Blog - Amfora

Kur restaurimi mohon identitetin
Pogradeci, siç e përshkruan edhe gjeniu i tij, Lasgushi, “qytetthi palcërisht shqiptar”, i futur në gjirin e maleve si kafka në trurin e njeriut, shtrihet në Shqipërinë juglindore, në bregun jugperëndimor të Liqenit të Ohrit. Mbi një kodër në veri të qytetit ngrihet Kalaja, ku gjurmët më të hershme të banimit datojnë rreth 2500 vite më parë. Në shpatin poshtë kalasë mori formë “Lagjja e Burimeve”, bërthama më e vjetër e Pogradecit, e zhvilluar pranë burimeve të shumta të ujit, prej të cilave trashëgoi edhe emrin.

Pak më poshtë, aty ku terreni fillon të sheshohet drejt qendrës, shtrihet Rruga “Naim Frashëri”, e cila nuk është për mua thjesht një zonë muze e mbrojtur nga shteti, është rruga ku kam mësuar të lexoj qytetin përpara se të mësoja ta lexoja atë nëpër libra. Është rruga ku ka lindur dhe është rritur stërgjyshja ime dhe paraardhësit e saj, aty ku zë rrënjë vetë Pogradeci. Pozicioni i saj në qytet është domethënës, nga njëra anë qendra që po merrte formën e një qyteti modern dhe nga ana tjetër, struktura e vjetër që ngjitej drejt bërthamës historike të “Lagjes së Burimeve”. Të ecësh drejt saj do të thotë të ecësh, pa e vënë re gjithmonë, drejt vetë origjinës së Pogradecit.

Ky kalim mund të lexohet ende në vetë gjeometrinë urbane të Pogradecit. Në vitin 1927, arkitekti francez Garrique, hartoi një plan rregullues që vendoste mbi strukturën organike ekzistuese një sistem të ri rrugësh të drejta dhe lidhjesh tërthore. Për herë të parë, qyteti nuk po zhvillohej vetëm duke ndjekur terrenin dhe rrugët e krijuara gradualisht nga banimi, por edhe sipas një logjike të planifikuar, që kërkonte t’i jepte rend zgjerimit të tij.

Pamje ajrore e Pogradecit drejt bregut të liqenit, pas hapjes së rrugës kryesore drejt qendrës, në plan të parë, rreth viteve 1931-1932. Burimi: Arkivi privat i Familjes Cici

Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të këtij plani ishte hapja e aksit që sot mban emrin “Reshit Çollaku”, një rrugë e drejtë që përshkoi strukturën ekzistuese të qytetit, duke kaluar edhe nëpër kopshtet e mëdha të banesave të kohës. Krahas saj u zhvillua aksi i sotëm “Kajo Karafili”, ndërsa Rruga “Naim Frashëri” krijoi lidhjen tërthore mes tyre. Kështu, në pak dekada, mbi një strukturë të formuar për shekuj në mënyrë organike filloi të mbivendosej një gjeometri e re urbane.

Pikërisht këtu qëndron për mua, një nga vlerat më interesante të Rrugës “Naim Frashëri”. Ajo nuk mund të lexohet vetëm si një rrugë e viteve 1920-1930 dhe as si vazhdim i drejtpërdrejtë i Lagjes së Burimeve. Ajo është një hapësirë tranzicioni mes dy mënyrave të ndërtimit të qytetit: Strukturës së vjetër, organike, që zhvillohej drejt kodrës dhe qytetit të ri, të planifikuar, që po zgjerohej mbi terrenin më të sheshtë.

Në vitet 1930, ky transformim urban u shoqërua edhe me një ndryshim të dukshëm të arkitekturës. Përgjatë akseve të reja u shfaqën hotele, dyqane, ndërtesa administrative dhe banesa që sillnin një gjuhë tjetër nga ajo e qytetit tradicional. Modelet arkitekturore dhe teknikat e reja të ndërtimit, të ndikuara kryesisht nga Italia dhe Franca, filluan të bashkëjetonin me mjeshtërinë vendase. Garrique projektoi disa nga ndërtesat e para të kësaj periudhe, mes tyre edhe kinemanë e qytetit në vitin 1932, më pas, me shtimin e ndërtimeve u përdorën edhe projekte të ardhura nga jashtë.

Por ajo që më intereson në këtë histori nuk është thjesht ardhja e një stili të ri. Është mënyra se si e reja u vendos pranë së vjetrës, pa e bërë menjëherë të padukshme. Në Rrugën “Naim Frashëri”, ndërtesat me karakter tregtar dhe banesat e reja me ndikime perëndimore bashkëjetuan me forma, materiale dhe mënyra ndërtimi të trashëguara nga qyteti tradicional. Rruga u bë kështu një vend ku modernizimi i Pogradecit mund të lexohej jo si një shkëputje e menjëhershme nga e kaluara, por si një shtresë e re e vendosur mbi të.

Edhe sot kjo marrëdhënie mes shtresave është ajo që i jep zonës vlerën e saj. Rruga “Naim Frashëri” dhe “Lagjja e Burimeve” janë pjesë e Qendrës Historike të Pogradecit dhe mbrohen pikërisht sepse ruajnë dëshmi të fazave të ndryshme të zhvillimit të qytetit. Vlera e tyre nuk qëndron vetëm te ndërtesat e veçuara, por tek marrëdhënia mes tyre, tek ndryshimi i shkallës, ritmit, materialeve, parcelave dhe mënyrës se si rruga kalon gradualisht nga një karakter urban në një tjetër.

Pamje nga “Lagjja e Burimeve”, 1918. Burimi: Koleksion privat

Fotografitë e vjetra e tregojnë këtë rrugë krejt ndryshe nga sot, fasada me lartësi e ritëm të çrregullt, por organik; Porta druri me ngjyra dhe forma të ndryshme nga njëra-tjetra; Dyqane në katin përdhe dhe banesa sipër; Po ashtu një atmosferë ku çdo ndërtesë dukej sikur fliste gjuhën e vet, pa u përsëritur asnjëherë në mënyrë identike me fqinjen. Ishte pikërisht kjo larmi, jo rregullsia, ajo që i jepte rrugës karakterin.

Sot, kur shoh rezultatin e restaurimit të saj, gëzimi im për faktin që dikush më në fund vendosi t’i kushtojë vëmendje kësaj lagjeje historike përplaset me shqetësimin tim, të cilin nuk mund ta mbaj më vetëm për vete. Problemi nuk është se u restaurua, problemi është çfarë u konsiderua e denjë për t’u ruajtur. Kur restaurimi fillon duke zëvendësuar elementet që mbartin individualitetin e një ndërtese, ai rrezikon të ruajë vetëm imazhin e saj, jo identitetin.

Reflektimi që vijon mbështetet në shqyrtimin e dokumentacionit publik të projektit “Restaurimi dhe Rikualifikimi Urban i Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur të Qytetit të Pogradecit”, hartuar në fazën e projektit të zbatimit në gusht 2021 nga studioja projektuese “SPHAERA sh.p.k”. Projekti u realizua si investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, në kuadër të programit buxhetor 2024-2026. Analiza që pason nuk synon të vlerësojë aspektet procedurale apo teknike të ndërhyrjes, por rezultatin e saj në raport me identitetin arkitekturor, kujtesën urbane dhe lexueshmërinë historike të kësaj pjese të qytetit.

Uniformiteti si humbje e kujtesës urbane

Kultura e një qyteti lexohet përmes arkitekturës së tij, jo përmes tabelave informuese pranë saj, të cilat në këtë rast mungojnë krejtësisht. Një turist që ecën sot përgjatë kësaj rruge sheh fasada të pikturuara me ngjyra të gëzueshme, të rregullta dhe të pastra. Me syrin e tij, gjithçka duket mirë, por pa shtresëzim historik. Ai nuk mund të lexojë më as moshën reale të ndërtesave, as të bëjë dallimin mes njërës banesë dhe tjetrës, as të shohë atë ritëm të çrregullt, por organik, që lë vetë koha kur nuk e imiton, por shënjohet natyrshëm mbi një fasadë. Portat flasin sot me të njëjtën gjuhë, dritaret përsëriten njësoj dhe atyre u shtohen edhe elemente urbane krejt jashtë kontekstit historik të rrugës, siç janë ndriçuesit e rinj, të njëjtë e të përsëritur pa asnjë lidhje me karakterin e vjetër të lagjes.

Pamje nga Rruga “Naim Frashëri”, në vitin 1960. Burimi: Koleksion privat

Arkitekti dhe teoricieni britanik i urbanistikës, Gordon Cullen, në veprën e tij “Concise Townscape”, e përshkruan përvojën e ecjes në qytet përmes konceptit të “Serial Vision”: Qyteti nuk perceptohet me një shikim të vetëm. Qyteti shpërfaqet gradualisht, përmes një sekuence pamjesh që ndërtojnë ritmin, surprizën dhe karakterin e vendit. Teksa ecën në rrugët e tij, zbulon gradualisht karakterin e ndryshëm të çdo ndërtese. Kur çdo portë, çdo dritare dhe çdo ngjyrë i nënshtrohen të njëjtit standard, kjo sekuencë humbet pasurinë e saj. Vizioni serial shndërrohet në një dekor uniform të përsëritur bukur për fotografi, por bosh për kujtesë. Koherenca e një ansambli historik nuk kërkon domosdoshmërisht uniformitet, përkundrazi, ajo mund të ndërtohet duke respektuar dallimet mes epokave, pa lejuar që e reja të dominojë të vjetrën dhe pa e detyruar të imitojë atë.

Pikërisht këtu qëndron paradoksi më i hidhur: Gjendja e mëparshme e kësaj rruge ishte pa dyshim e degraduar dhe emergjente, ajo kërkonte ndërhyrje urgjente e të pashmangshme. Por pikërisht në atë gjendje të vështirë ende lexoheshin qartë tiparet origjinale të kohës, proporcionet, ritmi, materiali dhe gjuha e secilës portë. Sot, turisti gjen një bulevard me shtëpi pothuajse identike, pa asnjë gjurmë të dallueshme mes njërës e tjetrës. Ky restaurim i dha rrugës një pamje të freskët dhe të sistemuar, por në të vërtetë ishte më shumë një sistemim urban me pretekst restaurimin sesa vetë restaurim, ka humbur pikërisht atë çka duhej të ruante më shumë, identitetin.

Tipologjia tradicionale e ndërtesave në rrugën “Naim Frashëri”

Për ta kuptuar këtë humbje, duhet njohur së pari gjuha arkitekturore që e parapriu atë. Sipas udhëzuesit të titulluar, “Udhëzime për trashëgiminë ndërtimore në dhe përreth Pogradecit”, banesat e “Lagjes së Burimeve”, bërthama më e vjetër e qytetit, prej nga u zhvillua edhe Rruga “Naim Frashëri”, ndiqnin zakonisht një skemë të përbashkët me dy a tre kate: Kati përdhe, prej guri, i theksuar nga një derë e harkuar me një a dy dritare anash; Kati i parë, po prej guri, me një rresht dritaresh pak më të mëdha; Dhe kati i dytë, më i lehtë, me çatma, që shpesh dilte pjesërisht mbi rrugë me konsola druri, i zbukuruar rreth dritareve dhe nën strehët e çatisë. Brenda kësaj skeme të përbashkët, çdo banesë ndërtonte një marrëdhënie të vetën me rrugën. Ndryshimet në lartësi, avancimet dhe tërheqjet e volumeve, ritmi i hapjeve dhe raporti mes sipërfaqeve plot-bosh bënin që fasadat të mos perceptoheshin si një front i vetëm, por si një sekuencë që ndryshonte gjatë ecjes.

“Banesa e Ickave”, në vitin 1960 në lagjen më të vjetër, të Burimeve; Banesë me funksion të përzier (dyqan + banim), me konstruksion druri. Burimi: Koleksion privat

Gjithashtu materiali kishte rolin e vet në këtë lexim: Pesha e gurit në pjesët e poshtme, druri ose tulla, si materiale më të lehta, në katet e sipërme, suvaja, trarët e ekspozuar dhe hijet që krijonin strehët e konsolat i jepnin secilës ndërtesë një thellësi dhe një mënyrë të ndryshme për ta kapur dritën. Materiali nuk ishte thjesht përfundim i fasadës; ai mbante mbi vete mënyrën e ndërtimit, të përdorimit dhe me kalimin e viteve edhe kohën. Portat, kornizat, trarët dhe dritaret e çonin këtë individualitet deri në shkallën e detajit: Ndryshonin proporcionin, ritmin dhe mënyrën se si secila banesë i paraqitej rrugës. Kështu, ajo që e mbante ansamblin bashkë nuk ishte ngjashmëria formale, por një gjuhë e përbashkët brenda së cilës çdo ndërtesë ruante zërin e vet.

Nga pikëpamja tipologjike, këto nuk mund të quhen vetëm banesa, pasi kati përdhes kishte shpesh funksion tregtar ose zejtar, ndërsa banimi zhvillohej në katet e sipërme. Ky tip hasej kryesisht në Lagjen e Burimeve, por gjurmët e tij ruheshin edhe në Rrugën “Naim Frashëri”. Në këtë rrugë dallohen kryesisht dy tipologji: Ndërtesat me funksion të përzier, ku kati përdhes shërbente si dyqan ose punishte dhe katet e sipërme për banim me konstruksion tulle dhe krahas tij banesat me influencë perëndimore, modelet e të cilave erdhën kryesisht nga Italia dhe Franca gjatë viteve 1930. Të dyja tipologjitë dëshmojnë se Pogradeci ka ditur të pranojë teknologji dhe stile të reja pa humbur identitetin e vet. Modernizimi nuk e zhdukte gjuhën e qytetit; e pasuronte atë. Paradoksalisht, sot, kur disponojmë më shumë njohuri dhe mjete për të restauruar trashëgiminë, duket se sfida më e madhe mbetet ruajtja e individualitetit të saj.

Porta si gjuha e parë e një banese

Nëse ka një element që flet për një banesë përpara se ajo vetë të flasë, është porta. Në arkitekturën tradicionale të kësaj rruge, porta nuk ishte thjesht një hapje funksionale, ajo ishte pika ku takoheshin zanati i drurit, shkalla njerëzore e ndërtimit dhe shija e familjes së cilës i përkiste ajo shtëpi apo dyqan. Çdo portë kishte një sintaksë të vetën: Proporcionin e saj me dritaret anash, ritmin me të cilin përsëritej përgjatë fasadës si edhe mënyrën se si e priste dritën dhe rrugën. E njëjta gjë vlente edhe për dritaret dhe hapjet e tjera: Secila banesë në fakt fliste gjuhën e vet.

Rruga “Naim Frashëri” pas rikonstruksionit. Foto: Media Amfora

Sot, në pjesën më të madhe të rrugës, kjo gjuhë individuale është zëvendësuar me një derë të vetme, të përsëritur pothuajse identikisht nga njëra banesë te tjetra. Është padyshim një zgjidhje e pastër, e rregullt, madje edhe “e bukur” në vetvete, por është një zgjidhje që fshin firmën e çdo banese. Dhe kjo nuk është një hollësi dekorative. Camillo Boito, një nga baballarët e teorisë moderne të restaurimit, këmbëngulte se çdo ndërhyrje duhet të mbetet e dallueshme nga origjinali, në mënyrë që të mos falsifikohet historia e ndërtesës.

Të lësh gjurmën tënde mbi restaurim është një gjë dhe ta zëvendësosh tërësisht origjinalin është diçka krejt tjetër. Këtu nuk ndodhi as e para: Nuk u shënua asnjë ndërhyrje e re mbi gjuhën e vjetër, thjesht u fshi vetë gjuha origjinale dhe në vend të saj u vendos një gjuhë e përbashkët, neutrale dhe pa origjinë. Zëvendësimi mund të jetë i nevojshëm kur elementi është plotësisht i humbur ose teknikisht i pariparueshëm. Megjithatë, duhet të mbështetet në prova, si në fotografi historike, elemente të mbetura në objekt, gjurmë në muraturë, ndërtesa të së njëjtës tipologji dhe dokumentim arkivor. Në frymën e “Kartës së Venecias“, restaurimi duhet të mbështetet mbi materialin autentik dhe dokumentimin historik dhe duhet të ndalet aty ku fillon hamendësimi. Për këtë arsye, nuk mjafton që një derë e re të duket “e vjetër”. Duhet të argumentohet pse ajo formë, ai profil dhe ajo ndarje i përkasin pikërisht asaj banese.

Po të ishte për Alois Riegl, teoricienin austriak, që në veprën, “The Modern Cult of Monuments: Its Character and Its Origin” (1903), formuloi konceptin e “vlerës së vjetërsisë” (Alterswert), gjurmët e kohës në objekt kanë një vlerë të vetën, të pazëvendësueshme nga asnjë bojë e re a moderne. Për të, në thelb, vlera e një porte të vjetër nuk qëndron vetëm te forma e saj, por edhe te shenjat e kohës mbi të: Te dora që e ka punuar, dielli që e ka zbehur, dora e njëqind vizitorëve që e kanë prekur. Kur këtë portë e zëvendësojmë me diçka të re, standarde e industriale, nuk humbasim vetëm objektin, humbasim vetë dëshminë materiale të kalimit të kohës.

Rruga “Naim Frashëri” pas rikonstruksionit. Foto: Media Amfora

Nuk e shkruaj këtë si kundërshtim ndaj vetë idesë së restaurimit. Përkundrazi, mbështes çdo përpjekje për të shpëtuar ndërtesat historike nga degradimi. Ky reflektim nuk synon të gjykojë procesin teknik të restaurimit apo zgjedhjet konstruktive të projektit, por mënyrën se si rezultati përfundimtar komunikohet në hapësirën urbane. Ndërhyrja në Rrugën “Naim Frashëri” ngre një pyetje thelbësore për mënyrën se si e kuptojmë restaurimin. Ai nuk duhet të nisë me pyetjen, “Si mund të duket më bukur?”, por me pyetjen, “Çfarë e bën këtë ndërtesë të jetë vetvetja?” dhe të mos vazhdojë derisa të ketë përgjigje.

Ndoshta ajo që më shqetëson më shumë është mendimi se edhe “Lagjja e Burimeve”, ku u rrita, bërthama më e vjetër e qytetit, një ditë do të përballet me të njëjtën sfidë. Shpresoj që, kur të vijë ajo ditë, restaurimi të mos fillojë duke zëvendësuar atë që e bën të veçantë, por duke e kuptuar dhe duke e ruajtur. Sepse ajo lagje nuk është vetëm një pasuri arkitekturore e qytetit. Për shumë prej nesh, ajo është peizazhi i kujtesës së fëmijërisë. E kujtesa një herë e zëvëndësuar, nuk restaurohet më.

Ndërtesat në Rrugën “Naim Frashëri” pas rikonstruksionit. Foto: Media Amfora

Nëse një ditë humbet edhe ajo, fëmijëve tanë nuk do t’u mbetet ta zbulojnë me sytë e tyre, por vetëm ta imagjinojnë përmes rrëfimeve tona. Turistët nuk do të dinë më se për çfarë të pyesin, ndërsa ne nuk do të dimë më se çfarë t’u tregojmë. Një lagje historike nuk është thjesht një grup ndërtesash të vjetra. Është një ansambël, ku çdo portë, çdo dritare dhe çdo detaj ka kuptim vetëm në marrëdhënie me të tjerat. Kur këto marrëdhënie uniformizohen, nuk humbet vetëm një element arkitektonik, por dobësohet vetë lexueshmëria e ansamblit.

Në fund të fundit, ajo që e dallonte një ndërtesë nga tjetra nuk ishte vetëm plani apo numri i kateve, por individualiteti i detajeve të saj: Portat, dritaret, druri, suvatë dhe kornizat. Pikërisht aty lexohej dhe mbishkruhej, brez pas brezi, historia e secilës familje. Aty ku dikur lexohej historia e një familjeje, sot duhet të vazhdojë të lexohet historia e qytetit. Sepse një qytet nuk e ruan identitetin e tij duke e lyer bukur, por e ruan duke e lënë të flasë me zërin e vet.

The post Kur restaurimi mohon identitetin first appeared on Amfora.

Revolucioni i Flamingove: Një pikë kthese për ndërgjegjen qytetare në Shqipëri
Prej më shumë se 50 ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protestat masive të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat mund të jenë më paqësoret dhe ndër më masivet që vendi ka parë që nga rënia e diktaturës. Piknisja ishte më 30 maj, gjatë një proteste në Zvërnec mbi një projekt të planifikuar në zonë, ku rojet private të kompanisë “Major Security” rrahën dhe rrëmbyen një protestues ndërkohë që Policia e Shtetit megjithëse ishte e pranishme aty, nuk bëri asgjë për t’i ndaluar.

Diskutimet dhe protestat për zonat e mbrojtura që u forcuan edhe më shumë pas kësaj ngjarje, nuk janë të reja në diskursin publik shqiptar. Protesta u zhvilluan edhe në vitin 2024, kur qeveria miratoi Ligjin Nr. 21/2024, që i hapi rrugën zhvillimeve infrastrukturore dhe turistike brenda zonave të mbrojtura, duke përbërë kështu një kërcënim serioz për natyrën, biodiversitetin dhe ekosistemet e Shqipërisë. Në rastin në fjalë, kanë filluar ndërhyrjet për ndërtimin e një resorti luksoz në zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës, e njohur për biodiversitetin që strehon flamingot dhe breshkat e detit.

Ky projekt mori mbështetje nga qeveria nëpërmjet metodave jo transparente dhe favorizimin e skemave të dyshimta që janë aktualisht nën hetim, si edhe duke anashkaluar proceset e konsultimeve publike, shtetit të së drejtës dhe pa asnjë vlerësim të përfitimeve për komunitetet lokale, vendin apo kostove përkatëse ekologjike.

Ky shfaqje e arrogancës së pushtetit dhe njëkohësisht e paaftësisë të përfaqësuesve të forcave të sigurisë për të mbrojtur qytetarët e tyre, duke shtuar frustimin ekzistues nga mungesa e transparencës dhe llogaridhënies lidhur me mënyrën se si trajtohen zhvillimet e rëndësishme kombëtare, apo rastet e ligjeve të zhvilluara me porosi, çuan në protesta masive. Ajo që filloi si protestë e “Gjeneratës Z” dhe “Millenials” kundër mungesës së transparencës, mbrojtjes së natyrës dhe mosveprimit të policisë, janë kthyer ndër protestat më masive dhe më shpresëdhënëse që nga rënia e diktaturës. Ndërkohë që qendra e protestave është Tirana, disa të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe në diasporë, në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia, SHBA-ja, Franca dhe të ngjashme.

Çlirimi nga e shkuara

Këto protesta shënojnë një pikë kthese në formësimin e kulturës politike në Shqipëri. Tranzicioni 35-vjeçar i vendit nga një prej diktaturave më shtypëse dhe të izoluara të Evropës, drejt një demokracie moderne dhe pluraliste të zhvilluar në hijen e  trashëgimisë nga diktatura. Duke lënë pas një mungesë të thellë besimi tek institucionet një kulturë demokratike të dobët, të përkeqësuar nga rastet e shumta të korrupsionit dhe shoqëruar me valë masive të emigracionit.

Brezat e vjetër u rritën dhe jetuan në një sistem ku qeveria kishte kontroll absolut mbi vendin. Kjo për shkak të frikës së instaluar nga Sigurimi i Shtetit dhe kampet e punës, përçarjes dhe përgjimeve, indoktrinimit masiv nga kontrolli i arsimit e medias, krijimit të kultit të individit dhe ndalimit të besimit fetar. Të gjitha këto të përforcuara nga izolimi nga bota. Në këtë kontekst, angazhimi qytetar apo të drejtat politike nuk ekzistonin. Ky mjedis, formësoi mënyrën se si qytetarët deri më tani kanë parë marrëdhënien me qeverinë, pjesëmarrjen e tyre në proceset demokratike, balancën midis qeverisë dhe pritshmërisë për llogaridhënie, rolin e tyre si qytetarë dhe mbi të gjitha aktin qytetar të protestës.

E ngecur midis një të kaluare autoritare dhe një të tashmeje demokratike kaotike, shoqëria Shqiptare ka qenë në përpjekjë për të ndërtuar një sistem vlerash, por që është shoqëruar nga apatia sociale. Ndër protestat shumë të pakta masive që vendi ka parë, ka qenë ajo pas rënies së diktaturës, ku protestuesit dolën me sloganin, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, pasi Evropa shihej si një destinacion i largët, shpresa shihej përtej kufijve dhe qytetarët dëshironin të arratiseshin nga realiteti i vendit.

Brez i ri, mendësi e re

Sot protestat masive të “Gjeneratës Z” dhe “Millenians” kanë dalë me sloganin, “Shqipëri e Re” dhe kërkojnë anulimin e ndryshimeve të bëra në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe janë shndërruar në lëvizje kundër sistemit të vjetër politik në Shqipëri dhe keqqeverisjes. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe denoncojnë mungesën e një opozite funksionale, duke thirrur “Opozita jemi ne”, e më tej kërkojnë burgosjen e Ramës edhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës – dy liderët politik me mandatin më të gjatë që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991 – denoncojnë kapjen e medias nga qeveria, skandalet e mëdha të korrupsionit dhe refuzojnë një klasë politike që ka çuar në shpopullimin e vendit. Në thelb, kërkohet një sistem i ri vlerash në të gjitha shtyllat e shoqërisë, si edhe mbi të gjitha në politikë dhe qeverisje.

Nëse gjenerata e pas-diktaturës në vitin 1990 kërkonte liri, të rinjtë dhe profesionistët e rinj sot kërkojnë të jetojnë me dinjitet në Shqipëri. Shpresa dhe përgjegjësia për këtë të fundit, shihen brenda vendit, tek politikbërësit dhe tek qytetarët, e jo jashtë tij.

Ndërkohë që rinia është paragjykuar lidhur me qëndrimin e tyre në kafe dhe duke naviguar në rrjetet sociale, pikërisht këto u bënë ndër mjetet më të fuqishme të protestave. Me thërritjet, “Çohuni nga kafja”, të rinjtë marshojnë sot në ditën e 58-të nëpër rrugët e Tiranës, duke sfiduar apatinë e përgjithshme të shoqërisë shqiptare dhe duke ftuar brezat e ndryshëm të bashkohen me protestën. Qasje kjo që e ka arritur qëllimin sepse protestat kanë mbledhur breza të ndryshëm dhe përfaqësi të ndryshme socio-ekonomike apo ideologjike.

Ndërkohë që protestat ekspozuan kapjen e medias në Shqipëri, pikërisht rrjetet sociale dhe disa influencues u bënë burimi kryesor i informacionit rreth protestave dhe zhvilluan një presion pozitiv në opinionin publik. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i protestave është kultura e ndëshkueshmërisë dhe përgjegjësisë qytetare të treguar. Rinia ka thirrur vazhdimisht për bojkotimin e mediave që gjatë vite që kanë promovuar apo i kanë dhënë hapësirë për forcimin e figurës të hetuarve për vepra kriminale apo që kanë promovuar agjendën e qeverisë, më tej vetë të rinjtë kanë denoncuar ligjet e porositura, kanë mbledhur mbeturinat e tyre pas protestës dhe mbi të gjitha po e kthejnë pjesëmarrjen në protestë në një trend, e po ashtu si një veprimtari normale që e bën për vendin tënd, pa frikë apo turp – siç mund të perceptohej më parë.

Ky normalizim i sjelljeve demokratike, nga hedhja e mbeturinave tek vendi i duhur, deri tek paraqitja në ditën e zgjedhjeve apo protesta për të drejtat e tua, tregon një ndërgjegje qytetare që i shndërron vlerat demokratike në sjellje të përditshme dhe jo abstrakte.

Ndërkohë që dikush mund të argumentojë se protestat janë të dëmshme për reputacionin dhe turizmin e vendit, në të kundërt, 86.2% e të rinjve shqiptarë deklarojnë se është e rëndësishme për ta që vendi i tyre të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe me protestat kundër kapjes së shtetit dhe ruajtjes së natyrës, dhjetëra mijëra qytetarë po demonstrojnë një kulturë politike në rritje, duke treguar se Shqipëria ka maturinë që BE-ja kërkon.

Pavarësisht nga rezultati i menjëhershëm politik, “Revolucioni i Flamingove” shënon një pikë kthese në zgjimin e ndërgjegjes qytetare në Shqipërinë post-komuniste. Duke refuzuar apatinë shoqërore, kapjen e medias, opozitën jofunksionale, mungesën e kulturës së ndëshkueshmërisë, si edhe ligjet e zhvilluara me porosi, të rinjtë po trondisin themelet e sistemit të vjetër shoqëror.  Diskutimi është fokusuar në një themel të ri vlerash, të rrënjosur në demokraci, jo si një utopi e Evropës Perëndimore, por si një zakon i përditshëm i të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.

The post Revolucioni i Flamingove: Një pikë kthese për ndërgjegjen qytetare në Shqipëri first appeared on Amfora.

Komuniteti hebre në Vlorë gjatë shekullit XVI
Në historinë e qytetit të Vlorës, periudha e fillimit të shekullit të XVI përfaqëson një etapë të veçantë demografike dhe ekonomike. Kjo periudhë karakterizohet nga ardhja dhe vendosja e një komuniteti të konsiderueshëm hebre, i cili ndikoi drejtpërdrejt në jetën urbane të qytetit. Kjo dukuri është dokumentuar në mënyrë të detajuar në regjistrat kadastralë osmanë të kohës.

Pas dekretit të Alhambras të vitit 1492, i cili urdhëroi dëbimin e hebrenjve nga Spanja, një pjesë e këtij popullsie u orientua drejt territoreve të Perandorisë Osmane. Sulltan Bajaziti II lejoi vendosjen e tyre në disa rajone të ndryshme, përfshirë Ballkanin dhe Shqipërinë, me shpresën se hebrenjtë do të ringrinin, përmes rrjetit të tyre të diasporës, tregtinë e vendit dhe të rajonit. Vlora, për shkak të pozicionit të saj gjeografik si port detar dhe lidhjeve tregtare me Italinë, u bë një nga destinacionet kryesore për hebrenjtë në arrati. Kështu në vitin 1506 Vlora numëronte 97 familje hebrenjsh. Numër ky që ishte i destinuar të rritej në mënyrë eksponenciale një dekadë e gjysmë më vonë.

Sipas regjistrit osman të vitit 1520, qyteti i Vlorës kishte një popullsi urbane të përbërë nga rreth 1367 familje. Nga ky numër, 531 familje (ose “hane”, pra vatra familjare me rreth pesë anëtarë) ishin regjistruar nga autoritetet osmane si hebrenj. Përveç këtyre vatrave familjare, në Vlorë regjistrat osman kanë shënuar edhe 69 hebrenj si beqarë. Këto shifra tregojnë se në atë periudhë specifike, hebrenjtë përbënin rreth 39 përqind të familjeve brenda zonës urbane të Vlorës. Ky nivel përfaqësimi e bënte Vlorën një ndër qendrat më të rëndësishme të banuara nga hebrenjtë në Ballkan, krahas Selanikut dhe Sarajevës.

Regjistrat osmanë të popullsisë dhe të taksave në Sanxhakun e Vlorës mes viteve 1519–1520 ofrojnë dëshmi të drejtpërdrejta për praninë e një komuniteti të madh hebre në qytet, i përbërë kryesisht nga hebrenj sefardit të ardhur kryesisht nga Spanja dhe Portugalia. Defterët regjistrojnë se 531 familjet hebraike ishin të organizuara në katërmbëdhjetë mëhallë, disa prej të cilave mbanin emrat e drejtuesve ose të kryefamiljarëve të tyre. Ndër emrat e dokumentuar në burimet osmane gjenden Mojsi Mezistrini; Josefi, biri i Moisiut; Matia, biri i Moisiut; Isaku, biri i Sinonias; Jahuda Isak, Nesimi, biri i Josefit, i identifikuar si mjek; Selemo Haron, etj, etj.

Gjithashtu nga këto regjistra dalin edhe familje dhe bashkësi hebrenjsh të ardhura nga Kalabria, Katalunia, Otranto dhe Moreja. Këto të dhëna dëshmojnë se komuniteti hebre i Vlorës nuk ishte homogjen, por përbëhej nga grupe me prejardhje të ndryshme mesdhetare, të vendosura në mëhallë të veçanta.

Edhe pse defterët nuk regjistrojnë profesionin e çdo kryefamiljari, burimet historike janë të njëzëshme se hebrenjtë e Vlorës luanin një rol të rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare të portit, duke zhvilluar shkëmbime të rregullta me Selanikun, brigjet italiane dhe qendra të tjera të Perandorisë Osmane, çka e bëri Vlorën një nga qendrat më të rëndësishme hebraike të Ballkanit gjatë gjysmës së parë të shekullit XVI.

Ardhja e këtij komuniteti solli ndryshime të dukshme në strukturën ekonomike të qytetit. Hebrenjtë në Vlorë u angazhuan kryesisht në zejtari, tregti dhe shërbime të ndryshme urbane. Ata morën pjesë aktive në tregtinë e kripës, e tekstileve dhe lëkurëve, duke shfrytëzuar rrjetin e tyre të kontakteve tregtare që shtrihej përtej kufijve të perandorisë, veçanërisht me portet italiane. Ky orientim ekonomik ishte i lidhur me natyrën dhe zhvillimin e tyre si popullsi urbane. Ata nuk u angazhuan pothuajse kurrë në sektorin e bujqësisë apo të pronësisë së tokës në fshatrat përreth.

Në aspektin administrativ dhe social, komuniteti hebre në Vlorë gëzonte një shkallë autonomie, e cila ishte karakteristike për sistemin osman të miletit. Ata kishin institucionet e tyre fetare, si sinagogat, dhe organizonin jetën e tyre të brendshme sipas ligjeve dhe traditave të tyre, gjurmët arkeologjike dhe toponimike të së cilës janë ende të pranishme sot në terren. Bashkëjetesa me popullsinë vendase të krishterë dhe myslimane ishte e rregulluar nga kuadri ligjor osman. Nuk ka të dhëna historike që të sugjerojnë konflikte të mëdha ndëretnike apo ndërfetare në këtë periudhë. Përkundrazi, bashkëveprimi në treg dhe në jetën e përditshme tregon për një integrim funksional të tyre në jetën e qytetit.

Megjithatë, ky lulëzim nuk zgjati. Në gjysmën e dytë të shekullit të XVI, Vlora u bë skenë e konflikteve të vazhdueshme ushtarake midis Perandorisë Osmane dhe Republikës së Venedikut. Bombardimet detare, epidemitë periodike të murtajës, malarjes, kolerës dhe pasiguria ekonomike e bënë jetën në port gjithnjë e më të vështirë. Në këtë kontekst, pjesa më e madhe e komunitetit vendosi të zhvendosej drejt qendrave më të qëndrueshme si për shembull Beratit, për shkak të pozicionit të sigurt në brendësi, dhe mbi të gjitha Selanikut, i cili po shndërrohej në metropolin kryesor hebre të Ballkanit.

Pasojat demografike ishin të menjëhershme. Regjistrat e shekullit të XVII dhe shënimet e Evlija Çelebiut dëshmojnë një rënie drastike: nga 531 familjet e vitit 1520, komuniteti ishte reduktuar tashmë në pak dhjetëra familje. Megjithatë, trashëgimia e tyre mbeti e gjallë në zhvillimin e zanateve dhe në fizionominë urbane që Vlora kishte përvetësuar gjatë dekadave të bashkëjetesës.

Periudha e shekullit të XVI mbetet si një dritare kohore kur Vlora kishte një strukturë popullsie mjaft të larmishme. Bashkëjetesa e përmendur, e mbështetur në ligjet e perandorisë, lejoi që ky qytet të funksiononte si një nyje e rëndësishme për tregtarët dhe zejtarët hebrenj për një kohë të caktuar. Pas largimit të tyre, qyteti vijoi udhëtimin e tij historik nën ndikimin e ndryshimeve të reja demografike dhe politike që karakterizuan shekujt në vijim. Historia e hebrenjve në Vlorë përmbyllet si një kapitull i rëndësishëm që kontribuoi në mozaikun e gjerë të historisë së këtij qyteti. Kontribut që asnjë debat modern nuk mund të deformojë.

The post Komuniteti hebre në Vlorë gjatë shekullit XVI first appeared on Amfora.

Teoricienët e Komplotit dhe “Revolucioni i Flamingove”
Për herë të parë termin “Shqipëri e Re” e ka përdorur Partia e Punës për të emërtuar mjetin e saj kryesore të propagandës: Kinostudion. Sot parrullën “Shqipëri e Re” e gjejme përbri kërkesës tjetër që kanë protestuesit për “Revolucion”. Pra qartazi “Shqipëria e Re” – ashtu si në fakt termi “Njeri i Ri” – nuk është asgjë më shumë se as një parrullë e ekstremit të majtë.

Në Shqipëri, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, ka teoricienë që mbështesin teorinë e një komploti botëror. Këta teoricienë besojnë se bota drejtohet nga një elitë lunatikësh satanistë (ose “reptilianë”, në vartësi të të çmendurit që e thotë!) – që në fund kërkojnë robërimin e njeriut. Ata shohin tek e majta dhe veçanërisht tek financuesit kryesorë të së majtës armikun kryesor të njerëzimit dhe të vetë njeriut.

Siç do të shkruante Eric Voegelin edhe pse filozofikisht e majta dhe teoritë e komplotit e kanë substraktin ideologjik të përbashkët te gnosticizmi mesjetar (por kjo është një temë tjetër)! ato prej dekadash luftojnë me njëri-tjetrin një luftë të përgjakshme. Shumë rallë – shumë rallë, për të mos thënë kurrë – ata mund të bashkohen në ndonjë kauzë. Por në Shqipëri kjo mrekulli ka ndodhur. Dhe në kuptimin sociologjik është shumë e rendësishme për të kuptuar “pse”-në. Cilat janë mekanizmat e kësaj proteste që kanë bashkuar nën të njëjtin shesh komunitetin LGBTQI+, transfeministet antifashiste me teoricienët e komplotit në Shqipëri? A ka mundësi që ky bashkim i panatyrshëm i këtyre kundërshtarëve arkaik të ketë ndodhur për një qëllim më të madh apo i nxitur nga interesat e aktorëve më të fuqishëm?

Në dekadën e fundit, studimi i dezinformimit ka nxjerrë në pah një aspekt të rëndësishëm të luftës moderne të informacionit. Kjo ka të bëj me përdorimin e teorive të konspiracionit si instrument për të ndikuar opinionin publik dhe për të dobësuar besimin ndaj institucioneve demokratike. Tre burime me autoritet të lartë – “NATO Strategic Communications Centre of Excellence (StratCom COE)”, projekti evropian “EuvsDisinfo” dhe raportet e “Komunitetit të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara” – kanë analizuar në mënyra të ndryshme këtë fenomen, duke arritur në përfundimin se aktorë të lidhur me Federatën Ruse kanë përdorur ose amplifikuar narrativa konspirative si pjesë të strategjisë së tyre të dezinformimit.

Një nga studimet më të rëndësishme në këtë fushë është ai i “NATO Strategic Communications Centre of Excellence”, i cili shqyrton mënyrën se si propaganda moderne nuk synon domosdoshmërisht të bindë publikun për një version të vetëm të së vërtetës, por të krijojë konfuzion, pasiguri dhe mosbesim. Studiuesit e këtij institucioni argumentojnë se teoritë e konspiracionit janë veçanërisht të dobishme për këtë qëllim sepse ato nxisin dyshimin ndaj mediave, qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare. Në raportin, “Internet Trolling as a Hybrid Warfare Tool: The Case of Latvia” (2018), autorët theksojnë se operacionet e informacionit synojnë të “rrisin konfuzionin, mosbesimin dhe polarizimin brenda shoqërive të caktuara”. Ky konstatim është bërë një nga referencat kryesore në studimet mbi luftën hibride.

Një burim i dytë me rëndësi është “EuvsDisinfo”, një projekt i krijuar nga “European External Action Service” (EEAS), për të monitoruar dhe dokumentuar rastet e dezinformimit pro-Kremlinit. Që nga themelimi i tij në vitin 2015, projekti ka ndërtuar një bazë të dhënash me mijëra shembuj narrativash të rreme ose mashtruese. Analizat e tij tregojnë se shumë prej këtyre narrativave mbështeten në elemente tipike të teorive të konspiracionit, si pretendimet për komplote globale, laboratorë biologjikë sekretë, manipulime zgjedhore ose kontroll të fshehtë të elitave ndërkombëtare. Në metodologjinë e tij, “EuvsDisinfo” thekson se, “Dezinformimi është informacion i rremë ose mashtrues që përhapet me qëllim mashtrimin e njerëzve ose për të siguruar përfitime ekonomike apo politike”. Projekti nuk pretendon se çdo teori konspirative është produkt i Kremlinit, por dokumenton rastet kur media ose aktorë pro-Kremlinit i kanë përforëcuar ato.

Një perspektivë tjetër ofrohet nga raportet e “Komunitetit të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara”, veçanërisht dokumenti, “Assessing Russian Activities and Intentions in Recent US Elections” (2017), i përgatitur nga “Office of the Director of National Intelligence” (ODNI). Ky raport vlerëson se Federata Ruse zhvilloi një fushatë të gjerë ndikimi përmes mediave shtetërore, rrjeteve sociale dhe aktorëve të tjerë të lidhur me shtetin. Dokumenti deklaron se, “Qëllimet e Rusisë ishin të minonin besimin e publikut në procesin demokratik të Shteteve të Bashkuara”. Raporti argumenton se përhapja dhe amplifikimi i narrativave polarizuese – përfshirë edhe atyre me natyrë konspirative – ishte pjesë e kësaj strategjie më të gjerë të ndikimit.

Në këtë prizëm edhe monitorimi i konspiracionistëve shqiptarë ka treguar se ata shpesh mbështesin një narrativë i cili sulmon elitat ndërkombëtare perëndimore, tenton polarizimin dhe konfuzionin. Kjo narrative u vu re edhe gjatë protestës, ku disa pankarta, qëndrime dhe shënime në rrjetet sociale përmbanin edhe thirrje anti-BE, anti-semite dhe anti-amerikane. Atëherë përse në kontekstin aktual shqiptar këto teoricienë po mbështesin gati unanimisht “Revolucionin Flamingo”? A janë ata vërtetë të shqetësuar për demokracinë dhe cilësinë e jetesës në Shqipëri? A kërkojnë ata dorëheqjen e Ramës për arsye fisnike? Apo janë duke polarizuar shoqërinë shqiptare në shërbim të Kremlinit dhe Teheranit dhe këtu krahu i ekstremit të majtë është vetëm mjeti i përkohshëm për këtë polarizim dhe konflikt?

The post Teoricienët e Komplotit dhe “Revolucioni i Flamingove” first appeared on Amfora.

Emanuel Levinas: Etika e tjetrit dhe primati i përgjegjësisë në filozofinë
Emanuel Levinas lindi në vitin 1906 në Kaunas, në një familje hebreje të kultivuar, ku tradita fetare dhe arsimi kishin një rëndësi të veçantë. Formimi i tij intelektual u zhvillua në një mjedis ku bashkëjetonin kultura hebraike, ruse dhe evropiane, gjë që i dha një horizont të gjerë shpirtëror dhe intelektual. Më vonë ai studioi në Strasbourg, ku u njoh me fenomenologjinë gjermane dhe, veçanërisht, me mendimin e Edmund Husserl. Studimet e mëtejshme në Gjermani e vunë në kontakt të drejtpërdrejtë me filozofinë e Martin Heidegger, e cila do të ushtronte një ndikim të madh në formimin e tij fillestar, megjithëse më vonë do të bëhej objekt i kritikave të thella.

Përvoja e Luftës së Dytë Botërore dhe e Holokaustit pati një rëndësi vendimtare në zhvillimin e mendimit të tij. Levinas kaloi vite në kampet gjermane të robërve të luftës, ndërsa shumë anëtarë të familjes së tij u vranë nga nazistët. Këto ngjarje e bindën se filozofia nuk mund të mbetej e mbyllur në abstraksione teorike, por duhej të përballej me pyetjen themelore të përgjegjësisë ndaj marrëdhënies me Tjetrin. Kjo bindje do të formësonte veprat e tij më të rëndësishme, ndër të cilat dallohen Totality and Infinity dhe Otherwise than Being, dy tekste që konsiderohen sot ndër kryeveprat e filozofisë kontinentale bashkëkohore.

Pika e nisjes së filozofisë së Levinasit është kritika ndaj traditës metafizike perëndimore. Sipas tij, që nga filozofia greke e deri te mendimi modern, filozofët kanë qenë të prirur ta kuptojnë realitetin duke e reduktuar atë në kategori që mund të zotërohen nga mendimi. Njohja shpesh është konceptuar si një proces përmes të cilit subjekti studion objektin brenda skemave të veta konceptuale. Në këtë mënyrë, Tjetri rrezikon të humbasë veçantinë e tij dhe të shndërrohet në një objekt të mendimit.

Levinas e quan këtë prirje logjikë të totalitetit. Totaliteti është përpjekja për ta përfshirë gjithçka brenda një sistemi të vetëm, ku çdo gjë gjen vendin e vet dhe ku asgjë nuk mbetet vërtet e jashtme ndaj mendimit. Sipas tij, shumë sisteme filozofike kanë synuar pikërisht këtë lloj përfshirjeje universale. Megjithatë, ai argumenton se ekziston diçka që i reziston çdo totalizimi: Tjetri si person.

Për Levinasin, marrëdhënia me Tjetrin nuk është një marrëdhënie njohjeje në kuptimin tradicional, por një ngjarje etike. Tjetri nuk paraqitet fillimisht si objekt që duhet kuptuar, por si një prani që më thërret dhe më kërkon përgjegjësi. Kjo ide shprehet në konceptin e tij të famshëm të fytyrës. Fytyra nuk duhet kuptuar vetëm si pamja fizike e një njeriu; ajo është shfaqja e drejtpërdrejtë e tjetrit si qenie që nuk mund të reduktohet në kategori, role ose përkufizime.

Kur përballem me fytyrën e tjetrit, sipas Levinasit, unë përballem me një kërkesë morale që vjen përpara çdo kontrate, ligji ose sistemi etik. Fytyra më thotë në mënyrë të heshtur: mos më dhuno, mos më redukto, mos më trajto si objekt. Pikërisht në këtë takim lind etika. Për këtë arsye, Levinas argumenton se etika është filozofia e parë, sepse marrëdhënia me tjetrin është më themelore sesa çdo teori mbi qenien ose njohjen.

Një nga aspektet më radikale të mendimit të tij është koncepti i përgjegjësisë së pakushtëzuar. Në shumicën e teorive morale, përgjegjësia paraqitet si rezultat i një marrëveshjeje, i një norme juridike ose i një detyrimi racional. Për Levinasin, përgjegjësia lind përpara çdo zgjedhjeje të vetëdijshme. Ai shkon aq larg sa të thotë se subjekti njerëzor formohet pikërisht nëpërmjet përgjegjësisë ndaj tjetrit. Njeriu nuk është fillimisht një qenie autonome që më pas zgjedh të kujdeset për të tjerët; përkundrazi, ai bëhet subjekt përmes kësaj thirrjeje etike.

Kjo mënyrë e të menduarit përmbys shumë prej supozimeve tradicionale të filozofisë moderne. Ndërsa mendimtarë si René Descartes e nisnin filozofinë nga vetëdija e vetvetes, Levinas e nis nga prania e tjetrit. Ndërsa filozofia moderne shpesh e vendoste autonominë në qendër të subjektivitetit, ai e vendos heteronominë, domethënë faktin se njeriu thirret nga diçka që vjen nga jashtë vetes.

Një rol të rëndësishëm në filozofinë e tij luan edhe nocioni i pafundësisë. Tjetri, sipas Levinasit, është bartës i një pafundësie që nuk mund të përmblidhet kurrë nga mendimi im. Çdo përpjekje për ta njohur plotësisht tjetrin dështon, sepse ai mbetet gjithmonë më shumë sesa ajo që unë mund të kuptoj. Pikërisht kjo tejkalueshmëri e tjetrit është themeli i respektit etik. Nëse tjetri do të mund të reduktohej plotësisht në një objekt njohjeje, atëherë marrëdhënia etike do ta humbiste kuptimin e saj.

Mendimi i tij është i lidhur ngushtë edhe me traditën hebraike, megjithëse ai e zhvilloi filozofinë e vet në dialog të vazhdueshëm me fenomenologjinë dhe filozofinë evropiane. Në shumë prej shkrimeve të tij, etika paraqitet si një mënyrë për të kuptuar transcendencën jo si arratisje nga bota, por si hapje ndaj Tjetrit. Në këtë kuptim, transcendenca nuk është largim nga marrëdhëniet njerëzore, por thellim i tyre.

Filozofia e Levinasit ka ushtruar një ndikim të jashtëzakonshëm në etikë, teologji, filozofi politike, pedagogji dhe studime kulturore. Mendimtarë të shumtë kanë gjetur tek ai një alternativë ndaj individualizmit modern dhe ndaj sistemeve filozofike që rrezikojnë ta zhdukin veçantinë e personit brenda kategorive abstrakte. Veçanërisht në fushën e etikës, ai ka kontribuar në rivendosjen e marrëdhënies ndërpersonale si themel i reflektimit moral.

Në fund, rëndësia e Emanuel Levinasit qëndron në faktin se ai e zhvendosi qendrën e filozofisë nga pyetja “Çfarë është qenia?” drejt pyetjes “Çfarë i detyrohem Tjetrit?”. Duke vendosur fytyrën, përgjegjësinë dhe kujdesin për tjetrin në zemër të mendimit filozofik, ai krijoi një nga vizionet më të fuqishme etike të epokës bashkëkohore. Në një botë ku marrëdhëniet njerëzore shpesh rrezikojnë të reduktohen në interesa, funksione ose kalkulime, filozofia e tij vazhdon të kujtojë se dinjiteti i personit fillon aty ku njeriu pranon të dëgjojë thirrjen e tjetrit.

The post Emanuel Levinas: Etika e tjetrit dhe primati i përgjegjësisë në filozofinë  first appeared on Amfora.

Martin Hajdeger: Pyetja mbi qenien dhe kërkimi për kuptimin e ekzistencës njerëzore
Martin Hajdeger lindi në vitin 1889 në Messkirch, në një familje katolike me prejardhje modeste. Formimi i tij i hershëm u zhvillua nën ndikimin e teologjisë dhe të traditës skolastike, por shumë shpejt interesat e tij u drejtuan nga filozofia. Studimet universitare në Universitetin e Freiburgut e vendosën në kontakt me fenomenologjinë e Edmund Husserl, nën drejtimin e të cilit ai u formua intelektualisht. Husserli i dha mjetet metodologjike që do t’i mundësonin të zhvillonte analizat e tij të famshme mbi përvojën njerëzore, megjithëse më vonë Hajdegeri do të largohej ndjeshëm nga orientimi i mësuesit të tij.

Vepra që e bëri të njohur në mbarë botën ishte “Being and Time”, e konsideruar gjerësisht si një nga tekstet më të rëndësishme të filozofisë së shekullit të njëzetë. Në këtë libër, Hajdegeri nuk fillon nga analiza e natyrës, e shkencës apo e logjikës, por nga qenia njerëzore si ajo qenie që pyet për kuptimin e ekzistencës së vet. Sipas tij, vetëm njeriu është i aftë të shtrojë pyetjen mbi ekzistencën dhe për këtë arsye analiza e qenies njerëzore bëhet rruga e domosdoshme për të kuptuar vetë Qenien.

Për të shmangur kuptimet tradicionale të nocionit “njeri”, Hajdegeri përdor termin gjerman “Dasein”, që zakonisht përkthehet si “qenie-atje” ose “të-qenit-atje”. Dasein-i nuk është thjesht individi biologjik ose psikologjik; ai është ajo qenie që jeton duke u përballur me pyetjen e ekzistencës së vet. Njeriu nuk është një objekt midis objekteve të tjera, por një qenie që ka marrëdhënie me qenien e vet dhe që duhet vazhdimisht të vendosë se çfarë do të bëhet.

Një nga idetë themelore të Hajdegerit është se njeriu nuk ekziston kurrë si një subjekt i izoluar që përballet me një botë të jashtme. Përkundrazi, ai është gjithmonë në botë. Ky koncept, i njohur si “qenia në botë”, shpreh bindjen se ekzistenca njerëzore është e ndërthurur që në fillim me mjedisin, me të tjerët, me gjuhën dhe me kulturën. Ne nuk e ndërtojmë më vonë marrëdhënien me botën; ne gjithmonë e gjejmë veten tashmë brenda saj.

Kjo ide përfaqëson një kritikë të fuqishme ndaj shumë formave të filozofisë moderne, veçanërisht atyre që e ndanin subjektin nga objekti. Për Hajdegerin, kjo ndarje është artificiale. Njeriu jeton fillimisht në një botë ku vepron, punon, komunikon dhe kujdeset për gjërat. Një vend qendror në filozofinë e tij zë nocioni i kujdesit. Sipas Hajdegerit, struktura themelore e ekzistencës njerëzore është kujdesi.

Njeriu është gjithmonë i përfshirë në projekte, shqetësime, dëshira dhe mundësi. Ai nuk ekziston si një qenie statike, por si një qenie që vazhdimisht shtrihet drejt së ardhmes dhe përpiqet të realizojë mundësitë e veta. Ekzistenca është, në thelb, një proces i vazhdueshëm i të qenit drejt diçkaje.

Një nga analizat më të njohura të Hajdegerit lidhet me dallimin midis ekzistencës autentike dhe ekzistencës joautentike. Në jetën e përditshme, sipas tij, shumica e njerëzve priren të humbasin në botën e zakonshme të zakoneve, opinioneve dhe pritshmërive shoqërore. Ata jetojnë sipas asaj që “thuhet”, “mendohet” ose “bëhet” nga të gjithë. Hajdegeri e përshkruan këtë gjendje me termin “das Man”, që zakonisht përkthehet si “ata” ose “njerëzit në përgjithësi”.

Në këtë gjendje, individi rrezikon të humbasë veçantinë e vet dhe të jetojë sipas modeleve të imponuara nga shoqëria. Megjithatë, ekziston mundësia e një ekzistence autentike, në të cilën njeriu merr përgjegjësinë për jetën e vet dhe për zgjedhjet e veta. Autenticiteti nuk nënkupton izolim ose individualizëm ekstrem, por vetëdije të plotë për faktin se jeta ime është e imja dhe se askush nuk mund të zgjedhë në vendin tim.

Kjo ide lidhet ngushtë me analizën e famshme të vdekjes. Për Hajdegerin, vdekja nuk është thjesht një ngjarje biologjike që ndodh në fund të jetës, por mundësia më personale dhe më e pashmangshme e ekzistencës njerëzore. Askush nuk mund të vdesë në vendin tim. Vetëdija për vdekjen e çliron njeriun nga iluzioni i pavdekshmërisë së përditshme dhe e shtyn të jetojë në mënyrë më autentike.

Ankthi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në filozofinë e tij. Ndryshe nga frika, e cila ka gjithmonë një objekt të caktuar, ankthi e vendos njeriun përballë vetë faktit të ekzistencës së tij. Në përvojën e ankthit, bota e zakonshme humbet sigurinë e saj dhe njeriu përballet me lirinë dhe fundin e vet. Pikërisht për këtë arsye ankthi ka një vlerë filozofike: ai zbulon dimensione të ekzistencës që zakonisht mbeten të fshehura.

Pas periudhës kur shkroi “Qenia dhe Koha”, mendimi i Hajdegerit pësoi një zhvillim të rëndësishëm. Ai filloi të largohej gradualisht nga analiza e ekzistencës njerëzore dhe të përqendrohej më shumë te vetë historia e qenies. Sipas tij, filozofia perëndimore kishte harruar pyetjen mbi qenien dhe ishte përqendruar gjithnjë e më shumë te kontrolli, përfaqësimi dhe zotërimi i realitetit.

Kjo kritikë arrin kulmin në analizën e tij mbi teknologjinë moderne. Hajdegeri nuk e kundërshton teknologjinë si mjet praktik, por argumenton se epoka teknologjike ka krijuar një mënyrë të re të të menduarit, ku çdo gjë shihet si burim që mund të përdoret dhe të kontrollohet. Natyra, kafshët dhe madje edhe vetë njeriu rrezikojnë të reduktohen në objekte të menaxhueshme. Problemi nuk është teknologjia në vetvete, por mënyra e të menduarit që ajo nxit.

Në këtë fazë të mendimit të tij, gjuha fiton një rëndësi të veçantë. Hajdegeri e quan gjuhën “shtëpia e qenies”, sepse beson se qenia zbulohet përmes gjuhës. Për këtë arsye ai i kushtoi vëmendje të madhe poezisë, veçanërisht veprës së Friedrich Hölderlin, duke parë tek ajo një mënyrë më të thellë dhe më autentike të banimit njerëzor në botë.

Megjithatë, figura e Hajdegerit mbetet e debatueshme për shkak të lidhjes së tij të përkohshme me regjimin nazist gjatë viteve tridhjetë. Kjo çështje ka nxitur diskutime të shumta mbi raportin midis jetës së tij politike dhe filozofisë së tij. Megjithëse studiuesit vazhdojnë të debatojnë mbi këtë problem, rëndësia filozofike e veprës së tij mbetet e padiskutueshme.

Ndikimi i Martin Hajdegerit në mendimin bashkëkohor është jashtëzakonisht i gjerë. Ai ndikoi drejtpërdrejt në ekzistencializmin e Jean-Paul Sartre, në hermeneutikën e Hans-Georg Gadamer, në filozofinë e Emmanuel Levinas, si dhe në shumë zhvillime të mëvonshme të fenomenologjisë dhe filozofisë kontinentale.

Në fund, rëndësia e Martin Hajdegerit qëndron në faktin se ai e riktheu në qendër të filozofisë pyetjen mbi qenien dhe mbi kuptimin e ekzistencës njerëzore. Duke analizuar kohën, vdekjen, ankthin, lirinë, gjuhën dhe teknologjinë, ai krijoi një mënyrë të re të të menduarit që vazhdon të sfidojë dhe të frymëzojë filozofët edhe sot.

The post Martin Hajdeger: Pyetja mbi qenien dhe kërkimi për kuptimin e ekzistencës njerëzore first appeared on Amfora.

Zigmunt Bauman: Moderniteti i lëngshëm dhe pasiguria e njeriut bashkëkohor
Zigmunt Bauman është një nga mendimtarët më të rëndësishëm të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë dhe të fillimit të shekullit njëzetenjë, sepse ai arriti të përshkruajë me një qartësi të jashtëzakonshme transformimet e thella që kanë prekur jetën shoqërore, marrëdhëniet njerëzore, identitetin individual dhe vetë mënyrën se si njeriu modern e përjeton botën. Edhe pse në kuptimin e ngushtë akademik Bauman konsiderohet kryesisht sociolog, ndikimi i tij shkon shumë përtej sociologjisë, sepse reflektimet e tij prekin çështje filozofike themelore si liria, morali, përgjegjësia, identiteti, globalizimi dhe kuptimi i ekzistencës në një epokë të karakterizuar nga pasiguria dhe ndryshimi i vazhdueshëm. Në këtë kuptim, ai mund të konsiderohet një filozof i modernitetit të vonë, një interpretues i hollë i gjendjes njerëzore në kohën e globalizimit dhe një kritik i mënyrave përmes të cilave shoqëritë bashkëkohore prodhojnë njëkohësisht liri dhe ankth.

Zigmunt Bauman lindi në vitin 1925 në Poznań, në një familje hebreje që jetonte në Poloni. Jeta e tij u ndikua thellësisht nga ngjarjet dramatike të shekullit të njëzetë, veçanërisht nga pushtimi nazist, Lufta e Dytë Botërore dhe përvojat e totalitarizmit. Familja e tij u detyrua të largohej nga Polonia dhe të kërkonte strehim në Bashkimin Sovjetik, ndërsa pas luftës ai u rikthye në vendlindje dhe filloi një karrierë akademike që do të ndërpritej nga tensionet politike të regjimit komunist. Në vitin 1968, për shkak të fushatave antisemite të autoriteteve polake, Bauman u detyrua të emigronte dhe përfundimisht u vendos në Britaninë e Madhe, ku zhvilloi pjesën më të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në University of Leeds.

Megjithëse jeta e tij përmban elemente që ndihmojnë për të kuptuar ndjeshmërinë e tij ndaj çështjeve të pushtetit, përjashtimit dhe pasigurisë, rëndësia e vërtetë e Baumanit qëndron te veprat dhe idetë e tij. Ndër librat më të njohur të tij gjenden “Modernity and the Holocaust”, “Liquid Modernity”, “Liquid Love”, “Liquid Fear” dhe “Globalization: The Human Consequences”. Këto tekste formojnë një reflektim të gjerë mbi fatin e njeriut në botën moderne dhe mbi transformimet që kanë prekur institucionet tradicionale të jetës shoqërore.

Një nga kontributet më të rëndësishme të Baumanit është analiza e tij e modernitetit të lëngshëm, koncept që e bëri të njohur në mbarë botën. Sipas tij, shoqëritë moderne kanë kaluar nga një fazë që mund të quhet moderne e ngurtë, ku institucionet, identitetet dhe normat shoqërore kishin një stabilitet relativ, drejt një faze të re ku gjithçka karakterizohet nga rrjedhshmëria, paqëndrueshmëria dhe ndryshimi i vazhdueshëm. Në këtë realitet të ri, marrëdhëniet, karrierat, identitetet dhe vetë projektet e jetës nuk kanë më qëndrueshmërinë që kishin dikur.

Termi “i lëngshëm” nuk përdoret rastësisht. Ashtu si lëngjet nuk ruajnë një formë të qëndrueshme dhe përshtaten vazhdimisht me enën që i përmban, edhe jeta bashkëkohore, sipas Baumanit, karakterizohet nga mungesa e formave të qëndrueshme sociale. Institucionet tradicionale si familja, komuniteti lokal, klasa shoqërore dhe madje edhe shteti kombëtar kanë humbur një pjesë të madhe të aftësisë së tyre për t’i ofruar individit siguri dhe orientim afatgjatë.

Për Baumanin, kjo situatë krijon një paradoks të rëndësishëm. Nga njëra anë, individët gëzojnë më shumë liri se në shumë periudha të mëparshme historike; ata kanë më shumë mundësi për të zgjedhur stilin e jetës, profesionin, identitetin dhe marrëdhëniet e tyre. Nga ana tjetër, kjo liri shoqërohet me një pasiguri të vazhdueshme, sepse individi mbetet gjithnjë e më shumë i vetëm përballë përgjegjësisë për sukseset dhe dështimet e veta.

Një nga temat qendrore të mendimit të tij është kriza e identitetit. Në shoqëritë tradicionale, identiteti ishte relativisht i qëndrueshëm dhe përcaktohej nga familja, komuniteti, profesioni ose tradita fetare. Në modernitetin e lëngshëm, identiteti bëhet një projekt i vazhdueshëm që duhet ndërtuar dhe rindërtuar pa pushim. Njeriu bashkëkohor nuk trashëgon më një identitet të gatshëm; ai detyrohet ta krijojë vetë, duke jetuar në një gjendje të përhershme pasigurie dhe vetëvlerësimi.

Kjo analizë lidhet ngushtë me reflektimet e Baumanit mbi konsumizmin. Ai argumenton se shoqëria bashkëkohore nuk organizohet më kryesisht rreth prodhimit, por rreth konsumit. Njerëzit nuk gjykohen më vetëm sipas asaj që prodhojnë, por gjithnjë e më shumë sipas asaj që konsumojnë. Konsumi bëhet një mënyrë për të ndërtuar identitetin, për të fituar njohje shoqërore dhe për të krijuar ndjesinë e përkatësisë. Megjithatë, ky proces është i paqëndrueshëm, sepse dëshirat konsumiste nuk mund të kënaqen kurrë plotësisht; ato rinovohen vazhdimisht dhe e mbajnë individin në një gjendje të përhershme kërkimi.

Një tjetër fushë ku Bauman ka ushtruar ndikim të madh është analiza e marrëdhënieve njerëzore. Në veprën e tij mbi dashurinë e lëngshme, ai argumenton se edhe lidhjet personale janë prekur nga logjika e modernitetit të lëngshëm. Marrëdhëniet bëhen më fleksibël, por njëkohësisht më të brishta. Njerëzit dëshirojnë afërsi emocionale, por shpesh kanë frikë nga angazhimet afatgjata që mund të kufizojnë lirinë e tyre. Kjo krijon një tension të vazhdueshëm midis nevojës për siguri dhe dëshirës për autonomi.

Ndër reflektimet më të thella të Baumanit është analiza e marrëdhënies midis modernitetit dhe barbarisë. Në veprën e tij mbi Holokaustin, ai kundërshton idenë se gjenocidi nazist ishte një kthim i përkohshëm në barbarizëm ose një devijim nga qytetërimi modern. Përkundrazi, ai argumenton se Holokausti u bë i mundur pikërisht nga disa prej karakteristikave të modernitetit, si burokracia, racionalizimi administrativ dhe organizimi teknik i shoqërisë. Kjo analizë përbën një paralajmërim të fuqishëm kundër besimit të verbër se progresi teknik dhe racionaliteti institucional sjellin automatikisht përparim moral.

Morali zë gjithashtu një vend qendror në mendimin e tij. I ndikuar pjesërisht nga Emmanuel Levinas, Bauman argumenton se përgjegjësia morale lind nga takimi konkret me tjetrin dhe nuk mund të reduktohet plotësisht në rregulla juridike ose procedura institucionale. Në një botë gjithnjë e më të globalizuar dhe të fragmentuar, ruajtja e ndjeshmërisë morale ndaj tjetrit bëhet një nga sfidat më të mëdha të jetës njerëzore.

Globalizimi është një tjetër temë e rëndësishme e reflektimeve të tij. Bauman vëren se lëvizja e kapitalit, e informacionit dhe e mallrave ka fituar një shpejtësi të paprecedentë, ndërsa shumë njerëz mbeten të kufizuar nga kufijtë ekonomikë dhe politikë. Kjo krijon forma të reja pabarazie dhe ndarje, ku disa gëzojnë liri të madhe lëvizjeje, ndërsa të tjerë përjetojnë pasiguri, përjashtim dhe margjinalizim.

Ajo që e bën Baumanin veçanërisht të rëndësishëm është aftësia për të kombinuar analizën sociologjike me reflektimin filozofik. Ai nuk kufizohet në përshkrimin e fenomeneve shoqërore, por përpiqet të kuptojë se çfarë nënkuptojnë ato për gjendjen njerëzore. Në qendër të mendimit të tij qëndron pyetja se si mund të jetojë njeriu me dinjitet, përgjegjësi dhe kuptim në një botë ku gjithçka duket e përkohshme dhe e pasigurt.

Ndikimi i Zigmunt Baumanit në mendimin bashkëkohor është jashtëzakonisht i gjerë. Idetë e tij kanë ushtruar ndikim në sociologji, filozofi, pedagogji, studime kulturore, teori politike dhe analiza të globalizimit. Koncepti i modernitetit të lëngshëm është bërë një nga mjetet më të përdorura për të kuptuar transformimet e shoqërive të shekullit të njëzetenjë.

Në fund, rëndësia e Baumanit qëndron në aftësinë e tij për të diagnostikuar me saktësi pasiguritë, kontradiktat dhe tensionet e botës bashkëkohore. Ai na kujton se liria pa orientim moral mund të shndërrohet në ankth, se konsumizmi nuk mund të zëvendësojë kuptimin e jetës dhe se përgjegjësia ndaj tjetrit mbetet themeli i çdo shoqërie autentikisht njerëzore.

The post Zigmunt Bauman: Moderniteti i lëngshëm dhe pasiguria e njeriut bashkëkohor first appeared on Amfora.

Antoni Gidens: Përtej të majtës dhe të djathtës
Antoni Gidens lindi në Londër në vitin 1938, në një familje të klasës punëtore. Babai i tij punonte si transportues në aeroport, një punë e zakonshme, por që i dha Gidens -it një vëzhgim të hershëm të jetës së njerëzve të thjeshtë dhe strukturave që i rrethonin. Ai ishte fëmijë i vetëm dhe rriti një ndjenjë të fortë vetë-arsimi, duke lexuar më shumë seç i kërkohej në shkollë dhe duke kërkuar gjithmonë të kuptojë mekanizmat e shoqërisë që e rrethonte.

Studimet e larta i kreu në Hull dhe më pas në London School of Economics (LSE), duke hyrë në një mjedis akademik që do t’i formësonte karrierën. Më vonë u bë një nga sociologët më të njohur në botë, autor i dhjetëra librave, themelues i teorisë së strukturimit, profesor e më pas drejtor i LSE. Por përtej rrymave teorike, Gidens hyri gradualisht edhe në terrenin e politikës praktike, duke influencuar reformën e qendrës së majtë në Europë, sidomos në Britaninë e viteve ’90. Pikërisht këtu fillon rrëfimi i tij politik.

Në fillim të viteve ’90, Gidens ishte tashmë i lodhur nga polarizimet e politikës klasike: nga njëra anë socialdemokracia tradicionale që mbahej fort pas shtetit të mirëqenies së pasluftës, dhe nga ana tjetër neoliberalizmi i ashpër që promovonte tregun si mekanizmi më i vlefshëm për çdo gjë. Ai pa se të dyja qasjet kishin ngecur në logjikat e shekullit XX, ndërsa bota po hynte me ritme të shpejta në shekullin e ristukturimit ekonomik, të globalizimit, të individualizimit të lartë dhe të teknologjisë transformuese.

Në këtë kontekst, Gidens ofroi vizionin e tij politik më të rëndësishëm: “Rruga e Tretë”. Narracioni i ofertës së tij politike është rrëfimi i një përpjekjeje për të çarë përmes dy modeleve të konsumuara, për të krijuar një filozofi pragmatike që synonte një ekuilibër të ri midis shtetit dhe tregut, midis lirisë individuale dhe solidaritetit shoqëror.

Ai vuri re se shoqëritë moderne po bëheshin më komplekse. Njerëzit nuk i shihnin më identitetet e tyre vetëm përmes klasës shoqërore. Rolit të shtetit nuk mund t’i lihej një trajtë lineare: as ai i një Leviathani rregullues që ndërhynte kudo, e as ai i një rojtari minimalist të tregut. Politika, sipas Gidens, duhej të dilte nga kategoritë dualiste.

Në narracionin politik të Gidens-it, qytetari modern përballet me rreziqe të reja: rreziqe ekologjike, rreziqe teknologjike, pabarazi të reja të krijuara nga globalizimi, paqartësi kulturore dhe presion mbi institucione tradicionale si familja dhe komuniteti. Politika nuk mund të përgjigjej me receta të vjetra. Ajo duhej të merrte parasysh dinamikat e reja, duhet të krijonte siguri sociale pa shkatërruar iniciativën individuale, duhet të ofronte drejtësi sociale pa e zëvendësuar plotësisht tregun.

Nga kjo analizë, oferta politike e Gidens -it u kristalizua në disa parime kyçe:

Rënia e dualizmave. Shteti dhe tregu nuk duhet parë si armiq, por si partnerë që plotësojnë njëri-tjetrin. Familja dhe emancipimi personal nuk janë në konflikt, por mund të zhvillohen së bashku. Tradita dhe moderniteti nuk përjashtojnë njëri-tjetrin.

Investim në kapitalin njerëzor. Në vend që shteti të fokusohej në shpërndarje pasive, ai duhej të ndihmonte njerëzit të bëhen aktivë: arsim, trajnim, mjekësi preventive, mbështetje ndaj të rinjve dhe grupeve vulnerabël. Kjo ishte mënyra, sipas tij, për të ndërtuar një shoqëri dinamike që i reziston transformimeve.

Politika e jetës. Këtu Gidens ofron një ide interesante dhe moderne: shumë konflikte të sotme politike nuk lindin nga ekonomia, por nga zgjedhjet që lidhen me identitetin, seksualitetin, familjen, teknologjinë, shkencën – të gjitha çështje që ndikojnë jetën intime të njerëzve. Politika duhet të përgatisë reforma që e ndihmojnë qytetarin.

Shteti si aktivizues, jo si furnizues i gjithçkaje. Shteti duhet të krijojë mundësi, jo thjesht transferime. Ai duhet të forcojë shoqërinë civile dhe të nxisë komunitetet të marrin përgjegjësi.

Këto ide nuk mbetën vetëm në teori. Tony Blair, kryeministri laburist i Britanisë, e ftoi Gidens -in të ishte këshilltar i tij. Rruga e Tretë u bë platforma bazë e reformave brenda qendrës së majtë europiane. Gidens ndikoi debatin për reformën e shtetit të mirëqenies, modelin e punësimit, politikat mbi ndryshimet klimatike, sigurinë dhe rolin e Europës në botë.

Në rrëfimin e tij politik, Gidens shfaqet si një analist i kohëzgjatjes së madhe: ai shikon të ardhmen si hapësirë të rrezikut, por edhe të mundësive. Nuk është idealist i verbër, as pragmatist pa vizion. Ai kërkon të ndërtojë një model politik që i përgjigjet realitetit të ndryshuar të globalizimit.

Por rrëfimi i tij politik nuk është pa kritika. Disa e panë Rrugën e Tretë si tepër të afërt me tregun. Të tjerë e akuzuan se ambiguiteti i saj politik i dha qendrës së majtë një identitet të zbehur. Gidens këto kritika i ka dëgjuar, por ka mbrojtur idenë se politika nuk mund të ngecë në ideologjitë e shekullit XX. Bota ka ndryshuar dhe kërkon forma të reja përgjigjeje.

Në narracionin e sotëm politik, Gidens do të përshkruante një botë të mbushur me inteligjencë artificiale, me punë të paqëndrueshme, me lëvizje migratorë dhe me sfida ekologjike të mëdha. Ai do të këmbëngulte se politika nuk mund të jetë as konservator pra e frikësuar dhe as populiste pra e thjeshtuar. Ajo duhet të jetë politikë e përgjegjësisë, e informuar nga sociologjia, nga analiza e strukturave, nga dinamika e institucioneve.

Në fund, oferta politike e Antoni Gidens nuk është një manual për qeverisje, por një strategji për mendim politik të kohës sonë: hibrid, fleksibël, realist, i orientuar drejt qytetarit aktiv dhe të ardhmes.

Ai shfaqet si figura e një sociologu që vuri në lëvizje një debat të madh: si mund të ndërtojmë një shoqëri që i përgjigjet rrezikut pa u dorëzuar ndaj tij? Si t’i kombinojmë lirinë personale me solidaritetin kolektiv? Si të mos ngecim midis nostalgjisë për të kaluarën dhe ekstazës naive për progresin?

Ky është rrëfimi politik i Antoni Gidens: një përpjekje për të krijuar një politikë të re, të aftë të mbajë ritmin e botës moderne, pa humbur fokusin tek njeriu.

The post Antoni Gidens: Përtej të majtës dhe të djathtës first appeared on Amfora.

Noam Çomski: Kush e sundon botën?
Noam Çomski lindi në vitin 1928 në Filadelfia, në një familje që i përkiste botës së dijes. Babai i tij ishte një studiues i respektuar i gjuhës hebraike, ndërsa nëna ishte e angazhuar me çështje sociale dhe debat publik. Çomski u rrit në një mjedis intelektual ku letërsia, politika dhe diskutimi kritik ishin pjesë e përditshmërisë. Që në moshë të re u bë i ndjeshëm ndaj padrejtësisë dhe kjo e çoi drejt interesit për lëvizjet radikale, analizën politike dhe, më vonë, gjuhësinë, fushë në të cilën u bë një nga figurat më ndikimtare të shekullit XX.

Edhe pse meritat e tij në gjuhësi janë të njohura botërisht, Çomski-t iu shtua një identitet i dytë, po aq i fortë: ai i intelektualit kritik dhe analistit politik. Ai nuk e ndërtoi këtë profil përmes ambicies personale, por përmes një nevoje të brendshme për të demaskuar mekanizmat e pushtetit që, sipas tij, shpesh paraqiten rremë si mekanizma të moralit dhe demokracisë. Pikërisht këtu nis edhe rrëfimi filozofik që gjejmë në librin “Kush e sundon botën?”, i cili nuk është thjesht një vëzhgim i realitetit, por një kornizë teorike mbi natyrën e pushtetit global.

Filozofia politike e Çomski-t nis nga një premisë e qartë: marrëdhëniet ndërkombëtare nuk udhëhiqen nga parimet morale, por nga kapaciteti për të imponuar vullnetin. Në këtë kuptim, titulli “Kush e sundon botën?” nuk është një pyetje retorike, por një ftesë për të zbuluar strukturat e padukshme që e përcaktojnë realitetin politik. Në qendër të vizionit të tij qëndron ideja se pushteti është i përqendruar dhe i organizuar në mënyrë të tillë që interesat e aktorëve të fuqishëm të vendosen mbi interesat e popujve dhe të demokracive. Sundimi nuk realizohet vetëm përmes mjeteve ushtarake apo politike, por edhe përmes kontrollit të informacionit, ekonomisë dhe prodhimit të narrativës.

Për Çomski-n, marrëdhëniet globale funksionojnë sipas një logjike dominimi që shkon përtej retorikës diplomatike. Ai argumenton se mënyra se si shfaqet realiteti botëror nuk është natyrale; ajo është e ndërtuar. Diskurset politike, të cilat paraqiten si të paanshme, shpesh janë instrumente të fuqisë. Kjo është arsyeja pse Çomski i jep rëndësi të jashtëzakonshme analizës së gjuhës dhe propagandës: mënyra se si artikulohet realiteti është po aq e rëndësishme sa vetë realiteti. Kush kontrollon narracionin, kontrollon edhe perceptimin publik për atë se çfarë është “e drejtë”, “e nevojshme” apo “e domosdoshme”.

Në këtë kuadër teorik, Çomski e koncepton botën si një sistem në të cilin elitat politike dhe ekonomike luajnë një rol qendror. Për të, demokracitë moderne shpesh funksionojnë si sisteme të kontrollit të butë, ku qytetarët lejohen të besojnë se zotërojnë ndikim, ndërkohë që vendimet kryesore merren jashtë mekanizmave të pjesëmarrjes së tyre. Ai nuk e sheh këtë si një komplot, por si një strukturë të institucionalizuar të interesave. Kjo është arsyeja pse kritika e tij ndaj politikës së botës është sistematike dhe jo rastësore: problemet nuk burojnë nga individë të veçantë, por nga mënyra se si është organizuar vetë pushteti.

Kapitulli teorik më i thelluar i vizionit të Çomski-t qëndron te ideja e hierarkisë globale. Sipas tij, aktorët më të fuqishëm – shtetërorë ose ekonomikë – ndërtojnë një rend ku veprimet e tyre njihen si legjitime, ndërsa veprime të ngjashme nga aktorë të tjerë konsiderohen të paligjshme. Kjo asimetri e legjitimitetit është bërthama e kontrollit global. Renditja e kombeve në “të përgjegjshme” dhe “të papërgjegjshme”, në “aleate” dhe “kërcënuese”, është për Çomski-n mënyra se si strukturohet narrativa e sundimit.

Në këtë vizion teorik, e drejta ndërkombëtare shpesh shërben si instrument i këtij rendi, jo si mekanizëm neutral. Çomski analizon se normat globale marrin kuptim të ndryshëm në varësi të fuqisë së atyre që i interpretojnë. Ligji, morali, demokracia – të gjitha këto nocione, të cilat në dukje janë ideale universale, në praktikë përdoren si mjete për të konsoliduar pushtetin ekzistues. Për këtë arsye, Çomski i sheh me dyshim deklaratat e mëdha morale të shteteve të fuqishme: për të, morali bëhet funksional vetëm atëherë kur përputhet me interesin.

Në fund të këtij narracioni teorik, Çomski nuk ofron një përgjigje të thjeshtë për pyetjen “Kush e sundon botën?”. Përkundrazi, ai e kthen pyetjen në një proces reflektimi: bota sundohet nga një kompleks aktorësh që përfshijnë shtete, elita politike, struktura ekonomike, instrumente ideologjike dhe mekanizma ligjorë. Sundimi është i shpërndarë dhe jo i barabartë.

Çomski, përmes këtij libri, nuk synon ta rrëzojë rendin botëror, por të nxjerrë në pah natyrën e tij. Filozofia e tij politike është një thirrje për vigjilencë intelektuale: qytetari duhet të jetë kritik ndaj autoritetit, i vetëdijshëm për mekanizmat e manipulimit dhe i gatshëm të analizojë strukturat që presupozohet se veprojnë për të mirën e tij. Për Çomski-n, e vetmja mënyrë për të demaskuar pushtetin është ekspozimi i gjuhës, ideologjisë dhe hierarkive që e mbajnë atë të qëndrueshëm.

The post Noam Çomski: Kush e sundon botën? first appeared on Amfora.

Antonio Gramshi: filozofia e hegjemonisë, kulturës dhe transformimit shoqëror
Në historinë e mendimit politik dhe filozofik të shekullit të njëzetë, Antonio Gramshi zë një vend të veçantë për shkak të përpjekjes së tij për të rishikuar dhe pasuruar traditën marksiste përballë realiteteve të reja të shoqërisë moderne.

Ndryshe nga shumë mendimtarë revolucionarë të kohës së tij, Gramshi nuk u përqendrua vetëm te ekonomia ose te strukturat materiale të pushtetit, por i kushtoi vëmendje të jashtëzakonshme kulturës, arsimit, intelektualëve dhe proceseve përmes të cilave një rend shoqëror arrin të sigurojë pranimin dhe konsensusin e atyre që qeverisen.

Për këtë arsye, ai konsiderohet sot jo vetëm si një teoricien politik, por edhe si një filozof i kulturës, i edukimit dhe i jetës shoqërore, ndikimi i të cilit ka kapërcyer prej kohësh kufijtë e marksizmit tradicional.

Antonio Gramshi lindi në vitin 1891 në Ales, në ishullin e Sardenjës, në një familje që jetonte në kushte të vështira ekonomike. Fëmijëria e tij u shënua nga sëmundje të rënda fizike dhe nga përvoja e drejtpërdrejtë e pabarazive sociale që karakterizonin Italinë e fund-shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Këto përvoja do të linin gjurmë të thella në mënyrën se si ai do të kuptonte më vonë raportet midis pushtetit, kulturës dhe zhvillimit njerëzor. Studimet universitare në Turin e vendosën në kontakt me botën industriale moderne, me lëvizjet punëtore dhe me debatet intelektuale që po transformonin Evropën.

Megjithëse aktiviteti i tij politik si një nga themeluesit e Italian Communist Party pati rëndësi të madhe historike, vepra për të cilën ai njihet më shumë është korpusi i reflektimeve të zhvilluara gjatë viteve të burgimit nën regjimin e Benito Mussolini.

Pikërisht në kushtet e izolimit dhe të censurës, ai shkroi tekstet që më vonë do të botoheshin si Prison Notebooks, një nga veprat më me ndikim të mendimit politik të shekullit të njëzetë. Në këto shënime, Gramshi zhvilloi konceptet që do ta bënin të famshëm, duke u larguar nga interpretimet ekonomike dhe deterministe të marksizmit dhe duke i dhënë një rol qendror kulturës dhe vetëdijes.

Një nga idetë më të rëndësishme të filozofisë së Gramshi është koncepti i hegjemonisë kulturore. Sipas tij, klasat sunduese nuk e ruajnë pushtetin vetëm përmes forcës shtetërore, ligjeve ose aparatit represiv, por edhe përmes aftësisë për të paraqitur vlerat, besimet dhe interesat e tyre si të natyrshme, universale dhe të pranueshme për të gjithë shoqërinë.

Në këtë mënyrë, pushteti bëhet më i qëndrueshëm, sepse nuk mbështetet vetëm në detyrim, por edhe në konsensus.

Për Gramshi, hegjemonia është procesi përmes të cilit një grup shoqëror arrin të udhëheqë jo vetëm politikisht, por edhe intelektualisht dhe moralisht. Njerëzit pranojnë një rend të caktuar jo vetëm sepse kanë frikë nga ndëshkimi, por sepse janë edukuar të besojnë se ai rend është legjitim, i arsyeshëm dhe madje i dobishëm.

Kjo analizë e çon Gramshi drejt një kuptimi shumë më kompleks të pushtetit sesa ai që gjendet në format më të thjeshta të teorisë politike.

Në këtë perspektivë, kultura fiton një rëndësi të jashtëzakonshme. Për Gramshi, shkollat, universitetet, mediat, organizatat fetare, familja dhe institucionet kulturore nuk janë thjesht mekanizma neutralë të transmetimit të dijes, por fusha ku zhvillohet beteja për formimin e vetëdijes kolektive.

Kush arrin të ndikojë mbi mënyrën se si njerëzit mendojnë, interpretojnë botën dhe kuptojnë interesat e tyre, fiton një avantazh vendimtar në ruajtjen ose transformimin e rendit shoqëror.

Kjo është arsyeja pse Gramshi i kushton një rol të veçantë figurës së intelektualit. Ai kundërshton idenë tradicionale, sipas së cilës intelektualët janë një grup i veçuar dhe i pavarur nga shoqëria. Sipas tij, çdo klasë shoqërore prodhon intelektualët e saj, domethënë individë që organizojnë, artikulojnë dhe përhapin vizionin e saj për botën.

Këta janë ata që ai i quan intelektualë organikë, sepse janë të lidhur ngushtë me jetën dhe interesat e grupit shoqëror që përfaqësojnë.

Koncepti i intelektualit organik është një nga kontributet më origjinale të Gramshi. Ai argumenton se transformimi i një shoqërie nuk mund të arrihet vetëm përmes ndryshimeve ekonomike ose politike; ai kërkon gjithashtu ndërtimin e një kulture të re, të një mënyre të re të të menduarit dhe të një vizioni të ri moral.

Për këtë arsye, beteja për ide dhe për edukim bëhet po aq e rëndësishme sa edhe beteja për pushtet politik.

Në reflektimet e tij mbi arsimin, Gramshi zhvillon një kritikë të fortë ndaj sistemeve arsimore që riprodhojnë pabarazitë ekzistuese. Ai beson se shkolla duhet të jetë një instrument emancipimi dhe jo një mekanizëm që thjesht përgatit individët për të zënë vendin që u është caktuar nga struktura shoqërore.

Edukimi duhet të zhvillojë aftësinë kritike, disiplinën intelektuale dhe vetëdijen historike, në mënyrë që individët të bëhen pjesëmarrës aktivë në jetën publike dhe jo thjesht objekte të proceseve shoqërore.

Një aspekt tjetër thelbësor i filozofisë së tij është nocioni i filozofisë së praktikës, term që ai përdor shpesh për të shmangur kufizimet ideologjike të kohës së tij. Për Gramshi, filozofia nuk është një aktivitet abstrakt dhe i shkëputur nga jeta, por një reflektim që lind brenda historisë dhe që synon transformimin e saj.

Çdo njeri zotëron njëfarë filozofie, sepse çdo njeri ka një mënyrë të caktuar për të interpretuar botën dhe për të vepruar brenda saj. Sfida qëndron në kalimin nga një vetëdije spontane dhe e fragmentuar drejt një vetëdijeje kritike dhe të organizuar.

Në këtë kuptim, Gramshi kundërshton ndarjen e ngurtë midis teorisë dhe praktikës. Mendimi dhe veprimi janë të lidhur ngushtë, sepse idetë ndikojnë në realitet dhe realiteti formëson idetë.

Kjo marrëdhënie dinamike e çon atë drejt një kuptimi historik të njeriut, sipas të cilit individi formohet përmes marrëdhënieve të tij shoqërore dhe kulturore, por njëkohësisht ka aftësinë të ndikojë mbi këto marrëdhënie.

Një tjetër ide e rëndësishme është dallimi midis luftës së manovrës dhe luftës së pozicionit. Duke analizuar shoqëritë moderne perëndimore, Gramshi arrin në përfundimin se transformimet e thella nuk mund të realizohen vetëm përmes përballjeve të drejtpërdrejta politike.

Në shoqëritë ku institucionet civile janë të zhvilluara, ndryshimi kërkon një proces të gjatë ndërtimi kulturor dhe intelektual. Për këtë arsye, beteja për hegjemoninë zhvillohet gradualisht në shkolla, universitete, media, organizata kulturore dhe në vetë jetën e përditshme.

Filozofia e Gramshi karakterizohet gjithashtu nga një optimizëm i veçantë antropologjik. Edhe pse ai është i vetëdijshëm për forcën e strukturave të pushtetit, ai beson se njerëzit kanë aftësinë të zhvillojnë vetëdije kritike dhe të ndërtojnë forma të reja solidariteti.

Kjo bindje shprehet në mënyrë të famshme në kombinimin e pesimizmit të inteligjencës me optimizmin e vullnetit, një formulë që përmbledh besimin e tij se analiza realiste e vështirësive nuk duhet të çojë në dorëzim, por në angazhim më të thellë.

Ndikimi i Antonio Gramshi ka qenë jashtëzakonisht i gjerë. Idetë e tij kanë ushtruar ndikim jo vetëm në teorinë politike dhe sociologjinë, por edhe në studimet kulturore, pedagogjinë, teorinë e komunikimit, historinë dhe analizën e mediave.

Koncepti i hegjemonisë kulturore vazhdon të përdoret për të kuptuar mënyrat përmes të cilave pushteti formëson perceptimet, identitetet dhe bindjet në shoqëritë bashkëkohore.

Në fund, rëndësia e Antonio Gramshi qëndron në faktin se ai e zhvendosi vëmendjen nga pushteti i dukshëm drejt mekanizmave më të thellë përmes të cilëve ndërtohet konsensusi shoqëror.

Duke e parë kulturën, arsimin dhe intelektualët si fusha vendimtare të historisë, ai krijoi një filozofi që vazhdon të ofrojë instrumente të fuqishme për të kuptuar marrëdhëniet midis dijes, pushtetit dhe transformimit njerëzor.

The post Antonio Gramshi: filozofia e hegjemonisë, kulturës dhe transformimit shoqëror first appeared on Amfora.