Mjedis - Amfora
Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”
Kur punonjës të policisë private të maskuar nisën të tërhiqnin zvarrë në Zvërnec protestuesin Eduart Subashi më 30 maj, pak kush mund ta parashikonte se ato pamje do të shndërroheshin në pikënisjen e një lëvizjeje që 45 ditë më vonë vijon të mbledhi qindra protestues çdo mbrëmje në qendër të Tiranës.
Ai që lindi si një reagim kundër një projekti turistik në një zonë të mbrojtur nuk mbeti vetëm tek Zvërneci. Me kalimin e ditëve, protesta nisi të marrë formë të re duke sjellë në qendër të debatit mbrojtjen e mjedisit, transparencën në vendimmarrje, administrimin e pasurive publike dhe mënyrën e qeverisjes. Protestuesit e pagëzuan atë si “Revolucioni i Flamingove”, duke marrë emrin e shpendit simbol të lagunës së Nartës, habitati i të cilit konsiderohet i rrezikuar nga projekti për ndërtimin e strukturave akomoduese turistike në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.
Megjithëse projekti për Zvërnecin u lidh gjerësisht në rrjetet sociale me Jared Kushner dhe Ivanka Trump – dhëndri dhe vajza e presidentit amerikan Donald Trump – deklaratat e tyre publike dhe dokumentet tregojnë se interesin e kanë për projektin në ishullin e Sazanit dhe jo drejtpërdrejtë në Zvërnec. Ndërkohë, investimi në Zvërnec po zhvillohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, e lidhur me një rrjet kompanish shqiptare të angazhuara në blerjen e pronave dhe negociatat me banorët.
Qeveria shqiptare e ka mbështetur projektin si një investim strategjik për zhvillimin e turizmit elitar pavarësisht kundërshtimeve nga banorët, organizatat mjedisore dhe ekspertët. Nga ana tjetër dokumentet e një hetimi të Prokurorisë të Posaçme (SPAK) ngrenë dyshime se një pjesë e pronave në gjurmën e projektit u siguruan përmes një skeme të dyshuar falsifikimi dokumentesh pronësie, tjetërsimi dhe transaksionesh me vlerë mbi 200 milionë euro, të cilat po hetohen edhe në funksion të dyshimeve për pastrim parash dhe të lidhura kryesisht me biznesmenin Artur Shehu.
Dhuna që ndezi një lëvizje
Paraditja e 30 majit mblodhi në Zvërnec të Vlorës banorë, aktivistë dhe mbrojtës të mjedisit, të cilët kundërshtuan rrethimin me tela të një pjese të zonës në kuadër të projektit të parashikuar për shërbime turistike. Protestuesit argumentuan se rrethimi kufizonte aksesin në tokat e tyre dhe një hapësirë me vlera të veçanta natyrore. Në qendër të shqetësimeve u vendos edhe flamingoja, shpendi që prej vitesh identifikohet me lagunën e Nartës dhe që më vonë do t’i jepte emrin vetë protestës.
Përplasja mes protestuesve dhe punonjësve të kompanisë private të sigurisë “Major Security” shënoi kthesën e parë të lëvizjes, fill pasi ata u dhunuan brutalisht nga rojet private, që i tërhoqën zvarrë dhe i hodhën sprai me piper. Pamjet ku një banori i Zvërnecit dhe me qëndrim në Greqi, Eduart Subashi u tërhoq zvarrë, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, u transmetuan nga mediat shqiptare dhe u pasqyruan edhe në ato ndërkombëtare, duke nxitur reagime të gjera publike. Ngjarja solli edhe reagime institucionale dhe Policia e Shtetit pezulloi drejtorin e Policisë së Vlorës, ndërsa dy punonjës të “Major Security” u arrestuan dhe po gjykohen për veprimet e tyre. Megjithëse vetë efektivët e Policisë së Shtetit megjithëse ishin prezentë ditën e protestës nuk ndërhynë për të ndaluar rojet private që të dhunonin protestuesit.
Në ditët më pas, protesta doli përtej kufijve të Zvërnecit. Aktivistët e zhvendosën protestën në Tiranë, duke e kthyer atë në një marshim të përditshëm. Çdo mbrëmje, qytetarët mblidhen në Sheshin “Skënderbej” dhe marshojnë drejt Kryeministrisë, ku një mikrofon dhe një foni e thjeshtë është bërë zëri i protestës.
Gjatë protestave qytetare. Foto: Media Amfora
Zhvendosja e protestës në Tiranë solli edhe reagimin e parë të kryeministrit Edi Rama. Duke iu përgjigjur protestuesve, ai mbrojti projektin në Zvërnec dhe argumentoi se debati nuk lidhej me cenimin e zonës së mbrojtur, por me zgjedhjen e modelit të zhvillimit turistik që duhet të ndjeki Shqipëria. Rama u shpreh se investime të tilla janë të domosdoshme për rritjen e cilësisë së turizmit, ndërsa pyetjeve mbi mënyrën se si ishte përzgjedhur projekti dhe procedurat e ndjekura nuk iu përgjigj.
“Kryeministria” si qendra e gravitetit
Në fillim të qershorit protesta nisi të merrte një formë të re, që vendosi një aks të lëvizjes së protestuesve midis sheshit përpara Kryeministrisë dhe shesheve qendrore të kryeqytetit. Ajo u zgjerua në debatin publik dhe nuk mbeti më e lidhur vetëm me kundërshtimin e një projekti turistik apo me mbrojtjen e një zone të vetme natyrore. Aktivistët, studentët, pedagogët, artistët, prindërit dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme ndajnë në shesh historitë, shqetësimet dhe arsyet pse janë bërë pjesë e protestës. Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë që marrin pjesë në një protestë publike.
Me kalimin e ditëve, pjesëmarrja u zgjerua edhe në qytetet e tjera të vendit, kryesisht në Durrës, Vlorë, Korçë dhe Berat. Krahas aktivistëve të angazhuar prej vitesh në mbrojtjen e mjedisit, protestës iu bashkuan gjithnjë e më shumë të rinj, familje me fëmijë dhe qytetarë që nuk ishin identifikuar më parë me protesta apo organizime publike. Prania e tyre i dha lëvizjes një profil më të gjerë shoqëror, ndërsa marshimet e përditshme u kthyen në një hapësirë ku diskutohen jo vetëm çështjet e mjedisit, por edhe mënyra e qeverisjes, transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në vendimmarrje.
Nga dita në ditë protesta zgjatej në orar, duke nisur nga ora 18:00 dhe duke u mbyllur në mesnatë, me një pjesëmarrje masive prej mbi 7 orësh në rrugët e kryeqytetit.  Kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec u shoqërua me thirrje për rishikimin e politikave që lidhen me investimet strategjike, mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe administrimin e pasurive publike. Kjo shënoi edhe momentin kur protesta nisi të perceptohej jo më si një reagim lokal, por si një lëvizje qytetare me kauza më të gjera.
Në sheshin para Kryeministrisë spikateshin masivisht të rinjtë e “Gjeneratës Z”, të cilët vijojnë çdo natë pas protestës aty një marshim masiv në rrugët e Tiranës, duke u tërhequr vetëm pasi afrohet mesnata dhe rikthehen në shesh ditën tjetër.
Projektimi i flamingove në murin e Kryeministrisë. Foto: Media Amfora
Nga rrugët e Tiranës zhvillimet për Zvërnecin përfunduan deri në Bruksel dhe u reflektuan edhe në raportin vjetor të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ku eurodeputetët shprehën shqetësim për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, kërkuan rishikimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe bënë thirrje për një moratorium mbi lejet dhe punimet e reja deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit me standardet evropiane të mbrojtjes së natyrës. Ky interes institucional u shoqërua edhe me praninë në terren të një grupi eurodeputetësh, të cilët morën pjesë në protestën në Tiranë dhe vizituan më pas Zvërnecin për t’u njohur nga afër me situatën dhe pasojat e ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur.
Një protestë, shumë zëra
Me kalimin e javëve, “Revolucioni i Flamingove” pushoi së qeni vetëm protesta e qytetarëve që kundërshtojnë ndërhyrjet në Zvërnec. Çdo mbrëmje, në Sheshin “Skënderbej”, zërat që marrin mikrofonin përfaqësojnë gjithnjë e më shumë kauza nga qytete të ndryshme të vendit, të bashkuara nga shqetësime të përbashkëta për mënyrën se si menaxhohen territori, pasuritë publike dhe proceset e vendimmarrjes.
Mes tyre spikat çdo natë Luçiana Kokaj, që fillimisht ishte zëri zyrtar i protestës që e hapte dhe bënte thirrjet mbi kërkesat e protestuesve. Ajo është nga fshati Rrjoll në Velipojë dhe prej vitesh ka emigruar në Itali. Luçiana u rikthye në Shqipëri për të kërkuar të drejtat mbi tokat që sipas saj familja i ka trashëguar ndër breza dhe që preken nga projekti i resortit turistik “Blue Borgo”. Ajo ka lënë angazhimet personale në Italit dhe pothuajse çdo mbrëmje merr fjalën në protestë, duke e lidhur kauzën e Rrjollit me kërkesat e qytetarëve për më shumë transparencë në tërësi, mbrojtjen e pronës dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje.
Luçiana Kokaj duke folur gjatë protestës. Foto: Media Amfora
Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Durrësit që prej muajsh kundërshtojnë projektin TID Durrës. Një nga zërat më të dëgjuar është arkitektja Entela Koja-Spahivogli, përfaqësuese e banorëve, e cila është bërë një nga figurat më të pranishme në tubimet e përditshme. Në fjalimet e saj, ajo ngre shqetësimet e komunitetit për mungesën e transparencës rreth projektit dhe ndikimin që ai mund të ketë mbi qytetin, duke e sjellë kauzën e Durrësit si pjesë e mozaikut të kërkesave të lëvizjes popullore.
Me kalimin e ditëve, marshimi i përditshëm vazhdon të mbledhi qytetarë dhe aktivistë që vijnë me kauza të ndryshme, nga mbrojtja e zonave të mbrojtura, te çështjet e pronësisë, zhvillimit urban dhe transparencës në vendimmarrje. Kjo e ka kthyer “Revolucionin e Flamingove” në një hapësirë ku bashkëjetojnë kërkesa të ndryshme qytetare, të lidhura nga një ide e përbashkët, mbrojtja e interesit publik dhe kërkesa për një proces vendimmarrjeje më të hapur.
Protestë me një imazh kreativ
Marshimi drejt Kryeministrisë është kthyer në një ritual të përditshëm, ndërsa mënyra se si zhvillohet e dallon nga protestat e zakonshme në Shqipëri për nga organizimi kreativ dhe dhjetëra qytetarë e turistë që bashkohen me valën e marshimit gjatë rrugës.
Çdo mbrëmje, pjesëmarrësit mbajnë pankarta të punuara me dorë, vizatime, karikatura dhe instalacione artistike që ndryshojnë pothuajse çdo ditë, duke e transformuar protestën në një hapësirë ku arti dhe mesazhi ecin paralelisht. Një “qilim” prej kartonash shërben si një atelje provizore për fëmijët që mbërrijnë me prindërit dhe pikturojnë aty me orë të tëra.
Flamingoja rozë, shpendi që i dha emrin lëvizjes, është bërë simboli më i njohur i saj. Ajo shfaqet në pankarta, vizatime, maska dhe objekte të krijuara nga vetë protestuesit, duke përfaqësuar jo vetëm mbrojtjen e Lagunës së Nartës, por edhe idenë se natyra dhe hapësirat publike janë një e mirë e përbashkët.
Ndryshe nga protestat tradicionale, ku fjalën e kanë zakonisht drejtuesit politikë apo organizatorët, në “Revolucionin e Flamingove” mikrofoni mbetet i hapur. Çdo mbrëmje, pjesëmarrës të profesioneve dhe moshave të ndryshme marrin fjalën për të ndarë historitë, shqetësimet dhe arsyet pse zgjedhin të jenë pjesë e protestës. Në këtë mënyrë, ajo është shndërruar edhe në një hapësirë dialogu mes tyre.
Një tjetër element dallues është pjesëmarrja e familjeve. Prindër që mbajnë fëmijët për dore apo në karroca, të rinj, studentë dhe pensionistë marshojnë krah njëri-tjetrit, duke krijuar një panoramë që rrallë është parë në protestat e viteve të fundit. Për shumë prej tyre, prania e fëmijëve është një mënyrë për të treguar se kërkesat e tyre lidhen edhe me të ardhmen e brezave që duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
Posterat gjatë protestave. Foto: Media Amfora
Humori është bërë po ashtu pjesë e identitetit të protestës. Përmes ironisë, krijimeve artistike dhe pankartave kreative, protestuesit përcjellin mesazhet e tyre në një formë që shpesh tërheq vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale, duke i dhënë protestës një gjuhë komunikimi të ndryshme nga ajo e protestave tradicionale.
Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të qeverisë kanë përdorur vazhdimisht rrjetet sociale për të publikuar deklarata, foto dhe materiale të tjera lidhur me protestën. Në një pjesë të këtyre publikimeve, protestuesit janë portretizuar në mënyrë kritike, ndërsa mesazhet e shpërndara synojnë të kundërshtojnë pretendimet e tyre dhe të delegjitimojnë lëvizjen përmes targetimit të figurave të caktuara që marrin pjesë në të.
Nga jehona përtej bulevardit tek përballja me policinë
Ndërsa marshimet e përditshme vijonin në Tiranë, protesta nisi të gjejë jehonë edhe përtej kryeqytetit. Krahas tubimeve të përnatshme, organizatorët thirrën protesta me pjesëmarrje kombëtare, ndërsa qytetarë dhe aktivistë organizuan protesta mbështetëse edhe në kryeqytetet kryesore nga Evropa në Mbretërinë e Bashkuar dhe më tej në SHBA.
Instalacionet me flamingo. Foto: Media Amfora
Një nga momentet me pjesëmarrjen më të lartë ishte protesta e ditës së 20-të, kur në Tiranë mbërritën shqiptarë nga diaspora për t’iu bashkuar marshimit. Teksa ata që jetojnë jashtë vendit po vijojnë me organizimin e protestave simbolike dhe me përhapjen e mesazheve që e kanë çuar jehonën e lëvizjes edhe përtej kufijve të Shqipërisë.
Krahas marshimeve të përditshme në mbrëmje, protestuesit organizuan edhe protesta para Kuvendit në ditët kur zhvilloheshin seancat parlamentare, me synimin për t’i çuar kërkesat e tyre drejtpërdrejt përballë institucioneve vendimmarrëse. Pikërisht në dy prej këtyre protestave u shënuan përplasjet më të forta me Policinë e Shtetit, e cila përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit, ndërsa disa prej tyre u shoqëruan dhe u arrestuan.
Përplasja më e madhe ndodhi pas protestës së 2 korrikut, kur Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e 19 protestuesve dhe procedimin penal të 12 të tjerëve, duke i akuzuar për kundërshtim të punonjësve të policisë, dëmtim të një automjeti policor dhe sulm ndaj deputetëve. Më katër korrik Gjykata e Tiranës liroi nga qelia të 19 të arrestuarit, ndërsa për një pjesë të tyre caktoi masa më të lehta sigurie.
Arrestimet dhe pretendimet për ushtrim dhune ndaj protestuesve nxitën reagimin e 24 organizatave të shoqërisë civile, të cilat kërkuan një hetim të pavarur, të paanshëm dhe efektiv për çdo pretendim të besueshëm për keqtrajtim, si edhe garantimin e së drejtës për mbrojtje dhe tubim paqësor. Organizatat i bënë thirrje institucioneve që të dokumentojnë çdo rast të dyshuar dhe të shmangin deklarimet që mund të paragjykojnë hetimet.
Pavarësisht përplasjeve, arrestimeve dhe debateve që i shoqëruan, protesta nuk u ndërpre. Marshimet e përditshme vijuan edhe në ditët pasuese, ndërsa organizatorët këmbëngulën se lëvizja do të mbetet paqësore dhe e hapur për këdo që dëshiron t’i bashkohet.
Protestuesit me flamuj kuq e zi përpara bustit të Skënderbeut. Foto: Media Amfora
Në mbrëmjen e ditës së 44-ët të protestës, një nga temat që u përsërit në fjalimet e qytetarëve ishte vazhdimësia e lëvizjes. Pas diskutimeve në rrjetet sociale se protestat mund të ndërpriteshin gjatë muajit gusht për të rinisur në shtator, protestuesit e hodhën poshtë publikisht këtë mundësi.
Njëri pas tjetrit, qytetarët që morën fjalën përpara Kryeministrisë përsëritën të njëjtin mesazh: “Protesta nuk do të ndalet” dhe më tej se, “Ky shesh është fundi i qeverisë”, ishte një nga thirrjet e tjera që u dëgjua mes protestuesve.
Protesta “e padukshme” paralele
Përtej raportimeve të qindra mediave profesionale, televizioneve, gazetave, agjencive ndërkombëtare të lajmeve dhe platformave të verifikimit të fakteve që dokumentuan zhvillimet në terren, protesta për Zvërnecin u shoqërua nga një fushatë paralele dezinformimi në rrjetet sociale. Ndryshe nga raportimet e bazuara në ngjarjet e protestës, kjo fushatë nuk synonte të informonte mbi atë që ndodhte në shesh, por të ndërtonte një version alternativ të protestës si anti-perëindimore dhe të destinuar për audiencat jashtë Shqipërisë.
Foto ilustruese nga postimet e kanaleve iraniane
Analizat e Amforës treguan se në platforma si “X” u përhapën narrativa të fabrikuara që e shkëputën protestën nga konteksti i saj real. Kundërshtimi ndaj projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit u zëvendësua me pretendime se protesta lidhej me vendosjen e kolonëve izraelitë në Shqipëri, ndërsa në raste të tjera u paraqit si pjesë e investimeve me interes të drejtpërdrejtë të Familjes Trump. Këto narrativa nuk mbështeteshin në fakte apo dokumente të verifikuara, por në riciklimin e teorive konspirative dhe interpretimeve të pabazuara.
Objektivi i këtyre narrativave nuk ishte publiku shqiptar, i cili kishte mundësi të ndiqte zhvillimet përmes mediave vendase dhe pranisë së protestës në terren, por përdoruesit ndërkombëtarë të rrjeteve sociale. Në përmbajtjet e analizuara spikatën veçanërisht narrativa me tone antisemite dhe antiperëndimore, të përhapura nga kanalet e ekosistemeve të propagandës iraniane dhe ruse.
Përmes pretendimeve të pabazuara për një plan të supozuar të vendosjes së kolonëve izraelitë në Shqipëri dhe interpretimit të projektit si pjesë e një agjende të fshehtë perëndimore, këto llogari synuan ta zhvendosnin debatin nga kundërshtimi ndaj zhvillimit të projektit turistik në një narrativë gjeopolitike. Këto mesazhe nuk u mbështetën në fakte të verifikueshme, por ricikluan teori konspirative dhe narrativa të njohura dezinformuese, të përdorura shpesh nga rrjete që promovojnë mesazhe në përputhje me interesat propagandistike ruse dhe iraniane për të ushqyer mosbesimin ndaj institucioneve demokratike dhe aleancave perëndimore.
The post Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”  first appeared on Amfora.
Sazani, ishulli që flet përmes natyrës
Përballë hyrjes së Gjirit të Vlorës, Sazani është ishulli më i madh i bregdetit shqiptar dhe pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan. I vendosur rreth 9 milje detare nga Porti i Vlorës, ai ka shërbyer ndër dekada si pikë me rëndësi strategjike falë pozicionit të tij mes ngushticës së Otrantos dhe brigjeve shqiptare. Sot, ishulli përfaqëson një nga destinacionet më të veçanta të turizmit natyror në vend.
Porti i Ishullit të Sazanit. Foto: Media Amfora
Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katror dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimore gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut.
Pamje e Gjirit të Shën Nikollës. Foto: Media Amfora
Për dekada me radhë, Sazani funksion si bazë ushtarake dhe hyrja në ishull ishte e ndaluar për publikun për shumë vite. Edhe sot ruhen bunkerë, tunele, magazina dhe ndërtesa që dëshmojnë periudhën kur ishulli kishte një rol strategjik në mbrojtjen bregdetare të Shqipërisë. Historia e ishullit dhe transformimi i tij kanë bërë që të trajtohet si postblloku turistik i Vlorës.
Objekte të  bazës ushtarake në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora
Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Vegjetacioni mesdhetar në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora
Prej vitit 2015, Ishulli i Sazanit është i hapur për vizitorët përmes tureve ditore me anije dhe gomone nga Vlora. Edhe pse ishulli mbetet zonë ushtarake, turistët mund ta vizitojnë duke ndjekur itineraret e përcaktuara, ndërsa në disa sektorë ruhen ende tabela që sinjalizojnë monitorimin me kamera dhe kufizime të caktuara për aksesin. Në ishull nuk ka bare, restorante apo markete, ndaj vizitorët duhet të marrin me vete ujë dhe ushqime përpara nisjes.
Vizitorë gjatë turit në Ishullin e Sazanit. Foto: Media Amfora
Krahas peizazhit dhe historisë, Sazani njihet edhe për pasurinë e florës dhe faunës, të ruajtur falë izolimit të tij për dekada. Studimet kanë evidentuar vlera të rëndësishme të biodiversitetit, por edhe nevojën për mbrojtjen e ekosistemit nga ndërhyrjet që mund të cenojnë ekuilibrin natyror. Ruajtja e kësaj pasurie mbetet një nga sfidat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të ishullit.
Në brendësi të Sazanit. Foto: Media Amfora
Sot, Sazani mbetet një nga pasuritë më të veçanta natyrore të Shqipërisë, ku peizazhi, biodiversiteti dhe gjurmët e së kaluarës bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Natyra vazhdon të jetë dëshmitarja më e mirë e historisë së ishullit, duke i dhënë Sazanit një identitet që vijon të tërheqë vizitorë dhe studiues.
The post Sazani, ishulli që flet përmes natyrës first appeared on Amfora.
Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir
Në një bar-restorant të vogël, në pjesën shkëmbore të skajit fundor të fshatit Manastir, Gëzim Hoxha u shërben drekën turistëve të parë të këtij sezoni. Nga tarraca e biznesit familjar, pamja hapet drejt Plazhit të Pasqyrave, Kanalit të Korfuzit dhe kodrës ku ngrihet Manastiri i Shën Gjergjit, në një prej segmenteve më të lakmuara të bregdetit shqiptar.
Për më shumë se dy dekada, familja jetoi mes emigracionit në Greqi dhe fshatit Manastir, duke punuar atje për t’i investuar kursimet në biznesin e vogël që sot u siguron të ardhurat kryesore. Pasi Gëzimi u shërben me dashamirësi vizitorëve të huaj që shijojnë të qetë mikpritjen dhe pamjen mbresëlënëse, ai shfaq tensionin dhe pikëpyetjet që e mundojnë mbi të ardhmen e vetë fshatit.
“Kam jetuar 22 vite në Greqi dhe të gjitha paratë që kam fituar atje i kam investuar këtu. Kam ngritur një restorant të vogël me pesë tavolina dhe prej tij ushqehemi, unë, djali dhe gruaja ime”, tregoi 70-vjeçari, teksa duart i dridheshin nën tabakanë e madhe me të cilën i shërbeu një çifti të huaj.
Qetësia e banorëve të Manastirit është tronditur pasi u shfaq një “hartë e kuqe”, e cila nisi të shpërndahej në formë klandestine në zyrën e Kadastrës së Sarandës. Ëndrrat e banorëve që kanë tashmë në dorë një certifikatë legalizimi janë barazuar me ato që ende nuk e disponojnë një të tillë, pasi një projekt i “turizmit elitar” ka bllokuar tashmë të ardhmen e fshatit.
“Nuk kam hyrë në pronën e askujt me forcë. Kam ardhur këtu në vitin 2009, si shumë të tjerë në fshat”, shpjegoi Gëzim Hoxha përballë projektit që synon të krijojë një “fshat brenda fshatit”.
Klikoni KËTU dhe ndiqni video-kronikën e artikullit.
I quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, ai u paraqit nga kompania “Premium Finance Invest” sh.p.k. në vitin 2025 dhe menjëherë më pas, nisi të qarkullonte një hartë nën dorë si një “status quo” për ndalimin e legalizimeve apo ndërtimeve të reja nga banorët.
“Ne nuk jemi të huaj, jemi shqiptarë dhe duam të drejtën tonë. Shkojmë te Kadastra dhe na japin ca harta të kuqe. Mua hipotekën ma ka dhënë shteti. Ku del ai tjetri sot si pronar? Del me 300 hektarë, me gjysmën e jugut, kush është ky?!”, shpjegoi me shqetësim Arsen Vaja mbi konfliktin midis pronarëve pretendues si trashëgimtarë dhe atyre që e kanë legalizuar pronën.
Investimet e kompanisë nga Saranda në Durrës ilustrojnë konfliktet midis investitorëve dhe pronarëve të tokave në projektet masive në turizëm, teksa në një projekt për të cilin mori “Statusin e Investitorit Strategjik” në zonën e Gjirit të Lalzit, kompania dështoi herën e parë për ta finalizuar dhe kërkoi më shumë kohë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë me pronarët e truallit.
“Harta e kuqe” vendos në pikëpyetje ekzistencën e fshatit Manastir
Me rënien e komunizmit, një fshat i ri u krijua përpara Ksamilit, duke u pagëzuar me emrin “Manastir”, teksa u ngrit nën kodrën e Manastirit të Shën Gjergjit dhe mbi Plazhin e Pasqyrave.
Fshati Manastir në të majtë kufizohet me Detin Jon dhe nga e djathta nga rruga Sarandë-Ksamil, përbri Liqenit të Butrintit. Foto: Media Amfora
Banorët shfrytëzuan një ish-repart ushtarak dhe hapësira të tjera për të ngritur fillimisht banesa për të jetuar dhe vit pas viti i përshtatën në struktura akomoduese për turizmin sezonal përgjatë verës.
“Gratë këtu jetojnë me verën. Në prill e maj kthehen nga Greqia dhe punojnë deri në tetor”, shpjegoi Gonxhe Paza, duke theksuar se turizmi po e mban gjallë fshatin.
Pa humbur kohë, ajo nxori nga xhepi një certifikatë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Aty dallohet viti 2018, kur familjes Paza iu legalizua objekti i ndërtuar aty dhe që vërteton pronësinë e familjes mbi truallin e fshatit Manastir.
“Kam prishur shtëpinë dhe kam bërë dhoma e banjo për turistët. Me këtë jetojmë. Fëmijët më kanë ikur se nuk kanë punë këtu”, shtoi Paza për Median Amfora, duke treguar për udhëkryqin midis shpresës së turizmit dhe rrezikut për t’iu rrafshuar banesa.
“Këtu janë bërë 70% e fshatit me dokumente dhe duam që edhe ata 30% që s’i kanë t’i marrin dhe të rregullohet edhe fshati, se ne jemi sipas ligjit”, shpjegoi i revoltuar Kosta Zervoji, një tjetër banor.
Banorët e fshatit Manastir duke diskutuar. Foto: Media Amfora
Veprimet për të legalizuar ndërtesat apo për të investuar janë ndërprerë informalisht nga zyra e Kadastrës, pasi një projekt që synon ndërtimin e një resorti në zonë nisi të ngjizet përmes lejeve që kanë nisur të miratohen nga qeveria shqiptare.
Kompania “Premium Finance Invest” aplikoi me projektin e titulluar, “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I” në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) më 27 janar 2025.
Kjo pasi e kishte fituar “Statusin e Investitorit Strategjik” për një tjetër projekt në Durrës, katër vite më parë dhe që duket se gati ka dështuar, ndërsa për projektin në Sarandë KKTU miratoi brenda 23 ditësh “Lejen e Zhvillimit”, e cila përcakton kushtet urbanistike të zhvillimit të pronës dhe i paraprin marrjes së lejes së ndërtimit.
Pas më shumë se një viti, leja u zbardh vetëm në fillim të muajit qershor, duke ofruar më shumë të dhëna teknike për projektin që pritet të zbatohet në dy faza. Fillimisht, ai do të fokusohet tek ndërtimi i 46 vilave private, ndërsa në fazën e dytë projekti përfshin një hotel me vila mbështetëse dhe shërbime bar-restoranti.
Planvendosja e projektit shtrihet në një pjesë të mirë të fshatit që numëron mbi 150 ndërtesa dhe kërkon që në të dyja fazat, të rrafshojë objekte ekzistuese, të cilat sipas banorëve posedojnë edhe certifikata legalizimi, që sipas tyre u ofruan nga shteti pa u përmendur se prona ka një pronar joshtetëror, pra privatë të tjerë që e pretendojnë atë.
Nga krahasimi i planvendosjes së projektit të resortit turistik me ortofotot dhe hartat satelitore duket se zhvillimi i planifikuar mbivendoset me një pjesë të fshatit ekzistues Manastir, duke kërkuar shembjen e pashmangshme të objekteve në të dyja anët e fshatit. Gjurma e vilave dhe rrugëve të reja duket se prek zona ku sot ndodhen banesa dhe biznese familjare, duke ngritur pikëpyetje nëse projekti mund të realizohet pa i prekur ndërtimet legalizuara ndër vite.
Pamje e projektit “The Mirrors”. Foto: Studio e arkitekturës “Kengo Kuma & Associates”
Në lejen e zbardhur të zhvillimit, rezulton se projekti do të zhvillohet në pronën e Iliriana Demirajt (Çoçoli). Ajo është trashëgimtare e familjes Çoçoli, e cila trashëgon parcela tokash që nga Ksamili dhe që lidhen me ndarjet historike të tokës gjatë periudhës së mbretërisë së Zogut. Vetë Çoçoli nuk ishte e arritshme për një koment mbi çështjen e pronësisë, ku do të zhvillohet projekti që ka gjetur të papërgatitur banorët e fshatit Manastir.
“Unë kam ardhur këtu në vitin 2009, kam hedhur objektin në ish-repartin ushtarak, nuk u futa në vendin ku dikush kishte pronën dhe nuk u futa me forcë”, shpjegoi Gëzim Hoxha.
Dhjetëra banorë të Manastirit në shkurt të këtij viti, protestuan edhe para Kadastrës së Sarandës, duke kërkuar transparencë për projektin, por pa mundur të qartësohen për fatin e pronave të tyre, pasi ndër vite ndoqën procedura legalizimi, regjistrimi dhe pajisjeje me dokumentacion pronësie pranë institucioneve shtetërore.
Në një përgjigje zyrtare për Amforën, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Sarandë shpjegoi se në arkivat e institucionit rezultojnë aplikime të banorëve të zonës së Manastirit (Pasqyra) që prej vitit 2006, ndërsa pjesë e dokumentacionit janë edhe kërkesa të depozituara në vitin 2017.
Foto nga harta e shtrirjes së projektit dhe e pamjes së vilave, të zbardhura në vendimin e KKTU-së për projektin
Sipas ASHK-së, aplikimet e tjera janë trajtuar pranë zonës kadastrale 2297 Ksamil dhe nuk disponoheshin të dhëna të tjera, teksa 7 aplikimet e identifikuara ishin ende në fazën fillestare të vlerësimit. Ndërsa harta që banorët pretendojnë se u është dhënë nën dorë nga zyra e Kadastrës, me zonën e vijëzuar me të kuqe si pjesë e projektit, duket se nuk përbën një dokument zyrtar.
Të vendosur mes Plazhit të Pasqyrave, Gjirit të Manastirit dhe Shpellës së Pëllumbave, banorët e këtij fshati e ndërtuan jetën e tyre mbi turizmin familjar dhe kursimet e emigracionit, në një territor që me kalimin e viteve u kthye në një nga asetet më të lakmuara të bregdetit shqiptar.
“Në vitin 2012-2013 kemi marrë legalizimin. Kemi paguar tokën, kemi marrë dokumentet dhe më pas edhe hipotekën. Deri në vitin 2020 nuk kemi pasur probleme”, shpjegoi Bedri Hysi.
“Tani na ka dalë një pronar i ri dhe pjesa më e madhe e fshatit është futur në vijën e kuqe. Unë jam brenda vijës së kuqe”, shtoi banori i fshatit.
Sipas tyre, pavarësisht kërkesave dhe ankesave drejtuar institucioneve, ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mbi statusin e pronave dhe arsyen e përfshirjes së tyre në territorin e shënuar në hartë, ndonëse objektet e tyre janë legalizuar.
Për banorët e Manastirit, shqetësimi lidhet me zhvillimin e këtij resorti të ri turistik në zonën ku për më shumë se dy dekada ata ndërtuan jetën dhe bizneset me bindjen se shteti ua kishte njohur të drejtat mbi pronat që ngritën. Ndërsa për të njëjtin territor është miratuar një projekt turistik me vila, hotel me pesë yje dhe struktura rezidenciale, shumë prej banorëve thanë se po përballen me pasiguri mbi të ardhmen e objekteve që kanë legalizuar, regjistruar dhe dokumentuar ndër vite.
“Ne jemi sipas ligjit. Kemi paguar tokën, kemi marrë legalizimet dhe dokumentet. Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse të drejtën tonë”, tha Arsen Vaja.
Harta me vija të kuqe që tregon “pezullimin” e legalizimeve të fshatit. Foto: Media Amfora
Sipas avokatit Elton Laska, legalizimi dhe regjistrimi i një pasurie nuk janë procedura formale pa pasoja juridike, por përkundrazi ato krijojnë të drejta dhe pritshmëri të ligjshme për qytetarët, të cilët investojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre mbi bazën e këtyre akteve administrative.
“Legalizimi nuk është një favor i shtetit, por një akt administrativ që prodhon të drejta të plota për pronarin. Pasi një pronë është njohur dhe regjistruar ligjërisht, çdo kufizim ndaj saj duhet të bazohet në ligj, të jetë proporcional dhe të ndjekë një procedurë të rregullt ligjore”, shpjegoi Laska.
Sipas tij, problemi nuk qëndron te zhvillimi ekonomik apo turistik në vetvete, por te mënyra se si ai ndërhyn mbi të drejtat ekzistuese të pronës.
“Nëse shteti ndryshon rregullat e lojës pasi ka njohur më parë të drejta pronësie, krijohet pasiguri për qytetarët dhe investitorët”, vlerësoi ai.
Projekte të shndritshme që zbehen nga konfliktet e pronësisë
Projekti i “Plazhit të Pasqyrave” në fshatin Manastir mban firmën e një prej studiove më prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore në botë, “Kengo Kuma & Associates”. E themeluar nga arkitekti japonez Kengo Kuma, i njohur tashmë për publikun shqiptar si autor i projektit aty pranë për ndërtimin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.
Studioja është e njohur për projekte ikonike që ndërthurin arkitekturën me peizazhin natyror dhe për ndërhyrje me ndikim të ulët vizual, si Stadiumi Kombëtar i Japonisë për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në projektin në fshatin Manastir, ajo ka si partner lokal studion “EV Engineering” sh.p.k.
I pagëzuar si “The Mirrors” (Pasqyrat), projekti është ndarë në dy faza me intensitet të ndryshëm ndërtimi. Faza e parë, nga ana e kodrës së Manastirit, shtrihet në një sipërfaqe prej 92 mijë metrash katrorë dhe parashikon një gjurmë ndërtimi prej 5535 metrash katrorë dhe ndërtesa me një, deri në dy kate, pa struktura nëntokësore.
Por situata ndryshon ndjeshëm në fazën e dytë, që shtrihet në anën tjetër të fshatit, në krahun e “Shpellës së Pëllumbave”, ku përqendrohet pjesa më intensive e projektit. Në një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë parashikohen 23 mijë metra katrorë volum ndërtimi, në një gjurmë ndërtimi prej 10 mijë metrash katrorë. Ndërtesat parashikohen deri në tre kate mbi tokë dhe struktura nëntokësore që arrijnë deri në gjashtë kate. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit rritet në 38.5 për qind, mbi gjashtë herë më i lartë se në fazën e parë.
Kompania që parashikon të zbatojë projektin, “Premium Finance Invest”, u krijua në vitin 2016 me kapital gjerman, si një institucion financiar jobankar. E zotëruar nga kompania me kapital austriak “SIG Holding GmbH”, ajo lidhet me kazinotë e Tiranës dhe me ish-“APEX-AL”, me pronar kryesor përfitues Bledar Sinanin, i cili mban nënshtetësi gjermane.
Për të marrë një qëndrim mbi pretendimet e ngritura nga banorët, Amfora iu drejtua me një kërkesë për koment kompanisë “Premium Finance Invest”, por ajo nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.
Plazhi i Pasqyrave, Shpella e Pëllumbave dhe Gjiri i Manastirit qëndrojnë përballë Korfuzit dhe janë kthyer në destiancione të lakmuara që po rrethohen nga resoret. Foto: Media Amfora
Për historianin dhe ish-restauratorin Halil Shabani, debati nuk lidhet vetëm me të drejtat e pronësisë së banorëve të Manastirit, por ajo që po ndodh në zonën e Ksamilit dhe përgjatë bregdetit jugor është pjesë e një transformimi më të gjerë që po prek disa prej territoreve më të rëndësishme turistike dhe natyrore të vendit.
“Po shikojmë që të gjitha pikat më të bukura të turizmit, më dominantet, po bien në duart e atyre që ne i quajmë oligarkë. Po marrin të gjithë ajkën e bregdetit”, tha Shabani për Median Amfora.
Ndërsa Sofokli Thoma, aktivist mjedisor në Sarandë, tha se ajo që po ndodh në Manastir nuk mund të shihet e shkëputur nga transformimi më i gjerë i gjithë vijës bregdetare të jugut.
“Këtu, nga Kanali i Çukës deri në Ksamil, ka gërmime nga çekiçët. Nuk e kuptoj se çfarë duan të bëjnë. Edhe ndërtimet në Butrint, ku zona e mbrojtur ishte 150 hektarë, e ulën. Zonën e mbrojtur në Vlorë e bëjnë 800 hektarë. Pse e bëjnë?! Sepse e dinë për ndërtimet”, shpjegoi ai.
Në anën tjetër të kodrës së Manastirit të Shën Gjergjit, po zhvillohet projekti “Manastiri Resort”, në atë që njihet si “Gjiri i Manastirit”. Amfora zbuloi se ky projekt shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi respektimin e detyrimeve që burojnë nga statusi i Parkut Kombëtar të Butrintit si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.
Projektet e Manastirit u bënë të mundura pas miratimit më 22 shkurt 2024 të Ligjit numër 21/2024, i cili ndryshoi zonifikimin “Për Zonat e Mbrojtura”. Ndryshimet zbutën kufizimet e mëparshme dhe krijuan bazën ligjore për lejimin e zhvillimeve turistike, përfshirë strukturat akomoduese edhe në territore të mbrojtura ose pranë tyre. Situata e re solli avancimin e projekteve turistike në zonën e Butrintit dhe të Ksamilit, pasi u kufizua kufiri i zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Fshati Manastir dhe përtej tij projekti në përfundim, “Manastiri Resort”. Foto: Media Amfora
Më larg nga aty, në një tjetër pjesë të lakmuar të bregdetit shqiptar, “Premium Finance Invest” sh.p.k. u shpall “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë” në korrik të vitit 2021 për projektin “Cape of Rodon Faza 1”.
Investimi me vlerë mbi 51.3 milionë euro pranë Gjirit të Lalzit synonte të ngrinte në zonën ende të pazhvilluar të Kepit të Rodonit, një hotel me katër yje me 250 dhoma, 30 vila, një kantinë vere dhe një park ujor, duke përfituar statusin për një periudhë trevjeçare dhe masa mbështetëse të parashikuara nga ligji, përfshirë të drejtën për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës së plazhit përballë kompleksit për një afat deri në 30 vite.
Megjithatë, pavarësisht statusit të investitorit strategjik, projekti nuk arriti të zbatohej brenda afatit të parashikuar. Në korrik të vitit 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi t’ia zgjasë statusin edhe për dy vite, por me një kusht thelbësor: Ajo duhej të dorëzonte dokumentacionin e plotë që provonte marrëveshjet me pronarët privatë ose kalimin e pronësisë për të gjitha parcelat e prekura nga investimi. Por ende tre vite pas marrjes së statusit, projekti vijon të mbetet i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve të pronësisë, duke mos arritur të kalojë në fazën e zbatimit sipas planifikimit fillestar.
Amfora lexoi se në Zonën Kadastrale 3365, ku do të zhvillohet projekti, për një pjesë të mirë të parcelave ndryshe nga konflikti i legalizimeve në Manastir, pretenduesit trashëgimtar të tokave, përfshirë Kishën Françeskane të Shqipërisë, përballen me mbivendosjet e “Ligjit 7501” për ndarjen e tokës bujqësore që pretendojnë të njëjtat parcela, ndërsa nga leximi i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite janë zbuluar regjistrime dhe përfitime të mijërave metrave katrorë më shumë nga sa i takonte ndarjes së tokës bujqësore. Ndërsa vetë prokuroria ka zbuluar falsifikime masive për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes AMTP-ve të tokave bujqësore, që në fakt nuk ishin të tilla dhe kishin si pronarë shtetin ose trashëgimtarë të hershëm.
The post Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir first appeared on Amfora.
Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë
Të premten, me dy postime të njëpasnjëshme, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë ndaj debatit të zhvilluar ditët e fundit në media dhe rrjetet sociale për gjendjen e ujërave termale të Bënjës, duke deklaruar se mungesa e ujit në disa prej vaskave është e përkohshme dhe lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit.
“Zona ndodhet aktualisht në proces rehabilitimi dhe punimet nuk kanë përfunduar ende, ndaj pamjet e publikuara së fundmi pasqyrojnë momente të përkohshme të ndërhyrjeve dhe jo gjendjen përfundimtare që do të marrë destinacioni pas përfundimit të projektit”, shkroi Bashkia e Përmetit në një reagim të publikuar paraditen e 26 qershorit.
Pak orë më vonë, Bashkia e Përmetit publikoi një postim të dytë, ku këmbënguli se kantieri nuk ka përfunduar dhe se boshatisja e vaskave është pjesë e testimeve teknike të projektit.
“Sa flasim, vaskat po mbushen sërish, në mënyrë të kontrolluar, sepse inxhinierët e dinë saktësisht se si kryhet kjo punë”, shkruhet në postimin e Bashkisë së Përmetit, i cili u ripublikua edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, dhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Ditët e fundit, debati për gjendjen e ujërave termale të Bënjës është shoqëruar me reagime të shumta në media, rrjetet sociale dh figura publike. Ndër postimet që morën vëmendje ishte edhe ai i gazetarit Elton Qyno, i cili e cilësoi situatën si një “katastrofë mjedisore” dhe kërkoi nisjen e një hetimi penal për investimin në zonë.
Postimi i Qynos, së bashku me raportimet dhe komentet e tjera të publikuara gjatë ditëve të fundit, e zhvendosën debatin nga niveli lokal në një çështje me jehonë kombëtare, duke sjellë më pas edhe reagimet e institucioneve dhe drejtuesve të lartë të qeverisë.
Reagimi i Bashkisë së Përmetit erdhi pas afro dy javësh debat publik, i cili nisi pasi u ngritën pikëpyetje mbi ndërhyrjet e kryera në ujërat termale të Bënjës, veçanërisht zgjerimin e “Vaskës së Lëkurës” dhe uljen e nivelit të ujit në disa prej vaskave, duke shtuar dyshimet nëse projekti kishte marrë në konsideratë prurjet sezonale të burimeve termale.
Që në fillim të muajit qershor, kur u konstatua rënia e nivelit të ujit në vaskën termale dhe operatorë turistikë, banorë e vizitorë ngritën shqetësime mbi situatën, Media Amfora iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Përmetit për të kërkuar informacion. Bashkia nuk dha një reagim publik për situatën, por iu përgjigj medias duke sqaruar se investimi financohej nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) dhe se për çdo informacion duhej t’i drejtohej këtij institucioni.
Vetëm paraditen e 26 qershorit, pas zgjerimit të debatit në media dhe rrjetet sociale, Bashkia publikoi dy reagime në rrjetet sociale, ku deklaroi se punimet nuk kanë përfunduar ende dhe se mungesa e përkohshme e ujit në disa prej vaskave lidhet me testimet teknike të projektit.
Postimi i dytë i Bashkisë së Përmetit u shoqërua me fotografi nga punimet dhe investimi në zonën e ujërave termale, ku shfaqen pjesë të infrastrukturës së re dhe një prej vaskave me ujë. I njëjti postim u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, duke i dhënë jehonë qëndrimit zyrtar të Bashkisë se mungesa e ujit në disa vaska lidhet me testimet e projektit dhe jo me gjendjen përfundimtare të investimit.
Brenda një ore, postimi i kryeministrit mblodhi mbi 100 komente në Facebook. Në një pjesë të tyre, përdoruesit vunë në dukje se fotografitë nuk paraqisnin vaskën kryesore, e cila ka qenë në qendër të debatit, ndërsa të tjerë kritikuan ndërhyrjet e kryera në zonë dhe betonizimin e saj.
Dy reagimet publike të Bashkisë së Përmetit japin një shpjegim për situatën e krijuar në ujërat termale, duke argumentuar se zona ndodhet ende në proces rehabilitimi, punimet nuk kanë përfunduar dhe se boshatisja e herëpashershme e disa vaskave lidhet me testimet e prurjeve të ujit dhe nivelit të tyre.
Megjithatë, në asnjërin prej dy postimeve nuk bëhet publik ndonjë dokument teknik apo raport që të mbështesë këto pretendime. Bashkia nuk publikon studimin hidrogjeologjik mbi të cilin është projektuar ndërhyrja, rezultatet e testimeve që përmenden në reagim, matjet e prurjeve të ujit para dhe pas punimeve apo një afat se kur do të përfundojë procesi i testimeve.
Po ashtu, reagimet nuk sqarojnë nëse zgjerimi i vaskave dhe ndërhyrjet e kryera kanë ndikuar në mënyrën e furnizimit me ujë termal, një prej pikëpyetjeve që ka shoqëruar debatin publik gjatë javëve të fundit. Deklaratat e Bashkisë japin një shpjegim institucional për situatën, por nuk shoqërohen me të dhëna teknike që do t’i mundësonin publikut verifikimin e tyre.
Projekti “Bënja -Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe synon rikualifikimin e zonës së ujërave termale pranë Kanionit të Langaricës, një prej atraksioneve natyrore më të vizituara në jug të vendit. Investimi, me vlerë rreth 2 milionë euro, përfshin rehabilitimin e vaskave termale, përmirësimin e infrastrukturës turistike, krijimin e hapësirave të reja për vizitorët dhe sistemimin e zonës përreth, me synimin për ta zhvilluar Bënjën si një destinacion të turizmit të qëndrueshëm.
Kjo nuk është hera e parë që projekti në Bënjë ngre debat publik. Në një raportim të mëparshëm, Amfora dokumentoi se punimet ishin shtrirë edhe në Kanionin e Langaricës, ndërsa ekspertë të mjedisit argumentuan se ndërhyrje të tilla në një monument natyre bien ndesh me standardet e mbrojtjes së zonave të mbrojtura.
Banjat e Bënjës ndodhen rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, pranë Kanionit të Langaricës, dhe përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë. Burimet termale formojnë disa vaska natyrore me temperatura të ndryshme, të frekuentuara prej dekadash nga vizitorë vendas e të huaj për vetitë kurative të ujërave, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente si Ura e Katiut dhe Kanioni i Langaricës, të dy zona të mbrojtura.
Aktualisht, zona është në proces rikualifikimi që parashikon rehabilitimin e vaskave termale, përmirësimin e infrastrukturës turistike, krijimin e hapësirave të reja për vizitorët dhe sistemimin e zonës përreth, me synimin për ta zhvilluar Bënjën si një destinacion të turizmit të qëndrueshëm.
FSHZH, institucioni që po zbaton projektin, nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi kërkesës për koment të Amforës, ku u pyet mbi situatën e krijuar në llixhat e Bënjës, statusin e punimeve dhe ndryshimet e raportuara në ujërat termale të zonës.
Debati për ujërat termale të Bënjës mbetet i hapur. Ndërsa institucionet këmbëngulin se situata është e përkohshme dhe lidhet me testimet, dokumentacioni teknik që do të mundësonte verifikimin publik të këtyre pretendimeve nuk është bërë ende publik.
The post Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë first appeared on Amfora.
Banorët shembin rrethimin e hekurt të resortit në Rrjoll
Banorët e Rrjollit protestuan sot kundër ndërtimit të resortit turistik “Blue Borgo”, duke e zhvendosur në bregdetin e Velipojës kundërshtimin publik ndaj projekteve që po dëmtojnë Zonat e Mbrojtura.
Me pankarta në duar dhe me thirrje për mbrojtjen e tokave që pretendojnë se i kanë trashëguar prej brezash, protestuesit kërkuan ndalimin e punimeve dhe rishikimin e projektit. Ata shembën me forcë rrethimin e hekurt të kantierit dhe u futën masivisht në tokat që pretendojnë se i janë marrë me të padrejtë përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë.
“Rrjolli është shtëpia jonë, mos na e merrni të ardhmen”, “Ne jemi fëmijët e Rrjollit, toka jonë nuk preket” dhe “Me prona e Rrjollit nuk ke shans me lujt”, ishin disa nga mesazhet e shfaqura në pankartat gjatë protestës së sotme.
Megjithëse forcat speciale dhe policia lokale ishin të pranishme, ndërhyrja e tyre ishte minimale dhe po ashtu rojet private nuk ndaluan me forcë protestuesit, duke shmangur një përshkallëzim të dhunshëm të situatës si në rastin e Zvërnecit pak javë më parë.
Banorët pretendojnë se projekti po zhvillohet mbi sipërfaqe për të cilat ekzistojnë mosmarrëveshje pronësie dhe se institucionet nuk kanë dëgjuar shqetësimet e komunitetit lokal. Ata kërkojnë transparencë mbi procedurat e ndjekura dhe një proces konsultimi që, sipas tyre, ka munguar.
Protesta vjen pas javësh tensionesh në zonë, ku banorët kanë organizuar tubime të përditshme dhe kanë hyrë edhe në kantierin e punimeve për të shprehur kundërshtimin ndaj investimit. Në qendër të debatit mbetet balanca mes zhvillimit turistik dhe të drejtave të komuniteteve që jetojnë në territoret ku planifikohen investime të mëdha.
Kundërshtimi ndaj resortit në Rrjoll po zhvillohet paralelisht me protestat kombëtare kundër projektit turistik në Zvërnec, duke rikthyer në vëmendje debatin mbi mënyrën se si po zhvillohet turizmi në zonat e ndjeshme bregdetare të vendit.
Projekti turistik “Blue Borgo” po zhvillohet në Rrjoll të Velipojës, brenda Zonës së Mbrojtur, Peizazhi i Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë, një territor me ekosisteme lagunore të ndjeshme dhe biodiversitet me vlera të larta natyrore.
Ndërsa protesta vijon në Rrjoll, kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje dhe informacion mbi “bypass”-in e Shëngjinit, një projekt infrastrukturor që do të lidhë Shëngjinin me Ranën e Hedhun dhe më tej me Velipojën.
Megjithatë, kryeministri Rama ka zgjedhur t’i trajtojë rastet në Zvërnec dhe në Rrjoll si çështje pronësie midis personave privatë dhe kompanive, dhe nuk është ndalur te roli që ai, si drejtues i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, ka në miratimin e projekteve të tilla që prekin direkt Zonat e Mbrojtura.
The post Banorët shembin rrethimin e hekurt të resortit në Rrjoll first appeared on Amfora.
Rihapet debati për zonat e mbrojtura, organizatat civile kërkojnë rishikimin e ligjit
Më 9 qershor, 96 organizata të shoqërisë civile i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë, përmes një kërkese, rishikimin e ligjit për zonat e mbrojtura, duke argumentuar se ndryshimet e miratuara në vitin 2024 dobësojnë mbrojtjen e biodiversitetit dhe cenojnë ekosistemet natyrore.
“Ligji i ndryshuar nr. 21/2024 mund të rrezikojë biodiversitetin dhe habitatet e mbrojtura”, thuhet në kërkesën e organizatave të shoqërisë civile.
Në kërkesën dorëzuar Kuvendit, organizatat shprehen se ndërhyrjet e planifikuara në zonat e mbrojtura dhe ndryshimet në kuadrin ligjor mund të kenë pasoja afatgjata për ekosistemet natyrore, duke vënë në pikëpyetje ruajtjen e habitateve dhe specieve të mbrojtura.
“Investimet turistike dhe infrastrukturore në zonat bërthamë (core zones) mund të sjellin pasoja afatgjata ekologjike”, thuhet më tej në kërkesë.
Organizatat kërkojnë shfuqizimin e dispozitave që, sipas tyre, cenojnë mbrojtjen e zonave të mbrojtura, nisjen e një procesi gjithëpërfshirës konsultimi për harmonizimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, si dhe pezullimin e dhënies së lejeve për zhvillime të reja deri në përfundimin e këtij procesi.
Shqetësimet e organizatave lidhen edhe me zhvillimet e fundit në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro – Nartë, një prej zonave me rëndësi të veçantë për biodiversitetin në vend, ku gjenden mbi 35 habitate të mbrojtura, më shumë se 2,500 specie të florës dhe faunës, si dhe laguna e zona kënetore me vlera të njohura ndërkombëtarisht.
Në dokument ngrihen gjithashtu pikëpyetje mbi bazën ligjore dhe procedurat e ndjekura për zhvillimet e propozuara në zonë, ndërsa organizatat kërkojnë publikimin e plotë të dokumentacionit dhe rritjen e transparencës institucionale në proceset vendimmarrëse që prekin zonat e mbrojtura.
Organizatat shprehen se proceset vendimmarrëse që prekin zonat e mbrojtura duhet të shoqërohen me transparencë dhe konsultim publik, duke argumentuar se qytetarët duhet të informohen për çdo plan apo projekt që prek pasuritë natyrore të vendit.
“Informimi dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen mjedisore nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ligjor”, thuhet në kërkesë.
Organizatat argumentojnë se ndryshimet e miratuara në vitin 2024 kanë zgjeruar mundësinë për zhvillimin e aktiviteteve turistike dhe infrastrukturore brenda zonave të mbrojtura, duke ndryshuar qasjen e deritanishme që vendoste në plan të parë ruajtjen e habitateve dhe biodiversitetit.
Sipas tyre, ndryshimet ligjore krijojnë hapësira për ndërhyrje në zona me vlera të larta natyrore dhe mund të dobësojnë mekanizmat e mbrojtjes që synojnë ruajtjen afatgjatë të ekosistemeve.
Kërkesa e organizatave vjen në një kohë kur debatet mbi zhvillimet në zonat e mbrojtura janë rikthyer në qendër të vëmendjes publike, nga Zvërneci deri te shqetësimet e ngritura  për projekte turistike në zona të ndjeshme ekologjikisht, si Rrjolli.
Rastet ka nxjerrë në pah shqetësimet mbi mënyrën se si po zbatohen ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke paralajmëruar se zhvillime të ngjashme mund të shtrihen edhe në zona të tjera me rëndësi të veçantë ekologjike.
Debati është përqendruar kryesisht te projektet turistike të propozuara në zonë, ndërsa organizatat kërkojnë që çdo vendimmarrje të mbështetet në vlerësime të plota mjedisore dhe në respektimin e standardeve kombëtare dhe europiane për mbrojtjen e natyrës.
Organizatat argumentojnë se mbrojtja e zonave natyrore lidhet drejtpërdrejt me angazhimet që Shqipëria ka marrë në procesin e integrimit europian, duke theksuar se të gjitha zonat e mbrojtura të vendit janë propozuar si zona me interes për komunitetin europian dhe pritet të bëhen pjesë e rrjetit Natura 2000 pas anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sipas tyre, ruajtja e këtyre zonave nuk është vetëm një detyrim ligjor dhe mjedisor, por edhe një kusht për përmbushjen e standardeve europiane që lidhen me mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit.
The post Rihapet debati për zonat e mbrojtura, organizatat civile kërkojnë rishikimin e ligjit first appeared on Amfora.
Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror
Në fillim të muajit qershor, në ujërat termale të Bënjës, që ndodhen pranë Kanionit të Langaricës në Përmet, një prej atraksioneve natyrore më të vizituara në jug të vendit, është vënë re një fenomen që ka nxitur diskutime mes vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë të zonës. Fillimisht janë ngritur shqetësime për rënie të nivelit të ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa më pas “Vaska e Lëkurës”, më e madhja në kompleksin e llixhave, ka mbetur pa ujë.
“Në periudhën e fundit ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime të dukshme në disa prej vaskave, veçanërisht në ‘Vaskën e Lëkurës’, e cila është boshatisur përkohësisht”, tha një prej guidave turistike të zonës, duke kërkuar të mos identifikohet me emër.
Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë. Burimet termale që dalin nga nëntoka formojnë disa vaska natyrore me temperatura që variojnë sipas burimit, ndërsa prej dekadash zona frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj për banjat termale, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente të mbrojtura si Ura e Katiut, një urë osmane e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, dhe Kanioni i Langaricës, i shpallur Monument Natyre për vlerat e tij gjeologjike, ekologjike dhe peizazhore.
Ujërat termale të Bënjës, ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, njihen tradicionalisht për përdorimin e tyre në trajtime relaksuese dhe për probleme të ndryshme të lëkurës, muskujve dhe kyçeve, çka ka bërë që llixhat të mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara turistike dhe kurative në Shqipëri. Megjithatë, javët e fundit zona është vënë në qendër të debatit publik për shkak të uljes së raportuar të nivelit të ujit në disa prej vaskave, përdorimit të betonit në ndërhyrjet e reja dhe shqetësimeve mbi ndikimin që këto ndërhyrje mund të kenë në karakterin natyror të zonës.
Nga burim termal në burim debatesh
Prej disa javësh, në rrjetet sociale dhe mediat në internet janë shtuar diskutimet dhe pretendimet lidhur me ndryshime të vërejtura në ujërat termale të Bënjës. Fotografi, video dhe komente të publikuara nga vizitorë dhe banorë të zonës kanë ngritur pikëpyetje mbi nivelin e ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa debatet janë intensifikuar pas publikimit të imazheve që tregonin “Vaskën e Lëkurës” të boshatisur.
Mungesa e ujit ka ngjallur shqetësim mes një pjese të vizitorëve që e frekuentojnë prej vitesh zonën, sipas guidave turistike që operojnë në Bënjë.
“Turistët që e kanë vizituar më parë Bënjën kanë bërë pyetje dhe kanë shprehur kureshtje për ndryshimet që kanë vënë re. Shqetësimi i tyre kryesor është nëse këto ndryshime janë të përkohshme dhe nëse do të ruhet përvoja autentike që ata kërkojnë kur vizitojnë Bënjën”, tha guida turistike për Median Amfora.
Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe debatit që është zhvilluar ditët e fundit në rrjetet sociale, Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM) tha se deri më tani nuk ka të dhëna që të lejojnë nxjerrjen e përfundimeve mbi shkaqet e situatës.
“Deri në këtë moment nuk disponojmë një vlerësim teknik përfundimtar që të mund të konfirmojë lidhjen e ndryshimeve të raportuara me ndonjë ndërhyrje apo aktivitet të caktuar”, tha ADZM Gjirokastër në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.
Ndërsa vëmendja e vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë është përqendruar te ndryshimet e vërejtura në ujërat termale, të mërkurën faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook, e cila publikon rregullisht informacione dhe zhvillime që lidhen me qytetin, njoftoi se “Vaska e Lëkurës” do të qëndrojë e mbyllur.
” Vaska e Lëkurës, në llixhat e Bënjës do qendrojë e mbyllur pasi inxhinerët hidroteknikë e kanë boshatisur nga uji e po ndërhyjnë për të studiuar fazën e dytë të burimeve të cilët në varësi të stinës ndryshojnë dhe prurjet e ujërave”, shkruhet në njoftimin e publikuar të mërkurën.
Njoftimi e intensifikoi edhe më tej debatin që prej javësh po zhvillohet rreth gjendjes së ujërave termale në Bënjë. Deri të enjten, postimi kishte gjeneruar 133 komente, ku një pjesë e përdoruesve lidhnin ndryshimet e vërejtura në nivelin e ujit me ndërhyrjet e kryera në vaska, veçanërisht me zgjerimin e “Vaskës së Lëkurës”, duke pretenduar se po përsëritej një shqetësim që ishte ngritur publikisht muaj më parë.
Debati mbi ujërat termale po zhvillohet në një kohë kur në Bënjë po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që synon transformimin e zonës përmes ndërhyrjeve në llixha, përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe rritjes së kapaciteteve pritëse për vizitorët.
Sipas dokumenteve të prokurimit, kontrata për zbatimin e projektit u tenderua në tetor të vitit 2024 me një fond limit prej rreth 209.7 milionë lekësh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e parashikuar e punimeve është 16 muaj. Aktualisht, ndërhyrjet në terren vijojnë ende.
Projekti parashikon ndërhyrje të integruara në zonën e Bënjës me synimin për ta kthyer atë në një destinacion turistik të strukturuar dhe me kapacitete më të mëdha pritëse. Ndërhyrjet kanë përfshirë zgjerimin dhe sistemimin e vaskave termale, riorganizimin e hapësirave për vizitorët, krijimin e infrastrukturës mbështetëse dhe përmirësimin e aksesit në zonë, e cila vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.
Për të mësuar më shumë mbi situatën e krijuar në Bënjë dhe ndërhyrjet që po kryhen në zonë, Media Amfora iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Përmetit. Institucioni vendor sqaroi se projekti nuk administrohet prej tij dhe referoi çdo kërkesë për informacion te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si institucioni përgjegjës për investimin.
” .. ju bëjmë me dije me se ky është një investim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për çdo informacion lidhur me këtë investim ju lutem drejtohuni Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)”, shkroi Bashkia Përmet në përgjigjen e saj.
FSHZH, institucioni që po zbaton projektin, nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi një kërkese për koment të Medias Amfora, ku u pyet mbi situatën e krijuar në llixhat e Bënjës, statusin e punimeve dhe ndryshimet e raportuara në ujërat termale të zonës.
Debati për ndikimin e ndërhyrjeve në llixhat e Bënjës nuk është i ri. Në komentet e postimit të “Bashkësia Përmet”, qindra banorë, ish-banorë dhe vizitorë pretenduan se shqetësimet për prurjet e ujit ishin ngritur muaj më parë, duke lidhur ndryshimet e vërejtura me zgjerimin dhe transformimin e vaskave termale.
“Këtë e kam lajmëruar që në 3 shkurt por kush ka sy dhe veshë? Ky fenomen dihet, për më tepër theksohet në verë kur dhe sasia e ujit që vjen nga nëntoka është më e ulët”, shkroi Dritan Laçi, një prej komentuesve me origjinë nga Përmeti, në postimin që njoftonte mbylljen e përkohshme të vaskës.
Një pjesë e komentuesve pretenduan se rënia e prurjeve dhe pasojat e zgjerimit të vaskave ishin paralajmëruar prej muajsh, veçanërisht në prag të sezonit veror kur burimet natyrore përballen me prurje më të ulëta.
Guidat turistike që operojnë në zonë vlerësojnë nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e fluksit në rritje të vizitorëve, por theksojnë se ndërhyrjet duhet të kryhen me kujdes për të mos cenuar elementin kryesor që e ka bërë Bënjën një prej destinacioneve më të njohura natyrore në vend.
“Është shumë e rëndësishme që çdo ndërhyrje të mbështetet në studime serioze dhe të mos cenojë vetë burimin natyror që e bën këtë vend unik”, tha guida turistike e zonës.
Specialistët e ADZM Gjirokastër pranojnë se ndryshimet në prurjet e ujërave termale mund të ndikohen nga faktorë të shumtë natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike dhe luhatjet sezonale të burimeve nëntokësore.
“Regjimi hidrologjik i burimeve natyrore ndikohet nga një sërë faktorësh natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike, reshjet, periudhat e thatësirës, luhatjet sezonale të prurjeve nëntokësore dhe karakteristikat hidro-gjeologjike të sistemit”, tha institucioni.
Çështja ka nxitur reagime edhe në politikën lokale, ku përfaqësues të opozitës kanë kërkuar verifikimin e ndërhyrjeve që po kryhen në zonën e llixhave të Bënjës.
“Thirrje publike Prokurorisë që t’i hetojë sa më shpejt dhe të pezullojë të gjitha punimet në llixhat e Bënjës”, shkroi Arson Lipe, kryetari i Partisë Demokratike në Përmet, të mërkurën në një postim në rrjetet e tij sociale.
Vaska e Lëkurës në muajin maj 2026, kur niveli i ujit kishte nisur të binte ndjeshëm. Foto: Dritan Laçi
Fotot dhe videot e publikuara ditët e fundit kanë nxjerrë në pah praninë e algave në disa pjesë të vaskave termale, si pasojë e uljes së nivelit të ujit, një element që ka ngjallur diskutime të tjera mes vizitorëve dhe komentuesve në rrjetet sociale.
“Sa i përket pranisë së algave, zhvillimi i tyre është një fenomen natyror që mund të ndikohet nga temperatura e ujit, ekspozimi ndaj dritës, prania e lëndëve ushqyese dhe kushtet hidrologjike të momentit”, tha ADZM Gjirokastër.
Megjithatë, institucioni theksoi se deri më tani nuk ka një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar që të lejojë përcaktimin nëse prania e algave lidhet me ndryshime në ekosistem apo me faktorë të tjerë që ndikojnë në zonë.
“Prania e algave, në vetvete, nuk përbën domosdoshmërisht tregues të degradimit të ekosistemit apo të një ndikimi të drejtpërdrejtë nga aktivitete njerëzore, pa një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar”, tha institucioni.
Zhvillim turistik apo humbje e autenticitetit?
Megjithatë, debati rreth ujërave termale është vetëm një pjesë e diskutimit që ka shoqëruar investimin në Bënjë. Që në fazën e zbatimit të projektit, ndërhyrjet në zonë kanë nxitur diskutime mes banorëve, aktivistëve dhe specialistëve të mjedisit, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e tyre në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të jugut të vendit.
Në muajin prill Media Amfora raportoi se punimet e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po shtriheshin pranë Kanionit të Langaricës, një monument natyre dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës-Dangëlli. Në terren u konstatuan ndërhyrje me beton, zgjerim i vaskave ekzistuese dhe krijimi i infrastrukturës së re turistike, zhvillime që ngjallën reagime mbi mënyrën se si po transformohej një zonë e njohur për karakterin e saj natyror.
Reagimet e publikut në rrjetet sociale tregojnë se shqetësimi nuk lidhet vetëm me nivelin e ujit në vaska. Në qindra komente të publikuara pas njoftimit për mbylljen e përkohshme të “Vaskës së Lëkurës”, komentuesit kritikuan mënyrën se si po transformohet zona, duke argumentuar se ndërhyrjet po largohen nga karakteri natyror që e bëri Bënjën një prej destinacioneve më të njohura të turizmit natyror në Shqipëri.
Në pjesën më të madhe të tyre, komentuesit shprehin shqetësimin se zgjerimi i vaskave, përdorimi i betonit dhe transformimi i peizazhit po ndryshojnë karakterin e një zone që për dekada është identifikuar me burimet termale, Kanionin e Langaricës dhe autenticitetin e saj natyror.
Pjesë nga Kanioni i Langaricës pranë Bënjës, zona ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”. Foto: Media Amfora
Edhe guidat turistike që punojnë prej vitesh në zonë vlerësojnë se investimi mund të sjellë përfitime për ekonominë lokale, duke përmirësuar eksperiencën e vizitorëve, zgjatur kohën e qëndrimit të tyre në zonë dhe krijuar më shumë mundësi për hotelet, restorantet, bujtinat, guidat turistike dhe bizneset e tjera që lidhen me turizmin. Megjithatë, sipas tyre, suksesi i investimit nuk do të matet vetëm me infrastrukturën e re apo numrin e vizitorëve, por edhe me aftësinë për të ruajtur karakterin natyror dhe autenticitetin që e kanë bërë Bënjën të njohur.
“Nëse humbet autenticiteti i vendit dhe Bënja perceptohet si tepër e transformuar, ekziston rreziku që të humbasë një pjesë tërheqëse të identitetit të saj”, përfundoi guida turistike.
Debatet mbi ndërhyrjet në hapësirat me vlera natyrore dhe kulturore në Përmet nuk janë të reja. Në muajin janar një tjetër investim publik, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale për Luginën e Vjosës pranë Gurit të Përmetit, nxiti kundërshtime nga banorë dhe specialistë, të cilët ngritën shqetësime mbi ndikimin e projektit në peizazhin dhe identitetin e qytetit.
The post Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror first appeared on Amfora.
Çfarë po mbrohet në Zvërnec?
Më 3 qershor, protesta kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Zvërnecit vijoi në Tiranë dhe u përshkallëzua edhe në Durrës, ku kundërshtarët e projektit kërkuan ndalimin e zhvillimit që sipas tyre cenon një nga zonat me vlera të veçanta natyrore në bregdetin shqiptar.
Por, përtej protestave, kryeministri Edi Rama vazhdon të shfaqet i palëkundur ndaj projektit. Të enjten ai publikoi në rrjetet sociale një video nga zona e Zvërnecit, e cila sipas tij i ishte dërguar nga një qytetar, duke e shoqëruar me mesazhin: “tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, shkroi Rama në postimin e tij.
Zona e Zvërnecit, ku planifikohet ndërtimi i projektit turistik, shtrihet në territorin e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, një zonë që dokumentet zyrtare e identifikojnë si një nga hapësirat me vlerat më të rëndësishme natyrore në bregdetin shqiptar.
Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë”, publikuar në vitin 2019 në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Laguna e Nartës përshkruhet si “laguna e dytë bregdetare më e madhe në Shqipëri”, ndërsa dokumenti thekson se ky habitat është “shumë i njohur për vlerat e mëdha të biodiversitetit të saj”. Sipas planit, laguna shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2,900 hektarësh dhe përbën pjesën qendrore të territorit të mbrojtur.
“Kompleksi ligatinor i Vjosë-Nartës ofron kushte ideale për dimërimin dhe folezimin e një numri të madh të llojeve të shpendëve të lidhur me mjediset ujore”, shkruhet në planin e menaxhimit. Plani evidenton se në lagunë janë regjistruar rreth 30 mijë shpendë, ndërsa zona strehon më shumë se 23 për qind të llojeve ujore dimëruese të Shqipërisë.
Sipas dokumentit, territori përfshihet në rrjetin Emerald të Konventës së Bernës, njihet si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA) me emrin “Laguna e Nartës” dhe si Zonë Kryesore e Biodiversitetit (KBA) në nivel global.
Sipas planit zona përmbush kriteret e Konventës Ramsar, traktati ndërkombëtar për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, për numrin e përgjithshëm të shpendëve dimërues, me më shumë se 34 mijë individë të regjistruar. Sipas dokumentit, këto të dhëna e rendisin Vjosë-Nartën ndër zonat më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri dhe Rajonin Mesdhetar Lindor.
Kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës mesjetare. Foto: Media Amfora
Flamingot dhe fauna e mbrojtur
Kompleksi lagunor përbën një nga habitatet më të rëndësishme në vend për shpendët ujorë. Dokumenti evidenton praninë e flamingos së madhe (Phoenicopterus roseus), një prej specieve më të njohura të zonës, e cila shfrytëzon lagunën për ushqim dhe dimërim.
Përveç flamingove, dokumenti identifikon Vjosë-Nartën si habitat të rëndësishëm për një numër të madh speciesh shpendësh ujorë, duke përfshirë rosat, çafkat, karabullakët, pelikanët dhe specie të tjera migratore që përdorin lagunën si vend pushimi, ushqimi dhe folezimi gjatë lëvizjeve sezonale.
Fauna e zonës nuk kufizohet vetëm te shpendët. Plani i menaxhimit evidenton praninë e gjitarëve, zvarranikëve, amfibëve dhe peshqve që lidhen me ekosistemet lagunore, pyjore dhe bregdetare të Vjosë-Nartës. Ndër speciet me interes të veçantë për ruajtjen përmenden edhe breshkat detare, të cilat përdorin ujërat bregdetare të zonës si pjesë të habitatit të tyre natyror.
Sipas dokumentit, kombinimi i lagunës, kriporeve, dunave ranore, pyjeve bregdetare dhe mjediseve ujore ka krijuar kushte për një biodiversitet të pasur, duke e kthyer Vjosë-Nartën në një nga territoret më të rëndësishme për ruajtjen e faunës në Shqipëri.
Përtej lagunës, veçohen tre habitate që i konsideron karakteristike për rajonin: dunat e rërës, Lagunën e Nartës dhe Kriporet e Nartës. Sipas planit të menaxhimit, dunat e kompleksit Vjosë-Nartë përbëjnë “dunat e fundit të mbetura të bregdetit shqiptar”, pasi pjesa më e madhe e dunave të vendit është shkatërruar ndër vite.
Pishë-Poro, pylli që mbron bregdetin
Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë” zona e Pishë-Poros përfaqëson një sistem dunash ranore të zhvilluara deri në 6-8 metra lartësi, të shoqëruara me bimësi psamofite, higrofile dhe halofite. Pjesa më e madhe e territorit mbulohet nga pylli i pishës.
Dokumenti vëren se një pjesë e dunave është dëmtuar nga marrja e paligjshme e rërës, por theksohet se ish-Rezerva Natyrore e Menaxhuar e Pishë-Poros “është akoma në gjendje të mirë” dhe se pjesët e degraduara mund të rikuperohen përmes ndërhyrjeve të duhura.
Pylli i pishës shtrihet në rreth 1,200 hektarë dhe përbën një nga habitatet më karakteristike të kompleksit Vjosë-Nartë.
Vlerat historike dhe arkeologjike
Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, zona mbart vlera historike dhe arkeologjike që dokumenti i cilëson si unike dhe me interes për vizitorët. Dokumenti vëren se këto vlera duhet të ruhen dhe të promovohen, ndërsa disa prej tyre, si Manastiri i Zvërnecit, kanë nevojë për ndërhyrje rehabilituese për të nxjerrë në pah rëndësinë e tyre.
Kisha e Shën Mërisë
E vendosur në ishullin e Zvërnecit, në pjesën jugore të Lagunës së Nartës, Kisha e Shën Mërisë është një Monument Kulture që daton në shekullin e XIII. Sipas planit të menaxhimit, objekti njihet për pikturat murale dhe gdhendjet në dru që paraqesin motive flore dhe faune. Kisha përdoret edhe sot si vend kulti, ndërsa çdo 15 gusht në ishull zhvillohet festa tradicionale me origjinë fetare.
Treporti
Në perëndim të Lagunës së Nartës, pranë fshatit Zvërnec, ndodhet zona arkeologjike e Treportit. Sipas dokumentit, gërmimet kanë treguar praninë e ndërtimeve antike që datojnë nga periudha greko-romake. Treporti ka shërbyer si një port i rëndësishëm që lidhte Aulonën me qendra të tjera antike si Apolonia, Oriku dhe Amantia.
Spinarica
Pylli bregdetar i Pishë Poros formon një brez natyror që ndan lagunën nga Deti Adriatik. Foto: Media Amfora
Plani i menaxhimit përmend edhe Spinaricën, e cila sipas dokumenteve të shekullit XII ishte një nga qytetet mesdhetare të Adriatikut. E vendosur pranë Lagunës së Nartës, në grykëderdhjen e lumit Vjosa, Spinarica njihej si një qendër e rëndësishme tregtare për drithërat, blegtorinë, leshin dhe hekurin. Dokumenti vëren se pas shekullit XV qyteti humbi rëndësinë e tij dhe nuk përmendet më në burimet historike, ndërsa rrënojat e tij nuk janë zbuluar ende.
Vlerat natyrore, historike dhe kulturore të evidentuara në Planin e Menaxhimit të vitit 2019 ishin ndër arsyet që territori i Vjosë-Nartës gëzonte status të mbrojtur sipas ligjit nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. Ligji synonte ruajtjen e habitateve, biodiversitetit dhe peizazheve natyrore, ndërsa aktivitetet e lejuara dhe të ndaluara brenda zonave të mbrojtura përcaktoheshin në aktet e shpalljes dhe dokumentet e menaxhimit të secilës zonë.
Në vitin 2024, Kuvendi miratoi ligjin e ri, i cili solli ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Qeveria argumentoi se ndryshimet synonin të adresonin problematika të menaxhimit dhe zhvillimit të territorit, ndërsa organizatat mjedisore kundërshtuan ndryshimet duke argumentuar se ato hapin rrugë për zhvillime dhe ndërtime në zona që më parë gëzonin mbrojtje më të fortë. Ndryshimet krijuan mundësinë ligjore për zhvillime dhe investime në kategori të caktuara të zonave të mbrojtura, një debat që është shfaqur edhe në raste si Rrjolli, Gjiri i Manastirit dhe së fundmi Zvërneci.
Nga Laguna e Nartës dhe mijëra shpendët që dimërojnë në të, te dunat ranore, pylli i Pishë-Poros, Manastiri i Zvërnecit dhe gjurmët arkeologjike të Treportit e Spinaricës, dokumentet zyrtare tregojnë se territori ku planifikohet projekti përfshin një kombinim të rrallë vlerash natyrore, historike dhe kulturore. Pikërisht këto vlera kanë qenë në qendër të debatit publik të ditëve të fundit për të ardhmen e zonës. Pikërisht këto vlera kanë qenë në qendër të kundërshtimeve ndaj projektit dhe të debatit publik për të ardhmen e territorit.
The post Çfarë po mbrohet në Zvërnec? first appeared on Amfora.
Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor
“Peshkaqen i fondeve mjedisore”, që dyshohet se “kanalizon fondet e mbrojtjes së natyrës në shpenzime luksi, dreka të shtrenjta dhe qëndrime në hotele elitare”, shkruhej në artikullin e publikuar më 18 maj nga portali “TVA News”, i cili kishte në qendër drejtorin ekzekutiv të organizatës Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Aleksandër Trajçe.
Me titullin “Për llogari të kujt po i vë zjarrët Aleksandër Trajçe?”, artikulli u shpërnda më pas edhe nga portali “JOQ Albania”, duke gjeneruar reagime dhe debat në rrjetet sociale. Në komentet e publikut shfaqeshin si mbështetje për aktivistin mjedisor, ashtu edhe akuza dhe gjuhë denigruese ndaj tij.
Ndërsa në mediat në internet dhe rrjete sociale publikoheshin akuza dhe insinuata ndaj Aleksandër Trajçes, në terren kishte nisur të zhvillohej një konflikt i hapur për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës në Vlorë. Organizata mjedisore PPNEA denoncoi publikisht punimet në zonë, duke i cilësuar ato të paligjshme për shkak të mungesës së transparencës dhe dokumentacionit publik mbi projektin, ndërsa ngriti shqetësime për dëmtimin e habitateve natyrore, kufizimin e aksesit të qytetarëve dhe raste agresiviteti ndaj aktivistëve dhe gazetarëve gjatë dokumentimit në terren.
Sipas organizatës, publikime të tilla synojnë të largojnë vëmendjen nga konflikti real që po zhvillohet në terren dhe nga denoncimet për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.
“Të gjitha këto zhurmime janë sepse ata e dinë që janë në ilegalitet, e dinë që janë duke bërë gjithçka kundër çdo lloj norme, procesi dhe zbatimi të ligjit. Fillojnë merren me sulme të tilla që të minojnë përpjekjet dhe të shfokusojnë vëmendjen e njerëzve, që të mos merren me problemin, por të merren me individë apo aktorë,” tha Aleksandër Trajçe.
Ai shtoi se organizata nuk dëshiron t’u japë më shumë vëmendje publikimeve të tilla, pasi sipas tij ato janë pjesë e një përpjekjeje për delegjitimimin e zërave kritikë ndaj zhvillimeve që ai i konsideron të paligjshme në zonat e mbrojtura.
Sipas Aleksandër Trajçes, organizata është përballur edhe më herët me forma presioni dhe sulmesh në internet gjatë konflikteve mjedisore, por sipas tij, situata së fundmi është bërë më agresive.
“Në të kaluarën kemi pasur edhe faqe në rrjete sociale që janë hapur thjesht me qëllimin për të na sulmuar dhe më pas janë mbyllur. Çdo lloj zhurmimi tjetër është i qëllimshëm, sepse ata e dinë që janë në gabim dhe po përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të mbuluar faktin që janë në gabim,” tha ai për Median Amfora.
Trajçe shtoi se fokusi i organizatës mbetet te mbrojtja e natyrës, zbatimi i ligjit dhe interesi publik, ndërsa debatet që largojnë vëmendjen nga problematikat në terren i konsideron pjesë të një përpjekjeje për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet mjedisore.
Publikime të tilla nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një narrative që përsëritet sa herë organizatat mjedisore apo individë përfshihen në konflikte për mbrojtjen e zonave natyrore apo mjedisit. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Zall-Gjoçaj, një zonë ku prej vitesh aktivistë dhe banorë kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe ekosistemin përreth.
Zall-Gjoçaj dhe “kundërpërgjigjja” në internet
Rasti i Zall-Gjoçajt është një nga shembujt më të qartë të mënyrës se si konfliktet mjedisore në Shqipëri shoqërohen paralelisht edhe me narrativa linçuese dhe tentativa për diskreditimin e personave që reagojnë dhe kundërshtojnë publikisht këto projekte.
Aktivistët që kundërshtuan ndërtimin e hidrocentraleve në zonë raportuan se në shkurt 2026 ishin hapur faqe anonime në “Facebook” dhe “Instagram”, ku publikoheshin video të montuara dhe materiale që, sipas tyre, kishin si qëllim diskreditimin publik të aktivistëve dhe krijimin e presionit psikologjik për të hequr dorë nga kauza e tyre.
“Është më se e vërtetë që sa herë ka nisma në mbrojtje të mjedisit ka kundërpërgjigje edhe në internet”, tha aktivisti Dhimitër Koleci.
Sipas tij, gjatë konfliktit në Zall-Gjoçaj u hapën faqe anonime me emrin e zonës, të cilat publikonin materiale kundër aktivistëve, ndërsa përmbajtjet në rrjetet sociale shoqëroheshin me video të montuara, shpërndarje fotosh dhe sulme personale ndaj tyre.
“Veç ‘luftës’ psikologjike, jemi përballur me këtë fushatë dezinformuese në rrjetet sociale, pasi asgjë nuk ishte reale, por e qëllimshme”, u shpreh ai për Median Amfora.
Prej vitesh, aktivistët e Zall-Gjoçajt janë përfshirë në beteja ligjore dhe publike kundër ndërtimit të hidrocentraleve në zonë, duke ndjekur procese gjyqësore dhe denoncime publike për ndikimin e projekteve në mjedis. Gjatë kësaj periudhe, përveç proceseve gjyqësore dhe padive për “prishje imazhi” nga kompania e hidrocentraleve, aktivistët lokalë janë përballur edhe me intensifikimin e dezinformimit sa herë që konflikti në terren përshkallëzohej.
“I jam drejtuar edhe strukturave të krimit kibernetik, por jo çdo gjë mund të ndiqet me mundësitë që ka komuniteti lokal”, tha Dhimitër Koleci. Sipas tij, një prej faqeve anonime të hapura gjatë konfliktit vazhdon të jetë ende aktive.
Pas rasteve të Zall-Gjoçajt dhe Pishë Poro-Nartës, një tjetër konflikt ku banorët raportojnë presion dhe sulme në internet është ai i Rrjollit, ku kundërshtimi ndaj projekteve turistike është shoqëruar edhe me profile false dhe përmbajtje denigruese në rrjetet sociale.
Rrjolli dhe profilet false në “TikTok”
Një tjetër konflikt i hapur mjedisor që është shoqëruar me tensione në terren është ai i Rrjollit, një zonë bregdetare në Njësinë Administrative Velipojë, ku banorët prej muajsh kundërshtojnë projektet turistike dhe zhvillojnë protesta e procese ligjore për mbrojtjen e tokave që i konsiderojnë të trashëguara nga të parët. Paralelisht me betejën për pronat, banorët thonë se janë përballur edhe me një fushatë shpifjesh dhe presioni në internet, ku nuk kanë munguar etiketimet si “gjobëvënës” dhe gjuha denigruese përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.
Sipas banorëve të zonës, gjatë konfliktit janë hapur profile false në rrjetin social “TikTok” që publikojnë përmbajtje që kanë nxitur tensione dhe reagime fyese në internet.
“Deri dhe ‘gjobëvënës’ na kanë etiketuar sa herë që publikojmë reagimet tona apo media raporton protestat në terren. Këto bëhen nga adresa të rreme që dukshëm janë hapur së fundmi,” tha Luciana Koka-Shullani, banore e Rrjollit.
Fotot e publikuara nga banorët tregojnë profile anonime që shpërndajnë video dhe përmbajtje fyese ndaj personave të përfshirë në protestat kundër projekteve turistike në zonë. Në shumë prej rasteve, përmbajtjet nuk fokusohen te debati mbi projektet apo konfliktin për tokën, por te sulmet personale, etiketimet dhe denigrimi publik i banorëve që kundërshtojnë zhvillimet në territor.
Konflikti i Tragjasit është një tjetër shembull i mënyrës se si në mes të përplasjeve për burimet natyrore dhe projektet turistike shfaqen edhe faqe anonime në rrjetet sociale, të cilat prezantohen si burime zyrtare informacioni dhe ndërhyjnë drejtpërdrejt në debatin publik rreth projektit.
Tragjasi dhe faqet anonime në mbështetje të projektit të ujësjellësit
Në Tragjas, ku prej muajsh banorët kundërshtojnë projektin e ujësjellësit që parashikon marrjen e ujit nga burimi Izvor për furnizimin e zonave turistike në bregdetin e Himarës, konflikti në terren është shoqëruar paralelisht me një fushatë intensive në rrjetet sociale.
Një prej faqeve më aktive është ajo me emrin “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” në “Instagram”, e cila nisi aktivitetin në shkurt 2025, në periudhën kur konflikti për projektin u përshkallëzua publikisht. Në postimet e saj publikohen vazhdimisht video, materiale dhe përmbajtje propagandistike në mbështetje të projektit, ndërsa në shumë raste kundërshtarët e projektit paraqiten si pengues të zhvillimit apo persona që po manipulojnë komunitetin lokal.
Faqja nuk identifikon publikisht administratorët e saj dhe nuk paraqitet si kanal zyrtar institucional, ndërsa përmbajtjet e publikuara shoqërohen edhe me reklama të sponsorizuara në rrjetet sociale për të rritur shpërndarjen e postimeve.
Në vend që debati të fokusohej te ndikimi i projektit mbi burimet ujore dhe shqetësimet e ngritura nga banorët, përmbajtjet e publikuara në këto faqe shpesh zhvendosnin vëmendjen te sulmet ndaj protestuesve dhe vënia në dyshim e motiveve të tyre.
Nga veriu në jug të vendit, konfliktet mjedisore në Shqipëri mbeten të hapura dhe të shoqëruara me tensione të forta publike. Pavarësisht dallimeve mes rasteve, një element duket se përsëritet në secilin prej tyre: paralelisht me konfliktin në terren zhvillohet edhe një fushatë dezinformimi dhe presioni në internet, ku aktivistët, organizatat mjedisore dhe komunitetet lokale përballen me narrativa diskredituese, profile false, gjuhë denigruese dhe tentativa për të zhvendosur debatin nga çështjet mjedisore te delegjitimimi i personave që i kundërshtojnë këto projekte.
The post Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor first appeared on Amfora.
Qendra Amfora kërkon transparencë dhe auditim për projektin TID Durrës
Me një deklaratë publike të nisur më 18 maj drejt institucioneve qendrore dhe lokale, Qendra Amfora ka kërkuar transparencë institucionale, auditim të pavarur procedural dhe pezullim të ndërhyrjeve të pakthyeshme për projektin TID Durrës, pas shqetësimeve të ngritura gjatë forumit qytetar të zhvilluar prej saj më 28 shkurt mbi ndikimin e projektit në trashëgiminë kulturore dhe zonën historike të qytetit.
“Deklarata i është nisur Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit të Shqipërisë, Bashkisë Durrës, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, si dhe institucioneve të tjera qendrore e lokale, përfshirë për dijeni edhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF)”, shkruhet në përmbajtjen e deklaratës.
Deklarata është firmosur nga drejtori ekzekutiv i Qendrës Amfora, Geri Emiri, ekspertët arkitektë dhe urbanistë Entela Koja-Spahivogli dhe Artan Kacani, ndërsa në përmbajtjen e saj kërkohet transparencë e plotë dokumentare, auditim i pavarur procedural dhe mbrojtje e trashëgimisë kulturore në zonën historike të Durrësit.
“Pezullimin e menjëhershëm të çdo ndërhyrjeje të pakthyeshme në zonën historike të Durrësit deri në përfundimin e procesit të verifikimit procedural, transparencës dokumentare dhe vlerësimit të pavarur profesional”, shkruhet në deklaratë.
Deklarata vjen pas forumit qytetar të organizuar nga Qendra Amfora më 28 shkurt në Durrës, ku ekspertë të urbanistikës, trashëgimisë kulturore, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë diskutuan ndikimin e projektit TID Durrës në zonën historike të qytetit. Forumi u zhvillua me synimin për të nxitur transparencën publike, debatin profesional dhe përfshirjen qytetare në vendimmarrjet që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin urban.
Në deklaratë kërkohet gjithashtu rritje e transparencës institucionale dhe përfshirje e ekspertëve të pavarur e qytetarëve në proceset vendimmarrëse që lidhen me projektin TID.
“Garantimin e aksesit publik mbi dokumentacionin teknik dhe procedurat vendimmarrëse që lidhen me projektin TID Durrës, si dhe përfshirjen e ekspertizës së pavarur dhe konsultimit qytetar në çdo ndërhyrje që prek trashëgiminë kulturore dhe identitetin historik të qytetit”, shkruhet më tej në deklaratë.
Në deklaratë shpjegohet se shqetësimet e ngritura gjatë forumit qytetar e kanë bërë të nevojshëm reagimin publik dhe institucional të Qendrës Amfora ndaj projektit TID Durrës, për shkak të mungesës së transparencës dhe paqartësive mbi procedurat që prekin zonën historike të qytetit. Ekspertët e përfshirë në deklaratë ngrenë shqetësime për ndërhyrje që mund të cenojnë trashëgiminë kulturore, identitetin urban dhe integritetin historik të Lagjes “Kala”, duke theksuar nevojën për verifikim të pavarur profesional dhe respektim të standardeve të mbrojtjes së trashëgimisë. Në deklaratë theksohet se çdo ndërhyrje në zonat historike duhet të garantojë mbrojtjen e interesit publik, memories urbane dhe identitetit kulturor të qytetit.
Projekti TID Durrës po realizohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Bashkia Durrës, si pjesë e një ndërhyrjeje urbane dhe kulturore në zonën historike të qytetit. Projekti synon restaurimin e trashëgimisë kulturore, rikualifikimin urban dhe zhvillimin turistik të zonës historike, por prej rreth nëntë muajsh është kundërshtuar me protesta nga një pjesë e banorëve të lagjes “Kala”, të cilët kanë ngritur shqetësime për mungesë transparence, procesin e konsultimit publik dhe ndërhyrjet që prekin banesat e tyre dhe identitetin historik të zonës.
Në deklaratë theksohet se Qendra Amfora do të vijojë ndjekjen publike dhe institucionale të projektit TID Durrës përmes monitorimit, angazhimit qytetar dhe bashkëpunimit me ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore dhe urbanistikës. Dokumenti thekson gjithashtu nevojën për dialog institucional, transparencë të vazhdueshme dhe përfshirje të komunitetit lokal në çdo proces vendimmarrës që prek zonën historike dhe identitetin urban të Durrësit, duke kërkuar që çdo ndërhyrje të mbështetet në standarde profesionale dhe ekspertizë të pavarur.
The post Qendra Amfora kërkon transparencë dhe auditim për projektin TID Durrës first appeared on Amfora.