi institucionale dhe debati zhvendoset te individi dhe përgjegjësia publike tek sjellja e tij personale”, tha Dr. Mirjam Reçi.

Vetë anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë i përfshirë në rast nuk mbajti një qëndrim, duke lënë hapësirë për interpretime në hapësirën publike. Një rast që ngre pikëpyetje për etikën profesionale dhe funksionimin e institucioneve tregon se vëmendja shpesh zhvendoset nga përgjegjësia te perceptimi. Kur fokusi mbetet te gjuha dhe detaji, llogaridhënia mbetet në hije.

The post Gjuha seksiste si tymnajë, narrativat sensacionale devijojnë ngjarjet e drejtësisë   first appeared on Amfora.

Narrativa e frikës: Si amplifikohet perceptimi i pasigurisë në Londër
Muajt e fundit një seri me video virale janë bërë pjesë e artikujve në mediat në internet dhe në kanale të ndryshme në rrjetet sociale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e portretiziuar Londrën si një vend ku mbizotëron kaosi dhe pasiguria.

Përmes titujve që ngjallin frikë dhe panik, media të ndryshme në internet po ndërtojnë një narrativë që e cilëson metropolin britanik si një “qytet makthi”, ku dominon pasiguria dhe e papritura nga ai që njihet si krimi i rrugës.

“Qytetarët të pasigurtë për jetën e tyre: Londra është kthyer në qytetin e ‘makthit’”, ishte një prej titujve të mediave në internet, që qarkullojnë dendur vitet e fundit. Shumë media shqiptare i referohen tabloidit britanik “Daily Mail”, si një “media prestigjioze” – Megjithëse në Britani ai njihet për tituj tërheqës dhe shpeshherë për narrativa që shënjestrojnë emigrantët shqiptarë. Përdorimi i burimeve të ngjashme pas filtera verifikimi duket se shërben edhe si pikënisje për ndarjen e informacioneve me karakter dezinformimi.

Naim Hasani, një avokat shqiptar që jeton dhe punon në Londër, vlerësoi se këto përshkrime nuk reflektojnë realitetin e përditshëm.

“Gjithësesi miti se Londra nuk është një vend i sigurtë kohët e fundit i kanë shërbyer edhe deklarata të papërgjegjshme të disa politikanëve të ekstremit të djathtë. Padyshim kjo nuk reflekton në asnjë mënyrë realitetin e përditshëm në Londër, ku ne jetojmë dhe punojmë për shumë vite. Londra është një metropol shumë divers dhe qytetarët jetojnë në paqe dhe harmoni”, komentoi ai.

Një tjetër burim i mediave në internet në Shqipëri është edhe platforma “Numbeo”, një hapësirë virtuale ku njerëzit nga e gjithë bota japin të dhëna për jetesën në qytetet e tyre, duke përfshirë qasjen e tyre subjektive mbi perceptimet dhe ndjesitë.

Artikujt të tjerë, me tituj, “Video/70 mijë telefona të vjedhur, një përdhunim çdo orë – Londra në krizë sigurie”, i referohen shpesh të dhënave të “Numbeo”-s, megjithëse ai nuk është një institucion statistikor dhe ofron të dhëna mbi koston e jetesës, sigurinë, e cilësinë e jetës në qytete dhe vende të ndryshme, të cilat gjenerohen nga përdoruesit dhe nuk përfaqësojnë matje zyrtare.

Sipas gazetares dhe ekspertes së medias, Viola Keta, ka dy arsye kryesore pse narrativa të tilla përhapen lehtësisht në mediat shqiptare.

“Etja për klikime, pasi janë lajme që lidhen direkt me jetën dhe sigurinë, ç’ka i peshkon lehtësisht lexuesit.  Mungesa e filtrave editoriale dhe verifikimit, duke i publikuar ‘copy- paste’”, analizoi ajo.

Krijimi i një “krize sigurie” që nuk ekziston

Narrativat mbi pasigurinë në kryeqytetin britanik vijojnë te gjejnë shtrirje edhe në rrjetet sociale, të cilat megjithëse shpesh herë të bazuara në mendime personale, paraqiten si fakte dhe të dhëna absolute.

Narrativat që e shënjestrojnë kryeqytetin britanik si të pasigurtë kanë gjetur shtrirje edhe në mediat shqiptare, ku titujt tërheqës përdoren për të nxitur frikë dhe perceptime të gabuara mbi sigurinë.

Disa prej tyre përfshijnë edhe zhvillimet kontroverse në politikën amerikane, me tituj si, “‘Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine’, Trump ‘sulmon’ kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale”.

Gazetarja britanike Alice Taylor – e cila prej vitesh jeton në Tiranë – theksoi se disa narrativa shpesh ekzagjërohen për qëllime politike. Ndërsa pohoi më tej se në Shqipëri ajo ndihet shumë më e sigurt se në vendin e saj të origjinës.

“Disa narrative janë tejet të ekzagjeruara për qëllime politike, por unë jam 100 herë më e sigurt në Shqipëri se sa në Londër. Megjithatë asgjë nga kjo nuk është aq keq sa në SHBA. Prandaj Donald Trump do të bënte mirë të merrej me çështjet e tij atje, ku njerëzit vriten nga ICE dhe qëllohen vetëm duke shkuar në dyqan”, krahasoi ajo.

Çfarë thonë shifrat zyrtare?

Referuar qëndrimeve zyrtare, numri i vrasjeve në Londër në vitin 2025 është më i ulëti në më shumë se një dekadë. Referuar të dhënave zyrtare të “Shërbimit të Policisë Metropolitane”, numri i vrasjeve në Londër gjatë vitit 2025 ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Sipas statistikave të policisë, janë regjistruar 97 raste ose rreth 1.07 vrasje për çdo 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër, media britanike “The Guardian” shkruan se Londra është më e sigurt se Berlini, Brukseli, Parisi dhe qytetet kryesore të SHBA-së, si Nju Jorku apo Los Angeles, ku numri i vrasjeve për 100.000 mijë banorë në këto metropole është më i lartë.

“Statistikat e publikuara nga New Scotland Yard, qendra e policisë londineze flasin për një rënie të paktën me 20% të veprave penale të dhunës kundër personit dhe sidomos homicide (vrasjeve)”, shpjegoi avokati shqiptar në Londër, Naim Hasani.

Më tej ai shtoi se Britania është e sigurt dhe se krimi po luftohet me profesionalizëm dhe drejtësi pa favorizuar askënd. Policia Metropolitane vitet e fundit nisi përdorimin e dronëve dhe të motoçikletave, të kombinuara me biçikletat elektrike, me qëllim reagimin e shpejtë ndaj krimit të rrugës, të fokusuar tek grabitjet e celularëve, çantave të dorës dhe të sendeve me vlerë.

“Britania nuk është vend i rrezikshëm, padyshim që ka kriminalitet dhe krimi ekziston në çdo shoqëri, sado e përparuar të jetë ajo. Britania është një vend i sigurt ku sundon ligji dhe drejtësia”, theksoi Hasani.

Instrumentalizimi i krimit për të shënjestruar emigrantët

Pas pasqyrimit mediatik dhe fushatave në mediat sociale, shfaqet edhe një axhendë politike, që sipas njohësve të fushës po përdoret nga politikanët e ekstremit të djathtë si një “armë” për të shënjestruar komunitetet etnike.

“Synimet e tilla janë dashakeqe dhe ekstremiste”, konstatoi avokati shqiptar Hasani, duke shtuar se përpjekjet për t’i akuzuar emigrantët si fajtorët kryesorë të pasigurisë nuk pasqyrojnë realitetin e jetës në Londër.

Këtë mekanizëm manipulimi e zbërthen edhe ekspertja e medias, Viola Keta. Sipas saj, mënyra se si “paketohet” një informacion përcakton kufirin mes informimit dhe dezinformimit.

“Çdo pretendim që publikohet si e vërtetë absolute, me shumë gjasë është dezinformues”, argumentoi ajo.

Gazetarja dhe ekspertja e medias shtoi se nga përvoja e saj në verifikimin e lajmeve, shpesh këto narrativa pompohen nga aktorë politikë ose media pranë tyre për interesa të caktuara, duke përdorur raste të izoluara për të krijuar idenë e një krize të përgjithshme.

“Lajmet mund të kenë elemente të vërteta, por mënyra se si ‘shiten’ tenton të krijojë një perceptim të shtrembëruar, duke nxitur reagimin emocional tek audienca, sidomos kur është fjala për çështje të sigurisë dhe jetës”, shtoi ajo.

Për të ndikimi i këtyre lajmeve është i drejtpërdrejtë, duke qenë se shumë shqiptarë jetojnë në Britaninë e Madhe. Narrativa në formë alarmi mund të ndikojë në perceptimin e tyre dhe të familjarëve në Shqipëri, duke ulur besimin dhe duke nxitur pasiguri.

“Në terma të përgjithshëm, ajo çfarë shkakton përhapja e lajmeve që ngjallin frikë, ka si synim final nga aktorë të tretë, uljen e besimit tek shtete apo institucione-qeveri, krijimin e përçarjes në opinion dhe destabilitet”, analizoi Keta.

The post Narrativa e frikës: Si amplifikohet perceptimi i pasigurisë në Londër first appeared on Amfora.

Organizatat e medias kritikojnë Kryeministrin Rama pas përplasjes me gazetarët
Një përplasje mes Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe gazetares Ambrozia Meta gjatë një konference për shtyp në Tiranë më 13 mars 2026 ka nxitur reagime nga organizata të gazetarëve në Shqipëri dhe rajon, të cilat shprehin shqetësim për trajtimin e gazetarëve dhe përjashtimin e tyre nga aktivitetet zyrtare.

“Ndërsa debati i fortë mes gazetarëve dhe zyrtarëve publikë është pjesë e kontrollit demokratik, incidentet e përsëritura që çojnë në përjashtimin e gazetarëve ose në stigmatizimin e mediave kritike rrezikojnë të krijojnë një precedent që minon aksesin e barabartë në informacion publik dhe dobëson llogaridhënien publike”, shkroi në një reagim rrjeti i gazetarëve “SafeJournalists Network”.
Rrjeti shprehu gjithashtu shqetësim për retorikën e përdorur ndaj mediave kritike gjatë konferencës, përfshirë përdorimin e termit “tenxhere”, si dhe për akuzat publike se disa media janë të përfshira në aktivitete kriminale si pastrim parash apo evazion fiskal pa u paraqitur prova.

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) reagoi për incidentin, duke e cilësuar përjashtimin e gazetares si një zhvillim që cenon standardet e komunikimit institucional me median dhe respektin ndaj punës së gazetarëve.
“AGSH dënon përjashtimin përgjithmonë të gazetares Ambrozia Meta të Syri tv, nga konferenca për shtyp, një veprim që përbën një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion publik dhe përjashtimin selektiv të mediave nga aktivitetet institucionale”.

Incidenti ndodhi gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kryeministri, ku një shkëmbim i tensionuar mes kryeministrit dhe gazetares Ambrozia Meta çoi në ndërprerjen e aktivitetit. Sipas deklaratave publike, pas debatit kryeministri i komunikoi gazetares se ajo nuk do të lejohej më të merrte pjesë në konferencat e tij për shtyp. Në të njëjtën situatë, edhe gazetarit Isa Myzyraj iu kërkua të largohej nga salla pas një shkëmbimi verbal.

Incidenti i fundit vjen pas një përplasjeje të mëparshme mes kryeministrit dhe gazetares Ambrozia Meta, kur në vitin 2024 kamerat filmuan momentin kur ai e preku në fytyrë gjatë një debati për pyetje mbi projekte me interes publik, një veprim që u dënua nga organizatat e gazetarëve si cenim i integritetit fizik të saj.

Në reagimin e tij, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) theksoi se përplasjet e tilla në konferenca për shtyp rrezikojnë të dëmtojnë komunikimin institucional dhe të krijojnë klimë presioni ndaj gazetarëve që kërkojnë përgjigje për çështje me interes publik.

“UGSH dënon vendimin përjashtues të kryeministrit ndaj gazetarëve, të cilët këmbëngulin për përgjigje specifike dhe transparencë”, shkruhej në deklaratë.
Unioni u bëri gjithashtu thirrje gazetarëve për më shumë solidaritet profesional dhe respektim të standardeve etike në komunikimin publik.

Organizatat e gazetarëve i kanë bërë thirrje autoriteteve publike që të garantojnë akses të barabartë për gazetarët në aktivitetet zyrtare dhe të shmangin përjashtimin selektiv të mediave nga konferencat për shtyp, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve demokratike dhe të lirisë së medias.

The post Organizatat e medias kritikojnë Kryeministrin Rama pas përplasjes me gazetarët first appeared on Amfora.

Tragjedi të rreme për klikime, trend lajmesh për “vdekjen” e personave publikë
Më 11 dhjetor 2025, në faqen “lifestories99.com” u publikua një artikull me titull dramatik që pretendonte se aktori Agron Llakaj kishte tentuar vetëvrasjen pas mungesës së gruas, një përmbajtje që më pas u shpërnda edhe në rrjetet sociale për të tërhequr klikime dhe trafik në internet.

“TRAGJEDI! Agron Llaka tenton vetëvrasjen pas mungesës së gruas (Historinë e plotë shihni më poshtë)”, shkruante postimi, i cili më pas u shpërnda në qindra faqe të tjera në internet, duke marrë mijëra klikime dhe komente.

Ky nuk mbeti një rast i izoluar. Nga kërkimet në burime të hapura, Media Amfora gjeti edhe dhjetëra raste të tjera të ngjashme ku në rrjetet sociale publikohen tituj manipulues për vdekje apo tragjedi të personave publikë, ose rikthehen histori të ndjeshme për publikun për të tërhequr vëmendjen dhe për të nxitur klikime.

Në disa prej këtyre publikimeve përdoren kolazhe fotosh dhe tituj dramatikë që pretendojnë vdekje apo ngjarje tronditëse, ndërsa përdoruesit ftohen të klikojnë për të lexuar “historinë e plotë”, duke u drejtuar drejt faqeve të panjohura në internet.

Publikime të tilla janë pjesë e një modeli të përsëritur në rrjetet sociale, ku tituj dramatikë dhe informacione të pavërteta përdoren për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të gjeneruar klikime.

“Faqe të ndryshme në rrjetet sociale dhe portale mashtruese kanë publikuar informacione të rreme mbi ‘vdekjen’ e personave të njohur ose kanë risjellë histori të ndjeshme për publikun, duke manipuluar audiencën online”, tha Ilda Hoxha, gazetare, për Median Amfora.

Por përhapja e tyre nuk lidhet vetëm me faqet që i publikojnë, por edhe me mënyrën se si reagojnë dhe i shpërndajnë përdoruesit në rrjetet sociale.

“Është parë se përmbajtjet që ngjallin emocione të forta si keqardhje, zemërim apo trishtim janë ndër më të shpërndarat në rrjetet sociale”, tha Entela Binjaku, sociologe.

Shumë prej këtyre publikimeve përqendrohen në histori që lidhen me fatkeqësi apo me ngjarje të ndjeshme për publikun, duke rikthyer raste që edhe pas vitesh vazhdojnë të shkaktojnë reagime të forta emocionale.

Në disa raste, në rrjetet sociale janë rikthyer edhe histori të vjetra të personave të zhdukur, si ajo e Bleona Matës, vajzës që u zhduk në vitin 2010 në fshatin Zapod të Kukësit. Publikime të tilla shoqërohen me tituj dramatikë që pretendojnë se vajza është gjetur ose se janë zbuluar “detaje të reja”, duke nxitur reagime dhe shpërndarje të shumta në rrjetet sociale.

Shfrytëzimi i fatkeqësive apo i historive që kanë tronditur opinionin publik nuk është rastësor. Përmbajtje të tilla synojnë të tërheqin vëmendjen e publikut përmes titujve dramatikë dhe historive që ngjallin reagime të forta emocionale.

“Ky fenomen nuk është i ri dhe ka si qëllim kryesor tërheqjen e klikimeve dhe përfitimet përmes titujve manipulues dhe informacioneve të pavërteta”, shpjegoi Hoxha.

Sipas sociologëve, reagimi i menjëhershëm emocional është një nga arsyet kryesore pse këto publikime përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale. Sipas Binjakut, përmbajtjet që ngjallin emocione të forta si trishtimi apo zemërimi kanë më shumë gjasa të shpërndahen në rrjetet sociale.

Të shkruara me fjalë të përzgjedhura që ngjallin kureshtje për klikime dhe të shoqëruara me fotografi të personazheve të përfshirë në lajm, këto postime ndikojnë drejtpërdrejt në reagimin emocional të publikut dhe rrisin gjasat që ato të shpërndahen me shpejtësi në rrjetet sociale.

Më 11 dhjetor 2025, në faqen “zyrtare.press” u publikua një artikull që njoftonte në mënyrë të rreme vdekjen e gazetarit Enkel Demi, një tjetër shembull i përmbajtjeve mashtruese që përdorin tituj dramatikë dhe fotografi të personazheve publikë për të tërhequr klikime dhe për të nxitur shpërndarje në rrjetet sociale.

Përhapja e lajmeve të rreme që lidhen me vdekje apo tragjedi të personave publikë nuk ndikon vetëm në informacionin që qarkullon në internet, por edhe në mënyrën se si publiku e percepton dhe e beson atë. Tituj të tillë krijojnë reagime të forta emocionale, përhapin panik dhe shpesh dëmtojnë reputacionin e personave të përfshirë në këto publikime.

“Kur njerëzit mësojnë se këto lajme janë të pavërteta, shpesh përjetojnë zhgënjim dhe ndihen të vënë në lojë për besimin që kanë dhënë”, tha Binjaku.

Sipas saj, përhapja e vazhdueshme e këtyre publikimeve mund të ndikojë edhe në besimin e publikut ndaj mediave dhe informacionit që qarkullon në internet.

Ndikimi dhe dëmi i lajmeve të rreme

Përhapja e lajmeve të rreme që lidhen me vdekje apo tragjedi të personave publikë nuk ndikon vetëm në informacionin që qarkullon online, por edhe në besimin që publiku ka ndaj mediave dhe gazetarisë.

“Lajmet e rreme nuk janë thjesht informacione të pavërteta. Ato shkaktojnë dëme reale. Para së gjithash, i bëjnë njerëzit të humbasin besimin te mediat dhe te gazetarët, sepse bëhet e vështirë të dallosh çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, shpjegoi gazetarja Ilda Hoxha.

Sipas saj, përhapja e shpejtë e këtyre publikimeve në rrjetet sociale bën që informacioni i pavërtetë të marrë më shumë hapësirë se lajmet e verifikuara, duke krijuar konfuzion dhe duke dëmtuar edhe personat që përmenden në këto publikime.

“Kur në këto lajme përdoren emra apo foto të personave publikë, shpesh shoqërohen me sulme dhe gjuhë urrejtjeje. Në fund, nuk dëmtohet vetëm imazhi i dikujt, por edhe familjet e tyre dhe vetë shoqëria, sepse krijohet një klimë mosbesimi dhe pasigurie”, tha Hoxha.

Përveç ndikimit emocional, përhapja e vazhdueshme e këtyre publikimeve mund të ndikojë edhe në mënyrën se si publiku e percepton informacionin dhe beson te media.

“Lajmet e rreme ulin besimin tek media dhe rreziku është që me kalimin e kohës njerëzit të mos arrijnë më të dallojnë informacionet e sakta nga ato të rreme”, tha sociologia Entela Binjaku.

Kush mban përgjegjësi për përhapjen e dezinformimit

Përhapja e këtij fenomeni nuk lidhet vetëm me faqet që publikojnë përmbajtje mashtruese, por edhe me mënyrën se si reagojnë dhe i shpërndajnë përdoruesit në rrjetet sociale.

“Audienca online ka një pjesë të përgjegjësisë, sepse shpesh merr vetëm titullin e lajmit si të vërtetë dhe e shpërndan pa e lexuar dhe pa e verifikuar”, shpjegoi Hoxha.

Megjithatë, sipas saj, përgjegjësi mbajnë edhe platformat dhe vetë mediat që nuk respektojnë standardet profesionale.

“Platformat dhe rrjetet sociale nuk ofrojnë mekanizma të mjaftueshëm kontrolli për përmbajtjet mashtruese, ndërsa mediat që ripublikojnë informacion të pavërtetë kontribuojnë gjithashtu në përhapjen e dezinformatave”, theksoi Hoxha.

Sipas sociologes, mënyra se si njerëzit përdorin informacionin që qarkullon në internet është thelbësore për të shmangur përhapjen e dezinformimit.

“Përdorimi i saktë i mjeteve që teknologjia vë në dispozicion është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar opinionet dhe qëndrimet tona personale në mënyrë të ndërgjegjshme”, tha Binjaku.

Sipas saj, publikime të tilla nuk shpërndahen vetëm nga një faqe, por ripublikohen shpesh nga disa profile dhe faqe të ndryshme në rrjetet sociale, duke rritur shpejt përhapjen e tyre dhe numrin e klikimeve.

Faqe të tilla përdorin shpesh kolazhe fotografish apo imazhe të gjeneruara artificialisht për të rritur besueshmërinë e lajmit dhe për të tërhequr më shumë klikime. Në disa raste, ato përpiqen të imitojnë edhe pamjen e mediave të njohura për të krijuar përshtypjen e një burimi të besueshëm.

“Në disa raste këto faqe janë kopje të mediave të njohura dhe përdoruesit mashtrohen duke menduar se bëhet fjalë për burime reale lajmesh”, shpjegoi Hoxha.

Kjo mënyrë e manipulimit të informacionit, sipas sociologëve, mund të ketë pasoja edhe më të gjera për mënyrën se si shoqëria e percepton dhe i beson informacionit që qarkullon në internet.

“Rreziku është që me kalimin e kohës njerëzit të mos arrijnë më të dallojnë informacionet e sakta nga ato të rreme”, tha sociologia Entela Binjaku.

Përhapja e lajmeve të rreme që shpallin vdekje apo tragjedi të personave publikë tregon se si dezinformimi mund të shfrytëzojë emocionet për të tërhequr vëmendje dhe klikime në rrjetet sociale. Në një hapësirë në internet ku informacioni qarkullon me shpejtësi, sfida mbetet jo vetëm ndalimi i këtyre publikimeve, por edhe ruajtja e besimit të publikut tek informacioni i verifikuar.

The post Tragjedi të rreme për klikime, trend lajmesh për “vdekjen” e personave publikë first appeared on Amfora.

Nga konflikti për truallin, te qiellgërvishtësja e re në zemër të Shkodrës
Pas konflikteve vendore që shënuan fundin e vitit 2025, në zemër të Shkodrës makineritë e rënda kanë nisur hapjen e themeleve të një ndërtimi të ri, ndërsa pas rrethimit reklamues të kantierit po merr formë një projekt që pritet të ndryshojë profilin urban të qytetit.

“Aty ndërtohet një hotel 32-katësh, që do të thotë një i shtuar që i shtohet qytetit ose një çiban që ia humb sadopak bukurinë”, tha Faik Kulikaj, qytetar i Shkodrës.

Për të, ndërtimi nuk lidhet vetëm me një projekt të ri urban, por me mënyrën se si qyteti po transformohet dhe me hapësirat që, sipas tij, kanë qenë pjesë e identitetit të përditshëm të Shkodrës.

“Qyteti i Shkodrës ka hapësira dhe gjëja më e bukur është hapësira për qytetarët. Fatkeqësisht po humbim gjënë kryesore: traditat dhe gjërat e bukura që ka pasur Shkodra dikur”, tha ai.

Në vendin ku sot shtrihet kantieri pranë Hotel Rozafa, tabela informuese prezanton projektin “Rozafa Tower”, një kompleks shumëfunksional që parashikon ndërtesa që arrijnë deri në 30, 34 dhe 35 kate. Sipas informacionit zyrtar, projekti po zhvillohet nga subjekti ndërtues “Rozafa A” sh.p.k., mbi bazën e lejes së ndërtimit nr. 283/14 të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit.

Për kalimtarët, projekti ekziston ende vetëm në ilustrimin grafik të vendosur në rrethimin reklamues, ndërsa pas tij shtrihet gropa e ndërtimit që shënon fillimin real të transformimit të kësaj hapësire urbane.

Për disa qytetarë, projekti shihet si shenjë zhvillimi dhe modernizimi.

“Në kapitalizëm nuk mund të kuptohet zhvillimi pa kulla,” u shpreh Muamer Vuci. “Kur investitorët e mëdhenj nuk kanë ku t’i çojnë investimet, shpërthejnë në projekte të tilla. Unë jam për t’i bërë, sepse Shkodra ka ngelur pa një objekt të veçantë”, tha ai.

Edhe pse e sheh ndryshimin si të madh për qytetin, ai shton se një ndërtesë e tillë mund të kthehet në simbol të ri urban për Shkodrën.

Megjithatë, jo të gjithë qytetarët ndihen të sigurt për ndikimin që do të ketë ndërtimi.

“Shkodra është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë”,  tha Karmela Kiri. “Ne duam të lulëzojë si qytetet e tjera, por nuk e dimë kujt po i intereson t’i zhdukë këto gjëra të bukura”.

Ajo shprehet se zhvillimi nuk duhet të vijë duke kufizuar hapësirat e qytetarëve. “Njeriu ka nevojë për ajër, për diell dhe për hapësirë. Mirë s’ka qenë që të bëhet në këtë vend, sepse të merret fryma”, tha pensionistja.

Në fundshkurtin e ngrohtë në Shkodër, zhurma e zakonshme e qytetit ndërpritej nga ritmi i rëndë i makinerive që kanë nisur hapjen e themeleve të ndërtimit. Mes lëvizjes së përditshme të kalimtarëve dhe biçikletave, mjetet e rënda të kantierit prishin qetësinë karakteristike të zonës qendrore, duke sinjalizuar fillimin e një transformimi të ri urban.

Rozafa Tower kompleksi që ka nisur të ndërtohet në Shkodër. Foto: Media Amfora

Pas rrethimit reklamues që mbulon të gjithë perimetrin e kantierit, tabela informuese e projektit paraqet atë që pritet të ngrihet në këtë hapësirë: “Rozafa Tower”, një kompleks shumëfunksional i përbërë nga disa struktura ndërtimore, ku ndërtesat kryesore parashikohen të arrijnë deri në 30, 34 dhe 35 kate.

Sipas të dhënave të afishuara në kantier, projekti parashikon ndërtimin e hapësirave rezidenciale, ambienteve hoteliere dhe shërbimeve tregtare, duke sjellë një model zhvillimi vertikal në një zonë që historikisht është karakterizuar nga ndërtime më të ulëta dhe hapësira të hapura urbane. Punimet aktualisht ndodhen në fazën fillestare, me hapjen e gropës së podrumit që shënon nisjen fizike të projektit.

Nga jashtë rrethimit, qytetarët shohin vetëm ilustrimin grafik të ndërtesës së ardhshme, ndërsa pas paneleve reklamues po ndërtohen themelet e një projekti që pritet të ndryshojë ndjeshëm pamjen e qendrës së Shkodrës.

Projekti u shoqërua me debat publik disa muaj përpara nisjes së punimeve. Më 10 nëntor 2025, çështja e truallit në qendër të qytetit u kthye në konflikt institucional pas reagimit publik të Myftinia Shkodër, e cila ngriti shqetësime mbi statusin e pronës.

Konflikti mes Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër lidhej me pretendimet për pronësinë e truallit ku po zhvillohet projekti i kullës shumëkatëshe. Institucioni fetar dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kanë deklaruar se zona konsiderohet pronë vakëf, ndërsa ndërtimi i projektit u interpretua prej tyre si cenim i kësaj prone. Në këtë kontekst u vendos edhe tabela me mesazh kundër grabitjes së pronave, e cila shënoi kulmin e debatit publik në qytet.

Përplasja mes institucioneve kaloi edhe në terren. Në oborrin e Xhamisë “Ebu Beker”, Myftinia Shkodër vendosi një tabelë me një mesazh kundër grabitjes së pronave, të cilën e lidhte me çështjen e pronësisë së truallit ku sot po zhvillohet projekti i ndërtimit.

Tabela u hoq më pas nga Policia Bashkiake, veprim që u bë publik dhe shënoi kulmin e debatit institucional në qytet.

Në përgjigjen zyrtare për Amfora, Bashkia Shkodër sqaroi se ndërhyrja është kryer pasi tabela ishte vendosur në trotuar, jashtë perimetrit të pronës së xhamisë “Ebu Beker”.

“Policia Bashkiake ka ndërhyrë me heqjen e tabelës së vendosur në trotuar, jashtë perimetrit të oborrit të xhamisë ‘Ebu Beker’, sipas procedurës së njëjtë të ndjekur në aksionin e përditshëm për lirimin e hapësirave publike në territorin e Bashkisë Shkodër”, shpjegoi në një përgjigje zyrtare Bashkia Shkodër.

Autoritetet vendore theksojnë se ndërhyrja nuk lidhej me përmbajtjen e mesazhit, por me vendosjen e tabelës në një hapësirë publike, në kuadër të aksioneve për lirimin e trotuareve në qytet. Bashkia bën me dije gjithashtu se deri më tani nuk janë regjistruar ankesa lidhur me qarkullimin rrugor dhe se zona mbetet nën monitorim nga Policia Bashkiake.

Në reagimin e saj aso kohe Myftinia kërkoi sqarime institucionale mbi procedurat dhe përdorimin e hapësirës, duke theksuar rëndësinë historike dhe komunitare të zonës për besimtarët dhe qytetin.

Bashkia Shkodër sqaroi se “trualli i objektit nuk është pjesë e inventarit të pronave në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe ndërmjet bashkisë dhe Myftinisë Shkodër nuk ka proces gjyqësor në shqyrtim”.

Bashkia bën me dije gjithashtu se projekti po zhvillohet mbi bazën e një lejeje ndërtimi të dhënë nga institucionet kombëtare të planifikimit territorial, ndërsa për dokumentacionin e plotë të projektit dhe procesin e konsultimit publik i referohet institucioneve përgjegjëse për dhënien e kësaj lejeje.

Ndërsa institucionet e trajtojnë projektin në aspekt procedural, për shumë qytetarë diskutimi lidhet më tepër me ndryshimin që po përjeton vetë qyteti.

Banorët që kujtojnë zonën para nisjes së punimeve thonë se hapësira kishte funksionuar si pikë kalimi dhe qëndrimi për qytetarët në qendër të Shkodrës. Sot ajo është kthyer në një kantier të rrethuar me panele reklamimi që prezantojnë projektin e ri urban, ndërsa qyteti përballet me një model zhvillimi ku ndërtimet vertikale po zëvendësojnë gradualisht hapësirat e hapura.

Sipas banorëve, kjo nuk është e vetmja hapësirë që ka ndryshuar funksion në qytet gjatë viteve të fundit. Një pjesë e ish-lulishteve në qendër janë shndërruar gradualisht në hapësira parkimi apo zona të tjera shërbimi, duke reduktuar sipërfaqet e gjelbra që dikur shërbenin si pika takimi për qytetarët.

“Kjo pjesë tjetër ka qenë lulishte. Fillimisht s’ka pasur ndërtime; ka qenë një xhami e vogël këtu tani është bërë parkim një pjesë”, tha Faik Kulikaj.

Kujtesa urbane për këto ndryshime shfaqet shpesh në bisedat e përditshme të banorëve, të cilët e lidhin transformimin aktual me humbje të mëhershme simbolike të qytetit. Mes tyre përmendet edhe mosfunksionimi i “Kafes së Madhe”, një hapësirë e njohur për shkodranët që, sipas qytetarëve, përfaqësonte një tjetër moment kur qyteti humbi një pjesë të identitetit të vet publik.

“Gjërat e vjetra janë si ato që ruhen në shtëpi sepse kanë kuptim, siç ishte ‘Kafja e Madhe’. Kështu janë edhe këto hapësira për t’u ruajtur, jo për t’u shkatërruar”, tha Karmela Kiri.

Kafja e Madhe objekti ikonik i qytetit prej vitesh i mbyllur. Foto: Media Amfora

Ndërkohë, fakti që punimet vijojnë normalisht në kantier sugjeron se përplasja institucionale që shoqëroi projektin në fund të vitit 2025 është zbutur, ndërsa situata duket se ka hyrë në një fazë mirëkuptimi mes palëve të përfshira dhe investitorëve, duke i hapur rrugë vazhdimit të ndërtimit.

Transformimi i qendrave urbane përmes kullave shumëkatëshe po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në qytetet shqiptare. Ndërsa investimet private synojnë zhvillim ekonomik dhe modernizim, debati mbi ruajtjen e hapësirave publike dhe identitetin urban mbetet i hapur.

Ndërkohë që punimet vazhdojnë çdo ditë, përgjigjja për atë se çfarë do të fitojë apo humbasë Shkodra nga ky projekt mbetet ende e hapur – një përgjigje që do të vijë me kohën dhe me mënyrën se si qyteti do ta jetojë këtë ndryshim.

The post Nga konflikti për truallin, te qiellgërvishtësja e re në zemër të Shkodrës first appeared on Amfora.

Gazetari Geri Emiri vlerësohet me çmim për shkrimet më të mira gazetareske
Platforma “Porta Vendore”, e ngritur nga Lëviz Albania, mbrëmjen e 17 qershorit ndau çmimet për shkrimet më të mira gazetareske të realizuara gjatë një viti dhe të publikuara në këtë platformë. Projekti financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim dhe implementohet nga koaliconi i 3 organizatave shqiptare.

Aktiviteti nxorri në pah mbështetjen që i ka dhënë nismave civile dhe mediatike gjatë katër viteve të shkuara. Tre gazetarë të pavarur morën çmime nga projekti, si njohje e punës së tyre raportuese.

Gazetari Geri Emiri, u vlerësua për raportimin e tij mbi qytetin e Durrësit në kategorinë “Analiza më e mirë”, me artikullin e titulluar, “Durrës, bregdeti i pushtuar nga ndërtimet e paligjshme”.

“I jam mirënjohës jurisë për vlerësimin dhe një falenderim i veçantë shkon për “Portën Vendore”, për mundësinë që na ka krijuar, për të raportuar mbi shqetësimet e jetës së përditshme të banorëve në qytetet e Shqipërisë dhe deri tek abuzimet që prekin pushtetin vendor, në shërbim të publikut. Ky është edhe një inkurajim për ne gazetarët e rinj, që raportojmë për qytetet ku jetojmë”, tha Emiri në fjalën e rastit.

Gazetari Geri Emiri, pas vlerësimit me çmimin “Analiza më e mirë”, për raportimit e tij mbi qytetin e Durrësit. Foto: Amfora.al

Ndërsa në kategorinë “Vëzhgimi më i mirë”, u vlerësua me çmim gazetari Sami Curri, me artikullin “Bulqizë, qendrat shëndetësore pa ujë dhe energji elektrike”. Çmimi për investigimin më të mirë, shkoi për gazetaren nga Elbasani, Fatbardha Nergjoni, me artikullin, “Elbasan, leje mjedisore me dëgjesë publike false”. Anëtarët e jurisë gjithashtu dhanë certifikata mirënjohjeje për redaktoren e Porta Vendore, Elisa Gjerani dhe gazetarin Artan Rama, për kontributin e tyre në këtë platformë.

“Lëviz Albania është një nga instrumentet me anë të së cilit Shqipëria dhe Zvicra bashkëpunojnë për të prodhur ndryshime demokratike. Unë kam parë përmes shembujve konkretë se si të rinj kanë qëndruar përballë bizneseve të mëdha dhe i kanë ndikuar për të përmirësuar standardet mjedisore. Të tjerë të rinj kanë qëndruar përballë kryetarëve të bashkive për t’i bërë ata që të marrin parasysh nevojat e komunitetit”, tha gjatë aktivitetit ambasadori zviceran Adrian Maître.

Vlerësimi i artikujve të publikuara në këtë platformë u realizua nga një juri profesionistësh në fushën e medias, e përbërë nga gazetari Lutfi Dervishi, Lira Çanga dhe Besar Likmeta.

Kryeredaktorja e medias “Porta Vendore”, Elisa Gjerani dhe gazetarët Geri Emiri, Sami Curri, të vlerësuar me çmime. Foto: Amfora.al

The post Gazetari Geri Emiri vlerësohet me çmim për shkrimet më të mira gazetareske first appeared on Amfora.