Elbasan - Amfora

Reshjet e janarit dëmtuan 4 monumente kulture, shumë të tjerë në rrezik
Reshjet e fillimvitit kanë shkaktuar dëmtime serioze në të paktën katër monumente kulture në vend, ndërsa rreth dhjetë objekte të tjera rezultojnë në gjendje të amortizuar ose në risk.

“Në qarkun e Beratit është konstatuar dëmtim në muraturën e gurit në Urën e Palecit, në fshatin Tozhar, në Poliçan, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, ku gurët janë shkëputur plotësisht”, tha Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit në një përgjigje për Median Amfora.

Dëmtime janë evidentuar edhe në disa objekte të tjera në jug të vendit, sipas raportimeve të drejtorive rajonale.

“Ka pasur dëmtime në objektet: Ura e Katiut në Përmet, banesa Lolomani në lagjen ‘Pazar i Vjetër’ në Gjirokastër, ku është shembur një pjesë e murit; muri rrethues i ambientit të jashtëm i kishës së Leusës, Përmet, si dhe dëmtime të vogla në çatitë e disa banesave monument kulture në Gjirokastër”, sqaroi Ministria.

Pas inspektimeve në terren, institucionet e trashëgimisë kanë evidentuar edhe një sërë monumentesh në gjendje të amortizuar ose me rrezik degradimi.

“Në monumentet e kulturës godina e ish-burgut të vjetër në Kalanë e Elbasanit, një pjesë e çatisë është e rrëzuar dhe ka çarje në mure; muri i Kalasë së Elbasanit me dëmtime në pjesën jugore; banesa e Eleni Papajanit në lagjen ‘Kala’, Elbasan, ndodhet në gjendje shumë të amortizuar; banesa e Staf Nikollë Papajanit me probleme në çati dhe amortizim të përgjithshëm; si dhe godina ku u zhvillua Konferenca e Labinotit, në gjendje tepër të amortizuar dhe në risk”, sqaroi institucioni.

Gjithashtu janë evidentuar: Ura e Gurtë në Grabovë e Sipërme, e cila paraqitet relativisht e amortizuar; manastiri i Shën Gjon Vladimirit në Bradashesh, me dëmtime në një fragment të murit rrethues; Kulla e Turanit në gjendje të degraduar; Ura e Golikut, e qëndrueshme por me nevojë për restaurim dhe konsolidim; si dhe kisha e Shën Kollit në Voskopojë, me problematika në pjesën e çatisë.

Shumë prej këtyre monumenteve paraqiten me dëmtime të akumuluara ndër vite dhe janë klasifikuar si objekte në gjendje të amortizuar ose në risk. Problematikat lidhen kryesisht me degradimin gradual të strukturave dhe mungesën e ndërhyrjeve restauruese në kohë.

Për një pjesë të monumenteve të dëmtuara ose në risk janë hartuar dhe miratuar projekte restaurimi, ndërsa të tjerë janë përfshirë në planifikimet buxhetore për vitet në vijim, pa u përcaktuar afate konkrete për nisjen e ndërhyrjeve.

Sipas Ministrisë, ndërhyrje të plota restauruese priten në objekte si Ura e Palecit në Poliçan, disa banesa historike dhe godina e Konferencës së Labinotit në Elbasan, si dhe në monumente të tjera për të cilat projektet janë në proces ose në pritje financimi gjatë viteve 2026 – 2028.

Në disa prej objekteve të dëmtuara janë ndërmarrë ndërhyrje emergjente për stabilizimin e strukturave dhe për garantimin e sigurisë. Ndërkohë, sipas raportimeve të institucioneve të trashëgimisë, nuk janë evidentuar dëmtime në qendrën historike të Beratit, në monumentet e administruara nga DRTK Shkodër dhe Vlorë, ndërsa sistemi mbrojtës i Xhamisë së Plumbit në Shkodër rezultoi funksional gjatë reshjeve.

Stina e dimrit vijon të nxjerrë në pah problematikat e trashëguara të monumenteve të kulturës në vend, duke treguar se mungesa e mirëmbajtjes dhe ndërhyrjeve në kohë i bën ato më të ekspozuara ndaj dëmtimeve sa herë përballen me kushte të vështira atmosferike.

The post Reshjet e janarit dëmtuan 4 monumente kulture, shumë të tjerë në rrezik first appeared on Amfora.

Monumente kulture në rrezik: Dimri ekspozon objektet e amortizuara në Elbasan
Disa monumente kulture në Elbasan vijojnë të mbeten në rrezik degradimi edhe këtë dimër, pasi të dhënat zyrtare të mbledhura pas inspektimeve të kryera gjatë reshjeve të fundit tregojnë riskun në të cilin ndodhen, ndërsa në listën e objekteve të rrezikuara përfshihet edhe Ura e Kamares, për restaurimin e së cilës ishte parashikuar ndërhyrja nga kompanitë ndërtuese të hidrocentraleve.

“Nga inspektimet e kryera gjatë këtyre ditëve konstatohet se gjendja strukturore e Urës së Kamares në fshatin Mirakë paraqitet deri tani e qëndrueshme, megjithatë në situatën aktuale është e vështirë të bëhet një analizë e thelluar strukturore për shkak të nivelit të lartë të ujit të lumit”, shpjegoi Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Korçë në fillim të dhjetorit.

Sipas institucionit, monitorimi i monumenteve të kulturës në territorin e Elbasanit kryhet në mënyrë të vazhdueshme, me fokus të veçantë te objektet e përfshira në listën e riskut, sidomos pas reshjeve të dendura të shiut.

“Të gjithë monumentet e kulturës që ndodhen në administrimin e DRTK inspektohen dhe mirëmbahen në mënyrë të vazhduar, ndërsa një vëmendje e veçantë i është kushtuar monumenteve që ndodhen në risk për shkak të pasojave të reshjeve të dendura të ditëve të fundit”, bëhet e ditur në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Ura e Kamares është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e ndodhur në fshatin Mirakë të Bashkisë Librazhd, mbi shtratin e Lumit Shkumbin, e cila prej vitesh ndodhet në listën e riskut për shkak të gjendjes së amortizuar dhe ekspozimit ndaj prurjeve të mëdha të lumit. Media Amfora ka raportuar më herët se restaurimi i saj ishte parashikuar të kryhej nga kompanitë ndërtuese të hidrocentraleve në zonë, por ndërhyrja nuk është realizuar ende, pavarësisht detyrimeve të përcaktuara në dokumentacionin përkatës.

DRTK tha se për Urën e Kamares është përgatitur dokumentacioni teknik për restaurim dhe se objekti është përfshirë në planifikimet buxhetore, por nuk bëhet e ditur se kur do të investohet për këtë projekt.

“Është realizuar projekti teknik, i cili është miratuar në korrik të vitit 2025 në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, ndërsa DRTK e ka përfshirë këtë monument në listën e kërkesave dhe planifikimit të buxhetit 2026-2028, dërguar në ministri për t’u përfshirë në investimet e ardhshme”, shpjegoi institucioni.

Ura e Kamares mbi Lumin Shkumbin. Foto: Media Amfora

Përgjigjja e institucionit tregon se situata e Urës së Kamares nuk është e vetme, pasi edhe monumente të tjera kulture në territorin e Elbasanit vijojnë të konsiderohen në rrezik, veçanërisht në kushtet e reshjeve të dendura dhe amortizimit prej vitesh.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet fjalë për objekte që prej kohësh ndodhen në listën e riskut ose paraqesin problematika strukturore, të cilat mund të përkeqësohen nëse kushtet atmosferike të këtij dimri do të vijojnë të jenë të lagështa.

Në listë rreziku përfshihen monumente kulture të ndryshme në territorin që mbulon Qarku Elbasan. Ndër to është godina e ish-burgut të vjetër në Kalanë e Elbasanit, ku një pjesë e çatisë është e rrëzuar dhe muret paraqesin çarje prej disa vitesh. Sipas institucionit, për këtë objekt po realizohet një projekt për rikonstruksionin e plotë dhe rijetëzimin, në kuadër të projektit për rivitalizimin e Kalasë së Elbasanit.

Në listë përfshihet edhe banesa e Eleni Papajanit, e ndodhur në lagjen “Kala” në Elbasan, e cila paraqitet në gjendje shumë të amortizuar. Për këtë objekt është realizuar një projekt për restaurimin dhe rijetëzimin, i cili është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale.

Po ashtu, pjesë e listës është edhe banesa e Staf Nikollë Papajanit, e cila paraqet probleme infiltrimi uji në çati dhe amortizim të përgjithshëm, për të cilën është realizuar dhe miratuar një projekt për restaurimin e plotë të çatisë.

Ndër objektet e tjera të konsideruara në rrezik është edhe godina ku u zhvillua Konferenca e Labinotit, e cila paraqitet në gjendje të rënduar. Sipas të dhënave zyrtare, për këtë monument është realizuar një projekt për restaurimin e plotë, i miratuar nga institucionet përkatëse.

Lista përfshin gjithashtu ura monumente kulture, si Ura e Gurtë në fshatin Grabovë e Sipërme, Njësia Administrative Lenie, Bashkia Gramsh, e cila paraqitet relativisht e amortizuar dhe për të cilën është realizuar dhe miratuar një projekt për restaurimin e plotë. Në të njëjtën listë është edhe Ura e Golikut, e cila rrezikohet në rast reshjesh për shkak të nivelit të ujërave. Sipas institucionit, objekti paraqitet aktualisht i qëndrueshëm, por ka nevojë për restaurim dhe konsolidim.

Në listën e objekteve në rrezik përfshihet edhe Kulla e Turanit, e ndodhur në fshatin Turan, e cila paraqitet në gjendje të degraduar, veçanërisht pas reshjeve të dendura, ndërsa për objektin ekziston një projekt i rishikuar dhe i miratuar gjatë vitit 2025.

Trashëgimia kulturore e Elbasanit, e përfaqësuar nga monumente me vlera historike, arkitektonike dhe identitare, vijon të kërkojë ndërhyrje restauruese të qëndrueshme, në mënyrë që këto objekte të ruhen dhe të mos përkeqësohen më tej nga koha dhe faktorët natyrorë.

The post Monumente kulture në rrezik: Dimri ekspozon objektet e amortizuara në Elbasan first appeared on Amfora.

Ndotja në Elbasan, në pranga drejtues kompanish për shkelje të rënda mjedisore
Pas një hetimi disa mujor të zhvilluar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë, është finalizuar operacioni i koduar “Metalurgjiku”, që kishte si synim goditjen e veprimtarive të paligjshme që ndotin mjedisin në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh.

“Procedohen penalisht 2 subjekte juridike, të cilat ushtronin aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit, duke shkaktuar ndotje të mjedisit”, tha policia në një njoftim për shtyp të dielën.

Sipas policisë, në pranga janë vënë 16 shtetas (9 prej tyre të huaj), me role drejtuese, teknike dhe punonjës, ndërsa janë shpallur në kërkim 8 aksionerë.

Elbasani prej vitesh mbetet një nga pikat më të nxehta të debatit për ndotjen mjedisore në vend. Zona e ish-Metalurgjikut, dikur qendër industriale, është kthyer në një hapësirë problematike ku aktivitetet private të përpunimit të mbetjeve vijojnë të shkaktojnë ndotje të konsiderueshme, pavarësisht kontrolleve periodike dhe premtimeve për rehabilitim.

Rasti i operacionit “Metalurgjiku” tregon se ndotja industriale në qytet nuk është thjesht çështje teknike apo menaxheriale, por pjesë e një problematike më të gjerë që lidhet me mungesën e zbatimit të ligjit dhe tolerancën ndaj shkeljeve mjedisore.

Sipas të dhënave zyrtare, mes personave të arrestuar janë drejtues, inxhinierë dhe punonjës të kompanive që vepronin në zonën e ish-Metalurgjikut, përfshirë edhe shtetas të huaj nga Korea, India dhe Nepali. Ndër të ndaluarit është edhe shefi i Sektorit të Mjedisit në Bashkinë Elbasan, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në kërkim janë shpallur gjithashtu tetë aksionerë të kompanive të hetuara, të dyshuar për ndotje të ajrit, ujërave dhe tokës, fshehje të ardhurash, punësim të paligjshëm dhe pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Nga hetimet intensive, si dhe inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, ka rezultuar se dy subjekte tregtare, të cilat ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut, në Bradashesh kanë shkelur legjislacionin mjedisor, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën, si dhe nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe përpunimin e mbetjeve të baterive.

Për shkeljet e konstatuara në menaxhimin e mbetjeve, autoritetet vendosën masa administrative ndaj dy kompanive që vepronin në zonën e ish-Metalurgjikut.

“Gjatë inspektimeve u vendosën 3 milionë lekë për njërin subjekt dhe 10 milionë lekë për tjetrin, ndërsa aktivitetet e të dy kompanive u pezulluan deri në përmbushjen e kërkesave ligjore”,  thuhet në njoftimin e Policisë së Elbasanit.

Elbasani mbetet një nga qytetet më të ndotura të vendit, ku ndërhyrjet sporadike ndaj ndotësve industrialë nuk mjaftojnë për të frenuar një problem që po gërryen jetën dhe shpresën e komunitetit.

The post Ndotja në Elbasan, në pranga drejtues kompanish për shkelje të rënda mjedisore first appeared on Amfora.

Zjarri në Landfillin e Elbasanit, ngrihet padia e parë për dëme shëndetësore nga ndotja
Fatmira Serjani nga Elbasani e diagnostikuar me astmë bronkiale në formë të rëndë, depozitoi të martën një padi civile kundër kompanisë “ECO–ELB” sh.a dhe Bashkisë Elbasan, për dëmet e shkaktuara nga ndotja e ajrit  pas zjarrit në landfillin e mbetjeve më 1 korrik.

Lajmin e bëri publik për mediat me anë të një postimi në rrjetet sociale organizata Drejtësi Sociale, e cila ka dalë në mbështetje të gruas dhe kauzës së banorëve të Elbasanit kundër ndotjes mjedisore të shkaktuar nga zjarret e pamenaxhuara në lanfillin e mbetjeve.

“E shoqëruar nga aktivisti dhe avokati i Drejtësi Sociale, Gentian Seriani, qytetarja kërkon dëmshpërblim për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, si pasojë direkte e ngjarjes”, thuhet në postimin e organizatës.

Gruaja 63 vjeçare mbërriti paraditen e së martës në organin e akuzës në Elbasan, duke kërkuar drejtësi institucionale për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetsore si pasoja e nivelit të ndotjes tepër të lartë mjedisore që u shkaktua në qytet për ditë të tëra.

Zjarri, i cili përfshiu hapësira të mëdha të landfillit pranë inceneratorit, çliroi re të dendura tymi të zi, me erë të rëndë djegieje plastike dhe materiale organike, që për ditë të tëra u përhapën në zonat e banuara, ndërsa rasti i sëmundjes së gruas duket se nuk ka qenë i izoluar.

“Gjatë javës së parë të muajit korrik, qytetarët e Elbasanit, përfshirë edhe paditësen, përjetuan simptoma shqetësuese si vështirësi në frymëmarrje, djegie sysh, dhimbje koke dhe ndjesi të përziera”, thuhej më tej në postimin e Drejtësi Sociale.

Sipas matjeve të realizuara nga organizata CO-PLAN më 2 korrik, cilësia e ajrit në Elbasan ka qenë shumëfish mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian, duke përfshirë nivele alarmante të NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 – me pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike respiratore.

Elbasani është përballur edhe më parë me ngjarje të ngjashme të regjistruar pranë landfillit të mbetjeve konkretisht në vitet 2022 dhe 2023, gjë e cila sipas Drejtësi Sociale tregon se kompania “ECO–ELB” sh.a ka dështuar të marrë masa parandaluese, pavarësisht precedentëve – Kompani e cila në shumicën e aksioneve, me 52% ka aksionere Bashkine Elbasan dhe me nga 8% bashkitë: Cerrik, Prrenjas, Gramsh, Peqin, Belsh dhe Librazhd.

“Nga ana tjetër, Bashkia Elbasan nuk ka vepruar sipas përgjegjësive që i ngarkon ligji për mbrojtjen e jetës dhe mjedisit të qytetarëve”, shtoi organizata.

Sipas Drejtësi Sociale kjo padi është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane.

Shqipëria u përfshi gjatë ditëve të parë të muajit korrik nga një valë zjarresh, ku u raportuan mbi 50 vatra nga jugu në veri, ndërsa dy rastet më problematike ishin zjarret në Elbasan dhe Finiq, vatra të cilat zgjatën disa ditë duke shkaktuar ndotje të mëdha mjedisore dhe u shoqëruan me protesta nga ana e banorëve.

The post Zjarri në Landfillin e Elbasanit, ngrihet padia e parë për dëme shëndetësore nga ndotja first appeared on Amfora.

“Odiseja e Mesdheut” – Një rrugëtim artistik përmes trashëgimisë dhe rinisë mesdhetare
Më 23 maj 2025, në kryeqytet në kuadër të “Odisesë së Kinemasë Pozitive” që drejtohet nga Sam Bobino në Festivalin e Kanës, u projektua filmi bashkëpunues titulluar “Odiseja e Mesdheut”, një vepër poetike që ndjek udhëtimin simbolik të një pike uji përgjatë brigjeve të Mesdheut.

Një film i shkurtër, i krijuar nga nxënës të shkollave të mesme nga 9 vende mesdhetare, përfshirë edhe Shqipërinë, erdhi si një ftesë për të imagjinuar një të ardhme të përbashkët të rrënjosur për respektimin e trashëgimisë dhe në hapjen ndaj tjetrit.

Ky bashkëpunim, për Ilda Marën, drejtoreshë e Shoqatës Kulturore Argjiro, e cila ishte koordinatore dhe bashkëprodhuese e filmit, erdhi si një shembull frymëzues nëpërmjet fuqisë së artit.

“Filmi është një shembull frymëzues i fuqisë së artit, edukimit dhe bashkëpunimit ndërkulturor në ndërtimin e urave të qëndrueshme mes të rinjve të Mesdheut”, tha Ilda Mara për Median Amfora.

Në total, në këtë projekt morën pjesë aktive rreth 120 nxënës dhe 5 mësues nga e gjithë Shqipëria. Të ndarë në grupe, nxënësit bashkëpunuan me bashkëmoshatarët nga vendet e tjera, për të shkruar skenarë të përbashkët dhe më pas për të realizuar secili grup një video që përfaqësonte një ndalesë të udhëtimit të pikës së ujit nëpër Mesdhe. Çdo video theksonte elemente të trashëgimisë lokale, duke përcjellë një mesazh personal mbi identitetin, kujtesën dhe të ardhmen e përbashkët mesdhetare.

Nga Shqipëria, morën pjesë seksionet dygjuhëshe frankofone të pesë gjimnazeve të përzgjedhura në kuadër të rrjetit “Label France Education”, në Korçë, Shkodër, Elbasan, Tiranë dhe Durrës, të mbështetura nga Ambasada Franceze në Tiranë.

Projekti u ofroi nxënësve një platformë për të eksploruar dhe rrëfyer traditat, kulturën dhe peizazhin e tyre, duke i njohur me teknikat bazë të kinemasë dhe duke i frymëzuar të shohin më ndjeshëm dhe më angazhuar realitetin përreth tyre.

Ky projekt nisi në janar të vitit 2024, i iniciuar nga Lara-Scarlett Gervais, e organizatës franceze “Héritage & Civilisation” dhe Institutit Francez, si dhe një rrjeti të ambasadave franceze në Mesdhe. Në nisje të projektit u identifikuan vlera dhe objektiva të përbashkëta mbi edukimin kulturor dhe fuqizimin e brezave të rinj. Për Marën, aktiviteti nxorri në pah dëshirën e të rinjve për të zhvilluar projekte të tilla.

“Kjo sinergji frymëzoi dëshirën për të zhvilluar projekte të tjera që lidhen me trashëgiminë dhe kinemanë, në rezonancë me territoret dhe historitë tona në Evropë dhe Mesdhe”, tha Mara.
Projekti “Odiseja e Kinemasë Pozitive”, i udhëhequr nga Organizata Franceze ‘Héritage et Civilisation’, ku Shoqata Argjiro është partnere, synon promovimin e trashëgimisë përmes formave krijuese dhe ndërvepruese. Përmes figurës simbolike të një pike uji që udhëton nëpër Mesdhe, filmi përcjell mesazhe mbi kujtesën kolektive, sfidat e përbashkëta dhe potencialin e rinisë në ndërtimin e një bote më të ndërgjegjshme dhe të lidhur me rrënjët e vendet pjesëmarrëse.

The post “Odiseja e Mesdheut” – Një rrugëtim artistik përmes trashëgimisë dhe rinisë mesdhetare first appeared on Amfora.

Vjedhja e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar
Xhamia e Dragostunjës, e cila ndodhet në fshatin me të njëjtin emër u gjet e grabitur pasditen e së enjtes, pak ditë pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festimit të Fitër Bajramit.

Shuma e grabitur mendohet se ka kap vlerën rreth 5 mijë euro dhe u mor nga vendi ku mbaheshin të ardhurat e dhuruara nga besimtarët. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, xhamia është grabitur pak pas faljes së mesditës, ndërkohë që menjëherë është kërkuar ndihma e policisë.

Policia e Elbasanit, në një informacion të shpërndarë për mediat bëri me dije se identifikoi autorin e dyshuar të grabitjes dhe e shpalli atë në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. Sh., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur para, në arkën e një objekti kulti, në fshatin Dragostunjë”, thuhej në njoftimin për shtyp të policisë.

Xhamia e Dragostunjës është një nga më të frekuentuarat në zonën e Librazhit dhe u hapi dyert për falje në vitin 2015, si një ndër xhamitë më të mëdha në vend. Sasia e lekëve dhe e eurove të grabitura, mendohet se shkonte në rreth 5 mijë euro dhe ishte grumbulluar në arkën e xhamisë gjatë ditëve të shenjta të muajit të Ramazanit dhe në ditën e Fitër Bajramit.

The post Vjedhja e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd, policia shpall në kërkim autorin e dyshuar  first appeared on Amfora.

“Plumba mbi muze”: Mbi 1000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë
Muzeu Etnografik i Elbasanit gjendet në qendër të qytetit, pranë bazilikës paleokristiane të zbukuruar me mozaik. “Banesa e Sejdinëve”, një ndërtim karakteristik me çardak, ju dhurua shtetit dhe që prej vitit 1986 aty u vendosën pasuritë kulturore të qytetit, duke nisur nga objektet arkeologjike të Periudhës Qytetare Ilire, deri tek veshjet tradicionale, qilimat e punuar dhe veglat e punës.

Pozicioni pranë “zemrës së qytetit” dhe rëndësia për nga pasuritë që ruan, nuk e shpëtuan muzeun nga 2 grabitje, e fundit e regjistruar në vitin 2011.

“Muzeu Etnografik i Elbasanit është vjedhur dy herë. Një herë gjatë rrëmujërave dhe një herë më pas”, kujtoi ish-drejtori, Kreshnik Belegu.

“Kishim mbyllur ditën zyrtare të punës dhe erdhën e na njoftuan se kur roja kishte shkuar në shërbim, kishte konstatuar vjedhjen. Menjëherë bëmë denoncimet përkatëse”, shtoi ai për ngjarjen e regjistruar në vitin 2011.

Zyrtarisht në Muzeun Etnografik të Elbasanit rezultojnë 53 objekte të vjedhura në vitin 2011. Por gjithashtu të tjerë muze në nivel kombëtar dhe lokal kanë rënë pre e grabitjeve këto 34 vite, duke humbur një pjesë të pakthyeshme të identitetit kombëtar.

Amfora lexoi përshkrimet e objekteve të grabitura, duke nisur nga artefaktet e Periudhës Qytetare Ilire, deri në Antikitetin e Vonë. Imazhe në terrakotë (baltë e pjekur), urna (për hirin e djegur të të vdekurve), relieve, stela varri, objekte prej qelqi, bronzi dhe ari, ishin disa prej artefakteve të zhdukura nga muzetë e vendit.

Përmes “Katalogut të Objekteve të Humbura 1990-2016”, ne numëruam 1026 objekte të vjedhura në muzetë e vendit, për një pjesë të së cilave disponohen fotografi, ndërsa për të tjerat gjenden vetëm përshkrimet teknike.

Grafikë për objektet e grabitura në muzetë e vendit. Përpunoi: Media Amfora

Në total të paktën 19 muze janë vjedhur në të gjithë vendin, si në Tiranë, Durrës, Apoloni (Fier), Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Gramsh, Shkodër, Peshkopi, Pogradec, Mallakastër, Përmet, Lushnjë, Librazhd, Ersekë, Mat, Tepelenë, Fier dhe Lezhë.

Vjedhjet nisën menjëherë pas ndryshimit të sistemit politik në vend, duke kulmuar në vitet 1992, 1993, 1997 dhe 2011. Ndërsa shumica e tyre rezultojnë ende të pazbardhura dhe hetimet janë mbyllur pa rezultate.

Plumba dhe grabitje

Muzeu Historik i Ersekës është surprizues për nga sasia e objekteve arkeologjike, etnografike dhe historike që ruan në brendësi të tij, të ndara në dy kate. Në hyrje të tij dallon një pitos – për ruajtjen e ushqimit në antikitet – që përshkohet përmes nga vrimat gati rrethore.

“Janë bërë kur u sulmua muzeu me armë”, rrëfeu Adriana Dine-Komini, kuratorja e muzeut.

“Plumba mbi muze (11 mars 1997)”, është shënuar më tej një një prej ekspozitorëve. Fjala “mësues” është shpuar nga një breshëri automatiku që ka mbetur ashtu që prej vitit të mbrapshtë, kur u sulmua edhe muzeu.

Gjurmët e plumbave mbi pitosin në Muzeun Historik Ersekë. Foto: Media Amfora

Në mesnatën midis datave 13 dhe 14 mars 1997 burra të armatosur mësyen në Muzeun Arkeologjik Durrës, një prej më të pasurve me artefakte në Shqipëri dhe arritën të marrin prej aty artefaktet që nisnin nga Periudha Qytetare Ilire.

Zyrtarë të kohës dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore që të mund të komentonin ngjarjen që nuk u zbardh kurrë në Durrës, nuk ishin të arritshëm për koment. Dëshmi kanë mbetur nga arkeologu i ndjerë Fatos Tartari, në një intervistë në vitin 2017, për “Gazetën Shqiptare”, shpjegoi se grabitësit kishin marrë objektet ndër më të rëndësishme në muze.

“Ata vodhën vetëm objekte të Periudhës Ilire. Aty kishte vazo që shkonin deri në 50 mijë dollarë copa, por nuk i morën”, tregonte i ndjeri Tartari.

“Nuk morën asgjë përveç objekteve të Periudhës Ilire. Morën një qelq mozaik, që ishte i Periudhës Ilire, që është shumë i rrallë”, shpjegoi ai në atë kohë.

Amfora mësoi se 20 vite pas ngjarjes, Prokuroria e Durrësit dështoi ta zbardhte dhe përfundimisht në vitin 2017 vendosi pushimin e procedimit penal për veprën, “Vjedhja me armë” sepse ajo është parashkruar.

“…parashikon një maksimum dënimi 20 vjet, ndërkohë që nga kryerja e veprës penale e deri më sot kanë kaluar më shumë se 20 vjet dhe ende nuk është bërë i mundur zbulimi i autorit të veprës penale…”, arsyetoi prokurori Ndriçim Troplini.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit ka rënë pre e grabitjes edhe në vitin 1991 dhe në total nga të dyja vjedhjet janë marrë 57 artefakte, nga të cilat për 52 disponohen edhe fotografi, ndërsa për 5 objekte disponohet vetëm informacioni teknik.

Për vjedhjen e mëparshme, në vitin 1991, Prokuroria e Durrësit bëri me dije se nuk kishte të dhëna në regjistrin e procedimeve penale të kësaj kohe, një situatë që u konstatua edhe në qarqe të tjera, duke ekspozuar edhe mungesën e dokumentimit të këtyre vjedhjeve nga agjencitë ligjzbatuese.

Muzeu Arkeologjik Durrës përpara rikonstruksionit. Foto: Media Amfora

40 kilometra nga aty, e pazbardhur vijon të jetë edhe vjedhja Muzeut Arkeologjik Tiranë, që ruan artefakte nga i gjithë territori i vendit.

Megjithëse gjendet midis shesheve Italia dhe Nënë Tereza, në verën e 4 qershorit të vitit 1991, nga aty u grabitën 77 objekte pasuri të kombit shqiptar dhe që kishin dalë në dritë nga ekspeditat e shumta arkeologjike.

Mes objekteve të vjedhura ishte një vepër në bronz, që paraqiste një të ri, e zbuluar në Vlorë dhe që i përkiste shekullit VI Para Erës Sonë. Po ashtu u mor një reliev që paraqiste një grua me veshje ilire, e shekullit II Para Erës Sonë.

Prokuroria e Tiranës bëri me dije se e pezulloi çështjen sepse nuk i zbuloi dot autorët dhe ja ktheu pas Policisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

Ekspozitorë të zbrazur

Muzeu Etnografik i Gjirokastrës mban rekordin me 310 objekte të vjedhura në vitet 1991-1993, numri më i madh i regjistruar gjatë grabitjes së një muzeu në vend. Pas tij renditet Muzeu Historik Mat, me 195 të grabitura dhe të tjerët ku numërohen nën 100 objekte sipas rasteve.

Gjurmët e plumbave në Muzeun Historik Ersekë. Foto: Media Amfora

Kreshnik Belegu nisi të shërbente si drejtues i trashëgimisë kulturore në Elbasan në vitin 1994, deri sa doli në pension, në qershor 2019. Për të masat e ulëta të sigurisë në ato vite favorizuan grabitjet e muzeve, të cilat zyrtarisht janë rralluar gjithnjë e më shumë.

“Ka pasur vetëm një roje që shërbente gjatë natës, as që bëhej fjalë për sistem sigurie, as rrethim nuk ka pasur muzeu në ato vite”, kujtoi Belegu.

Ndër objektet e grabitura në ngjarjen e vitit 2011 ishin objekte që shërbenin për dekorim, stoli, materiale prej argjendi, hekuri dhe të tjera artefake të kohës së pavarësisë.

Muzeu Etnografik i Elbasanit gjendet në qendër të qytetit. Foto: Media Amfora

Zyrtarisht referuar “Katalogut të Objekteve të Humbura 1990-2016”, ky muze raportohet të jetë vjedhur vetëm në vitin 2011, por duket se kjo nuk është një ngjarje e izoluar.

“Edhe në vitin 1997 hynë në muze, vodhën edhe atëherë. Morën qilima, sixhade”, rrëfeu Belegu.

“Kemi porositur më pas në Krujë, për shembull qilima, që të kishim disa objekte që na mungonin me karakteristikat e qytetit”, shtoi ai.

Megjithatë ngjarja e vitit 2011 nuk gjendet as në rekordet e Prokurorisë së Elbasanit. “…nuk rezulton të jetë regjistruar një ngjarje e tillë”, shkruante përgjigja zyrtare.

“Nuk kam mësuar më pas asgjë se çfarë është bërë me hetimet për rastet e vjedhjeve. Për rastin e vjedhjes në 1997 nuk e di nëse është bërë denoncim, pasi ne njoftuam ish-drejtuesit e bashkisë së kohës, pasi institucionet kishin rënë, ndërsa për rastin e dytë na kanë thirrur për dëshmi”, përfundoi Belegu.

Përkrenare në Muzeun Historik Peshkopi. Foto: Media Amfora

Disa prej muzeve rezultojnë të vjedhur disa herë, si muzetë historik të Shkodrës, Ersekës, Matit, Muzeu Etnografik në Gjirokastër dhe Muzeu Arkeologjik Durrës.

Amfora zbuloi më herët se autoritetet e kulturës, të policisë dhe të prokurorisë kanë dështuar të kenë rezultate për një marrëveshje që do t’i kordinonte për zbulimin dhe ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. E njëjta qasje mbetet edhe për një marrëveshje me SHBA-në, ku autoritetet shqiptare nuk i kanë çuar përpara kërkimet për identifikimin dhe kthimin në atdhe të artefakteve të grabitura.

The post “Plumba mbi muze”: Mbi 1000 objekte historike u zhdukën pa gjurmë first appeared on Amfora.

Mesha në shqipen e vjetër, vijuar në një kishë nëntokë në gjurmët e Fan Nolit
Kisha Ortodokse e Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit është krejt e veçantë në hapësirën shqiptare. E gjendur gati nëntokë, në të ruhen predikimet e Fan Nolit nga një prift 25 vjeçar që vijon traditën e meshimit në shqipen e vjetër.

Në rrugët e kalldrëmta të Kalasë së Elbasanit një grup turistësh ndalojnë përpara imazhit të Fan Nolit, vendosur në qendër dhe me shqiponjën dykrenore me fushën e kuqe në sfond.

Përmes një dere jo më shumë se 1 metër të lartë e tepër të ngushtë, grupi përfundon në një mjedis krejt ndryshe nga çfarë ofron kalaja. At Nikolla Xhufka nuk humbet kohë dhe i fton me përzemërsi, duke i shpjeguar me detaje për kishën.

“Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Kozmai” ka hapur derën prej gati 1 viti për publikun. Ndryshe nga kishat e tjera në Shqipëri ajo është e tipit katakomb, një kishë e nëndheshme ku besimtarët ortodoksë kryenin ritet larg syrit të publikut.

“Disa ishin nga Spanja, e disa nga Amerika”, shpjegon prifti i kishës për grupin e turistëve që u largua i entuziazmuar nga kisha që nuk është më shumë se 15 metra katror, strehuar nën banesën e familjes Xhufka.

Një grup turistësh spanjoll dhe amerikan duke vizituar Kishën Ortodokse të Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

“Është e vetmja kishë në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, që është e stilit katakomb, e stilit të Jeruzalemit”, tregon At Nikolla Xhufka.

“Kishat katakomb datojnë përpara Perandorit Kostandin, kur krishtërimi nuk ishte fe e legjitimuar nga Perandoria Romake dhe të krishterët i ndërtonin vendet e lutjeve poshtë shtëpive, në vende të nëndheshme dhe bënin lutjet e ritualet fetare”, shton prifti i ri.

Ai shkëputet për pak minuta për t’i rënë kambanave të kishës. Me nxitim futet në derën përbri banesës dhe del në katin e parë përmes një dritareje. 2 këmbana të vogla prej bronzi kapur mbi një kabllo që kalon aty pranë nisin të shkunden fort prej tij.

Brenda Kalasë së Elbasanit kjo është kisha e dytë që dallon nga të tjerat për nga ritet që ndjek përgjatë shërbesave fetare.

“Në Shqipëri kemi 2 kisha që ndjekin rrugën e Fan Nolit, Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare Shën Maria dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare Shën Kozmai dhe ne të dy priftërinjtë quhemi At Nikolla”, shpjegon duke qeshur At Nikolla Xhufka.

“Liturgjia dhe mesha këtu bëhet në gjuhën e Fan Nolit, në shqipen e vjetër. Është kishë e pavarur dhe ndjek traditën e zakonet e Fan Nolit”, tregon At Nikolla.

Meshimi në shqipen e vjetër tërheq çdo të dielë qindra besimtarë nga Elbasani, fshatrat përreth, Durrësi e kryeqyteti, por edhe shqiptarë të diasporës e turistë që kuriozohen nga gjuha në të cilën kryhen ritualet në kishë.

Kisha Ortodokse e Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

“Kur dëgjojnë edhe historinë habiten e kënaqen, duke bërë foto e video”, tregon entuziazmin e vizitorëve prifti 25 vjeçar.

Një prift i ri, në një kishë të vjetër

Banorët e Lagjes Kala për dhjetëra dekada nuk kanë parë më shumë se një mur të suvatuar, por çelja e derës buzë rrugicës së kalldrëmtë ka ekspozuar ambientin e ruajtur me kujdes nga Familja Xhufka.

Kisha Shën Kozmai ka qenë e kamufluar nën banesën e familjes. Ajo është e vendosur në ambientin poshtë bodrumit të shtëpisë 1 katëshe dhe aty zbritej përmes një dritareje mbi dysheme.

“Gjatë komunizmit kisha ka qenë me ikona dhe prifti vinte fshehurazi. Këtu meshohej dhe mblidheshin njerëzit që vinin një nga një ose dy e nga dy”, shpjegon At Nikolla Xhufka.

“Familaj gënjente, thoshte kemi festë familjare, ditëlindje, ndërkohë që vihej e dëgjohej mesha”, shton ai.

At Nikolla Xhufka duke u ngjitur nga ambienti i kishës nëntokësore në bodrumin e banesës njëkatëshe. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Historia e saj ngacmoi dëshirën e At Nikollës që në vegjëli. Megjithëse trashëgimtarët e familjes ishin besimtarë por jo priftërinj, djali i vetëm i familjes ndoqi udhën e besimit që në moshën 20 vjeçare.

“Unë jam rritur në Kishën e Shën Marisë, me At Nikolla Markun dhe u largova nga aty e shërbeva në Kishën Autoqefale të Shqipërisë”, tregon rrugëtimin e tij At Nikolla.

“Më pas u largova nga aty e shkova në Selanik. Mbarova shkollën në një manastir atje dhe erdha këtu me një mision, për t’i shërbyer e për të vazhduar traditën e Fan Nolit”, shpjegon prifti që sot është 25 vjeç.

Komuniteti ortodoks dhe jo vetëm përveçse e frekuenton kishën, mundohet ta mbështesi pavarësinë e saj ekonomike në forma të ndryshme.

“Për Pashkë këtu bëhen 12 tavolina rresht si panair dhe besimtarët që nuk kanë mundësi të japin para, thonë po japim këtë ikonë apo kryq, vendoseni në panair dhe lekët të shkojnë për kishën”, tregon duke buzëqeshur prifti i ri.

Ai rrëfen se emri i Kishës Shën Kozmai është trashëguar, por mendohet se ajo mund të jetë quajtur edhe Shën Trinia, bazuar në një ikonë që ka qenë e vendosur gjithmonë në altar. Ndërsa sot kisha ka edhe ikonën e saj, falë punës së ikonografit Bledar Gramo.

“Është punuar në dru anijesh, e veshur e gjitha në flori dhe e punuar në stilin e Onufrit të Beratit, ku shfaqet Shën Kozmai që mban në dorë kishën këtu”, tregon me entuziazëm At Nikolla.

At Nikolla Xhufka duke mbajtur ikonën ku shfaqet Shën Kozmai teksa mban në dorë kishën. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Vendosur në një bazament prej guri të ndërthurur me llaç, struktura e kishës paraqet interes për datimin e saj, për të kuptuar teknikën e ndërtimit dhe funksionin në kohë të ndryshme.

At Nikolla shpjegon se institucionet e kulturës nuk kanë shfaqur interes për kryerjen e sondazheve arkeologjike dhe aq më pak të hedhin hapa për ta marrë në mbrojtje.

“Kisha flet vetë, njerëzit flasin vetë edhe nëse nuk shpallet monument kulture”, rrëfen At Nikolla.

Ajo ngjason më shumë me një kishëz të vogël, por kjo nuk i pengon besimtarët e Lagjes Kala dhe jo vetëm që çdo të dielë të ndjekin meshën grupe-grupe, duke u ndërruar me njëri-tjetrin midis hapësirës brenda dhe jashtë saj, në ndjekje të traditës së Peshkopit Fan Noli, themeluesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ambienti i Kishës Ortodokse të Shën Kozmait në Lagjen Kala të Elbasanit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora.

The post Mesha në shqipen e vjetër, vijuar në një kishë nëntokë në gjurmët e Fan Nolit first appeared on Amfora.

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit: Një monument i harruar pranë qendrës së qytetit
Në qytetin e Elbasanit që prej vitit 2007 dolën në dritë rrënoja të një objekti kulti, përcaktuar si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros”. Pavarësisht gërmimeve arkeologjike të shpeshta, monumenti pret dokumentimin e plotë dhe kthimin në të vizitueshëm.

Pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, përbri pedonales dhe fshehur pas një lulishte, duken rrënojat e një bazilike paleokristiane. Ajo doli për herë të parë në dritë në vitin 2007 dhe ngjalli interesin e studiuesve dhe vizitorëve të qytetit.

E njohur edhe si “Bazilika Paleokristiane Extra-muros në Elbasan”, në të janë gjetur shtresa të një mozaiku në sipërfaqen e godinës dhe fragmente mozaiku parietal (mural).

E gjendur nën hijen e “Rrapit të Bezistanit”, rrënojat e bazilikës përfshihen brenda Zonës Arkeologjike A të riskut arkeologjik. Ajo kategorizohet si Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Video përmbledhëse e artikullit.

Rasti i Bazilikës Paleokristiane u raportua në një thirrje të hapur nga Media Amfora për raste të dëmtimit të trashëgimisë kulturore. Heldi Kodra shkruajti se institucionet nuk po mbajnë premtimet për ta kthyer në një destinacion turistik, kaq shumë të dëshiruar.

“Bazilika është atraksion mjaft i favorshëm turistik, megjithatë i pa vizitueshëm, pasi është lënë në gjendje të mjerueshme nga ana e instancave vendore dhe qendrore”, shkruajti Kodra.

“Ndërkohë, pavarsisht premtimeve të bëra nga Ministria e Kulturës, prej vitesh nuk ka asnjë reagim”, shtoi i riu, duke dërguar edhe foto nga monumenti.

Sot institucionet e pushtetit vendor duket se përballen me sfida për kthimin e saj në të vizitueshëm.

“Projektet nga ana e bashkisë për ta kthyer në një destinacion turistik janë një diskutim i vazhdueshëm, pasi mozaikët e zbuluar janë mjaft delikatë dhe mund të rrezikohen nëse hapen për publikun e gjerë”, u shpreh për Median Amfora Edlira Krraba, specialiste e trashëgimisë kulturore në Bashkinë e Elbasanit.

Bashkia është një nga administruesit e monumentit arkeologjik dhe për mirëmbajtjen e saj deklaron se bashkëpunon me autoritete të tjera, si Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Korçë dhe strukturat e tjera vendore.

Në sipërfaqen e monumentit janë gjetur shtresa të një mozaiku dhe fragmente mozaiku parietal (mural). Foto Media Amfora.

Ndër investimet për monumentin në vitin 2018 nga ana e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Durrës u restaurua tabela informuese e tij, që u dëmtua në vitin 2020.

“Sot nuk ka tabelë informuese të monumentit, por është në proces një projekt për sinjalistikën e trashëgimisë kulturore dhe turistike, i cili përfundon në qershor të vitit 2022 për qytetin Elbasan, duke përfshirë edhe bazilikën”, tha Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë.

“Për mirëmbajtjen dhe ndërhyrjet e pastrimit ka patur bashkëpunim të ngushtë edhe me bashkinë Elbasan, kryesisht për sistemimin dhe pastrimin e territorit përreth”, shtoi Koki për Median Amfora.

Sipas tij gërmimet arkeologjike kanë nisur në vitin 2010 dhe kanë vijuar pothuajse çdo vit, teksa institucionet e kulturës kanë realizuar punime mirëmbajtjeje, pastrimi të mozaikëve dhe ndërhyrje studimore.

Bazilika Paleokristiane e Elbasanit është përfshirë në guidat turistike të bashkisë dhe vizitohet nga nxënësit e shkollave në qytet, ndërkohë që për pushtetin vendor shihet si një mundësi mjaft e mirë për tu kthyer në një destinacion turistik.

Një ekip specialistësh të trashëgimisë kulturore duke vijuar dokumentimin e monumentit në tetor 2018. Foto Media Amfora.

“Në mars të vitit 2018-të nga ana e IKTK [Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore] është realizuar dhe prezantuar një projekt për kthimin e monumentit në një destinacion turistik”, përfundoi Gjergji Koki, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Korçë.

Projektet e restaurimit për monumentet e kulturës janë të shumta, por shumica e tyre duket se kanë mbetur në sirtarët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Një ekip specialistësh të trashëgimisë kulturore duke vijuar dokumentimin e monumentit në tetor 2018. Foto: Media Amfora.

The post Bazilika Paleokristiane e Elbasanit: Një monument i harruar pranë qendrës së qytetit first appeared on Amfora.

Trashëgimi e rrënuar: Banesat monumentale mbeten peng i restaurimeve
Shqipëria numëron rreth 1300 banesa të shpallura monumente kulture, por pjesa më e madhe e tyre janë lënë në mëshirë të fatit dhe projektet e restaurimit kanë mbetur në letër. Pronarët e tyre ankohen për mirëmbajtjen dhe neglizhencën e institucioneve të kulturës.

DIBËR | TIRANË | DURRËS | ELBASAN | BERAT | GJIROKASTËR

Në kullën 3-katëshe të Sulejman Kullës në Ishëm, ballkonet prej druri janë rrënuar dhe çatia me tjegulla është rrëzuar krejtësisht. Lagështira po kalb dyshemetë nga kati në kat, ndërsa muret prej guri janë në rrezik shembje.

E ndërtuar nga ustallarë dibranë, kulla me frëngji daton mes shekujve XVIII-XIX dhe është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej 8 janarit 1977. Ajo i mbijetoi shekujve, por jo tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019.

Pas tërmetit, ekspertët mbërritën në fshatin Kullas në Ishëm dhe pasi shkrepën disa foto, premtuan se godina kishte shpresë që të riparohej. Por dy vjet më vonë, asnjë ndërhyrje nuk është planifikuar.

“Do më vinte fort, fort keq nëse do prishej. Tepër,” thotë Beqir Kulla, një nga pronarët trashëgimtarë të godinës, ndërsa sytë i mbushen me lot.

“Mos e rregulloni për mua, por për brezin e ri. Është kujtimi i jetës, i fshatit,” shtoi ai.

Kulla historike në Ishëm është vetëm një prej qindra godinave monumentale në Shqipëri që po rrezikojnë të zhduken për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Foto: Kulla e Sulejman Kullës në Ishëm, Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto Media Amfora

Mbi 60 pronarë banesash që gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës ndanë përmes një pyetësori me median Amfora vështirësitë e tyre për ruajtur godinat historike si dhe mungesën e përkrahjes nga institucionet e trashëgimisë kulturore.

Në 12 qarqet e Shqipërisë numërohen rreth 1309 objekte banimi të kategorizuara si monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, sipas një liste të publikuar në faqen e internetit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ato janë të ndara sipas tipologjive në kulla, vila, banesa kolektive dhe shtëpi muze.

Në gjashtë vitet e fundit, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore apo aktorë të tjerë kanë hartuar 1163 projekte restaurimi – por pjesa më e madhe e tyre ka mbetur në letër.

Edhe në rastet kur janë miratuar fondet për restaurim, puna e kryer i ka lënë të pakënaqur pronarët e këtyre ndërtesave dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.

“Nga i gjithë stoku i monumenteve të kulturës, ai i banesave dhe i vilave janë në gjendje tej mase të keqe, pasi u janë lënë banorëve të kujdesen”, tha arkitektja Doriana Musai për Median Amfora.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) u përgjigj se ndërhyrja e fundit restauruese në kullën e Sulejman Kullës në Ishëm nga ana e shtetit, i përket vitit 1987.

“Më shkoi jeta duke rregulluar gurët”

Rreth 150 kilometra në jug të Ishmit, Adian Kurti nga Gjirokastra po përballet gjithashtu me probleme.

Porta e shtëpisë së tij në Gjirokastër është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe ka të gdhendur vitin 1730, ndërsa godina e banimit është Monument Kulture i Kategorisë së Dytë.

“Më shkoi jeta duke rregulluar gurët”, tha Kurti për Median Amfora. “Kam shpenzuar rreth 30-35 mijë euro për të mirëmbajtur shtëpinë gjatë këtyre 30 viteve, për dritare, dysheme, tavanin, plus muret e jashtme, rrethimin, oborret”, shton ai.

Kurti thotë se e vetmja ndihmë që ka përfituar ka qenë për restaurimin e çatisë me anë të aplikimit në projektin “Rebato” të “Fondacionit Gjirokastra”, ku pagoi vetëm 30% të shumës, ndërsa 70% u pagua nga fondi i projektit.

Me lëvizjet e tokës në zonë, çatia e godinës dhe vetë objekti kanë shfaqur përsëri nevoja thelbësore restaurimi.

Restauratori Qazim Kërtusha thotë se pronarët e shtëpive monument kulture nuk duhet të jenë të vetmit që kujdesen për ruajtjen e vlerave, por duhet të mbështeten financiarisht nga institucionet.

“Më përpara shteti ndihmonte me kredi të butë, 30% pronari, 70% shteti. Shteti jepte një kredi të butë, pra ishte partner shteti dhe privati që e kishte”, tha Kërtusha.

Foto: Banesa në qytetin e Gjirokastrës. Foto Media Amfora

Ekspertët e trashëgimisë kulturore theksojnë se dobësimi i institucioneve të kulturës si dhe mungesa e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal janë disa nga faktorët që po sjellin degradimin e këtyre banesave.

Ata theksuan gjithashtu nevojën që këto institucione duhet t’i përdorin vetë fondet që gjenerojnë në dobi të restaurimeve.

“Duke u dobësuar Instituti i Trashëgimisë Kulturore, duke u shkëputur nga asetet e trashëgimisë, duke mos përfituar nga biletat, duke mos rritur buxhetet, nuk përfitojnë as banorët”, tha arkitekti dhe aktivisti Kreshnik Merxhani, në një takim të zhvilluar nga Media Amfora.

Ekspertët përmendën gjithashtu raste ku ndërhyrjet restauruese nuk kishin qenë cilësore.

“Vitet e fundit ka disa tentativa restaurimi, kryesisht në Gjirokastër, por që kanë rezultuar sipas ekspertëve të restaurimit shpeshherë me dëmtime të monumentit, ku është nisur për ta rikuperuar, por në fakt ka përfunduar duke e dëmtuar monumentin”, tha arkitektja Musai.

Banesa e Shefki Kutit në Shupenzë, Bulqizë. Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto: Media Amfora.

Mes projekteve të restaurimit që Media Amfora shqyrtoi, gjendet edhe projekti me numër 178, hartuar më datë 28 maj 2019, me titull, “Projekt ‘Restaurimi i banesës së Mustafa Shehut’, në fshatin Zerqan, Dibër, hartuar nga IMK [Instituti i Monumenteve të Kulturës]”.

Naim Shehu, mjek tashmë në pension, është trashëgimtari i vetëm që jeton në “Shtëpinë e Shehelerëve” në Zerqan, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga 8 janari i vitit 1977.

“Jetoj në një cep të shtëpisë se ka lëvizur nga tërmeti. I ndez dritën në mëngjes, ndez qirinjtë, pres njerëzit, i fik dritat në darkë, çdo mirëmbajtje vjen nga unë”, tha Naim Shehu për kujdesin ndaj banesës dhe teqesë që gjendet brenda rrethimit.

Restaurimin e fundit, godina e ka përfituar 15 vite më parë – edhe atë përgjysmë.

“Ata që kanë ardhur para 15 viteve nuk u treguan burra, e përlanë fondin, i bënë rregullimet përgjysmë dhe ikën”, tha Shehu, i zhgënjyer nga mbështetja institucionale.

Foto: Naim Shehu, në oborrin e Banesës së Mustafa Shehut, në fshatin Zerqan, Dibër, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto Media Amfora

Vilave në Tiranë iu vu rruspa

Ndërsa një pjesë e mirë e pronarëve të vilave që gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës në Tiranë kanë zgjedhur të jetojnë dhe të kujdesen me sa munden për to, të tjerë e kanë humbur shpresën tek mbështetja institucionale dhe kanë bërë zgjedhje më të sigurta.

Lulëzimi i sektorit të ndërtimit dhe nevoja për banim në kryeqytet përpiu shumë prej vilave të ndërtuara në fillim vitet’ 20 dhe ’30. Ato ishin ligjërisht në mbrojtjen e shtetit, por në momentin e fundit ai duket se i braktisi.

Pasi u lanë për vite me radhë në degradim, rreth 40 objekte u hoqën nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë, me vendim të ministreve të kulturës gjatë periudhës 2015 – gusht 2021.

Nga analiza e vendimeve rezulton se propozimet për heqjen e tyre nga lista e mbrojtjes erdhën nga institucionet e kulturës dhe pronarët privatë. Pjesa më e madhe e tyre u shembën për t’i hapur rrugë pallateve shumëkatëshe.

Nga 40 objektet, 22 ishin godina të tipit “Vilë”, 16 ishin “Banesa” dhe 1 ishte “Shtëpi muze”. Pjesa më e madhe i përkisnin kryeqytetit, ku babëzia e ndërtimit i përpiu vilat në skutat më të largëta të rrugicave.

31 objekte që u hoqën nga lista si Monumente Kulture ishin në Tiranë, 5 në Shkodër, 2 në Gjirokastër, 1 në Berat dhe 1 në Elbasan. Ndërsa një studim i Medias “Citizens Channel” evidentoi se të paktën 16 vila i humbën kryeqytetit vitet e fundit.

Shumica e vendimeve të ministrave të kulturës ishin të paargumentuara, por në relacionet shoqëruese citoheshin si arsye humbja e vlerave të godinave në raport me peizazhin përreth, humbja e vlerave arkitektonike, interesi publik për projekte zhvillimore dhe arsye të ngjashme.

Foto: “Vila Destil” në Rrugën e Elbasanit, përpara se të hiqej nga lista e Monumenteve të Kulturës dhe të shembej. Foto Doriana Musai

Sipas arkitektes Musai, këto monumente nuk u morën në mbrojtje nga institucionet, që sipas ligjit kanë detyrimin që t’i monitorojnë dhe restaurojnë.

“Shumë prej tyre i kemi humbur, disa janë shembur, disa kanë dalë nga kategoria e mbrojtjes, disa të tjera janë në tentativë që të shemben dhe të zhvillohen si pallate”, tha Musai.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Gazmend Bakiu dhe të afërmit e tij i ruajtën me fanatizëm dy godinat në Rrugën e Kavajës në Tiranë, që gëzojnë statusin Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, duke i shndërruar në aktivitete biznesi.

Njëra prej godinave përdorej dikur për banim nga funksionarët e Partisë Komuniste, ndërsa godina tjetër që shërben si kafene ka qenë gjykatë, ku janë dhënë edhe dënime me vdekje.

“Ne nuk donim të shembnim atë çfarë na kishin lënë trashëgim gjyshërit tanë”, përfundoi Bakiu për Median Amfora.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Foto: Banesë në Lagjen Kala, Berat. Foto: Media Amfora.

The post Trashëgimi e rrënuar: Banesat monumentale mbeten peng i restaurimeve first appeared on Amfora.