Geri Emiri - Amfora

Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK-u për dosjen e AKSHI-t
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku u arrestuan mbrëmjen e së mërkurës pranë Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, të zhvilluar nga policia lokale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe me SPAK-un.

Agasi u arrestua në zonën e Plepave në Durrës, teksa udhëtonte me automjet së bashku me Shpatarakun dhe u dërguan menjëherë drejt ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas njoftimit për mediat nga SPAK-u, arrestimi i Agasit erdhi pas disa javësh pune të përbashkët mes strukturave operacionale të Policisë së Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Prokuroria e Posaçme sqaroi gjithashtu se Uljan Shpataraku, që e shoqëronte Agasin në momentin e ndalimit, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Agasi ishte shpallur në kërkim që prej dhjetorit të vitit 2025, në kuadër të hetimeve të SPAK-ut për procedurat e prokurimit të zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas të dhënave të publikuara për dosjen, SPAK dyshon se Agasi, së bashku me biznesmenin Ermal Beqiraj dhe persona të tjerë, kanë qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ndikonte në procedurat e prokurimeve publike.

Ndaj Agasit janë ngritur dyshime për vepra penale që përfshijnë, “Konkurrencën e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupin e strukturuar kriminal” dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Hetimet lidhen ndër të tjera me dyshimet për paracaktimin e operatorëve fitues në tenderët e AKSHI-t dhe pagesa të kryera ndërmjet kompanive të përfshira. Një prej të hetuarve, Ermal Beqiraj, u arrestua së fundmi nga autoritetet franceze gjatë një fluturimi të tij me avion privat.

Ndërsa Uljan Shpataraku është ish-punonjës i Policisë së Shtetit. Ai kishte mbajtur detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit dhe ishte larguar nga radhët e Policisë në maj të këtij viti për mosparaqitje në detyrë.

Shpataraku ishte shpallur në kërkim më 6 gusht, pas një kallëzimi të bërë nga punonjësit e një hoteli në Dhërmi. Ai dyshohet se kishte kërcënuar me jetë një kamarier dhe administratorin e hotelit pas një konflikti.

The post Arrestohet në Durrës Ergys Agasi, i kërkuar nga SPAK-u për dosjen e AKSHI-t first appeared on Amfora.

Të rinjtë, e tashmja që nuk po dëgjojmë
Prej kohësh më ka bërë përshtypje mënyra se si flasim për të rinjtë në Shqipëri. Në diskursin publik ata janë pothuajse gjithmonë “e ardhmja e vendit”, një përcaktim që tingëllon pozitiv dhe shpresëdhënës, por që në një farë mënyre i zhvendos vazhdimisht drejt së nesërmes. Ndërkohë, të rinjtë jetojnë, punojnë, largohen, përpiqen të ndërtojnë një karrierë dhe përballen sot me pasojat e vendimeve që merren pa praninë e tyre.

Në punën e përditshme, në diskursin publik dhe më tej në media, kjo kontradiktë bëhet edhe më e dukshme. Për të rinjtë flitet shumë, ndërsa zëri i tyre dëgjohet shumë më pak. Flitet për emigracionin, arsimin, punësimin, pagat e ulëta, mungesën e profesionistëve dhe plakjen e popullsisë. Janë tema që rikthehen vazhdimisht në lajme dhe debate, por në shumë raste diskutimi zhvillohet nga politikanë, ekspertë dhe komentatorë të konsoliduar. Të rinjtë mbeten shpesh objekti i debatit dhe jo pjesë e tij.

Sot, më 12 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë, një datë e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të sjellë në vëmendje rolin, kontributin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në shoqëri. Ndërsa në Shqipëri, 8 Dhjetori njihet si Dita Kombëtare e Rinisë dhe lidhet me Lëvizjen Studentore të vitit 1990. Dy datat kanë histori dhe kuptime të ndryshme, por 12 gushti mund të shërbejë edhe si një moment reflektimi për vendin që të rinjtë kanë realisht në shoqërinë shqiptare të sotme.

Problemi nuk qëndron te mungesa e vëmendjes ndaj rinisë si temë. Përkundrazi, rinia është një nga temat më të përdorura në komunikimin politik dhe institucional. Problemi fillon kur kjo vëmendje nuk përkthehet në pjesëmarrje të qëndrueshme, mundësi reale dhe ndikim në vendimmarrje.

Gjtihashtu media ka pjesën e saj të përgjegjësisë. Të rinjtë shfaqen shpesh në dy skaje. Në njërin janë protagonistë të problematikave sociale, emigracionit, papunësisë apo kriminalitetit. Në tjetrin shfaqen si histori të jashtëzakonshme suksesi, kur një i ri fiton një konkurs, arrin rezultate ndërkombëtare, krijon një sipërmarrje apo spikat në një fushë të caktuar.

Në këto raste historia merr vëmendje për një periudhë të shkurtër dhe më pas humbet. Mungon vazhdimësia për të treguar se çfarë ndodh me atë të ri pas suksesit, çfarë pengesash has, çfarë mundësish i ofron vendi dhe nëse arrin ta ndërtojë të ardhmen këtu, duke u zhvendosur nga individi tek shumica, drejt njohjes së fenomenit. Pa këtë vazhdimësi, të rinjtë rrezikojnë të mbeten personazhe të një lajmi dhe jo zëra të qëndrueshëm të shoqërisë.

E njëjta logjikë shihet edhe te pjesëmarrja qytetare. Gjatë viteve janë krijuar shumë programe, trajnime, konsultime dhe projekte që synojnë angazhimin e të rinjve. Ato kanë rëndësinë e tyre, por shpesh janë të kufizuara nga afati i projektit. Një i ri merr pjesë në një aktivitet, trajnohet, përfshihet për disa muaj dhe më pas lidhja me procesin publik ndërpritet. Një pjesëmarrje e tillë është e dobishme, por nuk mjafton për të krijuar një brez që ndien se mund të ndikojë realisht në mënyrën se si funksionon vendi dhe kjo kërkon patjetër një qasje demokratike në nivel institucional.

Ky hendek bëhet edhe më i madh jashtë Tiranës. Mundësitë e një të riu në një qytet të vogël apo në një zonë rurale nuk janë të njëjta me ato të një bashkëmoshatari në kryeqytet. Punësimi, aktivitetet kulturore, rrjetet profesionale, arsimi dhe mundësitë për zhvillim personal janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë. Megjithatë, kur flitet në nivel kombëtar për “rininë shqiptare”, këto dallime territoriale shpesh humbasin.

Një tjetër element që ndikon drejtpërdrejt në marrëdhënien e të rinjve me vendin është meritokracia. Një i ri që përfundon studimet dhe hyn në tregun e punës ka nevojë të besojë se aftësia, profesionalizmi dhe puna që krijon mundësi reale. Kur përvoja e tij i jep përshtypjen se lidhjet personale, përkatësia politike apo përshtatja me strukturat ekzistuese kanë më shumë peshë, dëmi nuk kufizohet vetëm te një vend pune i humbur. Ai prek besimin se e ardhmja mund të ndërtohet këtu.

Pikërisht këtu emigracioni merr një kuptim më të gjerë. Largimi nuk fillon vetëm me blerjen e një bilete dhe nuk shpjegohet vetëm me diferencën e pagave. Ai nis edhe kur krijohet bindja se përpjekja nuk shpërblehet, se hapësirat për zhvillim janë të kufizuara dhe se zëri kritik nuk është gjithmonë i mirëpritur.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë mund të kalojë si shumë data të tjera, me aktivitete, deklarata dhe postime në rrjetet sociale, por ajo mund të shërbejë edhe për një reflektim më të thjeshtë mbi mënyrën se si shoqëria shqiptare i sheh të rinjtë. Për shumë vite atyre u është thënë se janë e ardhmja e vendit. Ndërkohë, sfida më e rëndësishme mbetet krijimi i hapësirës që ata të jenë pjesë e së tashmes.

The post Të rinjtë, e tashmja që nuk po dëgjojmë first appeared on Amfora.

Sarajet e Toptanëve, prej vitit 1837 i rezistojnë kohës në zemër të Tiranës
Në zemër të Tiranës, mes kullave prej xhami dhe ritmit të vrullshëm të kryeqytetit, Sarajet e Toptanëve vazhdojnë të qëndrojnë si një nga dëshmitë më të rralla të arkitekturës qytetare të shekullit XIX, buzë rrugës “Abdi Toptani”. Oborri me shatërvanin prej guri, dritaret prej druri dhe mbishkrimi “1837” mbi hyrje, tregojnë historinë e një ndërtese që i ka mbijetuar transformimeve të qytetit dhe ruan ende gjurmët e Tiranës së dikurshme.

Pamje e oborrit me shatërvanin në qendër. Foto: Media Amfora

Kompleksi u ndërtua nga Familja Toptani në gjysmën e parë të shekullit XIX dhe konsiderohet një nga rezidencat feudale më të rëndësishme të ruajtura në Shqipëri. I ngritur nga mjeshtra dibranë, ai përfaqëson tiparet më karakteristike të arkitekturës qytetare osmane, me çardakun, hajatin dhe organizimin e ambienteve rreth “shtëpisë së zjarrit”, që përbënte qendrën e jetës familjare.

Detaje të fasadës së Sarajeve të Toptanëve, ku ruhen dritaret prej druri dhe mbishkrimi “1837”. Foto: Media Amfora

Sarajet nuk ishin vetëm një banesë, por një kompleks rezidencial i ndërtuar për të përmbushur nevojat e një prej familjeve më me ndikim të kohës. Të rrethuara dikur me mure guri, ato përfshinin dhjetëra ambiente, oborre, puse dhe porta monumentale. Një nga elementët më të veçantë që ruhet edhe sot është hamamxhiku, një hamam privat që dëshmon nivelin e zhvillimit arkitekturor dhe ekonomik të Tiranës së shekullit XIX.

Dritaret prej druri me elemente dekorative, karakteristike të arkitekturës qytetare osmane të shekullit XIX. Foto: Media Amfora

Gjatë historisë së tyre, Sarajet kanë ndryshuar funksion disa herë. Në fillim të shekullit XX ndërtesa iu nënshtrua një rikonstruksioni, ndërsa në vitet ’20 shërbeu edhe si seli e Legatës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Për vlerat historike dhe arkitekturore, objekti u shpall Monument Kulture i Kategorisë së Parë në vitin 1973.

Sot, monumenti qëndron i rrethuar nga ndërtesa moderne shumëkatëshe, duke krijuar një kontrast të fortë mes zhvillimit të kryeqytetit dhe trashëgimisë së tij historike. Megjithëse peizazhi urban ka ndryshuar rrënjësisht, oborri, shatërvani, fasada dhe elementët prej druri vazhdojnë të ruajnë identitetin e një prej banesave më të rëndësishme historike të Tiranës.

Fasada e sarajeve dhe një prej stileve të dritareve. Foto: Media Amfora

Të njohura edhe si Sarajet e Selim Pashë Toptanit ose Sarajet e Servet Bej Libohovës – dhëndri i Selim Pashës – ndërtesat janë pjesë e trashëgimisë së Familjes Toptani, një prej familjeve më me ndikim në historinë e Tiranës. Pasi Kalaja e Tiranës kaloi në zotërimin e tyre në fund të shekullit XVIII, Toptanët zhvilluan rezidencat dhe pronat e tyre në këtë pjesë të qytetit, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë dhe urbanistikën e kryeqytetit.

The post Sarajet e Toptanëve, prej vitit 1837 i rezistojnë kohës në zemër të Tiranës first appeared on Amfora.

Anëtari i grupit “Troplini-Doçi” përfshihet në një konflikt megjithëse është në kërkim nga SPAK-u
Denis Tafili i shpallur në kërkim prej mbi 1 viti nga SPAK-u dyshohet se u përfshi në një konflikt të armatosur në Durrës, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet edhe ndaj një efektivi të Policisë së Shtetit që dyshohet se ishte i pranishëm në ngjarje.

Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi pasditen e të premtes në fshatin Shkallnur, ku rreth orës 15:00, 36-vjeçari Edison Gjuzi u godit me qytën e një pistolete “gjatë një konflikti për motive të dobëta”. Si autorë të dyshuar policia identifikoi 41 vjeçarin Denis Tafilin, i shpallur në kërkim më herët dhe 27 vjeçarin Gentian Meta, të dy banues në Shkallnur dhe u larguan së bashku me automjet menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje një gëzhojë pistolete dhe dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër. Forca të shumta policie ngritën pika kontrolli dhe vijojnë kërkimet për lokalizimin e dy personave të dyshuar, ndërsa hetimi po vlerëson edhe rolin e një punonjësi policie të dyshuar si i pranishëm në vendngjarje.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e zjarrit të efektivit të policisë në Durrës, Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit, për t’iu nënshtruar ekspertizës balistike, ndërsa ai u shoqërua menjëherë pas ngjarjes dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale.

Denis Tafili dyshohet si anëtar i grupi kriminal me bazë në Shkozet të Durrësit, i njohur si “Troplini-Doçi”, që merr emërtimin nga Xhevdet Troplini, i njohur si “Poja” dhe nipin e tij, Elvis Doçin, i njohur si “Visi i Pojës” dhe i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Doçi, Tafili dhe anëtarë të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ura”, i zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane, që goditi një rrjet të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave mes Shqipërisë dhe Italisë.

Ngjarja vjen vetëm pak javë pasi një tjetër person i kërkuar në të njëjtin operacion, Adi Çoba, u arrestua në Shkozet nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), pas disa ditësh survejimi. Arrestimi u krye në një zonë që SPAK-u e identifikoi në dosjen hetimore si një nga qendrat e aktivitetit të grupit kriminal Troplini-Doçi. Çoba u lokalizua dhe u vu në pranga nga agjentët e BKH-së në bashkëpunim me autoritetet italiane, teksa Policia e Durrësit nuk kishte mundur të bënte arrestimin e tij.

The post Anëtari i grupit “Troplini-Doçi” përfshihet në një konflikt megjithëse është në kërkim nga SPAK-u first appeared on Amfora.

Shoqëria Civile: Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve po ngushtojnë hapësirën qytetare
Organizata të Shoqërisë Civile, media të pavarura dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësimin për atë që e cilësojnë si përshkallëzim të fushatave të denigrimit ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe qytetarëve që angazhohen në debatin publik, duke paralajmëruar se këto praktika rrezikojnë lirinë e shprehjes dhe standardet demokratike në vend.

Përmes një deklarate publike të nënshkruar nga 32 organizata dhe drejtuar Kuvendit, institucioneve të Bashkimit Evropian, OSBE-së, Këshillit të Evropës dhe institucioneve të pavarura shqiptare, organizatat argumentojnë se sulmet ndaj zërave kritikë nuk përbëjnë më raste të izoluara, por një model komunikimi që synon të zhvendosë debatin nga çështjet me interes publik tek diskreditimi i individëve që i ngrenë ato.

“Në vend të debatit mbi argumentet, vihen në shënjestër personat. Në vend të diskutimit mbi faktet, vihen në dyshim motivet”, thuhet në deklaratën e nënshkruar edhe nga Qendra Amfora.

Përdorimi i etiketimeve, insinuatave dhe narrativave denigruese sipas nënshkruesve krijon një klimë presioni ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe Organizatave të Shoqërisë Civile, duke dekurajuar pjesëmarrjen në jetën publike dhe duke ngushtuar hapësirën qytetare.

Organizatat vlerësojnë se situata bëhet edhe më shqetësuese kur këto sulme sipas tyre përforcohen nga persona që ushtrojnë funksione publike. Ato theksojnë se zyrtarët kanë përgjegjësi të zhvillojnë debat mbi fakte dhe argumente, ndërsa përdorimi i autoritetit publik për të ekspozuar me emër gazetarë, aktivistë apo qytetarë ndaj fushatave të denigrimit nuk përputhet me standardet demokratike.

Në deklaratë kujtohet se liria e medias, liria e shprehjes, e drejta për tubim paqësor dhe garantimi i një mjedisi të sigurt për shoqërinë civile janë pjesë e angazhimeve që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Nënshkruesit theksojnë gjithashtu se organizatat e shoqërisë civile dhe gazetaria e pavarur nuk janë kundërshtarë të institucioneve, por aktorë që kontribuojnë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe besimit publik. Ata kundërshtojnë edhe përpjekjet për të delegjitimuar bashkëpunimin e organizatave shqiptare me partnerët ndërkombëtarë, duke e konsideruar atë si pjesë të zhvillimit demokratik të vendit.

Përmes deklaratës, organizatat u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore të garantojnë mbrojtjen efektive të lirisë së shprehjes, atw të medias dhe të drejtës për tubim paqësor. Ato kërkojnë që aktorët politikë të shmangin gjuhën denigruese dhe sulmet personale, ndërsa mediave u bëjnë thirrje të respektojnë standardet profesionale dhe Kodin e Etikës.

Një apel u drejtohet edhe partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në, për të vijuar monitorimin e zhvillimeve që lidhen me hapësirën qytetare, lirinë e medias dhe liritë themelore në Shqipëri.

Deklarata është nënshkruar nga 32 organizata dhe media, të renditura si më poshtë:

Këshilli Shqiptar i Medias;

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë;

Rrjeti Erasmus Tirana;

Qendra Amfora;

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI;

Civil Rights Defenders, Shqipëri;

Partners Albania;

Komiteti Shqiptar i Helsinkit;

Qëndresa Qytetare;

AWEN – Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri;

AWA – Albanian Women in Audiovisual;

“Faktoje”;

Shteg.org;

Academy of Political Studies;

Fondacioni “Së Bashku”;

Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV);

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER);

Institute for Political Studies (ISP);

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim;

CRCA Shqipëri;

Drejtësi Sociale;

Shoqata “Unë, Gruaja” – Pogradec;

Forumi i Gruas – Elbasan;

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” – Durrës;

Rrjeti i Informimit dhe Qytetarisë Aktive;

Citizens Channel;

All Green Centre;

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore;

Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative Shqipëri;

Together for Life;

Qendra ResPublika;

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM).

The post Shoqëria Civile: Sulmet ndaj gazetarëve dhe aktivistëve po ngushtojnë hapësirën qytetare first appeared on Amfora.

Protesta para Kuvendit, aktivistë dhe një gazetare mes të shoqëruarve në polici
Protesta e zhvilluar për mbi 8 orë të enjten përpara Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit, përdorim të mjeteve për shpërndarjen e turmës dhe shoqërimin e dhjetëra personave në komisariat.

Mes të shoqëruarve ishin aktivistë të lëvizjeve qytetare dhe një gazetarja e medias “Citizens.al”, Vjolanda Peca, e cila po raportonte nga terreni. Komiteti Shqiptar i Helsinkit dënoi kufizimin e lirisë së saj dhe ngriti shqetësime për mënyrën e shoqërimit të disa protestuesve, të cilët u liruan disa orë pas shoqërimit në komisariat.

Në reagimin e saj publik, redaksia e “Citizens.al” bëri të ditur se gazetarja u shoqërua në Komisariatin nr. 1 ndërsa ishte duke ushtruar detyrën dhe u mbajt për më shumë se dy orë, duke shtuar se shoqërimi ishte kundër vullnetit dhe se mbajtja në komisariat ishte “e papranueshme dhe një shkelje të rëndë të lirisë së ushtrimit të profesionit që nuk duhet të përsëritet”.

Protesta u zhvillua paralelisht me seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar dhe ishte pjesë e mobilizimit të njohur si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që nisi 54 ditë më parë si kundërshtim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Zvërnec dhe që më pas u zgjerua në një protestë me kërkesa më të gjera politike kundër qeverisë.

Policia e Shtetit rrethoi ndërtesën e Kuvendtit gjatë protestës. Foto: Media Amfora

Qindra qytetarë u mblodhën prej orës 8 të mëngjesit përpara Kuvendit, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Gjatë protestës pati momente tensioni, pasi një pjesë e protestuesve tentuan t’i afroheshin perimetrit të sigurisë të vendosur nga policia. Pas hedhjes së vezëve në drejtim të automjeteve të deputetëve dhe të vetë atyre, forcat e rendit ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe spraj me piper për të shpërndarë turmën.

Aktivisti Edison Lika – një prej figurave më të njohura të protestës – ishte duke dhënë një intervistë të drejtpërdrejtë për televizionin “News24”, kur u rrethua nga disa punonjës policie dhe u tërhoq zvarrë nga vendi i ngjarjes. Në pamjet e transmetuara Lika nuk evidentohej që të ishte duke kryer veprime të dhunshme.

Përveç Likës dhe Pecës, gjatë protestës u shoqëruan edhe aktivistët Mirela Ruko, Emiljando Kita dhe Ylli Tarafuçi, pjesë e “Lëvizjes Bashkë”, si edhe aktivistët Arnen Sula dhe Elsa Paja. Në reagimin e saj publik, Lëvizja Bashkë dënoi atë që e cilësoi shoqërim të dhunshëm të aktivistëve të saj dhe kërkoi respektimin e së drejtës kushtetuese për protestë.

Ndërkohë, ish-deputetja socialiste dhe studiuesja Ledi Shamku, reagoi përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se mes të shoqëruarve ndodheshin edhe antropologia dhe artistja amerikane Carrie Ann Morgan.

Sa i përket numrit të personave të shoqëruar, megjithëse ata janë disa,  Policia e Shtetit  nuk ka bërë me dije deri më tani numrin e tyre dhe të personave të lënduar që kanë marrë trajtim mjekësor, përfshirë punonjësit e policisë. Ndërsa në videot e ndara në rrjetet sociale shiheshin punonjës policie me veshje civile që ndalonin qytetarët në rrugë dhe më tej brenda ambienteve private, si qendrat tregtare.

Protesta e së enjtes konsiderohet një nga më të tensionuarat që prej nisjes së “Revolucionit të Flamingove”. Përveç përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, ngjarjet e ditës rikthyen në vëmendje debatin mbi kufijtë e përdorimit të forcës gjatë menaxhimit të tubimeve publike, mbrojtjen e gazetarëve në terren dhe garantimin e të drejtave themelore të qytetarëve për t’u tubuar dhe për të shprehur qëndrimet e tyre.

The post Protesta para Kuvendit, aktivistë dhe një gazetare mes të shoqëruarve në polici first appeared on Amfora.

SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Ervis Martinajt dhe 9 të tjerëve
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2023 për 10 të pandehur, mes tyre edhe për Ervis Martinajn, për një sërë veprash të rënda penale, që përfshijnë vrasje me paramendim, sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë.

Sipas SPAK, Ervis Martinaj akuzohet për vrasjen me paramendim të Gjin Ndojit (Boriçi), ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër, si edhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Kleant Musabelliut. Ai akuzohet gjithashtu për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa është denoncuar i zhdukur nga familjarët që prej vitit 2022.

Në të njëjtën dosje për procedimin penal numër 9/2 të vitit 2023, është dërguar për gjykim edhe Denis Brajoviq, i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit, sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, si edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj Klaodor Hakajt, Prekë Kodrës, Aleks Ndrekës, Nuredin Dumanit dhe Bardhyl Mavrajt, për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjeve ndaj Dorian Dulit dhe Ibrahim Licit, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, Eljon Hato dhe Arsad Bashli akuzohen për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë ndaj Taulant Pepës në Shkodër, armëmbajtje pa leje dhe korrupsion aktiv ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë. Për veprën e korrupsionit aktiv është marrë i pandehur edhe Bardhyl Mavraj.

Në njoftimin zyrtar, SPAK bën me dije se për persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këto ngjarje kriminale është vendosur ndarja e procedimit penal dhe hetimet vijojnë në një çështje të veçantë.

The post SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Ervis Martinajt dhe 9 të tjerëve first appeared on Amfora.

Eksploziv në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, në kërkim prej një viti nga SPAK-u
Një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën hyrëse të banesës së vëllait të Julian Ballës në fshatin Rreth të Shijakut, pranë mesnatës të së shtunës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Objekt i sulmit ishte banesa e 47-vjeçarit Altin Balla, në të cilën ai jeton aktualisht, ndërsa pranë saj gjendet edhe banesa e vëllait, i cili është prej muajsh në kërkim policor si pjesë e grupit kriminal nga Elbasani, i njohur si “Klani Çopja”.

“…rreth orës 23:00, një sasi lënde plasëse shpërtheu në portën hyrëse të oborrit të banesës së shtetasit me inicialet A.B., 47 vjeç, banues në fshatin Rreth”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit ditën e dielë, duke e përfshirë ngjarjen tek raportimet rutinë për ngjarjet kriminale në vend.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, shtoi Policia në komunikatën e saj.

I njohur më së shumti si Julian Balla, ai u shpall në kërkim nga SPAK-u në gusht të vitit 2025, pasi dyshohet si anëtar i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të sasive të mëdha të kokainës dhe të pastrimit të parave të gjeneruara prej saj. Ndaj Ballës është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa ai vijon të jetë ende në kërkim.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj dhe mbi kompaninë AMR sh.p.k. Kjo e fundit ka fituar së paku 186 milionë lekë (rreth 1.9 milionë euro) përmes kontratave publike nga Bashkia Shijak, si pjesë e tenderave për pastrimin e qytetit, tërheqjen e mbetjeve urbane dhe mirëmbajtjen e varrezave publike, si edhe një kontratë tjetër me të njëjtin objekt, në bashkëpunim me kompaninë ALBGARDEN sh.p.k., me vlerë rreth 33 milionë lekë (ose rreth 340 mijë euro).

Menaxhimi i mbetjeve, që vijon të realizohet nga AMR sh.p.k. si kontraktore e Bashkisë Shijak, në të kaluarën ka ngritur shqetësime mbi depozitimin e tyre në një vendgrumbullim të paligjshëm në zonën e Shëtelit, duke shkaktuar ndotje mjedisore përmes djegies së mbeturinave dhe më tej ndotje të tokës bujqësore.

Përpara se të shpallej në kërkim policor, Julian Balla ishte edhe presidenti i Klubit të Futbollit Erzeni, duke qenë një figurë e njohur në Shijak për aktivitetin e tij në biznes dhe sport. Pas operacionit të SPAK-ut, një pjesë e pasurive të lidhura me të u vendosën nën sekuestro preventive, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë.

The post Eksploziv në banesën e vëllait të Julian Ballës në Shijak, në kërkim prej një viti nga SPAK-u first appeared on Amfora.

Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti
Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti të ndodhur në zonën e Dajlanit në Vlorë, teksa ai po lëvizte me një motor.

40 vjeçari Mehmeti prej më shumë se dy dekadash ushtronte profesionin e gazetarit, duke raportuar kryesisht për zhvillimet në Qarkun e Vlorës dhe ishte i njohur gjerësisht në të gjithë vendin për historitë që sillte në ekran,

Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, aksidenti ndodhi rreth orës 21:40, në një sipërfaqe bregdetare jashtë zonës rrugore, ku dyshohet se motomjeti me katër rrota (ATV) që drejtonte Mehmeti doli nga kontrolli dhe u përmbys.

Ai u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Në motomjet ndodhej edhe një 18-vjeçar, i cili pësoi dëmtime të lehta, ndrësa rrethanat e aksidentit po hetohen nga prokuroria.

Për mijëra teleshikues dhe lexues, Enrik Mehmeti ishte fytyra e raportimeve nga Vlora për televizionin “News 24”. Për më shumë se njëzet vjet ai ndoqi nga afër ngjarjet që shënuan jetën e qytetit dhe të qarkut, duke raportuar me shpejtësi nga vendngjarja për ngjarjet kriminale, zhvillimet sociale dhe historitë njerëzore – që ishin pjesë e përditshmërisë së tij profesionale.

Karrierën e ndërtoi në terren për vite me radhë si korrespondent i “News 24”, ndërsa bashkëpunoi edhe me BalkanWeb, Gazetën Shqiptare dhe media lokale në Vlorë.

Përtej raportimit, Mehmeti ishte i përfshirë edhe në jetën e komunitetit të gazetarëve. Ai drejtonte degën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për Qarkun e Vlorës dhe ishte nismëtar i çmimeve “Petro Marko”, një përpjekje për të vlerësuar gazetarinë lokale dhe punën e reporterëve në këtë qark.

Në reagimin e tij, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e kujtoi si një gazetar energjik, të angazhuar në kauza qytetare dhe sociale, një koleg që e shihte gazetarinë jo vetëm si profesion, por edhe si përgjegjësi ndaj komunitetit.

“Si gazetar pasionant Enriku ishte mik dhe bashkëpunëtor me dhjetra intelektualë, artistë dhe sportistë të qytetit dhe zonave të tjera të vendit”, shkroi Unioni në “Facebook”.

Po ashtu Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë e vlerësoi për profesionalizmin, seriozitetin dhe përkushtimin me të cilin informoi publikun për vite me radhë.

“Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut”, u shpreh Asosacioni në një deklaratë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u përhap me shpejtësi në redaksitë e mediave shqiptare dhe në rrjetet sociale, duke sjellë mesazhe ngushëllimi nga kolegë, miq dhe qytetarë që e kishin njohur përmes punës së tij.

Enrik Mehmeti u largua në kulmin e pjekurisë profesionale. Ai la pas bashkëshorten, dy fëmijët e vegjël, familjen, miqtë dhe një boshllëk në gazetarinë e Vlorës, qytetit që e raportoi çdo ditë dhe të cilit i kushtoi pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale.

The post Ndërron jetë në një aksident gazetari Enrik Mehmeti first appeared on Amfora.

Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës, dy vartëset në arrest shtëpie
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës pranoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë dhe vlerësoi si të ligjshëm ndalimin e tre ish-punonjëseve të Postës Shqiptare, të arrestuara nën dyshimin për përvetësimin e fondeve të destinuara për pensione dhe ndihma sociale për qytetarët e Shijakut dhe Krujës.

Për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për shefen e financës Valbona Duni dhe arkëtaren Paola Danaj vendosi masën “arrest në shtëpi”.

Për dy të fundit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi.

“Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim nga dhomat e paraburgimit, nëse nuk mbahen të paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale”, thuhet në vendimin e bërë publik pas seancës.

Tre ish-punonjëset u ndaluan më 15 korrik, pas një hetimi të nisur mbi dyshimet për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Shijakut dhe Krujës.

Sipas Policisë së Shtetit, tre punonjëset dyshohen se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk arkëtuan fondet në degët përkatëse, duke i shkaktuar institucionit një dëm financiar. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë.

Më 14 korrik, Posta Shqiptare njoftoi se parregullsitë ishin konstatuar gjatë kontrolleve të brendshme, pas evidentimit të mospërputhjeve në rakordimin e fondeve dhe raportimeve financiare. Në të njëjtin reagim, institucioni theksoi se fondet e konstatuara “nuk kanë asnjë lidhje me fondet e pensioneve apo me pagesat e pensionistëve”. Ndërsa Policia e Shtetit njoftoi se 69 milionë lekët e rinj që dyshohet se janë përvetësuar ishin planifikuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e Shijakut dhe Krujës.

The post Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës në Durrës, dy vartëset në arrest shtëpie first appeared on Amfora.