Lajme - Amfora

Shfuqizimi i zonës së zhvillimit në Durrës, banorët kërkojnë pezullimin e projektit TID
Shfuqizimi i vendimit të vitit 2020 për zonën e re për zhvillim në Durrës ka rikthyer më 1 shtator kundërshtitë e banorëve ndaj projektit “TID Durrës”, të cilët kërkojnë pezullimin e tij dhe sqarimin e pasojave juridike të vendimit të qeverisë.

Kërkesa, e hartuar më 28 gusht nga Grupimi Qytetar kundër Projektit ‘TID Durrës’, së bashku me avokatin përfaqësues të pronarëve të prekur, u dorëzua më 1 shtator në Bashkinë Durrës. Dokumenti i drejtohet edhe disa institucioneve qendrore dhe kërkon informacion për pasojat e vendimit të qeverisë, por edhe marrjen e masave konkrete ndaj projektit.

Qeveria, përmes vendimit nr. 621 të datës 30 korrik 2026, shfuqizoi VKM-në nr. 442 të vitit 2020, e cila kishte shpallur zonën e re për zhvillim në Njësinë Administrative Durrës dhe kishte caktuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

Referuar kërkesës së banorëve, mbi bazën e këtij vendimi ishte miratuar më pas Plani i Detyruar Vendor nr. 39, datë 19.5.2021, për Zonën 5, Bashkia Durrës, ndërsa me këtë territor lidhet edhe projekti “Restaurimi dhe Rikualifikimi Urban i Zonës Perspektive TID, Parku Arkeologjik Durrës”.

“Shfuqizimi i këtij akti ndryshon bazën territoriale dhe juridike mbi të cilën janë mbështetur vendimmarrjet e mëvonshme, përfshirë projektin: ‘Restaurimi dhe Rikualifikimi Urban i Zonës Perspektive TID, Parku Arkeologjik Durrës’”, argumentohet në kërkesën e grupimit.

Një prej pikave të ngritura lidhet drejtpërdrejt me pronat e parashikuara për t’u prekur nga projekti. Referuar dokumentacionit të administruar nga grupimi, nga 74 prona të parashikuara për shpronësim, rreth 20 prej tyre, sipas banorëve, nuk duhet të jenë më objekt prishjeje apo ndërhyrjeje.

“Sipas dokumentacionit të administruar dhe krahasimit paraprak të gjurmës së projektit, nga 74 pronat e parashikuara për shpronësim, rezulton se rreth 20 prona nuk duhet të jenë më objekt prishjeje apo ndërhyrjeje”, thuhet në kërkesë.

Pas dorëzimit të kërkesës, Entela Koja, përfaqësuese e banorëve, tha për mediat se projekti po rishikohet edhe sa i përket pronave të prekura.

“Duan të japin përshtypjen se projekti po vijon, por në fakt projekti ka rënë që në momentin që ata diskutojnë për rishikim dhe rishikimi ka ardhur edhe tek pronat që një pjesë e mirë e banorëve tashmë po sigurojnë dokumentet e pronave që ishin lënë me vite të pambyllura”, tha për mediat Entela Koja, përfaqësuese e banorëve.

Për këtë arsye, grupimi kërkon nga institucionet të sqarojnë nëse Plani i Detyruar Vendor për Zonën 5 vazhdon të jetë juridikisht në fuqi pas shfuqizimit të VKM-së së vitit 2020, si dhe çfarë pasojash sjell vendimi i ri për procedurat e projektit, shpronësimet dhe pronat e prekura.

Kërkesat e banorëve shkojnë përtej marrjes së informacionit. Në dokument kërkohet “pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të projektit ‘TID Durrës’ në të gjithë gjurmën e tij”, së bashku me pezullimin e procedurave të shpronësimit, prishjeve, ndërhyrjeve fizike, financimit, prokurimit dhe kontraktimit.

Grupimi kërkon gjithashtu pezullimin e veprimeve administrative ndaj pronarëve të prekur dhe “fillimin e procedurave administrative dhe ligjore për anulimin e plotë të projektit ‘TID Durrës’”.

Projekti TID parashikon ndërhyrje urbane në zonën historike pranë Amfiteatrit të Durrësit. Banorët e zonës e kundërshtojnë prej muajsh, duke ngritur shqetësime për pronat e prekura, procesin e shpronësimeve dhe transparencën, ndërsa në maj kërkuan rishikimin e projektit dhe ndalimin e proceseve që lidhen me prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Kërkesa e dorëzuar më 1 shtator shoqërohet nga nënshkrimet e 65 banorëve. Në të kërkohet gjithashtu vënia në dispozicion e hartës së përditësuar të Zonës 5 dhe gjurmës së projektit TID, listës së pronave dhe objekteve të prekura, si dhe listës së pronave që nuk rezultojnë më objekt prishjeje ose shpronësimi.

The post Shfuqizimi i zonës së zhvillimit në Durrës, banorët kërkojnë pezullimin e projektit TID first appeared on Amfora.

Hyjnë në fuqi rregullat e reja në GJKKO, gazetarët paralajmërojnë hapa kundër vendimit
Raportimi nga seancat në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndryshon nga kjo e martë me hyrjen në fuqi të rregullores së re për sigurinë, rendin dhe sjelljen në ambientet e saj. Kufizimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave është një nga pikat që ka ngritur shqetësimin e gazetarëve, të cilët i përdorin pajisjet edhe për të komunikuar me redaksitë dhe për të raportuar zhvillimet nga proceset gjyqësore.

Hyrja në fuqi e rregullave të reja solli reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili shprehu “keqardhjen dhe zhgënjimin” që ato nisën të zbatohen pavarësisht shqetësimeve dhe rekomandimeve që, sipas AGSH-së, ishin ngritur më herët nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare të medias.

AGSH reagoi më 1 shtator pasi kishte kërkuar që përpara hyrjes në fuqi të rregullores të zhvillohej një proces konsultimi me gazetarët dhe organizatat përfaqësuese të medias, veçanërisht për dispozitat që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e reporterëve.

“Ne vlerësojmë rolin dhe përgjegjësinë e GJKKO-së për garantimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore, por besojmë se ky objektiv mund dhe duhet të harmonizohet me të drejtën e medias për të raportuar dhe me të drejtën e publikut për t’u informuar”, thuhet në reagimin e AGSH-së.

Rregullorja “Për sigurinë, rendin, solemnitetin dhe rregullat e sjelljes në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” hyri në fuqi më 1 shtator 2026. Ajo vendos rregullat për sigurinë, rendin dhe sjelljen brenda ambienteve të Gjykatës, ndërsa zbatimi i tyre i ngarkohet administratës gjyqësore dhe strukturave përgjegjëse për sigurinë.

Në përfundim të reagimit, shoqata e medias deklaroi se mbetet e gatshme për bashkëpunim dhe dialog me Gjykatën.

“Ne mbetemi të gatshëm për bashkëpunim dhe dialog konstruktiv, por do të përdorim të gjitha mjetet për ta atakuar këtë vendim”, përfundoi reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

The post Hyjnë në fuqi rregullat e reja në GJKKO, gazetarët paralajmërojnë hapa kundër vendimit first appeared on Amfora.

Dhuna ndaj kamerierit në Golem, në burg xhaxhai i armatosur dhe dy të arrestuarit
Gjykata e Durrësit la në burg pa afat 47-vjeçarin Melison Nela, xhaxhain e kamerierit 18-vjeçar Genti Nela, i cili u dhunua më 29 gusht në hotelin ku punonte në zonën e Malit të Robit, në Golem.

Nela u arrestua pasi policia e ndaloi pranë hotelit, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit iu gjetën një armë zjarri automatike, tre karikatorë dhe 84 fishekë. Sipas policisë, ai dyshohet se po shkonte drejt hotelit për t’u hakmarrë ndaj personave që kishin dhunuar nipin e tij.

Më herët gjatë së hënës, Gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest në burg” me afat 45-ditor për Florian Habilajn, 28 vjeç dhe Enold Dragotin, 20 vjeç, të arrestuar për dhunimin e 18-vjeçarit.

Dy të arrestuarit akuzohen nga prokuroria për “plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim”.

Ngjarja nisi pas një konflikti për pagesën e punës së 18-vjeçarit, i cili punonte si kamerier në lokalin e hotelit. Sipas të dhënave të policisë, Genti Nela dyshohet se u dhunua nga Florian Habilaj, Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe shtetasi me inicialet M. M., ndërsa pas dhunës u dërgua në spital.

Florian Habilaj dhe Enold Dragoti u arrestuan, ndërsa Arbër Habilaj, 36 vjeç, u shpall në kërkim. M. M., 36 vjeç, u procedua në gjendje të lirë.

Gjatë hetimeve, policia konstatoi se vendi ku kishte ndodhur ngjarja ishte pastruar, ndërsa pajisja që regjistronte dhe ruante pamjet e kamerave të sigurisë ishte hequr dhe kabllot e kamerave ishin prerë.

The post Dhuna ndaj kamerierit në Golem, në burg xhaxhai i armatosur dhe dy të arrestuarit first appeared on Amfora.

Tjetër viktimë nga aksidentet rrugore, në Durrës rastet u trefishuan gjatë korrikut
Përplasja mes një automjeti dhe një motomjeti në aksin Gosë-Vilbashtovë, në Kavajë, i mori jetën mëngjesin e së hënës një 49-vjeçari. Aksidenti ndodhi rreth orës 09:05, ndërsa viktima ishte duke drejtuar motomjetin.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia e Durrësit.

Aksidenti fatal vjen ndërsa të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se gjatë korrikut rastet në qarkun e Durrësit u trefishuan krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në korrik 2026 u regjistruan 15 aksidente rrugore, nga 5 në korrik 2025. Rritje shënoi edhe numri i personave të vdekur dhe të plagosur së bashku, nga 7 në 17.

Në rang vendi, gjatë korrikut u regjistruan 165 aksidente rrugore, në të cilat 235 persona mbetën të vdekur ose të plagosur. Sipas INSTAT-it, 90.3% e aksidenteve ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve.

Grupmosha 25-34 vjeç paraqiti numrin më të lartë të aksidenteve, duke përbërë 21.8% të totalit të regjistruar gjatë muajit.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 25.5% e aksidenteve ndodhën në intervalin 19:00-24:00, që ishte edhe harku kohor me numrin më të lartë të rasteve. Sipas ditëve të javës, e enjtja kishte përqindjen më të lartë, me 18.8%, ndërsa e marta më të ulëtën, me 12.1%.

Rritja e aksidenteve rrugore në Durrës është evidentuar edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht disa aksidente të rënda kanë shkaktuar viktima.

The post Tjetër viktimë nga aksidentet rrugore, në Durrës rastet u trefishuan gjatë korrikut first appeared on Amfora.

Pelegrinët largohen, mbetjet mbeten në Parkun Kombëtar të Tomorrit
Mbetjet e lëna gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit po mblidhen pas përfundimit të aktivitetit fetar që solli mijëra besimtarë në Teqenë e Kulmakut, ndërsa situata e krijuar ka sjellë reagime për mënyrën se si trajtohen mbetjet gjatë një prej grumbullimeve më të mëdha  në këtë zonë të mbrojtur.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat njoftoi se ka nisur pastrimin e territorit në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe Bashkinë Skrapar, në kuadër të nismës “Male të Pastra”.

“Pas përfundimit të pelegrinazhit, puna në terren është përqendruar në mbledhjen dhe largimin e mbetjeve të lëna në zonë gjatë ditëve të aktivitetit”, bëri të ditur AdZM Berat në 26 gusht.

Pelegrinazhi në Teqenë e Kulmakut zhvillohet çdo vit në muajin gusht, ndërsa ceremonia zyrtare kulmoi më 22 gusht. Kryegjyshata Botërore Bektashiane bëri të ditur se në ceremoni morën pjesë mijëra pelegrinë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, vende të Europës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Australia.

Edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit e rendit pelegrinazhin fetar të periudhës 20-25 gusht ndër aktivitetet kryesore që tërheqin vizitorë në Malin e Tomorrit.

Gjatë pelegrinazhit, Media Amfora konstatoi mbetje të hedhura në pjesë të territorit, ndërsa në disa prej hapësirave të frekuentuara nga vizitorët mungonin pika të posaçme për grumbullimin e tyre.

Situata ka sjellë reagime edhe për përgjegjësinë e institucioneve dhe atë të qytetarëve për mbrojtjen e territorit. Gazetari dhe aktivisti Mentor Kikia reagoi për mbetjet e lëna pas pelegrinazhit.

“Qeveria zero. Asnjë kosh mbetjesh. Qytetaria zero”, shkroi Kikia në një postim në rrjetet sociale.

AdZM Berat nuk bëri të ditur sasinë e mbetjeve të mbledhura pas pelegrinazhit apo kohën që do të nevojitet për pastrimin e plotë të territorit.

“Aksioni synon të rikthejë pastërtinë në hapësirat e parkut dhe të kontribuojë në mirëmbajtjen e territorit pas përfundimit të pelegrinazhit”, shkoi administrata në një postim në rrjetet sociale.

Problemet mjedisore në Malin e Tomorrit nuk kufizohen te mbetjet e krijuara gjatë aktivitetit masiv. Prej vitesh territori është përballur edhe me nxjerrjen e gurit dekorativ dhe ndërhyrjet në masivin malor.

Nxjerrja e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.  Foto:Media Amfora

Në mars të vitit 2025, Gjykata e Beratit caktoi masa sigurie ndaj tre zyrtarëve të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe një punonjësi policie, të dyshuar se kishin lejuar persona të paautorizuar të shfrytëzonin Malin e Tomorrit për nxjerrjen e gurëve dekorativë.

Pastrimi pas pelegrinazhit nxjerr sërish në pah sfidën e ruajtjes së Parkut Kombëtar “Mali i Tomorrit”, ku për disa ditë të gushtit përqendrohen mijëra vizitorë, ndërsa territori përballet prej vitesh edhe me forma të tjera të presionit njerëzor.

The post Pelegrinët largohen, mbetjet mbeten në Parkun Kombëtar të Tomorrit first appeared on Amfora.

Anija e “flotës hije” ruse nuk lejohet në Portin e Durrësit
Kapiteneria e Portit të Durrësit ndaloi të premten, më 28 gusht, hyrjen në radë të anijes “HANUMAN”, e identifikuar nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (GUR) si pjesë e të ashtuquajturës “flotë hije” ruse, për shkak të historikut të transportit të produkteve ruse të naftës.

Sipas informacionit të shpërndarë për mediat, anija mban numrin IMO 9295048 dhe lundron me flamurin e Sierra Leones.

Anija vinte nga Turqia dhe në momentin kur kërkoi të hynte në Portin e Durrësit ishte pa ngarkesë.

“Anija ishte bosh. Do të ndalonte për ujë, ushqime, furnizime bordi dhe inspektim teknik”, tha kapiteni Taulant Allkaj për Media Amfora.

“HANUMAN” është një tanker për transportin e produkteve të naftës, i ndërtuar në vitin 2004, që aktualisht lundron me flamurin e Sierra Leones. Anija ka mbajtur më parë emrat “Arin” dhe “Skylark”. Sipas të dhënave publike detare, ajo është rreth 171 metra e gjatë dhe ka kapacitet mbajtës rreth 34.6 mijë tonë.

“HANUMAN” është përfshirë në listën e anijeve që autoritetet ukrainase i konsiderojnë pjesë të “flotës hije”, për shkak të transportit të naftës dhe produkteve ruse të naftës drejt vendeve të tjera, në kushtet e kufizimeve të vendosura ndaj Rusisë.

Me termin “flotë hije” u referohen anijeve që përdoren për transportin e naftës dhe produkteve ruse të naftës, duke synuar shmangien e sanksioneve dhe kufizimeve të vendosura ndaj Rusisë.

“Sipas GUR-it, në shtator 2025 ‘HANUMAN’ transportoi mbi 30 mijë tonë produkte ruse të naftës nga Novorossiysku drejt Turqisë”, vijoi informacioni i shpërndarë nga Kapiteneria.

Të dhënat për anijen publikohen në “War & Sanctions”, portal i Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës që evidenton individë, kompani dhe mjete që, sipas autoriteteve ukrainase, lidhen me Rusinë dhe anashkalimin e sanksioneve të vendosura ndaj saj.

Në skedën e “HANUMAN” evidentohen gjithashtu raste të fikjes së sistemit automatik të identifikimit (AIS), që transmeton të dhëna për identitetin dhe pozicionin e anijes, si edhe hyrje në porte ruse.

Mes porteve të vizituara nga “HANUMAN”, sipas të dhënave të GUR-it, figuron edhe Durrësi.

The post Anija e “flotës hije” ruse nuk lejohet në Portin e Durrësit first appeared on Amfora.

Lëndë plasëse në Durrës, rasti i tretë në rreth një vit e gjysmë
Një sasi lënde plasëse, e lidhur me një aparat celular, u gjet rreth orës 09:00 të së premtes në lagjen nr. 3 të Durrësit, duke sjellë ndërhyrjen e policisë dhe specialistëve xhenierë të RENEA-s.

Objekti u konstatua në rrugën paralele me Portin e Durrësit, ndërsa policia vendosi një perimetër sigurie në zonë për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Pas mbërritjes në vendngjarje, specialistët xhenierë konfirmuan praninë e lëndës plasëse, e cila ishte lidhur me aparatin celular.

“Specialistët xhenierë të RENEAS kanë kryer veprimet e nevojshme dhe kanë bërë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse, në sasi të vogël, që ishte lidhur me aparatin celular, duke eliminuar çdo rrezik të mundshëm”, njoftoi Policia e Durrësit.

Sipas njoftimit, grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Ky është rasti i tretë i lidhur me eksploziv në Durrës në rreth një vit e gjysmë, ndërsa dy ngjarjet e mëparshme mbeten të pazbardhura.

Më 20 maj 2025, pranë zonës së “Velierës” u gjet një sasi lënde plasëse, e përgatitur për t’u aktivizuar përmes një celulari. Eksplozivi u neutralizua në mënyrë të kontrolluar nga specialistët xhenierë, ndërsa rrethanat e vendosjes së tij mbetën objekt hetimi.

Një tjetër rast u regjistrua më 14 shtator 2025, në hyrje të një ish-hoteli në lagjen nr. 1, pronë e ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në një vazo dhe e lidhur me një celular, ndërsa Njësia Antieksploziv e RENEA-s kreu shpërthimin e kontrolluar. Në atë kohë nuk u raportua për persona të dyshuar dhe hetimet u përqendruan edhe në gjurmimin e numrit të telefonit të përdorur.

Rasti i së premtes vjen vetëm 24 orë pas kërcënimeve për bomba ndaj disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit, mes tyre edhe Gjykata dhe Bashkia e Durrësit.

Mëngjesin e së enjtes, në adresat elektronike të disa institucioneve u dërgua një e-mail me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste, ku pretendohej se në godinat e tyre ishin vendosur bomba.

Kontrollet e kryera nga policia nuk konstatuan bombë apo lëndë tjetër eksplozive, ndërsa Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, po punon për identifikimin e autorit të kërcënimeve.

Në Durrës, policia mbajti një perimetër sigurie në zonën ku u gjet lënda plasëse, pranë një blloku pallatesh dhe shkollës “Bedrie Bebeziqi”. Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare që lënda plasëse e gjetur të premten në Durrës të ketë lidhje me kërcënimet ndaj institucioneve një ditë më parë.

The post Lëndë plasëse në Durrës, rasti i tretë në rreth një vit e gjysmë first appeared on Amfora.

Ndahet nga jeta Kujtim Buza, piktori që i dha shpirt peizazhit
Piktori Kujtim Buza u nda nga jeta të enjten, duke lënë pas një krijimtari të gjatë dhe një kontribut në jetën artistike e institucionale të vendit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga kolegët dhe miqtë e afërt të piktorit, përmes mesazheve të publikuara në rrjetet sociale.

Ai ishte i biri i Abdurrahim Buzës, një prej themeluesve dhe mjeshtërve të pikturës moderne shqiptare. I rritur në një familje me prejardhje nga Gjakova, ku arti ishte pjesë e jetës së përditshme, Kujtim Buza u njoh me pikturën që në fëmijëri, duke formuar më pas identitetin e tij krijues.

Nga studioja ku dikur pikturonte pranë të atit, ai ndërtoi profilin e vet artistik, ku një vend të rëndësishëm zuri gjinia e peizazhit.

Krahas krijimtarisë, Buza u angazhua edhe në drejtimin e institucioneve të artit. Ai drejtoi Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë gjatë viteve 1966-1969.

Përgjatë krijimtarisë së tij, Buza ishte i pranishëm në jetën ekspozuese dhe veprimtaritë e arteve figurative brenda e jashtë vendit. Për vite me radhë ai ishte pjesë e grupimit “Plein Air”, duke marrë pjesë në koloni artistike dhe ekspozita të përbashkëta në Shqipëri dhe jashtë saj.

Veprat e tij gjenden në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në koleksione private brenda e jashtë Shqipërisë. Krahas krijimtarisë, Buza u angazhua edhe në studimin dhe dokumentimin e artit shqiptar.

Ndarja e tij nga jeta solli reagime nga artistë dhe njerëz të artit. Piktori Pashk Përvathi e kujtoi Buzën si profesor, koleg dhe mik, duke u ndalur veçanërisht te vendi që peizazhi zinte në krijimtarinë e tij.

“Ai ishte një mjeshtër i peizazhit. E deshi natyrën, dritën, ajrin, ngjyrën dhe atmosferën shqiptare”, shkroi Përvathi.

Në vlerësimin e Përvathit, peizazhi në krijimtarinë e Buzës kapërcente riprodhimin e natyrës, duke marrë një dimension emocional dhe poetik.

“Në telajot e tij, peizazhi nuk ishte thjesht një pamje që duhej riprodhuar. Ai e shndërronte atë në ndjenjë, në poezi, në kujtim”, shkroi më tej piktori.

Përvathi e cilësoi Buzën si “një impresionist të lindur”, duke vlerësuar mënyrën se si natyra, drita dhe ngjyrat shqiptare gjenin vend në krijimtarinë e tij.

Krahas profilit të tij si krijues, Përvathi veçoi edhe marrëdhënien e Buzës me artistët më të rinj dhe gatishmërinë për të ndarë përvojën me ta.

“Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte të rinjtë, t’u jepte një këshillë, t’u hapte një derë, t’u tregonte një rrugë”, kujtoi Përvathi.

“Njerëz të tillë nuk largohen plotësisht. Ata mbeten në veprat që lanë pas, në kujtimet e miqve dhe kolegëve, në brezat që mësuan prej tyre”, shkroi Përvathi në mesazhin e lamtumirës.

Edhe piktori Agron Polovina reagoi për ndarjen nga jeta të Kujtim Buzës, të cilin e kujtoi si një prej frymëzuesve të grupit të artistëve të “Plein Air-it”, me të cilët kishte pikturuar dhe ekspozuar ndër vite.

“I paharruar do të mbetet në kujtime për të gjithë që e njohën, për ne që e kishim pranë, që pikturuam dhe ekspozuam së bashku”, shkroi Polovina.

Për ndarjen nga jeta të Buzës reagoi edhe ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili vlerësoi kontributin e tij si piktor dhe studiues, si edhe angazhimin shumëvjeçar në jetën kulturore të vendit.

Ndarja nga jeta e Kujtim Buzës u përcoll me mesazhe ngushëllimi nga emra të artit figurativ shqiptar dhe përfaqësues të jetës kulturore, të cilët vlerësuan krijimtarinë dhe kontributin e tij shumëvjeçar në art.

The post Ndahet nga jeta Kujtim Buza, piktori që i dha shpirt peizazhit first appeared on Amfora.

E-maili me përmbajtje terroriste kërcënon disa institucione me vendosje bombe
Një e-mail kërcënues për vendosje eksplozivi mbërriti mëngjesin e së enjtes në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit, duke sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

“Mëngjesin e sotëm, në adresat elektronike të disa institucioneve në disa qytete të vendit, është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste”, njoftoi Policia e Shtetit.

Pas marrjes së informacionit për e-mailin kërcënues, strukturat e policisë nisën verifikimet në institucionet e përfshira dhe kontrollet e ambienteve për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive.

“Nga kontrollet e kryera deri tani, nuk ka rezultuar të jetë vendosur bombë apo ndonjë lloj tjetër eksplozivi”, bëri të ditur Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit, në njoftimin e shpërndarë për mediat, nuk bëri të ditur se në cilat institucione dhe qytete kishte mbërritur e-maili me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste. Megjithatë, media të ndryshme raportuan se mes institucioneve ku kishte mbërritur kërcënimi ishin SPAK-u dhe GJKKO-ja, ndërsa në Vlorë u raportua për Gjykatën, Bashkinë, Prokurorinë dhe Spitalin.

Dyshohet se e-maili kërcënues ka mbërritur në Gjykatën dhe Bashkinë e Durrësit, por deri në publikimin e këtij lajmi asnjëri prej institucioneve nuk kishte reaguar për rastin. Ndërkohë, në qytet është vërejtur lëvizje e shtuar e mjeteve të policisë së rendit.

Ndërkohë, hetimet për identifikimin e autorit dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar kërcënimet po zhvillohen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese.

Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik, duke deklaruar se strukturat e saj po vijojnë verifikimet për garantimin e sigurisë publike.

The post E-maili me përmbajtje terroriste kërcënon disa institucione me vendosje bombe first appeared on Amfora.

Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK-u për dosjen e AKSHI-t
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës pranë Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, të zhvilluar nga policia lokale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me SPAK-un.

Agasi u arrestua në zonën e Plepave në Durrës, teksa udhëtonte me automjet së bashku me Shpatarakun dhe u dërguan menjëherë drejt ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit për mediat nga SPAK-u, arrestimi i Agasit erdhi pas disa javësh pune të përbashkët mes strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e Posaçme sqaroi gjithashtu se Uljan Shpataraku, që e shoqëronte Agasin në momentin e ndalimit, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas të dhënave të publikuara për dosjen, SPAK dyshon se Agasi, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë, kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ndikonte në procedurat e prokurimeve publike.

Ndaj Agasit janë ngritur dyshime për vepra penale që përfshijnë, “Konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupin e strukturuar kriminal” dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet lidhen ndër të tjera me dyshimet për paracaktimin e operatorëve fitues në tenderët e AKSHI-t dhe pagesa të kryera ndërmjet kompanive të përfshira. Një prej të hetuarve, Ermal Beqiraj, u arrestua së fundmi nga autoritetet franceze gjatë një fluturimi të tij me avion privat.

Ndërsa Uljan Shpataraku është ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Ai kishte mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe ishte larguar nga radhët e Policisë në maj të këtij viti për mosparaqitje në detyrë.

Shpataraku ishte shpallur në kërkim më 6 gusht, pas një kallëzimi të bërë nga punonjësit e një hoteli në Dhërmi. Ai dyshohet se kishte kërcënuar me jetë një kamarier dhe administratorin e hotelit pas një konflikti.

The post Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK-u për dosjen e AKSHI-t first appeared on Amfora.