Nesti Angoni - Amfora

Vërtetë “E RRALLË”!
Më datë 9 qershor Kryeministri Edi Rama njoftoi se çështja e shumëdiskutuar e zbulimit arkeologjik tek ish-Gjimnazi “Gjergj Kastrioti” në Durrës ishte zgjidhur përmes një vizioni “TË RRALLË”. Në tekstin që pasonte këtë britëm entuziaste që do të bënte xheloz edhe Arkimedin, nuk sqarohej saktësisht se cila ishte zgjidhja “e RRALLË” që i ishte dhënë zbulimit arkeologjik.

Një e dhënë hije që mund të interpretohet me shumë sforcim dhe fantazi si “E RRALLË”, ishte ideja se arkitekti spanjoll po tentonte një “ndërthurje të shkollës me zonën e kërkimit”, por kjo nuk është as “E RRALLË” dhe as “spektakolare”. Duhet t’i kujtojmë Kryeministrit se një zgjidhje e tillë e “E RRALLË” është aplikuar rëndom në Durrës. Për shembull, shkolla e sapo përfunduar (madje me fondet e BE-së) “Eftali Koçi”, në lagjen numër 7, duhet të ruante dhe ekspozonte zbulimin arkeologjik të shekullit II, duke u “ndërthurur” bashkë. E ftoj KM-në ta shohi personalisht sa e suksesshme, spektakolare dhe e “RRALLË” ishte kjo ndërthurje.

Pastaj do e ftoja z. Rama të shoh nga afër sa “E RRALLË” është kjo ndërthurje përballë postës qendrore, tek ish-Lulishtja 1 Maji, ku një nga zbulimet më të mëdha dhe të jashtëzakonshme të realizuara ndonjëherë në Durrës dhe ndoshta në Evropën Juglindore, u ndërthur në mënyrë “TË RRALLË dhe spektakolare” me një pallat 8 katësh, që sot nuk i hyn në punë askujt, përveç pronarit dhe ish-zyrtarëve që e përdorën si bankomat.

Gjithashtu z. Rama, ish-deputet i Durrësit duhet të vijë e të shohi nga afër ndërthurjen e “RRALLË” dhe spektakolare që 8 mozaikë të mrekullueshëm kanë tek po aq pallate shumëkatëshe. Sesi aty kërkimi shkencor ndërthuret fort me ujërat e zeza dhe sesi turistët për t’i vizituar duhet të pajisen me çertifikatë të posaçme vaksinimi, maska kundër armëve kimike dhe veshje të presurizuar astronauti, për t’i mbijetuar murtajeës, kolerës, forcës gravitacionale dhe kabujve të energjisë elektrike. Dhe kjo është vërtetë diçka e “RRALLË” dhe spektakolare.

Pastaj në statusin e KM-së më bën përshtypje diçka edhe më e zezë akoma. Jo vetëm që për shkollën qenka gjetur një projekt, por qenka gjetur edhe një arkitekt. Madje ky i fundit nga Spanja. Shumë pyetje pa përgjigje në 2 fjali. Për shembull, a ka pasur një konkurs për këtë projekt? Po arkitekti, ku dhe si u gjet? A u pyetën sipas ligjit qytetarët dhe grupet e interesit?

Di se përmes rrjeteve të komunikimit digjital z. Kryeministër i është dërguar një propozim i pjekur mes shumë intelektualësh, se në rastin aktual duhej aplikuar precedenti i shkollës “10 korriku”. Gjatë hapjes së themeleve të shkollës së re u zbulua Forumi Romak dhe asokohe punimet u ndalën dhe me to u ndal edhe ndërtimi i shkollës. Qyteti fitoi një atraksion turisitik më shumë, ndërsa Shqipëria një trashigimi të jashtëzakonshme kulturore.

Ndoshta kjo nuk është zgjidhja që do të bindte këdo, por kjo do të ishte zgjidhja vërtetë “E RRALLË” e dhënë këto 30 vite masakër arkeologjike. Kjo do të ishte vërtetë e “RRALLË”: Të anulojë një ndërtim, për hatër të trashëgimisë kulturore. “E RRALLË” do të ishte të dëgjoje një arkeolog dhe jo një arkitekt. “E RRALLË” do të ishte të dëgjoje zërin e qytetarëve dhe jo zërin e tënd, për të cilin je i bindur se është zëri i qytetarëve.

The post Vërtetë “E RRALLË”! first appeared on Amfora.

“Çyryk e zdromsa” nga e gjithë Shqipëria, bashkohuni!
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhet e 11 majit. Nuk e ekzagjërojmë aspak kur themi se kjo është mundësia e fundit për të bërë Shqipërinë.

Çfarë më frikson më shumë?! Nuk është 11 maji, por 18 maji. Po sikur të zgjohemi një javë pas zgjedhjeve dhe të kuptojme që asgjë nuk ka ndryshuar?! Po sikur Rama të jetë përsëri forcë e parë?! Po sikur ai që na konsideron çyryk të përcaktojë ende fatet tona?! Po sikur ai që na përgojon nderin, që na fton fëmijët në degjenerim, që na ka vjedhur, dhunuar dhe shkatërruar, të jetë ende aty?!

I imagjinoni edhe katër vite të tjera me korrupsionin dhe arrogancën në stratosferë?! Me “toll-e për të shkuar në Kukës, Shkodër, Himarë dhe nga Durrësi në Tiranë?! I imagjinoni dot 250.000 shqiptarë të tjerë që largohen nga Shqipëria? Vangys Dagazin ende drejtues politik në qarkun tonë?! Parkimet me pagesë, rrugët e pashtruara, sekserët poshtë Bashkisë “me mbyll” ndonjë punë, e “me kap” ndonjë lek?! I imagjinoni dot ende 5D-të që ju vjedhin edhe frymën nga mushkëritë apo drejtorët e droguar që ju bëjnë numra nëpër zyra?!

Unë jo! Nuk ka rëndësi çfarë na ka premtuar Rama këto muaj. Nuk ka rëndësi nëse ka premtuar një Dibër si Zvicrën. Ai premtoi një Durrës si Dubai, që nuk u bë kurrë! Nuk ka rëndësi nëse ka premtuar pasaporta BE-je. Ai premtoi ujë 24 orë dhe nuk u bë kurrë. Nuk ka rëndësi që ka premtuar një Shqipëri pa këneta dhe buf. Ai është vetë kënetë dhe buf!

Merrni pra zemër. Mos i lexoni sondazhet. Ndryshimi është prapa derës. Fryma se Rama do të fitojë është një ndjesi e rrënjosur nga propaganda e sondazheve analisto-kratike. Rama është po aq i brishtë sa nervat e tij. Ai sot më shumë se kurrë rrezikon shumicën prej 71 mandatesh. Fitorja e parë do të jetë pikërisht kufizimi i pushtetit të tij tiranik. Krisja që pushteti i tij do të marrë më 11 maj do të lejojë rrezen e parë të dritës të futet në shpellën tonë. Ndaj bashkohuni!

Dilni votoni. Nuk ka rëndësi për kë. Dilni votoni për kë të doni. Tregojini atij se nuk mund të na trajtojë si “‘çyryk e si zdromsa”. Tregojini atij se ne, që ai na konsideron “çyryk e zdromsa”, jemi stoli mbi të cilat ai mban këmbët e pushtetit të tij. Boll duruat poshërimet, shkatërrimet, dhunën. Boll duruat arrogancën dhe egoizmin. Boll ju mori nëpër këmbë. Boll ju vodhi dhe ju vrau. Bashkohuni!

Mos i harroni shtëpitë e prishura! Mos i harroni paratë e zhvatura! Nënat e rrahura! Fermerët e tallur! Malësorët e ofenduar! Mos i harroni tavolinat e zbrazura nga emigracioni! Mos i harroni jetët e humbura nga depresioni! Mos i harroni zgërdhirjet e tyre me lotët tuaj! Mos i harroni padrejtësitë në vendin e punës, gjobat e padrejta, zvarritjen nëpër zyra! Mos i harroni shuplakat ndaj gazetarëve! Mos e harroni Shqipërinë e dhunuar! Bashkohuni!

Shqipëria mund të bëhet vetëm nëse ne “çyrykët e zdromsat” nuk harrojmë, votojmë dhe guxojmë…bashkë!

The post “Çyryk e zdromsa” nga e gjithë Shqipëria, bashkohuni! first appeared on Amfora.

Dora e përgjakur e numrit 5
Kam besuar gjithmonë se vetëm mendjet e vogla mendojnë me “ose/ose”. Ose e mirë – ose e keqe. Ose e drejtë – ose e shtrembër. Ose buf – ose mi. Sa më shumë plakem aq më shumë bindem se “ose/ose” është karakteristikë themelore e “tru-kikirikëve” pa kripë dhe të papjekur, që si të pamundur për të përballuar kompleksitetin e botës që i rrethon, i bien asaj shkurt duke menduar me “ose/ose”.

Ja pra që edhe në Shqipëri kjo mënyrë e të menduarit është shumë e përhapur. Një shfaqe e shëmtuar e kësaj defiçence psikike është edhe qëndrimi se nëse nuk je me Edi Ramën je me Sali Berishën dhe “vice versa”. Ky i dyti me siguri i padenjë për tu ringritur në rolin e kryeministrit pas aq shumë viktimash dhe dhune të provokuar ndër vite. Dhe kjo fatkeqësisht është e vërtetë. Ajo që shumëkush harron së thëni është se pushteti i Edi Ramës dhe mënyra sesi ky i fundit e ka qeverisur vendin, e ka provokuar gjithashtu viktima dhe dhunë.

Këtu nuk po flasim për viktimat që ka shkaktuar dhuna mes bandave, as për qindra të rinjtë që kanë humbur jetën nga overdoza e drograve të lejuara nga Qeveria Rama, as për viktimat që ka nxitur retorika politike, depresioni nga kushtet e vështira sociale dhe ekonomike. Por për viktima që kanë humbur jetën drejtpërdrejtë nga politikat e padrejta që Edi Rama dhe kabineti i tij kanë krijuar apo zbatuar. Më poshtë një listë e shkurtër e këtyre humbjeve:

1. Gjovalin Lazri – Në mars të vitit 2015-të, Gjovalin Lazri, 53 vjeç, nga fshati Tale, babai i katër fëmijëve, invalid prej 10 vitesh, nuk e përballoi dot presionin për të paguar rreth 700 mijë lekë apo 7 mijë euro për OSHEE-në, e cila i kishte ndërprerë energjinë elektrik dhe helmoi veten, duke pirë fostoksinë.

2. Adrian Kllogjeri – Në qershor të vitit 2015, Adrian Kllogjeri, vetëm 15 vjeç, ka gjetur vdekjen, pasi ra në kontakt me energjinë eklektike. Ngjarja e rëndë ndodhi afër një kopshti në lagjen numër 16 në qytetin e Durrësit. I mituri ishte duke kaluar nëpër rrugët e përmbytura nga shiu, si pasojë e motit të keq. As Bashkia e Durrësit dhe as OSSHE-ja nuk mbajtën kurrë përgjegjësi publike për vdekjen e Kllogjerit edhe pse siguria rrugore dhe infrastrutkrua elektrike janë nën përgjegjësinë e tyre.

3. Hari Doda – Në shtator 2015 vrau veten me pistoletë Hari Dado, baba i dy fëmijëve. Vetëvrasja ndodhi për shkak të një borxhi që familja i’a kishte OSSHE-së në shumën 1 milion lekë.

“Burri im i ka dhënë fund jetës për shkak të borxhit ndaj OSHEE-së dhe kohët e fundit gjendja e tij ishte rënduar për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike”, i deklaroi gazetarëve në atë kohë bashkëshorja e të ndjerit Doda.

4. Ardit Gjoklaj – U gjend i vrarë më 7 gusht 2016 dhe tronditi opionion publik për shkak se megjithëse minoren, punonte për të mbajtur familjen që gjendej në kushte të vështira ekonomike.

“Në kronikën televizive të një prej vizitave në landfill, të transmetuar më datë 16 qershor 2016, Erion Veliaj lançoi planin e tij për ndalimin e seleksionimit të mbetjeve nga kazanët e plehrave dhe u sugjeroi të gjithë atyre që siguronin bukën e gojës përmes këtij aktiviteti që të punësoheshin ligjërisht në landfill dhe të merrnin rrogë me ‘sigurime shoqërore’. Ftesa e Veliajt shërbeu si nxitje për shtimin e krahut të punës në impiantin e instaluar në Sharrë nga kompania “3R” sh.p.k. Në të kundërt, asnjë prej standardeve të premtuara nga kryebashkiaku nuk u aplikua gjatë procesit të punës”, – shkruante BIRN më 17 maj të vitit 2018, duke artikuluar një opinon të gjerë qytetar që fajsonte direkt kryetarin e Bashkisë Tiranë për vdekjen e Gjoklajt.

5. Klajdi Muça – Ishte vetëm 31 vjeç kur i dha fund jetës në janar të vitit 2017-të për arsye se nuk kishte mundësi që të paguante një faturë të OSSHE-së, e cila kapte shumën 80.000 lekë. Muça ishte në gjendje të rënduar psikologjike edhe nga papunësia, e situata e vështirë ekonomike në të cilën ndodhej.

6. Ardjan Kallmi – Në maj të vitit 2018-të 47 vjeçari i dha fund jetës duke u vetëvarur. Vajza e tij Romina, tregoi për median në atë kohë se punonjësit e policisë e dhunuan fizikisht e psikologjikisht, vetëm që të pranonte një vjedhje që Ardjani s’e kishte kryer kurrë. Shefi i Komisariatit të Vaut të Dejës, Paulin Çuni, në një bisedë me gazetarët e “Fiksit”, tha, “Shumë mirë që vrau veten!”.

7. Klodian Rasha – I riu u vra nga Policia e Shtetit më 8 dhjetor 2020. Ai ishte një 25-vjeçar që u qëllua për vdekje nga një efektiv policie në Tiranë gjatë orës policore – që ndalonte qarkullimin në kuadër të masave anti-COVID. Ngjarja shkaktoi protesta të dhunshme në të gjithë vendin, me kërkesa për drejtësi dhe përfundimin e dhunës policore. Pavarësisht se nuk u cilësua si vrasje politike, rasti ngriti shqetësime për abuzimin me pushtetin dhe mungesën e përgjegjësisë në radhët e forcave të rendit.​

8. Bilbil Hasani – Babai i katër fëmijëve vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe u vetëvra në burgun 313-të, në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 shkurt të vitit 2020 dhe familjarët fajësuan për këtë shtetin, i cili pavarësisht problemeve të shëndetit mendor që kishte viktima, nuk u kujdes që ai të kurohej apo të institucionalizohej në një qendër të specializuar.

9. Jonada Avdia – Vetëm 7 vjeçe, ajo humbi jetën pasi një gomone e drejtuar nga shefi i policimit në komunitet në Elbasan, i identifikuar si Arjan Tase, e goditi për vdekje ndërkohë që luante në breg të detit. Tase ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por megjithëse ishte arrestuar pas një operacioni antidrogë, ishte rikthyer sërish në Polici, me detyrë në Elbasan.

10. Shpresa Cani – Në muajin dhjetor të vitit 2022 Shpresa Cani, 48 vjeçe, vdiq në zyrën e kryebashkiakes së Lushnjës, nga një atak kardiak që pësoi fill pasi bashkia i hoqi ndihmën ekonomike.

11. Arben Pjeçi – Në janar të vitit 2024 oficeri i policisë me eksperiencë vrau veten me armën e shërbimit në zyrën e tij, brenda Policisë së Durrësit. Viktima kishte një karrierë 35-vjeçare në uniformat blu. Ai ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike pasi ishte pezulluar nga detyra.

12. Pal Trashaj – Ai ishte një 63 vjeçar nga Lezha, i njohir si ish-drejtues i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe mbeti viktimë e skemës famëkeqe të mikrokredive. Nga kjo e fundit dyshohet se kanë mbetur viktima të mashtrimit financiar më shumë se 100.000 qytetarë.

Këtu mund të ishin shumë më shumë sesa këto persona fatkeq. Zgjodhëm 12 në mënyrë simbolike, për secilin vit që Edi Rama dhe pushteti i tij kanë sunduar Durrësin dhe Shqipërinë. Ky artikull është një homazh për të gjithë ata shpirtra të humbur që lanë pas këtë botë me mendimin e fundit se qeveria e tyre i kishte braktisur dhe se ishin vetëm. Si homazh për të gjithë ata që ranë në depresion për shkak të klimës së krijuar dhe nuk ja dolën dot. Zoti i dhëntë dritë shpirtrave të tyre dhe e ndëshkoftë dorën gjakatare, që mori jetët e pafajshme, për të cilat ishte betuar të kujdesej.

The post Dora e përgjakur e numrit 5 first appeared on Amfora.

Durrësi, qyteti që nuk u bë!
Pak javë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit dhe partitë politike kanë shpalosur tashmë programin e tyre elektoral për Shqipërinë e katër viteve të ardhshme. Nuk bëj pjesë tek ata njerëz që mendojnë se në këtë vend programet elektorale shtojnë qoftë edhe një votë tek thesi i partive politike. Ato mes shqiptarëve janë po aq të dobishme sa fleta e sallatës në një pjatë bifteku. Është ndoshta për këtë arsye që edhe partitë politike shtinë në ajër çdo lloj borçkulle që i rrok fantazia vetëm e vetëm për të shtuar ndonjë klikim më shumë apo për t’i dhënë instrumente politike fansave respektiv, të përballojnë mikrodebatet e politikës së përditëshme.

Për të vërtetuar saktësinë e pohimeve të mësipërme, po sjellim për ju 10 premtimet elektorale që Partia Socialiste ka bërë që nga vitet 2000, kur edhe e qeveris në mënyrë monokratike qytetin e Durrësit, por të cilat nuk i ka realizuar kurrë. Këtu po marrim premtimet e Partisë Socialiste jo për ndonjë tifozllëk ndaj Partisë Demokratike, por sepse duke mos e pasur ata pothuajse në asnjë çast gjatë pushtetit monokratik të PS-së, nuk mund t’i kërkojmë më shumë se asgjë. Mund të ishin sigurisht më shume se 10, pasi vetëm në katërvjeçarin 2011-2015 Vangjush Dako nga 55 premtime elektorale ka mbajtur vetëm 16 dhe nuk ka realizuar 26 të tilla. Por për arsye vendi dhe audience po rendisim këtu vetëm 10.

1. Ujë në 24 orë pa ndërprerje

Në fushatën e vitit 2021 Edi Rama jo vetëm premtoi ujë 24 orë, por pati guximin të thotë se mos realizimi i këtij premtimi do të ishte “përgjegjësia e tij personale”. Nuk dihet saktësisht çfarë nënkuptonte Rama me “përgjegjësi personale”, por fakti që është vetëshkarkuar si deputet i qarkut ndoshta tregon se akoma ka një atom ndërgjegje poshtë asaj bluzës së zezë.

2. Hekurudha Durrës-Tiranë brenda vitit 2024

Legjendat thonë se hekurudha duhet të përfundonte në vitin 2024. Por përpara hekurudhës përfundoi vetë viti 2024 dhe ajo tashmë është shtyrë për në vitin 2026, duke kushtuar 30 milion euro më shume. Dhe 30 milion euro më shumë nuk janë pak gjë…”if you know what I mean!”

3. Kompleksi sportiv i emërtuar “Kutia e ujit dhe e dritës”

U premtua nga Vangjush Dako në vitin 2011. Nuk dihet çfarë ka ndodhur me projektim dhe as ka ndonjë detaj rreth tij. Ajo që dihet është që i vetmi park sportiv që kishte qyteti është kthyer në një mega pallat të shëmtuar, që i ngjan më shumë kabinave të plazhit se sa strukturave moderne.

4. Projekti “Paulownia”

Në fushatën e vitit 2015 Vangjush Dako do të deklaronte se, “Do të bëj projektin e jetës sime, do të mbjell gjithë zonën informale me këtë pemë. Këtë projekt me investim 100 mijë euro do ta bëjmë realitet në fillim të vitit të ardhshëm”. Paulownia është një pemë e cila pretendohej të mbillej masivisht në zonën e Durrësit të Ri edhe për të mbuluar kaosin urban. Ndoshta kur Gjushi kuptoi se pema nuk ishte prej betoni, ndryshoi mendim. E ndërsa sot në Durrësin e Ri po zbatohet projekti, “Kanali i Bretkosave”.

5. Rehabilitimi i Kodrës Currila

“Do të marrë fund makthi i qytetarëve durrsakë lidhur me rrëshqitjet e dheut në Kodrën e Currilave apo të Vilës së Zogut.” – shkruante një media pranë PS-së në vitin 2015. Projekti u inagurua nga vetë Rama dhe u shit si një premtim i realizuar i Lefter Kokës, por në fakt ishte një nga dështimet inxhinierike më spektakolare të rilindjes. Kodra e cila dikur edhe nuk rrëshqiste, sot rrëshqet me siguri sa herë “dy pika shiu ranë mbi Kodër”.

6. Ujitja përmes rezervuarëve

Në vitin 2015 Vangjush Dako, pasi nuk i kishte realizuar pjesën me të madhe të premtimeve të dhëna, ishte që ishte, vendosi “t’i fuste” edhe një premtim tjetër që kësaj herë prekte fermerët e zonës së Rrashbullit. Premtoi se do të krijonte kushtet që rezervuarët e zonës të përdoreshin për ujitjen e tokave bujqësore. Bujqit e zonës falënderojnë Zotin e Madh që herë pas here i dërgon shi, se të ishte për rezervuarët e Vangjush Dakos sot do ishin duke vdekur për bukë.

7. Biblioteka e qytetit

Ky është një premtim që socialistët e kanë aq përzemër, sa nuk e realizojnë qëllimisht në mënyrë që të kenë mundësi ta ribëjnë si premtim sa herë ka zgjedhje. Ndryshe nga premtimet e tjera që janë bërë një apo maksimumi dy herë, ky i bibliotekës është një premtim që bëhet çdo 2 vjet. Pra nga viti 2000 është berë plot 13 herë. Dyshimi i bazuar në prova të arsyeshme është se duke qenë se djegia e librave do ngjante keq në sytë e botës atëherë është vendosur një aleancë e fshehtë me molën për asgjesimin e këtij armiku të çdo tiranie.

8. Akademia e Manchester City

Ky premtim u bë nga Kryeministri Rama në vitin 2023. Duke qenë se akademia e futbollit kërkon dushe dhe këto të fundit ujë, pa u zgjidhur problemi i furnizimit me ujë për qytetin, “hë për hë” nuk mund të procedohet më tutje me realizimin e këtij projekti sa largëpamës aq edhe jetik për fatet historike të qytetit tonë mijëvjeçar.

9. TID Durrës

Një projekt ky i AADF i cili pritet të nisi…dje! Pra duhej të kishte nisur. Por mes arnimesh dhe shpronësimesh të padrejta, projekti ka ngecur. Është ndryshuar me dhjetra herë dhe nuk dihet më asgjë për zbatimin e tij. Është një nga ato projektet që Durrësit po ja sjell dëmin më të madh se bereqetin. Pronarë të zhvendosur pa dinjitet dhe me dëmshpërblime qesharake, një menaxhim okult i të ardhurave, një selektim klientelist i godinave që do të ruhen, prishen apo restaurohen dhe shumë paqartësi në lidhje me identitetin dhe historinë e shkruar. Duke qenë se këtë investim e ka marrë përsipër një fond amerikan, i cili në fakt me Amerikën s’ka më asnjë lidhje, “katundi” jonë hesht.

10. Veliera

Do thoni ju se Veliera është një premtim i realizuar, ç’punë ke me të. Fillimisht nuk i përtyp dot ato 10 milion eurot që janë shpenzuar për atë shëmti që ka filluar të bjeri copa-copa pa përfunduar ende. Së dyti sepse përfundimi i saj është shtyrë të paktën 3 herë. Herën e fundit “Edi i Madhërishëm” premtoi se do të përfundonte në qershor 2024. Por struktura jo vetëm nuk ka përfunduar por ka nisur të prishet. Rruga përmbytet, pllakat që zakonisht përdoren për banjo kanë nisur të bien, ndërsa hekurat të deformohen. “Kullës Eiffel” i është dashur 2 vjet, 2 muaj dhe 5 ditë për tu përfunduar – Velierës së Vangjush Dakos 9 vite dhe…”to be continued”…

Nuk kemi ndonjë iluzion se këto premtime të pambajtura do të prekin zemrën e votuesve pragmatik shqiptar, të cilët tashmë e kanë shitur të ardhmen për një rrogë mujore, për një palë atlete apo për një thes miellë. Ky artikull i drejtohet atyre pak durrsakëve që e kanë Durrësin në zemër dhe që duan ta çlirojnë nga triumvirati, “Gjushi-Gysi-Poja” dhe bretkosat e tyre politike.

The post Durrësi, qyteti që nuk u bë! first appeared on Amfora.

Edi Rama dhe dinjiteti i shqiptarit
Para disa javësh premtimi që Edi Rama artikulonte si kyç në programin e tij “Shqipëria 2030”, ishte edhe “Pasaporta e BE-së”. Shkonte lartë e poshtë, duke i thënë shqiptarëve se i duhej një mandat i katërt për t’i bërë me pasaportë evropiane. Me pak fjalë po i premtonte popullit të tij nje emigrim të lehtë, një mundësi punësimi më të madhe në Evropë dhe detyrimisht si pasojë një largim nga Shqipëria. Nuk jam i sigurt, por mendoj që ky është rasti i vetëm në botë që një parti politike ka emigracionin si thelb të programit të vet elektoral.

Dikush me mend në kokë duhet t’i ketë thënë gjithsesi “Liderit tonë Suprem”, se një premtim i tillë ishte kontradiktor dhe qesharak, kështu ai e kalibroi goditjen duke saktësuar se “Pasaporta evropiane s’duhet për të ikur në BE, por për dinjitet e të drejta të barabarta”. Pra Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë prej 12 vitesh, në mënyrë të tërthortë pranon më në fund se ne deri tani nuk kemi pasur dinjitet. Premton se do të na e jap dinjitetin përmes një pasaporte…pas 5 vitesh! Pra në thelb premtimi i Edi Ramës nënkupton edhe 4 vite të tjera pa dinjitet. Ndoshta në 2030-ën do të kemi dinjitet. Deri atëherë do të jemi thjeshtë “zdromsa”.

Nuk ka faj Lideri Suprem. Fajin e kemi ne, populli. Ne që kemi vendosur ta votojmë përsëri edhe pse penisonin mesatar e kemi vetëm 19.000 lek, ne që pagën minimale e kemi 40.000 lek, ne që me zi mbyllim muajin, ne që jetojmë me borxhe dhe kredi, ne që nuk kemi ilaçe për të kuruar veten dhe fëmijët, ne që vidhemi, dhunohemi dhe shkatërrohemi. Fajin e kemi ne që votojmë “një shok” edhe pse ai “shok” na kthen krahët të nesërmen e zgjedhjeve. Fajin e kemi ne që lejojmë Liderin Suprem të na flasi për dinjitetin, kur dinjitetin ka 12 vjet që na e ka shkelur me këmbë, duke na prishur shtëpitë për të ndërtuar rrugë, e rrugët i ka ndërtuar për të na vjedhur taksat.

Na premton paturpësisht dinjitetin në 2030-ën, na premton projekte madhështore, hekurudha, ujësjellës, rrugë e resorte. por në fakt ka që në 2013-ën që na ka dhënë padenjësisht pas shpine vetëm kumbulla, dardha, mollë dhe mbi të gjitha mish pule me salmonelë. Kërkon më shumë kohë për të bërë gjëra që kishte mjaftueshëm kohë për t’i bërë dhe nuk i bëri. Na premton paturpësisht dinjitetin sepse e di se atë sot ja ka hequr çdo shqiptari. Ja ka hequr kur i ka mohuar ilaçet e kimioterapisë, kur i ka mohuar strehimin duke lejuar rritjen e çmimit të pronës, kur i ka vendosur traun nëpër rrugë, kur e ka lënë në dorë të bandave dhe krimit, kur i ka hequr hapësirat publike, kur i ka vendosur mbi krye, lloj-lloj soji e sorollopi injorant, kriminel, mashtrues dhe defiçent.

Dinjiteti i shqiptarit mor Lideri Suprem nuk qëndron tek sasia e numrave të telefonit që ju keni në celularin tuaj. Dinjiteti i shqiptarit mor Lum Miku nuk ka të bëj me pasaportën që ai mban në xhep dhe as me medaljet që t’i i merr lartë e poshtë nëpër botë nga “vëllëzërit” e tu, që kushedi se ku i rreh çekani. Dinjiteti i shqiptarit nuk ka lidhje as me performancat e tua spektakolare në arenën ndërkombëtare dhe as me retorikën tënde patetike dhe të tejzgjatur në Pallatin e Kongreseve.

Dinjiteti i shqiptarit rritet kur shkon në spital dhe mjekët nuk i kërkojnë para, kur pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë tek privati për të blerë ilaçe, kur nuk kanë nevojë të presin 3 muaj për një rezonancë. Dinjiteti i shqiptarit rritet kur ai ha shëndetshëm, kur jeton i lumtur pa stresin e fundmuajit. Dinjiteti i shqiparit rritet kur diploma e tij universitare njihet në Evropë. Dinjiteti i shqiptarit rritet kur qeveria e tij nuk e vjedh, kur qeveriset nga më të mirët që as nuk shiten dhe as nuk blihen. Dinjiteti i shqiptarit rritet kur produktet shqiptare shiten e blihen pa merak nga bota. Dinjiteti i shqiptarit rritet kur botës i tregojmë më të mirën tonë, jo kur i dërgojmë banane me kokainë, mandarina me pesticide dhe plehra toksike. Dinjiteti i shqiptarit do të shkojë në vend kur të mos jetë më i detyruar t’i serviloset pushtetit për një copë rrogë, kur administrata të refuzojë të postojë foton tuaj si Mark Aureli në profilet e veta të depersonalizuara të “Facebook”-ut.

Të jemi të qartë, nuk mendojmë se alter ego juaj Sali Berisha, ka bërë apo do të bëjë më mirë. Por ne mendojmë se Shqipëria duhet të futet pas 11 majit në një rrugë pakthim të rinovimit total të skenës politike. Dhe ky rinovim nis me rrudhjen e pushtetit tuaj dhe të njerëzve tuaj në nivel lokal.

The post Edi Rama dhe dinjiteti i shqiptarit first appeared on Amfora.

Një bretkosë politike në Kënetën e Durrësit të Vjetër
Duke rrëshqitur si gjithnjë në murin e rrjeteve të mia sociale, më dolën me përdhunë video-replikat e shëmtuara që znj. Sako kishte bërë fillimisht me z. Berisha dhe më pas me z. Bylykbashi. E rehatuar në karrigen e pushtetit, me gushën në plan të parë, me gjestet dhe fjalorin e një laci spitalle, qurret që detyrohej t’i tërhiqte herë pas here dhe mprehtësinë intelektuale të një fëmije të shkollës fillore, znj. Sako me një vetëbesim kozmik të bazuar kushedi se ku, tentonte t’i jepte përgjigje B&B-së me përgjigje pa përgjigje.

E dëgjoja dhe nuk dija nëse duhej t’i qaja hallin atyre 48.512 qytetarëve që e kanë votuar për kryetare Bashkie apo atyre 110.000 të tjerëve që s’duan ta shohin me sy, por janë të detyruar ta kenë në krye. Mendoja se jemi fatkeq, por edhe pak derdimen si popull. Fatkeq sepse na ka qëlluar një opozitë që për inat të Iglit shkon edhe me Gjushin – dhe derdimen sepse nuk pushojmë së ngrëni rrenat vit pas viti, me krenarinë tipike pellazgjike.

Por le t’i rikthehemi video-replikave tona. Sako akuzonte Berishën se e kishte lënë Durrësin e Ri kënetë. Në fakt Sako harron se në 35 vite tranzicion Sali Berisha ka pasur efektivisht pushtetin në atë zonë vetëm 5 vjet, mes viteve 1992-1997. Nëse padrejtësisht numërojmë këtu edhe pushtetin qëndror, të mes viteve 2005-2013, atëherë maksimumi shkojmë në 13 vite. Përkundrejt kësaj, Partia Socialiste ka pasur pushtet mbi atë territor nga viti 2000 deri aktualisht që flasim, pra për plot 25 vite, nga të cilat 17 në mënyrë absolute, pasi zotëronte edhe pushtetin lokal dhe atë qëndror. Edhe znj. Sako nuk është më e re, numëron mbi 15 vite në detyra drejtuese në bashki.

Është pra e pakrahasueshme ajo që mund të bënte Partia Socialiste në zonën e Durrësit të Ri dhe herën e fundit që kam kaluar aty para se të nisesha përfundimisht për në emigrim, nuk kujtoj asnjë kullë “Eiffel” apo “Coloseum” të ndërtuar. Kujtoj një erë të rëndë që vinte nga kanalet, kujtoj rrugët e paasfaltuara, kujtoj pluhurin e ngritur, derrat që zhgërryeshin nëpër plehra, shtëpitë pa ujë. Kujtoj një zonë me vetëm një shkollë dhe një qendër shëndetësore edhe pse kishte (asokohe!) më shumë se 50.000 banorë.

Pra imagjinoni pak, në 25 vjet pushtet – nga të cilat 17 absolut, bilanci që mund të rreshtojë kryetarja e bashkisë për zonën e Durrësit të Ri është se ka ndërtuar pas tërmetit 1761 shtëpi në të gjithë Durrësin. Bravo! Po meqenëse (pa asnjë lidhje) dole tek i gjithë Durrësi (!!!) me Velierën e KazamontGjushit, e cila na mori 10 milion euro, ça u bë? Se idhulli jot Ed’ Rama na premtoi që do të përfundonte në qershor të vitit 2024! Po me atë ujin 24 orë në ditë ça u bë? Po me 84 milion eurot e investuara për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit ça u bë? Po me Kodrën e Currilave që rrëshqet sa herë frynë erë ça u bë? Po me godinën e Hekurudhës ça do bëhet? Këtu në Bruksel vijnë lajme se do bëhet pulari!

Ja pra znj. Sako që nuk është mirë që ju që pas 25 vitesh në pushtet, nga të cilat 17 absolut në atë qytet, të rendisni bilance sepse gjilpëra e peshores do anojë thellë nga gjërat që ju ose nuk i keni bërë ose i keni bërë gabim. Saliu i ka bërë Gërdecin dhe 1001 të liga atij vendi, por në garën e ligësisë në të cilën jeni futur, ju nuk qëndroni larg tij. Ai ka vrarë njerëz, ju keni vrarë të shkuarën dhe të ardhmen e atij qyteti. Ai ka persekutuar njerëz ndërsa ju modelet e mira. Ai ngriti dhunën në podium, ju i dhatë asaj pushtet. Ai normalizoi korrupsionin, ju e idealizuat. Ai ishte diktator, ju tiranë delirant. Ai përdori bandat, ju përdoreni nga bandat. Ai vidhte pronën publike, ju atë publike dhe atë private.

Evitoini pra video-replikat me alteregon tuaj. Ndoshta ato mobilizojnë mendjet e vogla, por të jeni e sigurt që pështirosin masivisht njerëzit me mendjen në kokë dhe sytë në ballë. Ju nuk keni pse të bëni bretkosën politike të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos në Kënetën e Durrësit të vjetër. Ju mund të jeni zefiri i Durrësit të Ri.

The post Një bretkosë politike në Kënetën e Durrësit të Vjetër first appeared on Amfora.

Sindroma Hubris: Pushteti që helmon
Në vitin 2006, Lord David Owen, neurolog dhe politikan i rëndësishëm anglez, ish-ministër i jashtëm i qeverisë britanike mes viteve ’77-79, publikoi një studim në lidhje me ndikimin qe kishte pushteti tek sëmundjet mendore të liderëve të ndryshëm. Duke u mbështetur tek përvojat e njerëzve të pushtetshëm të së shkuarës, letërsia dhe neurologjia, ai arriti të identifikonte një sindromë së cilës i vuri emrin, “Hubris”.

Sindroma Hubris – sipas Lord Owen – lidhej ngushtë me pushtetin dhe ishte pasojë e drejtpërdrejtë e saj. Kjo sindromë shfaqej dhe zhdukej sapo personi merrte ose respektivisht e linte pushtetin. Kjo rëndohej me kohën dhe sa më shumë personi qëndronte në pushtet aq më e dhunshme bëhej simptomatologjia e saj. Sipas tij që një lider të diagnostifikohej me Sindromën Hubris, duhej të kishte të paktën tre nga simptomat e mëposhtme:

Së pari, një dëshirë të papërmbajtur për të ndërmarrë veprime të cilat reflektojnë lavdinë dhe madhështinë e tij. Për shembull tej mburrje me arritje imagjinare, të cilat nuk janë kapur kurrë në historinë e një vendi, populli, partie, qeverie, etj. “Si kurrë më parë” është kryefjala e çdo fjalimi 90 minutësh.

Së dyti një dëshirë jo normale për tu kujdesur për imazhin dhe prezencën. Për shembull një foto me dorën ngritur si Jul Çezari. Nuk ka rëndësi nëse dora po tregon një kazan plehrash apo një rrugë plot me gropa. Në rastin tonë fotografi kujdeset që ta nxjerri Liderin si “Shpëtimtarin Hyjnor”, mbi të cilin janë vendosur sytë e të gjitha ushtrive qiellore.

Së treti, mania për tu paraqitur si Mesia, pra si Shpëtimtari i vendit. Për shembull kur deklarojnë se e kanë të pamundur të tërhiqen nga politika për shkak se nuk mund të braktisin në mes projektet e tyre madhështore apo se duhet të fusin vendin në BE vitin tjetër. Nuk ka rëndësi se viti tjetër ka kaluar që në 2016-ën në rastin tonë.

Së katërti, e identifikojnë veten me të mirën e kombit. Pa to kombi ose do të vdesi ose do të shkojë drejt një katastrofe fatale. Ata e shohin veten si të pazëvendësueshëm. Çdokush përveç tyre është më i keq edhe pse ai vetë e pranon se nuk është më i miri. Në rastin tonë është gjetur edhe antiheroi, Sali Berisha.

Së pesti, një besim i ekzagjëruar tek gjykimi i vet. Një bindje e tepruar se ai ka gjithmonë të drejtë. Ndryshon mendim vetëm kur është me një këmbë në grykën e varrit politik, si për shembull protesta e studentëve apo ajo e mbetjeve kimike në rastin tonë. Por nuk ndryshojnë mendim kur dikush i thotë se mafia bën ligjin dhe se nuk ka më çfarë t’i vjedhi këtij populli të shpartalluar.

Së gjashti, hiperaktiviteti dhe mungesa e pushimit. Në rastin tonë, Lideri ynë na mburret se fle vetëm pak orë në ditë dhe se madje mban një bluzë veshur prej disa kohësh. Pyesim veten me shqetësim nëse lahet apo jo të paktën. Urojmë që po, për shpirtrat e gjorë të Këshillit të Ministrave.

Së shtati, humbja e kontaktit me realitetin. Në shumë raste – si për shembull ky i joni – liderat që preken nga kjo simptomë fillojë e flasin për shendetësi falas, ujë 24 orë, një Durrës si Dubai, për satelitë në orbitë dhe anije luftarake që patrullojnë brigjet e vendit. Fillojnë flasin për arritje historike në ekonomi, ndërkohë që populli me zor arrin datën 25 të muajit.

“Koncepti i ‘të vërtetës’ si diçka e varur nga fakte kryesisht jashtë kontrollit njerëzor ka qenë një nga mënyrat me të cilat filozofia ka rrënjosur elementin e nevojshëm të përulësisë. Kur hiqet ky kontroll mbi të vërtetën dhe objektiviteti zëvendësohet me krenarinë, hidhet një hap i mëtejshëm në rrugën drejt një lloji të ri çmendurie – helmimi nga pushteti” – shkruan Bertrand Russell.

Ky helmim nga pushteti është edhe arsye e vërtetë e Sindromës Hubris. Shërimi i saj lidhet ngushtë me rënien nga pushteti apo kufizimin e pushtetit. Le t’i çlirojmë pra liderët tanë nga kjo barrë e rëndë psikike duke mos i lënë gjatë në pushtet. Kështu i bëjmë mirë atyre dhe mbi të gjitha i kursejmë vetes deliret e ndonjë narcizisti të helmuar nga pushteti.

The post Sindroma Hubris: Pushteti që helmon first appeared on Amfora.

Një simbol satanik mes Kreshmës dhe Ramazanit
Si shumë rrallë ndodh në histori, këtë vit besimtarët myslimanë dhe ata të krishterë kanë mundësinë që të mbajnë agjërim në të njëjtën periudhë të vitit. Në fakt si Ramazani ashtu edhe Kreshma e vitit 2025 kanë qëlluar të dyja në një muaj të vetëm, pra në mars.

Me në sfond zgjedhjet e 11 majit, ku kandidatët për deputet janë turrur nëpër iftare duke shfrytëzuar rastin për të shkyer ndonjë copë vote nga trupi i Kishës dhe i Xhamisë, lideri i Partisë Socialiste, ndoshta nga padija, indiferentizmi apo ligësia, ka vendosur t’i bëj karshillëk besimeve tradicionale, duke përdorur si simbol të fushatës “dorën e hyjneshës”, e njohur ndryshe si Hamsa. Ky simbol është një nga më të lashtët dhe daton nga periudha e Neolitit të Vonë. Përdorej nga Sumerët dhe Babilonasit, si hamulet kundër magjisë së zezë dhe syrit të keq, e lidhej me perëndeshën Ishtar (ose Inanna). Duke qenë vetë ai një simbol i krijuar përmes magjisë së bardhë, besohej se kishte fuqi të jashtëzakonshme. Simboli përdorej më pas edhe nga egjiptianët, grekët dhe romakët.

Duke qenë thellësisht i rrënjosur në kulturën popullore, krishterimi nuk arriti ta çrrënjoste dhe bëri me të, atë që bënte gjithmonë në këto raste, e adoptoi duke e quajtur “Dora e Marisë”. Por Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse ju kundërvunë me dhunë kësaj praktike, duke e anatemuar si satanike. I njëjti proces ndodhi me islamin, i cili e adoptoi fillimisht duke e quajtur Hamsa ose “Dora e Fatimes”. Por edhe në këtë rast ulemati, si për shembull Muhammad al-Uthaymine, e quajtën simbolin të papërshtatshëm për besimtarin mysliman.

Ka gjithashtu një problem tjeter. Simboli i përdorur nuk është tamam ai i përdorur nga të krishterët, hebrenjtë ap myslimanët. Ashtu siç u morë nga fetë tradicionale, “dora e hyjneshës” u huazua edhe nga grupet ezoterike magjiko-sataniste të shekullit XIX, të cilët e quanin Satanain si shpëtimtarin e vërtetë të botës. Ndryshe nga Hamsa, dora e përdorur nga satanistët është e lidhur me katër elementet bazë të universit, ciklet e hënës dhe zodiakun. Ata, duke përdorur praktikat magjike sumere dhe egjiptiane, i ofronin Satanait trupin e tyre si vazo përmes të cilit ai mund të vepronte në botë. Kjo praktikë quhej Teurgji apo “praktika e integrimit të qenieve”. Një nga këto prakitika ishte edhe palmistria (leximi i dorës) dhe astrologjia. Sipas teorive luciferiane (pra satanike), palmistria dhe astrologjia jane themelore për të orientuar në kohë ritet, pra kur ato duhet të bëhen. Quhet ndryshe “koha e Luciferit”, pra e djallit.

Sigurisht që kjo nuk do t’i bëj përshtypje një fanatiku partiak që e ka ndarë mendjen se për kë do votoj. Por për ata që mbi çdo gjë kanë Zotin, ky është një simbol i rëndësishëm për të kuptuar forcat që janë rreshtuar në lojë.

The post Një simbol satanik mes Kreshmës dhe Ramazanit first appeared on Amfora.

Edi Rama: Rënia e një deputeti
Aty nga fundi i fushatës elektorale 2021, nga Stadiumi “Niko Dovana” në Durrës, kandidati për deputet Edi Rama ulëriste se “në katër vitet e ardhshme, Durrësi do të pësojë transformimet që nuk i ka parë në 100 vjet”. Në stadiumin ku ndodhesha edhe unë, u ngrit një ovacion i padëgjuar, aq sa për pak çaste pata frikën e një tërmeti të ri. Socialistët, me sytë e përlotur përqafonin njëri-tjetrin sikur t’i kishte rënë llotaria. Në dalje vlonin komentet e tipit, “Ja këtu do jemi, Durrësi do bëhet si Tirana”. “Çfarë Tirane thua more – dëgjohej dikush tjetër – këtu do lidhen fijet e gjithë Evropës”.

I gjori popull mendova, jo vetëm që ka filluar ta hajë sapunin për djathë, por ka filluar të besojë edhe se sapuni ka vlera më të larta ushqyese se djathi. Nuk shpjegohet ndryshe se si për dekada gënjehet sistematisht nga i njëjti person. I njëjti person që premton ujë 24 orë dhe rritjen e pensionit minimal dhe më pas, pak fjali më tutje, premton një Durrës si Dubai dhe portin më të madh të jahteve në Mesdhe. Nga skamja në delir brenda pak fjalish. Dhe populli brohoret: Edi, Edi, Edi…

Edi në fakt ka kuptuar se për të vazhduar të ulet në fronin e një Shqipërie të përdhunuar, mjafton të bësh dy gjëra: Të gënjesh, duke bërë budallain dhe të krahasohesh me dikë më të keq se vetja. Gënjen për çdo gjë. Gënjen për ujin 24 orë, gënjen për rritjen ekonomike të cilën e quan fakt, gënjen për shëndetësinë falas, gënjen për Shqipërinë në BE, të cilën e ka futur plot 3 herë deri më tani, gënjen për rinovimin e partisë, gënjen për afatet me të cilat do të përfundojnë veprat infrastrukturore, gënjen për Reformën në Drejtësi, gënjen se i hanë kumbulla pas shpine… për çdo gjë. Por populli e fal! E fal sepse sapo dikush ia përmend sa më sipër, ai nxjerr me mjeshtëri nga nënmënga e tij e palarë, kartën e një kuçedre që quhet Sali Berisha.

Mendjet e vogla, të cilat mendojnë me “ose-ose”, menjëherë llogorizohen në një antiberishizëm të verbër dhe miop, që Edit i jep glukozë. Nuk ka për shembull rëndësi se Edi ja ka lënë pushtetin politik në Durrës një të dënuari me “arrest lokali” (duhej të ishte “arrest shtëpie”, po nuk ka shtëpi që e mban gjigandin tonë 1.50 metër të gjatë) dhe një trafikanti droge, pas të cilit mund të qëndrojë arsyeja e zbarkimit në Shqipëri të agjencive kundër narkotikëve. Nuk ka rëndësi se demokracia në qytet ka vdekur. Nuk ka rëndësi se dikush që shet vezë dhe mbjell domate mund të ndikojë tek caktimi i drejtorit të Policisë së Qarkut apo se kokainën e gjen po aq lehtë sa Amuchinën. Nuk ka rëndësi që po shkatërrohet trashëgimia kulturore e qytetit, që të rinjtë kanë emigruar dhe rrugët janë bosh. Nuk ka rëndësi se si kandidat për deputet popullit i propozohet një montues kondicionerësh dhe një drejtor rrobaqepësie apo sesi administrata kërcënohet me bukën e gojës, nëse nuk bën 5 vota në diasporë për 70% të stafit. Nuk ka rëndësi që lulishtet po shkatërrohen për t’i lënë vend strukturave të betonit që ngjajnë bukur vetëm te koka e Edi Ramës dhe se po vidhen me qindra miliona euro nga “5D”-ja dhe simotrat e saj në qytet. Nuk ka rëndësi që 70% e pensionit të një pensionisti shkon vetëm për të paguar ilaçe, ujë dhe energji elektrike. Mjafton që të mos votohet Sali Berisha!

Copëza realiteti nga Durrësi

E keni vënë re Durrësin?! Qyteti i dytë më i madh në vend. Më i vjetri në Adriatik. Nuk ka sot çfarë i tregon turistëve përveç pallatit të Ver Shalës, që ngrihet si dordolec mu aty ku duhej të shkëlqente arkitektura. Nuk ka çfarë i ofron kulturës sepse drejtor kulture ka njërin që ka studiuar inxhineri ndërtimi dhe shquhet se njeh rusishten. Nuk ka çfarë i ofron urbanistikës sepse ka për kryetare bashkie një fantazëm, që kur thotë “po” ka shumë mundësi të ndryshojë mendje sapo të kalojë dreka. Një qytet i pistë, i zymtë, në reanimacion kulturor dhe i pashpresë. I kthyer plotësisht në provincë. I drejtuar fatalisht nga një pseudoelitë, e degraduar plotësisht në të gjitha dimensionet.

Durrësi i Moikom Zeqos, i Vangjel Toçit, i Gjergj Vlashit, i Mirush Kabashit dhe i Fadil Hasës, i Fatos Muços dhe i Lea Ypit, sot njihet kryesisht për paraburgimin dhe kontrabandën, për deputetët mediokër të lidhur me krimin dhe për kastën e analfabetëve funksionalë që drejtojnë institucionet publike dhe partinë në pushtet. Këta të fundit patën aftësinë që ta zbrisnin Durrësin në vendin e pestë për nga rëndësia ekonomike edhe pse e gjetën të dytin 2 dekada më parë.

Edi Rama kishte mundësinë mes viteve 2021-2025 ta bënte këtë qytet “si Tirana”. Të investonte këtu më shumë seç ishte investuar në 100 vitet e fundit. Nuk e bëri! Refuzoi ta bënte duke dështuar plotësisht. La një qytet më të keq seç gjeti. Një qytet që i ngjan shkollës së Manchester City F. C., që u ndërtua vetëm në kokën e tij. Në Durrës Edi Rama dështoi! Ai këtu ra! Dhe bashkë më të ra miti i njeriut punëtor.

The post Edi Rama: Rënia e një deputeti first appeared on Amfora.

Deputetët si sekser të popullit
Po rrëshqisja sot në mëngjes në murin e Facebook-ut tim, kur papritur u përplasa me shënimin serioz të një mikeshe të Partisë Socialiste. Ftonte dynjanë të votonin njëfarë deputeti që sipas saj, “zgjedh hallet dhe problemet e komunitetit”. U sikletosa! Së pari sepse me siguri ka dashur të shkruaj “zgjidh” dhe ka shkruajtur “zgjedh”, duke spikatur brishtësinë intelektuale të partive politike. Ose këtu kemi të bëjmë me një lapsus frojdian, përmes të cilit mikesha socialiste shpreh bindjen e represuar se në fakt ky kandidat në vend të një grupi hallesh “zgjedh” që ne të kemi një grup tjetër hallesh. Së dyti sepse kuptova që mikesha ime, ashtu si shumëkush në këtë milet, kishte ngatërruar rolin e deputetit me atë të sekserit.

Në fakt Neni 70 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, përcakton rolin e deputetit si “përfaqësues” në Parlament, në kuptimin e të zgjedhurit, të deleguarit, i cili ngre në tryezën e politikës së madhe “hallet dhe problemet e komunitetit”. Pra jo përfaqësues për shembull tek drejtorët për të gjetur një vend pune, për të marrë ndonjë tender apo për të “maru nai punë” me shtetin. Esencialisht deputeti ndërton dhe propozon ligje, për të cilat ai gjykon se zgjidhin (me “i” jo me “e”) “hallet dhe problemet e komunitetit”. Pra ai përfaqëson popullin në Kuvend jo tek, fjala bie, Hipoteka.

Gjithsesi fenomeni këtu është shqetësues dhe shumë më i gjerë. Një nga elementet e tranzicionit është se një pjesë e popullit nuk e ka kuptuar kurrë demokracinë. Domethënë e ka kuptuar siç i leverdis. E ka kuptuar ashtu si i mbaron punë. Sistemi ka degraduar në deputet që strehojnë kriminel në shtëpi, deputet që ndëryjnë për lirimin e krimineleve nga burgu, deputet që negociojnë për vende pune, etj. Këtu askush nuk di të mbajë vendin që i takon. Mandati i deputetit është njëfarë Nihil Obstat për të mbaruar çdo punë. Një çelës anglez i cili futet e del kudo sipas epshit popullor dhe personal. Ja pse jemi këtu ku jemi!

Ky degradim nuk ka ardhur nga poshtë, por nga lart. Apo siç do ta quanin politologët, “Top-Down”. Ka ardhur si pasojë e degradimit me dashje që ka pësuar vetë figura e deputetit ndër vite me vullnet të kryetarit. Nga një elitë e mendimit, deputeti është kthyer në një magnet votash. Për të marrë votat e një populli thellësisht të palexuar nuk duhen inteletualë, por analfabet funksional që dinë të komunikojnë me masat përmes gjesteve dhe tingujve. Njerëz që hanë vezë “Ovvital” dhe pijnë “Trodo Caffe” në mëngjes, mbushin makinën me karburant “Kastrati” në drekë dhe shohin “Big Brother” në darkë. Fuqia e ideve dhe fjalëve zëvendësohet nga forca për me “zgjedh halle”. Vota nuk është më një projeksion për të ardhmen, por një do-ut-des (pra “më jep të jap”) banal, ku secili kërkon “me kap nai gjo”.

Pa u kulturuar ky popull, nuk do ketë kurrë demokraci të vërtetë. Mund të duket sa më sipër një detaj i vogël dhe i parëndësishëm, por demokracia fillon me dijen apo më mirë më vetëdijen e asaj se çfarë po bëjmë.

The post Deputetët si sekser të popullit first appeared on Amfora.