Kontributor - Amfora.al - Amfora

Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion
Mosha minimale e kërkuar për të hapur një llogari në TikTok nuk ka bërë asgjë për të ndaluar mijëra fëmijë në Ballkan nën moshën 13 vjeç që të kenë qasje në aplikacionin me video të shkurtra. Një anketim i BIRN zbulon se prindërit dhe mësuesit po hasin vështirësi të qëndrojnë në krye të rreziqeve të përfshira.

BALLKAN |

Djali u sigurua që t’u kërkonte leje prindërve. Kur ata thanë “Jo”, ai hapi gjithsesi një “llogari sekrete”. Ai ishte vetëm 14 vjeç dhe tashmë po lundronte në TikTok pa asnjë mbikëqyrje.

Kaluan gjashtë muaj përpara se prindërit e tij ta zbulonin dhe djali nga qyteti portual shqiptar i Durrësit ishte mashtruar që të shkarkonte një aplikacion për fotografi që përmbante ato që ai i përshkroi si “foto të sikletshme”, pa dhënë detaje.

Djali adoleshent, i cili si të miturit e tjerë të intervistuar për këtë histori foli në kushte anonimiteti me lejen e kujdestarit të tij ligjor, është vetëm një nga një numër në rritje fëmijësh ballkanas që përdorin shërbimin e këtij aplikacioni kinez bazuar në video të shkurtra, faqja më e popullarizuar në vitin 2021, sipas Cloudflare me seli në SHBA.

BIRN ka zbuluar se shumë nga ata fëmijë janë nën moshën minimale të kërkuar prej 13 vjeç dhe disa po përdorin rregullisht TikTok-un nga mosha gjashtë ose shtatë vjeç në dijeninë e plotë të prindërve të tyre.

Një anketim i BIRN dhe dhjetëra intervista ballë për ballë me mësues, prindër dhe fëmijë tregojnë për një “hendek teknologjik”, që do të thotë se shumë prindër nuk janë të vetëdijshëm se çfarë rrezikojnë fëmijët e tyre me këtë shërbim.

Më shumë se dy të tretat e prindërve thanë se fëmijët e tyre hapën llogari në TikTok para moshës 13 vjeç, gjysma e tyre pa pëlqimin e prindërve. Njëzet e pesë për qind e prindërve thanë se kishin vënë re përmbajtje potencialisht të dëmshme.

Ekspertët thonë se fëmijët janë veçanërisht të cenueshëm ndaj talljeve dhe ngacmimeve në internet dhe shpesh prindërit nuk e vënë re këtë, derisa tashmë është tepër vonë.

Mund të ketë një ndalim të qasjes në rrjetet sociale para moshës 13 vjeçare, por në Serbi, për shembull, “nuk ka kontroll në këtë drejtim”, tha eksperti i komunikimeve digjitale, Nikola Ristic.

“Prindërit shpesh nuk dinë mjaftueshëm se si t’u qasen fëmijëve gjatë mësimit të tyre informal, i cili është i pranishëm që në moshën më të hershme të një fëmije kur bëhet fjalë për internetin dhe konsumin e përmbajtjes.”

Udhëzuesi i përdorimit të TikTok-ut thotë se është “thellësisht i përkushtuar për të garantuar sigurinë e të miturve në platformë dhe nuk toleron aktivitete që përjetësojnë abuzimin, dëmtimin, rrezikimin ose shfrytëzimin e të miturve në TikTok”.

Grafik ilustrues nga Igor Vujcic

BIRN kontaktoi TikTok për të komentuar por nuk mori përgjigje deri në kohën e publikimit të artikullit.

Sipas gjetjeve të BIRN:

Gjashtëdhjetë e nëntë për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre hapën llogari para moshës 13 vjeçare, duke shkelur termat e përdorimit

Rreth 52 për qind e prindërve thanë se nuk kishin dhënë pëlqimin që fëmija i tyre të hapte një llogari në TikTok

Njëzetë e pesë përqind e prindërve thanë se ata vunë re përmbajtje të rrezikshme ose të papërshtatshme

Rreth 82 për qind e mësuesve thanë se ata vetë nuk përdorin TikTok

Tetëdhjetë e shtatë për qind e tyre thanë se nuk janë në dijeni se çka postojnë nxënësit e tyre; e njëjta përqindje thanë se nuk e dinë çka ndjekin nxënësit e tyre online

Gjashtë vjeç dhe tashmë me një llogari në TikTok

Zyrtarisht, TikTok nuk i lejon fëmijët nën moshën 13-vjeçare të hapin një llogari. Deri në moshën 16-vjeçare, përdoruesit janë subjekt i kufizimeve të tjera: për shembull, llogaria e tyre është private si parazgjedhje; ata nuk mund të përdorin mesazhe të drejtpërdrejta ose të organizojnë një transmetim të drejtpërdrejtë; dhe përmbajtja që ata ndajnë nuk do të jetë e dukshme si përmbajtje e sugjeruar për përdoruesit e tjerë. Përdoruesit më të rinj se 18 vjeç nuk mund të dërgojnë ose marrin dhurata virtuale.

Megjithatë, 69 për qind e prindërve të anketuar, përfshirë ata që janë gjithashtu mësues, i thanë BIRN se fëmijët e tyre hapën llogari përpara se të mbushnin 13 vjeç.

Rreth 52 për qind thanë se nuk u kishin dhënë fëmijëve të tyre pëlqimin për të përdorur aplikacionin.

Mbi 63 për qind e prindërve, përfshirë ata që janë gjithashtu mësues, thanë se janë në dijeni të asaj që shikojnë fëmijët e tyre në TikTok, ndërsa 66 për qind thanë se janë në dijeni të përmbajtjes që postojnë fëmijët e tyre.

Të anketuarit thanë se fëmijët e tyre shohin video kërcimi, këngëtarë, sporte, lojëra, video për të qeshur, influencues ose përmbajtje të postuara nga miqtë. Shumica thanë se, ndërsa ata vetë nuk e përdorin aplikacionin, ata e njohin atë.

Një nënë e dy fëmijëve në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila foli në kushte anonimiteti, tha se fëmijët e saj, të moshës shtatë dhe 13 vjeç, e kishin përdorur aplikacionin vitin e kaluar. Gruaja tha se “sipërfaqësisht” e njihte aplikacionin.

Disa prindërve nuk u dukej shumë problem përdorimi i aplikacionit nga fëmijët e tyre përpara moshës 13-vjeçare.

Hasime Tahiri Hasani, nga qyteti i Mitrovicës në Kosovë, tha se vajza e saj nëntë vjeçare “përdor TikTok kryesisht për të treguar talentin e saj në kërcim ose për të bërë ndonjë montazh videosh dhe ndoshta kjo është diçka pozitive” për sa i përket përvetësimit të një aftësie.

Ivo Djokic, gjithashtu nga Mitrovica, tha se djali i tij gjashtë vjeçar kishte “mësuar shumë mirë anglisht” falë përdorimit të tij të TikTok dhe YouTube.

Një grua tjetër në Bosnje, e cila foli përsëri me kusht që të mos i përmendej emri, tha se nuk kishte parë asnjë ndikim negativ të kësaj te vajza e saj tetë vjeçare.

“Ajo mëson gjëra të ndryshme me këtë rrjet dhe i përsërit ato në jetën e saj të përditshme, me miqtë, në shkollë, në lojë, duke imituar disa përdorues TikTok-u”.

“Nuk kam vënë re që fëmija im të imitojë ndonjë nga këto sfida, por, përkundrazi, imiton TikTokers individualë që ajo i ndjek rregullisht.”

Një vajzë 12-vjeçare nga Durrësi tha se prindërit e saj e kishin lejuar të hapte një llogari në TikTok, “me kusht që ta përdorë para tyre”.

Ndërsa disa prindër shohin pak dëm, të tjerë – ose pak më shumë se 25 për qind në anketimin e BIRN – thanë se kishin vënë re postime potencialisht të rrezikshme, që zakonisht përmbajnë përmbajtje seksuale, tallje për fizikun ose sfida të lidhura me trupin, përdorim të drogës ose alkoolit ose shaka që mund të shkaktojnë dëm.

Zijada Karic, një nënë e dy fëmijëve në Bosnje, tha se djali i saj 11-vjeçar “përdori TikTok derisa dëgjoi se një vajzë u vra për shkak të një sfide që po qarkullonte në rrjetin social”.

Megjithatë, vajza e saj nëntë vjeçare përdor gjithashtu TikTok. “Por ajo shikon kryesisht video për të qeshur të përshtatshme për moshën e saj”, tha Karic për BIRN.

Disa fëmijë të intervistuar nga BIRN treguan për shikimin e përmbajtjeve të dëmshme. Një vajzë 12-vjeçare në Kosovë tha se kishte parë një video të “një personi që vret veten”.

Në Shqipëri, Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, hapi një linjë ndihme në Safe.al kushtuar problemeve në internet me të cilat përballen fëmijët. Ndërsa shumica e ankesave kishin të bënin me YouTube-in dhe Instagram-in, tha drejtori i CRCA Altin Hazizaj, “vitin e kaluar dhe këtë vit TikTok-u ka qenë një nga platformat mbizotëruese të ankesave të fëmijëve, veçanërisht në rastet e bullizmit”.

“Janë kryesisht video për të qeshur, por jo të përshtatshme për fëmijët”, tha ai për BIRN.

Për sa i përket kohës që kalojnë në internet, 43 për qind e prindërve të anketuar thanë se fëmijët e tyre shpenzojnë deri në një orë në ditë në TikTok. Megjithatë, shumica e fëmijëve me të cilët foli BIRN thanë se kjo ishte më shumë, një deri në tre orë në ditë.

Një djalë 13 vjeçar në Durrës tha se ndjek “video me eksperimente me kola dhe karamele me mente ose pastë dhëmbësh”. Një tjetër, 12 vjeç, tha se i pëlqenin “videot për të qeshur dhe se ndonjëherë i bëj edhe vetë këto video”.

Shqetësime për ndikimin në vëmendje

I themeluar në vitin 2016, TikTok ka arritur të sfidojë me shpejtësi popullaritetin e Facebook tek të rinjtë.

“Kryesisht, audienca e re po humbet interesin për Facebook-un sepse një përqindje e madhe e njerëzve midis moshës 35 dhe 65 vjeç janë të pranishëm atje dhe për këtë grup ka më shumë përmbajtje”, tha analisti mediatik boshnjak Amel Petrovic.

Ndërsa Facebook dhe Instagram modifikojnë algoritmet e tyre në mënyrë që një numër i kufizuar njerëzish të mund të shohin një postim, “TikTok ka burime të pakufizuara,” tha Petrovic për BIRN.

“Kur ngarkoni një video, keni mundësinë të arrini disa qindra mijëra njerëz pa përdorur opsionin e sponsorizimit të kësaj videoje.”

Për fëmijët, kjo do të thotë gjithashtu një ekspozim më i madh potencial ndaj përmbajtjeve të rrezikshme dhe ndaj individëve të rrezikshëm në internet.

“Videot e shkurtra kanë dëshmuar se janë një mënyrë shumë e mirë për ‘të tërhequr’ dhe mbajtur përdoruesit në aplikacion për një kohë të gjatë, jo vetëm fëmijët por edhe të rriturit”, tha Bozidar Dimic, një mësues në Serbi.

Psikologu kosovar Naim Telaku paralajmëroi se një përmbajtje e tillë e shpejtë dhe e shkurtër ka ndikim në shtrirjen e vëmendjes.

“Nëse vëmendja stërvitet të funksionojë në këtë mënyrë, atëherë fëmija do të humbasë aftësinë për t’u përqendruar në aktivitete të ndryshme, do të humbasë aftësinë për t’u fokusuar, do të humbasë aftësinë për të menduar logjikisht, për të racionalizuar dhe ajo që është shumë e rëndësishme, mund të humbasë aftësinë për të mësuar përmbajtje në klasë, mund të humbasë aftësinë për të mësuar aftësi dhe njohuri të përgjithshme”, tha Telaku për BIRN.

Shumë prindër të anketuar thanë se edhe mësuesit kanë një detyrim për t’i edukuar më mirë fëmijët për anët negative dhe rreziqet e mundshme të rrjeteve sociale.

Grafik ilustrues nga Igor Vujcic

Por 87 për qind e mësuesve të anketuar nga BIRN, përfshirë ata që janë gjithashtu vetë prindër, thanë se nuk janë në dijeni të përmbajtjes që postojnë nxënësit e tyre. E njëjta përqindje thanë se nuk e dinë se çfarë ndjekin nxënësit e tyre online. Tetëdhjete dy për qind nuk përdorin TikTok.

“Çdo mësues që kujdeset për arsimin dhe profesionin e tij mund të lërë mënjanë një segment për të folur me nxënësit rreth sigurisë në internet”, tha Emina Bekovic nga Qendra Kombëtare e Kontaktit e Serbisë për Sigurinë e Fëmijëve në internet, një organ shtetëror i krijuar në vitin 2017 për t’u marrë me çështjen e sigurisë kibernetike të fëmijëve.

Natasa Kolevska, një mësuese e IT në një shkollë fillore në Maqedoninë e Veriut, tha për BIRN: “Ne në shkollë flasim vazhdimisht me ta për këtë temë dhe po përpiqemi t’u vëmë në dukje të gjitha kurthet me të cilat mund të përballen.”

“Në të njëjtën kohë, ne i drejtojmë ata që nëse përdorin TikTok-un, ta përdorin atë për të shfrytëzuar një përmbajtje që do të jetë e dobishme për edukimin e tyre ose edukimin e bashkëmoshatarëve të tyre.”

Profesori Hasija Dedovic, një mësues shkolle të mesme në Sarajevë, tha se shkolla e tij kishte realizuar orë të posaçme dhe seminare në internet mbi sigurinë në internet për fëmijët dhe prindërit.

Rreth 34.5 për qind e mësuesve, përfshirë edhe ata që janë vetë prindër, thanë se shkollat ​​ku ata punojnë kanë një “strategji arsimore” në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve në mjedisin digjital.

Por 58 për qind thanë se nuk kanë marrë ndonjë trajnim se si të përgjigjen nëse vërejnë dhunë kibernetike midis fëmijëve. Pothuajse 62 për qind thanë se nuk e dinin nëse ndonjë nga nxënësit e tyre kishte qenë viktimë e ngacmimit kibernetik. Pothuajse 31 për qind thanë “Jo” dhe shtatë për qind thanë “Po”.

“Bashkëbisedimi është tepër i rëndësishëm”

Të pyetur nëse e kufizojnë mënyrën në të cilën fëmijët e tyre përdorin TikTok-un, pothuajse 39 për qind e prindërve të anketuar thanë “Po”. Shumica e tyre thanë se fëmijët e tyre janë të udhëzuar të mos komunikojnë me të huaj ose të ndajnë ose zbulojnë në asnjë mënyre informacione të tyre personale.

TikTok ofron gjithashtu mënyra për të kufizuar sasinë e kohës që një fëmijë shpenzon në aplikacion dhe përmbajtjen që mund të shikojë.

Një grua në Bosnje, nënë e një vajze tetëvjeçare, tha se “monitorimi i duhur” i kohës që kalon një fëmijë në një smartphone mund të ndikojë në mënyrën se si fëmija zhvillohet dhe “të shmangë të gjitha ato ndikime negative”.

Ajo dhe të tjerë folën për rëndësinë e bashkëbisedimit dhe të ndërtimit të besimit.

“Unë nuk vendos ndalime”, tha babai i tre fëmijëve, Arif Kadriu, nga Mitrovica, i cili i tha BIRN-it se e inkurajon djalin e tij të kontrollojë sfondin e videove të TikTok për të parë se kush i ka bërë ato dhe ku.

“Kufizimet bazohen në bashkëbisedim”, tha Kadriu. “Mendoj se mënyra më e mirë është bashkëbisedimi dhe shpjegimi i jetës përmes rrjeteve sociale.”

Bekovic, e Qendrës Kombëtare të Kontaktit të Serbisë për Sigurinë e Fëmijëve në Internet, ra dakord se bashkëbisedimi “është shumë i rëndësishëm”.

Prindërit, tha ajo, duhet “të përmirësojnë aftësitë e tyre digjitale dhe të informojnë veten dhe fëmijën për masat mbrojtëse dhe mënyrat për të njohur rreziqet”.

“Ata duhet të flasin hapur me fëmijët e tyre, të ndërtojnë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe t’i bëjnë fëmijët të ndihen të lirë t’u drejtohen atyre për çdo gjë.”

Hazizaj, nga CRCA në Shqipëri, tha për BIRN se nëse fëmijët nuk flasin me prindërit e tyre dhe për problemet me të cilat përballen në internet, “mbrojtja bëhet shumë herë më e vështirë”.

Jelena Vukicevic, një psikologe në Qendrën Edu, tha se thjesht ndalimi i fëmijëve nga përdorimi i TikTok-ut nuk ishte zgjidhja.

“Nuk mjafton të thuash ‘Lëre atë, është e keqe, mos e përdor, ne të ndalojmë’”, tha Vukicevic për BIRN.

“Nuk do të mjaftojë që shumica e fëmijëve të ndalojnë. Ata do të gjejnë mënyra të tjera për të përdorur atë që përdorin bashkëmoshatarët e tyre. Pra, prindërit duhet të informohen për të gjitha llojet e rrjeteve të mundshme që përdorin fëmijët e tyre dhe sërish të mbajnë një kanal të hapur komunikimi me ata fëmijë, të tregojnë një interes të vërtetë autentik për atë që po ndodh në rrjetet sociale.”

Nacionalizëm, ksenofobi, dhunë

Për qëllimet e këtij artikulli, gazetarët e BIRN hapën një llogari në TikTok të regjistruar në emrin e një 13-vjeçari fiktiv. BIRN e përdori llogarinë për të kërkuar përmbajtje në gjuhën boshnjake/serbe/kroate dhe angleze, duke ndjekur hashtag-ët të njohura në mesin e fëmijëve të asaj moshe.

Përveç videove të adoleshentëve të mitur që argëtoheshin me muzikë, aktrim apo vallëzim, kishte edhe postime në të cilat shiheshin fëmijët tregoheshin ose hiqeshin si të dhunshëm, shpesh në klasë.

Në një nga videot e regjistruara në një shkollë fillore në një qytet të vogël në Serbinë lindore, tre djem hyjnë në klasë, duke shkelmuar bankat e shkollës. Njëri prej tyre i vë zjarrin një deodoranti me spërkatje.

Në një video tjetër, të rinjtë ngasin një makinë natën jo në korsinë e duhur.

BIRN gjeti gjithashtu një sërë llogarish që promovonin propagandën nacionaliste dhe ksenofobike.

Autorë: Milica Stojanovic dhe Ivana Jeremic.

Raportim plotësues nga:                                                                                             Denisa Canameti nga “Pro Pacientit”, Geri Emiri nga “Media Amfora”, Erisa Kryeziu nga “Citizens Channel”, Tirana Bytyqi dhe Rina Koliqi nga “ÇOHU”, Majlinda Brahimi dhe Fatmir Hajzeri nga “TV Mitrovica”, Semira Degermendžić nga “Fokus”, Enes Elabmedicin dhe Tatjana Mrdja nga “Udar”, Selma Jatic nga “TV Slon” dhe Maqedonia e Veriut Zaklina Cvetkovska nga “Kumanovo news”.

Foto në krye: Grafik ilustrues nga Igor Vujcic/ BIRN.

The post Ballkani në TikTok: Kambana alarmi mbi qasjen e fëmijëve në aplikacion first appeared on Amfora.

Amfora Media, forma novatore për të angazhuar audiencën
Kur Geri Emiri studionte gazetari në vitin 2016, ai kishte dëshirë të madhe të merrej me raportimin e ngjarjeve kulturore dhe sociale për mediat e mëdha. Nuk e kishte menduar kurrë që disa vite më vonë do të hapte një portal që do të fokusohej në raportimin e çështjeve kulturore dhe arkeologjike dhe që do t’ia dilte mbanë të tërhiqte audiencat e interesuara për këto tema.

Megjithatë, kjo formë raportimi ishte e gjatë, kryesisht e shkruar dhe ai shpesh vriste mendjen se çfarë mund të zgjonte më shumë interes për publikun për sa i përket formës apo përmbajtjes për tregimin e një historie.

Si krijues i Amfora Media, atij iu dha mundësia të trajnohej dhe të punonte nga afër me gazetarë nga Ballkani dhe më tej falë Projektit “Media for All” (Media për të gjithë), financuar nga Britania e Madhe. Kjo mundësi iu ofrua edhe kolegëve të tij të redaksisë së lajmeve.

Ndërkohë që në lidhje me biznesin ai punonte për rritjen e qëndrueshmërisë financiare, ai donte që edhe raportimi të ishte më interesant dhe tërheqës për publikun dhe të shtrihej tek një audiencë më e madhe.

Geri dhe kolegët e tij nisën të punonin me teknikat e tregimit të historive për seritë podkast që kanë prodhuar kohët e fundit dhe për videot e shkurtra mbi kulturën, në konsultim me dy trajnerë shqiptarë me përvojë. Ai punoi me podkaste edhe me trajnerë ndërkombëtarë, të cilët e këshilluan në mënyrë të veçantë se si t’i bënte podkastet më tërheqëse.

“Në fakt, ka të bëjë me idetë e reja si t’i bëjmë videot më të shkurtra por më interesante, si ta ftojmë publikun të ‘udhëtojë’ me ne kur tregojmë historinë. Besoj se këto seanca të shkurtra për konsultime apo diskutime mendimesh na kanë ndihmuar shumë”, thotë Geri.

Për të rritur shikueshmërinë, Amfora Media u fokusua në promovimin e videove dhe podkasteve para transmetimit të tyre, duke informuar dhe ftuar publikun t’i ndjekë ato në platforma të ndryshme. Në këtë aspekt, ndihmë të madhe jep një plan i mirë përgatitur dhe i plotë komunikimi nëpërmjet mediave sociale.

Rezultatet ishin mjaft të mira: numri i vizitorëve të medias u rrit me 76% në 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga komentet dhe klikimet në faqen e mediave dhe në rrjetet sociale, videot e shkurtra u ndoqën nga 110.349 vetë. Nga ana tjetër, seritë e podkasteve u ndoqën nga 332 dëgjues.

“Nëpërmjet mentorimit për podkastet ‘Zëri i kulturës’ kemi identifikuar kanale të reja për shpërndarje. Po ashtu, kemi përmirësuar teknikat për regjistrimin dhe montazhin e videove gjatë realizimit të serisë së videove ‘Kultura në 1 minutë’. Në thelb, nëpërmjet mentorimit kemi gjetur zgjidhje për sfidat që kemi pasur”, pranon Geri.

Por gjithsesi, si mund ta bëjmë këtë media të re të jetë e qëndrueshme? Atij iu dha mundësia të mentorohej për zhvillimin e biznesit dhe konkretisht për monetizimin e mediave lokale dhe u këshillua të merrte reklama nga bizneset, të siguronte donacione dhe të ofronte shërbime mediatike (si studio e specializuar për krijimin e videove dhe podkasteve).

Geri nuk ngurroi të provonte ide të reja biznesi, të tilla si zgjerimi i audiencës dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare duke përmirësuar kapacitetet teknike dhe cilësinë e përmbajtjes.

Por si e re që ishte, kjo media lokale hasi në disa vështirësi. Para së gjithash, kishte mungesa stafi dhe pajisjesh teknike të cilësisë së lartë. Projekti “Media for All” iu gjend pranë duke e mbështetur në këtë drejtim atë dhe ekipin e tij të vogël.

“Nëpërmjet këtij projekti kemi rritur kapacitetet tona njerëzore dhe teknike. Tashmë kemi më shumë punonjës dhe përdorim teknologji të cilësisë së lartë për regjistrime video dhe audio”, theksoi ai.

Mbështetja dhe njohuritë teknike sollën si rezultat prodhimin e historive më të mira, por tani po përballej me një tjetër vështirësi – si të zgjonte interesin e publikut për tema me të cilat po punonte.

“Angazhimi i audiencës ishte sfida jonë e radhës. Këtë vështirësi u përpoqëm ta zgjidhnim duke e ftuar publikun të merrte pjesë në sondazhet tona ose duke iu kërkuar atyre të shprehnin mendimet apo komente për punën tonë apo edhe duke i ftuar në aktivitetet që organizonim me fokus trashëgiminë kulturore dhe historike të qytetit”, tha Geri.

Kjo seri fokusohet në prezantimin e aktiviteteve, personazheve dhe vendeve arkeologjike për qarkun e Durrësit. Videot bazohen në burime të verifikuara historike dhe ekspertët flasin duke u bazuar në njohuritë që kanë për temën në fjalë.

Angazhimi i audiencës për video seritë “Kultura në 1 minutë” ka ardhur duke u rritur episod pas episodi. Kjo audiencë angazhohet edhe me faqen e internetit të Amfora Media (www.amfora.al) dhe me platformat e mediave sociale.

Nga ana tjetër, në serinë e podkasteve “Zëri i Kulturës” raportimi fokusohet në tema të veçanta që lidhen me çështje social-kulturore dhe ekonomike. Ato synojnë të përfshijnë grupe të caktuara, të trajtojnë çështje që mediat e tjera nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur. Edhe këtu, gazetarët e rinj si Geri dhe Livia duke kuptuar interesin e këtij grupi/komuniteti ishin në gjendje të identifikonin çështjet ose temat më të rëndësishme për podkastet e tyre.

Geri është i bindur se ky është veçse fillimi. Nëse është vullneti për t’i shërbyer publikut me informacion cilësor, do ta gjendet edhe mënyra për t’ia dalë mbanë. Amfora është e vetmja media në Shqipëri që raporton gjerësisht mbi arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore. Nëpërmjet video serive kjo media sjell informacione historike për rajonin e Durrësit në shqip dhe anglisht.

*Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 02 shkurt në median Journalift.org dhe po ri publikohet këtu në përputhje me “politikat e ri publikimit” të Medias Amfora.

The post Amfora Media, forma novatore për të angazhuar audiencën first appeared on Amfora.

HEC-et, “peshqeshi” për Zonat e Mbrojtura, banorët humbën ujin dhe turizmin
*Autor: Geri Emiri  | Albanian Center for Quality Journalism

Banesa e parë në fshatin Melth, një prej fshatrave të Zall-Gjoçajt është e Sali Kolecit. Ai e kishte lumin gati 20 metra larg shtëpisë dhe nuk e kishte menduar ndonjëherë se një ditë Përroi i Melthit, degë e Lumit të Urakës, nuk do të rridhte më. “Jam plakur aty. Nuk i laja sytë brenda, por tek lumi, kaq afër e kam pasur. Në ditë të nxehta, shuanim edhe etjen atje“, rrëfen 68 vjeçari.

“Tani lumin e kanë futur në tuba dhe uji shkon atje e prodhon energji, kjo është“, shton Koleci. Ai dhe banorët e rreth 5 fshatrave të zonës së Zall-Gjoçajt dhe të Njësisë Administrative Derjan, në Bashkinë e Matit, protestojnë prej rreth 3 vitesh kundër ndërtimit të 2 HEC-ve, të emërtuar “Sekë dhe Zais”, njëri prej të cilëve “në zemër” të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçajt.

Diga që ka bllokuar lumin e Zall-Gjoçajt

Por kjo nuk është zona e vetme në Shqipëri që është prekur nga ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, që njihen si HEC-e. Një pjesë e tyre mbinë aty përpara se këto zona të shpalleshin të mbrojtura dhe të tjerë HEC-ce u shfaqën aty pasi këto zona fituan statusin e mbrojtjes.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), në një përgjigje zyrtare për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) shpjegoi se në 1 dekadë janë nënshkruar 96 kontrata koncensioni për ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri. Për kontratat e nënshkruara në periudhën e viteve 2010-2021 kanë përfunduar së ndërtuari 39 HEC-e dhe tashmë janë futur në prodhim. 8 HEC-e po ndërtohen, ndërsa 49 të tjerë janë ende duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Përgjigjia e AKBN-së

Por numri mendohet të jetë edhe më i lartë, nëse i referohemi HEC-eve me fuqi prodhuese nën 2 Megavat dhe që nuk kanë nevojë për leje koncensionare për ndërtimin e tyre.

“HEC-et nën 2 Megavat janë lejet më të thjeshta për t’u marrë nga pikëpamja e dokumentacionit sepse nuk janë me studim të thelluar për ndikimin në mjedis, nuk kërkohet konsultim me publikun”, analizoi për Qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ) avokatja, Dorina Ndreka-Asllani.

Ekspertët e mjedisit nga ana tjetër vlerësojnë se përfitimet për grupet e interesit dhe eficensa ekonomike e këtyre investimeve është e ulët. “Kur kemi zhvillimin e hidrocentraleve të vegjël, humbasin si komuniteti lokal, mjedisi natyror, si qeveria edhe institucionet, përveç një personi që po bën këtë investim për përfitime personale”, përmbledh pas referimit në disa studime, Olsion Lama, ekspert pranë Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA). Por një pjesë e këtyre HEC-eve janë ndërtuar në Zonat e Mbrojtura, duke përfituar nga koha kur ato nuk e gëzonin këtë status, ndërsa të tjerë po vijojnë ndërtimin brenda tyre. Në një përgjigje zyrtare Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) bëri me dije se 61 HEC-e rezultojnë të ndërtuara apo të planifikuara brenda zonave të mbrojtura.

HEC Rrapuni 1 dhe 2 sot gjenden brenda territorit të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Në foto: HEC Rrapuni 3-4, pranë Zonës së Mbrojtur. Foto: Geri Emiri

Pushtuesit modern të maleve

Në Shqipëri natyra është kategorizuar sipas rëndësisë që prej vitit 2002. Ligji numër 8906, “Për Zonat e Mbrojtura”, kishte si qëllim shpalljen, ruajtjen, administrimin, menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe të burimeve natyrore biologjike të tyre.

Zona të Mbrojtura u shpallën territore tokësore dhe ujore me qëllim mbrojtjen e pasurive natyrore dhe të diversitetit biologjik që ato përmbajnë.

Në vitin 2017-të një ligj i ri dhe më i gjerë u miratua për Zonat e Mbrojtura, duke i ndarë në 6 kategori sipas rëndësisë së tyre. Ndërsa që prej vitit 2015 u krijua Agjencia Kombëtare për Zonat e Mbrojtura (AKZM) dhe drejtoritë rajonale.

Me shpalljen e zonave të reja dhe zgjerimin e sipërfaqeve të atyre ekzistuese një pjesë e hidrocentraleve të vegjël të ndërtuara mbetën brenda Zonave të Mbrojtura. Sipas AKZM-së 34 HEC-e që sot janë brenda këtyre zonave u ndërtuan përpara vitit 2015.

Ekspertët mendojnë se numri është më i lartë, referuar disa studimeve të realizuara. “105 HEC-e ndodhen në zona të mbrojtura, duke sjellë një sërë efektesh negative, si biodiversiteti i dëmtuar, thatësira në rritje, sasia e reduktuar e ujit dhe më pas reduktimi i aksesit në ujë”, analizoi për ACQJ Aida Ciro, studiuese e sektorit të turizmit. AKZM për të gjitha HEC-et e ndërtuara në Zonat e Mbrojtura ka identifikuar 4 raste kur është shkelur ligji dhe ka marrë masa. Ato i përkasin territorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura (AdZM) Korçë.

Një prej tyre u identifikua në hyrjen e Kanionit të Llëngës në Pogradec, ku sot ngrihet një digë që ka transformuar rrënjësisht peizazhin e zonës. Bllokimi i rrjedhës së ujit, devijimi i saj dhe ndërhyrja në shpatet e kanionit solli dëmtime edhe për një rrugë antike aty pranë, që mendohet si degëzim i rrugës antike Egnatia.

Në shtator 2016 inspektorët e AdZM-së kishin konstatuar ndërhyrje të kompanisë për ndërtimin e HEC-it në zonën e mbrojtur, por në një dokument të dytë rezulton se ajo nuk ishte e qartë për kufijtë e kanionit dhe kishte konstatuar ndërhyrje brenda tij, duke nxjerrë në pah mangësitë e përcaktimit të qartë të kufijve të Zonave të Mbrojtura.

Diga e HEC-it në hyrje të Kanionit të Llëngës, në Pogradec, ka ndërprerë rrjedhën e lumit. Foto Geri Emiri

Ekspertët shprehen se me ligjin e ri Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe AKZM duhej të ri vlerësonin të gjitha projektet që janë dhënë brenda Zonave të Mbrojtura dhe të verifikohej përputhja e tyre me ligjin. Por AKZM sqaroi zyrtarisht se ndryshimet në ligj nuk u përkthyen me ndryshimin në zonimin e brendshëm të zonave të mbrojtura.

“Duhet të shikohen të gjitha ndërtimet. Nuk mund të justifikohen me faktin se HEC-i është ndërtuar përpara se të shpallej Zonë e Mbrojtur sepse ai dëmton tani, dëmi më i madh është përdorimi i ujit për HEC-in”, analizon avokatja Dorina Ndreka-Asllani.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) shpjegoi në mënyrë evazive zyrtarisht se në bashkëpunim me institucionet e tjera ka bërë vlerësimin e dokumentacioneve për HEC-et, përfshirë kontratat koncensionare të trashëguara nga ish-Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, por pa dhënë detaje për rezultatet e vlerësimit.

Rruga e Kanionit të Vanave, pjesë e Parkut Natyror Korab-Koritnik – Brenda të cilit janë ndërtuar disa HEC-e. Foto Geri Emiri

AKZM nuk ka kompetencë dhënien e ndonjë prej lejeve për HEC-et, por ajo shpreh mendimin nëse ato i prekin zonat e mbrojtura. Për vitet 2015-2021, ky institucion thotë se ka “dhënë mendim” në 186 raste lidhur me ndërtimin e HEC-eve.

Përcaktimi i kufijve të Zonave të Mbrojtura apo “dhënia e mendimit” nga AKZM-ja në disa raste ka ngjallur diskutime dhe kundërshtime nga ekspertët. Ndërtimi i një hidrocentrali të vogël në zonën e Kukësit, ka prekur një tjetër kanion, ai i Bicajt, që gëzon statusin Monument Natyre dhe ndodhet brenda Parkut Natyror Korab-Koritnik.

“Rezulton se bazuar në Raportin Tekniko-Ekonomik, ndërtimi i këtij HEC-i është jashtë zonave të mbrojtura të Qarkut Kukës”, u përgjigj zyrtarisht AKZM-ja. Por drejtuesi i Organizatës Jo-qeveritare me fokus tek mjedisi, “Eco Albania”, Olsi Nika, që ka zhvilluar takime me komunitetin lokal dhe vëzhgime mjedisore, shpjegon se në terren rezulton një situatë tjetër.

Kanioni i Bicajt, Kukës. Foto Geri Emiri

“Bllokimi është në kanion, nuk është as 100 metra, është vendosur një digë betoni në dalje të kanionit dhe ajo që rëndon edhe në mënyrë cinike është se tentohet të manipulohet opinioni publik”, rrëfen Nika.

Hidrobiologu Olsi Nika, duke folur për ACQJ. Foto Geri Emiri

“Si hidrocentral llogarisin vetëm godinën e tij. Ajo mund të jetë 200 metra larg zonës së mbrojtur, por gjurma e tij ekologjike nuk është vetëm godina e hidrocentralit, janë rrugët e aksesit, kanalet, digat, pra është e gjithë zona ku shtrihet ndërtimi i hidrocentralit”, përfundon ai.

Mendimet kontradiktore nëse HEC-et prekin ose jo zonat e mbrojtura janë evidentuar edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Në auditimin me numër 1086/1,  të datës 17 shtator të vitit 2018, ajo gjeti se AKZM-ja për dy lejet e hidrocentralit mbi kanionin e Osumit për kompaninë “HP- Bigas & Veleshje Energy” sh.p.k, ishte shprehur se e kryen veprimtarinë jashtë rrjetit të Zonave të Mbrojtura.

“Por në kundërshtim me këtë përgjigje të mësipërme, me një shkresë tjetër të datës 8 maj 2018 AKZM shprehet se, ‘Godina e HEC ‘Bigas I’ ndodhet brenda monumentit natyror Kanionet e Osumi….’”, gjeti si kontraditë KLSH-ja për qëndrimet e AKZM-së.

“Në rastin konkret është kërkuar mendim në AKZM për këtë HEC, në bazë te koordinatave të dhëna, ku rezultoi se ndodhej jashtë sistemit të zonave të mbrojtura”, shpjegoi AKZM-ja për qëndrimin e saj kontradiktor.

“Në vitin 2018 është kërkuar përsëri mendim për këtë HEC, shoqëruar me planvendosjen e sipërfaqes së kërkuar dhe projektin teknik, ku specifikohej qartë kufiri dhe nga shqyrtimi i saj rezultoi se godina e HEC-it, ndodhet brenda monumentit natyror (MN) ‘Kanionet e Osumit’ dhe sipas ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, jemi shprehur kundër ndërtimit të tij”, shtoi AKZM në përgjigjen e saj.

Por Kontrolli i Lartë i Shtetit gjeti edhe se AdZM Kukës dhe Dibër kanë lidhur kontrata qiraje në 5 raste për dhënien në perdorim të fondit pyjor publik me subjekte të cilët do ta përdornin për ndërtimin e HEC-eve brenda Zonave të Mbrojtura, ku në 1 rast kishin nisur punimet.

“Këto veprime janë në kundërshtim me ligjin nr. 81, datë 04.05.2017, ‘Për zonat e mbrojtura”, urdhërin e Ministrit të Mjedisit nr. 129, datë 23.06.2016 “Për Miratimin e Procedurës së Dhënies në Përdorim me Kontratë Qiraje të Sipërfaqeve në Zonat e Mbrojtura”, shkruan raporti i KLSH-së.

“Detyrimi i likuidimit të vlerës së kontratës së qirasë vazhdon edhe nëse subjekti nuk ka filluar akoma punimet, pasi kjo e fundit lidhet me pajisjen me leje ndërtimi. Përsa kohë nuk kryhen punime, nuk ka dëmtime në mjedis”, arsyetoi AKZM për ACQJ, duke justifikuar dhënien me qira të fondit pyjor për ndërtim HEC-esh brenda Zonave të Mbrojtura.

“Për mua është shpërdorim detyre dhënia e një fondi pyjor që ndodhet brenda Zonës së Mbrojtur për përdorim nga HEC-i sepse është shkelje flagrante e ligjit dhe e ligjit organik, për të cilin AKZM-ja si institucion është i ngarkuar për ta zbatuar”, analizoi rastin avokatja Dorina Ndreka-Asllani.

Avokatja Dorina Ndreka-Asllani duke folur për ACQJ. Foto Geri Emiri

Komunitetet rraskapiten gjykatave për të drejtën e ujit: kompanitë po sillen me keq se pushtuesit

Kur dëgjuan për ndërtimin e 2 HEC-eve në zonën e tyre, banorët e fshatrave të Zall-Gjoçajt në vitin 2019 ngritën një çadër në hyrje të Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj dhe u ngujuan për disa muaj, duke penguar depërtimin e punimeve në Zonën e Mbrojtur.

“Ne kemi reaguar ende pa filluar punimet. Thonin s’kanë filluar punimet. Kur filluan justifikoheshin se s’kanë hyrë në zonën e mbrojtur akoma“, shpjegon banori Dhimitër Koleci.

“Kur hynë në Zonën e Mbrojtur pastaj, u tha se do të reagojë Agjencia e Zonave të Mbrojtura, pjesë e Ministrisë së Mjedisit. Pastaj bënë një vesh të shurdhër, e kështu shkon kjo punë zinxhir“, përmbledh burri reagimin e banorëve të fshatrave Zall-Gjoçaj, Melth, Gjoçaj, Derjan dhe Urxall.

Dhimitër Koleci, duke protestuar pranë digës që ka bllokuar lumin e Zall-Gjoçajt

Leja për ndërtimin e HEC-it u dha pak kohë përpara shpalljes së Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës, në Dibër, duke legjitimuar përpara miratimit të statusit të mbrojtjes ndërtimin e HEC-it në zemër të Parkut Kombëtar të Zall-Gjoçajt.

“Leja është dhënë 28 ditë përpara se kjo zonë të shpallej e mbrojtur. Janë vetë institucionet të cilat miratuan Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis të HEC-it, që më pas bënë propozimin që zona e Zall-Gjoçaj të bëhej pjesë e Parkut Kombëtar Lurë – Mali i Dejës”, analizon avokatja Dorina Ndreka-Asllani.

“Problemi i Zall-Gjoçajt është shumë i veçantë. Në Zall-Gjoçaj nuk po ndërtohet një HEC edhe uji të vazhdojë në rrjedhën e vet, por rrëmbehet uji brenda Parkut Komëbtar, brenda zonës së mbrojtur, me 2 tunele rreth 4 km dhe devijohet përjetësisht uji nga rrjedha e vet“, thekson banori i zonës, Dhimitër Koleci.

Referimi për drejtësi në gjykatën administrative i ka përballur ata me sfida dhe sakrificë për të mbrojtur ujin, një kalvar që vijon prej gati 3 vitesh.

“Është një makth që nuk ka fund. Vijnë banorët nga Zall-Gjoçaj, udhëtojnë 12 orë. Ecin 3-4 orë në këmbë, vijnë në Tiranë dhe kurrë nuk i kanë pyetur se si i dëmton ky HEC, përse kanë bërë denoncim“, rrëfen i irrituar 54 vjeçari Dhimitër Koleci.

Pavarësisht procesit gjyqësor në Gjykatën Administrative, kompania “Seka Hydropower” sh.p.k. vijoi me planet e saj për të ndërtuar  HEC-et  “Sekë dhe Zais”, mbi Lumin e Urakës dhe përroit të Melthit, në bashkitë Mat dhe Mirditë.

“Të gjitha inertet i kanë hedhur në lum, kanë prishur mullinjtë, deri tek varrezat, kanë hedhur gurë me shpërthime dinamiti, janë sjellë më keq se pushtuesit“, shton Dhimitër Koleci. Kompania “Seka Hydropower” sh.p.k. deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ju përgjigj një kërkese për koment mbi pretendimet e banorëve, dërguar përmes emailit.

Pankartat e banorëve pranë digës që ka bllokuar lumin e Zall-Gjoçajt

Dhjetra banorë në territorin e vendit janë përballur me ndërtuesit e HEC-eve dhe institucionet, nga konflikti i shkaktuar për përdorimin e ujit. Protesta, kundërshtime, arrestime dhe procese gjyqësore kanë qenë rezultati i përballjes për nevojat bazike dhe ruajtjen e ekosistemit.

Gjykata Administrative e Apelit në një përgjigje zyrtare për ACQJ sqaroi se nuk disponon statistika specifika për çështjet me objekt HEC-et, por nga një kërkim i saj në sistemin e çështjeve gjyqësore ekzistojnë 18 procese që lidhen me HEC-et.

Në korrik të këtij viti, fill 5 vjet pas një kërkese për masë sigurie nga një grup banorësh nga Valbona dhe shoqata “Toka”, Gjykata e Lartë urdhëroi pezullim e koncesionit të dy HEC-eve në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës.

Kjo shënoi një arritje për banorët që e dërguan projektin në gjykatë, megjithëse tashmë HEC-et janë ndërtuar dhe ishin vënë në punë, duke prodhuar energji elektrike. Më 9 nëntor përmbarimi gjyqësor detyroi kompaninë “Dragobia Energy” dhe “Gener 2”, të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të pezullojnë kontratën e koncensionit për dy hidrocentralet në Lumin Valbonë, deri në një vendim tjetër të formës së prerë nga gjykata.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në një përgjigje zyrtare shpjegoi se ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratave për 27 subjekte që kanë rezultuar me shkelje të rënda kontraktuale.

Ekspertët e mjedisit dhe të turizmit gjejnë se strategjitë për zhvillimin e turizmit të fshatrave dhe dhënies së lejeve për ndërtimin e HEC-eve bien ndesh më njëra-tjetrën.

Diga në rrjedhën e lumit brenda Parkut Natyror Korab-Koritnik. Foto Geri Emiri

“Për komunitetet lokale më i qëndrueshëm do të ishte zhvillimi i alternativave të turizmit të cilat lidhen me nevojat e komuniteteve lokale dhe me përdorimin e burimeve natyrore dhe kulturore, në një mënyrë që do i mbrojë ato për nevojat e brezave që do të vijnë“, analizon studiuesja e sektorit të turizmit, Aida Ciro.

Ajo sjell shembullin pozitiv se si në Bashkinë Gramsh – ku një HEC nisi punimet në hyrje të Kanionit të Holtës dhe më pas u pezullua – orientimi drejt turizmit dhe destinacioneve të reja ka rritur angazhimin e komunitetit lokal dhe hapjen e bizneseve të reja.

“Është zgjeruar harta dhe numri i ‘destinacioneve’ të ofruara nga operatorë turistik, duke bërë kështu që një numër më i madh i komuniteti lokal të përfshihet në zinxhirin e vlerës së turizmit përmes ofrimit të shërbimeve apo produkteve të ndryshme, duke filluar nga guida, tek prodhimi i produkteve lokale, hoteleri, transport, etj.“, përfundoi Ciro.

HEC që po ndërtohet pranë Kanionit të Holtës, Gramsh. Foto Geri Emiri

Qeveria i hap përsëri rrugën projekteve brenda Zonave të Mbrojtura

Për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura miratimi i kufijve të rinj do e përmirësoj situatën, teksa organizatat mjedisore dhe ekspertët e kundërshtojnë vendimin e qeverisë me argumentin se i hap rrugë projekteve zhvillimore që dëmtojnë mjedisin.

“Miratimi i kufijve të rinj të zonave të mbrojtura mjedisore nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) me vendimin e saj nr. 10, datë 28.12.2020, është një hap cilësor në këtë drejtim, pasi tashmë çdo zonë e mbrojtur është e kufizuar me kufirin e saj dixhital me koordinata të gjeoreferuara brenda këtij kufiri është dhënë me saktësi sipërfaqja reale e zonës së mbrojtur”, analizoi AKZM për zonifikimin e propozuar prej saj.

“Gjetja që ka bërë AKZM-ja është që t’i heqim sipërfaqet ku janë ndërtuar HEC-et nga Zonat e Mbrojtura, pra ideja është të mos heqim HEC-in nga zona e mbrojtur, por të heqim Zonën e Mbrojtur”, analizoi avokatja Dorina Ndreka-Asllani.

Godinë HEC-i në Grykën e Vanave (Kukës), e shpallur monument natyror. Foto Geri Emiri

Më herët edhe sipas ekspertëve, 12 organizatave të mjedisit dhe një grupi profesorësh të Universitetit të Tiranës, vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit rrudh Zonat e Mbrojtura dhe fshin nga harta 15 mijë hektarë për t’i hapur rrugë projekteve infrastrukturore si ndërtimi i HEC-eve, teksa konflikti me komunitetet lokale për të drejtën e ujit mund të thellohet.

“Problemi kryesor qëndron tek ky rishikim sepse po hiqen zona të caktuara nga zonat e mbrojtura, për t’i dhënë mundësinë zhvillimit ekonomik apo zhvillimin e ‘infrastrukturës gri’ brenda këtyre zonave, siç janë HEC-et apo rasti i aeroportit në Zonën e Mbrojtur të Lagunës Vjosë-Nartë“, analizoi për ACQJ Olsion Lama, ekspert pranë PPNEA-s.

Olsion Lama, ekspert pranë PPNEA-s duke folur për ACQJ. Foto Geri Emiri

Dritë në fund të tunelit…

Por ndërtimi i HEC-eve në Zonat e Mbrojtura duket se po nis të rrëzohet rast pas rasti në gjykatat e vendit, duke rikthyer shpresën për banorët. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë, vendosi më 10 nëntor të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, për shfuqizimin e vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, për licencimin e shoqërisë “Seka Hydropower”shpk, në prodhimin e energjisë elektrike nga HEC “Zais”, pasi ai shtrihet në zonën e mbrojtur.

Sali Koleci, duke protestuar përpara Bashkisë Mat

“Ne nuk lodhemi kot, por për perspektivën lodhemi ne“, komenton 68 vjeçari, Sali Koleci, vendimin gjyqësor të formës së prerë që nxorri nga funksioni HEC-in brenda zonës së mbrojtur në Zall-Gjoçaj.

“Unë dilja dhe e kapja troftën në derë të shtëpisë, e tani ta fusësh në tuba, e të thahet gjithë ai lum, sa në verë i vinte era lumit se kishin ngordhur peshqit, gjallesat edhe i vinte era kerm lumit. Ne nuk do dorëzohemi për të mbrojtur natyrën tonë“, përfundon Sali Koleci.

*Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 24 nëntor në median acqj.al dhe po ri publikohet këtu në përputhje me “politikat e ri publikimit” të Albanian Center for Quality Journalism.

The post HEC-et, “peshqeshi” për Zonat e Mbrojtura, banorët humbën ujin dhe turizmin first appeared on Amfora.

Këshilli Britanik në Shqipëri fton producentët kreativë në trajnimin online falas
Këshilli Britanik në Shqipëri publikon fillimin e thirrjes së hapur për pjesëmarrje në programin për trajnimin e producentëve kreativë. Ftohen kandidatët nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) që t’i dorëzojnë aplikimet e tyre deri më 22 nëntor 2021. Gjithsej 20 producentë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ftohen të marrin pjesë në program.

Programi për trajnimin online dy-javor falas është dizenjuar që t’i zhvillojë produksionet krijuese si profesion dhe praktikë të mirë artistike në të gjitha vendet e përfshira dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këshilli Britanik dëshiron që t’i motivojë producentët e rinj krijues dhe ta inkurajojë eksperimentimin artistik dhe punën me forma të ndryshme artistike.

Pjesëmarrësit në program do të fitojnë aftësi për të dizenjuar ide kreative projektuese dhe do të mësojnë se si ta transmetojnë në mënyrë më efektive idenë e tyre tek publiku i synuar dhe palët e interesuara. Ata gjithashtu do të mësojnë se ku, kur dhe si do të zhvillohet realizimi praktik. Idetë më të mira projektuese do të marrin mbështetje financiare dhe mentorim.

Fasilitatori i programit është kompania prodhuese artistike dhe kreative Curated Place nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e specializuar për programe publike ndërkombëtare, instalacione të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillim të artistëve, strategji muzikore, ngjarje dhe shpërndarje të qëndrueshme të prodhimit.

Nëse janë të interesuar të marrin pjesë në program, kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit në ueb-faqen e Këshillit Britanik deri më 22 nëntor të vitit 2021 në orën 23:59. Përzgjedhja e aplikimeve do të shpallet më 6 dhjetor të vitit 2021.

Për pyetje dhe informacione shtesë për mediat, kontaktoni me Stefan Jokanoviq në stefan.jokanovic@britishcouncil.org

Këshilli Britanik është organizatë ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e dedikuar në marrëdhëniet kulturore dhe mundësitë arsimore. Ne ndihmojmë në krijimin e një atmosfere miqësore gjatë zhvillimit të bashkëpunimit dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera. Synojmë të japim kontribut pozitiv drejt  zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera dhe të bëjmë ndryshim në jetën e njerëzve përmes krijimit të mundësive, duke u lidhur dhe duke ndërtuar besim. Punojmë në mbi 100 vende të botës në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë civile. Çdo vit arrijmë deri në mbi 20 milionë njerëz përmes ngjarjeve tona dhe deri në mbi 500 milionë njerëz përmes kanaleve dhe mediave online.

Këshilli Britanik e ndërlidh rajonin e Ballkanit Perëndimor me modelet e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në fushën e industrisë krijuese dhe mbështet individë dhe institucione në zhvillimin e ofertave kulturore. Përmes artit, Këshilli Britanik bashkëpunon çdo vit me mbi 7.000 profesionistë dhe liderë të artit dhe kulturës, duke arritur audiencë prej 350.000 njerëzish në terren dhe 1.5 milion të tjerë përmes kanaleve të ndryshme onlajn dhe mediave tradicionale.

Curated Place është kompani prodhuese artistike dhe kreative, e cila është e specializuar për programe publike ndërkombëtare, instalacione të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillim të artistëve, strategji muzikore, ngjarje dhe shpërndarje të qëndrueshme të produksionit. Ajo planifikon, zhvillon, shpërndan, menaxhon dhe shet vepra të mëdha artistike dhe muzikore, festivale, ekspozita dhe ngjarje, të cilat përfshijnë edukim dhe aktivitete në terren me realizim kreativ të cilësisë së lartë. Duke e përdorur kulturën si një shtytës ekonomik dhe social, ajo fokusohet në punën jashtë hapësirave tradicionale, me qëllim që ta maksimizojë ndikimin e praktikës krijuese dhe teknologjive kur nga një hapësirë bosh krijon hapësirë ​​të përshtashme për art dhe e angazhon në mënyrë afatgjate audiencën. Curated Place ka realizuar  me sukses projekte në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe në rajonin Nordik, duke punuar krah për krah me agjenci vendore, tregtare dhe qeveritare, si dhe në komunitetet ku edhe ne vetë i realizojmë aktivitetet tona.

The post Këshilli Britanik në Shqipëri fton producentët kreativë në trajnimin online falas first appeared on Amfora.

Forcimi i lidhjeve mes mediave vendore dhe komunitetit
Ditёn e enjte, datё 4 nёntor 2021, Shkёlqesia e tij, Ambasadori Britanik Alistair King-Smith u takua me rreth 30 gazetarё lokalё, pёrfaqёsues tё 12 mediave lokale nga 7 qytete tё Shqipёrisё, pjesёmarrёse nё Programin Media for All. Ata diskutuan se si Raportimi me Qytetarёt e Angazhuar  i ka ndihmuar kёto media tё forcojnё lidhjet me komunitetet vendore. Ata diskutuan mё tej edhe pёr sfidat qё mediat dhe gazetarёt lokalё ndeshin nё punёn e tyre tё pёrditshme.

Instrumenti i Raportimit tё Qytetarёve tё Angazhuar ёshtё njё Platformё online qё ndihmon mediat tё pyesin audiencat pёr cёshtje me interes pёr ta. Gjithashtu, ky ёshtё njё instrument qё u mundёson qytetarёve tё raportojnё nё mёnyrё konfidenciale cёshtje qё i shqetёsojnё.

Shtatё media lokale janё mbёshtetur nga Qeveria Britanike pёr pёrdorimin e kёtij instrumenti. Pёrfaqёsues tё kёtyre mediave ndanё me kolegёt e mediave tё tjera, eksperiencat e tyre, arritjet, por edhe sfidat gjatё zbatimit tё projekteve tё tyre. Cёshtjet e mbuluara nga kёto media nёpёrmjet instrumentit Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar, variojnё nga raportimi i thelluar i cёshtjeve tё komunitetit Rom&Egjiptian; investigimet pёr ndotjen e mjedisit qё kanё shkaktuar reagim tё insitucioneve; rritje e ndёrgjegjёsimit dhe forcimi i debatit publik e mediatik pёr mbrojtjen e tё drejtave tё komunitetit LGBTI; promovim dhe advokim pёr ruajtjen e trashёgimisё kulturore; e deri tek korrupsioni nё shёndetёsi.

Ambasadori u shpreh : Ne i njohim vёshtirёsitё dhe sfidat me tё cilat mediat lokale hasen cdo ditё nё punёn e tyre, sfida qё lidhen me qёndrueshmёrinё finaciare, kapacitetet dhe qёndrueshmёrinё e burimeve njerёzore, dhe ju pёrgёzojmё pёr rezistencёn pёr tё mbetur tё pavarur, edhe pёrballё  presioneve per ndikim nga njerezit me pushtet politik dhe ekonomik. Pikёrisht pёr kёtё, dhe rolin vendimtar qё gazetaria e mirё dhe objektive ka nё zhvillimin demokratik te vendit, ne zotohemi qё do tё vazhdojmё tё jemi mbёshtetёs tё medias sё pavarur dhe gazetarisё cilёsore nё Shqipёri.

Larisa Halilovic, Drejtuese e Programit Media for All, u shpreh se: “Besimi tek mediat lokale ёshtё shumё i rёndёsishёm. Mbёshtjetja qё Programi Media for All ofron nёpёrmjet trajnimeve, granteve dhe mentorimit tё vazhdueshёm pёr mediat lokale, ka ndikuar nё forcimin e lidhjeve me audiencat pёr tё sjellё ndryshimin nё komunitet. Duke bёrё tё mundur hulumtimin rreth njё cёshtje tё caktuar, mbledhjen e tё dhёnave dhe shembujve konkretё, mediat mundёsohen mё shumё pёr tё advokuar pёr ndryshim nё mёnyrё mё efektive. Tashmё qytetarёt po sugjerojnё tema dhe cёshtje pёr tu trajtuar nga mediat, gjё qё dёshmon pёr impaktin e Instrumentit tё ECR (Raportimi i Qytetarёve tё Angazhuar), instrument qё shpresojme qё kёto media tё vazhdojnё ta pёrdorin dhe nё tё ardhmen”.

Kёshilli Britanik po punon nё bashkёpunim me Rrjetin Ballkanik tё Gazetarisё Investigatve (BIRN), Fondacionin Tomson dhe INTRAC, pёr zbatimin e kёtij Programi tё financuar nga Qeveria e Mbretёrisё sё Bashkuar.

Programi Media for All po bashkёpunon me gazetarё, redaktorё, pronarё mediash dhe audiencat nё tё gjitha vendet e Ballkanit Perёndimor (Shqipёri, Bosnjё dhe Herzegovinё, Kosovё, Malizi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi), duke ofruar mbёshtetje pёr zhvillimin e modeleve tё biznesit, forcimin e lidhjeve mes mediave dhe qytetarёve, mbёshtetjen e mediave rinore dhe gazetarёve tё rinj, si dhe forcimin e raportimit me bazё gjnore. Nё Shqipёri janё mbёshtetur 12 media lokale, ndёr to edhe Media Amfora.

The post Forcimi i lidhjeve mes mediave vendore dhe komunitetit first appeared on Amfora.

Media më e fortë vendore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
Në 4 shkurt, Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Durrës (UK Durrës) po bënte riparime në rrjetin kryesor të ujësjellësit në afërsi të ndërtesës së Prefekturës së Durrësit ku ishin zbuluar rrënoja të vjetra. Sipas arkeologëve, këto rrënoja i përkasin të paktën Periudhës së Vonë të Antikitetit, shek. V pas Erës Sonë dhe mund të datojnë edhe më herët deri në parahistorinë e qytetit të Durrësit. Megjithatë, gazetarët konstatuan se edhe pse Këshilli Kombëtar i Kulturës dhe Trashëgimisë Materiale i kërkoi UK Durrës të rrethonte zonën dhe t’i linte gjetjet “in situ” (në gjendjen siç janë), gjetjet arkeologjike u mbuluan me mbetjet e ndërtimit.

Kjo nuk është e pazakontë për Durrësin, qytet që shtrihet përgjatë bregdetit të Adriatikut, në pjesën perëndimore të Shqipërisë. Toka e Durrësit është e pasur me rrënoja arkeologjike që dëshmojnë origjinën ilire të qytetit. Në sajë të pozicionit të favorshëm gjeografik dhe faktit se në këtë qytet ndodhet edhe porti më i madh i vendit, në Durrës janë bërë shumë ndërtime që kanë degraduar trashëgiminë kulturore të këtij qyteti. Lufta për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Durrësit po bëhet nga arkeologët, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe media.

Mediat kombëtare raportojnë vazhdimisht për zhvillimet në Durrës, ndërkohë që një media lokale, www.amfora.al, ka qenë e angazhuar në këtë luftë gjatë katër viteve të fundit.

Info për amfora.al

Amfora u krijua në vitin 2017, nga një i sapodiplomuar në atë kohë për gazetari. Kjo media është pjesë e Amfora Media Group, në të cilën bëjnë pjesë www.amfora.al, Amfora Production – një kompani prodhimi videosh, dhe Durrës Press, një portal lokal për lajme online.

Amfora.al, është një portal online që fokusohet në raportimin investigativ për abuzimet me arkeologjinë dhe monumentet e kulturës në Shqipëri si dhe për promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit. Deri në maj 2020, ky portal ishte projekt i Grupit Amfora dhe përmbajtja e tij financohej nga (i) puna e bërë përmes Amfora Production, dhe (ii) vullnetarë dhe aktivistë.

Media Amfora u krijua fillimisht si një blog në një moment kritik për qytetin e Durrësit, thotë Geri Emiri, themeluesi i grupi, sepse gjatë punimeve për zbatimin e projektit për ndërtimin e sheshit të ri “Veliera”, dolën në dritë dhe më pas u dëmtuan objekte arkeologjike. Është platforma e parë dhe e vetme online e këtij lloji, me një mision të qartë: ruajtjen dhe promovimin e zbulimeve arkeologjike dhe trashëgimisë kulturore.

Në muajin maj 2020, www.amfora.al u regjistrua si subjekt ligjor, gjë që e vë në vështirësi pronarin dhe stafin për ta kthyer atë në një subjekt fitimprurës. Pyetja kryesore që na del është se si mund të realizohet kjo gjë?

Kjo pyetje bëhet edhe më e vështirë kur merret parasysh se ekipi i redaksisë e konsideron pavarësinë editoriale si elementin bazë të punës së tij dhe, për këtë arsye, nuk pranon reklama nga pjesa më e madhe e bizneseve vendore dhe nga institucionet shtetërore.

Zhvillimi i përshtatur nga “Media për të gjithë”

Stafi i www.amfora.al u bashkua me Programin “Media për të gjithë” me qëllim për të mësuar si të nxjerrë të ardhura nga përmbajtja e portalit dhe, rrjedhimisht, të sigurojë qëndrueshmërinë e portalit. Gjatë gjithë programit, stafi u njoh me koncepte të reja, me mundësi dhe metoda për rritjen e të ardhurave, si të strukturojnë ofertën e tyre dhe si ta njohin më mirë e më nga afër audiencën e tyre.

Në planin e biznesit, që hartua si rezultat i kurseve të mentorimit dhe trajnimit online, u prezantuan dy produkte për t’u zbatuar: një seri videosh të shkurtra të quajtura “Kultura në një minutë”, që është një ndërthurje e tregimit me përmbajtje fotografike dhe videoje për konceptet e rëndësishme kulturore në Durrës, dhe një seri podkastesh, intervista më të gjata me aktorët kryesorë të fushës së arkeologjisë në Durrës.

Geri thekson se përfshirja në Programin “Media për të Gjithë” i ndihmoi të krijojnë stabilitetin financiar për redaksinë e tyre në raportimin e temave me interes publik dhe sipas sugjerimeve të publikut. Për më tepër, Amfora është bërë edhe më e fortë, pasi tani përdor teknologji të fjalës së fundit përmes mbështetjes së projektit si dhe mbështetje për të realizuar përmbajtje më cilësore.

Stafi i www.amfora.al ka nxjerrë një sërë mësimesh nga përvoja e tyre si pjesë e Programit “Media për të Gjithë”, përvoja që mund të jenë të dobishme për portalet e tjera lokale të lajmeve online në rajon, teksa përpiqen të realizojnë të ardhura nga përmbajtja që krijojnë, duke e ruajtur, gjithsesi, pavarësinë editoriale të paprekur.

Ja disa nga më të rëndësishmet:

Identifikimi i audiencës/konsumatorëve dhe aktorëve kryesorë

Identifikimi i audiencës, konsumatorëve dhe aktorëve kryesorë është hapi i parë i rrugëtimit të formalizimit dhe realizimit të të ardhurave. Amfora përgatiti një listë shteruese të të gjithë audiencës dhe konsumatorëve të mundshëm, dhe i analizoi ata (kush janë, ku janë, cilat janë interesat e tyre, si mund të shkohet tek ta, cila është fuqia blerëse e tyre). Po ashtu, ata analizuan edhe marrëdhëniet e tyre aktuale dhe të ardhme me median. Audienca, konsumatorët dhe aktorët kryesorë të identifikuar janë si më poshtë:

Qytetarët në nivel vendor dhe kombëtar

Lexuesit e huaj që kanë interes në arkeologji dhe trashëgimi kulturore

Ekspertët, arkeologët, dhe studentët e arkeologjisë

OSHC të angazhuara në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Bota akademike

OSHC fqinje

OSHC ndërkombëtare

Donatorët

Gjuha

Mediat lokale i drejtohen audiencës lokale. Prandaj, përdorimi i gjuhës zyrtare është me rëndësi të jashtëzakonshme. Megjithatë, nëse shtrirja e audiencës shkon përtej nivelit vendor dhe kombëtar, ofrimi i përmbajtjes në anglisht, në gjuhë mjaft e përhapur, përbën një avantazh. Si hapi të parë, Amfora përktheu në anglisht strukturën bazë të faqes së saj ueb dhe në të ardhmen do të botojë materiale edhe në anglisht për të tërhequr lexues dhe të interesuar të tjerë të huaj.

Monetizimi (realizimi i të ardhurave)

Deri kohët e fundit, shërbimet e Amforës kishin të bënin kryesisht me prodhimin e lajmeve (tekst, fotografi dhe video) nëpërmjet reportazheve, historive me personazhe, intervistave, dhe investigimeve. Tematikat që mbulonte kjo media kishin të bënin përgjithësisht me arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.

Për të pasuruar ofertën e saj, Amfora vendosi të fuste dy shërbime: prodhimin e videove të shkurtra dhe podkastet. Videot 60-sekondëshe prodhohen në shqip dhe anglisht dhe do të shërbejnë si platformë për të promovuar vendet arkeologjike dhe ato të trashëgimisë kulturore, ndërkohë që seancat me podkaste parashikohen të shërbejnë si mënyrë për të nxitur diskutime për çështje të rëndësishme social-kulturore.

Deri në vitin 2020, aktivitetet kryesore të medias financoheshin nga kompania motër Amfora Production. Për të bërë të mundur realizimin e të ardhurave, kjo media ka identifikuar teknikat e mëposhtme të motenizimit për t’u përdorur:

Donacione (“Dhurime nga komuniteti”) që lidhet me kërkesat ndaj komunitetit për të mbështetur media me qëllim ruajtjen e pavarësisë dhe cilësisë së raportimit;

Anëtarësimi: ofrimi i përmbajtjes speciale për anëtarët dhe mundësimi i krijimit të një komuniteti të ngushtë të lexuesve të rregullt që kanë interes në fushat që mbulon media;

Përmbajtje e sponsorizuar (shkrime promocionale): shkrimi i artikujve dhe krijimi i videove që promovojnë destinacione turistike apo biznese shërbimit (sektori i hoteleri-turizmit, agjenci udhëtimi, dhe biznese që fokusohen në turizëm dhe trashëgimi kulturore).

Partneritetet rajonale dhe ndërkombëtare

Amfora do të angazhohet në forcimin e partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare që mund t’i shërbejnë misionit të saj. Partneritete të tilla janë jo vetëm të rëndësishme për sa i përket mundësive për financim por edhe të lidhura me advokacinë, promovimin dhe përvetësimin e njohurive për format e përmirësimit të cilësisë së raportimit.

Të bëhesh partner mediatik

Hapi tjetër është angazhimi me organizata të shoqërisë civile (OSHC) dhe botën akademike, puna e të cilëve fokusohet në trashëgiminë kulturore. Në këtë drejtim, roli i Amforas është të shërbejë si partner mediatik për promovimin e veprimtarisë dhe projekteve të tyre. Në këtë mënyrë, OSHC-ve u ofrohet raportim i cilësisë së lartë për aktivitetet e tyre, ndërkohë që prania e mediave lokale rritet si në nivel vendor ashtu edhe kombëtar. Kështu, është me rëndësi të evidentohet se diversifikimi i portofolit është i rëndësishëm për ruajtjen e pavarësisë editoriale dhe forcimin e brandit të medias.

Stafi të shkruajë për mediat kombëtare

Mediat e reja që kanë burime të kufizuara mund të bëjnë të mundur që stafi i tyre të shkruajë artikuj me pagesë për mediat kombëtare. Kjo praktikë përdoret edhe tek amfora.al. Duke qenë se është media relativisht e re, që ka ende nevojë të punojë për të fituar besimin e publikut në raportimin e saj, shkrimi i artikujve nga stafi i saj për mediat kombëtare konsiderohet si avantazh si për sa i përket pagesave për stafin ashtu edhe për krijimin e reputacionit, veçanërisht kur raportohet për arkeologjinë dhe trashëgiminë kulturore.

Edhe pse një angazhim i tillë i shërben objektivave afatshkurtër, kjo gjë ndikon nga ana tjetër tek sasia e përmbajtjes që prodhohet nga Amfora. Kështu, një angazhim i tillë nuk duhet të aplikohet për një kohë të gjatë, siç thotë edhe kryeredaktori i Amforës.

Sfidat

Për mediat lokale, sfida kryesore mbetet zbatimi i planeve, ndërkohë që stafi dhe drejtuesit duhet të merren me kakofoninë e jetës së përditshme. Si mund të përkthehen planet në veprime të përditshme?

Tek Amfora, këto sfida trajtohen duke filluar me hapa të vegjël, si përcaktimi i objektivave SMART (specifikë, të matshëm, të arritshëm, të rëndësishëm, dhe me afate kohore), objektiva që kontribuojnë në arritjen e vizionit. Për më tepër, nëpërmjet këtyre objektivave bëhet i mundur identifikimi se çfarë i nxit gazetarët dhe stafin e gazetës dhe u caktohen kështu detyra ku ata janë të talentuar dhe kanë dëshirë t’i realizojnë.

Ata besojnë se është me rëndësi të lidhet me partnerët vendorë, që mund të ofrojnë burime të caktuara (p.sh., arkivat vendore mund të ofrojnë materiales arkivore për mediat e krijuara kohët e fundit) si dhe të investojnë në teknologji (edhe pse për këtë gjë kërkohen fonde të konsiderueshme) me qëllim që të realizohen materiale me cilësi të lartë. Duke pasur parasysh sa më sipër, një zgjidhje ideale për mediat lokale mund të jetë gazetaria e lëvizshme si mënyrë për të prodhuar përmbajtje me tekst, foto, video dhe audio.

Duhet theksuar se përmirësimi i vazhdueshëm i njohurive dhe aftësive të stafit është hap mjaft i rëndësishëm për të siguruar cilësi të lartë në raportimin e tyre. Prandaj, është me rëndësi të madhe të investohet më shumë në ngritjen e kapaciteteve që ndikojnë në cilësinë e përmbajtjes së prodhuar.

Kjo e fundit mund të arrihet nëpërmjet:

Identifikimit të nevojave të stafit për trajnim;

Identifikimi i programeve dhe kurseve të trajtimit që i përmbush këto nevoja;

Shfrytëzimi i mundësive për trajnime që ofrohen nga organizata kombëtare dhe ndërkombëtare që punojnë me mediat;

Përdorimi i kurseve të të mësuarit online që ofrohen nëpërmjet platformave të ndryshme të mësimeve online

Investimeve në aftësitë e stafit për përdorimin e teknologjisë.

Shënime përmbyllëse

Roli i mediave lokale në mbrojtjen e interesit publik është i pamohueshëm dhe këto media mund të forcohen duke përdorur një sërë masash dhe duke u lidhur me aktorë në mjedisin e tyre vendor.

Amfora po punon drejt krijimit të praktikave për monetizim me qëllim sigurimin e pavarësisë financiare dhe ruajtjen e pavarësisë editoriale. Përvoja e amfora.al tregon se, edhe pse ajo ka një mision të rëndësishëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mediat lokale duhet të hyjnë në partneritet me organizata kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, të përdorin praktikat moderne të realizimit të të ardhurave, dhe të trajtojnë sfidat duke filluar me hapa të vegjël por me një qëllim të qartë si dhe të investojnë në teknologji dhe në stafin e tyre.

Autor: Orkidea Xhaferaj – Ajo është një advokuese për dijen me përvojë të gjerë në sektorin publik, privat dhe zhvillimor në Shqipëri dhe rajonin e BB6. Orkidea gjithashtu ka vepruar si mentore për të rinjtë, mediat dhe bizneset e vogla, kryesisht në Shqipëri, në lidhje me rritjen e pjesëmarrjes në politikë, përmirësimin e komunikimit dhe përmirësimin e kapaciteteve të brendshme, si dhe aksesin në financa dhe qëndrueshmërinë. Ajo ka një përvojë të gjerë mentorimi dhe kërkimi, me Fondacionin Westminster për Demokraci ajo mori pjesë në kërkime mbi rolin e Mediave dhe OShC-ve gjatë krizës në Shqipëri dhe ajo gjithashtu drejton një rrjet informal të përqendruar në rritjen e pjesëmarrjes së grave në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë).

*Ky shkrim është publikuar nga autori më datë 08 tetor në median Journalift.org dhe po ri publikohet këtu në përputhje me “politikat e ri publikimit” të Medias Amfora.

The post Media më e fortë vendore për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore first appeared on Amfora.

Në gjurmët e Universitetit Mesjetar të Durrësit, midis fakteve dhe dyshimeve
Skeptikët shprehen se Universiteti Mesjetar i Durrësit ka qenë një keqkuptim termi, por studimet bashkëkohore kanë vërtetuar se emërtimi i përdorur për Universitetin e Durrësit e përcakton atë si të tillë dhe jo thjesht si një shkollë teologjike të krishterë.

Ai duhet të ishte guri i diamantit në kurorën e historiografisë shqiptare, por rreth ekzistencës së tij ka shumë skepticizëm. Ndjesi të kundërta të krijuara nga arsye objektive apo subjektive. Diku me baza ideologjike dhe diku si pasojë e dyshimit të shëndetshëm shkencor.

Sot as Akademia e Shkencave në Tirane dhe as Akademia e Shkencave në Prishtinë nuk janë shprehur në lidhje me këtë subjekt. Në disa intervista mediatike historian të shquar e kanë mohuar ekzistencën e një Universiteti Mesjetar në Durrës. Diku ai është quajtur një “histori folkloristike” dhe diku tjetër “një gabim në përkthim”.

Puna vështirësohet edhe më shume kur nuk gjenden evidenca arkeologjike të një institucioni të tillë në qytet. Por si qëndron puna me Universitetin Mesjetar të Durrësit?! A ka ekzistuar ai vërtetë? Apo është një mashtrim, një delir… një teprim entuziast dhe i pafajshëm?!

Burimet historiografike

Tek vepra themelore e ilirologjisë dhe e albanologjisë, “Iliricum Sacrum”, dy autorët Danjel Farlati dhe Jakob Koleti fusin të parët në historiografi informacionin mbi ekzistencën e një shkolle në Durrës.

Ata e quajnë “Instituti i Shën Dedës”, pra Instituti i Shën Domenikut. Aty thuhet se ky institut kishte 9 profesor (latinisht “magjistër”) në teologji. Dy autorët e lidhin këtë me ndërtimin e Manastirit të Shën Domenikut, i cili nisi aty nga viti 1224, duke nisur së funksionuari vetëm nga fillimi i viteve 1300.

Vetë autorët e “Iliricum Sacrum” i referohen disa dokumenteve më të vjetër në fakt, të cilat kanë dalë në dritë së fundmi dhe madje disa prej tyre janë të aksesueshme nga publiku i gjerë. Këto janë: Regjistrat e famshëm të Urdherit Domenikan të përmbledhura në veprat, “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, “Acta Canonizationis S. Dominici” dhe tek “Declerationes et Ordinationes Capitulorum Generalium Scari Ordinis Fratrum Praedicatorum”, ku disa herë përmendet ‘Studium Generale’ i ‘Durachii’-t apo Dyrrhachiumit.

Kërkimet moderne

Duke ju referuar kërkimeve moderne për herë të parë në gjurmët e universitetit në vitet’ 80 bie një historian kroat, Stjepan Krasić. Duke gërmuar në arkivat e Kuvendit Domenikan të Raguzës, ai ndeshi një dokument i cili fliste për një “Studium Generale” në Durrës, në fund të shekullit të XIV.

Pavarësisht staturës së tij të madhe si një historian i shquar dhe i dekoruar madje me “Red Danice Hrvatske (medalje që e mbajnë të gjitha figurat e mëdha të kulturës kroate), ai është pjesë e urdhrit fetar katolik të Domenikanëve dhe kjo ka ngritur disa pikëpyetje.

Mendjet skeptike panë këtu një konflikt interesi, i cili minonte objektivitetin e zbulimit. As fama e historianit dhe as besueshmëria i tij në botën akademike nuk e shuajti zjarrin e dyshimit.

Në fillim të viteve’ 90, ndërkohë që Kosova ndodhej nën represionin e dhunshëm serb, një historian dhe arkeolog pejan, me emrin Jahja Drançolli, i cili më pas do të ishte drejtori i Institutit të Arkeologjisë në Prishtinë, gjatë viteve 2003-2009, publikoi në një artikull shkencor informacionin se kishte rënë në gjurmët e dy dokumenteve mesjetare që flisnin specifikisht për një “Studium Generale” në Durrës. Njëri ruhej në Raguze dhe tjetri në Romë.

Ky qëndrim u mbajt edhe nga disa studiues të tjerë në simpoziumin shkencor të organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë në vitin 1999, duke u kthyer në një qëndrim gjysëm-zyrtar të Kishës Katolike në Shqipëri.

Në vitin 2003 dy studiues nga Durrësi, profesor Ilir Xaxa dhe profesor Hasan Ulqni arrijnë të gjurmojnë Universitetin Mesjetar të Durrësit në mënyrë te pavarur dhe madje e datojnë atë jo më në fund të shekullit të XIV, por në gjysmën e parë të atij shekulli. Pra edhe më herët akoma.

Së fundmi edhe studiues të tjerë kanë pranuar ekzistencën e universitetit. Ndër këto një kontribut të rëndësishëm ka dhënë edhe profesor Shaban Sinani, i cili në një artikull të revistës kulturore durrsake, “Dyrrah”, jep të gjithë bibliografinë në të cilën mund të gjenden referenca për Universitetin Mesjetar të Durrësit, duke filluar nga aktet e shekujve të XIII, aty nga vitet 1220.

Ashtu siç nga ana tjetër edhe studiuesi Ndriçim Kulla, në studimin e tij të fundit, “Historia e mendimit shqiptar”, i dedikon disa faqe të rëndësishme ekzistencës së këtij institucioni.

Ndërkohë që në ndihmë të studiuesve ka ardhur edhe qëndrimi zyrtar i Universitetit të Zarës në Kroaci. Në historikun e propozuar nga vetë universiteti, shkruhet se:

“Rektori i parë i Universitetit ishte Gjoni i Dyrrachium-it, pasi Universiteti i Përgjithshëm i Zadarit pati sukses me universitetin e themeluar më parë në Dyrrachium, që u zhvendos në Zadar”.

Ky qëndrim konfirmohet edhe nga Universiteti Modern i Durrësit, i cili propozon te njëjtën histori kur shkruan në faqen e tij zyrtare se, ai “në formën e tij moderne është themeluar në vitin 2006, por gjurmët e tij shtrihen në vitin 1380, duke e bërë një nga institucionet më të vjetër në Europë. Universiteti i Studimeve të Durrësit (latinisht: ‘Universitas Studiorum Dyrrhachium’) është krijuar rreth vitit 1380, por për shkak të sulmeve osmane është tërhequr në Zarë [Kroaci] për të themeluar ‘Studium Generale’, ose ‘Universitetin e Zarës’, me Rektor të Parë, Gjon Durrsakun [ose Gjoni nga Durrësi] (1396)”.

Më tej vetë universiteti shkruan se, “Burime që dalin nga arkivat dhe bibliotekat e Kuvendit Françeskan dhe Kuvendit Domenikan në Dubrovnik, përveç njoftimeve të rëndësishme për historinë e moçme, ofrojnë edhe njoftime për të parin universitet në Ballkan, Universitetin e Durrësit, universitet ky i themeluar nga dominikanët durrsakë, që vepronin prej vitit 1224 në Kuvendin e Shën Maurit në Durrës.”

Skeptikët

Megjithatë teksa historianët hidhnin dritë ngadalë-ngadalë mbi këtë institucion mesjetar, një grup tjetër studiuesish skeptik nisën të hedhin dyshime në lidhje me ekzistencën e këtij institucioni. Ato nuk u artikuluan kurrë në një mënyrë të strukturuar shkencore nga askush ne veçanti, por ato mund të përmblidhen në tre pika:

Mungesa e burimeve arkivore: Sot ka shumë pak burime arkivore që e përmendin Universitetin Mesjetar të Durrësit. Ato madje në rastin më të mirë, jo vetëm mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, por rreth tyre nuk ka as një literaturë apo një traditë qe t’i mbështesë;

Mungesa e studimeve te paanshme: Në këtë pikë sulmohet përkatësia fetare e atyre që mbrojnë ekzistencën e Universitetit Mesjetar të Durrësit. Ata në fakt janë kryesisht të besimit katolik dhe të gjitha citimet vijnë nga burime kishtare;

Profili fetar: Skeptikët më të moderuar vendosin theksin tek profili i Universitetit. Ata thonë se edhe nëse një i tillë ka ekzistuar ai nuk ka qenë një universitet i mirëfilltë, por një shkollë teologjike.

Domenikanët, Durrësi dhe mësimdhënia

E vërteta e folur përmes dokumenteve ndërkohë duket shumë e qartë. Në dokumentin me numër 555, datë 31 mars 1304, të raportuar në përmbledhjen, “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, na tregohet se si papa Benedikti XI i jep urdhër domenikanëve të Hungarisë të themelojnë në Dalmaci urdhrin e tyre fetar.

Kryeqendra e kësaj province të re ishte Durrësi. Qëllimi i caktuar nga papa ishte zmbrapsja e mësymjes sllave nga brigjet e Ballkanit Perëndimor. Për papatin në fakt ishte bërë shumë shqetësues fakti se popullsitë sllave me besim ortodokse po dyndeshin në bregdetin dalmat dhe në Ultësirën Perëndimore Shqiptare.

Ashtu siç dëshmojnë dokumentet, Papa i kërkoi domenikanëve t’i kundërpërgjigjen kësaj sprove me të gjithë arsenalin e tyre intelektual, social, financiar dhe politik.  Aq e zellshme ishte përgjigja domenikane ndaj thirrjes së papës, sa që në Shqipëri jo vetëm u themeluan kuvende, shkolla, shoqëri apo kisha, por madje nisi edhe Inkuizicioni ndaj sektit gjysmë pagan të “albanensëve”.

Nuk thuhet qartë në dokument nëse domenikanët themeluan në Durrës një “Studium Generale” [universitet mesjetar], por disa elementë e tregojnë këtë.

Vepra “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”, është e mbushur me raportime priftërinjsh që janë formuar në Durrës. Aq shumë janë ato sa sot mund të bëjmë madje edhe një inventar të priftërinjve, ipeshkëvinjëve apo abatëve katolik domenikan që nga Durrësi u shpërndanë me mision në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Acta Albaniae Veneta”, edhe kjo vepër që përmban një përmbledhje tjetër monumentale dokumentesh venedikase me 25 vëllime, na tregon në dhjetëra syresh se Durrësi ishte një qendër shumë e rëndësishme e formimit  fetar për priftërinjtë.

Profesorët dhe intelektualët nga Durrësi që gjejmë nëpër Europë gjatë shekullit XV janë shumë më shumë se sa mund të ishin në kushtet e mungesës së një universiteti. Mjafton të përmendim këtu Ndre Durrsakun dhe Gjon Durrsakun.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme është ekzistenca në Arkivën e Venecias e një liste që nuk është asgjë më pak se numri i amzës i studentëve që kanë studiuar në këtë universitet.

Pa përmendur këtu analet e veprave “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, “Acta Canonizationis S. Dominici” dhe “Declerationes et Ordinationes Capitulorum Generalium Scari Ordinis Fratrum Praedicatorum”.

Pra që ka pasur një shkollë për formimin e priftërinjëve katolik në Durrës, kjo është jashtë çdo diskutimi akademik. Ajo që vihet në diskutim nga këtu e tutje është natyra e shkollëa. A ishte ajo shkollë një universitet apo vetëm një klasë e stilit katekistik ku mësohej mbi fenë, pa një metodë shkencore moderne?!

A ishte “Studium Generale” një shkollë fetare?

Çelësi për të zbërthyer këtë enigmë vjen nga një tjetër përmbledhje dokumentesh e cila fatkeqësisht nuk është ende publike. Ose më saktë është pjesërisht publike. Bëhet fjalë për legjendaren, “Acta Capitulorum generalium Ordinis Praedicatorum”, e cila në fund të shekullit të XIX u përmblodh në disa vëllime të njohura, si “Monumenta Ordinis Frairum Praedicatorum Historica”. Nga këto, 11-të vëllime janë bërë publike, ndërsa 19-të vëllimet e tjera jo.

Në vëllimin e 14-të, i cili gjendet në çdo arkiv të Provincave Domenikane, lexojmë një varg emblematik i cili në tekstin origjinal shkruan:

“La provintia di Dalmatia antichamente era numerosa delli conventi et delli frati, et era delle principali provintie della Religione, poiché comprendeva il principato di Albania et il Refo di Bosna, Karvatia et Dalmatia et confinava con la provintia di Hungaria.

Come il principla conveto era il Durazzo, di studio generale et in Antivari, ma essendo all’presente occupari gli sudetti principati dall’conventi numero tredeci tra priorati et vicarati, tutti sotto il dominio della Serenissima Republica di Venetia nelle cittá`maritime et isole. Et se bene questi puochi conventi restarono, alla Religione, tutta via le intrade la maggio parte sono godute dall’ Turco”.

Pra kuvendi domenikan i Durrësit quhet kuvend i studimeve të përgjithshme (“il principla conveto era il Durazzo, di studio generale”). Por çfarë ishte pra kjo “Studio Generale” (latinisht “Studium Generale”)?!

Përgjigja nga vjen nga autoriteti më i zëshem dhe i padiskutueshëm në historinë e universiteteve mesjetare në botë, historiani anglez Hastings Rashdall.

Në kryeveprën e tij me dy vëllime, “The universities of Europe in the middle ages”, botuar në vitin 1895 nga Universiteti i Oxfordit, ai qartëson se në mesjetë “fjala e përdorur për të përcaktuar një institucion akademik ishte “Studium”, më shume se “Universitas”.

Ai madje nuk mjaftohet me kaq, por sqaron edhe diferencën midis fjalës moderne universitet dhe fjalës latine mesjetare universitas. “Termi i cili i korrespondon më së shumti konceptit të vagullt dhe të pa përcaktuar mirë në anglisht, ‘Universitet’, si i dallueshëm nga një shkollë e thjeshtë apo seminar [fetar]… nuk është ‘Universitas’, por ‘Studium Generale’, shpjegon Rashdall.

E thënë thjeshtë ajo që ne sot quajmë “Universitet” nuk mund të shprehej në mesjetë me fjalën latine, “Universitas”, por me togfjalëshin latin “Studium Generale”. Pra nëse do të na duhej ta kërkonim institucion akademik durrsak në dokumentet mesjetare nuk mund ta bënim këtë përmes termit latin, “Universita” thjesht sepse ky term në mesjete nuk ka pasur kuptimin që ka sot.

Kaq e padiskutueshme është kjo sa në botën akademike perëndimore nuk gjen pothuajse asnjë zë kundër këtij përkufizimi. Të gjitha universitetet mesjetare pa përjashtim nuk njihen si “Universitas”, por si “Studium Generale”.

Kjo traditë është ruajtur edhe sot për shembull në Holandë, ku të gjitha universitet e rëndësishme të vendit (Maastricht, Rotterdam, Eindhoven, etj.) quhen “Studium Generale”.

Konkluzioni mbi Universitetin Mesjetar të Durrësit

Në mesjetë kisha katolike kontrollonte çdo aspekt të jetës sociale, politike dhe akademike të kontinentit. Hegjemonia e saj ishte e plotë dhe e pa kundërshtueshme. Të gjitha institucionet, përfshi këtu ato akademike, ishin nën kontrollin e saj të drejtpërdrejtë.

“Studim Generale”-t europiane gjatë shekujve XII-XV  ishin kryesisht institucione ku mësohej teologji, filozofi dhe matematikë dhe kjo nuk i heq atyre asnjë vlerë.

Dihet për shembull se ne Universitetin e Parisit edhe gjatë periudhës më të shkëlqyeshme mesjetare degët më të spikatura ishin ato të teologjisë dhe filozofisë. Por askush nuk e vendos në dyshim ekzistencën e saj.

Që në Durrës ka pasur një “Studium Generale” këtë jo vetëm mund ta deduktojmë tërthorazi nga veprimtaria e ngjeshur kishtare dhe misionare e Kishës Katolike dhe e Urdhrit Domenikan në Shqipëri, Bosnjë, Kroaci dhe Mal të Zi, por edhe nga përqendrimi i lartë i intelektualeve durrsak nëpër universitete të tjera europiane.

Në përfundim mund të themi se sot kemi prova të mjaftueshme për të besuar se gjatë shekullit të VIX në Durrës ka pasur një “Studium Generale”, që sot do të korrespondonte me të njëjtin institucion akademik që ne e quajmë universitet.

Ky ishte institucion akademik që reflektonte frymën teokratike të kohës, ku çdo element i shoqërisë i nënshtrohej fesë së krishterë. Ai kishte një natyrë të spikatur fetare, por ku nuk mungonin hapësira akademike dedikuar fushave të tjera, nga të cilat sot janë konfirmuar ato që kanë lidhje me artin dhe jurisprudencën. Për kohen kjo ishte maksimumi i jetës akademike që ofronte Europa.

Kjo përmbajtje është përgjegjësi e autorit të cituar në shkrim dhe jo e redaksisë sonë. Artikulli është publikuar në kategorinë “Blog”, një hapësirë mendimi e pavarur nga redaksia e Medias Amfora. Ne synojmë të nxisim profesionistët, dashamirësit e trashëgimisë kulturore dhe jo vetëm, të kontribuojnë me shkrime dhe mendime mbi arkeologjinë dhe monumentet e kulturës, duke krijuar vlerë në informimin e publikut.  Krijoni profilin tuaj dhe postoni artikuj në faqen e Medias Amfora. Për më shumë ndiqni videon udhëzuese duke klikuar KËTU. Për çdo sugjerim, kritikë apo ankesë mbi këtë përmbajtje, ju lutemi na shkruani në emailin: ankesa@amfora.al

* Foto në krye, ambienti i brendshëm i një universiteti mesjetar. Burimi: “Pixabay”;

* Një pjesë e burimeve dhe titujve të cituara në shkrim nuk janë përkthyer me kërkesë të autorit.

The post Në gjurmët e Universitetit Mesjetar të Durrësit, midis fakteve dhe dyshimeve first appeared on Amfora.

“Aretesi i Durrësit”, filozofi që nuk është njohur më parë
Nga *Dorian Hatibi

Qyteti i Durrësit përgjatë historisë është shquar për arkitekturën e spikatur, artin, portin dhe veprat e mëdha inxhinierike, por pak jemi njohur me filozofët e qytetit. “Aretesi i Durrësit” ishte një filozof dhe astronom që mendohet se jetoi në periudhën e antikitetit dhe sipas burimeve historike të zbuluara së fundmi qëndronte pëkrah kolosëve të filozofisë, si Aristoteli dhe Herakliti.

Në vitin 238 të Erës Sonë (e.s.) një autor latin me emrin Censorinus ka shkruar një vepër të
titulluar De Die Natali. Në këtë
përmbledhje ai i referohet edhe një personazhi që ai e quan Aretes Dyrrachinus (Aretesi i Durrësit).
Deri më sot nuk kemi asnjë referim tjetër në lidhje me Aretesin dhe çdo
informacion në lidhje me të na vjen nga Censorinusi. Por ndoshta kaq na mjafton
për të vizatuar siluetën e këtij mjeshtri të antikitetit.

Më tej në veprën e tij Censorinus
është orvatur të bëj një përmbledhje të dijes së deri atëhershme dhe historisë
së njerëzimit duke pasur si pikë referimi atë që greket, duke filluar me
Esiodin, e quanin Magnus Annus  (Viti i Madh), ndërsa romakët si Ovidi  e quanin Aurea
Aetas (Viti i Artë). Ky ishte një konceptim filozofik që e shihte jetën dhe
historinë si një cikël i cili përsëritet vazhdimisht, ku një “periudhë e artë”
pasohet nga një “periudhë e argjendtë”, pra më pak e shkëlqyeshme.

Aretes gëzonte një reputacion shumë pozitiv ndër inteletualët e kohës,
përderisa citohet në mesin e figurave të tilla si Aristarku i Samos, Aristotelit
dhe Heraklitit. Ai ka qënë një
kronograf, pra një historian i cili e mbështeste punën e tij historiografike
mbi idenë filofozofike greke të Magnus Annus.

Pikë së pari pavarësisht se ne nuk e dimë periudhën e saktë kur Aretesi ka
jetuar, mund të deduktojmë nga disa të dhëna të tërthorta që jep vetë
Censurino. Për shembull ai shprehet se vepra e tij është një “ripunim” i
veprave të humbura tashmë të historianëve dhe filozofëve Marcus Terentius Varro (116 Para Erës Sonë [p.e.s] – 27 p.e.s) dhe Gaius Suetonius Tranquillus (69 e.s –
122 e.s). Pra nga këtu mund të mendojmë se edhe Aretesi ka qenë pjesë e veprave
të ndryshme historike dhe filozofike të paktën që nga shekulli I p.e.s.

Diçka tjetër mund të na thotë edhe vetë emri Aretes, qartësisht me origjinë
helene dhe mbiemri Dyrrachinus, qartësisht romak. Nga këtu mund të dalim në përfundimin
se bëhet fjalë për një personazh që ka jetuar pasi Roma nisi sundimin mbi
qytetin e Dyrrahut por kur ky ishte ende nën influencën e fortë kulturore
helene.

Kështu mund të ngushtojmë periudhën e ekzistencës së tij në qytet nga
gjysma e dytë e shekullit II p.e.s deri aty nga fillimi i gjysmës së parë të
shekullit I p.e.s, pra midis viteve 150 p.e.s. – 50 p.e.s. Diçka më tepër dhe më
të sigurtë ne dimë në lidhje me veprën dhe mendimin e tij, i cili na përcillet
nga Censurino më me detaje.

Aretesi kishte arritur në përfundimin se bota kalon nëpër cikle të
rregullta ndriçimi dhe degradimi apo shkatërrimi (cataclysmos), të cilat ndodhin çdo 5552 vite.  Ky vit (ose “Viti më i Madh”, siç e quante
Aristoteli) niste kur dielli, hëna dhe të gjitha planetet përfundonin kursin e
tyre dhe riktheheshin në pikën e origjinës. Dimri i atij viti ishte tmerrësisht
i ftohtë dhe i gjatë, ndërsa vera jashtëzakonisht e nxehtë dhe e zjarrtë.  Aretesi pra ishte edhe një njohës shumë i mirë
i astronomisë.

Me siguri ai ka qenë autor i ndonjë vepre të njohur për kohën, e cila
fatkeqesisht nuk ka arritur të vij deri në ditët tona. Vepër e cila me sa
kuptohet duhet të ketë mbijetuar deri në kohën e Censorinos, pra deri në mesin
e shekullit të III. Tërmeti i dhunshëm i vitit 345 të Erës Sonë, i cili me
siguri shkatërroi bibliotekën e qytetit, dyndja e popujve dhe plaçkitjet që
pasuan i dhanë goditjen tjetër. Dyrrahu i rraskapitur mes gjëmash natyrore e rrokopujash
politike për pak e harroi filozofin e vet, i cili për nga referimi i qendronte në
krah më të medhenjëve të kohës së tij.

*Dorian Hatibi është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti Tiranës. Për më shumë se një dekadë ka ushtruar kompetencën e tij në fushën e çështjeve sociale, duke shërbyer për disa vite edhe si lektor i Psikologjisë Kulturore dhe Sociologjisë, në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës. Aktualisht është fokusuar në zbardhjen e identitetit kulturor dhe social të qytetit të Durrësit përgjatë historisë.

*Foto në krye, filozofi Sokrat. Burimi: Pixabay.

The post “Aretesi i Durrësit”, filozofi që nuk është njohur më parë first appeared on Amfora.