Ballkani Perendimor - Amfora

Diaspora si urë e dijes: Ballkani Perëndimor drejt konvergjencës evropiane përmes shkencës dhe inovacionit
Në Bruksel u zhvillua dialogu rajonal me në fokus Shqipërinë dhe i titulluar, “Diaspora për Konvergjencë: Kërkimi dhe Inovacioni i Drejtuar nga Mobiliteti për Integrimin Evropian”, një platformë që promovon bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian përmes shkencës, inovacionit dhe mobilitetit.

Ngjarja synonte të nxiste bashkëpunimin mes institucioneve, diasporës dhe aktorëve kërkimorë, si ura për të përshpejtuar afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Në fjalën e saj, Blerjana Bino, drejtore Ekzekutive e Qendrës Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), e përkufizoi kërkimin dhe inovacionin e bazuar në mobilitet si një imperativ demokratik dhe evropian.

Ajo solli në vëmendje evolucionin e SCiDEV-it, nga një rrjet studiuesish në Shqipëri në një qendër kërkimore – analitike rajonale, që operon me ndërthurjen e shkencës, demokracisë dhe integrimit evropian, duke reflektuar rolin e institutit si urë mes komunitetit kërkimor dhe politikave publike.

“Shkenca forcon demokracinë”, theksoi ajo, duke shtuar se kërkimi i bazuar në evidencë ndërton besim, fuqizon qytetarët dhe forcon llogaridhënien.

Sipas Binos mobiliteti i dijes dhe bashkëpunimi ndërkufitar duhet të shihen si mjete për përshpejtimin e konvergjencës evropiane, ku diaspora e Ballkanit Perëndimor luan një rol kyç në ndërtimin e një ekosistemi të hapur dhe bashkëpunues kërkimor.

Takimu u zhvillua në kuadër të nismës #IGNITA – një platformë e mbështetur nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor (OSF-WB) që promovon bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian përmes shkencës, inovacionit dhe mobilitetit.

Abi Dodbiba, eksperte e jashtme e “Nismës IGNITA”, e vendosi diskutimin në kuadrin më të gjerë të politikave të zgjerimit të BE-së dhe zhvillimit të kërkimit e inovacionit në rajon.

“Mobiliteti nuk duhet parë vetëm si lëvizje njerëzish, por si qarkullim idesh, njohurish dhe përvoje institucionale – një proces që duhet të jetë pjesë themelore e politikave të konvergjencës me Bashkimin Evropian”, vuri në dukje ajo në fjalën e saj.

Duke shtuar më tej se ndonëse Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime të dukshme në fushën e shkencës dhe inovacionit, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve mbetet ende i fragmentuar.

Tryeza mblodhi përfaqësues nga institucionet e BE-së, mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, akademisë, shoqërië civile, institutet kërkimore dhe diaspora e Ballkanit Perëndimor, të cilët shkëmbyen ide mbi mënyrat se si kërkimi dhe inovacioni i bazuar në mobilitet mund të shërbejnë si nxitës për afrimin e rajonit me familjen evropiane.

Diskutimi u zhvillua në një kontekst të ri angazhimi për shkencën dhe inovacionin, të reflektuar në Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe në rezultatet e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër, që theksuan rolin e kërkimit dhe arsimit jo vetëm si motorë ekonomikë, por si shtylla të qëndrueshmërisë demokratike dhe kohezionit social.

Duke iu referuar Takimit Ministror BE – Ballkani Perëndimor për Kërkimin dhe Inovacionin dhe Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Blerjana Bino prezantoi gjetje kyçe nga kërkimi i nismës IGNITA, të cilat tregojnë se investimet publike në kërkim dhe zhvillim në rajon mbeten nën 1% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), autonomia universitare është ende e brishtë, ndërsa mobiliteti akademik shpesh përkthehet në “rrjedhje truri”, në vend të “qarkullimit të trurit”, për shkak të mungesës së mekanizmave të qëndrueshëm për riintegrimin e studiuesve.

Ajo bëri thirrje për një kalim nga përafrimi në letër në pjesëmarrje reale, duke theksuar se “kërkimi dhe inovacioni pasqyrojnë themelet tona demokratike”.

Bino nënvizoi se SCiDEV avokon për reciprocitet me diasporën përmes bursave, programeve të mentorimit dhe projekteve të bashkëdrejtuara, të cilat synojnë të kthejnë mobilitetin në angazhim afatgjatë dhe bashkëkrijim institucional.

“Pa investime strukturore dhe lidership institucional, Ballkani Perëndimor do të mbetet i përafruar në letër, por periferik në praktikë”, përfundoi ajo.

Në fjalën e tij, Ambasador Ferit Hoxha, përfaqësues i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, theksoi rëndësinë strategjike të momentit për vendin dhe për rajonin, teksa Shqipëria përgatitet për hapat e ardhshëm drejt integrimit evropian deri në vitin 2027.  Ai vuri në dukje se diaspora shqiptare dhe ajo e Ballkanit Perëndimor përfaqëson një aset strategjik, jo thjesht simbolik – një fuqi mendimi dhe inovacioni, e cila mund të lidhet më ngushtë me zhvillimet vendore përmes mekanizmave efektivë të bashkëpunimit dhe politikave gjithëpërfshirëse.

Ambasadori Hoxha bëri thirrje për ta kthyer “rrjedhjen e trurit” në “qarkullim truri”, duke e parë procesin e zgjerimit të BE-së si një mundësi për lidhje të reja me idetë, dijen dhe inovacionin që diaspora mund të ofrojë.

Diskutimi vijoi me theksin tek bashkëpunimi rajonal dhe roli strategjik i diasporës në forcimin e kërkimit dhe inovacionit në Ballkanin Perëndimor.

Përfaqësues nga një sërë institucionesh ndërkombëtare dhe rajonale sollën perspektiva konkrete për mënyrat se si rajoni mund të ndërtojë ura efektive midis akademisë, biznesit dhe politikëbërjes.

The post Diaspora si urë e dijes: Ballkani Perëndimor drejt konvergjencës evropiane përmes shkencës dhe inovacionit first appeared on Amfora.

Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit
Mbrëmjen e 20 tetorit në “Shtëpinë e Evropës” në Tiranë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve të Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative 2025, për të vlerësuar arritjet e gazetarëve që sollën historitë më të fuqishme hulumtuese në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Gazetarët Geri Emiri, Erjola Azizolli, Vladimir Karaj, Edmond Hoxhaj, Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta, u përzgjodhën midis shumë kolegëve si fituesit e këtij viti për historitë që hodhën dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, korrupsionin, ekologjinë, shëndetin dhe trashëgiminë kulturore.

Ambasadori i BE-së dhe gazetarët Geri Emiri dhe Erjola Azizolli. Foto: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

“Në Shqipëri, gazetaria investigative vazhdon të luajë një rol kryesor në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat me të cilat gazetarët përballen ende, që nga frikësimi dhe presioni ekonomik deri te pronësia e përqendruar e medias”, u shpreh Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij përshëndetëse.

Deklarata e Ambasadorit Gonzato nënvizoi më tej se, “BE-ja do të vazhdojë të ngrejë këto shqetësime dhe të mbështesë reformat, që krijojnë një mjedis më të sigurt dhe më të drejtë për gazetarët. Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të investojmë në gazetari të pavarur, iniciativa për verifikimin e fakteve dhe në edukimin mediatik sepse qytetarët e informuar janë mbrojtja më e mirë kundër dezinformimit dhe manipulimit”, përfundoi ambasadori Gonzato.

Organizatorët theksuan rritjen e interesit dhe standardeve profesionale në gazetarinë investigative, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të gazetarëve në mbrojtje të transparencës dhe të drejtës për informim.

“Këtë vit kemi pasur jo vetëm numrin më të lartë të aplikimeve, por edhe cilësinë më të lartë dhe tematika më diverse, që trajtonin keqpërdorimin e fondeve publike dhe korrupsionit, ekologjinë, shëndetin dhe trashëgiminë kulturore”, u shpreh fjalën hapëse të ceremonisë, Sanja Lazic, përfaqësuese e ‘Thomson Media’.

Gazetarët fitues të çmimeve dhe juria. Foto: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri

Ceremonia vijoi me prezantimin e jurisë, e cila përzgjodhi fituesit e këtij viti mes 32 aplikimeve, me anëtarë Blerjana Bino, Fatjona Mejdini dhe Rashela Shehu, të cilët prezantuan fituesit e çmimeve për historitë më të mira investigative të vitit 2024 të ndara në 3 vlerësime.

Çmimin e parë e morën gazetarët Geri Emiri dhe Erjola Azizolli, nga media Amfora.al, për artikullin, “Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit”. Investigimi i Amforës zbuloi shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike në zonat bregdetare për përfitime monetare, duke dokumentuar se si kompanitë ndërtuese përfituan statusin e “investitorit strategjik” pavarësisht shkeljeve të qarta të rregullave të UNESCO-s. Artikulli ngre pyetje serioze mbi llogaridhënien, korrupsionin dhe mbrojtjen e pasurive kulturore në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Vlerësimi i jurisë u dha me motivacionin: “Artikulli investigon shkatërrimin e trashëgimisë arkeologjike dhe kulturore të vendit për përfitime monetare në zona detare eksluzive. Hetimi nxjerr në pah se si kompanitë e ndërtimit morën statusin e ‘investitorit strategjik’ pavarësisht shkeljeve të qarta të rregullave të UNESCO-s dhe provave të thesareve arkeologjike në zonë. Ndërkohë, ndërtimet e pakontrolluara dhe raportet arkeologjike të dyshimta kanë çuar në shkatërrimin e vendeve të pazëvendësueshme, duke ngritur pyetje serioze në lidhje me llogaridhënien, korrupsionin dhe detyrimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian”.

Çmimi i dytë këtë vit kishte dy fitues, që shkoi për gazetarët Vladimir Karaj dhe Edmond Hoxhaj, të medias “Reporter.al”. Artikulli i Karajt – “‘Si në burg: Punëtorët afrikanë përballen me privim lirie dhe shfrytëzim në Shqipëri” – sjell dëshmi tronditëse mbi shfrytëzimin e punëtorëve afrikanë përmes praktikave diskriminuese dhe të paligjshme, duke dokumentuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Ndërsa hulumtimi i gazetarit Hoxhaj – “KPK kërkoi donacion nga kompania e Kastratit, duke i kujtuar një tender të fituar më parë” – ekspozon mungesën e transparencës në një institucion kyç të reformës në drejtësi, duke ngritur pikëpyetje mbi integritetin institucional dhe etikën në kërkimin e fondeve publike.

Në vendin e tretë u renditën gazetaret Erisa Kryeziu dhe Esmeralda Keta, nga media “Citizens.al”, me artikullin, “Na shfrytëzojnë deri në palcë: Gratë në fasoneri ankohen për kushtet e punës”.

Investigimi i tyre i mirëdokumentuar trajton shfrytëzimin e grave në fabrikat e fasonerive, duke hedhur dritë mbi një problem të rëndësishëm social e ekonomik, që shpeshherë mbetet në hije.

Ndërsa në vlerësimet e vitit të kaluar “Vendi i tretë” shkoi për gazetarët Geri Emiri, Aida Ciro dhe Aleksandar Dimitrievski nga Amfora.al, për artikullin që ekspozoi sfidat me të cilat përballen fermerët në Ballkan për aksesin në fondet e BE-së përmes Programit IPARD.

Çmimet e Bashkimit Evropian për Gazetarinë Investigative jepen nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me “Thomson Media”, në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në Turqi, për të fuqizuar dhe mbështetur gazetarinë e pavarur dhe investigative.

The post Bashkimi Evropian vlerëson me Çmimin e Parë investigimin e Amforës mbi shkatërrimin e Parkut të Butrintit first appeared on Amfora.

Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE
Qendra për Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV), bëri të ditur me anë të një deklarate për shtyp të shtunën se Raporti i Komisionit Evropian për zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor konfirmon se, ndonëse Shqipëria ka përmbushur kriteret makroekonomike dhe fiskale për disbursimin e fondeve, përparimi në fushën e lirisë së shprehjes dhe të mediave mbetet kryesisht formal dhe i kufizuar në praktikë.

“Vlerësimi i Komisionit konkludon se vendi ka përmbushur parakushtet e përgjithshme për stabilitetin makroekonomik dhe menaxhimin fiskal, por kapitulli mbi të drejtat themelore, veçanërisht lirinë e medias dhe të shprehjes, mbetet ndër fushat më të dobëta të reformës”, shkruhet në deklaratën e SCiDEV, që monitoron lirinë e medias dhe politikat publike në Shqipëri.

Sipas seksionit që lidhet me ‘Përmirësimin e lirisë së shprehjes, në përputhje me standardet evropiane’, Komisioni Evropian vlerësoi tre masa reforme-dhe vetëm një prej tyre është arritur plotësisht.

“Dy elementet kryesore, që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe transparencën e pronësisë së medias, nuk u përmbushën,” thuhet në deklaratën e SCiDEV, e cila shton se ‘kjo disbalancë thekson hendekun e vazhdueshëm mes përputhjes ligjore formale dhe zbatimit praktik’.

Megjithëse është miratuar një protokoll institucional për sigurinë e gazetarëve dhe janë nxjerrë udhëzime nga organet e hetimit, theksohet se këto masa nuk kanë sjellë ndryshim real në terren, pasi ato nuk shoqërohen me përgjegjësi konkrete, zbatim të qartë dhe monitorim efektiv.

“Angazhimi i vazhdueshëm i SCiDEV me institucionet ligjzbatuese për sigurinë e gazetarëve tregon se progresi është i mundur kur institucionet veprojnë në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim me median dhe shoqërinë civile”, shkruhet në deklaratë.

Megjithatë, këto masa u vlerësuan si formale dhe jo funksionale. Sipas Komisionit Evropian, autoritetet dështuan të sigurojnë prova për trajnime sistematike të policisë dhe prokurorëve, mbledhje të rregullt të të dhënave apo koordinim efektiv mes institucioneve.  Po kështu thuhet se nuk janë caktuar pika fokale në gjykata dhe nuk ka dëshmi se prokuroritë kanë zbatuar udhëzimet e reja për të garantuar përgjegjshmëri për sulmet ndaj gazetarëve.

“Për pasojë, progresi ligjor nuk është shoqëruar me kapacitet institucional real, dhe masa është vlerësuar si ‘e papërmbushur’, me një afat të ri deri në qershor 2026”, shtohet më tej.

SCiDEV dhe Rrjeti i Gazetarëve ‘SafeJournalists’ kanë theksuar vazhdimisht se angazhimet për sigurinë e gazetarëve duhet të institucionalizohen dhe të mos mbeten masa të rastësishme, pa zbatim të qëndrueshëm në praktikë.

“Shqipëria duhet të forcojë kapacitetet e organeve ligjzbatuese dhe të drejtësisë dhe të krijojë një mekanizëm të shpejtë reagimi, të koordinuar mes prokurorisë, policisë, Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, shoqatave të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera përkatëse”, thuhet më tej.  Vetëm përmes reagimeve të shpejta dhe të qëndrueshme mund të kthehen masat deklarative në mbrojtje efektive të gazetarëve.

Komisioni Evropian e ka vlerësuar si të përmbushur vetëm pjesërisht përafrimin me Aktin e Shërbimeve Digjitale, por ky hap shihet si teknik dhe pa ndikim real në përmirësimin e lirisë së shprehjes online.

Ky proces i mbyllur rrezikon të minojë besimin publik dhe bie ndesh me praktikat standarde të konsultimit demokratik.

SCiDEV ka theksuar në analizën e saj se përafrimi me Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) duhet të shërbejë realisht për të forcuar transparencën, llogaridhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve online, dhe jo të mbetet një proces formal që riprodhon boshllëqet ekzistuese të qeverisjes. Organizata vlerëson se zbatimi i DSA mund të jetë një mundësi për rregullim demokratik të hapësirës digjitale, por vetëm nëse shoqërohet me një proces gjithëpërfshirës dhe zbatim efektiv. Pa një plan të qartë zbatimi, reformat digjitale rrezikojnë të mbeten vetëm në letër.

Hapi i reformës për transparencën e pronësisë së medias, një nga prioritetet afatgjata të BE-së për garantimin e pluralizmit, u vlerësua sërish si ‘i papërmbushur’.

Edhe pse vendimi i fundit i një viti më parë vendosi detyrime të reja për deklarimin e pronësisë nga transmetuesit audiovizivë dhe kërkoi që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të publikojë të dhënat dy herë në vit, masa- sipas vlerësimit të Komisionit Evropian- nuk arriti të sigurojë transparencë të plotë të pronësisë përfituesve realë, deklarim ndërsektorial apo prova për zbatim të rregullt.

Sipas deklaratës Komisioni konkludoi se rregullorja përmirësoi dushmërinë, por jo transparencën reale, duke i dhënë Shqipërisë një afat deri në dhjetor 2026 për përmbushjen e plotë.

Monitorimi më i fundit që SCiDEV ka publikuar në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN Albania), ka treguar kompleksitetin në rritje të mbikëqyrjes së medias në epokën digjitale.

“Vlerësimi i Komisionit se rregullat e transparencës mbeten të paplota përforcon gjetjet e SCiDEV, të cilat theksojnë nevojën për standarde të qarta, deklarim proaktiv të pronësisë, konfliktit të interesave dhe financave, si dhe për pavarësi më të fortë të institucioneve rregullatore”, theksoi deklarata.

Gjetjet e Komisionit Evropian tregojnë një tendencë të përputhjes formale pa transformim thelbësor në zbatimin e masave për lirinë e shprehjes të parashikuara në Agjendën Kombëtare të Reformave të Planit të Rritjes. Shqipëria vazhdon të miratojë ligje dhe protokolle, por zbatimi mbetet pas.

“Vetë Komisioni Evropian e ka riformuluar qartë se ‘nevojiten reforma të mëtejshme të rëndësishme’ sa i përket pavarësisë dhe pluralizmit të medias dhe lirisë së shprehjes”, thekson SCiDEV.

Sipas organizatës që monitoron lirinë e medias dhe politikat publike në vendin tonë, reformat nuk mund të jenë të suksesshme pa vullnet politik real dhe institucione funksionale që garantojnë zbatim dhe llogaridhënie.

“Vlerësimi i Komisionit Evropian i tetorit 2025, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, thekson një paradoks të vazhdueshëm: ndërsa disiplina makroekonomike e Shqipërisë i ka siguruar financim nga BE-ja, performanca demokratike dhe ajo e lirisë së medias mbetet e dobët”, vë në dukje SCiDEV.

Afatet e reja të vendosura nga BE deri në vitin 2026 e vendosin Shqipërinë përballë testit të rezultateve reale, jo të reformave formale.

The post Liria e shprehjes, pika e dobët e Shqipërisë drejt integrimit në BE first appeared on Amfora.

Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë
Edesa Behaj, pasi përfundoi studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku spikati me mesataren 9.4, mori vendimin më të vështirë të jetës së saj, atë të largimit nga Shqipëria – Megjithëse lidhjet me familjen e saj në qytetin e Fierit ishin shumë të forta.

“Prej 2 vitesh jam larguar nga Shqipëria. Para se të ikja u interesova në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për ndonjë mundësi ‘internship’-i, praktikë profesionale, por nuk më ofruan diçka. Dija që ekzistonte edhe Instituti i Fizikës Bërthamore, pyeta dhe atje dhe nuk më kthyen përgjigje”, kujtoi e reja për Median Amfora.

Vajza që e adhuron fizikën dhe e shikon jetën të lidhur me shkencën arriti që të fitojë bursë për studimet master në fushën e “Shkencës së Materialeve” në Francë. Ndërsa ajo që njihet si “ikja e trurit” vazhdon të largojë çdo vit nga Shqipëria individët më të aftë, të arsimuarit dhe të talentuarit, të cilët emigrojnë kryesisht në vendet evropiane për të kërkuar mundësi më të mira jetese, punësimi, arsimimi apo zhvillimi profesional.

Shqipëria që pas viteve ’90 është përballur me emigracionin masiv, por në 5 vitet e fundit fenomeni i largimit të profesionistëve është bërë shumë më i prekshëm. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), viti 2021 shënoi rritje negative për emigracionin “neto” – diferenca midis emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm – me 32.853 persona të larguar, që u pasua edhe në vitin 2022, me 32.947 persona të larguar. Këto tendenca që vijonë të mbeten me trende negative rritëse sipas ekspertëve justifikohen me tërheqjen e të larguarve nga prespektiva profesionale dhe kushtet e jetesës më të favorshme që ofrojnë vendet evropiane.

“Studiues dhe ekspertë të kualifikuar largohen nga rajoni për shkak të mungesës së perspektivës profesionale dhe kushteve të pafavorshme. Kjo çon në humbje të kapitalit njerëzor dhe dobësim të kapaciteteve lokale”, konstatoi analistja e politikave digjitale, Alba Brojka, në një studim të përgatitur për “Qendrën Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV)”.

Shkencëtarët e rinj në ikje: Talenti përballet me mure të padukshme

Në vendin tonë shifrat e të larguarve vijojnë të mos kategorizohen sipas profesioneve dhe nga ana tjetër nevojat në vend për mjekë, shkencëtarë, mësues, tregojnë se Shqipërisë nga viti në vit po i largohet ‘truri”, dukuri e cila po ndodh edhe në vende të tjera të Ballkanit Perendimor.  Prej vitesh ato po trajtojnë sfidat dhe potencialin e kërkimit, inovacionit dhe lëvizshmërisë së “trurit” me qëlllim parandalimin e këtij fenomeni. Por për ekspertët ndonëse janë nënshkruar marrëveshje edhe në nivel rajonal, ka munguar vullneti politik në zbatimin e tyre.

“Për të nxitur lëvizshmërinë brenda rajonit, u nënshkruan tre marrëveshje të lidhura në vitin 2022 dhe një tjetër në vitin 2023 gjatë samitit të Tiranës. Megjithatë, deri më sot asnjë marrëveshje nuk trajton konkretisht vetë lëvizshmërinë ose Kërkimin dhe Inovacionin të orientuar drejt lëvizshmërisë midis vendeve të Ballkanit Perendimor”, analizoi Alba Brojka për Median Amfora.

“Për më tepër, vullneti politik duket se shtrihet vetëm në miratimin ose nënshkrimin e marrëveshjeve, me angazhim të kufizuar për zbatimin ose monitorimin e ndikimit të tyre”, shtoi Brojka, analiste e politikave digjitale.

Sipas ekspertes hulumtimet tregojnë se qeveritë në rajon shpesh nuk kanë vullnetin për të reformuar institucionet publike, për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të luftuar korrupsionin, masa këto për të frenuar largimin e ‘trurit”.

“Hulumtimet tregojnë se qeveritë në rajon shpesh nuk kanë vullnetin për të reformuar institucionet publike, për të forcuar qeverisjen demokratike dhe për të luftuar korrupsionin”, thuhet në raportin e përgatitur nga Alba Brojka.

Puna kërkimore në kuadër të projektit “Përmirësimi i kërkimit dhe inovacionit të drejtuar nga lëvizshmëria në Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike të qëndrueshme dhe përshtatje me Bashkimin Evropian”, udhëhequr nga ekspertët dhe ekipi i organizatës zbatuese të projektit, “SCiDEV”, si pjesë e iniciativës “Ignita” dhe që theksoi se forcimi i demokracisë dhe lufta kundër korrupsionit vlerësohen si parakushte thelbësore për “fitimin e trurit” dhe balancimin e lëvizshmërisë së tij brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor.

Rajoni vazhdon të jetë “eksportues” i kapitalit njerëzor dhe megjithëse në parim ka marrëveshje që synojnë ta përmirësojnë gjendjen, ato mbeten të pazbatuara ose të papërfunduara, siç është rasi i marrëveshjes për lëvizjen me letërnjoftime, që nuk është ratifikuar ende nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Përtej mungesës së stimujve konkurrues në rajon krahasuar me Bashkimin Evropian, studiuesit dhe inovatorët shpesh përballen me realitete të përditshme të shënuara nga një nivel i lartë korrupsioni, duke filluar nga proceset kyçe të vendimmarrjes, deri tek praktikat e punësimit”, analizoi Alba Brojka për Amforën.

Mungesën e vëmendjes në momentin e përfundimit të studimeve e ka kaluar mbi kurriz edhe Edesa Behaj, e cila pasionin e saj për shkencën e kuptoi shumë herët, por barrierat në Shqipëri e shtynë që ëndërrat t’i realizojë jashtë saj.

“Studimet që po kryej tani përfshijnë disa disiplina, si fizikë, kimi, inxhinieri. Gjithçka nisi me një vit studimi në Francë, një praktikë profesionale në Zvicër, një semester në Poloni dhe së fundmi po shkruaj temën e diplomës në Universitetin e Helsinkit”, rrëfeu ajo.

“Profesionalisht ndihem shumë e arrirë, kam bërë realitet çdo ëndërr që e kisha kur isha në gjimnaz, përfshi këtu që të punoja në qendër kërkimore, si ‘CERN’ – Qendra Evropiane e Kërkimeve Bërthamore në Gjenevë të Zvicrës – apo “PSI” – “Instituti Paul Scherrer”, për kërkimet shumëdisiplinore për shkencat natyrore dhe inxhinierike në Zvicër – shtoi e reja.

Liritë akademike dhe proceset e vlerësuara si të padrejta bëjnë që studiuesit të gjejë pak hapësira angazhimi, dhe ato në shoqërinë civile.

“Punët që kam bërë me organizatat jofitimprurëse i kam gjetur sepse ato e bënë të ditur që kërkonin studentë të profilit tim dhe e kisha të lehtë të aplikoja. Në fakultet nuk di të bëhet diçka e ngjashme, pasi i ka kam parë vetë që ka kërkim shkencor në bashkëpunim me ‘CERN,’ por edhe kjo e fokusuar tek pedagogët”, rrëfeu Edesa Behaj.

Ballkani Perëndimor ende larg zbutjes së “emigrimit të trurit”

Një nga momentet kyçe për rajonin vlerësohet marrëveshja në vitet 2021-2022, kur të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje asociimi me programin “Horizon Europe”, që u dha atyre mundësi pjesëmarrje të plotë në programin e BE-së prej 95.5 miliardë eurosh.

“Kjo arritje është pjesë e Agjendës më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, për Kërkimin, Inovacionin, Arsimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin, të mbështetur nga iniciativa të tilla si Procesi i Berlinit dhe Plani i Ri i Rritjes 2023 për BB-në. Midis viteve 2021 dhe 2023, BP [Ballkani Perëndimor] siguroi mbi 111 milionë euro në 582 projekte në kuadër të Horizon Europe, duke iu afruar totalit prej 171 milionë eurosh të marra gjatë gjithë periudhës së Horizon 2020″, theksohet në një tjetër raport të shkruar për SCiDEV nga Mrika Hoxha dhe Venera Gudachi.

Në përpjekjet strategjike për të përmirësuar kërkimin dhe inovacionin e drejtuar nga lëvizshmëria në Ballkanin Perëndimor Shqipëria vijon të përballet me pengesa që e listojnë në vendet e fundit për pjesëmarrjen në programet e financuara nga BE-ja.

“Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kryesojnë në pjesëmarrje dhe kthime financimi, ndërsa Kosova, Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina vazhdojnë të përballen me pengesa strukturore, duke përfshirë infrastrukturat e fragmentuara të kërkimit, kornizat kufizuese të punës dhe kapacitetet e kufizuara institucionale”, shtoi raporti, duke ekspozuar nevojat e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve institucionale për të përfituar më shumë nga programet ndërkombëtare si “Horizon Europe”.

Për ekspertët studentët e rinj edhe kur përfitojnë nga programet e lëvizshmërisë brenda Ballkanit Perëndimor, dekurajohen për shkak të mungesës së lirisë akademike apo proceseve të padrejta që hasen brenda tyre.

“Studiuesit ndiejnë rrezikun e humbjes së punës pas kthimit nga programet e lëvizshmërisë dhe dekurajohen nga pjesëmarrja në programet e Kërkimit të Inovacionit, për shkak të lirisë akademike të shtypur dhe proceseve të brendshme të padrejta”, analizoi studiuesja Alba Brojka.

Numri i profesionistë të larguar nga vendi ka tendenca rritje nga viti në vit, duke zbehur shpresat për rikthimin e tyre pas marrjes së formimit akademik dhe profesional jashtë vendit.

“Peizazhi politik dhe korrupsioni jo vetëm që pengojnë zhvillimin ekonomik, por edhe zvogëlojnë shpresën e të rinjve për t’u kthyer dhe për të vazhduar punën ose studimin në vendin e tyre”, shpjegoi Brojka.

Për fizikanten e re vendimi i marrë për të larguar nga Shqipëria erdhi në kohën e duhur dhe megjithatë vijon të kthehet disa herë gjatë vitit në atdhe, por ajo mendon se vizitat do rrallohen me shtimin e angazhimeve akademike dhe profesionale, ndërsa kthimin përfundimtar nuk e ka menduar asnjëherë.

“Kthimi përfundimtar nuk është në planet e mia të afërta”, rrëfeu ajo për Amforën.

Për ekspertët Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndonëse ka bërë përparime të dukshme në integrimin në ekosistemin e kërkimit dhe inovacionit të BE-së, nuk po mundet të ndali dukurinë e largimit të trurit.

The post Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë first appeared on Amfora.