Investigime - Amfora

Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion
Saga e restaurimit të radhës të Muzeut Arkeologjik të Durrësit mori fund 28 prillin e këtij viti, gati 4 vite vite pas tërmetit shkatërrimtar që u bë shkak edhe për nisjen e kësaj ndërhyrje të gjerë rikonstruksioni dhe përmirësimi të ambienteve muzeale.

Projekti zë vend në “kurorën” e investimeve të Bashkimit Evropian në Shqipëri në fushën e trashëgimisë kulturore, i zbatuar nga organizata ndërkombëtare UNOPS dhe që solli ndërhyrje brenda objektit të muzeut dhe në territorin përreth tij, me një faturë që i kushtoi taksapaguesve evropianë 3.8 milionë euro.

Punimet e restaurimit erdhën pas dëmeve që u konstatuan në ndërtesë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe projekti mblodhi në fazat e para një ekspertizë të gjerë, nga ndërhyrjet e muraturës, tek muzealizimi dhe krijimi i një plani biznesi për muzeun ku strehohen mbi 3000 artefakte, pjesa më e madhe e zbuluar në Durrës.

“Nisur nga eksperienca që kam këtu [në shtetin ku jeton sot] që është pjesë e turizmit, gjëja e parë që turistët duan të ndeshin në një qytet që vizitojnë janë vlerat arkeologjike, është trashëgimia kulturore e një vendi dhe aq më shumë siç mund të na përfaqësojë muzeu arkeologjik që është dhe krenari kombëtare për të gjithë ne”, tregoi për vlerat e muzeut ish-përgjegjësi i tij, Albert Koni.

Nga renderat e ndritshëm, tek plani i ri i muzealizimit dhe i ambienteve të reja shtesë, projekti që në fazat e para ishte premtues por ndërhyrja u rrudh kryesisht në punime me karakter ndërtimor. Si rezultat ajo krijoji hapësira jo funksionale, një imitim të faqes së shkuarës të pavijoneve dhe hapësira muzeale që nuk u krijuan kurrë megjithëse u premtuan në hapat e parë.

Klikoni KËTU dhe ndiqni video-kronikën e artikullit.

Aktiviteti i arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë dhe i fondit të objekteve që ata menaxhojnë tashmë prej dekadave u ngjesh në një magazinë që nuk i plotëson nevojat, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve janë stivuar në kontejnerë.

Nga investigimi i Amforës i shtrirë në gati 4 vite, rezultoi se projekti përfundoi në ndërhyrje që janë ende larg standardeve muzeale të Bashkimit Evropian, duke krijuar një fasadë që riciklon formën e kaluar të muzeut dhe nuk ofron pavijone digjitale, kushte të ruajtjes së të gjitha artefakteve dhe hapësira të dedikuara si pjesë e kërkimit shkencor, punës laboratorike dhe aktiviteteve “ekonomike jofitimprurëse” në funksion të muzeut.

Shansi i humbur për një “kapitull të ri”

Pas dëmeve të rënda dhe shembjeve në një pjesë të monumenteve dhe objekteve muzeale pas tërmetit tm nëntorit 2019, Bashkimi Evropian i erdhi në ndihmë Shqipërisë duke krijuar programin “EU4Culture” (Bashkimi Evropian për Kulturën), me një fond prej 40 milionë eurosh dhe që ndërhyri në 23 vende të përcaktuara si trashëgimi kulturore kombëtare, e po ashtu duke mbështetur aktivitete kulturore në terren.

Në Durrës nga programi përfitoi Muzeu Etnografik “Aleksandër Moisiu”, Hamami Mesjetar, Torra Veneciane, Muzeu Arkeologjik Durrës – dhe një sërë organizatash të shoqërisë civile nga qyteti dhe jashtë tij – që ngjashëm si projektet e tjera të programit u zbatuan nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve).

Muzeu Arkeologjik Kombëtar Durrës pas punimeve restauruese. Foto: Media Amfora

Sipas përgjigjes së UNOPS, vlerësimi i gjendjes së muzeut pas tërmetit krijoi mundësinë që ndërhyrja të zgjerohej dhe të merrte një karakter transformues, përmes një projekti me vlerë 3.8 milionë euro (360.000.000 lekë). Megjithatë, UNOPS nuk iu përgjigj pyetjes së Amforës nëse vlera e projektit u rrit gjatë zbatimit. Në tabelën e punimeve gjatë zbatimit të projektit, vlera e kontratës ishte shënuar më pak, në 348.368.610 lekë ose rreth 2.93 milionë euro sipas kursit të këmbimit të vitit 2022.

Nga ana tjetër Amfora zbuloi në një raport të “Ministrisë së Kulturës” në vitin 2020 për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, se Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk renditej në listën e objekteve me përparësi për ndërhyrje dhe në vlerësimin paraprak të buxhetit që duhej për të kryer riparimet në të, vlera ishte 4 milionë e 800 mijë lekë (rreth 39 mijë euro me kursin e kohës).

Projekti i paraqitur nga “ATELIER 4” dhe i hartuar nga arkitekti Alban Efthimi në shtator të vitit 2021, paraqiste ndërhyrjet në fasadë, punimet konstruktive, ndërtimore dhe krijimin e hapësirave të reja.

Zbatimi i tij në terren ka diferenca midis asaj që u parashikua në fillim të projektit dhe asaj që sot i është dorëzuar autoriteteve të kulturës nga UNOPS-i, aty mungojnë pavijone arkeologjike, hapësira dhe një pjesë e punimeve janë të ndryshme nga planifikimet në renderat e projektit.

Fituesit e tenderit që realizuan punimet janë bashkimi i operatorëve “2T SH.P.K” – të njohur për punimet e ndërtimit dhe që janë angazhuar ndër vite vetëm ose në partneritet në 39 tendera publikë dhe kompania ”K.A.E.XH SH.P.K” – që disponon një licensë në arkeologjinë private, restaurim dhe që është angazhuar ndër vite vetëm ose në partneritet në 13 tendera publikë.

UNOPS-i nuk shpjegoi nëse kishte pasur ndryshime arkitektonike, strukturore apo në përdorimin e hapësirave, por nga krahasimi i projektit me punimet e zbatuara në terren, Amfora zbuloi së pari se në pjesën e jashtme, në hapësirën pas muzeut punimet për ndërtimin e shkallëve të emergjencës kanë një formë krejt tjetër nga projekti i hartuar, duke krijuar një strukturë më të madhe në vëllim dhe me ndryshime të dukshme estetike.

Duke shkuar në pjesën e brendshme të muzeut, në katin përdhes apo zero, nga projekti i parashikuar në letër aty ka mbërritur vetëm tabela “Librari & Suvenire”, që njëkohësisht të dërgon në hapësirën ku mund të futesh për në “Tualet”. Hapësira mbetet e zbrazët dhe asnjë mobilim nuk i shërben nevojave të parashikuara.

Hapësira boshe e shënuar si “Librari & Suvenire”. Foto: Media Amfora

Shkallët aty pranë, të dërgojnë në katin e dytë të muzeut, aty ku supozohej që për herë të parë Durrësi do të kishte pavijonin e arkeologjisë nënujore, si një muze që numëron me mijëra artefakte nga nëntoka dhe bota nënujore.

Shiritin me mbishkrimin “Ndalohet hyrja” e kapërcejnë vetëm punonjësit e Qendrës Muzeore Durrës. E mobiluar për t’u hapur si pavijone arkeologjike shtesë, aty mungon “zemra” e arkeologjisë nënujore. Renderat e projektit paraqisnin një pavijon modern dhe tërësisht të vizualizuar, i cili ka mbetur vetëm në sirtarët e zyrave të UNOPS-it. Ekranet LED, projektimet 3D, ekspozitorët në formë akuariumi duket se i përkasin premtimeve për atë që muzeu do të ishte pas restaurimit, pasi nuk dallohen gjëkundi në terren.

Renderi i projektit për pavijonin e parashikuar për arkeologjinë nënujore, që nuk u realizua. Burimi: Faqja e “EU4Culture”

Albert Koni punoi si përgjegjës i muzeut dhe i amfiteatrit antik deri në rënien e tërmetit të nëntorit, midis viteve 2014-2019 dhe kujton se ka pasur edhe një projekt të mëparshëm për të krijuar disa ambiente shtesë të përshtatshme për ekspozimin e atyre objekteve që qëndronin në magazinat e muzeut dhe që menaxhoheshin nga Instituti i Arkeologjisë.

“Duhet një punë bashkërenduese, shumë profesionale me specialistë të fushës që duhet të ndërmarrin këto nisma. Sigurisht që duhet një projekt madhor, nuk e di se sa të gatshme do të jenë të dy katet për të mbajtur gjithë atë aset të trashëgimisë kulturore që kemi në dispozicion në muzeun arkeologjik”, shpjegoi ai.

Duke u ngjitur edhe një kat më lart, aty ku sipas projektit do të zhvillohej “aktiviteti ekonomik”, hapësira ka mbetur ende bosh. Me një ashensor të montuar nga pas muzeut në formë panoramike që të çon direkt aty, kati i tretë pritet të shërbejë si një bar-kafe që mbetet problematike për nga forma e menaxhimit edhe për vetë faktin se parashikohet që të jetë e aksesueshme edhe nga publiku që nuk është vizitor.

“…ndërsa kati i sipërm është planifikuar për funksione ekonomike. Kati i sipërm do të jetë i aksesueshëm për të gjithë, jo vetëm për vizitorët e muzeut… Qëllimi është të afrojë vizitorët e muzeut, komunitetin lokal dhe turistët, duke krijuar një hapësirë të gjallë për ndërveprim dhe përfshirje”, shpjegoi UNOPS-i në një përgjigje për Amforën.

Nga renderat e projektit tek rezalimi, shkallët e emergjencës morën formë tjetër. Foto: Media Amfora

Pjesa e pasme është edhe më delikatja në raport me sigurinë, pasi aty janë vendosur fondet e muzeut dhe të Institutit të Arkeologjisë, të cilat edhe përmes kësaj ndërhyrjeje nuk e përmirësuan menaxhimin e tyre.

E ideuar si një projekt që do të ndihmonte edhe autoritetin menaxhues shtetëror, Qendrën Muzeore Durrës, ndërhyrja parashikonte të ndihmonte edhe në krijimin e një plani biznesi me qëllim që vetë muzeu të diversifikonte të ardhurat – përmes shërbimeve si shitja e suvenireve, publikimeve apo shërbimi i bar-kafesë së brendshme.

Ndërhyrje e rrëmujshme: “Kleitia” ilire u transformua në “Aristomena”

Projekti për rikonstruksionin e muzeut parashikonte edhe një rimuzealizim të pavijoneve, me qëllim shtimin e tyre dhe po ashtu pasurimin e informacioneve. Në vlerësimin paraprak të nevojave ekspertët konstatuan se muzeu në vitin 2020 kishte mangësi në shpjegimin e objekteve dhe të detajeve historike.

Nga analizimi i projektimit të pavijoneve në fazën para punimeve dhe të atyre që janë tashmë gati për t’u vizituar, ato janë si dy pika uji me gjendjen ekzistuese që muzeu kishtë parpara vitit 2022, duke mos krijuar asnjë vlerë të re në katin përdhes, që edhe në katin e parë ka dështuar të sjellë pavijonin e arkeologjisë nënujore digjitale.

Organizimi i nisjes së turit në muze mbetet i njëjti në katin përdhes, ai nis me prehistorinë, duke vijuar drejt antikitetit dhe një nga hapësirat ku ciceronët e muzeut ndër vite ndalonin me krenari, ishte ai i artefakteve ilire.

“Në këtë pavijon paraqitet shumë qartë karakteri ilir, mund të veçojmë këtu bustin e një gruaje ilire, ‘Kleitia’, ky lloj busti është shumë i veçantë për mënyrën e paraqitjes, së veshjes. Lidhet me kulturën zadrimore në Shkodër dhe kjo lloj velloje përdoret edhe sot nga gratë dhe vajzat e reja në këtë zonë”, shpjegonte në një intervistë për Amforën, Bledar Bica, ish-ciceroni i muzeut deri në mbylljen e tij për restaurim.

Por ajo që deri para ndërhyrjes quhej “Kleitia”, tashmë është rivendosur aty me emrin “Aristomena”. Emri “Kleitia” është i patjetërsueshëm si fakt historik sepse është gdhendur në gjoksin e bustit që ishte vendosur pranë varrit të gruas ilire me atë emër.

Majtas, busti ilir para ndërhyrjes quhej “Kleitia” (foto nga “Albanian Archaeology”) dhe djathtas, pas ndërhyrjes quhet “Aristomena”, foto: Media Amfora

Në një artikull të botuar në vitin 2020, arkeologët Neritan Ceka dhe Olgita Ceka e identifikojnë bustin funerar të Durrësit si “Kleitia Lysandrou”, duke theksuar se megjithëse ajo mban një emër dhe patronim grek, ajo paraqitet me veshje tipike ilire.

Autorët shkruajnë se nga Dyrrahu njihen tre emra funerare femrash: Euklea Lykou, Kleitia Lysandrou dhe Aristomenea, të cilat trajtohen si tre monumente të ndryshme. Sipas tyre, ato mbajnë emra grekë, por janë paraqitur me veshje ilire – kjo sepse vetë qyteti ishte ilir dhe i banuar nga ata së bashku me kolonët grekë.

Për ironi të fatit, artikulli gjendet në publikimin e akteve të konferencës arkeologjike ndërkombëtare të mbajtur Tiranë në datat 16-18 dhjetor 2019 dhe është redaktuar nga arkeologu italian Giuseppe Lepore dhe arkeologia shqiptare Belisa Muka – kjo e fundit rezulton të jetë pjesë e grupit të punës që ka realizuar projektin e muzealizimit.

Pak më tutje nga “Kleitia” ilire, gjendet vitrina e “Artemisionit”, një nga fondet më të jashtëzakonshme dhe njëkohësisht më të studiuara nga ekipet ndërkombëtare të arkeologëve. E gjithë ekspozita e gjetjeve arkeologjike është rikthyer pa sjellë ndonjë risi nga gjendja që ishte përpara restaurimit.

Përshkrimet e tyre në tërësi duken gati në kufijtë e banalitetit. “Vajza të ulura të zhveshura/Kukull e ulur e zhveshur”, “Vajza të ulura të veshura/Kukull e ulur e veshur”, “Grua e ulur në fron”, janë disa nga përshkrimet e figurinave të Artemisës, duke mos arritur të kompensojnë “varfërinë” e informacionit historik, problematikë për të cilën vetë ky projekt u hartua që ta zgjidhte.

“Artemisioni i Dyrrahut” konsiderohet si një nga komplekset më të rëndësishme fetare të Durrësit antik. Tempulli i kushtohet perëndeshës Artemis dhe funksionoi për shekuj si qendër kulti, ku besimtarët depozitonin objekte prej balte me bustin e Artemisës, në shenjë adhurimi dhe falënderimi.

Për rëndësinë e saj studiuesit kanë publikuar informacione deri në Universitetin e Harvardit dhe e kanë cilësuar si një nga burimet kryesore për të kuptuar kultin e Artemisës në brigjet e Adriatikut. Por përshkrimi i parë që hasin vizitorët për të në muzeun e rikonstruktuar të Durrësit duket gati jashtë kontekstit, duke e pagëzuar figurinën prej balte me mbishkrimin “Zadrimore/Protome-bust i zhveshur”. Termi “zadrimore” i referohet tipologjisë së modelit të flokëve dhe jo identitetit apo funksionit të artefaktit, çka mund ta lërë vizitorin pa informacionin thelbësor për origjinën dhe domethënien e objektit.

Përshkrimet në vitrinën e Artemisionit. Foto: Media Amfora

UNOPS kufizoi dokumentet që Amfora kërkoi, megjithëse është një organizatë ndërkombëtare që operon si pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe e pavarur nga institucionet shqiptare. Në asnjë rast ajo nuk pranoi të vendoste në dispozicion një kopje të planit të muzealizimit, të projektit arkitektonik dhe të detajeve të tjera teknike, të cilat sipas saj duheshin kërkuar tek autoritetet shqiptare, të cilave ajo ua kishte dorëzuar.

Megjithatë vetë ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në ditën e inaugurimit të muzeut, ekspozoi zinxhirin e ekspertëve të projektit të muzealizimit dhe kurimit, që rezultoi të ishte një kopje e rrëmujshme e asaj që muzeu kishte më parë.

Ai përmendi profesorë, kërkues shkencorë dhe akademikë që janë “ajka” e arkeologjisë shqiptare, puna e të cilëve duhej të sillte si rezultat rikonceptimin e pavijoneve dhe pasurimin e tyre me informacione të reja.

“Dua të shpreh mirënjohjen për të gjitha institucionet dhe individët e përfshirë në projektet e EU4Culture…si dhe autorët Iris Pojani, Lorenc Bejko, Belisa Muka dhe Luan Përzhita, dhe kuratoren Yllka Gjikopuli”, përmendi Gonxhja në fjalën e tij.

UNOPS-i shpjegoi në përgjigjen zyrtare se ekspozita muzeale u rikonceptua tërësisht dhe se nga një total prej 2854 artefaktesh që u ruajtën gjatë punimeve, më pas u rivendosën në një organizim të ri me 56 njësi ekspozimi, ku prezantohen mbi 2300 artefakte që mbulojnë periudhën nga neoliti deri në atë osmane. Sipas tyre ekspozimi i objekteve për herë të parë u zgjerua edhe në katin e parë, megjithëse pavijoni i arkeologjisë nënujore nuk u realizua sipas konceptit fillestar të prezantuar.

Lart, qendra e katit zero para restaurimit dhe poshtë si një fotokopje pas restaurimit. Foto: Media Amfora

Por për ish-përgjegjësin e muzeut, Albert Koni, ai i kishte të dyja katet të pajisura me ekspozitorë artefaktesh edhe më parë, duke theksuar se një pjesë e madhe e fondit mbetej e paekspozuar dhe e vendosur në magazinat pas muzeut.

“…në ekspozimin e katit të parë [përdhes], të cilat përbëheshin prej 2412 objekte, në të cilat përfshiheshin periudha prejhistorike, arkaike, klasike dhe ajo e mesjetës. Kati i dytë [sot i quajtur si i pari] ishte mesjeta e vonë që ishte e përbërë prej 700 artefaktesh. Sigurisht që rreth 2 mijë objekte të tjera ishin në magazinat anësore të muzeut”, kujtoi ai për fazën para ndërhyrjeve në muze.

Nga ana tjetër, konceptimi i projektit arkitektonik solli krijimin e disa hapësirave dedikuar restaurimit dhe ruajtjes së objekteve arkeologjike. “Laboratori i konservimit” dhe “Gipsoteka” janë hapësirat e reja që kanë një emërtim pompoz, por që nuk përbëjnë asgjë më shumë se sa dhoma boshe që nuk ofrojnë asnjë instrument pune për proceset e restaurimit dhe ndërhyrjeve teknike në objekte.

“Përmes ndërhyrjes arkitektonike janë krijuar dhe mundësuar hapësirat për laboratorin e konservimit, gipsotekën dhe arkivin e muzeut. Megjithatë, pajisja e këtyre hapësirave me aparatura dhe mjete të specializuara konservimi nuk ka qenë pjesë e objektit të kësaj ndërhyrjeje”, shpjegoi UNOPS-i për hapësirat që edhe në të kaluarën ishin po dhoma të pakompletuara me instrumente.

E ardhmja nuk duket aspak e ndritshme për muzeun që edhe pse tentoi që të sillte si vlerë të shtuar mozaikun e njohur si “Bukuroshja e Durrësit”, ajo mund të shihet vetëm në një faqe muri të printuar. Arkat me kompensata shumëvjeçare u mbyllën sapo kryeministri Edi Rama dhe pjesëmarrësit e tjerë u larguan më 28 prill sepse montimi i mozaikut kërkon ndërhyrje të specializuar, pasi u transferua nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë.

Projekti ishte konceptuar si një ndërhyrje që do të sillte edhe rrëfimin digjital, duke e çuar muzeun në një tjetër nivel të ndërveprimit përmes teknologjisë bashkëkohore. Por 4 vite pas nisjes së projektit, ajo që ka mbetur në muret e muzeut nuk është shumë e ndryshe nga e kaluara.

Pavijonet e restauruara të Muzeut Arkeologjik. Foto: Media Amfora

Audio-guidat, ekranet digjitale dhe ndërveprimi me aplikacione nuk u ofruan përmes ndërhyrjes – në një kohë kur muzeu nuk ka më pjesë as ish-ciceronin e tij dhe synon të zgjerojë aktivitetin në të trija katet, që paralelisht kërkon shtimin e burimeve njerëzore.

Për këtë tjetër dështim të projektit fillestar UNOPS-i sqaroi se kjo ndërhyrje mbetet pjesë e projekteve të radhës, që mund ta ofrojnë shërbimin e guidës me audio apo me ndërveprim digjital.

“Vendosja e tyre ishte parashikuar në konceptin fillestar të projektit, së bashku me elemente më të gjera të interpretimit digjital. Megjithatë, këto nuk mundën të realizoheshin për shkak të një kombinimi faktorësh, përfshirë disa çështje të pazgjidhura të pronësisë (tashmë të zgjidhura), si dhe kufizimet buxhetore të programit EU4Culture”, shpjegoi përgjigjja zyrtare.

Regjistrimi i pronës, “kali i betejës” për tejzgjatjen e projektit

Restaurimi i Muzeut Arkeologjik për pak u kthye në një film me seri sepse afatet për përfundimin e punimeve u shkelën herë pas here dhe sipas UNOPS-it shkak ishte fakti se muzeu nuk dispononte certifikatën e pronësisë, si një plagë e vjetër e tij.

Punimet e restaurimit nisën pranë fundit të vitit 2022, me një afat fillestar 17-mujor për përfundimin e tyre, por ai u shty disa herë dhe muzeu më i rëndësishëm arkeologjik në vend mbylli dyert për publikun për gati 4 vite.

Punimet e restaurimit përfunduan në ndërhyrje rikonstruksioni. Foto: Media Amfora

Menaxhimi i projektit nga UNOPS-i nuk e lehtësoi “huqin e vjetër” që tashmë gati çdo 10 vite sjell mbylljen e muzeut për rreth 5 vite për qëllime restaurimi. Muzeu Arkeologjik i Durrësit u themelua për herë të parë në vitin 1951 pranë ndërtesës aktuale – që u inaugurua dhe u hap për publikun në vitin 2002. Më pas në vitin 2011 ai u mbyll për një rikonstruksion të plotë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe u rihap në mars të vitit 2015, për t’u mbyllur edhe për katër vite të tjera në 2022-in.

“Sipas rregullave, leja e ndërtimit nuk mund të merrej pa regjistrimin e pronës në emër të Qeverisë së Shqipërisë. Ky proces kërkoi kohë dhe përfshiu vendimmarrje në nivele të larta”, tha UNOPS-i në një përgjigje për Median Amfora.

“Ky proces zgjati 25 muaj, pasi përfshiu një sërë vendimmarrjesh në nivel të lartë dhe kërkoi bashkëpunim e koordinim të ngushtë ndërmjet të gjithë partnerëve”, vijoi përgjigja.

UNOPS-i ia hodhi përgjegjësinë vonesave në zbatimin e projektit mungesës së regjistrimit të pronës – që nga investigimi i Amforës rezulton një justifikim që nuk përkon me faktet, pavarësisht se edhe Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbante këtë linjë.

“Një nga çështjet kryesore që u shfaq gjatë zbatimit të projektit ishte nevoja për regjistrimin e pronës ku ndodhet godina e Muzeut në pronësi të MEKI-t, në mënyrë që të merrej leja e ndërtimit”, tha ministria në përgjigjen e saj.

Amfora zbuloi se certifikata e pronësisë në emër të “Republikës së Shqipërisë” disponohej për truallin me sipërfaqe 1724 metër katrorë të paktën që nga qershori i vitit 2023 dhe po t’i referohemi përllogaritjes së linjës zyrtare të punimeve prej 17 muajsh – ato duhej të mbaronin së paku në nëntor të vitit 2024. Ndërsa inaugurimi final u realizua gati një vit e gjysmë më pas, më 28 prill 2026. Sot muzeu i ka hapur dyert me orar të reduktuar nga mëngjesi deri në drekë dhe fundjavat qëndron i mbyllur, deri në përgatitjen e plotë nga ana e Qendrës Muzeore Durrës, që për 1 vit do ta ketë “në testim” të githë infrastrukturën e dorëzuar. Ajo tashmë prej një organikë të re me të paktën 33 punonjës, që përbën dyfishin e personelit të tanishëm për t’i shërbyer denjësisht vizitorëve.

“Ka pasur një problem për hipotekimin e territorit të muzeut, për shkak se një familje kishte një banesë në hapësirën e tij, por nuk jetonte aty”, kujtoi Albert Koni, ish-përgjegjës i sektorit të muzeut dhe amfiteatrit deri në dhjetor 2019.

“Specialistët bënë përpjekjet e nevojshme dhe me sa di unë, procesi i hipotekimit ka mbaruar në atë kohë. I gjithë territori i muzeut ka qenë i hipotekuar dhe me certifikatë pronësie, falë edhe ndërhyrjes së specialistëve të Institutit të Arkeologjisë”, kujtoi ai për sa kishte informacion deri në dhjetor 2019.

Restaurimi “kyçi” arkeologët dhe fondin arkeologjik në kontejnerë

Muzeu Arkeologjik i Durrësit përfaqësonte një rast gati unik në vend, ku muzeu nga njëra anë administrohej me fondin e tij nga “Ministria e Kulturës” dhe arkeologët që kryejnë studimet, së bashku me fondin kryesor të zbulimeve janë pjesë e Institutit të Arkeologjisë, që është në varësi të një tjetër ministrie, asaj të arsimit.

Me nisjen e punimeve, punonjësit e “Ministrisë së Kulturës”, të përfaqësuar nga Qendra Muzeore Durrës dhe “punonjësit” e Ministrisë së Arsimit, të përfaqësuar nga Instituti i Arkeologjisë përfunduan në kontejnerë për gati 4 vite, ku duhej të menaxhonin punën e tyre dhe të realizonin procesin e kërkimit shkencor.

Projekti që rezultoi të fokusohej në shkulje dritaresh dhe shqepje pllakash kërkoi zbrazjen e plotë të tij me qëllim finalizimin e ndërhyrjeve. Së bashku me to u nxorën jashtë edhe mobiljet, të cilat nga vëzhgimi i Amforës në rreth 4 vite u lanë në mëshirë të kushteve atmosferike, duke u degraduar tërësisht.

“Mobiljet dhe pajisjet e zyrave të përdorura nga arkeologët, të cilat ishin në gjendje funksionale dhe me vlerë për aktivitetin e përditshëm, janë nxjerrë jashtë në oborr…Për pasojë, ato janë dëmtuar rëndë dhe tashmë kanë dalë jashtë përdorimit, duke krijuar një tjetër mungesë të theksuar në mjetet bazë të punës për stafin shkencor”, shpjegoi Instituti i Arkeologjisë në një përgjigje zyrtare.

Së bashku me mobiljet, në diell përfundoi edhe atelieja antike e qelqit. E restauruar pas zbulimeve arkeologjike tek ish-Lulishtja 1 Maji, atelieja e qelqit të lagjes romake u konstatua për herë të fundit gjatë monitorimit gati 4-vjeçar të Amforës jashtë kushteve teknike të konservimit. Megjithëse duhej transportuar dhe ruajtur nën siglën “Fragile”, ajo u konstatua pothuajse e shkatërruar dhe e thërrmuar.

“Riparimi i objekteve dhe vendosja e tyre në ekspozitat e muzeut realizohet nga UNOPS përmes kontraktorit të tij, nën mbikëqyrjen e Qendrës Muzeore të Durrësit dhe Institutit Kombëtar të Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore”, shpjegoi UNOPS, duke dëshmuar se i gjithë zinxhiri institucional nuk mundi ta parandalonte dëmtimin flagrant të ateliesë së qelqit.

Atelieja e qelqit gjatë ndërhyrjes rikonstruktuese. Foto: Media Amfora

Nga ana tjetër, UNOPS-i në përgjigjen e saj u shpreh se ka raportuar çdo 2 javë për ecurinë e punimeve tek Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, megjithëse refuzoi t’i bënte publike këto raporte dhe orientoi që t’i kërkoheshin direkt ministrisë – teksa mohoi kategorikisht të ishin dëmtuar objekte gjatë procesit të restaurimit.

“Jo. Të gjitha punimet janë kryer në përputhje të plotë me standardet e cilësisë së UNOPS-it dhe me sistemet e menaxhimit HSSE (Shëndeti, Siguria, Aspektet Sociale dhe Mjedisore), për të garantuar integritetin e sitit dhe të artefakteve të tij”, shpjegoi UNOPS-i.

Amfora dokumentoi në monitorimin e punimeve për një periudhë gati 4-vjeçare se objektet e fondit të Institutit të Arkeologjisë u transportuan edhe përmes vinçave që spostonin arkat e hapura të vendosura rrëmujshëm njëra mbi tjetrën dhe që nuk siguronin ruajtjen e objekteve brenda tyre.

Po ashtu, u konstatua se objektet qëndruan në arka të hapura shumë pranë murit rrethues të muzeut, ku perimetri ishte i pambrojtur si pasojë e punimeve në proces dhe që lehtësisht mund të kalohej nga oborri i një pallati tek fondi i Institutit të Arkeologjisë “që qëndronte në diell”.

“Projekti i rikonstruksionit dhe muzealizimit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik Durrës ka respektuar planin e zhvendosjes të miratuar në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), që nga marrja e masave për paketimin e zhvendosjen e artefakteve, sigurimin e tyre në hapësira të sigurta, si dhe ndërtimi i zonave të reja teknike në pjesën e pasme për depozitimin e artefakteve, pjesë e fondit arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë”, shpjegoi Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

UNOPS-i tregoi se projekti ka krijuar struktura të reja për depozitimin e fondeve të objekteve arkeologjike dhe me kushte të ndryshme nga më parë – ndërsa magazina që ishte ndërtuar vitet e fundit u rrafshua gjatë punimeve për të ndërtuar një të re, teksa ajo nuk përmbush as gjysmën nevojave. Megjithatë, në magazinën e ndërtuar rishtazi rezulton e njëjta situatë si në hapësirat e brendshme të “laboratorëve të muzeut”, ku mungon infrastruktura bazë e magazinimit.

“Në hapësirën e jashtme, artefaktet që ndodheshin në depo të vjetra dhe të papërshtatshme janë zhvendosur në një hapësirë të re magazinimi të ndërtuar posaçërisht, ndërsa ato të mëdha që më parë ishin të ekspozuara në kushte atmosferike do të sistemohen nën një strukturë të re me formë kanavace pranë depozitës së re, ndërkohë që gjelbërimi dhe rregullimi i territorit përreth muzeut do të përmirësojë ndjeshëm pamjen dhe përvojën e hapësirës”, shpjegoi UNOPS-i.

Por në magazinën ku është depozituar fondi i objekteve arkeologjike rezultojnë rafte metalike të salduara pa kujdes, të tjera që janë trashëguar ndër vite, tavolina “relikte” që nga periudha e komunizmit – shumë larg fasadës së magazinës që ndërthuret me instalacione hekuri për dekorim.

Magazina e objekteve arkeologjike, e fotografuar gjatë procesit të punimeve. Foto: Media Amfora

Ndërsa pak më tutje, një derë tenton të mbulojë 6 kontejnerë që janë “magazina provizore” e mijëra objekteve arkeologjike, që në rast studimi kërkojnë zbrazjen e dhjetëra arkave për të gjetur të duhurën.

“Një pjesë e rëndësishme e fondit arkeologjik me karakter studimor dhe material krahasues ndodhet ende në 6 kontejnerë metalikë, të vendosur në oborrin e muzeut. Këto kontejnerë, të menduar fillimisht si zgjidhje e përkohshme, tashmë janë bërë hapësira të vetme të mundshme për ruajtjen e këtij materiali, si edhe për akomodimin e arkeologëve”, shpjegoi Instituti i Arkeologjisë.

Përmes kërkesave për të drejtë informimi, Amfora lexoi qëndrimet e Institutit të Arkeologjisë dhe dokumente të ngjashme, ku arkeologët e bërthamës së Durrësit ngritën zërin për rrezikun që fondet arkeologjike të mbeteshin pa kushte të përshtatshme ruajtjeje.

Ata kanë theksuar se problemi nuk ishte thjesht përkohësia e punimeve, por mungesa e një vizioni afatgjatë për artefaktet që vazhdojnë të zbulohen çdo vit në Durrës. Kërkesat e tyre shkuan përtej nevojave të përditshme, duke prekur vetë thelbin e ruajtjes së objekteve arkeologjike.

“Instituti i Arkeologjisë (IA), në bashkëpunim me arkeologët e angazhuar në qytetin e Durrësit dhe në dakordësi me drejtuesit e departamenteve përkatëse, ka përcjellë një sërë kërkesash dhe rekomandimesh në lidhje me nevojat imediate për ruajtjen dhe menaxhimin e materialeve arkeologjike të zbuluara në këtë qytet me rëndësi të veçantë historike”, u shpreh Instituti për Median Amfora.

Që në fillim të procesit, Instituti i Arkeologjisë ka kërkuar që të mos preken hapësirat e arkeologëve, pasi ato nuk ishin thjesht vetëm zyra, por edhe vendi ku ruheshin dhe dokumentoheshin materialet e zbuluara.

“Këto hapësira kishin një rol thelbësor në procesin e dokumentimit, studimit dhe ruajtjes së të dhënave arkeologjike”, theksoi Instituti i Arkeologjisë.

Fondi i objekteve arkeologjike të Institutit të Arkeologjisë është mbyllur në kontejnerë. Foto: Media Amfora

Përballë nevojës së përhershme për hapësira sistemimi dhe magazinimi të fondeve arkeologjike, ai ka propozuar ndërtimin e një strukture të re të posaçme, e cila do të duhej të ishte projektuar mbi bazën e kritereve të qarta dhe efikase për sistemimin e fondeve arkeologjike dhe krijimin e kushteve optimale të punës për arkeologët dhe stafin teknik ndihmës.

“Kjo ndërtesë do të siguronte ruajtjen afatgjatë dhe me standarde bashkëkohore të trashëgimisë arkeologjike, si dhe do të përmirësonte ndjeshëm eficiencën dhe cilësinë e punës kërkimore e shkencore në terren”, shpjegoi Instituti i Arkeologjisë.

Por, kërkesat e arkeologëve të Institutit të Arkeologjisë në Durrës nuk u morën parasysh dhe përveç magazinës për depozitimin e objekteve edhe kontejnerët janë të tejmbushur me objekte, duke lënë rrjedhimisht pa zyra arkeologët që realizojnë kërkimin shkencor.

Për gati 4 vite puna kërkimore e arkeologëve është zhvilluar në kontejnerët metalikë, të ndarë me kalendarë për të mundësuar rotacionin midis arkeologëve, por sot as ata kontejnerë nuk gjenden më, duke lënë si kujtim vetëm kontejnerët metalikë të formatit të transportit ndërkombëtar për fondin e objekteve – tërësisht jashtë kushteve minimale të ruajtjes sipas normave të Bashkimit Evropian.

“Në dijeninë time unë mund t’ju them që vërtet nuk është aspak e duhur që objektet të lihen në kontejnerë. Uroj që kjo të jetë e përkohshme dhe të marrë një zgjidhje të përhershme në lidhje me ekspozimin e atyre objekteve. Kjo kërkon një punë unike, vërtet bashkëpunuese”, shpjegoi Albert Koni.

Pasi kaluan dy vite në kushte provizore, situata për arkeologët nuk u përmirësua, por përkundrazi, në vend që të riktheheshin në zyrat që dikur dispononin pranë muzeut arkeologjik, ato iu morën përfundimisht. Kjo lëvizje e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, pasi mori në dorëzim muzeun, i hoqi Institutit të Arkeologjisë mundësinë për të qenë i pranishëm aty ku është qendra e kërkimeve shkencore, tek fondi i objekteve të zbuluara.

“Situata ka pësuar përkeqësim së fundmi. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) ka marrë vendimin për të ndryshuar administrimin e ambienteve që më parë ishin në përdorim të IA, pranë muzeut”, sqaroi Instituti.

“Si alternativë, arkeologëve u janë ofruar dy kontejnerë metalikë për përdorim afatgjatë si hapësira pune. Kjo zgjidhje është e papërshtatshme dhe nuk përmbush as kushtet minimale të një ambienti profesional për punë studimore, përpunim të materialit arkeologjik, dokumentim dhe bashkëpunim me ekspertë të huaj”, sqaroi më tej Instituti.

Një nga kontejnerët ku mbahen objektet arkeologjike, e fotografuar gjatë procesit të punimeve. Foto: Media Amfora

Në përgjigjen e saj, UNOPS-i sqaroi se projekti nuk ka parashikuar hapësira pune për arkeologët e Institutit të Arkeologjisë në Durrës, pasi ministria e tyre e varësisë, ajo e Arsimit, nuk është përfitues direkt i programit “EU4Culture”.

“Nga dizajni, mund të konfirmojmë se hapësira e re e magazinimit u ndërtua për të strehuar artefaktet e Institutit të Arkeologjisë. Përfituesi direkt i projektit ‘EU4Culture’ është Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Instituti i Arkeologjisë funksionon nën mandat të institucioneve të tjera, të ndryshme nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, sqaroi zbatuesi i projektit, organizata ndërkombëtare UNOPS.

Ajo u shpreh se dëgjesa me grupet e interesit u realizua në tetor të vitit 2021 dhe pavarësisht ecejakeve të Institutit të Arkeologjisë, ai nuk arriti t’i paraprinte situatës së krijuar pas rikonstruksionit të muzeut dhe nevojës për ndarjen e ambienteve midis ministrive.

“Instituti i Arkeologjisë ka kërkuar nga MEKI që të merren masat e nevojshme për rikthimin e kushteve minimale të punës për stafin shkencor dhe për garantimin e ruajtjes me standarde profesionale të fondeve arkeologjike, në zbatim të Marrëveshjes së nënshkruar për Muzeun Arkeologjik të Durrësit”, shpjegoi Instituti në përgjigjen zyrtare për Amforën.

“Sigurisht që duhet të gjendet një zgjidhje optimale, vërtet konkrete, bazuar në lidhjet e trashëgimisë kulturore. Specialistët e Institutit të Arkeologjisë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz. Unë personalisht, nga ana institucionale, por edhe personale, nuk do ta hedh kurrë poshtë punën e madhe që ata kanë bërë gjatë viteve në atë institucion”, vlerësoi ish-përgjegjësi i muzeut, Albert Koni.

Programi “EU4Culture”, i menaxhuar nga UNOPS-i, u mbyll këtë qershor pas gati gjashtë vitesh zbatimi (2020–2026), duke lënë pas një ndikim të rëndësishëm në ruajtjen dhe rijetësimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, me rivitalizimin e 23 vendeve të trashëgimisë kulturore përmes një buxheti total prej 40 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian. Ndërsa projekti i zbatuar nga UNOPS-i pas tërmetit të nëntorit 2019 për restaurimin e Muzeut Arkeologjik Kombëtar Durrës rezultoi të reduktohej në një ndërhyrje kryesisht me karakter ndërtimor, ndryshe nga sa premtonte në hapat e parë lidhur me muzealizimin, digjitalizimin dhe menaxhimin financiar.

The post Restaurimi ricikloi të shkuarën, projekti i Muzeut Arkeologjik të Durrësit u rrudh në rikonstruksion first appeared on Amfora.

Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir
Në një bar-restorant të vogël, në pjesën shkëmbore të skajit fundor të fshatit Manastir, Gëzim Hoxha u shërben drekën turistëve të parë të këtij sezoni. Nga tarraca e biznesit familjar, pamja hapet drejt Plazhit të Pasqyrave, Kanalit të Korfuzit dhe kodrës ku ngrihet Manastiri i Shën Gjergjit, në një prej segmenteve më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

Për më shumë se dy dekada, familja jetoi mes emigracionit në Greqi dhe fshatit Manastir, duke punuar atje për t’i investuar kursimet në biznesin e vogël që sot u siguron të ardhurat kryesore. Pasi Gëzimi u shërben me dashamirësi vizitorëve të huaj që shijojnë të qetë mikpritjen dhe pamjen mbresëlënëse, ai shfaq tensionin dhe pikëpyetjet që e mundojnë mbi të ardhmen e vetë fshatit.

“Kam jetuar 22 vite në Greqi dhe të gjitha paratë që kam fituar atje i kam investuar këtu. Kam ngritur një restorant të vogël me pesë tavolina dhe prej tij ushqehemi, unë, djali dhe gruaja ime”, tregoi 70-vjeçari, teksa duart i dridheshin nën tabakanë e madhe me të cilën i shërbeu një çifti të huaj.

Qetësia e banorëve të Manastirit është tronditur pasi u shfaq një “hartë e kuqe”, e cila nisi të shpërndahej në formë klandestine në zyrën e Kadastrës së Sarandës. Ëndrrat e banorëve që kanë tashmë në dorë një certifikatë legalizimi janë barazuar me ato që ende nuk e disponojnë një të tillë, pasi një projekt i “turizmit elitar” ka bllokuar tashmë të ardhmen e fshatit.

“Nuk kam hyrë në pronën e askujt me forcë. Kam ardhur këtu në vitin 2009, si shumë të tjerë në fshat”, shpjegoi Gëzim Hoxha përballë projektit që synon të krijojë një “fshat brenda fshatit”.

Klikoni KËTU dhe ndiqni video-kronikën e artikullit.

I quajtur “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I”, ai u paraqit nga kompania “Premium Finance Invest” sh.p.k. në vitin 2025 dhe menjëherë më pas, nisi të qarkullonte një hartë nën dorë si një “status quo” për ndalimin e legalizimeve apo ndërtimeve të reja nga banorët.

“Ne nuk jemi të huaj, jemi shqiptarë dhe duam të drejtën tonë. Shkojmë te Kadastra dhe na japin ca harta të kuqe. Mua hipotekën ma ka dhënë shteti. Ku del ai tjetri sot si pronar? Del me 300 hektarë, me gjysmën e jugut, kush është ky?!”, shpjegoi me shqetësim Arsen Vaja mbi konfliktin midis pronarëve pretendues si trashëgimtarë dhe atyre që e kanë legalizuar pronën.

Investimet e kompanisë nga Saranda në Durrës ilustrojnë konfliktet midis investitorëve dhe pronarëve të tokave në projektet masive në turizëm, teksa në një projekt për të cilin mori “Statusin e Investitorit Strategjik” në zonën e Gjirit të Lalzit, kompania dështoi herën e parë për ta finalizuar dhe kërkoi më shumë kohë për të zgjidhur konfliktet e pronësisë me pronarët e truallit.

“Harta e kuqe” vendos në pikëpyetje ekzistencën e fshatit Manastir

Me rënien e komunizmit, një fshat i ri u krijua përpara Ksamilit, duke u pagëzuar me emrin “Manastir”, teksa u ngrit nën kodrën e Manastirit të Shën Gjergjit dhe mbi Plazhin e Pasqyrave.

Fshati Manastir në të majtë kufizohet me Detin Jon dhe nga e djathta nga rruga Sarandë-Ksamil, përbri Liqenit të Butrintit. Foto: Media Amfora

Banorët shfrytëzuan një ish-repart ushtarak dhe hapësira të tjera për të ngritur fillimisht banesa për të jetuar dhe vit pas viti i përshtatën në struktura akomoduese për turizmin sezonal përgjatë verës.

“Gratë këtu jetojnë me verën. Në prill e maj kthehen nga Greqia dhe punojnë deri në tetor”, shpjegoi Gonxhe Paza, duke theksuar se turizmi po e mban gjallë fshatin.

Pa humbur kohë, ajo nxori nga xhepi një certifikatë pronësie të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Sarandë. Aty dallohet viti 2018, kur familjes Paza iu legalizua objekti i ndërtuar aty dhe që vërteton pronësinë e familjes mbi truallin e fshatit Manastir.

“Kam prishur shtëpinë dhe kam bërë dhoma e banjo për turistët. Me këtë jetojmë. Fëmijët më kanë ikur se nuk kanë punë këtu”, shtoi Paza për Median Amfora, duke treguar për udhëkryqin midis shpresës së turizmit dhe rrezikut për t’iu rrafshuar banesa.

“Këtu janë bërë 70% e fshatit me dokumente dhe duam që edhe ata 30% që s’i kanë t’i marrin dhe të rregullohet edhe fshati, se ne jemi sipas ligjit”, shpjegoi i revoltuar Kosta Zervoji, një tjetër banor.

Banorët e fshatit Manastir duke diskutuar. Foto: Media Amfora

Veprimet për të legalizuar ndërtesat apo për të investuar janë ndërprerë informalisht nga zyra e Kadastrës, pasi një projekt që synon ndërtimin e një resorti në zonë nisi të ngjizet përmes lejeve që kanë nisur të miratohen nga qeveria shqiptare.

Kompania “Premium Finance Invest” aplikoi me projektin e titulluar, “Ksamil Seaside Resort & Residential, The Mirrors, Faza I” në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) më 27 janar 2025.

Kjo pasi e kishte fituar “Statusin e Investitorit Strategjik” për një tjetër projekt në Durrës, katër vite më parë dhe që duket se gati ka dështuar, ndërsa për projektin në Sarandë KKTU miratoi brenda 23 ditësh “Lejen e Zhvillimit”, e cila përcakton kushtet urbanistike të zhvillimit të pronës dhe i paraprin marrjes së lejes së ndërtimit.

Pas më shumë se një viti, leja u zbardh vetëm në fillim të muajit qershor, duke ofruar më shumë të dhëna teknike për projektin që pritet të zbatohet në dy faza. Fillimisht, ai do të fokusohet tek ndërtimi i 46 vilave private, ndërsa në fazën e dytë projekti përfshin një hotel me vila mbështetëse dhe shërbime bar-restoranti.

Planvendosja e projektit shtrihet në një pjesë të mirë të fshatit që numëron mbi 150 ndërtesa dhe kërkon që në të dyja fazat, të rrafshojë objekte ekzistuese, të cilat sipas banorëve posedojnë edhe certifikata legalizimi, që sipas tyre u ofruan nga shteti pa u përmendur se prona ka një pronar joshtetëror, pra privatë të tjerë që e pretendojnë atë.

Nga krahasimi i planvendosjes së projektit të resortit turistik me ortofotot dhe hartat satelitore duket se zhvillimi i planifikuar mbivendoset me një pjesë të fshatit ekzistues Manastir, duke kërkuar shembjen e pashmangshme të objekteve në të dyja anët e fshatit. Gjurma e vilave dhe rrugëve të reja duket se prek zona ku sot ndodhen banesa dhe biznese familjare, duke ngritur pikëpyetje nëse projekti mund të realizohet pa i prekur ndërtimet legalizuara ndër vite.

Pamje e projektit “The Mirrors”. Foto: Studio e arkitekturës “Kengo Kuma & Associates”

Në lejen e zbardhur të zhvillimit, rezulton se projekti do të zhvillohet në pronën e Iliriana Demirajt (Çoçoli). Ajo është trashëgimtare e familjes Çoçoli, e cila trashëgon parcela tokash që nga Ksamili dhe që lidhen me ndarjet historike të tokës gjatë periudhës së mbretërisë së Zogut. Vetë Çoçoli nuk ishte e arritshme për një koment mbi çështjen e pronësisë, ku do të zhvillohet projekti që ka gjetur të papërgatitur banorët e fshatit Manastir.

“Unë kam ardhur këtu në vitin 2009, kam hedhur objektin në ish-repartin ushtarak, nuk u futa në vendin ku dikush kishte pronën dhe nuk u futa me forcë”, shpjegoi Gëzim Hoxha.

Dhjetëra banorë të Manastirit në shkurt të këtij viti, protestuan edhe para Kadastrës së Sarandës, duke kërkuar transparencë për projektin, por pa mundur të qartësohen për fatin e pronave të tyre, pasi ndër vite ndoqën procedura legalizimi, regjistrimi dhe pajisjeje me dokumentacion pronësie pranë institucioneve shtetërore.

Në një përgjigje zyrtare për Amforën, Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Sarandë shpjegoi se në arkivat e institucionit rezultojnë aplikime të banorëve të zonës së Manastirit (Pasqyra) që prej vitit 2006, ndërsa pjesë e dokumentacionit janë edhe kërkesa të depozituara në vitin 2017.

Foto nga harta e shtrirjes së projektit dhe e pamjes së vilave, të zbardhura në vendimin e KKTU-së për projektin

Sipas ASHK-së, aplikimet e tjera janë trajtuar pranë zonës kadastrale 2297 Ksamil dhe nuk disponoheshin të dhëna të tjera, teksa 7 aplikimet e identifikuara ishin ende në fazën fillestare të vlerësimit. Ndërsa harta që banorët pretendojnë se u është dhënë nën dorë nga zyra e Kadastrës, me zonën e vijëzuar me të kuqe si pjesë e projektit, duket se nuk përbën një dokument zyrtar.

Të vendosur mes Plazhit të Pasqyrave, Gjirit të Manastirit dhe Shpellës së Pëllumbave, banorët e këtij fshati e ndërtuan jetën e tyre mbi turizmin familjar dhe kursimet e emigracionit, në një territor që me kalimin e viteve u kthye në një nga asetet më të lakmuara të bregdetit shqiptar.

“Në vitin 2012-2013 kemi marrë legalizimin. Kemi paguar tokën, kemi marrë dokumentet dhe më pas edhe hipotekën. Deri në vitin 2020 nuk kemi pasur probleme”, shpjegoi Bedri Hysi.

“Tani na ka dalë një pronar i ri dhe pjesa më e madhe e fshatit është futur në vijën e kuqe. Unë jam brenda vijës së kuqe”, shtoi banori i fshatit.

Sipas tyre, pavarësisht kërkesave dhe ankesave drejtuar institucioneve, ende nuk kanë marrë një përgjigje të qartë mbi statusin e pronave dhe arsyen e përfshirjes së tyre në territorin e shënuar në hartë, ndonëse objektet e tyre janë legalizuar.

Për banorët e Manastirit, shqetësimi lidhet me zhvillimin e këtij resorti të ri turistik në zonën ku për më shumë se dy dekada ata ndërtuan jetën dhe bizneset me bindjen se shteti ua kishte njohur të drejtat mbi pronat që ngritën. Ndërsa për të njëjtin territor është miratuar një projekt turistik me vila, hotel me pesë yje dhe struktura rezidenciale, shumë prej banorëve thanë se po përballen me pasiguri mbi të ardhmen e objekteve që kanë legalizuar, regjistruar dhe dokumentuar ndër vite.

“Ne jemi sipas ligjit. Kemi paguar tokën, kemi marrë legalizimet dhe dokumentet. Nuk kërkojmë gjë tjetër veçse të drejtën tonë”, tha Arsen Vaja.

Harta me vija të kuqe që tregon “pezullimin” e legalizimeve të fshatit. Foto: Media Amfora

Sipas avokatit Elton Laska, legalizimi dhe regjistrimi i një pasurie nuk janë procedura formale pa pasoja juridike, por përkundrazi ato krijojnë të drejta dhe pritshmëri të ligjshme për qytetarët, të cilët investojnë dhe ndërtojnë jetën e tyre mbi bazën e këtyre akteve administrative.

“Legalizimi nuk është një favor i shtetit, por një akt administrativ që prodhon të drejta të plota për pronarin. Pasi një pronë është njohur dhe regjistruar ligjërisht, çdo kufizim ndaj saj duhet të bazohet në ligj, të jetë proporcional dhe të ndjekë një procedurë të rregullt ligjore”, shpjegoi Laska.

Sipas tij, problemi nuk qëndron te zhvillimi ekonomik apo turistik në vetvete, por te mënyra se si ai ndërhyn mbi të drejtat ekzistuese të pronës.

“Nëse shteti ndryshon rregullat e lojës pasi ka njohur më parë të drejta pronësie, krijohet pasiguri për qytetarët dhe investitorët”, vlerësoi ai.

Projekte të shndritshme që zbehen nga konfliktet e pronësisë

Projekti i “Plazhit të Pasqyrave” në fshatin Manastir mban firmën e një prej studiove më prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore në botë, “Kengo Kuma & Associates”. E themeluar nga arkitekti japonez Kengo Kuma, i njohur tashmë për publikun shqiptar si autor i projektit aty pranë për ndërtimin e Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Studioja është e njohur për projekte ikonike që ndërthurin arkitekturën me peizazhin natyror dhe për ndërhyrje me ndikim të ulët vizual, si Stadiumi Kombëtar i Japonisë për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në projektin në fshatin Manastir, ajo ka si partner lokal studion “EV Engineering” sh.p.k.

I pagëzuar si “The Mirrors” (Pasqyrat), projekti është ndarë në dy faza me intensitet të ndryshëm ndërtimi. Faza e parë, nga ana e kodrës së Manastirit, shtrihet në një sipërfaqe prej 92 mijë metrash katrorë dhe parashikon një gjurmë ndërtimi prej 5535 metrash katrorë dhe ndërtesa me një, deri në dy kate, pa struktura nëntokësore.

Por situata ndryshon ndjeshëm në fazën e dytë, që shtrihet në anën tjetër të fshatit, në krahun e “Shpellës së Pëllumbave”, ku përqendrohet pjesa më intensive e projektit. Në një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë parashikohen 23 mijë metra katrorë volum ndërtimi, në një gjurmë ndërtimi prej 10 mijë metrash katrorë. Ndërtesat parashikohen deri në tre kate mbi tokë dhe struktura nëntokësore që arrijnë deri në gjashtë kate. Koeficienti i shfrytëzimit të truallit rritet në 38.5 për qind, mbi gjashtë herë më i lartë se në fazën e parë.

Kompania që parashikon të zbatojë projektin, “Premium Finance Invest”, u krijua në vitin 2016 me kapital gjerman, si një institucion financiar jobankar. E zotëruar nga kompania me kapital austriak “SIG Holding GmbH”, ajo lidhet me kazinotë e Tiranës dhe me ish-“APEX-AL”, me pronar kryesor përfitues Bledar Sinanin, i cili mban nënshtetësi gjermane.

Për të marrë një qëndrim mbi pretendimet e ngritura nga banorët, Amfora iu drejtua me një kërkesë për koment kompanisë “Premium Finance Invest”, por ajo nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi.

Plazhi i Pasqyrave, Shpella e Pëllumbave dhe Gjiri i Manastirit qëndrojnë përballë Korfuzit dhe janë kthyer në destiancione të lakmuara që po rrethohen nga resoret. Foto: Media Amfora

Për historianin dhe ish-restauratorin Halil Shabani, debati nuk lidhet vetëm me të drejtat e pronësisë së banorëve të Manastirit, por ajo që po ndodh në zonën e Ksamilit dhe përgjatë bregdetit jugor është pjesë e një transformimi më të gjerë që po prek disa prej territoreve më të rëndësishme turistike dhe natyrore të vendit.

“Po shikojmë që të gjitha pikat më të bukura të turizmit, më dominantet, po bien në duart e atyre që ne i quajmë oligarkë. Po marrin të gjithë ajkën e bregdetit”, tha Shabani për Median Amfora.

Ndërsa Sofokli Thoma, aktivist mjedisor në Sarandë, tha se ajo që po ndodh në Manastir nuk mund të shihet e shkëputur nga transformimi më i gjerë i gjithë vijës bregdetare të jugut.

“Këtu, nga Kanali i Çukës deri në Ksamil, ka gërmime nga çekiçët. Nuk e kuptoj se çfarë duan të bëjnë. Edhe ndërtimet në Butrint, ku zona e mbrojtur ishte 150 hektarë, e ulën. Zonën e mbrojtur në Vlorë e bëjnë 800 hektarë. Pse e bëjnë?! Sepse e dinë për ndërtimet”, shpjegoi ai.

Në anën tjetër të kodrës së Manastirit të Shën Gjergjit, po zhvillohet projekti “Manastiri Resort”, në atë që njihet si “Gjiri i Manastirit”. Amfora zbuloi se ky projekt shkatërroi potencialin arkeologjik të zonës, ndërsa ngriti pikëpyetje edhe mbi respektimin e detyrimeve që burojnë nga statusi i Parkut Kombëtar të Butrintit si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s.

Projektet e Manastirit u bënë të mundura pas miratimit më 22 shkurt 2024 të Ligjit numër 21/2024, i cili ndryshoi zonifikimin “Për Zonat e Mbrojtura”. Ndryshimet zbutën kufizimet e mëparshme dhe krijuan bazën ligjore për lejimin e zhvillimeve turistike, përfshirë strukturat akomoduese edhe në territore të mbrojtura ose pranë tyre. Situata e re solli avancimin e projekteve turistike në zonën e Butrintit dhe të Ksamilit, pasi u kufizua kufiri i zonës buferike të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Fshati Manastir dhe përtej tij projekti në përfundim, “Manastiri Resort”. Foto: Media Amfora

Më larg nga aty, në një tjetër pjesë të lakmuar të bregdetit shqiptar, “Premium Finance Invest” sh.p.k. u shpall “Investitor Strategjik me procedurë të veçantë” në korrik të vitit 2021 për projektin “Cape of Rodon Faza 1”.

Investimi me vlerë mbi 51.3 milionë euro pranë Gjirit të Lalzit synonte të ngrinte në zonën ende të pazhvilluar të Kepit të Rodonit, një hotel me katër yje me 250 dhoma, 30 vila, një kantinë vere dhe një park ujor, duke përfituar statusin për një periudhë trevjeçare dhe masa mbështetëse të parashikuara nga ligji, përfshirë të drejtën për përdorimin e brigjeve të detit dhe zonës së plazhit përballë kompleksit për një afat deri në 30 vite.

Megjithatë, pavarësisht statusit të investitorit strategjik, projekti nuk arriti të zbatohej brenda afatit të parashikuar. Në korrik të vitit 2024, Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi t’ia zgjasë statusin edhe për dy vite, por me një kusht thelbësor: Ajo duhej të dorëzonte dokumentacionin e plotë që provonte marrëveshjet me pronarët privatë ose kalimin e pronësisë për të gjitha parcelat e prekura nga investimi. Por ende tre vite pas marrjes së statusit, projekti vijon të mbetet i kushtëzuar nga zgjidhja e çështjeve të pronësisë, duke mos arritur të kalojë në fazën e zbatimit sipas planifikimit fillestar.

Amfora lexoi se në Zonën Kadastrale 3365, ku do të zhvillohet projekti, për një pjesë të mirë të parcelave ndryshe nga konflikti i legalizimeve në Manastir, pretenduesit trashëgimtar të tokave, përfshirë Kishën Françeskane të Shqipërisë, përballen me mbivendosjet e “Ligjit 7501” për ndarjen e tokës bujqësore që pretendojnë të njëjtat parcela, ndërsa nga leximi i auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndër vite janë zbuluar regjistrime dhe përfitime të mijërave metrave katrorë më shumë nga sa i takonte ndarjes së tokës bujqësore. Ndërsa vetë prokuroria ka zbuluar falsifikime masive për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes AMTP-ve të tokave bujqësore, që në fakt nuk ishin të tilla dhe kishin si pronarë shtetin ose trashëgimtarë të hershëm.

The post Resorti në Plazhin e Pasqyrave rrezikon të rrafshojë fshatin Manastir first appeared on Amfora.

Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin
Personazhi ikonë i filmit “Scarface” (Njeriu me shenjë), Toni Montana, i luajtur mjeshtërisht nga aktori Al Pacino, në kulmin e mbretërimit të tij në Majami si drejtuesi i rrjetit të kokainës, nuk u mjaftua vetëm me ndërtimin e një vile që ngjante më shumë si pallat mbretëror.

Në hollin e saj, mbi një shatërvan ndriçonte nenoni i kuq me mbishkrimin, “The World Is Yours” (Bota është e jotja). Ndërsa vizitorët në hyrje stepeshin nga një tigër që sodiste kopshtin e gjelbër.

Këto skena hollivudiane të vitit 1983 vijojnë të frymëzojnë krimin e organizuar, aq sa “mbreti i lojërave të fatit në Shqipëri”, Ervis Martinaj, dyshohet se ndërtoi një pallat të ngjashëm, që e pagëzoi si “Arbëria Palace” dhe nën neonin e ndritshëm, “The World Is Yours”, vendosi të pozonte luanin e tij që sapo kishte nisur të ecte.

I pagëzuar si “King Simba” dhe me prapashtesën “007”, që dukej se përfaqësonte Martinajn, ai u shfaq për herë të parë në TikTok më 21 dhjetor 2021. Audienca e këlyshit që mendohet se mbërriti aty 3 muajsh, u rrit javë pas jave, duke u shfaqur nga ditët e para me biberonin me qumësht, deri tek pozat në ambientet luksoze të Hotelit “Arbëria Palace”, në Fushë-Milot.

“Simba tani është mjaft i madh, rreth 1 metër i lartë”, tregoi i buzëqeshur një prej kamarierëve në barin e hotelit. Llogaria e tij ka reshtur së postuari që kur vetë Martinaj humbi gjurmët në rrethana ende të pazbardhura, duke lënë pas skenare të ngjashme me fundin e personazhit që dëshironte t’i ngjante, Toni Montana.

Foto nga vendi ku u fotografua luani i Ervis Martinajt dhe postimi në “Instagram”. Foto dhe përpunimi: Media Amfora

Luani tashmë është i rritur dhe i papërshtatshëm për klientët e hotelit, që dikur ishin kureshtarë për ta parë. Drejtuesit e Arbëria Palace nuk pranuan të komentonin për vendndodhjen e tij, por duket se Martinaj e ktheu në një simbol pushteti mbajtjen e një luani – për bosët krimit të organizuar, ku u përfshi edhe vetë në nivelet më të larta.

Pas suksesit të vitit 2017, kur Organizata ndërkombëtare “Four Paws” (4 Putrat), në bashkëpunim me autoritetet ndërhynë për të konfiskuar dhe për të dërguar më pas jashtë vendit 3 luanë që mbaheshin në kushte skandaloze në parkun privat, “Safari Park Zoo” në Fier, bosët e krimit  dhe fëmijët e milionerëve e përmbysën situatën duke importuar dhjetëra këlyshë.

“Në qoftë se më parë këto kafshë raportoheshin të mbajtura në kafaz në ndojnë biznes, lokal apo hotel, janë shtuar rastet që mbahen dhe nga individë si kafshë shoqërimi. Shitja e tyre bëhet hapur ‘online’ dhe në dyqane, pa asnjë kontroll”, komentoi situatën përmes një qëndrimi zyrtar, Organizata “Animal Rescue Albania” (Shpëtimi i Kafshëve në Shqipëri).

Përmes një investigimi rajonal mbi 6 mujor, Amfora zbuloi se këlyshë luanësh po shfaqen vitet e fundit në vende si Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – duke ngritur dyshime për një rrjet të organizuar kriminal në mbarështimin, transportin dhe shitjen e tyre.

Gjatë kontrolleve në terren në disa shtete, ku u përdorën edhe metoda të kamufluara për mbledhjen e provave, Amfora dokumentoi se të paktën në Shqipëri dhe në Kosovë mund të porositet lehtësisht një këlysh luani, përmes “dyqaneve të kafshëve”, ndërsa dëshmitë tregojnë për një treg të madh rajonal, jashtë kontrollit të autoriteteve.

“Nëse i kontakton [dyqanet e shitjes së kafshëve], gjëja e parë që ata thonë është, oh luanët dhe tigrat janë të lehtë për mua. Për mua është e vështirë nëse më kërkon një dinozaur”, shpjegoi veterineri Ariel Vasili.

Video përmbledhëse e investigimit

Në Shqipëri gjithmonë e më shumë luanët që blihen këlyshë po zëvendësojnë kafshët shtëpiake të bosëve të krimit, fëmijëve të biznesmenëve dhe të politikanëve, të shpërndarë në të gjithë vendin, por kryesisht në rajonin qendror dhe atë verior.

“Mendohet të jenë rreth 80 ose 90 mace të mëdha, pra luanë dhe tigra në Shqipëri”, analizoi veterineri Ariel Vasili, për përllogaritjet që janë bërë përmes punës kërkimore të ekspertëve dhe organizatave për mbrojtjen e kafshëve. Numrat u rritën fill pasi luanët këlyshë u kthyen në simbolin e ri të pushtetit kriminal përgjatë viteve të fundit.

“Kjo lidhet me mentalitetin e këtyre lloj njerëzve. Ata zakonisht mendojnë se unë nuk mund të mbaj një qen si kafshë shtëpiake sepse nuk jam në të njëjtin nivel me fqinjin tim”, shpjegoi Sajmir Shehu, nga Organizata ndërkombëtare “Four Paws”.

Ato trafikohen këlyshë dhe arrijnë të mbijetojnë përmes ushqimit me qumësht të ngjashëm si të bebeve, një trajtim i papërshtatshëm dhe mënyra se si mbahen krijon më vonë probleme shëndetësore.

“Të dy ishin të kequshqyer”, i përshkoi luanët këlyshë që u gjenden në qytetin e Suboticës në Serbi, Sonja Mandić, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik Paliç. “Nuk ushqeheshin me llojin e duhur të ushqimit apo suplementeve, ata ishin ushqyer me qumësht formulë për foshnjat njerëzore”, shtoi ajo për 2 këlyshët luanë që policia ja dërgoi pasi u gjetën në rrugë në vitet 2022 dhe 2023.

Luanët dhe tigrat – Moda më e fundit e krimit të organizuar

15 minuta larg perandorisë së rënë tashmë të Ervis Martinajt, një tjetër perandori është ngritur në një gadishull piktoresk në Lagunën e Patokut. “Royal Blue” është një restorant luksoz në pronësi të familjarëve të atij që është pagëzuar si “baroni i drogës”, Gëzim Çela.

Më 28 nëntor 2023 një luan i vogël ishte i ftuari special i festës së pavarësisë së Shqipërisë, të cilit ju mbush gota me verë, pranë një qeleshe tradicionale. Në videon e shpërndarë në Instagram nga restoranti, pas luanit ishin rreshtuar për t’i shërbyer 4 kamarierë me veshje tradicionale.

Luani i shfaqur në restorantin “Royal Blue”, në Patok. Foto dhe përpunimi: Media Amfora

“Tani është në moshën 8 muajsh, është rritur shumë për një vizitë”, rrëfeu një prej punonjëseve të restorantit. Kur ne kërkuam ta shihnim, ajo tha ngadalë, “Është shumë e rrezikshme për ju”.

Pak më tutje u dëgjua, “Po kërkoni për luanin?”, pyeti plot zell një djalë pas banakut. “Unë kam një të tillë këtu”, shtoi djali duke nxjerrë nga xhepi celularin dhe shfaqi fotot me kafshën ekzotike.

Shpejt mësuam se ai quhet “Tajson” dhe se ushqehet me mish të freskët çdo ditë. Gëzim Çela jetoi për disa vite në arrati dhe ja kaloi imagjinatës kriminale, duke punësuar si “shofer” shefin e Policisë së Kurbinit, Dritan Metaj. Dikur edhe vetë Çela ishte oficer policie dhe pas arrestimit në Kosovë u ekstradua në mars të këtij viti, duke u akuzuar si kreu i grupit të strukturuar kriminal për trafikun e drogës.

Megjithatë për Tajsonin rrëfejnë se e futi në familje djali i tij. Pronarët e restorantit “Royal Blue”, ku ishte shfaqur disa herë luani nuk pranuan të komentojnë rreth tij.

Aktivistët tregojnë se mbajtja e këtyre kafshëve nga familjet kriminale vështirëson edhe identifikimin e pronarit të tyre, në rast denoncimi tek autoritetet. Gëzim Çela përpara arrestimit arriti të ndryshonte pronësinë e restorantit, ndërsa bosë të tjerë droge kanë ndryshuar edhe vetë emrat e tyre dhe nuk rezultojnë pronarë të pasurive të patundshme.

“Nuk kam nga ta dijë se kush është personi, unë kam vetëm një video dhe ajo hiqet në momentin që çështja bëhet publike”, shpjegoi Oli Pero për raste të ngjshme, e cila drejton Organizatën “Animals Need Me” (Kafshët kanë nevojë për mua), e fokusuar në Shkodër.

Luani “Tajson” me një prej punonjësve të Restorantit “Royal Blue”. Foto dhe përpunimi: Media Amfora

Krimi i organizuar në rajon megjithëse e adhuron figurën e luanit, si përmes citimit të thënieve dhe postimeve me ikonën (“emoy”) e tij, duket më pak i guximshëm për të shkuar në këto nivele.

Ekspertët tregojnë se kjo qasje u zhvillua edhe pas zhvendosjes në Dubai të eksponentëve të krimit të organizuar shqiptar, ku megjithëse është e paligjshme, nisën të frymëzohen nga imazhi i elitave kriminale të Lindjes së Mesme, që mbajnë tigra dhe luanë.

“Rreth 70% janë luanë dhe 30% tigra”, analizoi eksperti Sajmir Shehu.

“Mendojnë se luanët janë pak më të qetë, jo aq agresivë sa tigrat dhe kanë informacion për njerëzit që zakonisht kanë tigra dhe pastaj i ndryshojnë në luanë sepse tigrat janë shumë agresivë”, rrëfeu Shehu. “Nuk e di se çfarë prisnin ata?!”, pasoi ai me pyetje retorike.

Duke u ngjitur edhe më në veri të Shqipërisë – “Mbreti Didi” ishte një tjetër surprizë kur u shfaq në një rrugicë të ngushtë, shtyllat e së cilës ishin të mbingarkuara me kamera sigurie. Përbri një Mercedes Benz-i të klasit luksoz “G”, ai shëtiste i përhumbur, dukshëm si banori më i ri i lagjes.

Ne përllogaritëm audiencën e tij dhe është luani më i famshëm shqiptar në “TikTok”, ku një prej videove ka marrë 7.2 milion shikime. Midis komenteve të audiencës dallojnë lutjet me mesazhin se kur të rritet dhe të mos e mbajnë më, të njoftojnë organizatën “Four Paws”.

Por arroganca e menaxherit të llogarisë në “TikTok” – që ndryshe nga zakonisht nuk mban emrin e luanit, por pseudonimin “Montal” – u pasua nga komentet se ai e ushqen luanin me 2 kg mish në ditë.

“Është e paligjshme të posedosh një kafshë të egër. Ai duhej ishte i lirë në habitatin e tij origjinal dhe jo si një kafshë shtëpiake, në një shtëpi”, komentoi në anglisht një përdorues i TikTok.

Anisa Kostani i doli në krah poseduesit të llogarisë së luanit – që i kërkoi komentuesit të flasi shqip – duke treguar se ajo e njeh mirë ligjin dhe të mos merren me luanët, por me qentë me zinxhirë.

“Ahaa, unë oficere policie, ti më tregon ligjin”, replikoi ajo me komentuesin që tregoi se është e paligjshme mbajtja e luanit.

Ajo rezulton të mos jetë një oficere e thjeshtë, por nënkomisare në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit – një tjetër qytet i përgjakur nga përplasjet mes bandave kriminale. E pezulluar për disa kohë nga detyra pasi ofendoi gazetarët, ajo gjithashtu është e pasionuar pas gjarpërinjve, që i ekspozon në rrjetet e saj sociale, përfshirë emisionet televizive. Por nënkomisarja nuk është një rast i izoluar, Amfora identifikoi edhe punonjëse të tjera policie që u ekspozuan me luanë të vegjël.

Luani në Shkodër dyshohet se qëndron në një prej bazave të familjeve kriminale të qytetit. Hashtagjet që shoqërojnë videot e luanit, identifikojnë Belgjikën dhe Brukselin, një prej bazave të grupeve që janë tepër të dhunshme atje dhe e kanë transferuar pushtetin kriminal edhe në Shkodër, duke u përballur vitet e fundit me autoritetet belge dhe me Prokurorinë Speciale në Shqipëri.

Burime të ndryshme i thanë Amforës pa u identifikuar për shkak të profilit kriminal të pronarëve të maceve të mëdha, se në qytet gjenden të paktën 3 luanë dhe një tigër – që dyshohet se mbahet nga “Familja Bajri”, një klan kriminal i vendosur atje në Lagjen Dobraç.

Në 10 vitet e  fundit Policia e Shtetit ka hetuar personat që kanë kapur apo mbajtur kafshë të ndryshme ilegalisht, por duket se ata ende nuk kanë arritur në skutat e krimit, ku fshihen luanët dhe tigrat.

“Për veprën penale ‘Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër’, sipas nenit 202 të Kodit Penal, për periudhën 01.08.2014 – 01.08.2024, janë evidentuar 15 raste, me 19 autorë të proceduar, 3 nga këta të arrestuar në flagrancë, 15 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 i shpallur në kërkim”, shpjegoi zyrtarisht policia.

Në një vit Oli Pero dhe aktivistët kanë depozituar 22 kallëzime penale në disa qytete për keqtrajtimin e kafshëve. “Megjithatë, këto kallëzime penale nuk kanë dhënë fryte siç mund të kishim shpresuar në fillim sepse Kodet Penale për kafshët janë të shumta”, tregoi e reja.

Amfora mësoi se ajo dhe ekspertë të tjerë në Shqipëri janë përballur me presione dhe sulme fizike pasi kanë ndjekur raste të ndryshme të mbajtjes së paligjshme të kafshëve. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, një prej eksperteve dhe aktivisteve që denoncoi mbajtjen e një luani, u kërcënua me jetë.

“Ishte vërtetë një përvojë e tmerrshme për mua”, tregoi gruaja. “Mafia që diskutoi për të më vrarë mua dhe gjëra të tjera si kjo”, shtoi ajo – Pasi denoncoi se një këlysh luani po ekspozohej ne mediat sociale dhe i bëri thirrje autoriteteve të vepronin.

Rritja e popullaritetit të luanëve po ndikohet edhe nga shfaqjet e personazheve publike përkrah tyre. Reperi shqiptar “Noizy” u shfaq në një video në “TikTok” duke luajtur me dy luanë – menaxheri i tij nuk e komentoi rastin kur u pyet.

Ai u përfshi gjithashtu në një shaka televizive, duke supozuar se kishte blerë një luan dhe telefonoi drejtpërdrejtë reperin tjetër “Stresi”, i cili duke mos e kuptuar që ishte në transmetim në një televizion kombëtar, nisi të fliste për një rast real – që sipas nënkuptimit ishte luani i Ervis Martinajt.

Luanët shiten edhe përmes faqeve tregtare në Shqipëri – Reperi “Noizy” është shfaqur me luanë këlyshë – “Dani Tarzan” tregton luanë në Serbi përmes “TikTok”-ut. Përpunoi: Media Amfora

“Shfaqjet televizive shfaqin shpesh kafshë ekzotike si ujqërit ose gjarpërinjtë dhe intervistojnë pronarët e tyre për argëtim, duke magjepsur publikun në Kosovë”, komentoi i shqetësuar nga ana tjetër e kufirit, Arif Aliu.

“Dënimi është shumë i ulët”. Ambientalisti nga Kosova apeloi që ligji t’i ndjeki seriozisht njerëzit për këtë lloj krimi dhe shtoi se, “Nuk është se na mungon baza ligjore për të ndjekur penalisht krimet, por është zbatimi që mungon”.

Gjithashtu “influencuesit” në mediat sociale janë pjesë e shfaqjeve impresionuese me luanë. Stefan Janković është një i ri në Serbi që u shfaq duke ngritur lart me të dyja duart një këlysh luani – ndoshta duke imituar Simbën, tek filmi i “Disney, The Lion King”. Ai numëron në Instagram, TikTok dhe Youtube të paktën 3 milion ndjekës.

Nga “TikTok”-u tek “Dyqanet e kafshëve”, linja e trafikut ilegal

Monopolin për transferimin dhe mbajtjen e kafshëve ekzotike si luanët dhe tigrat në Ballkan e kanë “unitetet zoologjike”, pra kopshtet zoologjike të certifikuara – kryesisht shtetërore, që i shkëmbejnë sipas nevojave me njëri-tjetrin në rajon dhe më gjerë.

“Nuk ka një çmim për to, nuk ekziston një treg legal për shitjen dhe blerjen e luanëve dhe të tigrave”, shpjegoi veterineri Ariel Vasili.

Por përballë kësaj gjendet një realitet ku tregtia e paligjshme e kafshëve të egra renditet si aktiviteti i katërt më i madh kriminal në mbarë botën, pas trafikimit të armëve, narkotikëve dhe qenieve njerëzore.

Ky treg kap vlerën rreth 23 miliardë dollarë në vit sipas Forumit Ekonomik Botëror. Kryesisht përmes “TikTok”-ut, trafikantët arrijnë të gjejnë lehtësisht klientët dhe të kamuflohen. Amfora zbuloi se në Shqipëri dhe në Kosovë një pjesë e trafikantëve fshihen nën petkun e “Dyqaneve të Kafshëve”.

“Komunikimi me numra celulari të huaj dhe jo me numra shqiptarë është si një formë e mbuluar për t’i anashkaluar kanalet tradicionale si ‘Facebook’-u, që më përpara përdorej”, analizoi Xhemal Xherri, që ndjek dhe denoncon krime të tilla përmes PPNEA-s (Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri).

Ai shpjegoi se “TikTok”-u dhe “Instagram”-i janë mjetet më fleksibël dhe më të vështirë për tu gjurmuar. Po ashtu përdoren edhe faqet në internet për tregtinë e mallrave të ndryshme, ku nga një kërkim i hapur, në dy postime të ndryshme për në “Tiranë” dhe “Prishtinë”, i njëjti shitës ofronte këlyshë luani për 9000 euro.

“Çmimet variojnë nga 6000 euro – kur gjendet burimi kryesor – deri në 12.000 euro”, vlerësoi Sajmir Shehu në bazë të hulumtimit të tij.

“Ferma e Qenve Golem” vijon ta ruajë bazën e tij në fshatin me të njëjtin emër pranë Durrësit. Por tashmë ai ka edhe dyqanin e tij të kafshëve në kryeqytet. Në profilin në “TikTok” ruhet në krye të faqes postimi me një këlysh luani, si kafsha më e veçantë që tregtohet.

Ilustrim për dyqanin e kafshëve, Ferma e Qenve Golem”. Tabela në Golem dhe dyqani në Tiranë, së bashku me pronarin që mban një këlysh luani. Foto dhe përpunimi: Media Amfora

Një tabelë pak e ndryshkur, jo larg vijës bregdetare, tregon se strukur në një ndërtesë disakatëshe banimi dhe shërbimi, gjendet një dyqan kafshësh, ku era e jashtëqitjes së qenve të pushton shqisat dhjetëra metra larg.

Burri i qethur zero, rreth të pesëdhjetave, sillej mes këlyshve të qenve, që ishin pikturuar me merak për disa metra në një mur, shoqëruar me shprehje për dashurinë dhe kujdesin ndaj tyre.

Por kur u pyet për katërputroshët e familjes së maceve të mëdha, ai tregoi se mund ta siguronte një këlysh luani brenda dy javësh, për 3000 deri në 4000 euro. Megjithatë, pasi bisedoi me djalin e tij në “WhatsApp” për ta përmbyllur marrëveshjen, ai u kthye i prerë duke thënë, “Ne nuk shesim luanë këtu!”.

Ndërkohë një tjetër dyqan kafshësh, “Pet Store Tirana”, premton se ta sjell një luan deri në shtëpi për 7500 euro. Por këto nuk janë të vetmit, të tjerë trafikantë ofrojnë këlyshë luanësh dhe tigrash në mënyrë më të kamufluar.

Kur u pyet përsëri dy javë më vonë përmes telefonit, nëse u shet luanë klientëve privatë, dyqani i kafshëve në Golem nuk pranoi të komentonte. Por koha e shpejtë e sjelljes së tij, ka ngritur dyshime se “fermat” ndodhen diku në Ballkan apo afër tij dhe se trafiku kryhet ilegalisht përmes rrugëve tokësore.

“Nga të dhënat që kemi nga terreni dhe nga rrjetet sociale, është një treg ilegal i mirëstrukturuar, i kontrabandimit të kafshëve të egra dhe ekzotike, duke anashkaluar ligjin e CITES-it, ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare për tregtinë e kafshëve”, shpjegoi veterineri, Ariel Vasili – i specializuar për trajtimin e specieve të familjes së maceve.

Shqipëria është pjesë e CITES – Konventa Ndërkombëtare e Specieve të Rrezikuara – dhe për çdo kafshë apo shpend të klasifikuar ndërkombëtarisht si i rrezikuar apo i rrallë, duhet që për futjen apo nxjerrjen e tyre nga Shqipëria, transportuesi të pajisjet me lejen e eksportit.

Për zbatimin e CITES në Shqipëri është përgjegjëse Ministria e turizmit dhe Mjedisit. Por sipas të dhënave situata zyrtare nuk ka asnjë lidhje me realitetin vendas. Ngjashëm edhe nga vëzhgimi në rajon, duke përjashtuar Kosovën që nuk është pjesë e konventës, mungojnë të dhënat zyrtare për luanët e zbuluar, duke dëshmuar se është 100% ilegale.

“Kanë qenë 2 raste të kaptivitetit të llojeve tigër dhe luan në territorin tonë, të cilët janë sekuestruar dhe janë dërguar në strehimore jashtë vendit, shpjegoi zyrtarisht ministria në Shqipëri.

Po ashtu nga analizimi i të dhënave 10 vjeçare të të gjitha importeve dhe eksporteve, nuk rezulton të jenë futur zyrtarisht këlyshë luanësh apo tigrash, përveç rastit të cituar të kopshtit zoologjik privat në Fier dhe të prurjeve të reja në Kopshtin Zoologjik të Tiranës.

“Ky lloj tregtimi i kafshëve ekzotike është një sektor që gjeneron shumë të ardhura dhe lidh shumë grupe interesi”, analizoi Xhemal Xherri nga PPNEA.

“Sigurisht rrjetet sociale janë një mënyrë shumë e mirë për të promovuar këtë lloj tregtie”, shtoi ai.

Xhemal Xherri, nga Organizata PPNEA. Foto: Nathalie Bertrams/ Media Amfora

Teksa sipas disa burimeve – që ne pyetëm në Shqipëri dhe në Kosovë, dyshohet se një pjesë e këlyshëve të luanëve dhe tigrave kalojnë ilegalisht përmes doganave tokësore – Policia e Shtetit deklaroi se në 10 vite nuk ka identifikuar asnjë rast të tillë trafikimi.

“Për veprën penale ‘Tregtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër’, sipas nenit 202/a të Kodit Penal, për periudhën 01.08.2014 – 01.08.2024, nuk janë evidentuar raste, prandaj nuk janë kryer veprime nga Policia e Shtetit dhe rrjedhimisht nuk gjenerohet informacion”, shpjegoi zyrtarisht policia në Shqipëri.

Po ashtu në Kosovë në qytete të ndryshme dyqanet e kafshëve kanë filluar të reklamojnë këlyshët e luanëve për shitje. Në fund të majit, “Smart Pet Shop” në Gjilan, ofroi 2 këlyshë luani për shitje në Instagram.

“Përshëndetje klientë të nderuar, ju njoftojmë se luanët nuk janë më në gjendje. Faleminderit për interesimin!”, shkruajti dyqani i kafshëve në “Instagram” më 31 maj – Por kur u pyet nga ne, tregtari tha se shet vetëm qen, mace dhe papagaj.

130 kilometra nga aty, gjendet “Pet Store Peja”, një tjetër dyqan kafshësh. “Në fillim të biznesit tim nuk e kam ditur, kam hyrë nëpër faqe dhe kam parë që dikush po ofron tigra e luana, mashtrues edhe unë i kam postuar”, shpjegoi burri.

“Unë i kam postuar ato, por më ka thirrur policia për 2 orë dhe kam shkuar kam bërë deklaratën në Pejë”, shtoi ai, por megjithatë tregoi se vazhdonte të ofronte kafshë të tjera ekzotike, përfshirë breshkat e vogla, majmunët dhe gjarpërinjtë e rrezikshëm.

“Unë mund t’i marr ato nga Beogradi kur të doni”, tha ai.

Në Prishtinë, Arif Aliu nga “Animal Rights Foundation”, dyshon se pronari i dyqanit në Pejë përdor biznesin e tij të dytë – shërbim taksie që operon në të gjithë Ballkanin – për të lëvizur speciet e mbrojtura.

“Ne mendojmë se këlyshët janë diku në Kroaci ose [diku tjetër në] Ballkan, dhe ai thjesht po i reklamon për të matur interesin përpara se t’i sjelli në Kosovë”, shpjegoi Aliu, me frikën se trendi së shpejti do të lulëzojë edhe atje.

Luani Gjoni pas shpëtimit – në “Pyllin e Arinjve Prishtina”. Ai pret të dërgohet jashtë vendit, por Kosova nuk është pjesë e CITES. Foto: Media Amfora

Luanët dhe tigrat sipas analizave të zhvilluara nga veterinerët nuk janë me origjinë nga Afrika dhe nuk kanë lindur në natyrën e egër. Ata janë lindur nga nëna të mbajtura në kaptivitet (të robëruara) dhe sëmundjet që mbartin kanë ngritur dyshime për ferma që mund të jetë brenda në Ballkan apo afër tij.

“Thonë se i sjellin nga Serbia. Kështu tregojnë, oh ka ardhur nga Serbia”, tregoi veterineri Ariel Vasili, për shumicën e komenteve që dëgjohen në Shqipëri për origjinën e këtyre luanëve.

Një problem shëndetësor për të cilin flitet kohët e fundit është se luanët nisin të shfaqin shqetësime me gjunjët e tyre dhe po ashtu janë konstatuar probleme gjenetike nga riprodhimi përmes çiftëzimit të individëve me prejardhje të përbashkët familjare.

“Ne kemi filluar të shohim se edhe ata [që supozohet se vijnë] nga Serbia kanë probleme me gjunjët sepse ata [trafikantët] ndoshta e kanë pak të vështirë të gjejnë çifte të reja [për t’i shumuar]”. Femrat janë të vështira për t’u gjetur dhe për t’u porositur”, analizoi Vasili për Median Amfora.

Duke shtuar se, “Shqetësimet me gjunjët shfaqen që në moshë fare të re, çka tregon probleme kongjenitale, të trashëguara nga bashkëgjakësia [çiftëzimi i kafshëve të një gjaku, që kanë një paraardhës të përbashkët]”.

“Pak informacione që kam, ata zakonisht vijnë përmes Kosovës nga Serbia, ose përmes Malit të Zi. Por është pak më e vështirë. Nëpërmjet Kosovës është pak më e lehtë që ata të hyjnë përmes rajonit të Mitrovicës”, ishin dyshimet e Sajmir Shehut, që ka punuar me Organziatën “Four Paws” për dërgimin jashtë vendit të luanëve që mbaheshin në robëri.

Dyshimet shtohen edhe për faktin se trafikantët – dyqanet e kafshëve shtëpiake – premtojnë se ato mund të vijnë për 2 javë. Amfora kërkoi për gjurmë të mundshme të dy fermave për riprodhimin e luanëve dhe tigrave, që dyshoheshin se gjendeshin në territorin e Beogradit dhe të Nishit, por nuk u identifikua ekzistenca e tyre.

“Gjithçka rreth kafshëve në një vend”, kjo është moto e të riut që identifikohet me nofkën “Dani Tarzan” në mediat sociale Instagram dhe TikTok. Ndërsa në Facebook ai paraqitet me emrin “Dani Al Aloush” dhe deklaron se është me origjinë nga Dubai dhe jeton në Serbi.

Ai duket rreth të 30-ave dhe u shfaq për herë të parë në Instagram në vitin 2022 dhe një vit më pas në TikTok. Nga luanët, tek tigrat, përfshirë kafshë të tjera ekzotike, si majmunët dhe gjarpërinjt, ai ka vendosur numrat e tij të telefonit për të shitur kafshët, shpendët dhe zvarranikët që tregton.

“Nuk e kam në Serbi, është në Dubai”, tha ai kur u pyet për luanët, duke u shmangur nga përballja me gazetarët, përmes justifikimit se nuk dëshironte të takohej për të diskutuar mbi biznesin e tij nëse nuk do i paguhej një tarifë e madhe.

Nga videot dallohet se ai i mban kafshët në një banesë me grila të ulura, ku dallohet edhe një armë e gjatë, ngjashëm me një pushkë dhe jashtë ka një hapësirë të gjelbër.

“Natyrisht, në Serbi si në çdo vend që është në kufi me BE-në, ekziston ky shqetësim për tregtinë ilegale të kafshëve”, tregoi veterineri në Beograd, Kristijan Ovari, duke shtuar se nuk ka ende hetime që të kenë zbuluar tregtarë ilegalë apo blerës të tigrave dhe luanëve.

Kristijan Ovari, veteriner në Kopshtin Zoologjik në Beograd. Foto: Media Amfora

Por ai dyshon se në Serbi ka një kërkesë po aq të madhe për këlyshë luanësh ilegalë, sa në Shqipëri. “Njerëzit e tillë kanë më shumë gjasa të kenë një pitbull ose kështu [luanë dhe tigra]”, tha ai.

Megjithatë një zinxhir autoritetesh përgjegjëse në Serbi nuk ju përgjigjën kërkesave për informacion mbi situatën atje.

Zbulime aksidentale, me qindra mund të fshihen në Ballkan

Pranë kufirit me Hungarinë, në periferi të Suboticës, policia lokale u njoftua nga një banor që nuk mund t’i besonte syve për atë që kishte parë. Një këlysh luani, në dukje i rraskapitur por aspak i trembur – që dyshohet se ka qenë i mësuar me njerëzit – endej i përhumbur.

Zgjidhja më e lehtë për policinë në këto raste, ishte Kopshti Zoologjik i Paliçit aty pranë, ku u dërgua këlyshi femër në shtator të vitit 2023.

Për punonjësit e kopshtit nuk ishte surprizë pasi edhe në vitin 2022 policia “kishte hedhur” aty  një këlysh luani të shpëtuar, duke harruar të kërkonin deri në fund për autorët.

Për rastin e parë, “Luani mashkull kishte probleme me veshkat, por që atëherë është shëruar”, shpjegoi për Amforën, Sonja Mandić, drejtoresha e Kopshtit Zoologjik Paliç, ku punon prej 15 vitesh.

Larg nga aty, në vitin 2023 një burrë u shfaq në foto me një këlysh luani në një apartament të dyshuar në Bosnje dhe Herzegovinë, por autoritetet atje nuk arritën ta identifikonin.

Gjithashtu raste të ngjashme u identifikuan në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e veriut, ku në rrugë dhe në rrjetet sociale u panë këlyshë luanësh, të cilat megjithëse mbeten raste të izoluara, autoritetet kanë nisur hetime – që nuk patën gjetje serioze deri më tani.

“Shohim se gjithmonë e më shumë luanë dhe mace të tjera të mëdha po përfundojnë në pronësi private”, tregoi Simone Schuls, menaxherja e “Sanktuarit (‘Shenjtores’) së maceve të mëdha FELIDA”, në Holandë.

“Pritet që në dekadat e ardhshme, shumë kafshë të tilla të kenë nevojë për strehimore”, shtoi Schuls përmes intervistës së zhvilluar në qendrën e rehabilitimit në fshatin e vogël holandez, Nijeberkoop dhe që menaxhohet nga “Four Paws“. Aty kanë përfunduar për trajtim luanët e mbajtur në robëri në Ballkan, përfshirë ata që u shpëtuan në Shqipëri (Fier) dhe në Malin e Zi (Budva).

“Në një moshë të re mund të mbahen në kushtet e shtëpisë, por kur ato rriten, paraqesin një rrezik për vetë ata që i mbajnë, për njerëzit e tyre të afërm, por edhe për shoqërinë në përgjithësi”, komentoi situatën kolegu i saj, Afrim Mahmuti.

“Këto nuk janë kafshë shtëpiake, por ata nuk e kuptojnë”, shtoi Mahmuti, drejtori vendor në Kosovë për organizatën “Four Paws”, të cilët kanë ndërtuar “Pyllin e arinjve” (Bear Sanctuary), një mjedis ku rehabilitohen dhe jetojnë arinjtë që janë shpëtuar nga robërimi në Shqipëri dhe Kosovë.

Midis arinjve të shpëtuar “nga ferri”, aty qëndron vetëm luani “Gjoni”, i shpëtuar nga robëria në një restorant dhe që nuk dërgohet dot jashtë vendit për trajtim sepse Kosova nuk është pjesë e “CITES” – Konventës Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara.

Luani Gjoni pas shpëtimit është vendosur në “Pyllin e Arinjve Prishtina”. Foto: Media Amfora

Numri i lartë i luanëve dhe tigrave që mbahen në ambientet private në Shqipëri dhe në Ballkan ka ngritur shqetësime mbi të ardhmen e trajtimit të tyre, procese që kërkojnë hapësira të dedikuara dhe kosto të larta për përkujdesjen e ushqimin.

“Kopshti zoologjik zakonisht ndihmon, por problemi ynë është se kemi burime shumë të kufizuara. Nuk mund të pranojmë shumë kafshë”, analizoi i shqetësuar për Amforën, veterineri i Kopshtit Zoologjik në Beograd, Kristijan Ovari.

Teksa luanët që mbahen ilegalisht në ambiente private në Ballkan rriten kohë pas kohë, ritmi i autoriteteve është shumë herë më i ulët për parandalimin e krijimit të një popullate të madhe, që do të kërkojë në të ardhmen e afërt miliona euro investime për kapjen dhe trajtimin e tyre.

“Ky artikull u zhvillua me mbështetjen e Journalismfund Europe”.

www.journalismfund.eu

Autorë : Geri Emiri – Drejtues i Medias Amfora dhe gazetar investigativ i fokusuar në çështjet e dëmtimit të trashëgimisë kulturore dhe të krimit mjedisor; Ingrid Gercama – Gazetare investigative që raporton mbi krimin mjedisor, politikën dhe tregtinë nga Ballkani dhe Afrika; Nathalie Bertrams – Fotografe dokumentarësh dhe gazetare që raporton mbi konfliktin mjedisor dhe drejtësinë sociale; Vjosa Çerkini – Gazetare multimediale dhe producente dokumentarësh nga Kosova.

The post Tigra dhe luanë, trendi i bosëve të krimit shqiptar po infekton Ballkanin first appeared on Amfora.

Prokuroria dhe gjykata fshehën krimin arkeologjik të Kompanisë Kastrati
“Muret e Portës” ishin monumenti i kulturës më i mbrojtur ligjërisht në Shqipëri, përmes statusit të kategorisë së parë dhe një vendimi të Ministrisë së Kulturës, që e shpalli hapësirën përreth tij si “Zonë të Mbrojtur”.

Në vitin 2015 kompania koncesionare Porti MBM – “Multi Buoy Mooring”, një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati Kastrati Group, nisi punimet për ndërtimin e një porti hidokarburesh në Porto-Romano, Durrës.

Teksa një zinxhir institucionesh ngritën alarmin dhe kërkuan pezullimin e tyre në pjesën pranë monumentit të Antikitetit të Vonë në Porto-Romano, ato dështuan që kompania të ndalonte së dëmtuari strukturat arkeologjike.

Referimi i dëmtimeve në Prokurorinë e Durrësit, nuk e pengoi kompaninë që teksa ishte nën hetim për cenimin e mundshëm të monumentit, ta shkatërronte atë plotësisht në pjesën më simbolike që i dha emrin monumentit dhe vetë zonës, aty ku dikur ishte vendosur porta.

Prokuroria e Durrësit pas një hetimi 4 vjeçar megjithëse renditi referencat e institucioneve të ndryshme për dëmet në territor, përmes një akt-ekspertize që aq sa citohej në vendimin gjyqësor nuk shfaqte të vërtetën e asaj që ndodhi me monumentin, prokurori Gëzim Veizi kërkoi që çështja ndaj kompanisë “Kastrati” sh. a. të pushohej, me justifikimin se “fakti nuk përbën vepër penale”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe gjyqtarja e shkarkuar së fundmi nga Procesi i Vetingut, Shpëtime Pitaku, që gjithashtu u bind përballë qëndrimeve kontroverese midis autoriteteve shtetërore që rendisnin dëmtimet në territor dhe akt-ekspertizës që paraqiste një situatë të paplotë.

Video përmbledhëse e investigimit

Prokuroria e Durrësit u vendos në lëvizje që në verën e vitit 2020, përpara se monumenti të shkatërrohej, në dhjetor 2021 dhe megjithatë ajo as nuk arriti ta parandalonte dhe as të vendoste përpara përgjegjësisë autorët.

Akt-ekspertiza e paplotë shpëtoi Kompaninë Kastrati

Në seancën gjyqësore të mbajtur më 29 shkurt 2024 si kallëzues përfundoi vetëm Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), pranë Bashkisë Durrës, të cilët nuk kishin dërguar asnjë përfaqësues.

Prokurori Gëzim Veizi kërkoi pushimin e çështjes që sipas tij nuk kishte asnjë vepër penale, nga të cilat po hetohej, ato të “Shkatërrimit të pronës” dhe të “Shkatërrimit të veprave kulturore”.

Parashtrimi i çështjes rendiste faktet se si një zinxhir institucionesh, si Policia e Shtetit, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Tiranë, kishin konstatuar punimet e kompanisë pa leje dhe dëmtimet në territor.

Megjithatë situata përmbysej nga akt-ekspertiza teknike e kërkuar nga prokuroria, që rezulton të ketë paraqitur një situatë krejt të ndryshme nga ajo në terren. Megjithëse nuk jepen detaje nëse akt ekspertiza teknike përgjatë hetimit 4 vjeçar është përgatitur para apo pas momentit të shkatërrimit të monumentit, ajo paraqet gjendjen e tij përpara nisjes së punimeve të portit.

“Referuar kontrollit në terren, nuk konstatohen dëmtime të shkaktuara në murin e inspektuar nga ana jonë, me përjashtim të disa frakturave në dukje të vjetra, vegjetacionit të ulët, dëmtimit nga faktorët atmosferikë të gurëve dhe tullave të murit apo të vendstrehimit të ndërtuar në brendësi të kullës përpara viteve 1990”, shkruanin ekspertët e kontraktuar nga prokuroria, në vendimin gjyqësor që Amfora lexoi.

Ata përmendnin “gjurmët e mureve në pjesën perëndimore” dhe në një analizë që ngjit fakte pa lidhje direkte me njëra-tjetrën, nënkuptojnë sikur këto gjurmë të jenë zhdukur ndër vite nga faktorët atmosferikë apo nga mos ndërhyrja me restaurime e Ministrisë së Kulturës.

Skicë nga Media Amfora, që ilustron monumentin e shkatërruar

Ekspertiza tregon se nga informacioni që japin 3 projektet e mëparshme të parealizuara në terren, të gjitha kanë përmendur emergjencën që dy fragmente në drejtimin perendimor të “Mureve të Portës” kanë pasur për shkak të erozionit dhe dëmtimeve të tjera natyrore.

“E vetmja referencë e gjurmës së mëparshme të fragmenteve të mureve në pjesën perëndimore të linjës që konstatojmë në terren, mbeten të dhënat e përfituara nga projekti zyrtar i miratuar në vitin 2020 nga Ministria e Kulturës”, shkruan ekspertiza.

“Ky projekt si dhe të tjerët përpara tij që ne kemi konstatuar nga arkiva e IKTK, nuk janë realizuar dhe rrjedhimisht Muret e Portës nuk duket se kanë patur ndërhyrje konservuese e restauruese të dukshme prej kohësh, me përjashtim të zbankimeve të dherave apo pastrimit të vegjetacionit nga autoritetet shtetërore në kuadër të mirëmbatjes sikuse pohon projekti i parealizuar i vitit 2020”, shtonte ajo.

Sipas investigimit tashmë 5 vjeçar të Medias Amfora, ndarë në disa publikime, rezulton se monumenti në pjesën perëndimore ruhej në gjendje të mirë dhe solide. Por punimet e portit në dhjetor të vitit 2021 shkatërruan në mënyrë të qëllimshme monumentin e Antikitetit të Vonë, rreth 25 metra prej mureve mbi të cilat ngrihej dikur porta hyrëse, e kuruar me qemer.

Linja e rrafshuar e murit u fotografua në këmbë për herë të fundit nga ekipi i Amforës më 1 dhjetor 2021 dhe sot ka mbetur vetëm një linjë muri, përfshirë një kullë të fortifikuar që u betonizuan përqark dhe rrezikohen nga lëvizja e mjeteve të rënda aty ngjitur.

Monumenti përpara shkatërrimit, më 28 mars 2021. Foto: Media Amfora

Arkeologu Apollon Baçe ka rrëfyer në një raportim të mëparshëm për Median Amfora, se pasi u thirr nga prokuroria, kishte parë provat e krimit arkeologjik.

“Rreth 6 muaj më parë Prokuroria e Durrësit më ka thirrur për një proces verifikimi në terren. Më ka telefonuar një oficer i policisë dhe kam shkuar së bashku me të, për të parë situatën dhe ajo që verifikova në vend ishte një gjysmë muri i shkatërruar totalisht”, tregoi Baçe në atë kohë.

“Gjysma e murit ishte shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Mjetet që vazhdonin ende të punonin ndërsa ne ishim në terren. Një babëzi që nuk ndalet përpara asgjëje. Kjo ishte ajo që pashë”, shtoi Baçe.

Dëmtimi i monumentit ishte referuar jo vetëm nga institucionet e përmendura në vendimin gjyqësor, por edhe nga raportimet mediatike, deri në kulmimin me organizatën Europa Nostra, që e përfshiu atë në listën e ngushtë, potenciale për tu përfshirë tek 7 monumentet më të rrezikuara në të gjithë Evropën.

Heldi Kodra është anëtar i grupimit të të rinjve në Organizatën Europa Nostra dhe ka vijuar advokimin vitet e fundit me qëllim ndalimin e shkatërrimit të monumentit dhe marrjen e tij në mbrojtje.

“Fatkeqësisht, një vendim i tillë ligjëron shkeljet që po kryhen në monumentin ‘Muret e Portës’, duke minuar kështu rendin ligjor dhe procese të rëndësishme siç është ai i integrimit në Bashkimin Evropian”, shpjegoi i riu.

“Prokuroria pranë kësaj gjykate ka dështuar të mbledhi dhe të evidentojë faktet reale që karakterizojnë çështjen dhe ka synuar t’i japë fund hetimit mbështetur në relacione të paplota, duke zhveshur nga përgjegjësia penale kompaninë private”, komentoi Kodra.

Megjithëse përgjegjës direkt për këtë projekt është kompania “Porti MBM”, në hetim është marrë zotëruesi i saj kryesor, Kastrati Sh. a., që e ka ndryshuar emrin në Kastrati Group dhe që zotërohet nga biznesmeni Shefqet Kastrati dhe familja e tij.

Monumenti përpara nisjes së punimeve të portit, më 21 mars 2017. Foto: Media Amfora

Kompania dyshohej të kishte konsumuar veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, që dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim dhe për veprën penale “Shkatërrimi i veprave kulturore”, që dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burgim dhe në rastet kur ato kanë rëndësi kombëtare, dënohet me gjobë ose me burgim nga 2 deri në 8 vite.

Por Prokuroria në fillim dhe Gjykata e Durrësit më pas, vendosën që ta pushonin procedimin penal numër 1608, të vitit 2020, për shkak se “faktet nuk përbënin vepra penale”. Nga ana tjetër monumenti simbol i trashëgimisë kulturore shqiptare u shkatërrua në të paktën 25 metra dhe prokuroria dështoi të identifikonte përgjegjësitë e kompanisë koncesionare.

Kronologjia e një krimi ndaj identitetit kombëtar

E vetmja gjurmë arkeologjike në veri të Durrësit, gati 7 kilometra nga qendra urbane, ishte një linjë fortifikimi, e pajisur me një kullë, që është ndërtuar aty që prej shekujve IV-V të Erës Sonë.

Strukturat arkeologjike ishin shpallurr Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1948 dhe pasi Kuvendi miratoi koncesionin në vitin 2015, më 3 qershor 2016 Ministria e Kulturës lëshoi urdhërin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës”.

“Muret e Portës” u kthyen në monumentin më të mbrojtur në Shqipëri, por megjithatë punimet për ndërtimin portit nuk respektuan hapësirën përreth tij dhe sollën dëmet e para sipas vëzhgimit të Amforës që prej verës së vitit 2020.

Infografikë për kronologjinë e ngjarjeve. Foto: Media Amfora

Punimet u përqendruan tek simboli i monumentit, dy mure të ndara nga njëri-tjetri nga hapësira ku dikur ishte vendosur porta. Gërryerja me eskavator në pjesën e kodrës i la ata të pambrojtur dhe dalloheshin gjurmët e gërmimeve, që kishin rrafshuar edhe mbetjet arkeologjike të panjohura më parë.

Punimet u realizuan pa monitorim arkeologjik, që është një kusht ligjor për projekte të tilla. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, me vendimin e 24 janarit 2017 i kërkoi kompanisë që të lidhte akt-marrëveshje tre palëshe me një subjekt privat në arkeologji që do të monitoronte punimet, por kjo nuk ndodhi.

Përballë shkeljeve të njëpasnjëshme ligjore, kompania që po e ndërtonte portin për hidrokarbure, nxorri “asin nën mëngë” dhe kërkoi që ta zgjeronte aktivitetin edhe në port tregtar. Në vitin 2015 Kuvendi i Shqipërisë e miratoi koncesionin e formës BOT për ndërtimin portit dhe operimin e tij për 35 vjet dhe pasi kontrata u amendua në vitin 2020, asaj ju dha e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Ky revansh u shoqërua më herët me ndryshime të projektit që supozohej të ishte i përcaktuar mirë nga ana teknike që në momentin e miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë. Megjithëse shqetësimet u përcollën edhe me pyetje nga deputetët në Komisionet Parlamentare në atë kohë, nga projekti fillestar që ruante distancën nga monumenti, u propozua dhe u vijua me ndërtimin e një dallgëthyesi aty pranë, deri në rrafshimin e plotë të strukturës arkeologjike.

Fillimisht Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Teritorrit (IMT) në Bashkinë Durrës ishte ai që dërgoi një grup inspektimi për punimet e portit, më datë 2 qershor 2020. Ata konstatuan se kompania po i lëvizte dherat pa leje dhe vendosën gjobitjen e subjektit “Kastrati sh. a.”, me 50.000 lek. Por gjoba nuk e ndali kompaninë që të vijonte me gërryerjen e kodrës, në të cilën ishte mbështetur muri antik.

Prokuroria e Durrësit u vendos në lëvizje përpara se monumenti të shkatërrohej dhe megjithatë as nuk arriti ta parandalonte dhe as të kishte rezultate pas mbylljes së hetimit, që të vendoste përpara përgjegjësisë urdhëruesit dhe autorët.

Mesditën e 13 gushtit të vitit 2020, një oficer policie gjatë patrullimit të territorit në Porto-Romano, konstatoi se një eksavator po bënte gërmime dheu “në afërsi të mureve të kalasë”, monument kulture i mbrojtur nga shteti.

“Në datën 14.08.2020 është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se në lagjen nr. 15, Porto-Romano, në breg të detit, muri antik, i cili ka një gjatësi prej 16 metra dhe gjerësi 1.7 m. Nga kqyrja e mëtejshme është vënë re se në anën jugore muri është gërryer.  Në ambientet përreth shikohen materiale inerte dhe mjete të rënda, si eskavator, vinç dhe kamionë”, shkruhet për këtë moment në vendimin e gjykatës.

Punimet e portit më 21 prill 2022. Foto: Media Amfora

Prokuroria e Durrësit e zvarriti hetimin edhe me pretekstin se ishte në kërkim të ekspertizës, që ishte vonuar dhe në një moment ajo i kërkoi ekspertizë Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Tiranë, e cila po ashtu kishte njoftuar disa herë policinë dhe autoritetet e tjera për dëmtimin e monumentit.

“Në lidhje me këtë procedim, për sqarimin e plotë dhe të gjithanshëm të rrethanave të hetimit, është i nevojshëm kërkimi dhe marrja e të dhënave nga fusha e ekpertëve të trashëgimisë kulturore”, prarashtroi Prokuroria e Durrësit më herët për Median Amfora.

Por mungesa e një eksperti, të cilët janë të shumtë në këtë fushë, bëri që kjo çështje të mos hetohej shpejt dhe të mos dërgohej për gjykim. 8 muaj nga kërkesa e parë, Prokuroria ju drejtua përsëri DRTK-së Tiranë dhe e kujtoi se nuk kishte marrë përgjigje për kërkesën e parë për kryerjen e një inspektimi teknik.

“Punimet që po bëhen në Porto-Romano po i humbasin vlerat e jashtëzakonshme historike Durrësit dhe të gjithë vendit”, komentoi për Amforën më herët, Prof. Dr. Apollon Baçe.

“Është prishur pikërisht porta që i ka dhënë edhe emrin vendit”, konstatoi më parë arkeologu Neritan Ceka, i cili theksoi se ligji parashikonte ndërhyrjen e prokurorisë për këtë rast, si edhe procedimin e dëmtuesve.

Por hetimi i Prokurorisë së Durrësit u kthye në një farsë dhe nuk vendosi askënd përpara përgjegjësisë, përballë shkatërrimit të një prej monumenteve arkeologjike më të mbrojtur ligjërisht në Shqipëri.

“Ndihem i keqardhur për një vendim të tillë, në momentin kur do t’i takonte gjykatës të jepte një verdikt që do të ndryshonte rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendet monumenti antik”, përmbylli komentin aktivisti Heldi Kodra.

The post Prokuroria dhe gjykata fshehën krimin arkeologjik të Kompanisë Kastrati first appeared on Amfora.

Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit
Në një ngushticë toke që ndan Liqenin e Butrintit me Detin Jon, shtrihet një gji detar që ruan gjurmë të jashtëzakonshme të lulëzimit të jetës përgjatë antikitetit dhe mesjetës.

“Gjiri i Manastirit” e mori emrin nga Manastiri i Shën Gjergjit, që është ndërtuar aty që prej shekullit XVII dhe qëndron në krye të Gadishullit të Ksamilit. Gjetjet arkeologjike aty pranë janë shumë më të hershme, duke nisur nga shekujt IV-III Para Erës Sonë.

Deri në vitin 2022 në zonë kishte pak ndërhyrje ndërtimore, kryesisht nga strukturat turistike, por situata u përmbys pasi qeveria shqiptare rrudhi sipërfaqen e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe i hapi rrugën projekteve ndërtimore.

Me një ritëm më të shpejtë se vendimet e shtetit shqiptar, projekti “Manastiri Resort” mori mbështetjen e menjëhershme si një investim strategjik, për të ndërtuar një fshat turistik në gjirin gati të paprekur të Manastirit.

Projekti i kompanisë “ALB-STAR” parashikohet të përfundojë vitin që vjen dhe kap vlerën 28 milion euro, duke e transformuar rrënjësisht zonën, përmes ndërtimit të vilave 2 deri në 4 kate, përfshirë një hotel, ambiente shërbimi dhe parkime nëntokësore.

“Arratisuni në parajsën tuaj private”, premton për blerësit kompania në median sociale “Instagram”. Projekti ndërthur stilin grek me arkitekturën italiane, duke marrë si model Positanon, një fshat buzë shkëmbinjve në bregdetin e Amalfit, në Italinë jugore.

Manastiri i Shën Gjergjit gjendet në majë të Gadishullit të Ksamilit. Foto: Media Amfora

Megjithëse evidenton potencialin e monumenteve arkeologjike dhe natyrën e zonës, projekti duket të jetë kthyer në një parajsë për mos zbatimin e ligjit për kulturën dhe rregulloren e UNESCO-s.

Përgjatë një investigimi 2 vjeçar, Amfora zbuloi se projekti që po zhvillohet në një sipërfaqe 53.467 m2, prek një nga zonat me potencial të lartë arkeologjik të Parkut Kombëtar të Butrintit dhe një zinxhir institucionesh kanë dështuar të realizojnë monitorimin e punimeve.

Megjithëse në vitin 2010 në mënyrë rastësore u zbuluan struktura të reja antike, projekti i resortit vijoi duke shkatërruar një prej zbulimeve që fillimisht dyshohej si kullë fortifikimi e Antikitetit të Vonë, si edhe duke kryer punime nëntokësore pa monitorim arkeologjik.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) censuroi dokumentet që dispononte dhe për gati 1 vit ndryshoi disa herë alibi, duke ekspozuar procedura fiktive dhe të mbajtura në kundërshtim me parashikimet ligjore për vetë IKTK-në dhe këshillin shkencor që funksionon pranë tij.

“Tek ajo kodër, së pari është ndërtuar Muri i Demës, arkeologjia shqiptare në lidhje me shkrimet që janë nga arkeologë të ndryshëm, sidomos Budina dhe të tjerë pas tij në artikuj të ndryshëm, e vendosin në shekullin IV-III Para Krishtit”, tregoi për potencialin arkeologjik të zonës duke nisur nga “Kodra e Manastirit”, studiuesi Halil Shabani.

Video përmbledhëse e investigimit

Misioni i përhershëm i UNESCO-ICOMOS gjeti se pas heqjes së 600 hektarëve nga Zona e Mbrojtur, ju hap rruga ndërtimit të resortit, që megjithatë ka shkelur dhe është ndërtuar brenda “Zonës Buferike” sepse nuk janë ndjekur procedurat e Konventës së Trashëgimisë Botërore për modifikimet e kufijve.

“Tani ekziston një situatë ku Parku Kombëtar dhe zona buferike e pronës së Trashëgimisë Botërore ndryshojnë dhe zona tampon tani përfshin një resort të madh turistik rezidencial”, gjeti raporti që Amfora lexoi.

Raporti steril i vëzhgimit arkeologjik

Qeveria shqiptare ndryshoi përballë një lumi kritikash zonifikimin e Zonave të Mbrojtura në Shqipëri, duke krijuar shumë xhepa të lakmuar në bregdetin shqiptar për ndërtime që kanë nisur pas miratimit të kufijve të rinj.

Vendimi i Këshillit të Ministrave me numër 59, i datës 26 janar 2022, i hoqi Parkut Kombëtar të Butrintit 802 hektarë nga Zona e Mbrojtur, duke e rrudhur nga 9424 hektarë, në 8622 hektarë. Pra 202 hektarë më shumë nga sa gjeti raporti i UNESCO-ICOMOS, në tetor 2022.

Ende pa hyrë në fuqi ndryshimet e zonifikimit të Zonave të Mbrojtura, në shkurt 2022, Komisioni i Investimeve Strategjike miratori përmes vendimit numër 8/6, të datës 2 dhjetor 2021, statusin e investitorit strategjik “me procedurë të asistuar”, për kompaninë “ALB STAR” sh.p.k.

Komisioni i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, vlerësoi se projekti i plotësonte të gjitha kriteret ligjore për të përfituar statusin special të “investitorit strategjik”, që përfshin një sërë lehtësirash fiskale dhe mbështetje infrastrukturore. Megjithëse kompania “ALB STAR” sh.p.k. aplikoi dhe e fitoi këtë status special, një kompani në hije po merret me menaxhimin e të gjithë këtij investimi.

Subjekti “MANASTIRI RESORT” u krijua edhe më herët se të merrej vendimi final i qeverisë shqiptare. Më 16 nëntor 2021 u themelua kompania që po merret me ndërtimin dhe menaxhimin që nis nga vilat, deri tek hoteli dhe plazhi.

Bazuar në ekstraktet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, fillimisht aksionarë të kompanisë ishin dy nënkompani, “FINMAN”, që mbante 50% të aksioneve dhe që kontrollohet nga Familja Ismailaj, zotërues edhe të “ALB STAR” sh.p.k dhe subjekti “ANDI” sh.p.k, që mbante 50% të aksioneve dhe që kontrollohet nga Familja Gjiknuri – aksione të cilat ajo ja shiti përfundimisht ortakut “FINMAN”, më 1 nëntor 2022.

Resorti në Gjirin e Manastirit, midis Detit Jon dhe Liqenit të Butrintit, në janar 2024. Foto: Media Amfora

Dokumentacioni që shoqëron çdo investim në zonat me potencial arkeologjik kalon përmes disa filterave dhe kontrolleve, para dhe gjatë nisjes së investimeve në terren. Si në çdo rast të ngjashëm, projekti kaloi përmes Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, i cili miratoi raportin e vëzhgimit arkeologjik, që përbëhet nga ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve të kulturës.

Amfora i kërkoi Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) raportin e vëzhgimit arkeologjik të përgatitur për këtë projekt, i cili është paraprak dhe paraqet situatën në terren. IKTK-ja nuk pranoi ta dorëzonte raportin në shkelje të Ligjit për të Drejtën e Informimit, duke e ndërruar disa herë qëndrimin e tij përgjatë rreth 10 muajve.

Në raportin që Amfora gjeti më pas, rezulton se ai jep një analizë të sipërfaqes së kantierit dhe të potencialit arkeologjik jashtë tij, por pa përmendur zbulimin e strukturës rrethore në vitin 2010.

Dokumenti rezulton të jetë përgatitur nga arkeologia Iris Pojani, një eksperte e licensuar për shërbime arkeologjike, njëkohësisht drejtuese e Departamentit të Arkeologjisë dhe të Trashëgimisë Kulturore, në Universitetin e Tiranës.

Megjithëse duhej edhe gati 1 vit që qeveria shqiptare të njoftonte se do të ndryshonte kufirin e Zonave të Mbrojtura, kompania e kishte porositur këtë raport që në mars 2021, përpara se propozimi të kalonte për vlerësim në Komitetin e Investimeve Strategjike.

“Sipërfaqja e ndërtimit përfshirë hapësirat mbi tokë dhe nëntokë do të jetë rreth 25.000 m² ndërtim, ndërsa zonat ku do të ndërhyet në peizazh, duke përfshirë rrugicat, shtigjet dhe shkallët arrijnë në 12.000 m²”, evidentoi raporti.

Pamje tre dimensionale (3D) e resortit. Burimi: Projekti i kompanisë “ALB STAR” sh.p.k.

Pojani i referohet gjithashtu Raportit Vjetor të vitit 2010 të ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, duke përmendur vetëm gjetjet rastësore që dolën përpara rikonstruksionit të rrugës në atë kohë dhe duke shpjeguar se ato nuk preken nga projekti “Manastiri Resort”.

Por tek i njëjti raport zyrtar që Pojani citoi, rezulton të jenë të dhënat edhe për një zbulim tjetër arkeologjik po në atë zonë. Raporti i kohës e evidentoi si një strukturë rrethore, e dyshuar si një kullë vrojtimi që i përket Antikitetit të Vonë, një fazë e dytë e mundshme e Murit të Demës. Zbulim ky që ishte në gjurmën e resortit dhe u rrafshua gjatë punimeve.

David Dulaj është një banor i zonës që rrëfeu për Amforën se ka punuar në vitin 2010 si punëtor për lëvizjen e dherave gjatë gërmimit arkeologjik dhe tregoi se përpara viteve’ 90 pranë strukturës kishin vendosur një lapidar.

“Më pas e hapën prapë ku dhe doli struktura e vogël, e bukur. Tani nuk duket, është shkatëruar”, rrëfeu Dulaj për zbulimin e vitit 2010, pasi saktësoi disa herë se në vendin e zbulimit kishin ndërhyrë disa herë edhe përgjatë komunizmit.

Gjurma e zbulimit arkeologjik të vitit 2010. Foto nga raporti i ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik

Megjithatë në raportin e Pojanit, të porositur nga kompania që po ndërton resortin, evidentohen të dhënat arkeologjike vetëm për zonën jashtë projektit dhe nuk jepet asnjë element apo sugjerim për strukturën rrethore që u zbulua në vitin 2010 dhe që sot është brenda gjurmës së resortit.

Raporti evidentoi se parashikohet të ndërtohet një parkim nëntokësor me 22 vende parkimi dhe një tjetër akoma më i madh, me 38 vende parkimi. Megjithatë në rekomandimet në fund të raportit nuk jepet asnjë orientim për kryerjen e sondazheve arkeologjike për këto punime nëntokësore.

Në zonat me potencial të lartë arkeologjik, në hapësirat ku realizohen punime nëntokësore rekomandohet kryerja e sondazheve, që janë kontrolle parprake të tokës, për të vlerësuar nëse themelet apo punimet e gërmimit prekin struktura arkeologjike.

Raporti i Pojanit u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), përmes vendimit numër 271, datë 8 qershor 2021. Por i gjithë procesi nga ana e kompanisë “ALB-STAR” duket të ketë qenë një farsë, me qëllim plotësimin e dokumentacionit paraprak për marrjen e statusit “investitor strategjik”.

KKTKM-ja la si detyrë që kompania të lidhte paraprakisht akt-marrëveshjen 3 palëshe me subjektet e licensuara në fushën e arkeologjisë, për të ndjekur punimet çdo ditë. Këshilli nuk e pa të arsyeshme që të kërkonte kryerjen e sondazheve arkeologjike për projektin që prek një zonë me rrisk të lartë. Nga ana tjetër kompania i vijoi punimet pa asnjë monitorim, në kundërshtim me vendimin e KKTKM-së.

Amfora i vëzhgoi punimet e resortit që prej verës së vitit 2022 dhe ato vijuan fillimisht me heqjen e volumeve të dherave, duke ulur lartësinë e kodrës dhe duke kryer punime masive gërmimi.

Punimet e resortit i lëvizën dherat të pamonitoruara. Foto më 28.07.2022, nga Media Amfora

Sipas përgjigjes së IKTK-së në verën e vitit 2023, subjekti ende nuk kishte lidhur një marrëveshje për monitorimin arkeologjik, duke vijuar punimet që prekin nëntokën pa asnjë kontroll, në kundërshtim me vendimin e këshillit shkencor.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk ka administruar asnjë lloj lajmërimi mbi fillimin e punimeve apo gjetjeve rastësore në lidhje me projektin në fjalë”, shpjegoi ndër të tjera IKTK.

Por kompania “ALB STAR”, që shkeli çdo detyrim ndaj autoriteteve të kulturës, më herët është pajisur prej tyre me një licensë, duke e autorizuar për ndërhyrje në pasuri kulturore materiale. Larg respektimit të trashëgimisë ekzistuese, në dokumentet e projektit që Amfora lexoi, parashikohet edhe ndërtimi i një kishëze buzë bregdetit shkëmbor të Manastirit.

Kompanitë “ALB STAR”, “MANASTIRI RESORT” dhe arkeologia Iris Pojani, nuk ju përgjigjën kërkesave për koment, dërguar nga Amfora për të njohur qëndrimin e tyre.

Misioni i përhershëm UNESCO–ICOMOS u shpreh se, “Misioni nuk u informua nëse kjo procedurë ndiqej në rastin e Manastirit Resort apo jo”, lidhur me ndjekjen e procedurave për mbrojtjen e arkeologjisë dhe kërkuan kryerjen e plotë të tyre.

“Megjithatë, roli që ka luajtur Ministria e Kulturës në rastin konkret të Resortit të Manastirit, mbetet shumë i paqartë për misionin”, shtoi raporti i përgatitur në tetor 2022.

Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS), në një përgjigje për Median Amfora evidentoi se këto ndërhyrje sjellin shumë ndikime negative në habitate, përfshirë ndryshimet dhe cenimet e florës dhe faunës.

“Resort në kufij/prek të PK [Parkut Kombëtar], në zonën e quajtuar Plazhi i Manastirit, me sipërfaqe të modifikuar, shpyllëzuar dhe ndërtuar (ndërtesë dhe infrastrukturë) rreth 5.2 ha”, evidentoi AOS-i për projektin e Gjirit të Manastirit.

“Vlen gjithashtu të theksohet se sipërfaqja e hequr me vendim të Këshillit të Ministrave në janar 2022 është dukshëm më e madhe se ajo e rekomanduar nga PUN dhe për më tepër është pasuar nga një leje ndërtimi e datës 11 shkurt 2022, dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për Resortin e Manastirit. Ky është një projekt i madh urbanizimi, megjithëse i zhvilluar si një resort turistik”, gjeti raporti i UNESCO-s dhe ICOMO-s.

Punimet e resortit e transformuan peizazhin e Gjirit të Manastirit. Foto: Media Amfora

Përveç dëmeve dhe transformimeve të parikuperueshme për trashëgiminë, sipas ekspertëve këto projekte po rrezikojnë edhe perspektivën e këtyre pasurive natyrore-kulturore për përfshirjen në zonat e mbrojtura të Bashkimit Evropian.

“E rëndësishme të theksojmë se me këto veprime ‘minohet’ mundësia që zona e Butrintit të shpallet në të ardhmen si Zonë me Rëndësi për Komunitetin Evropian dhe Zonë Natura 2000, një detyrim ky për Shqipërinë përpara se të bëhet pjesë e Komunitetit Evropian”, analizoi Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë.

Ndryshimi disa herë i alibisë

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) përgjatë 10 muajve mbajti qëndrime të ndryshme, nga pretendimet për posedimin ose jo të dokumenteve të projektit, deri tek ndërrimi i versionit për zbulimin arkeologjik të vitit 2010.

Amfora i kërkoi IKTK-së procesverbalet për mbledhjet shkencore të vitit 2010, ku u zbulua struktura rrethore dhe për mbledhjen e vitit 2021, ku u miratua projekti “Manastiri Resort”. Fillimisht IKTK-ja refuzoi të jepte këto të dhëna, duke shpjeguar së diskutimet përmbanin të dhëna personale, pretendime që u rrëzuan më pas nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.

Në kundërshtim me vendimin e tij, numër 51, marrë më 8 nëntor 2023, IKTK-ja refuzoi të jepte dokumentet publike. Pas kërkesave të vazhdueshme të Amforës, ajo ndryshoi qëndrim dhe nga pohimi se dokumentet i dispononte, por nuk i jepte për shkak të të dhënave personale, tregoi se nuk i posedonte ato për shkak se nuk ekzistonin.

“Nga kërkimet pranë Arkivit Teknik dhe Sekretarisë Teknike të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë rezulton se nuk ka procesverbale për vendimet e sipërcituara”, u përgjigj IKTK-ja.

Ironikisht të dyja mbledhjet, e vitit 2010 dhe 2021 për të njëjtën zonë, janë mbajtur në kundërshtim me udhëzimet ligjore. Referuar vetëm dy Vendimeve të Këshillit të Ministrave, me numër 364, datë 29 maj 2019 dhe me numër 208, datë 10 prill 2019, ndër të tjera caktohet se, “Vendimi reflektohet në procesverbalin e mbledhjes”, duke kërkuar që jo vetëm diskutimet gjatë mbledhjes, por edhe vendimi të reflektohet në procesverbal.

Zona dhe gjurma e zbulimit arkeologjik të vitit 2010 dhe punimet përgjatë vitit 2024. Majtas, foto nga raporti i ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, ndërsa djathtas, foto nga Media Amfora

Kursi ndryshoi 360 gradë edhe për dokumentin tjetër, raportin e vëzhgimit arkeologjik, të përgatitur për kompaninë private nga arkeologia Iris Pojani.

Megjithëse duhej ta arkivonte edhe në kopje fizike, IKTK-së “ja grabitën” dokumentin në formën e vetme që e kishte, elektronike, pasi pretendoi fillimisht se nuk e jepte për shkak të së drejtës së autorit.

Gati 10 muaj pasi nuk e dha raportin dhe orientoi që të merrej tek subjekti privat që e ka përgatitur, IKTK-ja u përgjigj se:

“Në sistemin e-leje ku ngarkohen aplikimet, të cilat shqyrtohen në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM), rezulton se pas sulmit kibernetik, mes Korriku 2022, nuk ka asnjë të dhënë mbi aplikimet e ngarkuara më herët, konkretisht ku përfshihet edhe ‘Raport Vëzhgimi Arkeologjik’, miratuar me Vendim Nr. 271, datë 08.06.2021 të KKTKM-së”.

E njëjta gjë ndodhi edhe me zbulimin arkeologjik të vitit 2010, ku pas shumë korrespondencave Amfora u njoh me një qëndrim të ri për vetë tipologjinë e strukturës.

Raporti Vjetor i vitit 2010 i ish-Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik (ASHA) mban në kopertinën e tij të pasme foton e një strukturë rrethore, që sot është shkatërruar nga punimet e resortit.

Gjatë punimeve që nisën për sistemimin e rrugës që lidh Çukën me Butrintin në vitin 2010, punimet u ndaluan sapo në kryqëzimin për tek Manastiri i Shën Gjergjit u hasën struktura arkeologjike. Gjetjet dhe evidencat ishin të shumta dhe vetë ASHA u investua në dokumentimin e një strukture rrethore dhe të mureve antike aty pranë.

“Objekti paraqet një formë rrethore, pothuajse të rregullt. Përbëhet nga dy radhë muresh, i jashtmi, dhe i brendshmi. Muri i jashtëm është më i gjerë se sa i brendshmi, gjerësia e tij është 0.90 m dhe lartësia maksimale deri në nivelin që është gërmuar shkon rreth 0.50 m”, shkruan Raporti Arkeologjik i Shpëtimit, që u përgatit nga ASHA në vitin 2010.

Aty pranë janë identifikuar prej vitit 1963 mure antike të një niveli ndërtimor shumë cilësor, me qëllim mbrojtjen dhe ndarjen e territorin të Butrintit në jug, nga territori i qytetit helenistik Pheonike në veri.

Ato datohen së paku prej vitit 232 Para Erës Sonë dhe janë evidentuar disa faza të konsolidimit të tyre. Strukturat e reja që dolën nga punimet rrugore ngritën pikëpyetje edhe për fazat e mëvonshe të meremetimit.

Një artikull shkencor i vitit 2012 i arkeologut britanik, Richard Hodges dhe koleges shqiptare, Nevila Molla, që Amfora e konsultoi në mënyrë të pavarur, analizoi zbulimin e një segmenti muri pranë projektit që po zbatohet dhe që nuk preket prej tij, duke ngritur dyshime se muri përbën kufirin verior të murit të Demës, që shtrihej deri në Liqenin e Butrintit dhe se rinovimi i murit helenistik mund të ishte bërë në shekullin XI të Erës Sonë.

Ngjashëm me pamjet e këtij muri, ishte edhe teknika e ndërtimit të strukturës rrethore që u zbulua brenda gjurmës së projektit të sotëm, “Manastiri Resort”.

“Dukesh pak, pastaj e zbuluan. Është me inventar po ta kërkosh”, kujtoi David Dulaj.

“Ata erdhën deri tek lapidari, ai kishte qenë mbi këtë. Pas ’84-ës e bënë këtë lapidarin e madh”, kujtoi burri, duke saktësuar distancën e afërt midis lapidarit dhe zbulimit. Ai përveçse punoi si punëtor gjatë gërmimit arkeologjik në vitin 2010, është njëkohësisht banor i zonës.

Megjithëse nuk u thellua gjurma e gërmimit, struktura në formë rrethore u konsiderua fillimisht si një kullë e ndërtuar me qëllim mbrojtjen, ndoshta në Antikitetin e Vonë dhe që më pas ka pësuar dëmtime dhe transformime nga strukturat ushtarake që u ndërtuan përgjatë komunizmit.

“Njëra është faza që lidhet me ndërtimin e kullës, për të cilën mendojmë se i përket periudhës së Antikitetit të Vonë, kjo duke u nisur nga materiali i pakët arkeologjik dhe teknika e ndërtimit”, gjeti raporti i vitit 2010.

“Faza tjetër i përket periudhës moderne, me siguri mund të themi pas vitit 1945. Mendojmë se lidhet me kohën e ndërtimit te bunkerëve per mbrojtjen e kufirit, në funksion të të cilit duhet të jetë ndërtuar edhe objekti që ngrihet direkt sipër kullës”, përfundoi raporti, duke shtuar sugjerime për mbrojtjen e zbulimit dhe kthimin e tij në të vizitueshëm.

Punimet në gjurmën e zbulimit arkeologjik të vitit 2010. Përpunoi: Media Amfora

Megjithëse gërmimi u realizua nga një grup pune, raporti i vitit 2010 u përgatit nga Mariglen Meshini, arkeolog që vijon të jetë pjesë e Drejtorisë së Shërbimit Akeologjik, sot pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Në përgjigjen e sjellë për Amforën, pyetur pas projektit “Manastiri Resort”, Meshini ofroi një version të ri të gjetjeve, duke ekspozuar vetëm fazën e dytë të përdorimit që evidentoi raporti i vitit 2010 dhe që lidhet me qëllimet ushtarake përgjatë komunizmit.

“Ajo që u evidentua qartë nga gërmimi ishte prania e elementëve të betonit dhe hekurit brenda rrezes së rrethit dhe në të njejtën kuotë me themelet e strukturës, e cila u gjykua si fazë ndërtimi e pas viteve 1945”, shpjegoi Meshini.

“Për këtë arsye, pra duke qenë se objekti i zbuluar nuk ishte një rrënojë arkeologjike, por një ndërtim në funksion të kontrollit ushtarak të përdoruesve të rrugës për në Butrint, për objektin e zbuluar nuk u vijua me masat konservuese siç parashikonte Vendimi i KKA dhe nuk u vijua me hapat e mëtejshëm për shpalljen e tij monument kulture nga Ministria e Kulturës”, vijoi ai argumentimin.

“Sqaroj gjithashtu se, gjatë prezantimit të projektit në fjalë, nga ana e DSHA është relatuar jo vetëm në lidhje me objektet me status pasuri kulturore, por edhe për të gjitha proceset arkeologjike të realizuara nga ish-Agjencia e Shërbimit Arkeologjik përgjatë periudhës 2010-2011 në këtë segment rrugor”, shpjegoi Meshini.

Punimet e resortit në janar 2024. Foto: Media Amfora

Në mungesë të mbajtjes së pocesverbalit të mbledhjes, ndryshe nga sa parashikon ligji, Amfora nuk e verifikoi dot nëse janë dhënë rekomandimet për kompaninë ALB STAR dhe për arkeologen Iris Pojani.

Në raportin e vitit 2010 Meshini dhe grupi kërkimor gjithashtu e evidentoi fazën e dytë të ndërhyrjeve me karakter ushtarak, por duke shpjeguar se pjesa e parë e ndërtimit mund të ishte një strukturë arkeologjike e Antikitetit të Vonë, që ka shërbyer në fazën e dytë të Murit të Demës.

Banorët e zonës që Amfora pyeti evidentuan aktivitetin ushtarak në zonë, por që nuk e përjashton ripërdorimin e strukturave ekzistuese antike.

Studiuesi nga Saranda dhe pjesëmarrësi në shumë ekspedita arkeologjike, Halil Shabani, kujtoi se në atë pikë ka pasur aktivitet të përqendruar ushtarak përgjatë komunizmit, duke menduar se zbulimi mund të ketë qenë strukturë që lidhej me aktivitetin ushtarak dhe se ende nuk është eksploruar plotësisht potenciali arkeologjik i zonës.

The post Resorti tek Gjiri i Manastirit shkatërroi potencialin arkeologjik të Parkut të Butrintit first appeared on Amfora.

Presioni i turizmit masiv po nxit ndërtimet pa leje në Gjirokastër
Pasi kalon disa kthesa të befta dhe mbërrin në Sheshin Çerçiz Topulli të Gjirokastrës, shfaqet menjëherë hija e rëndë e banesave shekullore prej guri, të vendosura njëra mbi tjetrën.

Pas disa vështrimeve të shpejta, qyteti pjesë e trashëgimisë botërore ngjason me një kantier ndërtimi. Çerçizin e kanë zhvendosur prej kohësh prej aty, për t’ja rikthyer shtatoren kur të përfundojnë punimet.

Pas pluhurit dhe zhurmës për ndërtimin e sheshit të ri, të parkimit nëntokësor dhe të “bypass”-it, fshihen edhe ndërhyrjet private për krijimin e hapësirave të reja, nxitur nga kërkesa e lartë e turistëve për të vizituar Gjirokastrën përgjatë muajve të ngrohtë.

Promovimi si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike ka shtuar presionin për më shumë shtretër. Lagjet historike të qytetit po përballen me një tjetër valë ndërtimesh pa leje që po transformojnë dhe po dëmtojnë banesat karakteristike.

“Ajo që bie në sy janë soletat që janë të dëmshme për zonën, sepse nuk është vetëm banesa, por edhe harmonia me peizazhin”, tregoi arkitekti Agron Doraci.

Vetëm në pesë vitet e fundit institucionet e kulturës kanë identifikuar 33 raste të ndërhyrjeve të paligjshme brenda lagjeve historike, duke sjellë ndërtime që dhunshëm cenojnë banesat monument kulture dhe peizazhin e mbrojtur nga UNESCO.

Ndërsa prokuroria regjistroi në vitet e fundit 62 raste të ndërtimeve pa leje brenda lagjeve historike, shumica e përgjegjësve mundën t’ja hedhin pa u dënuar, duke ekspozuar pandëshkueshmërinë e autorëve.

Presioni për më shumë shtretër po nxit ndërtimet pa leje

Kalaja e Gjirokastrës vitin e kaluar përgjatë muajve janar-gusht u vizitua nga gati 141 mijë vizitorë, 67% më shumë se një vit më parë. Ky trend rritës dëshmon interesin e shtuar të vizitorëve për qytetin e gurtë, i cili nga ana tjetër është i kufizuar në mundësitë për të pritur masivisht turistë.

Në prag të pritjes së një sezoni turistik të suksesshëm, në rrugicat e kalldrëmta syri të zë më shumë rrjeta punimesh në fasada, dritare prej alumini, shtesa solte, beton, një pamje që megjithëse nuk ka asnjë lidhje me qytetin mesjetar është bërë pjesë e tij.

Banesë në rikonstruksion në lagjet historike të Gjirokastrës. Foto: Media Amfora

Ky trend i ndërhyrjeve pa leje është rikthyer pas disa momenteve të ngjashme në historinë e qytetit, i nxitur nga nevoja për më shumë struktura akomoduese dhe shërbime ndaj turizmit masiv. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Gjirokastër vetëm në 5 vitet e fundit ka identifikuar dhjetra raste që kanë cenuar zonën historike.

“Në pesë vitet e fundit Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore e Gjirokastrës ka regjistruar 33 ndërtime pa leje në zonat muzeale”, shpjegoi autoriteti vendor i trashëgimisë në një përgjigje zyrtare.

“Në katër-pesë vitet e fundit janë rritur kërkesat për zgjerim. Turizmi po nxit ndërhyrjet pa leje në Gjirokastër”, shpjegoi Ardis Duka, drejtori i DRTK Gjirokastër.

Amfora mësoi se ky numër është edhe më i lartë për një periudhë më të gjerë. 62 çështje janë regjistruar në Prokurorinë e Gjirokastrës për ndërhyrje ndërtimore pa leje në lagjet që janë brenda zonës historike.

Ndërhyrjet pa leje në strukturat e banesave karakteristike nuk janë fokusuar vetëm në shtimin e hapësirave së jashtmi, por një pjesë e tyre prishin katet e brendshme me qëllim fitimin e volumeve dhe banesat që së brendshmi kishin 3 kate mund të shndërrohen në 4 kate, duke humbur të gjitha elementet karakteristike.

“Vitet e fundit mund të themi që ndëhyrja ka marrë më shumë drejtim në interiorin [pjesën e brendshme, arredimin] e objekteve që po adoptohen në ‘Airbnb’ [banesa që jepen me qira me dhoma ose tërësisht] duke parë dhe nevojat për turizëm”, analizoi inxhinieri Nikolla Vesho.

Për të ndërhyrjet në banesat që janë Monumente Kulture të Kategorisë së Dytë mund të realizohen më lehtësisht, por gjithmonë bazuar në studimin paraprak të tyre dhe restaurimin mbi një projekt që ruan dhe nuk dëmton karakteristikat e tij.

“Nuk lejohen shtimet e kateve, shtesat anësore, madje në objektet e kategorisë së parë nuk lejohet ndërhyrja, as në ndërrimin e një dritareje nga me kornizë druri, në kornizë alumini”, theksoi Vesho, lektor në lëndën e “Restaurimit”.

Viktor Nurçe, është artizan që punon prej vitesh me mjeshtërinë e drurit në Gjirokastër. Ai ka përcjellë ndër dekada shqetësimet për dëmtimin e elemtenteve karakteristike të banesave të qytetit, çështje të cilat tashmë i diskuton edhe në Këshillin Bashkiak, të cilit i është bashkuar si anëtar.

Viktor Nurçe në punishten e tij në Pazarin e Vjetër te Gjirokastrës. Foto: Media Amfora

Nurçe ka kaluar në duart e tij shumë prej elementeve dekorues prej druri në banesat gjirokastrite, duke i restauruar apo duke i krijuar prej fillimit. Ai evidenton se blerja e banesave nga sipërmarrës që kanë për qëllim turizmin ka sjellë edhe një ngutje në marrjen e fitimit, duke maksimalizuar përdorimin e hapësirës.

“Pronarët e rinj kanë tendencë për të bërë më shumë dhoma, pa menduar për humbjet e vlerave”, evidentoi mjeshtri i drurit.

Amfora numëroi në listën e Monuemtneve të Kulturës së paku 63 banesa të shpërndara në lagjet historike, të cilat kanë statusin e Monumentit të Kulturës të Kategorisë së Parë, ndërsa 324 banesa kanë statusin Monument Kulture i Kategorisë së Dytë.

Ardis Duka i ndau ndërhyrjet pa leje në Gjirokastër në tri faza, atë të vitit 1990, 1997 dhe në 5 vitet e fundit. Kreu i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) Gjirokastër e evidentoi si një sfidë ndalimin e ndërhyrjeve pa leje dhe detyrimin e pronarëve që t’i rikthejnë objektet në gjendjen fillestare.

“Së bashku me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit janë vendosur gjoba sepse kishin marrë leje për restaurim, por nuk e kishin zbatuar projektin dhe i është kërkuar që të kthejnë objektin në gjendjen e mëparshme”, shpjegoi Duka.

“Pas vitit 1990 kemi ndërhyrje me shtesa, përforcime të gabuara, duke hequr shumë elementë dekorativë, të cilat kanë lënë gjurmën e tyre në objektet muzeale të Gjirokastrës”, analizoi inxhinieri Nikolla Vesho.

Qyteti i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO që prej vitit 2005 është një nga shembujt e paktë të mbetur në Ballkan si qytet tregtar i stilit osman dhe që ruan ende tiparet mesjetare.

Për “arkitektin veteran”, Agron Doraci, problemi i ndërhyrjeve pa leje është sa i vjetër aq edhe aktual. Sipas tij ai lidhet me nevojat që kanë banesat për tu përshtatur me zhvillimet moderne.

Agron Doraci në Odën e Miqve në Muzeun e Shtëpisë Kadare, të cilin e ka restauruar më herët. Foto: Media Amfora

“Duke nisur që nga nyjet sanitare dhe probleme të tjera funksionale, janë shqetësimet me të cilat përballen sot banorët e Gjirokastrës, në zonat muzeale”, shpjegoi Agron Doraci për Median Amfora.

“Gjirokastritët sa nga halli, sa nga mosnjohja kanë bërë deformime të banesave. Ata janë përpjekur që të ruajnë banesën së jashmti dhe ta përshtasin së brendshmi me jetën e re”, analizoi Doraci.

Ndërhyrjet pa leje mbeten të pandëshkuara

Pas shkurtit të vitit 2015 të gjithë personat do të ndërtonin pa leje do të përballeshin me burgim nga 2 deri në 8 vite burg, një masë e ashpër kjo që synonte të zmbrapste ndërhyrjet e pakontrolluara në territor.

Megjithatë kjo masë e fortë nuk duket sa ka ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të ndërtimeve pa leje në Gjirokastër dhe shumica e shkelësve ja kanë hedhur pa u dërguar për gjykim.

Media Amfora mësoi nga Prokuroria e Gjirokastrës se nga 202 kallzime penale të regjistruara në periudhën 2013-2023 për ndërtimet pa leje, 62 prej tyre ishin regjistruar në zonën muzeale të qytetit të gurtë.

“Nga 202 kallzime, rezulton se 62 çështje referohen nga zonat muzeale, ku bëjnë pjesë lagjet ‘Palorto’, ’11 Janari’, ‘Qafa e Pazarit’ dhe ‘Pazari i vjetër'”, u përgjigj zyrtarisht Prokuroria e Gjirokastrës.

Megjithatë më shumë se gjysma e autorëve të këtyre ndërhyrjeve kanë mundur të mos përballen asnjë ditë me drejtësinë, teksa edhe ata që janë hetuar në pjesën më të madhe kanë mundur t’i shmangen gjykimit.

“Nga 62 çështje të referuara, rezulton se 32 çështje janë të mosfilluara, 11 çështje janë të pushuara, 0 çështje janë të pezulluara, 9 çështje janë dërguar për gjykim, nga të cilat 2 janë me marrëveshje për Miratim Marrëveshje Fajësie, 1 çështje është transferuar në prokurori tjetër dhe 9 çështje rezultojnë nën hetim”, sqaroi Prokuroria e Gjirokastrës.

Grafikë ilustruese për statusin e hetimeve të Prokurorisë së Gjirokastrës. Përgatiti: Media Amfora

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpjegoi zyrtarisht se 15 objekte me status “Monument Kulture” rezultojnë të tjetërsuara. Ndërhyrjet pa leje mund të rrezikojnë që objekti të tjetërsohet deri në pikën që i humbet edhe vlerat për të qenë monument kulture.

Përgjatë vitit 2023 Prokuroria e Gjirokastrës regjistroi 14 kallëzime penale për ndërtimet pa leje dhe për gjysmën prej tyre nuk i nisi hetimet. Ndër to kishte raste të ndërtimeve pa leje në “zemër” të zonës historike, në “Qafën e Pazarit” dhe në “Pazarin e vjetër”, të cilat nuk u hetuan.

Artizani Viktor Nurçe është ndër të paktët mjeshtra të mbetur në qytetin e gurtë që përveçse vazhdon të mbajë gjallë traditën e krijimeve me dru, punon edhe në restaurimin e banesave. Ai vijon me punën bindëse me trashëgimtarët dhe me blerësit e rinj që të ruajnë maksimalisht banesat, duke i restauruar në vend që t’i rindërtojnë pjesërisht ose plotësisht.

“Që ta ruajnë një objekt duhet ta njohin dhe jo të gjithë pronarët i njohin objektet e tyre, pasi janë trashëgimtarë ose blerës”, rrëfeu Nurçe.

Për të problemi i ndërtimeve pa leje është një nga plagët më të mëdhaja që ka pasur dhe ka qyteti që dominohet nga banesat madhështore të skalitura me gurë.

“Është bërë një masakër me ndërtimet. Shikon modelin e një vile në mes të zonës historike”, tregoi me shqetësim artizani 55 vjeçar.

Qyteti i plakur, përballë turistëve të rinj

Ndërhyrja e qeverisë për rikonstruksionin e Sheshit Çerçiz Topulli, ndërtimi i parkimit nëntokësor dhe ndërtimi i “bypass”-it të Gjirokastrës, megjithëse janë pritur me kritika sipas autoriteteve synojnë të shtojnë kapacitetet e qytetit të plakur përballë flukseve të turistëve.

Por në lagjet historike banesat lëngojnë nga plagët e pronësisë, ku shumë pronarë trashëgimtarë nuk dakordësohen për restaurimin e kujtimeve të të parëve, të tjerë blerës të rinj ndërtojnë pa respektuar kriteret dhe erozioni e rrëshqitjet e dherave nga ana tjetër kanë shtuar pirgun e problemve të menaxhimit të qytetit.

Kompleksi i banimit të Agonatëve në Lagjen Palorto po degradohet. Foto: Media Amfora

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpjegoi zyrtarisht se 30 objekte të trashëgimisë kulturore janë “në gjendje të pranueshme”, por kanë nevojë për restaurim.

Skicë e “Banesës së Agonatëve”, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Përpunoi: Ark. Mikel Nushi

“Monumente që janë gjendje të mirë dhe në nevojë për një mirëmbajtje të vazhdushme, janë 50 objekte”, evidentoi më tej përgjigja zyrtare e DRTK Gjirokastër.

Arkitekti Agron Doraci analizoi se në vitet e fundit Gjirokastra ka humbur një pjesë jo të papërfillshme të banesave monument kulture, e nxitur kjo edhe nga rritja e kostove të restaurimit.

“Në 30 vitet e fundit 25% e banesave në Gjirokastër janë rrënuar”, komentoi Doraci.

“Shteti duhet të investojë sepse vetë qytetarët e kanë të vështirë, pasi lënda e lisit është 3 fish më e shtrenjtë se e pishës”, shtoi ai.

Kompleksi Tregtar  i “ Zigait”, me stil unik të viteve’ 30 po degradohet. Foto: Media Amfora

Restaurimi cilësor sipas ekspertëve kërkon materiale origjinale për tipologjinë e banesave gjirokastrite, por të cilat kushtojnë në raport me kohën e punës dhe çmimet e sotme të tregut.

Skicë e Kompleksit Tregtar të Zigait, në Pazarin e Vjetër. Përpunoi: Ark. Mikel Nushi

Qyteti përveç plakjes së banesave po përjeton të njëjtin fenomen edhe në raport me popullsinë. Në vitin 2020 sipas Institutit të Statistikave qarku me numrin më të madh të përfituesve të pensioneve për 1000 banorë ishte Gjirokastra, duke ekspozuar sfidat e sektorit të shërbimeve turistike.

E ndërsa e gjithë vëmendja po përqendrohet tek rritja e fitimeve nëpërmjet turizmit dhe shifrat që promovohen për rritjen e numrit të vizitorëve, ndërhyrjet e paligjshme po tolerohen në heshtje nga autoritetet ligjzbatuese dhe ato të mbrojtjes së territorit.

The post Presioni i turizmit masiv po nxit ndërtimet pa leje në Gjirokastër first appeared on Amfora.

Monumenti antik “Muret e Portës” u shkatërrua gjatë hetimit, Prokuroria e Durrësit dështoi në mbylljen e çështjes
Të enjten e nxehtë të 13 gushtit të vitit 2020, një oficer policie u ndal përpara mureve antike në Porto-Romano. Eskavatori që lëvizte i shkujdesur pranë monumentit të kulturës, i kishte tërhequr vëmendjen oficerit që e njeh mirë zonën.

“Nga kqyrja e mëtejshme u vu re se në anën jugore murri është gërryer. Në ambientet përreth shikohen materiale inerte dhe mjete të rënda, si eskavator, vinç dhe kamionë”, shënoi oficeri.

Një ditë përpara se ai të mbërrinte në zonën për të cilën është përgjegjës për ta monitoruar, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Teritorrit (IMT) në Bashkinë Durrës, kishte kërkuar mbështetjen e policisë për të mbajtur të pezullura punimet që po kryheshin pa leje.

Dorëzimi i materialeve nga policia në Prokurorinë e Durrësit më 3 shtator të vitit 2020, i hapi rrugën hetimit që vijon prej 3 vitesh dhe që nuk ja arriti të ndalonte shkatërrimin e qëllimshëm të monumentit nga kompania që po kryen punimet në zonë.

“Ajo që po ndodh me monumentin është një turp i gjallë”, tregoi i irrituar për Median Amfora, Prof. Dr. Apollon Baçe.

“Punimet që po bëhen në Porto-Romano po i humbasin vlerat e jashtëzakonshme historike Durrësit dhe të gjithë vendit”, shtoi ai.

Media Amfora ka raportuar më herët se në dhjetor të vitit 2021 u shkatërrua gati gjysma e monumentit, mure mbi të cilat dikur ngrihej porta hyrëse, e kuruar me qemer. Ndërsa dokumentet e reja zbulojnë se Prokuroria dhe Policia e Durrësit dështuan të ndalonin në kohë autorët, të cilët megjithëse ishin nën hetim e shembën monumentin e kulturës.

Zvarritjet e hetimit i hapën rrugën rrafshimit

Një kullë katërkëndore dhe një linjë muri fortifikues që gjenden në veri të Durrësit, janë shpallur monument kulture prej vitit 1948 dhe në vitin 2016 Ministria e Kulturës shpalli Zonën e Mbrojtur përreth monumentit, duke e kthyer në një prej objekteve më të mbrotjura ligjërisht në Shqipëri.

Por mbrojtja ligjore dhe i gjithë zinxhiri i institucioneve dështoi kur punimet e kompanisë portuale arritën kulmin. Përmes një koncensioni të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015, që u zgjerua më vonë, “Shoqëria koncesionare Porti MBM (‘Multi Buoy Mooring’)”, një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati “Kastrati Group”, e shkatërruan pjesërisht monumentin antik.

Infografikë ilustruese për linjën e shembur të monumentit

“Rreth 6 muaj më parë Prokuroria e Durrësit më ka thirrur për një proces verifikimi në terren. Më ka telefonuar një oficer i policisë dhe kam shkuar së bashku me të, për të parë situatën dhe ajo që verifikova në vend ishte një gjysmë muri i shkatërruar totalisht”, tregoi arkeologu Apollon Baçe.

Ai shpjegoi se monumenti ishte shkatërruar pjesërisht, në pjesën më të rëndësishme që përbënte dikur hyrjen, prej nga mori edhe emrin, “Muret e Portës” në Porto-Romano.

“Gjysma e murit ishte shkatërruar në mënyrë të pakthyeshme. Mjetet që vazhdonin ende të punonin ndërsa ne ishim në terren. Një babëzi që nuk ndalet përpara asgjëje. Kjo ishte ajo që pashë”, shtoi Baçe.

Nga dokumentacioni që mblodhi Amfora nga institucionet përkatëse, rezulton se policia dhe prokuroria kanë dështuar që në fillim për të ndaluar aktivitetin e paligjshëm, megjithëse Drejtoria e Kulturës (DRTK) në Tiranë ju drejtuar disa herë për të marrë masa.

Pasi e regjistroi procedimin penal më 3 shtator të vitit 2020, Prokuroria e Durrësit vetëm 5 muaj më pas kërkoi ekspertizë për dëmet e shkaktuara në terren, teksa ndërtimi i portit vijonte me intensitet, fillimisht duke shkatërruar kodrën më veriore të qytetit.

Ajo vendosi të kërkonte ekspertizë pasi po hetonte për dy vepra penale, “Shkatërrim Prone” dhe “Shkatërrim i Veprave Kulturore”, parashikuar nga nenet 150 dhe 160 të Kodit Penal. Prokuroria i kërkoi ekspertizë DRTK-së Tiranë, e cila kishte njoftuar disa herë policinë dhe autoritetet e tjera.

“Në lidhje me këtë procedim, për sqarimin e plotë dhe të gjithanshëm të rrethanave të hetimit, është i nevojshëm kërkimi dhe marrja e të dhënave nga fusha e ekpertëve të trashëgimisë kulturore”, prarashtroi Prokuroria e Durrësit.

Por shpejt mungesa e një eksperti, të cilët janë të shumtë në këtë fushë, bëri që kjo çështje të mos hetohej shpejt dhe të mos dërgohej për gjykim. 8 muaj nga kërkesa e parë, Prokuroria ju drejtua përsëri DRTK-së Tiranë dhe e kujtoi se nuk kishte marrë përgjigje për kërkesën e parë për kryerjen e një inspektimi teknik.

“Në punimet e konstatuara në lagjen nr. 15 Durrës, gjatë këtyre punimeve a janë shkatërruar ose dëmtuar vepra kulturore ‘Muret e Portës’ Porto-Romano?!”, ishte pyetja që Prokuroria e Durrësit i drejtoi institucionit të specializuar për monumentet.

Eskavatorët e kompanisë koncensionare ishin më të shpejta se Prokuroria e Durrësit, që nuk gjeti dot ekspertë për mbi një vit, teksa monumenti kishte vetëm dëmtime dhe ishte në këmbë. Dhjetorin e vitit 2021 kompania shkatërroi monumentin e kulturës që ishte aty që nga shekulli V i Erës Sonë, megjithëse prokuroria po vijonte hetimin.

Arkeologu Apollon Baçe shpjegoi se nga kryqëzimi i të dhënave dhe analizave, rezulton se nga punimet me mjete të rënda, u shkatërruan 78 metrat perëndimorë të murit mbrojtës, nga kulla kuadratike e deri në det. Sipas tij kjo është pak më tepër se gjysma e gjatësisë së monumentit, që i plotë ishte 140 m.

Kompania shembi simbolin që i dha emrin monumentit, “Muret e Portës”. Foto përpara shembjes, Mars 2017 – Media Amfora

Prokuroria e Durrësit bëri me dije se ky hetim udhëhiqet nga prokurori Gëzim Veizi dhe se nuk mund të bëheshin me dije detaje për shkak se po vijon dhe po ndiqej “me përparësi”.

Në shpjegimin që arkeologu Apollon Baçe bëri për Median Amfora, rezulton se është dëmtuar ndjeshëm gjysma lindore e murit të kështjellës, duke ja zhdukur gjurmët e elementit kryesor të fortfikimit, që ishte porta hyrëse dhe gjurmët e harqeve, qemeri.

Sipas tij shtresa e betonit dhe themelet e sheshit portual kanë mbuluar edhe themelet e murit antik të mbetur dhe janë shkatërruar shtresat kulturore.

Policia e Durrësit nga ana tjetër nuk ka të dhëna zyrtare për këtë krim ndaj veprave kulturore dhe mjedisit, duke mos referuar në përgjigjen zyrtare as dosjen që ka depozituar në prokurori prej vitit 2020.

“Nuk është bërë asnjë kallëzim në Policinë e Durrësit për këtë rast”, u përgjigj zyrtarisht Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Durrës.

“Unë nuk kam më informacion se çfarë po bëhet me çështjen. Kam qenë dhe jam i gatshëm për çdo kërkesë që mund të bëhet në lidhje me monumentin dhe mbetem në pritje që përgjegjësi i shkatërrimit të monumentit të përballet me drejtësinë, kushdo qoftë”, komentoi prerazi Prof. Dr. Apollon Baçe.

Zinxhiri institucional u shkëput tërësisht

Fillimisht ishte Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Teritorrit (IMT) në Bashkinë Durrës që dërgoi një grup inspektimi për punimet e portit, më datë 2 qershor 2020.

Ata konstatuan se kompania po realizonte lëvizje dherash pa leje dhe vendosën gjobitjen e subjektit “Kastrati sh. a.”, me 50.000 lek. Por gjoba duket se nuk e ndali kompaninë që të vijonte me gërryerjen e kodrës, në të cilën ishte mbështetur muri i kështjellës.

IMT Durrës më 12 gusht “u dorëzua” përballë paligjshmërisë dhe kërkoi mbështetjen e Policisë së Durrësit dhe asaj bashkiake.

Ilustrimi me ngjyrë të kuqe tregon gjurmën e mbetur të monumentit. Foto: Media Amfora

“Nga inspektimi në terren inspektorët e inspektoratit kanë konstatuar përsëri punime ndërtimi pa leje dhe për kundërvajtjen: Punime gërmimi, sistemimi dhe levizje të dherave pa leje përkatëse…”, i shkruajti IMT.

“Në kuadrin e bashkëpunimit institucional kërkojmë mbështetjen tuaj për të bërë monitorimin e subjektit dhe mbajtjen të pezulluar të kryerjes së punimeve, pasi subjekti vazhdon kryerjen e

punimeve…”, shtonte kërkesa zyrtare për policinë.

Shkresa ju përcoll edhe IKMT-së dhe së bashku me Policinë e Durrësit ata nuk arritën t’i ndalonin fizikisht punimet në terren, që kanë karakterin e “krimit mjedisor” dhe nuk rezulton të ketë të shoqëruar, të ndaluar apo presona të arrestuar për vijimin e punimeve pa leje.

Monumenti i Kulturës njihet si “Muret e Portës” dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin IV ose V të Erës Sonë dhe është vlerësuar si një kështjellë e veçantë që e mbronte qytetin e Durrësit në anën më veriore.

Kompania shkatërroi edhe rrugën e vetme që e lidhte Durrësin me zonën bregdetare më veriore të varg kodrave, që kalonte përmes monumentit. Rrafshimi i kodrës mendohet se zhduku përgjithmonë edhe akropolin, pikën më të lartë të kështjellës, që nuk ishte dokumentuar plotësisht më herët.

Monumenti i kulturës gjysmë i shkatërruar në Porto-Romano. Foto: Media Amfora

Alarmin disa herë e shpërndau edhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Tiranë. Më 27 korrik 2020 ajo njoftoi se punimet për ndërtimin e portit rrezikonin ekzistencën e monumentit dhe kërkoi marrjen e masave për parandalimin e dëmtimeve serioze.

“Të meren masat e duhura nga ana juaj dhe të pezullohen punimet menjëherë, pasi veprimtaria ndërtimore mund të dëmtojë rëndë karakterin kulturor të zonës”, shkruan dokumenti i hartuar nga DRTK Tiranë.

Kërkesa ju dërgua në grup Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Teritorrit në Bashkinë Durrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në dijeni të kësaj u vendos edhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Ministria e Kulturës.

IMT Durrës kishte kërkuar që në qershor ndihmën e policisë për ndalimin e punimeve, të cilat nuk u ndërprenë edhe pas gjobitjes së kompanisë. Por edhe pas regjistrimit të procedimit penal në prokurori, më 3 shtator 2020, asgjë nuk ndryshoi.

Një dokument i panjohur më parë tregon se DRTK Tiranë më 31 mars 2021 ka njoftuar Ministrinë e Kulturës dhe Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) se nga inspektimi në zonën e mbrojtur po kryeheshin punime, të cilat ishin të përsëritura.

“Janë bërë gërmime të thelluara në skarpatën e kodrës dhe gërmimi i pjesës së murit që eshtë në krahun jugperëndimor, krahu i kodrës”, njoftoi DRTK Tiranë.

Ky ishte paralajmërimi i fundit përpara se kjo pjesë e kështjellës të rrafshohej e gjitha nga kompania në dhjetor 2021, teksa ishte nën hetim nga Prokuroria e Durrësit.

Ministria e Kulturës dhe IKTK nuk lëvizën as gishtin për ndërhyrjet që po shkatërronin monumentin e kulturës, teksa nga ana arkeologjike punimet ishin pa leje dhe nuk kishin marrë miratimin e institucioneve të kulturës.

Pasi kompania dorëzoi raportin e vëzhgimit arkeologjik tokësor dhe nënujor, në vitin 2017, Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë vendosi që punimet të vijonin duke kontraktuar një subjekt të licensuar në arkeologji, për të monitoruar punimet.

Ky është një nga kushtet për të vijuar punimet, të cilin kompania nuk e plotësoi asnjëherë dhe megjithatë Ministria e Kulturës apo Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) nuk e paditën kompaninë.

“Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk ka asnjë proces gjyqësor të hapur në lidhje me zbatimin e këtij projekti”, u përgjigj zyrtarisht IKTK.

Shumë hetime, asnjë rezultat

Projekti kontrovers për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Durrës përveçse doli jashtë objektit fillestar që u miratua në Kuvendin e Shqipërisë, që ishte vetëm port për lëndët djegëse, rrugës u zgjerua edhe në port për përpunimin e mallrave, duke zgjeruar edhe konfliktet për tokën.

Flota Detare është një tjetër institucion që sipas të dhënave të Medias Amfora e kallëzoi 2 herë kompaninë në Prokurorinë e Durrësit, e cila ashtu si në rastin e murit antik, ka dështuar të gjejë përgjegjësit për shkeljet ligjore.

Për kallëzimet e depozituara deri më tani për “Shoqërinë koncesionare Porti MBM (‘Multi Buoy Mooring’)”, Prokuroria e Durrësit bëri me dije se nga 3 çështje të nisura, 2 janë nën hetim dhe 1 tjetër është pushuar.

Pozicionimi i portit të hidrokarbureve. Foto: Media Amfora

Por Amfora zbuloi më herët se prokuroria ka pasur edhe 2 hetime të tjera, për të cilat mori vendimin e mosfillimit të hetimeve. Ato ishin për një kallëzim të depozituar nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Durrës dhe një tjetër për kallëzimin e depozituar nga Piro Bare, administratori i kompanisë tjetër koncensionare të portit më të hershëm të hidrokarbureve, “Romano Port”.

Prokurorja Teuta Rrudha e nuk e nisi hetimin për kallëzimin e IMT Durrës për ndërtim pa leje dhe aktualisht prokurorja Rruga po heton një tjetër kallëzim, të regjistruar më 7 prill të këtij viti, nga Komanda e Forcës Detare, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Forca Detare dështoi të mbronte pronat e saj, njësoj si institucionet e kulturës, të cilët nuk patën reagimin në kohë të Prokurorisë së Durrësit. Për procedimin tjetër penal, të datës 11 shtator 2020, mbi kallëzimin e Komandës së Forcës Detare, u kërkua pushimi i çështjes prokurori në atë kohë, Bledar Bejko.

Për shkatërrimin e monumentit të kulturës arkeologu Apollon Baçe tregoi se ai nuk kishte vlerë vetëm për Shqipërinë, por ishte pjesë e historisë së arkitekturës ushtarake, si një nga rastet e ralla të mureve barrierë për mbrojtjen pjesore të qyteteve, që në Antikitetin e Vonë ishin vetëm 5 të tillë në rajon dhe përfaqëson vlera të trashëgimisë kulturore botërore.

Pas shkatërrimit të pjesshëm të monumentit “Muret e Portës” në Porto-Romano, përgjatë këtij vitit aktivistët dhe organizatat joqeveritare kërkuan që të merren masa për të mbrojtur kullën dhe pjesën e murit që ka mbetur ende në këmbë. Monumenti u propozua që të përfshihet në programin “7 Monumentet më të rrezikuara në Europë”, të Organizatës Europa Nostra.

The post Monumenti antik “Muret e Portës” u shkatërrua gjatë hetimit, Prokuroria e Durrësit dështoi në mbylljen e çështjes first appeared on Amfora.

“Klubi Ekskluziv IPARD”: Kush po i “korr” fondet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut?!
Preng Doda, një agronom në pension, i kalon ditët duke u endur në vreshtin e familjes në Fshatin Tenë, të Mirditës. Një mulli i improvizuar uji, është i vetmi që lëviz në fermë, mbi një liqen të vogël artificial që Doda ka krijuar pranë kullës shekullore të familjes.

Megjithëse e do zakoni që mikun ta shohësh në sy, Prenga e ka pothuajse të pamundur të përqendrohet. Teksa flet shumicën e kohës e kthen kokën nga një karabina, që me sa duket “i ka rrëmbyer zemrën” në pleqëri.

Prej 15 vitesh familjarisht merren me kultimin e vreshtit dhe kanë disa varietete përmes të cilave prodhojnë verë. Përbri 2 hektarëve me vreshta ka ngritur një karabina në bodrumin e së cilës përmes enëve të vjetra tashmë, prodhon verë që shpërndahet në zonë.

“Kantinën e ngrita me forcat e mia, pastaj bëra një aplikim tek AZHBR-ja, tek IPARD-i, që të merrja pak ndihmë dhe përkrahje, sidomos për enët ruajtëse të verës dhe pajisjet brenda”, tregoi Doda.

“Hartimin e projektit e bëra me disa inxhinierë dhe me disa sepcialistë, por kriterët ishin shumë të vështira për ta realizuar”, shtoi burri.

Fermerët në Shqipëri dhe në rajon, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, prej disa vitesh kanë një mundësi të artë, për të aplikuar për mbështetje përmes fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë, me synim përgatitjen për anëtarësimin e plotë në BE të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por të dhënat tregojnë se IPARD në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut është kthyer në një burim fuqizimi për kompanitë e mëdha dhe nuk po ndikon në mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe blegtorëve, për të cilët programi duket gjithmonë e më i largët.

Në vitin 2018 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në Shqipëri, u akreditua për Programin IPARD II, për të shpërndarë grante përmes buxhetit me vlerë 94.6 milionë euro, prej të cilave 71 milionë euro janë kontribut nga Komisioni Evropian dhe 23.6 milionë euro janë kontribut kombëtar nga shteti shqiptar.

Në Maqedoninë e Veriut IPARD II kishte një buxhet 80 milionë euro dhe deri në maj të vitit 2023 janë shpenzuar 49.2 milionë euro. Pjesa më e madhe e fondeve të mbetura tashmë janë të kontraktuara, por ende nuk janë paguar përfituesit për arsye të ndryshme.

Por teksa Shqipëria priste të niste këtë vit fazën e tretë të programit, Komisioni Evropian mori një masë ekstreme dhe vendosi pezullimin e përkohshëm të programit të mbështetjes së bujqësisë, bazuar në dyshimet se ka pasur korrupsion në shpërndarjen e granteve, referuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF).

Nëse dyshimet vërtetohen, Shqipëria rrezikon të mos e vijojë më fazën tjetër të IPARD, që parashikon grante deri në 146 milion euro, ndërsa nga analizimi i përfituesve në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ekspozohen lidhje me politikën, administratën publike dhe krimin.

Në Shqipëri nga një kampion i analizuar prej 126 përfituesish (nga 510 përfitues në total), të cilët vetë AZHBR i ka promovuar përmes një broshure në internet dhe në faqen e saj, rezultojnë persona me rekorde kriminale, të lidhur me politikën, biznese jo tërësisht funksionale dhe skema familjare përfitimi.

Video përmbledhëse e investigimit

Zbatimi i programit të mbështetjes së fermerëve në Shqipëri u realizua nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), pjesë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe grantet financoheshin 75% nga fondet e BE-së dhe 25% nga fondet e Buxhetit të Shtetit.

Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut skema është e ngjashme. Agjencia për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i shpërndau fondet e IPARD II me mbështetjen e BE-së, që ofroi 80% të mbështetjes dhe Buxhetit të Shtetit, që ofroi 20%.

“Foshnjet IPARD“

Fazat e para të IPARD për të dyja vendet ishin eksperimentale dhe tërhoqën pak aplikime, ndërsa thirrjet e fazës së dytë tërhoqën një numër të lartë propozimesh dhe shumë prej tyre u shpallën fitues.

Në Shqipëri zbatimi i fazës së dytë të programit solli lindjen e shumë bizneseve që aplikuan dhe përfituan nga programi, pavarësisht se ishin të sapokrijuar apo kishin historik të dyshimtë, me ndërprerjen e shpeshtë të aktivitetit ekonomik dhe sekuestrime të hërëpashershme.

Media Amfora analizoi një kampion me 126 biznese që përfituan nga Programi IPARD II në Shqipëri dhe rezultoi se në vitet që ai nisi zbatimin tërhoqi pas vetes aplikime nga kompani dhe persona “që e zbuluan vonë pasionin për bujqësinë”.

50 biznese që përfituan nga fondet IPARD, nga 126 subjekte të analizuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, rezultoi se janë regjistruar për herë të parë në vitet e nisjes së programit, 2018-2021, duke pasur si subjekt tregtar fushat që mbështet programi.

Bizneset e reja fituese të thirrjeve IPARD II në Shqipëri lulëzuan pas nisjes së programit. Përgatiti: Aida Ciro/ Amfora.al

“Mendoj se kjo flet qartë për klientelizëm në përcaktimin e përfituesve, të cilët në shumë raste nuk kanë lidhje të forta dhe të qëndrueshme me aktivitetin bujqësor apo agro-industrial”, komentoi eksperti i politikave bujqësore, Prof. Dr. Ndoc Fasllia.

“Por thjesht në saj të njohjeve personale dhe lidhjeve me nivelet e larta të politikës dhe administratës, kanë arritur të përfitojnë mbështetje nga ky program”, shtoi Fasllia, njëkohësisht pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Elvis Rroshi e drejtoi Bashkinë e Kavajës nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur ju ndërpre mandati për shkak të falsifikimit të formularit të dekriminalizimit dhe fshehjes së një dënimi nga drejtësia në Itali, për veprën penale të përdhunimit, të kryer në vitin 1995. Më pas ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 60 orë punë në komunitet, për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Kur u largua nga drejtimi i bashkisë, Rroshi duket se zbuloi pasionin e tij për bujqësinë dhe më 5 gusht 2019 themeloi kompaninë, “KAVALJON”, që mendohet se ka qenë emri i vjetër i Kavajës. Ai aplikoi në IPARD dhe fillimisht mori 70.178 euro, për një serrë diellore, projekt që nisi më 4 maj 2021 dhe më vonë mori edhe 180.309 euro, për të nisur më 28 korrik 2021 rikonstruksionin e një godine me qëllim transformimin në bujtinë.

Por pasi mori në total 250.487 euro, “Rroshi u shpall në kërkim nga AZHBR”! Agjencia konfirmoi për Median Amfora se “KAVALJON” është një nga 10 subjektet që i është kërkuar kthimi i fondeve, pasi nuk ka përmbushur kriteret e zbatimit të programit dhe çështja i ka kaluar gjykatës.

Në Maqedoninë e Veriut ne analizuam gjithsej 40 kompani që kanë fituar grante të mëdha nga IPARD I dhe II. Pothuajse të gjitha rezultuan se ishin kompani të themeluara më herët, me një historik dhe që vazhdojnë të punojnë edhe sot. Por ne gjetëm të paktën 2 kompani të mëdha me lidhje politike që fituan grante, megjithëse të dyja kompanitë janë të njohura në sektorin e bujqësisë.

Në vitin 2014 kompania “Kolektivi Bujqësor – Pelagonija”, fitoi mbështetje për subvencione nga IPARD II. Pagesa prej rreth 240 mijë euro erdhi një vit më vonë, në 2015-ën. Pronari i “Pelagonija”, Jordan Kamçev, kishte marrëdhënie të ngushta me qeverinë e asaj kohe. Së fundmi ai u shpall nga Departamenti i Amerikan i Shtetit si, “i përfshirë në korrupsion, duke përfshirë ryshfetin e një zyrtari qeveritar” dhe u sanksionua nga SHBA-ja.

Ndërsa kompania “Trgoprodukt” aplikoi në vitin 2019 dhe fitoi një kontratë për mbështetje nga IPARD II dhe pagesa e grantit prej 1.4 milion euro ju bë përfundimisht në prill të vitit 2022. Në pjesën më të madhe të kësaj periudhe, kryeministër i Maqedonisë së Veriut ishte Zoran Zaev, kushëriri i parë i Boban Zaev, pronarit të kompanisë “Trgoprodukt”.

Pollogu është rrafshina më e madhe e hapur në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut. Foto: Robert Anev/ Amfora.al

Në Shqipëri, Libonike Nurellari është një ish-anëtare e Këshillit Bashkiak Poliçan për Partinë Demokratike, e cila që prej vitit 2006 merret me vreshtarinë dhe tregtimin e verës. Në Programin IPARD ajo mban rekordin e granteve të përfituara, me 4 projekte të mbështetura, me vlerë totale 383.185 euro.

“Lidhje për sa i përket nepotizmit apo të funksionarëve të ndryshëm shtetërore ka, ndërsa për sa i përket krimit të organizuar, ka qenë vetëm rasti i Iceneratorit të Tiranës, që nxirrte se administratori i saj ishte njëkohësisht përfituesi i një serre”, tregoi, Ervin Resuli, presidenti i “Shoqatës së Mbrojtjes së Prodhuesve Vendor”.

Mollasi është një prej fshatrave të Skraparit, të cilit IPARD i akordoi 4 grante, me vlerë gati 1 milion euro. Edhe këtu bizneset që përfituan u themeluan në periudhën e nisjes së programit dhe në rastin e kompanisë “Green Revolution”, ajo fitoi 2 herë mbështetje për mbarështimin e kafshëve në fermë, me shumën totale 581.939 euro.

Ndërsa 2 fituesit e tjerë në dukje të ndryshëm, janë pjesë e një skeme përfitimi familjare. 23 vjeçarja Brisilda Xhaferri, nga kampioni i verifikuar me 126 përfitues, mori grantin më të madh, të paktën trefish më shumë se çdo bletërritës tjetër.

Kompania “GOLDEN BEES” sh.p.k (ish-“BLETA E ARTË”) u themelua nga babai i saj në tetor 2018, Apostol Xhaferri, një ndërtues që prej vitit 2005 dhe pas disa modifikimeve të emrit dhe të adresës, 23 vjeçarja që u bë administratorja e kompanisë mori një grant me vlerë 157.624 euro, për “Investim në bletari, shtim të numrit të koshereve, prodhim tregtim mjalti dhe produkte të bletarisë”.

Pas tërheqjes nga kompania që krijoi, babai i saj vijoi i vetëm ëndërrën e IPARD. Ndërtuesi themeloi më 24 shkurt 2022 një tjetër kompani, por kësaj here si “Person Fizik”, të fokusuar tek agroturizmi. Megjithëse ende në hapat e para edhe ai mori nga IPARD 183.870 euro dhe e lidhi kontratën më 4 maj 2023.

Në këtë rast babë e bijë morën nga IPARD 341,494 euro përmes kompanive të krijuara rishtazi. Ndërsa objektivat e Programit IPARD dhe të donatorëve janë për të nxitur konkurrencën dhe maksimalizimin e shpërndarjes së granteve. Por duket se shumë subjekte me dhe pa eksperiencë në bujqësi, kanë marrë “abonenë” e IPARD-it.

Nga kampioni i analizuar me 126 përfitues, rezulton se të paktën 18 subjekte kanë përfituar mbi 2 herë grante nga IPARD II në Shqipëri, ndër to ka pasur edhe përfitues të dy projekteve brenda të njëjtës thirrje.

Ekspertët vendas vlerësojnë së mbështetja e bizneseve të reja është e rëndësishme, por duke ruajtur një raport i cili mban në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe të blegtorisë, bazuar në eksperiencën e tyre.

“Mbështetja e bizneseve të reja ose ‘start-up’-eve është një risi pozitive për një përthithshmëri më të lartë të fondeve të IPARD-it, nga fermerë apo blegtorë të rinj”, analizoi Ilir Pilku, një nga 3 ekspertët e certifikuar nga BE-ja në Shqipëri, për “Politikat e Përbashkëta Evropiane”.

Sipas tij në këtë numër ka ndikuar edhe regjistrimi i femerëve që kishin vetëm “NIPT fermeri” dhe nuk kishin hapur më herët një subjekt tregtar, në format si “Person Fizik” apo “Kompani”.

AZHBR-ja bëri me dije zyrtarisht për Median Amfora se nga Programi IPARD II kanë përfituar grante 540 subjekte të shpërndara në katër thirrje, pavarësisht se në të dhënat e publikuara në faqen e internetit [databaza në formatin “Excel” për secilën thirrje] ata kanë raportuar 30 kontrata më pak, pra në total 510 përfitues.

“Theksojmë se Administrata Tatimore ka të regjistruar ndër vite si Prodhues Bujqësor (Fermer) 92.174 individë, duke sqaruar se këta janë regjistruar direkt në AT vetëm për NIPT dhe nuk paguajnë detyrime tatimore”, sqaroi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, për numrin e fermerëve që numëron Shqipëria.

“Pjesa dërrmuese e fituesve tek IPARD-i janë ‘start-up’-et dhe nga fermerët që sot numërohen me NIPT pranë tatimeve, është një numër jo fort i këndshëm të cilët arrijnë të aplikojnë tek IPARD-i”, konstatoi presidenti i “Shoqatës së Mbrojtjes së Prodhuesve Vendor”, Ervin Resuli.

AZHBR bëri me dije se në kuadër të Programit IPARD II deri më tani ka hapur 8 procese gjyqësore për kthimin e shumës së përfituar nga subjektet që kanë marrë parapagesë për realizimin e investimit, por që nuk e kanë realizuar brenda afateve të përcaktuara në kontratë ose raste abuzive që janë sugjeruar nga auditimi.

Nga 10 subjekte që ju kërkua kthimi i shumës, 8 nuk ju bindën AZHBR-së dhe ajo i ka dërguar në gjyq sipas radhës, “Aldo Jakupi PF” [Person Fizik], “Fiqiri Sinani PF”, “Mirjan Allka PF”, “Kavaljon SHPK”, “Abas Pere SHPK”, “Vasillaq Xhufka PF”, “Coast to Coast SHPK” dhe “Lorag SHPK”, që përfituan në total së bashku 1.145.760 euro.

Kthimin e fondeve e kanë bërë vetëm “Alb Berati SHPK”, i cili nuk u identifikua dot nga ne në listat e projekteve të AZHBR-së dhe “Altin Gega PF”, që kishte përfituar grantin 14.916 euro.

Në Maqedoninë e Veriut në vitet 2015-2022, janë konstatuar 17 parregullsi dhe për të gjitha janë ndërmarrë procedura specifike. Qeveria dhe Prokuroria Publike nuk zbuluan rezultatet dhe subjektet e përfshira në “procedura”. Megjithatë në mënyrë të pavarur ne gjetëm për IPARD-in 15 padi civile, të cilat kishin përfunduar me vendime gjyqësore të shkallës së dytë.

Në 11 raste, kompani apo individë kishin ngritur padi kundër Agjencisë për shkak të pezullimit nga ajo të projekt-marrëveshjeve si pasojë e parregullsive të ndryshme, përfshirë blerjen e pajisjeve të përdorura, të deklaruara si të reja. Gjykata i dha të drejtë Agjencisë në të gjitha rastet.

“Të pasurit” e sektorit të varfër

Rigerta Loku është studentja e universitetit prestigjoz të “La Sapienza” në Romë, e cila pasi përfundoi studimet për shkenca politike dhe u specializua për marrëdhëniet ndërkombëtare, bëri bujë kur së bashku me bashkëshortin u kthyen nga Italia për të hapur një fermë.

Bashkëshorti i saj, Leonardi, përfundoi studimet e larta për zooteknikë që t’i vinte në ndihmë fermës sepse të dy ja nisën nga fillimi 12 vite më parë, pa pasur asnjë informacion për blegtorinë, por vetëm pasionin. Sot ata jetojnë së bashku me dy vajzat në fermën e ngritur mbi një kodër piktoreske të fshatit Rrushkull, në Mirditë.

“Ne kemi një fermë blegtorale, ku mbarështojmë dhi të rracës autoktone shqiptare”, rrëfeu Rigerta Loku, pak pasi kishte futur tufën në stallë. “Në përgjithësi e gjithë zona apo fermat e vogla si unë, vuajmë për pajisje bujqësore, për traktorë”, shtoi ajo.

Rigerta Loku i ndjek bagëtitë nga kuzhina e shtëpisë përmes një dritareje të vogël. Foto: Arlind Veshti/ Amfora.al

Nga kampioni me 126 përfitues, vetëm 20 prej tyre lidheshin drejtpërdrejtë me fermerët e vegjël, duke i ofruar një traktor, në vlera që varionin nga 15 mijë deri në 50 mijë euro. IPARD-i i dha mundësinë kompanive me bilance në disa miliona euro që të eksperimentonin në fushën e bujqësisë, megjithëse nuk kishin asnjë eksperiencë të ngjashme më parë.

“Company Riviera 2008” sh.p.k u themelua në vitin 2008 nga Familja Kola, duke pësuar një rritje të shpejtë të kurbës së të ardhurave pas vitit 2013-të, me ardhjen e socialistëve në pushtet. Vetëm për vitin 2022 ajo regjistroi 5.1 milion euro xhiro.

Të profilizuar në fushën e ndërtimit, vitet e fundit projektet e rindërtimit pas tërmetit shtuan përfshirjen e saj në përthithjen e fondeve publike. Kompania numëron në total 63 tendera që ka përfituar nga buxheti i shtetit, kryesisht nga bashkitë në të gjithë vendin. Ajo arriti të fitonte e vetme 36 tendera dhe 31 tendera i fitoi së bashku me kompani të tjera.

Pa eksperiencë të spikatur në fushën e bujqësisë, ajo i propozoi AZHBR-së ngritjen e një magazine për grumbullimin dhe seleksionimin e fruta-perimeve, me 13 dhoma frigoriferike. IPARD-i i erdhi në ndihmë me 50% të investimit, duke i ofruar 810.469 euro.

Por teksa kompania vijon marrjen e parave nga IPARD-i, për të dytën herë në historikun e saj pas vitit 2014, aksioneve të kompanisë ju vendos sekuestro preventive më 13 shkurt të vitit 2023, deri sa ajo shleu detyrimin ndaj një kompanie tjetër që kishte kërkuar ndërhyrjen e përmbarimit.

“Nga të dhënat e sigurura indirekt për ‘përfituesit e mëdhenj’, rezulton se mbi 50% e tyre kanë si aktivitet bazë ndërtimin, transportin, energjinë etj. dhe nuk kanë patur asnjë lidhje me prodhimin bujqësor”, analizoi për Median Amfora, eksperti i politikave bujqësore, Prof. Dr. Ndoc Fasllia.

Si dy pika uji ngjason edhe kompania “KRONOS KONSTRUKSION” sh.p.k., e cila dërgoi tek AZHBR-ja projekt-idenë për të ndërtuar një “magazinë për përpunimin e fruta-perimeve” në Maminas dhe mundi të merrte një mbështetje në shumën 721.558 euro.

Edhe kjo kompani është fituese e 51 tenderave publike, e vetme ose në bashkëpunim dhe ndërsa merrte pagesat e IPARD-it, ajo kishte kaluar disa sekuestro preventive, e fundit prej të cilave u hoq në vitin 2020, deri sa shleu detyrimet e gjobës ndaj Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

“Kompania merret në fakt me ndërtime, me akuakulturë, para 3 vitesh i është futur edhe sektorit të bujqësisë dhe ne e kemi mirëpritur”, i shpjegoi ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, kryeministrit Edi Rama, teksa po e inspektonin investimin më 25 janar 2021.

Kur kryeministri Rama e vizitoi për herë të dytë investimin e përfunduar, më 18 maj 2022, përfaqësuesi i kompanisë i tha kryeministrit për një ambient me banak, tavolina dhe karrige, se:

“Njerëzit që punojnë këtu, njerëzit që do të rrinë jashtë me maune [kamionë], i kemi krijuar mundësinë që edhe të hanë edhe lart të rrijnë, të flejnë”.

“Kjo është mensa e punëtorëve?!”, pyeti kryeministri Rama i habitur.

“Mensa e punëtorëve”, i konfirmoi përfaqësuesi i kompanisë.

“Kjo është mensa më e mirë që kam parë, nuk kisha parë ndonjëherë mensë më të mirë”, u shpreh i habitur në takim edhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Alexis Hupin.

Por “mensa” rezulton se është një ambient shërbimi në ndërtesën që është një trup me magazinën që mbështeti BE-ja. Të vetmit punëtorë të kompanisë që gjenden në “mensë”, nuk janë fermerët apo magazinierët, por kamarierët që shërbejnë ushqimin e gatuar.

“Akomodimi në hotelit tonë, shoqëruar me kuzhinën tradicionale dhe atë moderne, do t’ju dhurojë një eksperiencë të paharrueshme!”, shkruan një nga postimet në faqen në “Facebook”, Kronos Agroturizëm.

“Kronos Agroturizëm”, emri me të cilin promovohet në mediat sociale, rezulton si ambient [gjurmë] që do të ndërtohej edhe në projektin që përfaqësuesi i kompanisë i prezantoi kryeministrit të vendit në janar 2021.

Në udhëzuesin e miratuar nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, janë përcaktuar disa kritere për mënyrën e funksionimit të bizneseve të paktën 5 vite nga pagesa e fundit e AZHBR-së dhe ndër to përcaktohet se nuk lejohet tjetërsimi i financimit për këtë periudhë kohe.

“Magazina” e ndërtuar në Maminas nga kompania “KRONOS KONSTRUKSION sh.p.k.”. Burimi: Broshura informuese e AZHBR-së

Ndryshe nga këtu, në Maqedoninë e Veriut nga verifikimi i 40 kompanive, të cilat ishin përfitueset e projekteve më të mëdha të IPARD I dhe II, të gjitha punojnë në sektorin e bujqësisë. Në pamje të parë duket se Agjencia këtu është më e prirur drejt mbështetjes së fermerëve të vegjël.

Gjithsej nga 1117 projektet e mbështetura nga IPARD I, 82.2% janë paraqitur nga “persona fizikë” ose “fermerë individualë”, ndërsa gjatë IPARD II këto kategori përsuan rritje dhe përbëjnë 84.1% të të gjitha projekteve të miratuara. Por situata ndryshon kur analizohet vlera e përfitimit financiar të këtyre projekteve.

Në programin IPARD I, 20 projektet më të financuara iu dhanë “kompanive” dhe këto projekte të marra së bashku kushtuan gjithsej 5.24 milionë euro. Pra vetëm këto 20 projekte përbëjnë 32.8% të të gjithë buxhetit të shpenzuar të fondit IPARD I. Në përgjithësi “kompanitë” dhe “bashkëpunimet bujqësore” morën rreth 60% të buxhetit të shpenzuar për IPARD I, megjithëse ato përbëjnë vetëm 17.8% të numrit total të projekteve të miratuara.

Ky hendek është edhe më i theksuar në IPARD II. 20 grantet kryesore me një vlerë të përbashkët prej 18.6 milionë euro, të gjitha shkuan për “kompanitë”, duke përbërë 37.8% të shumës totale të paguar deri në maj 2023. Në total, nga 49.2 milionë euro të paguara nga IPARD II, gjithsej 78.9% përfunduan në duart e “kompanive” dhe “kooperimeve bujqësore”, megjithëse ato përbëjnë vetëm 15.9% të totalit të projekteve të miratuara.

Megjithatë këto shifra janë më të ulëta krahasuar me kompanitë e mëdha përfituese në Shqipëri dhe teksa në Maqedoninë e Veriut u analiza programi në fazën e parë dhe të dytë, në Shqipëri u ndalëm vetëm tek faza e dytë, që shfaqi shumë fenomene të parregullta.

Në Shqipëri kompanitë kryesore të përpunimit të qumështit, pikat e grumbullimit dhe thertoret kanë përfituar pothuajse të gjitha. Kompania “Erzeni sh.p.k”, e profilizuar në përpunimin dhe ambalazhimin e qumështit, përfitoi 924.244 euro, ndërsa kompania tjetër e sektorit, “Lufra”, përfitoi 799.737 euro.

Në fushën e sallamerisë kompania “FIX PRO” përfitoi 741.896 euro, ndërsa kompania “TONA-AL” përfitoi 381.684 euro. Por kalimi i fokusit tek kompanitë prodhuese të sektorit dhe lënia pas dore e fermerit që prodhon lëndën e parë, po nxit gjithnjë e më shumë nevojën e importeve.

“Pjesën dërrmuese ose ‘pjesën e luanit’ më shumë e ka përthithur agro-industria, pra pikat e grumbullimit, fabrikat e përpunimit të qumështit”, analizoi Ervin Resuli, ekspert i bujqësisë.

Ai tregoi se gati 95% e qumështit të prodhuar në vend vjen nga fermat e vogla dhe kjo kategori fermerësh e ka të vështirë të përfshihet në Programin IPARD, duke mos e zhvilluar kështu sektorin e prodhimit të lëndës së parë.

“Ka bërë që ta lejë fermerin jashtë objektivit, pra fermeri nuk është rritur i barabartë me industrinë e përpunimit të qumështit dhe kjo ka bërë që të krijohet një hendek, nevojë për lëndë të parë”, rrëfeu Resuli.

Me sytë nga qielli

Në bujqësi shprehja “me sytë nga qielli” merr kuptim më shumë se askund. Fermerët dhe blegtorët në rajonin e Ballkanit për shkak të prapambetjes infrastrukturore përballen me sakrifica për rritjen e fruta-perimeve dhe përkujdesjen për bagëtitë. Teksa edhe IPARD për ata duket diku lart dhe larg, “në qiell”.

Familja Gjurchinovski, nga fshati Tumçevisht pranë Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, kultivon rreth 30 hektarë tokë, pjesërisht në pronësi të saj dhe pjesërisht të marrë me qira. Sipërmarrja e tyre e fundit është një plantacion lajthie prej 8 hektarësh.

Deri më sot e vetmja mbështetje për prodhimin dhe makineritë ka qenë nga qeveria, ndërsa Programi IPARD mbetet një mundësi që shndërrin, por duket e paarritshme. Zhivka Gjurchinovska tregoi se u përpoq dhe nuk arriti që të siguronte një grant të mundësuar përmes Bashkimit Evropian.

Fermerja Zhivka Gjurchinovska, në Maqedoninë e Veriut. Foto: Robert Anev/ Amfora.al

“Epo, përfituesi i mbështetur nga Programi IPARD duhet të investojë shumën e plotë për t’iu kthyer fondet më pas. Sa i përket prodhuesve dhe pronave të vogla, kjo është pak më e vështirë”, tregoi fermerja.

“Veçanërisht, është e vështirë të investosh paraprakisht”, theksoi ajo sepse shpesh herë duhet shumë kohë nga momenti i aplikimit për fondet IPARD, deri në momentin e rimbursimit.

Megjithëse nuk duhet të ketë një vonesë më të gjatë se 36 muaj, nga analiza e të dhënave të marra nga Agjencia për Mbështetjen e Bujqësisë, një përfitues ka pritur të paktën 2048 ditë nga momenti i aplikimit deri në marrjen e pagesës.

Nikola Tasevski aplikoi për thirrjen e parë dhe i mori 14.222 eurot vetëm në shkurt të këtij viti, pra 5 vite e gjysmë me vonesë. Ndërsa në IPARD II janë 48 përfitues që kanë pritur më shumë se maksimumi i mundshëm, 36 muaj.

Vonesat në shpërndarjen e granteve IPARD II krijuan pakënaqësi tek fermerët në Maqedoninë e Veriut. Përgatiti: Aida Ciro/ Amfora.al

“Këto afate janë shumë të gjata për fermerët e vegjël”, analizoi Liljana Jonoski, drejtoreshë ekzekutive e Organizatës Jo-Qeveritare, Koalicioni Rural. “Sidomos pasi iu duhet kohë dhe para për të mbledhur të gjitha dokumentet, të cilat jo gjithmonë dijnë t’i mbledhin vetë”, shtoi ajo.

“Me inflacionin pas luftës ruso-ukrainase dhe krizën e Covid-19, makineritë dhe pajisjet u rritën në çmim, prandaj shumë investime u shtynë ose u anuluan”, tregoi Nikica Bachovski, drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Maqedoninë e Veriut.

Statistikat tregojnë se fermerët në Maqedoninë e Veriut fitojnë një numër të madh projektesh nga IPARD II, por ata kufizohen nga kapacitetet e tyre. Projektet e tyre janë grante të vogla sepse ata aplikojnë në shumicën e rasteve për nevojat elementare, si traktor dhe pajisje të ngjashme.

Ndërsa në Shqipëri fermerët gjithashtu tregojnë se plotësimi i dokumentacionit është një procedurë që kërkon një fermer dhe blegtor të mirë arsimuar dhe nevojitet marrja e shërbimeve të konsulencës, duke e bërë kusht pasjen e një fondi paraprak për të përgatitur dosjen e aplikimit.

“Më mori një kohë 6 mujore përgatitja e dosjes, me të gjitha pikat që kishte përcaktuar udhëzuesi për aplikim”, tregoi për Median Amfora, Romeo Nazarko.

“Më ka shkuar deri më tani rreth 20 mijë euro dosja, që janë qiraja e tokës, projektet, lëvizjet”, tregoi ai.

43 vjeçari është me profesion inxhinier gjeodet dhe punon gjithashtu si ekspert pronash në Tiranë. Ai ka mundur që të shmangi një pjesë të kostove duke i realizuar vetë, ndërsa fermerët e zakonshëm e kanë të pamundur të investojnë shuma të tilla për përgatitjen e projekt-ideve që mund të refuzohen.

“Aplikantët nuk ndihmohen në mënyrë aktive për plotësimin e dokumentacionit nga nëpunësit e AZHBR. Ato mund të ndihmohen nga konsulentë privatë (PF/SHPK), shpenzime të cilat janë si zë i pranueshëm për rimbursim sipas udhëzimit”, u përgjigj zyrtarisht agjencia në Shqipëri.

“Fermeri se paguan dot dhe s’është i sigurt që e merr projektin”, rrëfeu Preng Doda. Agronomi në pension tregoi se mund të ketë pasur mangësi në dokumentacionin e dorëzuar për grantin IPARD dhe përgatitja e planit të biznesit sipas tij duhej bërë nga një specialist që të paguhej, por të cilën ai nuk mundej ta realizonte paraprakisht.

Fermeri Preng Doda në vreshtat e tij në fshatin Tenë, Mirditë. Foto: Arlind Veshti/ Amfora.al

“Moria e madhe e dokumentacionit dhe moria e madhe e njerëzve që ti ke të bësh për të plotësuar këtë dokumentacion nëpër zyra, ta vështirëson edhe më tepër këtë punë”, tregoi blegtorja Rigerta Loku.

“Unë kam arsimin e lartë, bashkëshorti im ka arsimin e lartë dhe ne vitin që shkoi nuk arritëm që ta përfundojmë apo që t’i vihemi në krye këtij procesi”, shtoi Loku.

Ekspertët tregojnë se këto janë kriteret e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe që duhen respektuar, por në kontekstin shqiptar ata rendisin disa elementë lokal që duhen përmirësuar për të afruar fermerët me grantet.

Për ekspertin e ekonomisë bujqësore Ilir Pilku, fermerët duke mos pasur mundësi të kontraktojnë një studio konsulence, në disa raste në aplikimet për leje ndërtimi nuk kanë plotësuar kriteret dhe prandaj duhen lehtësi në këtë pikë dhe në mungesat e dokumentacionit që lidhet me sigurimet shoqërore të papaguara apo dokumente të ngjashme.

“Disponibiliteti i ulët nga sistemi bankar për të financuar aktivitetin në fermë, qoftë edhe në rastet kur fermeri ka paraqitur kontratën e IPARD-it”, nënvizoi Pilku, njëkohësisht konsulent në fushën e bujqësisë.

Për ekspertin tjetër të politikave bujqësore, Ndoc Fasllia, problem mbeten kriteret për madhësinë e fermave dhe mungesa e certifikatave të pronësisë mbi tokën bujqësore, të cilat duhet të marrin një trajtim më specifik sipas kontekstit të fermerit shqiptar.

Nga Programi IPARD II në Shqipëri, rezutlon se kanë përfituar subjekte që e ushtrojnë aktivitetin në 50 bashki, nga 61 bashki që ka vendi. Në territorin e kryeqytetit ku është përqendruar industria e lehtë, listën e kryeson Bashkia e Tiranës me 73 grante.

Bashkitë ku u fituan më shumë grante nga IPARD II në Shqipëri. Përgatiti: Aida Ciro/ Amfora.al

Tirana ndiqet nga bashkitë Fier dhe Korçë, me 63 dhe 51 grante secila. Ndërsa 75% e granteve (384 nga 510 grante të fituara) janë marrë nga 14 bashki.

Gangrena e korrupsionit

Inxhinieri Romeno Nazarko a pa veten përpara hetuesve të OLAF disa kohë pasi kishte nisur rrugëtimin drejt ëndërrës së tij, për të mbjellë drurë arrorë në vendlindje, Ersekë.

“Projekt-ideja ime ishtë krijimi i një pemtoreje në rrethin e Kolonjës, në një tokë që unë e kisha marrë me qira për 99 vite, për një sipërfaqe rreth 130 dnym”, tregoi Nazarko.

Pasi 43 vjeçari dorëzoi dosjen e aplikimit në AZHBR në korrik të vitit 2020, nisi një “ping-pong” për plotësimin e kërkesave të njëpasnjëshme të agjencisë.

“Numri i madh i pikave të bënte të mendoje që do e kishe të pamundur sepse koha për t’i plotësuar ishte 15 ditë. Në vendet si Shqipëria që duhet të vish vërdallë për një shkresë, duhej të plotësoje 21 shkresa për 25 ditë, gjë që ishte psikologjikisht e pamundur”, kujtoi inxhinieri.

Inxhinieri Romeo Nazarko në studion e tij. Foto: Geri Emiri/ Amfora.al

Në analizimin e thirrjeve të IPARD II, zbuluam se ka një shkurtim të periudhës në dispozicion për të aplikuar, nga 2 muaj gjatë thirrjes së parë, në mesatarisht 45 ditë në tre thirrjet pasardhëse, duke vështirësuar mundësinë e aplikimit nga fermerët e thjeshtë.

Pasi Nazarko ndërpreu çdo angazhim profesional dhe familjar, mundi t’i mblidhte dokumentet shtesë dhe i dorëzoi ato në kohë. Megjithatë kërkesa e agjencisë për një kontratë qiraje nga ortaku i Nazarkos, duket se e bllokoi procesin e aplikimit, për të cilin inxhinieri tregoi se u ankua në të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Ata kërkonin një nënkontratë nënqiraje nga bashkëpronari im, që ishte pa kuptim pasi unë kisha kontratën e qirasë nga Bashkia Kolonjë dhe s’kam të drejtë ta jap me nënqira”, kujtoi ai, duke shtuar se kjo ishte një tentativë “për ta futur në kurth” sepse kjo lloj kontrate është e paligjshme.

E vetmja shpresë për të mbeti zyra e OLAF-it në Bruksel, me të cilën u lidh përmes aplikacionit “Skype” më 4 maj 2021, duke parashtruar pretendimet e tij.

Të intervistuarit nga ne treguan se ka studio konsulence të cilat nuk ofrojnë vetëm shërbimin e tyre legal, por kanë edhe marrëdhënie korruptive me AZHBR-në, përmes të cilave arrijnë që të finalizojnë marrjen e granteve.

“Nga njerëz të cilët kanë aplikuar, është vetë institucioni [studiot e konsulencës] që e gjen karremin, sekserin brenda institucionit përkatës [AZHBR], mjafton që fermeri të ketë idenë e biznesit, sa lekë do të hedhi dhe t’i paguajë tarifat agjencisë [studio e konsulencës] dhe është ajo e cila merret me të gjithë procedurën”, shpjegoi blegtorja Rigerta Loku.

“Nuk është përqindje e vogël, është 30-40% [e grantit], biles kanë edhe skemën se si ta marrin”, tregoi Romeo Nazarko, i cili aplikoi pa sukses në IPARD II.

“Çdo fermer që aplikon nuk ka 30-40% bakshish ‘cash’ që t’i japi në dorë, por ata të fusin në ca historia brankare, të fusin në kredi me institucionet bankare”, shpjegoi ai.

“Vjen një pikë që fermeri dorëzohet, i dorëzohet sistemit, i dorëzohet korrupsionit, i dorëzohet gjërave të paligjshme sepse këtu nuk investohet vetëm fuqia monteare që ne kemi, por jeta dhe e ardhmja e fëmijëve dhe e brezave që vijnë”, rrëfeu blegtorja nga Mirdita, Rigerta Loku.

Ambientet e bagëtive në fermën e Rigerta Lokut, në fshatin Rrushkull, Mirditë. Foto: Arlind Veshti/ Amfora.al

Media Amfora ju drejtua të gjitha prokurorive të vendit, përfshirë gjykata të caktuara dhe nuk gjeti asnjë hetim të nisur drejtpërdrejtë për AZHBR-në, përveç një çështjeje të iniciuar nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), për të cilin prokuroria shqiptare po zhvillon një hetim që zvarritet në kohë dhe nuk ka rezultat.

Pas identifikimit nga ana jonë të këtij rasti dhe “gjurmimit” përmes agjencive ligjzbatuese vendase dhe evropiane, vetëm në maj të këtij viti Prokuroria e Tiranës na bëri me dije se OLAF ka depozituar më herët një kallëzim pranë Prokurorisë së Posaçme.

“…ka regjistruar procedimin penal nr. 7471, të vitit 2022, për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’, të parashikuara nga nenet 186 dhe 248 të Kodit Penal”, bëri me dije Prokuroria e Tiranës për hetimin që ka nisur.

OLAF e depozitoi kallëzimin fillimisht në Prokurorinë e Posaçme në qershor 2020 dhe dy vjet më vonë ajo shpalli moskompetencën dhe ia përcolli dosjen Prokurorisë së Tiranës, e cila bëri me dije se, “…ky procedim penal vijon ende të jetë në fazën e hetimeve dhe pa emër autori të regjistruar në ngarkim”.

Përmes një përgjigjeje Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) sqaroi se zakonisht nuk jep komente për rastet që mund të trajtojë.

“Kjo për të mbrojtur konfidencialitetin e çdo hetimi të mundshëm dhe të proceseve të mundshme gjyqësore që pasojnë, si edhe për të garantuar respektimin e të dhënave personale dhe të drejtave procedurale”, u përgjigj zyrtarisht zyra e OLAF.

Zyra e BE-së në Tiranë konfirmoi më 19 korrik dyshimet për korrupsion me fondet e saj për bujqësinë shqiptare. OLAF i dorëzoi Komisionit Evropian disa gjetje, të cilat e kanë detyruar Komisionin që të ndërpresë përkohësisht lëvrimin e granteve, deri në marrjen e raportit përfundimtar të hetimit nga OLAF.

“Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II”, sqaroi zyra e BE-së në Tiranë, për Median Amfora.

Ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural, Frida Krifca, mbrojti në Kuvendin e Shqipërisë në muajin korrik programin IPARD II, duke i treguar opozitës se akuzat e saj për abuzimet me fondet e Bashkimit Evropian ishin një sulm ndaj sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë.

Ministrja Krifca e ka drejtuar Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në periudhën korrik 2017–shtator 2021, kohë kur u emërua ministre e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Hetimi i BE-së është fokusuar në periudhën që ajo e drejtonte AZHBR-në, që përkon me fazën e parë të programit, në vitet 2014-2020.

Rasti i vetëm në Maqedoninë e Veriut: 200 euro ryshfet

Ishte errur kur më 14 prill të vitit 2014 dy burra u takuan në një restorant afër stacionit hekurudhor në Shkup. Ivica E. dëshironte që të blinte një traktor përmes Programit IPARD dhe takoi paraprakisht Dragan R., një zyrtar në agjencinë për bujqësinë.

Ivica mbante me vete një dosje me dokumentet përkatëse të aplikimit për traktorin. Por përveç saj, ashtu siç i kishte kërkuar më herët Dragani, brenda kishte edhe 200 euro. Policia ndërhyri dhe e arrestoi Draganin pasi ai kishte pranuar dosjen nga Ivica.

Një vit e gjysmë më vonë, Dragan R. u dënua ligjërisht për pranimin e një shpërblimi prej 200 eurosh për ndikim të paligjshëm. Gjykata e Apelit në Shkup e dënoi atë me dy vite me kusht dhe agjencia e shkarkoi nga puna.

“Më duhet të them se ky është një rast i izoluar, kur ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet”, e komentoi rastin, Nikica Bachovski, kreu i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në Maqedoninë e Veriut.

Këtu funksionon edhe “Mekanizmi i raportimit të brendshëm”, i quajtur “IMS”, i cili mban marrëdhënie bashkëpunimi me OLAF. Kreu i auditimit të programeve të BE-së, Adem Curri, pohoi ka ankesa të herëpashershme përmes këtyre kanaleve, si nga Agjencia ashtu edhe nga përfituesit e IPARD-it, por asnjëra nuk ka rezultuar me procedim penal deri më tani.

Adem Curri, drejtori i Autoritetit të Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA). Foto: Robert Anev/ Amfora.al

Pra në historikun e programit në Maqedoninë e Veriut është regjistruar vetëm një ngjarje penale për parregullsi në IPARD, kur një nëpunës civil kërkoi një ryshfet prej 200 eurosh. Por sot nuk flitet për atë që ndodhi në të vërtetë me njoftimet e autoriteteve shtetërore në vitin 2016, se po punohej në dy raste të IPARD-it në bashkëpunim me INTERPOL-in, për dyshimet mbi keqpërdorimin e rreth 200 mijë eurove.

Në atë vit (2016), si edhe në vitin 2014, Maqedonia e Veriut pati periudha të shkurtra të “ngrirjes” jozyrtare të fondeve IPA në përgjithësi. Mos shfrytëzimi i fondeve në dispozicion, mungesa e planifikimit dhe vullneti për reforma u përmendën si arsye për “dënimin”.

Kur kohët e fundit qeveria u vu nën vëzhgim për vërejtjet negative në raportet vjetore të OLAF, autoritetet shpejtuan të njoftonin se po hetonin një rast “të ri”. Vendi u detyrua të kthejë 660 mijë euro pas, për një projekt në Ministrinë e Bujqësisë, por që nuk lidhet drejtpërdrejtë me IPARD. Qeveria aktuale fajësoi paraardhësit për këtë rast dhe anasjelltas, teksa interesi publik u zbeh në ditët në vijim.

Ndërsa në Shqipëri zyrtarisht Komisioni Evropian ka marrë masën drastike të pezullimit të rimbursimeve specifikisht për IPARD II, deri sa të qartësohen rrethanat, duke rrezikuar qe te mos nisi faza e tretë, IPARD III, me vlerë grantesh të parashikuara deri në 146 milionë euro.

Në hetime të tjera në Shqipëri të nisura për mashtrim në emër të fondeve të IPARD-it dhe për pastrim parash, ka indicie indirekte dhe pretendime për ndikim të marrjes së granteve në AZHBR, por në asnjë rast hetimi nuk ka ekspozuar zyrtarët e agjencisë.

Përmes përgjimeve të autoriteteve të Danimarkës, të cilët po ndiqnin një grup shqiptarësh të përfshirë në trafikun e sasive të mëdha të kokainës, u zbulua skema e pastrimit të parave në Shqipëri. Jetmir Kastrati, një 42-vjeçar nga Shkodra ishte objektivi i përgjimit që rezultoi se ishte pronari i vërtetë i kompanisë “Rens 2015”, një pulari e hapur në qytetin verior të Shqipërisë.

Në përgjimin ambiental të 14 dhjetorit 2018, Kastrati i tregoi një bashkëpunëtori se si po planifikonte të siguronte subvencionim nga shteti, por për ta realizuar këtë ai duhej të ndante një pjesë “të tortës”.

“Ju nuk mund të merrni asgjë nëse ata nuk marrin pjesën e tyre të tortës dhe nuk mund të bëni asgjë në lidhje me të. Unë vetëm u jap atyre një 50-she dhe i marr 150 deri në 200 [milionë] vetë”, citohet Kastrati në dokumentet gjyqësore.

Megjithëse rasti ekspozoi linjën e korrupsionit në bujqësi, transkripti i mbushur me retiçenca dhe shkëputje, nuk identifikoi personat apo autoritetet që do e ndihmonin Kastratin. Ndërkohë një ish-zyrtare shtetërore, Viola Sterjo, akuzohet për mashtrim dhe përfitime shumash të mëdha financiare, me qëllim ndikimin për marrjen e granteve nga skema e IPARD-it.

Agjencitë shtetërore: Sfida dhe probleme të brendshme

Në Maqedoninë e Veriut drejtuesit e Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pranuan se pagat e punonjësve janë të ulëta dhe një pjesë kanë preferuar që të kalojnë si konsulentë të pavarur, duke fituar 10-20% të të ardhurave të projekteve që shpallen fituese.

Maqedonia e Veriut po negocion me Brukselin që për IPARD III një pjesë e parave nga Programet IPA, të mund të përdoren për rritjen e pagave të stafit të IPA-s, për t’i motivuar ata që të qëndrojnë në Agjenci.

“Maqedonia e Veriut ka një shkallë të ulët të përthithshmërisë të fondeve të IPARD-it, nisur edhe nga fakti që Buxheti i Shtetit alokon një fond shumë të konsiderueshëm për mbështetjen e agro-biznesit, rreth 150 milion euro, që është gati 10 herë më i lartë se fondi i BE-së”, analizoi eksperti Ilir Pilku, i cili ka punuar me projektet ndërkufitare.

Raporti i granteve të planifikuara dhe të shpërndara në Maqedoninë e Veriut. Përgatiti: Aida Ciro/ Amfora.al

“Fondet për mbarështimin e blegtorisë mbeten të pashpenzuara sepse shumë stalla janë ndërtime pa leje. Paratë e BE-së nuk janë në favor të ndërtimeve pa leje”, tregoi Nikica Bachovski, drejtori i Agjencisë për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Në Shqipëri AZHBR-ja ka në mbështetje 20 agro-pika që shpërndajnë informacion në të gjithë vendin dhe kryeministri Edi Rama ka qenë dorëlëshuar sa herë që janë kërkuar vende të reja pune për strukturën e IPARD brenda agjencisë.

Media Amfora analizoi të gjithë raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në 10 vjeçarin e fundit në AZHBR. Agjencia mori 2 rritje të numrit të punonjësve për IPARD-in në vitet 2019-2020, duke i shtuar strukturës 34 persona të dedikuar.

“Përmirësimin e kapaciteteve njerëzore brenda AZHBR-së, për të rritur procesin e shqyrtimit dhe gjykimit të aplikimeve në kohë, pra kërkohet një ekspertizë më profesionale dhe kryesisht të punonjësve të rinj të punësuar”, sugjeroi eksperti Ilir Pilku.

Sot AZHBR-ja numëron 239 punonjës, ndër ta 74 janë të dedikuar për Programin IPARD. Numri më i vogël i punonjësve është në sektorin e inspektimeve të investimeve. “Sektori i monitorimeve të investimeve IPARD” numëron 1 përgjegjës dhe 4 specialistë, të cilët duhet të monitorojnë 540 subjekte që kanë fituar grante.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti se të paktën në 3 raste prokurimet e brendshme të AZHBR-së që lidhen me Programin IPARD nuk përmbanin specifikimet teknike dhe ofertat ishin pa data, duke nxitur dyshime sipas KLSH-së për fiktivitet. Gjithashtu punonjësit rezultuan se kishin mangësi në trajnimin për të vlerësuar dhe për të menaxhuar rriskun.

Agjencia e bujqësisë në Shqipëri “fshehu dosjet”

Të dhënat për IPARD II në Maqedoninë e Veriut tregojnë se nga 1726 aplikime të refuzuara në 8 thirrjet publike të viteve 2017-2022, janë bërë gjithsej 34 ankesa. Një situatë krejt e përmbysur me Shqipërinë, ku sipas AZHBR-së për të njëjtën periudhë të zbatimit të programit janë skualifikuar 616 aplikantë dhe janë depozituar 280 ankesa.

Sipas AZHBR-së për programin ka pasur 1189 aplikime, nga të cilat u lidhën 540 kontrata grantesh dhe 33 aplikantë u tërhoqën.

Për 4 muaj publikimi i këtij artikulli u ndërpre pasi nga 13 prilli deri më 28 korrik, Media Amfora kërkoi nga AZHBR-ja përmes Ligjit për të Drejtën e Informimit që të vendoste në dispozicion dosjet e ankesave të aplikantëve, auditimet e brendshme dhe objektet e padive gjyqësore, për programin që përdor paratë e BE-së dhe të Buxhetit të Shtetit.

Agjencia refuzoi kategorikisht, duke cituar marrëveshjen kuadër të qeverisë me BE-në, “për ruajtjen e të dhënave personale”, por pa argumentuar dot dëmin që i shkaktohej shtetit shqiptar apo BE-së nga publikimi i këtyre informacioneve.

Kronologjia e Kërkesës për Informacion ndaj AZHBR-së. Përgatiti: Aida Ciro/ Amfora.al

Komisioneri për të Drejtën e Infromimit, institucioni që garanton zbatimin e ligjit për informimin, thirri më 21 qershor 2023 në një seance dëgjimore ekipin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e AZHBR-së, por edhe pse në tejkalim të afateve ligjore, Komisioneri nuk mori vendim për rastin. Ekipi i gazetarëve ka nisur plotësimin e dokumentacionit për ta referuar rastin në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim marrjen e dokumenteve me karakter publik.

“Auditimi nga strukturat shtetërore vendase për menaxhimin e këtyre fondeve ka qenë thuajse inekzistent”, komentoi Prof. Dr. Ndoc Fasllia.

Nga raportet e KLSH-së rezulton se në agjenci sektori i monitorimit të skemave në vitin 2019 ka realizuar 3 rikontrolle “Ex-post” (pas investimit) për programin e parë të IPARD dhe vetëm 1 kontroll “Ex-post” në vitin 2020, për Programin IPARD II, nga i cili kanë përfituar 540 subjekte.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut është ngritur një institucion i posaçëm auditimi dhe monitorimi për fondet e BE-së, “Autoriteti i Auditimit për Auditimin e Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit”.

Kreu i saj, Adem Curri, pohoi se gjithmonë rrisku i korrupsionit është i pranishëm. “Megjithatë brenda dhe jashtë Agjencisë është krijuar një sistem i tillë që çdo mundësi për korrupsion është reduktuar në minimum”, tregoi ai për Median Amfora.

Ëndërra e Preng Dodës për modernizimin e kantinës “mbeti karabina”. Foto: Arlind Veshti/ Amfora.al

Në Shqipëri, Romeo Nazarko megjithëse nuk mori zgjidhje nga Agjencia pas ankesës së tij, po vijon ëndërrën dhe ka mbjellë një pjesë të drurëve arrorë në juglindje vendit, Ersekë. Ndërsa në veri, në Mirditë, Preng Doda dhe familja e tij vijojnë me prodhimin e verës me pajisje të vjetra, pasi “IPARD”-i nuk krijoi një mundësi financimi për nevojat e tyre.

“Ky artikull u zhvillua me mbështetjen e Journalismfund Europe”.                                                                                     Mendimet dhe opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e “Journalismfund Europe”.

www.journalismfund.eu

Gazetarë: Aida Ciro, Aleksandar Dimitrievski dhe Geri Emiri.                                                                                                                               Ky artikull u publikua në Shqiperi nga ©Amfora.al dhe në Maqedoninë e Veriut nga ©“360 Stepeni”. Lexojeni këtë artikull edhe në anglisht, duke klikuar këtu.

The post “Klubi Ekskluziv IPARD”: Kush po i “korr” fondet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut?! first appeared on Amfora.

Koncensionari i portit rrafshoi monumentin antik në Porto-Romano
Monumenti i Kategorisë së Parë, “Muret e Portës” në Porto-Romano u trashëgua për 16 shekuj, por nuk i mbijetoi shkatërrimit të paralajmëruar nga punimet për ndërtimin e portit, ndërsa institucionet përgjegjëse bënë një sy qorr.

DURRËS

Video përmbledhëse e shkrimit investigativ: Geri Emiri/ Media Amfora

Prej të paktën 16 shekujsh, një mur rrethues fortifikonte një rrip toke midis detit dhe kënetës në Porto-Romano, rreth 7 kilometra në veri të Durrësit, duke e mbrojtur nga zbarkimet e papritura të anijeve armike.

Monumenti i Kulturës njihet si “Muret e Portës” dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e V të Erës Sonë, që përkon me periudhën e sundimit të Perandorit Anastas.

Nga fortifikimi i dikurshëm i periudhës së Antikitetit të Vonë kishin mbijetuar rreth 60 metra linear mur, si edhe një kullë katërkëndëshe – pjesë e trashëgimisë së mbrojtur të Shqipërisë.

Por në fillim të prillit të këtij viti, nga monumenti i kategorisë së parë ishin rrafshuar rreth 25 metra mur, mbi të cilat ngrihej porta hyrëse, dikur e kuruar me qemer.

Të dhënat e siguruara nga Media Amfora përmes vëzhgimeve në terren dhe kërkesave për të drejtë informimi tregojnë se dëmtimi i murit antik nuk erdhi nga ndonjë sulm i anijeve armike, por nga punimet e kryera nga kompania koncesionare Porti MBM, që po ndërton një port hidrokarburesh dhe mallrash në Porto-Romano.

“Aty ka qenë porta e hyrjes, nga ajo e ka marrë emrin. Shërbente për të gjithë komunikimin,” shpjegon për pjesën e rrafshuar të murit, Prof. Dr. Apollon Baçe, një nga autorët e një studimi të kryer në vitin 1975 për monumentin “Muret e Portës”.

Të dhënat e siguruara nga Amfora tregojnë gjithashtu se shkatërrimi i monumentit të kulturës ishte i paralajmëruar dhe se një sërë institucionesh përgjegjëse bënë një sy qorr ndaj rrezikut që i kanosej atij.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, inspektoratit lokal i Bashkisë së Durrësit si dhe Policia e Shtetit nuk ndëhynë, ndonëse u kërkohej që prej korrikut të vitit 2020 që të ndalonin punimet pranë monumentit “Muret e Portës”.

Infografikë ilustruese për linjën e shembur të monumentit: Geri Emiri/ Media Amfora

Kompania koncesionare Porti MBM – Multi Buoy Mooring është një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati Kastrati Group, që zotëron paketën kontrolluese të aksioneve.

Shoqëria koncesionare nuk ju përgjigj pyetjeve të Medias Amfora mbi rrafshimin e një pjese të murit antik deri në publikimin e këtij shkrimi.

Shqetësimet për monumentin

Monumenti i Kulturës i Kategorisë së Parë me status ruajtjeje që nga viti 1948 dhe që mbronte qytetin në antikitet, u rrafshua pjesërisht nga “Shoqëria koncesionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring)”.

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin e formës BOT për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare. Kontrata u amendua sërish në vitin 2020, kur kompanisë Porti MBM iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Sipas projektit fillestar, punimet për ndërtimin e portit ishin disa metra larg monumentit të kulturës “Muret e Portës”, por gjithçka ndryshoi kur kompania koncensionare kërkoi të ndërtonte një dallgëthyes në vendin më të afërt të kodrës përballë, në anën jugore të portit.

Në mars të vitit 2018, kërkesa e kompanisë shkaktoi shqetësim gjatë diskutimeve në Kuvend për shkak të rreziqeve që i kanoseshin monumentit.

“Ndërtimi i këtij dallgëthyesi është shumë afër, asnjë metër larg në distancë nga monumenti i kulturës nr. 29 në inventarin e Ministrisë së Kulturës”, pyeti asokohe deputetja e opozitës, Fatbardha Kadiu, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.

“A ka bërë kjo ministri një vlerësim, një leje apo një autorizim për ndërtimin e këtij dallgëthyesi në distancë me këtë monument kulture të shpallur nga Ministria e Kulturës?”, shtoi ajo sipas proces-verbalit të mbledhjes.

I pranishëm në mbledhje, Ledion Lako, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Durrës tha se dy grupe ekspertësh kishin bërë vëzhgime, që sipas tij nuk kishin konstatuar gjetje arkeologjike nënujë dhe në tokë.

Të dhënat e siguruara nga Media Amfora tregojnë se institucionet e kulturës ndërmorën vendime kundërthënëse sa i përket mbrojtjes së monumentit të kulturës “Muret e Portës”.

Kompania shembi simbolin që i dha emrin monumentit, “Muret e Portës”. Foto përpara shembjes, Mars 2017 – Geri Emiri/ Media Amfora

Më 27 korrik 2018, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve i miratoi koncesionarit kërkesën për të kryer punime në gjurmët e zonës së mbrojtur. Teksa më herët, më 3 qershor 2016, Ministria e Kulturës e mori në mbrojtje ligjore murin me kullën antike dhe lëshoi urdhrin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës”.

Ndërsa Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë me vendimin e 24 janarit 2017 i kërkoi kompanisë sipas ligjit që të lidhte akt-marrëveshje tre palëshe me një subjekt privat në arkeologji që do të monitoronte punimet.

“Deri në këtë moment subjekti zhvillues nuk është paraqitur pranë institucionit për nënshkrimin e akt-marrëveshjes”, u përgjigj mbi mos zbatimin e vendimit nga ana e kompanisë, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, IKTK.

Por megjithëse akt-marrëveshja për monitorimin arkeologjik të punimeve nuk u lidh, koncensionari arriti të merrte edhe një shtesë kontrate nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në vitin 2020, në Kuvendin e Shqipërisë mbërriti një tjetër propozim që synonte t’i jepte portit të hidrokarbureve në Porto-Romano edhe të drejtën për të operuar anijet e mallrave.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, deputetët iu rikthyen shqetësimeve për mbrojtjen e monumentit.

“Gjithashtu, ajo gjë që kam pasur edhe atëherë shqetësim [viti 2018] dhe vazhdoj ta kem edhe sot, është se në afërsi të portit është një objekt kulturor i kategorisë së parë”, pyeti relatori i ligjit, deputeti socialist Arben Pëllumbi.

“Është një mur venecian, i cili duhej edhe të mbrohej edhe të mirëmbahej. Dua të di, aq informacion sa mund të keni, në çfarë kushtesh është sot dhe nëse koncesionari i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtij objekti kulturor apo jo?”, pyeti ai.

Kompania kishte dëmtuar shtresat e murit me eskavator që më 26 gusht 2020. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Pyetja mbeti përsëri pa përgjigje nga institucionet e kulturës.

Më 26 gusht 2020, ekipi i Medias Amfora fotografoi shenjat e eskavatorëve mbi murin antik. Kompania kishte rrafshuar kodrën pas monumentit të kulturës, duke transformuar përgjithmonë peizazhin e zonës.

Linja e rrafshuar e murit u fotografua në këmbë për herë të fundit nga ekipi i Medias Amfora më 1 dhjetor 2021. Teksa pjesa e mbetur e monumentit, përfshirë një kullë të fortifikuar u betonizua përqark dhe rrezikohet nga lëvizja e mjeteve të rënda.

Monumenti mendohet se u ndërtua si fortifikim për të kthyer qytetin e Durrësit gati në një ishull dhe ndërpriste lidhjen tokësore midis detit e lagunës.

“Po flasim për një nyje ku shkarkohet hidrovori, ku kemi një port, ku kemi historinë. Madje historinë e gjurmëve të para jetës në zonën e Durrësit dhe njëkohësisht flasim për vlera historike të larta”, tha Artan Kacani, planifikues territori.

Ndërsa arkeologët theksojnë se monumenti i dëmtuar dhe e gjithë zona mbartin vlera të rëndësishme historike.

“Që nga bregu në thellësi të ujit, deri në 1 metër, në një sipërfaqe prej pothuajse një hektar shtrihej një vendbanim i mbuluar nga uji dhe që identifikohej nga tjegullat tipike të shekullit IV Para Krishtit”, kujton kërkimet e tij përpara disa viteve, arkeologu Neritan Ceka.

“Në këto kodra janë gjetur banesa, tempuj, madje edhe arkaike, të shekullit V Para Erës Sonë. Një pjesë e qytetit zhvillohej edhe në këto zona,” shtoi arkeologu Apollon Baçe.

Pjesa e mbetur e monumentit, përfshirë një kullë të fortifikuar u betonizua përqark dhe rrezikohet nga lëvizja e mjeteve të rënda. Foto:  1 dhjetor 2021 – Geri Emiri/ Media Amfora

Institucionet bëjnë një sy qorr

Media Amfora zbuloi se një pjesë e institucioneve shtetërore ishin në dijeni të punimeve që sollën shkatërrimin e monumentit antik në Porto-Romano dhe nuk ndërhynë në terren pas një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Tiranë, DRTK.

Më 27 korrik 2020, DRTK Tiranë i kërkoi Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Bashkia Durrës, si edhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që të ndërhynin për të ndaluar punimet që po kryheshin në Zonën e Mbrojtur “Muret e Portës”.

“Ju lutemi, të merren masat e duhura nga ana juaj dhe të pezullohen punimet menjëherë, pasi veprimtaria ndërtimore mund të dëmtojë rëndë karakterin kulturor të zonës”, informoi tre institucionet, kreu i DRTK Tiranë, Olsi Plasa.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Bashkia Durrës, sqaruan përmes përgjigjeve zyrtare se nuk kishin ndërmarrë asnjë inspektim për rastin.

Peizazhi natyror i monumentit përpara nisjes së punimeve për ndërtimin e portit. Foto: Mars 2017 – Geri Emiri/ Media Amfora

Dëmtimi i pakthyeshëm i monumentit “Muret e Portës” nuk janë shqetësimi i vetëm mbi punimet që kompania koncesionare po kryen për ndërtimin e portit. Porto- Romano përbën edhe një pikë strategjike për Forcën Detare të Ushtrisë Shqiptare, e cila duket se është prekur gjithashtu nga punimet.

Media Amfora zbuloi se ndaj koncensionarit janë depozituar 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit, 2 prej të cilave morën vendimin e mosfillimit të hetimeve. Kallëzimi i tretë ndaj kompanisë Porti MBM është depozituar nga Komanda e Forcës Detare.

“Gjatë kryerjes së punimeve për zhvillimin e Portit MBM, në afërsi të pronës kompania koncesionare ka bërë ndërhyrje të pjesshme në një pjesë të sipërfaqes dhe komponentëve të pronës nr. 219”, sqaroi Ministria e Mbrojtjes.

Prokuroria e Durrësit shpjegoi se ka regjistruar procedimin penal me numër 1755/2020 dhe po vijon hetimin për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, për pronën e ushtrisë që gjendet pranë murit antik.

Prokuroria sqaroi gjithashtu se nuk kishte filluar hetime për një kallëzim të depozituar nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Durrës, si edhe për kallëzimin e depozituar nga Piro Bare, administratori i kompanisë tjetër koncensionare të portit më të hershëm të hidrokarbureve, Romano Port.

Lidhur me pretendimet e kompanisë Romano Port, prokurori Pali Deçolli argumentoi në vendimin e mosfillimit se çështja po shqyrtohej nga Gjykata e Durrësit si çështje civile dhe për sa kohë vijonte, nuk mund të niste një hetim nga prokuroria pa u shprehur gjykata.

Pak javë më vonë, më 14 qershor, Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Durrës kallëzoi në prokurori koncesionarin e portit për të njëjtat punime të konstatuara pa leje.

“Inspektorët IMT Bashkia Durrës, gjatë kryerjes së detyrës kanë konstatuar punime ndërtimi, kollona betoni, kollona me konstruksion metalik, sistemim të territorit pa leje përkatëse, të kryera nga shoqëria MBM”, thuhet në vendimin e prokurores Teuta Rrudha.

Më tej rezulton se inspektorët kanë nxjerrë vendim për prishjen e objektit të kundraligjshëm dhe kanë gjobitur kompaninë koncensionare.

Megjithatë, prokurorja Teuta Rrudha ka argumentuar në vendimin e saj të mos nisjes së hetimit se kompania koncensionare kishte paraqitur vendimet e qeverisë shqiptare për miratimin e lejes për ndërtimin e portit.

Ndërsa Prokuroria e Durrësit po hetonte ende kallëzimin e Forcës Detare, në dhjetor 2021, eskavatorët e kompanisë rrafshuan një pjesë të monumentit të mbrojtur me ligj.

Projekti po rrafshon kodrat e Porto-Romanos, duke rrezikuar edhe lagjen e banuar. Foto: 21 prill 2022 – Geri Emiri/ Media Amfora

“Është prishur pikërisht porta që i ka dhënë edhe emrin vendit”, thotë arkeologu Neritan Ceka, i cili shton se ligji parashikon ndërhyrjen e prokurorisë për këtë rast si dhe procedimin e dëmtuesve.

Prof. Dr. Apollon Baçe thekson gjithashtu se shkak për dëmtimin e monumentit është bërë mungesa e kontrollit të punimeve të kompanisë private.

“Institucionet nuk kanë kryer detyrat e tyre funksionale”, tha arkeologu Baçe, dikur drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës Gani Strazimiri.

Planifikuesi i territorit, Artan Kacani, thotë me keqardhje se monumenti i kulturës mund të ruhej nëse porti do të ishte projektuar të ndërtohej më në brendësi të territorit tokësor.

“Mund të ruhej madhështia e murit si një hyrje e shpejtë e anijeve, si dikur, t’i kthehej ai lloj vëzhgimi Porto-Romanos, të shoqëroheshin anijet për në brendësi të territorit, të kthehej peizazhi panoramik”, përfundon analizën Kacani.

Dëmtimi i trashëgimisë kulturore në këtë pjesë të qytetit të Durrësit u raportua edhe nga qytetarët përmes platformës “Raportimi i Qytetarëve të Angazhuar” të Medias Amfora, duke evidentuar edhe humbjen e rrugës që dikur e lidhte zonën me Plazhin e Kallmit.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Ilustrim grafik nga Geri Emiri/ Media Amfora.

The post Koncensionari i portit rrafshoi monumentin antik në Porto-Romano first appeared on Amfora.

Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion
Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të përfshira.

BALLKAN |

Djali u sigurua që t’u kërkonte leje prindërve. Kur ata thanë “Jo”, ai hapi gjithsesi një “llogari sekrete”. Ai ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë po lundronte në TikTok pa asnjë mbikëqyrje.

Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali nga qyteti portual shqiptar i Durrësit ishte mashtruar që të shkarkonte një aplikacion për fotografi që përmbante ato që ai i përshkroi si “foto të sikletshme”, pa dhënë detaje.

Djali adoleshent, i cili si të miturit e tjerë të intervistuar për këtë histori foli në kushte anonimiteti me lejen e kujdestarit të tij ligjor, është vetëm një nga një numër në rritje fëmijësh ballkanas që përdorin shërbimin e këtij aplikacioni kinez bazuar në video të shkurtra, faqja më e popullarizuar në vitin 2021, sipas Cloudflare me seli në SHBA.

BIRN ka zbuluar se shumë nga ata fëmijë janë nën moshën minimale të kërkuar prej 13 vjeç dhe disa po përdorin rregullisht TikTok-un nga mosha gjashtë ose shtatë vjeç në dijeninë e plotë të prindërve të tyre.

Një anketim i BIRN dhe dhjetëra intervista ballë për ballë me mësues, prindër dhe fëmijë tregojnë për një “hendek teknologjik”, që do të thotë se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rrezikojnë fëmijët e tyre me këtë shërbim.

Më shumë se dy të tretat e prindërve thanë se fëmijët e tyre hapën llogari në TikTok para moshës 13 vjeç, gjysma e tyre pa pëlqimin e prindërve. Njëzet e pesë për qind e prindërve thanë se kishin vënë re përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Ekspertët thonë se fëmijët janë veçanërisht të cenueshëm ndaj talljeve dhe ngacmimeve në internet dhe shpesh prindërit nuk e vënë re këtë, derisa tashmë është tepër vonë.

Mund të ketë një ndalim të qasjes në rrjetet sociale para moshës 13 vjeçare, por në Serbi, për shembull, “nuk ka kontroll në këtë drejtim”, tha eksperti i komunikimeve digjitale, Nikola Ristic.

“Prindërit shpesh nuk dinë mjaftueshëm se si t’u qasen fëmijëve gjatë mësimit të tyre informal, i cili është i pranishëm që në moshën më të hershme të një fëmije kur bëhet fjalë për internetin dhe konsumin e përmbajtjes.”

Udhëzuesi i përdorimit të TikTok-ut thotë se është “thellësisht i përkushtuar për të garantuar sigurinë e të miturve në platformë dhe nuk toleron aktivitete që përjetësojnë abuzimin, dëmtimin, rrezikimin ose shfrytëzimin e të miturve në TikTok”.

Grafik ilustrues nga Igor Vujcic

BIRN kontaktoi TikTok për të komentuar por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të artikullit.

Sipas gjetjeve të BIRN:

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre hapën llogari para moshës 13 vjeçare, duke shkelur termat e përdorimit

Rreth 52 për qind e prindërve thanë se nuk kishin dhënë pëlqimin që fëmija i tyre të hapte një llogari në TikTok

Njëzetë e pesë përqind e prindërve thanë se ata vunë re përmbajtje të rrezikshme ose të papërshtatshme

Rreth 82 për qind e mësuesve thanë se ata vetë nuk përdorin TikTok

Tetëdhjetë e shtatë për qind e tyre thanë se nuk janë në dijeni se çka postojnë nxënësit e tyre; e njëjta përqindje thanë se nuk e dinë çka ndjekin nxënësit e tyre online

Gjashtë vjeç dhe tashmë me një llogari në TikTok

Zyrtarisht, TikTok nuk i lejon fëmijët nën moshën 13-vjeçare të hapin një llogari. Deri në moshën 16-vjeçare, përdoruesit janë subjekt i kufizimeve të tjera: për shembull, llogaria e tyre është private si parazgjedhje; ata nuk mund të përdorin mesazhe të drejtpërdrejta ose të organizojnë një transmetim të drejtpërdrejtë; dhe përmbajtja që ata ndajnë nuk do të jetë e dukshme si përmbajtje e sugjeruar për përdoruesit e tjerë. Përdoruesit më të rinj se 18 vjeç nuk mund të dërgojnë ose marrin dhurata virtuale.

Megjithatë, 69 për qind e prindërve të anketuar, përfshirë ata që janë gjithashtu mësues, i thanë BIRN se fëmijët e tyre hapën llogari përpara se të mbushnin 13 vjeç.

Rreth 52 për qind thanë se nuk u kishin dhënë fëmijëve të tyre pëlqimin për të përdorur aplikacionin.

Mbi 63 për qind e prindërve, përfshirë ata që janë gjithashtu mësues, thanë se janë në dijeni të asaj që shikojnë fëmijët e tyre në TikTok, ndërsa 66 për qind thanë se janë në dijeni të përmbajtjes që postojnë fëmijët e tyre.

Të anketuarit thanë se fëmijët e tyre shohin video kërcimi, këngëtarë, sporte, lojëra, video për të qeshur, influencues ose përmbajtje të postuara nga miqtë. Shumica thanë se, ndërsa ata vetë nuk e përdorin aplikacionin, ata e njohin atë.

Një nënë e dy fëmijëve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se fëmijët e saj, të moshës shtatë dhe 13 vjeç, e kishin përdorur aplikacionin vitin e kaluar. Gruaja tha se “sipërfaqësisht” e njihte aplikacionin.

Disa prindërve nuk u dukej shumë problem përdorimi i aplikacionit nga fëmijët e tyre përpara moshës 13-vjeçare.

Hasime Tahiri Hasani, nga qyteti i Mitrovicës në Kosovë, tha se vajza e saj nëntë vjeçare “përdor TikTok kryesisht për të treguar talentin e saj në kërcim ose për të bërë ndonjë montazh videosh dhe ndoshta kjo është diçka pozitive” për sa i përket përvetësimit të një aftësie.

Ivo Djokic, gjithashtu nga Mitrovica, tha se djali i tij gjashtë vjeçar kishte “mësuar shumë mirë anglisht” falë përdorimit të tij të TikTok dhe YouTube.

Një grua tjetër në Bosnje, e cila foli përsëri me kusht që të mos i përmendej emri, tha se nuk kishte parë asnjë ndikim negativ të kësaj te vajza e saj tetë vjeçare.

“Ajo mëson gjëra të ndryshme me këtë rrjet dhe i përsërit ato në jetën e saj të përditshme, me miqtë, në shkollë, në lojë, duke imituar disa përdorues TikTok-u”.

“Nuk kam vënë re që fëmija im të imitojë ndonjë nga këto sfida, por, përkundrazi, imiton TikTokers individualë që ajo i ndjek rregullisht.”

Një vajzë 12-vjeçare nga Durrësi tha se prindërit e saj e kishin lejuar të hapte një llogari në TikTok, “me kusht që ta përdorë para tyre”.

Ndërsa disa prindër shohin pak dëm, të tjerë – ose pak më shumë se 25 për qind në anketimin e BIRN – thanë se kishin vënë re postime potencialisht të rrezikshme, që zakonisht përmbajnë përmbajtje seksuale, tallje për fizikun ose sfida të lidhura me trupin, përdorim të drogës ose alkoolit ose shaka që mund të shkaktojnë dëm.

Zijada Karic, një nënë e dy fëmijëve në Bosnje, tha se djali i saj 11-vjeçar “përdori TikTok derisa dëgjoi se një vajzë u vra për shkak të një sfide që po qarkullonte në rrjetin social”.

Megjithatë, vajza e saj nëntë vjeçare përdor gjithashtu TikTok. “Por ajo shikon kryesisht video për të qeshur të përshtatshme për moshën e saj”, tha Karic për BIRN.

Disa fëmijë të intervistuar nga BIRN treguan për shikimin e përmbajtjeve të dëmshme. Një vajzë 12-vjeçare në Kosovë tha se kishte parë një video të “një personi që vret veten”.

Në Shqipëri, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, hapi një linjë ndihme në Safe.al kushtuar problemeve në internet me të cilat përballen fëmijët. Ndërsa shumica e ankesave kishin të bënin me YouTube-in dhe Instagram-in, tha drejtori i CRCA Altin Hazizaj, “vitin e kaluar dhe këtë vit TikTok-u ka qenë një nga platformat mbizotëruese të ankesave të fëmijëve, veçanërisht në rastet e bullizmit”.

“Janë kryesisht video për të qeshur, por jo të përshtatshme për fëmijët”, tha ai për BIRN.

Për sa i përket kohës që kalojnë në internet, 43 për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre shpenzojnë deri në një orë në ditë në TikTok. Megjithatë, shumica e fëmijëve me të cilët foli BIRN thanë se kjo ishte më shumë, një deri në tre orë në ditë.

Një djalë 13 vjeçar në Durrës tha se ndjek “video me eksperimente me kola dhe karamele me mente ose pastë dhëmbësh”. Një tjetër, 12 vjeç, tha se i pëlqenin “videot për të qeshur dhe se ndonjëherë i bëj edhe vetë këto video”.

Shqetësime për ndikimin në vëmendje

I themeluar në vitin 2016, TikTok ka arritur të sfidojë me shpejtësi popullaritetin e Facebook tek të rinjtë.

“Kryesisht, audienca e re po humbet interesin për Facebook-un sepse një përqindje e madhe e njerëzve midis moshës 35 dhe 65 vjeç janë të pranishëm atje dhe për këtë grup ka më shumë përmbajtje”, tha analisti mediatik boshnjak Amel Petrovic.

Ndërsa Facebook dhe Instagram modifikojnë algoritmet e tyre në mënyrë që një numër i kufizuar njerëzish të mund të shohin një postim, “TikTok ka burime të pakufizuara,” tha Petrovic për BIRN.

“Kur ngarkoni një video, keni mundësinë të arrini disa qindra mijëra njerëz pa përdorur opsionin e sponsorizimit të kësaj videoje.”

Për fëmijët, kjo do të thotë gjithashtu një ekspozim më i madh potencial ndaj përmbajtjeve të rrezikshme dhe ndaj individëve të rrezikshëm në internet.

“Videot e shkurtra kanë dëshmuar se janë një mënyrë shumë e mirë për ‘të tërhequr’ dhe mbajtur përdoruesit në aplikacion për një kohë të gjatë, jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit”, tha Bozidar Dimic, një mësues në Serbi.

Psikologu kosovar Naim Telaku paralajmëroi se një përmbajtje e tillë e shpejtë dhe e shkurtër ka ndikim në shtrirjen e vëmendjes.

“Nëse vëmendja stërvitet të funksionojë në këtë mënyrë, atëherë fëmija do të humbasë aftësinë për t’u përqendruar në aktivitete të ndryshme, do të humbasë aftësinë për t’u fokusuar, do të humbasë aftësinë për të menduar logjikisht, për të racionalizuar dhe ajo që është shumë e rëndësishme, mund të humbasë aftësinë për të mësuar përmbajtje në klasë, mund të humbasë aftësinë për të mësuar aftësi dhe njohuri të përgjithshme”, tha Telaku për BIRN.

Shumë prindër të anketuar thanë se edhe mësuesit kanë një detyrim për t’i edukuar më mirë fëmijët për anët negative dhe rreziqet e mundshme të rrjeteve sociale.

Grafik ilustrues nga Igor Vujcic

Por 87 për qind e mësuesve të anketuar nga BIRN, përfshirë ata që janë gjithashtu vetë prindër, thanë se nuk janë në dijeni të përmbajtjes që postojnë nxënësit e tyre. E njëjta përqindje thanë se nuk e dinë se çfarë ndjekin nxënësit e tyre online. Tetëdhjete dy për qind nuk përdorin TikTok.

“Çdo mësues që kujdeset për arsimin dhe profesionin e tij mund të lërë mënjanë një segment për të folur me nxënësit rreth sigurisë në internet”, tha Emina Bekovic nga Qendra Kombëtare e Kontaktit e Serbisë për Sigurinë e Fëmijëve në internet, një organ shtetëror i krijuar në vitin 2017 për t’u marrë me çështjen e sigurisë kibernetike të fëmijëve.

Natasa Kolevska, një mësuese e IT në një shkollë fillore në Maqedoninë e Veriut, tha për BIRN: “Ne në shkollë flasim vazhdimisht me ta për këtë temë dhe po përpiqemi t’u vëmë në dukje të gjitha kurthet me të cilat mund të përballen.”

“Në të njëjtën kohë, ne i drejtojmë ata që nëse përdorin TikTok-un, ta përdorin atë për të shfrytëzuar një përmbajtje që do të jetë e dobishme për edukimin e tyre ose edukimin e bashkëmoshatarëve të tyre.”

Profesori Hasija Dedovic, një mësues shkolle të mesme në Sarajevë, tha se shkolla e tij kishte realizuar orë të posaçme dhe seminare në internet mbi sigurinë në internet për fëmijët dhe prindërit.

Rreth 34.5 për qind e mësuesve, përfshirë edhe ata që janë vetë prindër, thanë se shkollat ​​ku ata punojnë kanë një “strategji arsimore” në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin digjital.

Por 58 për qind thanë se nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të përgjigjen nëse vërejnë dhunë kibernetike midis fëmijëve. Pothuajse 62 për qind thanë se nuk e dinin nëse ndonjë nga nxënësit e tyre kishte qenë viktimë e ngacmimit kibernetik. Pothuajse 31 për qind thanë “Jo” dhe shtatë për qind thanë “Po”.

“Bashkëbisedimi është tepër i rëndësishëm”

Të pyetur nëse e kufizojnë mënyrën në të cilën fëmijët e tyre përdorin TikTok-un, pothuajse 39 për qind e prindërve të anketuar thanë “Po”. Shumica e tyre thanë se fëmijët e tyre janë të udhëzuar të mos komunikojnë me të huaj ose të ndajnë ose zbulojnë në asnjë mënyre informacione të tyre personale.

TikTok ofron gjithashtu mënyra për të kufizuar sasinë e kohës që një fëmijë shpenzon në aplikacion dhe përmbajtjen që mund të shikojë.

Një grua në Bosnje, nënë e një vajze tetëvjeçare, tha se “monitorimi i duhur” i kohës që kalon një fëmijë në një smartphone mund të ndikojë në mënyrën se si fëmija zhvillohet dhe “të shmangë të gjitha ato ndikime negative”.

Ajo dhe të tjerë folën për rëndësinë e bashkëbisedimit dhe të ndërtimit të besimit.

“Unë nuk vendos ndalime”, tha babai i tre fëmijëve, Arif Kadriu, nga Mitrovica, i cili i tha BIRN-it se e inkurajon djalin e tij të kontrollojë sfondin e videove të TikTok për të parë se kush i ka bërë ato dhe ku.

“Kufizimet bazohen në bashkëbisedim”, tha Kadriu. “Mendoj se mënyra më e mirë është bashkëbisedimi dhe shpjegimi i jetës përmes rrjeteve sociale.”

Bekovic, e Qendrës Kombëtare të Kontaktit të Serbisë për Sigurinë e Fëmijëve në Internet, ra dakord se bashkëbisedimi “është shumë i rëndësishëm”.

Prindërit, tha ajo, duhet “të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale dhe të informojnë veten dhe fëmijën për masat mbrojtëse dhe mënyrat për të njohur rreziqet”.

“Ata duhet të flasin hapur me fëmijët e tyre, të ndërtojnë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe t’i bëjnë fëmijët të ndihen të lirë t’u drejtohen atyre për çdo gjë.”

Hazizaj, nga CRCA në Shqipëri, tha për BIRN se nëse fëmijët nuk flasin me prindërit e tyre dhe për problemet me të cilat përballen në internet, “mbrojtja bëhet shumë herë më e vështirë”.

Jelena Vukicevic, një psikologe në Qendrën Edu, tha se thjesht ndalimi i fëmijëve nga përdorimi i TikTok-ut nuk ishte zgjidhja.

“Nuk mjafton të thuash ‘Lëre atë, është e keqe, mos e përdor, ne të ndalojmë’”, tha Vukicevic për BIRN.

“Nuk do të mjaftojë që shumica e fëmijëve të ndalojnë. Ata do të gjejnë mënyra të tjera për të përdorur atë që përdorin bashkëmoshatarët e tyre. Pra, prindërit duhet të informohen për të gjitha llojet e rrjeteve të mundshme që përdorin fëmijët e tyre dhe sërish të mbajnë një kanal të hapur komunikimi me ata fëmijë, të tregojnë një interes të vërtetë autentik për atë që po ndodh në rrjetet sociale.”

Nacionalizëm, ksenofobi, dhunë

Për qëllimet e këtij artikulli, gazetarët e BIRN hapën një llogari në TikTok të regjistruar në emrin e një 13-vjeçari fiktiv. BIRN e përdori llogarinë për të kërkuar përmbajtje në gjuhën boshnjake/serbe/kroate dhe angleze, duke ndjekur hashtag-ët të njohura në mesin e fëmijëve të asaj moshe.

Përveç videove të adoleshentëve të mitur që argëtoheshin me muzikë, aktrim apo vallëzim, kishte edhe postime në të cilat shiheshin fëmijët tregoheshin ose hiqeshin si të dhunshëm, shpesh në klasë.

Në një nga videot e regjistruara në një shkollë fillore në një qytet të vogël në Serbinë lindore, tre djem hyjnë në klasë, duke shkelmuar bankat e shkollës. Njëri prej tyre i vë zjarrin një deodoranti me spërkatje.

Në një video tjetër, të rinjtë ngasin një makinë natën jo në korsinë e duhur.

BIRN gjeti gjithashtu një sërë llogarish që promovonin propagandën nacionaliste dhe ksenofobike.

Autorë: Milica Stojanovic dhe Ivana Jeremic.

Raportim plotësues nga:                                                                                             Denisa Canameti nga “Pro Pacientit”, Geri Emiri nga “Media Amfora”, Erisa Kryeziu nga “Citizens Channel”, Tirana Bytyqi dhe Rina Koliqi nga “ÇOHU”, Majlinda Brahimi dhe Fatmir Hajzeri nga “TV Mitrovica”, Semira Degermendžić nga “Fokus”, Enes Elabmedicin dhe Tatjana Mrdja nga “Udar”, Selma Jatic nga “TV Slon” dhe Maqedonia e Veriut Zaklina Cvetkovska nga “Kumanovo news”.

Foto në krye: Grafik ilustrues nga Igor Vujcic/ BIRN.

The post Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion first appeared on Amfora.