Elira Kadriu - Amfora

Zbulimi i plotë i Amfiteatrit të Durrësit, premtim i së shkuarës dhe së tashmes
Amfiteatri i Periudhës Romake është më shumë se një aset i vyer i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Rilindja e Durrësit u premtua se do të niste me zbulimin e plotë të amfiteatrit të periudhës romake, por procesi mbeti në vend numëro që prej vitit 2015-të. Sot ky permtim i së shkuarës rikthehet në sajë të projekteve për rijetësimin e trashëgimisë kulturore, duke rikthyer shpresën për zbulimin e plotë të monumentit.

DURRËS

Amfiteatri i Periudhës Romake është më shumë se një aset i vyer i trashëgimisë kulturore në Shqipëri. I ndërtuar në fillim të shekullit II të Erës Sonë, monumenti përfaqëson sot metamorfozën që kanë pësuar shumë asete të trashëgimisë kulturore.

Ende i pa zbuluar plotësisht, i studiuar pjesërisht, peizazhi përreth amfiteatrit shëmbëllen godina 50 vjeçare, të tjera më të reja dhe me një larmi katesh.

Qeveritë e ndryshme kanë tentuar të realizojnë rijetësimin e monumentit, por kanë dështuar me sukses, duke mbetur në projekte të lëna përgjysmë. Megjithatë monumenti sot është përfshirë në projektin “Zona TID Durrës”, që synon rikthimin e monumentit në identitet dhe krijimin e infrastrukturës mbështetëse.

Përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore dhe së fundmi kryebashkiakia Emiriana Sako, e premtoi hapjen e plotë të monumentit të periudhës romake dhe kthimin e tij në identitet, gjatë fushatës elektorale në shkurt të këtij viti.

Takimi për zgjedhjet e brendshme të Partisë Socialiste në Durrës, më 28.02.2021. “Screenshot” nga video e Emiriana Sakos

“Mbi të gjitha kemi edhe një projekt shumë ambicioz, i cili është ai i Amfiteatrit të Durrësit, ku ne do të bëjmë hapjen e plotë të arenës, duke filluar me faza. Projekt i cili është shumë i rëndësishëm, realizohet me mbështetjen e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, si dhe më tej qeverisë shqiptare”, premtoi kryebashkiakia Emiriana Sako më 28 shkurt.

“Ky projekt do të bëjë të mundur që ky amfiteatër, i cili është në listë pritje që nga 1998-ta, së fundmi me këtë projekt të jetë e mundur futja e tij në listën e UNESCO-s”, u shpreh Sako teksa kërkonte mbështetjen elektorale të banorëve të lagjeve qendrore të qytetit.

Mundësia për zbulimin e plotë

Amfiteatri i Durrësit nisi të merrte formë 56 vite më parë, kur “babai i arkeologjisë në Durrës”, Vangjel Toçi nisi gërmimet e para. Me prishjen e 33 banesave dhe zhvendosjen e 50 familjeve të njohura arkeologu Toçi dhe ekipi i tij zbuluan pjesën më të madhe të monumentit.

Që nga viti 1970 kur përfundoi faza e parë e zbulimit a ka parë vetëm ekipe të vogla kërkuesish shkencor apo restauruesish që kanë tentuar të shpëtojnë rrënimin e strukturave dhe mozaikut të vetëm mural në Shqipëri.

Mozaiku mural në Kapelën e Amfiteatrit në Durrës. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora

Prej vitesh një ekip arkeologësh shqiptaro-italian gërmon për të njohur strukturën e pazbuluar të amfiteatrit. Një bashkëpunim midis Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Chietit në Itali.

“Gërmimet synojnë të kompletojnë dokumentacionin arkeologjik në sektorin jugor të ndërtesës, si nga këndvështrimi stratigrafik ashtu edhe nga fazat e transformimit dhe përdorimit të ndërtesës, ashtu edhe nga këndvështrimi arkitektoniko-strukturor”, shpjegoi për Median Amfora, arkeologia Elvana Metalla, bashkëdrejtuese e ekipit kërkimor.

Amfiteatri gjendet brenda Zonës A të riskut arkeologjik, ku nuk lejohen ndërhyrjet ndërtimore nëntokësore të reja dhe brenda atij që sot përbën Parkun Arkeologjik të Durrësit.

Fati i monumentit, mori një drejtim tjetër në qershor të vitit 2020, kur përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, bashkisë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, i cili parashikon investime dhe ndryshime të rëndësishme në të gjithë hapësirën e amfiteatrit.

“Ndërhyrjet e parashikuara në projekt kanë si qëllim mbrojtjen e aseteve të pasurive kulturore të Durrës, rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik të zonës përmes restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të hapësirave”, u përgjigj zyrtarisht për Median Amfora, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

Arkeologia Elvana Metalla e cila prej vitit 2004 zhvillon gërmime arkeologjike me karakter shkencor, u shpreh entuziazte se do të rikthehen aty në korrik të këtij viti dhe vlerësoi nismat për hapjen e plotë të arenës.

“Aktivitetet e kohëve të fundit për hartimin e një plani të integruar të menaxhimit të Durrësit ku do të përfshihet edhe amfiteatri si dhe të investimeve të mëpasshme për gërmimin e mëtejshëm dhe restaurimin e prezantimin e tij tek publiku do të ishin investimi më me vlerë për qytetin e Durrësit dhe turizmin kulturor të Shqipërisë”, theksoi ajo.

Sipas IKTK projekti parashikon në fazën e parë identifikimin e gjendjes ekzistuese të objekteve dhe hapësirave urbane, duke evidnetuar godinat që do të shemben për t’i dhënë mundësinë monumentit të zbulohet i plotë dhe të hapet fushëpamja pranë tij.

“Projekti duhet të ketë për secilën ndërtesë një metodologji të punimeve të prishjes të detajuar që ruan rrënojat arkeologjike”, shkruhet në  përgjigje.

“Screenshot” nga përgjigjja zyrtare e IKTK

Koncepti i prishjeve të godinave sipas parashikimeve ndahet në dy faza. Në fazën e parë parashikohet të shemben 21 objekte, ndërsa në të dytën 41 objekte.

Fokusi kryesor për zbulimin e amfiteatrit është në anën jugore, ku gjenden disa banesa nën të cilat vijon arena e monumentit që mendohet se mbante nga 15 në 20 mijë spektatorë.

“Gërmimi i plotë i këtij monumenti tepër të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë zonën e Ballkanit, i ndihmuar sigurisht nga iniciativat e financimet e bollshme do të mundësonin që monumenti të zbulohej e prezantohej me të gjithë madhështinë e tij te publiku vendas dhe i huaj”, evidenton arkeologia Elvana Metalla.

Premtimet e së shkuarës për Amfiteatrin e Durrësit

Zbulimi i plotë i amfiteatrit nuk artikulohet për herë të parë në diskursin politik të pas viteve’ 90. Kryeministri Rama premtoi në 2013-ën se rilindjen në Durrës do ta niste nga amfiteatri, ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro  e premtoi zbulimin e arenës me nisjen e punimeve në maj të vitit 2015-të.

Por projekti i qeverisë që nisi me hov arriti të shpronësonte vetëm 3 familje, ndërsa faza e dytë që parashikonte prishjen e 9 objekteve të tjera brenda vitit 2016-të nuk nisi kurrë, me pretekstin e mungesës së fondeve për kompensim.

Përfaqësuesit e biznesit në zonë thonë se rijetësimi i monumentit antik do të zgjerojë perspektivën turistike dhe ndërhyrjet në monument do të shtojnë hapësirat për tu vizituar nga turistët.

“Ndikimi do të jetë i madh, jo vetëm për mua, por për të gjithë qytetin”, rrëfen për Median Amfora, Berti Doda.

“Po u shtua numri i njerëzve që vijnë në qytet, për rrjedhojë edhe për bizneset rreth e përqark është sukses”, shton Doda, i cili vitet e fundit ka restauruar një godinë disakatëshe dhe e ka kthyer në hotel, duke i vendosur emrin e monumentit, “Amfiteatri”.

Tërmeti, një tentativë e dytë për zhvendosjen e banorëve

Paralelisht me projektin për transformimin e Bulevardit Epidamn dhe monumenteve pranë tij, për të krijuar një strukturë të re menaxhimi të formës TID, si në Korçë apo Gjirokastër, ishte Insituti i Ndërtimit pararendësi që trazoi banorët e lagjes numër 1.

Pas lëkundjeve sizmike të 26 Nëntorit 2019-të akt-ekspertizat shpallën të pabanueshme një sërë godinash mbi arenën e amfiteatrit, në anën jugore të tij. Por banorët e kundërshtuan si një pretekst me qëllim largimin e tyre nga aty.

Banesat përmbi Amfiteatrin e Durrësit kanë transformuar peizazhin e monumentit. Foto: Arlind Veshti/ Media Amfora

“Pothuajse asnjë prej shtëpive nuk ka pasur dëme, por kur ra tërmeti përfituan që t’i heqin”, u shpreh i shqetësuar për Median Amfora, Roland Pengili.

“Problemi qëndron te dëmshpërblimi sepse nga Shën Vlashi deri në Currila është 500 Euro m2 sipas ligjit, kur realiteti është 1000 deri në 1500 Euro m2, sepse shtëpiat i kemi në zonë me vlerë turistike”, parashtroi Pengili, banor i lagjes.

“Këtu kemi ngecur. Ata na ofrojnë çmimin sipas ligjit dhe ne nuk jemi dakord”, e përmblodh ai.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj gjatë një mbledhje të qeverisë në prill 2020 u shpreh se për monumentin do të caktoheshin një pjesë e fondeve të akorduara nga Konferenca e Donatorëve “Shumë shpejt do fillojmë detajimin e 100 milionëve në dy fasha kryesore, një pjesë për arsimin dhe pjesa tjetër për trashëgimisë kulturore duke përfshirë edhe Amfiteatrin e Durrësit, ku do bëjmë një projekt shembull”, deklaroi Ahmetaj.

Por gati 3 vite nga tërmeti i nëntorit banorët ende nuk janë të qartë nëse do jetë fondi i Rindërtimit apo i rijetësimit të trashëgimisë kulturore të Durrësit (TID) ai që do i japi zgjidhje fatit të banesave të tyre dhe kur do të nis saktësisht ky projket.

“S’kam të dhëna kur do filloj projekti, asnjë nga banorët nuk ka dijeni”, na tregon Roland Pengili.

“Thjesht dimë që do na prishen shtëpitë në të ardhmen e afërt”, pohoi një tjetër banore, që u identifikua me inicialin e emrit dhe mbiemrin e plotë si, A. Memushaj.

Bashkia Durrës gjithashtu nuk dha detaje konkrete për vijimin e procesit të rindërtimit dhe prishjen e godinave të dëmtuara nga tërmeti pranë amfiteatrit të periudhës romake.

“Për subjektet që posedojnë apo disponojnë këto objekte të dëmtuara do të vijohet sipas procedurave ligjore në fuqi”, u përgjigj bashkia zyrtarisht për Median Amfora.

“Koha dhe mënyra e veprimit për këto objekte të dëmtuara është e lidhur me dinamikat teknike dhe ligjore të procesit. Bashkia Durrës po vijon me procedurat e procesit të rindërtimit dhe njofton, komunikon në vazhdimësi me subjektet e prekura”, shtoi përgjigja.

Përgjigja e mbërritur në rrugë elektronike nga Bashkia Durrës

Edhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore nuk dha afate për nisjen e projekteve, teksa banorët rrëfejnë se kanë marrë pjesë para 6 muajsh në një takim që u organizua nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako dhe ministria e kulturës, Elva Margariti me palët e interesit mbi projektin e rijetësimit të monumentit, por pa dhënë afate konkrete për punimet.

“Thonë që shpresa vdes e fundit, por ka një avashllëk të pashpjegueshëm, i pajustifikueshëm se na kanë thënë që fondet janë, s’ka arsye tjetër përveç burokracisë që e bllokon”, përmblodhi për Median Amfora sipërmarrësi në fushën e hotelerisë, Berti Doda.

Nisur nga përgjigjet e institucioneve dhe verfikimi në terren që mediat Amfora dhe Faktoje realizuan, këtë premtim do ta kategorizojmë “TË PAMBAJTUR”.

Ky shkrim u publikua si një bashkëpunim i Medias Amfora me Median Faktoje.al, pjesë e nismës “Unë bëj Fact-Checking”, që ka si qëllim të trajnojë dhe mentorojë gazetarë në Shqipëri, nën projektin e UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore dhe Turqisë – Faza II”, mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Foto në krye:  Arena e Amfiteatrit të Durrësit. Foto: Geri Emiri/ Media Amfora.

The post Zbulimi i plotë i Amfiteatrit të Durrësit, premtim i së shkuarës dhe së tashmes first appeared on Amfora.

Trashëgimi e rrënuar: Banesat monumentale mbeten peng i restaurimeve
Shqipëria numëron rreth 1300 banesa të shpallura monumente kulture, por pjesa më e madhe e tyre janë lënë në mëshirë të fatit dhe projektet e restaurimit kanë mbetur në letër. Pronarët e tyre ankohen për mirëmbajtjen dhe neglizhencën e institucioneve të kulturës.

DIBËR | TIRANË | DURRËS | ELBASAN | BERAT | GJIROKASTËR

Në kullën 3-katëshe të Sulejman Kullës në Ishëm, ballkonet prej druri janë rrënuar dhe çatia me tjegulla është rrëzuar krejtësisht. Lagështira po kalb dyshemetë nga kati në kat, ndërsa muret prej guri janë në rrezik shembje.

E ndërtuar nga ustallarë dibranë, kulla me frëngji daton mes shekujve XVIII-XIX dhe është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej 8 janarit 1977. Ajo i mbijetoi shekujve, por jo tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit 2019.

Pas tërmetit, ekspertët mbërritën në fshatin Kullas në Ishëm dhe pasi shkrepën disa foto, premtuan se godina kishte shpresë që të riparohej. Por dy vjet më vonë, asnjë ndërhyrje nuk është planifikuar.

“Do më vinte fort, fort keq nëse do prishej. Tepër,” thotë Beqir Kulla, një nga pronarët trashëgimtarë të godinës, ndërsa sytë i mbushen me lot.

“Mos e rregulloni për mua, por për brezin e ri. Është kujtimi i jetës, i fshatit,” shtoi ai.

Kulla historike në Ishëm është vetëm një prej qindra godinave monumentale në Shqipëri që po rrezikojnë të zhduken për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Foto: Kulla e Sulejman Kullës në Ishëm, Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto Media Amfora

Mbi 60 pronarë banesash që gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës ndanë përmes një pyetësori me median Amfora vështirësitë e tyre për ruajtur godinat historike si dhe mungesën e përkrahjes nga institucionet e trashëgimisë kulturore.

Në 12 qarqet e Shqipërisë numërohen rreth 1309 objekte banimi të kategorizuara si monumente kulture të kategorisë së parë dhe të dytë, sipas një liste të publikuar në faqen e internetit të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Ato janë të ndara sipas tipologjive në kulla, vila, banesa kolektive dhe shtëpi muze.

Në gjashtë vitet e fundit, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore apo aktorë të tjerë kanë hartuar 1163 projekte restaurimi – por pjesa më e madhe e tyre ka mbetur në letër.

Edhe në rastet kur janë miratuar fondet për restaurim, puna e kryer i ka lënë të pakënaqur pronarët e këtyre ndërtesave dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore.

“Nga i gjithë stoku i monumenteve të kulturës, ai i banesave dhe i vilave janë në gjendje tej mase të keqe, pasi u janë lënë banorëve të kujdesen”, tha arkitektja Doriana Musai për Median Amfora.

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) u përgjigj se ndërhyrja e fundit restauruese në kullën e Sulejman Kullës në Ishëm nga ana e shtetit, i përket vitit 1987.

“Më shkoi jeta duke rregulluar gurët”

Rreth 150 kilometra në jug të Ishmit, Adian Kurti nga Gjirokastra po përballet gjithashtu me probleme.

Porta e shtëpisë së tij në Gjirokastër është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe ka të gdhendur vitin 1730, ndërsa godina e banimit është Monument Kulture i Kategorisë së Dytë.

“Më shkoi jeta duke rregulluar gurët”, tha Kurti për Median Amfora. “Kam shpenzuar rreth 30-35 mijë euro për të mirëmbajtur shtëpinë gjatë këtyre 30 viteve, për dritare, dysheme, tavanin, plus muret e jashtme, rrethimin, oborret”, shton ai.

Kurti thotë se e vetmja ndihmë që ka përfituar ka qenë për restaurimin e çatisë me anë të aplikimit në projektin “Rebato” të “Fondacionit Gjirokastra”, ku pagoi vetëm 30% të shumës, ndërsa 70% u pagua nga fondi i projektit.

Me lëvizjet e tokës në zonë, çatia e godinës dhe vetë objekti kanë shfaqur përsëri nevoja thelbësore restaurimi.

Restauratori Qazim Kërtusha thotë se pronarët e shtëpive monument kulture nuk duhet të jenë të vetmit që kujdesen për ruajtjen e vlerave, por duhet të mbështeten financiarisht nga institucionet.

“Më përpara shteti ndihmonte me kredi të butë, 30% pronari, 70% shteti. Shteti jepte një kredi të butë, pra ishte partner shteti dhe privati që e kishte”, tha Kërtusha.

Foto: Banesa në qytetin e Gjirokastrës. Foto Media Amfora

Ekspertët e trashëgimisë kulturore theksojnë se dobësimi i institucioneve të kulturës si dhe mungesa e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe atij lokal janë disa nga faktorët që po sjellin degradimin e këtyre banesave.

Ata theksuan gjithashtu nevojën që këto institucione duhet t’i përdorin vetë fondet që gjenerojnë në dobi të restaurimeve.

“Duke u dobësuar Instituti i Trashëgimisë Kulturore, duke u shkëputur nga asetet e trashëgimisë, duke mos përfituar nga biletat, duke mos rritur buxhetet, nuk përfitojnë as banorët”, tha arkitekti dhe aktivisti Kreshnik Merxhani, në një takim të zhvilluar nga Media Amfora.

Ekspertët përmendën gjithashtu raste ku ndërhyrjet restauruese nuk kishin qenë cilësore.

“Vitet e fundit ka disa tentativa restaurimi, kryesisht në Gjirokastër, por që kanë rezultuar sipas ekspertëve të restaurimit shpeshherë me dëmtime të monumentit, ku është nisur për ta rikuperuar, por në fakt ka përfunduar duke e dëmtuar monumentin”, tha arkitektja Musai.

Banesa e Shefki Kutit në Shupenzë, Bulqizë. Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto: Media Amfora.

Mes projekteve të restaurimit që Media Amfora shqyrtoi, gjendet edhe projekti me numër 178, hartuar më datë 28 maj 2019, me titull, “Projekt ‘Restaurimi i banesës së Mustafa Shehut’, në fshatin Zerqan, Dibër, hartuar nga IMK [Instituti i Monumenteve të Kulturës]”.

Naim Shehu, mjek tashmë në pension, është trashëgimtari i vetëm që jeton në “Shtëpinë e Shehelerëve” në Zerqan, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga 8 janari i vitit 1977.

“Jetoj në një cep të shtëpisë se ka lëvizur nga tërmeti. I ndez dritën në mëngjes, ndez qirinjtë, pres njerëzit, i fik dritat në darkë, çdo mirëmbajtje vjen nga unë”, tha Naim Shehu për kujdesin ndaj banesës dhe teqesë që gjendet brenda rrethimit.

Restaurimin e fundit, godina e ka përfituar 15 vite më parë – edhe atë përgjysmë.

“Ata që kanë ardhur para 15 viteve nuk u treguan burra, e përlanë fondin, i bënë rregullimet përgjysmë dhe ikën”, tha Shehu, i zhgënjyer nga mbështetja institucionale.

Foto: Naim Shehu, në oborrin e Banesës së Mustafa Shehut, në fshatin Zerqan, Dibër, Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Foto Media Amfora

Vilave në Tiranë iu vu rruspa

Ndërsa një pjesë e mirë e pronarëve të vilave që gëzojnë statusin e monumenteve të kulturës në Tiranë kanë zgjedhur të jetojnë dhe të kujdesen me sa munden për to, të tjerë e kanë humbur shpresën tek mbështetja institucionale dhe kanë bërë zgjedhje më të sigurta.

Lulëzimi i sektorit të ndërtimit dhe nevoja për banim në kryeqytet përpiu shumë prej vilave të ndërtuara në fillim vitet’ 20 dhe ’30. Ato ishin ligjërisht në mbrojtjen e shtetit, por në momentin e fundit ai duket se i braktisi.

Pasi u lanë për vite me radhë në degradim, rreth 40 objekte u hoqën nga lista e monumenteve të kulturës të kategorisë së dytë, me vendim të ministreve të kulturës gjatë periudhës 2015 – gusht 2021.

Nga analiza e vendimeve rezulton se propozimet për heqjen e tyre nga lista e mbrojtjes erdhën nga institucionet e kulturës dhe pronarët privatë. Pjesa më e madhe e tyre u shembën për t’i hapur rrugë pallateve shumëkatëshe.

Nga 40 objektet, 22 ishin godina të tipit “Vilë”, 16 ishin “Banesa” dhe 1 ishte “Shtëpi muze”. Pjesa më e madhe i përkisnin kryeqytetit, ku babëzia e ndërtimit i përpiu vilat në skutat më të largëta të rrugicave.

31 objekte që u hoqën nga lista si Monumente Kulture ishin në Tiranë, 5 në Shkodër, 2 në Gjirokastër, 1 në Berat dhe 1 në Elbasan. Ndërsa një studim i Medias “Citizens Channel” evidentoi se të paktën 16 vila i humbën kryeqytetit vitet e fundit.

Shumica e vendimeve të ministrave të kulturës ishin të paargumentuara, por në relacionet shoqëruese citoheshin si arsye humbja e vlerave të godinave në raport me peizazhin përreth, humbja e vlerave arkitektonike, interesi publik për projekte zhvillimore dhe arsye të ngjashme.

Foto: “Vila Destil” në Rrugën e Elbasanit, përpara se të hiqej nga lista e Monumenteve të Kulturës dhe të shembej. Foto Doriana Musai

Sipas arkitektes Musai, këto monumente nuk u morën në mbrojtje nga institucionet, që sipas ligjit kanë detyrimin që t’i monitorojnë dhe restaurojnë.

“Shumë prej tyre i kemi humbur, disa janë shembur, disa kanë dalë nga kategoria e mbrojtjes, disa të tjera janë në tentativë që të shemben dhe të zhvillohen si pallate”, tha Musai.

Ndryshe nga shumë të tjerë, Gazmend Bakiu dhe të afërmit e tij i ruajtën me fanatizëm dy godinat në Rrugën e Kavajës në Tiranë, që gëzojnë statusin Monument Kulture i Kategorisë së Dytë, duke i shndërruar në aktivitete biznesi.

Njëra prej godinave përdorej dikur për banim nga funksionarët e Partisë Komuniste, ndërsa godina tjetër që shërben si kafene ka qenë gjykatë, ku janë dhënë edhe dënime me vdekje.

“Ne nuk donim të shembnim atë çfarë na kishin lënë trashëgim gjyshërit tanë”, përfundoi Bakiu për Median Amfora.

Media Amfora fton herë pas here të apasionuarit dhe të gjithë qytetarët që të raportojnë mbi raste konkrete që lidhen me trashëgiminë kulturore dhe arkeologjinë, duke dhënë informacione apo plotësuar pyetësorët që publikohen në faqe. Klikoni KËTU dhe ndiqni lajmet tona rreth raportimeve tuaja apo plotësoni pyetësorët që ne publikojmë për “Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar”.

Foto në krye: Foto: Banesë në Lagjen Kala, Berat. Foto: Media Amfora.

The post Trashëgimi e rrënuar: Banesat monumentale mbeten peng i restaurimeve first appeared on Amfora.