Analiza - Amfora

Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror
Në fillim të muajit qershor, në ujërat termale të Bënjës, që ndodhen pranë Kanionit të Langaricës në Përmet, një prej atraksioneve natyrore më të vizituara në jug të vendit, është vënë re një fenomen që ka nxitur diskutime mes vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë të zonës. Fillimisht janë ngritur shqetësime për rënie të nivelit të ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa më pas “Vaska e Lëkurës”, më e madhja në kompleksin e llixhave, ka mbetur pa ujë.

“Në periudhën e fundit ka pasur ndërhyrje dhe ndryshime të dukshme në disa prej vaskave, veçanërisht në ‘Vaskën e Lëkurës’, e cila është boshatisur përkohësisht”, tha një prej guidave turistike të zonës, duke kërkuar të mos identifikohet me emër.

Të vendosura rreth 13 kilometra nga qyteti i Përmetit, Banjat e Bënjës përbëjnë një nga atraksionet natyrore më të njohura në jug të Shqipërisë. Burimet termale që dalin nga nëntoka formojnë disa vaska natyrore me temperatura që variojnë sipas burimit, ndërsa prej dekadash zona frekuentohet nga vizitorë vendas dhe të huaj për banjat termale, peizazhin natyror dhe afërsinë me monumente të mbrojtura si Ura e Katiut, një urë osmane e shpallur Monument Kulture i Kategorisë së Parë, dhe Kanioni i Langaricës, i shpallur Monument Natyre për vlerat e tij gjeologjike, ekologjike dhe peizazhore.

Ujërat termale të Bënjës, ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, njihen tradicionalisht për përdorimin e tyre në trajtime relaksuese dhe për probleme të ndryshme të lëkurës, muskujve dhe kyçeve, çka ka bërë që llixhat të mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara turistike dhe kurative në Shqipëri. Megjithatë, javët e fundit zona është vënë në qendër të debatit publik për shkak të uljes së raportuar të nivelit të ujit në disa prej vaskave, përdorimit të betonit në ndërhyrjet e reja dhe shqetësimeve mbi ndikimin që këto ndërhyrje mund të kenë në karakterin natyror të zonës.

Nga burim termal në burim debatesh

Prej disa javësh, në rrjetet sociale dhe mediat në internet janë shtuar diskutimet dhe pretendimet lidhur me ndryshime të vërejtura në ujërat termale të Bënjës. Fotografi, video dhe komente të publikuara nga vizitorë dhe banorë të zonës kanë ngritur pikëpyetje mbi nivelin e ujit në disa prej vaskave termale, ndërsa debatet janë intensifikuar pas publikimit të imazheve që tregonin “Vaskën e Lëkurës” të boshatisur.

Mungesa e ujit ka ngjallur shqetësim mes një pjese të vizitorëve që e frekuentojnë prej vitesh zonën, sipas guidave turistike që operojnë në Bënjë.

“Turistët që e kanë vizituar më parë Bënjën kanë bërë pyetje dhe kanë shprehur kureshtje për ndryshimet që kanë vënë re. Shqetësimi i tyre kryesor është nëse këto ndryshime janë të përkohshme dhe nëse do të ruhet përvoja autentike që ata kërkojnë kur vizitojnë Bënjën”, tha guida turistike për Median Amfora.

Pavarësisht shqetësimeve të ngritura dhe debatit që është zhvilluar ditët e fundit në rrjetet sociale, Administrata e Zonave të Mbrojtura (ADZM) tha se deri më tani nuk ka të dhëna që të lejojnë nxjerrjen e përfundimeve mbi shkaqet e situatës.

“Deri në këtë moment nuk disponojmë një vlerësim teknik përfundimtar që të mund të konfirmojë lidhjen e ndryshimeve të raportuara me ndonjë ndërhyrje apo aktivitet të caktuar”, tha ADZM Gjirokastër në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Ndërsa vëmendja e vizitorëve, banorëve dhe operatorëve turistikë është përqendruar te ndryshimet e vërejtura në ujërat termale, të mërkurën faqja “Bashkësia Përmet” në Facebook, e cila publikon rregullisht informacione dhe zhvillime që lidhen me qytetin, njoftoi se “Vaska e Lëkurës” do të qëndrojë e mbyllur.

” Vaska e Lëkurës, në llixhat e Bënjës do qendrojë e mbyllur pasi inxhinerët hidroteknikë e kanë boshatisur nga uji e po ndërhyjnë për të studiuar fazën e dytë të burimeve të cilët në varësi të stinës ndryshojnë dhe prurjet e ujërave”, shkruhet në njoftimin e publikuar të mërkurën.

Njoftimi e intensifikoi edhe më tej debatin që prej javësh po zhvillohet rreth gjendjes së ujërave termale në Bënjë. Deri të enjten, postimi kishte gjeneruar 133 komente, ku një pjesë e përdoruesve lidhnin ndryshimet e vërejtura në nivelin e ujit me ndërhyrjet e kryera në vaska, veçanërisht me zgjerimin e “Vaskës së Lëkurës”, duke pretenduar se po përsëritej një shqetësim që ishte ngritur publikisht muaj më parë.

Debati mbi ujërat termale po zhvillohet në një kohë kur në Bënjë po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit që synon transformimin e zonës përmes ndërhyrjeve në llixha, përmirësimit të infrastrukturës turistike dhe rritjes së kapaciteteve pritëse për vizitorët.

Sipas dokumenteve të prokurimit, kontrata për zbatimin e projektit u tenderua në tetor të vitit 2024 me një fond limit prej rreth 209.7 milionë lekësh pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e parashikuar e punimeve është 16 muaj. Aktualisht, ndërhyrjet në terren vijojnë ende.

Projekti parashikon ndërhyrje të integruara në zonën e Bënjës me synimin për ta kthyer atë në një destinacion turistik të strukturuar dhe me kapacitete më të mëdha pritëse. Ndërhyrjet kanë përfshirë zgjerimin dhe sistemimin e vaskave termale, riorganizimin e hapësirave për vizitorët, krijimin e infrastrukturës mbështetëse dhe përmirësimin e aksesit në zonë, e cila vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve.

Për të mësuar më shumë mbi situatën e krijuar në Bënjë dhe ndërhyrjet që po kryhen në zonë, Media Amfora iu drejtua zyrtarisht Bashkisë së Përmetit. Institucioni vendor sqaroi se projekti nuk administrohet prej tij dhe referoi çdo kërkesë për informacion te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si institucioni përgjegjës për investimin.

” .. ju bëjmë me dije me se ky është një investim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Për çdo informacion lidhur me këtë investim ju lutem drejtohuni Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)”, shkroi Bashkia Përmet në përgjigjen e saj.

FSHZH, institucioni që po zbaton projektin, nuk iu përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi një kërkese për koment të Medias Amfora, ku u pyet mbi situatën e krijuar në llixhat e Bënjës, statusin e punimeve dhe ndryshimet e raportuara në ujërat termale të zonës.

Debati për ndikimin e ndërhyrjeve në llixhat e Bënjës nuk është i ri. Në komentet e postimit të “Bashkësia Përmet”, qindra banorë, ish-banorë dhe vizitorë pretenduan se shqetësimet për prurjet e ujit ishin ngritur muaj më parë, duke lidhur ndryshimet e vërejtura me zgjerimin dhe transformimin e vaskave termale.

“Këtë e kam lajmëruar që në 3 shkurt por kush ka sy dhe veshë? Ky fenomen dihet, për më tepër theksohet në verë kur dhe sasia e ujit që vjen nga nëntoka është më e ulët”, shkroi Dritan Laçi, një prej komentuesve me origjinë nga Përmeti, në postimin që njoftonte mbylljen e përkohshme të vaskës.

Një pjesë e komentuesve pretenduan se rënia e prurjeve dhe pasojat e zgjerimit të vaskave ishin paralajmëruar prej muajsh, veçanërisht në prag të sezonit veror kur burimet natyrore përballen me prurje më të ulëta.

Guidat turistike që operojnë në zonë vlerësojnë nevojën për përmirësimin e infrastrukturës dhe menaxhimin e fluksit në rritje të vizitorëve, por theksojnë se ndërhyrjet duhet të kryhen me kujdes për të mos cenuar elementin kryesor që e ka bërë Bënjën një prej destinacioneve më të njohura natyrore në vend.

“Është shumë e rëndësishme që çdo ndërhyrje të mbështetet në studime serioze dhe të mos cenojë vetë burimin natyror që e bën këtë vend unik”, tha guida turistike e zonës.

Specialistët e ADZM Gjirokastër pranojnë se ndryshimet në prurjet e ujërave termale mund të ndikohen nga faktorë të shumtë natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike dhe luhatjet sezonale të burimeve nëntokësore.

“Regjimi hidrologjik i burimeve natyrore ndikohet nga një sërë faktorësh natyrorë, përfshirë kushtet meteorologjike, reshjet, periudhat e thatësirës, luhatjet sezonale të prurjeve nëntokësore dhe karakteristikat hidro-gjeologjike të sistemit”, tha institucioni.

Çështja ka nxitur reagime edhe në politikën lokale, ku përfaqësues të opozitës kanë kërkuar verifikimin e ndërhyrjeve që po kryhen në zonën e llixhave të Bënjës.

“Thirrje publike Prokurorisë që t’i hetojë sa më shpejt dhe të pezullojë të gjitha punimet në llixhat e Bënjës”, shkroi Arson Lipe, kryetari i Partisë Demokratike në Përmet, të mërkurën në një postim në rrjetet e tij sociale.

Vaska e Lëkurës në muajin maj 2026, kur niveli i ujit kishte nisur të binte ndjeshëm. Foto: Dritan Laçi

Fotot dhe videot e publikuara ditët e fundit kanë nxjerrë në pah praninë e algave në disa pjesë të vaskave termale, si pasojë e uljes së nivelit të ujit, një element që ka ngjallur diskutime të tjera mes vizitorëve dhe komentuesve në rrjetet sociale.

“Sa i përket pranisë së algave, zhvillimi i tyre është një fenomen natyror që mund të ndikohet nga temperatura e ujit, ekspozimi ndaj dritës, prania e lëndëve ushqyese dhe kushtet hidrologjike të momentit”, tha ADZM Gjirokastër.

Megjithatë, institucioni theksoi se deri më tani nuk ka një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar që të lejojë përcaktimin nëse prania e algave lidhet me ndryshime në ekosistem apo me faktorë të tjerë që ndikojnë në zonë.

“Prania e algave, në vetvete, nuk përbën domosdoshmërisht tregues të degradimit të ekosistemit apo të një ndikimi të drejtpërdrejtë nga aktivitete njerëzore, pa një vlerësim biologjik dhe mjedisor të detajuar”, tha institucioni.

Zhvillim turistik apo humbje e autenticitetit?

Megjithatë, debati rreth ujërave termale është vetëm një pjesë e diskutimit që ka shoqëruar investimin në Bënjë. Që në fazën e zbatimit të projektit, ndërhyrjet në zonë kanë nxitur diskutime mes banorëve, aktivistëve dhe specialistëve të mjedisit, të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e tyre në një prej zonave më të rëndësishme natyrore të jugut të vendit.

Në muajin prill Media Amfora raportoi se punimet e projektit “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik” po shtriheshin pranë Kanionit të Langaricës, një monument natyre dhe pjesë e Parkut Kombëtar të Bredhit të Hotovës-Dangëlli. Në terren u konstatuan ndërhyrje me beton, zgjerim i vaskave ekzistuese dhe krijimi i infrastrukturës së re turistike, zhvillime që ngjallën reagime mbi mënyrën se si po transformohej një zonë e njohur për karakterin e saj natyror.

Reagimet e publikut në rrjetet sociale tregojnë se shqetësimi nuk lidhet vetëm me nivelin e ujit në vaska. Në qindra komente të publikuara pas njoftimit për mbylljen e përkohshme të “Vaskës së Lëkurës”, komentuesit kritikuan mënyrën se si po transformohet zona, duke argumentuar se ndërhyrjet po largohen nga karakteri natyror që e bëri Bënjën një prej destinacioneve më të njohura të turizmit natyror në Shqipëri.

Në pjesën më të madhe të tyre, komentuesit shprehin shqetësimin se zgjerimi i vaskave, përdorimi i betonit dhe transformimi i peizazhit po ndryshojnë karakterin e një zone që për dekada është identifikuar me burimet termale, Kanionin e Langaricës dhe autenticitetin e saj natyror.

Pjesë nga Kanioni i Langaricës pranë Bënjës, zona ku po zbatohet projekti “Bënja – Destinacion Ndërkombëtar Turistik”. Foto: Media Amfora

Edhe guidat turistike që punojnë prej vitesh në zonë vlerësojnë se investimi mund të sjellë përfitime për ekonominë lokale, duke përmirësuar eksperiencën e vizitorëve, zgjatur kohën e qëndrimit të tyre në zonë dhe krijuar më shumë mundësi për hotelet, restorantet, bujtinat, guidat turistike dhe bizneset e tjera që lidhen me turizmin. Megjithatë, sipas tyre, suksesi i investimit nuk do të matet vetëm me infrastrukturën e re apo numrin e vizitorëve, por edhe me aftësinë për të ruajtur karakterin natyror dhe autenticitetin që e kanë bërë Bënjën të njohur.

“Nëse humbet autenticiteti i vendit dhe Bënja perceptohet si tepër e transformuar, ekziston rreziku që të humbasë një pjesë tërheqëse të identitetit të saj”, përfundoi guida turistike.

Debatet mbi ndërhyrjet në hapësirat me vlera natyrore dhe kulturore në Përmet nuk janë të reja. Në muajin janar një tjetër investim publik, ndërtimi i Qendrës Multifunksionale për Luginën e Vjosës pranë Gurit të Përmetit, nxiti kundërshtime nga banorë dhe specialistë, të cilët ngritën shqetësime mbi ndikimin e projektit në peizazhin dhe identitetin e qytetit.

The post Vaska pa ujë, investimi në Llixhat e Bënjës “thahet” me nisjen e sezonit veror first appeared on Amfora.

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin
Ndërsa protestat kundër projektit në Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë po zhvillohen prej një jave, në internet po ndërtohet një realitet paralel, i mbështetur në video të nxjerra jashtë kontekstit, narrativa për “kolonizimin” e Shqipërisë dhe imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale.

“Protesta kundër resortit të Kushner-it, Trump-it dhe partnerëve të tyre sionistë. Situata në Shqipëri po del jashtë kontrollit”, publikoi një video llogaria në Instagram “lantidiplomatico”  dhe që numëron 116 mijë ndjekës. Ajo i përket “L’AntiDiplomatico”, një media në internet me bazë në Itali.

Postimi përdori pamje nga protestat e opozitës, ku goditet ndërtesa e Kryeministrisë me molotovë dhe fishekzjarrë, duke krijuar një ide të pavërtetë për shkallën e reagimit të protestuesve për çështjen e Zvërnecit, të cilët nuk kanë sulmuar deri më tani ndërtesat qeveritare.

Publikimet e kësaj platforme kritikojnë shpesh politikën e jashtme amerikane, NATO-n, politikat e BE-së, si edhe publikon shpesh këndvështrime ruse, kineze dhe të vendeve që e kundërshtojnë perëndimin. Ajo po ashtu mbulon gjerësisht Palestinën dhe kritikon qeverinë izraelite.

Profile të ngjashme publikuan gjerësisht pamjet jashtë kontekstit të protestës së opozitës shqiptare, duke paraqitur një protestë tjetër nga ajo në bulevard, ku nuk sulmohen autoritetet, institucionet dhe nuk ka asnjë moment dhune nga ana e protestuesve.

“Lajm i fundit: Protestuesit shqiptarë sulmojnë shtëpinë e Hoxhës mes reagimeve kundër projektit të tokës së familjes Trump”, është një tjetër video e shpërndarë nga “viralstrange”. Aty paraqitej vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, kur u sulmua gjatë një protestë të organizuar nga opozita në muajin shkurt dhe u ripërdor jashtë kontekstit të portestave për Zvërnecin.

Faqja e internetit që e posdeon, “Viral Strange”, prezantohet si një platformë digjitale që publikon përmbajtje virale, lajme të pazakonta, histori njerëzore dhe tema që gjenerojnë interes të madh në rrjetet sociale.

Megjithëse përmbajtja e faqes është në anglisht, nga verifikimet e Amforës rezulton se ajo administrohet nga shtetas shqiptarë dhe irakenë (sipas deklarimit të tyre), duke mos munguar kështu njohja e kontekstit të vendit, por një video e nxjerrë qëllimisht nga konteksti me qëllim gjenerimin e shikueshmërisë së lartë.

Ky është një nga mekanizmat më të zakonshëm të dezinformimit gjatë protestave, jo domosdoshmërisht krijimi i një ngjarjeje të rreme, por zhvendosja e një ngjarjeje reale nga koha dhe konteksti i saj origjinal. Në këtë rast, një episod i lidhur me protesta të mëparshme paraqitet si pjesë e mobilizimit kundër projektit të Zvërnecit, duke krijuar përshtypjen e një proteste më të dhunshme dhe më konfliktuale se sa ajo në terren.

Protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në kryeqytet janë karakterizuar nga një nivel i ulët tensioni dhe mungesë incidentsh të rëndësishme dhe nga raportimet në terren të Medias Amfora në Tiranë dhe Durrës, nuk rezulton asnjë episod dhune. Protestat kanë pasur grumbullime qytetarësh, fjalime publike dhe marshime, pa incidente të raportuara, e as që lidhet me sulme ndaj institucioneve, përplasje me policinë apo dëmtime të pronës private.

Episodi i vetëm i tensionit i raportuar gjatë protestave u regjistrua më 3 qershor, kur një grup protestuesish kaloi gardhin metalik të vendosur nga policia në bulevard, një masë sigurie që sipas policisë u mor për shkak të ndeshjes Shqipëri-Izrael dhe kufizimit të aksesit në zonën pranë Kryeministrisë.

Ndërsa protesta është fokusuar në Tiranë dhe është përhapur në qytete të tjera të vendit, versioni i saj digjital po rishkruhet nga fotografi, video dhe narrativa që shpesh nuk kanë lidhje me ngjarjet që pretendojnë se përshkruajnë, duke u përhapur me shpejtësi në të gjitha kontinentet përmes mediave ndërkombëtare, atyre në internet, faqeve komunitare dhe blogerëve.

Fotot majtas nga protesta në Tiranë dhe fotot djathtas megjithëse paraqiten si autentike nuk kanë lidhje me protestën. Burimi: “Firstpost”

“Firstpost” është një media digjitale indiane që vetëm në Instagram numëron 3 milionë ndjekës dhe bën pjesë në grupin mediatik “Network18”, i cili kontrollohet nga konglomerati indian “Reliance Industries”, i biznesmenit Mukesh Ambani. Teksa raporton pamje të protestës në Tiranë, ajo përdor të ndërthuruara foto që nuk kanë lidhje me protestën dhe që shfaqin protesta pro-palestineze nga ngjarje të tjetra ndërkombëtare dhe pa shpjeguar se janë ilustruese.

Irani, “mbrojtësi” i demokracisë shqiptare

“Iran Military” numëron vetëm në një prej profileve të saj në “Facebook” 1.1 milionë ndjekës dhe që prej vitit 2009 ajo paraqitet si media e pavarur për lajme dhe analiza ushtarake mbi Iranin, që në fakt janë postime propagandistike. Në faqe e dublikuar e saj postoi të shtunën foton e një vajzë me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin “Albania is not for sale”. Pasi shkruajti se Shqipëria nuk është për tu shitur, ajo mori 2200 pëlqime, 224 komente dhe 55 ndarje, duke ofruar një postim emocional.

Një tjetër postim në “Instagram”, në një faqe që përmes Inteligjencës Artificiale krijon video me lojën e preferuar të fëmijëve, “Lego”, shpjegoi konfliktin e krijuar në Shqipëri për projektin e Zvërnecit, duke portretizuar presidentin amerikan, familjen e tij dhe paraqiti një ushtar me flamur iranian në uniformën që mbante veshur, teksa valëviste flamurin e Shqipërisë si një mbrojtës i saj.

Profili “persiaboihemmat” shpjegoi rastin e Zvërnecit në një format kreativ, të fokusuar tek audiencat e reja dhe ngjashëm si të gjitha postimet që forcojnë propagandën e regjimit në Iran, paraqet perëndimin dhe kryesisht presidentin Trump në një kënd spekulativ.

Foto nga postimet e kanaleve iraniane

Ndërsa profili “militarykrafte”, paraqiti një postim tjetër të ngjashëm me video me “Lego” dhe shënoi: “1.4 miliardë dollarë. Një ishull ushtarak i braktisur. Tunele nëntokësore për të cilat askush nuk flet. Dhe një kamp 3 orë më poshtë rrugës që bota e harroi”.

“E quajnë investim. Ne e quajmë kasafortë”, shtoi postimi, teksa rikujtoi edhe vendndodhjen e kampit të opozitës iraniane MEK, në Manëz,  pak orë larg Zvërnecit.

Në vend të argumenteve që lidhen drejtpërdrejt me biodiversitetin, habitatet e mbrojtura apo ndikimin mjedisor të projektit, një pjesë e konsiderueshme e përmbajtjes ndërtohet mbi mesazhe ideologjike dhe gjeopolitike.

Në postime të ndryshme përsëriten slogane si: “Albania is not for sale” (“Shqipëria nuk është në shitje”), referenca ndaj investimeve izraelite në rajon, si edhe pretendime se Shqipëria po shndërrohet në një hapësirë nën ndikimin e interesave të huaja, kyresisht të Izraelit.

Kjo qasje bëhet e dukshme edhe në mënyrën se si ndërtohen materialet vizuale. Fotografitë, simbolet shtetërore, flamujt, liderët politikë dhe tabelat e montuara grafikisht përdoren së bashku për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes projektit në Zvërnec dhe një narrative më të gjerë për humbjen e sovranitetit kombëtar. Në këtë mënyrë, debati zhvendoset nga pyetja nëse projekti duhet apo jo të ndërtohet, drejt pretendimeve se pas tij qëndron një proces i organizuar i zgjerimit të ndikimit izraelit në Shqipëri.

Narrativa se Shqipëria nuk është në shitje përmes fotove të krijuara me Inteligjencën Artificiale dhe që e kthejnë gardhin e tokës së rrethuar fillimisht në Zvërnec si në një përplasje midis dy ushtrive armike, ka depërtuar edhe në grupet komunitare me mbi 300 mijë anëtarë, siç është rasti i postimit në grupin në Facebook të quajtur “Norman Finkelstein” dhe ku postohen kryesisht përmbajtje kundra Izraelit.

Investimi Trump-Kushner, “kurban” i prapaskenave shqiptare në Zvërnec

Përhapja e lajmit për protestën ishte e rrufeshme anëembanë botës edhe për përfshirjen e emrave që lidhen direkt me familjen presidenciale amerikane, duke tërhequr pas vetes po aq dezinformim sa edhe kureshtje ndërkombëtare.

Përtej raportimeve profesionale që tregojnë pozicionimin e palëve, një pjesë e publikimeve në mediat në internet dhe të blogerëve vendosin në një linjë projektin e Zvërnecit me të Sazanit, së bashku me supozime për vendosjen e kolonëve izraelitë në këtë pjesë të Shqipërisë, që sipas fakteve rezultojnë të ndryshme.

Postimet në gjuhën angleze, italiane, greke dhe spanjolle, nga vëzhgimi i Amforës rezulton se dominojnë një pjesë të mirë të postimeve me karakter dezinformues, që së pari nisën duke krijuar një marrëdhënie të rreme midis Jared Kushner dhe garancisë se ai do të sillte vendosjen e kolonëve izraelitë në zonën e Zvërnecit.

Në Instagram profili, “menoume_energoi_”, së bashku me një rrjet tjetër me të paktën 5 faqe shpërndau në greqisht dhe anglisht përmbajtje ku pretendohej se investimi i Jared Kushner-it në Shqipëri lidhet me interesat e Izraelit dhe vendeve arabe në kuadër të Marrëveshjeve të Abrahamit. Postimet sugjeronin gjithashtu se qeveria shqiptare po e përdor këtë projekt për të siguruar mbështetje më të madhe nga vendet perëndimore.

E njëjta faqe vijoi ta përdorte rastin si një kambanë alarmi për një investim në turizëm në Greqi nga kompania zhvilluese “IDM Kalamata”, e lidhur me grupin izraelit “IDM Capital”. Duke hequr paralele nga 2 realitete të ndryshme, më tej faqja tjetër që ndan postime të përbashkëta me të, “partizan_greece”, ndau video nga protestat dhe përplasjet në kantierin e ndërtimit të projektit turistik në Rrjoll, duke ofruar një pamje larg realitetit të protestave në Zvërnec. E njëjta video është shpërndarë gjerësisht megjithëse nuk ishte nga Zvërneci dhe në një tjetër profil numëron 2.7 milionë shikime.

Narrativat e shpërndara gjerësisht në internet ditët e fundit po shkojnë përtej lidhjes Krushner – Izrael, në një pozicionim më të drejtpërdrejtë të vetë çiftit Ivanka Trump – Kushner, përballë protestave të gjera në Shqipëri – protesta të cilat më shumë se ata si investitorë targetojnë praktikat jo transparente dhe korruptive të qeverisë sqhiptare, duke kërkuar anulimin e projekteve në Zvërnec specifikisht, si dëmtues të potencialit natyror të zonës.

Vetë Ivanka Trump u shfaq në një intervistë për podkasterin e sipërmarrësit David Senra, duke e përshkruar projektin që po zhvillon së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, duke ju referuar si një ishull në Mesdhe, që korrespondon me Sazanin dhe jo drejtpërdrejtë me gadishullin e Zvërnecit.

“Po punoj për një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigande. Bëhet fjalë për një ishull privat prej 14 mijë hektarësh në zemër të Mesdheut”, shpjegoi Trump duke u fokusuar tek “ishulli”.

“Përveç ishullit, kemi edhe rreth pesë milje vijë bregdetare përballë tij, një gadishull të mrekullueshëm me lagunë në njërën anë dhe det në anën tjetër, me plazhe të bukura me rërë të bardhë. Për mua kjo ndihet më shumë si një sfidë se sa si një biznes”, shtoi ajo, por pa shpjeguar plane specifike ndërtimi.

Për projektin e përqendruar në Ishullin e Sazanit qeveria shqiptare i dha statusin e Investitorit Strategjik kompanisë së lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC”, në fund të vitit 2024. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, investimi i planifikuar parashikon zhvillimin e një kompleksi turistik në një pjesë të ishullit dhe arrin në 1.4 miliardë euro.

Nga ana tjetër në investimin e shumë debatur këto ditë në Nartë po investon kompania “Zvërnec South Adriatic Development”, ligjërisht e ndryshme nga ajo e Sazanit dhe me lidhje që shkojnë tek një rrjet kompanish lokale, të përfshira në blerje pronash dhe negociata me banorët, ku emri i biznesmenit Musa Kastrati – djali i biznesmenit Shefqet Kastrati – është identifikuar me rol aktiv në takime dhe negociata për projektin. Ndërsa struktura e pronësisë së kompanive të përfshira në projektin e Zvërencit nuk e bën të qartë se kush janë përfituesit përfundimtarë të tij.

Media Amfora iu drejtua me kërkesa për koment subjekteve “Sazan Operations Holding LLC”, “Zvërnec South Adriatic Development”, “The Trump Organization, Affinity Partners” dhe përfaqësuesve të lidhur me Jared Kushner, duke kërkuar sqarime mbi rolin dhe interesat e tyre në këtë investim – Por deri në momentin e publikimit të kësaj analize, asnjë prej palëve të kontaktuara nuk ktheu përgjigje.

The post Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin first appeared on Amfora.

Çfarë po mbrohet në Zvërnec?
Më 3 qershor, protesta kundër ndërtimit të resortit turistik në zonën e Zvërnecit vijoi në Tiranë dhe u përshkallëzua edhe në Durrës, ku kundërshtarët e projektit kërkuan ndalimin e zhvillimit që sipas tyre cenon një nga zonat me vlera të veçanta natyrore në bregdetin shqiptar.

Por, përtej protestave, kryeministri Edi Rama vazhdon të shfaqet i palëkundur ndaj projektit. Të enjten ai publikoi në rrjetet sociale një video nga zona e Zvërnecit, e cila sipas tij i ishte dërguar nga një qytetar, duke e shoqëruar me mesazhin: “tokë të ndotur e të paprekur nga tradhtia ime, që dua të sjell një investim 4 miliardë në funksion të një projekti që e kthen Vlorën në beben e syrit të turizmit në këtë anë të botës, ndërsa Shqipërinë e ngjit në Ligën e Kampionëve të turizmit botëror”, shkroi Rama në postimin e tij.

Zona e Zvërnecit, ku planifikohet ndërtimi i projektit turistik, shtrihet në territorin e Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, një zonë që dokumentet zyrtare e identifikojnë si një nga hapësirat me vlerat më të rëndësishme natyrore në bregdetin shqiptar.

Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë”, publikuar në vitin 2019 në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Laguna e Nartës përshkruhet si “laguna e dytë bregdetare më e madhe në Shqipëri”, ndërsa dokumenti thekson se ky habitat është “shumë i njohur për vlerat e mëdha të biodiversitetit të saj”. Sipas planit, laguna shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 2,900 hektarësh dhe përbën pjesën qendrore të territorit të mbrojtur.

“Kompleksi ligatinor i Vjosë-Nartës ofron kushte ideale për dimërimin dhe folezimin e një numri të madh të llojeve të shpendëve të lidhur me mjediset ujore”, shkruhet në planin e menaxhimit. Plani evidenton se në lagunë janë regjistruar rreth 30 mijë shpendë, ndërsa zona strehon më shumë se 23 për qind të llojeve ujore dimëruese të Shqipërisë.

Sipas dokumentit, territori përfshihet në rrjetin Emerald të Konventës së Bernës, njihet si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA) me emrin “Laguna e Nartës” dhe si Zonë Kryesore e Biodiversitetit (KBA) në nivel global.

Sipas planit zona përmbush kriteret e Konventës Ramsar, traktati ndërkombëtar për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të ligatinave me rëndësi ndërkombëtare, për numrin e përgjithshëm të shpendëve dimërues, me më shumë se 34 mijë individë të regjistruar. Sipas dokumentit, këto të dhëna e rendisin Vjosë-Nartën ndër zonat më të rëndësishme për shpendët në Shqipëri dhe Rajonin Mesdhetar Lindor.

Kisha e Shën Mërisë Hyjlindëse përfaqëson një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës mesjetare. Foto: Media Amfora

Flamingot dhe fauna e mbrojtur

Kompleksi lagunor përbën një nga habitatet më të rëndësishme në vend për shpendët ujorë. Dokumenti evidenton praninë e flamingos së madhe (Phoenicopterus roseus), një prej specieve më të njohura të zonës, e cila shfrytëzon lagunën për ushqim dhe dimërim.

Përveç flamingove, dokumenti identifikon Vjosë-Nartën si habitat të rëndësishëm për një numër të madh speciesh shpendësh ujorë, duke përfshirë rosat, çafkat, karabullakët, pelikanët dhe specie të tjera migratore që përdorin lagunën si vend pushimi, ushqimi dhe folezimi gjatë lëvizjeve sezonale.

Fauna e zonës nuk kufizohet vetëm te shpendët. Plani i menaxhimit evidenton praninë e gjitarëve, zvarranikëve, amfibëve dhe peshqve që lidhen me ekosistemet lagunore, pyjore dhe bregdetare të Vjosë-Nartës. Ndër speciet me interes të veçantë për ruajtjen përmenden edhe breshkat detare, të cilat përdorin ujërat bregdetare të zonës si pjesë të habitatit të tyre natyror.

Sipas dokumentit, kombinimi i lagunës, kriporeve, dunave ranore, pyjeve bregdetare dhe mjediseve ujore ka krijuar kushte për një biodiversitet të pasur, duke e kthyer Vjosë-Nartën në një nga territoret më të rëndësishme për ruajtjen e faunës në Shqipëri.

Përtej lagunës, veçohen tre habitate që i konsideron karakteristike për rajonin: dunat e rërës, Lagunën e Nartës dhe Kriporet e Nartës. Sipas planit të menaxhimit, dunat e kompleksit Vjosë-Nartë përbëjnë “dunat e fundit të mbetura të bregdetit shqiptar”, pasi pjesa më e madhe e dunave të vendit është shkatërruar ndër vite.

Pishë-Poro, pylli që mbron bregdetin

Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur “Vjosë-Nartë” zona e Pishë-Poros përfaqëson një sistem dunash ranore të zhvilluara deri në 6-8 metra lartësi, të shoqëruara me bimësi psamofite, higrofile dhe halofite. Pjesa më e madhe e territorit mbulohet nga pylli i pishës.

Dokumenti vëren se një pjesë e dunave është dëmtuar nga marrja e paligjshme e rërës, por theksohet se ish-Rezerva Natyrore e Menaxhuar e Pishë-Poros “është akoma në gjendje të mirë” dhe se pjesët e degraduara mund të rikuperohen përmes ndërhyrjeve të duhura.

Pylli i pishës shtrihet në rreth 1,200 hektarë dhe përbën një nga habitatet më karakteristike të kompleksit Vjosë-Nartë.

Vlerat historike dhe arkeologjike

Sipas Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë, zona mbart vlera historike dhe arkeologjike që dokumenti i cilëson si unike dhe me interes për vizitorët. Dokumenti vëren se këto vlera duhet të ruhen dhe të promovohen, ndërsa disa prej tyre, si Manastiri i Zvërnecit, kanë nevojë për ndërhyrje rehabilituese për të nxjerrë në pah rëndësinë e tyre.

Kisha e Shën Mërisë

E vendosur në ishullin e Zvërnecit, në pjesën jugore të Lagunës së Nartës, Kisha e Shën Mërisë është një Monument Kulture që daton në shekullin e XIII. Sipas planit të menaxhimit, objekti njihet për pikturat murale dhe gdhendjet në dru që paraqesin motive flore dhe faune. Kisha përdoret edhe sot si vend kulti, ndërsa çdo 15 gusht në ishull zhvillohet festa tradicionale me origjinë fetare.

Treporti

Në perëndim të Lagunës së Nartës, pranë fshatit Zvërnec, ndodhet zona arkeologjike e Treportit. Sipas dokumentit, gërmimet kanë treguar praninë e ndërtimeve antike që datojnë nga periudha greko-romake. Treporti ka shërbyer si një port i rëndësishëm që lidhte Aulonën me qendra të tjera antike si Apolonia, Oriku dhe Amantia.

Spinarica

Pylli bregdetar i Pishë Poros formon një brez natyror që ndan lagunën nga Deti Adriatik. Foto: Media Amfora

Plani i menaxhimit përmend edhe Spinaricën, e cila sipas dokumenteve të shekullit XII ishte një nga qytetet mesdhetare të Adriatikut. E vendosur pranë Lagunës së Nartës, në grykëderdhjen e lumit Vjosa, Spinarica njihej si një qendër e rëndësishme tregtare për drithërat, blegtorinë, leshin dhe hekurin. Dokumenti vëren se pas shekullit XV qyteti humbi rëndësinë e tij dhe nuk përmendet më në burimet historike, ndërsa rrënojat e tij nuk janë zbuluar ende.

Vlerat natyrore, historike dhe kulturore të evidentuara në Planin e Menaxhimit të vitit 2019 ishin ndër arsyet që territori i Vjosë-Nartës gëzonte status të mbrojtur sipas ligjit nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”. Ligji synonte ruajtjen e habitateve, biodiversitetit dhe peizazheve natyrore, ndërsa aktivitetet e lejuara dhe të ndaluara brenda zonave të mbrojtura përcaktoheshin në aktet e shpalljes dhe dokumentet e menaxhimit të secilës zonë.

Në vitin 2024, Kuvendi miratoi ligjin e ri, i cili solli ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Qeveria argumentoi se ndryshimet synonin të adresonin problematika të menaxhimit dhe zhvillimit të territorit, ndërsa organizatat mjedisore kundërshtuan ndryshimet duke argumentuar se ato hapin rrugë për zhvillime dhe ndërtime në zona që më parë gëzonin mbrojtje më të fortë. Ndryshimet krijuan mundësinë ligjore për zhvillime dhe investime në kategori të caktuara të zonave të mbrojtura, një debat që është shfaqur edhe në raste si Rrjolli, Gjiri i Manastirit dhe së fundmi Zvërneci.

Nga Laguna e Nartës dhe mijëra shpendët që dimërojnë në të, te dunat ranore, pylli i Pishë-Poros, Manastiri i Zvërnecit dhe gjurmët arkeologjike të Treportit e Spinaricës, dokumentet zyrtare tregojnë se territori ku planifikohet projekti përfshin një kombinim të rrallë vlerash natyrore, historike dhe kulturore. Pikërisht këto vlera kanë qenë në qendër të debatit publik të ditëve të fundit për të ardhmen e zonës. Pikërisht këto vlera kanë qenë në qendër të kundërshtimeve ndaj projektit dhe të debatit publik për të ardhmen e territorit.

The post Çfarë po mbrohet në Zvërnec? first appeared on Amfora.

Zvërneci dhe kolonët izraelitë: Anatomia e një narrative globale
Një video e publikuar në rrjetin social Instagram me mbishkrimin “dasëm vlonjate 2030” paraqet burra me veshje tradicionale hebraike duke kërcyer në një sallë festash, ndërsa në fund shfaqet kryeministri Edi Rama duke qeshur. E krijuar si një skenar imagjinar për të ardhmen, videoja sugjeron një Vlorë të transformuar nga prania izraelite, një narrativë që po shfaqet gjithnjë e më shpesh në debatin në internet për projektin e Zvërnecit.

Videoja u publikua më 1 qershor nga faqja e Instagramit “Do ecësh në jetë”, e ndjekur nga rreth 20 mijë përdorues. Brenda pak ditësh, ajo kishte marrë mbi 4.1 mijë pëlqime dhe më shumë se 900 komente, shifra që tregojnë interesin dhe angazhimin që po gjenerojnë përmbajtje të tilla në rrjetet sociale.

Videoja është vetëm një prej dhjetëra postimeve, memeve dhe materialeve të shpërndara gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale edhe jashtë Shqipërisë. Ndërsa projekti është vënë nën hetim nga SPAK dhe debati në terren vazhdon për mjedisin, transparencën dhe pronat, një pjesë e përmbajtjeve në internet po e lidhin investimin me pretendime për vendosjen e kolonëve izraelitë ose marrjen e Zvërnecit nga Izraeli.

Sipas ekspertes së monitorimit të informacionit, përmbajtje të tilla kanë tendencën të zhvendosin vëmendjen e publikut nga faktet e një projekti drejt narrativave më të gjera që ngjallin reagime emocionale.

“Në rrjetet sociale, narrativat që lidhen me tema ndërkombëtare zakonisht përhapen më shpejt sesa informacioni teknik apo juridik. Për pasojë publiku mund të fillojë ta perceptojë çështjen jo më përmes dokumenteve dhe fakteve të projektit, por përmes simbolikave dhe konflikteve që njihen globalisht” tha Inva Hasanaliaj, gazetare dhe themeluese e “PressShield” një platformë për mbrojtjen e gazetarëve.

Sipas Hasanaliajt, rasti i Zvërnecit ndjek një model që është vërejtur edhe në debate të tjera publike, ku një çështje lokale gradualisht fillon të interpretohet përmes narrativave dhe konflikteve ndërkombëtare.

“Nga ajo që kam parë duke monitoruar diskutimin publik, më duket se po ndodh një fenomen që e kemi parë edhe në raste të tjera: një debat që fillon si çështje lokale, me pyetje konkrete për ligjshmërinë, ndikimin mjedisor, investimin apo procedurat, gradualisht fillon të lidhet me narrativa shumë më të mëdha gjeopolitike”, tha ajo për Median Amfora.

Projekti i Zvërnecit është një nga investimet më të diskutuara në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama e ka paraqitur atë si një projekt që mund të shndërrohet në një model suksesi për turizmin shqiptar, ndërsa investimi ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare për shkak të përfshirjes së Jared Kushner dhe Ivanka Trump.

Narrativat që lidhin projektin me Izraelin nuk po qarkullojnë vetëm në Shqipëri. Monitorimi i postimeve të shpërndara në rrjetet sociale tregon se debati për Zvërnecin ka gjetur jehonë edhe jashtë vendit. Analiza e postimeve të shpërndara në Shqipëri dhe jashtë saj tregon se narrativa për Zvërnecin nuk ndërtohet vetëm rreth projektit turistik. Në shumë raste, investimi paraqitet si pjesë e një historie më të gjerë që lidhet me Izraelin, Jared Kushner, origjinën e tij izraelite, konfliktin në Lindjen e Mesme, identitetin fetar të shqiptarëve apo pretendime për ndryshime demografike në të ardhmen. Kjo bën që debati të largohet gradualisht nga pyetjet konkrete mbi mjedisin, pronën dhe transparencën, duke u zhvendosur drejt simbolikave dhe konflikteve që shtrihen përtej vetë Zvërnecit.

Sipas ekspertes kur një debat lokal filtrohet përmes lenteve të një konflikti global, ekziston rreziku që publiku të largohet nga diskutimi mbi faktet dhe të polarizohet rreth identiteteve apo pozicioneve ideologjike.

“Kjo mund të krijojë perceptime që nuk bazohen domosdoshmërisht në provat e disponueshme për rastin konkret. Për më tepër, imazhi i vendit apo i komunitetit ku zhvillohet debati mund të ndërtohet mbi narrativa të importuara nga konflikte të tjera, duke e bërë më të vështirë zhvillimin e një diskutimi të informuar dhe të bazuar në evidencë”, tha Inva Hasanaliaj.

Organizatat mjedisore dhe banorë të zonës kanë ngritur shqetësime për ndikimin e projektit në një zonë me rëndësi të veçantë natyrore, si dhe për çështje që lidhen me transparencën dhe pronësinë. Megjithatë, analiza e përmbajtjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale tregon se një pjesë e debatit  po largohet nga këto çështje konkrete. Narrativat që qarkullojnë në internet nuk kufizohen vetëm te Izraeli. Në disa raste, debati për projektin shoqërohet edhe me pretendime për ndërhyrje të aktorëve të huaj, “sulme hibride” apo përpjekje për të sabotuar investimin. Megjithatë, pjesa më e madhe e përmbajtjeve të monitoruara nga Amfora Media lidhen me Izraelin, konfliktin në Lindjen e Mesme dhe pretendimet për vendosjen e kolonëve izraelitë në Shqipëri.

Një shembull tjetër i mënyrës se si debati po zhvillohet në rrjetet sociale lidhet me përdorimin e materialeve jashtë kontekstit. Në një postim në rrjetin social Facebook më 2 qershor, eksperti i sigurisë Ervin Karamuço shkroi se një deklaratë e tij për një protestë të mëparshme ishte ripërdorur për çështjen e Zvërnecit shoqëruar me një titull tjetër. Sipas tij, kjo krijonte përshtypjen e gabuar se deklarata lidhej me zhvillimet rreth projektit, çka ai e cilësoi si pjesë të “sulmeve hibride” në rrjetet sociale që sapo kishin nisur.

Rastet e përdorimit të materialeve jashtë kontekstit konsiderohen ndër format më të zakonshme të keqinformimit në rrjetet sociale.

“Materialet jashtë kontekstit janë ndër mekanizmat më të zakonshëm të dezinformimit. Video të vjetra, fotografi nga vende të tjera, meme ose pamje pa lidhje direkte me ngjarjen mund të krijojnë një perceptim të rremë, edhe kur nuk përmbajnë informacion tërësisht të pavërtetë”, tha Hasanaliaj.

Sipas saj, edhe kur materiali nuk është domosdoshmërisht i rremë, përdorimi i tij në një kontekst të gabuar mund të krijojë një histori që nuk përputhet me realitetin.

Nga videot e gjeneruara me inteligjencë artificiale te pretendimet për kolonë izraelitë, materialet e nxjerra jashtë kontekstit dhe teoritë mbi faktorë të huaj, debati për Zvërnecin po shoqërohet nga një valë narrativash që shpesh lënë në hije pyetjet themelore mbi projektin. Edhe në mbrojtjen publike që i bëri investimit më 1 qershor nga salla e Kryesisë së Kuvendit, Kryeministri Edi Rama e orientoi debatin te prona private dhe teoritë konspirative që sipas tij shoqërojnë projektin, ndërsa një pjesë e pyetjeve mbi vetë investimin mbeten ende objekt debati publik.

Edhe në mbrojtjen publike që i bëri investimit më 1 qershor nga salla e Kryesisë së Kuvendit, Kryeministri Edi Rama e orientoi debatin te prona private dhe teoritë konspirative që sipas tij shoqërojnë projektin, ndërsa një pjesë e pyetjeve mbi vetë investimin mbeten ende objekt debati publik.

Një tjetër shtresë e debatit lidhet me identitetin kombëtar dhe fetar. Në një postim të publikuar më 31 maj nga llogaria në Instagram “Kopshti_i_xhenetit  “,  projekti në Zvërnec krahasohet me konfliktin izraelito-palestinez përmes një fotomontazhi ku flamujt shqiptarë dhe izraelitë vendosen përballë njëri-tjetrit, ndërsa shfaqet mesazhi se “Izraeli tani bën kufi edhe me Shqipërinë”. Teksti shoqërues i referohet mbrojtjes së “tokave shqiptare” dhe përmend shqiptarët “myslimanë e katolikë”, duke e paraqitur projektin jo si një debat mbi mjedisin, pronësinë apo investimin, por si një çështje që lidhet me identitetin kombëtar, fetar dhe kulturor të vendit.

Këtyre narrativave u shtohen edhe pretendimet për ardhjen e protestuesve me autobusë nga Greqia për të marrë pjesë në kundërshtimin e projektit. Një nga rastet më të përhapura ishte një fotografi e paraqitur në rrjetet sociale si provë se autobusë me protestues grekë po hynin në Shqipëri për protestën e 1 qershorit. Më vonë, verifikimi i kryer nga Faktoje konstatoi se imazhi ishte krijuar me inteligjencë artificiale, duke treguar se edhe përmbajtjet e manipuluara po bëhen pjesë e debatit online rreth Zvërnecit.

Për Hasanaliajn, në debate të tilla sfida kryesore mbetet dallimi mes fakteve të verifikueshme dhe narrativave që ndërtohen rreth tyre.

“Nga këndvështrimi i gazetarisë së verifikimit të fakteve, elementi më i rëndësishëm mbetet dallimi mes asaj që mund të provohet me dokumente, burime dhe evidenca të verifikueshme, dhe asaj që mbetet interpretim, opinion apo narrativë politike. Në raste të tilla, transparenca mbi burimet dhe verifikimi i materialeve që qarkullojnë në rrjet janë thelbësore për të kuptuar realisht se çfarë po ndodh”, tha ajo.

Ndërsa në internet vazhdojnë të qarkullojnë pretendime për Izraelin, kolonët, faktorë të huaj dhe skenarë të tjerë që shkojnë përtej vetë investimit, kundërshtimet ndaj projektit në Zvërnec mbeten të lidhura me ndikimin në mjedis, transparencën e procedurave dhe çështjet e pronësisë. Protestat e banorëve vijojnë, ndërsa Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka kërkuar hetim të plotë për incidentet e regjistruara gjatë protestës së 30 majit.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Edi Rama vazhdon ta mbrojë projektin si një investim strategjik për turizmin shqiptar. Mes zhvillimeve në terren dhe zhurmës që e shoqëron në rrjetet sociale, rasti i Zvërnecit tregon se si një çështje lokale mund të shndërrohet në një debat shumë më të gjerë, ku shpeshherë vëmendja largohet nga faktet që e kanë nxitur atë.

The post Zvërneci dhe kolonët izraelitë: Anatomia e një narrative globale first appeared on Amfora.

Nga Zvërneci te “Costa Navarino”, si po e zhvendos Rama debatin
“Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë,” shkroi të martën kryeministri Edi Rama në një postim të gjatë kushtuar resortit luksoz në Greqi.

Referenca ndaj Costa Navarinos nuk është e rastësishme. Vetëm një ditë më parë, gjatë mbrojtjes publike të projektit në Zvërnec, Rama e përdori resortin grek si shembull për të argumentuar se investimet e mëdha turistike shpesh kundërshtohen para se të shndërrohen në histori suksesi.

Në postimin e tij, Rama rikthen argumentin se kundërshtimet ndaj investimeve të mëdha turistike nuk janë të reja, duke sjellë si shembull Costa Navarinon, një resort që sipas tij u përball me kritika të ngjashme përpara se të kthehej në një histori suksesi.

Eksperti i komunikimit Evarist Beqiri e lexon këtë qasje si pjesë të një teknike të njohur komunikimi, të quajtur “kornizim” (reframing).

“Debati zhvendoset nga pyetja konkrete te pyetja e përshtatshme. Nga ‘A është ky projekt i ligjshëm?’ te ‘A duam ne që Shqipëria të ketë sukses si Greqia?’. Nga procedura te patriotizmi. Nga dokumenti te ëndrra”, tha pedagogu dhe juristi Evarist Beqiri.

Krahasimi me resortin grek nuk mbeti vetëm te historia e zhvillimit të tij. Gjatë fjalimit të së hënës, Rama e përdori Costa Navarinon si pjesë të një argumenti më të gjerë për ambicien e Shqipërisë për të konkurruar në tregun elitar të turizmit në Mesdhe, duke e lidhur projektin në Zvërnec me shembuj të ngjashëm në rajon.

“Pse duhet të rrimë ne me zili dhe të shikojmë Greqinë për Costa Navarino?”, pyeti Rama gjatë mbrojtjes publike të projektit në Zvërnec.

Në vijim të argumentit të tij, kryeministri solli edhe shembullin e Malit të Zi dhe të Porto Montenegros, duke e paraqitur investimin në Zvërnec si pjesë të një gare më të gjerë rajonale për tërheqjen e turizmit elitar dhe investimeve të mëdha.

“Çfarë do zgjedhim? Do zgjedhim të rrimë ta shikojmë akoma Malin e Zi nga prapa apo do zgjedhim që të parakalojmë edhe Malin e Zi?”, tha ai, ndërsa në një moment tjetër shtoi: “Mund të konkurrojmë ne, duam të konkurrojmë ne me këta?”.

Përmes këtyre krahasimeve, debati për projektin në Zvërnec lidhet me një histori më të gjerë për zhvillimin turistik të Shqipërisë dhe pozicionimin e saj përballë destinacioneve të konsoliduara në rajon.

“Po si mund të jem unë njëherë kundër jush dhe kundër vetes dhe si mund të jenë gazetat e Greqisë aleatët tuaj në mbrojtjen e mjedisit të Shqipërisë?”, tha Rama.

Kryeministri iu referua disa herë raportimeve në mediat greke dhe i lidhi ato me debatin që po zhvillohet në Shqipëri për projektin në Zvërnec.

Në këtë mënyrë, debati nuk paraqitet më vetëm si një përplasje rreth një projekti konkret turistik. Ai lidhet me një narrativë më të gjerë, sipas së cilës Shqipëria po hyn në një nivel të ri të konkurrencës turistike në Mesdhe dhe për këtë arsye po tërheq vëmendje edhe përtej kufijve të saj.

Diskutimi i Ramës për Zvërnecin u zhvillua në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ai mbajti një fjalë të gjatë në mbrojtje të projektit. Takimi nuk u zhvillua në formën e një konference për shtyp apo një debati publik me gazetarë, ekspertë dhe grupet që kundërshtojnë projektin.

Forma e zgjedhur për këtë komunikim ka ngjallur reagime edhe në debatet publike. Në një reagim në rrjetet sociale drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, argumentoi se një mbledhje e grupit parlamentar nuk mund të konsiderohet llogaridhënie publike.

“Kryeministri nuk mund ta trajtojë mbledhjen në grupin parlamentar të partisë së tij si llogaridhënie. Ajo formë është një mesazh tjetër se partia vijon të jetë mbi shtetin”, shkroi Krasniqi në rrjetet sociale.

“Transparenca si armik i zhvillimit”

Teksa kryeministri Edi Rama foli gjatë për Costa Navarinon, konkurrencën turistike dhe raportimet në mediat greke, një pjesë e pyetjeve që kanë dominuar debatin publik mbeten pa përgjigje përfundimtare, pasi vetë kryeministri argumentoi se projekti arkitektonik dhe studimi mjedisor nuk janë përfunduar ende.

Organizatat mjedisore, aktivistët dhe qytetarët që kundërshtojnë projektin nuk kanë argumentuar se Shqipëria nuk duhet të zhvillojë turizmin apo të tërheqë investime të mëdha. Kundërshtimet e tyre janë përqendruar te mënyra se si projekti do të ndërhyjë në territor, ndikimi që mund të ketë në ekosistemin e zonës dhe garancitë që ofrohen për mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Beqirit, kundërshtimet ndaj projektit nuk janë ngritur rreth turizmit luksoz në vetvete, por rreth pyetjeve që lidhen me procedurat, zonën e mbrojtur, dhunën ndaj protestuesve dhe procesin e vendimmarrjes.

“Protestat nuk janë për turizmin luksoz. Janë për telat me gjemba, dhunën, zonën e mbrojtur dhe vendimmarrjen okulte. Këto janë pyetje procedurale dhe ligjore. Të mprehta, të dokumentuara, të verifikueshme”, tha ai.

Po ashtu, protestuesit kanë kërkuar më shumë transparencë mbi dokumentacionin e projektit, procesin e vendimmarrjes dhe mënyrën se si do të balancohen interesat ekonomike me mbrojtjen e një prej zonave më të ndjeshme natyrore në vend.

Një vështrim mbi vendndodhjen e Costa Navarinos në raport me Lagunën e Gialovës në Greqi tregon se resorti që solli Rama si shembull nuk është ndërtuar mbi vetë sistemin lagunor. Kompleksi ndodhet në të njëjtin rajon me lagunën dhe plazhin Voidokilia, por zhvillohet në një territor të veçantë nga vetë laguna.

Distanca sipas Google Maps që lidh resortet e Costa Navarino me Lagunën e Gialovës (Divari) në rajonin e Messinias, Greqi.

Kjo e bën të rëndësishme pyetjen se deri në çfarë mase Costa Navarino dhe Zvërneci janë raste të krahasueshme, jo vetëm nga pikëpamja ekonomike, por edhe për raportin që secili projekt ka me territorin ku zhvillohet.

Edhe ekspertët e mjedisit vënë në dukje se resorti grek nuk ndodhet brenda zonës së mbrojtur pranë Lagunës së Gialovës, por jashtë kufijve të saj.

“Nuk ka pothuajse asgjë ngjashmëri. Mbi të gjitha, ai resort nuk është ndërtuar në kufijtë e zonës së mbrojtur. Është afër zonës së mbrojtur, por nuk është brenda saj, pra është respektuar rregulli në zonë të mbrojtur”,  tha Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Vetë Rama e përdor Costa Navarinon si provë se projektet e mëdha turistike mund të bashkëjetojnë me natyrën. Por në fjalën e tij ai nuk u ndal te mënyra se si është realizuar ky ekuilibër në Greqi, cilat kufizime janë vendosur në territor dhe cilat elemente të modelit grek mund të konsiderohen të krahasueshme me rastin e Zvërnecit.

Beqiri argumenton se vetë krahasimi me Costa Navarinon kërkon më shumë sesa referenca te suksesi ekonomik i resortit.

“Costa Navarino nuk është thjesht një resort. Është rezultat i dekadave planifikimi, studimesh mjedisore, konsultimi lokal dhe monitorimi afatgjatë. Krahasimi i plotë do të kërkonte të njëjtat standarde, jo vetëm të njëjtat ambicie”, tha ai.

Sipas tij, nëse Costa Navarino paraqitet si model, atëherë duhet të krahasohen edhe transparenca publike, konsultimi me komunitetin, studimet mjedisore dhe mekanizmat e monitorimit.

Eksperti Trajçe argumentoi se edhe procesi i zhvillimit të Costa Navarinos është i ndryshëm nga ai që po diskutohet për Zvërnecin.

“Ai projekt ka marrë vite për t’u zhvilluar. Procedurat, studimet dhe konsultimet janë kryer përpara se të fillonte zbatimi në terren. Krahasimi me Costa Navarinon mund të merret si shembull se si duhet bërë një projekt i tillë, por jo si argument për të justifikuar rastin e Zvërnecit”, tha ai për Median Amfora.

Kjo e zhvendos krahasimin nga rezultati final i resortit grek te procesi që e prodhoi atë.

Ndërsa garantoi se Zvërneci nuk ka ende një projekt arkitektonik të miratuar dhe se studimi mjedisor nuk është përfunduar, Rama paraqiti me siguri përfitimet që sipas tij do të sjellë investimi. Gjatë fjalës së tij ai foli për një projekt me vlerë 4 miliardë euro, 10 mijë vende pune dhe një ndikim të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, duke e përshkruar si një investim që mund ta çojë vendin në “Ligën e Kampionëve” të turizmit global.

Kjo ndodh në një moment kur debati për Zvërnecin po shtrihet përtej polemikave publike. Të hënën, SPAK konfirmoi se ka nisur verifikime lidhur me çështjen e projektit, duke i shtuar një dimension të ri diskutimit që prej ditësh dominohet nga përplasjet politike, protestat dhe narrativat mbi zhvillimin turistik të vendit.

Sipas ekspertëve, debati për Zvërnecin nuk është debat parimor “pro” ose “kundër” zhvillimit.

“Është një debat mbi mënyrën e zhvillimit dhe mbi balancën midis investimit, transparencës dhe mbrojtjes së interesit publik”, tha Beqiri.

Përtej krahasimeve me Costa Navarinon, Malin e Zi apo konkurrencën rajonale, pyetjet që mbeten të hapura lidhen me vetë projektin: si do të ndërtohet, cili do të jetë ndikimi i tij real në territor dhe çfarë do të tregojë studimi mjedisor që ende nuk është paraqitur. Këto janë pikërisht çështjet që do të përcaktojnë nëse krahasimi me modelin grek është i qëndrueshëm apo mbetet thjesht pjesë e narrativës politike që shoqëron debatin.

“Pyetja është nëse narrativa po zëvendëson përgjigjet. Nëse kornizimi po zëvendëson dokumentin. Nëse Costa Navarino po zëvendëson studimin mjedisor”, tha ai.

The post Nga Zvërneci te “Costa Navarino”, si po e zhvendos Rama debatin first appeared on Amfora.

Rama fshihet pas pronës private, pyetjet për Zvërnecin mbeten pa përgjigje
Ndryshe nga komunikimet e zakonshme nga zyra e tij apo studioja e podcastit, Edi Rama zgjodhi kësaj here Kryesinë e Kuvendit për të mbrojtur publikisht projektin e Zvërnecit. Dalja e posaçme e kryeministrit erdhi pas një fundjave të shoqëruar me tensione në Nartë, protestë qytetare në Tiranë, peticion ndërkombëtar dhe nisjen e hetimeve nga SPAK, ndërsa kreu i qeverisë u përpoq të kundërshtonte atë që i quajti “të pavërteta” mbi një investim që sipas tij mund të ndryshojë të ardhmen turistike të vendit.

Por ndërsa Rama e ndërtoi mbrojtjen e projektit mbi argumentin e pronës private, debati publik ka kohë që është zhvendosur në një terren tjetër. Protestuesit, gazetarët, ekspertët dhe institucionet nuk po pyesin nëse Shqipëria ka nevojë për investime, por nëse janë respektuar procedurat, çfarë ndikimi do të ketë projekti në zonën e mbrojtur të Nartës dhe pse ka ende kaq pak transparencë mbi një nga investimet më të kontestuara të viteve të fundit.

I rrethuar nga ministrat, drejtuesit politikë dhe deputetët socialistë, Rama e paraqiti kundërshtimin ndaj projektit jo thjesht si debat mbi një investim të vetëm, por si sfidë ndaj modelit të zhvillimit që ai pretendon se po ndërton prej vitesh. Në argumentimin e tij, gjatë më shumë se një ore fjalim Zvërneci u shfaq si pjesë e ambicies për ta futur Shqipërinë në hartën e turizmit elitar dhe jo si një konflikt mbi një resort të ri.

“Çfarë më duhet pushteti dhe karrigia, nëse unë duhet të heq dorë nga vizioni që kam ndarë me ju gjithë këto vite… Heq dorë nga ambicia për ta bërë Shqipërinë një vend që të mos ketë zili askënd”, tha kryeministri Rama.

Nëse vizioni për zhvillimin ishte shtylla e parë e argumentimit të Ramës, prona private ishte shtylla e dytë. Gjatë gjithë fjalës së tij, kryeministri u rikthye vazhdimisht te fakti se toka ku parashikohet të zhvillohet projekti nuk është pronë shtetërore, duke argumentuar se shteti nuk ka rol në negociatat mes investitorëve dhe pronarëve. Pikërisht mbi këtë argument ai ndërtoi një pjesë të konsiderueshme të mbrojtjes së projektit.

“Për projektin e Zvërnecit, duhet të shikoni pronat dhe pronarët, pasi nuk kemi tokë shtet aty. Copëza që mund të jenë shtet, janë krejtësisht të papërfillshme”, tha Rama.

Por argumenti i pronës private nuk është arsyeja pse debati për Zvërnecin ka dalë prej javësh nga kufijtë e një investimi turistik. Kundërshtimet ndaj projektit u intensifikuan pas ndërhyrjeve në terren në zonën e Nartës, ku aktivistë, banorë dhe organizata mjedisore ngritën shqetësime për ndikimin e mundshëm në një nga ekosistemet më të rëndësishme të bregdetit shqiptar.

Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe organizata “EuroNatur”kanë paralajmëruar për rreziqet që sipas tyre i kanosen zonës së mbrojtur dhe kanë kërkuar transparencë të plotë mbi dokumentacionin mjedisor dhe procedurat që po ndiqen për projektin. Situata u përshkallëzua gjatë fundjavës, kur pamjet e një protestuesi të tërhequr zvarrë nga punonjës të një kompanie private sigurie në sy të policisë shkaktuan reagime të forta publike dhe e zhvendosën debatin nga vetë projekti te mënyra se si po trajtohej kundërshtimi qytetar. Një ditë më pas, protesta u zhvendos edhe në Tiranë, ku aktivistë, ambientalistë dhe qytetarë kërkuan ndalimin e ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur, transparencë për projektin dhe përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke e kthyer çështjen nga një debat lokal në një kauzë me jehonë kombëtare.

Përballë kundërshtimeve, Rama argumentoi se debati publik është mbushur me dezinformim, teori konspirative dhe frikëra të pabazuara. Në disa raste, ai sugjeroi se qytetarët janë manipuluar nga narrativa që sipas tij nuk kanë lidhje me projektin real, duke e paraqitur kundërshtimin jo si reagim ndaj procedurave apo ndikimit mjedisor, por si pasojë e keqinformimit dhe instrumentalizimit politik.

“Është përhapur kudo legjenda se shteti po i fal tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec, apo se aty janë disa rusë që do të ndërtojnë pallate”, tha Rama.

Megjithatë, ndërsa kritikoi teoritë konspirative që sipas tij po qarkullojnë rreth projektit, Rama nuk ngurroi të sugjeronte se kundërshtimi ndaj investimit po ushqehet edhe nga interesa që nuk e duan suksesin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe ekonomik. Në disa momente, ai e paraqiti debatin si pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për të penguar projektet që sipas tij mund ta çojnë vendin në një tjetër nivel zhvillimi.

“Kjo është konkurrencë. Kemi hyrë në një territor shumë të ndryshëm nga ai ku kemi qenë”, tha Rama.

Një nga pjesët më interesante të fjalimit ishte sqarimi i Ramës mbi fazën në të cilën ndodhet projekti. Kryeministri argumentoi se investimi nuk ka ende një projekt arkitektonik të miratuar dhe se studimi mjedisor vazhdon të përgatitet nga grupet ndërkombëtare të angazhuara nga investitorët. Megjithatë, pikërisht ky proces i papërfunduar ka ushqyer një pjesë të shqetësimeve publike, pasi ndërkohë zona është rrethuar dhe janë kryer ndërhyrje që kanë krijuar perceptimin se projekti po ecën më shpejt se transparenca që duhet ta shoqërojë.

“Kam parë imazhe të projektit, projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare. Jo se ishte i keq, por ne donim më shumë… Në 2024 nuk u miratua një projekt arkitektonik dhe sot që flasim nuk ka një projekt arkitektonik të miratuar”, tha kryeministri.

Për të kundërshtuar pretendimet se kanë nisur punime për ndërtimin e resortit, Rama këmbënguli se ndërhyrjet e deritanishme lidhen me studimet paraprake dhe jo me zhvillimin e vetë projektit. Por pikërisht gardhi, makineritë dhe kufizimi i aksesit në zonë janë bërë simboli i kundërshtimit qytetar, duke krijuar hendekun mes asaj që qeveria e konsideron një fazë teknike dhe asaj që protestuesit e shohin si fillimin e një procesi me pasoja të pakthyeshme.

“Leja e infrastrukturës në prill 2026 është dhënë për vendosjen e pajisjeve të përkohshme që do përdoren për studimin e biodiversitetit të lagunës… për këtë u dha leja, u bë rrethimi”, tha Rama.

Organizatat PPNEA dhe “EuroNatur“ kanë paralajmëruar se zhvillimi i planifikuar në Nartë rrezikon habitatet natyrore, korridoret migratore të shpendëve dhe integritetin ekologjik të një zone që gëzon status të mbrojtur kombëtar dhe ndërkombëtar. Organizatat kanë kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve në terren, publikimin e plotë të dokumentacionit mjedisor dhe një proces transparent vendimmarrjeje përpara se projekti të avancojë më tej.

Shqetësime të ngjashme kanë ngritur edhe akademikë dhe ekspertë të planifikimit urban. Në një deklaratë publike, trupa akademike dhe përfaqësia studentore e Universitetit Polis nuk u shprehën kundër investimit në vetvete, por kërkuan transparencë dhe përgjigje institucionale për një sërë çështjesh që sipas tyre mbeten të paqarta. Nga respektimi i kufijve të zhvillimit të parashikuar në Peizazhin e Mbrojtur Pishë Poro-Nartë, te ndikimi mbi biodiversitetin, përputhshmëria me Planin e Përgjithshëm Vendor të Vlorës, detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe procedurat për ndryshimin e përdorimit të tokës, deklarata ngre një seri pyetjesh që kërkojnë përgjigje publike dhe të dokumentuara.

Akademikët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të publikojnë dokumentet, analizat dhe vendimet mbi të cilat po mbështetet projekti, duke argumentuar se një investim me ndikim të tillë nuk mund të zhvillohet pa dialog publik dhe pa përfshirjen e komuniteteve lokale.

Kërkesa për më shumë transparencë nuk është e vetmja pikë ku përplasen kritikët e projektit me qeverinë. Në mbrojtje të investimit, Rama argumentoi gjithashtu se një pjesë e debatit po zhvillohet mbi një realitet të shtrembëruar të gjendjes së zonës, duke këmbëngulur se laguna e Nartës nuk është një ekosistem i paprekur, por një territor që prej vitesh përballet me probleme serioze.

“Laguna është në pikë të hallit,” tha Rama.

Megjithatë, kjo deklaratë ngre një tjetër pyetje që nuk mori përgjigje gjatë fjalimit. Nëse një nga zonat më të rëndësishme të mbrojtura në vend ndodhet vërtet në një gjendje të tillë, atëherë lind natyrshëm pyetja mbi përgjegjësinë e institucioneve që kanë pasur për detyrë mbrojtjen, menaxhimin dhe rehabilitimin e saj gjatë gjithë këtyre viteve.

Kundërshtimet ndaj projektit nuk janë kufizuar vetëm te protestat qytetare. Një investigim i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN Albania) hodhi dritë mbi historikun e pronësisë së tokave në Zvërnec, duke ngritur pyetje mbi procedurat, kompanitë e përfshira dhe vendimmarrjen që i hapi rrugë investimit.

Shqetësimet për projektin kanë marrë edhe një dimension ndërkombëtar. Përmes një peticioni të drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe organizatave ndërkombëtare mjedisore, aktivistë dhe qytetarë kanë kërkuar mbrojtjen e zonës së Vjosë-Nartës, duke paralajmëruar se ndërhyrjet e planifikuara mund të cenojnë një territor me rëndësi të veçantë ekologjike dhe status të mbrojtur.

Në përpjekje për ta vendosur debatin përtej kufijve të Zvërnecit, Rama argumentoi se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje strategjike mes tërheqjes së investimeve të mëdha dhe humbjes së mundësive që vende të tjera të rajonit kanë ditur t’i shfrytëzojnë. Për ta ilustruar këtë, ai iu referua vazhdimisht Malit të Zi dhe transformimit që sipas tij sollën investimet e mëdha në turizëm.

“Çfarë do zgjedhim, të shohim Malin e Zi nga mbrapa apo ta parakalojmë?”, tha Rama.

Debati për Zvërnecin mori një tjetër dimension të hënën, kur Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmoi se po kryhen hetime lidhur me projektin që ka nisur të zbatohet së fundmi për ndërtimin e resorteve në Zvërnec, në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë.

Zona e Zvërnecit dhe laguna e Nartës përfaqësojnë një nga pasuritë më të rëndësishme natyrore të bregdetit shqiptar, me biodiversitet të pasur, habitate për shpendët migratorë, ligatina me rëndësi ndërkombëtare, peizazhe unike natyrore dhe një trashëgimi kulturore e historike që shtrihet përtej kufijve të zonës së mbrojtur.

Në fund, fjalimi i Ramës nuk e mbylli debatin për Zvërnecin. Nga protestat qytetare te organizatat mjedisore, akademikët, media investigative dhe SPAK-u, pyetjet mbi projektin vazhdojnë të kërkojnë përgjigje. Dhe sa më shumë që debati zgjerohet, aq më e vështirë bëhet që ai të reduktohet vetëm te argumenti i pronës private.

The post Rama fshihet pas pronës private, pyetjet për Zvërnecin mbeten pa përgjigje first appeared on Amfora.

Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor
“Peshkaqen i fondeve mjedisore”, që dyshohet se “kanalizon fondet e mbrojtjes së natyrës në shpenzime luksi, dreka të shtrenjta dhe qëndrime në hotele elitare”, shkruhej në artikullin e publikuar më 18 maj nga portali “TVA News”, i cili kishte në qendër drejtorin ekzekutiv të organizatës Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Aleksandër Trajçe.

Me titullin “Për llogari të kujt po i vë zjarrët Aleksandër Trajçe?”, artikulli u shpërnda më pas edhe nga portali “JOQ Albania”, duke gjeneruar reagime dhe debat në rrjetet sociale. Në komentet e publikut shfaqeshin si mbështetje për aktivistin mjedisor, ashtu edhe akuza dhe gjuhë denigruese ndaj tij.

Ndërsa në mediat në internet dhe rrjete sociale publikoheshin akuza dhe insinuata ndaj Aleksandër Trajçes, në terren kishte nisur të zhvillohej një konflikt i hapur për ndërhyrjet në zonën e mbrojtur të Pishë Poro-Nartës në Vlorë. Organizata mjedisore PPNEA denoncoi publikisht punimet në zonë, duke i cilësuar ato të paligjshme për shkak të mungesës së transparencës dhe dokumentacionit publik mbi projektin, ndërsa ngriti shqetësime për dëmtimin e habitateve natyrore, kufizimin e aksesit të qytetarëve dhe raste agresiviteti ndaj aktivistëve dhe gazetarëve gjatë dokumentimit në terren.

Sipas organizatës, publikime të tilla synojnë të largojnë vëmendjen nga konflikti real që po zhvillohet në terren dhe nga denoncimet për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura.

“Të gjitha këto zhurmime janë sepse ata e dinë që janë në ilegalitet, e dinë që janë duke bërë gjithçka kundër çdo lloj norme, procesi dhe zbatimi të ligjit. Fillojnë merren me sulme të tilla që të minojnë përpjekjet dhe të shfokusojnë vëmendjen e njerëzve, që të mos merren me problemin, por të merren me individë apo aktorë,” tha Aleksandër Trajçe.

Ai shtoi se organizata nuk dëshiron t’u japë më shumë vëmendje publikimeve të tilla, pasi sipas tij ato janë pjesë e një përpjekjeje për delegjitimimin e zërave kritikë ndaj zhvillimeve që ai i konsideron të paligjshme në zonat e mbrojtura.

Sipas Aleksandër Trajçes, organizata është përballur edhe më herët me forma presioni dhe sulmesh në internet gjatë konflikteve mjedisore, por sipas tij, situata së fundmi është bërë më agresive.

“Në të kaluarën kemi pasur edhe faqe në rrjete sociale që janë hapur thjesht me qëllimin për të na sulmuar dhe më pas janë mbyllur. Çdo lloj zhurmimi tjetër është i qëllimshëm, sepse ata e dinë që janë në gabim dhe po përdorin të gjitha mjetet e mundshme për të mbuluar faktin që janë në gabim,” tha ai për Median Amfora.

Trajçe shtoi se fokusi i organizatës mbetet te mbrojtja e natyrës, zbatimi i ligjit dhe interesi publik, ndërsa debatet që largojnë vëmendjen nga problematikat në terren i konsideron pjesë të një përpjekjeje për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet mjedisore.

Publikime të tilla nuk janë raste të izoluara, por pjesë e një narrative që përsëritet sa herë organizatat mjedisore apo individë përfshihen në konflikte për mbrojtjen e zonave natyrore apo mjedisit. Një situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Zall-Gjoçaj, një zonë ku prej vitesh aktivistë dhe banorë kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe ekosistemin përreth.

Zall-Gjoçaj dhe “kundërpërgjigjja” në internet

Rasti i Zall-Gjoçajt është një nga shembujt më të qartë të mënyrës se si konfliktet mjedisore në Shqipëri shoqërohen paralelisht edhe me narrativa linçuese dhe tentativa për diskreditimin e personave që reagojnë dhe kundërshtojnë publikisht këto projekte.

Aktivistët që kundërshtuan ndërtimin e hidrocentraleve në zonë raportuan se në shkurt 2026 ishin hapur faqe anonime në “Facebook” dhe “Instagram”, ku publikoheshin video të montuara dhe materiale që, sipas tyre, kishin si qëllim diskreditimin publik të aktivistëve dhe krijimin e presionit psikologjik për të hequr dorë nga kauza e tyre.

“Është më se e vërtetë që sa herë ka nisma në mbrojtje të mjedisit ka kundërpërgjigje edhe në internet”, tha aktivisti Dhimitër Koleci.

Sipas tij, gjatë konfliktit në Zall-Gjoçaj u hapën faqe anonime me emrin e zonës, të cilat publikonin materiale kundër aktivistëve, ndërsa përmbajtjet në rrjetet sociale shoqëroheshin me video të montuara, shpërndarje fotosh dhe sulme personale ndaj tyre.

“Veç ‘luftës’ psikologjike, jemi përballur me këtë fushatë dezinformuese në rrjetet sociale, pasi asgjë nuk ishte reale, por e qëllimshme”, u shpreh ai për Median Amfora.

Prej vitesh, aktivistët e Zall-Gjoçajt janë përfshirë në beteja ligjore dhe publike kundër ndërtimit të hidrocentraleve në zonë, duke ndjekur procese gjyqësore dhe denoncime publike për ndikimin e projekteve në mjedis. Gjatë kësaj periudhe, përveç proceseve gjyqësore dhe padive për “prishje imazhi” nga kompania e hidrocentraleve, aktivistët lokalë janë përballur edhe me intensifikimin e dezinformimit sa herë që konflikti në terren përshkallëzohej.

“I jam drejtuar edhe strukturave të krimit kibernetik, por jo çdo gjë mund të ndiqet me mundësitë që ka komuniteti lokal”, tha Dhimitër Koleci. Sipas tij, një prej faqeve anonime të hapura gjatë konfliktit vazhdon të jetë ende aktive.

Pas rasteve të Zall-Gjoçajt dhe Pishë Poro-Nartës, një tjetër konflikt ku banorët raportojnë presion dhe sulme në internet është ai i Rrjollit, ku kundërshtimi ndaj projekteve turistike është shoqëruar edhe me profile false dhe përmbajtje denigruese në rrjetet sociale.

Rrjolli dhe profilet false në “TikTok”

Një tjetër konflikt i hapur mjedisor që është shoqëruar me tensione në terren është ai i Rrjollit, një zonë bregdetare në Njësinë Administrative Velipojë, ku banorët prej muajsh kundërshtojnë projektet turistike dhe zhvillojnë protesta e procese ligjore për mbrojtjen e tokave që i konsiderojnë të trashëguara nga të parët. Paralelisht me betejën për pronat, banorët thonë se janë përballur edhe me një fushatë shpifjesh dhe presioni në internet, ku nuk kanë munguar etiketimet si “gjobëvënës” dhe gjuha denigruese përmes profileve të rreme në rrjetet sociale.

Sipas banorëve të zonës, gjatë konfliktit janë hapur profile false në rrjetin social “TikTok” që publikojnë përmbajtje që kanë nxitur tensione dhe reagime fyese në internet.

“Deri dhe ‘gjobëvënës’ na kanë etiketuar sa herë që publikojmë reagimet tona apo media raporton protestat në terren. Këto bëhen nga adresa të rreme që dukshëm janë hapur së fundmi,” tha Luciana Koka-Shullani, banore e Rrjollit.

Fotot e publikuara nga banorët tregojnë profile anonime që shpërndajnë video dhe përmbajtje fyese ndaj personave të përfshirë në protestat kundër projekteve turistike në zonë. Në shumë prej rasteve, përmbajtjet nuk fokusohen te debati mbi projektet apo konfliktin për tokën, por te sulmet personale, etiketimet dhe denigrimi publik i banorëve që kundërshtojnë zhvillimet në territor.

Konflikti i Tragjasit është një tjetër shembull i mënyrës se si në mes të përplasjeve për burimet natyrore dhe projektet turistike shfaqen edhe faqe anonime në rrjetet sociale, të cilat prezantohen si burime zyrtare informacioni dhe ndërhyjnë drejtpërdrejt në debatin publik rreth projektit.

Tragjasi dhe faqet anonime në mbështetje të projektit të ujësjellësit

Në Tragjas, ku prej muajsh banorët kundërshtojnë projektin e ujësjellësit që parashikon marrjen e ujit nga burimi Izvor për furnizimin e zonave turistike në bregdetin e Himarës, konflikti në terren është shoqëruar paralelisht me një fushatë intensive në rrjetet sociale.

Një prej faqeve më aktive është ajo me emrin “Ujësjellësi Tragjas/Himarë” në “Instagram”, e cila nisi aktivitetin në shkurt 2025, në periudhën kur konflikti për projektin u përshkallëzua publikisht. Në postimet e saj publikohen vazhdimisht video, materiale dhe përmbajtje propagandistike në mbështetje të projektit, ndërsa në shumë raste kundërshtarët e projektit paraqiten si pengues të zhvillimit apo persona që po manipulojnë komunitetin lokal.

Faqja nuk identifikon publikisht administratorët e saj dhe nuk paraqitet si kanal zyrtar institucional, ndërsa përmbajtjet e publikuara shoqërohen edhe me reklama të sponsorizuara në rrjetet sociale për të rritur shpërndarjen e postimeve.

Në vend që debati të fokusohej te ndikimi i projektit mbi burimet ujore dhe shqetësimet e ngritura nga banorët, përmbajtjet e publikuara në këto faqe shpesh zhvendosnin vëmendjen te sulmet ndaj protestuesve dhe vënia në dyshim e motiveve të tyre.

Nga veriu në jug të vendit, konfliktet mjedisore në Shqipëri mbeten të hapura dhe të shoqëruara me tensione të forta publike. Pavarësisht dallimeve mes rasteve, një element duket se përsëritet në secilin prej tyre: paralelisht me konfliktin në terren zhvillohet edhe një fushatë dezinformimi dhe presioni në internet, ku aktivistët, organizatat mjedisore dhe komunitetet lokale përballen me narrativa diskredituese, profile false, gjuhë denigruese dhe tentativa për të zhvendosur debatin nga çështjet mjedisore te delegjitimimi i personave që i kundërshtojnë këto projekte.

The post Dezinformimi si armë kundër aktivizmit mjedisor first appeared on Amfora.

Pa Teatrin Kombëtar: Aty ku dikur ngrihej skena, vijon kantieri
Ishte sërish e diel, 17 maji i 2026-s, gjashtë vite nga shembja e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës, një ndërhyrje që, pas më shumë se dy vitesh protesta nga artistë, aktivistë dhe qytetarë, u kthye në një nga ngjarjet më të debatueshme të historisë urbane dhe kulturore të vendit.

“Gjashtë vjet pas, ngjarja e shembjes së Teatrit kujtohet jo vetëm si rrëzimi i një ndërtese historike, por si shkatërrimi i një hapësire demokratike, ku protesta ishte njëkohësisht qendra dhe boshti i saj”, tha Doriana Musai, arkitekte, urbaniste dhe aktiviste.

Për Musain, historia e Teatrit nuk lidhet vetëm me shembjen e një godine, por me mënyrën se si pushteti politik dhe ai ekonomik ndikojnë mbi hapësirën publike dhe qytetare në Tiranë.

“Në një shoqëri më të shtypur, e cila e përjeton hapësirën publike të pushtuar, herë nga kullat, herë nga presioni i politikës, Teatri na kujton se këto dy pushtete – ai ekonomik dhe ai politik – kur bashkohen dhe qëndrojnë në të njëjtin krah, mund të shtypin fjalën e lirë dhe iniciativat demokratike të shoqërisë”, tha ajo për Median Amfora.

Në agimin e 17 majit 2020, ndërsa Tirana ishte ende nën kufizimet e pandemisë, godina e Teatrit Kombëtar u rrethua nga forca të shumta policie dhe u shemb brenda pak orësh. Ndërhyrja erdhi pas më shumë se dy vitesh protesta dhe rezistence nga artistë, aktivistë dhe qytetarë që kundërshtonin prishjen e godinës historike.

Pamjet e fadromave në oborrin e teatrit dhe largimi me forcë i protestuesve shkaktuan reagime të forta publike dhe politike, duke e kthyer shembjen e Teatrit në një nga ngjarjet më të debatueshme të historisë urbane dhe kulturore të vendit.

Debati për Teatrin Kombëtar nisi publikisht në vitin 2018, kur qeveria prezantoi planin për ndërtimin e një godine të re teatrore përmes një partneriteti publik-privat. Projekti hasi menjëherë kundërshti nga artistë, arkitektë dhe aktivistë, të cilët argumentonin se godina ekzistuese mbante vlera historike, arkitekturore dhe kulturore për qytetin.

Përplasja nuk lidhej vetëm me teatrin. Një pjesë e debatit u zhvendos edhe te zhvillimi urban i zonës dhe projektet për ndërtimet e larta pranë territorit të tij, ndërsa kundërshtarët akuzonin qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës se shembja po bëhej për interesa ndërtimi dhe jo për nevoja kulturore. Nga ana tjetër, institucionet argumentonin se godina ishte e amortizuar dhe se kryeqyteti kishte nevojë për një teatër të ri modern.

Gjashtë vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, aktivistët e protestës e kujtojnë rezistencën si një nga momentet më të forta të angazhimit qytetar në Shqipëri, edhe pse ajo nuk arriti të ndalte prishjen e godinës.

“Protesta për Teatrin nuk arriti ta realizonte qëllimin e vet, por secilit prej njerëzve të angazhuar iu lartësoi dinjitetin. Kjo, mendoj, është vlera më e madhe që mund të marrim sot nga ajo protestë”, tha Doriana Musai.

Në korrik 2019 pati një tentativë të parë për ndërhyrje nga policia, e cila u ndal pas rezistencës së artistëve dhe aktivistëve. Prej asaj kohe, godina e Teatrit u mbajt nën ruajtje 24 orë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa oborri i saj u kthye në një hapësirë proteste, diskutimesh publike dhe aktivitetesh artistike.

Përplasja politike u thellua edhe më tej pasi Presidenti Ilir Meta e ktheu dy herë ligjin për Teatrin në Parlament dhe e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se procedurat ishin antikushtetuese.

Më 14 maj 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi prishjen e godinës, ndërsa vetëm tre ditë më pas nisi operacioni për shembjen e saj. E ndërtuar gjatë periudhës italiane dhe e konsideruar një shembull i arkitekturës moderne të viteve ’30, godina e Teatrit Kombëtar ishte për dekada një nga qendrat kryesore të jetës kulturore shqiptare.

Por përtej arkitekturës, Teatri u kthye në simbol të rezistencës qytetare. Protesta për mbrojtjen e tij bashkoi artistë, aktivistë, arkitektë dhe qytetarë për më shumë se dy vite. Teatri Kombëtar nuk përfaqësonte vetëm një godinë historike, por një pjesë të memories kulturore dhe qytetare të Tiranës.

Godina e Teatrit Kombëtar përpara shembjes. Foto: Media Amfora

Studiuesi Aurel Plasari e ka cilësuar godinën e Teatrit Kombëtar si një “monument shumëfish historik”, duke argumentuar se kompleksi kishte rëndësi jo vetëm për historinë e teatrit shqiptar, por edhe për jetën kulturore, politike dhe albanologjike të vendit. Në një shkrim të publikuar në vitin 2018, ai kujton se në atë hapësirë janë organizuar shfaqje teatrore, koncerte, aktivitete të Institutit të Studimeve Shqiptare dhe ngjarje të rëndësishme të historisë moderne shqiptare.

Pak javë para shembjes, organizata evropiane “Europa Nostra” e përfshiu Teatrin Kombëtar në listën e shtatë vendeve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore në Evropë, duke kërkuar ruajtjen dhe restaurimin e godinës.

Një teatër ende në kantier

Gjashtë vite pas shembjes së godinës historike, në qendër të kryeqytetit vijojnë punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar. Projekti po realizohet mbi truallin ku ndodhej godina e vjetër dhe është konceptuar nga studio daneze BIG, e drejtuar nga arkitekti Bjarke Ingels.

Punimet nisën zyrtarisht në dhjetor 2022, më shumë se dy vite pas shembjes së Teatrit. Ndërtimi po realizohet nga kompanitë “AGIKONS” dhe “Re-Is”, ndërsa sipas të dhënave të tenderit kostoja e projektit arrin në rreth 1.84 miliardë lekë.

Në një postim të publikuar më 26 dhjetor 2025, kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti kishte hyrë në “fazën e realizimit ndërtimor” pas përfundimit të ndërhyrjeve nëntokësore dhe themeleve, ndërsa e cilësoi godinën si një “hapësirë ikonike për artin dhe kulturën”.

Edhe pse autoritetet kanë deklaruar se struktura kryesore e godinës pritej të përfundonte gjatë vitit 2025, punimet vijojnë ende edhe në vitin 2026.

Ndërsa në faqet zyrtare “AGIKONS” dhe studio daneze BIG e përshkruajnë Teatrin e ri Kombëtar si “një monument të ri për kulturën shqiptare” dhe “një epokë të re për artin dhe qytetin”, Tirana vijon të mbetet prej gjashtë vitesh pa një godinë funksionale teatrore në qendër të saj.

“Në këto gjashtë vite pa Teatër, qyteti është më i trishtuar dhe më i pashpresë, pasi 17 maji i vitit 2020 shënon një moment të dhunimit të protestës dhe të fshirjes nga territori të shpresës për një shoqëri demokratike”, përfundoi Doriana Musai.

Përtej protestave dhe përplasjes politike, debati për Teatrin Kombëtar krijoi ndasi edhe brenda vetë komunitetit artistik, duke mbetur ende i hapur gjashtë vite pas shembjes së godinës dhe ndërsa Tirana vijon të presë përfundimin e punimeve të Teatrit të ri.

The post Pa Teatrin Kombëtar: Aty ku dikur ngrihej skena, vijon kantieri first appeared on Amfora.

Resorti “Blue Borgo” sfidon peizazhin e Velipojës dhe ndez konfliktin për tokën
Projekti turistik i njohur si “Blue Borgo”, që parashikon zhvillimin e një kompleksi të madh akomodues dhe shërbimesh në fshatin Rrjoll, me struktura shumëkatëshe dhe funksione rezidenciale e turistike po vijon, megjithëse protestat e banorëve për pronësinë nuk janë ndalur që prej nisjes së tij.

Vendimmarrjet institucionale janë ndjekur përmes sistemit të lejeve dhe strukturave të planifikimit të territorit, duke e përfshirë projektin në kategorinë e investimeve në turizëm.  Hapësira ku po zbatohet ky projekt ndodhet në zonën Lumi Buna-Velipojë, një hapësirë e shpallur peizazh i mbrojtur dhe e karakterizuar nga ekosisteme lagunore dhe biodiversiteti i ndjeshëm, ku çdo ndërhyrje urbane lidhet drejtpërdrejt me kufizime mjedisore dhe rregulla konservimi. Pikërisht në këtë ndërthurje mes dëshirës për zhvillim dhe nevojës për mbrojtje, po avancojnë në terren punimet ndërtimore.

Zhvillimi në zonat lagunore dhe bregdetare të mbrojtura sjell presion të drejtpërdrejtë mbi ekosistemet e brishta dhe mbi sjelljen natyrore të specieve që i karakterizojnë këto habitate.

“Nga pikëpamja mjedisore, patjetër që është një katastrofë, e cila përbën vazhdimësi të strategjisë së përgjithshme të asaj që po u ndodh lagunave bregdetare”, tha Zydjon Vorpsi, ekspert pranë Qendrës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

Resorti avancon brenda Peizazhit të Mbrojtur Lumi Buna-Velipojë

Punimet për projektin turistik “Blue Borgo” kanë nisur të marrin formë përmes hapjes së infrastrukturës fillestare, duke sinjalizuar hyrjen e zhvillimit në fazën aktive të zbatimit në terren, në fshatin Rrjoll, në njësinë administrative Velipojë dhe që është pjesë e Bashkisë Shkodër. E vendosur rreth 40 kilometra prej saj dhe afro 15 kilometra nga Shëngjini. Nga ana tjetër ky territor bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Velipojë-Bunë, mes Lagunës së Vilunit dhe Monumentit Natyror të Ranës së Hedhun.

Hapësira ku po zhvillohet projekti përfshihet në një prej zonave me status të shumëfishtë mbrojtjeje dhe me vlera të larta natyrore në bregdetin verior të vendit, ku çdo ndërhyrje urbane lidhet drejtpërdrejt me ekuilibrin e ekosistemeve lagunore.

“Ajo zonë është pjesë e rrjetit kombëtar të zonave të mbrojtura, është zonë kandidate “Emerald” (një rrjet evropian zonash me vlera të veçanta natyrore) dhe është e përfshirë edhe në statusin “Ramsar”, që u jepet ligatinave me rëndësi ndërkombëtare për biodiversitetin dhe shpendët ujorë”, tha Vorpsi për Median Amfora.

<audio controls src="https://amfora.al/wp-content/uploads/2026/05/Rrjolli-kronike.mp3"></audio>
Audio-kronikë: Resorti “Blue Borgo” sfidon peizazhin e Velipojës dhe ndez konfliktin për tokën

Sapo në terren nisën të shfaqen gjurmët e para të punimeve për projektin, reagimi i banorëve të Rrjollit ishte i menjëhershëm, duke e lidhur drejtpërdrejtë zhvillimin me çështjen e pronësisë së tokës dhe të drejtave të trashëguara mbi territorin.

Banorët reaguan me protesta që në fillim të muajit shkurt, duke pohuar se punimet po kryhen mbi hapësira që ata i konsiderojnë prona familjare historike, duke e kthyer procesin e zbatimit të projektit në një situatë të ndjeshme sociale në zemër të Peizazhit të Mbrojtur Ujor/Tokësor Lumi Buna-Velipojë.

“Për çështjen e kësaj prone, në vitin 1946 tokat u morën. Personi që e pretendon tokën nuk e dijmë se si i ka bërë letrat në vitin 1956. Ne i jemi drejtuar SPAK-ut, Bashkisë Shkodër, e mediave dhe kërkojmë vetëm që dokumentet të hapen mbi tavolinë dhe të shihet e drejta e secilit”, tha Zef Shullani, banor i Rrjollit.

Një pjesë e banorëve janë kthyer nga emigrimi pasi kanë mësuar se në tokat që i konsiderojnë të trashëguara ka nisur ndërtimi i resortit turistik.

“Kam lënë djalin atje ku jetoj për të kërkuar të drejtën e tokës së trashëguar”, tha Marjana Pjeshka për Median Amfora.

Ndërsa banorët që pretendojnë pronësinë historike mbi tokat kanë vijuar protestat,  teksa institucionet shqiptare deklarojnë se ligjërisht zona e Rrjollit është pjesë e peizazhit të mbrojtur ujor.

“Zona e Rrjollit ndodhet në territorin e Bashkisë Shkodër dhe bën pjesë në Peizazhin e Mbrojtur Ujor/Tokësor (PMU/T) ‘Lumi Buna-Velipojë’, miratuar në vitin 2024”, shkroi Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, në një përgjigje zyrtare për Median Amfora.

Kjo zonë e mbrojtur është shpallur për herë të parë me këtë status në vitin 2005, me ligjin “Për shpalljen e Lumit Buna dhe të territoreve ligatinore përreth tij si “Peizazh ujor/tokësor i mbrojtur”.

“Screenshot” nga projekti që do të ndërtohet në zonë. Foto: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

Veç faktit që po ndërtohet në një zonë të mbrojtur, modeli i një resorti rezidencial me përdorim gjatë gjithë vitit, sipas ekspertëve ndryshon jo vetëm peizazhin fizik të zonës, por edhe mënyrën se si funksionon ekosistemi lokal, për shkak të rritjes së presionit njerëzor dhe infrastrukturës shoqëruese.

Një projekt i tillë me struktura rezidenciale, i ndërtuar sipas modelit të resorteve të banueshme gjatë gjithë vitit, krijon një zonë me prezencë të vazhdueshme njerëzore, ku aktiviteti nuk është sezonal, por i përhershëm. Kjo sjell rritje të trafikut, konsum më të lartë të infrastrukturës, ndryshim të dinamikës urbane dhe presion mbi burimet natyrore, përfshirë edhe regjimin e furnizimit me ujë.

“Kur flasim për specie që jetojnë në zona të mbrojtura lagunore dhe bregdetare, kemi parasysh lloje shumë të brishta, që largohen dhe tentojnë të shmangin praninë e njeriut. Specieve të rrezikuara nuk u heqim vetëm habitatin, por krijojmë edhe një situatë ku jeta e egër largohet nga zhurma dhe aktiviteti njerëzor”, analizoi Zydjon Vorpsi.

Strukturat shumëkatëshe ndryshojnë profilin natyror të kodrinave të Velipojës

Mes kodrave shkëmbore dhe lagunave bregdetare të Rrjollit, në zonën e njohur si Baks-Rrjoll, në njësinë administrative Velipojë, ndërtimi i resortit turistik “Blue Borgo” parashikohet të përfshijë një investim në rreth 280 milionë euro. Zhvilluesi i projektit është kompania “GENER 2 SH.P.K & ABA BLUE BORGO SH.P.K., me projektues “STEFANO BOERI ARCHITECTS & GENER 2 SH.P.K” dhe do të shtrihet në mbi 140 hektarë tokë bregdetare dhe parashikon ndërtimin e hoteleve, vilave turistike dhe strukturave akomoduese me funksion rezidencial e turistik.

Miratimi i projektit “Blue Borgo” është bërë përmes një vendimi të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), në fund të dhjetorit 2024, i cili i ka hapur rrugë lejes së ndërtimit për kompleksin turistik. Vendimi parashikon ndërtimin e 33 strukturave akomoduese dhe shërbimi, me lartësi deri në 10 kate.

Pavarësisht miratimit të lejes së ndërtimit dhe avancimit të projektit në fazën e zbatimit, institucionet konfirmojnë se nuk ka pasur një vendimmarrje për dhënien e statusit të veçantë të investitorit strategjik për këtë projekt.

“Pranë Pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka pasur interes të shprehur për zhvillimin e kësaj zone, por deri në këtë moment nuk rezulton të ketë asnjë vendimmarrje nga Komiteti i Investimeve Strategjike”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Ndryshimet në kufijtë e Zonës së Mbrojtur, ku përfshihet Rrjolli tregojnë një rishikim e si pasojë rrudhje të ndjeshme të sipërfaqes së mbrojtur ndër vite, në një territor ku ndërkohë janë projektuar dhe miratuar zhvillime me karakter turistik dhe rezidencial.

“Po, ka pasur ndryshime. Sipas vendimit të vitit 2005, sipërfaqja ka qenë 23.027 hektarë, ndërsa sipas vendimit të vitit 2024, sipërfaqja është pakësuar në 19.471 hektarë”, shkroi AKZM në përgjigjen zyrtare.

Situata ka krijuar një revoltë lokale që shkon përtej Zonës së Mbrojtur dhe lidh reagimin e menjëhershëm të banorëve fill pasi u bënë të dukshme gjurmët e para të investimit që pritet të transformojë këtë zonë bregdetare.

“Kam ardhur nga Anglia për të mbrojtur tokën time. Kam pasaportë italiane. Kam ardhur për babain tim, për tokën tonë. Duam ta mbrojmë dhe duam drejtësi”, tha Marjana Pjeshka.

Mungesa e dëgjesave publike dhe e përfshirjes së komunitetit në fazat vendimmarrëse ngrihet si një nga elementët kryesorë që ekspertët e konsiderojnë problematik në zhvillimet me ndikim të lartë në zona të mbrojtura. Transparenca dhe konsultimi me publikun janë minimumi që duhet të garantohet sipas tyre.

“Si mund të sigurojmë minimizimin e ndikimit, kur nuk ka asnjë diskutim me askënd? Si mund të sigurojmë që ky projekt është në favor të komunitetit dhe të natyrës, kur ai çohet përpara pa përfshirë ekspertët e mjedisit dhe aktorët lokalë?”, pyeti eksperti Vorpsi.

Pyetjet e ngritura nga ekspertët për mungesën e konsultimeve publike dhe përfshirjes së aktorëve lokalë marrin një tjetër peshë kur krahasohen me statusin zyrtar të territorit ku po zhvillohet projekti.

“Zona ku parashikohet të zhvillohet projekti turistik në Rrjoll ndodhet brenda zonës së mbrojtur Peizazh i Mbrojtur Ujor/Tokësor (PMU/T) ‘Lumi Buna-Velipojë’”, shkruhet në përgjigjen e AKZM-së.

Referuar Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, përshkruar në gjuhë jo teknike dhe të hartuar nga “Illyrian Consulting Engineers Sh.p.k.”, “Resorti është projektuar duke zbatuar strategjinë e mbrojtjes së biodiversitetit dhe peizazhit, bazuar kjo në vlerat natyore të zonës të propozuar të projektit si dhe statusit “Peizazh i mbrojtur”.

Por teksa nënvizon se zona është pjesë e “Peizazhit të Mbrojtur”, krijimi i një strukture akomoduese sipas përshkrimit për turizmin hotelier ekselent, nuk krijon pengesa ligjore në raport me vetë ligjin përkatës, pavarësisht ndikimit të tij real në mjedis.

“Zhvillimi i ketij projekti nuk bie ndesh me Ligjin për Zonat e Mbrojtura (Ligjit Nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”; i ndryshuar sipas Ligjit 21/2024)”, citon raporti.

Me ndryshimet në Ligjin nr. 21/2024, tashmë “Zonë e mbrojtur” nuk do të thotë më domosdoshmërisht “zonë pa ndërtime”, për të cilën shumë organizata mjedisore argumentojnë se u hap rruga për zhvillime turistike dhe infrastrukturore brenda zonave të mbrojtura, sidomos në kategori më fleksibël si “Peizazhi i Mbrojtur”.

Forcat e policisë gjatë protestave të banorëve. Foto: Media Amfora

Sipas ekspertëve të mjedisit, ndryshimet në sipërfaqen e zonave të mbrojtura nuk lidhen vetëm me kufij administrativë apo ndarje hartografike, por edhe me mënyrën se si ekosistemet reagojnë ndaj pranisë njerëzore.

“Reduktimi i sipërfaqes nuk lidhet vetëm me gjurmën e projektit, por edhe me distancën që jeta e egër krijon për të ruajtur sigurinë e vet. Këto nuk janë zona të pafundme, janë zona të vogla”, shpjegoi eksperti Zydjon Vorpsi.

Përballë zhvillimit të projektit brenda një Peizazhi të Mbrojtur, banorët e Rrjollit shprehen të vendosur se do të vijojnë betejën e tyre për mbrojtjen e tokave që i konsiderojnë të trashëguara brez pas brezi.

“Nuk i lejmë pronat tona. Këtu kemi jetuar ne dhe të parët tanë. Nuk largohemi nga toka jonë”, tha banori Gjin Pjeshka.

Media Amfora iu drejtua zyrtarisht kompanisë “ABA Blue Borgo” me një kërkesë për koment lidhur me pretendimet e banorëve, se projekti po zhvillohet në toka që ata i konsiderojnë të trashëguara, por deri në publikimin e këtij shkrimi kompania nuk ka kthyer përgjigje.

Nga ana tjetër shqetësimet e ekspertëve të mjedisit lidhen drejtpërdrejt me ndikimet që projekte të tilla mund të kenë në ekosistemet e brishta bregdetare.

“Ne lagunat bregdetare i kemi shumë të rralla, habitate që janë në të gjithë Shqipërinë, por kemi shumë pak: Butrintin, Divjakën, Nartën, Kune-Vainin, Velipojën edhe pjesën e Durrësit, që është zona e Fllakës, Bisht Palla”, përfundoi analizën eksperti Vorpsi, duke shtuar se humbja e këtyre sipërfaqeve patjetër që çon në uljen e popullatave të jetës së egër dhe se për këtë nuk ka dyshim.

The post Resorti “Blue Borgo” sfidon peizazhin e Velipojës dhe ndez konfliktin për tokën first appeared on Amfora.

Betoni hyn në Kanionin e Langaricës, monument natyre në Përmet
Kryeministri Edi Rama, në një postim të bërë më 2 mars të këtij viti, i prezantoi punimet në Banjat e Bënjës si një projekt drejt përfundimit, duke theksuar fluksin e vizitorëve dhe transformimin e zonës në një destinacion turistik.

“…tashmë në një fazë transformimi të plotë, ku gjatë kësaj fundjave kishte një fluks të lartë vizitorësh dhe shumë qytetarë zgjodhën të kalojnë kohën mes natyrës dhe burimeve termale…”, shkroi Rama në faqen e tij zyrtare në Facebook, postim që e shoqëroi me një video nga ujërat termale.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama e paraqet projektin që lidhet me Banjat e Bënjës si një transformim të zonës, në opinionin publik është ngritur shqetësimi se gjatë punimeve po përdoret beton në Kanionin e Langaricës. Në një postim në rrjetet sociale, Auron Tare, historian dhe ekspert i trashëgimisë kulturore, denoncoi, përmes një fotografie, ndërhyrjet në kanion, ku shihet qartë përdorimi i betonit dhe prezenca e mjeteve të rënda.

Postimi ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ku përdorues të ndryshëm kanë komentuar mbi punimet në zonë. Në të janë regjistruar dhjetëra komente, ku ndërhyrjet cilësohen si “masakër mjedisore”, si dhe disa shpërndarje që e kanë çuar më tej debatin në hapësirën publike.

Përtej reagimeve në rrjet dhe rritjes së debatit publik, sipas ekspertëve të mjedisit, ndërhyrje të tilla me përdorim betoni dhe mjete të rënda në një monument natyre janë të palejueshme dhe bien në kundërshtim me standardet e mbrojtjes së zonave të mbrojtura.

“Ndërhyrje të tilla në një Monument Natyror të Kategorisë III nuk janë të lejueshme dhe bien ndesh drejtpërdrejt me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së natyrës”, tha Olsi Nika, ekspert i mjedisit për Median Amfora.

Projekti “Ndërhyrje e integruar për fuqizimin e potencialit turistik të zonës së Bënjës”, financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me një vlerë prej rreth 195 milionë lekësh dhe një afat prej 16 muajsh. Ai synon përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e potencialit turistik të zonës së Bënjës në Përmet. Aktualisht, punimet janë përqendruar brenda kanionit, me hapjen e tre vaskave të reja.

Shqetësimi për ndërhyrjet nuk ka mbetur vetëm në rrjetet sociale, por është reflektuar edhe në nivel vendor. Ish-specialisti i trashëgimisë kulturore në Gjirokastër, Aleks Todhe, i cili e ka ndjekur çështjen nga afër, shprehet se ndërhyrjet në kanion janë problematike dhe cenojnë vlerat e një pasurie natyrore.

“Kemi të bëjmë me një krim mjedisor, sepse burimet rrjedhin në gjendje natyrore dhe përdorimi i betonit nuk më duket i drejtë”, tha Aleks Todhe për Median Amfora.

Në të njëjtën kohë, Agjencia e Zonave të Mbrojtura theksoi se zona e Kanionit të Langaricës është e shpallur Monument Natyre dhe pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

Por, për institucionin ndërhyrjet në zonën e Bënjës janë pjesë e projektit, “i cili ka kaluar në sistemin e lejeve”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Median Amfora. Institucioni shtoi se projekti synon përmirësimin e infrastrukturës turistike dhe rritjen e vizitorëve në zonë.

Ndërkohë, Bashkia Përmet pranon se gjurma e projektit ndodhet brenda kufijve të Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi ndërhyrjet konkrete në zonë.

“Për informacion më të detajuar lidhur me këtë investim, mund t’i drejtoheni Fondit Shqiptar të Zhvillimit si institucioni financues dhe zhvillues i këtij projekti”, shkroi institucioni në përgjigjen zyrtare për Median Amfora.

Pjesë nga kanioni i Langaricës në Përmet. Foto: Media Amfora

Sipas ekspertëve të mjedisit, problematika qëndron tek mënyra e ndërhyrjes në një monument natyre. Përdorimi i betonit në vaskat e reja që grumbullojnë ujin natyror dhe zgjerimi i tyre me mjete të rënda bie në kundërshtim me parimet bazë të mbrojtjes së këtyre zonave, ku ndërhyrjet duhet të jenë minimale dhe pa ndryshuar karakterin natyror të ekosistemit.

“Ato përbëjnë një shkelje të rëndë të kuadrit ligjor në fuqi”, tha eksperti Olsi Nika duke shtuar se rasti është edhe më problematik pasi zona gëzon mbrojtje të dyfishtë si Monument Natyre dhe pjesë e Parkut Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli”.

Ai paralajmëron se “punime të tilla ndërtimore, veçanërisht kur realizohen me mjete të rënda, paraqesin rrezik të lartë për ekosistemin”, duke përmendur degradimin e habitatit, ndërhyrjet në shtratin e lumit dhe ndikimet në florë dhe faunë.

Sipas tij, “ndërtimet me beton janë krejtësisht të papërshtatshme për një zonë të mbrojtur natyrore”, ndërsa çdo ndërhyrje në zonën buffer rrit rrezikun për dëme të pakthyeshme në vlerat natyrore të zonës.

Ish-specialisti i trashëgimisë kulturore, Aleks Todhe, ngriti shqetësimin se ndërhyrjet nuk prekin vetëm mjedisin, por rrezikojnë edhe monumentet e trashëgimisë kulturore në zonë.

“Kam vënë alarmin për këtë çështje sepse mendoj që po ngushtohet shtrati i lumit dhe kjo do të ndikojë në monumentin e natyrës, por edhe atë të kulturës, siç është ura”, tha ai për Median Amfora.

Në këtë kontekst, bëhet fjalë për Urën e Kadiut, një Monument Kulture i Kategorisë së Parë, e cila ndodhet afër zonës ku po zhvillohen punimet.

Shqetësimi për mënyrën se si po zhvillohen investimet në Përmet nuk është i ri. Në disa raste, banorë dhe zëra lokalë kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si ndërhyhet në emër të turizmit, duke kundërshtuar projekte që sipas tyre ndryshojnë karakterin e zonës.

Ura e Kadiut në Banjat e Bënjës. Foto: Media Amfora

Në një artikull të mëparshëm të Medias Amfora, banorët janë shprehur kundër ndërhyrjeve të ngjashme, duke ngritur shqetësime për mungesën e përfshirjes së komunitetit në procesin e vendimmarrjes.

“Dëgjesat publike, edhe kur zhvillohen, nuk kanë prezencë reale të qytetarëve apo specialistëve”, përfundoi Aleks Todhe.

Në një zonë me status të lartë mbrojtjeje, ku zhvillimi turistik paraqitet si prioritet, ndërhyrjet në terren dhe qëndrimet e ekspertëve tregojnë për një realitet që nuk përputhet plotësisht me narrativën zyrtare. Mes projektit të miratuar, reagimeve publike dhe paralajmërimeve profesionale, mbetet e paqartë se si po zbatohet në praktikë mbrojtja e një monumenti natyre.

The post Betoni hyn në Kanionin e Langaricës, monument natyre në Përmet first appeared on Amfora.