Ilda Hoxha - Amfora

Rënia e ndikimit të Orbanit dhe e një modeli dezinformues në mediat rajonale
Një ditë pas zgjedhjeve në Hungari, ku kryeministri Viktor Orban pësoi një humbje që sinjalizon dobësimin e modelit të tij politik, retorika e ndërtuar prej vitesh prej tij qarkulloi dendur në hapësirën mediatike evropiane, duke gjetur shtrirje të gjerë kryesisht në vendet e Evropës Lindore.

Ndërsa liderët e Bashkimi Evropian kanë theksuar në mënyrë të përsëritur nevojën për “unitet”, “qetësi” dhe “kohë për reflektim”, pas zhvillimeve të fundit politike dhe sfidave të sigurisë në kontinent, deklaratat e Orban shpesh kanë ndjekur një linjë të kundërt, me tone alarmiste për rrezikun e luftës dhe zgjerimin e unionit. Këto qëndrime, të cilat bien ndesh edhe me qasjen e NATO-s mbi stabilitetin dhe sigurinë kolektive, arritën të amplifikoshin nga mediat pranë qeverisë hungareze dhe rrjetet me prirje pro-ruse. Pas disfatës së tij elektorale, narrativa të tilla kanë mbetur ende si dëshmi edhe në faqet e mediave shqipfolëse, që i përthithën shpesh pa filtrin e verifikimit dhe kontekstit të nevojshëm.

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE dhe NATO do të sillte luftë në Europë”, ishte një nga pretendimet e Orbanit që u shfaq në ë fund të janarit 2026. Disa media shqiptare në internet e rikthyen narrativën e një lufte të mundshme në Evropë, duke i dhënë hapësirë një deklarate të kryeministrit hungarez Viktor Orban, të lëshuar në radion shtetërore hungareze “Kossuth”. Në artikuj citohej Orban: “Anëtarësimi i Ukrainës do të ishte një rrugë drejt luftës dhe shkatërrimit të tregut evropian”.

Lajmi u përhap më pas në mënyrë masive “copy-paste” në mediat në internet, nga ato me profil anonim, deri tek më të njohurat dhe ato që janë pjesë e rrjeteve televizive. Ajo u shfaq në formën e deklaratës, por pa kontekst shpjegues mbi pozicionin zyrtar të BE-së apo NATO-s mbi këtë çështje.

Deklarata të ngjashme të Orbanit mbi rrezikun e luftës nga anëtarësimi i Ukrainës kanë qarkulluar edhe më herët nga media në Shqipëri sipas një cikli të përsëritur sa herë që kishte zhvillime, vendimmarrje apo ngjarje që marrin vëmendje të shtuar të publikut.

Nga një kërkim empirik në internet rezulton se kjo narrativë është pasqyruar kryesisht nga media shtetërore hungareze dhe platformat pro-ruse, ndërsa mediat kryesore ndërkombëtare nuk i kanë dhënë vëmendje, ndryshe nga mediat e rajonit të Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Gazetarja dhe ekspertja e verifikimit të fakteve, Viola Keta, thekson se deklarata të tilla, me formulime të forta dhe ultimative, përhapen përmes rrjeteve amplifikuese me interes destabilizues.

“Si burim parësor i shpërndarjes, përveç mediave proqeveritare të aktorëve që artikulojnë deklaratën, janë edhe amplifikues të tjerë, që njihen si makineri propagandistike me interes përhapjen e panikut, destabilizimit dhe sidomos uljen e besimit të qytetarëve tek entitete si NATO dhe BE”, shpjegoi Keta.

Sipas saj, deklaratat e Orbanit ndërthurnin disa elementë të ndjeshëm në debatet globale.

“Përfshinin disa elemente që edhe sot janë në qendër të diskutimeve dhe vendimmarrjeve në nivel botëror. Ukraina, një vend në luftë, BE dhe NATO që përfaqësojnë entitete shumë të rëndësishme për qeverisjen, ruajtjen dhe mbarëvajtjen e unionit, ndërsa nga ana tjetër rreziku i luftës”, argumentoi ajo.

Keta theksoi se Shqipëria, si vend kandidat për Bashkimin Evropian dhe me nivel të lartë besimi publik ndaj unionit, mbetet gjithësesi terren i ndjeshëm ndaj këtyre narrativave.

“Fakti që Shqipëria është një kandidate për hyrjen në BE, që besimi i qytetarëve në Shqipëri tek ky union është më i lartë se tek vetë qeveria shqiptare, si dhe fakti që ideja e përhapjes së luftës ndikon drejtpërdrejtë në interesin e qytetarëve, na bën edhe ne një tokë fertile për përhapjen dhe ndikimin nga këto lloj lajmesh”, theksoi Keta.

Nga ana tjetër, drejtuesi ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, argumentoi se qëndrimet e Orbanit janë të izoluara dhe nuk cenojnë unitetin e BE-së.

“Është një qëndrim në kundërshtim me pozicionin e BE-së, e disa herë ka bllokuar iniciativat evropiane ku kërkohet një vendim me unanimitet. Kryesisht është një qëndrim i izoluar nga vendet e tjera, pavarësisht se në disa raste ka pasur mbështetje nga disa vende të tjera kryesisht në kundërshtim të sanksioneve që prekin interesat e drejtpërdrejta të tyre”, theksoi Gjipali.

Sipas tij kundërshtimet ndaj anëtarësimit të Ukrainës lidhen më shumë me interesa ekonomike dhe politike.

“Rasti i Ukrainës është një rast i veçantë, pasi disa vende evropiane kanë interesa ekonomike e tregtare me Rusinë – të cilat janë prekur nga lufta. Kundërshtimi në këtë rast shihet me shumë në dritën e interesave ekonomike të momentit se sa nje kundërshtim në parim i procesit të zgjerimit, qëndrim i cili është më i theksuar tek disa forca politike ne Evropën Perëndimore”, argumentoi Gjipali.

Sipas tij shpesh këto narrativa theksohen në fushatat elektorale që janë ngushtësisht të lidhura me politikën e brendshme të ditës.

“Forcimi i krahëve ekstrem të politikës në vitet e fundit e ka sjellë më shpesh në debatin publik këtë retorikë”, nënvizoi eksperti.

Sipas raportit të BIRN Shqipëri (Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative), në vitin 2024, të titulluar, “Shpërndarja e narrativave dezinformuese kundër NATO-s dhe BE-së nga aktorë kundërshtarë në median shqiptare”, përmbajtje të tilla përdoren për të krijuar frikë dhe për të dobësuar besimin e qytetarëve tek këto institucione.

“Pretendimet e pabazuara përhapen nga Rusia, e cila, deri tani, nuk ka treguar vullnet për arritjen e paqes dhe nga aktorë evropianë që mbështesin politikën e Rusisë”, thekson studimi i BIRN.

Më tej, raporti nënvizoi se, “Në të vërtetë anëtarësimi i një vendi si Ukraina në BE sjell përfitime ekonomike për të dyja palët. Ukraina do të përfitojë nga investimet, ndihma dhe tregtia e lirë që ofron BE-ja, ndërsa BE-ja do të përfitojë nga pasuria e burimeve dhe tregu i ri i konsumatorëve. Anëtarësimi i Ukrainës mund të rrisë stabilitetin në rajon, ndërkohë që BE-ja ka mekanizma për të mbështetur vendet që janë në zhvillim, duke siguruar që çdo krizë të mund të menaxhohet pa rrezikuar qëndrueshmërinë e unionit”.

Gledis Gjipali, drejtues ekzekutiv i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri nënvizioi narrativat e përhapuara niseshin nga premisat aktuale, që e shohin Ukrainën si një vend në luftë, e që rrjedhimisht nuk mund të anëtarësohet përpara një marrëveshje të qëndrueshme paqeje.

“Ky është një fakt i gjithëditur që një vend në luftë nuk mund të anëtarësohet dhe ky eshtë një proces i gjatë që do të kërkojë kohë”, theksoi eksperti.

Pretendimi se anëtarësimi i Ukrainës në BE dhe NATO “do të sillte luftë në Europë” apo “luftën e tretë botërore” rezulton i pabazuar në fakte dhe lidhet me një narrativë më të hershme dezinformuese që synon të nxisë panik dhe përçarje në opinionin publik, si dhe ulje të besueshmërisë në entitete si NATO dhe Bashkimi Europian. Ai bazohej në një deklaratë politike individuale të një aktori që njihet për qëndrimet pro-ruse, kryeministri në largim Viktor Orbán dhe që u amplifikua kryesisht nga media shtetërore hungareze dhe platformat pro-Kremlinit.

Largimi i tij nga pushteti pritet ta izolojë më tej këtë lloj diskursi, duke e zhvendosur nga një burim me peshë institucionale në një zë më periferik në debatin evropian. Në këtë kuptim, fenomeni që ai përfaqëson – përdorimi i retorikës alarmiste dhe narrativave të pavërtetuara – mbetet një shembull i mënyrës se si keqinformimi apo dezinformimi mund të depërtojë dhe të riciklohet në media, përfshirë edhe ato shqipfolëse, por pa pasur domosdoshmërisht mbështetje reale në politikat dhe qëndrimet zyrtare të aleatëve perëndimorë.

The post Rënia e ndikimit të Orbanit dhe e një modeli dezinformues në mediat rajonale first appeared on Amfora.

Narrativa e frikës: Si amplifikohet perceptimi i pasigurisë në Londër
Muajt e fundit një seri me video virale janë bërë pjesë e artikujve në mediat në internet dhe në kanale të ndryshme në rrjetet sociale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e portretiziuar Londrën si një vend ku mbizotëron kaosi dhe pasiguria.

Përmes titujve që ngjallin frikë dhe panik, media të ndryshme në internet po ndërtojnë një narrativë që e cilëson metropolin britanik si një “qytet makthi”, ku dominon pasiguria dhe e papritura nga ai që njihet si krimi i rrugës.

“Qytetarët të pasigurtë për jetën e tyre: Londra është kthyer në qytetin e ‘makthit’”, ishte një prej titujve të mediave në internet, që qarkullojnë dendur vitet e fundit. Shumë media shqiptare i referohen tabloidit britanik “Daily Mail”, si një “media prestigjioze” – Megjithëse në Britani ai njihet për tituj tërheqës dhe shpeshherë për narrativa që shënjestrojnë emigrantët shqiptarë. Përdorimi i burimeve të ngjashme pas filtera verifikimi duket se shërben edhe si pikënisje për ndarjen e informacioneve me karakter dezinformimi.

Naim Hasani, një avokat shqiptar që jeton dhe punon në Londër, vlerësoi se këto përshkrime nuk reflektojnë realitetin e përditshëm.

“Gjithësesi miti se Londra nuk është një vend i sigurtë kohët e fundit i kanë shërbyer edhe deklarata të papërgjegjshme të disa politikanëve të ekstremit të djathtë. Padyshim kjo nuk reflekton në asnjë mënyrë realitetin e përditshëm në Londër, ku ne jetojmë dhe punojmë për shumë vite. Londra është një metropol shumë divers dhe qytetarët jetojnë në paqe dhe harmoni”, komentoi ai.

Një tjetër burim i mediave në internet në Shqipëri është edhe platforma “Numbeo”, një hapësirë virtuale ku njerëzit nga e gjithë bota japin të dhëna për jetesën në qytetet e tyre, duke përfshirë qasjen e tyre subjektive mbi perceptimet dhe ndjesitë.

Artikujt të tjerë, me tituj, “Video/70 mijë telefona të vjedhur, një përdhunim çdo orë – Londra në krizë sigurie”, i referohen shpesh të dhënave të “Numbeo”-s, megjithëse ai nuk është një institucion statistikor dhe ofron të dhëna mbi koston e jetesës, sigurinë, e cilësinë e jetës në qytete dhe vende të ndryshme, të cilat gjenerohen nga përdoruesit dhe nuk përfaqësojnë matje zyrtare.

Sipas gazetares dhe ekspertes së medias, Viola Keta, ka dy arsye kryesore pse narrativa të tilla përhapen lehtësisht në mediat shqiptare.

“Etja për klikime, pasi janë lajme që lidhen direkt me jetën dhe sigurinë, ç’ka i peshkon lehtësisht lexuesit.  Mungesa e filtrave editoriale dhe verifikimit, duke i publikuar ‘copy- paste’”, analizoi ajo.

Krijimi i një “krize sigurie” që nuk ekziston

Narrativat mbi pasigurinë në kryeqytetin britanik vijojnë te gjejnë shtrirje edhe në rrjetet sociale, të cilat megjithëse shpesh herë të bazuara në mendime personale, paraqiten si fakte dhe të dhëna absolute.

Narrativat që e shënjestrojnë kryeqytetin britanik si të pasigurtë kanë gjetur shtrirje edhe në mediat shqiptare, ku titujt tërheqës përdoren për të nxitur frikë dhe perceptime të gabuara mbi sigurinë.

Disa prej tyre përfshijnë edhe zhvillimet kontroverse në politikën amerikane, me tituj si, “‘Londra është bërë aq e rrezikshme sa njerëzit po goditen me thikë pas shpine’, Trump ‘sulmon’ kryebashkiakun britanik: Katastrofë totale”.

Gazetarja britanike Alice Taylor – e cila prej vitesh jeton në Tiranë – theksoi se disa narrativa shpesh ekzagjërohen për qëllime politike. Ndërsa pohoi më tej se në Shqipëri ajo ndihet shumë më e sigurt se në vendin e saj të origjinës.

“Disa narrative janë tejet të ekzagjeruara për qëllime politike, por unë jam 100 herë më e sigurt në Shqipëri se sa në Londër. Megjithatë asgjë nga kjo nuk është aq keq sa në SHBA. Prandaj Donald Trump do të bënte mirë të merrej me çështjet e tij atje, ku njerëzit vriten nga ICE dhe qëllohen vetëm duke shkuar në dyqan”, krahasoi ajo.

Çfarë thonë shifrat zyrtare?

Referuar qëndrimeve zyrtare, numri i vrasjeve në Londër në vitin 2025 është më i ulëti në më shumë se një dekadë. Referuar të dhënave zyrtare të “Shërbimit të Policisë Metropolitane”, numri i vrasjeve në Londër gjatë vitit 2025 ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2014. Sipas statistikave të policisë, janë regjistruar 97 raste ose rreth 1.07 vrasje për çdo 100 mijë banorë.

Nga ana tjetër, media britanike “The Guardian” shkruan se Londra është më e sigurt se Berlini, Brukseli, Parisi dhe qytetet kryesore të SHBA-së, si Nju Jorku apo Los Angeles, ku numri i vrasjeve për 100.000 mijë banorë në këto metropole është më i lartë.

“Statistikat e publikuara nga New Scotland Yard, qendra e policisë londineze flasin për një rënie të paktën me 20% të veprave penale të dhunës kundër personit dhe sidomos homicide (vrasjeve)”, shpjegoi avokati shqiptar në Londër, Naim Hasani.

Më tej ai shtoi se Britania është e sigurt dhe se krimi po luftohet me profesionalizëm dhe drejtësi pa favorizuar askënd. Policia Metropolitane vitet e fundit nisi përdorimin e dronëve dhe të motoçikletave, të kombinuara me biçikletat elektrike, me qëllim reagimin e shpejtë ndaj krimit të rrugës, të fokusuar tek grabitjet e celularëve, çantave të dorës dhe të sendeve me vlerë.

“Britania nuk është vend i rrezikshëm, padyshim që ka kriminalitet dhe krimi ekziston në çdo shoqëri, sado e përparuar të jetë ajo. Britania është një vend i sigurt ku sundon ligji dhe drejtësia”, theksoi Hasani.

Instrumentalizimi i krimit për të shënjestruar emigrantët

Pas pasqyrimit mediatik dhe fushatave në mediat sociale, shfaqet edhe një axhendë politike, që sipas njohësve të fushës po përdoret nga politikanët e ekstremit të djathtë si një “armë” për të shënjestruar komunitetet etnike.

“Synimet e tilla janë dashakeqe dhe ekstremiste”, konstatoi avokati shqiptar Hasani, duke shtuar se përpjekjet për t’i akuzuar emigrantët si fajtorët kryesorë të pasigurisë nuk pasqyrojnë realitetin e jetës në Londër.

Këtë mekanizëm manipulimi e zbërthen edhe ekspertja e medias, Viola Keta. Sipas saj, mënyra se si “paketohet” një informacion përcakton kufirin mes informimit dhe dezinformimit.

“Çdo pretendim që publikohet si e vërtetë absolute, me shumë gjasë është dezinformues”, argumentoi ajo.

Gazetarja dhe ekspertja e medias shtoi se nga përvoja e saj në verifikimin e lajmeve, shpesh këto narrativa pompohen nga aktorë politikë ose media pranë tyre për interesa të caktuara, duke përdorur raste të izoluara për të krijuar idenë e një krize të përgjithshme.

“Lajmet mund të kenë elemente të vërteta, por mënyra se si ‘shiten’ tenton të krijojë një perceptim të shtrembëruar, duke nxitur reagimin emocional tek audienca, sidomos kur është fjala për çështje të sigurisë dhe jetës”, shtoi ajo.

Për të ndikimi i këtyre lajmeve është i drejtpërdrejtë, duke qenë se shumë shqiptarë jetojnë në Britaninë e Madhe. Narrativa në formë alarmi mund të ndikojë në perceptimin e tyre dhe të familjarëve në Shqipëri, duke ulur besimin dhe duke nxitur pasiguri.

“Në terma të përgjithshëm, ajo çfarë shkakton përhapja e lajmeve që ngjallin frikë, ka si synim final nga aktorë të tretë, uljen e besimit tek shtete apo institucione-qeveri, krijimin e përçarjes në opinion dhe destabilitet”, analizoi Keta.

The post Narrativa e frikës: Si amplifikohet perceptimi i pasigurisë në Londër first appeared on Amfora.

“Raketat e dezinformimit” shënjestrojnë kampin e muxhahedinëve në Manzë
Operacioni ushtarak i SHBA-Izrael në Iran u pasua në mediat shqipfolëse nga një valë raportimesh sipas së cilave Irani po planifikon një goditje ushtarake ndaj kampit të Muxhahedinëve Iranianë (MEK) në Manzë të Durrësit.

Përmes titujve si, “Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK”, dhjetëra artikuj janë shpërndarë masivisht në rrjet, duke ju referuar dhe cituar në mënyrë të paqartë si burime informacioni “mediat e huaja”.

Janë më dhjetëra artikuj, video dhe postime nga Shqipëria në Kosovë, përfshirë edhe media, që paralajmërojnë skenarë lufte në territorin shqiptar, duke nxitur një gjendje të pashmangshme paniku tek publiku, si edhe duke ngritur pikëpyetje mbi vërtetësinë e këtyre pretendimeve.

Artikujt ndjellës përfshinin tituj si, “Mediat e huaja: Irani mund të sulmojë bazën e Muxhahedinëve në Shqipëri” dhe “Mediat e huaja: Irani mund të sulmojë bazën e Muxhahedinëve në Shqipëri”.

Armin Khameh, ekspert për median dhe komunikimin, i larguar nga Irani drejt Londrës për t’i shpëtuar regjimit të Ali Khamenei, pohoi për Median Amfora se këto pretendime nuk kanë bazë reale. Sipas tij, nuk ekziston asnjë raport i besueshëm apo i verifikuar në mënyrë të pavarur që të vërtetojë se Irani po planifikon një sulm ndaj bazës së MEK në Shqipëri.

“Deri më tani, pretendimet që qarkullojnë në mediat shqiptare duket se mbështeten kryesisht në burime sekondare ose në media me orientim politik, dhe jo në raportime ndërkombëtare të konsoliduara apo deklarata zyrtare”, shpjegoi ai.

Ky pretendim, që u përhap me shpejtësi në mediat shqipfolëse dhe rrjetet sociale, e ka zanafillën tek “Caliber“, një platformë informative në Azerbajxhan. Kjo media nuk konsiderohet një burim i besueshëm informacioni, pasi shpesh shërben si kanal për pasqyrimin e perspektivës zyrtare të qeverisë së Azerbajxhanit, duke lënë hapësirë për dyshime mbi objektivitetin e saj.

Megjithatë, ky lajm u mor i mirëqenë dhe u shndërrua në viral përmes metodës “copy-paste” (kopjo-ngjit), duke u publikuar në dhjetëra media online pa asnjë verifikim paraprak.

Ajo që bie në sy në të gjitha këto shkrime është mungesa e plotë e burimeve të besueshme. Ato mjaftohen duke iu referuar në mënyrë të paqartë “mediave të huaja” ose kanaleve anonime në Telegram, të njohura më herët si nën menaxhimin e hakerave iranianë, duke anashkaluar raportimet zyrtare të institucioneve të sigurisë apo shtypit ndërkombëtar që gëzon besueshmëri.

“Në terma strategjikë, MEK nuk renditet ndër prioritetet kryesore të sigurisë së qeverisë iraniane. Nga perspektiva e Teheranit, aktorë të tillë mund të monitorohen dhe kontrollohen, pa u përfshirë në një eskalim të rrezikshëm jashtë vendit”, argumentoi Armin Khameh, ekspert për median dhe komunikimin.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe Ervin Karamuço, ekspert i kriminalistikës, i cili e vendos këtë valë dezinformimi në kornizën e një strategjie më të gjerë të Teheranit. Sipas tij, institucionet inteligjente dhe strukturat antiterror të Policisë së Shtetit kanë faktuar tashmë ekzistencën e celulave dhe individëve në Shqipëri, të cilët paguhen prej vitesh nga shërbimet iraniane për të mbjellë panik dhe terror përmes dezinformimit.

“Kjo është pjesë e një lufte hibride që zhvillohet prej kohësh,” shpjegoi Karamuço, duke shtuar se falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe amerikanë, veprimtaritë aktive të këtyre grupeve janë parandaluar.

Sipas ekspertit edhe raportimet e fundit kanë të njëjtën prapavijë, “Një media anonime, një portal anonim në Azerbajxhan që nxjerr një lajm të tillë, hipotetik, por fillimisht ky lajm u përçua në media nga persona të tjerë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme bëjnë të njëjtën punë”.

Duke analizuar situatën aktuale, eksperti i komunikimit, Armin Khameh, nënvizoi se aktualisht nuk ka prova të forta që vërtetojnë një kërcënim si ai që pasqyrohet në media. Ai shtoi se, “Këto pretendime duhet të trajtohen me kujdes derisa të konfirmohen nga burime zyrtare apo raportime ndërkombëtare të besueshme, pasi nuk përkojnë me informacionin publikisht të disponueshëm.”

Eksperti Ervin Karamuço shpjegoi se ndonëse teorikisht një goditje mund të imagjinohet, realizimi i saj është në limite teknike. Ai theksoi se sulmi me dronë është thuajse i pamundur, pasi mjetet fluturuese do të interceptoheshin menjëherë nga Flota e 6-të Amerikane në Mesdhe ose nga sistemet e fuqishme mbrojtëse të Turqisë.

“Problemi është te raketat supersonike, që janë deri në 2500 km distancë të drejtuara dhe që mund të godasin objektiva, por ne distancën e kemi diku tek 2500-3000 km, prandaj po them që jemi në limite. Problemi qëndron se siç janë këto sinjalizimet e fundit, disa prej këtyre raketave nuk janë hedhur nga Irani, ku ne kemi limite distance, por janë hedhur nga Libani. Dhe së fundmi këtë e ka kuptuar edhe vetë Izraeli, i cili sot ka futur trupat tokësore për të shkatërruar njëherë e mirë çdo lloj grupimi të Hezbollahut, i cili posedon nga këto raketa”, sqaroni Karamuço.

“Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit” (MEK) është një organizatë opozitare iraniane që prej vitit 2013 është vendosur në Shqipëri, pas një marrëveshjeje humanitare për zhvendosjen e anëtarëve të saj nga Iraku. Anëtarët e saj jetojnë në një kamp në zonën e Manzës, pranë Durrësit dhe konsiderohen kundërshtarë të qeverisë së Iranit, duke vepruar politikisht kundër regjimit aktual në Teheran.

Duke shkuar përtej anës teknike, eksperti Karamuço argumentoi se Irani nuk e ka pasur asnjëherë objektiv ushtarak Shqipërinë, pasi opozita e MEK-ut aktualisht nuk konsiderohet rrezik primar politik për regjimin e Teheranit. Sipas tij deklaratat alarmante janë thjesht “fake news”, pasi objektivat realë ushtarakë të Iranit mbeten bazat amerikane dhe ato të vendeve të Gjirit. Më tej ai theksoi se strukturat e shtetit shqiptar mbeten në gatishmëri të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me aleatët.

“Di që janë ndërmarrë takime nga ana e Presidentit me krerët e mbrojtjes dhe kemi kontaktuar me vendet e NATO-s, sidomos me Turqinë. Vigjilenca është pjesë e aleancës sonë, ku gjithë këtë unazë të sigurisë në rajonin tonë e kanë më së shumti SHBA-ja dhe Turqia”.

Deri më sot Irani është akuzuar për disa sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, kur në vitin 2022 qeveria shqiptare deklaroi se Republika Islamike e Iranit ishte përgjegjëse për një sulm të madh kibernetik që goditi shërbimet shtetërore “online”, përfshirë portalin e-Albania. Si pasojë, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe dëboi diplomatët e tij nga Tirana.

Për ekspertin e komunikimit, Armin Khameh, prioriteti kryesor i qeverisë iraniane mbetet parandalimi i kryengritjeve popullore brenda vendit. Sipas tij, stabiliteti i brendshëm dhe siguria në rajonet kufitare, si ato kurde dhe baluçe, kanë përparësi absolute mbi përballjen me grupet opozitare në Evropë.

Khameh shtoi se ndonëse Irani ka treguar gatishmëri për operacione ndaj disidentëve jashtë vendit, një sulm i hapur në territorin shqiptar është i parealizueshëm.

“Një sulm i drejtpërdrejtë në Shqipëri do të kishte kosto të jashtëzakonshme diplomatike dhe strategjike, duke përfshirë përballjen direkte me një shtet anëtar të NATO-s. Një veprim i tillë do të ishte një eskalim madhor që nuk përputhet me llogaritjet e zakonshme të kostos dhe përfitimit të Iranit, përveçse në rastin e një zhvillimi krejtësisht të papritur”, argumentoi Khameh.

Në këto rrethana pretendimet e shpërndara nga dhjetëra media në internet mbi një sulm të mundshëm iranian në Shqipëri rezultojnë të jenë një alarm i pabazuar dhe produkt i dezinformimit të ricikluar.

The post “Raketat e dezinformimit” shënjestrojnë kampin e muxhahedinëve në Manzë first appeared on Amfora.