Lajme - Amfora

Amfiteatri i Durrësit në 3D: Projekti që synon ta kthejë në mjet edukimi
Të mërkurën u zhvillua në qytetin bregdetar një aktivitet i organizuar nga klubet rotariane të qytetit të Durrësit, u prezantua rindërtimi 3D i Amfiteatrit të Durrësit – si rezultat i një projekti ndërkombëtar kërkimor, me synimin për ta kthyer atë në një mjet edukimi dhe ndërgjegjësimi për brezat e rinj.

“Do të dëshiroja që autoritetet shqiptare të apasionohen me këtë projekt, njësoj si ne sepse besoj se ky monument i lashtësisë, ky thesar, është një shenjë e përkatësisë dhe identitetit evropian, të cilit i përkasim të gjithë”, tha arkitekti Dominik Lengyel – njëkohësisht pjesë e “Rotary Club Berlin”.

Arkitekti gjerman Dominik Lengyel prezantoi detaje të projektit që jo vetëm rindërton në mënyrë digjitale monumentin, por synon edhe ta lidhë atë me komunitetin përmes edukimit dhe përfshirjes së brezave të rinj.

“Projekti përfshin ndërtimin e amfiteatrit si një lojë ndërtuese, e përbërë nga 40 pjesë, pra si një pazëll”, tha Dominik Lengyel.

Rindërtimi 3D i Amfiteatrit të Durrësit është realizuar nga një grup pune ndërkombëtar, i përbërë nga arkitektë dhe arkeologë, mes tyre Eduard Shehi nga Instituti i Arkeologjisë në Shqipëri dhe arkeologu gjerman Henner von Hesberg, në bashkëpunim me studiues vendas si Belisa Muka, pas një angazhimi shumëvjeçar kërkimor dhe studimor. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në mënyrën se si trashëgimia kulturore mund të dokumentohet, interpretohet dhe komunikohet për publikun e gjerë.

Për herë të parë përmes këtij rindërtimi digjital, jo vetëm komuniteti shkencor, por edhe qytetarët kanë mundësinë të kuptojnë formën e mundshme që ka pasur amfiteatri në periudhat e para të ekzistencës së tij. Sipas studiuesve, ky monument dallon nga të tjerët për shkak të mënyrës së ndërtimit, pasi është ngritur pjesërisht mbi faqen e kodrës, një zgjidhje që e bën atë unik në arkitekturën romake për ndërtime të ngjashme.

Arkitekti Dominik Lengyel duke prezantuar projektin. Foto: Media Amfora

Aktiviteti u organizua nga “Rotary E-Club”, “Rotary Club” dhe me pjesëmarrjen e “Rotaract Club” të qytetit të Durrësit, si pjesë e angazhimit të tyre për të promovuar iniciativa që lidhen me kulturën, edukimin dhe zhvillimin e komunitetit. Pjesëmarrja e një eksperti ndërkombëtar si Dominik Lengyel dhe prezantimi i një projekti konkret e vendosin këtë diskutim në një kontekst më të gjerë, që lidhet me mënyrën se si trashëgimia kulturore mund të integrohet në zhvillimin bashkëkohor të qytetit.

“Projekti parashikon trajnimin e mësuesve të shkollave nga arkeologët dhe njëkohësisht një person që të merret me të gjithë procesin e prezantimit për fëmijët. Nëse të gjitha këto hallka do të ngrihen projekti mund të nisë sepse nga ana jonë gjithçka është gati”, tha arkitekti.

Projekti është prezantuar më parë në detaje pranë ambienteve të Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, pas një kërkimi shumëvjeçar mbi Amfiteatrin e Durrësit. Studimi u realizua nën drejtimin e Prof. Dr. Eduard Shehit, Prof. Dr. Henner von Hesberg dhe me ekspertizën e Dr. Domenik Lengyel dhe të Prof. Dr. Catherine Toulouse. Kërkimet synonin rikrijimin e aspekteve volumetrike, njohjen e funksioneve të amfiteatrit, strukturën e tij dhe të ambientit rrethues.

Megjithatë, pavarësisht se projekti është tashmë i përfunduar nga ana kërkimore dhe konceptuale, zbatimi i tij mbetet i varur nga angazhimi i aktorëve lokalë dhe mbështetja e institucioneve publike. Në këtë kuptim, iniciativa paraqet një mundësi konkrete për bashkëpunim mes ekspertëve ndërkombëtarë, institucioneve vendase dhe komunitetit, me qëllim shfrytëzimin e potencialit të plotë të një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

The post Amfiteatri i Durrësit në 3D: Projekti që synon ta kthejë në mjet edukimi   first appeared on Amfora.

Banorët nuk lejohen në Këshillin Bashkiak, protestojnë kundër “projektit TID”
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës protestuan të enjten jashtë godinës së Bashkisë, pasi nuk u lejuan të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku kishin kërkuar të adresonin publikisht shqetësimet e tyre.

“Është kërkuar dy herë ngritja e një komisioni hetimor, por në momentet e fundit tërhiqen anëtarë dhe procesi bllokohet. Ne kërkojmë që këshilli bashkiak të na japë mundësinë të shprehemi për parregullsitë e projektit”,  tha Entela Koja përfaqësuese e banorëve.

Një tjetër banor, Armando Rufa, i ardhur nga Belgjika, tha se pavarësisht kërkesës për të qenë i pranishëm në mbledhje, nuk u lejua të hynte në sallë.

“Kam ardhur posaçërisht nga Belgjika për të pasur një takim me këshillin bashkiak… polici më tha se nuk do të hyjmë fare”, u shpreh ai, duke paralajmëruar se çështja mund të ndiqet edhe në rrugë të tjera ligjore.

Banorët kundërshtojnë projektin TID duke kërkuar transparencë, rishikim të vendimmarrjeve dhe garantimin e të drejtës së pronës. Ata kanë paraqitur kërkesa zyrtare dhe kanë zhvilluar protesta të njëpasnjëshme, ndërsa paralajmërojnë se do të ndjekin edhe rrugën ligjore nëse nuk marrin përgjigje. Sipas tyre, procesi po vijon pa konsultim të plotë me komunitetin dhe me paqartësi mbi ndikimin në pronat e tyre.

Në mbështetje të tyre iu bashkuan  në protestë edhe banorë nga Rrjolli i Lezhës. Ata nga ana e tyre protestojnë kundër ndërtimit të një resorti në zonë, duke ngritur zërin se projekti po zhvillohet mbi tokat e tyre të trashëguara dhe pa zgjidhur çështjet e pronësisë.

“Ne kemi ardhur nga Rrjolli për t’u treguar se jemi bashkë për pronën dhe nuk do të lejojmë që ajo të na merret”,  tha Prek Molla.

“Uroj që institucionet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mos marrin vendime që dëmtojnë jetesën e tyre”, u shpreh Luçiana Koka-Shullani.

Ndërsa banorët protestonin jashtë, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, përgjigjet për pyetjet e tyre u dhanë nga nënkryetari i Bashkisë, Gentian Kallmi.

“Është ngritur një grup ndërinstitucional pune për vlerësimin e objekteve që preken nga projekti TID, me përfaqësues nga disa institucione qendrore”,  tha Kallmi.

Ai sqaroi se procesi është ende në fazë shqyrtimi dhe se çdo rast do të trajtohet individualisht.

“Nuk ka një vendim për prishjen e objekteve, por vetëm njoftime për lirimin vullnetar”, shpreh nënkryetari i bashkisë. Sipas tij, të gjitha kërkesat e banorëve do të administrohen dhe do të verifikohet dokumentacioni përkatës për secilin rast.

“Do të shqyrtohen kërkesat, dokumentacioni i pronave dhe çështjet që lidhen me strehimin, në përputhje me legjislacionin në fuqi”,  shtoi Kallmi.

Ndërkohë, banorët paralajmërojnë se do të vijojnë protestat dhe do të ndjekin edhe rrugën ligjore, nëse kërkesat e tyre për transparencë dhe rishikim të projektit nuk merren parasysh nga institucionet.

The post Banorët nuk lejohen në Këshillin Bashkiak, protestojnë kundër “projektit TID” first appeared on Amfora.

Zëvendëssekretari për ekonominë: SHBA kërkon një Evropë më të fortë
Në një diskutim të organizuar më 1 prill në Bruksel nga “German Marshall Fund”, me pjesëmarrje fizike dhe transmetim në internet, Zëvendëssekretar i Shtetit për Çështjet Ekonomike theksoi nevojën për një Evropë më të fortë dhe më konkurruese në një moment të rritjes së konkurrencës globale dhe sfidave në zhvillimet teknologjike.

“Amerika dëshiron një Evropë të fortë – si një domosdoshmëri strategjike dhe si një shpresë e sinqertë”, tha Jacob Helberg, Zëvendëssekretar i Shtetit  për Çështjet Ekonomike, gjatë diskutimit në Bruksel.

Ai u ndal më tej te gjendja ekonomike dhe teknologjike e kontinentit, duke paralajmëruar për pasojat e mungesës së rritjes dhe humbjes së terrenit në fusha kyçe si inteligjenca artificiale.

“Kjo nuk është një mosmarrëveshje politike. Kjo është një emergjencë civilizimi”,  tha Helberg.

Diskutimi u fokusua në rolin e inteligjencës artificiale, teknologjive të avancuara dhe zinxhirëve të furnizimit në konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike globale, si dhe në nevojën për koordinim më të ngushtë mes SHBA dhe Bashkimit Evropian për të shmangur fragmentimin dhe për të nxitur investimet dhe rritjen.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, diplomatë, ekspertë të politikave publike dhe sigurisë, si dhe aktorë nga sektori i teknologjisë dhe ekonomisë.

Konferenca për shtyp “online” i ofroi gazetarëve mundësinë për pyetje drejtuar zyrtarit amerikan, e cila u ndoq edhe nga gazetarët e Medias Amfora.

Takimi u organizua nga “German Marshall Fund”, një organizatë jopartiake e politikave publike që synon forcimin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Evropës, dhe u zhvillua në një moment të karakterizuar nga konkurrencë e shtuar teknologjike dhe gjeopolitike.

Duke folur për politikat e Bashkimit Evropian, diplomati kritikoi qasjen rregullatore ndaj sektorit të teknologjisë dhe investimeve, duke argumentuar se këto masa kanë ndikuar në konkurrueshmërinë e kontinentit.

“Nuk mund të arrish madhështinë përmes rregullimit. Por mund të dalësh nga loja për shkak të tij”,  tha Helberg.

Mesazhi i përcjellë në këtë diskutim vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në një fazë ku teknologjia dhe ekonomia janë gjithnjë e më të lidhura me sigurinë dhe ndikimin global, duke kundërshtuar njëkohësisht perceptimet dezinformuese për një shkëputje mes SHBA dhe Evropës.

The post Zëvendëssekretari për ekonominë:  SHBA kërkon një Evropë më të fortë  first appeared on Amfora.

Trafikimi i armëve, zbulohet arsenal në Shijak
Një arsenal armësh dhe municioni u zbulua në një banesë në Shijak të mërkurën, gjatë një operacioni policor, duke çuar në arrestimin e një 59-vjeçari që dyshohet për trafikim dhe shitje armësh në zonë.

“U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 armë zjarri pistoletë me krehra me fishekë, 3 armë gjahu, municion luftarak i kalibrave të ndryshëm, pjesë armësh, 3 palë dylbi (1 për armët), 1 dron dhe 8 armë të ftohta (thika)”,  tha Policia e Durrësit në njoftimin për shtyp paraditen e 1 prillit.

Sipas policisë, i arrestuari është një banor i zonës, i dyshuar për përfshirje në trafikim armësh.

“Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet Sh. V., 59 vjeç, banues në Shijak”,  shtoi komunikata e policisë.

Sipas autoriteteve, hetimet paraprake sugjerojnë se armët mund të kenë qenë pjesë e një aktiviteti të paligjshëm shitjeje në zonën e Shijakut.

“Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i ka trafikuar armët me qëllim shitjen në Shijak”, deklaroi policia.

Zbulime të tilla hedhin dritë mbi qarkullimin e armëve në tregun informal, një fenomen që vijon të mbetet problematik në vend. Autoritetet kanë paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun që paraqet përhapja e tyre në komunitet.

Hetuesit po vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ky rast lidhet me një aktivitet më të gjerë të trafikimit të armëve në zonë, ndërsa gjatë operacionit u sekuestruan edhe sasi kokaine, pajisje si dylbi, një dron dhe disa telefona celularë.

The post Trafikimi i armëve, zbulohet arsenal në Shijak first appeared on Amfora.

“N’mugë”, Malilaj ekspozon në Durrës mes grafikës dhe pikturës
Rreth 30 vepra në grafikë dhe pikturë të Muhamet Malilajt janë ekspozuar në Galerinë e Arteve Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës, në ekspozitën personale “N’mugë”, e hapur më 27 mars për të sjellë një lexim artistik të realitetit shqiptar të viteve ’80 – ’90.

E vendosur përgjatë një hapësire lineare, ekspozita krijon ndjesinë e një ecjeje – një rrugë që kalon mes dy gjendjeve të ndryshme vizuale dhe emocionale. Në njërën anë, grafikat bardhezi përçojnë tension, ngjeshje dhe një realitet të fragmentuar, ku figura shpesh duket e përballur me vetveten dhe kohën.

Në anën tjetër, pikturat me ngjyra hapin një dimension tjetër: më të qeta, më reflektuese, me një dritë që nuk shpërthen, por përhapet ngadalë në kompozim. Kjo përballje nuk është kontrast i rastësishëm, por një dialog i brendshëm i artistit me kohën që ka kaluar.

Piktura në ekspozitën “N’mugë”. Foto: Media Amfora

“N’mugë” funksionon si një itinerar i dyfishtë – një lëvizje mes asaj që ishte dhe asaj që u bë, mes një realiteti të përjetuar dhe një realiteti të ripërpunuar në kujtesë.

Muhamet Malilaj është një artist i formuar në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, me një aktivitet të shtrirë ndër vite si skenograf, pedagog dhe krijues në artet pamore. Pas viteve ’90, ai vijoi krijimtarinë e tij në Itali, duke marrë pjesë në ekspozita dhe aktivitete artistike brenda dhe jashtë vendit.

Krijimtaria e tij karakterizohet nga një ndërthurje mes figurës dhe simbolikës, ku përvoja personale dhe realiteti i kohës përkthehen në forma të ndryshme shprehjeje, nga grafika te piktura.

Gjuha artistike e Malilajt ndërtohet mbi një ekuilibër mes figurës dhe simbolit, ku kujtesa, përvoja personale dhe imagjinata bashkohen në kompozime të qarta dhe të menduara. Në veprat e tij, forma dhe ngjyra nuk janë vetëm elemente estetike, por bartëse të një tensioni të brendshëm që reflekton kohën dhe emocionin e artistit.

Pamje nga ekspozita personale “N’mugë”. Foto: Media Amfora

Ekspozita në Durrës rikthen këtë rrugëtim në një hapësirë të vetme, duke e bërë të dukshëm zhvillimin e një artisti që nuk ka humbur lidhjen me rrënjët, por i ka përkthyer ato në një gjuhë vizuale më të thellë dhe personale. Në këtë përballje, nuk është vetëm forma që ndryshon, por mënyra si realiteti bëhet i dukshëm – herë i ngjeshur dhe i rëndë, herë më i hapur dhe i qetë.

Ekspozita mbetet e hapur deri më 24 prill për këdo që gjen veten mes grafikës së fortë dhe pikturës me dritë.

The post “N’mugë”, Malilaj ekspozon në Durrës mes grafikës dhe pikturës first appeared on Amfora.

Nga veriu në jug, protesta kundër “investimeve strategjike” mbërrin para Parlamentit
Banorë nga Rrjolli, Durrësi, Gjorica, Zall-Gjocaj, Pogradeci, Kurdaria dhe Ballshi protestuan pasditen e 30 marsit para Parlamentit Shqiptar, duke kundërshtuar projektet që, sipas tyre, synojnë t’u marrin pronat dhe territorin në favor të investitorëve privatë.

“Ligji për shpronësimin për interes publik dhe ky ligj i tmerrshëm ka ca nene që shpronëson privatin për t’ia dhënë privatit, që shpronëson dhe nuk të jep mundësinë që ta marrësh prapë pronën tënde. Vetëm të japin ca lekë dhe të thonë ik largohu”.

Kështu u shpreh arkitektja dhe urbanistja Entela Koja, e cila foli për rastin e projektit TID Durrës. Sipas saj, mënyra se si po zbatohen politikat e zhvillimit në raste të tilla po e kthen ligjin në një instrument që favorizon interesat private, ndërsa qytetarët mbeten pa mbrojtje reale.

“Projektet bëhen në mungesë transparence, në një grabitje ditën me diell, me letër dhe me firmë”, u shpreh Koja.

Në rastin e TID Durrës, banorët dhe aktivistët kanë kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet prona, duke ngritur pikëpyetje për përfitimet që, sipas tyre, kanë synim që tu jepen investitorëve strategjikë. Ata thonë se procesi është zhvilluar pa transparencë të plotë, pa dëgjuar komunitetin dhe pa garantuar të drejtën e banorëve mbi tokën dhe territorin që preket nga projekti.

Në të njëjtën linjë, kundërshtimi i banorëve në Rrjoll të Lezhës lidhet me faktin se ndërhyrjet në territor do tu marrin pronat dhe do të ndryshojnë përdorimin e tokës për resorte. Sipas tyre, projektet po shtyhen përpara pa konsultim real me komunitetin dhe pa marrë parasysh pasojat afatgjata në jetesën lokale dhe në mjedis.

Koja tha gjithashtu se një nga shqetësimet më të mëdha mbetet mungesa e reagimit nga institucionet, përfshirë pushtetin vendor, edhe kur qytetarët raportojnë shkelje dhe problematika konkrete.

“Kur ne shkojmë dhe i relatojmë të gjitha gabimet, të gjitha problemet, çuditërisht shteti shqiptar është i shurdhët, njësitë e qeverisjes vendore janë të shurdhëta”, tha ajo,

Protesta e të hënës  u paraqit si një moment bashkimi mes komuniteteve që deri tani kanë reaguar të ndarë për raste të ndryshme. Bashkimi i banorëve nga veriu në jug tregon se çështja e pronës nuk shihet më si një problem lokal, por si një konflikt më i gjerë me pasoja politike dhe shoqërore.

Organizatorët thanë se banorë nga zona të ndryshme, nga Borshi deri në Mat, po përballen me të njëjtin model ndërhyrjeje mbi tokën dhe territorin. Në Gurras, sipas tyre, toka që më herët i është ndarë komunitetit po i kalon një investitori, ndërsa në Çërravë kundërshtohet marrja e kullotës për ta kthyer në park fotovoltaik.

Ata thanë se këto nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një qasjeje që po i ekspozon komunitetet ndaj humbjes së pronës, burimeve dhe kontrollit mbi territorin ku jetojnë. Për këtë arsye, protesta u artikulua si një reagim i përbashkët kundër asaj që pjesëmarrësit e konsiderojnë grabitje të pronave në interes të oligarkëve dhe investitorëve të mëdhenj.

“Kur dikush proteston për pronën e vet protesta është e atij që proteston, por kur kundër cenimit të pronës dhe përkatësisë mbi tokën dhe territorin i bashkohen me qindra, protesta ka marrë përmasa politike”, tha një tjetër banorë.

Për banorët e Rrjollit, kjo përplasje nuk lidhet vetëm me pronën, por me një ndjenjë më të gjerë pasigurie dhe padrejtësie. Në protestë foli edhe Luciana Koka Shullani, e cila e lidhi çështjen e pronës me vështirësitë e tjera që, sipas saj, po rëndojnë mbi jetën e qytetarëve.

“Çdo hallkë e jetës tonë është bërë ferr nga spitalet, shëndetësia, arsimi, drejtësia, çdo gjë. Tani po shtrijnë dorën edhe tek pronat paketë pas pakete, ligj pas ligji në kurriz të popullit”, tha ajo,

Pjesëmarrësit kërkuan ndalimin e projekteve që, sipas tyre, zhvillohen pa transparencë dhe pa pëlqimin e komuniteteve, si dhe më shumë mbrojtje për të drejtën e pronës. Ata paralajmëruan se mobilizimi do të vazhdojë, ndërsa përplasjet për tokën dhe territorin po bashkojnë gjithnjë e më shumë zona në një kauzë të përbashkët.

The post Nga veriu në jug, protesta kundër “investimeve strategjike” mbërrin para Parlamentit  first appeared on Amfora.

Pretendime për kërcënime ndaj MCN TV, thirrje për hetim nga organizatat e medias
Pretendimet për kërcënime ndaj MCN TV, të bëra publike nga pronari i televizionit Endri Meksi më 10 dhe 28 mars 2026, përfshirë raportime për hyrje të paautorizuar në ambientet e televizionit dhe kërcënime nga persona të armatosur, në një situatë të shoqëruar me deklarime publike kanë nxitur reagime nga organizatat e medias që kërkojnë hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent.

“SafeJournalists Network (SJN) thekson se çdo pretendim për kërcënime apo intimidim ndaj personave të lidhur me sektorin mediatik gazetarë, redaktorë apo pronarë mediash duhet të trajtohet me seriozitet dhe të hetohet në mënyrë të shpejtë, të pavarur dhe transparente nga autoritetet përgjegjëse”, shkroi rrjeti në një deklaratë të hënën.

Sipas informacionit të bërë publik, Endri Meksi ka deklaruar se ka qenë objekt i të paktën dy incidenteve të intimidimit, përfshirë një rast me hyrje të disa personave në ambientet e MCN TV rreth orës 20:00 dhe një tjetër me kërcënime nga persona të armatosur dhe të maskuar. Ai ka bërë të ditur se këto raste janë raportuar pranë policisë dhe prokurorisë, duke ngritur shqetësime për mungesën e një reagimi të detajuar institucional, ndërsa deri më tani nuk ka pasur konfirmim publik nga autoritetet ligjzbatuese për natyrën apo statusin e ndonjë hetimi.

Në të njëjtën kohë, Meksi ka bërë një dalje publike në televizionin e tij, ku ka trajtuar edhe çështje personale, duke deklaruar se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një kolege në MCN TV dhe se kjo situatë është përdorur për të ushtruar presion ose shantazh ndaj tij. Këto deklarime kanë shtuar një dimension tjetër në trajtimin e rastit, përtej pretendimeve fillestare për kërcënime.

Rasti ka nxitur reagime edhe nga gazetarë të lidhur me MCN TV, të cilët përmes deklaratave publike dhe postimeve kanë kërkuar sqarim dhe hetim të incidenteve të raportuara, ndërsa në media dhe në platformat online kanë qarkulluar narrativa të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, përfshirë pretendime të paverifikuara për lidhje të mundshme me interesa biznesi apo politike.

Në deklaratën e saj, “SafeJournalists Network” e vendos situatën në një kontekst më të gjerë, duke theksuar se rasti zhvillohet në një mjedis kompleks ku ndërthuren çështje që lidhen me sjelljen personale, pronësinë e medias dhe praktikat editoriale, si dhe duke ngritur shqetësime për standardet profesionale dhe integritetin e mjedisit mediatik.

Nga ana tjetër, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar duke kërkuar hetim të plotë dhe transparent të pretendimeve.

“AGSH thekson se çdo pretendim për kërcënime apo intimidim ndaj personave të lidhur me median duhet të hetohet në mënyrë të shpejtë, të pavarur dhe transparente nga autoritetet përgjegjëse, në funksion të garantimit të sigurisë dhe besimit në institucionet.”

Reagimi i AGSH  e vendosur theksin tek nevoja për hetim institucional dhe respektim të procedurave ligjore.

Në vijim të deklaratës, AGSH bën thirrje për transparencë dhe veprim të qartë nga institucionet lidhur me këto pretendime, respektim të procesit të rregullt ligjor dhe raportim të përgjegjshëm nga mediat, të bazuar në verifikimin e fakteve, ndërsa thekson se siguria e gazetarëve dhe punonjësve të televizionit duhet të sigurohet në çdo rrethanë.

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit, organizatat theksojnë nevojën për një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent, si dhe për sqarim nga institucionet përkatëse mbi veprimet e ndërmarra, në mënyrë që gazetarët dhe punonjësit e medias të mund të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë të sigurt dhe pa intimidim.

The post Pretendime për kërcënime ndaj MCN TV, thirrje për hetim nga organizatat e medias first appeared on Amfora.

Mbetjet e rrezikshme në një tjetër zonë të banuar, pa sqarim publik
Janë zhvendosur të dielën në zonën e Spitallës, pranë Shënavlashit në Durrës, 102 kontejnerë me rreth 2,800 ton mbetje të rrezikshme industriale të kompanisë Kurum International, të cilat më herët ndodheshin në Porto Romano dhe janë transferuar me urdhër të Prokurorisë së Durrësit në një ambient tjetër privat po në zonë të banuara.

“Ajo që ngre shqetësim është fakti se këto mbetje po zhvendosen vetëm pak metra larg sitit të ri të pallateve të ndërtuara për familjet e mbetura të pastreha nga tërmeti”, reagioi Partia Demokratike Dega në Durrës në një deklaratë publike.

Sipas reagimi, procesi është zhvilluar pa transparencë dhe pa informim për komunitetin lokal.

“Momentalisht nuk raportohet për prani të forcave të sigurisë apo policisë që të shoqërojnë transportin e këtyre kontejnerëve. Asnjë transparencë publike. Asnjë sqarim për banorët e zonës”, thuhet në deklaratë.

Zhvendosja e kontejnerëve shënon një tjetër lëvizje në një çështje që prej muajsh është nën hetim penal dhe që ka përfshirë institucione publike, kompani private dhe struktura të kontrollit mjedisor.

Këto mbetje janë pjesë e një ngarkese prej 102 kontejnerësh që u nisën nga Porti i Durrësit në vitin 2024 drejt Tajlandës si material industrial i deklaruar si i padëmshëm, por u kthyen në Shqipëri pasi nuk u pranuan në destinacion. Pas kthimit, ato u vendosën nën sekuestro dhe u depozituan në Porto Romano, ndërsa nisën verifikimet mbi përmbajtjen dhe mënyrën e eksportimit.

Hetimi i Prokurorisë së Durrësit zbuloi se mbetjet ishin eksportuar përmes klasifikimit të rremë, duke kaluar nëpër institucione si mall tregtar dhe jo si mbetje të rrezikshme. Në kuadër të këtij hetimi u vendosën 33 masa sigurie ndaj zyrtarëve dhe përfaqësuesve të kompanive të përfshira, përfshirë drejtues të Kurum International, përfaqësues të kompanisë “Sokolaj” dhe punonjës të institucioneve publike, ndërsa një pjesë e tyre u arrestuan dhe të tjerë u shpallën në kërkim.

Analizat laboratorike të kryera jashtë vendit konfirmuan se bëhet fjalë për mbetje toksike dhe të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin, duke e thelluar dimensionin e kësaj çështjeje përtej një shkeljeje administrative.

Më 12 shkurt, Amfora iu drejtua zyrtarisht Prokurorisë së Durrësit për të marrë informacion mbi vendndodhjen e ardhshme të këtyre mbetjeve, por nuk mori përgjigje. Zhvendosja e tyre në një zonë tjetër pranë banesave ndodh pa një komunikim paraprak publik mbi arsyet dhe kriteret e përzgjedhjes së këtij lokacioni.

Mbetjet e rrezikshme në zonën e Porto-Romanos. Foto: Media Amfora

Kontejnerët janë vendosur në një zonë që pritet të marrë një zhvillim të madh urban, pranë Spitallës, përballë lagjes së re të ndërtuar për familjet e prekura nga tërmeti. Në vendndodhjen e re, ato mbeten të rrezikshme, ndërsa nuk ka informacion mbi afatin e qëndrimit të tyre apo mbi mënyrën se si do të menaxhohen në vijim.

Çështja vijon të jetë nën hetim nga Prokuroria e Durrësit, ndërsa vendimmarrja përfundimtare për trajtimin e mbetjeve nuk është bërë ende publike.

The post Mbetjet e rrezikshme në një tjetër zonë të banuar, pa sqarim publik  first appeared on Amfora.

Bllokohen emigrantë, rasti ngre pikëpyetje për kalimet e paligjshme
Një 27-vjeçar u arrestua në Koplik më 27 mars, pasi u kap në flagrancë duke transportuar me automjet 6 migrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës prej 650 euro për person, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit drejt Malit të Zi.

“Vihet në pranga shtetasi me  inicialet A. S., që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme”, tha Policia e Shtetit në komunikatën për shtyp të premten.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ishte pjesë e një aktiviteti të organizuar për transportimin e migrantëve përgjatë territorit shqiptar.

“27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi”, shkroi komunikata.

Sipas policisë, ndaj 6 migrantëve nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, mes tyre edhe një 16-vjeçar, nisi procedimi penal për hyrje të paligjshme në territorin shqiptar, ndërsa ata synonin të vijonin lëvizjen drejt Malit të Zi.

Rasti hedh dritë mbi mënyrën se si funksionojnë këto lëvizje, ku individë të ndryshëm përfshihen në transportimin e migrantëve kundrejt pagesës, duke e kthyer këtë në një aktivitet të përsëritur në zona të caktuara të vendit.

Sipas policisë, 6 migrantët  u kapën në Koplik, teksa kishin paguar nga 650 euro secili për t’u transportuar drejt kufirit me Malin e Zi.

Në të njëjtën kohë, prania e migrantëve në qytete të ndryshme të Shqipërisë është bërë gjithnjë e më e dukshme, duke ngritur pikëpyetje mbi shkallën e këtij fenomeni, rrugët që ndiqen dhe kapacitetet për ta menaxhuar atë.

Ndërsa autoritetet vijojnë operacionet dhe hetimet, mbetet e paqartë sa i përhapur është ky aktivitet dhe në çfarë mase Shqipëria po konsolidohet si një pikë tranziti në rrugët migratore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

The post Bllokohen emigrantë, rasti ngre pikëpyetje për kalimet e paligjshme  first appeared on Amfora.

Bizneset turistike kundër detyrimit për impiante ujërash
Në Durrës, bizneset turistike përmes Shoqatës “ATA-HORECA” zhvilluan këtë fund marsi një takim me drejtuesit e bashkisë për problematikat e sezonit të ri turistik, pas të cilit nisën një peticion kundër detyrimit për impiante individuale të trajtimit të ujërave, që e konsiderojnë një masë të pajustifikuar për subjektet e lidhura me rrjetin publik.

“Ky detyrim është i padrejtë, teknikisht i panevojshëm dhe ekonomikisht i pajustifikueshëm, si dhe nuk adreson burimet reale të ndotjes së ujërave larës”, thuhet në peticionin e Shoqatës Shqiptare të Turizmit “ATA-HORECA”, sektori Durrës.

Në peticion theksohet se bizneset turistike kundërshtojnë drejtpërdrejt këtë detyrim, duke argumentuar se ai nuk bën dallim mes subjekteve që janë burim ndotjeje dhe atyre që janë të lidhura me rrjetin publik të kanalizimeve.

“Subjektet e lidhura me kanalizimet publike nuk janë burim ndotjeje”, thuhet në peticion.

Anëtarë të Shoqatës Shqiptare të Turizmit “ATA-HORECA”, sektori Durrës, zhvilluan së fundmi një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako, ku ngritën shqetësime për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2026, përfshirë edhe detyrimin për impiante individuale të trajtimit të ujërave të ndotura, të cilin e cilësojnë si të padrejtë dhe me kosto të lartë.

Me synimin për një turizëm më të shtrirë në kohë dhe përgatitjen për sezonin veror, subjektet turistike të Durrësit kanë nisur marrjen e masave, ndërsa theksojnë se kjo problematikë, sipas tyre, rëndon aktivitetin dhe rrit kostot e biznesit.

Në peticion theksohet gjithashtu se nuk ekzistojnë prova që subjektet e lidhura me rrjetin publik të jenë burim ndotjeje për ujërat larës.

“Nuk ekziston asnjë raport zyrtar që të tregojë se subjektet e lidhura me kanalizimet publike kanë shkaktuar ndotje të ujërave larës”, shpjegohet në peticion.

Sipas shoqatës, burimet reale të ndotjes lidhen me faktorë të tjerë që nuk adresohen nga kjo masë.

“Burimet reale të ndotjes janë shkarkimet e paligjshme, ujërat sipërfaqësore dhe mungesa e investimeve në impiantet qendrore të trajtimit”, nxjerr në pah peticion.

Akti normativ në fuqi parashikon që subjektet që prodhojnë ujëra të ndotura, përfshirë strukturat turistike, duhet të sigurojnë trajtimin e tyre përmes impianteve individuale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së ujërave, veçanërisht në zonat bregdetare.

Në peticionin që ka nisur të mbledhë firma, për të cilin janë vënë në dijeni Bashkia Durrës dhe Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, kërkohet rishikimi i aktit normativ, duke përcaktuar qartë përjashtimin nga detyrimi për impiante individuale për subjektet e lidhura me rrjetin publik dhe orientimin e masave drejt ndotësve realë.

Durrësi, një nga destinacionet kryesore turistike të vendit me një vijë të gjatë bregdetare, vijon të përballet me problematika të ndotjes së ujërave, veçanërisht gjatë sezonit veror.

Zona bregdetare mbetet e ekspozuar ndaj ndotjes si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza në det, një problematikë e përsëritur ndër vite që vijon të ndikojë në cilësinë e ujërave larës dhe në imazhin turistik të qytetit.

Kanal i hapur me ujëra të ndotura që derdhen në bregdetin e Durrësit. Foto: Media Amfora

Por, sipas bizneseve pas dy vitesh zbatim të aktit normativ, masat mund të vlerësohen objektivisht, duke argumentuar se nuk ka evidenca që impiantet individuale kanë përmirësuar cilësinë e ujërave larës, ndërsa problemet kryesore të ndotjes mbeten të paadresuara.

“Nuk ka evidenca që impiantet individuale kanë përmirësuar cilësinë e ujërave larës”, thuhet në peticion, ku kërkohet rishikimi i kësaj politike.

Në këtë kontekst, bizneset turistike kërkojnë rishikimin e aktit normativ dhe përjashtimin nga detyrimi për impiante individuale për subjektet e lidhura me rrjetin publik, duke theksuar se masat duhet të orientohen drejt ndotësve realë dhe përmirësimit të sistemit publik të trajtimit të ujërave.

The post Bizneset turistike kundër detyrimit për impiante ujërash  first appeared on Amfora.